Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Njohja e viteve të punës gati për zbatim, ja sa do të përfitojnë pensionistët dhe si do të dokumentohet puna para ‘93

26 June 2025 at 09:24

Vetëm pak javë pas miratimit dhe hyrjes në fuqi të ligjit për njohjen e viteve të punës për të gjithë ata që kanë punuar në ish-kooperativa apo ndërmarrje shtetërore përpara viteve ‘93, qeveria ka gati listën e tyre.

Ky vendim është derivat i ligjit, ndërkohë që priten edhe udhëzime të tjera plotësuese mbi mënyrën se si do të zbatohet më tej. Deri vitin e kaluar, Instituti i Sigurimeve Shoqërore kishte një listë me vetëm 72 ish-kooperativa ku njiheshin vitet e punës, pasi dokumentacioni i tyre shpesh nuk gjendej ose ishte i cunguar. Tanimë, gama ndërmarrjeve shtetërore, bujqësore dhe ish-kooperativave është shumë më e gjerë, vendim falë të cilit do të mund të përfitojnë afro 30 mijë persona që dalin çdo vit në pension.

Mjafton një deklaratë nga personi që kërkon të dalë në pension që ka punuar për disa vite në një ish-kooperativë, ish-ndërmarrje bujqësore a shtetërore që t’i bashkëngjitet dosjes së dokumenteve të tjera që vitet e kërkuara të konsiderohen si vite pune. Kësisoj, ata nuk do të enden më gjyqeve për të kërkuar vitet e punës të padokumentuara, por do t’u njihen automatikisht. Edhe kjo procedurë, sado e lehtë në dukje, kërkon disa kushte që të vërtetojnë që personi ka punuar asokohe si: të ketë qenë banor i zonës pranë ndërmarrjes ku pretendon se ka punuar, të mos ketë qenë i dënuar dhe të ketë qenë në moshë dhe i aftë për punë në vitet që kërkon t’i njihen për efekt pensioni. Ky ligj eliminon burokracitë dhe shpenzimet, që mijëra qytetarë janë detyruar të përballojnë për të provuar vjetërsinë në punë.

Duke komentuar vendimin e djeshëm të qeverisë, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, deklaroi se objektivi kryesor i miratimit i listës së ish-ndërmarrjeve bujqësore për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore është njohja e periudhave të punës deri në vitin 1992, sipas legjislacionit në fuqi. Gonxhja vuri në dukje se ligji do të lehtësojë njohjen e periudhave të sigurimit, duke zgjidhur problemet me dokumentacionin e vjetër dhe duke shmangur pengesat administrative. Kjo do të ndihmojë shumë qytetarë që nuk kanë arritur të plotësojnë periudhën minimale të sigurimit për përfitimin e pensionit, duke shmangur proceset gjyqësore të gjata dhe të shtrenjta.

“Miratimi i kësaj liste është një nismë e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe ISSH, për të garantuar të drejtat e punonjësve të dikurshëm dhe për të përmirësuar sistemin e pensioneve në vend”, – tha Gonxhja.

Këshilli i Ministrave miratoi listën e ishndërmarrjeve bujqësore, sipas vitit të krijimit të tyre dhe territorit të ushtrimit të aktivitetit. Kjo listë u miratua në mbështetje të ligjit “Për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ishkooperativat bujqësore, për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore”, – me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Me ndryshimet në fjalë, qytetarët që kanë punuar në institucionet shtetërore, ndërmarrjet shtetërore, ato bujqësorë dhe kooperativat, mund të bëjnë deklaratë për njohjen e viteve të punës me kusht që gjatë periudhës së deklaruar, kërkuesi ka qenë me vendbanim në qytetin apo fshatin ku ka ushtruar veprimtarinë subjekti punëdhënës dhe nuk ka qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie.

Miratimi i ligjit mundëson njohjen e periudhave të sigurimit pa pengesa procedurale, siç ndodh kur dokumentacioni që pasqyron periudhën e vjetërsisë në punë paraqet mangësi që e bëjnë të pamundur njohjen e saj administrativisht, pa shpenzime për përfituesit dhe mbi të gjitha, do të mundësonte përfitimin e një pensioni, të paktën sa masa e pensionit social. Kushtet e përfitimit të pensionit të pleqërisë, sipas ligjit “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, ndryshojnë sipas gjinisë dhe për vitin 2024, mosha për përfitimin e pensionit të pleqërisë për burrat është 65 vjeç, për gratë është 61 vjeç e 8 muaj, ndërsa periudha minimale e sigurimit është e njëjtë për të dyja kategoritë, 15 vite.

Grumbullimi i dokumentacionit të vjetërsisë në punë para vitit 1994, për këto ente ka problematika të konsiderueshme, si mungesë e plotë të dhënash, të dhëna të pjesshme, të korrigjuara, të fshira, identitete të pasakta, fletë të dëmtuara, mungesë dokumentacioni për subjekte të caktuara etj..

Për shkak të problematikave të tilla dhe kompetencave të kufizuara të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, periudha të konsiderueshme vjetërsie në punë nuk janë konfirmuar dhe nuk janë njohur administrativisht, me pasojë refuzimin e kërkesave për caktim pensioni. Kjo ka detyruar shumë qytetarë t’u drejtohen gjykatave me kërkesëpadi për njohjen e këtyre periudhave, proces i cili zgjat në kohë dhe ka shpenzime të mëdha, e shpesh të papërballueshme.

Deri më datë 01.10.1993 – Në institucionet dhe ish-ndërmarrjet shtetërore.

Deri më datë 17.10.1992 – Në ish-ndërmarrjet bujqësore.

Deri më datë 19.07.1991 – Në ish-kooperativat bujqësore.

The post Njohja e viteve të punës gati për zbatim, ja sa do të përfitojnë pensionistët dhe si do të dokumentohet puna para ‘93 appeared first on Sot News | Lajme.

Franca “e vendosur” për të njohur shtetin e Palestinës

6 June 2025 at 15:10

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot në lidhje me njohjen e shtetit të Palestinës ka deklaruar se “Jemi të vendosur ta bëjmë këtë”.

Barrot bëri vlerësime në lidhje me Palestinën në një program ku ai mori pjesë në kanalin RTL.

Ai tha se në konferencën e OKB-së për Palestinën që do të mbahet në New York më 17-20 qershor nën bashkë-presidencën e Francës dhe Arabisë Saudite, do të ndërmarrin angazhime “për të eliminuar pengesat për njohjen e shtetit të Palestinës”.

Sipas tij, Franca si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka “përgjegjësi të veçantë” në lidhje me njohjen e shtetit të Palestinës. “Nëse ne e njohim shtetin e Palestinës, kjo do të jetë për të ndryshuar diçka dhe për ta bërë ekzistencën e shtetit të Palestinës më të besueshme”, potencoi Barrot.

Kryediplomati francez nuk deklaroi qartë nëse vendimi për të njohur shtetin e Palestinës do të merret në konferencën që do të mbahet në qershor dhe përsëriti se qeveria franceze ka disa kushte për realizimin e kësaj.

Barrot i renditi këto kushte si lirimin e të burgosurve që mban Hamasi dhe çarmatosjen e tij, përjashtimin nga administrata palestineze, njohjen e regjimit pushtues dhe reformën e autoritetit palestinez.

“Shërbim besnik dhe meritor ndaj Atdheut”/ Nderohet Presidentja Osmani, në shenjë mirënjohje për kontributin

3 June 2025 at 14:18

Kreu i Shtetit të Antigua dhe Barbuda deklaroi se kjo medalje e lartë shtetërore i është ndarë Presidentes Osmani në shenjë mirënjohjeje për lidershipin e saj të guximshëm, kontributin e jashtëzakonshëm për paqen, demokracinë dhe avancimin e rolit të grave në udhëheqje, si dhe për përkushtimin e saj të palëkundur në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është nderuar me medaljen prestigjioze “Faithful and Meritorious Medal for Service to Country” (Medalja për Shërbim Besnik dhe Meritor ndaj Vendit) nga Guvernatori i Përgjithshëm i Antigua dhe Barbuda, Sir Dr. Rodney Williams, sipas autorizimit nga Mbreti Charles III.

Në fjalimin e tij të posaçëm gjatë darkës së organizuar mbrëmë për zyrtarët e lartë të shteteve pjesëmarrëse në Forumin për Gratë Paqen dhe Sigurinë, Guvernatori i Përgjithshëm Sir Rodney Williams e cilësoi Presidenten Osmani “shembull frymëzues i udhëheqjes bashkëkohore dhe një zë i palëkundur për drejtësinë dhe barazinë në skenën ndërkombëtare”.

Ai theksoi se: “vizioni dhe integriteti i Presidentes Osmani kanë kaluar kufijtë e shtetit të saj, duke prekur zemrat dhe ndërgjegjen e shumë njerëzve në të gjithë botën, sidomos grave dhe vajzave”.

Presidentja Osmani e cilësoi këtë dekoratë si një nder të jashtëzakonshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Kjo dekoratë është për popullin tim, i cili ka qëndruar gjithmonë me dinjitet dhe vendosmëri në mbrojtje të lirisë”, ka deklaruar Presidentja Osmani gjatë pranimit të Medaljes.

Medalja Zyrtare e Shquar për Shërbim Besnik dhe të Merituar ndaj Atdheut, përfaqëson një nga dekoratat më të larta shtetërore të Antigua dhe Barbuda, që u jepet personaliteteve me merita të veçanta në shërbim të vendit të tyre dhe me ndikim të dukshëm në përparimin e vlerave universale.

The post “Shërbim besnik dhe meritor ndaj Atdheut”/ Nderohet Presidentja Osmani, në shenjë mirënjohje për kontributin appeared first on Sot News | Lajme.

Franca “e vendosur” ta njohë shtetin palestinez

20 May 2025 at 11:18

Franca është “e vendosur” ta njohë një shtet palestinez, ka thënë të martën ministri i saj i Jashtëm, teksa ka dënuar Izraelin për situatën e “pajustifikueshme” në Gazë, të krijuar nga fushata ushtarake dhe nga bllokada e saj humanitare.

Kryediplomati francez, Jean-Noel Barrot, ka thënë, po ashtu, se Parisi mbështet një iniciativë të udhëhequr nga Holanda për një rishikim të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Izraelit, që mund t’i prekë marrëdhëniet politike dhe ekonomike, raporton AFP.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka lënë të hapur mundësinë që Franca të bëhet vendi evropian i radhës që njeh një shtet palestinez, gjatë një konference të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në qershor.

“Ne nuk mund t’ua lëmë fëmijëve të Gazës një trashëgimi dhune dhe urrejtjeje. Prandaj, e gjithë kjo duhet të ndalet, dhe pikërisht për këtë arsye ne jemi të vendosur ta njohim një shtet palestinez”, ka thënë Barrot për radiostacionin France Inter.

“Dhe, unë jam duke punuar aktivisht për këtë, sepse ne duam të kontribuojmë për një zgjidhje politike në interes të palestinezëve, por edhe për sigurinë e Izraelit”, ka shtuar ai.

Barrot ka folur pasi Macron iu bashkua kryeministrit britanik, Keir Starmer, dhe atij kanadez, Mark Carney, në një komunikatë të rrallë të përbashkët, e cila zemëroi Izraelin. Komunikata tha se “ne nuk do të rrimë duarkryq”, kërcënoi “veprime të mëtejme konkrete” nëse Izraeli vazhdon bllokimin e ndihmave, dhe tha se “jemi të vendosur për njohjen e një shteti palestinez”.

I pyetur se çfarë do të mund të përfshinin këto veprime, Barrot përsëri i bëri thirrje BE-së për aprovim të kërkesës holandeze për rishikimin e marrëveshjes ndërmjet Izraelit dhe bllokut dhe, në veçanti, për hetimin e shkeljeve të mundshme të marrëveshjes nga ana e Izraelit.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka autorizuar një sasi të kufizuar të ndihmave humanitare, pas mbi dy muajsh e gjysmë bllokade totale të territorit palestinez, i cili po përballet me situatë katastrofike humanitare.

Por, Barrot ka thënë se kjo është “absolutisht e pamjaftueshme”.

Situata në Gazë është e “pajustifikueshme për shkak të dhunës pa dallim, dhe bllokimi u ndihmës humanitare nga qeveria izraelite e ka shndërruar Gazën në një kurth vdekjeje, nëse jo një varrezë”.

“Kur mbjell dhunë, korr dhunë”, ka shtuar ai, duke paralajmëruar Izraelin.

Lufta në Gazë nisi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë rreth 1.200 persona, kryesisht civilë, dhe duke marrë peng 251 të tjerë. Pjesëtarët e Hamasit janë ende duke i mbajtur 58 pengje që besohet të jenë gjallë, pasi shumica e pjesës tjetër janë liruar në kuadër të marrëveshjeve për armëpushim dhe të tjera.

Ofensiva hakmarrëse e Izraelit, e cila ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës, ka vrarë mbi 53.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk bën dallimin ndërmjet civilëve dhe luftëtarëve në llogaritjet e saj. Lufta ka zhvendosur rreth 90 për qind të popullatës së Gazës, shumicën prej tyre disa herë. REL/

The post Franca “e vendosur” ta njohë shtetin palestinez appeared first on Sot News | Lajme.

Ilir Alimehmeti: Mirënjohje për të gjithë njerëzit që kanë votuar, shpresoj që PD të ketë rritje në vota, kemi pritshmëri në Tiranë

By: V K
12 May 2025 at 13:14

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në News24, kandidati i Partisë Demokratike, në listën e hapur të koalicionit “Shqipëria Madhështore” në Tiranë, Ilir Alimehmeti, ka reaguar pas rezultatit në të cilin doli fitues me më shumë vota në Vorë dhe në njësinë 10 në zgjedhjet e 11 majit.

Ai shprehu mirënjohje për qytetarët që e kishin votuar, duke shprehur se fushata ishte bazuar tek takimi me ata.

“Ka qenë fushatë në kontakt me njerëzit. Mirënjohje për të gjithë njerëzit që kanë votuar. Duke folur me njerëzit i kupton edhe problematikat e tyre”, tha ai.

Alimehmeti u ndal gjithashtu, edhe tek rezultati paraprak në të cilin Partia Demokratike ndodhet në disavantazh, kundrejt Partisë Socialiste.

Sipas tij, ai shpreson se Partia Demokratike, do të ketë rritje në vota dhe mos të ketë parregullsi.

Më tej, ai shtoi se aktualisht janë të fokusuar tek procesi i numërimit.

“Shpresoj që PD të ketë rritje në vota dhe mos të ketë parregullsi. Partia Demokratike ka pritshmëri në Tiranë. Në këtë moment jemi të fokusur në procesin e numerimit”, përfundoi Alimehmeti.

The post Ilir Alimehmeti: Mirënjohje për të gjithë njerëzit që kanë votuar, shpresoj që PD të ketë rritje në vota, kemi pritshmëri në Tiranë appeared first on Albeu.com.

Rama: 11 maji do të hyjë në historinë e zgjedhjeve, si e diela e detit kuqezi për Shqipërinë Europiane

TIRANË, 9 maj/ATSH/ Në përfundim të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, shprehu mirënjohjen e thellë për çdo qytetar që u bë pjesë e këtij rrugëtimi.

Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga takimet elektorale të PS-së përballë fotove nga takimet elektorale të Partisë Demokratike në bashkitë kryesore të vendit.

“Me mirënjohje për të gjithë ju, që ishit me mua në këtë rrugëtim të bukur dhe me bindjen se e diela e 11 majit do të hyjë në historinë e zgjedhjeve, si e diela e detit kuqezi për Shqipërinë Europiane”, tha Rama.

/m.m/r.e/a.f/

The post Rama: 11 maji do të hyjë në historinë e zgjedhjeve, si e diela e detit kuqezi për Shqipërinë Europiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Deklaratat e Berishës ndër vite për mosnjohjen e zgjedhjeve, Rama: Ai vesi i tmerrshëm që do dalë vetëm me shpirtin


TIRANË, 7 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste solli sot në vëmendje deklaratat në vite të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për mosnjohjen e rezultateve zgjedhore.

“Ai vesi i tmerrshëm që do dalë vetëm me shpirtin…”, shkruan Rama krahas videos, e cila sjell pjesë nga deklaratat e Berishës pas humbjeve në zgjedhje.

Në video publikohen deklaratat e Berishës për manipulimin e zgjedhjeve të viteve 2017, 2000, 2001, për të vijuar më tej me mosnjohjen e rezultateve për Tiranën dhe Durrësin në zgjedhjet vendore të vitit 2003.

Mosnjohjen e rezultateve zgjedhore me argumentin e vjedhjes së votave dhe manipulimeve, Berisha e artikulon po ashtu edhe pas zgjedhjeve të vitit 2013, 2015, 2019, 2021 dhe 2023.

Në 11 maj shqiptarët brenda dhe jashtë vendit do të votojnë për zgjedhjet parlamentare, në një proces zgjedhor që konsiderohet historik pasi për herë të parë u garantua vota e diasporës.

/m.m/j.p/

The post Deklaratat e Berishës ndër vite për mosnjohjen e zgjedhjeve, Rama: Ai vesi i tmerrshëm që do dalë vetëm me shpirtin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Këto janë shenjat më mosmirënjohëse të zodiakut

By: gaze tare
18 April 2025 at 18:57

Binjakët
Binjakët do të shprehin mirënjohjen e tyre për një dhuratë, por kur bëhet fjalë për akte dashurie dhe dhurimi, si për shembull për të kaluar kohë së bashku (kohë që ju luteshin ta kaloni bashkë) nuk kanë ndërmend të shprehin “faleminderit”.

Virgjeresha
Virgjëresha nuk do të tregojë vetëm mosmirënjohje ndaj jush. Jo, ata që i përkasin kësaj shenje të zodiakut besojnë se jeta u detyrohet gjithçka, prandaj mirënjohja nuk ekziston as si mendim në mendjet e tyre. Në thelb, ata nuk mund të vlerësojnë asgjë.

Akrepi
Akrepat i konsiderojnë të tjerët inferiorë dhe të lindur për t’u shërbyer atyre. Mirënjohja nuk ekziston në mendjet e tyre. Puna dhe mundi juaj në asnjë rrethanë nuk do të vlerësohet, pasi ju jeni të detyruar të bëni atë që bëni për ta.

The post Këto janë shenjat më mosmirënjohëse të zodiakut appeared first on iconstyle.al.

Beogradi reagon pas njohjes së Kosovës nga Sudani

By: Mirgen
13 April 2025 at 19:40

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka shprehur “shqetësim serioz” lidhur me, siç u tha, “vendimin e shprehur verbalisht” të shefit të diplomacisë së Sudanit për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi të shtunën se Sudani e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ajo u informua për këtë vendim nga […]

The post Beogradi reagon pas njohjes së Kosovës nga Sudani appeared first on BoldNews.al.

Njohja nga Sudani, Kurti: Një miqësi më shumë

PRISHTINE, 13 prill/ATSH/ Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti mirëpriti njohjen nga Sudani të shtetit të Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Kurti shkroi se “shtetit tonë iu shtua edhe një njohje e re e popullit tonë një miqësi më shumë”.

“E mirëpresim njohjen nga shteti i Sudanit, e cila vjen disa javë pas asaj nga Kenia, vuri në dukje ai.

“Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona shpresojmë të zgjerohet dhe fuqizohet më tej. Urime qytetarëve të Republikës sonë dhe faleminderit Presidentit të Sudanit për këtë vendim të rëndësishëm për marrëdhënien mes dy vendeve tona, si dhe Presidentes sonë për angazhimin e saj e miqve dhe partnerëve tanë për mbështetjen e vazhdueshme”, u shpreh Kurti.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani njoftoi dje se Sudani e ka njohur Republikën e Kosovës dhe dy vendet kanë rënë dakord për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

The post Njohja nga Sudani, Kurti: Një miqësi më shumë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PARIS – Macron: Franca mund të njohë shtetin palestinez

PARIS, 9 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi sot se Franca mund të njohë një shtet palestinez, në qershor, gjatë një konference që do të bashkëkryesojë me Arabinë Saudite në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, e cila sipas tij duhet të çojë gjithashtu në njohjen e Izraelit nga një numër vendesh.

“Ne duhet të shkojmë drejt njohjes (së shtetit palestinez – shën. i përkth.) dhe kështu në muajt në vijim do të ecim”, deklaroi presidenti francez në një intervistë në programin “C’est à vous” në France 5 të dhënë pas kthimit të tij nga Egjipti të martën dhe të transmetuar sot.

“Qëllimi ynë është të kryesojmë këtë konferencë me Arabinë Saudite diku në qershor, ku mund të finalizojmë procesin e njohjes reciproke nga disa vende”, shtoi ai.

Konferenca synon krijimin e një shteti palestinez.

Thirrjet për një “zgjidhje me dy shtete”, me palestinezët përkrah Izraelit, janë intensifikuar që nga fillimi i luftës në Gaza.

Rreth 150 vende e njohin shtetin palestinez.

Në maj të vitit 2024, Irlanda, Norvegjia dhe Spanja morën rënien, e ndjekur nga Sllovenia në qershor.

Zgjidhja me dy shtete mbetet e refuzuar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

“Do ta bëj (…) sepse mendoj se në një moment do të jetë e drejtë dhe sepse gjithashtu dua të marr pjesë në një dinamikë kolektive, e cila gjithashtu duhet të lejojë të gjithë ata që mbrojnë Palestinën të njohin Izraelin me radhë, gjë që shumë prej tyre nuk e bëjnë”, vazhdoi kreu i shtetit francez./  a.jor.

The post PARIS – Macron: Franca mund të njohë shtetin palestinez appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Clark: Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës

PRISHTINË, 25 mars/ATSH/ Ish-komandanti suprem i forcave aleate të NATO-s për Evropë, gjenerali Wesley Clark, tha se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Sipas tij, bashkëpunimi ekonomik në mes të dy vendeve do të jetë i pashmangshëm.

Ai foli në një diskutim të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë  në shënim të 26-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë dhe 21-vjetorit të themelimit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Gjenerali Clark – i cili iu priu sulmeve ajrore ndaj caqeve serbe më 1999 – inkurajoi Kosovën që të përqafojë bashkëpunimin rajonal me fqinjët si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, madje edhe Serbia, siç njofton OEAK.

“Përfundimisht, Serbia do të duhet të pranojë pavarësinë tuaj dhe bashkëpunimi ekonomik do të jetë i pashmangshëm”, citohet të ketë thënë Clark.

Ai u bëri thirrje liderëve të Kosovës që të ndjekin qeverisjen e pastër, unitetin politik dhe të mbajnë një baraspeshë të fortë ndërmjet qeverisë dhe sektorit privat.

“Vetëm qeveritë nuk mund të nxisin rritjen – ju nevojitet sektori privat, veçanërisht në teknologjinë e informacionit dhe shërbime, ku talenti dhe aftësitë gjuhësore të Kosovës mund të shkëlqejnë”, tha Clark.

Në bashkëbisedimin me drejtorin ekzekutiv të Odës Amerikane, Arian Zeka, gjenerali Clark tha se Kosova ka një pozicion shumë të rëndësishëm strategjik, duke ofruar paralajmërimet e para për kërcënimet ndaj stabilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor.

“Bota po e shikon Kosovën dhe mënyra më e mirë për të forcuar sigurinë e saj është përmes zhvillimit ekonomik dhe investimeve, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara”.

Duke adresuar rolin e Kosovës në çështjet rajonale dhe globale, gjenerali Clark theksoi rëndësinë themelore të sundimit të ligjit, duke i kërkuar Kosovës që “të jetë krenare për të, ta forcojë atë dhe ta përdorë atë për të ndërtuar besimin e investitorëve”.

Ai bëri thirrje për investime në infrastrukturë dhe energji, duke vënë në dukje rezervat e bollshme të linjitit të Kosovës, si dhe duke avokuar për transformimin dixhital të vendit, përmirësimin e sistemeve tatimore, lidhjen në brezin e gjerë të internetit dhe sigurinë kibernetike për të luftuar dezinformimin dhe përmbysjen e jashtme./KosovaPress

The post Clark: Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Xheneta nis njohje të re? Kush është djali misterioz që i ka rrëmbyer zemrën

By: V K
9 March 2025 at 08:38

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Xheneta Fetahu, duket se ka gjetur një rrugë të re në jetën e saj personale dhe emocionet e saj.

Sipas burimeve të Prive, ajo është duke shijuar një njohje të re dhe ka hapur një kapitull të ri në jetën e saj.

Edhe pse Xheneta ka qenë mjaft e kujdesshme për të mbajtur larg vëmendjes së publikut detajet e kësaj njohjeje, burimet bëjnë të ditur se mashkulli misterioz që ka fituar zemrën e saj është një shqiptar i diasporës.

Po ashtu, nuk ka pasur ende postime publike që e lidhin me këtë mashkull të ri, duke lënë kështu të gjithë në kureshtje për të mësuar më shumë.

Detajet e tjera rreth kësaj njohjeje dhe personit që ka pushtuar zemrën e Xhenetës, pritet të dalin në pah në ditët në vijim.

The post Xheneta nis njohje të re? Kush është djali misterioz që i ka rrëmbyer zemrën appeared first on Albeu.com.

Atletja korçare Pavlino Evro nderohet me “Certifikatë Mirënjohje” nga prefekti Jole

22 February 2025 at 12:01

TIRANË, 22 shkurt/ATSH/ Në qytetin e Korçës u organizua një mbrëmje me rastin e përvjetorit jubile të lindjes së ikonës së atletikës shqiptare, Pavlina Evro.

Prefekti i qarkut të Korçës, Nertil Jole i dorëzoi Evros “Certifikatën e Mirënjohjes” nga institucioni i Prefektit të Qarkut për kontributin e çmuar në zhvillimin e sportit në qytetin e Korçës dhe rezultatet elitare në përfaqësim kombëtar, si dhe për figurën e saj të profilit të lartë sportiv e qytetar.

“Sportistja rekordmene Pavlina Evro ka fituar respektin dhe mirënjohjen e bashkëqytetarëve të Korçës dhe bashkëkombësve të saj për gjithçka ka bërë për emancipimin e mëtejshëm të sportit e shoqërisë dhe emocionet që ka falur në qytetin tonë, por jo vetëm. Vlerësim gjithashtu për përfaqësimin dinjitoz si diplomate dhe shërbimin e pakursyer ndaj bashkatdhetarëve tanë në Greqi, gjatë kohës kur ka mbajtur detyrën e Konsulles së Përgjithshme në Selanik ”, tha Jole në një postim në rrjetet sociale.

Jole shprehu respekt për gjithë veteranët e sportit korçar që ishin të pranishëm në gëzimin e ish-atletes së njohur Pavlina Evro.

Atletja korçare Pavlina Evro është historia e atletikës shqiptare dhe europiane. Me emrin e atletes korçare janë të lidhura garat e shumta të atletikës në disiplinat e vrapimeve të mesme e të gjata ashtu siç janë të lidhura me Evron tituj të shumtë e medalje si të asnjë atleteje tjetër.

Për të ardhur tek garat e Nicës e Oslos aty ku Evro në garën e 1500 metrave do të vendoste kohën 4 minuta 0.6 sekonda e 87 të qindtat, kohë e cila për shumë vite ka ngelur në 10 kohët më të mira të botës në këtë disiplinë.

1 nga 5

/k.s/ /a.g/

The post Atletja korçare Pavlino Evro nderohet me “Certifikatë Mirënjohje” nga prefekti Jole appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sako certifikatë mirënjohje Guardia di Finanza-s: Kontribut në sigurinë publike për Durrësin

11 February 2025 at 13:17

TIRANË, 11 shkurt/ATSH/ Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako i dorëzoi sot në një ceremoni të veçantë, certifikatën e mirënjohjes për Guardia di Finanza-n, për kontributin e tyre në sigurinë publike të këtij qyteti.

Në këtë ceremoni ku ishin të pranishëm komandanti i përgjithshëm i Guardia di Finanza, gjeneral Andrea De Gennaro, komandanti i njësisë së kufirit detar, major Francesco Della Corte, prefekti Emiljan Jani, oficerë e efektivë të kësaj trupe, kryebashkiakja e Durrësit dorëzoi këtë certifikatë mirënjohjeje.

“Në emër të qytetarëve të Durrësit i dorëzova Nucleo di Frontiera Marittima dhe Guardia di Finanza certifikatën e mirënjohjes “Dëshmi e Meritës Publike dhe Qytetarisë Aktive” në shenjë respekti të thellë dhe mirënjohjeje për angazhimin e palodhur, ekselencën profesionale dhe kontributin thelbësor në sigurinë dhe mirëqenien e komunitetit”, tha Sako.

Nga ana e tij gjenerali De Gennaro theksoi se dhënia e kësaj mirënjohjeje prestigjioze përfaqëson një dëshmi konkrete të përkushtimit të Guardia di Finanza si dhe një demonstrim të respektit dhe dashurisë reciproke, duke vulosur lidhjet e miqësisë dhe afërsisë midis kësaj force dhe popullsisë së Durrësit.

Ndërkaq, Sako shprehu falënderimin për drejtuesit dhe të gjithë efektivët e Guardia di Finanza, për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në mbështetje të forcave tona të Policisë dhe në favor të qytetarëve të Durrësit dhe të gjithë vendit tonë për 28 vite duke shërbyer me përkushtim e profesionalizëm dhe duke ndihmuar në mënyrë të paçmueshme.

“Përveç luftës ndaj aktivitetit kriminal kjo trupë ka dhënë një mbështetje të madhe në shumë projekte arsimore e sociale por edhe në situatat e emergjencave dhe fatkeqësive natyrore që kanë goditur vendin tonë e sidomos Durrësin, ku ata, ashtu si të gjitha institucionet dhe populli italian, na u gjendën pranë në ditë të vështira. Popujt tanë e kanë dëshmuar ndër vite miqësinë, mbështetjen, solidaritetin, humanizmin dhe mirënjohjen ndaj njëri tjetrit”, u shpreh Sako. /j.p/

The post Sako certifikatë mirënjohje Guardia di Finanza-s: Kontribut në sigurinë publike për Durrësin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Studimi: Vendi ideal për të njohur partnerin në ditët e sotme është “online”

By: gaze tare
31 January 2025 at 16:22

Në një studim të fundit të botuar në “Proceedings of the National Academy of Sciences”, Rosenfeld zbuloi se çiftet tani kanë më shumë gjasa të gjejnë partnerët e tyre në internet dhe jo përmes kontakteve dhe lidhjeve personale.

Rosenfeld vuri në dukje se që nga viti 1940, metodat tradicionale të takimit me partnerë – të tilla si nepërmjet familjes ose brenda lagjes etj- kanë ardhur në rënie të vazhdueshme.

Duke shërbyer si autori kryesor i hulumtimit dhe profesor i sociologjisë në Shkollën e Shkencave Humane dhe Shkencave, Rosenfeld analizoi të dhënat nga një anketë përfaqësuese kombëtare e vitit 2017 me të rriturit amerikanë.

Gjetjet zbuluan se afërsisht 39% e çifteve i takuan partnerët e tyre në internet, një rritje e konsiderueshme nga 22 për qind në vitin 2009.

The post Studimi: Vendi ideal për të njohur partnerin në ditët e sotme është “online” appeared first on iconstyle.al.

Ju kurrë nuk do t’i njihni këta meshkuj të zodiakut 100%

By: gaze tare
3 January 2025 at 11:20

Shumë meshkuj të zodiakut kanë një natyrë të fshehtë dhe të mistershme, duke mbajtur për vete shumë më tepër se sa mund ta imagjinojmë. Ja disa shenja që janë më të njohura për këtë karakteristikë:

1. Akrepi
Akrepi është ndoshta shenja më e njohur për sekretet dhe fshehtësinë e tij. Ky njeri nuk do t’ju tregojë kurrë gjithçka që mendon apo beson. Fsheh shumë brenda vetes dhe është i aftë të manipulojë informacionin për të mbajtur kontrollin mbi situatën. Reputacioni i tij për fshehtësi është legjendar, dhe ai nuk do të lejojë kurrë që të tjerët ta lexojnë mendjen e tij. Përshtatshmëria e tij me fshehtësinë është një strategji që ai përdor për të mbrojtur veten.

2. Peshqit
Peshqit janë të ndjeshëm dhe romantikë, por gjithashtu shumë të fshehtë. Ata janë shpesh të lidhur me intuitën e tyre dhe ndonjëherë janë në gjendje të kuptojnë shumë më tepër se çfarë do të tjerët mund të besojnë. Peshqit mbajnë mendimet dhe emocionet e tyre për vete, duke vepruar në përputhje me ato që kuptojnë, por pa i shpërndarë ato me të tjerët. Ata hapen shumë rrallë dhe vetëm për ata që kanë fituar besimin e tyre të plotë.

3. Peshorja
Edhe pse Peshorja mund të jetë shumë shoqëruese dhe komunikative, ka një mister të thellë rreth tij. Shpesh ai flet për gjëra të zakonshme dhe të parëndësishme, duke shmangur çështjet personale dhe ndjenjat e tij të vërteta. Ai ka një aftësi të natyrshme për të krijuar përshtypjen se është i hapur, por në realitet, ai mbetet i mbyllur dhe gjithmonë ka një mbulesë mbi jetën e tij private.

4. Bricjapi
Bricjapi ka një natyrë misterioze që tërheq vëmendjen, edhe pse ai nuk është i prirur për të folur shumë. Ai preferon të qëndrojë i qetë dhe më tepër i menduar, duke mos shpërndarë shumë informacione rreth vetes. Bricjapi është gjithashtu shumë selektiv për njerëzit me të cilët flet dhe nuk është i gatshëm të ndajë shumë për jetën e tij personale. Ai është i aftë të mendojë dhe të mbajë informacionin për vete, duke krijuar një atmosferë enigmatike rreth tij.

Në përgjithësi, këto shenja kanë një prirje të natyrshme për të mbajtur për vete shumë nga ato që mendojnë dhe ndjejnë, duke u ruajtur nga të tjerët.

The post Ju kurrë nuk do t’i njihni këta meshkuj të zodiakut 100% appeared first on iconstyle.al.

Endrit Jerliu nga Gjilani, kampion i boksit dhe laureat i vitit 2024 – “Ky është vetëm fillimi i ëndrrës sime sportive”

1 January 2025 at 18:46

Viti 2024 shënon të mbetet një vit i paharrueshëm për Endrit Jerliun nga Gjilani, i cili ka shkëlqyer në fushën e sportit të boksit.

Me një përkushtim të jashtëzakonshëm dhe suksese të njëpasnjëshme, Jerliu është shpallur laureat i vitit nga Federata e Boksit të Kosovës dhe ka fituar titullin kampion në kategorinë 71-75 kg.

“Kjo është fitorja më e madhe për mua gjatë këtij viti. Jam shumë falënderues që puna dhe angazhimi im, së bashku me ndihmën e trajnerëve të mi, Nazim Halili dhe Musli Zymberi, janë shpërblyer me këtë titull prestigjioz. Ky moment më motivon të punoj edhe më shumë”, tha Jerliu për Telegrafin.

Jerliu ka përfaqësuar Kosovën në arenat ndërkombëtare, duke marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik në Mal të Zi dhe në atë Evropian në Kroaci.

Ai thekson se këto përvoja i kanë dhënë më shumë siguri dhe kanë thelluar pasionin e tij për boksin.

“Me disiplinë të hekurt dhe punë të palodhshme, synoj të arrij majat më të larta në këtë sport. Kjo është vetëm fillimi i ëndrrës sime sportive,” thekson Jerliu.

Përveç suksesit në garat kombëtare dhe ndërkombëtare, Jerliu është nderuar edhe nga Komuna e Gjilanit me çmimin në kategorinë “Shpresa e Vitit”, duke u vlerësuar si një prej talenteve më premtues të sportit.

“Dua të jem një shembull i mirë për të rinjtë që ëndërrojnë të ecin në rrugën e sportit. Boksi nuk është vetëm një sport për mua, është një mënyrë për të ndërtuar karakterin dhe për të frymëzuar të tjerët,” përfundoi Jerliu. /Telegrafi/

The post Endrit Jerliu nga Gjilani, kampion i boksit dhe laureat i vitit 2024 – “Ky është vetëm fillimi i ëndrrës sime sportive” appeared first on Telegrafi.

Kontribut në ndërtimin e raporteve vëllazërore mes faktorit shqiptar, Balla titull mirënjohjeje nga Komuna e Deçanit

28 December 2024 at 20:31

TIRANE, 28 dhjetor/ATSH/ Komuna e Deçanit në Kosovë nderoi me Titullin e Mirënjohjes ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla. Ky nderim iu dorëzua ministrit nga kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, me motivacionin “Për angazhimin personal në ndërtimin e raporteve vëllazërore në mes të faktorit shqiptar”.

Dhënia e këtij titulli bazohet gjithashtu në kontributin e pazëvendësueshëm të dhënë nga Balla gjatë vitit 2024 si ministër i Brendshëm në zbatimin e marrëveshjeve të lehtësimit të lëvizjes së qytetarëve mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe në hapjen e vendkalimeve të reja kufitare.

Gjithashtu, siç vlerësoi Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, Balla ka luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm në ndërtimin e raporteve bashkëpunuese mes përfaqësuesve politikë shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Preshevë dhe Diasporë.

“Nder i veçantë për mua titulli i Mirënjohjes nga ky qytet me motivacionin: Për angazhimin personal në ndërtimin e raporteve vëllazërore në mes të faktorit shqiptar” u shpreh ministri Balla, i cili vlerësoi dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës dhe ish-komandantët e UÇK-së në Hagë.

Në këtë ceremoni tradicionale në një kullë të Rrafshit të Dukagjinit u nderuan gjithashtu Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, dhe personalitete shqiptare në diasporë.

Ceremonia u organizua në Kullën e Beqë Likës në Deçan, ku ishte i pranishëm edhe politikani i kësaj treve, ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

1 nga 4

The post Kontribut në ndërtimin e raporteve vëllazërore mes faktorit shqiptar, Balla titull mirënjohjeje nga Komuna e Deçanit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Linda Rama: Dhashë tre dorëheqje para martesës me Edin, pa mi kërkuar njeri

26 December 2024 at 00:10

TIRANË, 25 dhjetor/ATSH/ Linda Rama, gjatë emisionit “Opinion”, tha sot se ka dhënë tre dorëheqje përpara se të lidhte martesë me Kryeministrin Edi Rama, asokohe kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe kryetar i opozitës.

Zonja Rama tha se martesa u lidh në vitin 2010, teksa njohja me Edin daton që në vitin 2002. Ajo u shpreh se dorëheqjet nuk ja ka kërkuar njeri, madje nga fondacioni Soros ka patur dhe rezistencë.

“Ne jemi martuar në vitin 2010. Edin e kam takuar për herë të parë në vitin 2002. Takimi ka ardhur në kuadër të hartimit të një raporti për zhvillimin njerëzor, që është një nga publikimet më dinjitoze të viteve të tranzicionit. Arsyeja ishte sepse tema e raportit ishte për decentralizimin dhe Tirana ishte një nga institucionet më avanguard që po shkonte me shpejtësi drejt thellimit të proceseve të decentralizimit. Ishim një grup ekspertësh që u ftuam dhe unë isha pjesë e takimit me Edin dhe aty kam takuar për herë të parë”, tha zonja Rama.

E pyetur për dorëheqjen nga bordi drejtues i fondacionit Soros, zonja Rama tha se para javës së martesës me Edi Ramën ka dhënë dorëheqjen edhe nga dy pozicione të tjera pa ja kërkuar njeri. “Jo se kishte problem etik, por sepse sistemi im arsyetues dhe etika ime e brendshme ma thoshte këtë gjë.”

“Nëse do shkonim në historikun e bordit drejtues të fondacionit Soros, nga viti 1991 kur është stacionuar në Shqipëri, do të shihni se procesi përzgjedhës ka qenë jashtëzakonisht i kujdesshëm për të sjell aty kapacitete të dobishme për të gjitha aktivitetet e fondacionit. Aty ka patur dhe figura si Ismail Kadare. Procesi ka qenë i kujdesshëm dhe karriera ime profesionale deri në atë moment dhe si një person që isha aktive në shoqërinë civile, i krijojë të gjitha rrethanat për tu ngjitur më tej.

Unë e kam nisur si anëtare e bordit dhe dy vitet e fundit në mos gaboj mora dhe rol drejtues. Në vitin 2010, para javës së martesës me Edin unë kam dhënë 3 dorëheqje nga martesa, pa mi kërkuar njëri. Jo se kishte problem etik, por sepse sistemi im arsyetues dhe etika ime e brendshme ma thoshte këtë gjë. Dhashë dorëheqjen nga drejtuese e zyrës ku punoja, një dorëheqje ka qenë largimi nga auditori si lektore sepse jepja politika publike në nivelin master dhe dorëheqja e tretë ka qenë nga bordi i fondacionit Soros”, theksoi zonja Rama.

Sipas saj, “nga bordi drejtues i fondacionit Soros ka pasur rezistencë të fortë që të mos pranonin dorëheqjen time, sepse e kishin të pamundur të pranonin që pozicioni i Edit, Kryetar Bashkie dhe drejtues i opozitës në atë kohë, të ishte një plumb ekzekutues për karrierën time që kishte ardhur si rezultat i kontributeve dhe meritave që kisha. Jam ndjerë shumë mirë sepse aty kam kuptuar shkallën e maturisë së atyre njerëzve dhe insistimin për të mos krijuar precedent që pastaj mund të rezononin si arsye tek të tjerët”, u shpreh më tej zonja Rama.

/a.f/

 

The post Linda Rama: Dhashë tre dorëheqje para martesës me Edin, pa mi kërkuar njeri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌