Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 August 2025Main stream

Rrezikonin mbytjen tek Uji i Ftohtë, Policia u shkon në ndihmë tre pushuesve

TIRANË, 16 gusht /ATSH/ Strukturat e policisë në mbarë vendin janë angazhuar për mbarëvajtjen e sigurisë dhe rendit gjatë sezonit veror, por nuk kanë munguar rastet kur u kanë ardhur në ndihmë pushuesve të ndryshëm të cilëve iu është rrezikuar jeta.

Policia Kufitare Vlorë u shkoi sot në ndihmë tre pushuesve që rrezikoheshin në det, në afërsi të plazhit të Ujit të Ftohtë.

Salla e DRKM Vlorë mori njoftim se një shtetase po lundronte me kanoe, por kërkonte ndihmë pasi ndodhej rreth 1 milje larg bregut dhe kishte të pamundur kthimin.

Dy pushues të tjerë kishin hyrë në det me not për t’i ardhur në ndihmë shtetases, por për shkak të distancës së largët nga bregu u rrezikuan edhe ata.

Menjëherë, mjeti lundrues i Policisë Kufitare u nis drejt vendit të raportuar dhe bëri të mundur marrjen në bord të tre pushuesve. Falë reagimit në kohë të Policisë Kufitare, tre shtetasit u nxorën në breg të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia Kufitare Vlorë mbetet e angazhuar 24/7 për garantimin e sigurisë së pushuesve dhe fton qytetarët që në çdo rast emergjence të kontaktojnë menjëherë në numrin 112.

The post Rrezikonin mbytjen tek Uji i Ftohtë, Policia u shkon në ndihmë tre pushuesve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 15 August 2025Main stream

Humbën orientimin në malin e Gomenit, policia ndihmon çiftin e turistëve nga Australia

15 August 2025 at 14:03

TIRANË, 15 gusht /ATSH/ Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kamzë i kanë shkuar në ndihmë një çifti turistësh nga Australia, që humbi orientimin në malin e Gomenit.

Pasditen e djeshme, menjëherë pas njoftimit se bashkëshortët kishin mbetur të bllokuar në një terren të thepisur, me bimësi të dendur, në këtë mal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kamzë organizuan punën për t’i lokalizuar dhe shkuar në ndihmë.

Pas disa orësh kërkimesh intensive, u bë e mundur gjetja e çiftit nga Australia, i cili u asistua për zbritjen nga zona malore.

Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe falënderuan shërbimet e Policisë, për ndërhyrjen e shpejtë, si dhe për humanizmin dhe profesionalizmin e treguar.

/gj.m/j.p/

The post Humbën orientimin në malin e Gomenit, policia ndihmon çiftin e turistëve nga Australia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

U bllokuan në plazhin e Akuariumit, Policia e Himarës ndihmon tre turistë të huaj

10 August 2025 at 09:03

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Shërbimet e Policisë Himarë u kanë ardhur në ndihmë 3 turistëve të huaj, të bllokuar në zonën e plazhit të Akuariumit.

Patrulla e rendit me shërbim në zonën e Jalës, pas një njoftimi se tre turistë të huaj kishin mbetur të bllokuar në një zonë të thepisur shkëmbore, në plazhin e Akuariumit, ndërhyri mbrëmë, duke shkuar menjëherë në vendin ku kërkohej ndihmë.

Pas kërkimeve në terren, u bë i mundur lokalizimi i tre turistëve të huaj, të cilët u nxorën nga zona shkëmbore ku kishin mbetur të bllokuar. Aktualisht, të tre ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët falënderuan shërbimet e Policisë për ndihmën e menjëhershme dhe profesionalizmin e treguar.

Të gjitha strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë vijojnë të jenë të pranishme 24/7, për garantimin e sigurisë së pushuesve dhe për ndërhyrjen në çdo situatë emergjente.

Krahas detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Policisë mbeten të angazhuara edhe për të ndërhyrë dhe për t’i ardhur në ndihmë çdo qytetari apo turisti në raste emergjente.

/m.m/r.e/

The post U bllokuan në plazhin e Akuariumit, Policia e Himarës ndihmon tre turistë të huaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia Kufitare i vjen në ndihmë 12-vjeçarit të huaj, të dëmtuar në Gjirin e Gramës

TIRANË, 7 gusht/ATSH/ Policia Kufitare Dhërmi, në koordinim me ekipin e urgjencës mjekësore, i vjen në ndihmë një shtetasi të mitur, të dëmtuar në Gjirin e Gramës.

Gjatë ditës së sotme, Policia Kufitare u njoftua për një rast emergjent në Gjirin e Gramës, ku një shtetas i mitur ishte hedhur nga një shkëmb i lartë në det dhe për pasojë, kishte pësuar dëmtime në kokë, duke kërkuar ndihmë mjekësore të menjëhershme.

Menjëherë, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, u transportua me mjet lundrues ekipi mjekësor drejt vendit të ngjarjes, ku të miturit iu dha ndihma e parë mjekësore.

Shtetasi i mitur, 12 vjeç, me shtetësi të huaj, i shoqëruar nga prindërit e tij, u transportua më pas drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm, jashtë rrezikut për jetën.

Policia Kufitare mbetet e angazhuar për të garantuar sigurinë dhe për të ofruar ndihmë në çdo situatë emergjente.

Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Vlorë u bën thirrje pushuesve që frekuentojnë plazhet e jugut, në zona të thella e të izoluara, si Gjiri i Gramës, të tregojnë kujdes të shtuar, pasi këto vende janë të aksesueshme kryesisht me mjete lundruese dhe nuk kanë mbulim me rrjet celular në të gjitha rastet.

Në situata emergjente, ndërhyrja mund të kërkojë kohë. Rekomandohet të shmangen veprimet e rrezikshme dhe të merren masa paraprake për sigurinë personale.

/k.s/r.e/

The post Policia Kufitare i vjen në ndihmë 12-vjeçarit të huaj, të dëmtuar në Gjirin e Gramës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Situata nga zjarret – BE aktivizoi pesë avionë, dy helikopterë dhe mbështetje satelitore për Shqipërinë

1 August 2025 at 11:50

TIRANË, 1 gusht/ATSH/ Për përballimin e situatës së zjarreve gjatë periudhës 21 dhe 31 korrik 2025, Bashkimi Evropian mobilizoi edhe në Shqipëri avionë zjarrfikës, helikopterë, si dhe mbështetje satelitore përmes sistemit “Copernicus”.

Delegacioni i Bashkimit Euopian në Tiranë bëri sot të ditur se në total gjashtë vende, përfshirë Shqipërinë, u përballën me zjarre të rënda dhe aktivizuan Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së.

“Si reagim, Bashkimi Evropian mobilizoi avionë zjarrfikës, 2 helikopterë, ekipe nga terreni dhe mbështetje satelitore nga e gjithë Evropa, për të ndihmuar në përballimin e situatës dhe mbrojtjen e komuniteteve të prekura”, thuhet në njoftimin për shtyp të BE-së.

Konkretisht në Shqipëri u angazhuan pesë avionë zjarrfikës nga Greqia, Italia dhe Kroacia, helikopterë nga Hungaria, si dhe mbështetje me imazhe satelitore përmes sistemit “Copernicus”.

“Ky reagim i shpejtë dhe i koordinuar dëshmon përkushtimin e palëkundur të Bashkimit Evropian për të qëndruar pranë vendeve partnere në momente sfiduese, duke ofruar jo vetëm mjete dhe kapacitete, por edhe solidaritet, bashkëpunim dhe mbështetje afatgjatë”, thuhet në njoftimin për shtyp të Delegacionit të BE-së në Tiranë.

/m.m//r.e//a.f/

The post Situata nga zjarret – BE aktivizoi pesë avionë, dy helikopterë dhe mbështetje satelitore për Shqipërinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Greqia merr ndihmë nga BE-ja për të luftuar zjarret shkatërrimtare

By: Ardit
27 July 2025 at 13:31

Greqia po lufton për të dytën ditë me radhë zjarret që kanë shkatërruar shtëpi dhe kanë shkaktuar evakuime, me ndihmën e zjarrfikësve çekë dhe avionëve italianë që pritet të mbërrijnë më vonë. Zjarret vazhdonin të ishin aktive të dielën në mëngjes në rajonin e Peloponezit, në perëndim të kryeqytetit, si dhe në ishujt Evia dhe […]

The post Greqia merr ndihmë nga BE-ja për të luftuar zjarret shkatërrimtare appeared first on BoldNews.al.

Kalemaj: Rama po shpërblen me leje kullash ata që e ndihmuan për makinerinë elektorale

25 July 2025 at 13:51

Politologu Ilir Kalemaj tha në MCN se Edi Rama po shpërblen oligarkët, (ata financiarë, kriminalë dhe mediatikë), me leje kullash shumëkatëshe me qindra mijëra hektarë për ndihmën e dhënë për makinerinë elektorale të ngritur nga vetë kryeministri në zgjedhjet e 11 majit. Sipas tij, Rama po sillet si kryebashkiak i gjithë vendit, pasi ka marrë […]

The post Kalemaj: Rama po shpërblen me leje kullash ata që e ndihmuan për makinerinë elektorale appeared first on BoldNews.al.

Kishin vështirësi të dilnin në breg të liqenit nga era e fortë, Policia ndihmon dy turistë holandezë në Pogradec

TIRANË, 21 korrik/ATSH/ Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare u shkuan në ndihmë dy shtetasve holandezë (babë e bir), që kishin dalë në liqenin e Pogradecit me një mjet lundrues kanoe.

Sipas Policisë, rreth orës 18:15, shërbimet e Njësisë Policore Detare, gjatë patrullimit në liqenin e Ohrit, rreth 500 metra larg bregut, konstatuan një mjet lundrues kanoe me dy persona, të cilët, për shkak të erës së fortë dhe dallgëve që kishte liqeni, e kishin të vështirë të dilnin në breg.

Menjëherë, shërbimet e Njësisë Policore Detare u afruan për t’u dhënë ndihmë dhe siguruan kthimin e tyre në breg pa probleme.

Shtetasit holandezë falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare janë të angazhuara maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, dhe në këtë kuadër ftojnë qytetarët që, në rast nevoje, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

/k.s//r.e/

The post Kishin vështirësi të dilnin në breg të liqenit nga era e fortë, Policia ndihmon dy turistë holandezë në Pogradec appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Forcim i partneritetit ndërmjet institucioneve shqiptare dhe Qendrës së Zhvillimit të OECD-së

TIRANË, 7 korrik /ATSH/ Drejtore e Përgjithshme e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, Eridana Çano, priti sot në një takim drejtoren e përgjithshme të Qendrës së Zhvillimit të OECD-së, Ragnheiður Elín Árnadóttir, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri për herë të parë.

Gjatë takimit palët u angazhuan për të nxitur një zhvillim gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm në Shqipëri.

Po ashtu, u shkëmbyen ide dhe përvoja mbi një sërë temash me rëndësi të veçantë për axhendën zhvillimore të vendit, si transformimi digjital, ekonomia e gjelbër, përfshirja sociale dhe rritja e bashkëpunimit rajonal.

Në fokus të diskutimeve ishte edhe rëndësia e forcimit të partneritetit ndërmjet institucioneve shqiptare dhe Qendrës së Zhvillimit të OECD-së, në një kohë kur vendet po përballen me sfida të shumta globale dhe rajonale.

Palët shprehën vullnetin për të avancuar më tej bashkëpunimin në projekte konkrete që synojnë nxitjen e rritjes ekonomike, rritjen e kapaciteteve institucionale dhe forcimin e reziliencës ndaj krizave të mundshme. /j.p/

1 nga 5

The post Forcim i partneritetit ndërmjet institucioneve shqiptare dhe Qendrës së Zhvillimit të OECD-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shkrumbohet banesa në fshatin Berkanesh, 14 anëtarë të familjes kërkojnë ndihmë

7 July 2025 at 09:34

Zjarri në banesën e Sulejman Doku në fshatin Berkanesh të Krujës, e ka shkrumbuar totalisht shtëpinë. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Sipas kryefamiljarit zjarri është diktuar nga fqinjët, të cilët kanë ndërhyrë për të larguar njërin nga djemtë invalid dhe familjarët e tjerë.

Ndonëse zjarrfikësit e Krujës kanë mbërritur menjëherë, ka qenë a pamundur të shpëtonin gjë. Sipas 81-vjeçarit Sulejman Doku, zjarri është shkaktuar nga energjia elektrike, ai bën thirrje për ndihmë dhe u kërkon institucioneve mundësi strehimi.

The post Shkrumbohet banesa në fshatin Berkanesh, 14 anëtarë të familjes kërkojnë ndihmë appeared first on Sot News | Lajme.

Hapet “GoFundme”/ Elodi në gjendje kritike, familja e 8-vjeçarjes: Na ndihmoni ta kurojmë në Itali

By: Oldi
1 July 2025 at 14:41

Elodi Rapi ka nevojë për ndihmë. Vogëlushja 8-vjeçare është në gjendje kritike për jetën dhe nevojitet trajtim i specializuar në struktura spitalore jashtë vendit pasi ajo është diagnostikuar me Sëmundje Autoimmune inflamatore dhe Hepatit Autoimmun. Momentalisht Elodi Rapi ndodhet e shtruar në Spitalin Pediatrik të Tiranësn dhe ekziston një mundësi për kurimin e vogëlushes në […]

The post Hapet “GoFundme”/ Elodi në gjendje kritike, familja e 8-vjeçarjes: Na ndihmoni ta kurojmë në Itali appeared first on BoldNews.al.

Rama: Trajnim për rojet bregdetare, pushime më të sigurta për qytetarët dhe turistët

TIRANË, 21 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një nismë në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik, duke theksuar angazhimin e institucioneve për garantimin e pushimeve të sigurta për qytetarët dhe turistët në vijën bregdetare shqiptare.

“Pushime të sigurta për qytetarët dhe turistët”, shkruan Rama, duke njoftuar se rojet bregdetare kanë marrë pjesë në një trajnim të specializuar “Lifeguard dhe Ndihma e Parë”, të organizuar nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore në bashkëpunim me Universitetin e Sporteve të Tiranës.

Sipas kryeministrit, trajnimi është përqendruar në dhënien e ndihmës së parë dhe ndërhyrjet emergjente në det – një aftësi jetike për ruajtjen e jetës dhe sigurisë së pushuesve gjatë sezonit veror.

Kjo iniciativë është pjesë e masave të ndërmarra nga autoritetet për të rritur standardet e sigurisë dhe shërbimit në plazhet shqiptare, të cilat pritet të jenë një nga destinacionet më të frekuentuara këtë verë.

Në fokus të trajnimit, ku pjesëmarrës ishin studentë të UST, ishte dhënia e ndihmës së parë dhe ndërhyrjet emergjente në det, një aftësi jetike për sigurinë e pushuesve në vijën tonë bregdetar.

Kursi përfshiu parandalimin e aksidenteve dhe mbytjeve në det; mënyrat e hyrjes në det të lifeguard (dhënës i ndihmës së parë) që kërkon të ndihmojë viktimën që po mbytet.

Pjesë e kursit ishin edhe manovrat e shpëtimit së viktimës në det, mënyrat e transportimit dhe nxjerrjes së viktimës nga deti në tokë, manovrat bazë të jetëshpëtimit (BLS) kur viktima është jokoshiente dhe bllokimi i plotë dhe i pjesshëm i rrugëve të frymëmarrjes.

/a.f/

The post Rama: Trajnim për rojet bregdetare, pushime më të sigurta për qytetarët dhe turistët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

G7 – Zelensky: Duam ndihmë të madhe ushtarake derisa Moska të negociojë

KANANASKIS, 17 qershor /ATSH-ANSA/ – Na duhet mbështetja e aleatëve tanë dhe faleminderit për paketën e ndihmës ushtarake, sepse ajo është e rëndësishme që ushtarët tanë të qëndrojnë të fortë në fushën e betejës derisa Rusia të jetë gati për negociata paqeje, deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në fillim të takimit të G7-s.

Kryeministri kanadez, Marc Carney njoftoi sot sanksione të reja kundër Rusisë për të ushtruar presion maksimal ndaj Moskës.

Njoftimi u bë në takimin dypalësh me Volodymyr Zelensky në G7.

“Sanksionet e reja janë kundër individëve të ndryshëm dhe mbi 40 subjekteve nga Rusia dhe vende të tjera që i shmangen sanksioneve, përfshirë flotën në hije për transportimin e naftës”, shpjegoi Carney.

Kryeministri kanadez, Marc Carney njoftoi gjithashtu dy miliardë dollarë mbështetje ushtarake nga OtaVa për Kievin, edhe kjo në takimin dypalësh me Volodymyr Zelensky në G7./ /os/

The post G7 – Zelensky: Duam ndihmë të madhe ushtarake derisa Moska të negociojë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Konflikti Izrael-Iran/ Presidenti turk Erdogan ofron ndihmë për të lehtësuar bisedimet bërthamore

16 June 2025 at 13:43

Në një telefonatë të zhvilluar të hënën, Erdogan theksoi rëndësinë e përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund tensioneve dhe konfliktit me Izraelin.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i bëri me dije homologut të tij iranian, Masoud Pezeshkian, se Turqia është e gatshme të luajë një rol aktiv në lehtësimin e bisedimeve bërthamore dhe rikthimin e dialogut mes palëve.

Ai gjithashtu shprehu shqetësimin për situatën dramatike në Gaza, duke theksuar nevojën për paqe dhe stabilitet në rajon. Ky hap i Turqisë shihet si një mundësi pozitive për avancimin e negociatave dhe uljen e tensioneve ndërkombëtare.

The post Konflikti Izrael-Iran/ Presidenti turk Erdogan ofron ndihmë për të lehtësuar bisedimet bërthamore appeared first on Sot News | Lajme.

Situata me zjarret/ Kryhen stërvitje ndaj sezonit turistik, SHBA ndihmë Forcave Ajrore Shqiptare

15 June 2025 at 11:42

Në kuadër të përgatitjeve për sezonin veror dhe emergjencat që mund të sjellë ai, siç janë zjarret masive, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një njoftim në faqen zyrtare në Facebook, ku njofton për fillimin e trajnimeve të përbashkëta me Forcat Ajrore Shqiptare.

“Sezoni veror ka filluar – këshilltarët e Ushtrisë Amerikane po ndihmojnë Forcat Ajrore Shqiptare të arrijnë potencialin e tyre maksimal përmes trajnimeve të specializuara për reagimin ndaj zjarreve, përfshirë edhe fikjen ajrore të zjarreve me “Bambi buckets.””

Stërvitjet po zhvillohen në Bazën Ajrore të Farkës dhe përfshijnë përdorimin e mjeteve ajrore për fikjen e zjarreve.

“Stërvitjet në Bazën Ajrore të Farkës theksojnë bashkëpunimin gjithnjë në rritje midis ushtrisë amerikane dhe shqiptare për të forcuar gatishmërinë rajonale ndaj situatave të krizës.”

Ky bashkëpunim është pjesë e mbështetjes së vazhdueshme që SHBA i ofron Shqipërisë në rritjen e kapaciteteve të sigurisë dhe menaxhimit të emergjencave, në një kohë kur ndryshimet klimatike dhe rreziqet natyrore kërkojnë përgatitje dhe koordinim të lartë ndërinstitucional.

The post Situata me zjarret/ Kryhen stërvitje ndaj sezonit turistik, SHBA ndihmë Forcave Ajrore Shqiptare appeared first on Sot News | Lajme.

Historia trishtë/ Bashkëshorti polic i ndërroi jetë, mësuaesja e “Petro Ninit” kërkon ndihmë: Po më shuhen përpara syve edhe dy djemtë nga sëmundja e rrallë…

By: V K
14 June 2025 at 10:06

Një histori prekëse është publikuar në media, ku Etleva Ruçi, një nënë dhe mësuese e përkushtuar në Gjimnazin “Petro Nini”, kërkon ndihmën e shqiptarëve.

Pas humbjes së bashkëshortit, një oficer policie që i la mbi supe gjithë barrën e rritjes së dy djemve, Etleva sot po përballet me një sprovë të tmerrshme.

Djalin e madh, Tedi, 27-vjeç, e ka prekur një sëmundje e rrallë dhe që mund të ketë një fund tragjik, Adreno-Leuko Distrofi, që paralizon muskujt, dëmton sistemin nervor dhe nuk fal.

Sikur të mos mjaftonte kjo, para pak ditësh, ajo mori edhe goditjen tjetër, edhe djali i vogël, Noel 24-vjeç, është bartës i po këtij gjeni.

Në Shqipëri nuk ka kurim për këtë sëmundje. E vetmja shpresë mbetet jashtë vendit, në duart e mjekëve gjenetik dhe terapive me inxhinieri gjenetike që kushtojnë shumë.

Noeli sapo ka mbaruar Universitetin me mesatare 9.8 dhe punon për të mbajtur familjen, ndërsa Tedi, i pamundur, përballet me një diagnozë që vetëm shpresën mund ta mbajë gjallë.

Ndërkohë, nëna e tyre, e mbetur e vetme dhe pa asnjë mundësi ekonomike, kërkon ndihmë nga shqiptarët për të shpëtuar djemtë e saj.

Etleva nuk ka kërkuar kurrë asgjë. Ka jetuar me dinjitet dhe ndershmëri, ka dhënë dije brezave të rinj, por sot është në gjunjë përpara nesh.

U lutet shqiptarëve për ndihmë që të mos i shuhen dy drita e shtëpisë, të mos i marrë sëmundja djemtë e saj. JOQ Albania, ka publikuar apelin e saj për ndihmë dhe i bashkohet thirrjes për shqiptarët, që të hapin zemrat dhe ta ndihmojnë.

Të dhënat për ndihmë: IBAN: AL64202111230000002800837768. Linku për të dhuruar në GoFoundMe (KLIKO KËTU).

MESAZHI I NËNËS PËR TË NDIHMUAR DJEMTË E SAJ:

I nderuar staf i redaksise! Ju shkruaj me shpirtin e renduar dhe zemren e plagosur. Jam Etleva Ruci, nene e dy djemve dhe mesuese ne Gjimnazin Petro Nini. Bashkeshorti (oficer policie) eshte ndare nga jeta dhe me eshte dashur te rrit e vetme djemte.

Perpara nje viti djali i madh 27-vjec u semur. Pas nje kalvari te gjate dyerve te spitaleve,vetem perpara dy muajsh ju vu diagnoza e nje semundje shume te rralle gjenetike. Kjo semundje demton nervat, muskujt paralizohen dhe ka nje fund tragjik.

Fatkeqesia per mua nuk mbaron ketu, sepse disa dite me pare mesova qe dhe djali tjeter 24-vjec eshte bartes i po ketij gjeni. Djali sapo ka mbaruar Universitetin me mesatare 9.8 dhe punon per te me ndihmuar ne perballimin e kesaj situate

Kjo semundje qe kane djemte e mi Noel dhe Tedi nuk kurohet ne Shqiperi dhe kostot per mjekimin e saj jane shume te larta per mundesite tona. Me dhimbje dhe shpese ju drejtohem JU si ndihma e fundit.

Kam Nuk kam kerkuar kurre me pare ndihme publike, kam punuar gjithe jeten me ndershmeri e dinjitet. Sot jam ne gjunje perpara jush, si nje nene qe po sheh gjithe jeten e saj te shuhet perpara syve

Kam hapur nje Go Fund Me. Dhe mbase ndonje mjek shqiptar qe punon ne bote si mjek gjenetist. Eshte semundje shume e rralle mjekohet me inxhinjeri gjenetike. Njeri djale eshte shume i semure por mos i iki dhe tjetri. Semundja quhet Adreno-Leuko Distrofi. Ju lutem me ndihmoni ta bej publik kete rast. Me shume besim e mirenjohje Etleva Ruci.

The post Historia trishtë/ Bashkëshorti polic i ndërroi jetë, mësuaesja e “Petro Ninit” kërkon ndihmë: Po më shuhen përpara syve edhe dy djemtë nga sëmundja e rrallë… appeared first on Albeu.com.

Gjermania planifikon një pako të re ndihme për Ukrainën

12 June 2025 at 19:21

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se Qeveria në Berlin po planifikon një pako të re me ndihmë ushtarake për Kievin gjatë këtij viti, teksa Rusia po intensifikon sulmet e saj ndaj Ukrainës.

Gjermania do të miratojë edhe 1.9 miliard euro mbështetje ushtarake për Ukrainën, tha Pistorius gjatë një konference për media me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Kiev më 12 qershor.

Paketa e re e ndihmës “nuk është finalizuar ende, por punohet në të”, tha ai, duke shtuar se fondet do të jenë të qasshme “në javët në vijim sapo të merret vendimi nga Parlamenti”.

Paratë shtesë do të bëjnë që vlera e përgjithshme e mbështetjes që Gjermania do t’i japë Ukrainës gjatë këtij viti të arrijë në rreth 9 miliardë euro, tha Pistorius. Berlini veçse i ka dhënë afër 7 miliardë euro ndihmë Ukrainës.

Rritja e financimit do të përdoret për një plan të mbështetur nga Gjermania që synon që Ukraina të prodhojë vetë armë me rreze të gjatë veprimi, tha ministri.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha muajin e kaluar se të dy vendet do të zhvillojnë së bashku “sisteme armësh me rreze të gjatë veprimi”.

Qeveria në Berlin ka qenë prej kohësh nën presion për të furnizuar armë që forcat ukrainase mund t’i përdorin për të goditur objektiva thellë brenda territorit rus, siç kanë bërë aleatët e tjerë perëndimorë.

Në veçanti, Kievi ka qenë i interesuar të sigurojë raketat gjermane të tipit Taurus, të cilat kanë një rreze veprimi prej mbi 500 kilometrash.

Qeveria paraprake gjermane e udhëhequr nga Olaf Scholz, kishte refuzuar të dërgonte raketa Taurus në Ukrainë, nga frika se mund të përshkallëzohen tensionet me Rusinë.

Kancelari i ri, Friedrich Merz, më herët kishte shprehur mbështetje për dërgimin e raketave Taurus, por nuk ka bërë ndonjë ndryshim në qëndrimin e Qeverisë që nga marrja e detyrës muajin e kaluar.

Së fundi, Merz ka refuzuar të komentojë mbi këtë çështje, duke u thirrur në një politikë të “paqartësisë strategjike”. I pyetur të enjten nëse Gjermania po shqyrton aktualisht mundësinë e dërgimit të raketave Taurus në Ukrainë, ministri Pistorius tha: “Përgjigjja ime është jo”. REL/

The post Gjermania planifikon një pako të re ndihme për Ukrainën appeared first on Sot News | Lajme.

Nga heshtja në veprim/ Si mund të ndihmojmë dikë që po kalon një krizë emocionale?

By: gaze tare
11 June 2025 at 13:55

Në një shoqëri ku shumë ndihen të vetmuar mes turmës, dhe ku shëndeti mendor ende mbetet një temë tabu, gjithnjë e më shumë individë përballen me kriza emocionale të rënda, shpesh pa ndihmën që u nevojitet. Tragjeditë e fundit që kanë përfshirë të rinj që i kanë dhënë fund jetës së tyre janë një thirrje e qartë për veprim. Por çfarë mund të bëjmë ne, si individë?

1. Dëgjo pa gjykuar

Shumë njerëz që kalojnë një krizë emocionale nuk kërkojnë zgjidhje menjëherë, ata kërkojnë të ndihen të dëgjuar. Prania e një personi që dëgjon me kujdes dhe pa gjykim mund të bëjë një ndryshim të jashtëzakonshëm. Mos e ndërprit, mos minimizo ndjenjat e tij/saj dhe mos ofro “këshilla të shpejta”. Thjesht dëgjo.

2. Vëre shenjat, ndryshimet nuk janë gjithmonë të zhurmshme

Njerëzit rrallë tregojnë hapur se po vuajnë. Ndryshimet në sjellje, izolimi, mungesa e motivimit, humori i ulët i vazhdueshëm, fjalët e errëta ose të dorëzimit, janë sinjale që nuk duhen injoruar. Ndonjëherë, një buzëqeshje e sforcuar fsheh më shumë dhimbje se një lot.

3. Pyet me kujdes, ofro mbështetje të drejtpërdrejtë

Mos ki frikë të pyesësh: “Si je vërtet?”, “A ndihesh i/e mbingarkuar?”, “Dua të të ndihmoj, mund të flas me ty?”. Këto fjalë mund të hapin derën për një bisedë që shpëton jetë.

4. Inkurajo kërkimin e ndihmës profesionale

Nëse e ndjen që personi është në një gjendje serioze emocionale, inkurajoje të flasë me një psikolog, mjek, ose të kontaktojë një linjë ndihme. Ofrimi i ndihmës së specializuar është thelbësor – ti mund të jesh mbështetje, por jo zëvendësim për një profesionist.

5. Qëndro pranë, edhe pas bisedës së parë

Nuk mjafton vetëm një mesazh apo një takim. Qëndro në kontakt. Pyes sërish. Dërgo një mesazh. Fto për kafe. Ndaj një moment të qetë. Prania e vazhdueshme është ajo që krijon siguri dhe mbështetje të vërtetë.

Në fund: çdo njeri mund të bëjë diferencën

Në vend që të themi “nuk e dija” pas një tragjedie, le të mësojmë të shohim përpara, me më shumë kujdes, më shumë ndjeshmëri dhe më shumë guxim për të vepruar. Shëndeti mendor nuk duhet të jetë turp, dhe ndihma nuk duhet të vonohet.

Nëse njeh dikë që po kalon një periudhë të vështirë, mos prit nesër. Kontaktoje sot.

The post Nga heshtja në veprim/ Si mund të ndihmojmë dikë që po kalon një krizë emocionale? appeared first on iconstyle.al.

E mitura në Shkodër largohet pa adresë, nëna ‘alarmon’ Policinë

11 June 2025 at 11:42

Një grua 39-vjeçare ka bërë një kallëzim në Policinë e Shkodrës për gjetjen e vajzës së saj. 17-vjeçarja sipas saj është larguar nga banesa dhe që prej ditës së djeshme nuk është kthyer ende.

“Më datë 10.06.2025, ka kallëzuar shtetasja S. R., 39 vjeçe, se është larguar nga banesa, vajza e saj 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, njofton policia.

The post E mitura në Shkodër largohet pa adresë, nëna ‘alarmon’ Policinë appeared first on Sot News | Lajme.

Turistja spanjolle pëson dëmtime në plazhin e Filikurit, ndihmohet nga policia dhe pushuesit

TIRANË, 9 qershor /ATSH/ Policia e Himarës dhe pushues të rastësishëm i erdhën në ndihmë një turisteje spanjolle, që kishte kërkuar ndihmë, pasi ishte rrëzuar dhe kishte pësuar dëmtime në kokë, në zonën e plazhit të Filikurit.

Ngjarja ndodhi sot, rreth orës 16:00, kur Salla Operative njoftoi patrullën e rendit të Komisariatit të Policisë Himarë për një shtetase të huaj që kishte kërkuar ndihmë, pasi ishte rrëzuar dhe kishte pësuar dëmtime në kokë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, shërbimet e policisë u nisën drejt vendngjarjes dhe konstatuan se turistja ishte bllokuar në një zonë të vështirë për t’u aksesuar.

Punonjësit e policisë, së bashku me disa pushues që ndodheshin aty pranë, organizuan nxjerrjen e saj nga vendi ku ishte rrëzuar dhe mundësuan transportimin e saj me ambulancë drejt Qendrës Shëndetësore të Himarës, ku ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.

Policia e Himarës falënderoi pushuesit për solidaritetin dhe gatishmërinë për të ndihmuar në situata të tilla, duke theksuar se mbetet e angazhuar për të garantuar sigurinë dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme për çdo qytetar dhe vizitor në zonën e saj. /j.p/

The post Turistja spanjolle pëson dëmtime në plazhin e Filikurit, ndihmohet nga policia dhe pushuesit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌