Pavarësisht dështimit për herë të shtatëmbëdhjetë të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, partitë parlamentare janë ende larg arritjes së një zgjidhjeje për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Në koalicionin Lëvizja Vetëvendosje, Lista Guxo dhe Alternativa, koalicion që ka dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, vazhdojnë të insistojnë në propozimin e tyre për kryeparlamentare, pavarësisht se deri tani nuk i kanë numrat për ta zgjedhur Albulena Haxhiun në këtë post, ndërsa presin siç thonë, reflektimin e partive të tjera në Kuvend.
Në anën tjetër, në Lidhjen Demokratike të Kosovës, akuzojnë LVV-në si fajtore kryesore për krizën politike në vend, ndërkaq theksojnë se zgjidhja është propozimi i tyre për një qeveri kalimtare gjithëpërfshirëse.
E gjithë kjo situatë, sipas analistëve politikë, tregon nevojën që faktori ndërkombëtar të përfshihet për zgjidhjen e ngërçit të krijuar.
Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, thotë për KosovaPress, se, partitë e tjera në Kuvend duhet të reflektojnë dhe të votojnë për zgjedhjen e trupave të legjislativit.
âKrejt çka mbetet me pa Ă«shtĂ« me shpresu nĂ« njĂ« reflektim tĂ« njerĂ«zve qĂ« sĂ« paku nuk e kanĂ« humbur arsyen si rezultat dhe ndikimin e presionit tĂ« partive politike⊠(Ndryshimi i kandidatit pĂ«r kryetar tĂ« Kuvendit) Nuk mendoj se kjo Ă«shtĂ« tema, pasi ata e dinĂ« se Ă«shtĂ« nĂ« drejtĂ«n ekskluzive tĂ« LĂ«vizjes VetĂ«vendosje me propozuar kĂ«do qĂ« ia merr mendja. NjĂ«jtĂ« sikurse nuk Ă«shtĂ« nĂ« drejtĂ«n tonĂ« qĂ« ne me propozuar emrat pĂ«r nĂ«nkryetarĂ« tĂ« Kuvendit. AtĂ«herĂ« çfarĂ« kryesie e Kuvendit do tĂ« ishte kjo? Prandaj uroj qĂ« tĂ« ketĂ« ndryshim tĂ« situatĂ«s dhe reflektim e tĂ« vazhdojmĂ« tutjeâ, thekson ai.
Ndërkohë, deputeti i LDK-së, Ekrem Hyseni, thotë për KosovaPress, se koalicioni LVV, Alternativa dhe Lista Guxo, duhet të kuptojnë se nuk i kanë numrat për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryeparlamentare, andaj duhet të tejkalojë inatet dhe të gjejë një zgjidhje përmes marrëveshjes politike.
Sipas tij, kjo marrëveshje politike duhet të bëhet në bazë të propozimit të LDK-së, për formimin e një qeverie kalimtare gjithëpërfshirëse.
âNuk Ă«shtĂ« koha e tekave. Nuk Ă«shtĂ« koha e inateve, por Ă«shtĂ« koha e njĂ« zgjidhjeje. Kjo zgjidhje duhet tĂ« bĂ«het me njĂ« marrĂ«veshje politike. Ne kemi dhĂ«nĂ« pĂ«rgjigjen tonĂ« sesi kjo marrĂ«veshje politike do tĂ« duket dhe si mund tĂ« funksionojĂ«. TĂ« merremi me punĂ«t qĂ« qytetari me votĂ«n e tij na ka çuar aty. TĂ« merremi me ato qĂ« janĂ« domosdoshmĂ«ri dhe janĂ« imediate, siç Ă«shtĂ« pĂ«rgjigjja ndaj kostos sĂ« lartĂ« tĂ« jetesĂ«sâ, deklaron Hyseni.
Në anën tjetër, analisti politik Arbnor Sadiku thotë për KosovaPress se dështimi për herë të 17-të i konstituimit të Kuvendit, është për keqardhje dhe se një gjë e tillë tregon papjekurinë e partive politike.
Ai vë në pah edhe një element që, sipas tij, është varësia e partive politike nga komuniteti ndërkombëtar për formimin e institucioneve në Kosovë.
Sadiku thotë se një gjë e tillë mund të ndodhë edhe kësaj radhe, që ndërkombëtarët të përfshihen për formimin e institucioneve.
Sipas tij, pasi LDK-ja refuzoi koalicionin me LVV-në, opsioni i vetëm mbetet koalicion qeverisës në mes LVV-së dhe PDK-së, megjithëse një gjë e tillë vazhdimisht mohohet nga të dyja palët.
âĂshtĂ« pĂ«r keqardhje. Vonesa kaq e madhe e partive politike tregon papjekurinĂ« e tyre politike dhe varĂ«sinĂ« nga komuniteti ndĂ«rkombĂ«tar qĂ« ka qenĂ« ndĂ«r vite. Praktikisht, asnjĂ« qeveri nĂ« KosovĂ« â pĂ«rveç kĂ«saj tĂ« parafundit â nuk Ă«shtĂ« formuar pa ndikim ndĂ«rkombĂ«tar, qoftĂ« nga SHBA-ja apo BE-ja. Si po duket, ende kemi krijuar njĂ« lloj varĂ«sie prej komunitetit ndĂ«rkombĂ«tarâŠ
Do tĂ« duhej tĂ« kishte vullnet politik, veçanĂ«risht tĂ« LĂ«vizjes VetĂ«vendosje si fituese e zgjedhjeve. TĂ« mos krijohen krizat politike, por tĂ« jetĂ« e hapur dhe tĂ« krijojĂ« mundĂ«sitë⊠LDK-ja i ka thĂ«nĂ« jo, dhe i vetmi variant Ă«shtĂ« PDK-ja. NĂ«se sâdo tĂ« ketĂ« koalicion me PDK-nĂ«, gjasat janĂ« tĂ« mĂ«dha qĂ« tĂ« shkojmĂ« nĂ« zgjedhje tĂ« jashtĂ«zakonshmeâ, thekson Sadiku.
Kuvendi i Kosovës, që nga 15 prilli kur është thirrur seanca konstituive, ka dështuar shtatëmbëdhjetë herë radhazi të konstituojë legjislaturën e nëntë.
Procesi ka ngecur te zgjedhja e kryeparlamentarit, pasi LĂ«vizja VetĂ«vendosje nĂ« koalicion me Guxo dhe Alternativa, nuk po mund tâi sigurojnĂ« 61 votat pĂ«r Albulena Haxhiun â e propozuar pĂ«r kryetare tĂ« Kuvendit./kp/
The post âNgĂ«rçi nĂ« Kuvend, partitĂ« sâlĂ«vizin nga pozicionet-opsion shihet ndĂ«rhyrja e ndĂ«rkombĂ«tarĂ«ve appeared first on Telegrafi.