Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

”PD duhet të riformatohet”, ish-deputetja Çupi: Partia është e përçarë, e lodhur dhe e mbyllur

By: redi
2 August 2025 at 15:55

Humbja e thellë dhe dërmuese që PD-ja përjetoi në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, nuk do të kalojë lehtë. Berishës i duhet të përballet me kërkesën e demokratëve, të cilët kërkojnë riformatim të Partisë Demokratike. Zërave që kërkojnë ndryshim të strukturës, lidershipit dhe organizimit të partisë i bashkohet edhe ish-deputetja Dhurata Çupi. “PD është në situatën më të vështirë në 34 vite të…

Source

Një bidon bosh peshon më shumë se një ligj

31 July 2025 at 15:36

Nga Frrok Çupi

Përditë ju ka ndodhur, dhe përditë keni ikur me frikë. Pse bëjmë sikur ‘haj mo’? Ju ka ndodhur që vini rrotull e rrotull dhe nuk mund të parkoni makinën. Në vendet për parkim të lirë janë vënë bidonë bosh; të gjithë i bien rrotull pallatit por bidonin nuk e prekin.

Edhe policët vijnë vërdallë, por bidonin e mitizojnë.

Në makinat e zeza e të rënda që i vijnë vërdallë bidonit, me siguri brenda tyre ka edhe armë ose drogë. Të zotët e makinave që ulin kokën para bidonit bosh, mbahen për trima. Dhe janë aq trima saqë qëllojnë me armë mbi njerëz; ose janë aq trima sa hyjnë në tregun e tmerrshëm të drogës dhe të përleshen me bandat.

Por jo të prekin bidonin bosh, që është e drejta e ligjshme. Bidoni është i vërtetë, siç mund të jetë një karrige me tre këmbë, ose një thes me inerte, ose një biçikletë që zë hapësirën sa për një makinë…, por në këtë rast po e marrim si balancë me ligjin. Bidoni është gjëja më bosh e gjithë çështjes me ligjin. Anti- ligji respektohet më shumë se ligji.

Kjo është tragjedia.

Çfarë po ndodh tani?

Sapo ka nxjerrë kokën ideja ose drafti për një Kod të ri Penal. Menjëherë u ngritën të gjithë ( më duket se të gjithë) kundër. Drafti thonë se është ‘i shëmtuar’. Po, sigurisht, mund të jetë. Por a na duhet Kodi, sepse ky nuk është ende ‘kod’? A na duhet të kemi ligj, apo të kemi ‘bidon’?, kjo është çështja. Këta nuk duan ligjin, ky është thelbi. Disa vijnë me mendimin se ‘sot bidonin ti, nesër unë’. Domethënë siç ecën për disa dekada pas viteve ’90: ‘Sot e marr këstin te Sudja unë, nesër e merr ti! Bëjmë si bëjmë mes nesh!’. Thonë se atëherë ‘pinim birra gjithë ditën së bashku’. Ose njëri mbjell kanabis e tjetri e tregton; në fund të fundit balancohen. Sot e zë rrugën njëri, nesër e zë tjetri…, në lagjen time ku ndodhen dy rrugë të ngushta paralele, njërën e kanë kthyer në parkim, sepse ‘mjafton njëra rrugë, ç’i do të dyja’. Në ‘Theth’ thonë se ‘do të qeverisen me Kanunin e Lekës’. Sipas Kanunit janë ‘zgjidhur’ hasmëritë: ‘Sot të vras unë, nesër më vret ti!’, me radhë. Hasmit janë njëri këtu, tjetri në Dubai. Të korruptuarit e mëdhenj të vendit nuk paraqiten para Drejtësisë. Ose edhe kur paraqiten, marrin me vete turma njerëzish si mburojë. Këta të mburojës mishtore nuk nënshkruajnë deklaratën se ‘këtë të zezë po ia bëjmë shumicës’. Secili nga zyrtarët e lartë mund të shesë e blejë interesat e vendit, siç ka ndodhur vite të shkuar, por nuk ka ligj. Nuk ka ligj për hapjen e çështjeve të ‘vjetra’ ku janë vrarë qindra e disa mijëra shqiptarë; ku është kryer krimi shtetëror, ku është kryer korrupsion i madh. Prokurori i Përgjithshëm tha se ‘me këtë Kod të ri’ mund të rihapen çështjet e vjetra penale.

Shumica tjetër e ‘njerëzve të ligjit’ thonë se ‘ishim mirë me kodin e vjetër’. Si me bidonin bosh; bidoni mbytet në pluhur por një parking do ta gjesh në rrugë edhe pas një jave. Kodi i vjetër u kthye jo në mur të lartë, por në një ‘gardh me njëmijë vrima’, nga ku kaluan dinozaurët që shkaktuan luftën civile 1997, grusht shteti në vitin 1998, dhunën mbi zgjedhje dhe opozitë- 1996; thyerjen e embargos së OKB për armë dhe naftë; skemat mashtruese piramidale; vrasjet në oborrin e kryeministrisë; djegien e 26 njerëzve në Gërdec; përdorimin e qeverisë si leckë ku fshiheshin b… e familjes së kryeministrisë me 19 kulla… Nëpër këtë gardh ka hyrë e dal fajtori i madh pa u paraqitur asnjë ditë para Drejtësisë.

Me atë kod, pa ligje, e keqja, krimi e korrupsioni i kanë hipur në kokë qytetarisë së vendit.

A vlen më shumë ‘bidoni bosh;’ se sa ligji? Edhe kur ligji është më i fortë, vlen mijëra herë më shumë se vetëgjyqësia. Ku ka ligj, aty ka pafajësi për njeriun. Pse bëjnë sikur tremben të zotët e bidonëve?

“Kodi Da Vinçi” i Kodit Penal/ “Nëse ke ligj të fortë individi është i sigurt”, Çupi: Reforma në drejtësi s’mbrohet me dhunë

30 July 2025 at 20:52

Avokatët e quajnë Kodin e ri Penal, si inkuizicion dhe me nene diskriminuese si ne kohën e komunizmit.

Gjithashtu kreu i dhomës së avokatisë akuzon Ulsi Manjën se nuk ka marrë as miratimin e ndërkombëtarëve dhe paralajmëron dërgimin e tij, nëse miratohet, në Gjykatë Kushtetuese.

Analisti Frrok Çupi në emisionin “Real Story” në ABC News u shpreh se reforma në drejtësi nuk mbrohet me dhunë.

“Ka një parim themelor drejtësia që thotë, nocioni pafajësi vjen nga nocioni ligj. Pra nëse forcon ligjin, jemi në një shoqëri demokratike, por nëse nuk ke ligj të fortë dhe të qartë individi është i pasigurt. Reforma në drejtësi nuk mbrohet me dhunë, ka personalitet, akademi shkencash. Për të mbrojtur reformën në drejtësi është detyra jonë si individ dhe detyra e institucioneve. Por kush po reagon? E para është draft, sa kohë është draft nuk ka shkruar të legjislatori…Ka disa hapa dhe disa probleme të mëdha që të shkojnë ta bëjnë ligj…”, tha ai.

Më tej Çupi tha se deri më tani në lidhje me këtë Kod nuk ka parë reagime profesionale, duke thënë se i vetmi reagim i tillë, ishte ai i Prokurorit të Përgjithshëm.

Lapaj kërkon mandatin/ Frrok Çupi: Nuk largohet, do që të mbrojë të kaluarën familjare shumë të keqe

By: Re Nato
28 July 2025 at 13:26

Analisti Frrok Çupi thotë se Adriatik Lapaj kërkon mandatin e deputeti dhe nuk largohet nga politika, pasi do të mbrojë të kaluarën familjare.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se Lapaj vjen nga një korrupsion shumë i madh nga Gjykata e Sarandës, së bashku me vjehrrin e tij.

“E para është elementi të rinj dhe jo të rinj. Publiku u mashtrua me fjalën të rinj, Të vjetër në mentalitet, zakone, përfitime. Këtu del problemi i madh i politikës që nuk dëgjon. Lapaj vjen nga një korrupsion shumë i madh nga gjykata e Sarandës. Përfitimet nuk janë çudira, u tentuan të futeshin në strehën e Lapajt. Lapaj kërkon të mbrojë të shkuarën familjare. Ajo ishte skemë mashtruese. Ai mednonte se me një deputet do fitonte dhjetë, si Sudja. Ishte e pamundur. Nuk mund ta mashtrosh publikun me disa manovra.”, theksoi ai./abcnews.al

“Pas humbjes së zgjedhjeve Berishën e pret burgu”, Çupi: Dosjet e tij janë njëra pa tjetrës

By: Rovena
24 July 2025 at 18:44

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në “Tirana Live” në ABC News, ka krahasuar situatën e dy figurave të njohura të politikës shqiptare: Erion Veliaj dhe Sali Berisha.

Ai theksoi kontrastin mes qëndrimit të secilit ndaj drejtësisë, duke nënvizuar se ndërsa Veliaj përballet me hetime pa reaguar publikisht, Berisha sipas tij sulmon vazhdimisht institucionet si SPAK dhe drejtësinë në tërësi.

Çupi paralajmëron se pas humbjes së zgjedhjeve, Berisha mund të përballet me pasoja të rënda ligjore, për shkak të një sërë dosjesh të hapura ndaj tij.

“Kemi dy personalitet politike ballë-përballë, Erion Veliaj dhe Sali Berisha. Veliaj u thirr para disa muajsh, kurse Berisha vjet. Ndërkohë që Veliaj është i burgosur, Berisha është i lirë. Veliajt nuk i është mbyllur hetimi. Veliaj nuk ka bërë asnjë revoltë kundër drejtësisë, kurse Berisha bën grushte të fuqishme kundër SPAK dhe drejtësisë. Berisha në kundërshtim me ligjin i ka bërë të gjitha. Jemi në kohën kur krimin i madh po bëhet prezumor në çështje të tjera. Duket sikur Veliaj dhe çdo njeri tjetër i mazhorancës është si kukull në dorë në Berishës. Pas humbjes së zgjedhjeve Berishën e pret burgu, dosjet e tij janë njëra pa tjetrës. Patjetër që duhet të japë edhe dorëheqjen. Duhet zgjuar ndërgjegjja dhe vetëdija”, tha analisti./abcnews.al

“Berisha i izoluar kërkon mbrojtje nga Rama”, Çupi: Brenda për brenda në PD i ka punët keq

By: Rovena
24 July 2025 at 18:35

Në një koment të drejtpërdrejtë në “Tirana Live” në ABC News, analisti Frrok Çupi ka dhënë një panoramë të zymtë për të ardhmen politike të Sali Berishës.

Ai thotë se lideri historik i së djathtës është tashmë i izoluar, i braktisur nga aleatët ndërkombëtarë dhe pa mbështetje reale në parti.

Sipas Çupit, “non grata” ndaj Berishës mbetet e palëkundur, morali ka rënë dhe PD-ja është e përçarë nga brenda. Ai sugjeron se Berisha po tenton të afrohet me Edi Ramën si një formë mbrojtjeje, por çdo përpjekje për t’u rikthyer në skenën politike duket e dënuar që në nisje.

“Berisha tani ka mbetur i izoluar nga mashtrimet e tij. Amerika nuk është më për të. “Non grata” nuk hiqet. Morali ka humbur. Partia i ka rrjedhur. Brenda për brenda në partinë e tij i ka punët keq. Berisha tenton me patjetër që të mbështetet tek një forcë e madhe. E shikon Ramën të madh, dhe kërkon ta shikojë si veten. I lëshon këto si sinjale për Ramën, që unë ta fala Veliajn, dhe bashkinë, ai kërkon të marrë mbrojtje nga Rama. Berisha nuk ka asgjë për të paraqitur. Këdo që të propozojë, edhe prej floriri të jetë, po qe kandidati i Berishës nuk ka për të fituar kurrë. Ajo çfarë ndodhi me Lapajn dhe të tjerët, ishte një festë për Berishën. Ishte një rast shumë i mirë për ta. Ai nuk merret për dy arsye me këtë gjë, për arsye se ai ka thënë se kush del prej nesh është i keq dhe e dyta, nëse ai u afrohet atyre sado pak politikisht, ai zbulon veten. Berisha ka bërë parti familjare si ata, janë e njëjta matrioshkë”, tha analisti Çupi./abcnews.al

Banorët e Kaçinarit udhëtojnë deri në 60 kilometra për një recetë

24 July 2025 at 06:52

Çdo herë që Nikoll Markut i nevojitet një recetë ose një vizitë tek mjeku i familjes, ai përgatitet për një udhëtim të gjatë e të lodhshëm: 60 kilometra rrugë nga fshati i tij i thellë malor në Arrës deri në Reps, qendra më e afërt shëndetësore pas mbylljes së ambulancës në Kaçinar. Sipas tij, edhe […]

The post Banorët e Kaçinarit udhëtojnë deri në 60 kilometra për një recetë appeared first on Reporter.al.

“Krimet e tij rrëqethin”, Çupi: Berisha, figura më përçarëse në historinë politike të Shqipërisë

By: Rovena
14 July 2025 at 18:38

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin Tirana Live në ABC News, ka bërë deklarata të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilin e cilësoi si një nga figurat më të rrezikshme dhe përçarëse në historinë politike të vendit.

Çupi u shpreh se nga Berisha mund të pritet gjithçka e keqe, pasi ai e sheh veten në fundin e rrugës politike dhe përpiqet të tërheqë pas vetes sa më shumë, përfshirë edhe vetë vendin.

Sipas tij, Berisha është një figurë që nuk di të ndalet dhe urren gjithçka që nuk e kontrollon, duke përhapur konflikt dhe përçarje që në fillesat e karrierës së tij. Çupi theksoi se ndonëse Shqipëria i ka bërë shumë favore, ai nuk ka ditur kurrë t’i vlerësojë ato dhe ka reaguar me dhunë e urrejtje, madje edhe ndaj njerëzve të tij.

Çupi kritikoi ashpër edhe mangësitë në legjislacionin shqiptar, që sipas tij kanë lejuar që Berisha të mos përballet me drejtësinë për veprimet e tij. Sipas analistit, veprime të fundit të Berishës, si ngjarja në Theth, janë dëshmi e qëndrimit të tij të pandryshuar ndaj Shqipërisë dhe dëshirës për të destabilizuar vendin.

“Nga Sali Berisha pret gjithçka të keqe dhe të dëmshme. Berisha e shikon veten në fund të botës dhe kërkon që të tërheqë sa më shumë afër vetes, qoftë edhe vendin. Vendi i ka bërë ndere të mëdha, por një personi që nuk di ta vlerësojë. Berisha nëse nuk pushon diçka e urren. E gjithë historia është kështu që nga njerëzit e vet, që nga Tropoja. Nisi pushimin dhe vrau 200 të rinj dhe të reja, që janë tropojanë të gjithë. Berisha është i vetmi nga udhëheqësi shqiptarë, që ndahet për përçarjen e vendit nga udhëheqësit e vet. Në këtë rast bie në sy mungesa e legjislacionit shqiptar. Është një dobësi e ligjit që e ka mbajtur këtë njeri të tillë. Berisha është njeriu më i urryer dhe i neveritur i këtij vendi, e çfarë nuk i ka bërë këtij vendi. Përveç atyre që janë të denoncuara zyrtarisht, ka shumë denoncime. Berisha i ka marrë veriorët si mish për top, për të sulmuar jugun. Aktet e Sali Berishës rrëqethin, e do vendin të shkatërruar nga konfliktet e të tjera. Ai nuk e njeh Shqipërinë dhe nuk e do kështu. Ai “teatri” që ndodhi në Theth, ishte lëkura e Berishës”, tha analisti Frrok Çupi./abcnews.al

“Rama zbuloi komplotin e krimit me pushtetin dhe drejtësinë” Çupi: Po e çon Shqipërinë në një stad të ri

By: Rovena
11 July 2025 at 13:42

Analisti Frrok Çupi, në emisionin ‘News Line’ në ABC News, akuzoi përfshirjen e krimit në pushtet dhe drejtësi, duke theksuar bashkëpunimin mes tyre dhe pjesës së korruptuar të Policisë së Shtetit.

Ai u shpreh se krimi ka përdorur njerëz në nevojë për të fuqizuar veten dhe se ka tentuar të marrë kontrollin e institucioneve shtetërore.

Çupi vlerësoi përpjekjet e Kryeministrit Edi Rama për të rikthyer kontrollin mbi territorin dhe për të luftuar fenomenet negative, duke theksuar rëndësinë e respektimit të ligjit dhe përgjegjësinë e mazhorancës socialiste për stabilitetin e vendit.

“Kryeministri kapi një komplot të vërtetë të krimit me pushtetin dhe drejtësinë, e cila bashkëpunon me krimin. E dyta një pjesë e policisë së Shtetit e cila është kapur në bashkëpunim me krimin. E treta krimi kundër territorit, ka përdorur njerëzit nevojtarë, i kanë inkriminuar. Një pjesë e mirë e Policisë së Shtetit nuk kishte kryer detyrën. Krerët e ligjit përdorin njerëz të dobët, fshatarët për fuqizimin e pushtetit. Rama e kapi që krimi po tentonte që të merret pushtet.

Kritikat për Dredhën janë të dyshimta, pasi është e turpshme që një kryetar bashkie të mos bëjë një shëtitje në qytet dhe të kuptojë se çfarë ka ndodhur. Edi Rama po tenton dhe realisht po tenton që ta çojë pushtetin atje ku e ka marrë, ndodhet tek votat që u morën në zgjedhje. Rama ka përgjegjësinë e mazhorancës socialiste, gjithë kohën qytetarët i kanë besuar kësaj force. Gjëja tjetër është detyrimi kushtetues i mazhorancës për kontrollin e territorit. Që prej vitit 1992 ne kemi vuajtur shpërbërjen e territorit. Jo se na i kanë marrë pushtuesit, por skifterët e trafikut dhe të korrupsionit. Pa territor nuk ka republikë dhe drejtësi.

Forcat regresive duhet që të kapen dikur që të ndalojnë zhvillimin. Ligji konsiderohet ligj kur është në favor të vendit. Prokurorja e Shkodrës e përfshirë në krim. Në këtë vepër shkatërruese është bashkuar kryetari i PD, i cili është kudo ku ka shkelje të ligjit. Rama kërkon që të çojë përpara zhvillimin e vendit me anë të respektimit të ligjit, po e çon në një stad të ri. Sa herë ka zgjedhje, kapaciteti i shtetit vjen afër zeros, ku qytetari vuan për shkak të votës së tij, këtë gjë nuk e lejoi Rama, që të ketë një gjumë pas fitores”, tha Çupi./abcnews.al

‘Pasurinë e Shqipërisë e ka në dorë Berisha’, Çupi: Fenomen tragjik, kthetrat e tij në çdo strukturë ligjzbatuese

7 July 2025 at 18:30

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në ‘ Tirana Live’ komentoi ndryshimin e masës së sigurisë për Jamarbër Malltezin, vendim i marrë nga gjyqtarja Elsa Ulliri. Sipas analistit, lajmi ishte një shuplakë që Gjykata i dha publikut dhe opinionit. Më tej, Çupi tha se pasuria e Shqipërisë është në duart e Berishës, duke e cilësuar si fenomenin më tragjik që kthetrat i ka në çdo strukturë ligjzbatuese.

“Po vijmë në një gropë të egër në raport me drejtësinë sidomos në raport me SPAK. Lajmi i sotëm është një shuplakë që Gjykata i jep publikut dhe opinionit. I munduri sot është opinion. Ky njeri është arbitër mes asaj që ka ndodhur dhe gjykohet. Populli që ka hequr vjedhjen e Berishës nuk ka të drejtë dhe ka të drejtë Berisha.

Kemi të bëjmë me dy drejtësi, drejtësia që ndjek doktrinën dhe moralin e drejtësisë, interesat e popullit. Kjo përfaqësohet nga disa magjistral që janë përzgjedhur për të kryer detyrën. Në SPAK është tejkalaur fjala pavarësi, janë dy klima njëra që josh drejtësinë dhe ndërkohë kur ndihet e pasigurt kthehet në strofën e vet.

Pasurinë e Shqipërisë e ka në dorë Berisha. Gjithë pasuria nga viti 92 dhe vazhdon të jetë e njëjta gjë. Berisha është fenomeni më tragjik që ka parë Shqipëria, i ka kthetrat në të gjitha strukturat ligjzbatuese.” / abcnews.al

‘Largohem pa pengje’, Dhurata Çupi: Partia Demokratike kërkon reformim, por…

6 July 2025 at 14:52

Të enjten që lamë pas, Kuvendi mbylli dyert. Për disa deputetë për t’u rikthyer në shtator, e për 83 të tjerët seanca e 3 korrikut do të ishte e fundit.

Deputetja demokrate Dhurata Çupi, nuk do të kthehet më në vjeshtë në karrigen e saj të deputetit. Përfaqësuesja e qarkut të Dibrës gjatë kësaj legjislature, më 11 maj konkurroi në Tiranë në listat e hapura, por nuk ia doli të ri-zgjidhet.

Ajo thotë se largohet pa pengje dhe me një fitore.

“Nëse një deputet del më i pasur se ç’është futur, kjo do të thotë që se ka bërë punën me korrektësi dhe dinjitet, e unë nuk i përkas kësaj kategorie.”, thotë Çupi.

Thotë, se përfaqësimin e problematikave të Qarkut të Dibrës e ka bërë shumë mirë. Vetes, i njeh meritat e një opozitareje të mirë edhe më gjerë se kaq, në funksionet dhe detyrat që ka mbajtur në Kuvend.

“Kam ngritur çështje të luftës kundër korrupsionit dhe një ndjesi pozitive e një lloj krenarie është që kam qenë kontribuuese që grupi parlamentar të bashkohet”, shton ajo.

Por, ndonëse jashtë Kuvendit, Çupi e ka të qartë se rruga e saj nuk është jashtë politike.

“Do jem pranë PD-së do i shërbej çdo kauze të PD, uroj që grupi të jetë kompakt, nëse do jemi të përçarë kjo nuk i shërben Shqipërisë“, thekson Çupi.

Megjithatë, Çupi është e vetëdijshme se rruga e PD drejt forcimit duhet të kalojë nga riformatimi i saj, por pa dorëheqjen e Berishës, të cilën nuk e sheh si opsion për shkak se sipas saj demokratët sot vuajnë për figura liderësh.

“Sot jemi një opozitë pa një peshë të caktuar, duhet të jemi realistë, sot i vetmi opozitar me peshë është Sali Berisha. PD kërkon reformim por edhe rritjen e figurave të liderëve që i mungojnë PD-së.”, u shpreh ajo.

PD në zgjedhjet e 11 majit, njohu një ndër rezultatet më të dobëta të saj. Bashkë me aleatët ajo arriti të fitonte vetëm 50 vende në Parlament. Prej tyre, shumica janë besnikët e Sali Berishës që morën mandatin prej strehimit në listat e sigurta të deputetëve ndërsa jo pak vende i përkasin edhe aleatëve.

The post ‘Largohem pa pengje’, Dhurata Çupi: Partia Demokratike kërkon reformim, por… appeared first on Sot News | Lajme.

Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën ‘ndarjen ligjore të pushteteve’

4 July 2025 at 14:26

Një takim me dyer të mbyllura, i mbajtur të enjten në bashkinë e Vlorës nga kryeministri Edi Rama, u pasua me një furtunë dorëheqjesh nga drejtuesit e kësaj bashkie, sipas raportimeve mediatike. Në takim ishin të pranishëm kryebashkiaku socialist, Ermal Dredha, ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku dhe deputetë socialistë në këtë qark. Rama paralajmëroi […]

The post Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën ‘ndarjen ligjore të pushteteve’ appeared first on Reporter.al.

“Berisha po fsheh pasurinë”/ Çupi: Po udhëton nëpër Europë që të shmangë arrestimin e tij

3 July 2025 at 13:57

Analisti Frrok Çupi thotë se kreu i PD, Sali Berisha po fsheh pasurinë që ka vënë në sajë të korrupsionit. Në një interviste, Çupi u shpreh se Berisha po udhëton nëpër Europë, për të shmangur sa më shpejt arrestimin e tij, lidhur me dosjen “Partizani”.

“Berisha thotë që po bën takime politike nëpër Europë. Deri dje kam qenë dyshues. Duhet shikuar me një vështrim tjetër. Europa nuk mund ta presë Sali Berishën, tani nuk ka çfarë t’i thotë Europës. Udhëtimet e Berishës nëpër Europë, i përkasin SPAK. Po udhëton për të shpëtuar pasurinë. Ka nisur gjyqi, ai nuk e di të ardhmen e tij. Në këto rethana, provat të çojnë se ai po fsheh pasuritë e tij. Ka shumë apartamente, vila nëpër Europë. Berisha po tenton t’i fshehë.”, theksoi ai

The post “Berisha po fsheh pasurinë”/ Çupi: Po udhëton nëpër Europë që të shmangë arrestimin e tij appeared first on Sot News | Lajme.

“Berisha ka brenda vetes krimin”, Çupi: Me dosjen “Partizani” ka futur në një thes familjen dhe qeverinë

By: Rovena
30 June 2025 at 18:25

Analisti Frrok Çupi në “Tirana Live” në ABC News tha sed Berisha nuk ka as vullnetin dhe as aftësinë për t’u përballur me provat dhe akuzat që rëndojnë mbi të, duke e quajtur atë një figurë politike të komprometuar thellësisht, jo vetëm brenda vendit por edhe në arenën ndërkombëtare.

Çupi theksoi se rasti Berisha ka kapërcyer kufijtë e një çështjeje të thjeshtë gjyqësore dhe është kthyer në një lajm për mediat ndërkombëtare, për shkak të faktit që ai mbetet një ish-kryeministwr dhe ish—president i padëshiruar për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Duke komentuar dorëheqjen e kryesuese sw turpws gjykuese Elsa Ulliri për shkak të konfliktit të interesit në dosjen e njohur “Partizani”, Çupi la të kuptohet se ndikimi i Berishës në sistemin gjyqësor vazhdon të jetë i fortë.

Analisti nënvizoi se afera “Partizani” është vetëm një nga çështjet që implikon Berishën, duke shtuar se ai ka futur në një thes të vetëm familjen, qeverinë dhe interesat personale. Sipas tij, Berisha është përfaqësues i një tipi politikani që kryen krime pa vetëdije, pasi, siç tha Çupi, “krimin e ka pjesë të natyrës së tij dhe përmes tij mendon të projektojë të ardhmen.”

“Berisha nuk bën do përballje me provat. Por, ishte një lajm për mediat e huaja. Është edhe një fat që Berisha është një ish-kryeministër dhe një ish-President i padëshiruar për Amerikën dhe Europën dhe ky ishte lajmi. Populli shqiptar ishte viktima për Berisha dhe ai nuk del dot para. Berisha i ngjan një hajduti të vogël, që i zoti i shtëpisë, pra populli, i ka dhënë çelësat dhe ai e ka vjedhur, dhe ai ka ikur në punë. Dorëheqja e gjyqtares Elsa Ulliri, ajo vetë pranoi me sinqeritet që këtu ka konflikt interesi. Do e shikojmë që përsëri kur të hidhet shorti do të dalë një njeri i Berishës.

Berisha e di që afera “Partizani” ka korruptuar qeverinë e vet, ka futur në një thes familjen dhe qeverinë. Ai e di që kjo nuk është dosja e vetme, padyshim që krimet e Berishës janë sheshit, kanë ndodhur në këtë vend. Është tipike, Berisha kryen krime padashje. Ai e ka brenda vetes krimin, ai mendon se ashtu siç i vjen krimi, kërkon të sjellë edhe të ardhmen. Berisha nuk vjen vetëm me një krim në gjykatë, vjen me 100 torba të tjera. Kjo është veçantia e gjyqit të Berishës”, tha analisti./abcnews.al

“Berisha nga figurë tragjike në komike”, Çupi: Është pa pushtet dhe në prag të burgut

26 June 2025 at 09:34

Analisti Frrok Çupi tha se kreu i PD-së, Sali Berisha ka kaluar nga një figurë e frikshme dhe autoritare në politikën shqiptare, në një personazh që sot ngjall më shumë keqardhje apo të qeshura sesa frikë apo respekt. Ai e cilëson këtë transformim si pasojë të veprimeve dhe trashëgimisë politike të Berishës, duke theksuar se aktualisht ai është një figurë pa pushtet, në prag të burgut dhe moralisht i rrënuar.

Çupi shprehet në një intervistë se jemi në një pikë ku Berisha nuk përfaqëson më Partinë Demokratike, dhe as partia nuk është më përfaqësuese e tij. Megjithatë, kjo ndarje, sipas tij, nuk sjell domosdoshmërisht një rilindje apo shpresë të re për PD-në, pasi mungesa e ideve dhe vlerave demokratike brenda saj e ka bërë partinë të humbasë funksionin si forcë opozitare. Ai shkon edhe më tej, duke e krahasuar PD-në aktuale me një parti “muxhahedine”, që, sipas tij, është e dëmshme jo vetëm për vetveten por edhe për sistemin politik në tërësi.

“Berisha nga ai njeriu i dhunshëm i Shqipërisë, është kthyer në një figurë qesharake, saqë edhe ata që nuk kanë afërsi me të ndjejnë keqardhje kur e shikojnë. Për mendimin tim kjo është një rrjedhojë e asaj që ka kryer në jetën e tij.

Është një figurë tragjike dhe me efekte tragjike, kurse tani është kthyer në një figurë komike sepse është pa pushtet dhe në prag të burgut. Është i rrënuar moralisht, nëse ka moral. Ndoshta jam i pari që po e them, por ka ardhur një moment, ku PD nuk është më Berishë dhe Berisha nuk është PD.

Kjo nuk do të thotë që ka ardhur një moment i mirë për atë parti, por kjo do të thotë se si Berisha si PD janë njësoj dhe nuk ka shpëtim, sepse po të kishte filiza të tjerë demokratike, lirie, mençurie padyshim që do të ishte një shpresë dhe një luftë brendapërbrenda. Ne mund ta krahasojmë PD-në me një parti muxhahedine, sepse janë të dëmshëm për veten dhe për rolin politike”, tha Çupi.

The post “Berisha nga figurë tragjike në komike”, Çupi: Është pa pushtet dhe në prag të burgut appeared first on Sot News | Lajme.

Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për emigrantët në Shqipëri

26 June 2025 at 07:04

Kur Gigi Calesso lexoi në gazeta për rritjen e kostos së qendrave për emigrantët e Italisë në Shqipëri, ai u trondit shumë. Si një aktivist i së majtës për çështjet mjedisore dhe të drejtat e njeriut, administratori bankar gjashtëdhjetëvjeçar nga Treviso, afër Venecias në verilindje të Italisë, e kishte ndjekur me kujdes sagën që nga […]

The post Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për emigrantët në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

Rinumërimi, asnjë ndryshim për PD/ Çupi: Misioni i Berishës, shkatërrimi i Shqipërisë

19 June 2025 at 18:37

Analisti Frrok Çupi komentoi rinumërimin e votave që duket se nuk ka ndryshuar asnjë rezultat. Kjo e pranuar edhe nga kreu i PD Sali Berisha. Ky i fundit tha se u bë vetëm për transparencë për kandidatët.

Çupi u shpreh se retorika e Berishës për një farsë elektorale, nuk është asgjë tjetër, vetëm që të arrijë synimin e tij për shkatërrimin e  Shqipërisë, duke nënvizuar se po tenton që të zvarrisë procesin zgjedhor.

“Berisha e ka ditur që nuk do ketë asnjë ndryshim. Votat i prek vetëm Berisha…dhe njerëzit e tij. Ai e ka ditur që qëllimi i tij, brenda PD është shumë i ulët, që t’i manipulojë njerëzit e vet dhe t’i thotë që po punoj të zbuloj votat tuaja. Dhe tjetra që të zgjasë jetën e tij politike dhe qëllimi themelor i Berishës është shkatërrimi i Shqipërisë. Ky është njeriu që tenton ta zvarrisë procesin zgjedhor”, tha ai.

Më tej nënvizoi se po bëjnë tradhti ndaj kombit, duke shtuar se Berisha ka mësuar gjuhën e huaj vetëm për të “nxirë” Shqipërinë.

“Këta të rinjtë të ashtëquajtur si Tabaku apo të tjerët, janë akoma më të rrezikshëm. Sali Berisha ka shkatërruar Shqipërinë, por ka pasur ushtarë. Dhe këta ushtarë, tani tentojnë të marrin përkrahje”, shtoi ai.

/abcnews.al/

“Ditëlindja e PS, përvjetor për qytetarinë”, Çupi: Mandati i katërt do ta çojë Shqipërinë më pranë BE

19 June 2025 at 18:31

Partia Socialiste ka organizuar këtë të enjte eventin për 34-vjetorin e themelimit. Analisti Frrok Çupi e vlerësoi si një përvjetor shumë të rëndësishëm, duke thënë se merita e madhe është fakti se qytetaria shqiptare mori anën e mirë.

Në një intervistë në “Tirana Live”, ai tha se mandati i katërt do ta çojë Shqipërinë më pranë Bashkimit Europian.

“Është një përvjetor i rëndësishëm për qytetarinë shqiptare jo vetëm për PS. Që në momentin kur u krijua PS ka bërë një rrugë shumë të vështirë. Sot shumicën qytetare e kemi në anën pozitive”, u shpreh ai.

Gjithashtu Çupi vlerësoi punën ndër vite të PS, duke i dhënë një tjetër rëndësi Shqipërisë duke e bërë që të vlerësohet në mbarë botën.

“Sot vijnë një Shqipëri miliona njerëz. Bota e huaj nuk njihte asgjë nga Shqipëria, dhe vetëm, në këtë rast Shqipërisë iu bë ky nder i madh dhe tani jemi në mandatin e katërt që ka një rol tjetër. PS sot po lufton me Esat pash toptanin që janë këto që shkojnë në Bruksel dhe thonë që Shqipëria është e korruptuar, ka krime. Këta janë me misionin për të djegur Shqipërinë, Sali Berisha me shokë. PS ka përballuar shkatërrimin, vështirësitë e shumta. Është përleshur nëpër barrikadat e Sali Berishës”, tha ai.

/abcnews.al/

Rinumërimi, tren apo farsë? Frrok Çupi: Sali Berisha po godet thelbin e demokracisë, njerëzit janë lodhur me të

17 June 2025 at 20:53

TIRANË- Analisti i njohur, Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story” u shpreh se pengesat artificiale që krijon Partia Demokratike në procesin zgjedhor po dëmtojnë seriozisht thelbin e demokracisë në Shqipëri.

Ai theksoi se Sali Berisha është përpjekur t’i marrë zvarrë proceset zgjedhore në Shqipëri dhe kjo sigurisht e ka goditur imazhin e vendit.

“Kemi të bëjmë me një fenomen, që me vërtet po goditet demokracia në thelbin e vet, në trupin e vet. Cila është goditja? Shkojmë te përfundimi. Ne kemi bërë zgjedhje që nga viti 1992 dhe thuajse PD i ka humbur, por thuajse nuk e ka humbur një gjë, PD ka dominuar gjithmonë zgjedhjet.

Çfarë ka bërë me zgjedhjet? I ka zvarritur zgjedhjet dhe përfundimisht PD, themi Sali Berisha ka arritur ta tërheqë zvarrë që nga dita e zgjedhjeve e ka tërhequr një vit , dy vjet dhe vendi ka lënguar nën idenë që zgjedhjet u vodhën, s’u vodhën, u bënë dhe s’u bënë”, tha ai.

Me pretendimet dhe artificat që krijon, analist Frrok Çupi pohoi se Berisha tenton të përçojë mesazhin se Shqipëria nuk realizon dot zgjedhje të ndershme.

Sipas tij, njerëzit dhe publiku janë lodhur me kryetarin e Partisë Demokratike.

“Tenton ta çojë idenë se në Shqipëri nuk bëhen zgjedhje të ndershme. Është lodhur kaq shumë individi dhe është lodhur kaq shumë publiku me këtë gjë saqë është gati që t’i thotë njësoj siç thamë në 1991 ne demokratët kur i thamë Sali Berishës: veç mos bëj zhurmë, por merr kryesimin e Partisë Demokratike.

Tani njeriu është gati t’i thotë: merri ato zgjedhjet, merr pushtetin, vetëm të lutem vetëm mos na shkatërro vendit, por kjo është shumë e rëndë”, theksoi ai./abcnews.al

❌
❌