❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Euro humb vlerë përballë lekut, ndikon fluksi turistik në sezonin veror

Piku i sezonit turistik në vend ka dhënë efektet e para në monedhën europiane.

Sipas ecurisë së kursit në kursin e këmbimit, në sezonin veror ajo ka humbur vlerë përballë lekut.

Në grafikun që ilustron Banka së Shqipërisë prej datës 1 korrik, një euro është këmbyer me 97 lekë duke pësuar një zhvlerësim konstant, por minimal.

Por nëse bëjmë një krahasim të kursit të këmbimit euro-lek me të njëjtën periudhë të një viti më parë rezulton se monedha europiane është dobësuar me më shumë se 3 pikë.

Në 10 ditët e para të korrikut të viti të kaluar një euro është këmbyer mbi 100 lekë. Banka e Shqipërisë e lidh këtë tendencë të forcimit të lekut me shtimin e eurove në qarkullim nga turizmi.

Të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm në muajt e parë Shqipëria priti 3.4 milion shtetas të huaj.

Po ashtu në forcimin e lekut ka dhënë efekte edhe rritja e investimeve të huaja dhe paratë që dërgojnë emigrantët si remitanca.

Ndërsa vetëm në 5 muaj trasaksionet në euro në ekonominë shqiptare arritën vlerën 2.4 miliardë euro. Këto shifra konfirmojnë vlerën e lartë të monedhës europiane në ekonominë shqiptare në një kohë që euro qëndron nën kufijtë e 98 lekëve.

Por pavarësisht këtyre luhatjeve duket se tregu i brendshëm valutor është futur në një normalitet të ri, pasi gradualisht po zbehen edhe luhatjet e forta sezonale në këmbimin e euros me lekun.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Euro humb vlerë përballë lekut, ndikon fluksi turistik në sezonin veror appeared first on Euronews Albania.

“OSHEE shton investimet nĂ« zonat turistike”, Enea Karakaçi: Rrjet i ri energjetik nga Himara nĂ« Theth

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) po zgjeron ndjeshëm investimet në infrastrukturën energjetike përgjatë zonave turistike bregdetare dhe malore të vendit, në funksion të përballimit të fluksit të vizitorëve dhe garantimit të furnizimit pa ndërprerje gjatë sezonit veror.

Administratori i OSHEE-sĂ«, Enea Karakaçi, nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r “Money Report” nĂ« ABC NeĂ«s, njoftoi se vetĂ«m nĂ« zonĂ«n e HimarĂ«s dhe Livadhit po instalohen 12 kabina tĂ« reja elektrike, ndĂ«rsa po ndĂ«rhyhet edhe nĂ« JalĂ«, DhĂ«rmi, Ksamil, Spille dhe VelipojĂ«.

Investimet nuk ndalen as në zonat malore, ku për vitin 2025 parashikohet një projekt i rëndësishëm energjetik që do të shtrihet nga Boga deri në Lëpushë dhe Theth. Sipas Karakaçit, synimi është që infrastruktura energjetike të ecë paralel me zhvillimin e turizmit në vend.

“Jemi duke futur nĂ« HimarĂ« dhe zonĂ«n e Livadhit 12 kabina elektrike me 20 kilovotsh, qĂ« ne tĂ« jemi tĂ« pĂ«rgatitur qĂ« tĂ« mos kemi problematika. Do tĂ« fusim edhe kabinat e JalĂ«s nĂ« zonĂ«n e HimarĂ«s, qĂ« do tĂ« jap cilĂ«sinĂ« e furnizimit. NĂ« zonĂ«n e DhĂ«rmiut Ă«shtĂ« futur rrjet kabllor nĂ«ntokĂ«sor. Kemi njĂ« linjĂ« tĂ« dytĂ« kabllore nĂ« Ksamil, qĂ« po ashtu i japin njĂ« zgjidhje kĂ«saj zone bregdetare. JavĂ«s tjetĂ«r fusim njĂ« linjĂ« tjetĂ«r tĂ« re dhe nĂ« zonĂ«n e SpillesĂ«s dhe stacioni i VelipojĂ«s, njĂ« tjetĂ«r investimi. Nuk kemi lĂ«nĂ« asnjĂ« vend tĂ« mĂ«njanuar. NĂ« planin e investimeve pĂ«r vitin 2025 kemi planifikuar njĂ« investim shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme qĂ« prek BogĂ«n e shkon deri nĂ« LĂ«pushĂ«, gjithashtu kĂ«rkojmĂ« qĂ« t’i japim njĂ« zgjidhje edhe zonĂ«s sĂ« Thethit. Po pĂ«rpiqemi qĂ« tĂ« jemi nĂ« tĂ« njĂ«jtin hap me kohĂ« dhe investimet turistike nĂ« vend”, tha Enea Karakaçi./abcnews.al

“Rritet ndjeshĂ«m konsumi i energjisĂ«â€, administratori i OSHEE: Turizmi ka sjellĂ« pikun e ngarkesĂ«s, njĂ« mijĂ« punonjĂ«s nĂ« terren

Gjatë sezonit turistik, Shqipëria përjeton kulmin e konsumit të energjisë elektrike, një fenomen që po shndërrohet në trend të përvitshëm, paralel me rritjen e numrit të vizitorëve dhe temperaturave të larta.

Administratori i OSHEE-sĂ«, Enea Karakaçi, nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r “Money Report” nĂ« ABC News, theksoi se konsumi gjatĂ« muajve tĂ« verĂ«s ka arritur nĂ« vlera “marramendĂ«se”, duke tejkaluar madje edhe netĂ«t festive tĂ« fundvitit apo ditĂ«t e acarta tĂ« janarit.

Përballë kësaj situate, OSHEE ka angazhuar mbi 1 mijë punonjës në terren dhe ka vënë të gjitha strukturat në gatishmëri për të siguruar furnizimin e pandërprerë, veçanërisht në zonat turistike dhe në Tiranë.

“Kemi dy tre vite tashmĂ« qĂ« situata e konsumit nĂ« ShqipĂ«ri ka ndryshuar pĂ«r shumĂ« shkaqe. Pikun e konsumit konsiderohet nata e Vitit tĂ« Ri dhe ditĂ«t e ftohta tĂ« Janarit. Por, ajo qĂ« kemi vĂ«nĂ« re Ă«shtĂ« se ne kemi njĂ« kulm tĂ« konsumit energjik gjatĂ« sezonit turistik.

Ky lloj konsumi zgjat për 2-3 muaj. Janë vlera marramendëse, Ne kemi marrë masat që të gjitha strukturat të jenë në funksion të plotë në territor, një mijë punonjës janë në gatishmëri në terren. Zonat turistike janë ato që kanë konsumin më të lartë, por edhe Tirana, nuk mbetet mbrapa.

Konsumi i lartĂ« dhe temperaturat e larta shkaktojnĂ« njĂ« gjendje “depresive” pĂ«r tĂ« gjitha pajisjet elektrike, gjithashtu çdo pajisje e jona vihet nĂ« njĂ« lloj presioni. Nuk kemi pasur problematika tĂ« shtuara, por e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« ndĂ«rhyjmĂ« nĂ« kohĂ«n e duhur”, tha administratori i OSHEE-sĂ«./abcnews.al

Britanikët preferojnë Sarandën/ Vitet e fundit, interes i shtuar nga turistët ishullorë

Pushimet në jug të Shqipërisë e sidomos në Sarandë, po kthehen në të preferuarat për Britanikët. Turistet ishullorë duken qartazi të surprizuar nga bregdeti shqiptar dhe vete Saranda. Kjo e re ka mbërritur nga Anglia së bashku me disa miq të saj dhe duket se po befasohet për mirë.

“ËshtĂ« me tĂ« vĂ«rtetĂ« shumĂ« bukur, por ne jemi tĂ« surprizuar sesi ndryshon dhe merr tjetĂ«r ritĂ«m jeta e natĂ«s. DitĂ«n Ă«shtĂ« kaq bukur, plot me familjarĂ«, ka njĂ« shkĂ«lqim me kaq shumĂ« njerĂ«z, ndĂ«rsa mbrĂ«mja merr tone rinore. ËshtĂ« shumĂ« kĂ«ndshĂ«m dhe tĂ« gjithĂ« janĂ« kaq tĂ« dashur. Jam nga Anglia dhe do tĂ« qĂ«ndroj pĂ«r 3 ditĂ«â€, tha njĂ« pushuese.

Ky çift anglezësh ishin në një lokal në Korfuz kur dëgjuan për afërsinë me Sarandën dhe nuk e menduan dy herë për ta vizituar.

Me përshtypje të mira për plazhet dhe restorantet ata thonë se do të duhet të presin një tjetër biletë për tu rikthyer e shijuar qytetin më gjatë.

“DĂ«gjuam pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« pĂ«r SarandĂ«n nĂ« njĂ« kafe gjatĂ« pushimeve, lexuam dhe pame rreth kĂ«saj dhe na u duk shume kĂ«ndshĂ«m, dhe thamĂ« eja tĂ« shkojmĂ«. ËshtĂ« shumĂ« pastĂ«r kĂ«tu, shumĂ« restorante tĂ« mira, plazhe tĂ« mira, vend miqĂ«sor, gjithçka shumĂ« mirĂ«â€, shtoi njĂ« tjetĂ«r.

“ShumĂ« kĂ«ndshĂ«m, shumĂ« kozmopolit, bare, restorante tĂ« kĂ«ndshĂ«m. Do mĂ« pĂ«lqente shumĂ« tĂ« kthehesha pĂ«r tĂ« ndenjur mĂ« gjatĂ«, por nĂ« Angli i kemi tĂ« pakta fluturimet direkte me ShqipĂ«rinĂ«â€, u shpreh njĂ« pushues.

Turistët britanik po përbëjnë një pjesë të mirë prenontimeve në Sarandë në tre vjeçarin e fundit. Plazhet, temperaturat dhe çmimet janë arsyet se përse shkojnë në qytetin jugor, ndërsa për operatorët vendas turistët anglez konsiderohen turist që konsumojnë./abcnews.al

 

Sekuestrohen 1230 çadra e shezlongë, lirohen 9 hapësira publike në Vlorë e Shkodër

TIRANË, 7 korrik /ATSH/ NĂ« kuadĂ«r tĂ« zbatimit tĂ« planit tĂ« posaçëm tĂ« masave pĂ«r sezonin turistik veror 2025, prej 2 javĂ«sh, strukturat e PolicisĂ« sĂ« Shtetit janĂ« tĂ« angazhuara me fokus: Garantimin e sigurisĂ«, qetĂ«sisĂ« dhe rendit nĂ« zonat turistike dhe urbane; Garantimin e perimetrit tĂ« sigurisĂ« nĂ« plazhe; Parandalimin e ndotjes akustike; Parandalimin e ndotjes sĂ« mjedisit; Lirimin e hapĂ«sirave publike tĂ« zĂ«na nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« kundĂ«rligjshme.

Policia njoftoi sot se “operacioni po zhvillohet nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin bregdetar, ku janĂ« identifikuar raste tĂ« shkeljes sĂ« perimetrit tĂ« sigurisĂ«, tĂ« ndotjes akustike, tĂ« ndotjes sĂ« mjedisit dhe tĂ« zĂ«nies sĂ« paligjshme tĂ« hapĂ«sirave publike tĂ« destinuara pĂ«r plazhe publike, nga pronarĂ« apo administratorĂ« subjektesh private”.

Policia ka bërë edhe një bilanc dyjavor të operacioneve të zhvilluara.

Nga Njësia Policore Detare, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, falë koordinimit të punës me patrullat e rendit përgjatë vijës bregdetare, janë evidentuar gjithsej 16 raste të shkeljes së perimetrit të sigurisë, 5 nga të cilat janë denoncuar edhe nga qytetarët, në rrjete sociale. Për këto raste, nga Velipoja në Ksamil janë bllokuar 16 mjete lundruese (13 Jet Ski dhe 3 skafe) dhe drejtuesit e tyre janë ndëshkuar secili, me masën administrative 100 000 lekë.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit “Plazh i lirĂ«â€, nĂ« bashkĂ«punim me PolicinĂ« Bashkiake, janĂ« sekuestruar 1230 komplete me çadra dhe shezlongĂ«, nga DurrĂ«si nĂ« SarandĂ«. PĂ«r kĂ«to raste janĂ« proceduar penalisht 27 shtetas, pĂ«r zĂ«nien e paligjshme tĂ« plazheve publike.

Gjithashtu, janë liruar 9 hapësira publike, 8 prej të cilave në Vlorë dhe 1 në Shkodër, që shfrytëzoheshin në mënyrë të paligjshme, kryesisht për parkim, kundrejt fitimit. Për këto raste janë proceduar penalisht 14 shtetas.

Në qendrat urbane, Policia Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, po vijojnë lirimin e trotuareve dhe të vijave të bardha të zëna nga automjete të parkuara në kundërshtim me ligjin. Janë ngritur me karrotrec, në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, dhe janë bllokuar në pikat e bllokimit, 98 automjete dhe 34 motomjete që ishin parkuar në vijat e bardha apo në trotuareve.

Për ndotjen akustike, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me aparatura matëse të certifikuara. Deri tani janë proceduar penalisht 15 shtetas, për tejkalim të kufijve të lejuar të zhurmës, kryesisht në zonat turistike. Gjithashtu, janë bllokuar  në disa qytete, kryesisht  në Tiranë dhe në Vlorë, 72 automjete dhe motomjete që gjeneronin zhurmë.

Janë evidentuar 11 raste të ndotjes së mjedisit tokësor dhe ujor, për të cilat janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar 9 të tjerë, në Vlorë, Tiranë, Lushnjë dhe Shkodër.

Policia e Shtetit apelon: Pronarët/administratorët e lokaleve në zonat bregdetare, të mos zënë hapësira publike dhe të respektojnë kufijtë e lejuar të zhurmës, përndryshe do të përballen me masa administrative dhe penale; Drejtuesit e automjeteve të mos parkojnë mbi trotuare apo vija të bardha, pasi mjetet e konstatuara në shkelje do të bllokohen dhe do të transportohen me karrotrec në pikat përkatëse të bllokimit.

/m.q//r.e//a.f/

The post Sekuestrohen 1230 çadra e shezlongë, lirohen 9 hapësira publike në Vlorë e Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sezoni turistik, Policia e Lezhës kontrolle për zhurmat në Shëngjin

✇Albeu
By: M C

Në kuadër të masave për garantimin e një sezoni turistik veror të sigurt dhe të qetë, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka intensifikuar kontrollet në terren për parandalimin dhe ndëshkimin e ndotjes akustike.

Operacioni, i fokusuar kryesisht në zonën turistike të Shëngjinit, por i shtrirë në të gjithë vijën bregdetare dhe zonat e frekuentuara, synon të sigurojë një mjedis paqësor për pushuesit vendas e të huaj dhe për vetë banorët.

Në një njoftim për shtyp, Policia e Shtetit bën të ditur se, strukturat e sigurisë publike, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë kryer verifikime dhe matje të nivelit të zhurmave në një sërë subjektesh private, si bare, restorante dhe klube nate.

Për të garantuar saktësinë dhe zbatimin rigoroz të ligjit, ekipet e policisë kanë përdorur pajisje të certifikuara për matjen e zhurmës, duke ndjekur procedura të standardizuara.

KĂ«to veprime bazohen nĂ« kuadrin tĂ« Ligjit “PĂ«r administrimin e zhurmĂ«s nĂ« mjedis” dhe nĂ« udhĂ«zimin e pĂ«rbashkĂ«t tĂ« MinistrisĂ« sĂ« Brendshme, MinistrisĂ« sĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe MinistrisĂ« sĂ« Turizmit, tĂ« datĂ«s 15 nĂ«ntor 2023.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, nga verifikimet e kryera deri më tani, të gjitha subjektet e kontrolluara kanë rezultuar në përputhje me normat e lejuara të zhurmës. Gjithashtu, është konstatuar respektimi i fashës orare të lejuar për transmetimin e muzikës në ambiente të jashtme, e cila është e përcaktuar nga ora 11:00 deri në orën 24:00.

Policia e Lezhës bën me dije se këto kontrolle nuk do të jenë sporadike, por do të vijojnë me intensitet të lartë gjatë gjithë sezonit turistik në të gjithë territorin e qarkut.

Policia fton qytetarët dhe pushuesit të bëhen partnerë në këtë përpjekje, duke denoncuar çdo rast të shkeljes së ligjit apo ndotjes akustike, me garancinë për një reagim të menjëhershëm, profesional dhe të vendosur nga strukturat policore.

The post Sezoni turistik, Policia e Lezhës kontrolle për zhurmat në Shëngjin appeared first on Albeu.com.

Pas vizitës së Ramës në Vlorë, mobilizohet administrata qendrore dhe vendore! Task Forcë për sezonin turistik

Pas vizitës së kryeministrit, Edi Rama në qytetin e Vlorës, administrata qendrore dhe vendore është vënë në lëvizje për të garantuar një sezon turistik sa më të qetë dhe efikas.

Mësohet se ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu do të pozicionohet në qytetin e Vlorës, ku sipas burimeve do të angazhohet së bashku me strukturat e bashkisë dhe ato qendrore për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Mësohet se Vengu ka kërkuar që të gjitha strukturat të jenë në gatishmëri të plotë për të menaxhuar fluksin e turistëve dhe për të përballuar çdo situatë që mund të paraqitet gjatë muajve të nxehtë të verës.

Lidhur me këtë, burimet bëjnë me dije se do të ngrihet një Task Forcë e posaçme për muajt korrik dhe gusht, teksa në bashkëpunim me të gjithë deputetët e Vlorës do të ndahen edhe prioritetet e punës në tre drejtime kryesore duke përfshirë edhe të gjitha strukturat vendore dhe qendrore, të cilat konsistojnë tek:

Pastrimi dhe mjedisi: Strukturat e bashkisë dhe ndërmarrjet përkatëse do të angazhohen për të siguruar standardet e duhura të pastërtisë në zonat urbane, bregdetare dhe turistike. Do të ketë monitorim të vazhdueshëm dhe ndërhyrje të menjëhershme në rastet e problematikave.

Mirëmbajtja e infrastrukturës: Rrugët, ndriçimi publik, hapësirat publike dhe plazhet do të jenë nën vëmendje të vazhdueshme. Ndërhyrjet do të jenë të përditshme për të shmangur çdo problematikë që mund të cenojë imazhin e qytetit.

Siguria dhe shëndeti: Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe strukturat shëndetësore duhet të jenë në gatishmëri maksimale për forcimin e parametrave të sigurisë, sidomos në zonat me prani të lartë turistike.

Burime bëjnë me dije se pas takimit që Rama bëri në Vlorë, deputetët e zgjedhur në qarkun e Vlorës duhet të intensifikojnë qëndrimin në zonat e tyre, madje të jenë sa më shumë pranë qytetarëve për çdo problem që ata mund të kenë.

Sipas burimeve administrata qendrore dhe vendore do tĂ« jenĂ« nĂ« gatishmĂ«ri edhe fundjavave pĂ«r porositĂ« e lĂ«na. MĂ«sohet se Pirro Vengu, Bledi Çuçi, Vullnet Sinaj dhe deputetĂ«t e tjerĂ« do tĂ« organizojnĂ« takime tĂ« shpeshta pĂ«r tĂ« analizuar edhe performancĂ«n e çdo drejtuesi, nĂ«se Ă«shtĂ« i duhuri pĂ«r atĂ« institucion apo duhet ndĂ«rruar, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« pĂ«r qytetarĂ«t tĂ« jenĂ« sa mĂ« afĂ«r dhe me zgjidhje konkrete. /Tch/

The post Pas vizitës së Ramës në Vlorë, mobilizohet administrata qendrore dhe vendore! Task Forcë për sezonin turistik appeared first on Telegrafi.

Disa lagje të Vlorës pa ujë në mes të sezonit turistik

NĂ« kulmin e sezonit turistik, Vlora vuan ende mungesĂ«n e furnizimit me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m. Disa prej lagjeve tĂ« qytetit mbeten mĂ« problematike, tĂ« cilat prej 30 vitesh nuk furnizohen me uijĂ«. NĂ« çezmat e banorĂ«ve tĂ« lagjes Partizani nuk ka ujĂ«. BanorĂ«t shprehen se ankesat e tyre tĂ« pĂ«rsĂ«ritura, nuk kanĂ« marrĂ« ende zgjidhje. [
]

The post Disa lagje të Vlorës pa ujë në mes të sezonit turistik appeared first on BoldNews.al.

Nisin kontrollet e përbashkëta/ Policitë e Shqipërisë dhe të Kosovës, bashkëpunim gjatë sezonit turistik

Nga pika kufitare e Morinit e në të gjitha akset rrugore që të çojnë drejt bregdetit, policitë rrugore të Shqipërisë e Kosovës, nga një korriku do të monitorojnë përmes patrullave të përbashkëta të lëvizshme, por edhe stacionere.

Pas nënshkrimit të memorandumit nga krerët e policisë së dy shteteve, në Morinë u takuan drejtuesit e policisë rrugore për të konkretizuar zbatimin e këtij memorandumi.

Bashkëpunimi ka nisur prej vitesh në kuadër të marrëveshjeve të përbashkëta ndërqeveritare me kohëzgjatje deri në fund të muajit shtator, që përkon dhe me pikun e fluksit të lëvizjeve në akset rrugore gjatë sezonit turistik./abcnews.al

Sezoni turistik, Rama ndan pamje nga bajpasi i Vlorës

Bajpasi i Vlorës që prej hapjes së tij tre vjet më parë lehtëson qarkullimin e automjeteve gjatë sezonit turistik.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky bajpas, i cili është ndërtuar me standardet më të mira dhe parametrat më të lartë të sigurisë.

Rruga e re me gjatësi 29 km vlerësohet një ndër segmentet me ndikimin më të lartë turistik që ka ndikuar ndjeshëm në lehtësimin e trafikut në qytetin e Vlorës.

Bajpasi nis nga rrethrrotullimi në fund të autostradës Levan-Vlorë. Rruga anashkalon Kaninën në pjesën perëndimore mbi Vlorë, në një nivel rreth 300 m nën kështjellë, nga ku ofron pamje spektakolare përgjatë gjirit të Vlorës.

Në çdo 1.5 kilometër të kësaj rruge janë krijuar vendpushimi për automjetet.

Me përfundimin e disa projekteve të rëndësishme infrastrukturore, e gjithë zona është kthyer në një superdestinacion turistik, me infrastrukturë të nivelit evropian. /ATSH/

The post Sezoni turistik, Rama ndan pamje nga bajpasi i Vlorës appeared first on Telegrafi.

‘Starti’ i sezonit turistik/ Doktoresha na vjen nĂ« ndihmĂ« se çfarĂ« duhet tĂ« marrim me vete nĂ« pushime

E ftuar në një studio televizive, mjekja alergologe Alkerta Ibranji tha se ky kit është veçanërisht i rëndësishëm për familjet me fëmijë, të cilat janë më të ndjeshme ndaj ndryshimeve në stilin e jetesës dhe të ushqyerit.

Me nisjen e sezonit turistik mjekët këshillojnë që çdo person të jetë i pajisur me një kit emergjence gjatë pushimeve. Ibranji shtoi se medikamentet që nuk duhet të mungojnë në pushime janë Utrakorteni dhe paracetamoli.

Alkerta Ibranji:

“KĂ«tĂ« emergjence duhet ta kenĂ« tĂ« gjithĂ« me vete. Dihet se kush Ă«shtĂ« me fĂ«mijĂ« Ă«shtĂ« mĂ« i alarmuar, sepse ka ndjeshmĂ«rinĂ« e sigurisĂ« sĂ« fĂ«mijĂ«s. NĂ« kitin e tyre mjekĂ«sor patjetĂ«r qĂ« duhet tĂ« ketĂ« njĂ« paracetamol nĂ« formĂ« shurupi.

PatjetĂ«r, trisolĂ«t, zĂ«vendĂ«suesit e kripĂ«rave, nĂ« rast tĂ« ndryshimit tĂ« tĂ« ushqyerit. Me patjetĂ«r duhet tĂ« jetĂ« njĂ« loperamid, qĂ« ndihmon nĂ« frenimin e diarresĂ«. Kur flasim pĂ«r pushime, kjo do tĂ« thotĂ« ndryshim stili tĂ« ushqyerit. TĂ« paktĂ«n 70% e turistĂ«ve janĂ« tĂ« pĂ«rgatitur pĂ«r kĂ«tĂ« pjesĂ«. Diçka tjetĂ«r qĂ« duhet tĂ« kenĂ« me patjetĂ«r nĂ« çantĂ«n e medikamenteve Ă«shtĂ« njĂ« Ultracorten, qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« antialergjik”.

The post ‘Starti’ i sezonit turistik/ Doktoresha na vjen nĂ« ndihmĂ« se çfarĂ« duhet tĂ« marrim me vete nĂ« pushime appeared first on Sot News | Lajme.

Dezinsektimi në zonat turistike, Koçiu: Trajtimi i 4-rt në Gjirin e Lalëzit, vlerësim periodik i procesit


TIRANË, 23 qershor/ATSH/ Programi KombĂ«tar i Dezinsektimit Ă«shtĂ« njĂ« nga masat kryesore qĂ« po ndiqet me rigorozitet pĂ«r tĂ« garantuar ambient tĂ« sigurt dhe tĂ« pastĂ«r pĂ«r parandalimin e sĂ«mundjeve qĂ« transmetohen nga mushkonjat.

Për këtë qëllim, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu shoqëruar edhe nga Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini inspektoi nga afër procesin e dezinsektimit në vijën bregdetare të Gjirit të Lalëzit në Durrës.

Ministrja Koçiu theksoi se procesi i dezinsektimit po vijon të kryhet nga veriu në jug, ku në bashkëpunim me ekspertët po bëhet edhe vlerësimi i zonave potencial për grumbullimin e larvave të mushkonjave.

“Ekipet janĂ« nĂ« terren pĂ«r tĂ« vlerĂ«suar dhe pĂ«r tĂ« kryer procesin rast pas rasti. Ky Ă«shtĂ« njĂ« proces qĂ« kryhet periodikisht çdo dy javĂ«. Pasi bĂ«het njĂ« dezinsektim, vijnĂ« ekipet qĂ« bĂ«jnĂ« vlerĂ«simet nĂ«se ka qenĂ« efektiv procesi dhe ripĂ«rsĂ«ritet sipas nevojĂ«s”, vuri nĂ« dukje Koçiu.

Gjithashtu, ministrja solli në vëmendje rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet vendore dhe operatorët privatë për mbarëvajtjen e këtij procesi dhe garantimin e shëndetit të popullatës.

Sipas saj, është e domosdoshme që edhe vetë bizneset që operojnë në zonat turistike të kryejnë këtë proces në ambientin ku operojnë.

“Secili biznes qĂ« operon nĂ« vijĂ«n bregdetare sidomos, do tĂ« duhet tĂ« marrin masa brenda zonĂ«s ku ushtron biznesin apo aktivitetin qĂ« tĂ« kryejnĂ« vetĂ« proceset dezinsektuese si dhe tĂ« mbajnĂ« pastĂ«r ambientin ku operojnĂ« nga papastĂ«rtitĂ« dhe mbetjet, pasi nĂ« periudhĂ«n e verĂ«s pĂ«r shkak tĂ« temperaturave tĂ« larta, patjetĂ«r qĂ« krijojnĂ« problematika”, deklaroi ministrja e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu nga Gjiri i LalĂ«zit, ku po kryhet trajtimi i katĂ«rt i dezinsektimit, sikurse edhe nĂ« zonat e tjera tĂ« DurrĂ«sit.

Drejtoresha e ISHP-sĂ«, Eugena Tomini sqaroi se “janĂ« bĂ«rĂ« deri tashmĂ« 77 ha nĂ« kĂ«tĂ« trajtim tĂ« katĂ«rt dhe ndĂ«rkohĂ« mbi 6000 m2 bodrume, kanale, puseta dhe habitate tĂ« tjera”.

Procesi i dezinsektimit është shtrirë në gjashtë bashki të vendit në zonat turistike, parqe, kanale, pellgje, zona urbane, bodrume dhe puseta dhe do të vijojë në mënyrë periodike deri në fillim të muajit tetor, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurt dhe të shëndetshëm.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu dhe Drejtoresha e Institutit të Sh...
1 nga 5

/e.i//a.f//r.e/

The post Dezinsektimi në zonat turistike, Koçiu: Trajtimi i 4-rt në Gjirin e Lalëzit, vlerësim periodik i procesit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sezoni turistik/ Gjobitet me 1 mln lekë drejtuesi i skafit, lundroi në zonë të ndaluar të bregdetit

Një 32-vjeçar është gjobitur me 100 000 lekë të rinj pasi lundroi në një zonë të ndaluar në bregdetin e Velipojës. Në njoftimin zyrtar blutë bëjnë me dije se kanë bërë gjithashtu edhe bllokimin e mjetit lundrues.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një mjet lundrues tip skaf, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë për pushuesit, në zonën e Velipojës, ju informojmë se:

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë identifikuar drejtuesin e mjetit, shtetasin A. M., 32 vjeç, dhe kanë bërë bllokimin e mjetit lundrues.

Drejtuesit tĂ« mjetit lundrues, shĂ«rbimet e PolicisĂ« Kufitare i vendosĂ«n masĂ«n administrative prej 100 000 lekĂ«sh tĂ« rinj, nĂ« bazĂ« tĂ« ligjit nr. 43/2020, neni 24, germa “c”.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë me përpikëri rregullat e lundrimit dhe perimetrin e sigurisë së përcaktuar për pushuesit në plazhe.

 

The post Sezoni turistik/ Gjobitet me 1 mln lekë drejtuesi i skafit, lundroi në zonë të ndaluar të bregdetit appeared first on Sot News | Lajme.

Kufizim i qarkullimit të mjeteve të rënda, publikohet plani i masave për sezonin turistik

Me nisjen e sezonit turistik qĂ« ka nga 16 qershori e deri mĂ« 15 shtator, do tĂ« kufizohet transporti i mjeteve tĂ« rĂ«nda pĂ«r transport mallrash nĂ« fundjavĂ« dhe nĂ« ditĂ«t e pushimit zyrtar. Policia e shtetit njofton se sa i pĂ«rket plazheve, do tĂ« ketĂ« patrullime tĂ« punonjĂ«sve qĂ« mĂ« biçikleta, dhe do tĂ« [
]

The post Kufizim i qarkullimit të mjeteve të rënda, publikohet plani i masave për sezonin turistik appeared first on BoldNews.al.

Sezoni turistik/ Pezullohen ndërtimet në Himarë, zbulohet urdhri i kryebashkiakut Vangjel Tavo (Foto)

Urdhri vlen për të gjitha subjektet që kanë leje ndërtimi nga Bashkia. Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka urdhëruar pezullimin e të gjitha punimeve ndërtimore në zonën turistike të qytetit nga 15 qershori deri më 15 shtator, për të ruajtur ambientin dhe pamjen gjatë sezonit turistik.

Subjektet ndërtuese duhet të sigurojnë rrethimin dhe mbulimin e objekteve me materiale estetike, për të krijuar një ambient të këndshëm për pushuesit vendas dhe të huaj. Gjithashtu, ato janë të detyruara të rikthejnë në gjendjen e mëparshme zonat ku kanë ndërhyrë në rrjetet e ujësjellësit, komunikacionit dhe rrugëve.

Zbatimi i këtij urdhri do të monitorohet nga Drejtoria e Mbrojtjes së Territorit, Policia Bashkiake dhe Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit.

The post Sezoni turistik/ Pezullohen ndërtimet në Himarë, zbulohet urdhri i kryebashkiakut Vangjel Tavo (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Dredha: Çadra falas nga bashkia VlorĂ« nĂ« stacionet e plazheve publike

TIRANË, 13 qershor /ATSH/ NĂ« stacionet e plazheve publike tĂ« ngritura nĂ« VlorĂ«, kĂ«tĂ« vit do tĂ« ketĂ« edhe çadra tĂ« dedikuara pĂ«r turistĂ«t dhe banorĂ«t e qytetit, tĂ« ofruara falas nga bashkia.

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha në një prononcim për mediet, tha se këtë vit përveçse ka hapësira më të shtuara të plazheve publike, do të ketë edhe çadra falas për qytetarët dhe turistët e huaj që mbushin plazhet çdo ditë e çdo orë deri në perëndimin e diellit.

“Sot, kemi vendosur nĂ« funksion projektin pĂ«r ofrimin e çadrave falas pĂ«r ata qĂ« zgjedhin t’i kalojnĂ« pushimet nĂ« kĂ«tĂ« pjesĂ« tĂ« plazhit tĂ« Lungomares sonĂ«. Por, ka edhe vende tĂ« tjera ku ne ofrojmĂ« hapĂ«sira dhe plazhe publike, siç dihet 30% e vijĂ«s bregdetare janĂ« hapĂ«sira publike”, tha Dredha, ndĂ«rsa shtoi se ka stacione plazhi publike me çadra falas edhe nĂ« RadhimĂ«, Orikum, edhe nĂ« plazhin e ZvĂ«rnecit.

“Do tĂ« ketĂ« çadra falas tĂ« ofruara nga bashkia, si edhe tabela identifikuese qĂ« njerĂ«zit tĂ« kenĂ« informacion pĂ«rpara se t’i frekuentojnĂ« kĂ«to plazhe. Do tĂ« jetĂ« njĂ« ofertĂ« mĂ« e mirĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« ata qĂ« duan tĂ« kalojnĂ« pushimet nĂ« stacione publike plazhi”, pohoi Dredha.

Këtë vit është parashikuar që në qarkun e Vlorës të ketë 973 stacione plazhi publike, ndërsa sipas rregullores së vendosur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit është vendosur që në 1 km vijë bregdetare 300 metra të jenë plazh publik. /e.i/j.p/

The post Dredha: Çadra falas nga bashkia VlorĂ« nĂ« stacionet e plazheve publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sezoni turistik/ Finalizohet operacioni policor ‘Plazhi i lirë’, pushuesit pushtojnĂ« çadrat nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshme


Lirohen hapësira në plazhin e Golemit, që ishin zënë në mënyrë të paligjshme nga pushuesit. Sekuestrohen 70 komplete me çadra dhe shezlongë.

Kavajë

ShĂ«rbimet e PolicisĂ«, kontrolle tĂ« shtuara nĂ« vijĂ«n bregdetare, nĂ« vijim tĂ« operacionit policor tĂ« koduar “Plazhi i lirĂ«â€, me qĂ«llim lirimin e hapĂ«sirave publike. ShĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« KavajĂ«, nĂ« kuadĂ«r tĂ« plan-operacionit “Plazhi i lirĂ«â€, kanĂ« vijuar kontrollet pĂ«rgjatĂ« gjithĂ« vijĂ«s bregdetare, me qĂ«llim lirimin e hapĂ«sirave publike qĂ« zihen pa lejen pĂ«rkatĂ«se, nga subjektet nĂ« bregdet apo nga vetĂ« pushuesit, duke vĂ«nĂ« çadra dhe shezlongĂ«.

Si rezultat i kontrolleve, në plazhin e Golemit, u konstatuan dhe u hoqën 70 komplete me çadra dhe shezlongë që ishin vendosur nga qytetarët, pa lejen përkatëse.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.

The post Sezoni turistik/ Finalizohet operacioni policor ‘Plazhi i lirë’, pushuesit pushtojnĂ« çadrat nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshme
 appeared first on Sot News | Lajme.

Sezoni turistik/ Policia vijon me aksionin, për lirimin e plazheve publike, reagon Kryetarja e Bashkisë: Të mos..

Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ka nisur një aksion për lirimin e plazheve publike nga çadrat dhe shezlongët e vendosur në mënyrë abuzive nga persona të ndryshëm, duke i zaptuar këto hapësira që janë të dedikuara për të gjithë qytetarët.

“NĂ« kuadĂ«r tĂ« masave pĂ«r mbarĂ«vajtjen e sezonit turistik nisĂ«m aksionin pĂ«r lirimin e plazheve publike nga çadrat dhe shezlongĂ«t e vendosur nĂ« mĂ«nyrĂ« abuzive nga persona tĂ« ndryshĂ«m, duke i zaptuar kĂ«to hapĂ«sira qĂ« janĂ« tĂ« dedikuara pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t.

Aksioni pĂ«r lirimin e hapĂ«sirave tĂ« plazheve publike do tĂ« vijojĂ« pĂ«rgjatĂ« gjithĂ« bregdetit tĂ« DurrĂ«sit. I bĂ«jmĂ« thirrje subjekteve apo dhe individĂ«ve tĂ« mos zaptojnĂ« kĂ«to hapĂ«sira pasi ato i pĂ«rkasin tĂ« gjithĂ« pushuesve”,– shkruan Sako.

The post Sezoni turistik/ Policia vijon me aksionin, për lirimin e plazheve publike, reagon Kryetarja e Bashkisë: Të mos.. appeared first on Sot News | Lajme.

Sezoni turistik, policia e Vlorës plan masash për ndotjen akustike

TIRANË, 12 qershor /ATSH/ Policia e VlorĂ«s po vijon zbatimin e planit tĂ« posaçëm operacional pĂ«r parandalimin e ndotjes akustike, nisur edhe nga ankesat e qytetarĂ«ve pĂ«r muzikĂ«n e lartĂ« nĂ« lokale pas orarit tĂ« lejuar.

Sipas policisë objektivi i këtij plani është garantimi i një sezoni turistik të qetë dhe të sigurt, si dhe respektimi i të drejtave të qytetarëve.

“NĂ« kuadĂ«r tĂ« kĂ«tij plani, pasditen e djeshme, ZĂ«vendĂ«sdrejtori pĂ«r Rendin dhe SigurinĂ«, i shoqĂ«ruar nga Shefi i Komisariatit tĂ« PolicisĂ« VlorĂ«, Shefi i Seksionit tĂ« Rendit dhe oficerĂ« tĂ« zonĂ«s, zhvilluan takime me pronarĂ«t dhe administratorĂ«t e lokaleve nĂ« zonĂ«n e Lungomares dhe pĂ«rreth saj”, njoftoi policia e VlorĂ«s.

Qëllimi i këtij komunikimi të drejtpërdrejtë sipas policisë ishte informimi dhe ndërgjegjësimi mbi kuadrin ligjor që përcakton kufijtë e lejuar të zhurmës dhe oraret për përdorimin e muzikës. Pronarët dhe administratorët u njohën me parashikimet ligjore, sipas të cilave:

Në mjediset e hapura, në zona apo qendra të banuara dhe në zonat turistike, muzika lejohet nga ora 11:00 deri në orën 24:00.

Në rast të shkeljeve, policia njoftoi se parashikohen masat ndëshkimore si më poshtë:

  • Vendosja e masĂ«s administrative nga 200 000 deri nĂ« 400 000 lekĂ« pĂ«r tejkalimin e nivelit tĂ« lejuar tĂ« zhurmĂ«s (LAeq (dB(A)) 85 – 110 LAMAX Fast (dB));
  • Mbyllja e muzikĂ«s;
  • Mbyllja e aktivitetit dhe nisja e procedimeve penale.

Paralelisht me fushatën informuese, vijon monitorimi aktiv në terren. Shtetasit përgjegjës për këtë paligjshmëri do të ndëshkohen administrativisht dhe/ose penalisht, në përputhje me ligjin.

/a.f/

The post Sezoni turistik, policia e Vlorës plan masash për ndotjen akustike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vlorë, muzetë pa orar/ Sezoni turistik, të hapur për vizitorët çdo ditë të javës

Në Vlorë të huajt nuk shkojnë vetëm për plazh. Vizitorët në muzetë e qytetit muajin e fundit janë shtuar me rreth 15%.

Të parët sipas përgjegjësit të muzeve në Bashkinë e Vlorës renditen  turistët nga Italia.

Turistët mund ti vizitojnë muzetë në Vlorë gjatë gjithë javës. Muzeu historik dhe ai etnografik do të qëndrojnë hapur dhe gjatë orëve të pasdites.

Ndryshimi i orareve ka ardhur për ti dhënë më tepër mundësi vizitorëve. Numri atyre që duan të njihen me historinë dhe trashëgimin e qytetit gjatë sezonit veror rritet.

/abcnews.al/

❌