Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Këshilli i BE paralajmëron Vuçiç: Po ndjekim nga afër trajtimin e shqiptarëve në Serbi

By: redi
24 July 2025 at 20:45

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa në një letër dërguar më 18 korrik deputetit të vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian po ndjek nga afër trajtimin e pakicave kombëtare nga autoritetet serbe, posaçërisht komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës. Costa ka theksuar se “të drejtat e pakicave kombëtare do të jenë pjesë e…

Source

Mes tensioneve të larta, udhëheqësit e BE-së nisen drejt Kinës për samitin kyç!

By: Elva
23 July 2025 at 21:13

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të takohen me presidentin dhe kryeministrin e Kinës në Pekin më 24 korrik, në atë që pritet të jetë një samit i tensionuar Bashkim Evropian – Kinë, me luftën në Ukrainë dhe një luftë të mundshme tregtare transatlantike në […]

The post Mes tensioneve të larta, udhëheqësit e BE-së nisen drejt Kinës për samitin kyç! appeared first on BoldNews.al.

Sulmet e SHBA-së në Iran/ Presidenti i Këshillit Evropian: Palët të tregojnë përmbajtje dhe respekt për ligjin ndërkombëtar

22 June 2025 at 11:54

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, u ka bërë thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të respektojnë ligjin ndërkombëtar pas sulmeve të fundit ajrore të SHBA-së në lokacionet bërthamore iraniane.

“U bëj thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje dhe respekt për ligjin ndërkombëtar dhe sigurinë bërthamore”, shkroi Costo në platformën sociale X.

Ai tha se është “thellësisht i alarmuar nga lajmet që vijnë nga Lindja e Mesme” dhe theksoi se diplomacia mbetet e vetmja mënyrë për të sjellë paqe dhe siguri në rajon.

“Shumë civile do të jenë përsëri viktima të një përshkallëzimi të mëtejshëm. BE-ja do të vazhdojë të angazhohet me palët dhe partnerët tanë për të gjetur një zgjidhje paqësore në tryezën e negociatave”, shtoi ai.

Sot herët, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se forcat amerikane bombarduan tre lokacione bërthamore iraniane në Fordow, Natanz dhe Isfahan.

Pas sulmeve amerikane, Irani i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mbajë një takim urgjent për të dënuar agresionin e SHBA-së dhe për t’i mbajtur përgjegjës ata që shkelin ligjin ndërkombëtar.

Armiqësitë shpërthyen më 13 qershor kur Izraeli nisi sulme ajrore në disa vende në të gjithë Iranin, duke përfshirë objekte ushtarake dhe bërthamore, duke e çuar Teheranin të nisë sulme hakmarrëse.

Që atëherë, autoritetet izraelite thanë se të paktën 25 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në sulmet iraniane me raketa, ndërkohë sipas autoriteteve iraniane, të paktën 430 persona janë vrarë dhe më shumë se 3.500 të tjerë plagosur në sulmet izraelite në Iran.

Liderët samit për Ballkanin, zbardhet letra e presidentit të Këshillit Europian

By: redi
12 June 2025 at 20:27

Këshilli Evropian do të diskutojë për përshpejtimin e integrimit të shteteve ballkanike. Liderët do të bëhen bashkë në samitin e liderëve që do të mbahet në Bruksel në datat 26-27 qershor. Në letrën e Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, drejtuar drejtuesve të 27 shteteve anëtare të BE-së, thuhet se ai do t’i informojë ata rreth vizitës së tij të fundit në rajonin tonë.

Source

Një vit pas raportit të Borrellit, pse BE po heziton të heqë masat ndaj Kosovës?

16 May 2025 at 23:43

Deklarata e presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, se për heqjen e masave duhet të ndodhë deeskalimi në veri, një vit pas raportit që konstaton shtensionimin dhe përmbushjen e kërkesave nga Kosova, vlerësohet në shpërputhje me zhvillimet.

Gati një vit raporti dhe rekomandimi i ish-Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, për heqjen e masave ndaj Kosovës, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha se paraprakisht duhet të ndodhë deeskalimi në veri.

Costas publikisht i replikoi presidentja Vjosa Osmani, e cila përmendi raportin e Borrell, marrëveshjen e Bratislavës dhe përmbushjen e obligimeve nga Kosova, përfshirë referendumin për zgjedhje të reja në katër komunat në veri.

Krahas atyre që përmendi presidentja, në vlerësimin e profesorit Dritëro Arifi deklarata e presidentit të Këshillit Evropian, i cili mori detyrën në dhjetor 2024, ka shpërputhje me zhvillimet.

“Po ashtu, edhe Parlamenti Evropian e vërteton që Kosovës duhet t’i hiqen masat sepse janë jo të justifikueshme në mënyrën se si janë vendosur. Pra, ka një mori gjërash që kanë ndodhur, që kryetari i Këshillit Evropian nuk i përmendi apo nuk deshi t’i përmend ose nuk ka pasur direktivë më të qartë nga vendet anëtare. Sido që të jetë ishte një takim shumë i zbehtë edhe pse niveli i përfaqësimit ishte shumë i lartë”, ka thënë për Tv Dukagjinin profesori Dritëro Arifi.

Pasi tha se Kosova do të duhej të tregonte më shumë kujdes para se të futej nën masa, opinionisti Bekim Kabashi tha se fragmentimi brenda bllokut 27-anëtarësh e vështirëson situatën – që tha se është e ngjashme me atë me demarkacionin dhe liberalizimin e vizave.

“Dalja prej tyre është mendoj që është shumë e vështirë për arsye se vendim-marrja në Bashkmin Evropian është konsensuale, do të thotë duhet të pajtohen të gjitha shtetet. Ne e dimë se çfarë qëndrimi kanë disa shtete në raport me Kosovën, e disa shtete edhe në raport me Serbinë – që mund të ketë ndikim në vendim-marrjen e Bashkimit Evropian. Kështu un e shohë shumë vështirë heqjen e masave, madje nuk përjashtohet mundësia që dërgimi i draft-statutit të asociacionit në Gjykatën Kushtetuese të jetë kushti i fundit për heqjen e masave”, ka thënë opinionisti Bekim Kabashi.

Në Qershor bëhen dy vjet prej kur Bashkimi Evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës, si pasojë e zhvillimeve që lidheshin me vendosjen e kryetarëve të zgjedhur me numër të ulët votash në objektet komunale komunat me shumicë serbe në veri.

Ndërkaq, po në Qershor bëhet një vit prej kur ish-Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Josep Borrell, paraqiti raportin vlerësues, që rekomandon heqjen atyre së ai i quante “sanksione” ndaj Kosovës./Dukagjini/

The post Një vit pas raportit të Borrellit, pse BE po heziton të heqë masat ndaj Kosovës? appeared first on Telegrafi.

Samiti i KPE në Tiranë, Reuters: Shqipëria e vogël dhe aspiruese pret samitin gjigant europian

16 May 2025 at 16:58

Udhëheqësit evropianë mbërrijnë të premten në Shqipëri për Samitin e Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje që pritet të dominohet nga lufta në Ukrainë, por ku vendet e vogla të Ballkanit shpresojnë se vëmendja nuk do t’u mungojë edhe aspiratave për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Sipas agjencisë ndërkombëtare të lajmeve Reuters, samiti që po mbahet në Tiranë do të mbledhë krerët e shteteve më të fuqishme të kontinentit, përfshirë liderët e Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Takimi zhvillohet në një moment kritik kur Ukraina dhe Rusia po përgatiten për bisedimet e para për paqe që prej fillimit të luftës.

Përtej sfidave globale, vëmendja e Ballkanit është e përqendruar tek procesi i anëtarësimit në BE. Shqipëria, si një nga vendet më të varfra të Evropës me një të kaluar të rëndë komuniste dhe sfida të mëdha ekonomike e politike, pret që samiti të jetë një pikë kthese drejt integrimit evropian.

Reuters raporton se vendi është në përgatitje të plotë për mikpritjen e liderëve. Aeroporti i Tiranës, që ndodhet në proces rikonstruksioni për shkak të një rritjeje të ndjeshme të turizmit, ka paralajmëruar ndërprerje të mundshme të fluturimeve për shkak të ngarkesës ajrore.

Kufizime të forta janë vendosur edhe në qarkullimin rrugor në kryeqytet, sidomos përreth qendrës ku do të mbahet samiti, në një strukturë të re gjigante për konferenca.

Megjithatë, rruga drejt BE-së nuk është e lehtë. Shqipëria përballet ende me probleme serioze të sundimit të ligjit, pastrimit të parave dhe mungesës së transparencës politike. Zgjedhjet e fundit, të fituara bindshëm nga kryeministri Edi Rama, janë në hetim nga prokuroria mes akuzave për manipulim nga opozita.

Kundërshtarët politikë nuk kanë qëndruar në heshtje. Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka bërë thirrje për një protestë paqësore gjatë zhvillimit të samitit.

Sipas Reuters, ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë se politika e jashtme aktive e Shqipërisë, përfshirë marrëveshjen me Italinë për emigrantët dhe angazhimin në investime të huaja si ajo e Jared Kushner, mund të rrisin besueshmërinë e vendit në sytë e BE-së.

Ndërkohë, edhe Kosova dhe Serbia ndjekin të njëjtën rrugë integrimi, ndonëse përplasjet mes tyre vazhdojnë të mbeten pengesë. Kosova është aktualisht nën sanksione të BE-së për rolin e kryeministrit Albin Kurti në tensionet etnike në veri, ndërsa presidenti serb Aleksandar Vuçiç mori pjesë në një ceremoni përkujtimore në Moskë, në kundërshtim me qëndrimet e Brukselit.

Samiti në Tiranë, sipas Reuters, është një provë për vetëdijen politike të Evropës dhe për vendosmërinë e saj për të mbështetur jo vetëm sigurinë dhe demokracinë, por edhe aspiratat e vendeve të Ballkanit Perëndimor./Top Channel

The post Samiti i KPE në Tiranë, Reuters: Shqipëria e vogël dhe aspiruese pret samitin gjigant europian appeared first on Telegrafi.

Costa: Qëndrueshmëria dhe besimi, parimet kyç në procesin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor

16 May 2025 at 10:38

Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë në Tiranë, të enjten, se ekziston vrull i ri në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE), dhe se përpjekjet e mëtejme në Ballkanin Perëndimor për të arritur përparim drejt rrugës evropiane duhet të bazohen mbi parimet e qëndrueshmërisë dhe besimit.

Pas një darke joformale që ai shtroi për pjesëmarrësit e samitit të së premtes të Komunitetit Politik Evropian nga Ballkani Perëndimor dhe për kryeministrin polak, Donald Tusk, Costa shkroi në platformën X, në internet, se parimi i qëndrueshmërisë vlen për të dyja palët.

“Përpjekjet e mëtejme për përparim drejt anëtarësimit [të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian] duhet të udhëzohen nga dy parime thelbësore: qëndrueshmëri dhe besim. Qëndrueshmëria për BE-në nënkupton mbajtjen e zgjerimit në krye të agjendës së saj politike, kurse për partnerët do të thotë përputhje me vlerat tona dhe zbatim reformash”, ka thënë Costa. Ai ka shtuar se besimi, si parim i dytë kyç, “mund të ndërtohet vetëm përmes dialogut të hapur – brenda, mes partnerëve në rajon, dhe me institucionet dhe me shtetet anëtare të BE-së”.

Costa shtroi darkë për udhëheqësit nga Ballkani Perëndimor me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Kaja Kallas, në fund të turneut të tij në rajon, gjatë të cilit ai vizitoi Beogradin, Sarajevën, Podgoricën, Prishtinën, Shkupin dhe Tiranën.

-Costa në Prishtinë: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
-Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028
-Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska
-Costa: Dënimi i pushtimit rus të Ukrainës dhe dialogu me Kosovën janë kyç për rrugën evropiane të Serbisë

Përveç Costas, Von der Leyenit, Kallasit dhe Tuskut, në darkë morën pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani; presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq; presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq; kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski; kryetarja e presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviq; dhe mikpritësit – kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti shqiptar, Bajram Begaj.

Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian do të bëjë bashkë në kryeqendrën shqiptare, Tiranë, 47 krerë shtetesh apo qeverish, dhe udhëheqës të institucioneve kyç evropiane dhe ndërkombëtare. Në samitin njëditor pritet të diskutohen sfidat e sigurisë dhe mbrojtjes në të gjithë kontinentin, me agresionin e plotë të Rusisë ndaj Ukrainës në krye të agjendës. Vendet e Ballkanit Perëndimor shpresojnë se në Samitin e Komunitetit Politik Evropian do të bisedohet edhe për zgjerimin e Bashkimit Evropian. REL/

The post Costa: Qëndrueshmëria dhe besimi, parimet kyç në procesin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor appeared first on Sot News | Lajme.

António Costa darkë me liderët e rajonit në Tiranë: Anëtarësimi duhet të udhëhiqet nga dy parime kryesore, qëndrueshmëria dhe besimi

By: redi
16 May 2025 at 00:47

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa i cili ndodhet në Tiranë për Samitin Europian, tregoi për darkën me liderët e rajonit. Me anë të një postimi në “X, Costa deklaroi se ekziston një vrull i ri në zgjerimin e Bashkimit Europian dhe shtoi se përpjekjet tona të mëtejshme për të përparuar drejt anëtarësimit duhet të udhëhiqen nga dy parime kryesore: qëndrueshmëria dhe besimi.

Source

Presidenti i KE-së, Costa: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE para vitit 2030

TIRANË, 15 maj /ATSH-DPA/- Vendi ballkanik, Shqipëria mund të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian para vitit 2030, tha sot presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

“Nëse Shqipëria vazhdon të japë rezultate me të njëjtin ritëm, është plotësisht e mundur të bashkohet me Bashkimin Evropian para vitit 2030”, tha Costa në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama në Tiranë.

“Por, gjithçka varet nëse vazhdoni në të njëjtën rrugë”, shtoi ai.

Shqipëria është qeverisur nga Rama që prej vitit 2013, i cili kohët e fundit siguroi një mandat të katërt me Partinë e tij Socialiste (PS) në zgjedhjet parlamentare.

Gjatë fushatës zgjedhore, Rama u premtoi shqiptarëve anëtarësimin në BE deri në vitin 2030.

Që nga viti 2014, Shqipëria ka qenë një kandidate zyrtare për anëtarësim në BE dhe negociatat kanë vazhduar që nga viti 2022. Vendi ka qenë anëtar i NATO-s që nga viti 2009.

Vëzhguesit kanë vënë re kohët e fundit njëfarë progresi në luftën kundër korrupsionit. //a.i/

The post Presidenti i KE-së, Costa: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE para vitit 2030 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj pret Presidentin e Këshillit Evropian: Rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së, zgjedhja jonë historike

TIRANË, 15 maj /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj takoi sot presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, me rastin e pjesëmarrjes në Samitin e Komitetit Politik Evropian në Shqipëri.

Kreu i Shtetit u shpreh se Shqipëria është thellësisht mirënjohëse ndaj Këshillit Evropian për mbështetjen në vijueshmëri të politikave të zgjerimit të BE-së. Rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së vjen natyrshëm nga zgjedhja jonë historike. Për më shumë se tri dekada, populli shqiptar mbështet në mënyrë të palëkundur anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke e parë këtë si konsolidim të demokracisë, zhvillim ekonomik të mëtejshëm dhe stabilitet rajonal.

Shqipëria është e përkushtuar në mbështetjen dhe respektimin e të drejtave themelore të njeriut, duke përfshirë këtu të drejtat e minoriteteve, demokracisë dhe sundimin e ligjit. Ne besojmë fort se Bashkimi Evropian mbetet mjeti më efektiv gjeopolitik për të adresuar sfidat e sigurisë, pasiguritë dhe sfidat ndaj paqes dhe stabilitetit.

Shqipëria do të vijojë të luajë rolin e saj si lehtësuese e dialogut dhe urë lidhëse midis Ballkanit Perëndimor dhe pjesës tjetër të Evropës, duke qenë shtyllë mbështetëse për përballimin e sfidave gjeopolitike.

/r.e/

The post Begaj pret Presidentin e Këshillit Evropian: Rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së, zgjedhja jonë historike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOTO/ Samiti i Europës në Tiranë, kryeministri Edi Rama pret Presidentin e Këshillit Europian

By: redi
15 May 2025 at 16:52

Kryeministri Edi Rama ka pritur presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa i cili ka ardhur në Shqipëri në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Europian që do të zhvillohet ditën e nesërme në Tiranë. 47 liderë nga i gjithë kontinenti do të zbarkojnë në kryeqytetin tonë, për takimin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian, i cili e nis zyrtarisht punën nesër në orën 11:00…

Source

Europa “zbret” sot në Tiranë/ Nga Starmer, te Costa, Rutte, Von der Leyen dhe Zelensky

By: Rovena
15 May 2025 at 10:02

Ditën e nesërme, më 16 maj, do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë që do të bëjë bashkë shumë liderë të Evropës, por jo vetëm.

Ndërkohë që sot pritet të mbërrijnë në Rinas, disa prej liderëve që janë pjesë e samitit.

Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer pritet të jetë në Rinas rreth orës 10:30, të paradites së sotme. Shefi i NATO-s, Mark Rutte do të jetë rreth orës 15:30, kurse presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në orën 18:30.

Pritet gjithashtu të vijë në Shqipëri edhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen si dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa./abcnews.al

Costa: E ardhmja e Kosovës është në BE – ndërtimi i konsensusit mes forcave politike është thelbësor

15 May 2025 at 08:51

Presidenti i Këshillit të BE-së, Antonio Costa, pas vizitës që zhvilloi në vend me liderët shtetërorë ka thënë se Kosova është në familjen e Bashkimit Evropian.

Costa përmes një postimi në platformën X ka thënë se ndërtimi i konsensusit mes forcave politike është thelbësor.

“Takime shumë të mira me presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë pasditen e sotme. Vendi i Kosovës është në familjen e Bashkimit Evropian. Kjo gjithashtu kërkon që ju të përmbushni angazhimet tuaja dhe të forconi demokracinë tuaj. Ndërtimi i konsensusit midis forcave politike është thelbësor. Është gjithashtu jetike të shihet përparim real dhe i prekshëm në dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE. Për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të mirën e kosovarëve”, ka shkruar Costa.

Ndryshe, një ditë më parë presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa u takua me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.

Costa, gjatë një konference për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, është pyetur nga gazetarja e Telegrafit, Jehona Hulaj, lidhur me mundësinë e largimit të masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Costa tha se masat janë të lidhura me nevojën për de-përshkallëzim të tensioneve në rajon, veçanërisht në veri të Kosovës, dhe se shpreson që situata të stabilizohet për të mundësuar heqjen e tyre.

Ndërsa, zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes një njoftimi për media pas takimit të presidentit të KE-së, Costa me Kurtin bëri të ditur se Costa ka theksuar rëndësinë që Kosova të angazhohet seriozisht në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, përmes një dialogu konstruktiv, si hap i domosdoshëm për të avancuar drejt integrimit evropian. /Telegrafi/

Very good meetings with President Osmani @VjosaOsmaniPRKS in Pristina this afternoon.

Kosovo’s place is in the European Union family. This also requires you to deliver on your commitments and strengthen your democracy. Building consensus among political forces is essential.

It… pic.twitter.com/BNx6eh8ypc

— António Costa (@eucopresident) May 14, 2025

The post Costa: E ardhmja e Kosovës është në BE – ndërtimi i konsensusit mes forcave politike është thelbësor appeared first on Telegrafi.

Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028

14 May 2025 at 15:30

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë të mërkurën në Podgoricë se zgjerimi i Bashkimit Evropian është investim strategjik dhe kyç për stabilitetin, paqen dhe prosperitetin, dhe se Mali i Zi mund të bëhet anëtar i bllokut deri në vitin 2028. Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, tha se Costa po e viziton vendin ballkanik në një kohë vendimtare për synimet e Podgoricës për t’u bërë pjesë e BE-së.

“Ardhja juaj konfirmon se perspektiva evropiane e Malit të Zi mbetet lart në agjendën e BE-së. Në këto kohë sfiduese, politika e zgjerimit mund të jetë vendimtare. Ne mund të jemi drita në fund të tunelit dhe konfirmim se procesi i zgjerimit është gjallë”, tha Millatoviq. Mali i Zi, siç deklaroi ai, dëshiron të jetë shembull i një historie të suksesshme evropiane.

Mali i Zi i nisi bisedimet për anëtarësim në qershor të vitit 2012, dhe prej atëherë i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave dhe ka mbyllur përkohësisht tre. Pas disa vitesh ngecjeje, ky vend i rinisi negociatat qershorin e kaluar dhe tani po punon drejt mbylljes së tyre. Costa e përshkroi përparimin e Malit të Zi në rrugën e tij drejt BE-së si “mbresëlënës”.

“Slogani ’28 deri në vitin 2028′ është shkëlqyeshëm, por do të ishte më mirë nëse do të arrihej më herët”, tha ai, duke shtuar se Mali i Zi “mund të bëhet anëtari i 28-të dhe një lider në integrimin evropian të rajonit”.

Ai theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, veçanërisht me vendet që janë tashmë anëtare të BE-së. I pyetur rreth shqetësimeve të disa institucioneve evropiane në lidhje me marrëveshjen e Malit të Zi me Emiratet e Bashkuara Arabe, ai u përgjigj se marrëveshje të tilla duhet të jenë në përputhje me ligjet e BE-së.

“Sidomos në fushat e prokurimit publik dhe mbrojtjes së mjedisit”, tha ai. Kuvendi i Malit të Zi i miratoi javë më parë me procedurë të përshpejtuar ligjet që ratifikojnë Marrëveshjen për bashkëpunim ekonomik dhe Marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e turizmit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Megjithatë, Millatoviq, ia ka kthyer Kuvendit për rishqyrtim njërën nga këto dy marrëveshje – atë që i hapte rrugë dhënies me qira të Plazhit të Madh në Ulqin. Sipas asaj marrëveshjeje, Mali i Zi do t’ia jepte Plazhin e Madh me qira për 99 vjet kompanisë Emmar të biznesmenit arab, Mohamed Alabbarit, që do të ndërtonte një kompleks megaturistik në Ulqin. REL/

The post Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028 appeared first on Sot News | Lajme.

Presidenti i Këshillit Evropian uron Ramën: Pres me padurim t’ju përgëzoj personalisht nesër në Tiranë

TIRANË, 14 maj /ATSH/ Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa ka uruar Kryeministrin Edi Rama, për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

“Urimet më të ngrohta, i dashur Edi për këto rezultate mbresëlënëse zgjedhore. Pres me padurim t’ju përgëzoj personalisht nesër në Tiranë”, shkruan Costa në një postim në platformën X.

Më herët kryeministrin Rama e ka uruar edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković si dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

/r.e/j.p/

The post Presidenti i Këshillit Evropian uron Ramën: Pres me padurim t’ju përgëzoj personalisht nesër në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidenti i Këshillit Evropian viziton Kosovën

14 May 2025 at 09:31

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do ta vizitojë Kosovën të mërkurën. Gjatë pasdites, ai do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Costa e viziton Kosovën në një kohë kur ligjvënësit kosovarë nuk kanë arritur të konstituojnë Kuvendin pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt, edhe pas 15 përpjekjeve. Qeveria e Albin Kurtit është ende në detyrë, deri në formimin e një qeverie të re pas konstituimit të Kuvendit. Po ashtu, kjo vizitë zhvillohet në një kohë kur liderët kosovarë po shtojnë thirrjet drejtuar Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura pas tensioneve në veri të vendit. Këto masa mbeten ende në fuqi, me arsyetimin se Kosova nuk ka ndërmarrë hapa të mjaftueshëm për shtensionimin e situatës në komunat me shumicë serbe.

Costa një ditë më parë qëndroi në Serbi dhe në Bosnje e Hercegovinë. Gjatë një konference për media me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Costa theksoi se dialogu me Kosovën është kyç për anëtarësimin e Serbisë në BE, dhe shtoi se është po aq i rëndësishëm edhe qëndrimi i qartë për dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës.

Për sa i përket vizitës së Vuçiqit në Moskë për festën e Ditës së Fitores, pavarësisht mesazheve nga Brukseli që i kërkonin të mos shkonte, Costa tha se Vuçiq ia shpjegoi atij se shkoi për të festuar një ngjarje historike.

“Nuk mund ta ndryshojmë historinë, e kuptoj plotësisht, që Serbia feston çlirimin, por nuk mund ta festojmë këtë pa dënuar invazionin aktual në një shtet tjetër”, tha Costa. Në Sarajevë, ai shprehu shqetësim për, siç i quajti, “veprimet ndarëse të Republikës Sërpska”, duke i cilësuar ato si kërcënim për stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të Bosnjë e Hercegovinës.

Pas Kosovës, ai do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut, si dhe Shqipërinë, ku do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Liderët e BE-së zgjodhën portugezin Antonio Costa si president të Këshillit Evropian, detyrë të cilën e mori më 1 dhjetor 2024. REL/

The post Presidenti i Këshillit Evropian viziton Kosovën appeared first on Sot News | Lajme.

Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska

14 May 2025 at 09:31

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa gjatë një vizite në Sarajevë më 13 maj, shprehu shqetësim për siç i quajti ai veprimet ndarëse të Republikës Sërpska”, duke i cilësuar si kërcënim për stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të Bosnjë e Hercegovinës.

“Erdha në Sarajevë për të përcjellë një mesazh shqetësimi për lëvizjet ndarëse në Republikën Sërpska,” deklaroi Costa, duke theksuar se tensionet politike po pengojnë bashkëpunimin e brendshëm dhe përparimin në rrugën evropiane.

Ai bëri thirrje për uljen e tensioneve dhe për një angazhim të sinqertë të liderëve politikë drejt reformave.

Costa rikujtoi se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar ndaj së ardhmes evropiane të Bosnjë e Hercegovinës dhe u shpreh i zhgënjyer që, ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ku vend ende nuk përfiton nga fondet e Planit të Rritjes.

Presidenti i Këshillit Evropian viziton Kosovën

By: Rovena
14 May 2025 at 09:07

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do ta vizitojë Kosovën të mërkurën.

Gjatë pasdites, ai do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Costa e viziton Kosovën në një kohë kur ligjvënësit kosovarë nuk kanë arritur të konstituojnë Kuvendin pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt, edhe pas 15 përpjekjeve. Qeveria e Albin Kurtit është ende në detyrë, deri në formimin e një qeverie të re pas konstituimit të Kuvendit.

Po ashtu, kjo vizitë zhvillohet në një kohë kur liderët kosovarë po shtojnë thirrjet drejtuar Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura pas tensioneve në veri të vendit. Këto masa mbeten ende në fuqi, me arsyetimin se Kosova nuk ka ndërmarrë hapa të mjaftueshëm për shtensionimin e situatës në komunat me shumicë serbe.

Costa një ditë më parë qëndroi në Serbi dhe në Bosnje e Hercegovinë.

Gjatë një konference për media me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, Costa theksoi se dialogu me Kosovën është kyç për anëtarësimin e Serbisë në BE, dhe shtoi se është po aq i rëndësishëm edhe qëndrimi i qartë për dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës.

Për sa i përket vizitës së Vuçiqit në Moskë për festën e Ditës së Fitores, pavarësisht mesazheve nga Brukseli që i kërkonin të mos shkonte, Costa tha se Vuçiq ia shpjegoi atij se shkoi për të festuar një ngjarje historike.

“Nuk mund ta ndryshojmë historinë, e kuptoj plotësisht, që Serbia feston çlirimin, por nuk mund ta festojmë këtë pa dënuar invazionin aktual në një shtet tjetër”, tha Costa.

Në Sarajevë, ai shprehu shqetësim për, siç i quajti, “veprimet ndarëse të Republikës Sërpska”, duke i cilësuar ato si kërcënim për stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të Bosnjë e Hercegovinës.

Pas Kosovës, ai do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut, si dhe Shqipërinë, ku do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Liderët e BE-së zgjodhën portugezin Antonio Costa si president të Këshillit Evropian, detyrë të cilën e mori më 1 dhjetor 2024./REL

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa sot në Kosovë – takohet me Osmanin dhe Kurtin

14 May 2025 at 07:25

Presidenti Këshillit Evropian, Antonio Costa do të jetë sot për vizitë në vendin tonë.

Costa gjatë vizitës në Prishtinë do të takohet me presidenten e shtetit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Referuar agjendës, presidenti i Këshillit Evropian, António Costa me presidenten Vjosa Osmani do të takohet në ora 16:30.

Pas takimit do të mbajnë edhe konferencë për medie.

Ndërkaq, takimit ndërmjet Costas dhe kryeministrit në detyrë, Kurti do të mbahet në ora 18:40.  /Telegrafi/

The post Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa sot në Kosovë – takohet me Osmanin dhe Kurtin appeared first on Telegrafi.

Presidenti i Këshillit Europian javën e ardhshme në Ballkan, do të takohet edhe me presidenten Osmani

9 May 2025 at 23:45

Presidenti i ri i Këshillit Evropian, António Costa, do të ndërmarrë një vizitë zyrtare në të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë javës së ardhshme, nga data 12 deri më 16 maj 2025, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe riafirmimin e përkushtimit të Bashkimit Evropian ndaj rajonit.

Vizita kulmon më 16 maj në Tiranë, ku Presidenti Costa do të bashkë-organizojë Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

“Ka një moment të ri zgjerimi, por momenti ka nevojë për përkushtim dhe veprim konkret”, deklaroi Costa para nisjes së vizitës.

Ai shtoi se rritja e bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor është përparësi politike si për BE-në ashtu edhe për të personalisht.

Itinerari i vizitës

Vizita do të nisë të martën, më 13 maj, në Beograd, ku Presidenti Costa do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vučić. Po atë ditë, ai do të udhëtojë në Sarajevë për t’u takuar me anëtarët e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës dhe për të përshëndetur trupat e misionit EUFOR Althea.

Të mërkurën, më 14 maj, ai do të ndalet në Podgoricë për takime me presidentin malazez Jakov Milatović dhe kryeministrin Milojko Spajić. Më pas, ai do të vizitojë Kosovën për një takim me Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu.

Të enjten, më 15 maj, vizita do të vazhdojë në Shkup, ku Presidenti Costa do të takojë Kryeministrin Hristijan Mickoski dhe Presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.

Po atë ditë, ai do të arrijë në Tiranë për takime me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama, si dhe për një bashkëbisedim me studentë të Kolegjit të Evropës.

Samiti i EPC në Tiranë – 16 maj

Më 16 maj, Costa do të bashkë-organizojë në Tiranë Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, një platformë gjithëpërfshirëse që bashkon liderë të vendeve evropiane për të forcuar bashkëpunimin politik dhe sigurinë kontinentale. Tema e këtij edicioni është: “Evropa e Re në një Botë të Re: Unitet – Bashkëpunim – Veprim i Përbashkët”, dhe diskutimet do të përqendrohen në çështje sigurie dhe vizionin e përbashkët për të ardhmen e Evropës.

Orari i konferencave për media (me kohën lokale):

13 maj

09:30 – Konferencë e përbashkët për shtyp me Presidentin Vučić (Beograd)

17:20 – Konferencë me Presidencën e Bosnjë e Hercegovinës (Sarajevë)

14 maj

11:15 – Konferencë me Presidentin Milatović (Podgoricë)

16:45 – Konferencë me Presidenten Osmani (Prishtinë)

15 maj

11:15 – Konferencë me Kryeministrin Mickoski (Shkup)

16:40 – Konferencë me Kryeministrin Rama (Tiranë)

The post Presidenti i Këshillit Europian javën e ardhshme në Ballkan, do të takohet edhe me presidenten Osmani appeared first on Telegrafi.

❌
❌