Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 August 2025Main stream

Mbyllja e News24 TV në Shqipëri dërgon një sinjal shqetësues

13 August 2025 at 11:40

Më 9 gusht, policia shqiptare rrethoi godinën e Focus Media Group, ku ndodhen News24, BalkanWeb, Panorama, Gazeta Shqiptare dhe media të tjera të lidhura, ndërpreu energjinë elektrike dhe pengoi stafin të hynte brenda, sipas gazetarëve. News24 iu ndërpre sinjali në orën 07:36 të mëngjesit. Transmetimi i kufizuar rifilloi në YouTube, por transmetimi televiziv mbetet i […]

The post Mbyllja e News24 TV në Shqipëri dërgon një sinjal shqetësues appeared first on Reporter.al.

Rumunët llogaritin humbjet e milionave euro që mund t’ua shkaktojë Drita

13 August 2025 at 12:52

Në Rumani po frikësohen, pasi Drita mund ta eliminojë FCSB nga rrethi i tretë i Ligës së Evropës dhe t’i shkaktojë humbje të madhe financiare.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Bukuresht i takoi vendasve me rezultat të ngushtë 3-2, por Drita tregoi se mund të përballet edhe me kësi kundërshtarë të mëdhenj.

Gazeta e madhe rumune ‘Fanatik‘ ka shkruar për mundësinë se si Drita mund t’i humbas miliona euro FCSB-së dhe presidentit të tyre Gigi Becali.

“FCSB mund të përballet me një rënie të ndjeshme të të ardhurave nëse eliminohet nga Drita në raundin e tretë paraprak të Ligës së Evropës, duke kaluar në play-off-et e Ligës së Konferencës. Kjo do të ndikonte direkt në bonuset nga UEFA dhe fitimet nga shitja e biletave”.

“Në rast se kampioni rumun e kalon Dritën, atëherë do të përballet me Aberdeen në play-off të Ligës së Evropës. Një sukses në këtë fazë do t’i siguronte FCSB-së një total minimal të garantuar prej rreth 4.66 milionë eurosh, plus bonuse të tjera nga rezultatet në grup dhe koeficienti UEFA, që mund të arrijnë deri në 8 milionë euro”.

“Nëse skuadra eliminohet nga Liga e Evropës por arrin fazën kryesore të Ligës së Konferencës, bonusi minimal do të ishte 3.52 milionë euro, duke humbur mbi një milion euro krahasuar me pjesëmarrjen në Ligën e Evropës. Shumat për fitoret dhe barazimet janë gjithashtu më të ulëta, dhe numri i tifozëve tërheq më pak të ardhura nga shitja e biletave”.

“Skenari më i keq për FCSB është eliminimi nga Drita dhe humbja ndaj fituesit midis Levadia Tallinn dhe Differdange. Në këtë rast, klubi do të sigurojë vetëm 1.36 milionë euro, përfshirë bonusin për eliminim dhe bonusin solidariteti nga UEFA”.

“Sezoni i kaluar ishte shumë më fitimprurës: FCSB arriti në raundin e 16-tave të Ligës së Evropës dhe mblodhi rreth 20 milionë euro, duke kombinuar çmimet nga UEFA dhe të ardhurat nga shitja e biletave. Një sukses i ngjashëm këtë sezon duket i vështirë për t’u arritur”.

“Kjo situatë tregon qartë rëndësinë e rezultateve në garat evropiane për stabilitetin financiar të klubeve si FCSB, ku diferenca midis pjesëmarrjes në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës mund të jetë 2–4 milionë euro ose më shumë”, ka shkruar Fanatik.ro.

Drita dhe FCSB do të takohen të enjten me fillim nga ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Gjilanasit do të mundohen të kalojnë tutje ku për Dritën do të ishte hera e parë që arrin në Play-Off të Ligës së Evropës. /Telegrafi/ 

The post Rumunët llogaritin humbjet e milionave euro që mund t’ua shkaktojë Drita appeared first on Telegrafi.

TEL AVIV – Izraeli hedh poshtë akuzat e OKB-së se forcat e tij kanë abuzuar seksualisht me palestinezët

13 August 2025 at 08:52

NJU JORK, 13 gusht /ATSH/- Shefi i OKB-së e paralajmëroi Izraelin se Kombet e Bashkuara kanë “informacion të besueshëm” për dhunë seksuale dhe shkelje të tjera nga forcat izraelite kundër palestinezëve të ndaluar, të cilat ambasadori i Izraelit në OKB i hodhi poshtë si “akuza të pabaza”, sipas AP.

Sekretari i përgjithshëm Antonio Guterres tha në një letër drejtuar ambasadorit Danny Danon se ishte “thellësisht i shqetësuar” për shkeljet e raportuara kundër palestinezëve nga ushtria dhe forcat e sigurisë izraelite në disa burgje, një qendër paraburgimi dhe një bazë ushtarake.

Guterres tha se po i njoftonte forcat izraelite se ato mund të listoheshin si abuzues në raportin e tij të ardhshëm mbi dhunën seksuale në konflikt – për shkak të shqetësimeve të konsiderueshme për modelet e formave të caktuara të dhunës seksuale që janë dokumentuar vazhdimisht nga Kombet e Bashkuara.

Danon, i cili shpërndau letrën dhe përgjigjen e tij, tha se akuzat “ishin të mbushura me botime të njëanshme”.

“OKB duhet të përqendrohet në krimet tronditëse të luftës dhe dhunën seksuale të Hamasit dhe lirimin e të gjithë pengjeve”, tha ai.

Danon po i referohej sulmit të papritur të grupit militant në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, ku rreth 1 200 persona u vranë dhe rreth 250 u morën peng.

Autoritetet izraelite thanë se gratë u përdhunuan dhe u abuzuan seksualisht. //a.i/

 

The post TEL AVIV – Izraeli hedh poshtë akuzat e OKB-së se forcat e tij kanë abuzuar seksualisht me palestinezët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 12 August 2025Main stream

Na ndiqni në rrjetet sociale

12 August 2025 at 21:53

Na ndiqni në rrjetet sociale     Facebook Saranda Web Instagram saranda.web Youtube sarandaweb Tiktok saranda.web Pinterest sarandaweb in sarandaweb

The post Na ndiqni në rrjetet sociale appeared first on Saranda Web.

Fshehu të dhëna me rëndësi për hetimet, Prokuroria Sarandë procedon penalisht OPGJ

12 August 2025 at 13:07

Fshehu të dhëna me rëndësi për hetimet, Prokuroria Sarandë procedon penalisht oficerin e policisë gjyqësore   Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka regjistruar procedimin penal nr. 696/2025 për veprën penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal në ngarkim të […]

The post Fshehu të dhëna me rëndësi për hetimet, Prokuroria Sarandë procedon penalisht OPGJ appeared first on Saranda Web.

Organizatat dënojnë ndërhyrjen pa procedurë të rregullt ndaj Focus Media Group

By: BIRN
12 August 2025 at 12:36

Njëzeteshtatë organizata lokale dhe ndërkombëtare të lirisë së medias dënuan njëzëri më 12 gusht ndërhyrjen e fortë të Policisë shqiptare ndaj grupit mediatik Focus Media Group, duke shkaktuar ndërprerjen prej tre ditësh të sinjalit të televizionit informativ, News 24. Sipas deklaratës së përbashkët, ndërhyrja është bërë mbi baza ligjore të paqarta dhe pa respektuar procedurën […]

The post Organizatat dënojnë ndërhyrjen pa procedurë të rregullt ndaj Focus Media Group appeared first on Reporter.al.

LAJM I MIRË – Zjarri në Syrin e Kaltër është arritur të fiket

12 August 2025 at 09:57

LAJM I MIRË Zjarri në Parkun Natyror në Syrin e Kaltër është arritur të fiket.     Aktualisht ka vatra zjarri në Pecë dhe pranë Kardhikaqit   Website Saranda Web Facebook Saranda Web Instagram saranda.web Youtube sarandaweb Tiktok saranda.web Pinterest sarandaweb in sarandaweb

The post LAJM I MIRË – Zjarri në Syrin e Kaltër është arritur të fiket appeared first on Saranda Web.

Before yesterdayMain stream

FOKUS – Macron: Në Gaza nevojitet një mision i mandatuar nga OKB

11 August 2025 at 22:29

NJU JORK, 11 gusht /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron përsëriti propozimin e tij për një “mision stabilizimi të mandatuar nga OKB-ja” për të siguruar Rripin e Gazës, duke denoncuar “një katastrofë që pritet të ndodhë” dhe një ”nxitim të menjëhershëm drejt luftës së përhershme”, pas njoftimeve të një plani izraelit për të pushtuar Qytetin e Gazës.

”Njoftimi nga autoritetet izraelite për një zgjerim të operacioneve të tyre në qytetin e Gazës dhe kampet Mawasi dhe për një ripushtim nga ana e Izraelit përbën një katastrofë që pritet të ndodhë me një ashpërsi të paparë dhe një nxitim të menjëhershëm drejt luftës së përhershme”, deklaroi presidenti francez.

”Pengjet izraelitë dhe popullsia e Gazës nuk do të vazhdojnë të jenë viktimat e para të kësaj strategjie”, shtoi ai.

Presidenti francez reagoi për herë të parë ndaj planit të qeverisë së Benjamin Netanyahut për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës dhe për të goditur bastionet e fundit të Hamasit, një plan që ka tërhequr kritika të forta në të gjithë botën.

Kryeministri izraelit, nga ana e tij, pretendon se ky opsion është “mënyra më e mirë për t’i dhënë fund luftës” kundër Hamasit në Gaza./  /os/

The post FOKUS – Macron: Në Gaza nevojitet një mision i mandatuar nga OKB appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – OKB dënon sulmin izraelit që vrau gazetarët e ”Al Jazeera”-s

11 August 2025 at 21:57

NJU JORK, 11 gusht /ATSH/ – Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka dënuar një sulm të synuar izraelit që vrau gjashtë gazetarë në Gaza, duke e quajtur atë një shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar, sipas BBC.

Pesë gazetarë të ”Al Jazeera”-s, përfshirë korrespondentin Anas al-Sharif, u vranë në një sulm ajror izraelit të dielën.

Ushtria izraelite tha se kishte në shënjestër Sharifin, duke pretenduar se ai kishte “shërbyer si kreu i një qelize terroriste në Hamas” – diçka që Sharif e mohoi.

“Izraeli duhet të respektojë dhe mbrojë të gjithë civilët, përfshirë gazetarët”, tha zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut në një postim në X.

“Ne bëjmë thirrje për akses të menjëhershëm, të sigurt dhe të papenguar në Gaza për të gjithë gazetarët”, theksoi ajo.

Muajin e kaluar, BBC dhe tre agjenci të tjera lajmesh – Reuters, AP dhe AFP – lëshuan një deklaratë të përbashkët duke shprehur “shqetësim të dëshpëruar” për gazetarët në Rripin e Gazës, të cilët thonë se janë gjithnjë e më të paaftë të ushqejnë veten dhe familjet e tyre.

Qeveria izraelite nuk lejon që organizatat ndërkombëtare të lajmeve, përfshirë BBC-në, të hyjnë në Gaza dhe të raportojnë lirisht, kështu që shumë media mbështeten te gazetarët me bazë në Gaza për mbulim.

Agjencia humanitare e OKB-së tha të premten se sasia e ndihmës që hyn në Gaza vazhdon të jetë “shumë nën minimumin e kërkuar për të përmbushur nevojat e mëdha të njerëzve”.

Muajin e kaluar, ekspertët globalë të sigurisë ushqimore të mbështetur nga OKB paralajmëruan se “aktualisht po zhvillohet skenari më i keq i urisë”.

Izraeli ka vazhduar të mohojë se ka uri në Gaza dhe ka akuzuar agjencitë e OKB-së se nuk po marrin ndihmën në kufij dhe nuk e dorëzojnë atë.

Agjencia humanitare e OKB-së ka thënë se vazhdon të hasë pengesa dhe vonesa ndërsa përpiqet të mbledhë ndihma nga zonat kufitare të kontrolluara nga Izraeli./ a.jor.

The post FOKUS – OKB dënon sulmin izraelit që vrau gazetarët e ”Al Jazeera”-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Macron: Në Gaza, i domosdoshëm një mision i mandatuar nga OKB

11 August 2025 at 22:44

Presidenti francez, Emmanuel Macron përsëriti propozimin e tij për një “mision stabilizimi të mandatuar nga OKB-ja” për të siguruar Rripin e Gazës, duke denoncuar “një katastrofë që pritet të ndodhë” dhe një ”nxitim të menjëhershëm drejt luftës së përhershme”, pas njoftimeve të një plani izraelit për të pushtuar qytetin e Gazës.

”Njoftimi nga autoritetet izraelite për një zgjerim të operacioneve të tyre në qytetin e Gazës dhe kampet Mawasi dhe për një ripushtim nga ana e Izraelit përbën një katastrofë që pritet të ndodhë me një ashpërsi të paparë dhe një nxitim të menjëhershëm drejt luftës së përhershme”, deklaroi presidenti francez.

”Pengjet izraelitë dhe popullsia e Gazës nuk do të vazhdojnë të jenë viktimat e para të kësaj strategjie”, shtoi ai.

Presidenti francez reagoi ndaj planit të qeverisë së Benjamin Netanyahut për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës dhe për të goditur bastionet e fundit të Hamasit, një plan që ka tërhequr kritika të forta në të gjithë botën.

OKB dënon sulmin izraelit që vrau gjashtë gazetarë në Gaza

By: gaze tare
11 August 2025 at 21:29

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka dënuar ashpër një sulm ajror izraelit në Gaza, ku u vranë pesë gazetarë të Al Jazeera-s dhe një gazetar i pavarur. Mes viktimave ishin korrespondenti Anas al-Sharif dhe katër kolegë të tij, si dhe gazetari Mohammad al-Khaldi.

Izraeli pranoi se kishte shënjestruar al-Sharif, duke e akuzuar për lidhje me Hamasin, por pa ofruar prova të besueshme. BBC raportoi se nuk mund të verifikonte pretendimet izraelite.

Organizatat për të drejtat e gazetarëve, përfshirë CPJ dhe Reporterët pa Kufij, e cilësuan ngjarjen si pjesë të një modeli të rrezikshëm të shënjestrimit të reporterëve. Sipas CPJ, që nga tetori 2023 janë vrarë 186 gazetarë në Gaza.

The post OKB dënon sulmin izraelit që vrau gjashtë gazetarë në Gaza appeared first on iconstyle.al.

Policia: Kemi zbardhur rastin e zjarrit në Lukovë – VIDEO

11 August 2025 at 20:30

Policia: Kemi zbardhur rastin e zjarrit në Lukovë   Një 43-vjeçar nga fshati Lukovë ka përfunduar në pranga pasi dyshohet se shkaktoi zjarr nga pakujdesia, duke hedhur një cigare të ndezur në tokë. Sipas Policisë së Himarës, ngjarja ka ndodhur më 10 gusht 2025, në zonën e quajtur “Lapardha”. Hetimet tregojnë se pas hedhjes së […]

The post Policia: Kemi zbardhur rastin e zjarrit në Lukovë – VIDEO appeared first on Saranda Web.

Zjarri te Syri i Kaltër, situata alarmante – flakët përparojnë me shpejtësi, vizitorët evakuohen

11 August 2025 at 19:48

Zjarri te Syri i Kaltër, situata alarmante – flakët përparojnë me shpejtësi, vizitorët evakuohen   Situata në Parkun Natyror të “Syrit të Kaltër” ka marrë përmasa alarmante, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi të madhe për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta. Të gjithë vizitorët janë evakuuar, ndërsa një helikopter i forcave […]

The post Zjarri te Syri i Kaltër, situata alarmante – flakët përparojnë me shpejtësi, vizitorët evakuohen appeared first on Saranda Web.

Organizatat ndërkombëtare dënojnë bllokadën e policisë ndaj News 24

11 August 2025 at 16:12

Organizatat ndërkombëtare për lirinë e medias kanë reaguar ndaj bllokadës së vendosur nga Policia e Shtetit më 9 gusht ndaj redaksisë së televizionit informativ, News 24 si dhe mediave të tjera të grupit, Balkanweb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare. Instituti Ndërkombëtar i Shtypit, IPI, u shpreh në një postim në X  “i alarmuar nga bllokada e […]

The post Organizatat ndërkombëtare dënojnë bllokadën e policisë ndaj News 24 appeared first on Reporter.al.

Gazetarët solidarizohen kundër bllokimit të “News24”

11 August 2025 at 14:14

Dhjetëra gazetarë, aktivistë dhe përfaqësues të opozitës protestuan sot para radiotelevizionit “News24” për mbylljen e sinjalit të transmetimit që iu bë nga policia asaj dhe mediave të tjera të lidhura me të. Prej 9 gushtit mjediset e këtij grupi mediatik nuk qasen dot nga rreth 230 punonjës pasi qeveria ia ka kaluar ndërtesën një kompanie shtetërore të prodhimit të armëve.

“Demokracia vdes në errësirë” ishte thirrja e Asociacionit  të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) për protestën që u mbajt sot përpara godinës së “News24”. Kreu i AGSH, Isa Myzyraj, kërkoi ndalimin e veprimeve nga ana e IKMT-së, Ministria e Mbrojtjes dhe institucionet e tjera të përfshira, duke paralajmëruar se “sot është News24, nesër mund të jetë çdo media tjetër”.

Drejtoresha e përgjithshme e News24, Anila Jole, u shpreh e tronditur nga ndërprerja e sinjalit, duke e quajtur ngjarjen jo vetëm goditje profesionale, por edhe personale.

“Konfliktet civile zgjidhen në gjykata, jo duke fikur ekranin e një televizioni. Liria e medias është themeli i demokracisë”, tha ajo, duke u bërë thirrje qytetarëve dhe kolegëve gazetarë të mos lejojnë shuarjen e zërit të lirë.

Konteksti dhe dinamika e zhvillimit të çështjes

Radiotelevizioni “News24” dhe mediat e tjera të lidhura me të si “Gazeta Shqiptare” apo “BalkanWeb”, zotërohen nga “Focus Media Group”, e themeluar nga një ortakëri sipërmarrësish italian në vitin 2002.

Prej vitit 2003 “Focus Media Group” u vendos si qiramarrëse në mjediset e ish-Uzinës së Pjesëve të Ndërrimit të Automjeteve, njohur ndryshe si ish-“Uzina e Autotraktorëve”. Ajo mori godinën që ndodhet në anë të rrugës me numër kadastral 10/300.

Në vitin 2011 “Focus Media Group” u ble për rreth 6 milionë euro nga një ortakëri e kryesuar nga familja Hysenbelliu, e cila zotëron edhe kompaninë “Panorama Group”, që boton gazetat “Panorama” dhe “Panorama Sport”.

Prej vitit 2013 grupi mediatik mori me qira edhe një godinë tjetër pas selisë së “News 24”, e cila përdorej kryesisht për studiot e emisioneve. Godina ndodhet në pasurinë 10/304 e pretenduar nga qeveria.

Mëngjesin e së shtunës, datë 9 gusht, mjediset e radiotelevizionit “News24” dhe mediave të tjera të lidhura me të u rrethuan nga forca të shumta të policisë. Ata deklaruan se kishin urdhër për boshatisjen e godinës në pronën 10/300.

Rreth 230 gazetarë dhe punonjës të mediave u ndaluan të hynin në zyra. Ndërtesës iu shkëput energjia elektrike e për rrjedhojë televizioneve iu mbyll sinjali i transmetimit. Ata deklaruan se aksioni ishte pa paralajmërim dhe nuk u dha kohë për zhvendosjen e sistemit të transmetimit në godinën tjetër.

Opozita, organizata të medias dhe shoqërisë civile dënuan aksionin policor si të paprecedentë dhe cenim të lirisë së medias.

Në mesditë, Avokatura e Shtetit lëshoi një deklaratë për shtyp, në të cilën tha se kontrata e qirasë me familjen Hysenbelliu kishte përfunduar prej majit 2022 dhe se për çdo pretendim të ngritur gjykatat janë shprehur në favor të shtetit.

Avokatura tha se prej marsit 2025 godina i ishte dhënë përmes një vendimi të qeverisë kompanisë shtetërore të prodhimit të armëve “KAYO”. Deklarata për shtyp (foto) nuk u gjend më online në faqen e Avokaturës, sot e hënë.

Harta kadastrale e botuar nga MEKI për situatën e pronësisë së News24.

Familja Hysenbelliu kundërshtoi këto pretendime duke i cilësuar “keqinformuese” dhe “të pavërteta”. Ajo i kërkoi Avokaturës të bënte publike vendimin e gjykatës që kërkon lirimin e ambientit, teksa denoncoi “ndërprerjen e dhunshme të aktivitetit mediatik” nga policia dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike si të paprecedentë.

Rreth orës 17:00 në mjediset e “News 24” u vendosën forcat e ushtrisë, teksa në rrjetet sociale u botua një version i kontratës së qirasë, që linte të nënkuptohej se ajo ishte e vlefshme deri në vitin 2033.

Por, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) u shpreh se kontrata në fjalë, ishte për pronën tjetër në zonën 10/304. Grupi mediatik u kundërpërgjigj duke thënë se kontrata lidhej me godinën ku operon “Panoarama TV”, që gjithashtu ishte mësyrë nga ushtria dhe ajo mund t’i lejohej për ta vazhduar punën.

Në një deklaratë tjetër, pasditen e së dielës, MEKI tha se familja Hysenbelliu nuk ka paguar qiranë për godinën që prej shkurtit 2017 dhe se aktualisht detyrimet e saj “përllogariten mbi 2 milionë euro”.

MEKI e shoqëroi deklaratën e radhës me një hartë kadastrale në të cilin shpjegohej ndarja e pronave të ish-Uzinës mes “Ndërmarrjes Industriale Nr.1” në varësi të saj dhe kompanisë “KAYO” në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Lexoni gjithashtu:

The post Gazetarët solidarizohen kundër bllokimit të “News24” appeared first on Citizens.al.

Mori flakë në ecje, mjeti shpëton nga djegia falë autobotëve të ujit – VIDEO

11 August 2025 at 14:09

Mori flakë në ecje, mjeti shpëton nga djegia falë autobotëve të ujit.   Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme pranë kanalit të Çukës, në aksin rrugor Sarandë – Ksamil.     Website Saranda Web Facebook Saranda Web Instagram saranda.web Youtube sarandaweb Tiktok saranda.web Pinterest sarandaweb in sarandaweb

The post Mori flakë në ecje, mjeti shpëton nga djegia falë autobotëve të ujit – VIDEO appeared first on Saranda Web.

Gazetarët në protestë, IKMT shemb ndërtesën ku ndodhen pajisjet e transmetimit të News24 (VIDEO)

By: V K
11 August 2025 at 14:41

Teksa po zhvillohej protesta e gazetareve dhe shoqërisë civile para godinës së News24, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ka shembur një prej pikave më të rëndësishme që lidhte dy godinat e News24 dhe Panorama TV.

IKMT pa pritur vendimin dhe ankimin e bërë në gjykatë ditën e sotme, ka shembur urën lidhëse dhe ka dëmtuar kabllot që lidhin transmetimin e News24 me regjinë, arkivën dhe severat e televizionit.

Ekspertët e News24, flasin për dëme të konsiderueshme që ka shkaktuar kjo ndërhyrje, pasi janë prekur lidhjet e transmetimit dhe serverat me të cilën operonte ky televizion, duke venë ne rrezik pasurinë me te madhe, arkivën e TV.

 

The post Gazetarët në protestë, IKMT shemb ndërtesën ku ndodhen pajisjet e transmetimit të News24 (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

IMT dhe Policia Bashkiake Sarandë shembin 2 ndërtime pranë Teqesë – VIDEO

11 August 2025 at 12:49

IMT dhe Policia Bashkiake Sarandë shembin 2 ndërtime pa leje pranë Teqesë   Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Sarandës kanë ndërhyrë sot për prishjen e dy ndërtimeve pa leje. Objektet ndodheshin në periferi të qytetit, në afërsi të zonës së Teqesë.     Sipas burimeve zyrtare, këto ndërtime […]

The post IMT dhe Policia Bashkiake Sarandë shembin 2 ndërtime pranë Teqesë – VIDEO appeared first on Saranda Web.

Dita e shtatë e zjarreve në Finiq: Dhjetëra shtëpi, mijëra ullinj dhe vreshta të djegura

11 August 2025 at 11:27

Dita e shtatë e zjarreve në Finiq: Dhjetëra shtëpi, mijëra ullinj dhe vreshta të djegura   Prej shtatë ditësh, Bashkia Finiq po përjeton një nga katastrofat më të rënda natyrore të viteve të fundit, teksa zjarret e fuqishme vazhdojnë të përfshijnë zona të gjera, duke lënë pas një panoramë shkatërrimi të plotë.     Sipas […]

The post Dita e shtatë e zjarreve në Finiq: Dhjetëra shtëpi, mijëra ullinj dhe vreshta të djegura appeared first on Saranda Web.

Televizionet e mëdha thellojnë dominimin, të voglat thellojnë humbjet

11 August 2025 at 08:16

Tregu i medias audiovizive në Shqipëri shënoi një rritje të mëtejshme të shkallës së përqendrimit, me katër televizionet më të mëdha, Klan, Top Channel, Vizion Plus dhe A2CNN që kontrolluan 81% të të gjitha të ardhurave si dhe konsoliduan fitimet, ndërkohë që tetë televizione të tjera të analizuara mbyllën vitin me humbje të konsiderueshme financiare. […]

The post Televizionet e mëdha thellojnë dominimin, të voglat thellojnë humbjet appeared first on Reporter.al.

❌
❌