❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

TEL AVIV – Izraeli sulmon objektivat e rebelĂ«ve Houthi nĂ« Jemen

TEL AVIV, 7 korrik /ATSH-ANSA/ – Ushtria izraelite njoftoi se kishte goditur infrastrukturĂ«n e rebelĂ«ve Houthi nĂ« Jemen, nĂ« portin e Hodeidahut dhe nĂ« zonat e tjera tĂ« kontrolluara nga kryengritĂ«sit e mbĂ«shtetur nga Irani.

Ushtria më vonë tha se zbuloi dy raketa të lëshuara nga Jemeni drejt Izraelit, ku sirenat e sulmeve ajrore u dëgjuan në disa vende.

”Sulmet nga Forcat Ajrore dhe Marina Izraelite shĂ«njestruan portet jemenase tĂ« Hodeidahut, Ras Issas dhe Salifit si dhe termocentralin Ras Al-Kathib”, tha ushtria izraelite nĂ« njĂ« deklaratĂ«./    /os/

The post TEL AVIV – Izraeli sulmon objektivat e rebelĂ«ve Houthi nĂ« Jemen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Eksperti rus: Ushtria ukrainase po pëson humbje duke ndalur përparimin tonë

Komanda ukrainase vazhdon të humbasë trupa dhe pajisje ushtarake në përpjekje për të frenuar avancimin e forcave ruse në lindje të Ukrainës, deklaroi eksperti ushtarak rus Andrey Marochko.

Sipas Marochko, gjatë javës së fundit, humbjet e ushtrisë ukrainase në Republikën Popullore të Luganskut kanë arritur deri në 4,000 trupa, përfshirë edhe mercenarë të huaj. Ai pretendon se forcat ukrainase kanë ndërmarrë disa përpjekje të pasuksesshme për të ndalur përparimin rus në rajonet e Kharkovit, Luganskut dhe Donetskut.

“Situata nĂ« vijĂ«n e kontaktit ka mbetur vazhdimisht e tensionuar, por iniciativa ka qĂ«ndruar nĂ« anĂ«n e Forcave tĂ« Armatosura Ruse. Armiku pĂ«rpiqet tĂ« mbrojĂ« vijat aktuale, por ka ndĂ«rmarrĂ« edhe kundĂ«rsulme pĂ«r tĂ« rifituar terren, pa ndonjĂ« rezultat tĂ« prekshĂ«m,” u shpreh Marochko, duke iu referuar tĂ« dhĂ«nave tĂ« MinistrisĂ« Ruse tĂ« Mbrojtjes.

Ai shtoi se forcat ruse po vijojnë me sulme të përqendruara kundër objektivave ushtarake dhe se operacioni i posaçëm ushtarak po arrin qëllimet e tij.

Deklaratat e Marochkos vijnë në një kohë kur fronti lindor në Ukrainë mbetet ndër më të ashpërit e konfliktit, me pretendime të ndërsjella për humbje dhe avancime, ndërkohë që pavarësisht raportimeve ruse, Kievi nuk ka dhënë një reagim të menjëhershëm për këto pretendime. Informacioni i paraqitur nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Eksperti rus: Ushtria ukrainase po pëson humbje duke ndalur përparimin tonë appeared first on Euronews Albania.

Irani varros me ceremoni shtetĂ«rore “kokat” e ushtrisĂ« tĂ« vrarĂ« nga Izraeli

Në Iran u mbajt një ceremoni shtetërore mortore për rreth 60 persona, përfshirë komandantë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë, të vrarë gjatë konfliktit 12-ditor me Izraelin. Arkëmortet, të mbuluara me flamurin iranian dhe me portrete të komandantëve të vrarë, u vendosën pranë Sheshit Enghelab në Teheran, mes një turme të madhe pjesëmarrësish. Konflikti me Izraelin përfundoi [
]

The post Irani varros me ceremoni shtetĂ«rore “kokat” e ushtrisĂ« tĂ« vrarĂ« nga Izraeli appeared first on BoldNews.al.

“1.3 miliardĂ« euro pĂ«r armĂ«â€/ Sa i rĂ«ndon ShqipĂ«risĂ« vendimi i NATO pĂ«r 5% tĂ« PBB

Miratimi i rritjes së buxhetit për mbrojtjen nga të gjithë udhëheqësit e NATO-s pritet të detyrojë çdo shtet të shpenzojë në këtë drejtim rreth 5% të produktit të brendshëm bruto. Edhe Shqipëria, si një vend anëtar, do të përballet në vijim me një rikalkulim të shpenzimeve për përballimin e një vendimi të tillë.

Rritja ekonomike e Shqipërisë, sipas INSTAT, deri në 2024 llogaritet në 25.7 miliardë euro. Teksa për të përmbushur objektivin e NATO-s prej 2%, vendi ynë duhet të shpenzonte afërsisht deri në 514 milionë euro në vit. Por me vendimin më të fundit prej 5%, Shqipëria pritet të shpenzojë mbi 1.3 miliardë euro.

Kjo shifër pritet të rëndojë buxhetin e shtetit, sipas ekspertëve të ekonomisë. Arben Malaj, ish-ministër i Financave, e konsideron të papërballueshme për buxhetin e vendit mbështetjen e një vendimi të tillë.

“Dy janĂ« opsionet: e para, tĂ« rrisĂ« duke rritur borxhin, dhe e dyta, tĂ« shkurtojĂ« shpenzimet — mbĂ«shtetjen pĂ«r arsim, shĂ«ndetĂ«si, mbrojtje sociale? JanĂ« shumĂ« vende europiane qĂ« kanĂ« borxhe tĂ« larta dhe janĂ« pĂ«rballĂ« detyrimit tĂ« ulin borxhin. Nga do ta pĂ«rballojĂ« ShqipĂ«ria?”, thotĂ« Malaj.

Një rritje në 5% e buxhetit për mbrojtjen do të linte pas shumë sektorë të rëndësishëm të ekonomisë që kanë nevojë për mbështetje. Në 2025, arsimit i është dedikuar një buxhet sa 2.36% e PBB, shëndetësisë 2.78%, ndërsa shpenzimet buxhetore për skemën e pensioneve sa 7.4% e PBB.

UnĂ« do tĂ« vazhdoja argumentimin: mund tĂ« kemi paqe, por jo prosperitet. NĂ«se nuk pĂ«rmirĂ«sohet cilĂ«sia e arsimit, mbrojtjes sociale — tĂ« gjitha kanĂ« nevojĂ« pĂ«r para — atĂ«herĂ« paqja Ă«shtĂ« e paqĂ«ndrueshme, sepse rritet agresiviteti social, politik, etj.”

Ky vendim nuk duhet të ishte një detyrim për shtetet, sipas ekspertëve, pasi cenon rregullat e NATO-s.

“Nuk mund ta denatyrosh NATO-n, qĂ« thuhet ‘NATO s’do mbrojĂ« ata qĂ« s’kanĂ« paguar lekĂ«t’. Nuk Ă«shtĂ« nĂ« dokumentet kryesore tĂ« NATO-s qĂ« po s’paguaje kaq lekĂ«, ti nuk mbrohesh. Sipas nenit nr. 5, çdo vend i NATO-s mbrohet nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« menjĂ«hershme nga aleanca. JanĂ« tĂ« nevojshme tĂ« ngrihen shpenzimet, por sa dhe a do ngrihen shpenzimet nĂ« raport me GDP-nĂ«? Jo, sepse ka shumĂ« vende tĂ« BE-sĂ«, anĂ«tare tĂ« NATO-s, qĂ« janĂ« nĂ« borxhe — Ă«shtĂ« rritur shumĂ« deficiti buxhetor dhe borxhi publik.”

Aktualisht, buxheti për mbrojtjen është 52.7 miliardë lekë. Nëse Shqipëria akordon 5% të PBB për mbrojtjen, atëherë ky buxhet, duke filluar nga vitet në vijim, do të jetë rreth 2.6 herë më i madh. Sipas ekspertëve, shtetet nuk duhet të përgatisin buxhete për luftë, por të mirëmenaxhojnë rreziqet e luftës. /TCH

The post “1.3 miliardĂ« euro pĂ«r armĂ«â€/ Sa i rĂ«ndon ShqipĂ«risĂ« vendimi i NATO pĂ«r 5% tĂ« PBB appeared first on Lapsi.al.

Marshim i madh në Teheran në mbështetje të forcave të ushtrisë

Një turmë e madhe njerëzish është mbledhur në qendër të Teheranit për të shprehur solidaritet me forcat e armatosura të Iranit, sipas mediave shtetërore.

Agjencitë iraniane të lajmeve IRNA, Fars dhe Mehr raportojnë për një pjesëmarrje të gjerë qytetarësh në Sheshin e Revolucionit, ku janë shfaqur shenja të mbështetjes publike ndaj ushtrisë iraniane.

Sipas kĂ«tyre burimeve, pjesĂ«marrĂ«sit kanĂ« shprehur mbĂ«shtetjen e tyre pĂ«r “pĂ«rgjigjen shkatĂ«rruese” tĂ« forcave iraniane ndaj veprimeve tĂ« fundit tĂ« Izraelit dhe Shteteve tĂ« Bashkuara.

Demonstruesit, thuhet se janĂ« zotuar tĂ« qĂ«ndrojnĂ« “krah pĂ«r krah me ushtrinĂ« deri nĂ« fund”.

Pamjet e transmetuara nga televizionet iraniane tregojnë qytetarë që valëvitin flamuj kombëtarë dhe mbajnë postera të Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, ndërsa brohorasin në mbështetje të autoriteteve.

Aktualisht nuk ka informacion të konfirmuar nëse tubimi është organizuar drejtpërdrejt nga autoritetet iraniane apo është zhvilluar në mënyrë spontane.

The post Marshim i madh në Teheran në mbështetje të forcave të ushtrisë appeared first on Lapsi.al.

“U armatosĂ«m nĂ« fshehtĂ«si”/ Serbia bĂ«het gati pĂ«r luftĂ«, reagon Presidenti Vuçiç: Ushtria po bĂ«het mĂ« e fortĂ« se kurrĂ«

Ai vlerësoi se do të ishte budallallëk të nënvlerësohej krijimi i një aleance ushtarake mes Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit, ndërsa sipas tij vazhdimisht po ftohet edhe Sofja që ti bashkohet. Kjo sipas Vuçiç ka detyruar ushtrinë serbe të armatoset, e të bëhet më e fuqishme se kurrë.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç njoftoi ndryshime të mëdha në ushtrinë serbe, teksa parashikoi përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e Mesme, dhe shprehu shqetësimin për ndikime të mundshme në Ballkan.

“VetĂ«m njĂ« numĂ«r i vogĂ«l njerĂ«zish e d çfarĂ« Ă«shtĂ« blerĂ« gjatĂ« viteve tĂ« fundit, pasi gjithçka Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« nĂ« fshehtĂ«si”, pohon presidenti serb, qĂ« shton se ushtria serbe po bĂ«het tmerrĂ«sisht goditĂ«se.

Në intervistën televizive ai paralajmëroi se gjate një paradë madhështore në shtator, ushtria do të tregojë gjithçka qe posedon dhe se shumë do të habiten kur të shohin arsenalin.

“Serbia do tĂ« jetĂ« njĂ« fortesĂ« e pathyeshme dhe gjithmonĂ« e pamposhtur pĂ«r çdo pushtues dhe nuk do tĂ« qĂ«llojĂ« askĂ«nd me shigjetĂ«. Ne jemi njĂ« vend paqedashĂ«s, gjithmonĂ« duam paqe, por nuk jemi as aq tĂ« verbĂ«r dhe as aq budallenj sa tĂ« mos shohim se çfarĂ« po ndodh nĂ« botĂ«. Mos kini iluzionin se kĂ«rcĂ«nime tĂ« tilla nuk ekzistojnĂ« mĂ« dhe se shumĂ« njerĂ«z nuk po bĂ«jnĂ« plane”, deklaroi Vuçiç.

Vuçiç theksoi se Beogradi nuk pĂ«rbĂ«n kĂ«rcĂ«nim pĂ«r vendet fqinje dhe se “nuk do tĂ« jetĂ« i pari qĂ« do tĂ« qĂ«llojĂ« me shigjetĂ«â€, por se “duhet tĂ« jetĂ« vigjilent”.

“Jemi tĂ« rrethuar nga vende tĂ« NATO-s – kĂ« mund tĂ« kĂ«rcĂ«nojmĂ« ne? AskĂ«nd. Por duhet tĂ« jemi tĂ« gatshĂ«m tĂ« mbrojmĂ« vendin tonĂ«â€, pĂ«rfundoi Vuçiç.

The post “U armatosĂ«m nĂ« fshehtĂ«si”/ Serbia bĂ«het gati pĂ«r luftĂ«, reagon Presidenti Vuçiç: Ushtria po bĂ«het mĂ« e fortĂ« se kurrĂ« appeared first on Sot News | Lajme.

Hegseth: Ushtria amerikane është e gatshme ta zbatojë çdo vendim të Trump për Iranin

Ushtria amerikane është e gatshme të zbatojë çdo vendim që presidenti Donald Trump mund ta marrë në lidhje me Iranin, deklaroi të mërkurën sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, duke lënë të kuptohet se qëllimi i SHBA-së mund të bëhet më i qartë në ditët në vijim.

Duke dëshmuar para një komiteti të Senatit, Hegseth ishte shumë i kujdesshëm në deklaratat e tij publike, duke mos pranuar të thotë nëse Pentagoni ka përgatitur opsione për sulme ndaj Iranit.

MegjithatĂ«, kur u pyet me kĂ«mbĂ«ngulĂ«si nga ligjvĂ«nĂ«sit, ai e pranoi se Ă«shtĂ« i gatshĂ«m ta zbatojĂ« çdo urdhĂ«r nĂ« lidhje me Iranin dhe paralajmĂ«roi se Teherani duhet ta kishte dĂ«gjuar thirrjen e Trumpit pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« marrĂ«veshje mbi programin bĂ«rthamor, para se Izraeli t’i fillonte sulmet ajrore tĂ« premten.

“Ata duhet tĂ« kishin bĂ«rĂ« marrĂ«veshje, fjala e presidentit Trump ka peshĂ«. Bota e kupton kĂ«tĂ«. Dhe, nĂ« Departamentin e Mbrojtjes, puna jonĂ« Ă«shtĂ« tĂ« jemi gati dhe tĂ« pĂ«rgatitur me opsione – dhe pikĂ«risht kĂ«tĂ« po bĂ«jmĂ«â€, tha Hegseth para Komitetit tĂ« Forcave tĂ« Armatosura tĂ« Senatit.

Më herët të mërkurën, Trump nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve nëse Shtetet e Bashkuara do ta sulmojnë Iranin apo objektet e tij bërthamore, por tha se durimi i tij është sosur.

Duke folur pranĂ« ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«, Trump e pĂ«rsĂ«riti thirrjen e tij pĂ«r “dorĂ«zimin e pakushtĂ«zuar” tĂ« Iranit.

“Mund ta bĂ«j, mund tĂ« mos e bĂ«j. Dua tĂ« them, askush nuk e di çfarĂ« do tĂ« bĂ«j”, u tha Trump gazetarĂ«ve kur u pyet nĂ«se kishte vendosur t’i fillonte bombardimet kundĂ«r Iranit.

Trump tha se Irani madje kishte lĂ«nĂ« tĂ« kuptohet se dĂ«shiron tĂ« dĂ«rgojĂ« zyrtarĂ« tĂ« vet nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ« pĂ«r tĂ« biseduar mbi programin bĂ«rthamor tĂ« Teheranit dhe pĂ«r t’i ndalur sulmet ajrore tĂ« Izraelit, por shtoi se â€œĂ«shtĂ« shumĂ« vonĂ«â€.

Izraeli i nisi bombardimet ndaj Iranit të premten e kaluar dhe të mërkurën ushtria izraelite tha se ka kryer gjithashtu sulme në Iranin perëndimor, duke goditur depo raketore dhe një raketahedhës të mbushur.

Izraeli i ka goditur disa objekte bërthamore dhe ushtarake, duke vrarë gjeneralë të lartë dhe shkencëtarë bërthamorë.

Irani i ka lëshuar rreth 400 raketa dhe qindra dronë në sulme hakmarrëse ndaj Izraelit prej atëherë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Hegseth: Ushtria amerikane është e gatshme ta zbatojë çdo vendim të Trump për Iranin appeared first on Euronews Albania.

Ministri Vengu në Panairin Ndërkombëtar të Aviacionit, zbulon 3 shtyllat e modernizimit të Forcave të Armatosura

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, thotĂ« se industria ushtarake vendase, pajisja me mjete dhe sisteme me pĂ«rdorim tĂ« dyfishtĂ« civil dhe ushtarak si dhe kualifikimi i efektivĂ«ve nĂ« pĂ«rdorimin e tyre, pĂ«rbĂ«jnĂ« tre shtyllat kryesore tĂ« modernizimit tĂ« Forcave tona tĂ« Armatosura. GjatĂ« vizitĂ«s sĂ« tij nĂ« Panairin NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« Aviacionit “Paris Air Show”, Vengu theksoi ndĂ«r tĂ« tjera edhe se pati


Source

Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

Pas nëntë muajsh pritjeje, anëtarët e Parlamentit të Malit të Zi kanë miratuar vendimin për të dërguar pjesëtarë të ushtrisë në Misionin e Bashkimit Evropian për Ndihmë Ushtarake për Ukrainën. Dyzet e nëntë nga 81 deputetët votuan në favor të vendimit. Sipas vendimit të miratuar, pjesëtarët e Ushtrisë së Malit të Zi do të marrin [
]

The post Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas appeared first on BoldNews.al.

Miratohet marrëveshja, ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

Pas nëntë muajsh pritjeje, anëtarët e Parlamentit të Malit të Zi kanë miratuar vendimin për të dërguar pjesëtarë të ushtrisë në Misionin e Bashkimit Evropian për Ndihmë Ushtarake për Ukrainën. Dyzet e nëntë nga 81 deputetët votuan në favor të vendimit. Sipas vendimit të miratuar, pjesëtarët e Ushtrisë së Malit të Zi do të marrin pjesë në misionin e BE-së për ndihmë ushtarake për Ukrainën.

“Me qĂ«llim tĂ« forcimit tĂ« kapaciteteve tĂ« Forcave tĂ« Armatosura tĂ« UkrainĂ«s pĂ«r tĂ« mbrojtur integritetin territorial tĂ« vendit, brenda kufijve tĂ« njohur ndĂ«rkombĂ«tarisht, dhe si pĂ«rgjigje ndaj ofensivave aktuale ushtarake tĂ« FederatĂ«s Ruse, por edhe tĂ« agresorĂ«ve tĂ« tjerĂ« tĂ« mundshĂ«m”, thuhet nĂ« sqarimin se pse u mor ky vendim.

Opozita akuzoi kryeparlamentarin Andrija Mandiq – qĂ« kundĂ«rshton NATO-n dhe mbĂ«shtet presidentin rus Vladimir Putin – se ka penguar kĂ«tĂ« pĂ«rpjekje. Partia e tij, qĂ« Ă«shtĂ« pjesĂ« e koalicionit qeverisĂ«s, ka kundĂ«rshtuar anĂ«tarĂ«simin nĂ« aleancĂ«n ushtarake perĂ«ndimore dhe po ashtu kundĂ«rshton sanksionet qĂ« Podgorica ka vendosur ndaj MoskĂ«s pĂ«r shkak tĂ« agresionit kundĂ«r UkrainĂ«s.

Mali i Zi iu bashkua NATO-s më 2017, në kohën kur vendi qeverisej nga Partia Demokratike e Socialistëve, e cila u rrëzua nga pushteti në vitin 2020.

“NĂ«ntĂ«dhjetĂ« e nĂ«ntĂ« pĂ«r qind e shumicĂ«s sĂ« sotme parlamentare nuk ka votuar pĂ«r anĂ«tarĂ«simin nĂ« NATO”, tha kjo parti, duke komentuar shtyrjen nĂ«ntĂ«mujore tĂ« votimit pĂ«r kĂ«tĂ« çështje.

Ministri i Mbrojtjes, Dragan Krapoviq, duke shpjeguar vendimin, pĂ«rsĂ«riti se “as qĂ« bĂ«het fjalĂ«â€ qĂ« ushtarĂ«t e shtetit tĂ« tij, qĂ« do tĂ« dislokohen pĂ«r kĂ«tĂ« mision, tĂ« dĂ«rgohen nĂ« territorin e UkrainĂ«s.

“Dua ta bĂ«j kĂ«tĂ« gjĂ« tĂ« qartĂ«. UnĂ« kurrĂ« nuk do tĂ« mbĂ«shtesja diçka tĂ« tillĂ«. TĂ« gjitha aktivitetet e kĂ«tij misioni kryhen nĂ« territorin e BE-sĂ«, nĂ« Poloni dhe Gjermani”, tha ministri.

Misioni i BE-së është një nga dy misionet për Ukrainën që janë organizuar pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, dhe ku Mali i Zi pritet të marrë pjesë. Misioni i dytë organizohet nga NATO-ja. Më 7 shkurt të këtij viti, Këshilli për Mbrojtje dhe Siguri miratoi një draft-vendim për përfshirjen e Ushtrisë së Malit të Zi në aktivitetet e NATO-s, përkatësisht në misionin për ofrim ndihme dhe trajnimi për Ukrainën.

AnĂ«tarĂ«t e KĂ«shillit – ku bĂ«jnĂ« pjesĂ« presidenti i shtetit, Jakov Millatoviq, kryeministri Millojko Spajiq dhe kryeparlamentari Andrija Mandiq – u pajtuan qĂ« aktivitetet e UshtrisĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« kĂ«tij misioni tĂ« zhvillohen vetĂ«m nĂ« territorin e njĂ« prej shteteve anĂ«tare tĂ« NATO-s. MegjithatĂ«, pĂ«r pjesĂ«marrje nĂ« kĂ«tĂ« mision duhet tĂ« vendosĂ« Parlamenti i Malit tĂ« Zi./REL

The post Miratohet marrëveshja, ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas appeared first on Lapsi.al.

Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

Pas nëntë muajsh pritjeje, anëtarët e Parlamentit të Malit të Zi kanë miratuar vendimin për të dërguar pjesëtarë të ushtrisë në Misionin e Bashkimit Evropian për Ndihmë Ushtarake për Ukrainën.

Dyzet e nëntë nga 81 deputetët votuan në favor të vendimit.

Sipas vendimit të miratuar, pjesëtarët e Ushtrisë së Malit të Zi do të marrin pjesë në misionin e BE-së për ndihmë ushtarake për Ukrainën.

“Me qĂ«llim tĂ« forcimit tĂ« kapaciteteve tĂ« Forcave tĂ« Armatosura tĂ« UkrainĂ«s pĂ«r tĂ« mbrojtur integritetin territorial tĂ« vendit, brenda kufijve tĂ« njohur ndĂ«rkombĂ«tarisht, dhe si pĂ«rgjigje ndaj ofensivave aktuale ushtarake tĂ« FederatĂ«s Ruse, por edhe tĂ« agresorĂ«ve tĂ« tjerĂ« tĂ« mundshĂ«m”, thuhet nĂ« sqarimin se pse u mor ky vendim.

Ministri i Mbrojtjes, Dragan Krapoviq, duke shpjeguar vendimin, pĂ«rsĂ«riti se “as qĂ« bĂ«het fjalĂ«â€ qĂ« ushtarĂ«t e shtetit tĂ« tij, qĂ« do tĂ« dislokohen pĂ«r kĂ«tĂ« mision, tĂ« dĂ«rgohen nĂ« territorin e UkrainĂ«s.

“Dua ta bĂ«j kĂ«tĂ« gjĂ« tĂ« qartĂ«. UnĂ« kurrĂ« nuk do tĂ« mbĂ«shtesja diçka tĂ« tillĂ«. TĂ« gjitha aktivitetet e kĂ«tij misioni kryhen nĂ« territorin e BE-sĂ«, nĂ« Poloni dhe Gjermani”, tha ministri.

Misioni i BE-së është një nga dy misionet për Ukrainën që janë organizuar pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, dhe ku Mali i Zi pritet të marrë pjesë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas appeared first on Euronews Albania.

Pas urdhrit të Presidentit Trump, dhjetëra të arrestuar/ Ushtria në rrugët e Los Angeles

Gjatë ditëve të fundit protestuesit në zonën e Los Angelos janë përleshur me forcat e ligjit. Trazirat filluan të premten pasi dhjetëra njerëz u ndaluan nga agjentët federalë të emigracionit në vende të ndryshme. Disa persona u arrestuan gjatë përleshjeve, teksa forcat e rendit përdoren shkopinj gome, gaz lotsjellës dhe plumba manovër për të zmbrapsur turmën.

Garda kombëtare e Shteteve të Bashkuara ka dalë në rrugët e Los Angelos me urdhër të presidentit Donald Trump. Grupi i parë nga 2 mijë ushtarë mbërriti u mblodh jashtë qendrës së paraburgimit në qendër të Los Angelos ku emigrantët e paligjshëm mbahen pasi ndalohen.

Duket se nisur edhe nga kjo situatĂ«, Trump, i cili ka ndjekur politika tĂ« ashpra kundĂ«r emigrantĂ«ve, vendosi tĂ« nxjerrĂ« nĂ« terren gardĂ«n kombĂ«tare. NjĂ« lĂ«vizje e tillĂ« u kritikua nga shteti i KalifornisĂ«. Guvernatori, Gavin Newsom, tha se nxjerrja e trupave ne rruge nxit qĂ«llimisht trazirat dhe paralajmĂ«roi se kjo vetĂ«m sa do tĂ« pĂ«rshkallĂ«zonte tensionet. Çdo shtet amerikan ka kontingjentin e vet tĂ« forcave tĂ« GardĂ«s KombĂ«tare. Guvernatori i shtetit zakonisht Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r nxjerrjen nĂ« terren.

Presidentët mund të përdorin mekanizma ligjorë që përdoren rrallë për të aktivizuar Gardën Kombëtare. Në këtë rast, Trump u mbështet në një ligj federal i cili i lejon presidentit të federalizojë trupat në tre rrethana.

Këto përfshijnë: kur SHBA-të janë të pushtuara ose në rrezik pushtimi, kur ka një rebelim ose rrezik rebelimi kundër autoritetit të qeverisë dhe kur presidenti është i paaftë me forcat e rregullta të zbatojë ligjet e SHBA-së.

Kjo nuk është hera e parë që presidenti amerikan ka urdhëruar nxjerrjen e gardës. Pas shpërthimit të trazirave civile në SHBA pas vdekjes së George Floyd në vitin 2020, Trump u bëri thirrje guvernatorëve të shteteve të dërgojnë trupa në Uashington në përgjigje të protestave.

Shumë guvernatorë ranë dakord, por kishte të tjerë që refuzuan dhe u lejuan për një vendim të tillë. Trump gjithashtu ka përshkruar më parë planet për të përdorur Gardën Kombëtare për të ndihmuar agjentët federalë nga Zyra e Imigracionit dhe Doganave që kryejnë deportime.

The post Pas urdhrit të Presidentit Trump, dhjetëra të arrestuar/ Ushtria në rrugët e Los Angeles appeared first on Sot News | Lajme.

BIRN: Qeveria hap një shteg ligjor për investime në pronat e Ushtrisë

KĂ«shilli i Ministrave miratoi tĂ« mĂ«rkurĂ«n ndryshime nĂ« ligjin “PĂ«r pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e tĂ« komandimit tĂ« Forcave tĂ« Armatosura”, duke i hapur rrugĂ«n dhĂ«nies me qira apo investimeve pĂ«r arsye infrastrukturore dhe ekonomike nĂ« pronat e Forcave tĂ« Armatosura.

Sipas vendimit tĂ« KĂ«shillit tĂ« Ministrave, nĂ« ligj shtohen njĂ« sĂ«rĂ« nenesh tĂ« reja qĂ« kornizojnĂ« kompetencat pĂ«r hartimin dhe rishikimin e planit tĂ« vendosjes, pĂ«rhapjes dhe administrimin e pronave tĂ« FA-ve, duke parashikuar rishikimin e kĂ«tij plani nĂ« mĂ«nyrĂ« periodike çdo 5 vite dhe nĂ« çdo kohĂ« nĂ« rastet e “investimeve me rĂ«ndĂ«si tĂ« veçantĂ« pĂ«r zhvillimin ekonomik tĂ« vendit apo ndĂ«rtimeve, pĂ«rmirĂ«simeve tĂ« infrastrukturĂ«s publike
“.

Po ashtu, dispozitat e reja parashikojnĂ« qĂ« kĂ«to prona tĂ« ushtrisĂ« “mund tĂ« jepen pĂ«r pĂ«rdorim tĂ« dyfishtĂ«â€Šâ€ jo vetĂ«m nĂ« funksion tĂ« veprimtarisĂ« sĂ« ushtrisĂ« por “..edhe nĂ« funksion tĂ« zhvillimit dhe rritjes sĂ« vlerĂ«s ekonomike tĂ« saj”.

Për përdorimin e pronave të ushtrisë për dhënie me qira, enfiteozë, përdorim të dyfishtë apo forma të tjera do të vendosë Këshilli i Ministrave.

Ndryshimet ligjore shihen me shqetësim nga njohësit e legjislacionit të Forcave të Armatosura për cenimin e karakterit strategjik që ka plani i vendosjes së Ushtrisë përballë hapjes së derës derës për ndërtim hotelesh apo çdolloj investimi për interes afatshkurtër të qeverisë.

Duke analizuar këto ndryshime, Artur Meçollari, ish-zv.komandant i Forcës Detare, i tha BIRN se ato janë antikushtetuese dhe cënojnë karakterin strategjik që ka plani i vendosjes së Forcave të Armatosura dhe në këtë mënyrë, lehtëson dhënien e pronave të ushtrisë për rrugë, hotele apo çfarëdo interesi momental të qeverisë.

“Kur flasim pĂ«r pronat e ushtrisĂ«, ato kanĂ« karakter strategjik, nuk nĂ«nkuptojnĂ« nevoja aktuale, por tĂ« njĂ« prespektive afatgjatĂ« pĂ«r vendin,” tha Meçollari, duke shtuar se “ky ligj i kushtĂ«zon pronat sipas nevojave aktuale duke u hequr atyre konceptin strategjik”.

Nga ana tjetër, Meçollari këmbëngul se dispozitat e reja bien ndesh me një interpretim të vitit 2015 të Gjykatën Kushtetuese, i cili përcakton se plani i vendosjes ka karakter strategjik për Forcat e Armatosura.

“Ky kriter strategjik cĂ«nohet, pasi lejohet tĂ« ndryshohet plani i vendosjes pĂ«r ndĂ«rtime infrastrukturore apo investime tĂ« tjera,” shtoi ai.

Dispozitat e reja ligjore, sipas Meçollarit do të lejojnë ndërtime me karakter më të parëndësishëm do të cënojnë planin e vendosjes së ushtrisë që ka karakter shumë më të rëndësishëm në nivel strategjik për vendin.

Edhe rishikimi i planit nĂ« çdo moment apo nĂ« mĂ«nyrĂ« periodike 5-vjeçare, pĂ«r Meçollarin Ă«shtĂ« antikushtetuese. “Koncepti strategjik nuk Ă«shtĂ« me afat 5 vjeçar, por nĂ« nevojat strategjike tĂ« vendit,” tha ai.

Pronat e Forcave të Armatosura të trashëguara nga regjimi komunist janë bërë shpeshherë objekt i debatit politik apo i hetimeve penale, për shkak të tjetërsimit të tyre përgjatë tre dekadave të fundit. /Marrë nga Reporter.al

The post BIRN: Qeveria hap një shteg ligjor për investime në pronat e Ushtrisë appeared first on Lapsi.al.

Ushtria izraelite qëllon drejt turmës që po priste për ushqim në Rafah, Hamasi: Të paktën 24 të vdekur

Të paktën 24 persona u vranë teksa po prisnin në një qendër shpërndarjeje ndihmash në Rafah të Gazës, raporton La Repubblica. Ushtria izraelite ka pranuar të shtënat, duke thënë se po heton ngjarjen. Ushtria thotë në deklaratën e saj se nuk i ka penguar njerëzit që të arrinin në qendrën e shpërndarjes së ndihmave. Sipas [
]

The post Ushtria izraelite qëllon drejt turmës që po priste për ushqim në Rafah, Hamasi: Të paktën 24 të vdekur appeared first on BoldNews.al.

Ministri Vengu: Prodhime ushtarake ”Made in Albania” brenda 2026. BashkĂ«punim me SHBA pĂ«r kibernetikĂ«n

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu flet pĂ«r vendimin e qeverisĂ« pĂ«r kthimin e rezervistĂ«ve nĂ« forcĂ« aktive, ku ai e cilĂ«son tĂ« domosdoshĂ«m nĂ« kuadĂ«r tĂ« rienergjizimit tĂ« ushtrisĂ« shqiptare, por edhe tĂ« mirĂ«pritur nga ushtarakĂ«t e tĂ«rhequr. ”Vitin e fundit kemi pasur kĂ«rkesa tĂ« shumta qĂ« kĂ«ta rezervistĂ« tĂ« kthehen nĂ« Forcat Armatosura, janĂ« profesionistĂ« nĂ« fusha tĂ« ndryshme, nĂ« armatim


Source

Izraeli thotë se ka vrarë udhëheqësin e Hamasit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha mĂ« 28 maj se ushtria e tij e ka vrarĂ« Mohammed Sinwar, udhĂ«heqĂ«si i supozuar i Hamasit – grupit palestinez tĂ« shpallur organizatĂ« terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – nĂ« GazĂ«. Ai Ă«shtĂ« vĂ«llai i shefit tĂ« vrarĂ« tĂ« kĂ«tij grupi, Yahya Sinwar.

“NĂ« 600 ditĂ«t e ‘LuftĂ«s tĂ« Rilindjes’, ne me tĂ« vĂ«rtetĂ« e kemi ndryshuar fytyrĂ«n e Lindjes sĂ« Mesme”, tha Netanyahu para Parlamentit.

“Kemi larguar terroristĂ«t nga territori, kemi hyrĂ« me forcĂ« nĂ« Rripin e GazĂ«s, kemi eliminuar dhjetĂ«ra mijĂ«ra terroristĂ«, kemi eliminuar Mohammed Sinwarin”.

Mediat izraelite kishin raportuar se Sinwar ishte vrarë gjatë sulmeve ajrore izraelite në qytetin jugor të Gazës, Han Junis më 13 maj.

AtĂ«botĂ«, ushtria izraelite tha se kishte kryer “njĂ« sulm preciz ndaj terroristĂ«ve tĂ« Hamasit nĂ« njĂ« qendĂ«r tĂ« komandĂ«s dhe kontrollit qĂ« gjendej nĂ« njĂ« infrastrukturĂ« nĂ«ntokĂ«sore nĂ«n spitalin evropian nĂ« Han Junis”.

Vëllai i madh i Sinwarit, Yahya, është akuzuar nga Izraeli si arkitekti i sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023 kundër Izraelit, që nxiti luftën në Gazë. Ai u vra në jug të Gazës në tetor të vitit 2024.

Ekspertët kanë thënë se me gjasë Mohammed Sinwar mori udhëheqjen e krahut të armatosur të Hamasit, të njohur si Brigada al-Kasam, pasi udhëheqësi i krahut, Mohammed Deif u vra.

Gjatë sulmit të 7 tetorit të vitit 2023 u vranë afër 1.200 persona, kryesisht civilë, dhe Hamasi mori peng 251 të tjerë. Pjesëtarët e Hamasit janë ende duke i mbajtur dhjetëra pengje, ndërsa shumë të tjerë janë liruar në kuadër të marrëveshjeve për armëpushim dhe të tjera.

Ofensiva hakmarrëse e Izraelit, e cila ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës, ka vrarë mbi 55.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk bën dallimin ndërmjet civilëve dhe luftëtarëve në llogaritjet e saj.

Pas vrasjes të disa udhëheqësve të Hamasit që nga 7 tetori, Mohammed Sinwar konsiderohej se ishte njeriu kryesor që merrte vendime në negociatat indirekte me Izraelin, për çështjen e pengjeve dhe menaxhimin e krahut të armatosur të Hamasit.

Hamasi ende nuk ka konfirmuar ose mohuar pretendimin e Izraelit për vrasjen e Sinwarit./REL

The post Izraeli thotë se ka vrarë udhëheqësin e Hamasit appeared first on Lapsi.al.

Ushtria kundër trafikantëve, doganat në Belgjikë do përdorin radarët ushtarakë

Doganat në Belgjikë do të fillojnë të përdorin sistemet e radarëve të ushtrisë për të monitoruar nga afër mjetet ajrore private, në përpjekje për të luftuar trafiqet.

Lëvizja vjen në një kohë kur autoritetet e pranojnë se trafikantët po përfitojnë nga mbikëqyrja e dobët që u bëhet aeroporteve në mbarë vendin.

Sipas autoriteteve belge, avionët privatë përdoren shpesh herë për të transportuar drogë, armë dhe para të pista kesh duke iu nënshtruar një kontrolli fare të vogël ose asnjë kontrolli.

Belgjika ka rreth 150 pista ajrore për avionë dhe helikopterë, shumica e të cilave lejojnë mjetet ajrore private të ulen dhe të nisen pa kontroll doganor.

Zyrtarët belgë thonë se kjo mungesë kontrolli i ka bërë strukturat në fjalë një magnet për organizatat kriminale.

Pistat në fjalë u ofrojnë avantazhe të tjera trafikantëve, përfshirë rrugë fluturimi alternative, manovra më të shpejta kur janë në tokë, si dhe mundësi për të ndryshuar transponderët, një pajisje që mundëson gjurmimin e avionit e që i bën ata të padukshëm nga sistemet standarde të monitorimit nëse hiqet.

Për të përmirësuar monitorimin, tani një oficer doganash do të dërgohet në qendrën për sigurinë hapësinore të Belgjikës.

Prej andej, ata do të përdorin radarët e Ministrisë së Mbrojtjes për të identifikuar fluturimet e dyshimta.

The post Ushtria kundër trafikantëve, doganat në Belgjikë do përdorin radarët ushtarakë appeared first on Euronews Albania.

Izraeli nis operacionin tokĂ«sor ‘tĂ« gjerë’ nĂ« Gaza, 140 persona tĂ« vrarĂ«

Ushtria izraelite thotĂ« se ka filluar operacione tĂ« gjera tokĂ«sore nĂ« tĂ« gjithĂ« GazĂ«n veriore dhe jugore si pjesĂ« e “Operacionit Karrocat e Gideonit”.

Bombardimi i pamëshirshëm i Gazës të dielën ka vrarë të paktën 140 palestinezë dhe ka nxjerrë jashtë funksionit të gjitha spitalet publike në Gazën veriore.

Sulmet e Izraelit vijnë ndërsa Izraeli rifillon bisedimet për armëpushim me Hamasin në Katar.

Lufta e Izraelit në Gaza ka vrarë të paktën 53,339 palestinezë dhe ka plagosur 121,034 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Zyra e Medias e Qeverisë e përditësoi numrin e të vdekurve në më shumë se 61,700, duke thënë se mijëra njerëz të zhdukur nën rrënoja supozohet të jenë të vdekur.

Rreth 1,139 persona u vranë në Izrael gjatë sulmeve të udhëhequra nga Hamasi më 7 tetor 2023, dhe më shumë se 200 të tjerë u morën robër.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Izraeli nis operacionin tokĂ«sor ‘tĂ« gjerë’ nĂ« Gaza, 140 persona tĂ« vrarĂ« appeared first on Euronews Albania.

“BazĂ« industriale europiane”, Macron: 3.5% e PBB pĂ«r mbrojtjen? Nuk Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rqindje absolute

Macron: Franca ka ushtrinë më efikase të Europës. Kemi një ushtri konkrete, kemi kapacitetin e zhbindjes bërthamore, përvojë operacionale në Lindjen e Mesme, Afrikë etj. Vijojmë ta shtojmë këtë buxhet për vitin në vijim. Duhen analizuar sfidat që kemi dhe të kemi një nivel tëmirë angazhimi.

Kemi nevojë për të përforcuar këtë shtyllë të NATO Jemi të kënaqur të kemi mbështetjen e Amerikës. Aleatët tanë amerikanë na kërkojnë të marrim në ngarkim mbrojtjen tonë, është legjitime.

Duhet që të investojme më shumë për tu formuar, për tu pajisur më shumë të ndërtojmë një bazë industriale që përforcon autonominë tonë. 3.5% e PBB është e mirë në vijim, por nuk mund të bëhet në 6 muaj.

ËshtĂ« njĂ« pĂ«rqindje nĂ« funksion tĂ« cdo shteti, jo absolute. Angazhimi i njĂ« ushtrie nuk varet nga kjo. Kjo vlen edhe mĂ« shumĂ« se paratĂ«./abcnews.al

Rrëzohet një aeroplan ushtarak në Finlandë, katapultohet piloti

Një aeroplan luftarak që i përkiste Forcave Ajrore finlandeze u rrëzua pranë një aeroporti në veri të Finlandës sot, tha ushtria e vendit, duke shtuar se piloti ishte katapultuar nga aeroplani dhe ishte dërguar në spital.

Tymi u pa duke u ngritur nga drejtimi i vendit ku aeroplani u rrëzua dhe kishte një erë të fortë tymi në ajër, raportoi transmetuesi publik Yle. Zona u rrethua nga policia lokale.

“NjĂ« aeroplan luftarak F/A-18 Hornet u rrĂ«zua nĂ« tokĂ« nĂ« zonĂ«n e aeroportit tĂ« Rovaniemit”, thanĂ« nga Forcat Ajrore nĂ« njĂ« deklaratĂ«, transmeton Telegrafi.

MĂ« vonĂ« shtuan se piloti ishte dĂ«rguar pĂ«r t’u ekzaminuar dhe se askush nuk ishte lĂ«nduar nĂ« tokĂ«. Aeroporti i Rovaniemit mbeti i hapur, tha veçmas operatori i tij.

Finlanda ka 62 aeroplanĂ« luftarakĂ« Hornet tĂ« blerĂ« midis viteve 1992 dhe 2000. Vendi nordik nĂ« vitin 2021 vendosi t’i zĂ«vendĂ«sojĂ« ato me aeroplanĂ« luftarakĂ« Lockheed Martin F-35. /Telegrafi/

 

The post Rrëzohet një aeroplan ushtarak në Finlandë, katapultohet piloti appeared first on Telegrafi.

❌