Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 10 August 2025Main stream

Teoria “Blue Mind”, sekreti i një pushimi të mrekullueshëm pranë ujit

By: Megi Dumi
10 August 2025 at 13:33

Shumë njerëz, kur planifikojnë pushimet, fokusohen te vizitat në destinacionet më të famshme, restorantet e njohura dhe përfshirja e sa më shumë aktiviteteve në itinerar. Por sipas teorisë “Blue Mind”, sekreti i një udhëtimi vërtet relaksues mund të mos jetë “sa shumë bëni”, por sa afër ujit ndodheni.

“Blue Mind” është ideja se të qëndruarit pranë ujit, det, liqen apo lumë, ka një efekt qetësues mbi trurin, ul stresin dhe pastron mendjen nga zhurma e përditshme. Leigh Barnes nga Intrepid Travel shprehet se pranë ujit ndihesh sikur bën një frymëmarrje të thellë lehtësuese.

Po ashtu, blogerja e udhëtimeve Esther Susag beson se kjo është arsyeja pse ndihesh i çlodhur pranë detit ose pas notit në liqen, nuk ka të bëjë me turizëm aktiv, por me rigjetjen e qetësisë së brendshme.

Studimet e mbështesin këtë ide, duke treguar se afërsia me ujin ul ritmin e rrahjeve të zemrës, redukton ankthin dhe rrit ndjenjat e mirëqenies, madje pa qenë e nevojshme të hysh në ujë.

Graham Carter nga Cruise Croatia e përshkruan si një gjendje pothuajse meditative, e nxitur nga tingulli ritmik i valëve dhe horizontet e pafundme blu.

Michael Clarke nga Sandals Resorts e krahason “Blue Mind” me të kundërtën e “Red Mind” – një gjendje e tejmbushur me stres, ankth dhe lodhje.

Përfitimet e pushimeve pranë ujit janë të shumta. Sipas Barnes, uji tërheq natyrshëm, ndihmon të shkëputesh nga zhurma e teknologjisë dhe të përqendrohesh te e tashmja. Ky trend ka rritur kërkesën për aktivitete si kajak, snorkeling, ecje përgjatë bregdetit apo zhytje në gjire të fshehura.

Susag thekson se ky lloj udhëtimi është veçanërisht rigjenerues pas periudhave të ngarkuara pune ose pas përjetimit të burnout. Mike Larragueta nga Visit Reno Tahoe shton se nuk nevojiten shuma të mëdha monetare, mjafton të kesh pranë një liqen, lumë, pishinë apo burim termal për të përjetuar efektin qetësues.

Megjithatë, ky stil pushimi nuk është për të gjithë. Ata që preferojnë një axhendë të mbushur mund ta kenë të vështirë të pranojnë ritmin e ngadaltë dhe momentet pa plan. Michael Farb nga Boatsetter thekson se kërkon qëllim dhe zgjedhje të kujdesshme të destinacionit. Jonathan Alder nga Jonathan’s Travels sugjeron përshtatjen e mjedisit “blu” me rehatinë personale, nga kasollet ujë (bungalow) deri te resortet bregdetare pranë qyteteve.

Për të përfituar maksimalisht nga “Blue Mind”, ekspertët rekomandojnë të zgjidhni vende ku uji është pjesë e pandashme e përvojës dhe të vendosni qëllimisht momente të pakushtëzuara: një not çdo mëngjes, shikimin e lindjes ose perëndimit të diellit mbi det, lexim në kuvertë ose thjesht vështrimin e horizontit. Barnes sugjeron edhe ture të vogla me guida lokale për të shmangur stresin e planifikimit.

Në thelb, teoria “Blue Mind” na kujton se ndonjëherë pushimet më të mira nuk maten me sa shumë bëjmë, por me sa thellë ndjejmë qetësinë, dhe shpesh, kjo qetësi gjendet pranë ujit. / Huffpost, Shqip.al

The post Teoria “Blue Mind”, sekreti i një pushimi të mrekullueshëm pranë ujit appeared first on Revista Monitor.

Before yesterdayMain stream

Gjykata italiane pushon hetimin ndaj Melonit për lirimin e komandatit libian

4 August 2025 at 22:41

Trupa gjyqësore ka pushuar hetimet ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni, e cila ishte vënë nën hetim pas lirimit të një oficeri policie nga Libia, i cili kërkohej nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN). Osama Elmasry Njeem u lirua në janar dhe u riatdhesua me një avion shtetëror italian, vetëm pak ditë pasi ishte arrestuar në qytetin […]

The post Gjykata italiane pushon hetimin ndaj Melonit për lirimin e komandatit libian appeared first on BoldNews.al.

SPAK çon për gjykim pesë shtetas për blerje votash në zgjedhjet e 2023-shit

4 August 2025 at 17:38

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) paraqiti në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykim të çështjes penale nr. 161 të vitit 2023, në ngarkim të shtetasve Limon Shala, Fatmir Thaçi, Florant Saraçi, Engjell Cara dhe Shkëlqim Hoxha.

Në përfundim të hetimeve të kryera, të mbështetura në prova dhe analiza ligjore, ka rezultuar se shtetasit Engjell Cara, Limon Shala, Fatmir Thaçi dhe Florant Saraçi janë vënë nën akuzë për kryerjen e veprës penale,“Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.

Shtetasi Shkëlqim Hoxha akuzohet për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Hetimet treguan se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë siguruar dhe ofruar bileta udhëtimi të parapaguara për persona të ndryshëm (të dokumentuara në 64 raste), me qëllim që të votonin në favor të kandidatit Shkëlqim Hoxha, në zgjedhjet vendore të vitit 2023 në Bashkinë Rrogozhinë.

Gjithashtu, ka rezultuar se shtetasi Shkëlqim Hoxha ishte në dijeni të kësaj veprimtarie të paligjshme, më konkretisht se shtetasit Fatmir Thaçi dhe Limon Shala ishin të angazhuar në sigurimin dhe ofrimin e biletave të udhëtimit për persona të ndryshëm, me qëllim pjesëmarrjen në votime si dhe dhënien e votës në favor të tij, për shkak të cilësisë së tij si kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë Rrogozhinë. Ai nuk e ka kallëzuar në organet kompetente, në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, konkretisht nenin 300 i Kodit Penal.

Procedimi penal nr. 161/2023 është bashkuar me procedimin penal nr. 162/2023, duke u hetuar si një çështje e vetme, për shkak të përputhjes së fakteve dhe subjekteve nën hetim.

Regjistrimi i procedimeve është bërë mbi bazën e referimeve të përcjella nga strukturat hetimore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

/gj.m/r.e//a.f/

The post SPAK çon për gjykim pesë shtetas për blerje votash në zgjedhjet e 2023-shit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

A mund të jetë 21 janari “në fazë hetimi paraprak” edhe në vitin 2025?!

4 August 2025 at 09:18

Nga Skënder Minxhozi

Në nëntor të këtij viti do të mbushen gjashtë vjet nga fillimi i funksionimit të Strukturës së Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ose siç njihet ndryshe SPAK. Megjithatë, edhe pas kaq shumë kohe gjatë të cilës SPAK ka arritur rezultate të pamohueshme në luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar, kreu i tij Altin Dumani deklaron se hetimi i vrasjeve të 21 janarit 2011, ngjarjes më të bujshme të dekadës së shkuar, ndodhet “në fazë paraprake”. Në 30 korrik ai deklaroi publikisht se “çështja është në fazën e hetimit paraprak. SPAK ka marrë në konsideratë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Strasburgut. Prokurori është ai që vendos si do të hetojë dhe radhën se si do të merren në pyetje personat. Është një nga dosjet prioritare”. Me një lexim të vetëm kuptojmë se kemi të bëjmë me një përgjigje shabllon nga ato që jepen për t’i dhënë përgjigje gazetarëve e për të kaluar radhën.

Vrasjet e 21 janarit janë ndër kapitujt më të dhimbshëm e njëherësh më të debatuar, të studiuar e të analizuar në 35 vite tranzicion. Elita politike, mediat e opinioni publik kanë debatuar pafundësisht në lidhje me rrethanat, përgjegjësitë e fajet që prodhuan vrasjen e katër njerëzve të pafajshëm në dyert e selisë së qeverisë shqiptare. Mijëra orë televizive janë harxhuar e kushedi sesa tonelata bojë e letër është konsumuar për të hedhur dritë mbi një ngjarje e cila u konsumua në transmetim të drejpërdrejtë televiziv në sytë e qindra mijë shqiptarëve. Si rrallëherë, teksa gjaku u derdh “live”, krerët e qeverisë dolën dhe u mburrën përsa kishte ndodhur, duke kërcënuar se do ta përsërisnin sjelljen e tyre pikë për pikë nëse do të ishte nevoja.

21 janari me katër të vrarët e tij Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj e Hekuran Deda provokoi më së pari fshirjen gjatë errësirës së natës që pasoi, të të gjitha regjistrimeve video që ndërtesa e kryeministrisë dispononte. Ende nuk ka asnjë shpjegim shterrues sesi kjo ndodhi, kush dha urdhër dhe kush e ekzekutoi këtë fshehje gjurmësh të nilelit të lartë shtetëror. Më tej akoma, kjo është ngjarja e parë e përmasave të mëdha ku qeveria prishi provat dhe ndaloi prokurorin e përgjithshëm të ekzekutojë urdhërat e arrestit për anëtarët e Gardës së Republikës (imagjinoni sikur Rama të rrethonte godinat e shtetit e të mos dorëzonte ministrat e bashkiakët tek prokurorët e SPAK). As për këtë refuzim të shtetit asokohe nuk ka ende asnjë të dënuar, megjithëse urdhëri gjendet shumë lehtë se nga doli dhe sesi u ekzekutua. Njerëzit janë të gjithë gjallë dhe madje vazhdojnë të rrahin gjoksin që shteti të cilin drejtonin derdhi gjak në bulevardin e Tiranës.

Në vitin e 14-të që na ndan nga ajo ditë e përgjakshme janari, si dhe në vitin e gjashtë pas fillimit të punës së Prokurorisë së Posaçme, vrasjet e 21 janarit 2011 vazhdojnë të jenë një hetim “në fazë paraprake”. Një tallje cinike dhe një neglizhencë (në rastin më të mirë), e cila vendos një minus të madh mbi punën dhe imazhin e SPAK si bartësi i vullnetit popullor për drejtësi. Sepse kjo strukturë është krijuar pikërisht për të hyrë aty ku drejtësia e djeshme nuk guxoi: tek ngjarjet e bujshme, vrasjet politike, korrupsioni i nivelit të lartë dhe krimi i organizuar.

Është surprizuese sesi SPAK ka mundur të hyjë me kurajo në dy komponentet e fundit, korrupsioni i elitës politike dhe krimi i organizuar, por është stepur me kokëfortësi përballë një ngjarjeje ku shteti vrau në dyert e godinës së tij më të lartë. Një ngjarje e cila nëse do të zbardhej me paanësi, potencialisht mund të ribënte nga e para konceptin që kemi sot mbi shtetin dhe sjelljen e qeveritarëve në këtë vend.

Fakti që SPAK i ktheu pas si padinë e PS në janar 2023, ashtu edhe tentativat e familjarëve të Aleks Nikës për një rihapje të procesit një muaj më vonë (shkurt 2023), duke e kthyer dosjen tek prokuroria e Tiranës, dëshmon vullnetin e qartë për ta mbajtur larg duarve dosjen e vrasjeve më të shëmtuara shtetërore të tranzicionit shqiptar.

Në 14 nëntor 2023 Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg i dha një përgjigje të ashpër në distancë këtij refuzimi të SPAK. Teksa dha vendimin për dosjen e Aleks Nikës, gjykata kërkoi kryerjen e një hetimi të plotë mbi ngjarjet e 21 janarit. “Rruga tjetër e korrigjimit të nevojshëm përbëhet nga detyrimi i shtetit për të kryer një hetim efektiv që mund të çojë në identifikimin dhe ndëshkimin e personave përgjegjës”, shkruhet në faqen 21 të vendimit të Gjykatës.

Në vazhdën e kësaj kërkese të qartë për të hedhur dritë mbi masakrën shtetërore të 21 janarit, Gjykata e Lartë e detyroi në 12 mars 2024 SPAK që të rimerrte në shqyrtim mbrapsht dosjen e dërguar në prokurorinë e Tiranës, aty ku kishte fjetur për mbi një dekadë. Një gjest logjik dhe normal, në mesin e një bjerrjeje pafund të këtij hetimi.

E megjithatë që nga marsi i vitit 2024 kjo dosje e marrë në ngarkim nga Prokuroria e Posaçme nuk ka prodhuar thuajse asnjë të re. Janë thirrur për dëshmi disa persona, por sërish rrethi i ngushtë i zyrtarëve të nivelit të lartë të lidhur me atë ngjarje mbetet i paprekur dhe sfidues. Kësisoj deklarata e Altin Dumanit se 21 janari ndodhet në fazë paraprake hetimi është konkluzioni logjik i vegjetimit total dhe letargjisë me të cilën SPAK po e trajton prej vitesh 21 janarin. Dhe kjo është dëshpëruese.

Bankers lëshonte fatura fiktive/ Dosja: Faturonte 100% shërbim “Stand by”, pa kryer asnjë shërbim

3 August 2025 at 15:48

Dosja hetimore e Prokurorisë së Fierit për kompaninë koncesionare “Bankers Petroleum Albania” që shfrytëzon burimet e naftës nën tokë në Patos, Marinzë, Fier, liston një seri shkeljesh të rënda me pasoja të mëdha financiare në dëm të shtetit. Kompania e cila ka nxjerrë dhe shitur mbi 5 miliardë dollarë naftë bruto nuk ka paguar asnjë […]

The post Bankers lëshonte fatura fiktive/ Dosja: Faturonte 100% shërbim “Stand by”, pa kryer asnjë shërbim appeared first on BoldNews.al.

SHBA – Autoritetet amerikane hetojnë ish-prokurorin e Trump, Jack Smith

3 August 2025 at 12:27

UASHINGTON, 3 gusht / ATSH/- Prokurori amerikan Jack Smith, i njohur për ngritjen e aktakuzave ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale të Hagës, po përballet me një hetim zyrtar në SHBA, sipas “The New York Post”.

Ndërsa “Associated Press”, “NBC News” dhe media të tjera amerikane raportuan se hetimi po zhvillohet nga Zyra e Këshilltarit të Posaçëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo agjenci federale e pavarur ka hapur hetimin ndaj Smith bazuar në “Aktin Hatch”, ligjin federal që ndalon përfshirjen e zyrtarëve në veprimtari politike, për akuzat e përdorimit të detyrës në mënyrë të paligjshme gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024.

Smith, i emëruar nga Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland në nëntor 2022, drejtoi dy çështje kundër Donald Trump: për trajtimin e dokumenteve të klasifikuara dhe për rolin në ngjarjet e 6 janarit 2021.

Të dyja rastet janë rrëzuar nga gjykatat pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Senatori republikan, Tom Cotton ka qenë ndër zërat kryesorë që ka kërkuar nisjen e hetimit.

Ai e ka cilësuar veprimin e Smith si “abuzim të pastër me pushtetin” dhe e ka akuzuar për përdorim të ligjit si armë kundër kandidatit republikan.

Në një postim në platformën X, Cotton tha se Smith është një “demokrat partizan” që ka përshpejtuar hetimet në momente kyçe të fushatës, për të ndikuar në zgjedhje.

Smith nuk ka komentuar për hetimin, por më herët ka deklaruar se veprimet e tij kanë qenë të pavarura dhe në përputhje me ligjin.

Ai dha dorëheqjen në janar 2025, pas rikthimit të Trump në detyrë. //a.i/

The post SHBA – Autoritetet amerikane hetojnë ish-prokurorin e Trump, Jack Smith appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“21 janari”, Dumani: Dosje me prioritet. Veliaj? Dosja është ndarë, po hetohen disa fakte penale

By: xhir jeta
31 July 2025 at 15:11

Kreu i SPAK, Altin Dumani në një takim që zhvilloi me gazetarët me dyer të mbyllura  është pyetur edhe në lidhje me hetimin për dosjen “21 janari”.

Dumani tha se çështja është në fazën e hetimit paraprak dhe se është një nga dosjet prioritare.

Ai tha se SPAK ka marrë në konsideratë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Strasburgut. Kreu i SPAK sqaroi se është prokurori ai që vendos si do të hetoj dhe radhën se si do të merren në pyetje personat.

“Çështja është në fazën e hetimit paraprak. SPAK ka marrë në konsideratë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Strasburgut. Prokurori është ai që vendos si do të hetoj dhe radhën se si do të merren në pyetje personat. Është një nga dosjet prioritare”, tha Dumani.

I pyetur për hetmet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajn dhe pyetjet që ai shtroi publikiusht per spakj,Dumani tha se dosja në ngarkim të Veliajt është ndarë në një fraksion tjetër. ndërsa shtoi se nuk u përgjigjet pyetjeve të të pandehurve

“Ka një fraksion tjetër hetimor për Erion Veliajn. Po hetohen disa fakte penale”, është shprehur Dumani. Ndërkohë për shtatë pyetjet që Veliaj i drejtoi publikisht, kreu i sPAK është shprehur nuk i përgjigjet të pandehurve.“Nuk i përgjigjemi të pandehurve, vetëm në rrugë ligjore kur ka pretendime, kur sillen memo nga avokatet, kjo është forma proceduriale.”,

Takimin që u zhvillua neë spak, Dumani e nisi me krimet zgjedhore duke u shprehur se strategjia e SPAK kishte efekt parandalues, ndërsa shtoi se në total ka pasur 193 materiale të administruara nga prokuroria, nga 56 subjekte kallëzuese.

Kryeprokurori i Posaçëm ka bërë me dije se janë regjistruar 43 procedime penale ku një është dërguar për gjykim, ndërsa 39 procedime mbeten në hetim. Gjithashtu është shprehur se ka pasur 17 vendime për kontrolle banesash, zyrash apo kontrolle personale, ku janë gjetur prova të vlefshme materiale. Lidhur me tipologjinë e kallëzimeve nga subjektet politike, Dumani ka thënë se shumica ishin për shpërdorimi i asfaltit elektoral.

Edhe pse periudha zgjedhore ka përfunduar, prokurorët kanë në prioritet këto hetime. Janë 43 materiale mosfillimi që u janë komunikuar denoncuesve. Vetëm tre prej tyre janë ankimuar në gjykatë, ku gjykata ka gjetur të drejta vendimet e mosfillimit nga prokurori, tha Dumani./abcnews.al

Fotoja alibi se Rama nuk udhëton me çarter

By: Ardit
29 July 2025 at 17:22

Në mediat pranë qeverisë “rrodhi” sot një foto e kryeministrit Rama i cili i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, dukej qartë se ishte duke udhëtuar në një avion të zakonshëm linje. Imazhi, i cili pretendohej se ishte kapur nga një bashkëudhëtare e atij fluturimi u shoqërua me tituj komentues: ‘Opozita insiston se kryeministri fluturon me […]

The post Fotoja alibi se Rama nuk udhëton me çarter appeared first on BoldNews.al.

Nuk arkëtuan 40 milionë lekë nga taksat e parkingut, arrest shtëpie për ish-nënkryetaren e bashkisë Fier dhe 3 zyrtarë

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, pas një pune hetimore disamujore, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2025, ka finalizuar operacionin policor “Parking”.

Në kuadër të tij u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasen A. H., 34 vjeçe, banuese në Fier, ish-drejtoreshë e Përgjithshme e Taksave dhe Urbanistikës së Bashkisë Fier dhe ish-zëvendëskryetare e bashkisë Fier, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

“Arrest në shtëpi” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për shtetasin V. C., 41 vjeç, banues në Fier, drejtor në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren për rajonin jugor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

“Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për shtetasen A. C., 38 vjeçe, banuese në Fier, Drejtoreshë në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

“Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për shtetasin M. D, 57 vjeç, banues në Fier, sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Fier, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Këta shtetas, duke mos vepruar sipas kuadrit ligjor për vendosjen e kasës së fiskalizimit për parkimin nëntokësor që administron bashkia Fier, nuk kanë arkëtuar shumën prej rreth 40 milionë lekë në arkat e bashkisë Fier.

Gjithashtu, këta shtetas nëpërmjet shpërdorimit të detyrës kanë ulur taksat e subjekteve të ndryshme tregtare në Fier kundrejt përfitimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.

/gj.m/j.p/

 

The post Nuk arkëtuan 40 milionë lekë nga taksat e parkingut, arrest shtëpie për ish-nënkryetaren e bashkisë Fier dhe 3 zyrtarë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Udhëtoni në zemrën e qytetërimeve të lashta

By: Megi Dumi
23 July 2025 at 14:00

Nga piramidat e Egjiptit te rrënojat e mbuluara nga xhungla në Angkor Wat, nga qyteti-shkëmb i Petra-s në Jordani te jeta e përditshme romake e ruajtur në Pompeii, këto vende të lashta nuk janë thjesht mrekulli arkeologjike.

Ata na kujtojnë kush kemi qenë dhe çfarë mund të mësojmë për të ardhmen. Lexoni më poshtë për të mësuar më shumë për destinacionet e jashtëzakonshme që ia vlejnë të vizitohen të paktën një herë.

1. Piramidat e Gizës, Egjipt

Monumente madhështore të shekullit XXVI p.e.s. që ndodhen pranë qendrës urbane të Kairos. Vizitojini herët në mëngjes për të shmangur nxehtësinë dhe turmat.

Merrni një udhërrëfyes për të kuptuar më mirë historinë dhe për të shmangur shitësit informalë. Përfshini në vizitë edhe Muzeun e ri Egjiptian të sapohapur.

2. Chichén Itzá, Meksikë

Një nga vendet e ruajtura më mirë të qytetërimit Maja. Piramida e Kukulkán është një kalendar prej guri me 365 shkallë.

Vizita bëhet më domethënëse kur përqendroheni te simbolika dhe mënyra e jetesës së banorëve të dikurshëm.

3. Angkor Wat, Kamboxhia

Kompleksi më i madh fetar në botë, i shekullit XII. Vizitoni tempullin Bayon në mesditë për qetësi, dhe Ta Prohm në pasdite për dritën magjike mes xhunglës.

Blerja e një bilete tre-ditore dhe marrja me qira e një biçiklete është mënyra më e mirë për të eksploruar të gjithë parkun.

4. Akropoli, Greqi

Qendra simbolike e qytetërimit perëndimor. Parthenoni dhe muzeu përballë tij sjellin në jetë demokracinë, filozofinë dhe arkitekturën klasike.

Vizitojeni në mëngjes ose në mbrëmje për të shmangur temperaturat e larta. Një udhërrëfyes vendas do t’ju ndihmojë të kuptoni mitet dhe historinë.

5. Pompeii, Itali

Një dritare në jetën e përditshme romake të vitit 79 të erës sonë. Mund të ecni mes rrugëve me kalldrëm, të shihni mure të dekoruara me afreske, furrat e bukës dhe tregjet.

Një përvojë unike që sjell në jetë përditshmërinë e një qyteti romak, me detaje që rrallë gjenden gjetkë. Vizitoni herët për të shmangur turmat dhe për të shijuar qetësinë e rrënojave.

6. Petra, Jordani

Qyteti i lashtë i Nabateanëve është një mrekulli e gdhendur në shkëmb. Përvoja e parë përballë Thesarit (al-Khazneh) është e paharrueshme.

Vizitoni Manastirin në mbrëmje për ndriçim përrallor. Mund të hyni edhe përmes “derës së pasme”, një shteg që zgjat 2-3 orë nga Little Petra.

7. Machu Picchu, Peru


Qyteti inka në majë të Andeve është një kryevepër arkitekturore e harmonizuar me natyrën dhe kozmosin. Me ndërtesa prej guri të përpunuar me saktësi, terasa bujqësore dhe sistem ujësjellës, ai dëshmon për mjeshtërinë arkitekturore dhe inxhinierike të civilizimit inka.

Pozicionimi i tij sipas orientimeve kozmike e shton misterin dhe madhështinë. Për një përvojë më të plotë, përfshini edhe vizitën në Cusco dhe Luginën e Shenjtë përreth. / NatGeo, Shqip.al

The post Udhëtoni në zemrën e qytetërimeve të lashta appeared first on Revista Monitor.

SPAK dërgon për gjykim 29 të pandehur për shkelje me tenderat në Universitetin Bujqësor

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dërgoi sot për gjykim 29 të pandehur, përfshirë pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Ndaj të pandehurve rëndojnë akuzat për “shkelje të barazisë në tendera” dhe “shpërdorim detyre”, në kuadër të procedurave të zhvilluara për prokurime publike në këtë institucion arsimor.

Sipas SPAK, hetimet, të nisura më 21 tetor 2022, zbuluan një skemë të mirorganizuar, në të cilën zyrtarë të nivelit të lartë akademik, përfshirë dy zëvendësrektorët Ilir Kapaj e Romina Kotaj, dhe administratori Edmond Tërthorja, në bashkëpunim me biznese manipuluan procesin e prokurimeve publike, duke favorizuar firmat “Krijon” sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k dhe “Malvina Visoka PF”.

Në kuadër të këtij procedimi penal janë hetuar 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të fondit limit 90 milionë lekë.

SPAK thotë se hetimet zbuluan se përgatitja e dokumentacionit për fondet limit dhe specifikimet teknike ishin bërë në koordinim të plotë me fituesit e paracaktuar të tenderave, ndërsa nuk bëhet asnjë analizë reale të tregut.

Më poshtë njoftimi i plotë i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti sot kërkesën për gjykim të procedimit penal të vitit 2022 (i ndarë nga procedimi penal nr.13 të vitit 2022), në ngarkim të 27 personave, zyrtarë të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT) dhe dy personave, përfaqësues të operatorit ekonomik “Krijon” sh.p.k.

Zyrtarët e Universitetit Bujqësor të Tiranës janë akuzuar për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit Penal.

Ndërsa dy përfaqësuesit e operatorit ekonomik “Krijon” sh.p.k, akuzohen për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal.

Në kuadër të këtij procedimi penal janë hetuar 9  procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të fondit limit 90.000.000 (nëntëdhjetë milionë) lekë.

Hetimet proaktive janë zhvilluar me metoda speciale, të cilat përfshijnë përgjimin e bisedave telefonike të zyrtarëve të UBT, vëzhgime dhe administrimin e dokumentacionit të procedurave të prokurimit me autoritet kontraktor, UBT.

Gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të personave përgjegjës të stafit akademik në UBT, të pandehurit: Romina Koto dhe Ilir Kapaj në detyrën e zëvendës/rektorit, Bejo Bizhga, me detyrë Përgjegjës i Departamentit të Moduleve Paraklinike, që konsistojnë në ideimin e projekteve dhe sigurimin e fondeve pranë Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI), si edhe veprime të kundraligjshme të kryera në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, të pandehurin Edmond Tërthorja, me detyrë Administrator i UBT-së.

Këta persona kanë përgatitur të dhëna fiktive të projekteve, me specifikime të përgatitura nga vetë operatorët ekonomik konkurrues dhe fitues në këto procedura prokurimi. Pas sigurimit të fondeve nga AKKSHI, kanë vijuar veprimet e kundraligjshme të autoritetit kontraktor, në fazën e përgatitjes dhe kryerjes së procedurave të prokurimit. Komisioni që përllogariti fondin limit dhe përgatiti specifikimet teknike ka bashkëpunuar në mënyrë të vazhdueshme dhe të paligjshme me njësinë e prokurimit dhe komisionin e vlerësimit të ofertave.

Gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të anëtarëve të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave nga të pandehurit: Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto, Enkeleida Sallaku, Klara Jahollari, Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho, Tedi Proda, Erjola Kopali, Klea Lekoçaj, Etleva Shore, Mimoza Shehu, Elvira Shtogu, Tone Vukaj, në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, të pandehurin, Edmond Tërthorja, të cilët kanë krijuar kushte dhe favorizuar shpalljen fitues të operatorëve ekonomikë “Krijon”sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k, “Malvina Visoka PF”.

Gjatë hetimit rezultoi se të dhënat e përgatitjes së fondit limit, specifikimet teknike, termat e referencës, si dhe hartimi i dokumenteve standarde të tenderit, janë bërë nga zyrtarët përgjegjës të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me operatorët ekonomikë fitues “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF”.

Në të gjitha procedurat e prokurimit të mësipërm, operatorët ekonomikë fitues, “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF”, kanë siguruar oferta ekonomike të falsifikuara, në emër të shoqërive tregtare të tjera, që janë përdorur nga autoriteti kontraktor dhe kanë ndikuar në fryrjen e fondit limit, pa kryer asnjë studim tregu.

Janë evidentuar raste të kryerjes së procedurës së prokurimit me operator eknomik të paracaktuar fitues, për pajisje me mallra të tjera, të vëna në dispozicion të autoritetit kontraktor disa muaj para shpalljes së procedurave të prokurimit, (procedura prokurimi të zhvilluara pas administrimit më parë të këtyre paisjeve, për të cilat më pas, janë kryer procedurat fiktive të prokurimit dhe marrje e tyre në dorëzim).

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryen hetime të në kuadër të procedimit penal nr.13 të vitit 2022, për të evidentuar çdo fakt tjetër penal, përgjegjësinë e çdo personi tjetër, që ka vepruar me dokumentacionin e këtyre procedurave të prokurimit, si dhe fakte të tjera penale në kuadër të këtij procedimi penal.

/m.m/r.e/

The post SPAK dërgon për gjykim 29 të pandehur për shkelje me tenderat në Universitetin Bujqësor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hetimi urbanistik në Milano, çfarë e ndërlidh me Tiranën?

22 July 2025 at 16:15

Prokuroria e Milanos dyshon se administrata lokale i shërbeu interesave klienteliste të ndërtuesve duke u kufizuar hapësirat publike qytetarëve. Në mesin e mbi 70 personave të marrë nën hetim është vënë dhe kryetari i bashkisë, Giuseppe Sala, si dhe arkitekti Stefano Boeri, i njohur për konceptin e tij të gjelbër në projektimin e kullave si “pyll vertikal”.

Ata dyshohen për një skemë korrupsioni, favorizimesh dhe ndikimi mes bashkisë, zyrave të projektimit dhe ndërtuesve. Për Boerin kjo është çështja e tretë që ai përfshihet nën hetim, pas dy rasteve të tjera të lidhura gjithashtu me keqmenaxhimin urban të Milanos.

Njëri lidhet me konkursin për projektimin e Bibliotekës Evropiane të Informacionit dhe Kulturës (BEIC), tjetri për shkelje të rregullave të ndërtimit në një projekt kulle që zuri një truall të lirë në jugperëndim të Milanos.

Rasti i fundit ka të bëjë me një projekt të quajtur “Pirellino”, një ish-pallat komunal, blerë në vitin 2019 nga sipërmarrësi Manfredi Catella dhe rikonceptuar si “Kulla Botanike” nga studioja e Boerit.

Projekti nuk u materializua kurrë, por prokuroria dyshon se zyrtarë të bashkisë u vunë nën presion për të çuar përpara miratimin e projektit.

“Unë dhe studioja ime kemi vepruar në mënyrë korrekte, kam besim te drejtësia,” citohet të ketë thënë arkitekti Boeri nga mediat italiane.

Por, të dhënat paraprake sugjerojnë se Boeri dhe Catella, një sipërmarrës i njohur për ndërtime të shumta në Milano – kanë pasur qasje shtytëse dhe kërcënuese në bisedat e tyre (përmes chat-eve), në mënyrë që të ndikojnë në vlerësimet e Drejtorisë së Urbanistikës në Bashkinë e Milanos.

Këshilltari i Milanos për Rigjenerimin Urban, Giancarlo Tancredi, dha dorëheqjen me 21 korrik gjatë një mbledhjeje të Këshillit Bashkiak për shkak të hetimit të nisur.

Si nisën hetimet?

Gjithçka nisi pranverën e vitit 2023, kur prokuroria hapi dosje hetimore mbi një pallat 7-katësh në “Piazza Aspromonte” dhe godinat e zonës së “Crescenzagos”, raste të cilësuara tipike të pallateve që u ndërtuan nga hiçi, në shkelje të lejeve, mes një oborri dhe dy magazinave.

Në pranverën e vitit 2024, hetimi u shtri në mbi një duzinë kantieresh, ndërsa rreth 150 projekte të tjera u bllokuan nga prokuroria nën dyshimin se për miratimin e tyre ishte aplikuar e njëjta skemë.

 Brenda pak muajsh, sistemi i pasurive të paluajtshme në Milano u paralizua. Instituti i Studimeve “Scenari Immobiliari” vlerësoi se ishin në rrezik rreth 38-45 miliardë euro investime.

Hetimi tashmë është fokusuar mbi dyshimin në ekzistencën e një “plani territorial të errët” (Shadow Plan), që synonte ndërtime të konsiderueshme në nëntë “nyje” të reja urbane deri në vitin 2050 (nga Cascina Gobba e deri tek Assago, San Donato, Linate etj.), nëpërmjet partneriteteve publike-private që parashikonin “banesa sociale” në shkëmbim të lehtësimeve në ndërtim.

Gjithashtu po hetohen projekte si Fshati Olimpik i Milanos, stadiumi dhe zona e San Siros, për të cilat flitet për hapje të një dosjeje të veçantë.

Hetimet kryesisht janë fokusuat tek struktura institucionale brenda Bashkisë së Milanos, e ashtuquajtur “Komisioni për Peizazhin”, që po konfirmohet si “qendra e patologjive në keqmenaxhimin urbanistik”.

E gjithë kjo seri hetimesh ka çuar në vendosjen në pikëpyetje të modelit të zhvillimit të Milanos si një kryeqendër e projekteve moderne urbane në Italinë e godinave historike. Bumin e çmimeve që kanë pasuar këto zhvillime dhe pasojave sociale që janë amplifikuar me kohën.

Modeli i ngjashëm me Tiranën

Përmendja e Stefano Boerit në skema korruptive apo abuzimi urban në Itali, nxit për më shumë vëmendje në punët që ai ka bërë në Shqipëri. Hartuesi i Planit të Përgjithshëm Vendor të Tiranës, njihet në kryeqytet për projekte kullash, të cilat shkelën vetë planin e tij.

Pavarësisht se nuk ka ende një hetim të ngjashëm për shkelje urbanistike, hetimet paraprake ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, sugjerojnë për një skemë të ngjashme favorizimi në tenderë dhe leje ndërtimi për sipërmarrës të caktuar.

Të paktën tre prej tyre, Gentian Sula (AgiKons), Shkëlqim Fusha (Fusha shpk) dhe Fatmir Bektashi (Kontakt) janë vënë nën hetim, në mos si përfitues së paku, si persona në dijeni të kësaj skeme.

Por me gjasë skema shtrihet më tutje, pasi kompetencën për miratimin e kullave mbi 8 kate në Tiranë e ka qeveria.

Një hulumtim i Citizens.al zbuloi se në periudhën 2015-2025 Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU) dhe Komiteti i Investimeve Strategjike (AIDA), ka shqyrtuar apo i ka hapur rrugën ndërtimit të rreth 140 kullave në kryeqytet.

Gjysma e këtyre objekteve shkojnë me lartësi nga 24 (mediana) deri në 100 kate duke zënë hapësira publike, apo hapësira mes zonash të tjera rezidenciale.

Në shumicën e rasteve, pas projekteve të tyre janë emra të njohur ndërkombëtar si Boeri, Winy Mass, Bjarke Ingels etj.

Teksa modeli i Milanos solli një shkundje të sistemit urban, i cili për momentin ndodhet nën lupën e sistemit të drejtësisë, mbetet e paqartë se çfarë trajektore do të marrin hetimet e autoriteteve shqiptare për një problematikë që në dukje është shumë e ngjashme.

Lexoni gjithashtu:

The post Hetimi urbanistik në Milano, çfarë e ndërlidh me Tiranën? appeared first on Citizens.al.

Barcelona do të mbyllë dy terminale të anijeve turistike për të frenuar fluksin e vizitorëve

By: Megi Dumi
22 July 2025 at 13:32

Porti i kroçerave në Barcelonë do të mbyllë dy nga terminalet e tij vitin e ardhshëm, duke i ulur ato në pesë gjithsej, si pjesë e një marrëveshjeje me bashkinë për të frenuar mbingarkesën turistike në qytet.

Marrëveshja përfshin gjithashtu financimin e një studimi mbi mënyrën se si lëvizin pasagjerët e kroçerave në qytet, hap i parë drejt një plani për mobilitet të qëndrueshëm.

Po ashtu, do të modernizohen infrastrukturat portuale, përfshirë ndërtimin e linjave të energjisë elektrike të gjelbër për kroçerat që qëndrojnë në port, në mënyrë që të mos përdorin motorët dhe të reduktojnë ndotjen.

Investimi total për këtë plan arrin në 185 milionë euro, fond publik dhe privat.

Barcelona është përballur vitet e fundit me protesta të banorëve kundër turizmit masiv, i cili konsiderohet si shkaktar i mbipopullimit dhe mungesës së banesave të përballueshme për vendasit, për shkak të dhënies me qira për turistët afatshkurtër.

Një protestë e famshme në korrik 2024 përfshiu edhe sulme me ujë ndaj turistëve.

Porti i Barcelonës, më i madhi në Europë për kroçera, priti 1.6 milionë pasagjerë në tranzit gjatë vitit 2024.

Shumica e tyre zbresin në mëngjes për të vizituar qytetin dhe kthehen pasdite për të vazhduar udhëtimin, duke shkaktuar mbipopullim në rrugë si La Rambla dhe lagjen e vjetër Gotike.

Ky vendim vjen pas një sërë masash të mëparshme: në tetor 2023 u mbyll terminali verior i portit për anijet turistike, ndërsa në marrëveshjen e vitit 2018 u vendos zhvendosja e aktivitetit të kroçerave larg qendrës urbane për qëllime të qëndrueshmërisë.

Terminali Maremagnum tashmë është shndërruar në një hapësirë për restorante, dyqane, një marinë dhe akuarium. / CNN, Shqip.al

The post Barcelona do të mbyllë dy terminale të anijeve turistike për të frenuar fluksin e vizitorëve appeared first on Revista Monitor.

Portugalia forcon rregullat për aksesin në plazhe mes rritjes së resorteve luksoze

By: Megi Dumi
21 July 2025 at 13:46

Qeveria portugeze dhe Agjencia Portugeze për Mjedisin (APA) kanë premtuar forcimin e zbatimit të rregullave për aksesin publik përgjatë një segmenti të njohur 45-kilometra të vijës bregdetare, ku ndërtimi i shpejtë i resorteve luksoze po ngre shqetësime për rritjen e çmimeve të banesave, kufizimin e aksesit në plazhe dhe humbjen e identitetit lokal.

Zona si Melides, Comporta dhe Troia janë shndërruar nga vende kampingu e fshatra peshkimi në enklava luksoze që tërheqin investitorë ndërkombëtarë dhe turistë të pasur. Kjo ka sjellë rritje të ndjeshme të kostove të jetesës dhe kufizim të aksesit në hapësira publike, veçanërisht plazhe.

Pas inspektimit të 22 plazheve në këtë segment bregdetar, APA konstatoi se nëntë prej tyre kishin kufizime, dy me hyrje të kontrolluar dhe shtatë të bllokuara nga prona private. Në disa raste, qasja është e mundur vetëm përmes zonave të kontrolluara nga resorte, me kërkesë për dokument identifikimi ose rrugë alternative të vështira, ndërkohë që mungesa e parkimeve e vështirëson edhe më tej aksesin.

Një nga plazhet e prekura, Galé-Fontainhas, është aktualisht i aksesueshëm vetëm përmes resortit Costa Terra, në pronësi të investitorit amerikan Mike Meldman. Resorti përfshin ambiente luksoze, fusha sportive private dhe kopshte organike.

Ministrja e Mjedisit njoftoi se asnjë zhvillim i ri turistik nuk do të miratohet në vijën bregdetare të Portugalisë kontinentale, pa garantuar më parë akses publik në plazh.

Ndikimi tek komuniteti lokal

Në Comporta, një destinacion turistik gjithnjë e më i shtrenjtë, përdorimi i gjuhëve të huaja në rrugë dhe rritja e çmimeve kanë zbehur praninë e komunitetit vendas. Shërbimet dhe ndërtimet i adresohen gjithnjë e më shumë një publiku elitar, ndërsa kostot e jetesës janë bërë të papërballueshme për banorët.

Punonjës të zonës përmendin çmime të majme për akomodim, mungesë qasjeje të lirë në plazhe dhe tarifa të larta për shërbime bazë si parkimi dhe qiraja e çadrave. Në disa raste, çmimet për një set çadër dhe shezlongë arrijnë deri në 200 euro në ditë.

Ministria ka premtuar gjithashtu se do të rregullojë çmimet e produkteve dhe shërbimeve në plazhe, përfshirë çadrat, ujin dhe kafenë.

Ndryshimet shqetësojnë edhe turistët

Disa vizitorë e vënë në dyshim vlerën e përvojës në këto zona për shkak të kostove të larta. Shtëpitë me qira arrijnë deri në 1,000 euro nata, duke e bërë zonën të papërballueshme edhe për turistët me të ardhura mesatare.

Stilisti Christian Louboutin, vizitor i hershëm i Comportës, është zhvendosur më në jug në Melides për t’i shpëtuar mbingarkesës dhe zhvillimit të tepërt. Ai ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së autenticitetit të rajonit dhe se Melides nuk duhet të ndjekë modelin e destinacioneve si Saint-Tropez.

Pavarësisht shqetësimeve publike, përfshirë një peticion me mbi 10,000 firma që kërkonte mbrojtje më të fortë për Gadishullin e Troias, parlamenti portugez e rrëzoi kërkesën. Aktivistët lokalë kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë presionin ndaj autoriteteve dhe kanë planifikuar një protestë më 27 korrik në plazhin e Melides gjatë maratonës “Atlantic UltraMarathon”. / Euronews, Shqip.al

The post Portugalia forcon rregullat për aksesin në plazhe mes rritjes së resorteve luksoze appeared first on Revista Monitor.

Si të kombinoni punën me pushimet dhe të keni dyfish përfitime

By: Megi Dumi
19 July 2025 at 12:30

Një prirje e re po përhapet mes profesionistëve që kërkojnë ekuilibër, kursim dhe përvojë: bleisure është kryefjala.

Gjithnjë e më shumë punonjës po i bashkojnë udhëtimet e punës me pak kohë për veten. Kjo prirje e re, e quajtur “bleisure”, një kombinim i fjalëve business (punë) dhe leisure (kohë e lirë), po përhapet me shpejtësi, sidomos në një kohë kur rritja e kostove i ka zbehur pushimet tradicionale.

Koncepti është i thjeshtë: gjatë një udhëtimi pune, zgjateni qëndrimin edhe për disa ditë për të eksploruar destinacionin, me shpenzimet personale. Shumë kompani po e përkrahin këtë model, si mënyrë për të shmangur burnout dhe për të nxitur mirëqenien e punonjësve.

Përfitime të dyanshme
Për punonjësit, përfitimi është i qartë: fluturimi dhe akomodimi gjatë ditëve të punës paguhen nga kompania, ndërsa pjesa e pushimit mbulohet vetë. Kështu, një pjesë e konsiderueshme e shpenzimeve kursehen. Për shembull, një udhëtim pune në Paris mund të zgjatet lehtësisht me një fundjavë në Bruksel apo Amsterdam, pa kosto shtesë për kompaninë.

Nga ana tjetër, për kompanitë, kjo qasje është një mënyrë për të rritur angazhimin dhe motivimin pa shpenzime shtesë. Platforma si Navan tashmë ofrojnë opsione, që ndajnë automatikisht shpenzimet e biznesit nga ato personale, duke ruajtur transparencën financiare.

Si ta planifikoni si duhet
Ekspertët këshillojnë që gjithçka të bëhet me transparencë: flisni me menaxherin tuaj dhe kërkoni aprovimin për të zgjatur udhëtimin. Sigurohuni që shpenzimet personale të jenë të ndara qartë nga ato të punës dhe mbani faturat në mënyrë të organizuar.

Një tjetër këshillë: mbrojeni kohën tuaj të lirë. Nëse keni rënë dakord të kontrolloni email-et vetëm një herë në ditë, mos e ktheni pushimin në një zyrë tjetër. Ju e keni fituar të drejtën për pak kohë për veten, prandaj përfitoni prej saj.

Në epokën e punës hibride dhe në distancë, bleisure po bëhet më i lehtë dhe më i pranueshëm. Ekspertët e udhëtimeve dhe drejtuesit e kompanive po bien dakord për një gjë: një punonjës i cili ka pushuar dhe është i frymëzuar, është më i angazhuar dhe produktiv.

Ndaj herën tjetër që ju bie të udhëtoni për punë, mendoni të shtoni edhe disa ditë për të shijuar vendin. Është një mënyrë e zgjuar për të udhëtuar më shpesh, me më pak shpenzime, dhe pa ndjenja faji. / Huffpost, Shqip.al

The post Si të kombinoni punën me pushimet dhe të keni dyfish përfitime appeared first on Revista Monitor.

Destinacionet më të mira për t’i shpëtuar vapës këtë verë

By: Megi Dumi
17 July 2025 at 15:30

Në qershor, temperaturat në të gjithë Europën shënuan rekorde të reja, ndërsa një valë e fortë e të nxehtit përfshiu pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara, duke sjellë temperatura përvëluese në shumë zona të globit.

Ndërsa verërat po bëhen gjithnjë e më të nxehta, shumë udhëtarë po kërkojnë pushime në vende me klimë më të freskët dhe të qëndrueshme, atje ku edhe në muajt më të nxehtë, një xhup i hollë mund të jetë i mjaftueshëm.

Kërkimi për destinacione të tilla është rritur ndjeshëm. Sipas një analize nga kompania turistike britanike Inghams Walking, interesimi për vende me klimë të butë dhe larg vapës është rritur me mbi 600 % gjatë vitit të fundit.

Për të ndihmuar udhëtarët që të zgjedhin vendin e duhur për pushime verore më të freskëta, ekipi i Inghams analizoi rreth 100 destinacione të ndryshme në Europë, duke marrë në konsideratë rritjen e kërkimeve online për hotele, fluturime dhe pyetje të lidhura me destinacionin.

Në krye të listës për vitin 2025 u rendit qyteti Akureyri në Islandë, një vend i vogël por mbresëlënës në veri të vendit. Popullariteti i tij është rritur me 264 %, falë përzierjes unike të natyrës së egër dhe kulturës urbane që ofron.

I njohur si “kryeqyteti i veriut” i Islandës, Akureyri ka vetëm rreth 19 mijë banorë, por u ofron vizitorëve përvoja të pasura: nga Muzeu i Artit dhe Muzeu i Aviacionit, deri te kisha karakteristike Akureyrarkirkja dhe kopshtet botanike që datojnë nga viti 1912, parku i parë publik në Islandë. Ujërat përreth janë gjithashtu të njohura për vëzhgimin e balenave.

Cortina d’Ampezzo

Në vendin e dytë u rendit Tisvilde, Danimarkë, një fshat i vogël bregdetar përgjatë asaj që njihet si “Riviera Daneze”, i rrethuar nga plazhe me rërë të artë dhe restorante të vogla që shërbejnë ushqime lokale. Ky destinacion ka tërhequr prej kohësh artistë e shkrimtarë, përfshirë edhe Hans Christian Andersen, i cili kaloi disa javë aty në shekullin XIX.

Nuuk

Listës i bashkohen edhe Nuuk në Groenlandë (vendi i 3-të), Cortina d’Ampezzo në Itali, Parku Kombëtar Lahemaa në Estoni, Lucerna në Zvicër, Malmö në Suedi, Arlberg në Austri, si dhe dy destinacione në Belgjikë: Riviera belge dhe qyteti Ghent.

Ghent

Të gjitha këto vende ofrojnë klimë të freskët, bukuri natyrore dhe kulturë të pasur, alternativa ideale për pushime larg zhurmës dhe vapës së verës. / Travel + Leisure, Shqip.al

The post Destinacionet më të mira për t’i shpëtuar vapës këtë verë appeared first on Revista Monitor.

Krimet zgjedhore, Celibashi: 139 procedime penale

TIRANË, 16 korrik /ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK, për javë me radhë shqyrtuan të gjitha denoncimet që lidhen me krimet zgjedhore.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, gjatë një interviste për Klan News, bëri një vlerësim të bashkëpunimit të institucionit që ai drejton me dy institucionet e tjera të drejtësisë.

“Një eksperiencë e suksesshme, edhe pse kam konstatuar që për një pjesë të politikës, ky bashkëpunim nuk ka marrë vlerësimin që në gjykimin tim do duhej ta merrte”, tha ai.

Kryekomisioneri Celibashi tregoi numrin e procedimeve penale për të cilat ka një hetim dhe tipologjitë e krimeve që janë konstatuar më shumë.

“Janë rreth 139 procedime penale, të cilat janë trajtuar ose janë në proces trajtimi nga SPAK. Denoncimet lidhen kryesisht me presionin ndaj administratës publike, përdorimin e aseteve publike, shitblerjen e votës”, theksoi ai.

Celibashi sugjeroi se bashkëpunimi me të tre institucionet duhet të formalizohet në ligj.

“Kjo eksperiencë duhet të shtrihet dhe në zgjedhjet e ardhshme, dhe ndoshta mund të ketë nevojë që kjo formë e bashkëpunimit të jetë e formalizuar dhe në ligj, të jetë më e institucionalizuar”, shtoi ai.

Rregullat e garës duhet të ndryshojnë, sipas drejtuesit të KQZ, edhe për administratën publike.

“Duhet të vendosen disa limite të sjelljes së përfaqësuesve të administratës publike, duke filluar nga niveli më i lartë, kryeministri, ministri etj.”, nënvizoi Celibashi.

Për rezultate konkrete, kryekomisioneri Celibashi tha se do të duhet kohë deri në përfundimin e hetimeve nga institucionet ligjzbatuese.

/gj.m//r.e//a.f/

The post Krimet zgjedhore, Celibashi: 139 procedime penale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dyshohet se nuk i dhanë shërbimin e duhur një 69-vjeçareje, vihen nën hetim 5 mjekë në Durrës

14 July 2025 at 15:53

Pesë mjekë të spitalit të Durrësit janë proceduar penalisht në gjendje të lirë nga Policia e Qytetit bregdetar. Ky vendim është marrë pas kallëzimit të një 48-vjeçari, të cilit i ka ndërruar jetë e ëma 69 vjeçe dhe pretendon se bluzat e bardh nuk i ka dhënë shërbimin e duhur mjekësor. Mjekët që janë vënë […]

The post Dyshohet se nuk i dhanë shërbimin e duhur një 69-vjeçareje, vihen nën hetim 5 mjekë në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Dhërmi – Ndoti ujin dhe shkeli perimetrin e sigurisë, 100 mijë lekë gjobë dhe procedim penal për drejtuesin e skafit

TIRANË 13 korrik /ATSH/  Policia Kufitare e Dhërmiut, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, ndërhyri menjëherë pas një denoncimi për hedhje mbeturinash në det dhe shkelje të perimetrit të sigurisë ujore nga një mjet lundrues, pranë plazhit të Dhërmiut.

Pas lokalizimit të mjetit lundrues, shërbimet e Policisë bënë të mundur ndëshkimin e subjektit tregtar që kishte në pronësi skafin, me masë administrative prej 100 000 lekësh, për shkelje të nenit 24/c të ligjit nr. 43/2020, që ndalon zhvillimin e aktiviteteve jashtë zonave të kufizuara.

Gjithashtu, ndaj drejtuesit të mjetit lundrues, shtetasit G. I., 25 vjeç, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Ndotja e ujërave”, pasi gjatë pastrimit të skafit kishte hedhur mbeturina në det.

Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të perimetrit të sigurisë ujore dhe të rregullave për përdorimin e mjeteve lundruese, si dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin pa pagesë 112.

/a.f/

The post Dhërmi – Ndoti ujin dhe shkeli perimetrin e sigurisë, 100 mijë lekë gjobë dhe procedim penal për drejtuesin e skafit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌