Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Temperaturat e larta/ Mjekja: Fluks pacientësh në urgjencë, kush janë më të rrezikuarit

Temperaturat e larta të ditëve të muajit korrik kanë pasur me shtim të urgjencave mjeksore në QSUNT. Mjekët e urgjencës, thonë se fluksi është në rritje, dhe shkak duket se është dehidratimi nga mungesa e lëngjeve dhe vapa. “Janë shtuar pacientët që vinë me gjendje të fikti, kjo vjen nga mungesa e lëngjeve, por edhe […]

The post Temperaturat e larta/ Mjekja: Fluks pacientësh në urgjencë, kush janë më të rrezikuarit appeared first on BoldNews.al.

Temperaturat e larta rrezik për një kategori njerëzish, mjekët: Dehidratohuni

Temperaturat e larta kanë mbërritur deri në 40 gradë Celsius në disa zona të vendit që në fillim të kësaj vere.

Tirana sot regjistron 35 gradë, ndërsa dielli përvëlues ka boshatisur rrugët e qytetit. Qytetarët kërkojnë freski kudo ku munden nga uji i ftohtë e deri te hijet e pemëve nëpër parqe apo rrugica.

Meteorologët paralajmërojnë se vala e të nxehtit do të vazhdojë edhe për disa ditë. Ndërkohë, rreziku për goditje nga dielli dhe dehidratim është i lartë, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

“Rekomandohet të qëndrojmë gjithmonë të hidratuar, të shmangim alkoolin, kafeinën, pijet energjike. Të vendosim syze dielli, kremra mbrojtës. Rekomandohet që temperaturat në ambientet e shtëpisë të qëndrojnë rreth 25-27 gradë, pra një temperaturë konstante”, tha Naun Sinani, spacialist i ISHP-së.

Mjekët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar, sidomos nga grupet më të rrezikuara: Personat mbi 65 vjeç, fëmijët, gratë shtatzëna dhe ata që punojnë në ambiente të hapura, si ndërtues, pastrues apo bujq.

“Personat që ekspozohen më shumë në diell rrezikojnë të jetë të dehidratuar apo si quhet ndryshe humbja e lëngjeve, duke sjellë kështu marrje mendsh dhe pafuqi. Këto kategori që janë më të rriskuara, këshillohet të mos dalin në diell pasi mund të vinë dhe pasoja të tjera siç është goditja në trru”, shtoi specialisti.

Të gjithë qytetarët që ndjejnë simptoma si marrje mendsh, dobësi, djersitje të tepërt, lëkurë të thatë apo konfuzion, duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore menjëherë, pasi këto janë shenja të qarta të goditjes nga nxehtësia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Temperaturat e larta rrezik për një kategori njerëzish, mjekët: Dehidratohuni appeared first on Euronews Albania.

Sëmundjet e gjakut po vrasin popullsinë/ Mjekët ngrenë alaramin, paralajmërojnë për kujdes

Vitin e shkuar sipas raportit të fundit të Institutit të Statistikave ato ishin përgjegjëse për më shumë se gjysmën e vdekjeve si pasojë e sëmundshmërisë duke pësuar një rritje në raport me vitin para.

Sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut janë shkaku kryesor i humbjes së jetës së shqiptarëve. Kryesojnë problemet kronike të zemrës pasur nga ishemitë dhe sëmundjet e enëve të trurit.

“Është një këmbanë alarmi për të gjithë qytetarët që duhet të bëjnë kontrolle periodike te mjeku jo vetëm pacientët me kartela klinike që ne I ndjekim, por dhe të rinjtë. Kanë apo jo shenja një kontroll bën të kapen probleme në fillesa si çrregullmet e yndyrnave që po i hasim shpesh, dabeti dhe paradiabeti që mund të jenë pararendës të problemeve kardiovaskulare, të goditjeve të trurit. Nuk është puna që një pacient të drejtohet te mjeku vetëm kur ka dhimbje gjoksi, rrahje të shpejta, mbajtje fryme, atëhere që patjetër do drejtohet, por ne po flasim për parandalimin primar që është shumë i rëndësishëm.”

Mjekët apelojë për kontrolle periodike ndërsa shprehin shqetësimin për neglizhencë shpesh dhe pacientë kronikë.

“Vdekjet janë shtuar se një prej gjërave që është evidente se një pjesë e qytetarëve nuk ndiqen rregullisht. Një pjesë tjetër që mund të jenë kronikë, mund të kenë kaluar një sëmundje të arterieve koronare, kanë vendosur një stendë nuk bëjnë kontrollet në mënyrë periodike si është rekomanduar. Vjen një moment që mund të shtrohen për herë të dytë në spital mund të jetë agravuar sëmundja, ose mund të mos arrinë fare në spital.”

Sëmundjet e papërcaktuara mirë sipas Institutit të Statistikave janë shkaku I dytë I humbjeve të jetës në vendin tonë me 21.5% të vdekjeve dhe me pas renditen tumoret përgjegjëse për 15.3% të vdekjeve.

The post Sëmundjet e gjakut po vrasin popullsinë/ Mjekët ngrenë alaramin, paralajmërojnë për kujdes appeared first on Sot News | Lajme.

“Temperaturat e larta rrisin rrezikun”/ Mjekët ngrenë alarmin, për kujdes të veçantë nga ushqimet që konsumojmë

Mjeket thonë se rritja e temperaturave krijon kushte për zhvillimin e mikroorganizmave që mund të transmetohen lehtësisht përmes ushqimeve të kontaminuara. Bluzat e bardhe apelojnë për ruajtjen e ushqimeve në temperatura nën 5 gradë Celsius.

Temperaturat e larta rrisin rrezikun për helmimin nga ushqimet. Në Tiranë janë dyfishuar personat me probleme në aparatin tretës, shume prej tyre kane pasur nevoje për trajtim ne spital.

Me rritjen e temperaturave në qendrat shëndetësore në Tiranë janë dyfishuar personat me probleme në aparatin tretës. Shpesh shkak sipas mjekëve është bërë ushqimi që kanë konsumuar. Disa prej tyre kanë pasur nevojë dhe për trajtim në spital.

“Gastrointeritet shoqërohen me temperaturë të lartë ose subfebrile shkaku mund të jetë bakterial. Shenjat e gastrointeriteve janë bark, të vjella, të shoqëruara me temperaturë. Kur nuk shoqërohen me temperaturë quhen të thjeshta dhe mjekimi është më tepër simptomatik. Ka pasur raste kur dehidrimi ka qenë i thellë dhe pacientët dërgohen tek infektivi për të bërë rehidrim venoz”, tha mjekja.

Me të nxehtin shtohet dhe rreziku i helmimit nga ushqimi. Mjekët shpjegojnë se rritja e temperaturave krijon kushte për zhvillimin e mikroorganizmave si salmonella, echerica coli, shigella që mund të transmetohen lehtësisht përmes ushqimeve të kontaminuara.

“Temperaturat e larta favorizojnë shpërthimet e gastrointeriteve për shkak të mikrobeve që qarkullojnë përmes ushqimeve.”

Si shkak kryesor për fillimin e një gastrointeriti janë produktet e mishit, mishi pulës, gjithmonë lidhur me salmonelozën që kemi hasur këto kohë, prandaj apelohet me forcë përpunimi i ushqimeve.

Ushqimi bëhet i pasigurt nëse lihet në temperaturën e dhomës për më shumë se dy orë. Për të parandaluar shumimin e mikroorganizmave specialistët këshillojnë ruajtjen e tij në temperaturë nën 5 gradë Celsius dhe përgatitjen mbi 70 gradë Celsius.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rreth 1 në 10 njerëz sëmuren pasi konsumojnë ushqim të kontaminuar. Ndërkohë që 110 miliardë dollarë humbasin çdo vit në produktivitet dhe shpenzime mjekësore si pasojë e ushqimit të pasigurt në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

The post “Temperaturat e larta rrisin rrezikun”/ Mjekët ngrenë alarmin, për kujdes të veçantë nga ushqimet që konsumojmë appeared first on Sot News | Lajme.

Temperaturat e larta shtojnë numrin e insekteve, mjekja: Çfarë duhet të dini për pickimet gjatë verës

Me rritjen e temperaturave, numri i insekteve në ambient është shtuar, duke sjellë edhe rritje të rasteve të pickimeve që po drejtohen drejt mjekëve të familjes.

Antia Haxhiraj, mjeke në Qendrën e Mjekësisë Familjare nr.10, shpjegon se me ngrohjen e motit, janë shtuar edhe pacientët me reaksione alergjike ndaj pickimeve të insekteve.

“Rastet më të shpeshta janë nga mushkonjat, ca miza të vogla, bletët, grerëzat, dhe në raste më të rralla, nga milingonat e zjarrit, të cilat janë më të përhapura në plazhe,” thotë mjekja Haxhiraj.

Pickimi i insekteve mund të shkaktojë simptoma të ndryshme, nga reaksione të lehta që mund të trajtohen në shtëpi, deri te alergjitë serioze që kërkojnë ndërhyrje mjekësore.

“Shumica e rasteve janë reaksione lokale në zonën e pickimit, si skuqje, kruarje dhe ënjtje. Megjithatë, në raste më të rralla, mund të shfaqen manifestime sistemike, si zgjerim i plagës, probleme me frymëmarrjen, ose përhapje e ënjtjes në zona të tjera të trupit. Këto raste kërkojnë menjëherë trajtim spitalor,” thekson mjekja.

Si të veprojmë pas pickimit?

Në rast pickimi nga mushkonjat dhe mizat e vogla, nuk nevojitet kujdes i veçantë, përveç vendosjes së kompresave me ujë të ftohtë.

Në rast pickimi nga bleta, zona duhet të lahet me ujë dhe sapun, dhe të vendoset kompresë e ftohtë për të reduktuar ënjtjen.

Në asnjë rast nuk duhet të kruhet vendi i pickimit për të shmangur infektimet. Nëse është e dukshme thumbi, duhet nxjerrë me kujdes.

Edhe pse më të rralla, gjatë verës rritet edhe rreziku i pickimit nga gjarpërinjtë, për të cilin duhet kërkuar menjëherë ndihma mjekësore në qendrat spitalore.

The post Temperaturat e larta shtojnë numrin e insekteve, mjekja: Çfarë duhet të dini për pickimet gjatë verës appeared first on Sot News | Lajme.

Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Greqi! Mbi 20 mijë mjekë të larguar jashtë vendit për kushte më të mira pune

Që nga fillimi i krizës ekonomike në vitin 2010, rreth 20.000 mjekë janë larguar nga Greqia për të punuar jashtë vendit, raportojnë mediat greke. Arsyet kryesore të këtij emigrimi masiv lidhen me pagat e ulëta, kushtet e vështira të punës dhe pasigurinë ekonomike që ka prekur veçanërisht sistemin shëndetësor publik.

Sipas burimeve, mjekët e rinj në spitalet shtetërore përballeshin me një pagesë mujore më pak se 1.500 euro dhe me një ngarkesë pune që shpesh i kalonte 65 orë në javë. Mungesa e stafit dhe mbingarkesa në detyra ka çuar në lodhje profesionale dhe pakënaqësi të thellë mes personelit mjekësor.

Shumica e atyre që janë larguar janë specialistë të rinj në moshën 25 deri 44 vjeç, çka jo vetëm ka ulur cilësinë e shërbimeve shëndetësore në Greqi, por ka ndikuar negativisht edhe në strukturën e popullsisë produktive të vendit.

Vendet më të preferuara për emigracionin e mjekëve grekë janë Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Qiproja (në administratën greko-qipriote), Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite.

The post Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Greqi! Mbi 20 mijë mjekë të larguar jashtë vendit për kushte më të mira pune appeared first on Sot News | Lajme.

Alarm për kancerin e stomakut në Shqipëri, 13 të prekur në 100 mijë banorë

Kanceri i stomakut po prek shumë të rinj në Shqipëri. Mjekët gastrohepatologë thonë se po haset edhe në mosha 20 vjeç.

“Po rritet frikshëm. Shqipëria ka një incidencë 13 të prekur në 100 mijë banorë, dhe mbajmë vendin e parë në rajon për vdekshmëri nga kanceri i stomakut”, tha për Top Channel mjekja gastrohepatologe, Vigjilenca Demiraj.

Cilat janë simptomat e para që shfaq një person i prekur për ta diagnostikuar në kohë?

“Këputje, humbje oreksi, neveri nga mishi”, u shpreh mjekja.

Një ndër shkaqet kryesore konsiderohet prania e helikobakterit në stomak i cili përhapet lehtësisht nga një person tek tjetri, por edhe ushqimet qe po konsumojmë.

“Ky bakter nëse e ka njëri në familje përhapet shumë shpjet, për shkak të puthjeve apo nëse përdorin gota, lugë të njeri-tjetrit.

Në një studim të kryer me nxënës të shkollave fillore në Tiranë ka rezultuar se ky bakter gjendet tek fëmijë të moshave 7-10 vjeç .

“Ka rezultuar se 80-90% e fëmijëve kishin prani të helikobakterit, por stomaku i fëmijëve është infantil, me kalimin e moshës ky bakter tek disa persona thjeshtë qëndron, por infekton të tjerë, ndërsa tek të tjerë shkakton kancer të stomakut. Tek personat me helikobakter 80% e tyre bëjnë kancer të stomakut”, pohoi mjekja./tch/

The post Alarm për kancerin e stomakut në Shqipëri, 13 të prekur në 100 mijë banorë appeared first on Telegrafi.

Shkoi për të rregulluar dhëmbët, ndërhyrja e gabuar që kryen mjekët dhe pasojat në shëndetin e pacientes

Elvisa është një zonje nga qyteti i Durrësit, rezidente në në Itali. Rreth një vit më parë, teksa ishte për disa ditë në vendlindje, ajo vendos të kryejë një kontroll rutinë tek dentisti I familjes së saj pa imagjinuar aspak se ccfarë do të vinte më pas. Nuk kemi të bëjmë me vizitë të bërë […]

The post Shkoi për të rregulluar dhëmbët, ndërhyrja e gabuar që kryen mjekët dhe pasojat në shëndetin e pacientes appeared first on BoldNews.al.

Shpopullimi/ Shqipëria po zbrazet nga “truri”, mijëra profesionistë largohen drejt Gjermanisë

Ndërsa tregu i punës në Shqipëri po vuan gjithmonë e më shumë ikjen e forcës së punës së kualifikuar, Europa dhe sidomos Gjermania po marrin talentet shqiptare, duke u dhënë atyre karta blu, që është një leje pune dhe qëndrimi për persona me kualifikime të larta nga vendet jo anëtare të Bashkimit Europian (BE). Eurostat […]

The post Shpopullimi/ Shqipëria po zbrazet nga “truri”, mijëra profesionistë largohen drejt Gjermanisë appeared first on BoldNews.al.

“Vigjilencë në qendrat shëndetësore”/ 14 fëmijë të infektuar me salmonelë, vihet në lëvizje NJVKSH, zbulohet e-mail…

Situata nga helmimi i ushqimit në Gramsh, vijon të jetë shqetësuese ku raportohet se 14 fëmijë janë infektuar me salmonelë. Një email zyrtar nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH) në Gramsh, ku konfirmohet përhapja e infeksionit me ‘Salmonella Enteritidis’ në Kopshtin Nr. 1 të qytetit.

Deri tani janë identifikuar 14 raste pozitive mes fëmijëve dhe stafit, ndërsa strukturat shëndetësore lokale janë udhëzuar të tregojnë kujdes të shtuar për parandalimin dhe menaxhimin e mëtejshëm të situatës. NJVKSH i bën thirrje të gjitha qendrave shëndetësore dhe Spitalit Bashkiak për bashkëpunim të ngushtë dhe raportim të menjëhershëm të çdo rasti të dyshuar.

Njoftimi i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Gramsh:

Ditët e fundit, në Kopshtin Nr. 1 në qytet janë paraqitur disa raste të fëmijëve me simptoma gastrointestinale (diarre, temperaturë, të vjella, dobësi). Janë marrë masa të menjëhershme për hetimin dhe menaxhimin e situatës nga strukturat përkatëse dhe po vijojnë analizat laboratorike për të përcaktuar shkakun.

Nga 79 persona të depistuar (fëmijë dhe staf), janë identifikuar 14 raste me Salmonella Enteritidis. Prej tyre, 5 raste janë zbuluar nga mostrat për diagnozë dhe 9 raste nga depistimi. Nga 72 ekzaminime të bëra për depistim, 53 kanë rezultuar negativë, 6 nuk kanë pasur rritje bakteriale, dhe 6 janë në pritje të rezultatit. Në këtë kuadër, kërkojmë vigjilencë të shtuar nga të gjitha Qendrat Shëndetësore për:

Vëzhgimin dhe identifikimin e fëmijëve me simptoma të ngjashme.

Raportimin e menjëhershëm të çdo rasti të dyshuar pranë NJVKSH Gramsh.

Ndjekjen nga afër të gjendjes shëndetësore të fëmijëve të Kopshtit Nr. 1, si për ata të prekur, ashtu edhe për ata që kanë rezultuar negativë.

Informimin e komunitetit mbi rëndësinë e higjienës personale dhe ushqyerjes së sigurt të fëmijëve.

Lutemi për bashkëpunim dhe gadishmëri maksimale për ta përballuar këtë situatë me seriozitet dhe profesionalizëm.

NJVKSH Gramsh

Drejtore: Besmira Bracja

The post “Vigjilencë në qendrat shëndetësore”/ 14 fëmijë të infektuar me salmonelë, vihet në lëvizje NJVKSH, zbulohet e-mail… appeared first on Sot News | Lajme.

Rama: Paga e mjekëve në 2000 euro, buxhetin e ardhshëm dyfishohet mbështetja për nënat e fëmijëve me aftësi të veçanta

TIRANË, 3 maj/ATSH/- Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së Edi Rama foli sot për rritjen e pagave edhe për mjekët në Shqipërinë 2030.

Gjatë takimit elektoral në Gjirokastër, Rama tha se “paga e mjekëve 490 euro në 2013, sot është 1670 euro dhe do të shkojë 2000 euro”.

“Ju po e shikoni se ajo çfarë po ndodh në Spitalin e Gjirokastrës po ndodh edhe në vendet e tjera. Po funksionojnë kontratat me mjekët e rinj specialistë që vijnë për të punuar këtu. Me përfundimin e investimit të madh në spitali dhe me rritjen e mëtejshme të pagave do garantojmë që të kemi shërbim të plotë në të gjitha spitalet. Ishte në një rrezik shumë të madh kur ne morëm detyrën sepse ishte ndërprerja e specializimeve një nga gjërat më absurde që ka ndodhur në historinë e keqqeverisjes së këtij vendi. Ne nuk e kemi problemin e largimit të mjekëve apo infermierëve në pikën që mos të kemi për nevojat tona”, deklaroi Kryeministri.

Rama gjithashtu u ndal te programet për mbrojtjes sociale duke theksuar se për të gjithë fëmijët autikë ose me aftësi të tjera të veçanta ne do të dyfishohet mbështetja për nënat e tyre që nga buxheti i vitit të ardhshëm.

“Janë një sërë programesh që ne i kemi hapur rishtaz. Për të gjithë fëmijët autikë, ose me aftësi të tjera të veçanta ne do të dyfishojmë që në buxhetin e vitit të ardhshëm mbështetjen për nënat e tyre”, tha Rama.

The post Rama: Paga e mjekëve në 2000 euro, buxhetin e ardhshëm dyfishohet mbështetja për nënat e fëmijëve me aftësi të veçanta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Papa/ Mediat e huaja: Mjekët e këshilluan të pushonte, por Ati i Shenjtë nuk i dëgjoi

Papa Françesku ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 88-vjeçare. Papa, i cili ishte peshkop i Romës dhe kreu i Kishës Katolike, u bë Papë në vitin 2013 pasi paraardhësi i tij Benedikti XVI dha dorëheqjen. Vdekja e tij u njoftua nga kardinali Kevin Farrell në një deklaratë të lëshuar nga Vatikani.

Vatikani njoftoi se Ati i Shenjtë ka ndërruar jetë mëngjesin e ditës së sotme. Në deklaratën që u lexua nga kardinali Kevin Farrell thuhet se e gjithë jeta e Papës iu kushtua shërbimit të Zotit dhe Kishës së Tij. Më tej thuhet se Papa i mësoi të jetojnë vlerat e Ungjillit me besnikëri, guxim dhe dashuri universale, veçanërisht në favor të më të varfërve dhe më të margjinalizuarve.

Gjatë dy javëve të fundit, Françesku kishte bërë atë që kishte bërë gjithmonë, kishte pritur vizitorë dhe kishte takuar njerëz nga çdo fushë e jetës. Kur ai u shfaq të dielën e Pashkëve, turma më poshtë shpërtheu në brohoritje kur ai u shfaq. Pastaj heshti. Sipas BBC, mjekët që trajtuan Françeskun në spitalin Gemelli të Romës i kishin rekomanduar një regjim pushimi të plotë, por nuk kishte kurrë gjasa që një Papë tipik aktiv, i cili kaloi pjesën më të madhe të papatit të tij duke u takuar me njerëzit, do ta respektonte atë.

Françesku e kishte bërë tashmë të qartë se donte të kthehej në Vatikan për Pashkë, sado që specialistët që e trajtonin i shpjeguan se problemet e tij shëndetësore nuk do të zgjidheshin shpejt. Për të krishterët, Pashka është edhe më e rëndësishme se Krishtlindjet pasi simbolizon një parim thelbësor të besimit të tyre, rilindjen e Krishtit, 3 ditë pas gozhdimit të tij në kryq.

The post Papa/ Mediat e huaja: Mjekët e këshilluan të pushonte, por Ati i Shenjtë nuk i dëgjoi appeared first on Lapsi.al.

“Shqipëria 2030”| Rama: Paga e mësuesve do të shkojë 1250 euro, e mjekëve 2000

Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të shtunë programin ekonomik të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit. Një vend të rëndësishëm në ofertën e socialistëve zuri paga dhe pensionet. Fillimisht, Rama prezantoi rritjen e pagës minimale në vitin 2026, e cila do të shkojë në 500 euro. Më pas, shefi i qeverisë u ndal edhe tek pagat e kategorive specifike në sektorin publik.

Rama theksoi se paga e mësuesve brenda vitit 2030 do të shkojë në 1250 euro, nga 950 euro që është aktualisht.

“Paga mesatare e mësuesve. Paga mesatare e mësuesve është dyfishuar krahasuar me kohën kur ne e morëm detyrën. Ishte 420 euro në vitin 2013 dhe sot është 950 euro. Ndërkohë që në Shqipërinë 2030, mësuesit do të kenë një pagë mesatare 1250 euro.”

Gjithashtu, ai premtoi se brenda mandatit të katërt, do të realizohet programi i ushqimit në shkolla, si dhe programi “After School”.

“Brenda mandatit të katërt, çdo bashki qendër qarku do të nisë programin e ushqimit në shkolla dhe do të nisë po ashtu një program i ri pas shkollor, programi After School, i cili është një hap më tutje mbi bazën e shkollës qendër komunitare, sepse aty ku do të jetë ushqimi, do të jetë edhe mundësia që prindërit të mos shqetësohen për të marrë fëmijët nga shkolla, duke lënë punën, apo për të marrë vesh se ku po shkon fëmija pasi del nga ora e mësimit. Po do të kemi qartësi për një hark qëndrimi në shkollë që do të zgjasë shumë përtej orës së mësimit”, tha Rama.

Rama premtoi dhe rritje të pagave për mjekët, të cilat pritet të shkojnë në 2000 euro brenda vitit 2030.

“Paga e mjekëve ishte 490 euro, në 2024 mesatarja e pagës së mjekëve është 1670 euro. Në Shqipërinë 2030 ne duam që paga e mjekëve të shkojë 2000 euro.”

Sa i takon Prodhimit të Brendshëm Bruto, kryeministri tha: “Kur morëm detyrën, Prodhimi i Brendshëm Bruto, Prodhimi i Përgjithshëm Kombëtar, gjithçka që prodhonte Shqipëria ishte 9.6 miliardë euro, sot është 25 miliardë euro. E kemi rritur Prodhimin e Përgjithshëm dy herë e gjysmë. Shqipëria 2030 do të ketë një prodhim të përgjithshëm prej 35 miliardë eurosh”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Shqipëria 2030”| Rama: Paga e mësuesve do të shkojë 1250 euro, e mjekëve 2000 appeared first on Euronews Albania.

Shëndeti i Papa Françeskut/ Mjekët rrëfejnë peripecitë: Ekzistonte një rrezik i vërtetë që ai të mos e përballonte dot, por…

Shefi i ekipit mjekësor të Papa Françesku deklaroi se ai ishte aq pranë vdekjes në një moment të trajtimit, saqë mjekët seriozisht menduan të ndërprisnin trajtimin për t’i mundësuar atij të përfundonte jetën në paqe.

Mjeku në spitalin e Romës, Sergio Alfieri, tha se Papa, pas një krize të frymëmarrjes më 28 shkurt, pati probleme të mëtejshme dhe pothuajse u mbyt nga të vjellat.

“Ekzistonte një rrezik i vërtetë që ai të mos e përballonte dot”, tha mjeku. Ai theksoi se në atë moment mjekët duhej të zgjidhnin rrugën e mëtejshme të trajtimit.

“Duhej të vendosnim nëse do të ndalonim dhe ta linim ose të vazhdonim përpara me të gjitha ilaçet dhe terapitë e mundshme, duke u përballur me rrezikun e dëmtimit të organeve të tjera. Në fund, vendosëm të vazhdonim”, shtoi ai.

Papa 88-vjeçar u lirua nga spitali të dielën pas krizës më të rëndë shëndetësore gjatë 12 viteve të papatit të tij.

Ai u shtrua në spitalin Gemelli më 14 shkurt për shkak të një sulmi të bronkitit që u zhvillua në një pneumoni të dyfishtë, një gjendje veçanërisht e vështirë për të, pasi në rininë e tij kishte pasur pleurit dhe i ishte hequr një pjesë e një mushkërie.

Mjekët i kanë  rekomanduar Papa Françeskut të pushojë edhe dy muaj të tjerë pas daljes nga spitali për t’u shëruar plotësisht.

Koçiu: Hapen aplikimet për kredi me 0% interes, 80 kuota për mjekët dhe infermierët

TIRANË, 17 mars/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot hapjen e aplikimeve për mjekët dhe infermierët për të përfituar kredi me zero interes për blerjen e një banese.

Koçiu deklaron se janë 80 kuota kredie të lehtësuar për strehim për mjekët dhe infermierët, në kuadër të mbështetjes për kategoritë prioritare.

Ministrja nënvizon se kjo do të jetë një mundësi e re për mjekët dhe infermierët për më shumë siguri për të ardhmen e tyre

Mjekët dhe infermierët e interesuar do të mund të aplikojnë nëpërmjet portalit e-Albania.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit hapi thirrjen për aplikimër 530 punonjës të administratës publike. Sipas MEKI-t, punonjësit do të përfitojnë financim sipas çmimit të referencës dhe sipërfaqe sipas certifikatës familjare.

Programi  për kredi me 0% interes për blerjen e një banese përfshin 12 institucione, mes të cilëve edhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social.

Ky është viti i dytë që qeveria mbështet punonjësit e administratës me kredi për strehim me zero interes.

/a.g/

The post Koçiu: Hapen aplikimet për kredi me 0% interes, 80 kuota për mjekët dhe infermierët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

COVID “zgjoi” sëmundjet autoimune/ Mjekët: Agravoi problemin tek ata që vuanin prej tyre

Pas pandemisë mjekët po vërejnë shtim të pacientëve që preken nga sëmundje ku sistemi imunitar lufton inde dhe qeliza të organizmit. Covid zgjoi më herët sëmundjet autoimune tek persona me predispozitë gjenetike dhe agravoi problemin tek ata që vuanin prej tyre. Kohëzgjatja e shenjave të virusit sipas mjekut reumatolog, Ervin Rapushi pati ndikim në këto […]

The post COVID “zgjoi” sëmundjet autoimune/ Mjekët: Agravoi problemin tek ata që vuanin prej tyre appeared first on BoldNews.al.

Sëmundjet kardiake, Korça e para/ Mjekët: Mbi 300 infarkte në vit, preken edhe të rinj

Prej një dekade Korça vijon të ketë një trend në rritje të personave që vuajnë nga sëmundjet kardiake. Viti 2024 u mbyll me 323 raste me infarkte, ndërkohë që 2023 shënoi 312 të tilla.

Shefja e Pavionit të Kardiologjisë në Spitalin Rajonal të Korçës rendit si shkaqet kryesore të kësaj situate, mënyrën e jetesës, pa përjashtuar faktorët genetikë dhe plakjen e popullsisë së rajonit.

Shqetësim për Rajonin e Korçës mbetet ulja e moshës së personave të prekur nga sëmundjet e zemrës, ku nuk janë të pakta rastet e pacientëve 30-vjeçarë.

Në dy vitet e fundit kanë humbur jetën nga sëmundjet e zemrës në Spitalin e Korçës 32 pacientë./abcnews.al

Përse Inteligjenca Artificiale nuk do të zëvendësojë kurrë mjekët?

Inteligjenca artificiale (AI) ka revolucionarizuar kujdesin shëndetësor, duke ndihmuar në diagnostikimin, përpunimin e të dhënave, kërkimin dhe optimizimin e trajtimit. Megjithatë, pavarësisht arritjeve të saj mbresëlënëse, AI nuk mund dhe nuk duhet të zëvendësojë një ekzaminim mjekësor fizik, duke marrë një histori familjare dhe personale dhe vetë mjekun.

Arsyeja është e thjeshtë: mjekësia nuk ka të bëjë vetëm me të dhënat dhe algoritmet. Perceptimi njerëzor, sensi klinik, ndjeshmëria, kuptimi i parametrave shoqërorë, mbrojtja e të dobëtve dhe shmangia e dehumanizimit të mjekësisë mbeten të pazëvendësueshme.

Mjekët janë trajnuar përmes viteve të studimit dhe praktikës, duke zhvilluar aftësi që shkojnë përtej thjesht leximit të testeve laboratorike ose analizimit të imazheve. Edukimi ynë përfshin të gjitha shqisat. Mjeku përdor palpimin për të zbuluar ënjtjen, ngurtësimin ose ndryshimet në temperaturën e trupit. Ai mat trashësinë e lëkurës, e cila preket në kushte të tilla si sindroma Cushing.

Një makinë nuk mund t’i perceptojë këto karakteristika në të njëjtën mënyrë. Me stetoskopin, mjeku zbulon edhe çrregullime në zhurmën e frymëmarrjes, zemrën ose sistemin tretës. Megjithëse algoritmet mund të analizojnë të dhënat audio, gjykimi njerëzor është i nevojshëm për t’i interpretuar ato. Një mjek me përvojë mund të njohë ndryshime të vogla në lëkurën, sytë ose qëndrimin dhe ecjen e pacientit që mund të tregojnë kushte serioze. Edhe aroma mund të krijojë shqetësim. Disa sëmundje, si ketoacidoza diabetike , kanë një erë karakteristike. Përdorimi i kombinuar i të gjitha këtyre shqisave i lejon mjekut të krijojë një pamje gjithëpërfshirëse të gjendjes së pacientit – diçka që asnjë makinë nuk mund ta imitojë plotësisht.

Gjykimi klinik nuk është thjesht një proces vendimmarrjeje i bazuar në të dhëna. Është aftësia e mjekut për të kombinuar informacionin, për të dalluar detajet kritike dhe për të marrë vendime bazuar në përvojën dhe intuitën.

Një aplikacion i AI mund të njohë modele dhe të ofrojë modele parashikuese, por nuk mund të interpretojë kompleksitetin e çdo pacienti me të njëjtin fleksibilitet si njeriu. Nuk duhet nënvlerësuar as instinkti i mjekut, i cili është produkt i përvojës dhe studimit shumëvjeçar dhe bazohet në një kombinim faktorësh.

The post Përse Inteligjenca Artificiale nuk do të zëvendësojë kurrë mjekët? appeared first on iconstyle.al.

Vdekja e 3-vjeçarit, drejtori i Spitalit Shkodër: Erdhi në gjendje të rëndë, dyshohet insuficienca kardio-respiratore

TIRANË, 24 shkurt /ATSH/ Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni, në një konferencë për medie mbrëmjen e sotme, ka dhënë më tepër detaje lidhur me humbjen e jetës së 3-vjeçarit dhe gjendjes në të cilën ndodhet e motra.

Ai u shpreh se i mituri O. H erdhi fillimisht me të vjella dhe nga ana e mjekëve u kërkua që të shtrohej në spital por, babai nuk pranoi, ndërsa një ditë më pas erdhi në gjendje të rëndë.

“Shpreh ngushëllimet për humbjen e jetës së 3-vjeçarit, O. H. Ai është paraqitur të premten në orën 16:40, me shenja të të vjellave. Nga mjekja-roje është trajtuar për këto simptoma. Rreth orës 19 i është kërkuar familjes për t’u shtruar në spital. I ati ka vendosur firmën për ta marrë fëmijën dhe për të mos vazhduar trajtimin”, tha ai.

“Më datë 22, ditën e shtunë në orën 9:40, 3-vjeçari ka ardhur në gjendje shumë të rëndë, pothuajse pa shenja jete, me puls të ulët. Mjekët janë munduar të bëjnë reanimimin dhe për 45 minuta është bërë çdo përpjekje për ta mbajtur në jetë, por fatkeqësisht 3-vjeçari ka ndërruar jetë”, u shpreh drejtori i spitalit.

“Pas 30 minutash është paraqitur e motra, dhe stafi i Pediatrisë ka vendosur ta nisë me urgjencë drejt Tiranës. Janë lajmëruar organet kompetente, ku janë bërë procedurat, për të kryer autopsinë, e cila është metoda më e saktë për vendosjen e diagnozës”, tha ai.

Teksa u pyet lidhur me shkakun e humbjes së jetës së të miturit, ai u shpreh se shkak dyshohet insuficienca kardio-respiratore.

“Fakti që me të njëjtat shenja është edhe e motra, për të gjetur shkakun dhe diagnozën, nuk ka një përgjigje, por nga kontaktet që kam unë, flitet insuficienca kardio-respiratore”, tha ai.

/r.e/

The post Vdekja e 3-vjeçarit, drejtori i Spitalit Shkodër: Erdhi në gjendje të rëndë, dyshohet insuficienca kardio-respiratore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hipertensioni prek të rinjtë/ Mjekët: Kemi pacientë 18 vjeçarë, ndikon edhe duhani dhe pijet energjike

Nga presioni i lartë i gjakut nuk  po preken vetëm grupmosha e tretë por, edhe të rinjte nën moshën 40 vjeç. Sipas mjekëve përveç, obezitetit dhe jetës sedentare, faktorë riskues përmendin duhanpirjen dhe konsumimin e pijeve energjike.

“Sot janë shtuar këto raste si pasojë e obezitetit dhe mungesa e aktivitetit fizik. Duhanpirja është një faktor risku, edhe pijet energjitike ndikojne si faktor riskues, aktivizojne hipertensionin. Moshat e reja nën 40 vjeç, i gjejm masivishtë që janë obez, apo nuk kryejn aktivitet fizik”.

Shpesh hipertensioni është quajtur “ sëmundje e fshehtë” për shkak se në 50% të rasteve sëmundja është e pranishme, por pacienti nuk është në dijeni të pranisë së saj, për shkak se nuk shfaq shenja klinike. Tek bluzat e bardha nga hipertensioni po kërkojnë ndihmë edhe 18 apo 19 vjeçarët, ndaj mjekët këshillojnë kryerjen e kontrolleve rutinë, qoftë me mjekun e familjes apo atë të zemrës.

“Kam pasur edhe 18-19 vjeçar, që janë sekondare. Kam pasur edhe raste të tjera që janë raste ekstreme ku kanë prapavijën një shkak që i aktivizon”.

Një dhimbje koke, një zhurmë në veshë, kurrsesi nuk duhen neglizhuar thotë mjeku kardiolog Taulant Gishto.

“Simpromat klasike: Dhimbje koke, zhurma në vesh, marrje mendësh, humbje e ekuilibrit, mund të jetë edhe njëra nga këto, jo të gjitha”.

Hipertensioni është i trajtueshëm, dhe nëse nuk trajtohet siç duhet, presioni i lartë i gjakut mund të transformohet në një problem mjaft shqetësues duke shkaktuar diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme me aftësitë e trurit si dhe nxjerrjen jashtë funksioni të veshkave./abcnews.al

❌