Shkodra, me bukuritë e shumta natyrore dhe historike, është kthyer në destinacion mjaft të kërkuar për vizitorët vendas, por edhe për turistët e huaj.
Promovimi i potencialit turistik që ofron kryeqendra e veriut, mbetet pika e fortë e numrit gjithnjë e në rritje të turistëve të huaj që zgjedhin këtë destinacion.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga ajo që e cilësoi “mikpritja e veçantë e Shkodrës në aeroportin ‘Nënë Tereza’”, një tjetër gjetje për të promovuar “ngjyrat” e qytetit tek turistët e huaj.
“Një pikë takimi për të gjithë vizitorët që zgjedhin Shkodrën për të shijuar bukuritë natyrore dhe trashëgiminë kulturore”, shkruan Rama, krahas videos ku turistët marrin ftesën e parë për të vizituar Shkodrën sapo mbërrijnë në Aeroportin “Nënë Tereza”.
Më 14 gusht 1989, Nënë Tereza shkeli për herë të parë në vendin e origjinës, pas shumë kërkesave të refuzuara.
Edhe pse jo e mirëpritur për vite me radhë, Nënë Tereza nuk i reshti përpjekjet për të vizituar atdheun dhe varret e nënës dhe motrës, në pamundësi për të marrë pjesë në ceremonitë e tyre mortore. 6 muaj më vonë, më 14 shkurt të vitit 1990, mori nënshtetësinë shqiptare.
Nënë Tereza, siç e njohu bota mbarë Anjezë Gonxhe Bojaxhiun, ishte simboli i ndihmesës së nevojtarëve të cilëve ajo iu kushtoi gjithë jetën. Për përulësinë e pashembullt do të vlerësohej në vitin 1979 me Çmimin Nobel për Paqen, prej nga ku u mësua kudo, kombësia e saj shqiptare.
Anjezë Gonxhe Bojaxhiun lindi më 26 gusht 1910 në Shkup. Ajo ishte fëmija i tretë që vinte si fryt i kurorës së vënë mes Nikollë Bojaxhiut nga Mirdita dhe Drane Barnajt nga Gjakova.
Mësimet e para dhe gjimnazin i kreu në vendlindje. Pasionet e saj vajzërore ishin mësuesia, të shkruarit, diktimi i poezive dhe muzika. Më 26 shtator 1928, Nënë Tereza do ta linte Shkupin për të nisur misionin e saj fisnik në shërbim të të pamundurve, pa ditur se prej kësaj dite, do t’u jepte lamtumirën për së gjalli nënës dhe motrës së saj. U vendos në Kalkutë të Indisë, ku fillimisht qe mësuese, sikurse dëshironte hershëm. Më pas, u caktua drejtoreshë e shkollës së atyshme të vajzave.
Në kuadër të shërbesës së përkushtuar ndaj nevojtarëve, themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurisë” (1951).
Në pasqyrën përmbledhëse të veprimtarisë së “shqiptares trupvogël” në Kalkutë në mesin e viteve ‘80, përmblidheshin: kujdestaria e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, mjekimi i 960,000 të sëmurëve në 213 dispanseri, trajtimi i 47,000 viktimave të lebrozës në 54 klinika, përkujdesja ndaj 3,400 të moshuarëve të braktisur dhe birësimi i 160 fëmijë ilegjitimë e jetimë./atsh/KultPlus.com
TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Më 14 gusht 1989, Nënë Tereza shkeli për herë të parë në vendin e origjinës, pas shumë kërkesave të refuzuara.
Edhe pse jo e mirëpritur për vite me radhë, Nënë Tereza nuk i reshti përpjekjet për të vizituar atdheun dhe varret e nënës dhe motrës, në pamundësi për të marrë pjesë në ceremonitë e tyre mortore. 6 muaj më vonë, më 14 shkurt të vitit 1990, mori nënshtetësinë shqiptare.
Nënë Tereza, siç e njohu bota mbarë Anjezë Gonxhe Bojaxhiun, ishte simboli i ndihmesës së nevojtarëve të cilëve ajo iu kushtoi gjithë jetën. Për përulësinë e pashembullt do të vlerësohej në vitin 1979 me Çmimin Nobel për Paqen, prej nga ku u mësua kudo, kombësia e saj shqiptare.
Anjezë Gonxhe Bojaxhiun lindi më 26 gusht 1910 në Shkup. Ajo ishte fëmija i tretë që vinte si fryt i kurorës së vënë mes Nikollë Bojaxhiut nga Mirdita dhe Drane Barnajt nga Gjakova.
Mësimet e para dhe gjimnazin i kreu në vendlindje. Pasionet e saj vajzërore ishin mësuesia, të shkruarit, diktimi i poezive dhe muzika. Më 26 shtator 1928, Nënë Tereza do ta linte Shkupin për të nisur misionin e saj fisnik në shërbim të të pamundurve, pa ditur se prej kësaj dite, do t’u jepte lamtumirën për së gjalli nënës dhe motrës së saj. U vendos në Kalkutë të Indisë, ku fillimisht qe mësuese, sikurse dëshironte hershëm. Më pas, u caktua drejtoreshë e shkollës së atyshme të vajzave.
Në kuadër të shërbesës së përkushtuar ndaj nevojtarëve, themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurisë” (1951).
Në pasqyrën përmbledhëse të veprimtarisë së “shqiptares trupvogël” në Kalkutë në mesin e viteve ‘80, përmblidheshin: kujdestaria e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, mjekimi i 960,000 të sëmurëve në 213 dispanseri, trajtimi i 47,000 viktimave të lebrozës në 54 klinika, përkujdesja ndaj 3,400 të moshuarëve të braktisur dhe birësimi i 160 fëmijë ilegjitimë e jetimë.
Mos harro se lëkura rrudhet, e flokët mbulohen me borë; Ditët bëhen vite… por më e rëndësishmja nuk ndryshon kurrë!
Forca jote e bindja jote s’njohin moshë. Shpirti yt e shtrin pëlhurën e merimangës që mosha ta endi mbi fytyrë!
Pas çdo pikarritje, ka një pikënisje. Pas çdo suksese, një zhgënjim. Përderisa je gjallë, gjallëro!
Në qoftë se të mungon çka bëje më parë, bëje përsëri, mos rri duke parë fotografi të zverdhura nga koha! Mos e lerë të ndryshket hekuri që ke brenda vetes.
Sillu në mënyrë që, në vend të mëshirës, të gëzosh respekt. Kur të rëndojnë vitet e s’mundesh më të vraposh, ec shpejt. Kur s’do të mundesh as të ecësh shpejt, ec! E kur as të ecësh s’do të mundesh, përdore shkopin e shko… Veç për t’u ndalë, ti kurrë mos ndalo!/KultPlus.com
Një moment i rrallë dhe prekës është ndarë nga Liri Berisha gjatë një interviste në emisionin Opinion, ku ajo foli për takimet e saj me motrat e Nënë Terezës dhe lidhjen e veçantë të Shenjtores me Shqipërinë.
“Ajo kudo që udhëtonte, udhëtonte me pasaportë shqiptare. Nuk di të them se ku e gjeti dhe si e gjeti, por kjo më ka bërë shumë përshtypje,” tha Berisha.
Ajo tregoi gjithashtu për një vizitë në Budapest, ku ishte ftuar nga zonja e parë hungareze për të inauguruar një bust dhe një rrugë me emrin e Nënë Terezës. Atje takoi motrat e saj, të cilat ruanin disa nga sendet personale të shenjtores.
“Njëra prej motrave më tregoi cepin ku Nënë Tereza lutej çdo ditë. Ajo fliste në një gjuhë që ato nuk e kuptonin. Kur e pyetën motrën Nirvana, ajo tha: ‘Nuk e kuptoni, sepse ajo flet dhe falet në gjuhën e saj’,” kujtoi Liri Berisha, duke shtuar se gjuha për të cilën bëhej fjalë ishte gjuha shqipe.
Ky rrëfim jo vetëm që nënvizon lidhjen shpirtërore të Nënë Terezës me rrënjët e saj shqiptare, por dhe sjell në dritë një detaj të jashtëzakonshëm: ajo nuk e harroi kurrë kombin nga i cili rridhte, as në lutje, as në dokumente, as në zemër.
Alma Cani është larguar nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pasi dha dorëheqjen paraditen e së mërkurës.
Profesoresha Alma Cani, ish-shefja e reanimacionit në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, u emërua në krye të QSUT më 25 mars 2024 dhe qëndroi në krye të qendrës më të madhe spitalore për afro 14 muaj.
Në vend të saj pritet të emërohet mjekja onkohematologe Donjeta Bali, e cila do të prezantohet zyrtarisht ditën e enjte në orën 10:00.
Bali ka shërbyer si mjeke onkohematologe në shërbimin e onkohematologjisë pediatrike në QSUT prej 20 vjetësh.
Ndërkohë, burime nga Euronews Albania bëjnë me dije se Alma Cani do të rikthehet në postin e zëvendësdrejtoreshës së Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, detyrë që mbante para se të emërohej drejtoreshë e QSUT-së.
Si shumë pensioniste të brezit të saj në Shqipëri, Sanija, 72 vjeç, jeton larg të birit që ka emigruar prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por emigrimi e ka pasur një anë pozitive, pasi djali i saj kujdeset për të gjitha medikamentet që i nevojiten asaj për të kuruar tensionin, aritminë dhe osteoporozën. […]
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, më 15 maj shpalli Ditën Ndërkombëtare të Familjes, në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin për problemet dhe çështjet e familjes dhe për të ndihmuar që ato të fitojnë rol të rëndësishëm në politikat e shteteve anëtare.
Qëllimi i shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Familjes është që të promovojë familjen dhe vlerat e familjes, nxitjen e barazisë midis grave dhe burrave në familje, mbrojtjen e familjes si njësi bazë e shoqërisë dhe për të ndihmuar familjet për të përmbushur përgjegjësinë e tyre për komunitetin.
Familja konsiderohet si gjëja më e vlefshme për secilin njeri, një familje e shëndoshë është gjithçka për të cilën njerëzimi ka nevojë.
Më poshtë KultPlus ju sjell disa nga thëniet dedikuar familjes, që mendjet më të ndritura të kohës i kanë thënë.
-Respekti i ndërsjellë dhe mirëkuptimi, janë themelet e harmonisë familjare.
-Të respektosh, të kuptosh dhe të thuash të vërtetën në shtëpinë tënde, kështu dominon harmonia dhe dashuria në familje.
-Familja është si muzika, disa nota janë të larta dhe disa të ulta. Por, gjithmonë ekziston melodia e lumturisë.
-Nëse dëshironi të punoni për paqen botërore, shkoni në shtëpi dhe doni familjen tuaj.
-Atje ku ka një nënë në shtëpi, gjërat shkojnë mirë.
-Shtëpia është tempulli i familjes.
-Në familje, grindjet bëhen nëse dritarja e dhomës së gjumit do të rri e hapur, dhe jo për të ardhmen e njerëzimit.
-Gjërat më të rëndësishme në jetë janë familja dhe dashuria.
-Në shtëpi, babai është rendi, nëna dashuria dhe fëmija gëzim.
-Sa e shkëlqyeshme është familja që nuk ka nevojë për gjëra të panevojshme, dhe nga të nevojshmet, asgjë nuk i mungon.
-Dy vëllezër zihen dhe dy të çmendur kënaqen.
-Nuk mund të mendoj asnjë nevojë tjetër në fëmijëri, aq të fortë sa mbrojtja prindërore.
-Shumica prej nesh bëhen prindër shumë kohë para se të ndolojmë të jemi fëmijë.
-Mund të mësoni shumë nga fëmijët tuaj. Sa durim keni, për shembull. Franklin P. Jones
-Është i mençur babai që e njeh fëmijën e tij.
-Të puthësh fëmijët e tu çdo natë kur të shkojnë në shtrat, edhe nëse janë në gjumë.
-Një grua gjithmonë e preferon fëmijën e saj nga burri i saj.
-Fuqia e dashurisë së nënës është e madhe, sepse nëna, madje edhe kur vuan nga fëmijët e saj, nuk i urren. / KultPlus.com
Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore drejtuar nga PD çeli këtë të premte zyrtarisht fushatën elektorale nga sheshi “Nënë Tereza”.
Ndërsa mbajti fjalën e tij në podium, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, falënderoi demokratët për mbështetjen. Nuk munguan falënderimet as për Chris LaCivita, për të cilin u shpreh se është bashkëarkitekti i rikthimit.
Në fjalën e tij ish-kryeministri nuk i kurseu kritikat për mazhorancën. “Bënë gjithçka që të fshijnë kontributin e secilit prej jush për dinjitetin kombëtar. Bëri gjithçka që ju te mos kishit as emër as flamur. Por ja ku jemi sot me flamurin tonë, më krenar se kurrë me ju. Ja ku jemi sot të bashkuar si asnjëherë. Ja ku jemi sot të ngritur si feniksi nga hiri për të shkuar drejt fitores”, tha Berisha.
Ish-kryeministri nënvizoi dhe e vlerësoi këtë miting si një “mundësi e re” për Shqipërinë dhe për të rikthyer sipas tij projektin e ëndrrave më të bukura.
“12 vite ishin vite të rënda për çdo shqiptar. Sot një në dy familje nuk ka një fëmijë në vatrën e vet, por e ka në rrugët e botës. Sot mijëra të sëmurë mbetet në mëshirë”, u shpreh ai, duke shtuar se Sot Shqipëria pret me padurim projektin e Shqipërisë Madhështore”.
TIRANË- Një ndërhyrje e rrallë kirurgjikale është kryer nga mjekët e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë tek dy pacientë me parkinson, të cilëve trajtimi me ilaçe nuk po iu funksiononte.
Një 46 vjeçar dhe një 49-vjeçareje që vuanin nga kjo sëmundje prej dhjetë vitesh iu janë vendosur elektroda në tru për stimulimin e thellë të tij.
“Është pajisje elektronike e cila ka një bateri. Ka aparatura që kanë bateri të rikarikueshme dhe kjo është e përjetshme ndërkohë që aparatura që ne kemi përdorur jetëgjatësia e baterisë shkon deri në gjashtë vjet më pas duhet ndërruar. Ndërrohet vetëm bateria e cila është vendosur nën lëkurë në regjionin e kraharorit”, Kishin kryesisht ngadalësim në veprime, ngurtësim të veprimit. Kishin vështirësi në aktivetitet e jetës së përditshme të tyre të cilat fatkeqësisht me rritjen e përdorimit të medikamenteve apo përdorimin e skemave të ndryshme të mjekimit nuk gjenin zgjidhje”
Pas ndërhyrjes e cila për herë të parë realizohet me financim nga shteti parashikohet përmirësim I ndjeshëm i pacientit.
Cilësia e jetës së tij rritet madje sipas mjekëve neurologë në disa raste I janë rikthyer dhe punës.
“Me realizimin e kësaj ndërhyrjeje sipas të gjitha studimeve dhe eksperiencave mbarëbotërore pritet përmirësim I rëndësishëm I shenjave klinike, pritet redukimi I medikamenteve që ato përdorin aktualisht dhe sigurisht ngadalësimi i ecurisë së sëmundjes sepse duhet të theksojmë se sëmundja e parkinsonit është një sëmundje kronike progresive tek e cila kjo procedurë, vendosja e elektrodave për stimulimin e thellë të trurit nuk e shëron. Këta pacientë përmirësohen klinikisht. Rritet jashtëzakonisht cilësia e jetës dhe me moshat e reja tentojmë të kthejmë dhe aftësinë e tyre për punë. Pra një pjesë e tyre në eksperiencën botërore, kemi pasur dhe këtu, pacientë që i janë rikthyer profesionit të mëparshëm.
Në Shqipëri parkinsoni është një sëmundje me incidencë të lartë. Sipas studimeve në një mijë persona tetë vuajnë prej tij. Mjekët shohin me shqetësim se po preken dhe mosha të reja.
“Ka incidencë relativish të lartë, por ajo që neve na ka shqetësuar më shumë dhe na ka vënë më tepër në alarm është fakti se po shtohet gjithnjë e më tepër parkinsoni I diagnostikuar tek moshat e reja. Gjë që bën që shpejt të kemi nevojë për një spektër të gjerë medikamentesh”
Ende nuk ka një përgjigje të qartë për shtimin e të prekurve në moshë të re, por ndër shkaktarët e parkinsonit ashtu si dhe për sëmundje të tjera neurodegjenerative mjekët rendisin predispozitën gjenetike, ndotjen apo viruse të ndryshme. Me procedurën e kryer sëfundmi bluzat e bardha edhe në vendin tonë kanë një armë më tepër për trajtimin e pacientëve me parkinson./abcnews.al
Albert Vataj Në foto, nga e majta në të djathtë; Baba Selimi, Nënë Tereza dhe Bajram Plashniku, në ceremoninë e rihapjes së Qendrës Myslimane Bektashiane në Tiranë në prill të vitit 1991. Telegrafisht, me këtë shpjegim e ka publikuar, @albanianvintagephotography, foton. Prilli i vitit 1991 ishte një periudhë kur Shqipëria po dilte nga errësira e izolimit dhe persekutimit fetar.
Kur motra e tij pësoi ishemi cerebrale vitin e kaluar, Arbeni* u vendos përpara një zgjedhjeje të vështirë. Në pavionin Neurologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, mjekët i thanë se motra 61 vjeçare ishte në gjendje të rëndë dhe duhej t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje urgjente për të mbijetuar. Por mjekët ishin gjithashtu duarlidhur – […]
Pretendimi: Nënë Tereza ishte një trafikante e fëmijëve që shiste bebe.
Verdikti: E paprovuar
—————————————————————-
Në rrjetet konspiracioniste po qarkullon pretendimi se Nënë Tereza, e njohur edhe si Gonxhe Bojaxhi, ishte trafikante fëmijësh. Sipas postimeve në rrjete sociale, ajo shiste bebe dhe gjeneronte 50-100 milionë dollarë në vit për Vatikanin.
Si zakonisht, ky pretendim i jashtëzakonshëm nuk shoqërohet me ndonjë burim apo provë.
Pretendimi se Nënë Tereza “shiste bebe” ngatërron veprimtarinë e shenjtores me një rast tjetër që ndodhi në një strehë për nënat e pamartuara të drejtuar nga Misionaret e Bamirësisë, urdhri i murgeshave të Nënë Terezës, më shumë se 20 vjet pas vdekjes së saj në 1997.
Në vitin 2018, një hetim nga Komiteti Indian për Mirëqenien e Fëmijëve, zbuloi se të paktën dy punonjëse në shtëpinë bamirëse “Nirmal Hriday” në Ranchi, Jharkhand, Indi, u përfshinë në marrjen e fëmijëve nga nëna të pamartuara dhe dhënien e tyre të çifte që nuk kishin fëmijë. Hetimi u nis pas ankesës së një çifti që pretendonte se kishte paguar 1700 dollarë për një foshnje 14-ditësh, por më pas punonjësja e bamirësisë e kishte marrë përsëri fëmijën mbrapsht dhe kishte mbajtur paratë.
Megjithatë nuk ka prova që mbështesin këto pretendime lidhur me përfshirjen e drejtpërdrejtë të Nënë Terezës në aktivitete të tilla kriminale.
Nënë Tereza udhëhoqi urdhërin e krijuar prej saj “Misionarët e Bamirësisë” deri pak para vdekjes së saj në shtator 1997. Skandali në fjalë u hetua në vitin 2018, shumë vite pas vdekjes së Nënë Terezës. Organizatat vendase fajësuan gjithashtu procedurat e gjata në Indi për adoptimet që nxisin këto fenomene korruptive.
Nënë Tereza filloi urdhrin e Misionarëve të Bamirësisë në Kalkuta në vitin 1950 dhe më vonë ngriti qindra strehimore që kujdesen për disa nga më në nevojtarët e botës, njerëz që ajo i përshkroi si “më të varfërit e të varfërve”. Ajo mori çmimin Nobel për Paqen për punën e saj bamirëse në 1979 dhe Papa Françesku e shpalli atë shenjtore në 2017.
Nënë Tereza u përball me kritika gjatë jetës së saj – duke përfshirë për cilësinë e kujdesit në klinikat e saj dhe akuzat se ajo kishte marrë donacione nga diktatori Haitian Jean-Claude Duvalier dhe financieri famëkeq amerikan Charles Keating – por ajo nuk u akuzua ndonjëherë për shitjen e foshnjave.
Në orën nëntë të darkës në mesin e dhjetorit 2024, Armela, 30 vjeç nga Kamza ndjeu papritur dhimbje të forta barku dhe dyshimet për apandesit e nisën atë me urgjencë drejt spitalit. “Dyshova menjëherë për apandesit për shkak se kur përplasja thembrat në tokë, kisha dhimbje të forta,” tha Armela për BIRN. Nga Kamza ku […]
Hapja zyrtare e Muzeut të Nënë Terezës në Prizren do të realizohet të hënën më 17 shkurt 2025, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Në agjendën e publikuar për këtë përvjetor, Komuna e Prizrenit ka njoftuar edhe për hapjen e këtij muzeu, që realizohet në bashkëpunim me CHwB Kosova dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Sipas organizatorëve, pas restaurimit dhe funksionalizimit, muzeu në fjalë është gati për vizita dhe aktivitete kulturore.
Foto: MKRS
Edona Rugova nga CHwB Kosova, javë më parë, pati sqaruar se Muzeu, si pjesë e peizazhit kulturor të Qendrës Historike të Prizrenit, i dedikohet jetës dhe trashëgimisë së Nënë Terezës.
“Ekspozita momentale e muzeut përfshinë informata dhe dokumente për jetën personale dhe veprimtarinë e Nënë Terezës, duke përfshirë fëmijërinë e saj, misionin dhe në përgjithësi jetën e saj”, ka deklaruar ajo.
Muaj më parë, pjesëtarët e komunitetit patën kërkuar përshpejtimin e hapave drejt funksionalizimit të këtij Muzeu.
Kjo ngase historia e ndërtimit të këtij Muzeu është e gjatë. Projekti i kontraktuar në vitin 2010 nga MKRS-ja me raporte zyrtare kishte përfunduar në vitin 2012. Tek në mesin e vitit 2014 ishte dhënë drita e gjelbër për pranimin teknik të objektit, por përkundër kësaj Muzeu nuk ishte funksionalizuar.
Foto: MKRS
Ekspozita dedikuar jetës dhe veprës së Nënë Terezës në Prizren qe hapur me 5 shtator 2022, në 25-vjetorin e kalimit në amshim të saj, me pjesëmarrjen e liderëve shtetërorë, raporton Telegrafi.
Nënë Tereza është bërë simbol i humanizmit në botë si pasojë e angazhimit të gjatë në shërbim të sëmurëve e të varfërve. Ishte fituese e çmimit Nobel për Paqe dhe vite më vonë u shenjtërua nga Vatikani. Ajo ndërroi jetë më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkutë të Indisë.
Foto: MKRS
Ndërtesa e Muzeut të Nënë Terezës gjendet afër Katedrales së Zojës Ndihmëtare në Prizren, në lagjen ku dikur kishin jetuar të parët e Gonxhe Bojaxhiut. /Telegrafi/
Nga Ramses dhe Kleopatra tek Buda, Aleksandri i Madh, Cezari, Mikelanxhelo, Leonardon, Beethoven, Mozart, Tesla, Ajnshtajn por edhe Marilyn Monroe e shumë të tjerë, janë këta ndë 100 personazhet e mëdhenj të historisë, shkruan focus.it.
Por cilët janë burrat dhe gratë që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në histori?
Shumë prej nesh me siguri ia kanë bërë vetes këtë pyetje në një moment. Por nuk është e lehtë të bësh një listë. Por tani detyra mund të bëhet më e lehtë nga një botim. ”100 Personazhet e Mëdha të Historisë”, bestselleri që lavdëron gratë dhe burrat që ndryshuan botën.
Fillojmë me Lucy, një nga përfaqësueset më të vjetra të njerëzimit: e zbuluar në Etiopi në 1974, Lucy është një australopitekë që jetoi 3.2 milionë vjet më parë dhe përfaqëson hapin e parë në evolucionin tonë.
Gjatë rrugës do të takoni mbretëreshën Nefertiti, e cila jetoi mbi 3300 vjet më parë, e famshme për bukurinë e saj, më pas Ramses II dhe mbretëreshën shumë të famshme Kleopatra.
Dhe përsëri: Buda; perandori i parë i Kinës Qin Shi Huang; mbreti luftëtar Hun Attila si dhe gjakatari mongol Ghengis Khan.
Për Greqinë e lashtë, këtu janë Platoni dhe Aleksandri i Madh. Pas një ekskursusi kushtuar Romës gjenden Spartaku dhe Jul Cezari.
Aty janë edhe Charlemagne, Marco Polo, Dante Alighieri, Leonardo da Vinci, Michelangelo, Joan of Arc, Christopher Columbus, Ferdinand Magellan.
Përsa i takon besimeve fetare janë Jezusi i Nazaretit dhe profeti Muhamed.
Kampionët e letërsisë
Nuk mungojnë autorët e veprave të pavdekshme: nga Miguel Cervantes me Don Kishotin te Ludwig van Beethoven me simfoninë e nëntë të tij, nga Wolfgang Amadeus dhe Mozart, William Shakespeare me Romeon dhe Zhulietën te Diego Velasquez me Las Meninas, duke kaluar nëpër Rembrandt, Piccasso dhe pikturat e tyre, Molieri me ”Invalidin imagjinar”, Vëllezërit Grimm dhe tregimet e tyre popullore, Victor Hugo me ”Të Mjerët”.
Shkencëtarë dhe artistë të mëdhenj
Ndër shkencëtarët spikasin figurat e Marie Curie, Albert Einstein, Nikola Tesla, Louis Pasteur, Edison.
Gjithashtu, në fushën artistike: Walt Disney, Charlie Chaplin, Marilyn Monroe, Edith Piaf, Nina Simone, John Lennon dhe Michael Jackson.
Sipas studimeve të kryera në 37 vende, më i vlerësuari i të gjitha kohërave është Albert Einstein. Në vendin e dytë, e vetmja grua në top 10, është Nënë Tereza e Kalkutës.
Ndë emra të tjerë janë Gandhi, Lenin, Napoleone, Mandela./ KultPlus.com
Ishemitë cerebrale konsiderohen një ndër shkaqet kryesore të vdekjeve dhe paaftësisë në botë, ndërsa në Shqipëri mjekët paralajmërojnë prej vitesh një rritje të numrit të pacientëve. Gjithsesi, mënyrat e trajtimit dhe të rehabilitimit të pacientëve vazhdojnë të mbeten një sfidë për sistemin shëndetësor shqiptar. Përmes kësaj thirrjeje, BIRN fton pacientët që i kanë mbijetuar një […]
Muzeu i Nënë Terezës në Prizren së shpejti pritet ti hapë dyert për vizitorët me orar të rregullt. Shënimi i përvjetorit të 17-të të pavarësisë së Kosovës është njëri prej opsioneve për funksionalizimin në baza ditore të këtij institucioni kulturor.
Aktualisht, Muzeu menaxhohet nga CHwB Kosova në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit dhe MKRS-në, bazuar në Marrëveshjen e Bashkëpunimit të nënshkruar në nëntor të vitit të shkuar.
Edona Rugova nga CHwB Kosova ka bërë të ditur se për shkak të fushatës zgjedhore dhe zgjedhjeve parlamentare, data zyrtare për hapjen e Muzeut me orar të rregullt pritet të caktohet në muajin shkurt.
“Data e saktë e hapjes do të bëhet publike pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Sidoqoftë, Muzeu është në dispozicion për vizita të organizuara që duhet të caktohen paraprakisht përmes CHwB-së, deri në caktimin e datës së saktë të hapjes”, ka thënë ajo për Telegrafin.
Foto: Zyra e Kryeministrit të Kosovës
Rugova ka sqaruar se Muzeu do të ofrojë për vizitorët ekspozitën për jetën e Nënë Terezës.
“Ekspozita momentale e muzeut përfshinë informata dhe dokumente për jetën personale dhe veprimtarinë e Nënë Terezës, duke përfshirë fëmijërinë e saj, misionin dhe në përgjithësi jetën e saj. Informatat dhe dokumentet historike janë rezultat i një hulumtimi dy vjeçar i CHwB Kosova, udhëhequr nga historiani Jahja Drançolli. Po ashtu, janë siguruar të drejtat e përdorimit dhe licencat për të gjitha fotografitë e ekspozuara. Ekspozita është e shtrirë në tri katet e muzeut në mënyrë kronologjike”, ka deklaruar ajo.
Krahas kësaj, Rugova ka shpjeguar se muzeu parashihet të jetë destinacion për aktivitete të ndryshme edukative dhe kulturore.
“Gjatë vitit të parë të hapjes, do të punohet në zhvillimin e një strategjie të punës dhe veprimtarisë, në të cilin do të përfshihen aktivitete me komunitetin artistik, organizata kulturore e edukative si dhe partneritete të tjera”, ka thënë Rugova për Telegrafin.
Foto: Zyra e Kryeministrit të Kosovës
Muaj më parë, pjesëtarët e komunitetit patën kërkuar përshpejtimin e hapave drejt funksionalizimit të këtij Muzeu.
Këshilltari nga radhët e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, që është pjesë e grupit të kuvendarëve të LDK-së, Marin Përgjoka pat vlerësuar se qëndrimi mbyllur i kësaj ndërtese në radhë të parë është humbje për turizmin e qytetit.
Historia e ndërtimit të këtij Muzeu është e gjatë, pasi projekti i kontraktuar në vitin 2010 nga MKRS-ja me raporte zyrtare kishte përfunduar në vitin 2012. Tek në mesin e vitit 2014 ishte dhënë drita e gjelbër për pranimin teknik të objektit, por përkundër kësaj Muzeu nuk ishte funksionalizuar.
Ekspozita dedikuar jetës dhe veprës së Nënës Terezë në Prizren qe hapur me 5 shtator 2022, në 25-vjetorin e kalimit në amshim të saj, raporton Telegrafi.
Foto: Zyra e Kryeministrit të Kosovës
Nënë Tereza është bërë simbol i humanizmit në botë si pasojë e angazhimit të gjatë në shërbim të sëmurëve e të varfërve. Ishte fituese e çmimit Nobel për Paqe dhe vite më vonë u shenjtërua nga Vatikani. Ajo ndërroi jetë më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkutë të Indisë.
Ndërtesa e Muzeut të Nënë Terezës gjendet afër Katedrales së Zojës Ndihmëtare në Prizren, në lagjen ku dikur kishin jetuar të parët e Gonxhe Bojaxhiut. /Telegrafi/
Rreth tre vjet më parë, Erion Veliaj dhe Arqipeshkvi Metropolit, Imzot Arjan Dodaj, firmosën ngritjen e një shenjoreje në nder të Shenjtës “Nënë Tereza” me sipërfaqe 1.7592 ha i llojit pyll. Procesi filloi me miratimin e projektit nga Këshilli Bashkiak në tetor 2022 dhe vijoi me hartimin e raportit nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit […]