Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

Sa herë i kujtojnë Edi Ramës miliona euro që u dogjën më kot tek inceneratori i Elbasanit, kryeministri i dredhon përgjegjësisë me një alibi të thjeshtë. Ai e pranon se rrugës, njerëz të besuar të tij “hëngrën mollë e dardha pas shpine, por më pas ata u dënuan me burg dhe pavarësisht vjedhjeve, ja ku […]

The post Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator appeared first on BoldNews.al.

BIRN: Harrojeni inceneratorin, Elbasani në kërkim të një landfilli të ri

✇Albeu
By: V K

Administratori i kompanisë Eco-Elb, Leli Kaja, që menaxhon zonën e trajtimit të mbetjeve në Elbasan, duket se hoqi dorë njëherë e mirë nga vënia në punë e inceneratorit, ndërsa e konsideroi situatën emergjente gjatë një interpelance me Këshillin Bashkiak të qytetit më 29 korrik.


Mali me mbetje i krijuar në Elbasan për shkak të mosfunksionimit të inceneratorit!

“Duhet ndërtuar një landfill i ri. Sasia e mbetjeve ka arritur të shembë disa skarpata anësore të landfillit”, tha Kaja, ndërsa akuzoi këshilltarët bashkiakë se nuk i ishin bërë krah për të gjetur një zgjidhje.

Sipas Kajës, në landfill hyjnë çdo ditë mbi 150 ton mbetje dhe është e pamundur sistemimi i kësaj sasie. “Do të ketë përsëri rrezik”, paralajmëroi ai.

E thirrur për shkak të zjarrit që shpërtheu në fillim të korrikut, interpelanca me Kajën nxorri një tjetër herë në pah krizën e thellë të trajtimit të mbetjeve, për shkak të dështimit të projektit qeveritar me inceneratorët.

Inceneratori i Elbasanit, është më i vogli mes tre impianteve të kontraktuara përmes skemës së partneritetit publik privat nga qeveria shqiptare dhe i kushtoi buxhetit të shtetit 26 milionë euro.

Ndonëse u mburr nga qeveria për teknologjinë dhe zgjidhjen që do të ofronte në përpunimin e mbetjeve, impianti u ndez me hope dhe gjendet prej vitesh me defekt.

Prej vitit 2021, zona e trajtimit të mbetjeve në Elbasan menaxhohet nga kompania publike Eco Elb, e cila e mori atë në administrim përmes një kontrate qiraje nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Por kompania publike nuk mundi të vendosë në punë inceneratorin, ndërsa mali i plehrave në venddepozitimin pranë tij sa vjen e rritet.

Kriza e re në trajtimin e mbetjeve urbane, është një efekt anësor i kontratave korruptive të inceneratorëve, që u kushtuan taksapaguesve mbi 150 milionë euro për impiante me probleme ose që nuk u ndërtuan asnjëherë.

Në këto kushte, Bashkia e Elbasanit, po kërkon sërish ndihmën e qeverisë për të ndërtuar një landfill të ri ose për të zgjeruar venddepozitimin ekzistues.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, deklaroi në të njëjtën mbledhje të Këshillit Bashkiak se strategjia e qeverisë i detyronte ata që t’i dërgonin mbetjet në landfill, ndërsa shtoi se vetë bashkia nuk i kishte kapacitet financiare për të ndërtuar një të ri.

“E kemi të pamundur të bëjmë një landfill të ri me buxhetin dhe i kemi shtrirë dorën qeverisë shqiptare që të bëjmë landfillin e ri. Jemi të gjithë të gatshëm të shohim vende të tjera për të landfillin e ri”, deklaroi Llatja.

Këshilltarët bashkiakë të të dyja kampeve shohin gjithashtu, si të vetmen zgjidhje investimet e reja për t’i dhënë fund emergjencës mjedisore me plehrat.

Nënkryetari Zamir Muzhaqi, që përfaqëson të djathtën deklaroi se kjo ishte një çështje imediate për qytetarët e Elbasanit që kërkon zgjidhje.

“Si mund të mos ju alarmojnë 250 mijë tonë mbetje, kur kapaciteti i landfillit është për 25 mijë ton”-? tha ai.

Me një gjuhë më të rrumbullakosur, këshilltari socialist Bukurosh Stafa tha se Bashkia e Elbasanit, nuk ka pasur dorë në çështjen e inceneratorëve.

“Ne si këshill nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër përveç një vendgrumbullimi të ri. Propozojmë që pas një muaji, bashkia të na sjellë propozim konkret për një landfill të ri”, tha ai./BIRN

The post BIRN: Harrojeni inceneratorin, Elbasani në kërkim të një landfilli të ri appeared first on Albeu.com.

Inceneratori i Tiranës/ Apeli prish vendimin e GJKKO për Alqi Bllakon dhe e kthen çështjen për rigjykim

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shpallur ditën e sotme vendimin për ish-deputetin socialist Alqi Bllako, i cili kishte ankimuar dënimin e tij për inceneratorin e Tiranës, ndërkohë që seanca u mbajt të enjten e kaluar. Apeli ka prishur vendimin e Gjykatës së Posaçme, duke e rikthyer çështjen për rigjykim në Shkallën e Parë, me […]

The post Inceneratori i Tiranës/ Apeli prish vendimin e GJKKO për Alqi Bllakon dhe e kthen çështjen për rigjykim appeared first on BoldNews.al.

“Inceneratori”, operacion në Elbasan, kontrolle në dhjetëra banesa

Prokuroria dhe Policia e Elbasanit kanë ndërmarrë në orët e para të mëngjesit të së hënës një operacion të zgjeruar kontrollesh, në kuadër të hetimeve për inceneratorin e qytetit.

Në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Elbasanit, janë ushtruar kontrolle në 14 banesa të personave që dyshohet se kanë lidhje me këtë çështje.

Veprimet janë ndërmarrë në kuadër të procedimit penal nr. 1417, i vitit 2024, i cili është regjistruar fillimisht për veprën penale të “zjarrvënies”, pasi fusha e mbetjeve urbane në Elbasan u përfshi nga flakët në vitin 2024. Gjatë hetimeve të thelluara, Prokuroria ka evidentuar elementë të mundshëm të shpërdorimit të detyrës, çka ka zgjeruar natyrën dhe objektin e hetimeve.

Operacioni është shtrirë në të gjithë qarkun e Elbasanit, ndërsa kontrollet e kryera kanë pasur për qëllim grumbullimin e provave të reja dhe ndriçimin e plotë të veprimtarive të dyshimta që lidhen me ndërtimin, funksionimin dhe administrimin e inceneratorit.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur nëse ka persona të ndaluar apo masa të tjera procedurale ndaj të dyshuarve, ndërsa hetimet vijojnë në mënyrë intensive.

/abcnews.al/

Hetimet për Inceneratorin/ Kontrolle në 14 banesa në Elbasan, zbardhen detaje nga operacioni

✇Albeu
By: V K

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Prokuroria dhe Policia e Elbasanit, kanë ndërmarrë një operacion të zgjeruar kontrollesh, në kuadër të hetimeve për inceneratorin e qytetit.

Në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Elbasanit, janë ushtruar kontrolle në 14 banesa të personave që dyshohet se kanë lidhje me këtë çështje.

Veprimet janë ndërmarrë në kuadër të procedimit penal nr. 1417, i vitit 2024, i cili është regjistruar fillimisht për veprën penale të “zjarrvënies”, pasi fusha e mbetjeve urbane në Elbasan u përfshi nga flakët në vitin 2024. Gjatë hetimeve të thelluara, Prokuroria ka evidentuar elementë të mundshëm të shpërdorimit të detyrës, çka ka zgjeruar natyrën dhe objektin e hetimeve.

Operacioni është shtrirë në të gjithë qarkun e Elbasanit, ndërsa kontrollet e kryera kanë pasur për qëllim grumbullimin e provave të reja dhe ndriçimin e plotë të veprimtarive të dyshimta që lidhen me ndërtimin, funksionimin dhe administrimin e inceneratorit.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur nëse ka persona të ndaluar apo masa të tjera procedurale ndaj të dyshuarve, ndërsa hetimet vijojnë në mënyrë intensive.

Inceneratori i Elbasanit, ashtu si edhe projektet e tjera të ngjashme në vend, vijon të jetë në qendër të vëmendjes publike për shkak të dyshimeve për abuzime me fondet publike dhe keqmenaxhim nga zyrtarë vendorë e qendrorë.

The post Hetimet për Inceneratorin/ Kontrolle në 14 banesa në Elbasan, zbardhen detaje nga operacioni appeared first on Albeu.com.

“Inceneratori Fier më ka 180 mijë euro borxh”/ Gjykata rrëzon ish-deputetin e LSI: Faturat e parregullta

Nga Boldnews.al Një ish-deputet, tashmë biznesmen, ka tentuar të marrë rreth 180 mijë euro nga kompania koncesionare e inceneratorit jo-funksional të Fierit për punime të pretenduara ndërtimore dhe të shoqëruara me fatura pa vulë. Bujar Derveni ka qenë deputet i ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) në periudhën 2013-2017. Para se merrte mandatin, ai ka qenë […]

The post “Inceneratori Fier më ka 180 mijë euro borxh”/ Gjykata rrëzon ish-deputetin e LSI: Faturat e parregullta appeared first on BoldNews.al.

Zjarret në Elbasan nxjerrin në pah dështimet në menaxhimin e mbetjeve

Prej mesditës së të hënës fusha e mbetjeve buzë lumit Shkumbin në Elbasan është nën pushtetin e flakëve. Tymi i zi dhe era mbuluan zonat përreth, duke arritur deri në qendër të qytetit.

Zjarri u përhap shpejt, duke përfshirë gjithë territorin e mbetjeve pranë ish-kombinatit metalurgjik. Forca të shumta zjarrfikëse ndërhynë për shuarjen e flakëve, përpjekje të cilat vijuan edhe gjatë mbrëmjes.

Temperaturat dyshohet se shkaktuan zjarrin

Leli Kaja, administratori i kompanisë publike “Eco-Elb”, e cila merret me trajtimin e mbetjeve, lidhi temperaturat e larta me shpërthimin e zjarrit.

Në një lidhje telefonike për Citizens.al ai përjashtoi neglizhencën njerëzore, duke theksuar për “shkaqe natyrore” dhe se kompania ishte duke bashkëpunuar dhe e hapur për hetime.

“Shkaku është për arsye natyrale, me temperaturat që shikoni dhe që po digjet kudo në çdo shtet e në çdo vend,” tha Kaja.

“Megjithatë janë organet kompetente ato që hetojnë më mirë, do t’ua lemë atyre të shprehen. Ne jemi të hapur për çdo lloj hetimi”, theksoi më tej administratori i “Eco-Elb”.

Sipas Kajës aktualisht janë aktive “disa vatra të vogla zjarri”, të cilat po kapsulohen me dhé.

Në një deklaratë për shtyp shpërndarë edhe në rrjetet sociale, Bashkia Elbasan tha të hënën se zjarri ishte përhapur edhe në zona të tjera si një ullishte në pjesën veriperëndimore, në pyllin me pisha, si dhe në fshatin Samurr.

“Temperaturat mbi 40 gradë sot në Elbasan dhe era e fortë favorizojnë flakët duke vështirësuar punën e ekipeve tona,” thuhej në njoftimin e bashkisë.

Zjarret nuk janë rastësi në Elbasan

Ky nuk është një episod i izoluar për Elbasanin. Çdo verë, fusha e mbetjeve në këtë qytet përfshihet nga zjarret.

Deri tani, asnjë masë efektive nuk është marrë për parandalim apo menaxhim të qëndrueshëm. Për këtë çështje Kaja pohoi për Citizens.al se kanë kërkuar ndërhyrje nga instancat më të larta, por pa sukses konkret.

“Nëse mali me plehra është i madh dhe ekspozohet në diell ne nuk kemi çfarë t’i bëjmë,” u shpreh Kaja, i cili tregoi se paralelisht ishte duke u kryer një studim fizibiliteti për ndërtimin e një vendgrumbullimi të ri.

“Po bëhet një studim, por akoma nuk është përfunduar,” theksoi administratori i “Eco-Elb”.

Por kërkesa për një vendgrumbullim të ri nuk gjeti përkrahjen e Këshillit Bashkiak, i cili në muajin mars votoi kundër projektvendimit. Shkak për këtë bllokim është bërë kontrata dhe situata e paqartë e “Eco-Elb” në lidhje me impiantin e inceneratorit.

Inceneratori “i fikur”, përshkallëzon krizën e mbetjeve

Impianti i inceneratorit të Elbasanit u përurua në prill 2017. Ai kushtoi 26 milionë euro dhe u ndërtua në partneritet me privatin për të përpunuar mbetjet e gjithë qarkut dhe paralelisht për të prodhuar energji.

Por sot, objekti është jashtë funksioni. Sipas administratorit të “Eco-Elb”, inceneratori punoi vetëm shtatë muaj në vitin 2023. Ai u fik në dhjetor të atij viti dhe prej atëherë nuk ka marrë asnjë përgjigje institucionale.

“Kemi çuar shkresat përkatëse çdo lloj bashkie dhe çdo lloj ministrie që ka të bëjë me këtë punë dhe jemi në pritje të zgjidhjes së situatës”, deklaroi Kaja për Citizens.al.

Çështja e inceneratorit kaloi një kalvar hetimesh dhe gjykimesh nën dyshimin se ishte sugjeruar dhe drejtuar nga interesa korruptive. Mbi 10 persona, përfshirë ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, dhe ish-deputetin Alqi Bllako janë ndër të akuzuarit.

Impianti u konfiskua nga shteti në vitin 2021 dhe i kaloi në përdorim bashkive të qarkut Elbasan.

The post Zjarret në Elbasan nxjerrin në pah dështimet në menaxhimin e mbetjeve appeared first on Citizens.al.

Dënimi për inceneratorin e Tiranës, Apeli i GJKKO jep më 23 Korrik vendimin për Alqi Bllakon

Rreth dy orë ka zgjatur seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme të Apelit, në ngarkim të ish-deputetit socialist Alqi Bllako, i cili ka ankimuar dënimin e tij për inceneratorin e Tiranës. Bllako u dënua nga Shkalla e Parë e GJKKO-së me 4 vjet burg, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar u reduktua në […]

The post Dënimi për inceneratorin e Tiranës, Apeli i GJKKO jep më 23 Korrik vendimin për Alqi Bllakon appeared first on BoldNews.al.

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

Për ditë me radhë një re e madhe tymi përfshiu qytetin e Elbasanit. Në vendepozitimin e mbetjeve, pjesë e objektit të inceneratorit, flakë të mëdha shkrumbuan plehrat e grumbulluara prej muajsh, të supozuara që të diferencoheshin e një pjesë e tyre të digjeshin në incinerator.  Mbetjet e 7 bashkive të këtij qarku u dogjën, me […]

The post Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve appeared first on BoldNews.al.

Zjarri te inceneratori “helmoi” banorët/ Nënë e bir depozitojnë padi ndaj “Eco-Elb” të Leli Kajës

Për rreth një javë, Elbasani ishte nën “pushtetin” e tymit toksik për shkak të zjarrit tek landfilli i inceneratorit të Elbasanit, ku u dogjën mbetje të ndryshme urbane dhe industriale. Pasojat e kësaj katastrofe mjedisore do të ndihen pas disa vitesh, por ndërkohë në kohë reale shkaktoi pasoja për pacientët e sëmurë me astma bronkiale […]

The post Zjarri te inceneratori “helmoi” banorët/ Nënë e bir depozitojnë padi ndaj “Eco-Elb” të Leli Kajës appeared first on BoldNews.al.

Pedagogu për zjarrin në landfillin e Elbasanit: Mund të quhet “krim mjedisor shtetëror”

Pedagogu Romeo Hanxhari ka reaguar ashpër për zjarrin në vendgrumbullimin e Elbasanit, duke e quajtur situatën një “krim mjedisor shtetëror”. Ai tha se ajo zonë nuk është landfill i mirëfilltë, por një vend-hedhje pa standarde dhe kontroll. Sipas tij, përbërja e mbetjeve dhe mungesa e menaxhimit krijojnë kushte për shpërthime të metanit dhe ndotje të […]

The post Pedagogu për zjarrin në landfillin e Elbasanit: Mund të quhet “krim mjedisor shtetëror” appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Elbasan/ Llatja: Ndjesë për tymin, por do vazhdojë dhe dy ditë, zjarrin e fikëm me shkumë

Zjarri në fushën e grumbullimit të mbetjeve, pranë inceneratorit të Elbasanit, është shuar pas 6 ditësh, por pas la një katastrofë mjedisore të shkaktuar nga tymi toksik i lëshuar nga djegia e mbetjeve të ndryshme urbane dhe industriale. Tymi është thithur prej 6 ditësh nga banorët e Elbasanit, duke u kthyer në një rrezik për […]

The post Zjarri në Elbasan/ Llatja: Ndjesë për tymin, por do vazhdojë dhe dy ditë, zjarrin e fikëm me shkumë appeared first on BoldNews.al.

Elbasani nën “pushtetin” e tymit toksit, shuhet pas 6 ditësh zjarri tek landfilli i inceneratorit

Është shuar pas rreth 6 ditësh zjarri në fushën e grumbullimit të mbetjeve, pranë inceneratorit të Elbasanit, i cili nisi që prej rreth orës 17:00 të pasdites së të martës. Mediat raportojnë se që prej orës 16:00 të ditës së sotme, në thellësi të “malit me mbetje”, nuk ka më flakë dhe as shtëllunga tymi. […]

The post Elbasani nën “pushtetin” e tymit toksit, shuhet pas 6 ditësh zjarri tek landfilli i inceneratorit appeared first on BoldNews.al.

Zhvillimet e vrullshme në Sulltanat

Nga Klodian Tomorri Të mirat e mandatit të katërt kulmuan këtë javë, veçanërisht në bastionet e pamposhtura që e hodhën votën e tyre plumb për armikun në 11 maj dhe u bashkuan si një trup i vetëm rreth Partisë. Në Elbasan, po eksperimentohet një formë e re e shfarosjes në masë. Ekocidi. Efektiviteti tij do […]

The post Zhvillimet e vrullshme në Sulltanat appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Elbasan/ Bushati: Mos ju duket çudi që t’i djegin dhe këto plehrat e Tiranës!

Prej ditësh, mbetjet në landfillin e Elbasanit po digjen në natyrë, sepse nuk ka incenerator. Gazetarja Ola Xama, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se kjo është vera e tretë rradhazi që ndodh kjo ngjarje dhe autoritetet e justifikojnë me temperaturën e lartë dhe çlirimin e gazit metan, megjithatë ka të ngjarë që zjarri të jetë […]

The post Zjarri në Elbasan/ Bushati: Mos ju duket çudi që t’i djegin dhe këto plehrat e Tiranës! appeared first on BoldNews.al.

Zjarri te inceneratori, Elbasani për të tretën ditë radhazi me shtullungat e tymit toksik

Vijon për të tretën ditë me radhë zjarri në fushën e grumbullimit të mbetjeve, pranë inceneratorit të Elbasanit, i cili nisi që prej rreth orës 17:00 të pasdites së të martës. Banorët e Elbasanit, ashtu si edhe vitet e kaluara, po përballen me re të zeza tymi me helm toksik, nga djegja e mbetjeve të […]

The post Zjarri te inceneratori, Elbasani për të tretën ditë radhazi me shtullungat e tymit toksik appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Elbasan/ Bushati: Djegin plehrat, kryebashkiaku karagjoz thotë se u ndez nga vapa

Analisti Andi Bushati duke folur në MCN tha se rinumërimi i votave të zgjedhjeve të 11 majit nuk e justifikon përmasën e farsës elektorale që pretendon PD-ja. Sipas Bushatit manipulimi i votave në dy zgjedhjet e fundit ka qenë industrial, dhe nuk është bërë ditën e zgjedhjeve, por më herët, përmes bandave, blerjes së votave, […]

The post Zjarri në Elbasan/ Bushati: Djegin plehrat, kryebashkiaku karagjoz thotë se u ndez nga vapa appeared first on BoldNews.al.

Flakët e plehrave në Elbasan, 10 vjet gënjeshtra nga Rama për Inceneratorin

Edhe një verë tjetër gazrat toksikë që gjenerohen nga flakët e mbeturinave helmuan Elbasanin, një ritual që përsëritet thuajse çdo vit, sa herë temperaturat ngrihen dhe malet me plehra digjen masivisht. Për gati 24 orë zjarrfikësit u përpoqën të vënë nën kontroll flakët, ndërsa një shtëllungë e madhe tymi ngrihej në periferi të qytetit. Si […]

The post Flakët e plehrave në Elbasan, 10 vjet gënjeshtra nga Rama për Inceneratorin appeared first on BoldNews.al.

Në Elbasan digjen plehrat, në Cërrik fjalët…

Nga Esmeralda Topi dhe Atdhe Mulla Sapo del nga tuneli i Elbasanit, nuk të pret as panorama e qytetit, as flladi i Shkumbinit. Të pret një mur i dëndur tymi, që të hyn në mushkëri përpara se të arrish të thuash “mirëdita”. Shtëllungat e tymit, si një perde helmuese, mbulojnë çdo cep të qytetit. Është […]

The post Në Elbasan digjen plehrat, në Cërrik fjalët… appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Elbasan, Lapaj: Inceneratori duhet të garantonte cilësinë e mjedisit, shkaktoi ndotje masive

Pas më shumë se 24 orë, fusha e grumbullimit të mbetjeve pranë Inceneratorit të Elbasanit, është përfshirë nga flakët, duke krijuar ndotje masive në Elbasan dhe zonat përreth. Kreu i Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj, ka ngritur alarmin për ndotjen masive që ka shkaktuar zjarri në fushën e mbetjeve. Lapaj në një video në Facebook, deklaron […]

The post Zjarri në Elbasan, Lapaj: Inceneratori duhet të garantonte cilësinë e mjedisit, shkaktoi ndotje masive appeared first on BoldNews.al.

❌