❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“NĂ« punĂ«, por tĂ« pambrojtur”: NjĂ« vĂ«shtrim rajonal pĂ«r kushtet dhe tĂ« drejtat e punĂ«torĂ«ve

18 July 2025 at 16:10

Të drejtat e punëtorëve mbeten të kërcënuara në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë.

Ligji dhe kodet e punës anashkalohen, ndërsa investimet e huaja shpesh përfitojnë në dëm të punëtorëve. Shkelja apo mungesa e kontratave, pagat e ulëta dhe punësimi informal konsiderohen normë e tregut të punës në rajon.

Serbi: Shteti i shërben më pak punëtorit

Prej vitesh kuadri ligjor që mbron të drejtat e punëtorëve në Serbi duket të jetë dobësuar. Bojana Tamindzija, nga Programi për të Drejtat e Punëtorëve, thotë për Citizens.al se kjo prirje është ndjerë që pas shpërbërjes së Jugosllavisë.

Sipas saj, Serbia dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë në një garë për tërheqjen e investimeve të huaja përmes lehtësimeve fiskale, ofrimit të krahut të lirë të punës dhe madje edhe mbrojtjes së ulët ligjore për punëtorët.

“Politikat e punĂ«simit tĂ« tĂ« gjitha qeverive, qĂ« nga viti 2000, janĂ« bazuar nĂ« tĂ«rheqjen e investimeve tĂ« huaja,” thekson Tamindzija nĂ« kĂ«tĂ« kĂ«ndvĂ«shtrim.

Kështu, në Serbi kapitalit të huaj u ofrohen subvencione, taksa të ulëta dhe përfitime të tjera si për shembull mbështetje në infrastrukturë, të cilat në thelb favorizojnë kompanitë, jo punëtorët.

Sipas Tamindzijas, ka raste që subvencionet e kësaj politike mund të shkojnë deri në 150,000 euro për një vend të ri pune.

Ajo është e mendimit se me këtë qasje ndaj investimeve të huaja dhe faktit se ekonomia e Serbisë është e varur, grupe punëtorësh, si për shembull punonjësit e sektorit industrial, mbeten pa përkrahjen dhe mbrojtjen e duhur.

Nga ana tjetĂ«r, sektori publik, edhe pse mĂ« i sigurt dhe me kushte mĂ« tĂ« mira, vuan nga kufizimet e punĂ«simit, sipas kĂ«rkesave tĂ« FMN-sĂ« – tĂ« aplikuara gjatĂ« vitit 2014.

Pavarësisht se kufizimet ishin në plan për dy vite, me disa ndryshime ligjore, ato janë ende në fuqi, duke ndikuar negativisht në të gjithë sektorin publik, sidomos në shëndetësi dhe arsim, thekson më tej ajo.

Pagat minimale nuk mjaftojnë për jetesë, ndërsa shkeljet në sektorin e industrisë duket të jenë të zakonshme.

“Paga minimale qĂ« marrin shumica e punonjĂ«sve nĂ« tregun industrial Ă«shtĂ« tre herĂ« mĂ« e ulĂ«t se paga minimale,” thekson Tamindzija.

Sipas një hulumtimi të kryer nga Programi për të Drejtat e Punëtorëve në Serbi, në sektorë si tekstili apo industria automobile, puna jashtë orarit aplikohet shpesh nën trysni nga kompanitë.

Disa nga shkeljet më të zakonshme të hasura në këto sektorë janë mohimi i lejes shëndetësore dhe puna në mjedise të ndotura dhe të rrezikshme.

Kosovë: Ligjet mbesin në letër

Drenusha Canolli nga Instituti pĂ«r Politika Sociale “Musine Kokalari” nĂ« KosovĂ« tregon se edhe pse ligjet qĂ« garantojnĂ« tĂ« drejtat bazĂ« tĂ« punĂ«torĂ«ve ekzistojnĂ«, zbatimi i tyre Ă«shtĂ« i mangĂ«t. PĂ«r kĂ«tĂ«, Canolli thotĂ« se kanĂ« pĂ«rgjegjĂ«si institucionet, tĂ« cilat, sipas saj, neglizhojnĂ« shpesh.

Nën këtë dinamikë, punëtorët në Kosovë janë të ekspozuar ndaj punës informale: pa kontratë, me orare të pacaktuara, pa pushime vjetore, apo dhe pa sigurime shëndetësore.

Sipas Canollit, punësimi shpesh ndikohet edhe nga përkatësia politike ndërsa kontratat afatshkurtra mbeten normë.

“NĂ« disa raste, punĂ«torĂ«t mbahen pĂ«r vite me kontrata afatshkurtra, ose me kontrata mbi vepĂ«r, gjĂ« qĂ« i pengon nĂ« sigurimin e tĂ« drejtave tĂ« plota,” tha Canolli pĂ«r Citizens.al

Ndërkohë, sektori privat në Kosovë duket se përballet edhe me vonesat e pagave dhe kushtet e rrezikshme të punës.

Nga ana tjetër, në sektorin publik sfidë mbeten politizimi, klientelizmi dhe shkelja e orareve të punës.

Teksa punëtorët përballen me pasiguri ekonomike dhe mungesë perspektive, Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor pa një skemë sigurimi të papunësisë, duke e bërë tregun e punës edhe më të brishtë.

“Ky hendek si dhe dominimi i kontratave afatshkurtra i detyron punĂ«torĂ«t tĂ« mbĂ«shteten me mjetet private dhe familjare pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar papunĂ«sinĂ«,” thekson Canolli.

Shqipëri: Pagat në lekë, çmimet si në BE

Protestat e 1 Majit 2025 nĂ« ShqipĂ«ri denoncuan pabarazinĂ« nĂ« rritjen mes pagave dhe kostos sĂ« jetesĂ«s. Thirrja “Paga shqiptare, çmime evropiane” vinte si njĂ« revoltĂ« ndaj kostove nĂ« rritje pĂ«rballĂ« pagave tĂ« ulĂ«ta dhe njĂ« fuqie punĂ«tore qĂ« po largohet nga vendi.

Sipas Gertjana Hasallës, nga Qendra për të Drejtat në Punë, pagat e ulëta janë sfida kryesore e punëtorëve shqiptarë.

“Çdo ditĂ«, mijĂ«ra familje detyrohen tĂ« bĂ«jnĂ« zgjedhje tĂ« pamundura, tĂ« paguajnĂ« ushqimin, qiranĂ« apo shĂ«rbimet bazĂ«, pasi tĂ« gjitha nuk mbulohen nga tĂ« ardhurat mujore,” thekson Hasalla.

Mes të tjerash ajo rendit si problematikë punësimin informal, mungesën e kontratave të rregullta dhe mbrojtjes sociale.

“NjĂ« numĂ«r i konsiderueshĂ«m punĂ«torĂ«sh nuk kanĂ« sigurime shĂ«ndetĂ«sore, nuk kontribuojnĂ« nĂ« skemat e pensioneve dhe pĂ«r pasojĂ« jetojnĂ« çdo ditĂ« nĂ«n rrezikun e mbetur pa garanci pĂ«r tĂ« ardhmen,” argumenton ajo.

Në këtë pikë, situata bëhet më e rëndë për gratë dhe të rinjtë që punojnë në fasoneri apo sektorin e thirrjeve telefonike (Call-Centers), ku paga minimale për punë intensive dhe presioni i vazhdueshëm cenojnë të drejtat themelore.

Sipas Hasallës në gjithë këtë panoramë, të rinjtë nuk shohin perspektivë për jetë dinjitoze.

“ShqipĂ«ria mbetet gjithnjĂ« e mĂ« e zbrazĂ«t, me njĂ« treg pune gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« dobĂ«t dhe pa fuqi pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar tĂ« ardhmen,” pĂ«rfundon ajo.

Vende të ndryshme, problematika të njëjta

Në Serbi, ndërtimi dhe industria kanë numrin më të lartë të aksidenteve fatale në punë. Sipas Bojana Tamindzijës, pagat e ulëta i detyrojnë punëtorët të punojnë orë shtesë, duke rritur rrezikun e aksidenteve. Ajo sheh me shqetësim për këtë prirje edhe punëtorët sezonal, të cilët mbeten të pambrojtur nga ligjet.

Sipas raportit të Inspektoratit të Punës në Serbi, gjatë vitit 2024 janë kryer 59 inspektime lidhur me aksidentet fatale në vendin e punës. Ndërsa numri më i lartë i viktimave ndodh në sektorin e ndërtimit, pa përjashtuar sektorët e tjerë.

Në Shqipëri, ndërtimi, minierat dhe fasoneritë mbeten sektorët më të rrezikshëm. Gertjana Hasalla thotë se natyra e punës së këtyre sektorëve përfshin përdorimin e makinerive të rënda, punën në lartësi, kimikatet dhe faktorë të tjerë, të cilët kërkojnë masa shtesë në siguri.

Ndërsa në Kosovë, punëtorët hezitojnë të raportojnë abuzimet nga frika e pushimit nga puna. Sipas Drenusha Canollit, mungesa e asistencës ligjore përkeqëson më tej situatën. Ajo thotë se në shumë raste inspektorët nuk marrin masa dhe nuk ofrojnë mbrojtje ndaj punëtorëve denoncues duke ndikuar në zbehjen e besimit te institucionet.

Ndërsa të rinjtë përballen shpesh me diskriminimin për shkak të moshës, me praktika të papaguara për të fituar eksperiencë. Për gratë diskriminimi ndodh kur janë të reja, të cilat pyeten shpesh për statusin martesor dhe planifikimin familjar gjatë marrjes në punë.

Ky lloj diskriminimi për gratë është i pranishëm si në Serbi edhe në Kosovë, veçanërisht gjatë shtatzënisë. Bazuar në ligjin e punës, periudha më e gjatë nëntë mujore e pushimit të lehonisë merret përsipër nga punëdhënësi dhe nuk menaxhohet nga një institucion i sigurimeve shoqërore.

“Kjo i dekurajon punĂ«dhĂ«nĂ«sit tĂ« punĂ«sojnĂ« gra tĂ« reja duke e ditur se ka tĂ« ngjarĂ« tĂ« lindin”, thekson Canolli.

Ballkani Perëndimor duket se ka nevojë për forcim të organizimit sindikal dhe për një lëvizje të re punëtore. Bojana Tamindzija, Drenusha Canolli dhe Gertjana Hasalla tregojnë për situata relativisht të ngjashme.

Në Serbi, sindikatat kanë ndikim të kufizuar për shkak të strukturave shumëkombëshe të kompanive të mëdha. Në Kosovë, ato nuk u fuqizuan kurrë dhe nuk kanë fituar ndikim të fortë social. Ndërsa në Shqipëri, sindikatat e reja po përpiqen të mbrojnë të drejtat e punëtorëve, por besimi mbetet i ulët.

Lexoni gjithashtu:

The post “NĂ« punĂ«, por tĂ« pambrojtur”: NjĂ« vĂ«shtrim rajonal pĂ«r kushtet dhe tĂ« drejtat e punĂ«torĂ«ve appeared first on Citizens.al.

Indeksi: Shqipëria mes vendeve që shkelin vazhdimisht të drejtat e punëtorëve

By: user 6
5 June 2025 at 22:12

Shqipëria është renditur në nivelin e tretë nga pesë kategoritë e indeksit vjetor të Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave (ITUC), që mat shkeljet e të drejtave të punëtorëve në mbarë botën. Sipas raportit të publikuar së fundmi, vendi ynë vijon të jetë pjesë e shteteve ku shkeljet e të drejtave të punëtorëve janë të vazhdueshme.

Indeksi i ITUC vlerĂ«son 151 vende duke pĂ«rdorur 87 tregues tĂ« bazuar nĂ« standardet e Kombeve tĂ« Bashkuara dhe traktatet ndĂ«rkombĂ«tare. Ai i ndan vendet nĂ« pesĂ« kategori, ku kategoria e pestĂ« pĂ«rshkruhet me situatĂ«n mĂ« tĂ« keqe – pĂ«r vendet ku nuk ka asnjĂ« garanci ligjore pĂ«r tĂ« drejtat e punĂ«torĂ«ve – ndĂ«rsa kategoria e parĂ« pĂ«rfshin vendet me shkelje sporadike.

Shqipëria mbetet në nivelin e tretë, duke u pozicionuar si një vend ku shkeljet ndodhin rregullisht.

Raporti thekson njĂ« pĂ«rkeqĂ«sim tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« tĂ« drejtave tĂ« punĂ«torĂ«ve nĂ« mbarĂ« botĂ«n, me mĂ« shumĂ« se njĂ« nĂ« tre vende qĂ« klasifikohen nĂ« nivelin mĂ« tĂ« ulĂ«t tĂ« mundshĂ«m – pa garanci pĂ«r tĂ« drejtat e punĂ«torĂ«ve.

Në Evropë, vetëm 7 vende kanë arritur të ruajnë vlerësimin më të lartë, përballë 18 vendeve që ishte në vitin 2014.

“Ky trend i tmerrshĂ«m nĂ«nvizon ashpĂ«rsinĂ« e sulmit tĂ« vazhdueshĂ«m nga qeveritĂ« dhe korporatat mbi tĂ« drejtat dhe liritĂ« themelore tĂ« punĂ«s gjatĂ« dekadĂ«s sĂ« fundit,” thuhet nĂ« raport.

NdĂ«rkohĂ«, raporti pĂ«rmend se nĂ« ShqipĂ«ri dhe disa vende tĂ« tjera si Hungaria, Moldavia, Mali i Zi dhe MbretĂ«ria e Bashkuar, qeveritĂ« kanĂ« abuzuar me pushtetin ligjor duke e zgjeruar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« tepĂ«rt pĂ«rkufizimin e “shĂ«rbimeve thelbĂ«sore”, pĂ«r tĂ« kufizuar tĂ« drejtĂ«n e grevĂ«s.

Sipas raportit shkeljet e të drejtës së punëtorëve për grevë mbetën në nivelin më të lartë globalisht që nga fillimi i Indeksit në vitin 2014.

“NĂ« vitin 2025, grevat u kufizuan ose u ndaluan nĂ« 131 vende (87%), tĂ« pandryshuara nga viti 2024 dhe nga 63% nĂ« vitin 2014”.

Kjo shtypje, sipas raportit, ndodh në një kohë kur greva si e drejtë është njohur nga Konventa 87 e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), e ratifikuar nga 158 prej 187 shteteve anëtare të saj.

Raporti citon gjithashtu pĂ«rpjekjet sistematike tĂ« disa kompanive nĂ« EvropĂ« pĂ«r tĂ« minuar aktivitetin sindikal, ndĂ«rsa nĂ« disa vende Ă«shtĂ« vĂ«rejtur krijimi i tĂ« ashtuquajturave “sindikata tĂ« verdha”, tĂ« kontrolluara nga punĂ«dhĂ«nĂ«sit, qĂ« zbehin rolin e mbrojtjes sĂ« tĂ« drejtave tĂ« punonjĂ«sve.

Në renditjen globale, 10 vendet me situatën më të keqe për të drejtat e punëtorëve përfshijnë Bangladeshin, Bjellorusinë, Ekuadorin, Egjiptin, Eswatinin (Afrikë), Mianmarin, Nigerinë, Filipinet, Tunizinë dhe Turqinë.

Në vitin 2025, ndalimi ose kufizimi i grevave u evidentua në 131 vende (87%), një shifër që ka mbetur e pandryshuar nga viti i kaluar, por përbën një rritje të madhe krahasuar me vitin 2014, kur kjo ndodhte në 63% të vendeve.

Raste konkrete përmenden edhe në Belgjikë dhe Zvicër, ku sindikalistë u arrestuan apo u gjobitën për pjesëmarrje në greva, duke përforcuar prirjen e frikësimit dhe shtypjes së të drejtës së organizimit sindikal. /Citizens.al

The post Indeksi: Shqipëria mes vendeve që shkelin vazhdimisht të drejtat e punëtorëve appeared first on Lapsi.al.

Vrasja e Ermir Dedjas: Identifikohen bashkëpunëtorët, 2 vihen në pranga, 1 në kërkim

4 June 2025 at 10:22

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Policia e Durrësit ka identifikuar 5 persona si të përfshirë në vrasjen ndaj 29 vjeçarit Ermir Dedja, i vili u vra në lagjen numër 18 të qytetit bregdetar.

Policia ka arrestuar 2 shtetas, tĂ« cilĂ«t dyshohet se kanĂ« kontrabanduar automjetin qĂ« u pĂ«rdor pĂ«r vrasjen, si dhe njĂ« tjetĂ«r automjet qĂ« mund tĂ« ishte pĂ«rdorur pĂ«r njĂ« ngjarje tjetĂ«r kriminale. Gjithashtu, u gjet dhe u sekuestrua automjeti tjetĂ«r tip “Seat”.

Lidhur me këtë ngjarje, është shpallur në kërkim 1 shtetas tjetër, Xh. D., 33 vjeç, i cili akuzohet për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes, si dhe për kontrabandë mallrash.

Dy ditë pas vrasjes, Policia shpalli në kërkim edhe 2 shtetas të tjerë, me iniciale E. N., 44 vjeç, dhe M. D., 46 vjeç, të cilët akuzohen për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për vrasjen dhe për trafikun e mjeteve motorike.

Nga hetimet ka rezultuar se tĂ« pĂ«rfshirĂ«t nĂ« bashkĂ«punim me njĂ«ri-tjetrin, kanĂ« kontrabanduar dy automjete tip “Seat” nĂ« ShqipĂ«ri, nga tĂ« cilat njĂ«ri Ă«shtĂ« pĂ«rdorur pĂ«r vrasjen e Dedjas.

Sipas informacioneve policore, aktualisht tre shtetasit e shpallur në kërkim janë jashtë vendit, dhe po punohet në bashkëpunim me autoritetet e huaja për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Policia e Durrësit vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të tjerë të mundshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vrasja e Ermir Dedjas: Identifikohen bashkëpunëtorët, 2 vihen në pranga, 1 në kërkim appeared first on Euronews Albania.

E rëndë në Gramsh/ Masivi i dheut zë poshtë punëtorët, humbin jetën dy të rinjtë

By: V K
10 May 2025 at 14:34

Këtë të shtunë, një ngjarje tragjike ka ndodhur në zonën e Holtës në Gramsh, ku dyshohet se një masiv dheu është shembur pranë një kanali që dërgon ujë në një hidrocentral.

Për pasojë, konfirmohet se dy punëtorë të një kompanie që ndërton hidrocentralin, kanë ndërruar jetë pasi dyshohet se kanë përfundur poshtë masivit të dheut.

Sakaq, policia dhe disa ekipet mjekësore pas njoftimit të marrë për ngjarjen janë nisur drej zonës ku ndodhi tragjedia.

“NĂ« fshatin Holta, gjatĂ« punĂ«s nĂ« njĂ« kantier ndĂ«rtimi, dyshohet se aksidentalisht ka rrĂ«shkitur njĂ« masiv dheu, dhe pĂ«r pasojĂ« kanĂ« humbur jetĂ«n shtetasit A. B., 22-vjeç dhe E. Ll., 32-vjeç”,- njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Kujtomë që vetëm pak ditë më parë, një rast i ngjashëm tragjik ndodhi në zonën e Klosit, ku pas shembjes së një masivi të kromit humbi jetën 29-vjeçari Ardit Beshiri.

The post E rëndë në Gramsh/ Masivi i dheut zë poshtë punëtorët, humbin jetën dy të rinjtë appeared first on Albeu.com.

Historia/ Pse 1 Maji është dita e punëtorëve

By: user 6
1 May 2025 at 22:25

1 Maji, Dita e Punëtorëve. Sot është pothuajse automatike për ne që ta lidhim ditën e parë të këtij muaji me këtë përvjetor. Por zgjedhja për të kujtuar këtë ditë i ka rrënjët në luftërat e fundit të shekullit të 19-të, në një periudhë në të cilën ndërgjegjësimi për të drejtat e punëtorëve po rritej.

Zyrtarisht, “shpikja” e 1 Majit daton qĂ« nga kongresi i Internacionales sĂ« DytĂ«, i cili u mbajt nĂ« Paris nĂ« vitin 1889 (data dhe vendi u zgjodhĂ«n pĂ«r tĂ« pĂ«rkujtuar 100-vjetorin e sulmit ndaj BastijĂ«s). Me atĂ« rast u vendos tĂ« promovohej njĂ« demonstrim global (dhe i njĂ«kohshĂ«m) pĂ«r t’u lejuar punĂ«torĂ«ve tĂ« kĂ«rkonin njĂ«zĂ«ri mĂ« shumĂ« tĂ« drejta nĂ« punĂ«.
Zgjedhja rastisi në këtë datë në kujtim të një aksidenti të rëndë që kishte ndodhur në

Çikago nĂ« vitin 1886, kur njĂ« grup punĂ«torĂ«sh vendosĂ«n tĂ« demonstronin pĂ«r tĂ« pasur mĂ« shumĂ« marrĂ« masa mbrojtĂ«se. NĂ« atĂ« periudhĂ«, nĂ« fakt, pranohej qĂ« njerĂ«zit punonin edhe mĂ« shumĂ« se 16 orĂ« nĂ« ditĂ« (ideja e 8 orĂ«ve tĂ« punĂ«s nĂ« ditĂ« lindi nĂ« fund tĂ« shekullit tĂ« 19-tĂ«), nĂ« kushte katastrofike higjienike dhe sanitare dhe duke rrezikuar jetĂ«n e tyre pĂ«r ato qĂ« sot konsiderohen punĂ« tĂ« sigurta. Protesta zgjati 3 ditĂ« dhe u shtyp me gjak, duke shĂ«nuar 11 tĂ« vrarĂ«. ©LAPSI.al

The post Historia/ Pse 1 Maji është dita e punëtorëve appeared first on Lapsi.al.

1 Maji, protestë në kryeqytet për të drejtat e punonjësve

TIRANË, 1 maj/ATSH/ Unioni i Sindikatave tĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe Qendra pĂ«r tĂ« drejtat nĂ« punĂ« kanĂ« organizuar sot nĂ« kryeqytet njĂ« protestĂ«, nĂ« DitĂ«n NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« PunĂ«torĂ«ve.

Në këtë protestë, të pranishëm ishin punëtorë nga sektorë të ndryshëm në vend, sindikalistë dhe aktivistë, të cilët kërkuan kushte më të mira, paga më të larta dhe trajtim me dinjitet për ta.

“Kriza mĂ« e madhe sot Ă«shtĂ« mungesa e punĂ«torĂ«ve sepse ikin. Por, nĂ«se duam t’i mbajmĂ« nĂ« ShqipĂ«ri duhet t’i paguajmĂ« mirĂ« e t’i trajtojmĂ« me dinjitet”, u shpreh Gertjana Hasalla, nga Qendra pĂ«r tĂ« Drejtat nĂ« PunĂ«.

Gjatë protestës, foli edhe Gent Stroni nga Sindikata e punonjësve të shëndetësisë, i cili kërkoi më shumë dinjitet në punë për kolegët e tij dhe punonjësit shqiptarë në sektorë të tjerë.

“U bĂ«j thirrje tĂ« gjithĂ« punĂ«torĂ«ve, tĂ« vrasin frikĂ«n pĂ«r tĂ« protestuar pĂ«r tĂ« drejtat e tyre dhe tĂ« organizohen nĂ« sindikata. TĂ« kĂ«rkojnĂ« tĂ« drejtat e tyre”, tha Ilia Kondi nga Unioni i Sindikatave tĂ« ShqipĂ«risĂ«.

Dita NdĂ«rkombĂ«tare e PunĂ«torĂ«ve i ka fillesat prej ngjarjeve tĂ« majit tĂ« 1886-Ă«s, kur 400 mijĂ« punĂ«torĂ« tĂ« SHBA-sĂ« dolĂ«n nĂ« grevĂ«, duke kĂ«rkuar njĂ« ditĂ« pune 8-orĂ«she. Greva filloi nĂ« mĂ«nyrĂ« paqĂ«sore, por nĂ« ditĂ«n e tretĂ« tĂ« protestave nĂ« Çikago pati dhunĂ«. Policia qĂ«lloi mbi punĂ«torĂ«t e paarmatosur, duke vrarĂ« disa prej tyre. TĂ« nesĂ«rmen pati protesta tĂ« tjera dhe dikush hodhi njĂ« bombĂ«. ShtatĂ« oficerĂ« policie dhe katĂ«r punĂ«torĂ« u vranĂ« nga bomba ose tĂ« shtĂ«nat e policisĂ« menjĂ«herĂ« pas bombĂ«s. Personi qĂ« hodhi bombĂ«n nuk u identifikua kurrĂ«, por tetĂ« punĂ«torĂ« u arrestuan. ShtatĂ« prej tyre u dĂ«nuan me vdekje dhe njĂ« prej tyre u dĂ«nua me 15 vjet burg. /j.p/

Nga protesta e USSH dhe QDP në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve
1 nga 4

The post 1 Maji, protestë në kryeqytet për të drejtat e punonjësve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosovë/ Punëtorët protestojnë për të drejtat e tyre, kërkojnë rritjen e pagave

By: Ardit
1 May 2025 at 14:14

Me moton “Qeveri – Kompani, Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« vonĂ«, kthjelluni ose lamtumirĂ«â€, Federata Sindikale e PunĂ«torĂ«ve TeknikĂ« tĂ« Sektorit Privat tĂ« KosovĂ«s ka protestuar nĂ« PrishtinĂ« mĂ« 1 maj, nĂ« DitĂ«n NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« PunĂ«torĂ«ve. Kreu i SindikatĂ«s, Jusuf Azemi, ka thĂ«nĂ« se punĂ«torĂ«t e sektorit privat tĂ« KosovĂ«s janĂ« “trajtuar si skllevĂ«r” nga ana e institucioneve, [
]

The post Kosovë/ Punëtorët protestojnë për të drejtat e tyre, kërkojnë rritjen e pagave appeared first on BoldNews.al.

Për çfarë protestojnë punëtorët shqiptarë këtë 1 Maj?

By: Ardit
1 May 2025 at 12:32

“Paga shqiptare, çmime evropiane!” Ă«shtĂ« slogani qĂ« mbledh punĂ«torĂ«t shqiptarĂ« nĂ« protestĂ« kĂ«tĂ« “1 Maj”. Rritja e ndjeshme e kostos sĂ« jetesĂ«s kundrejt pagave tĂ« ulĂ«ta qĂ« ofrojnĂ« sektorĂ« tĂ« ndryshĂ«m tĂ« ekonomisĂ« nĂ« vend Ă«shtĂ« kryefjala e organizimit, qĂ« fokusohet te kĂ«rkesat pĂ«r paga dinjitoze dhe kushte tĂ« sigurta pune. Koordinatori KombĂ«tar i Unionit [
]

The post Për çfarë protestojnë punëtorët shqiptarë këtë 1 Maj? appeared first on BoldNews.al.

“ShqipĂ«ria sot ka kapital, por jo forcĂ« punĂ«tore”/ Qori: SynojmĂ« pĂ«rmirĂ«simin e kushteve tĂ« punĂ«s

24 April 2025 at 22:47

Kreu i “LĂ«vizjes BashkĂ«â€ Arlind Qori, i ftuar nĂ« ABC News tha se ShqipĂ«ria sot vuan pĂ«r forcĂ« punĂ«tore dhe se shumica mĂ« e madhe e shqiptarĂ«ve po largohen jashtĂ« vendit. Ai shtoi se programi i tij synon qĂ« forca punĂ«tore e ShqipĂ«risĂ« tĂ« mbahet kĂ«tu dhe kjo sipas tij arrihet duke u ofruar kushte [
]

The post “ShqipĂ«ria sot ka kapital, por jo forcĂ« punĂ«tore”/ Qori: SynojmĂ« pĂ«rmirĂ«simin e kushteve tĂ« punĂ«s appeared first on BoldNews.al.

Kostot e punĂ«s nĂ« tĂ« gjithĂ« EvropĂ«n – ku janĂ« ato mĂ« tĂ« larta dhe mĂ« tĂ« ulĂ«ta?

22 April 2025 at 07:40

A keni menduar ndonjëherë se sa varion kostoja e punësimit të dikujt në pjesë të ndryshme të Evropës?

Sipas mediave tĂ« huaja, pĂ«rcjell Telegrafi, nĂ« vitin 2024, kostoja e punĂ«s pĂ«r orĂ« varionte nga 10,6 € nĂ« Bullgari nĂ« 55,2 € nĂ« Luksemburg midis vendeve tĂ« BE-sĂ« sipas Eurostat.

Kostoja mesatare e vlerĂ«suar nĂ« BE ishte 33,5 €.

Kostot më të larta në Evropën Veriore dhe Perëndimore

Kostot më të larta të punës janë të përqendruara në Evropën Veriore dhe Perëndimore, veçanërisht kur Islanda dhe Norvegjia përfshihen krahas vendeve anëtare të BE-së.

TĂ« pesĂ« vendet nordike janĂ« mbi mesataren e BE-sĂ«. Norvegjia, Islanda dhe Danimarka renditen nĂ« katĂ«r vendet e para, secila me kosto pune pĂ«r orĂ« qĂ« i kalon 50 €.

PĂ«rveç tyre, Belgjika (48,2 €), Holanda (45,2 €), Austria (44,5 €), Franca (43,7 €) dhe Gjermania (43,4 €) janĂ« gjithashtu ndĂ«r vendet me kosto tĂ« lartĂ«.

Kostot më të ulëta të punës në Evropën Lindore

Kostot e punĂ«s nĂ« BE janĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«tat nĂ« EvropĂ«n Lindore. Bullgaria (10,6 €), Rumania (12,5 €) dhe Hungaria (14,1 €) kanĂ« normat mĂ« tĂ« ulĂ«ta.

Evropa Jugore sheh kosto tĂ« moderuara. Por ka ende njĂ« hendek tĂ« madh nĂ« krahasim me Veriun. Italia (30,9 €), Spanja (25,5 €), Portugalia (18,2 €) dhe Greqia (16,7 €) hyjnĂ« nĂ« kĂ«tĂ« grup.

Dr. Agnieszka Piasna, studiuese e lartë në Institutin e Sindikatave Evropiane (ETUI) deklaroi se këto dallime të vazhdueshme ndjekin një model shumë të qartë rajonal, me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL) dhe Evropës Jugore që kanë kostot më të ulëta të punës dhe nivelet më të ulëta të pagave. /Telegrafi/

The post Kostot e punĂ«s nĂ« tĂ« gjithĂ« EvropĂ«n – ku janĂ« ato mĂ« tĂ« larta dhe mĂ« tĂ« ulĂ«ta? appeared first on Telegrafi.

Azemi: Kërkohet rritje e pagave për 55 euro për punëtorët e sektorit privat

3 February 2025 at 15:47

Punëtorët e sektorit privat të Kosovës që kryejnë shërbime për institucionet shtetërorë dhe komunale kërkojnë rritje te pagave sikurse punëtorëve te sektorit publik ku rritja e tyre u be nga 55 euro.

Kryetari i Federatës Sindikale të Puntorëve te Sektorit Privat te Kosovës, Jusuf Azemi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka paralajmëruar se të martën udhëheqja e ngushtë e Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës në ora 14:00 në selinë e Sindikatës do të mbaj mbledhje të jashtëzakonshme ku do të specifikohet koha dhe masat e veprimit për realizimin e kësaj rritje që Qeveria e Kosovës e bëri nga ky muaj për sektorin publik.

Ndryshe, ekzekutivi vitin e kaluar kishte vendosur, që nga janar i këtij viti të rris pagat për punonjësit e sektorit publikë për 55 euro në muaj, ndërsa nga korriku do të ketë rritje për 110 euro. /Telegrafi/

The post Azemi: Kërkohet rritje e pagave për 55 euro për punëtorët e sektorit privat appeared first on Telegrafi.

Japonia shënon rritjen më të madhe të numrit të punëtorëve të huaj

By: lia rda
31 January 2025 at 08:56

Japonia ka regjistruar rritjen e saj më të madhe vjetore të numrit të punëtorëve të huaj në rekord, tha qeveria të martën, pasi vendi kërkon të trajtojë mungesën e fuqisë punëtore të përkeqësuar nga një popullsi në plakje.

Në tetor 2024, 2.3 milionë të huaj punonin në arkipelag, një rritje prej rreth 254,000 njerëz nga një vit më parë, njoftoi Ministria Japoneze e Punës.

Kjo është rritja më e madhe që nga fillimi i regjistrimit të të dhënave në vitin 2008.

Numri i punëtorëve të huaj në Japoni është tre herë më i lartë se një dekadë më parë, kur numri ishte 788,000 në 2014.

Japonia ka popullsinë e dytë më të vjetër në botë pas Monakos, dhe për shkak të rregullave relativisht të rrepta të emigracionit, ajo po përballet me një mungesë në rritje të fuqisë punëtore./abcnews.al

Fasoneria nuk u jep punëtorëve rrogat, shumë muaj pa paguar sigurimet

By: Oldi
24 January 2025 at 21:30

MĂ« 9 Janar tĂ« kĂ«tij viti emisioni “Stop” transmetoi denoncimin e zotit Ergin Isa, i cili u drejtua nĂ« redaksinĂ« e “Stop” pasi ka njĂ« rrobaqepĂ«si tĂ« vogĂ«l nĂ« qytetin e DurrĂ«sit dhe herĂ« pas here lidhet me firma tĂ« mĂ«dha, pĂ«r tĂ« marrĂ« punĂ«. NĂ« muajin Prill firmosi njĂ« kontratĂ« me firmĂ«n Do-Al shpk [
]

The post Fasoneria nuk u jep punëtorëve rrogat, shumë muaj pa paguar sigurimet appeared first on BoldNews.al.

Trump publikon “listĂ«n e zezĂ«â€, poshtĂ«ron ish-bashkĂ«punĂ«torĂ«t

By: fra nc
16 January 2025 at 15:54

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka tĂ«rhequr sĂ«rish vĂ«mendjen me komentet e tij nĂ« rrjetin social “Truth Social”. PĂ«rveç se ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se deri tani stafi i tij ka punĂ«suar mbi 1 mijĂ« persona qĂ« do tĂ« shĂ«rbejnĂ« nĂ« administratĂ«n e re dhe do ta bĂ«jnĂ« AmerikĂ«n tĂ« madhe sĂ«rish, Trump nuk Ă«shtĂ« kursyer nĂ« kritikat ironike ndaj ish-bashkĂ«punĂ«torĂ«ve tĂ« tij.

“PĂ«r tĂ« kursyer kohĂ« dhe para, do tĂ« ishte mirĂ« tĂ« mos na rekomandonit njerĂ«z me tĂ« cilĂ«t kemi punuar, si: budallai kokĂ«shkĂ«mb John Bolton, tru-pula Nikki Haley dhe Mike Pence, tradhtari Dick Cheney dhe e bija psikopate Liz, apo gjeneralĂ«t e vjetĂ«r qĂ« vuajnĂ« nga sindroma e çrregullimit Trump. Faleminderit pĂ«r vĂ«mendjen,” u Ă«shtĂ« drejtuar Trump ndjekĂ«sve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trump publikon “listĂ«n e zezĂ«â€, poshtĂ«ron ish-bashkĂ«punĂ«torĂ«t appeared first on Euronews Albania.

Dhjetëra mijëra gjermanë shkojnë për të punuar jashtë vendit

8 January 2025 at 08:49

Paga dukshĂ«m mĂ« tĂ« larta dhe kushte mĂ« tĂ« mira pune – gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« gjermanĂ« duan tĂ« punojnĂ« nĂ« Luksemburg.

Ora tetĂ« e mĂ«ngjesit. Somaeh Metzger troket nĂ« derĂ«n e zonjĂ«s Pennig-Chaussy dhe hyn brenda. “MirĂ«mĂ«ngjes, si jeni?” thotĂ« infermierja. “Gudde Moien,” pĂ«rgjigjet ajo. Marie JosĂ©e Pennig-Chaussy Ă«shtĂ« 94 vjeç dhe prej gjashtĂ« vitesh jeton nĂ« shtĂ«pinĂ« e tĂ« moshuarve “Op Lamp” nĂ« Wasserbillig, Luksemburg. Somaeh Metzger Ă«shtĂ« 50 vjet mĂ« e re. Fillon procedura e zakonshme e kujdesit.

Somaeh Metzger e vesh zonjĂ«n Pennig-Chaussy, e ndihmon tĂ« ngrihet nga shtrati, e vendos nĂ« njĂ« karrige me rrota dhe e çon nĂ« banjĂ«. Pas dhjetĂ« minutash kthehen nĂ« dhomĂ«. Zonja Pennig-Chaussy kujdeset pĂ«r vendosjen e buzĂ«kuqit, edhe pse kujdestarja e ndihmon duke i mbajtur dorĂ«n qĂ« i dridhet. Ato diskutojnĂ« pĂ«r karrierĂ«n e mĂ«parshme teatrore tĂ« zonjĂ«s sĂ« moshuar – herĂ« nĂ« gjermanisht, herĂ« nĂ« gjuhĂ«n e Luksemburgut, me plot fraza nĂ« frĂ«ngjisht.

Shumë më mirë se në Gjermani

Pothuajse 20 vjet mĂ« parĂ«, Somaeh Metzger vendosi tĂ« linte punĂ«n e saj nĂ« njĂ« shtĂ«pi tĂ« moshuarish nĂ« Gjermanidhe shkoi nĂ« Luksemburgun fqinj. Ajo mĂ«soi gjuhĂ«n luksemburgase nĂ« njĂ« kurs tĂ« organizuar nga punĂ«dhĂ«nĂ«si i saj. Nga shtĂ«pia e saj nĂ« Trier tĂ« GjermanisĂ«, ku jeton me familjen e saj, deri nĂ« vendin e saj tĂ« punĂ«s janĂ« vetĂ«m 13 kilometra. “Nuk jam penduar pĂ«r vendimin tim pĂ«r asnjĂ« sekondĂ«â€, thotĂ« Metzger.

TĂ« tillĂ« qĂ« shkojnĂ« nĂ« punojnĂ« nĂ« Luksemburg nga Gjermania ka shumĂ«. Sipas Institutit KombĂ«tar tĂ« Statistikave, mbi 52,000 gjermanĂ« punojnĂ« atje – 30 pĂ«r qind mĂ« shumĂ« se njĂ« dekadĂ« mĂ« parĂ«. Shumica dĂ«rrmuese e tyre ende jetojnĂ« nĂ« Gjermani dhe shkojnĂ« nĂ« punĂ« nĂ« Luksemburg. VetĂ«m nĂ« sektorin e shĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe kujdesit social janĂ« tĂ« regjistruar 6,300 gjermanĂ«, mes tyre tĂ« paktĂ«n 4000 kujdestarĂ« si Somaeh Metzger.

Kjo shihet edhe nĂ« vendin e saj tĂ« punĂ«s: mbi 80 pĂ«r qind e 147 punonjĂ«sve nĂ« shtĂ«pinĂ« e tĂ« moshuarve “Op Lamp” janĂ« gjermanĂ« qĂ« kujdesen pĂ«r 81 banorĂ«t e shtĂ«pisĂ« sĂ« tĂ« moshuarve. “Ne nuk po kĂ«rkojmĂ« veçanĂ«risht kujdestarĂ« nga Gjermania,” thotĂ« drejtoresha Mireille Wirtz-Lenertz. Por nĂ« rajonin kufitar u pĂ«rhap lajmi se kushtet e punĂ«s nĂ« Luksemburg janĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« mira se nĂ« Gjermani. Nuk ka pothuajse asnjĂ« orĂ« mĂ« shumĂ« jashtĂ« orarit tĂ« punĂ«s, punonjĂ«sit respektohen, ndĂ«rsa paga Ă«shtĂ« pothuajse dyfish mĂ« e lartĂ« se nĂ« Gjermani. “UnĂ« fitoj mĂ« shumĂ« nĂ« Luksemburg duke punuar 60% tĂ« orarit, sesa nĂ« Gjermani kur punoja me orar tĂ« plotĂ«,” thotĂ« Metzger.

Shqetësime ka edhe në Luksemburg

Luksemburgu me 670 mijĂ« banorĂ«, sĂ« fundmi ka rritur sĂ«rish pagat e punonjĂ«sve nĂ« kujdesin e tĂ« moshuarve dhe tĂ« sĂ«murĂ«ve. Me dhjetĂ« vjet shĂ«rbim, njĂ« kujdestare nĂ« njĂ« shtĂ«pi pĂ«r tĂ« moshuar fiton rreth 65,000 euro nĂ« vit – plus bonuse. NdĂ«rsa njĂ« infermiere mund tĂ« marrĂ« rreth 100,000 euro.

Luksemburgu me sa duket Ă«shtĂ« gati t’i paguajĂ« kujdestarĂ«t edhe mĂ« mirĂ«, sepse popullsia edhe atje po plaket. Sipas vlerĂ«simit tĂ« shoqatĂ«s sĂ« kujdestarĂ«ve Copas, nĂ« pesĂ« vitet e ardhshme do tĂ« jetĂ« e nevojshme tĂ« plotĂ«sohen 4000 vende pune shtesĂ« nĂ« sektorin e pĂ«rkujdesit: kujdestarĂ«, infermiere, fizioterapistĂ« e deri tek asistentĂ«t e kuzhinĂ«s. Por nĂ« Luksemburg, vetĂ«m pak mĂ« shumĂ« se 100 kujdestarĂ« pĂ«rfundojnĂ« trajnimin e tyre çdo vit. TashmĂ« rreth 50 pĂ«rqind e infermierĂ«ve vijnĂ« nga vendet fqinje. Wirtz-Lenertz ka frikĂ« se do tĂ« bĂ«het mĂ« e vĂ«shtirĂ« pĂ«r tĂ« gjetur kujdestarĂ« nga Gjermania nĂ« vitet e ardhshme.”Pagat po rriten edhe atje,” thotĂ« ajo. Por ajo Ă«shtĂ« e sigurt pĂ«r kushte mĂ« tĂ« mira pune, taksa mĂ« tĂ« ulĂ«ta dhe sigurisht pensione mĂ« tĂ« mira nĂ« Luksemburg.

Gjendja në Gjermani

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, Ă«shtĂ« njĂ« fatkeqĂ«si pĂ«r shtĂ«pitĂ« e tĂ« moshuarve dhe spitalet nĂ« anĂ«n gjermane tĂ« kufirit. VetĂ«m nga spitali Barmherzige BrĂŒder nĂ« Trier, 25 deri nĂ« 30 infermierĂ« nisen pĂ«r nĂ« Luksemburg çdo vit, thotĂ« Jörg Mogendorf, drejtor i departamentit tĂ« infermierisĂ« sĂ« spitalit, “Tendenca po rritet”, shpjegon ai. Edhe Dhoma e PunĂ«torĂ«ve tĂ« Kujdesit tĂ« shtetit tĂ« Rheinland-Pfalz dĂ«shmon se situata “nuk Ă«shtĂ« pĂ«rmirĂ«suar aspak. PĂ«rkundrazi: Ă«shtĂ« pĂ«rkeqĂ«suar”. Presidenti Markus Mai mendon se pak mund tĂ« bĂ«het kundĂ«r pagave tĂ« shkĂ«lqyera nĂ« vendet fqinje: “E vetmja gjĂ« qĂ« mund tĂ« bĂ«het Ă«shtĂ« rritja e pĂ«rgjithshme e numrit tĂ« punonjĂ«sve nĂ« rajonet e prekura. Por Dhoma jonĂ« ka pak ndikim ose mundĂ«si pĂ«r tĂ« ndryshuar gjendjen”.

Nuk kthehem!

Somaeh Metzger nuk do tĂ« kthehet nĂ« Gjermani: “NĂ« Gjermani kam qenĂ« pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r nĂ«ntĂ« ose dhjetĂ« tĂ« moshuar nĂ« njĂ« turn, kam punuar shpesh 15 ditĂ« pa pushim. NĂ« Luksemburg, kam pesĂ« persona pĂ«r tĂ« cilĂ«t kujdesem”. Ajo nuk beson se gjĂ«rat do tĂ« ndryshojnĂ«. NĂ« Luksemburg, punĂ«dhĂ«nĂ«si respekton dĂ«shirat e saj kur organizon orarin. Somaeh Metzger Ă«shtĂ« jashtĂ«zakonisht e kĂ«naqur: “UnĂ« mund tĂ« balancoj punĂ«n dhe jetĂ«n time private pa vĂ«shtirĂ«si”. NĂ« Gjermani ka gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« qĂ« mendojnĂ« si Metzger dhe largohen, jo vetĂ«m nĂ« sektorin e kujdesit. /DW/

 

 

The post Dhjetëra mijëra gjermanë shkojnë për të punuar jashtë vendit appeared first on Telegrafi.

Në Berat ullinjtë ngelen në pemë/ Mungojnë punëtorët dhe infrastruktura e shkatërruat

By: Oldi
7 January 2025 at 16:05

Theodhori Bello nga fshati Gjeroven, rreth 10 kilometra nga Berati, u kthye nga emigrimi i gjatë në Greqi për të investuar në kultivimin e ullirit. Por pasi derdhi kursimet e 27 viteve punë në emigrim për ngritjen e një fabrike moderne të prodhimit të vajit të ullirit, ai e gjeti veten para vështirësive që nuk [
]

The post Në Berat ullinjtë ngelen në pemë/ Mungojnë punëtorët dhe infrastruktura e shkatërruat appeared first on BoldNews.al.

PunĂ«torĂ«t e fasonerisĂ« “Altek” dalin nĂ« protestĂ«: Po na shkelen tĂ« drejtat!

6 January 2025 at 12:54

Rreth 200 punĂ«torĂ« tĂ« fasonerisĂ« “Altek” nĂ« KrujĂ« kanĂ« bojkotuar punĂ«n dhe kanĂ« dalĂ« kĂ«tĂ« tĂ« hĂ«nĂ« nĂ« protestĂ«, pasi pretendojnĂ« se iu janĂ« shkelur tĂ« drejtat dhe kĂ«rkojnĂ« zgjidhje tĂ« menjĂ«hershme nga kompania. MĂ« konkretisht, shpĂ«rbilimi i fundvitit nuk iu Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« kĂ«tĂ« vit nga ana e punĂ«dhĂ«nĂ«sit, ndryshe nga vitet e tjera, duke [
]

The post PunĂ«torĂ«t e fasonerisĂ« “Altek” dalin nĂ« protestĂ«: Po na shkelen tĂ« drejtat! appeared first on BoldNews.al.

Punëtorët në Francë në grevë/ Ndërpritet energjia elektrike

By: Mirgen
10 December 2024 at 19:28

Greva e punëtorëve në impiantet bërthamore dhe hidrike ndërpreu energjinë elektrike në Francë. Rreth 2.5 gigavat (GW) të prodhimit të energjisë elektrike në Francë u ndërprenë nga një greva e operuar nga gjiganti shtetëror i energjisë EDF të martën, sipas të dhënave nga kompania. Gati 1 gigavat i prodhimit të energjisë hidrikë u largua nga [
]

The post Punëtorët në Francë në grevë/ Ndërpritet energjia elektrike appeared first on BoldNews.al.

Shkodra e zbrazët, punëtorët shkojnë në Mal të Zi

By: user 5
5 December 2024 at 18:25

Qindra punëtorë nga Shkodra dhe rrethinat e gdhijnë dhe e ngrysin ditën në doganë, ndërsa udhëtojnë çdo ditë drejt Malit të Zi për punë më të paguar dhe trajtim më të drejtë.

Nga Emi Kalaja

PĂ«r Ilir DibrĂ«n, marangoz nga Shkodra, puna nĂ« Mal tĂ« Zi nuk ishte njĂ« zgjedhje e lehtĂ«, por njĂ« nevojĂ« e diktuar nga vĂ«shtirĂ«sitĂ« ekonomike nĂ« qytetin e tij. Ai punon prej nĂ«ntĂ« vitesh si marangoz nĂ« Ulqin – ku thotĂ« se kushtet e punĂ«s dhe pagat janĂ« mĂ« tĂ« mira se nĂ« ShqipĂ«ri.

“KĂ«tu pagat pĂ«r punimin e drurit janĂ« mĂ« tĂ« larta. Jemi tĂ« pajisur me letra pune dhe na paguhen sigurimet shoqĂ«rore. Shpresoj qĂ« shumĂ« shpejt tĂ« na njihen kĂ«to vite, sepse numri i shqiptarĂ«ve qĂ« punojnĂ« kĂ«tu Ă«shtĂ« i konsiderueshĂ«m,” tha Dibra.

Dibra është vetëm një nga qindra banorët e qarkut të Shkodrës, të cilët po punojnë në vendin fqinj të Malit të Zi. Ndërsa statistikat zyrtare mungojnë, përfaqësues të pushtetit vendor thonë se qindra punëtorë nga zona e Shkodrës dhe rrethinat udhëtojnë çdo ditë për punë në Mal të Zi, kryesisht në Ulqin.

“Kjo lĂ«vizje e banorĂ«ve nga e gjithĂ« zona dhe fshatrat, qĂ« janĂ« afĂ«r kufirit me Malin e Zi, ka bĂ«rĂ« qĂ« tĂ« ketĂ« njĂ« largim tĂ« fuqisĂ« punĂ«tore pĂ«r shkak tĂ« nivelit tĂ« pagave,” thotĂ« Adnan Shullani, administrator i NjĂ«sisĂ« Administrative Ana e Malit, zonĂ« kufitare me Malin e Zi.

Në pikën kufitare të Muriqanit, punëtorët kalojnë të ndarë në grupe çdo mëngjes.

Eraldi dhe Ili, dy të rinj nga Muriqani, i thanë BIRN se nisen çdo mëngjes në orën 5:00 dhe kthehen mbrapsht rreth orës 16:00. Djemtë thonë se u detyruan të kërkojnë punë në Mal të Zi, pasi me mbarimin e shkollës nuk arritën të gjenin hapësirë në tregun e punës në vendin e tyre.

“Pothuajse gjithĂ« djemtĂ« e rinj tĂ« zonĂ«s nisin punĂ« atje, disa merren me sektorin e turizmit dhe disa tĂ« tjerĂ« me vjeljen e frutave tĂ« stinĂ«s. PatĂ«m ofertĂ« nga njĂ« fabrikĂ«, e cila neve si fillestarĂ« na ofroi 30 euro ditĂ«n e punĂ«s, e mĂ« pas mund tĂ« kalonim me 50 euro ditĂ«n,” thotĂ« Eraldi.

TĂ« rinjtĂ« thonĂ« se kushtet e punĂ«s nĂ« vendin fqinj janĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« mira se nĂ« ShkodĂ«r. Veç njĂ« page tĂ« kĂ«naqshme, ta kanĂ« tĂ« siguruar transportin, drekĂ«n dhe njĂ« orĂ« pushim nĂ« ditĂ«. “NĂ« zonĂ«n tonĂ« kjo konsiderohet luks,” thonĂ« ata.

Megjithatë, një situatë e tillë ka sjellë efektet e saj në tregun vendas, veçanërisht në Shkodër dhe Malësi të Madhe, dhe në zonat në afërsi të pikave kufitare, si ajo e Muriqanit dhe e Hanit të Hotit.

Me largimin e profesionistëve dhe të rinjve drejt Malit të Zi, bizneset lokale apo familjare në sektorë si ndërtimi, mobilieria dhe prodhimi po përballen me vështirësi në gjetjen e fuqisë punëtore të kualifikuar.

“Kjo ka bĂ«rĂ« qĂ« shumĂ« biznese tĂ« pĂ«rballen me vĂ«shtirĂ«si dhe tĂ« kthehen nĂ« biznese familjare, ku tĂ« gjithĂ« punojnĂ« sĂ« bashku, pasi Ă«shtĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« gjesh fuqi punĂ«tore. Konkurrenca nĂ« paga Ă«shtĂ« ajo qĂ« ndikon nĂ« kĂ«tĂ« fenomen,” thotĂ« Shullani.

Administratori i Anës së Malit thotë se fenomeni u bë i dukshëm kur u hap dogana e përbashkët që lidh Shqipërinë me Malin e Zi në Muriqan.

“KĂ«rkesat pĂ«r punĂ«torĂ« nga Ulqini dhe mĂ« pas edhe nga qytetet e tjera me paga mĂ« tĂ« larta se ato tĂ« bizneset private nĂ« ShqipĂ«ri kanĂ« shtyrĂ« banorĂ«t tĂ« kĂ«rkojnĂ« punĂ« matanĂ« kufirit. NjĂ« pjesĂ« e tyre udhĂ«tojnĂ« çdo ditĂ« nĂ« mĂ«ngjes dhe kthehen pasdite, ndĂ«rsa ka edhe nga ata qĂ« qĂ«ndrojnĂ« pĂ«r javĂ« tĂ« tĂ«ra dhe kthehen vetĂ«m nĂ« fundjavĂ«,” thotĂ« ai.

Të dhëna zyrtare për këtë emingrim ditor apo javor nuk ka, pavarësisht se fluksi është i dukshëm. Policia vendore e Shkodrës, përmes një emaili zyrtar i tha BIRN se ata nuk shënonin arsyet e kalimit të kufirit dhe nuk kishin statistikë. Kjo mungesë e të dhënave zyrtare krijon një boshllëk në kuptimin e plotë të fenomenit dhe ndikimit që ai ka në tregun e punës në Shqipëri.

Simon Shkreli, gazetar dhe aktor në Teatrin Migjeni, i cili është me origjinë nga Ulqini, thotë se fenomeni është gjithnjë e më i ndjeshëm.

“NĂ« ShkodĂ«r Ă«shtĂ« jashtĂ«zakonisht e vĂ«shtirĂ« tĂ« gjesh njĂ« person pĂ«r njĂ« shĂ«rbim minimal, si p.sh. njĂ« elektricist pĂ«r ndryshimin e njĂ« prize apo njĂ« hamall. Sa pĂ«r brigadat e ndĂ«rtimit, ato nuk ekzistojnĂ« mĂ«. NĂ« bujqĂ«si dhe blegtori, fermerĂ«t janĂ« detyruar tĂ« pakĂ«sojnĂ« tufat dhe tĂ« ulin prodhimet pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« punĂ«torĂ«ve. Kjo ka ndikuar jashtĂ«zakonisht shumĂ« negativisht,” thotĂ« Shkreli.

Sipas Shkrelit, Ulqini nuk ofronte mundësi vite më parë, por së fundmi është transformuar në një qytet ku turizmi dhe prodhimtaria janë përherë e më shumë në rritje.

“Pas diplomimit nĂ« Fakultetin e Arteve nĂ« PrishtinĂ«, nĂ« vitin 2004, u ktheva nĂ« Ulqin. Por aty, ashtu si edhe sot, nuk kishte as teatĂ«r, as kinema, as galeri arti. Media ishte njĂ« fjalĂ« e madhe pĂ«r tĂ« pĂ«rshkruar atĂ« qĂ« mund tĂ« quhej media lokale,” kujton ai.

Ai thotë se para 10 vitesh Ulqini kishte emigracion të madh, por tani mund të flitet për migrim të brendshëm. Zonat rurale rreth qytetit po afrohen gjithnjë e më shumë në periferi, dhe kjo për shkak të planit urbanistik që lejon ndërtimin e 25,000 objekteve.

“Kjo ka krijuar nevojĂ« pĂ«r shumĂ« punĂ«torĂ«, dhe numri i shqiptarĂ«ve qĂ« punojnĂ« nĂ« Mal tĂ« Zi Ă«shtĂ« rritur”, thotĂ« ai.

Në Ulqin ka rreth 550 punëtorë shqiptarë që punojnë gjatë gjithë vitit në sektorë të ndryshëm, si ndërtimi dhe hoteleria. Gjatë sezonit të verës, ky numër rritet edhe më shumë, pasi pagesat janë më të larta dhe trajtimi është më i mirë.

Sipas tij paga ditore nĂ« Ulqin Ă«shtĂ« 40 euro pĂ«r 8 orĂ« pune dhe ka tĂ« garantuar ushqimin dhe fjetjen. “Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse ka kaq shumĂ« shqiptarĂ« qĂ« punojnĂ« nĂ« Mal tĂ« Zi. NĂ« fund tĂ« ditĂ«s, secili punon aty ku paguhet mĂ« shumĂ«,” pĂ«rfundon Shkreli.

The post Shkodra e zbrazët, punëtorët shkojnë në Mal të Zi appeared first on Lapsi.al.

‘Shkop dhe karrotë’: Bashkia thyen grevĂ«n e punonjĂ«sve tĂ« pastrimit

By: user 5
2 December 2024 at 20:00

Nga Valbona Davidhi

Mbi 30 punonjës të ndërmarrjes së pastrimit për zonat rurale në bashkinë e Fierit njoftuan më 18 nëntor nisjen e një greve pa afat dhe listuan si kërkesa rritjen e pagës, kushte më të mira të punës dhe respektim të disa të drejtave, përfshi lejet vjetore që thanë se nuk i merrnin.

Por vetëm një ditë pas shpalljes së grevës pa afat, punonjësit e pastrimit të zonave rurale në bashkinë e Fierit u rikthyen në punë pa iu plotësuar kërkesat dhe pa u shqyrtuar pretendimet e ngritura.

Një nga punonjësit, i cili foli me BIRN në kushtet e anonimatit për shkak të frikës për vendin e punës, tha se greva dështoi që të nesërmen, pasi punonjësit u kontaktuan nga zyrtarë të bashkisë që premtuan kushte më të mira dhe një pagë të 13-të. Ai tha gjithashtu se njëri prej organizatorëve u penalizua, duke u transferuar në turnin e natës.

“Kur vajta ditĂ«n tjetĂ«r te parku (vendparkimi i automjeteve tĂ« pastrimit tĂ« bashkisĂ« ku nisi greva e punonjĂ«sve), nuk ishte asnjĂ« nga kolegĂ«t, ishin shpĂ«rndarĂ« nĂ« punĂ«. I kishin marrĂ« nĂ« telefon qĂ« atĂ« natĂ«. KĂ«shtu u detyrova edhe unĂ« tĂ« nis punĂ«n, se e kemi bukĂ«n e gojĂ«s,” tha punonjĂ«si.

“Ta gjejnĂ« kleçkĂ«n kĂ«ta e tĂ« heqin nga puna”, shtoi ai duke iu referuar eprorĂ«ve.

NjĂ« tjetĂ«r punonjĂ«s, pjesĂ«marrĂ«s i grevĂ«s i tha BIRN se punonjĂ«sit ishin takuar ditĂ«n tjetĂ«r me zyrtarĂ«t e bashkisĂ«, ku u ishte premtuar se do t’u jepet paga e 13-tĂ« dhe do tĂ« furnizoheshin me mjete dhe veshje shtesĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar kushtet e punĂ«s.

“Jo, ne e ndaluam grevĂ«n se ata na premtuan pagĂ« tĂ« 13-tĂ«. Na thanĂ« qĂ« do sjellin veshje dhe pajisje tĂ« reja dhe do pĂ«rmirĂ«sojnĂ« kushtet e punĂ«s. Tani s’e dimĂ« kur do na e hedhin pagĂ«n kĂ«tĂ« vit apo nga fillimin e vitit tjetĂ«r,” tha Enver Licaj, punonjĂ«s i NdĂ«rmarrjes sĂ« Pastrimit nĂ« BashkinĂ« e Fierit

Emiljano Skenda, drejtor i NdĂ«rmarrjes sĂ« Pastrimit nĂ« bashki, i pranon problemet e denoncuara nga punonjĂ«sit, por tha se ata po pĂ«rpiqeshin qĂ« t’u jepnin zgjidhje.

“Ajo qĂ« kemi bĂ«rĂ« menjĂ«herĂ« pas protestĂ«s se punonjĂ«sve, e cila duhet ta theksoj, mund tĂ« ishte shmangur nĂ«se punĂ«torĂ«t do tĂ« drejtoheshin fillimisht nĂ« drejtori sepse do t’i kishim dhĂ«nĂ« zgjidhje problematikĂ«s, Ă«shtĂ« se kemi shlyer dhe po shlyejmĂ«, pagesat e orĂ«ve shtesĂ« dhe lejet vjetore tĂ« prapambetura,” tha Skenda.

Skenda pranoi se punonjĂ«sve u ishte premtuar njĂ« pagĂ« e 13-tĂ«, por tha se kjo nuk ishte kompetencĂ« e ndĂ«rmarrjes dhe ai thjeshtĂ« e dinte qĂ« po diskutohej. SkĂ«ndaj tha se menjĂ«herĂ« pas grevĂ«s punonjĂ«sit ishin pajisur me uniforma tĂ« reja dhe shtoi se kishte vetĂ«m pak javĂ« nĂ« detyrĂ«, duke lĂ«nĂ« tĂ« kuptohet se s’kishte pasur dijeni pĂ«r problematikat.

Për më shumë se dy javë pas fillimit të grevës dhe denoncimit të trajtimit të padrejtë në punë, punonjësit thanë se nuk u kontaktuan nga Inspektorati i Punës dhe se askush veç zyrtarëve të bashkisë nuk u interesua për ta.

“Nuk na ka kontaktuar asnjĂ« tjetĂ«r pĂ«rveç takimit qĂ« patĂ«m me drejtuesit nĂ« bashki, ku na thanĂ« se do na paguajnĂ« vĂ«shtirĂ«si pune, pagĂ« tĂ« 13-tĂ«, do na paguajnĂ« pĂ«r orĂ«t shtĂ«sĂ« dhe do na japin pajisje tĂ« reja, veshje etj”, tha Enver Licaj pĂ«r BIRN.

BIRN mësoi se Inspektorati i Punës u vu në lëvizje vetëm dy javë pas grevës. Drejtoresha e Inspektoriatit për rajonin, Tereza Lacaj tha se inspektimi si procedurë nis kryesisht sa herë ka pretendime apo denoncime nga punonjësit. Ajo tha se inspektimi për rastin nisi të hënën më 2 dhjetor dhe se vonesa vinte pasi ata ishin angazhuar në një procedurë tjetër.

“Ne jemi duke u marrĂ« me njĂ« tjeter inspektim kĂ«tĂ« periudhĂ«, ndaj rasti i punonjĂ«sve tĂ« bashkisĂ« sĂ« Fierit do tĂ« hapet sot si procedurĂ«. Inspektimi nĂ« tĂ« tilla raste kĂ«rkon kohĂ«, por ajo qĂ« mund tĂ« themi nĂ« kĂ«tĂ« moment Ă«shtĂ« se pretendimet e punonjĂ«sve, edhe kur ato bĂ«hen vetĂ«m nĂ« media, janĂ« shkak pĂ«r nisjen e procedurĂ«s sĂ« inspektimit,” tha Lacaj pĂ«r BIRN.

Ndërmarrja e Pastrimit në bashkinë e Fierit ka 150 punonjës që paguhen me pagën minimale prej 40,100 (bruto) lekësh, por brigada e pastrimit të zonave rurale punon në kushte të vështira për shkak të mungesës së mjeteve dhe heqjes së koshave në zonat rurale./BIRN

The post ‘Shkop dhe karrotë’: Bashkia thyen grevĂ«n e punonjĂ«sve tĂ« pastrimit appeared first on Lapsi.al.

❌
❌