Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shëndeti mendor, ilaçe jo cilësore dhe mungesë e qendrave të trajtimit

By: FAKTOJE
23 July 2025 at 15:12

Ngs Sebi Alla G.T, qëndroi për dy javë në Spitalin Psikiatrik në Tiranë me diagnozën “Tik kronik”, e diagnostikuar që në fëmijëri me kodin DSM-IV-TR (probleme të shëndetit mendor, kryesisht e lindur). Trajtimi me medikamente, disa spitalore dhe të tjera të blera në farmaci, ia përmirësuan ndjeshëm shëndetin. Familjarëve iu sugjerua nga mjeku psikiatër që të merrnin ilaçet katër lloje. Ashtu u bë dhe tre prej tyre ishin në listën e barnave të rimbursueshme. Gjashtë muaj më vonë, pacienti G.T shfaqi sinptoma të ngjashme si para shtrimit në spital. Zgjidhja relative për ta mbajtur disi të stabilizuar ishte që ilaçet e rekomanduara të bliheshin në farmaci, me një kosto që varionte deri në 8 mijë lekë të reja në muaj. Ky ishte vetëm një rast nga mijëra pacientë që vuajnë nga mungesa e cilësisë së ilaçeve dhe si “zgjidhje nga halli” është blerja e barnave në farmaci, jo për një periudhë kohe, por të përhershme.

foto ilustruese e nje farmacie ne Tirane Foto: Atdhe Mulla

Lista e gjatë

Me një tufë ilaçesh në duar, një mjek psikiatër i tha Faktoje.al se pjesa më e madhe e tyre kishin cilësi të ulët dhe kur përdoreshin për një kohë të gjatë (nga të sëmurët kronikë), efektshmëria ulej. Këtë rrëfim mjeku psikiatër që punon në një nga qendrat shëndetësore të shëndetit mendor, e bëri në kushtet e anonimatit, ndërsa përsëriti vazhdimisht se veçanërisht ilaçet e rimbursueshme (13 lloje, dy prodhim serb dhe tjera vendas), janë jo cilësore dhe shpesh ndodh që pacientët të diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor të pësojnë kriza të theksuara, e madje deri në stadin e ndryshimit të diagnozës. Ngjashëm edhe me medikamentet spitalore, ç’ka çon në shtimin e ditëve të qëndrimeve në hospitalizim të pacientëve, por edhe një kurim më të ngadaltë në protokollet mjekësore.

Rimbursim, pa cilësi?!

Janë 1366 lloje barnash të përfshira në listën e rimbursimit dhe një pjesë e tyre shkon për kategorinë e sëmundjeve të shëndetit mendor, rimbursim i plotë, ose deri në masën 50 për qind. Megjithë gamën e gjerë të listës së barnave të rimbursueshme që ka ardhur në rritje nga viti në vit, cilësia e medikamenteve mbetet në dyshim, një shqetësim që ngrihet kryesisht nga mjekë dhe të afërm të pacientëve të diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor.

Nga analizimi i listës së barnave të rimbursueshme konstatohet se emërtimet e medikamenteve janë cilësore, por emri tregtar (kompanitë prodhuese) nuk janë prodhues me markën e vendeve të BE-së, SHBA-ve, apo Kanadasë. Pjesa më e madhe e tyre janë prodhim vendas, më pas nga Turqia dhe Serbia.

“Nga viti 2013 me uljen e çmimit të medikamenteve në gati 50 %, detyrimisht u ul dhe cilësia e tyre, pasi kompani të mëdha farmaceutike nuk mund të suportonin dot një ulje të tillë. Medikamentet psikiatrike që ofrohen nga shteti nëpërmjet skemës së rimbursimit, fatkeqësisht kanë rezultuar jo efektive”, thotë për Faktoje.al, Dr. Taulant Pengili, Mjek psikiatër – Përgjegjës i Departamentit të Adiktologjisë pranë Spitalit Italian Salus, në Tiranë. Mjeku psikiatër dhe psikoterapist, Neli Demi, në një koment për Faktoje.al thotë gjithashtu se:  “Fusha e farmaceutikës, por edhe marrëdhënia shtet-prodhues apo shtet-importues të medikamenteve ka nevojë për një reformë cilësore e cila vë në qendër interesin më të mirë të qytetarëve dhe jo të prodhuesve apo grosistëve monopol të medikamenteve”.

Faktoje.al i drejtoi pyetje konkrete edhe Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me efektshmërinë e ilaçeve të rimbursueshme për shëndetin mendor, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk morëm përgjigje.

Problematika

Ndërkohë, çështja e shëndetit mendor në Shqipëri mbetet problem serioz, sidomos në shtimin e pacientëve. “Dhe pse nuk ka një studim të mirëfilltë në lidhje me numrin e saktë të personave që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, mendohet që 1 në 5 persona kanë manifestuar të paktën një herë simptoma psikiatrike”, thotë për Faktoje.al, Dr. Taulant Pengili.

Foto ilustruese e nje prej farmacive ne Tirane Foto: Atdhe Mulla

Ankthi, problem tek moshat e reja

Qëndra Together for Life ka kryer disa studime në lidhje me ankthin dhe depresionin si dy nga çrregullimet mendore më të zakonshme në komunitet dhe shpesh përdoren si tregues për të matur trendin dhe shpërndarjen e shëndetit mendor. “Në Shqipëri ka pasur disa përpjekje për të monitoruar prevalencën e depresionit në grupe të ndryshme të popullsisë. Megjithatë, rezultatet e sondazheve apo anketave të ndryshme nuk janë të standardizuara apo të krahasueshme, duke e bërë të vështirë matjen e trendeve në kohë apo të dallimeve ndërmjet grupmoshave të ndryshme”, thotë raporti. Ndërsa mjeku psikiatër, Taulant Pengili, çrregullimet e ankthit i rendit si patologjitë më të shpeshta që trajtojnë mjekët psikiatër dhe psikologët. “Grupmosha më e prekur është ajo 15-30 vjeç por studimet e fundit tregojnë për një fillim më të hershëm, nga paraadoleshenca dhe deri në moshën e tretë”, thotë Pengili. Sipas tij, për shumë vite këto çrregullime trajtoheshin shpesh nga mjekët e familjes, por së fundmi është evidentuar që ankthi në pjesën më të madhe të rasteve nuk manifestohet në formën   e tij klasike dhe trajtimi mbetet tagër i profesionistëve të shëndetit mendor.

Edhe OBSH në alarm

Në një raport të fundit të OBSH që merr në studim rajonin (Europën), theksohet se rreth 17 % e popullsisë jetojnë me një gjendje të shëndetit mendor. Edhe pse vendi ynë nuk përfshihet specifikisht në këtë studim, theksohet se në tërësi 1 në 6 persona në rajon jeton me një gjendje të shëndetit mendor; 1 në 3 persona me një gjendje të shëndetit mendor nuk merr trajtimin që u nevojitet dhe; 1 në 4 persona me psikozë nuk merr asnjë trajtim ose kujdes formal. Po sipas këtij raporti, mbi 150 000 njerëz vdesin nga vetëvrasja dhe vetëvrasja është shkaku kryesor i vdekjes tek të rinjtë e moshës 15-29 vjeç.

Shqipëria pa psikiatri rezidenciale

Në formën e evidentimit, diagnostikimit dhe trajtimit të të sëmurëve të shëndetit mendor Shqipëria mbetet pas. Fillimisht pacientët diagnostikohen dhe në raste agresiviteti, sjellje problematike me familjarë apo komunitet, mjekët përcaktojnë se një pacient e ka të nevojshëm shtrimin në një spital psikiatrik. Po si trajtohet më pas ky pacient me probleme të theksuara të shëndetit mendor? “Mendoj që monitorimi i gjendjes së pacientëve që lenë spitalet psikiatrike duhet të realizohet nga Qendrat Komunitare të Shëndetit Mendor, ndryshe të njohura si QKSHM. Shpeshherë, kjo bëhet e vështirë pasi pacientët nuk shkojnë rregullisht në këto qendra pas daljes nga spitali”, konstaton mjeku psikiatër Dr Taulant Pengili. “Si zgjidhje e këtij problemi është rritja e kapaciteteve të spitaleve psikiatrike dhe gjithashtu ngritja e disa strukturave psikiatrike rezidenciale për trajtimin e pacientëve pas daljes nga spitali, pasi një pjesë e mirë e tyre nuk qëndrojnë mjaftueshëm në spitale për shkak të mungesës së kapaciteteve”, konstaton Pengili. Sistemi shëndetësor në Shqipëri ka katër spitale psikiatrike, në Elbasan, Vlorë, QSUNT, Tiranë, dhe Shkodër me 600-650 shtretër në total.

Raporti

Në një raport të Avokatit të Popullit për vitin 2024 konstatohen problematika serioze në të katër spitalet psikiatrike në vend. “Kushte të papërshtatshme infrastrukturore: Spitalet psikiatrike në Vlorë, Elbasan, Shkodër dhe Tiranë vazhdojnë të përballen me mungesa të theksuara në kushtet strukturore për trajtimin dhe rikuperimin e pacientëve. Mungesa e aktiviteteve rikuperuese: Në disa institucione, si spitali “Xhavit Gjata” në Tiranë dhe “Sadik Dinçi” në Elbasan, mungojnë ambientet për zhvillimin e aftësive okupacionale dhe aktivitetet e rikuperimit”, thekson raporti, i cili vë në dukej gjithashtu edhe mungesën e stafit të kualifikuar mjekë-infermierë dhe personelit ndihmës.

Të jetosh me sëmundjen

Në kategorinë e diagnostikimit të pacientëve të shëndetit mendor, ndarja bëhet në dy grupe; të lindurit me probleme të tilla dhe pacientë të tjerë që kanë pësuar trauma të ndryshme psiko-fizike. Stigmatizimi, druajtja për të deklaruar problemet e shëndetit mendor që në shfaqjet e para cilësohen nga specialistët si një nga problemet që duhet të adresohet jo vetëm nga institucionet, por edhe vetë shoqëria. “Duhet të implementohen disa politika ndërgjegjësimi publik në lidhje me shëndetin mendor duke filluar nga Institucionet Arsimore dhe duke vazhduar në të gjitha ambientet e punës ku shpesh nuk ka prezencë të një specialisti të shëndetit mendor, gjë e cila e bën mjaft të vështirë adresimin dhe zgjidhjen e problemit”, thekson dr Taulant Pengili.

Diagnostikim dhe kemp, asgjë më shumë

foto ilustruese

Protokolli shtetëror për pacientë të shëndetit mendor mbetet i pandryshuar për të paktën 40 vite. Çdo pacient me probleme të shëndetit mendor i kapur në fazën e parë të jetës apo me kalimin e pak viteve, fillimisht kalon nga mjeku i familjes dhe nëse sheh anomali rekomandon një vizitë tek specialisti, mjeku psikiatër. Pas përcaktimit të diagnozës sugjerohet që për sëmundje të ndryshme personat të kalojnë në proces kempi, ku është komisioni që përcakton nëse individi duhet të përfitojë kemp dhe nëse po ka ose jo nevojë që sëmundshmëria dhe grada e saj nevojitet të ketë ose jo kujdestar.

Mesatarisht personat në kemp për shëndetin mendor trajtohen me 10500 lekë në muaj dhe po aq edhe kujdestarët e tyre, që në këto raste janë familjarë. Trajtimi shendetësor i mëpasëm shfaq probleme për pacientët që kalojnë një kohë të caktuar të shtruar në Spitalet Psikiatrike, zakonisht deri në tre javë dhe pasi konsiderohet nga mjekët pacient i kuruar për diagnozën e shtrimit dërgohen në familje dhe u sugjerohet që të mbajnë kontakte me qendrat shtetërore të shëndetit mendor. Kjo është hallka e fundit e cila nuk duhet të ishte e tillë, pasi nëse një pacient që është shtruar në spital shfaq sërish probleme agresiviteti, ose manifestim të theksuar çrregullimesh nuk pranohet për të shtruar, kjo edhe për shkak të mungesës së kapaciteve hospitalore.

Përgjigja

 “Përgjigja më e mirë ndaj një problematike të tillë do të ishte plotësimi i një rrjeti shërbimesh parandaluese, trajtuese (ambulatore apo spitalore), rehabilituese dhe integruese si dhe rezidenciale. Zhvillimi i një anshëm i cilitdo nga këto shërbime, qofshin këto spitalore apo komunitare nuk do të ishte i mjaftueshëm për të mbuluar nevojat dhe problematikat e ndryshme të personave me probleme kronike të shëndetit mendor dhe familjarëve të tyre. Ky rrjet shërbimesh gjithashtu duhet të jetë i përhapur në mënyrë të përshtatshme në raport me popullsinë për të bërë të mundur akses të barabartë të popullatës në shërbime cilësore”, thotë mjeku psikiatër dhe psikoterapist, Neli Demi.

Shko në privat…!

Në raste të përparimit të sëmundjes dhe veçanërisht shtimit të agresivitetit bëhet edhe shtrimi për një kohë të caktuar në spitalet psikiatrike. Po më pas ku shkojnë pacientët? Spitalet zakonisht i mbajnë të sëmurët në një trajtim që shkon deri në tre javë dhe në raste më të rralla edhe më gjatë. Pas trajtimit spitalor dërgohen pranë familjes, por në periudha të ndryshme pavarësisht marrjes së ilaçeve pacientët kalojnë në agresivitet ndaj të tjerëve, apo edhe në vetëlëndim serioz. Spitalet psikiatrike i refuzojnë rastet e shtrimit për shkak të mungesës së kapaciteteve, por edhe faktit që një pacient që e kanë kuruar pak muaj më parë nuk mund ta rimarrin në trajtim. “Duhen qendra të mirëfillta rezidenciale shtetërore për trajtimin e pacientëve me probleme të theksuara të shëndetit mendor. Në shtet kjo nuk ofrohet”, thotë një tjetër psikiatër në kushte anonimati për Faktoje.al. Sipas tij, janë 4-5 qendra private që ofrojnë këtë shërbim, por me një kosto të lartë dhe e papërballueshme për shumë familje shqiptare pasi një trajtim i tillë në qendër varion në kosto nga 800-1300 euro në muaj.

Ky artikull u realizua me mbështetjen e Fondacionit “Friedrich Ebert” në Tiranë

The post Shëndeti mendor, ilaçe jo cilësore dhe mungesë e qendrave të trajtimit appeared first on Faktoje.al.

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

11 July 2025 at 19:31

Një tërmet me magnitudë 5 ndodhi pranë brigjeve të Zakinthos në perëndim të Peloponezit në orën 19:24 të premten, (ora lokale)

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ishte me magnitudë 5 ballë të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte 60 kilometra në perëndim, në jugperëndim të Strofades dhe thellësia fokale ishte 10.8 kilometra. Deri tani nuk raportohet për viktima.

 

The post Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda appeared first on Sot News | Lajme.

Rama: Do ngrihet qendra e monitorimit të ndërtimeve, kantieret me kamera e GPS

By: fra nc
11 July 2025 at 10:30

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me kryetarët e bashkive këtë të enjte, u ndal te problematika e ndërtimeve pa leje në territorin e vendit. Ai paralajmëroi masa të reja për forcimin e kontrollit dhe monitorimit të kantierëve ndërtimorë.

Sipas Ramës, kantieret do të jenë të pajisura me kamera online 24 orë dhe sisteme GPS, ndërsa do të ngrihet edhe Qendra e Monitorimit të Ndërtimeve.

“Duhet një qasje me legalizimet. Jemi në kushte ku nuk mund të mbetemi vetëm tek sytë e njerëzve në territor, kur tanimë po i bëjmë gjërat bashkë për të pasur një kontroll teknologjik për territorin, që të na garantojë punën si qendra e monitorimit të trafikut. Tërësisht e njëjta gjë duhet të ndodhë me territorin. Inspektimi për ndërtimet duhet të mbështetet nga satelitë që i kemi, dronët dhe një strukturë të dedikuar, të ndërtojmë qendrën e monitorimit të ndërtimeve”- tha Rama.

Kreu i qeverisë bëri të ditur gjithashtu se Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka përgatitur një rregullore të re për kompanitë ndërtuese. Sipas saj, të gjitha ndërtimet që kanë qëllime përfitimi, si pallatet, do të monitorohen në kohë reale.

“Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka përgatitur një rregullore për kompanitë. Do të detyrohen që për të gjitha ndërtimet që kanë qëllime përfitimi – pallate, ndërtime që nuk mund të lejojnë të kalojnë kufijtë e lejeve – kantieret të jenë me kamera online 24 orë dhe të ndiqen në kohë reale nga forcat e inspektimit. Të gjitha kantieret të pajisen me GPS që të monitorohet trafiku i tyre, materialet që hedhin apo materialet që futen në kantiere”- tha Rama.

The post Rama: Do ngrihet qendra e monitorimit të ndërtimeve, kantieret me kamera e GPS appeared first on Euronews Albania.

Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

7 July 2025 at 20:58

Një tërmet i fortë ka goditur Kretën pak minuta më parë. Mediat greke bëjnë me dije se forca e tërmetit ka qenë me magnitudë 5.

Epiqendra e  tërmetit ka qenë 31 kilometra në lindje-verilindje të Zakrosit, ndërsa thellësia fokale ishte 7.8 kilometra.

 

Aktualisht nuk raportohet për lëndime në njerëz apo dëme materiale.

The post Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra appeared first on Sot News | Lajme.

Rusia shkatërron 56 qendra dronësh ukrainase dhe 12 terminale Starlink

1 July 2025 at 07:31

Gjatë 24 orëve të fundit, forcat e Grupit të Betejës Perëndimore të Rusisë kanë shkatërruar 56 qendra ukrainase të kontrollit të dronëve dhe 12 terminale satelitore Starlink, bëri të ditur zëdhënësi ushtarak Ivan Bigma.

“Pesëdhjetë e gjashtë qendra për operimin e mjeteve ajrore pa pilot dhe 12 stacione satelitore Starlink u shkatërruan,” deklaroi Bigma.

Ai shtoi se janë eliminuar gjithashtu 17 dronë me krahë të fiksuar dhe 12 ekipe mortajash ukrainase.

Forcat e Grupit të Betejës Perëndimore vazhdojnë të angazhohen në operacione si pjesë e të ashtuquajturit “operacion special ushtarak” të Rusisë në Ukrainë, tha më tej zëdhënësi.

Deklaratat nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur dhe vijnë në kontekstin e një lufte informacioni që shoqëron konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rusia shkatërron 56 qendra dronësh ukrainase dhe 12 terminale Starlink appeared first on Euronews Albania.

Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për emigrantët në Shqipëri

26 June 2025 at 07:04

Kur Gigi Calesso lexoi në gazeta për rritjen e kostos së qendrave për emigrantët e Italisë në Shqipëri, ai u trondit shumë. Si një aktivist i së majtës për çështjet mjedisore dhe të drejtat e njeriut, administratori bankar gjashtëdhjetëvjeçar nga Treviso, afër Venecias në verilindje të Italisë, e kishte ndjekur me kujdes sagën që nga […]

The post Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për emigrantët në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

Një tjetër lëkundje tërmeti “shkund” Tiranën

By: user 6
24 June 2025 at 22:06

Një tjetër tërmet është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë. Sipas Institutit të Gjeoshkencave lëkundja u regjistruar rreth orës 21:53 me magnitudë 3.4 të shkallës rihter.

Siç duket edhe nga hartën më poshtë epiqendra ishte pranë fshatit Nikël të Fushë Krujës ndërsa thellësia ishte vetëm 5 kilometra.  

Bëhet fjalë për të njëjtën epiqendër ku mëngjesin e sotëm u shënua një tërmet me magnitudë më të madhe. Sipas EMC lëkundjet e forta janë regjistruan në mëngjes rreth orës 5:00 me magnitudë 4.2 të shkallës rihter.

Raportohet se tërmeti i mëngjesit është ndjerë edhe në Durrës, Krujë, Vlorë dhe Podgoricë, ndërsa nuk pati të lënduar apo dëme materiale. Vetëm ditën e sotme IGJEO ka regjstruar 16 lëkundje në këtë zonë. /LAPSI.al

The post Një tjetër lëkundje tërmeti “shkund” Tiranën appeared first on Lapsi.al.

Tërmeti me magnitudë 4.5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

20 June 2025 at 16:16

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë u regjistruar këtë të premte në brigjet e Kretës.

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ndodhi 47 kilometra në jugperëndim të Paleochoras, Hania.

Ndërsa thellësia e tij vlerësohet në 20.6 kilometra.

The post Tërmeti me magnitudë 4.5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra appeared first on Sot News | Lajme.

Tërmet në Greqi, ja magnituda dhe epiqendra

By: Oldi
20 June 2025 at 08:55

Një tërmet ndodhi mëngjesin herët të kësaj të premteje në ishullin e Zakinthos . Konkretisht, një dridhje sizmike me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter u regjistrua në orën 06:59, në Zakinthos, në një distancë prej 373 km në perëndim të Athinës. Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e dridhjeve ndodhet në zonën […]

The post Tërmet në Greqi, ja magnituda dhe epiqendra appeared first on BoldNews.al.

Tërmeti me magnitudë 4.2 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

16 June 2025 at 21:23

Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të Rihterit ka goditur rajonin e Kalkidhikisë në Greqi.

Sipas të dhënave të Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ishte 23 kilometra në jugperëndim të Paliourit në zonën e Kasandras, me një thellësi fokale prej 10 kilometrash.

Sipas burimeve, deri tani nuk ka dëme materiale apo persona të lënduar.

The post Tërmeti me magnitudë 4.2 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra appeared first on Sot News | Lajme.

Qendrat shëndetësore verore, Koçiu: Shërbim 24 orë për pushuesit në gjithë vendin

TIRANË, 15 qershor/ATSH/ Gjatë sezonit turistik veror, 36 qendra shëndetësore në të gjithë vendin, nga veriu në jug, janë në funksion të plotë për të garantuar shërbim mjekësor 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për të gjithë pushuesit, vendas apo të huaj.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, bëri të ditur sot se ekipet mjekësore janë të pozicionuara dhe të gatshme të reagojnë në çdo rast urgjence apo nevoje për këshillim mjekësor, duke ofruar një kujdes shëndetësor të standardeve të larta në të gjitha zonat turistike të vendit.

“Zgjidh Shqipërinë për pushime të qeta dhe të sigurta, me shërbim shëndetësor të garantuar kudo që të jesh”, u shpreh ministrja Koçiu, duke theksuar rëndësinë e sigurisë shëndetësore gjatë sezonit veror.

Qendrat shëndetësore verore janë të vendosura pranë pikave më të frekuentuara turistike dhe plazheve, duke garantuar ndërhyrje të menjëhershme në çdo situatë emergjente, si dhe duke ofruar shërbime parandaluese dhe këshillimore për të ruajtur shëndetin e pushuesve.

Ministrja Koçiu nënvizon se angazhimi i stafit mjekësor dhe mbështetja logjistike është pjesë e planit të masave për sezonin turistik 2025, me synimin për ta kthyer çdo destinacion në një vend të sigurt për të gjithë vizitorët.

Përveç qendrave shëndetësore, Urgjenca Kombëtare do të vendosë në dispozicion të pushuesve 20 vendqendrime fikse me autoambulanca në zonat më të frekuentuara turistike. Gjithashtu do të përdoren edhe motoambulancat, të cilat ndihmojnë në përshpejtimin e ndërhyrjeve mjekësore duke shmangur trafikun e rënduar të sezonit. /a.gj/ /a.g/

The post Qendrat shëndetësore verore, Koçiu: Shërbim 24 orë për pushuesit në gjithë vendin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

11 June 2025 at 15:49

Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter goditi bregun lindor të Tajvanit të mërkurën, tha Administrata Qendrore Meteorologjike e ishullit.

Tërmeti kishte një thellësi fokale prej 30.9 kilometrash.

Nuk pati raportime të menjëhershme për dëme.

The post Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra appeared first on Sot News | Lajme.

Tërmet i fortë ‘godet’ vendin fqinj, ja sa ishte magnituda

7 June 2025 at 15:17

Një tërmet me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë këtë të shtunë, më 7 qershor 2025. Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti u regjistrua në orën 15:46, me orën e Greqisë, në Detin Egje.

Epiqendra e tërmetit ndodhej në një thellësi prej 10 kilometrash. Lëkundjet sizmike u ndjenë veçanërisht në pjesën verilindore të Greqisë, duke përfshirë edhe qytetin e Selanikut, i cili ndodhet rreth 112 kilometra në perëndim-veriperëndim të epiqendrës.

Zona më e afërt me epiqendrën është fshati bregdetar Sárti, vetëm 25 kilometra në jug-juglindje të saj, ku jetojnë rreth 1,100 banorë.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por autoritetet janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

Lexo edhe:

The post Tërmet i fortë ‘godet’ vendin fqinj, ja sa ishte magnituda appeared first on Sot News | Lajme.

Tërmeti me magnitudë 6.7 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

6 June 2025 at 21:22

Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë ka goditur sot brigjet veriore të Kilit, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe duke vënë në lëvizje shërbimet e emergjencës.

Sipas raportimeve të para, tërmeti ndodhi në një thellësi prej rreth 40 miljesh nën tokë, çka ka bërë që lëkundjet të ndihen në një zonë të gjerë. Më herët gjatë natës, një tjetër tërmet me magnitudë 6.5 ballë u regjistrua menjëherë pas mesnatës, ndërsa një lëkundje e tretë, po ashtu e fortë, u ndje në mesditë pranë qytetit Copiapo, në një thellësi prej vetëm 10 miljesh.

Zyra Kombëtare e Emergjencave (ONEMI) njoftoi se po monitoron nga afër zhvillimet dhe se autoritetet lokale janë në terren për të vlerësuar dëmet. Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme të konsiderueshme në infrastrukturë.

Banorët janë këshilluar të qëndrojnë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve, për shkak të mundësisë së lëkundjeve pasuese

The post Tërmeti me magnitudë 6.7 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra appeared first on Sot News | Lajme.

Moska godet Kievin, raketat bien mbi Ukrainë, katër të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

By: Mirgen
6 June 2025 at 09:25

A ka filluar hakmarrja e Putin? Pak pas orës 1:00 të mëngjesit, filloi një sulm i rëndë rus në të gjitha qytetet ukrainase. Në fillim u lëshuan dronë të shumtë, pastaj raketa balistike, raporton La Repubblica. Bombarduesit Tu160 u raportuan duke fluturuar mbi Detin Kaspik, nga i cili zakonisht lëshojnë raketa kruiz. Dy zjarre u […]

The post Moska godet Kievin, raketat bien mbi Ukrainë, katër të vrarë dhe dhjetëra të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

3 June 2025 at 18:18

Një tërmet ndodhi pak pas orës 14:00 në zonën detare të Ierapetrës, Kretë. Konkretisht, sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, tërmeti kishte një magnitudë prej 5.3 ballë sipas shkallës Rihter.

Tërmeti kishte një thellësi fokale prej 9.2 kilometrash dhe ndodhi 14 kilometra në lindje të Chryssi, pranë Ierapetrës.

Siç i tha për të përditshem greke ‘Kathimerini’, Drejtori i Kërkimeve në Institutin Gjeodinamik, Athanasios Ganas, tërmeti i mëngjesit në Rodos dhe tërmeti i pasdites në Kretë nuk duket se janë të lidhur me njëri-tjetrin, megjithatë, të dy janë pjesë e harkut grek, në anën e tij juglindore.

“Tërmeti i pasdites në Kretë gjithashtu nuk lidhet me tërmetin e vitit 2020, me magnitudë 6.6 të shkallës Rihter, që ndodhi në jug të Ierapetrës. Tërmeti i sotëm erdhi nga një çarje që nuk kishte prodhuar aktivitet sizmik në dekadën e fundit dhe nevojitet më shumë kohë për të vlerësuar potencialin e tij sizmik. Ndryshe nga tërmeti i mëngjesit në Rodos, tërmeti në Kretë ishte sipërfaqësor dhe ndodhi në një distancë prej 30 kilometrash nga Ierapetra”,-tha eksperti grek.

Profesori i Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore dhe president i OASP, Efthimios Lekkas, ky është një tërmet i pavarur nga ai i mëngjesit, 5.8 Rihter në zonën detare në veri të Rodosit, por edhe nga ai që ndodhi disa ditë më parë në Arkalochori, 4.3 Rihter.

The post Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda appeared first on Sot News | Lajme.

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

1 June 2025 at 22:03

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter goditi Bosnjën dhe Hercegovinën jugore.

Siç raportojnë mediat vendase, bëhet fjalë për një tërmet në një zonë 15 kilometra nga Stolaci dhe 31 kilometra nga Mostari.

Tërmeti u regjistrua në orën 18:41. në një thellësi prej pesë kilometrash. Ky është tërmeti i tretë në BeH i regjistruar në 44 orët e fundit, raporton EMSC.

The post Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha: Zyrat paralele me qendrat e PS ku drejtohet operacioni i “trenit bullgar”

By: user7
30 May 2025 at 12:40

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku paraqiti disa imazhe ku sipas tij ishin zyrat paralele me qendrat e votimit të PS ku drejtohet operacioni i “trenit bullgar”. Berisha tha se zyra ishte pa asnjë shenjë elektorale dhe se personat tentojnë të fshihen prapa xhamit. Ai shtoi se në këto zyra qëndrojnë të fshehur, klandestinë, për të drejtuar operacionin e trenit bullgar dhe paguar votat që blejnë zyrtarë të niveleve të larta.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mercenarë të paguar bëjnë çdo gjë që të justifikojnë dhe t’u servirin shqiptarëve farsën elektorale si proces zgjedhor.
Këta, edhe njëherë, në minimum mercenarë, që nxijnë letra, shkrime, artikuj dhe të tjerë, janë mashtrues kongenitalë dhe falsifikatorë të paskrupullt. Ata duan të paraqesin, duan të gjejnë në universin e farsës, ishuj në të cilët pretendojnë se ishte paqja në zgjedhje.

Këtu do paraqes pak qendrat paralele elektorale me qendrat e votimit të PS, ku zyrtarë të niveleve të larta, qëndrojnë të fshehur, klandestinë, për të drejtuar operacionin e trenit bullgar dhe paguar votat që blejnë. Zyra sekrete pa asnjë shenjë elektorale, në të cilën tentojnë të fshihen prapa xhamit. Ikën me çantën me dokumente. Kjo, Enkelejda Ymeraj, drejtoreshë qendrore e inovacionit. Me kapuçon se kërkon të maskohet. Një kriminele me detyra të larta. Dhe si ia mbathin, shikoni si ikin… Kjo duket si Kokona, po nuk di nëse është ajo apo ndonjë tjetër. Famozja Kokona.

The post Berisha: Zyrat paralele me qendrat e PS ku drejtohet operacioni i “trenit bullgar” appeared first on Lapsi.al.

Tërmeti me magnitudë 5.2 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

26 May 2025 at 15:51

Ishulli japonez Hokkaido u godit sot nga një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Epiqendra e tërmetit, siç u tha, ishte në një thellësi prej 46 kilometrash.

Në sipërfaqe, ndikimi ishte më afër vendeve Urakaëa dhe Obihiro.

Për momentin nuk ka raportime për të lënduar apo dëme të mundshme materiale.

Hokkaido është ishulli i dytë më i madh japonez dhe ndodhet në veri të vendit.

 

The post Tërmeti me magnitudë 5.2 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra appeared first on Sot News | Lajme.

10 dyqane Jumbo në Shqipëri. Tashmë edhe në Qendrën Emerald

By: user 5
22 May 2025 at 18:56

Jumbo vijon të zgjerojë praninë në tregun shqiptar, duke hapur dyert e dyqanit më të ri në Tiranë, në Qendrën Emerald. Ky dyqan e çon në tre numrin e dyqaneve në kryeqytet dhe në dhjetë totalin e dyqaneve Jumbo në të gjithë Shqipërinë.

“Hapja e këtij dyqani është një përgjigje ndaj kërkesave të shumta të klientëve dhe një hap tjetër drejt qëllimit të Jumbo për të qenë sa më pranë konsumatorëve të saj, duke ofruar produkte cilësore, çmime konkurruese dhe një përvojë blerjeje të veçantë për çdo sezon”, – shprehet Ani Xhetani, Menaxher i përgjithshëm i Jumbo në Shqipëri.
Jumbo në Qendrën Emerald pritet të bëhet shumë shpejt një nga destinacionet më të preferuara të blerësve në Tiranë. Në këtë dyqan të ri dhe modern, klientët mund të gjejnë një gamë të gjerë produktesh: nga artikuj sezonalë dhe dekor për shtëpinë, te lodrat, kancelaria, kozmetika, artikuj për fëmijë dhe shumë më tepër.

Me rastin e hapjes, nga data 22 deri më 25 maj, Jumbo në Qendrën Emerald ofron ulje për çdo blerje mbi 1,500 lekë, si dhe aktivitete argëtuese për të gjithë familjen. Eventet do të zhvillohen gjatë ditëve të hapjes më 22, 24 dhe 25 maj, nga ora 18:00 deri në 20:00, duke i kthyer këto ditë në një festë të vërtetë.

Jumbo është pjesë e Grupit BALFIN, një ndër grupet më të mëdha dhe të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. Me zgjerimin e vazhdueshëm dhe angazhimin për të ofruar cilësi dhe shërbim të shkëlqyer, Jumbo vazhdon të konsolidojë pozicionin e saj si zgjedhja e parë për mijëra familje shqiptare. Për më shumë informacione, mund të vizitoni faqen zyrtare www.jumbo.al ose të ndiqni Jumbo në rrjetet sociale, si: Facebook, Instagram dhe Youtube.

(Artikull promocional)

The post 10 dyqane Jumbo në Shqipëri. Tashmë edhe në Qendrën Emerald appeared first on Lapsi.al.

❌
❌