Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Mosmarrëveshja mes Ashley St. Clair dhe Elon Musk për fëmijën përkeqësohet, influencuesja rrezikon dëbimin

By: gaze tare
21 August 2025 at 13:54

Ashley St. Clair, 26 vjeç, po kalon momente të vështira financiare dhe rrezikon të dëbohet nga banesa, ndërsa vazhdon betejën ligjore me miliarderin Elon Musk lidhur me pagesën e ushqimit për fëmijën e tyre.

Në episodin e parë të podcast-it të saj të ri “Bad Advice”, Ashley pranoi se po përballet me sfida financiare pas një viti me vendime të vështira profesionale dhe personale. Ajo zbuloi gjithashtu se po e nxjerrin nga banesa, një video e publikuar dhe më pas e fshirë në rrjetin social X, që është në pronësi të Musk.

Në shkurt, influencerja konfirmoi se kishte sjellë në jetë fshehurazi një djalë, dhe se Elon Musk është babai i fëmijës, megjithëse miliarderi nuk ka pranuar publikisht këtë fakt. Më tej, St. Clair e ka paditur Musk për uljen e pagesës së ushqimit për fëmijë dhe ka pretenduar se ai i ka ofruar 15 milionë dollarë për të mbajtur sekret ekzistencën e fëmijës.

Nga ana e tij, Musk ka thënë se nuk është i sigurt nëse fëmija është i tij, por nuk kundërshton të bëhet publike kjo çështje dhe ka deklaruar se ka dërguar tashmë 25 milionë dollarë dhe 500,000 dollarë në vit për ushqimin.

Miliarderi i teknologjisë është baba i 14 fëmijëve nga tre martesa të ndryshme.

Ngjarja vijon të jetë në fokus të mediave ndërkombëtare, ndërsa Ashley përballet me sfida të mëdha personale dhe ligjore.

The post Mosmarrëveshja mes Ashley St. Clair dhe Elon Musk për fëmijën përkeqësohet, influencuesja rrezikon dëbimin appeared first on iconstyle.al.

TORONTO – ”Air Canada” arrin marrëveshje me sindikatat duke i dhënë fund grevës

19 August 2025 at 16:06

TORONTO, 19 gusht /ATSH/ – Kompania ajrore ”Air Canada” deklaroi se do të rifillojë gradualisht operacionet e fluturimeve, pasi arriti një marrëveshje me sindikatën për 10 000 asistentë fluturimi, duke i dhënë fund një greve që ka prishur planet e udhëtimit të qindra mijëra pasagjerëve, shkruan AP.

Sindikata njoftoi për herë të parë marrëveshjen të martën në mëngjes, pasi ”Air Canada” dhe sindikata rifilluan bisedimet të hënën në mbrëmje, hera e parë që nga fillimi i grevës gjatë fundjavës.

Greva preku afërsisht 130 000 pasagjerë në ditë, në kulmin e sezonit të verës.

Linja ajrore më e madhe kanadeze tha se fluturimet do të rifillojnë të martën në mbrëmje. Asistentë fluturimi lanë punën të shtunën në mëngjes pasi refuzuan kërkesën e linjës ajrore për arbitrazh qeveritar, i cili lejon një ndërmjetës të palës së tretë të vendosë kushtet e një kontrate të re.

Sindikata tha se marrëveshja do të garantojë që anëtarët të paguajnë për punën e kryer ndërsa aeroplanët janë në tokë, duke zgjidhur një nga çështjet kryesore që shkaktoi grevën.

Drejtori ekzekutiv, Michael Rousseau tha se rinisja e një linje ajrore të madhe është një sipërmarrje komplekse dhe se stabilizimi i fluturimeve mund të zgjasë shtatë deri në dhjetë ditë./    /os/

The post TORONTO – ”Air Canada” arrin marrëveshje me sindikatat duke i dhënë fund grevës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VLEN: Bujar Osmani nuk ndërtoi asnjë projekt për Çairin, ai dëshiron vetëm kthimin në pushtet

17 August 2025 at 10:30

Koalicioni VLEN përmes një komunikate për media thonë se Bujar Osmanit nuk i intereson  Çairi pasi për 20 vite ka ndërtuar vetëm karrierën e tij politike.

“Për 20 vite me radhë, Bujar Osmani ndërtonte karrierë politike, por nuk ndërtoi asnjë projekt për Çairin. Sot, ai bën sikur i intereson Çairi. Për dy dekada, Osmani ka qenë në funksionet më të larta shtetërore, por asnjë qytetar i Çairit nuk ka ndjerë mbështetje apo ndihmë nga ai. Sot shohim vetëm lojëra dhe fjalë boshe. Programe dhe plane shpall një njeri që për dy dekada nuk ka lënë asnjë gjurmë në Çair. Libër i zbrazët”, thonë nga VLEN.

Nga VLEN thonë se Bujar Osmani nuk është kandidat i Çairit, ai është kandidat për karrierën e tij.

“Ai kërkon mbështetje nga Çairi, jo për Çairin, por që të kthehet përsëri në pushtet. Nëse dëshiron të mësojë çfarë është Çairi, le të ecë nëpër rrugët e tij dhe të shohë gjendjen e vërtetë. Qytetarët e Çairit nuk duan më politikanë me fjalë boshe, karrieristë, por duan përkushtim, punë të vërtetë dhe rezultate konkrete. Jo vetëm që nuk solli projekte për Çairin, por Osmani as nuk shuan dot egon e tij personale. Përjashton edhe atë rini të pakët që ka mbetur në BDI, duke e përdorur si shtizë për flamuj partiakë e jo si potencial për ndryshim. Sot, ajo rini është larguar prej tij dhe është rreshtuar fuqishëm pas Izet Mexhitit dhe VLEN-it, sepse aty gjen vizion, perspektivë dhe respekt. Çairi ka nevojë për punë dhe zhvillim, jo për një politikan që për 20 vite e ka parë këtë komunë vetëm si shkallë për karrierë personale.” theksohet në komunikatën e VLEN-it.

The post VLEN: Bujar Osmani nuk ndërtoi asnjë projekt për Çairin, ai dëshiron vetëm kthimin në pushtet appeared first on Telegrafi.

RYANAIR TO OPEN NEW TIRANA BASE FOR SUMMER 2026

By: Ardit
14 August 2025 at 14:07

Ryanair, Albania’s fastest growing airline today (Thurs, 14 Aug) announced it would open a new – 3 aircraft – base at Tirana Airport from April 2026, basing 3 new B737-800 aircraft – a $300m invest. – supporting over 3,000 jobs, incl. 100 new high-paid jobs for pilots and cabin crew. Ryanair’s new Tirana base will […]

The post RYANAIR TO OPEN NEW TIRANA BASE FOR SUMMER 2026 appeared first on BoldNews.al.

RYANAIR HAP BAZË TË RE NË TIRANË

By: Ardit
14 August 2025 at 14:05

3 AEROPLANË TË BAZUAR, 10 LINJA TË REJA (33 NË TOTAL) TEKSA TRAFIKU RRITET NË 4.0 MILION PASAGJERË NË VIT Ryanair, kompania ajrore me rritjen më të shpejtë në Shqipëri, njoftoi sot (e enjte, 14 gusht) se do të hapë një bazë të re me 3 aeroplanë në Aeroportin e Tiranës duke filluar nga prilli […]

The post RYANAIR HAP BAZË TË RE NË TIRANË appeared first on BoldNews.al.

Ryanair hap bazë të re në Tiranë

14 August 2025 at 13:58

Ryanair, kompania ajrore me rritjen më të shpejtë në Shqipëri, njoftoi sot (e enjte, 14 gusht) se do të hapë një bazë të re me 3 aeroplanë në Aeroportin e Tiranës duke filluar nga prilli 2026. Kjo bazë do të përfshijë 3 aeroplanë të rinj B737-800 – një investim prej 300 milionë dollarësh – duke mbështetur mbi 3,000 vende pune, përfshirë 100 vende të reja pune me pagesë të lartë për pilotë dhe ekuipazh kabine.

Baza e re në Tiranë do të zgjerojë prezencën e Ryanair në tregun Shqiptar, me mbi 450 fluturime javore në 33 destinacione për sezonin veror 2026, duke përfshirë 10 destinacione të reja emocionuese drejt Birmingham, Dublin, Milano, Maltë, Napoli, Pescara, Poznan, Trieste, Torino dhe Verona, si dhe rritje të frekuencave në 9 destinacione ekzistuese si Bari, Londër, Pragë, Stokholm dhe Varshavë.

Baza e re e Ryanair në Tiranë për S26 do të ofrojë:

  • 3 aeroplanë të bazuar – investim prej 300 milionë dollarësh
  • 10 destinacione të reja drejt Birmingham, Dublin, Milano, Maltë, Napoli, Pescara, Poznan, Trieste, Torino dhe Verona
  • 33 destinacione gjithsej në 13 shtete
  • Rritje të trafikut në 4 milion pasagjerë në vit
  • Mbështetje për mbi 3,000 vende pune në Shqipëri

Gjatë 5 viteve të ardhshme, Ryanair do të vazhdojë të investojë në Shqipëri, duke përfshirë deri në 6 aeroplanë të bazuar (investim prej 600 milionë dollarësh), rritje në mbi 5 milion pasagjerë në vit, hapje të mbi 20 destinacioneve të reja dhe mbështetje për mbi 4,000 vende pune deri në vitin 2030, duke vazhduar bashkëpunimin me politikën e saj të kostove të ulëta të aksesit dhe taksave zero në aviacion për të nxitur rritjen e trafikut dhe turizmit, duke shtuar investime dhe vende pune.

Për të festuar hapjen e bazës së re në Tiranë për sezonin veror 2026 me 3 aeroplanë, Ryanair ka shpallur një ofertë 3-ditore, me çmime duke filluar nga vetëm 24,99 € për udhëtime në tetor/nëntor, të disponueshme ekskluzivisht në ryanair.com.

CEO i Ryanair, Michael O’Leary, tha:

“Si e vetmja kompani ajrore me tarifa realisht të ulëta në Shqipëri, Ryanair është i lumtur të njoftojë hapjen e bazës së re në Tiranë për S26 me 3 aeroplanë. Që nga nisja e fluturimeve tona të para drejt Shqipërisë në nëntor 2023, Ryanair ka bashkëpunuar ngushtë me partnerët tanë në Aeroportin e Tiranës për të realizuar një rritje ambicioze, që tani do ta çojë trafikun e Ryanair në mbi 4 milion pasagjerë në vitin 2026, me 3 aeroplanë të rinj B737-800 (investim prej 300 milionë dollarësh) të bazuar në Tiranë, duke mbështetur mbi 3,000 vende pune lokale dhe duke operuar 33 destinacione, përfshirë 10 të reja drejt Birmingham, Dublin, Milano, Maltë, Napoli, Pescara, Poznan, Trieste, Torino dhe Verona.

Rritja e vazhdueshme e Ryanair në Tiranë i ofron Shqipërisë një mundësi të jashtëzakonshme për të zhvilluar trafikun ajror, turizmin dhe vendet e punës, pasi Ryanair synon të arrijë mbi 5 milion pasagjerë në vit dhe të bazohet me deri në 6 aeroplanë në Tiranë me një investim prej 600 milionë dollarësh, duke shtuar mbi 20 destinacione të reja deri në vitin 2030 – duke vazhduar bashkëpunimin me politikën e saj të kostove të ulëta të aksesit dhe taksat zero në aviacion që nxisin rritje të shpejtë të trafikut, turizmit, investimeve dhe vendeve të punës.”

Drejtori Operacional i Aeroportit të Tiranës, z. Piervittorio Farabbi, tha:

“Që në fillimin e operimeve në Shqipëri në nëntor 2023, ekipi i Ryanair erdhi me sloganin ‘Revolucioni i Tarifa të Ulëta’ në Shqipëri. Sot, shënojmë një moment kyç në këtë revolucion duke shpallur hapjen e një baze në Tiranë. Duke filluar nga sezoni i ardhshëm veror, do të ketë shumë më tepër mundësi për të eksploruar botën nga Tirana dhe për të prezantuar sa më mirë Shqipërinë në më shumë vende.

Një vendim i tillë nga një kompani ajrore partnere mund të vijë vetëm si rezultat i angazhimit tonë të guximshëm për të ofruar ekselencë operacionale. Kemi investuar ndjeshëm për të zgjeruar kapacitetet operacionale si në pjesën tokësore ashtu edhe në atë ajrore, me pistë të rinovuar dhe të zgjatur, pozicione shtesë parkimi, si dhe një terminal të zgjeruar trefish në madhësi. Përpunimi i pasagjerëve duhet të jetë i shpejtë dhe i besueshëm; prandaj kemi investuar në dixhitalizim të avancuar në check-in, imbarkim dhe kontroll pasaporte. Jemi krenarë që jemi ndër aeroportet më të shpejtë që kemi kaluar nga thjesht operime në krijimin e një baze brenda vetëm 30 muajve.”

Shqipëria mes flakëve

13 August 2025 at 16:27

Shqipëria është përfshirë nga zjarre të mëdha ditët e fundit. Situata paraqitet e vështirë në disa zona ku janë urdhëruar shpërngulje teksa të paktën një person ka humbur jetën.

Zjarret dolën nga kontrolli në Gramsh pasditen e së martës dhe po kështu ditën e sotme duke nxitur autoritetet të largonin banorët e tetë fshatrave: Nartë, Skënderbegas, Kullolas, Bletëz, Menkollarë, Ërmenj, Harunas dhe Zenelas.

Në mbrëmje situata u bë kritike edhe në Delvinë, ku u urdhërua gjithashtu largimi i banorëve. Njësoj, në Poliçan u urdhëruan edhe banorët e fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit.

Sipas Ministrisë së Brendshme, pesë helikopterë janë angazhuar për shuarjen e flakëve, tre në Gramsh, dy në Delvinë.

Ministria e Mbrojtjes raportoi të mërkurën për 10 mijë forca në terren duke u përballur me 24 vatra aktive zjarresh të 24 orëve të fundit.

Shqipëria në flakë

Temperaturat e larta dhe thatësia e gjatë e kësaj vere ka ndihmuar në përhapjen e zjarreve, ku në disa raste ato kanë qenë edhe të qëllimshme.

Vatrat e para u raportuan më 12 qershor në Qeparo, pasuar nga mali i Krastës më 18 qershor.

Vetëm gjatë atij muaji, sipas ministrisë së Mbrotjjes pati 134 raportime zjarresh në të gjithë vendin: Tiranë, Durrës, Lezhë, Berat, Gjirokastër, Fier, Elbasan, Shkodër, Korçë dhe Vlorë.

Në korrik, numri u trefishua në 373 dhe prirja e lartë e zjarreve vijoi edhe gjatë muajit gusht, favorizuar edhe nga temperatura ekstreme mbi 40 gradë celsius.

Deri të mërkurën, 13 gusht, situata u cilësua kritike me rreth 210 vatra zjarri, ndërsa pati edhe një viktimë në fshatin Skënderbegas, ku zjarri dogji edhe shtëpi.

Ministri i Brendshmëm Ervin Hoxha deklaroi se gjatë muajit gusht ka pasur 59 zjarre të mëdha dhe 961 të vogla.

Kodi Penal në fuqi, përkatësisht neni 206/a parashikon 5 deri në 8 vite burg për shkatërrimin me dashje përmes zjarrit, të fondit pyjor dhe çdo njësie të ngjashme me të, me pasoja të rënda materiale.

Ndërkaq, kur vënia e zjarrit të qëllimshëm ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve apo dëme të rënda dhe të zgjatura në kohë ndaj mjedisit, dënohet nga 10 deri në 20 vjet burg”, thuhet në Kodin Penal.

Sipas Ministrisë së Brendshme, në vitin 2025, deri më tani policia ka proceduar 120 persona për zjarrvënie të qëllimshme dhe ka arrestuar vetëm 21 persona.

Shqipëria pa kapacitete për parandalimin e zjarreve

“Janë rreth 10 mijë forca të angazhuara në terren”, u shpreh Ministri i Brendshëm Hoxha të martën nga Gramshi, ndërsa ishte në ndjekje të situatës së renduar nga zjarret.

Përpos premtimeve për të zgjeruar kapacitete për emergjencat civile, Shqipëria nuk ka në dispozicion avionë për fikjen e zjarreve. Në terren janë vetëm zjarrfikësit dhe skuadrat e emergjencës, të cilat vuajnë nga mungesa e mjeteve dhe veshjeve të duhura.

Edhe këtë vit, Shqipëria është mbështetur në Mekanizmin Evropian, duke marrë ndihmë përmes avionëve “Canadair”, të posaçëm për fikjen e zjarreve.

Ky shqetësim është përcjellë edhe nga Kryeministri Edi Rama, i cili përmes një komunikimi në rrjetin social Twitter e relativizoi situatën me vendet e tjera fqinje.

“Duke i siguruar të gjithë se kemi këto ditë mjete nga ajri më shumë se çdo vit më parë, […] i ftoj të gjithë të ngrenë një pyetje: Po fqinjët tanë, Greqia dhe Italia apo Turqia dhe Spanja, që po përcëllohen më keq se çdo vit tjetër kanë vallë mungesë avionësh?”, u shpreh Kryeministri në Twitter.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme

Në fshatrat e Gramshit, të cilat u përfshinë nga flakët janë djegur rreth 40 banesa, ndërsa dëme të konsiderueshme ka edhe në kullota dhe fonde pyjore.

Sipas legjislacionit shqiptar ka dy raste kur shpallet gjendja e jashtëzakonshme: kur kemi cenim të rendit publik dhe kur kemi emergjence civile në territore të caktuara.

Edhe pse vendi ynë ka përjetuar situata të vështira për shkak të situatave që lidhen me zjarret apo përmbytjet, asnjëherë qeveria nuk ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Shpallja e saj do të aktivizonte të gjitha strukturat shtetërore dhe mund të kërkonte rishikim të buxhetit.

Përvoja e përmbytjeve në Shkodër tregon se mungesa e shpalljes pengon dëmshpërblimin e qytetarëve.

Në një situatë të ngjashme me zjarret, ku dëmet dhe pasojat janë të rënda për qytetarët që gjithçka kanë është shtëpia dhe bagëtia, mosbesimi se do të dëmshpërblehen qëndron aty.

The post Shqipëria mes flakëve appeared first on Citizens.al.

Qeveria Rama mban sekret kontratat e konsulencës me kompaninë e Tony Blair

By: Ela
7 August 2025 at 11:18

Në një konferencë për teknologjinë shkurtin e vitit të kaluar në Dubai, kryeministri Edi Rama u ngjit në podium me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair dhe i dedikoi këtij të fundit karrierën e tij si politikan dhe kryeministër. “Unë nuk do të isha as kryeministër dhe as njeri i përfshirë në politikë pa të,” i tha […]

The post Qeveria Rama mban sekret kontratat e konsulencës me kompaninë e Tony Blair appeared first on BoldNews.al.

Mekanizmi i BE, avioni Canadair vjen nga Italia për të ndihmuar për zjarret në Borsh e Lukovë

TIRANË, 27 korrik/ATSH/ Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, një avion zjarrfikës Canadair është nisur nga Italia dhe do të angazhohet në operacionet ajrore për shuarjen e flakëve në jug të vendit, në zonat Borsh, Piqeras dhe Lukovë.

Ky mjet ajror do të forcojë ndërhyrjet në terrene të vështira dhe të paarritshme nga toka, duke dhënë ndihmë në përballimin e situatës së zjarreve që kanë përfshirë këto zona.

Ndërkohë, helikopterët e Forcës Ajrore do të angazhohen pranë fshatit Zhulat, në rajonin e Gjirokastrës, si dhe në zonën e Qafëbuallit, pranë Bulqizës.

Në Borsh, Piqeras dhe Sasaj rinisi mëngjesin e sotëm aksioni nga ajri me dy helikopterë të Forcës Ajror për të neutralizuar zjarret që kanë kërcënuar banesat dhe bizneset e zonës për shkak të erës së fortë që favorizoi përhapjen e shpejtë të flakëve gjatë orëve të para të mëngjesit.

Pak orë më vonë, MM njoftoi se vatrat në këtë zonë u stabilizuan ndërsa vijon monitorimi në terren për të shmangur situatat e mundshme.

1 nga 4

The post Mekanizmi i BE, avioni Canadair vjen nga Italia për të ndihmuar për zjarret në Borsh e Lukovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Avionët “Canadair” vijojnë operacionet për shuarjen e zjarrit në Shashicë

26 July 2025 at 17:24

SHQIPËRI- Dy avionë zjarrfikës të tipit Canadair, nga Italia dhe Kroacia, janë përfshirë në operacionin për shuarjen e një zjarri të fuqishëm në zonën malore të Shashicës.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe përmasave të mëdha të flakëve, ndërhyrja tokësore ka qenë e kufizuar.

Avionët kanë kryer hedhje të vazhdueshme uji mbi vatrat aktive, ndërsa në terren po vijojnë operacionet nga zjarrfikësit vendas, ushtria dhe mbrojtja civile.

 Autoritetet mbeten në gatishmëri për të frenuar përhapjen e mëtejshme të zjarrit, ndërsa vlerësimi i dëmeve është ende në proces.

Panairi i Artit në Aspen, që synon të jetë si kampi veror i panaireve të artit, rikthehet me edicionin e tij të dytë

By: Kult Plus
25 July 2025 at 19:30

Këtë verë, Panairi i Artit në Aspen rikthehet me edicionin e tij të dytë, me përmasa dyfish më të mëdha. Me pothuajse 40 galeri pjesëmarrëse, eventi mbetet ende më i vogël krahasuar me shumë nga homologët e tij në industrinë e artit, por themeluesit po luajnë me idenë e një formati të qëllimshëm, më të vogël dhe më të përzgjedhur, për të tërhequr koleksionistët e pasur dhe të rafinuar të Aspenit.

Por nuk është vetëm madhësia ajo që i jep këtij panairi avantazh. Aspen Art Fair ka braktisur ambientet e zakonshme të qendrave të konventave, duke zgjedhur në vend të tyre Hotel Jerome, një ndërtim nga vitet 1880 që ka pritur vizitorë që nga koha e etheve të argjendit në Colorado.

“Më pëlqen ta quaj ‘kamp veror i panairit të artit’,” thotë bashkë-themeluesja Becca Hoffman, e cila më parë ka drejtuar panairin e parë të madh të artit në Aspen, “Intersect”, përpara se të niste një iniciativë të re së bashku me themeluesin e Galerisë Hexton, Bob Chase, vitin e kaluar. “Kemi planifikuar ecje në natyrë, zhytje në ujë të ftohtë dhe disa diskutime shumë interesante.”

Në axhendën e këtij edicioni përfshihen gjithashtu vizita në shtëpitë e koleksionistëve dhe një seri darkash që pritet të tërheqin si emra të njohur të botës së artit ashtu edhe donatorë gjatë kohëzgjatjes së panairit, nga 29 korriku deri më 2 gusht. Brenda hotelit historik Jerome, ekspozuesit do të variojnë nga galeritë e konsoliduara te ato të reja, me një spektër të gjerë nga tregu sekondar, dizajni dhe arti bashkëkohor i sapo krijuar.

Ndër galeritë që rikthehen nga viti i kaluar janë Perrotin, Galerie Gmurzynska dhe Southern Guild, ndërsa për herë të parë marrin pjesë emra të njohur si Marianne Boesky Gallery, Sean Kelly dhe Vielmetter. Galeritë do të ekspozojnë punët e tyre në dhomat e hotelit Jerome, duke sjellë ndër mend panaire të dashura të artit amerikan si Gramercy International Art Fair në New York.

Këtë vit, një nga suitat pritet të jetë qendra e diskutimeve në panair. Këshilltarja Wendy Cromwell ka kuruar ekspozitën e saj të veçantë me një përzierje dizajni, pikturash dhe qeramike, bazuar mbi romanin e suksesshëm të Miranda July, “All Fours”, dhe veprën klasike të Virginia Woolf-it të vitit 1929, “A Room of One’s Own”.

Ndërkohë, vetëm disa dhoma (ose kate) më tutje, spikasin pikturat me ngjyrosje të zhytura të artistit dhe shkrimtarit Oliver Jeffers me galerinë “Praise Shadows”, si dhe në kopshtin e hotelit, falë Marianne Boesky Gallery, instalacionet sureale të vëllezërve Haas me interpretimet e tyre të veçanta të ndriçuesve rrugorë. Me një atmosferë të përzgjedhur, program të pasur kulturor dhe pjesëmarrje të galerive më të njohura ndërkombëtare, Panairi i Artit në Aspen po konsolidohet si një nga ngjarjet më të veçanta të verës në botën e artit bashkëkohor./Cultured/KultPlus.com

Fiket zjarri në Belsh, dy avionë zjarrfikës të BE nisin ndërhyrjen në “Liqenin e Luleve” në Lurë

TIRANË, 21 korrik /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot se pas një operacioni të koordinuar dhe intensiv është bërë e mundur fikja e të gjitha vatrave të zjarrit në Njësinë Administrative Rrasë, në bashkinë Belsh.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse nga MZSH Belsh, Cërrik, Gramsh, Elbasan, Peqin dhe Njësia Nerat Kuçovë si dhe angazhimit të dy mjeteve zjarrfikëse dhe efektivëve të FA u arrit të shmangej përhapja e flakëve drejt zonave të banuara.

Në operacion morën pjesë edhe dy helikopterë që ndërhynë nga ajri, duke ndihmuar në neutralizimin dhe shuarjen e zjarrit në një terren të vështirë. Aktualisht, në terren ndodhen ende efektivët e MZSH Belsh dhe punonjës të bashkisë, të cilët po kryejnë krehjen e zonës për të shmangur riaktivizimin e ndonjë vatre të fshehur.

Ndërkohë, pas kërkesës së Shqipërisë pranë Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, Italia ka ardhur në ndihmë me trupa dhe dy avionë zjarrfikës të tipit Canadair, të cilët po operojnë në zonën e quajtur “Liqeni i Luleve”, në Parkun Kombëtar të Lurës. Kjo ndërhyrje synon të përshpejtojë shuarjen e vatrave aktive në këtë zonë me rëndësi të lartë natyrore. Po përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, Greqia erdhi në ndihmë me dy avionë Canadair në vatrën e zjarrit në Dukat, Vlorë.

Forcat operacionale, nën koordimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po vijojnë punën në vatrat e tjera, në mbrojtje të qytetarëve dhe pronës.

Aksioni per fikjen e zjarrit ne Belesh, Elbasan
1 nga 13

The post Fiket zjarri në Belsh, dy avionë zjarrfikës të BE nisin ndërhyrjen në “Liqenin e Luleve” në Lurë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarri në Dukat rrezikon Llogoranë, ministri Vengu i kërkon ndihmë BE-së: Presim dy avionë Canadair

By: redi
21 July 2025 at 18:50

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i pranishëm në ambientet e Spitalit Rajonal të Vlorës, ku vizitoi tre zjarrfikës që u asfiksuan gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarrit në Dukat, deklaroi se situata mbetet kritike në disa qarqe të vendit, për shkak të vatrave të mëdha që janë përhapur në zona malore e pyjore. Sipas ministrit, zjarret aktive në Dukat, Mat, Përmet dhe Devoll po luftohen nga toka…

Source

Muzikë dhe panair në Kishën e Shën Mëhillit në Vithkuq

By: Kult Plus
16 July 2025 at 19:59

Sot ishte një ditë e veçantë për Kishën e Shën Mëhillit në Vithkuq, ku muzika, shpirti dhe natyra u bashkuan në një harmoni perfekte me koncertin “Ku bashkohet shpirti, muzika dhe kulinaria”.

Norma Sereni interpretoi muzikë mesjetare të shoqëruar në piano nga Adelina Mula Qerfozi, ndërsa një panair lokal me produkte tradicionale të zonës e pasuroi përvojën e pjesëmarrësve.

Edhe pse fshati është larg qytetit, pjesëmarrja ishte e jashtëzakonshme.
Surpriza e ditës ishte Ansambli i të rinjve të Vithkuqit, që bashkë me artistët e MIK Festivalit dhe turistët, krijuan një festë të vërtetë popullore me valle tradicionale, duke përmbushur një nga misionet kryesore të MIK-ut, zhvillimin dhe promovimin e zonave rurale shqiptare.

E pranishme në koncertin e mbajtur në oborrin e Kishës së Shën Mëhillit ishte dhe sopranoja e mirënjohur Inva Mula. /atsh/ KultPlus.com

Wizz Air-it i mbarojnë motorët e avionëve/ Nis shkurtimi i rrugëve, preket edhe Shqipëria

By: Ardit
12 July 2025 at 15:41

Wizz Air Abu Dhabi mbylli papritur disa nga rrugët e saj më të ngarkuara në Bullgari, Serbi, Shqipëri, Gjeorgji dhe zona të tjera strategjike në një riorganizim të menjëhershëm operativ mes krizës teknike në rritje me avionët e ulur në tokë. Kompania ajrore, e cila përballet me mungesa të përsëritura të furnizimit me motorë që […]

The post Wizz Air-it i mbarojnë motorët e avionëve/ Nis shkurtimi i rrugëve, preket edhe Shqipëria appeared first on BoldNews.al.

ITALI – ”Ryanair” rrit madhësinë e bagazhit të dorës

ROMË, 7 korrik /ATSH/ – Shumë veta e prisnin këtë lajm.

”Ryanair” ka vendosur të rrisë dimensionet e bagazhit të dorës të përfshirë në çmimin e biletës, shkruan tg24.it.

Nga dimensioned e mëparshme prej 40 x 25 x 20 cm, së shpejti do të shkohet në 40 x 30 x 20 cm, duke fituar kështu 5,0 centimetra në gjerësi.

Sa i përket vëllimit, pra kapacitetit të bagazhit, litrat shkojnë nga 20 në 24, por pesha do të duhet të jetë ende brenda 10 kilogramëve, në mënyrë që të mund të vendoset – siç është tani – nën ulësen e pasagjerit./   /os/

The post ITALI – ”Ryanair” rrit madhësinë e bagazhit të dorës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Alarm për zjarr në avionin e RyanAir, 18 pasagjerë të plagosur gjatë evakuimit në Spanjë/ VIDEO

By: Ela
5 July 2025 at 17:26

Të paktën 18 pasagjerë u plagosën në aeroportin e Palma të Majorkës në Spanjë gjatë evakuimit nga një Boeing 737 i kompanisë Ryanair, që po përgatitej për t’u nisur. Sipas informacioneve të para, në bord u raportua për një zjarr të mundshëm, që më pas rezultoi i pavërtetë, raporton Corriere della Sera. Avioni do fluturonte drejt […]

The post Alarm për zjarr në avionin e RyanAir, 18 pasagjerë të plagosur gjatë evakuimit në Spanjë/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Kaos në aeroportin e Majorkës, 18 të plagosur gjatë evakuimit të një avioni Ryanair

By: gaze tare
5 July 2025 at 16:39

Një situatë kaotike tronditi mbrëmjen e 4 korrikut aeroportin e Palmës në Majorka, kur pas një alarmi për zjarr, i cili më pas rezultoi i rremë, u detyrua evakuimi emergjent i një avioni Boeing 737 të kompanisë Ryanair. Fluturimi i planifikuar për në Mançester u ndërpre papritmas, duke krijuar panik mes pasagjerëve.

Një video që u përhap shpejt në rrjetet sociale tregon dhjetëra njerëz që largohen në vrap duke zbritur nga rrëshqitësja emergjente në njërin prej krahëve të avionit, e vendosur rreth 3 metra mbi tokë. Disa prej tyre nuk arritën të uleshin lehtë, dhe kështu përfunduan duke marrë lëndime të lehta, kryesisht në kyçin e këmbës.

E habitshme ishte fakti që vetëm njëra prej rrëshqitësave u përdor, ajo në derën e përparme të majtë, ndërkohë që në raste të tilla, zakonisht janë të disponueshme të gjitha daljet emergjente. Pse ndodhi kështu? Ende mbetet një mister.

The post Kaos në aeroportin e Majorkës, 18 të plagosur gjatë evakuimit të një avioni Ryanair appeared first on iconstyle.al.

Vonesa të shpeshta në fluturimet e ‘RyanAir’, revoltohen udhëtarët në Rinas

By: Ela
3 July 2025 at 10:20

Fluturimi i kompanisë RyanAir i parashikuar të nisej nga Aeroporti i Rinasit sot në orën 09:20, është shtyrë për në orën 11:00. Udhëtarët nuk janë njoftuar paraprakisht për këtë vonesë. Shumë prej tyre kanë qëndruar në sallën e pritjes pa informacion të saktë mbi situatën. Pritja e gjatë ka shkaktuar shqetësim dhe irritim në mesin […]

The post Vonesa të shpeshta në fluturimet e ‘RyanAir’, revoltohen udhëtarët në Rinas appeared first on BoldNews.al.

❌
❌