Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pasuria private nën shënjestrën e drejtësisë penale

Nga Ylli Manjani Ngatërrimi i drejtësisë penale me marrëdhëniet juridiko-civile të pronës përbën një ndërhyrje të rrezikshme në të drejtën kushtetuese e pronës dhe sigurinë ligjore për të. Drejtësia penale si pjesë e të drejtës publike, duhet të synojë garancinë e pronës jo pasigurinë e saj. Domethënë drejtësia penale siguron që ti marrë plaçkën e […]

The post Pasuria private nën shënjestrën e drejtësisë penale appeared first on BoldNews.al.

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

Zyrtarët e lartë aktualisht nën akuzë për veprën penale të korrupsionit si ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Ilir Meta apo kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pritet të përfitojnë masa dënimi ndjeshëm më të ulëta, nëse një projekt për Kod të ri Penal i  propozuar nga qeveria si “punë e ekspertëve” miratohet në parlament, gjithmonë […]

The post Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë appeared first on Reporter.al.

SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim 6 persona për vepra të rënda penale

TIRANË, 1 gusht /ATSH/ Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për një grup të strukturuar kriminal dhe ka dërguar për gjykim 6 persona të dyshuar për vepra të rënda penale.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, gjashtë personat që dërgohen për gjykim janë Albert Zaja, Edison Muceku, Elvis Ndreca, Armando Ndreca, Deivis Bajramaj dhe Adrian Pikli.

Veprat e rënda në të cilat këta persona janë përshirë, sipas SPAK janë nga tentativë për vrasje ndaj Durim Bamit dhe Ervin Kodrës, te trafiku i drogës dhe tregtia e armëve.

Albert Zaja akuzohet për vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë, me pasojë plagosjen e shtetasve Durim Bami dhe Ervin Kodra, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Edison Muceku, i arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar më 10.01.2025 dhe ekstraduar në Shqipëri më 28.03.2025, akuzohet për sigurim të kushteve dhe të mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Hamza Terziu, grup të strukturuar kriminal.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri më tani, provohet se më 4 nëntor 2020 tek Ura e Tapizës, Fushë Krujë – Albert Zaja dhe persona të tjerë tentuan të vrisnin me armë zjarri shtetasit Durim Bami dhe Ervin Kodra.

Nga aktet hetimore provohet se më datë 01.02.2021, rreth orës 10:00-11:00, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, te vendi i quajtur “rrotontua e Sheqit” është vrarë me armë zjarri shtetasi Shkëlzen Brahim Kastrati, i cili ka qenë duke udhëtuar me mjetin tip Benz me targa AA 871 AN.

Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme, referuar bisedave të realizuara nga përdoruesit e SkyEÇ të zhvilluara mes anëtarëve të një grupi të strukturuar kriminal, ka dalë në pah organizimi i këtyre shtetasve me qëllim realizimin e vrasjes së shtetasit Kelmend Kastrati, por kanë lajthitur në objekt dhe kanë vrarë shtetasin Shkëlzen Kastrati.

Gjatë hetimit janë evidentuar personat e interesuar dhe porositës, si dhe personat që janë angazhuar për lokalizimin e këtij shtetasi dhe ekzekutorët, ku njëri nga ekzekutorët është dënuar për këtë ngjarje me vendim penal të formës prerë nr. 62-2023-1137 (160), datë 04.04.2023, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Nga hetimi nuk u arrit të provohej që të pandehurit Silvio (Roland) Cara dhe Elmir Tufa të ishin bashkëpunëtorë të këtij grupi të strukturuar kriminal dhe të kishin marrë pjesë në realizimin e veprave penale.

Për anëtarët e tjerë të grupit të strukturuar kriminal të identifikuar apo paidentifikuar nga ana jonë, të përfshirë në vrasjen me armë zjarri më datë 01.02.2021 të shtetasit Shkëlzen Kastrati, po vazhdojnë hetimet paraprake në lidhje me procedimin penal nr.59 të vitit 2022, nga i cili është ndarë dhe procedimi penal nr.59/2, i vitit 2022.

/e.i/j.p/

The post SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim 6 persona për vepra të rënda penale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Genci Mane

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten më 24 korrik me bisedimet përfundimtare në çështjen e vetingut të prokurorit të Fierit Genci Mane. Prokurori Adnan Xholi që përfaqëson në këtë proces drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, u qëndroi shkaqeve të ankimit në të tre kriteret e rivlerësimit, pasurisë, figurës dhe profesionalizmit dhe […]

The post Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Genci Mane appeared first on Reporter.al.

Prokurorja Flora Çela shkarkohet nga detyra

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 23 korrik vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Vlorës, Flora Çela, për cënim të besimit të publikut për shkjak të mangësive të përsëritura në hetimin e disa çështjeve, ku më kryesorja u konsiderua ajo lidhur me kapjen e 16 tonëve cannabis sativa në […]

The post Prokurorja Flora Çela shkarkohet nga detyra appeared first on Reporter.al.

Banorët e Kaçinarit protestojnë para Prokurorisë: “Kallëzimi ndaj HEC-eve nuk u hetua”

Sipas banorëve, vendimi për pushimin e hetimeve është absurd, pasi koncesioni ka probleme të shumta ligjore që duhej të ishin hetuar. “Kemi pritur 6 vite dhe asnjë hetim nuk është bërë. Madje Prokuroria ka zhdukur edhe shumë dokumente që ne, si komunitet, i kemi vënë në dispozicion,” tha Tonin Beqiri, banor i Kaçinarit. Ai shtoi […]

The post Banorët e Kaçinarit protestojnë para Prokurorisë: “Kallëzimi ndaj HEC-eve nuk u hetua” appeared first on Reporter.al.

VIDEO/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria, arrestohet në Tiranë 41-vjeçari maqedonas

Policia ka arrestuar 41-vjeçarin Musli Aslani, i cili kërkohej nga autoritetet austriake, për disa vepra të rënda penale. Musli Aslani i lindur dhe banues në Shkup, Maqedonia e Veriut ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ndaj tij është lëshuar urdhër arresti nga Zyra e Prokurorit Publik Innsbruck, Vjenë, Austri, për kryerjen e veprave penale “Trafikim droge”, “Kërcënim i rrezikshëm”, “Zhvatje e rënduar”, dhe “Plagosje”.

Këto vepra janë të parashikuara nga Kodi Penal Austriak, ku parashikohet një dënim maksimal deri në 20 vjet burgim.

“Në kuadër të këtij operacioni, në Tiranë, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit M. A., 41 vjeç, lindur dhe banues në Shkup, Maqedonia e Veriut.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ndaj tij është lëshuar urdhër arresti nga Zyra e Prokurorit Publik Innsbruck, Vjenë, Austri, për kryerjen e veprave penale “Trafikim droge”, “Kërcënim i rrezikshëm”, “Zhvatje e rënduar”, dhe “Plagosje”. Gjatë kontrollit fizik, 41-vjeçarit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Interpol Tirana vijon procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi, në bashkëpunim me autoritetet austriake./abcnews.al

​APK çon në prokurori afro 50 kallëzime penale, prej tyre katër deputetë

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka dorëzuar kallëzime penale ndaj të paktën katër deputetëve për mosdeklarim të pasurisë. Të njëjtit kanë qenë deputetë edhe në legjislaturën e kaluar dhe aktualisht janë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Ata vijnë nga subjekte të ndryshme politike. Përveç tyre, në mesin e 48 kallëzimeve penale të dërguara nga APK-ja në prokuroritë përkatëse, përfshihen edhe këshilltarë ministrash dhe zyrtarë të Avokatit të Popullit.

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), Yll Buleshkaj tregon se këto kallëzime penale ndërlidhen me deklarimet e pasurisë që janë dorëzuar në vitin 2024.

Në një intervistë për KosovaPress, Buleshkaj thotë se janë edhe rreth 70 kallëzime penale në finalizim që pritet të dorëzohen në organet kompetente.

“Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit gjatë muajit qershor, muajin e kaluar e kemi përfunduar verifikimin e një të tretës të zyrtarëve publik që kanë qenë të obliguar të kryejnë deri në atë kohë, e që ndërlidhen me deklarimet e pasurisë që janë dorëzuar në vitin 2024. Si rezultat i këtij verifikimi tashmë janë dërguar 48 kallëzime penale dhe janë edhe rreth 70 në finalizim. Në tërësi pritet që numri të jetë më shumë se dyfish i kallëzimeve penale në raport me vitin paraprak, në vitin 2024”, thotë Buleshkaj.

Buleshkaj nuk dëshiron të tregojë emrat e deputetëve të përfshirë në kallëzimet penale të APK-së për mosdeklarim të pasurisë, pasi siç thotë ai mund të dëmtojë hetimet eventuale.

Por, ai tregon se vijnë nga subjekte të ndryshme.

“Kam parë se janë disa deputetë, më ka mbetur në mendje. Ka këshilltarë të ministrave. Nuk ka pozita të ministrave dhe zëvendësministrave nga ajo që kam parë deri më tani. Ka edhe të ndërmarrjeve publike dhe të zyrtarëve të institucioneve të pavarura. Ka zyrtarë të Avokatit të Popullit, që janë dërguar si kallëzime penale. Por, nuk kisha pasur dëshirë që t’i përmend emrat sepse mund të dëmtojë hetimet eventuale…Prej 48-ve nëse nuk gaboj janë të paktën katër deputetë…14:32 Vijnë nga subjekte të ndryshme të cilët kanë qenë të përfaqësuar në kuvendin e Kosovës dhe që janë aktualisht të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës”, thotë Buleshkaj.

Për KosovaPress, drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj, thekson se në kallëzimet penale të dërguara në prokuroritë përkatëse gjatë muajit qershor, janë evidentuar apartamente të padeklaruara, të hyra dhe biznese të pa raportuara.

“Ka të nivelit lokal e qendror, ndërmarrjet publike dhe institucione tjera të pavarura. Nuk mund të themi se ka vetëm një nivel i institucioneve, ka të gjithë nga pak. Kjo listë nuk është finale sepse ende jemi në finalizim edhe të gati dyfishtë të propozimit për kallëzime penale dhe informatat për prokurori që jemi duke i shqyrtuar si zyre e drejtorit e që tashmë janë të përgatitura nga njësitë profesionale…03:15Kemi evidentuar edhe apartamente të padeklaruara, të hyra dhe biznese, që nuk janë raportuar”, potencon Buleshkaj.

Ndër të tjera, Buleshkaj potencon se janë shqiptuar dhe shpërndarë 99 gjoba për mosdeklarim të pasurisë. Nga to, siç tregon ai 58 të tyre janë arkëtuar.

Bukeshkaj thotë se këtë vit është më i madh numri i gjobave.

“Tashmë i kemi shqiptuar dhe janë shpërndarë 99 gjoba për mosdeklarim të pasurisë. Nga 99 gjoba të shpërndara 58 janë arkëtuar, ndërsa pjesa tjetër është në proces të arkëtimit. Kemi edhe numër të madh të ankesave, sepse secili subjekt i cili është gjobitur e ka të drejtën e ankesës. Jemi në proces të finalizimit të shqyrtimit të ankesave…Këtëvit ka qenë numri më i madh i gjobave, nga 108 masa të ndërmarra ndaj subjekteve që janë vonuar në deklarim të pasurisë, 9 nga to kanë qenë vërejtje, që kanë qenë publike apo jo publike të propozuara varësisht nga shkelja… Ndërsa 99 kanë qenë gjobs, të cilat janë 30 për qind e pagës mujore të zyrtarëve publik”, tregon Buleshkaj.

Në fund, Buleshkaj bënë të ditur se në fushën e sinjalizimit është shënuar një rritje e ndjeshme. Ai thotë se vetëm deri në muajin qershor të vitit 2025, numri i rasteve të sinjalizuara në Agjenci ka tejkaluar shifrën e gjithë vitit paraprak.

Në vitin 2023 janë regjistruar 20 raste, në vitin 2024 numri është rritur në 48, ndërsa këtë vit, vetëm për gjashtë muajt e parë, janë sinjalizuar mbi 50 raste.

Sinjalizimi është veprimi përmes të cilit një person (i quajtur sinjalizues) njofton autoritetet për shkelje të ligjit apo veprime të paligjshme dhe joetike që ndodhin brenda një institucioni publik apo privat.

Sinjalizuesit shpesh janë punonjës të atij institucioni që raportojnë korrupsion, keqpërdorim të detyrës, konflikte interesi, ose shkelje të tjera që cenojnë interesin publik./kp/

The post ​APK çon në prokurori afro 50 kallëzime penale, prej tyre katër deputetë appeared first on Telegrafi.

Rreth 700 ankesa të qytetarëve ndaj policisë gjatë vitit 2024 për keqtrajtime e vepra të tjera

Gjatë vitit 2024, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka pranuar gjithsej 693 ankesa për vepra penale të kryera nga zyrtarët policorë.

Të dhënat zyrtare tregojnë për një numër të lartë të rasteve që lidhen me keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit, por edhe me sjellje të tjera të ndaluara me ligj.

Sipas të dhënave të publikuara nga IPK  rastet e raportuara klasifikohen si më poshtë:

Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës: 196 raste

Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar: 163 raste

Të tjera: 112 raste

Manipulim me prova: 68 raste

Kanosje: 48 raste

Ushtrim ndikimi: 21 raste

Dhuna në familje: 16 raste

Sulm: 14 raste

Lëndim trupor: 13 raste

Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm: 12 raste

Moslajmërim i veprës penale: 11 raste

Zbulim i fshehtësisë zyrtare: 10 raste

Rrezikim në trafikun publik: 9 raste

Në mesin e këtyre ankesave, 14 ishin për sulme, ndërsa disa të tjera përfshijnë edhe akte të dhunës fizike, apo manipulime të provave dhe ndikim të padrejtë në proceset zyrtare.

Këto të dhëna theksojnë nevojën për mbikëqyrje më të rreptë institucionale dhe forcim të llogaridhënies në radhët e Policisë së Kosovës, për të ruajtur integritetin dhe besimin e qytetarëve në forcat e rendit.

The post Rreth 700 ankesa të qytetarëve ndaj policisë gjatë vitit 2024 për keqtrajtime e vepra të tjera appeared first on Telegrafi.

Konsumimi i veprave penale, flet gazetari: Unë jam siç thotë SPAK

Ai theksoi se politika, por dhe shoqëria i ka dhënë këtë kompromis institucionit të ri të drejtësisë që të aplikojë masa për ato raste ku ka dyshime për konsumimin e veprave penale.

Gazetari Martin Leka, i ftuar në një emision televiziv u shpreh se e mbështet SPAK në shumicën dërrmuese për masat e sigurisë, që ka aplikuar për personat e arrestuar si të dyshuar për kryerjen e veprave penale.

“Unë jam siç thotë SPAK. Po ndoshta jo të gjithë, përderisa ne kemi dhënë një konsensus për SPAK, reformën në drejtësi, kemi dhënë një konsensus”, tha ai.

 

The post Konsumimi i veprave penale, flet gazetari: Unë jam siç thotë SPAK appeared first on Sot News | Lajme.

EMRI/ Kush është shqiptari me rreth 50 dënime që u lejua të qëndrojë në Britani

Shqiptari Zenel Beshi, me afro 50 dënime, ka fituar të drejtën të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht kërkesës për deportim nga autoritetet britanike, raporton The Telegraph. Sipas një trupi gjykues të emigracionit, Beshi është dënuar në Itali me 6 vite burg për grabitje, vjedhje dhe burgosje të paligjshme. Ai nuk i ka deklaruar këto dënime […]

The post EMRI/ Kush është shqiptari me rreth 50 dënime që u lejua të qëndrojë në Britani appeared first on BoldNews.al.

Aksidentoi 3 fëmijët e mitur me monopatina, gjykata cakton masën e sigurisë për shoferin e automjetit

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Dëshmprët e Kombit”, ku fëmijët po kalonin në rrugë. Për pasojë, ata u dërguan menjëherë në spital, pasi pësuan lëndime të rënda.

Gjykata Penale ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për shtetasin Ekrem Skureni, i cili u arrestua pak ditë më parë pasi përplasi me mjetin e tij tre fëmijë të mitur që po lëviznin me monopatina në Tiranë.

Skureni u arrestua 3 ditë më parë pas aksidentit të rëndë, ndërsa hetimet për rastin dhe zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes vijojnë.

The post Aksidentoi 3 fëmijët e mitur me monopatina, gjykata cakton masën e sigurisë për shoferin e automjetit appeared first on Sot News | Lajme.

Dumani: 43 procedime penale për krimet zgjedhore, kontrolle banesash dhe zyrash

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Drejtuesi i përgjithshëm i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani tha sot se hetimet e shpejta në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit dhe gjatë gjithë fushatës zgjedhore, kanë çuar në rezultate konkrete për adresimin e veprave penale që lidhen me zgjedhjet.

Gjatë aktivitetit “Përtej monitorimit: Drejt një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri”, ku merrnin pjesë edhe Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, ambasadori britanik Nick Abbott dhe drejtues të Policisë së Shtetit, Dumani u shpreh se bashkëpunimi me Prokurorinë e Përgjithshme, KQZ-në dhe Policinë e Shtetit ndërtoi një regjim proaktiv, si front kundër veprave penale në zgjedhje, që ka çuar në 43 procedime penale.

“Janë administruar 192 materiale që lidhen me dyshime për krime zgjedhore, nga këto 43 materiale kallëzuese janë regjistruar si procedime penale. Ndër 43 procedime penale për krime zgjedhore, nga ato 22 janë referuar si krime nga Policia e Shtetit, 1 procedim nga shërbimi i kontrollit të burgjeve, 9 janë regjistruar me iniciativë të Prokurorisë së Posaçme, 3 si rezultat i denoncimit nga shtetas të ndryshëm, 3 nga prokuroritë e rretheve, 4 në kallëzimet e subjekteve politike dhe 1 nga një procedim tjetër penal i regjistruar më parë”, tha Dumani.

Kreu i SPAK nënvizoi se nga totali i procedimeve, 35 procedime janë për korrupsion aktiv në zgjedhje. “Katër procedime janë për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje, 1 procedim penal për përdorim të funksionit publik për qëllime politike, 1 për kanosje apo dhunimi ndaj pjesëmarrëse në zgjedhje dhe disa të tjera për vepra të tjera penale”.

“Janë ushtruar disa kontrolle banese zyre personale. Janë ekzekutuar 20 vendime gjykate për lejim kontrolli të ambienteve të ndryshme dhe personave të ndryshëm, janë sekuestruar prova e dokumente të rëndësishme që do t’i shërbejnë procesit të hetimit”, tha Dumani.

“Sfidat nuk janë të pakta. Referuar materialeve të partive të politike depozituar në SPAK, kallëzimet e tyre kanë qenë të paplota. Nevojitet më shumë ndërgjegjësim publik dhe mbështetje më e madhe për denoncimin përmes fushatave informuese dhe garancive ligjore për mbrojtjen e dëshmitarit”, pohoi kreu i SPAK.

Kreu i SPAK theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në kohë reale mes Prokurorisë së Përgjithshme, KQZ-së dhe Policisë së Shtetit, si një angazhim shumë produktiv për të adresuar dhe zgjidhur në kohë të shpejtë çdo ankim apo pretendim të bërë nga qytetarët, forcat politike apo organizata të ndryshme të shoqërisë civile.

/e.i//a.f/

The post Dumani: 43 procedime penale për krimet zgjedhore, kontrolle banesash dhe zyrash appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tentoi të fshihej në Shqipëri me… / Kapet në Rinas 25-vjeçari i kërkuar nga Kosova

Si rezultat i shtimit të kontrolleve, verifikimeve dhe intervistimeve, në hyrje/dalje të vendit, me objektiva parandalimin e paligjshmërive dhe ndalimin e shtetasve që synojnë të levizin ilegalisht, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit vunë në pranga, në hyrje të Shqipërisë, shtetasin kosovar, Sh. M., 25 vjeç.

Ai ka paraqitur në sportel, një pasaportë dhe një kartë identiteti, të dyshuara false (me gjenealitete të tjera).

Më tej, nga verifikimet dhe shkëmbimi i informacionit me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, rezultoi se 25-vjeçari ishte në kërkim nga Gjykata e Mitrovicës, për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe për plagosje të lehtë.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi.

The post Tentoi të fshihej në Shqipëri me… / Kapet në Rinas 25-vjeçari i kërkuar nga Kosova appeared first on Sot News | Lajme.

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

PRISHTINË, 7 qershor/ATSH/ Bashkimi Evropian ka ofruar mbështetje për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi Uashingtoni ka sanksionuar katër gjyqtarë të këtij institucioni.

Sllovenia ka thënë se do t’i bëjë thirrje Brukselit që të shfrytëzojë fuqinë e vet për të garantuar që sanksionet amerikane nuk do të zbatohen në Evropë.

“Gjykata Ndërkombëtare Penale i mban përgjegjës kryesit e krimeve më të rënda në botë, dhe u jep zë viktimave. Duhet të jetë e lirë dhe pa asnjë presion”, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përmes një postimi në X.

Antonio Costa, president i Këshillit Evropian, i cili përfaqëson qeveritë kombëtare të 27 vendeve anëtare, e ka quajtur gjykatën “themel i drejtësisë ndërkombëtare” dhe ka thënë se duhet të mbrohet pavarësia dhe integriteti i saj.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka vendosur sanksione ndaj katër gjyqtarëve të kësaj gjykate, si shenjë hakmarrjeje lidhur me lëshimin e fletarrestimeve për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahun dhe për shkak të një vendimi paraprak për të hapur rast pas dyshimeve për kryerje të krimeve të luftës nga ushtarët amerikanë në Afganistan.

Me vendim amerikan janë sanksionuar gjyqtarët: Solomy Balungi Bossa nga Uganda, Luz del Carmen Ibanez Carranza nga Peruja, Reine Adelaide Sophie Alapini Gansou nga Benini dhe Beti Hohler nga Sllovenia.

Sanksionet amerikane nënkuptojnë se gjyqtarët janë në listë të individëve të sanksionuar, do t’iu ngrihet çdo aset që mund të kenë në SHBA, dhe gjithashtu janë futur në listën që u pamundëson hapjen e llogarive bankare jo vetëm në SHBA, por në shumë vende të botës.

Në vendimin fillestar të Trumpit për sanksione ndaj gjykatës, është thënë se shtetasit amerikanë që ofrojnë shërbime në të mirë të individëve të sanksionuar, do të përballen gjithashtu me gjoba.

Gjykata, e cila përfaqëson 125 vende anëtare, ka dënuar të premten vendimin e Qeverisë amerikane./REL/

The post BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut i bën thirrje SHBA-së të tërheqë sanksionet ndaj gjyqtarëve të gjykatës ndërkombëtare

Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut ka kërkuar nga qeveria amerikane, të tërheqë sanksionet që vendosi të enjten kundër katër gjyqtarëve në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC).

Në një deklaratë, Volker Türk tha se “sulmet kundër gjyqtarëve” bien drejtpërdrejt në kundërshtim me “respektimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e barabartë të ligjit – vlera për të cilat SHBA ka kohë që ka qëndruar”, transmeton Telegrafi.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio njoftoi sanksionet të enjten, për atë që ai tha se ishte shënjestrim “i paligjshëm” i Izraelit dhe SHBA-së.

Sanksionet janë në përgjigje të GJNP-së që lëshoi ​​urdhër-arreste për zyrtarët e lartë izraelitë, përfshirë Benjamin Netanyahun, dhe hetimin e saj për krimet e dyshuara të luftës të SHBA-së në Afganistan.

Türk tha se ai ishte “thellësisht i shqetësuar” nga sanksionet dhe bëri thirrje për “rishqyrtimin dhe tërheqjen e shpejtë të tyre”.

Katër gjyqtarët e përmendur janë të gjitha gra: Solomy Balungi Bossa nga Uganda, Luz del Carmen Ibáñez Carranza nga Peruja, Reine Adelaide Sophie Alapini Gansou nga Benini dhe Beti Hohler nga Sllovenia.

ICC është përgjigjur në një deklaratë, duke thënë se ajo “dënon” sanksionet të cilat janë “një përpjekje e qartë për të minuar” pavarësinë e saj.

Masat kërkojnë që të gjitha pronat dhe interesat në pronësi të gjyqtarëve në SHBA, të bllokohen dhe të raportohen në departamentin e Thesarit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu falënderoi Rubion dhe presidentin e SHBA-së, Donald Trump për ndërhyrjen, duke thënë se ata “kishin ngritur këmbë për të drejtën e Izraelit”.

Në një deklaratë, Rubio akuzoi gjyqtarët për “veprime të paligjshme dhe të pabaza” që synojnë Izraelin dhe SHBA-në.

“Këta katër individë janë përfshirë në mënyrë aktive në veprimet e paligjshme dhe të pabaza të ICC-së që synojnë Amerikën ose aleatin tonë të ngushtë, Izraelin”, tha ai.

Rubio e përshkroi gjithashtu ICC-në si “të politizuar” dhe tha se “pohon në mënyrë të rreme diskrecionin e papenguar” për të hetuar shtetasit e SHBA-së dhe aleatëve të saj.

“Ky pohim i rrezikshëm dhe abuzim me pushtetin cenon sovranitetin dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë, përfshirë Izraelin”, shtoi ai.

Në përgjigjen e saj, ICC tha se “qëndron plotësisht prapa personelit të saj” dhe do të vazhdojë punën e saj “e papenguar”.

“Synimi i atyre që punojnë për llogaridhënie nuk ndihmon asgjë për civilët e bllokuar në konflikt”, tha gjykata.

“Këto sanksione nuk u drejtohen vetëm individëve të caktuar, por synojnë gjithashtu të gjithë ata që mbështesin Gjykatën. Ato synojnë kundër viktimave të pafajshme në të gjitha situatat para Gjykatës”, u tha ndër tjera.

ICC është një gjykatë globale me fuqinë për të ngritur ndjekje penale për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Vitin e kaluar, ajo lëshoi ​​urdhra arresti për Netanyahun dhe ish-ministrin e Mbrojtjes të Izraelit, Yoav Gallant, lidhur me krimet e dyshuara të luftës në Gaza.

Një urdhër-arrest për shefin ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif u lëshua gjithashtu, por Hamasi më vonë konfirmoi se ai u vra në një sulm ajror vitin e kaluar. /Telegrafi/

The post Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut i bën thirrje SHBA-së të tërheqë sanksionet ndaj gjyqtarëve të gjykatës ndërkombëtare appeared first on Telegrafi.

”As Escobari s’ka pasur kaq procese penale”, gazetari: Kapitulli i Veliajt është i mbyllur, s’ka shanse për shpëtim

Gazetari, Reldar Dedaj në një intervistë u shpreh se ndryshimet në qeveri janë një nga hapat e pritshëm nga ana e kryeministrit Edi Rama. Dedaj u ndal edhe tek çështja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i cili ndodhet i arrestuar në burgun e Durrësit dhe akuzohet për disa vepra penale. Dedaj theksoi se kapitulli i Veliajt ka përfunduar madje shton se ai do ketë shumë probleme me drejtësinë.

Dedaj: Faktikisht ishte e pritshme kjo gjë, ishte një nga hapat që mund të pritej. Problemi qëndron se kush nga figurat duhet të kryejë rrotacionin. Është një rifreskim i kabinetit qeveritar. Është pak a shumë një shkëputje nga pothuajse krejtësisht nga qeverisja 12-vjeçare e tij.

Siç u pa edhe në listat e mbyllura të PS u rifreskuan shumë elementë që vinin nga bota akademike ose nga shoqëria civile. Mendoj se është një hap i pranueshëm nga njëra anë edhe për ta kthyer në normalitet gjithë këtë procesin që ne e konsiderojmë si orientim të votës gjatë gjithë infrastrukturës që ngriti për kohën e fushatës dhe veçanërisht ditën e zgjedhjeve ku pati një orientim të votës nga mazhoranca socialiste, tashmë këtë gjë do ta shndërrojë në një lloj normaliteti për ta futur Shqipërinë në një proces pothuajse normal drejt projektit të madh të tij, integrimit në BE.

Unë mendoj se kapitulli i Erion Veliaj ka përfunduar. As Pablo Escobari nuk ka pasur kaq procese penale. Është kapitull i përfunduar. Nuk ka shanse të ketë shpëtim. Është një kapitull që e ka mbyllur totalisht karrierën e tij politike. Madje besoj se do të ketë shumë probleme me drejtësinë pavarësisht se jeton në kushte shumë komode në burgun e Durrësit.

The post ”As Escobari s’ka pasur kaq procese penale”, gazetari: Kapitulli i Veliajt është i mbyllur, s’ka shanse për shpëtim appeared first on Sot News | Lajme.

I shpallur në kërkim për disa vepra penale, vihet në pranga 31-vjeçari

Është arrestuar në Shkodër një 31 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për një sërë veprash penale.

A.K. ishte në kërkim për veprat “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Kanosja”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Gjithashtu nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është përfshirë në konfliktin e ndodhur për vendparkimin e automjeteve, më datë 03.06.2024, në rrugën “Pogej”, gjatë të cilit u godit fizikisht dhe me sende të forta, shtetasi V. B. Policia ka njoftuar se vijon puna për kapjen e shtetasit S. H., 27 vjeç.

“ A. K., 31 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur më kërkim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Kanosja”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”,-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post I shpallur në kërkim për disa vepra penale, vihet në pranga 31-vjeçari appeared first on Euronews Albania.

Procedohen pesë raste të krimeve kibernetike brenda 24 orëve

Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës njoftoi të enjten procedimin e pesë rasteve ku qytetarët kanë kryer krime kibernetike brenda 24 orëve të fundit. Sipas njoftimit të policisë, pesë persona janë proceduar në gjendje të lirë për hapjen e profileve të rreme me të dhënat e personave të tjerë apo për shpërndarjen e komenteve fyese […]

The post Procedohen pesë raste të krimeve kibernetike brenda 24 orëve appeared first on Reporter.al.

❌