❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Përmbytje shkatërruese në Kashmir, 60 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

Një përmbytje e papritur ka shkaktuar një tragjedi të madhe në Kashmirin e administruar nga India, ku të paktën 60 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten në fshatin Chositi, i cili ndodhet në distriktin Kishtwar, një zonë malore e njohur si një ndalesë e rëndësishme për pelegrinët hindu që udhëtojnë drejt faltores së Machail Mata në Himalaje.

Autoritetet lokale kanë raportuar se më shumë se 100 persona janë plagosur, dhe dhjetëra të tjerë janë ende nën rrënoja. Shumë prej të mbijetuarve janë transportuar në spitalin e distriktit për trajtim mjekësor. Kryeministri i Xhamu dhe Kashmirit, Omar Abdullah, konfirmoi bilancin tragjik gjatë një fjalimi për Ditën e Pavarësisë në Srinagar, duke theksuar se operacionet e kërkim-shpëtimit janë intensifikuar dhe do të vazhdojnë në orët në vijim.

Sipas dëshmive nga terreni, një rrëke e madhe uji, balte dhe mbeturinash u shkarkua me shpejtësi të madhe nga një kodër, duke përfshirë dhjetëra persona dhe duke shkatërruar gjithçka në rrugën e saj. Chositi, si pika e fundit e aksesueshme me automjet për pelegrinët që udhëtojnë drejt faltores, ishte mbushur me vizitorë në momentin e përmbytjes.

The post Përmbytje shkatërruese në Kashmir, 60 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur appeared first on iconstyle.al.

INDI – TĂ« paktĂ«n 23 tĂ« vdekur dhe mbi 40 tĂ« plagosur pas pĂ«rmbytjeve nĂ« Kashmir

KASHMIR, 14 gusht /ATSH-DPA/- Reshjet masive në rajonet Jammu dhe Kashmir, në Indi shkaktuan përmbytje të menjëhershme dhe rrëshqitje toke, duke çuar në vdekjen e të paktën 23 personave dhe plagosjen e mbi 40 të tjerëve, sipas zyrtarëve.

Pelegrinazhi është pezulluar dhe autoritetet po përqendrohen në operacionet e shpëtimit.

Burime qeveritare lokale thanë se numri i viktimave mund të rritet me frikën se më shumë njerëz mund të jenë bllokuar nën rrënoja.

Moti i keq dhe largësia e vendit të fatkeqësisë i ka ndërlikuar operacionet e shpëtimit.

Njësitë e Forcës Kombëtare të Reagimit ndaj Fatkeqësive (NDRF) dhe ushtria janë vendosur në gatishmëri në vendin e ngjarjes.

Pamjet nga Chositi treguan ujëra të rrëmbyeshëm, banesa dhe automjete të dëmtuara.

Shirat sezonale tĂ« musoneve nĂ« Indi – nga qershori deri nĂ« shtator – janĂ« thelbĂ«sore pĂ«r fermerĂ«t, por shpesh ato mund bĂ«hen shkak i vdekjeve dhe shkatĂ«rrimeve. //a.i/

The post INDI – TĂ« paktĂ«n 23 tĂ« vdekur dhe mbi 40 tĂ« plagosur pas pĂ«rmbytjeve nĂ« Kashmir appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Indi/ Të paktën 23 të vdekur dhe mbi 40 të plagosur pas përmbytjeve në Kashmir

Reshjet masive në rajonet Jammu dhe Kashmir, në Indi shkaktuan përmbytje të menjëhershme dhe rrëshqitje toke, duke çuar në vdekjen e të paktën 23 personave dhe plagosjen e mbi 40 të tjerëve, sipas zyrtarëve.

Pelegrinazhi është pezulluar dhe autoritetet po përqendrohen në operacionet e shpëtimit.

Burime qeveritare lokale thanë se numri i viktimave mund të rritet me frikën se më shumë njerëz mund të jenë bllokuar nën rrënoja.

Moti i keq dhe largësia e vendit të fatkeqësisë i ka ndërlikuar operacionet e shpëtimit.

Njësitë e Forcës Kombëtare të Reagimit ndaj Fatkeqësive (NDRF) dhe ushtria janë vendosur në gatishmëri në vendin e ngjarjes.

Elefanti “vizitor”, hyn shpesh nĂ« fshat. BanorĂ«t nĂ« Indi rrethojnĂ« shtĂ«pitĂ« me gardhe

Rritja e popullsisë dhe zgjerimi i qyteteve nëpër xhungla dhe habitate të tjera të kafshëve, ka sjellë probleme të papritura në Indi.

Elefantët shihen gjithnjë e më pranë qyteteve, në kontakt me njerëzit, në kërkim të ushqimit, teksa mjedisi ku ata jetojnë rrezikohet gjithnjë e më shumë.

Për muaj të tërë, një elefant mashkull i plagosur, ka vizituar shpesh një fshat në periferi të shtetit verilindor Assam të Indisë në kërkim të ushqimit.

Elefanti shpesh futet në dyqane dhe ushqehet vetë me ushqim nga raftet, duke i bërë vendasit të ngrenë gardhe çeliku dhe tela para shtëpive të tyre dhe kioskave në rrugë.

Fshatarët i kanë siguruar kafshës ushqim dhe ujë, por vizitat e tij të shpeshta, të paktën dy herë në ditë, ndonjëherë ndalojnë trafikun, duke i detyruar vendasit ta largojnë atë.

Sipas zyrtarëve të jetës së egër, elefanti nuk ka qenë në gjendje të kthehet në pyllin e afërt pasi lëndoi këmbën disa muaj më parë dhe është përballur gjithashtu me rezistencë nga elefantët e tjerë sa herë që përpiqet të bashkohet me një tufë.

Në Assam, i cili ka më shumë se 5,000 elefantë të egër aziatikë, ka pasur shumë incidente vitet e fundit ku elefantët e egër kanë hyrë në fshatra, kanë shkatërruar të mbjellat dhe madje kanë vrarë njerëz.

Aktivistët e jetës së egër thonë se veprimet e njerëzve i kanë detyruar elefantët të largohen nga habitatet e tyre natyrore.

ANALIZË – DobĂ«sohen marrĂ«dhĂ«niet Trump-Modi pas tarifave tĂ« reja ndaj IndisĂ«

XHORXHIA, 6 gusht /ATSH/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi sot tarifa gjithëpërfshirëse për Indinë, një nga partneret më të rëndësishme tregtare të Amerikës, sipas CNN.

PĂ«rveç njĂ« tarife prej 25% qĂ« do tĂ« hyjĂ« nĂ« fuqi nesĂ«r, Trump njoftoi gjithashtu njĂ« tarifĂ« shtesĂ« prej 25% pĂ«r IndinĂ« qĂ« do tĂ« hyjĂ« nĂ« fuqi kĂ«tĂ« muaj – si njĂ« ndĂ«shkim pĂ«r importimin e naftĂ«s dhe gazit rus.

KĂ«to ndĂ«shkime tĂ« kombinuara e çojnĂ« tarifĂ«n totale pĂ«r mallrat e importuara nga ekonomia e pestĂ« mĂ« e madhe nĂ« botĂ« nĂ« njĂ« shifĂ«r marramendĂ«se prej 50% – ndĂ«r tarifat mĂ« tĂ« larta tĂ« SHBA-sĂ«.

Urdhri i fundit ekzekutiv, sipas një dokumenti të postuar në faqen e Shtëpisë së Bardhë, përfaqëson një përshkallëzim të betejës së tij tregtare me Nju Delhin dhe përdorimin e të ashtuquajturave sanksione dytësore ndaj vendeve që SHBA-ja thotë se po ushqejnë makinerinë e luftës së Moskës.

Sipas urdhĂ«rit tĂ« Trump – India aktualisht po importon drejtpĂ«rdrejt ose tĂ«rthorazi naftĂ« nga Federata Ruse dhe se Ă«shtĂ« “e nevojshme dhe e pĂ«rshtatshme” tĂ« zbatohet tarifa e re prej 25% pĂ«r mallrat indiane.

Tarifat e reja, të lidhura me Rusinë, do të hyjnë në fuqi brenda 21 ditësh, ndërsa tarifa prej 25%, e cila tashmë është paralajmëruar, do të hyjë në fuqi nesër.

“Kam marrĂ« informacione shtesĂ« nga zyrtarĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« ndryshĂ«m, ndĂ«r tĂ« tjera, mbi veprimet e QeverisĂ« sĂ« FederatĂ«s Ruse nĂ« lidhje me situatĂ«n nĂ« UkrainĂ«â€, thuhet nĂ« urdhĂ«r si arsyetim pĂ«r vendosjen e detyrimeve tĂ« reja.

Njoftimi erdhi disa orë pasi i dërguari special i Trump, Steve Witkoff, përfundoi një takim në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin.

Këtë javë, Trump paralajmëroi Indinë për vendosjen e tarifave të reja, duke thënë se ato po ndihmonin Rusinë të zhvillonte luftë në Ukrainë.

“India jo vetĂ«m qĂ« po blen sasi tĂ« mĂ«dha tĂ« naftĂ«s ruse, por pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« naftĂ«s sĂ« blerĂ«, e shet nĂ« Tregun e Hapur pĂ«r fitime tĂ« mĂ«dha. Nuk u intereson se sa njerĂ«z nĂ« UkrainĂ« po vriten nga Makineria Ruse e LuftĂ«s”, shkroi ai nĂ« media sociale.

India iu përgjigj përshkallëzimit të tarifave të Trump, duke mbrojtur blerjet e saj të naftës ruse.

“Ne e kemi bĂ«rĂ« tĂ« qartĂ« tashmĂ« qĂ«ndrimin tonĂ« pĂ«r kĂ«to çështje, duke pĂ«rfshirĂ« faktin se importet tona bazohen nĂ« faktorĂ«t e tregut dhe bĂ«hen pĂ«r tĂ« siguruar energji pĂ«r 1,4 miliardĂ« banorĂ« tĂ« IndisĂ«â€, thuhet nĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« publikuar sot nga Ministria e PunĂ«ve tĂ« Jashtme e IndisĂ«.

“Prandaj Ă«shtĂ« jashtĂ«zakonisht e pafat qĂ« SHBA-tĂ« duhet tĂ« zgjedhin tĂ« vendosin tarifa shtesĂ« ndaj IndisĂ« pĂ«r veprime qĂ« disa vende tĂ« tjera po i ndĂ«rmarrin gjithashtu nĂ« interesin e tyre kombĂ«tar”, shtoi deklarata.

“Prandaj Ă«shtĂ« jashtĂ«zakonisht pĂ«r tĂ« ardhur keq qĂ« SHBA-ja zgjedh tĂ« vendosĂ« tarifa shtesĂ« ndaj IndisĂ« – pĂ«r veprime qĂ« disa vende tĂ« tjera po ndĂ«rmarrin gjithashtu pĂ«r interesin e tyre kombĂ«tar”, sipas deklaratĂ«s.

Gjithashtu, në deklaratë aludohej për tarifa të mundshme hakmarrëse ndaj mallrave amerikane, duke thënë se India do të ndërmerrte të gjitha veprimet e nevojshme për të mbrojtur interesat e saj kombëtare.

Ndikimi i tarifave prej 50% ndaj mallrave indiane

Deficiti tregtar i mallrave të SHBA-së me Indinë është pothuajse dyfishuar që nga mandati i parë i Trump, pasi India është bërë një partnere tregtare shumë më e rëndësishme amerikane.

Hendeku tregtar u zgjerua ndërsa të dy vendet afërsisht dyfishuan sasinë e mallrave të importuara nga njëri-tjetri.

Kjo ndodhi gjithashtu ndërsa Trump rriti tarifat ndaj Kinës, të cilat ish-presidenti Joe Biden i la në fuqi, duke i nxitur bizneset amerikane të kërkonin vende alternative prodhimi si, India.

“Apple”, pĂ«r shembull, zhvendosi pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« prodhimit tĂ« saj tĂ« “iPhone” nĂ« Indi gjatĂ« viteve tĂ« fundit.

Telefonat inteligjentë janë të përjashtuar si nga tarifat që do të hyjnë në fuqi nesër, ashtu edhe nga tarifa shtesë prej 25% këtë muaj.

“Vitin e kaluar, SHBA-ja importoi mallra me vlerĂ« 87 miliardĂ« dollarĂ« nga India”, sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« Departamentit Amerikan tĂ« TregtisĂ«.

India importoi mallra me vlerë 42 miliardë dollarë nga SHBA-ja. //a.i/

 

The post ANALIZË – DobĂ«sohen marrĂ«dhĂ«niet Trump-Modi pas tarifave tĂ« reja ndaj IndisĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump dyfishon tarifat ndaj IndisĂ« nĂ« 50% pĂ«r shkak tĂ« blerjeve tĂ« naftĂ«s ruse

UASHINGTON, 6 gusht /ATSH-DPA/ – Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s do tĂ« vendosin njĂ« tarifĂ« shtesĂ« prej 25% ndaj mallrave indiane brenda 21 ditĂ«sh, duke pĂ«rmendur si arsye vazhdimin e blerjeve tĂ« naftĂ«s nga Rusia, sipas njĂ« urdhri ekzekutiv tĂ« nĂ«nshkruar sot nga presidenti Donald Trump.

Trump vendosi  javën e kaluar një tarifë fillestare prej 25% për mallrat nga India, e cila do të hyjë në fuqi të enjten, ndërsa kritikoi ashpër New Delhin për lidhjet e tij ushtarake dhe energjetike me Rusinë.

Me të dyja raundet në fuqi, tarifat totale për mallrat indiane do të arrinin 50% deri në fund të muajit.

Megjithatë, me taksën e fundit që nuk pritet të hyjë në fuqi për tre javë, India ende ka potencialisht kohë për të provuar të qetësojë tensionet.

Në të kaluarën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar kryeministrit indian Narendra Modi të ndërpresë varësinë nga nafta e lirë ruse dhe të ndalojë blerjet në sektorin e mbrojtjes nga Moska, duke thënë se hapa të tillë do të ndihmonin në përfundimin e luftës.

Rritja e fundit e tarifave vjen përpara një afati të caktuar nga Trump për Rusinë për të rënë dakord për një armëpushim ose marrëveshje paqeje në luftën e saj me Ukrainën, e cila tani është në vitin e katërt.

 

Në qershor, India ishte blerësi i dytë më i madh i lëndëve djegëse fosile ruse pas Kinës, me blerje që arrinin një total prej 5,2 miliardë dollarësh.

Sipas ekspertëve të energjisë nga organizata e pavarur kërkimore CREA, nafta bruto përbënte 80% të shitjeve. India merr naftë ruse dhe furnizime të tjera energjie me zbritje të konsiderueshme, nën vlerën e tregut global.

Masa e fundit tregtare e Trump erdhi ndërsa i dërguari i tij i posaçëm Steve Witkoff u takua sot në Moskë me presidentin rus Vladimir Putin

Vëzhguesit rusë thanë se Witkoff sapo ishte larguar nga kryeqyteti kur njoftimi i tarifave u tërhoq. Bisedimet, të cilat zgjatën tre orë, me sa duket nuk dhanë ndonjë rezultat. /Ad.Ab.

The post SHBA – Trump dyfishon tarifat ndaj IndisĂ« nĂ« 50% pĂ«r shkak tĂ« blerjeve tĂ« naftĂ«s ruse appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë përmbytje në Indi/ Raportohet për një viktimë, mbi 100 persona të zhdukur

Më shumë se 100 persona rezultojnë të zhdukur dhe të paktën një person ka vdekur pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje shkatërruese në shtetin verior indian të Uttarakhand.

Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar në distriktin Uttarkashi, pasi u përmbytën rrugë dhe ndërtesa, shkruan BBC.

Disa ekipe ushtarake janë pozicionuar në Dharali që nga e marta, por forca të tjera të reagimit ndaj katastrofave dhe zyrtarë të distriktit nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë në zonë për shkak të rrugëve të dëmtuara dhe reshjeve të dendura të shiut.

Shira të rrëmbyeshëm kanë goditur shtetin himalajan të Uttarakhand gjatë javëve të fundit.

Rreth 130 persona janë shpëtuar deri më tani në Uttarkashi, sipas një deklarate nga kryeministri i Uttarakhand, Pushkar Singh Dhami, për gazetarët.

Ndërkaq, të paktën 10 ushtarë të pzocionuar në bazën Harsil janë gjithashtu të zhdukur, sipas zyrtarëve.

Operacionet e shpëtimit po ecin me ritëm të ngadaltë pasi llumi dhe mbeturinat mbulojnë zonën./abcnews.al

Mbi 100 persona të zhdukur dhe të paktën një i vdekur pas përmbytjeve katastrofike në Indinë veriore

Më shumë se 100 persona rezultojnë të zhdukur dhe të paktën një ka humbur jetën pas një shpërthimi reshjesh (cloudburst) që shkaktoi përmbytje të mëdha në shtetin verior indian të Uttarakhand.

Operacionet e kërkim-shpëtimit po vijojnë në distriktin Uttarkashi, pasi një valë masive uji zbret nga malet dhe përmbyti fshatin Dharali të martën, duke zhytur rrugë dhe ndërtesa nën ujë.

Ekipet e ushtrisë janë vendosur në Dharali që prej ditës së martë, ndërsa forcat e tjera të emergjencës dhe zyrtarët lokalë nuk kanë mundur të hyjnë në zonë për shkak të dëmtimit të rrugëve dhe reshjeve të dendura.

Prej disa javësh, shteti malor i Uttarakhand është përballur me reshje të rrëmbyeshme. Veçanërisht i prekur ka qenë distrikti Uttarkashi, ku ndodhet edhe fshati Dharali, me përmbytje të raportuara në disa zona.

Sipas Kryeministrit të Uttarakhand-it, Pushkar Singh Dhami, rreth 130 persona janë shpëtuar deri më tani në këtë distrikt.

Ngjarja ndodhi të martën rreth orës 13:30 me orën lokale (08:00 GMT), kur reshjet ekstreme bënë që lumi Kheerganga të fryhej ndjeshëm, duke sjellë sasi të mëdha uji dhe balte në terrenin kodrinor.

Dharali është një destinacion turistik i njohur gjatë verës, dhe ndodhet rreth 2 km larg bazës së madhe ushtarake në Harsil. Në zonë ndodhet edhe një kamp i forcave paraushtarake të Policisë Kufitare Indo-Tibetiane (ITBP).

Zyrtarët njoftojnë se të paktën 10 ushtarë të stacionuar në bazën e Harsil-it rezultojnë të zhdukur.

Operacionet e shpëtimit po përparojnë me vështirësi për shkak të sasisë së madhe të baltës dhe rrënojave. Reshjet e dendura, të cilat kanë vijuar edhe të mërkurën, po e vështirësojnë më tej ndërhyrjen e ekipeve të emergjencës.

Shumë segmente të autostradës kryesore janë mbyllur, pasi janë dëmtuar rëndë nga shirat. Rrugët në distriktin Uttarkashi paraqesin çarje të thella dhe të rrezikshme.

Disa ekipe të Forcave Kombëtare dhe Shtetërore të Reagimit ndaj Katastrofave, të vendosura në Gangotri rreth 18 km larg Dharali janë në terren që prej pasdites së së martës, por autoritetet nuk kanë mundur të lidhen me ta për shkak të mungesës së sinjalit dhe ndërprerjeve të gjata të energjisë elektrike.

Departamenti Indian i Motit ka paralajmëruar për reshje të mëtejshme në ditët në vijim dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në zonat e rrezikuara nga rrëshqitjet e dheut. Në disa zona, shkollat janë mbyllur për arsye sigurie.

NjĂ« pjesĂ« e lumit Bhagirathi – qĂ« mĂ« poshtĂ« shndĂ«rrohet nĂ« lumin e shenjtĂ« Gang Ă«shtĂ« bllokuar nga balta, duke krijuar njĂ« liqen artificial qĂ« ka pĂ«rmbytur zona tĂ« gjera, pĂ«rfshirĂ« edhe njĂ« helikopterpad tĂ« qeverisĂ«.

Zyrtarët paralajmërojnë se nëse ky ujë nuk largohet në kohë, mund të rrezikojë seriozisht vendbanimet më poshtë në rrjedhën e lumit.

Autoritetet kishin lëshuar disa paralajmërime për reshje gjatë ditëve të fundit, duke i këshilluar turistët të shmangnin udhëtimin drejt kësaj zone.

Dharali, i cili është një ndalesë e rëndësishme verore në itinerarin pelegrinazh Char Dham Yatra, zakonisht vizitohet më pak gjatë sezonit të shirave. Kjo dhe paralajmërimet e hershme besohet se kanë shmangur një tragjedi edhe më të madhe.

Shteti i Uttarakhand-it, i vendosur në Himalajet perëndimore, është i njohur për ndjeshmërinë e lartë ndaj përmbytjeve të rrufeshme dhe rrëshqitjeve të dheut.

Në vitin 2021, mbi 200 persona humbën jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga një shpërthim reshjesh.

Një ndër fatkeqësitë më të mëdha që ka goditur këtë shtet ndodhi në vitin 2013, kur përmbytje dhe rrëshqitje masive shkatërruan fshatra të tëra, veçanërisht në qytetin e Kedarnath-it, i frekuentuar nga pelegrinët hindu. Mijëra persona u morën nga uji, ndërsa shumë trupa nuk u gjetën kurrë./abcnews.al

SHBA – Trump: Tarifat amerikane ndaj IndisĂ« do tĂ« rriten ndjeshĂ«m

UASHINGTON, 4 gusht /ATSH/- Presidenti i SHBA-sĂ«, Donald Trump njoftoi sot se do tĂ« rrisĂ« ndjeshĂ«m tarifat ndaj IndisĂ«, sipas “Bloomberg”.

“India jo vetĂ«m qĂ« po blen sasi tĂ« mĂ«dha tĂ« naftĂ«s ruse, por pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« naftĂ«s sĂ« blerĂ«, e shet nĂ« Tregun e Hapur pĂ«r fitime tĂ« mĂ«dha”, shkroi sot Trump nĂ« “Truth Social”.

“Atyre nuk u intereson se sa njerĂ«z nĂ« UkrainĂ« po vriten nga Makineria Ruse e LuftĂ«s. PĂ«r shkak tĂ« kĂ«saj, unĂ« do ta rris ndjeshĂ«m tarifĂ«n e paguar nga India pĂ«r SHBA-nĂ«â€, shtoi ai.

Tarifat gjithëpërfshirëse të njoftuara nga presidenti Trump do të hyjnë në fuqi, këtë javë.

Javën e kaluar, Trump njoftoi një tarifë prej 25% për mallrat nga India, duke përfshirë një taksë shtesë importi për shkak të blerjes së naftës ruse nga vendi.

Trump e ka drejtuar zemërimin e tij si ndaj Indisë ashtu edhe ndaj Kinës për blerjet e naftës ruse.

Kina e quajti kërkesën një pengesë kyçe në bisedimet tregtare, ndërsa India nuk është zotuar të ndalojë blerjet dhe po i nxit qytetarët të mbështesin mallrat vendase.

India po pĂ«rballet me tarifa prej 25% pĂ«r eksportet e saj nĂ« SHBA – sipas planeve qĂ« Trump i ndĂ«rmori javĂ«n e kaluar.

Trump nënshkroi një urdhër për të rritur tarifat ndaj Kanadasë në 35%, ndërsa vendosi norma nga 10% në 40% për dhjetëra partnerë.

Këto tarifa do të hyjnë në fuqi të plotë këtë javë, ndërsa Trump duket se do ta ndryshojë në mënyrë dramatike peizazhin tregtar të SHBA-së.

PĂ«rfaqĂ«suesi amerikan i TregtisĂ«, Jamieson Greer, tha se raundi i fundit i tarifave Ă«shtĂ« “pothuajse i pĂ«rcaktuar” dhe nuk ka gjasa tĂ« ndryshojĂ«. //a.i/.

The post SHBA – Trump: Tarifat amerikane ndaj IndisĂ« do tĂ« rriten ndjeshĂ«m appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

‘Baccarat’ dhe shija e IndisĂ« pĂ«r luks domethĂ«nĂ«s

“Rregulli i parĂ« i protokollit Ă«shtĂ«: pa dramĂ«,” thotĂ« Laurence Nicolas, CEO e markĂ«s ikonĂ« tĂ« kristalit francez Baccarat. Kur pyetet nĂ«se ndonjĂ« copĂ« kristali Ă«shtĂ« thyer ndonjĂ«herĂ« aksidentalisht, ajo pĂ«rgjigjet me qetĂ«si dhe elegancĂ«: “ZĂ«ri i kristalit qĂ« thyhet Ă«shtĂ« njĂ«kohĂ«sisht tragjik dhe i bukur, njĂ« notĂ« e fundit pĂ«rpara heshtjes.”

E themeluar nĂ« vitin 1764 nĂ« qytetin Baccarat nĂ« FrancĂ«n verilindore, kjo shtĂ«pi luksi u krijua me dekret tĂ« mbretit Louis XV. Sot, pas mĂ« shumĂ« se 260 vitesh histori, Baccarat pĂ«rfaqĂ«son mjeshtĂ«rinĂ« franceze nĂ« nivel global. PavarĂ«sisht brishtĂ«sisĂ« sĂ« kristalit, Nicolas thekson se asgjĂ« nuk Ă«shtĂ« e pakthyeshme: “Ne kemi zotĂ«ruar artin e rikrijimit tĂ« bukurisĂ«, ndonjĂ«herĂ« edhe nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« personalizuar.”

Në një intervistë për media të specializuara në luks, Nicolas flet për tregun në zhvillim të Indisë dhe ndryshimet që po përjeton vendi. Sipas saj, konsumatorët e rinj të luksit në Indi po lëvizin drejt një përvoje më të vetëdijshme, me theks te mjeshtëria, qëndrueshmëria dhe eleganca, në vend të markave të ekspozuara apo logos së madhe. Ajo beson se do të ketë një kalim nga konsumi i sipërfaqshëm drejt objekteve me thellësi, histori dhe identitet.

Gjenerata e re indiane, kryesisht milenialët dhe Gen-Z, po përdor gjithnjë e më shumë platformat digjitale për të zbuluar dhe përjetuar luksin. Ndërkohë, përvoja të personalizuara dhe shërbime të jashtëzakonshme do të jenë thelbësore për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me markat.

Nicolas gjithashtu paralajmĂ«ron markat tĂ« mos bien nĂ« grackĂ«n e ndjekjes sĂ« trendeve kalimtare. “Ajo qĂ« e bĂ«n njĂ« objekt tĂ« pĂ«rjetshĂ«m Ă«shtĂ« pikĂ«risht ajo qĂ« e bĂ«n modern,” shprehet ajo.

Në mesin e kërkesave më të jashtëzakonshme që Baccarat ka marrë, përmendet një projekt i porositur në Japoni: një version gjigand i vazos CélimÚne, i cili arrinte 1.70 metra në lartësi dhe peshonte 850 kilogramë. Krijimi i saj kërkoi mbi 3,000 orë punë intensive nga mjeshtrit e shtëpisë dhe përfaqësonte kufijtë ekstremë të asaj që kristali mund të bëjë.

Në një panoramë më të gjerë, tregu indian i luksit po përjeton një transformim rrënjësor. Rritja e klasës së mesme aspiruese, e cila po zhvendoset drejt qyteteve të vogla dhe të mesme, po sjell kërkesa të reja për luks të arritshëm, por me vlerë të vërtetë. Produktet më të kërkuara përfshijnë kozmetikën premium, aksesorë të nivelit të mesëm dhe bizhuteri të punuara me detaje artizanale.

Kërkesa për qëndrueshmëri dhe etikë është gjithashtu në rritje. Konsumatorët e rinj duan të dinë nga vjen një produkt, kush e ka bërë dhe me çfarë ndikimi ndaj mjedisit e shoqërisë. Markat që janë të hapura dhe të sinqerta në këto fusha fitojnë më shumë besim dhe besnikëri.

Në këtë kontekst, Baccarat dhe markat e ngjashme me histori dhe mjeshtëri të thellë kanë avantazhin për të ndërtuar lidhje të reja me një audiencë që nuk blen vetëm për status, por për ndjesi, përvojë dhe vlerë të vërtetë.

India po bëhet jo vetëm një konsumator i rëndësishëm i luksit, por edhe një qendër kulturore që po tërheq vëmendjen e markave botërore. Evente, bashkëpunime me artistë vendas dhe përfshirja e komunitetit janë tashmë pjesë e strategjive të luksit në tregun indian.

Për Baccarat, e ardhmja nuk është vetëm shkëlqim kristali, por edhe dritë e një tregu të ri që kërkon luks me shpirt./TheEconomicTimes/KultPlus.com

METEO – Irani regjistron temperatura rekord mbi 50 gradĂ« Celsius

TEHERAN, 31 korrik /ATSH-DPA/- Temperaturat në qytetin jugperëndimor iranian, Omidiyeh kanë arritur në 51 gradë Celsius, ndërsa vendi po përjeton një krizë të rëndë uji, raportoi sot transmetuesi shtetëror.

Në qytete të tjera në të gjithë vendin, temperaturat maksimale kanë tejkaluar gjithashtu 45 gradë Celsius.

Duke cituar një paralajmërim nga autoriteti i motit, transmetuesi raportoi se stuhi rëre dhe cilësi e dobët e ajrit priten në disa zona të Iranit në ditët në vijim.

Vala e të nxehtit po e përkeqëson krizën e ujit në vend, ndërsa ekspertët e klimës deklaruan se 80% e rezervuarëve janë pothuajse bosh.

Autoritetet në shumë qytete kanë urdhëruar mbyllje të detyruara të furnizimit me ujë. Në kryeqytetin Teheran, rubinetet kanë mbetur të thata për orë të tëra gjatë ditëve të fundit.

Provinca e pasur me naftë e Khuzestanit, një nga rajonet më të nxehta të banuara në Tokë, po përjeton ndërprerje gjithnjë e më të mëdha të energjisë elektrike dhe mungesë të ujit, duke e vështirësuar jetën e banorëve.

Në vendet fqinje Pakistan dhe Irak, temperaturat herë pas here ngrihen mbi 50 gradë Celsius.

Irani, një nga vendet më të thata në Tokë, ka përjetuar një rënie të ndjeshme të reshjeve vitet e fundit.

Studiuesit e klimës kanë vënë re një rritje të ngjarjeve ekstreme të motit, siç janë thatësirat dhe përmbytjet e menjëhershme.

Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës po ndikon në vend më shpejt dhe më fort se shumë rajone të tjera të botës.

Lugina e Vdekjes, në shkretëtirën lindore të Kalifornisë, konsiderohet vendi më i nxehtë në Tokë.

NjĂ« temperaturĂ« rekord botĂ«ror prej 56,7 gradĂ« Celsius u mat nĂ« Greenland Ranch nĂ« korrik 1913, megjithĂ«se njĂ« shkencĂ«tar nĂ« vitin 2016 e klasifikoi atĂ« si meteorologjikisht “tĂ« pamundur” dhe dyshoi pĂ«r njĂ« gabim nĂ« matje.

Gjatë viteve të fundit, Lugina e Vdekjes ka regjistruar rregullisht temperatura ekstreme. Gjatë një vale të të nxehtit në vitin 2024, temperaturat maksimale ditore tejkaluan 50 gradë Celsius.

Matjet satelitore nga Shkretëtira Lut në Iran regjistruan temperatura të tokës deri në 70,7 gradë Celsius në vitin 2005.

Megjithatë, meqenëse këto nuk janë temperatura të ajrit, Lugina e Vdekjes mbetet mbajtësja zyrtare e rekordit për temperaturën më të lartë të matur të ajrit. //a.i/

The post METEO – Irani regjistron temperatura rekord mbi 50 gradĂ« Celsius appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sateliti “parashikues”/ VĂ«zhgon ndryshimet nĂ« tokĂ«, paraprin fatkeqĂ«sitĂ« natyrore

NASA dhe India u bënë bashkë për të lëshuar në hapësirë një satelit për hartëzimin e tokës, i aftë të gjurmojë edhe ndryshimet më të vogla në tokë dhe akull.

Sateliti i quajtur NISAR, me njĂ« vlerĂ« prej 1.3 miliardĂ« dollarĂ«sh do t’i ndihmojĂ« parashikuesit e motit dhe ekipet e emergjencave tĂ« jenĂ« njĂ« hap para nĂ« rast pĂ«rmbytjesh, rĂ«shqitjeve tĂ« dheut, shpĂ«rthimeve vullkanike dhe fatkeqĂ«sive tĂ« tjera.

I nisur në orbitë nga India, sateliti do të vëzhgojë pothuajse të gjithë terrenin e Tokës disa herë. Dy radarët e tij, njëri nga SHBA-ja dhe tjetri nga India, do të funksionojnë ditë e natë, duke parë përmes reve, shiut dhe pengesave për të mbledhur një sasi të madhe të dhënash me detaje të jashtëzakonshme.

Shkencëtarët do të krahasojnë sinjalet hyrëse dhe dalëse ndërsa sateliti kalon mbi të njëjtat vende dy herë çdo 12 ditë, duke zbuluar ndryshime aq të vogla deri në 1 cm.

Ndër vëzhgimet më urgjente të satelitit janë shkrirja e akullnajave dhe shtresave të akullit polar; zhvendosja e burimeve të ujërave nëntokësore; lëvizja dhe presioni i sipërfaqeve të tokës që shkaktojnë rrëshqitje dheu dhe tërmete; dhe prerjet e pyjeve dhe ligatinave që rrisin emetimet e dioksidit të karbonit dhe metanit.

NASA po kontribuon 1.2 miliardë dollarë në misionin tre-vjeçar. Pjesa prej 91 milionë dollarësh i takon Organizatës Indiane të Kërkimeve Hapësinore, duke e bërë këtë bashkëpunimin më të madh hapësinor mes dy vendeve.

SHBA – Trump gjobit IndinĂ« pĂ«r blerjen e energjisĂ« nga Moska

UASHINGTON, 30 korrik /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se duke filluar nga 1 gushti, pĂ«rveç vendosjes sĂ« tarifave prej 25% ndaj IndisĂ«, ai do ta gjobisĂ« vendin si “blerĂ«si mĂ« i madh i energjisĂ«â€ nga Rusia.

Presidenti amerikan e shkroi këtë në Truth pa e përcaktuar shumën e gjobës.

“Ne bĂ«jmĂ« pak tregti me ta sepse tarifat e tyre janĂ« ndĂ«r mĂ« tĂ« lartat nĂ« botĂ« dhe barrierat e tyre jotarifore janĂ« mĂ« tĂ« lodhshmet dhe tĂ« urryeshmet”, shpjegoi Trump nĂ« mesazh.

India gjithashtu “ka blerĂ« shumicĂ«n e pajisjeve tĂ« saj ushtarake nga Rusia dhe Ă«shtĂ« klienti kryesor i naftĂ«s ruse, sĂ« bashku me KinĂ«n”./ /os/

The post SHBA – Trump gjobit IndinĂ« pĂ«r blerjen e energjisĂ« nga Moska appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trump, tarifa dhe gjobë për Indinë/ Shkak blerja e armëve dhe energjisë nga Rusia

Shtetet e Bashkuara do të vendosin një tarifë prej 25% për mallrat indiane dhe veç kësaj edhe një gjobë, që nuk dihet ende sa do të jetë, për blerjen e energjisë dhe armëve ruse.

Presidenti Donald Trump tha nĂ« “Truth Social” se masat do tĂ« hyjnĂ« nĂ« fuqi nga 1 gushti, afati i fundit qĂ« ai ka vendosur pĂ«r njĂ« marrĂ«veshje tregtare. Edhe pse e cilĂ«soi IndinĂ« njĂ« vend mik, Trump tha se tarifat e saj janĂ« ndĂ«r mĂ« tĂ« lartat nĂ« botĂ«.

“Gjithashtu, ata gjithmonĂ« kanĂ« blerĂ« shumicĂ«n dĂ«rrmuese tĂ« pajisjeve tĂ« tyre ushtarake nga Rusia dhe janĂ« blerĂ«si mĂ« i madh i energjisĂ« sĂ« RusisĂ«, sĂ« bashku me KinĂ«n, nĂ« njĂ« kohĂ« kur tĂ« gjithĂ« duan qĂ« Rusia tĂ« ndalojĂ« vrasjet nĂ« UkrainĂ«â€, shkroi Trump.

Vitin e kaluar, SHBA kishin një deficit tregtar prej 45.8 miliardë dollarësh me Indinë. Deri vonë, SHBA ishin partneri më i madh tregtar i Indisë, me tregtinë dypalëshe që arriti në 190 miliardë dollarë në vitin 2024.

Trump dhe kryeministri indian Narendra Modi kanë vendosur një objektiv për ta dyfishuar këtë shifër në 500 miliardë dollarë.

Për vite me radhë, Uashingtoni ka kërkuar akses më të madh në sektorin bujqësor të Indisë, duke e parë atë si një treg të madh të pashfrytëzuar. Por India e ka mbrojtur atë me forcë, duke përmendur sigurinë ushqimore, jetesën dhe interesat e miliona fermerëve të vegjël.

Në prill, Trump kishte njoftuar tarifa deri në 27% për mallrat indiane, të cilat më vonë u pezulluan. Kjo e premte është afati i fundit për Indinë dhe vendet e tjera që ose të arrijnë një marrëveshje tregtare ose të përballen me tarifa në rritje.

Deri tani Trump ka arritur marrëveshje me Bashkimin Europian, duke i vendosur tarifat në 15 % dhe me Japoninë, për të cilën tarifat janë po njëlloj.

/abcnews.al/

SOFT NEWS – Nga dhimbja e njĂ« babai tek kĂ«naqĂ«sia e miliona njerĂ«zve, si lindi Xhakuzi?

NJU JORK, 29 korrik /ATSH/ – Kur dĂ«gjojmĂ« fjalĂ«n “Xhakuzi”, menjĂ«herĂ« mendojmĂ« pĂ«r luksin, relaksimin dhe fundjavat nĂ« spa. Por a e dini historinĂ« e vĂ«rtetĂ« pas kĂ«saj shpikjeje, shkruan faqja quelchenonsapevi.it.

Në realitet, vaska e famshme me ujë të nxehtë nuk lindi për luks. Ajo lindi nga dashuria.

Ishte  viti 1948 ku familja e Xhakuzit, me origjinë nga Italia jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Jacuzzi Candido është një shpikës, si shumë nga vëllezërit e motrat e tij. Por ai pati një problem që e mundonte çdo ditë.

Djali i tij, Ken, ishte ende fëmijë dhe vuante nga një formë e rëndë e artritit reumatoid infantil dhe kjo gjë i shkaktonte atij dhimbje të padurueshme.

Hidroterapia nĂ« spital funksiononte, por ajo ishte e kushtueshme dhe e vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u mirĂ«mbajtur rregullisht.

ÇfarĂ« bĂ«ri babai i tij Candido kur e shihte tĂ« birin tĂ« vuante?

Candido fillon punën. Ai projekton një pompë të veçantë që mund të futej në një vaskë standarde shtëpiake, duke krijuar efektin e masazhit që e ndihmonte Kenin të ndihej më mirë, pra një makinë shëndetësore, jo luksoze.

Vetëm njëzet vjet më vonë, në vitin 1968, Roy Jacuzzi e kuptoi potencialin komercial të idesë dhe e transformoi atë në produktin që njohim sot.

Mendoni vetĂ«m: ajo qĂ« tani Ă«shtĂ« njĂ« simbol i mirĂ«qenies dhe statusit shoqĂ«ror lindi nga gjesti i dashur i njĂ« babai italian i cili thjesht donte t’ia lehtĂ«sonte dhimbjen tĂ« birit.

Ndonjëherë shpikjet më të famshme në botë kanë shumë më tepër origjinë njerëzore sesa imagjinojmë. /os/

 

The post SOFT NEWS – Nga dhimbja e njĂ« babai tek kĂ«naqĂ«sia e miliona njerĂ«zve, si lindi Xhakuzi? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga sheshi te kulla – Kronika e njĂ« hipokrizie tĂ« betonuar

Shembja e Teatrit Kombëtar simbolizon humbjen e hapësirave publike në Tiranë dhe zëvendësimin e tyre me kulla. Por kujtesa kolektive, zëri qytetar dhe sheshet nuk mund të zëvendësohen me beton.

Nga Teatri te trotuari – Kronika e njĂ« qyteti tĂ« shembur me ligj

Në fillimin e verës së 2018-ës Tirana pa, edhe pse ende e pandërgjegjshme për atë që po dëshmonte, të vendosej një mikrofon në një nga hapësirat publike të saj, në sheshin e Teatrit Kombëtar.

E dizajnuar nĂ« vitin 1938 nga arkitekti Giulio BertĂ©, godina kishte shĂ«rbyer gjatĂ« jetĂ«s sĂ« vetĂ« kryesisht nĂ« tre funksione kryesore: si hapĂ«sirĂ« socializimi tĂ« spektatorĂ«ve nĂ« pushimin para dhe mes akteve; si shesh vallĂ«zimi pĂ«r hapĂ«sirĂ«n e jashtme tĂ« restorantit kur nuk kishte shfaqje; si fushĂ« ping-pongu duke shoqĂ«ruar fushĂ«n e tenisit dhe pishinĂ«n e kompleksit kulturor dhe sportiv “Skanderbeg”.

Tetëdhjetë vite më pas, ai shesh do të përdorej edhe si një hapësirë ku do të zhvillohej një protestë për ta mbrojtur atë.

Teatri i kishte mbyllur dyert dhe përveç punëtorëve, që herë pas here dilnin nga salla e kuqërremtë me kuti materialesh në duar, që nga 2 korriku i 2018, kur u vu shfaqja e fundit në skenë, nuk shiheshin më spektatorë në mjediset tij.

Tre ditĂ« mĂ« pas, mĂ« 5 korrik, Kuvendi do tĂ« miratonte me 75 vota, “Ligjin pĂ«r Teatrin”*, apo siç njihet ndryshe, “Ligji Special”, i cili e transferonte hapĂ«sirĂ«n publike, si sheshin ashtu edhe teatrin, tek shoqĂ«ria private, “Fusha shpk”, qĂ« kjo e fundit tĂ« mund tĂ« ndĂ«rtonte.

Pas atij votimi, protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar mori përmasa të tjera dhe hyri në një rrugëtim ku dorëzimi nuk ishte opsion.

Në sheshin e teatrit u krijua një kuvend i qytetit. Një hapësirë e paindoktrinuar, e pakapur nga interesa të ngushta private apo motive antiligjore. Ndërsa ndërtesa që u mor nën kontroll nga qytetarët më 24 korrik 2019, të cilët filluan ta rijetëzonin edhe pse pa përvojë, mësuan ta menaxhonin dhe kujdeseshin për të.

NdĂ«rsa salla zhvillonte aktivitete artistike dhe kulturore – rreth 65 shfaqje u vunĂ« nĂ« skenĂ« nĂ« mĂ« pak se 8 muaj – nĂ« sheshin e tij protesta zhvillohej 24 orĂ«, 7 ditĂ« nĂ« javĂ«, nĂ« dukje si gardiane e teatrit, dhe njerĂ«zit rojtarĂ«t e tij.

Teatri Kombëtar duke u shembur 17 maj 2020/Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, Flicr.

Nga një shesh proteste, tek një rrugë kalimi për kullën.

Ato 75 vota që miratuan ligjin Fusha, ishin edhe goditja e parë që iu dha Teatrit Kombëtar, 682 ditë përpara se Erion Veliaj të çonte fadromat për të shembur ndërtesat e tij, në orën 04:30 të mëngjesit të datës 17 maj 2020.

Miratimi i ligjit pĂ«r teatrin ishte njĂ« goditje qĂ« iu bĂ« jo vetĂ«m protestĂ«s – si akt demokratik, – apo ndĂ«rtesĂ«s – si dĂ«shmi e historisĂ« sĂ« brezave para nesh – por edhe vetĂ« hapĂ«sirĂ«s, sheshit si vendkrijim i fjalĂ«s sĂ« lirĂ« dhe lirisĂ« sĂ« shprehjes, nga vetĂ« pĂ«rfaqĂ«suesit e pushtetit tĂ« popullit nĂ« kuvend.

Ato 75 kartonĂ« jeshil, rrĂ«zuan jo thjesht njĂ« ndĂ«rtesĂ«, por hapĂ«sirĂ«n e pĂ«rbashkĂ«t ku njerĂ«zit shkonin pĂ«r tĂ« qenĂ« bashkĂ« – jo thjesht pĂ«r tĂ« kaluar, por pĂ«r tĂ« mbetur. Ishte goditje ndaj asaj nyje urbane qĂ« mblidhte kĂ«do, nga tĂ« katĂ«r anĂ«t, dhe nga tĂ« gjithĂ« dhe mĂ« pas krijonte diçka.

Sot ajo hapësirë nuk ekziston më në qytet.

Shembja e “17 Majit”, i hapi rrugĂ« lejeve tĂ« njĂ«pasnjĂ«shme nga “Rama & Veliaj”, tĂ« cilĂ«t vunĂ« nĂ« zbatim planin e Bjarke Ingels, tĂ« kullĂ«s me teatĂ«r.

Sot pas më shumë se dy vjetësh nga fillimi i punimeve në atë shesh, hapësira publike nuk ekziston më. Në vend të saj, është një kalim i zgavruar në tunelin e betonuar, i cili qëndron i hijezuar nën ndërtesën si flutur e Bjarke Ingels, e cila sot të ngjan si porta hyrëse për në kullën e Fushës.

Të dyja kantieret sot janë bashkuar në një të vetëm dhe kanë lidhur mes tyresh hekurin i cili më pas mbulohet në beton, duke zhdukur krejtësisht atë çfarë ka mbetur nga dikur hapësira publike e teatrit.

Tashmë ato dy projekte po shpalosin në shkallë reale se si grabitet dhe më pas zaptohet me ligj hapësira publike.

Grabitje nga e cila do të përfitonte kushdo biznesmen apo politikan që ka investuar para në dy gropat tashmë të hapura dhe betonizuara në truallin e Teatrit Kombëtar.

Ndërsa ky i fundit, ashtu siç i ka ngritur kryet si karabina, të ngjan më shumë me një roje të kullës, e cila shkeli interesin publik, mori dhe përvetësoi tokën publike dhe grabiti përveç tokës edhe 33 kate ajër. 

Teatri ishte vetëm fillimi

Ai shesh, ai mikrofon i hapur, ai mur ku shkruhej “Monument Kulture, mbrohet nga populli”, dhe nuk lejonte qĂ« qyteti tĂ« shembej me turp, duhej zhdukur.

Duhej vrarë ideja që hapësira publike është e jona. Sepse aty ku publiku mbledh zërin dhe kujtesën, aty nuk ndërtohen kulla, aty nuk qarkullon paraja e zezë.

Që ajo të rrjedhë pa pengesë, duhej zhdukur sheshi, duhej shembur gjithçka që kujtonte se qyteti është i njerëzve.

Kantieri i Pixel Tower/Doriana Musai, Citizens.al

Dhe ashtu ndodhi edhe me “Pazarin e Ri” – njĂ« tjetĂ«r hapĂ«sirĂ« publike e zaptuar, e shndĂ«rruar nĂ« “pronĂ« private” me çati xhami dhe çmime qĂ« pĂ«rjashtojnĂ« tĂ« pĂ«rditshmit dhe larguan tregtarĂ«t.

Me Sheshin “SkĂ«nderbej”, qĂ« nga vendtakim pĂ«r tĂ« gjithĂ«, u bĂ« njĂ« shesh qĂ« eskpozon vetĂ«m kullat.

Me Liqenin Artificial apo atë të Farkës që është rrethuar me ndërtim dhe kulla biznesi.

Me vilat historike të qytetit, zonën historike të tij, e cila u flijua për një imazh që ka për fasadë hipokrizinë.

Në çdo goditje ndaj qytetit fshihet një gënjeshtër që ka emër: integrimi evropian. Sepse çdo kullë ndërtohet me emrin e zhvillimit, çdo shembje justifikohet me progresin, çdo përvetësim me modernizimin.

Por qyteti nuk matet me lartĂ«sinĂ« e ndĂ«rtesave, por me lartĂ«sinĂ« e qytetarĂ«ve qĂ« guxojnĂ« tĂ« flasin. Dhe nĂ«se zĂ«rat e tyre janĂ« shtypur me beton, kjo nuk Ă«shtĂ« rruga drejt EvropĂ«s. ËshtĂ« rruga drejt njĂ« talljeje publike me Ă«ndrrĂ«n evropiane.

Ndërkohë që BE predikon pjesëmarrjen, decentralizimin, transparencën dhe mbrojtjen e trashëgimisë, qeveria jonë betonon, centralizon përjashton dhe zhduk kujtesën.

“NĂ« BE vetĂ«m me Edin!” slogani qĂ« Edi Rama shpalli si lokomotivĂ« fushate elektorale, ishte mĂ« shumĂ« se sa propagandĂ«; ishte privatizimi simbolik i Ă«ndrrĂ«s evropiane tĂ« tĂ« gjithĂ« shqiptarĂ«ve. NjĂ« fjalĂ« e thjeshtĂ« qĂ« i vuri drynin qytetit ku çelĂ«sat e tij i ka njĂ« njeri i vetĂ«m.

Por historia nuk mbyllet me shembjen e teatrit.

NĂ« vend tĂ« ndĂ«rtesĂ«s sĂ« teatrit, ngrihet rrĂ«fimi. NĂ« vend tĂ« sheshit, mbetet kujtesa. NĂ« vend tĂ« mikrofonit, jemi ne – sepse ne jemi Teatri. Qyteti Ă«shtĂ« ende aty ku janĂ« njerĂ«zit qĂ« nuk harrojnĂ«.

Dhe po, ajo hapĂ«sirĂ« nuk Ă«shtĂ« mĂ« fizike. Por ajo ekziston nĂ« çdo rrĂ«fim, nĂ« çdo kujtim, nĂ« çdo artist qĂ« nuk u shit, nĂ« çdo qytetar qĂ« s’u tĂ«rhoq.

NĂ« çdo deputet qĂ« nuk votoi “pro”, nĂ« çdo anĂ«tar kĂ«shilli, punonjĂ«s administrate, qĂ« rezistoi dhe nuk pranoi tĂ« bĂ«hej pjesĂ« e krimit mbi qytetin.

NĂ« çdo tĂ« ri qĂ« sot pyet: “Po kush e dha kĂ«tĂ« vendim? Kush e firmosi kĂ«tĂ« turp? Kush e heshti kĂ«tĂ« vjedhje?”

Ata që firmosën, janë ende aty. Por edhe ne jemi ende këtu. Dhe sa kohë jemi, historia nuk mbyllet.

Ajo fillon aty ku kujtesa bëhet revoltë. Dhe hapësira publike rifillon aty ku qytetari e ndjen veten pronar jo të truallit, por të së drejtës për të thënë: Ky është qyteti im. Nuk jepet me koncesion.

Hipokrizia e “pastrimit” tĂ« hapĂ«sirave publike

Për të kompletuar farsën, po i kthehen qytetit me një tjetër maskë: atë të pastërtisë morale. Po shembin mbulesat e hijezuesve, po heqin çadrat, po dëbojnë kafenetë nga trotuaret si të kishin zbritur nga ndonjë Olimp i etikës urbane.

Por kush ua lejoi? Kush ua dha lejet të zgjeroheshin me platforma druri në trotuare? Kush i mbylli sytë për vite me radhë?

Ishte e njĂ«jta administratĂ«, e njĂ«jta bashki, e njĂ«jta qeveri qĂ« sot bĂ«n sikur Ă«shtĂ« e tronditur nga “shpĂ«rdorimi i hapĂ«sirĂ«s publike”.

E njĂ«jta dorĂ« qĂ« i hapi rrugĂ«n, sot vjen dhe thotĂ«: “ÇfarĂ« keni bĂ«rĂ« kĂ«shtu?” E njĂ«jta dorĂ« qĂ« firmosi lejet, sot vendos shiritin e verdhĂ« pĂ«r moral publik.

I toleruan, i ushqyen, i kthyen nĂ« normalitet – sepse pĂ«r vite me radhĂ« edhe trotuari ishte pronĂ« pĂ«r t’u shitur. Dhe kur erdhi momenti i “Rilindjes 2.0”, nĂ« vend qĂ« tĂ« godasin veten, godasin tĂ« vegjlit. Jo ata qĂ« ndĂ«rtojnĂ« kulla, e zaptojnĂ« hapĂ«sira publike duke i shkatĂ«rruar dhe vjedhur, por ata qĂ« vendosin njĂ« karrige plastike mbi pllakat e betonit tĂ« trotuareve.

Ky nuk Ă«shtĂ« pastrim. ËshtĂ« amnezi e planifikuar, Ă«shtĂ« rigrabitur dhe mbuluar me moral. ËshtĂ« njĂ« narrativĂ« e prodhuar nga vetĂ« shkaktarĂ«t e kaosit, qĂ« tani luajnĂ« rolin e shpĂ«timtarit. Por qyteti nuk harroi. Sepse trotuaret nuk i zaptuan qytetarĂ«t – i zaptuan ata qĂ« shesin edhe ajrin midis hapave nĂ« rrugĂ«.

Sot, hapĂ«sira publike nĂ« ShqipĂ«ri nuk grabitet mĂ« natĂ«n – ajo miratohet me ligj, zbatohet me fadromĂ« dhe justifikohet me moral tĂ« rremĂ«.

Në emër të rendit, pastrohet kaosi që vetë kanë krijuar. Në emër të qytetarisë, përjashtohet qytetari. Në emër të zhvillimit, fshihet çdo gjurmë kujtese.

Por qyteti ka memorie. Dhe pĂ«r sa kohĂ« kujtojmĂ« si u shemb Teatri, si u grabit sheshi, si u mbyt fjala dhe si u zĂ«vendĂ«sua me beton – pĂ«r aq kohĂ« kjo histori nuk Ă«shtĂ« e mbyllur.

Ata e duan qytetin pa njerĂ«z, pa pyetje, pa rezistencĂ«. Por qyteti nuk Ă«shtĂ« kartolinĂ«. Nuk Ă«shtĂ« planimetria e njĂ« kompanie ndĂ«rtimi. ËshtĂ« ai vend ku dikush mund tĂ« ulet, tĂ« flasĂ«, tĂ« protestojĂ«, tĂ« kujtojĂ« dhe tĂ« mos harrojĂ«.

Për aq kohë sa nuk harrojmë, hapësira publike nuk është plotësisht e humbur. Ajo jeton në kujtesën tonë, derisa të kemi forcë ta rikthejmë.

Me mikrofonin e hapur. Me sheshin e mbushur. Dhe me qytetin si pronë të përbashkët, jo si çmim ndërtimi, jo si mall shumice për tu shitur tek kushdo kalimtar i rastit.

ShĂ«nim: Lista e deputetĂ«ve qĂ« votuan “pro” duke miratuar ligjin special, Ă«shtĂ« marrĂ« nga dokumentat e Kuvendit. NjĂ« numĂ«r i konsiderueshĂ«m i atyre qĂ« votuan, 25% e tyre, sot janĂ« nĂ« burg, nĂ«n hetim penal ose nĂ« kĂ«rkim nga SPAK.


*Projektligji pĂ«r Teatrin 37/2018, formuluar “PĂ«r pĂ«rcaktimin e procedurĂ«s sĂ« veçantĂ« tĂ« pĂ«r negocimin dhe lidhje ne kontratĂ«s me objekt: ‘Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinĂ«s sĂ« re tĂ« Teatrit KombĂ«tar’,” u botua online pĂ«r konsultim mĂ« 8 qershor 2018. U shqyrtua dhe votua me procedurĂ« tĂ« pĂ«rshpejtuar 20 ditĂ« mĂ« vonĂ« dhe u rimiratua dy muaj mĂ« tutje pasi Presidenti e pati kthyer pĂ«r rishqyrtim.

The post Nga sheshi te kulla – Kronika e njĂ« hipokrizie tĂ« betonuar appeared first on Citizens.al.

Rrëzimi i avionit Air India, hetuesit zbulojnë një tjetër audio nga kabina e pilotëve

Hetimet paraprake mbi rrëzimin tragjik të avionit të Air India kanë ofruar disa të dhëna të rëndësishme, por ende nuk kanë nxjerrë një konkluzion përfundimtar mbi shkakun e ngjarjes.

Një tjetër audio e publikuar së fundmi, e regjistruar në kabinën e pilotëve pak çaste para përplasjes, zbulon një bisedë mes dy pilotëve për një problem kritik: ndërprerjen e furnizimit me karburant në motorë. Në regjistrim, njëri nga pilotët pyet disa herë për arsyen e fikjes së motorëve, ndërsa tjetri mohon të ketë kryer ndonjë veprim të tillë. Mediat ndërkombëtare raportojnë se pilotët janë përpjekur menjëherë të rikthejnë kontrollin e avionit.

Sipas raportit paraprak, Motori 1 pati njĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r t’u rifunksionalizuar, ndĂ«rkohĂ« qĂ« Motori 2 nuk arriti tĂ« rikthejĂ« shtytjen. MegjithatĂ«, analizat e mĂ«vonshme treguan se si gjendja teknike e avionit, ashtu edhe ajo e motorĂ«ve, ishte brenda parametrave tĂ« lejuar pĂ«r fluturim.

Audioja e kabinës ndodhet aktualisht në duart e autoriteteve indiane, ndërsa hetuesit nuk kanë arritur ende të përcaktojnë nëse ndërprerja e furnizimit me karburant ishte rezultat i një defekti mekanik apo i një veprimi aksidental.

Burime pranë hetimeve kanë ngritur gjithashtu dyshime rreth përmbajtjes së audios, ku thuhet se njëri nga pilotët mund të ketë vënë re diçka të pazakontë.

Avioni i kompanisë Air India, që ishte nisur drejt Londrës, u rrëzua vetëm pak minuta pas ngritjes, duke shkaktuar humbjen e 290 jetëve./abcnews.al

Misteri i rrëzimit të avionit në Indi/ Zbardhet biseda e pilotëve: Pse e ndërpreve karburantin?

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar raportin paraprak hetimor të incidentit ajror në Ahmedabad të Indisë, kur nga rrëzimi i avionit humbën jetën 241 pasagjerët në të dhe shpëtoi vetëm një. Sipas asaj që ka zbuluar Byroja Indiane e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore, vetëm pak sekonda pas ngritjes për të dy motorët e avionit Air India u [
]

The post Misteri i rrëzimit të avionit në Indi/ Zbardhet biseda e pilotëve: Pse e ndërpreve karburantin? appeared first on BoldNews.al.

Tronditje në Indi/ Tenistja vritet nga i ati për shkak të xhelozisë, dëshmia: E qëllova pas shpine

India është tronditur nga vrasja e tenistes 25-vjeçare Radhika Yadav, e cila u qëllua për vdekje nga i ati në shtëpinë e saj. Rrëfimi i burrit, 49-vjeçarit Deepak Yadav, është rrëqethës:

“E qĂ«llova tre herĂ« nĂ« shpinĂ« ndĂ«rsa po gatuante.” NjĂ« plumb i ngeci nĂ« qafĂ« dhe dy tĂ« tjerĂ« e goditĂ«n nĂ« shpinĂ«. Babai i saj tha se e kreu krimin nga poshtĂ«rimi: “MĂ« tallĂ«n qĂ« isha i varur financiarisht prej saj .” Pas krimit, ai u arrestua nga policia dhe e pranoi fajĂ«sinĂ« pa rezistencĂ«.

Siç u tha oficerĂ«ve Kuldeep Yadav, xhaxhai i viktimĂ«s, “DĂ«gjova njĂ« zhurmĂ« dhe u ngjita nĂ« katin e parĂ«, ku jeton vĂ«llai im. Pasi hyra brenda, pashĂ« mbesĂ«n time Radhika tĂ« shtrirĂ« duke rrjedhur gjak nĂ« kuzhinĂ« dhe njĂ« armĂ« nĂ« dhomĂ«n e ndenjes. UnĂ« dhe djali im e morĂ«m dhe e çuam me makinĂ« nĂ« Spitalin Gurugram.”

Megjithatë, mjekët mundën vetëm ta shpallnin të vdekur.

Edhe pse nuk ishte një yll botëror i tenisit, Radhika Yadav ishte një fytyrë e njohur në Indi. Ajo kishte luajtur 36 ndeshje në njëshe dhe 7 ndeshje në dyshe në turneun ITF, niveli i tretë i tenisit profesional, poshtë turneve WTA dhe WTA 125. Paraqitjet e saj të fundit ishin në mars 2024 në njëshe dhe në qershor 2023 në dyshe, përpara një ndërprerjeje të detyruar për shkak të një dëmtimi në shpatull.

Pavarësisht ndërprerjes së karrierës së saj garuese, Radhika nuk ishte ndalur: ajo kishte themeluar akademinë e saj të tenisit dhe kishte arritur pavarësi financiare. Ajo ishte e re, moderne dhe e pavarur; ndoshta tepër shumë, sipas babait të saj. Tensionet brenda familjes ishin përshkallëzuar në muajt e fundit.

Sipas dëshmive të mbledhura, burri nuk mund ta duronte dot të lihej mënjanë ose të tallej. Ai i kërkonte vazhdimisht asaj të mbyllte Akademinë, por Radhika gjithmonë refuzonte. Ky refuzim, për të atin, ishte pika e kthesës. Ai e vrau me tre të shtëna me armë zjarri ndërsa ajo ishte në kuzhinë.

The post Tronditje në Indi/ Tenistja vritet nga i ati për shkak të xhelozisë, dëshmia: E qëllova pas shpine appeared first on iconstyle.al.

Ura shembet papritur, lë pas 9 viktima dhe disa të plagosur

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën pas shembjes së një ure mbi një lumë në shtetin perëndimor Gujarat të Indisë.

Ministri i Shëndetësisë së Gujaratit, Rushikesh Patel, tha se disa mjete ranë në lumin Mahisagar kur një pjesë e urës Gambhira u shemb të mërkurën në mëngjes. Ura, që ndodhet në distriktin Vadodara të këtij shteti, ishte ndërtuar në vitin 1985, shtoi Patel.

Anil Dhameliya, njĂ« zyrtar i lartĂ« civil, u tha gazetarĂ«ve se tĂ« paktĂ«n nĂ«ntĂ« trupa janĂ« gjetur, ndĂ«rsa pesĂ« tĂ« tjerĂ« ishin plagosur nĂ« kĂ«tĂ« ngjarje. “Operacionet e shpĂ«timit janĂ« nĂ« vazhdim”, tha ai.

Kryeministri Narendra Modi e quajti aksidentin “thellĂ«sisht tronditĂ«s” dhe u shprehu ngushĂ«llimet familjeve tĂ« viktimave.

Infrastruktura e Indisë është prej kohësh e njohur për shqetësime në aspektin e sigurisë, gjë që herë pas here ka shkaktuar katastrofa të mëdha në autostrada dhe ura.

Në vitin 2022, një urë e vjetër me tela suspendues nga periudha koloniale u shemb mbi lumin Machchu në Gujarat, duke shkaktuar rënien në ujë të qindra personave dhe vdekjen e të paktën 132 prej tyre.

The post Ura shembet papritur, lë pas 9 viktima dhe disa të plagosur appeared first on Sot News | Lajme.

❌