Futbolli spanjoll është në zi për fundin tragjik të Zeben Ramos, futbollist i Las Palmas që humbi jetën në moshën 23-vjeçare si pasojë e një aksidenti rrugor të tmerrshëm. Djali ishte transportuar në spital në gjendje kritike pasi ishte përplasur nga një makinë disa javë më parë: iu nënshtrua një operacioni urgjent për një traumë të rëndë në kokë dhe ishte futur në koma të induktuar në pritje të përmirësimeve që, për fat të keq, nuk ndodhën. Për Zeben nuk pati asgjë për të bërë: njoftimi i Las Palmas ka zhytur në dhimbje të thellë gjithë komunitetin sportiv të Kanarieve.
Më 10 qershor klubi i Las Palmas, sapo i rënë në kategorinë e dytë, kishte dhënë lajmin e aksidentit me një komunikatë: “Zebensui (ky është emri i tij i plotë, shën. i përk.), një lojtar i ekipit tonë të të rinjve, u përplas nga një makinë mbrëmë në komunën Arucas dhe aktualisht ndodhet në gjendje kritike pasi ka pësuar një traumë të rëndë në kokë. Ai ndodhet në gjendje kritike në Spitalin Universitar Doctor Negrin të Gran Canarias, ku është i shtruar nën kujdes mjekësor të specializuar. Klubi dëshiron të shprehë afërsinë dhe dashurinë për Zebensui, familjen e tij, shokët e skuadrës dhe të dashurit e tij në këtë moment të vështirë dhe i uron një shërim të shpejtë dhe të plotë.”
Njoftimi i Las Palmas: “Zeben ka vdekur”
Djali ishte futur në koma të induktuar dhe që atëherë nuk u zgjua më: të gjitha përpjekjet e mjekëve rezultuan të kota, plagët e marra ishin shumë të rënda. Lajmin për vdekjen e Ramos e dha orët e fundit Las Palmas me një tjetër njoftim: “UD Las Palmas njofton me dhimbje të thellë ndarjen nga jeta të Zebensui Ramos González, i njohur si Zeben, lojtar i skuadrës C të Las Palmas, në moshën 23-vjeçare, pasi nuk u rikuperua nga plagët e rënda të marra në një aksident tragjik të ndodhur më 9 qershor në komunën Arucas, në ishullin Gran Canaria.”
Kush ishte Zeben Ramos, mbrojtës i majtë 23-vjeçar
Klubi kanarian tregoi më pas kush ishte Zeben Ramos, jo vetëm si futbollist: “Mbrojtës i majtë i gjithanshëm dhe me potencial të madh, Zeben u dallua për përkushtimin, karakterin dhe aftësinë e tij për t’u përshtatur në pozicione të ndryshme brenda linjës mbrojtëse. Pasi kishte luajtur për klube si CD San Isidro, UD Guia, Acodetti CF, SD Huesca, UD San Fernando, CD Becerril dhe UD La Atalaya, ai iu bashkua sektorit tonë të të rinjve duke ardhur nga UD Villa Santa Brigida.
Puna e tij e palodhur dhe qëndrimi brenda dhe jashtë fushës i mundësuan të stërvitej disa herë edhe me Las Palmas Atletico (skuadra rezervë, shën. i përk.). UD Las Palmas dëshiron t’i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, miqve, shokëve të skuadrës dhe të gjithë atyre që kanë ndarë me të rrugëtimin e karrierës së tij sportive. E gjithë familja ‘amarilla’ i bashkohet dhimbjes për humbjen e Zeben. Gjithmonë në zemrën e UD Las Palmas.”
La @UDLP_Oficial comunica el fallecimiento de Zeben Ramos a los 23 años de edad, tras no superar las graves lesiones sufridas en un trágico atropello ocurrido el pasado 9 de junio en el municipio grancanario de Arucas.
Shtetasi Luel Rabija (Pjetri), ka rënë në prangat e policisë Tiranë, pasi akuzohet se ka marrë me forcë në makinën e tij një 40-vjeçar, të cilin më pas e ka dhunuar.
Uniformat blu, bëjnë me dije se 34-vjeçari, për motive të dobëta, ka marrë me forcë në automjetin e tij, një 40-vjeçar, të cilin e ka goditur me grushte.
Sipas informacioneve policore, autori është identifikuar si Luel Rabija (Pjetri).
Për fat të mirë, rrëmbimi i 40-vjeçarit nuk ka zgjatur shumë falë ndërhyrjes së policisë, e cila arrestoi autorin.
Gjithashtu, policia ka publikuar momentin kur 34-vjeçari merr me forcë në makinën e tij 40-vjeçarin
Njoftimi i policisë
Tiranë
Mori me forcë në automjet dhe dhunoi një shtetas, për motive të dobëta, arrestohet 34-vjeçari. Sekuestrohet automjeti.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, është identifikuar, kapur dhe arrestuar autori i dyshuar i rastit, shtetasi L. R.(P.), 34 vjeç, banues në Tiranë.
Nga këto veprime dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, ka marrë me forcë në automjetin e tij, një 40-vjeçar, të cilin e ka goditur me grushte.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Ambasadori i Izraelit në Shtetet e Bashkuara thotë se vetëm Forcat Ajrore të SHBA-së kanë armën që mund të shkatërrojë uzinat bërthamore të varrosura thellë të Iranit.
Por analistët janë të kujdesshëm se nuk ka asnjë garanci se edhe ajo bombë mund ta bëjë punën.
CNN shkruan se Fabrika Fordow është e varrosur thellë në malet pranë Qom, në Iranin verior. Thellësia e saj e saktë nuk dihet publikisht, por disa vlerësime e vendosin atë në 80 deri në 90 metra të thellë.
“Që Fordow të shkatërrohet nga një bombë nga qielli, i vetmi vend në botë që e ka atë bombë janë Shtetet e Bashkuara”, tha ambasadori Yechiel Leiter.
Bomba që Leiter i referohet është GBU-57/B – e njohur edhe si Penetruesi Masiv i Ordnancës.
I njohur gjithashtu si “shkatërrues bunkerësh”, është një municion i udhëhequr nga GPS prej 30,000 paundësh me një kokë luftarake me shpërthyes të lartë prej 5,740 paundësh që është aq i rëndë sa mund të hidhet vetëm nga bombarduesit B-2 të Forcave Ajrore.
“Kutia e kokës së luftës është bërë nga një aliazh çeliku special me performancë të lartë”, duke i mundësuar asaj të gërmojë thellë në tokë dhe të shkatërrojë bunkerë dhe tunele të ngurtësuar, sipas një dokumenti faktesh të ushtrisë amerikane.
Një raport i Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara tha se GBU-57 mund të depërtojë në një thellësi prej 61 metrash (200 këmbë). Kjo do të ishte rreth 20 metra më pak se impianti iranian në Fordow, sipas vlerësimeve të raportit.
“GBU-57/B ka të ngjarë të kërkojë impakte të shumëfishta në të njëjtën pikë synimi për të pasur një shans të mirë për të depërtuar në objekt”, thuhet në raport.
Analistë të tjerë pajtohen, duke thënë se nëse SHBA-të do të përpiqeshin të godisnin Fordow-n, kjo ndoshta nuk do të mund të bëhej me një bombë të vetme.
“Do të mbështetesha në sulme të përsëritura kundër Fordow”, tha analisti ushtarak i CNN, Cedric Leighton, një ish-kolonel i Forcave Ajrore të SHBA-së.
“Sulmet e përsëritura mund të funksionojnë, por nuk jam i sigurt”, tha Peter Layton, një ish-oficer i Forcave Ajrore Mbretërore Australiane, tani bashkëpunëtor në Institutin Griffith Asia, duke shtuar se nuk do të kishte “asnjë garanci për sukses apo aftësi për të provuar se (Fordow) është rrëzuar” nëse do të goditej.
Miq dhe të afërt të Luan Llanajt dhe Tomor Mbratit, kanë realizuar një murale në përkujtim të dy të rinjve, të cilët humbën jetën në një aksident tragjik me motor më 1 qershor në Vlorë.
Për realizimin e saj kanë marrë pjesë edhe shokë të klasës, nxënës të shkollës Industriale Pavarësia ku dy të rinjtë mësonin çdo ditë.
Një murale në përkujtim të të ndjerëve Luan Llanaj, 19-vjeç, si dhe Tomor Mbrati, 17-vjeç. Shok dhe miq të viktimave, po punojnë tashmë prej disa ditësh, në përfundimin e kësaj vepre, në përkujtim të miqve të tyre. Ajo është realizuar me bojëra, në vendin ku dy të rinjtë humbën jetën.
Luan Llanaj, dhe Tomor Mbrati, humbën jetën tragjikisht pasi po ktheheshin në shtëpi me motor, kur goditën një prej shtyllave të ndriçimit rrugor.
Dy të rinjtë, më pas u përplasën në tokë, ku 19-vjecari Llanaj, gjeti vdekjen në vend në mënyrë tragjike.
Ndërsa të miturit Mbrati, iu dha ndihma e parë, u transportua në spitalin e Vlorës me shenja jete dhe më pas u nis drejt Traumës në Tiranë, por pa mundur dot të shpëtojë.
Në vendin e ngjarjes edhe sot ka shenja të aksidentit tragjik, teksa nuk mungojnë as tufat me lule dhe qirinjtë në përkujtim të dy viktimave.
Të dy ishin nxënës të shkollës Industriale Pavarësia, një prej shkollave profesionale në qytet.
Ndërkohë që për të mbajtur familjen punonin në një servis, nga ku me rrogën e parë të punës, ishte blerë edhe motori që i mori jetën.
Një prej djemve ishte shtylla kryesore e familjes, që megjithëse në moshë të vogël punonte për të mbajtur me të ardhura familjen e tij. Të rinj shumë afër punës, të aftë profesionalisht, të urtë dhe djem pa probleme.
Një rast tronditës rrëmbimi familjar është zbuluar nga autoritetet italiane dhe ato spanjolle, duke çuar në arrestimin e katër personave për rrëmbimin dhe fshehjen e një vajze, e cila tashmë është 14 vjeçe. Midis të arrestuarve janë nëna e vajzës dhe partneri i saj, të cilët janë dërguar në burg me urdhër-arrest evropian, ndërsa dy […]
Më 20 maj, një incident i rrezikshëm ndodhi me kompaninë ajrore Norwegian Air, kur fluturimi DY1935 nga Tirana drejt Oslos, u detyrua të bënte një ulje emergjente në Aeroportin e Splitit në Kroaci, për shkak të një çarjeje në dritaren e kabinës së pilotit dhe një rënieje të papritur të presionit të ajrit në kabinë.
Një dëgjues në frekuencë raportoi: “DY1935 po devijon në Split për shkak të dritares së çarë dhe humbjes së presionit”.
Në Aeroportin e Splitit, situata kaloi në gjendje alarmi, ku të gjitha shërbimet e emergjencës – zjarrfikësit, ambulancat, infermierët dhe forcat e policisë – u vendosën në gatishmëri në pistë.
Për fat të mirë, pilotët arritën ta ulin avionin në mënyrë të sigurt dhe nuk pati asnjë të lënduar në bord.
Nga burime të pakonfirmuara, mësohet se ky ishte incidenti i dytë brenda të njëjtës ditë për të njëjtin avion.
Më herët, gjatë mëngjesit, avioni që operonte fluturimin DY1934 Oslo–Tiranë, ishte detyruar të devijonte në Berlin, për arsye që ende nuk janë sqaruar zyrtarisht.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të kuptuar arsyet teknike dhe për të shqyrtuar procedurat e ndjekura gjatë këtij incidenti të dyfishtë, që ka ndodhur brenda disa orësh.
Fakte për incidentin:
Data e incidentit: 20 maj 2025
Linja ajrore: Norwegian Air Shuttle
Numri i fluturimit: DY1935
Itinerari: Nisja nga Tirana, Shqipëri – Destinacioni: Oslo, Norvegji
Me anë të një postimi në Facebook, kryebashkiaku i arrestuar i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka bërë dilancin e 100 ditëve të fundit që ka kaluar në burg.
Veliaj ka theksuar se burgosja e tij është pa asnjë justifikim të arsyeshëm. Gjithashtu, ai ka shtuar se është duke u penguar që të kryej detyrat e tij si kryetar i Bashkisë Tiranë.
“Shumë të dashur miq, Sot bëhen 100 ditë nga burgimi im pa asnjë justifikim të arsyeshëm. Ndalimi im i padrejtë dhe arbitrar vazhdon, megjithëse nuk jam akuzuar për asnjë vepër penale. Si pasojë, po pengohem forcërisht nga ushtrimi i detyrave të mia si Kryetar i zgjedhur, me votë masive 3 herë, i Bashkisë së Tiranës.
Vazhdimi i këtij paraburgimi nuk përbën vetëm një sulm ndaj meje dhe familjes sime, por është edhe një ndërhyrje e panevojshme dhe joproporcionale në përmbushjen e detyrave publike, që më janë besuar nga qytetarët e Tiranës. Pavarësisht burgimit mbetem i papërkulur. Çdo ditë që kalon, ma forcon edhe më shumë vendosmërinë.
Angazhimi im ndaj Tiranës, ndaj jush, ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe të ardhmes së Shqipërisë mbetet i palëkundur. Do të vazhdoj të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të siguruar lirimin tim, në mënyrë që të vazhdoj t’i shërbej qytetit tonë të mrekullueshëm si kryebashkiaku juaj. Me mall dhe dashuri për secilin prej jush!”, shkruan Veliaj.
Jennifer Lopez ka zgjedhur të flasë për ndarjen nga Ben Affleck jo me dramë, por me reflektim të thellë – si një grua, nënë dhe artiste që ka kaluar një nga vitet më sfidues të jetës së saj. Në një rrëfim për gazetën El País, ajo tregon se gjithçka e ka përballuar me një qëllim të vetëm: të jetë e fortë për fëmijët e saj, Max dhe Emme.
“U premtova atyre se do e kaloja dhe do të dilja më e mirë nga kjo periudhë. Dhe e bëra,” tha 55-vjeçarja me bindje. Sot, kur sheh fëmijët e saj 17-vjeçarë më të qëndrueshëm dhe të pjekur, ajo ndjen një paqe që nuk ka ardhur lehtë.
J.Lo nuk e fsheh se ka qenë një vit i vështirë – jo vetëm për shkak të divorcit, por edhe për anulimin e turneut të saj dhe sfidat emocionale që e shoqëruan. Por ajo nuk u mbyll, përkundrazi: u përball. Me meditim, introspeksion, terapi dhe, siç thotë ajo, “një zhytje të thellë brenda vetes për të kuptuar pse disa gjëra përsëriten”.
“Jo marrëdhënia, jo burri – por mënyra si e përballon dhimbjen është ajo që të përkufizon,” thotë Jennifer. Dhe ndoshta, për herë të parë në kohë të gjatë, ajo po e përkufizon veten pa u ndikuar nga të tjerët.
E lumtur, më e qetë dhe më e vetëdijshme, J.Lo sot nuk ka nevojë për miratimin e askujt. Ajo ka gjetur paqen – dhe këtë herë, jo në një histori dashurie, por në veten e saj.
Dje isha në Kamëz për të marrë pjesë në ndarjen e çmimeve të Panairit të Librit që zhvillohet për herë të katërt në këtë qytet të ri të krijuar përpara 30 vjet vitesh.
Disa vite më parë, kur Kamza ishte simboli perfekt i rrëmujës urbane, i kaosit njerëzor, i depozitës elektorale dhe i xhunglës ndërtimore, as mund të mendohej se aty një ditë do jepeshin çmime për shkrimtarët, por kjo ka ndodhur me një shpëjtësi dhe me një shkëlqim që nuk e pret.
Ndryshe nga qytetet e vjetra të Shqipërisë, Kamza ka themeluar një çmim për letërsinë që nuk e gjen as në Tiranë, as në Korçë as në Shkodër dhe as në Vlorë.
Për fat të keq këto qytete të vjetra i harxhojnë paratë për koncerte të shëmtuara, për birra, për qofte dhe për kallamar duke i zëvendësuar libraritë me mejhane dhe lexuesit me turistë të dehur.
Në Tiranë, një qytet me 900 mijë banorë sot nuk ka më shumë se 5 librari, ndërsa në Korçë, në Shkodër dhe në Vlorë, librat shiten nëpër kioska të fshehur poshtë rafteve me cemcakiz, me cigare me dhe coca cola pa sheqer.
Në indexin europian të librarive për frymë popullsie, Shqipëria është në vendin e fundit me shumë meritë, sepse i ka zhdukur të gjitha libraritë që trashëgoi nga komunizmi duke i privatizuar pa kushte dhe duke i kthyer në dyqane mishi serb dhe manikyrësh kinezë.
Sot Bjellorusia, një vend për të cilin ne mendojmë se është një diktaturë që mbahet me tanke ruse ka 52 librari për 100 mijë banorë, Cekia një vend ish komunist ka 50 librari për poaq banorë, Ukraina që është e pushtuar ka 44 librari për 100 mijë banorë, ndërsa vetëm Varshava ka 11 librari për cdo 100 mijë banorë.
Me këtë standart do duhej që Tirana të kishte të paktën 100 librari në gjithë territorin e vet.
Prandaj kur vjen nga Tirana dhe shkon në Kamëz habitesh që aty gjen dicka që ky qytet i madh nuk ia jep më lexuesve të vet, një panair, shumë lexues, debat për librin, stenda, shkolla të angazhuara, mësues letërsie të qeshur, vajza që kërkojnë autografe dhe mbi të gjitha një respekt për shkrimtarët të cilët nderohen me çmime.
I frymëzuar nga kjo atmosferë e bukur, i propozova Kryetarit të këtij qyteti Rakip Sulit, njeriut që ka bërë të mundur këtë aktivitetet dhe e ka gjallëruar në mënyrë kaq befasuese Kamzën, ti zerojë taksat për libraritë dhe mundësisht të krijojë në këtë qytet të ri një rrugë shkrimtarësh.
Rruga e Shkrimtarëve,e mbushur me librari, me kafene ku lexohet,me pika ku mund të dëgjosh audiobooks, me salla të vogla prezantimi, ku jepen edhe filma të shkurtër për jetën e shkrimtarëve shqiptarë dhe të huaj, do ishte një mrekulli që do ta shndërronte këtë qytet të ri në një atraksion të përhershëm turistik dhe kulturor.
Atëherë njerëzit do vinin nga Tirana e varfër për të blerë libra në Kamëz, libraritë pa taska do shtoheshin me shpejtësi, tregu i librit do gjallërohej, shtëpitë botuese mund të hapnin seiltë në këtë qytet, ndërsa shkrimtarët do rrinin në rrugën e tyre dhe lexuesit do jetonin me kujtime të bukura të cilat nuk do ti harronin kurrë.
Bashkë me Kamzën, letërsia shqipe do ishte më e pasur dhe njerëzit do kuptonin dicka që është harruar padrejtësisht, se Shqipëeria është krijuar nga shkrimtarët dhe është dëmtuar nga politikanët.
Përpara se të shpallej e pavarur nga Ismail Qemali, Shqipëria u krijua nga pluhuri osman, në vargjet e Naim Frashërit, në esetë e Sami Frashërit, në alfabetin Ndre Mjedës, ne poemat e Gjergj FIshtës dhe në gazetën e Faik Konicës.
Shkrimtarët nuk i kanë bërë keq Shqipërisë edhe kur kanë shkruar keq, ndërsa politikanët i kanë bërë shumë keq edhe kur kanë menduar shumë mirë.
Shkrimtarët janë etërit themelues të vendit që kemi sot, të cilin pa ata ndoshta nuk do ta kishim dhe prandaj ata meritojnë një rrugë shkrimtarësh ku të nderohen, një rrugë e cila nuk ekziston askund në botë.
Por mund të ekzistonte në Kamëz, meqë Tirana, Shkodra dhe Korca i kanë përzënë shkrimtarët sikur të ishin dordolecë që trembin turistët.
Rruga e Shkrimtarëve nuk do kishte numër, nuk do kishte adresa,por vetëm emra librarish,vitrina me libra, fotografi dhe rafte, prandaj cdo njeri do e njihte, cdo postier do ia dinte adresën, cdo letër do vinte shumë shpejt, cdo i huaj do bënte një fotografi, cdo përkthyes do gjente punë, cdo shkrimtar do gjente frymëzim dhe cdo nxënës shkolle do e kishte vizituar të paktën një herë në jetë.
Kamza ka aq shumë rrugë të reja, ndoshta të paemëruara dhe shpresoj shumë që njëra prej tyre mund të pagëzohet në nder të shkrimtarëve, të cilët megjithëse kanë lindur në qytete të tjera mund të strehohen në Kamëz./ KultPlus.com
Plani i liderëve të vendeve anëtare të BE-së për të pranuar Ukrainën në atë bllok deri në vitin 2030 “duhet të ndalet”, tha kryeministri hungarez Viktor Orbán.
”Duke nxituar Ukrainën në BE? Ky është plani i Brukselit, jo i yni. Nëse hungarezët duan të parandalojnë që kjo të ndodhë, dhe unë rekomandoj që ta bëjnë, tani është koha për të bërë diçka. Më vonë do të jetë shumë vonë. Ne po i japim vetes dhe çdo qytetari të Hungarisë një shans për të vendosur për këtë çështje”, tha Orbán për portalin hungarez OT.
Orban theksoi se liderët e BE-së duan të përfshijnë në bllok një vend që, sipas tij, nuk është sovran, për të cilin nuk dihet se ku është kufiri lindor dhe as nuk dihet me siguri madhësia e territorit të tij.
“Ne as nuk e dimë se sa banorë ka. Ai vend nuk është i vetëqëndrueshëm”, tha Orbán. Ai deklaroi se Ukraina e mban gjallë ushtrinë e saj dhe funksionimin e të gjithë administratës shtetërore vetëm me ndihmën e huaj.
“Ndërkohë, Ukraina kërkon që BE-ja të marrë përsipër të financojë ushtrinë ukrainase prej një milion ushtarësh në dekadat e ardhshme, duke përdorur paratë e taksapaguesve evropianë”, tha ai, duke shtuar se forca shtytëse pas anëtarësimit të Ukrainës në BE nuk është paqja, por vazhdimi i luftës.
Gjykata Themelore në Prishtinë, kolegji shqyrtues i gjyqtarëve, ka refuzuar ankesën e kryeministrit Albin Kurtit për gjobën prej 250 euro, e cila iu shqiptua për mosparaqitje në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar në cilësinë e dëshmitarit për rastin e rezervave shtetërore.
Kështu kanë bërë të ditur burime të “Betimi për Drejtësi” brenda Qeverisë, derisa është kontaktuar edhe zëdhënësi Përparim Kryeziu por se nuk ishte i qasshëm.
Ky medium ka raportuar se ka kërkuar nga Gjykata dhe Prokuroria përgjigje lidhur me rastin e gjobës ndaj Kurtit, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.
Gjykata Themelore në Prishtinë me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kishte urdhëruar Kurtin që të paraqitet për të dhënë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit më 4 mars 2025, në ora 10:00, në PSR.
Giorgio Agamben (1942), filozof italian. Ka shkruar vepra të shumta që merren me probleme të ndrsyhme nga estetika te filozofia politike, nga linguistika te historia e koncepteve, duke propozuar interpretime origjinale të kategorive si forma e jetës, homo sacer, gjendja e përjashtimit, dhe biopolitika
Mbi atë që nuk mund të bëjmë
Nga Giorgio Agamben
Deleuze njëherë e ka përkufizuar operacionin e pushtetit (potere) si një ndarje të njerëzve nga ajo që munden, do të thotë nga fuqia (potenza) e tyre. Forcat aktive pengohen në ushtrimin e tyre, o për shkak se janë të privuara nga kushtet materiale që e bëjnë të mundshme, o për shkak se ndalimi e bën këtë ushtrim formalisht të pamundshëm. Në të dy rastet pushteti – dhe kjo është figura e tij më shtypëse dhe brutale – i ndan njerëzit nga fuqia e tyre dhe, në këtë mënyrë, i bën të pafuqishëm. Sidoqoftë, ka edhe një operacion tjetër dhe hileqar të pushtetit, që nuk vepron menjëherë në atë që njerëzit mund të bëjnë – mbi fuqinë e tyre – përkundrazi, mbi pafuqinë e tyre, do të thotë mbi atë që nuk mund të bëjnë ose, thënë më mirë, mund të mos e bëjnë.
Se fuqia është përherë edhe në mënyrë konstituive pafuqi, se çdo të mund të bësh është edhe gjithmonë një të mund të mos bësh është një nxënie vendimtare e teorisë së fuqisë që Aristoteli e zhvillon në librin IX të Metafizikës. «Pafuqia [adynamia]», shkruan ai, «është privim i kundërt me fuqinë [dynamis]. Çdo fuqi është pafuqi e së njëjtës dhe në raport me të njëjtën [fuqi e së cilës është]» (Met. 1046a, 29-31). «Pafuqia» nuk do të thotë këtu vetëm mungesë e fuqisë, të mos mund të bësh, por edhe dhe mbi të gjitha «të mund të mos bësh», të mund të mos e ushtrosh fuqinë tënde. Madje pikërisht kjo ambivalencë specifike e çdo fuqie, që është përherë fuqi e të qenit dhe të mos qenit, e të bërit dhe të mos bërit, e përkufizon fuqinë njerëzore. Njeriu është, pra, qenia e gjallë që, duke ekzistuar në botën e fuqisë, mund të bëjë qoftë një gjë qoftë të kundërtën e saj, qoftë të bëjë qoftë të mos bëjë. Kjo e ekspozon, më shumë se çdo qenie tjetër të gjallë, para rrezikut të gabimit, por, në të njëjtën kohë, ia mundëson të akumulojë dhe zotërojë lirisht zotësitë e veta, t’i shndërrojë në «aftësi». Ngaqë jo vetëm masa e asaj që dikush mund të bëjë, por edhe dhe para së gjithash zotësia për ta mbajtur lidhjen me mundësinë vetanake për të mos e bërë e përkufizon rangun e veprimit të tij. Derisa zjarri vetëm mund të djegë dhe qeniet e tjera të gjalla munden vetëm fuqinë e tyre specifike, munden vetëm këtë ose atë sjellje të gdhendur në vokacionin e tyre biologjik, njeriu është kafsha që mundet pafuqinë e vet.
Mbi këtë fytyrë tjetër dhe më të errët të fuqisë sot parapëlqen të veprojë pushteti që ironikisht përkufizohet «demokratik». Ai i ndan njerëzit jo vetëm dhe jo aq nga ajo që mund të bëjnë, po mbi të gjitha dhe për më tepër nga ajo që mund të mos e bëjnë. I ndarë nga pafuqia e tij, i privuar nga përvoja e asaj që mund të mos bëjë, njeriu i sotëm besoj se është i zoti për gjithçka dhe e përsërit atë «nuk ka problem» gazmore dhe të papërgjegjshmen e tij «mund të bëhet», pikërisht kur përkundrazi do të duhej ta kuptonte se është i dorëzuar në masë të paparë ndaj forcave dhe proceseve mbi të cilat e ka humbur çdo kontroll. Ai është bërë i verbër jo në zotësitë e tij, por në pazotësitë e tij, jo në atë që mund të bëjë, por në atë që nuk mundet ose mund të mos e bëjë.
Nga këtu vjen ngatërrimi definitiv, në kohën tonë, i zanateve dhe vokacioneve, i identiteteve profesionale dhe roleve shoqërore, ku secila prej tyre është impersonalizuar nga një dukje fudullëku i së cilës është, në mënyrë të ndërsjell, proporcional me përkohësinë dhe paqartësinë e shfaqjes së tij. Ideja se çdonjëri mund të bëjë ose të jetë në mënyrë të padallueshme çfarëdo gjëje, dyshimi se jo vetëm mjeku që më ekzaminon do të mund të ishte nesër videoartist, po që madje edhe kasapi që më vret është në të vërtetë, si te Procesi i Kafkës, këngëtar, nuk janë tjetër veçse reflektimi i vetëdijes se të gjithë thjesht janë duke u përkulur ndaj atij fleksibiliteti që sot është cilësia e parë që e kërkon tregu nga çdonjëri.
Asgjë nuk na bën më të varfër dhe më pak të lirë si kjo zvjerdhje e pafuqisë. Ai që është ndarë nga ajo që mund të bëjë, mund, sidoqoftë, të rezistojë ende, ende mund të mos bëjë. Ndërsa ai që është ndarë nga pafuqia e vet humb, para së gjithash, zotësinë që të rezistojë. Ashtu siç vetëdija djegëse e asaj që nuk mund të jemi na e garanton të vërtetën e asaj që jemi, po ashtu vetëm vizioni lucid i asaj që nuk mund ose mund të mos e bëjmë e bën të qëndrueshëm veprimin tonë./ Giorgio Agamben, ‘Nudità’ Nottetempo, 2009/ KultPlus.com
Në Deçan u mbajt aktiviteti për ambasadorët e paqes dhe promovimi i librit “Parajsa artificiale” nga shkrimtari i njohur Ben Blushi.
Në qytetin e bukur dhe paqësor të Deçanit, pikërisht në Ditën e Verës, Komuna e Deçanit, në bashkëpunim me Federatën e Paqes Universale, organizoi aktivitetin me temën “Paqja, trashëgimia jonë e përbashkët”. Kjo ngjarje e rëndësishme synonte promovimin e vlerave të paqes dhe nderimin e personaliteteve që kanë kontribuar gjatë gjithë jetës së tyre me punën dhe përkushtimin e tyre, duke i lënë shoqërisë vlera të mëdha të paqes shpirtërore dhe morale përmes veprimtarisë së tyre.
Fjalën e mirëseardhjes e mbajti Kryesuesi i Asamblesë Komunale të Deçanit, Hajdar Sutaj, i cili theksoi:
“Deçani di të respektojë vlerat e luftës dhe të paqes, duke i parë ato si pjesë të pandashme të identitetit dhe historisë sonë. E sotmja është një dëshmi e përkushtimit tonë për të ruajtur dhe promovuar këto vlera, duke i dhënë brezave të ardhshëm një shembull të mirë të përkushtimit ndaj paqes, dijes dhe kulturës.”
Më pas, aktiviteti vijoi me një prezantim nga Ejona Içka, kryetare e Federatës së Paqes, e cila foli mbi vlerat, parimet dhe veprimtarinë e Federatës Universale të Paqes, duke përshkruar historikun e saj dhe shtrirjen në vende të ndryshme të botës.
Promovimi i librit “Parajsa artificiale” nga shkrimtari i njohur Ben Blushi
Një nga momentet kryesore të aktivitetit ishte promovimi i librit “Parajsa artificiale” nga shkrimtari i njohur Ben Blushi. Në fjalën e tij përshëndetëse, autori u shpreh:
“Deçani ka burra shumë trima dhe gra mikpritëse, një vend me vlera të mëdha të traditës. Për mua është një kënaqësi e veçantë të jem sot për herë të parë në Deçan, përpara këtij publiku kaq të madh e të dashur, për të promovuar librin tim “Parajsa artificiale.”
Ai shpjegoi se ky libër është një dialog mes dy personazheve brenda 12 orëve, i ndarë në dy pjesë: Ferri dhe Parajsa, duke ofruar një reflektim të thellë mbi jetën dhe shoqërinë. Pas prezantimit, Blushi zhvilloi një bashkëbisedim me të pranishmit, të cilët patën mundësinë të bëjnë pyetje mbi librin dhe krijimtarinë e tij letrare.
Në këtë aktivitet morën pjesë shkrimtarë, poetë, piktorë, gjeneralë, mësues, anëtarë të Asamblesë Komunale, artdashës të librit, nxënës dhe të ftuar të tjerë.
Nderimi me titullin “Ambasador i Paqes”
Një nga momentet më emocionuese të aktivitetit ishte ndarja e titullit “Ambasador i Paqes”, ku 14 personalitete u vlerësuan për kontributin e tyre në ndërtimin e një shoqërie më paqësore. Ndër të nderuarit ishin:
• Sami Cacaj – Nënkryetar i Komunës së Deçanit
• Ben Blushi – Politikan, gazetar dhe shkrimtar i njohur
• Abdyl Mushkolaj – Gjeneral i nderuar
• Musë Prelvukaj – Piktor i njohur
• Lumturie Haxhishabani Nura – Mësuese e dalluar
• Agron Mulliqi – Piktor dhe profesor në Fakultetin e Arteve
• Merita Myderrizi Maloku – Profesoreshe në Fakultetin e Arteve
• Bija Jasiqi – Piktore
• Ajete Povataj – Poete me stil unik dhe emocionues
• Mirushe Byci – Mësuese
• Merita Luzha Kuraja – Ambientaliste e përkushtuar
• Iliriana Hasaj – Mjeke që ka dhënë kontribut të madh gjatë luftës dhe vazhdon të kontribuojë në fushën e mjekësisë
• Edone Kameraj – Përgjegjëse për informimin e qytetarëve përmes uebfaqes zyrtare të Komunës
• Ismet Kukleci – Ekspert i reformave në administratë dhe i licencuar nga Ministria e Drejtësisë për negocimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve
Federata Universale e Paqes i vlerësoi këta individë për angazhimin e tyre në fusha të ndryshme, duke kontribuar në ndërtimin e një bote më të mirë dhe më paqësore.
Momente të veçanta nga aktiviteti
• Nxënësit e gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” në Deçan lexuan 21 shprehje të zgjedhura nga libri “Parajsa artificiale”, duke përcjellë mesazhe të fuqishme për të pranishmit.
• Piktori Musë Prelvukaj, i cili u nderua me titullin “Ambasador i Paqes”, dhuroi pikturën e tij të paqes për shkrimtarin e njohur Ben Blushi. Në fjalën e tij, ai u shpreh:
“Deçani, për gjashtë vite me radhë që marr pjesë në koloninë e piktorëve, më ka pritur gjithmonë me mikpritjen dhe traditën që i ka hije. Këtu ndihem mirë dhe sot, pikturën time të paqes ia dhuroj politikanit, gazetarit dhe shkrimtarit të njohur Ben Blushi. Vlerat në duart e vlerave – për mua është një nder i madh.”
Në përfundim të aktivitetit, të pranishmit patën mundësinë të marrin një kopje të librit Parajsa artificiale me autografin e autorit Ben Blushi, si dhe të realizojnë fotografi me të.
Policia është thirrur në Pallatin e Westminsterit në Londër të Anglisë, pasi një burrë është parë duke u ngjitur në kullën ku ndodhet Big Ben.
Videot e publikuara në rrjete sociale tregojnë burrin e zbathur që ngjitet duke mbajtur një flamur palestinez, shkruan skynews.
“Oficerët janë në vendngjarje duke punuar për të sjellë incidentin në një përfundim të sigurt. Ata po ndihmohen nga Brigada e Zjarrfikësve të Londrës dhe Shërbimi i Ambulancës”, deklaroi policia.
Shkrimtari Ben Blushi ka ndarë lajmin për botimin e librit të tij të ri, titulluar Unknown Albanians (Shqiptarët e Panjohur), një album fotografik që do të promovohet në fund të këtij muaji. Ky botim pasqyron pasionin e Blushit për fotografinë, një pasion që e ka çuar në shumë vende të Shqipërisë për të takuar dhe fotografuar shumë njerëz.
Libri është një akt mirënjohjeje për këta njerëz, të cilët kanë ndihmuar shkrimtarin të zhvillojë aftësitë e tij fotografike. Ata janë personifikimi i Shqipërisë autentike dhe janë të përfshirë në këtë album me 69 fotografi, ku pasqyrohet jeta e tyre e thjeshtë e përditshme. Blushi ka zgjedhur të titullojë librin në anglisht për të mundësuar që këta njerëz, të cilët përfaqësojnë Shqipërinë e vërtetë, të njihet edhe nga vizitorët e huaj që vijnë në Shqipëri.
Në këtë album, janë përfshirë portretet e shqiptarëve që nuk janë të pranishëm në media, nuk janë pjesë e debateve të ditës dhe jetojnë jetën e tyre me thjeshtësi dhe modesti. Disa nga këta njerëz vishen thjesht, nuk kërkojnë asgjë në këmbim dhe nuk bëjnë zhurmë në jetën e të tjerëve. Titulli i librit, Unknoën Albanians, i referohet këtyre njerëzve të panjohur që shpesh janë të padukshëm, por që në realitet janë ata që përfaqësojnë jetën e vërtetë të Shqipërisë.
Libri do të jetë i disponueshëm në libraritë e Tiranës pas datës 25 mars dhe ata që janë të interesuar për një kopje mund t’i drejtohen autorit për të marrë një të tillë. Ky album është një nderim për ata që jetojnë larg vëmendjes së kameras dhe që e bëjnë Shqipërinë të veçantë me jetën e tyre të thjeshtë dhe të sinqertë./balkanweb/ KultPlus.com
Një nga kriminelët më të kërkuar, i cili dikur kishte inskenuar vdekjen e tij, është vrarë në Meksikë, në një vrasje që besohet të ketë qenë një atentat i realizuar nga një bandë rivale. Marco Ebben, një trafikant droge i dënuar 32-vjeçar, që dikur ishte në krye të listës së “kriminelëve më të kërkuar” të […]
Giorgio Agamben (1942), filozof italian. Ka shkruar vepra të shumta që me merren me probleme të ndrsyhme nga estetika te filozofia politike, nga linguistika te historia e koncepteve, duke propozuar interpretime origjinale të kategorive si fomra e jetës, homo sacer, gjendja e përjashtimit, dhe biopolitika
IMAZHI I STËRLASHTË*
Nga Giorgio Agamben
Në faqet e një fletoreje që nuk mban datë të saktë (por jo pas vitit 1916), Dino Campana mban këtë shënim: «Në xhiron e rikthimit të përjetshëm dhe marramendës, imazhi vdes menjëherë». Se ky vrojtim i referohet një leximi të Niçes s’ka asnjë dyshim: emri i Niçes përsëritet në të vërtetë shumë herë në fragmentet paraprake. Po pse në xhiron marramendëse të rikthimit të përjetshëm poeti e ndërfut imazhin? Është dhënë për të shquar diçka si një problem të imazhit (qoftë edhe jo të tematizuar) në mendimin niçean të rikthimit të përjetshëm? Dhe çka do të thotë se në rikthimin e përjetshëm imazhi vdes menjëherë?
Për t’u përgjigjur në këto pyetje, do të mundohem mbi të gjitha të marr në pyetje subjektin e rikthimit të përjetshëm, atë që në rikthimin e përjetshëm rikthehet përjetësisht: pra të Njëjtën. Rikthimi i përjetshëm në të vërtetë është, me fjalët e Niçes, ewige Wiederkehr des Gleichen, rikthim i përjetshëm i së Njëjtës.
Le të ndalemi për një moment te termi Gleich. Ai është i formuar nga parashtesa ge– (që tregon një kolektiv, një grumbullim të diçkaje) dhe nga leich, që ka origjinën nga një mhd, lich, nga një leik gotike dhe në fund nga një temë lig që tregon dukjen, figurën, ngjashmërinë dhe, në gjermanishten moderne, Leiche, kufomën. Gleich pra do të thotë: që e ka të njëjtin lig, të njëjtën figurë. Kjo temë lig pra gjendet në prapashtesën –lich me të cilën formohen në gjermanisht shumë mbiemra (weiblich do të thotë në origjinë: që ka figurë gruaje) dhe në mbiemrin solch (ashtu që shprehja filozofike als solch, si e tillë, do të thotë: sa i përket figurës së tij, formës së tij tipike). Në anglisht ekziston një term korrespondent i saktë në termin like, që gjendet si në likeness, ngjashmëri, imazh, ashtu edhe në foljet to liken dhe to like, si dhe si prapashtesë për të formuar mbiemra. Pra te rikthimi i përjetshëm ka diçka si një imazh dhe pohimi i Campanës është, nga ky pikëvështrim, përsosshmërisht i bazuar. Mendimi i rikthimit të përjetshëm është para së gjithash mendim i lich, diçka si një imazh absolut, ose, për t’i përdorur fjalët e Benjaminit, imazh dialektik. Vetëm kur i referohet këtij dimensioni rikthimi i përjetshëm fiton domethënien e tij të vërtetë.
Etimologët janë pyetur pse termi Leiche ka marrë në fund domethënien e kufomës që është kuptimi të cilin e ka sot fjala në gjermanisht. Edhe këtu evolucioni semantik është në të vërtetë përsosshmërisht i kuptueshëm: kufoma është saktësisht ajo që e ka të njëjtën figurë. Kjo është aq e vërtetë sa te romakët i vdekuri identifikohet me imazhin, është imago saktësisht dhe, anasjelltas, imago është mbi të gjitha imazhi i të vdekurit (imagines ishin maskat e dyllit të të parëve që patricët romakë i ruanin në tremet e shtëpive të tyre). Sipas një sistemi të besimeve që i karakterizon ritualet e përmortshme të shumë popujve, efekti i parë i vdekjes është të shndërrojë të vdekurin në një fantazmë (larva e latinëve, eidōlon dhe phasma e grekëve), do të thotë në një qenie të vagullt dhe kërcënuese që mbetet në botën e të gjallëve dhe kthehet te vendet e frekuentuara nga i ndjeri. Qëllimi i riteve të përmortshme është tamam të shndërrojnë këtë qenie të parehatshme dhe kërcënuese, që nuk është tjetër veçse imazhi i të vdekurit, që rikthehet në mënyrë obsesive, në një paraardhës, do të thotë prapë një imazh, por dashamirës dhe të ndarë të bota e të gjallëve.
Pikërisht këto imazhe mbijetojnë përjetësisht në Hadin pagan. Si filolog klasik, Niçe ishte i familjarizuar me këtë botë nëntokësore hijesh, të cilën Homeri e përshkruan në episodin e njohur të Odisesë dhe që Polignoto e kishte paraqitur në një afresk po aq të njohur në Delfi, të cilin e njohim përmes përshkrimit të Pausanias. Pikërisht te paraqitjet pagane të ferrit hasim për herë të parë diçka që i ngjan rikthimit të përjetshëm: vuajtjen e Danaideve që nxjerrin ujë përjetësisht me një shtambë të plasur, të Sizifit, që e rrotullon gjithnjë nga e para përgjatë një përpjete një gur që bie përjetësisht, të Isionit, që rrotullohet pandërprerë mbi rrotën e tij. Ferri i antikëve nga kjo perspektivë duket si një ferr i imagjinimit: se imazhet nuk mund të kenë fund kurrë, se ngjashmëria është e pashtershme është, madje, tamam ferr.
Po edhe te teologjia e krishterë mund të gjendet një ndërlidhje mes temës së jetës së përjetshme dhe asaj të imazhit. Etërit e Kishës që të parët reflektuan mbi problemin e ringjalljes u përplasën, në të vërtetë, rreth çështjes çfarë do të ishin materia dhe forma e trupit të ringjallur. A duhej të ringjallej trupi si ishte në momentin e vdekjes, apo si kishte qenë në rini? Nëse i vdekuri pesë vjet para vdekjes e kishte humbur njërin krah, a duhej të ringjallej i mangët a i plotë? E nëse i kishte humbur flokët, a mos duhej të ringjallej tullac? Apo, duke supozuar se i vdekuri ishte antropofag që ishte ushqyer gjatë jetës së tij me mish njeriu, që kështu ishte bërë pjesë e trupit të tij, kujt i përkiste në momentin e ringjalljes materia e gllabëruar? Pra, a duhej trupi i ringjallur të përmbante tërë materien që i kishte përkitur në trupin e gjallë, apo vetëm një pjesë e tij, për shembull ajo që përbënte kufomën. Sado absurde që mund të duken këto pyetje, gjithsesi paraqisnin çështjen e një problemi skajshmërisht serioz: atë të identitetit mes të të vdekurit dhe të të ringjallurit, që i vetëm mund të garantonte realitetin e shpëtimit. Problemi i ringjalljes pra implikonte një problem filozofik të njohjes: rinjohja e individualitetit dhe identitetit të të ringjallurit. (Në këtë kuptim, edhe rikthimi i përjetshëm i Gleich parashtron një problem analog dhe kjo shpjegon, mes të tjerash, pështirosjen e Zaratustrës ndaj rikthimit të përjetshëm, kur e kupton se e implikon edhe rikthimin e «njeriut të vogël» dhe të gjithë të të neveritshmes që ekziston. Një pështirosje që ta kujton Sokratin e ri te Parmenidi platonik përballë përjetësisë së ideve të flokut, të ndotjes, të lloçit). Zgjidhjen e këtij problemi ia kemi borxh Origenit, filozofit më të madh të krishterë të shekullit të tretë, tek i cili tema e shpëtimit bashkohet me atë të imazhit dhe, së toku, me motivin e rikthimit të përjetshëm. Përballë paradokseve të implikuara në një konceptim ngushtësisht material të ringjalljes (si ringjallja e kufomës ose, sidoqoftë, e një sasie të caktuar të materies), Origeni pohon se ajo që ringjallet nuk është materia e trupit, por eidos i tij, imazhi i tij, që mbetet identik përmes të të gjitha transformimeve të tij materiale. Nga ana tjetër, pikërisht ngase eidos është për Origenin ende një parim material, edhe nëse i formuar nga një materie shpirtërore dhe e hollë, është e mundshme që të ringjallurit që kthehen përsëri të bien dhe ta riveshin një trup më të rëndë, deri në momentin e apokatastazës, të ringjalljes finale, ku edhe materia e hollë e eidos konsumohet plotësisht. Po edhe në këtë pikë gjithçka mund të rifillojë dhe në këtë rast imazhi është virtualisht i pakonsumueshëm. Cilido qoftë mendimi autentik i Origenit mbi imazhin e përjetshëm dhe mbi konsumimin final të apokatastazës, është e qartë se çdo mendim i shëlbimit të asaj që ka qenë duhet të patjetër të konfrontohet me problemin gnoseologjik të imazhit. Saherë që kemi të bëjmë me të kaluarën dhe me shpëtimin e saj kemi të bëjmë me një imazh, ngase vetëm eidos mundëson njohjen dhe identifikimin e asaj që ka qenë. Problemi i shëlbimit implikon pra përherë një ekonomi të imazheve, një ta phainomena sōzein, për ta përdorur shprehjen që e përkufizon shkencën platonike.
Në ligjëratën e tij mbi Niçen të vitit 1939, Vullneti i fuqisë si njohje, Heideggeri ka nxjerrë në dritë domethënien e vullnetit të fuqisë nga pikëpamja e teorisë së njohjes. Niçe lëviz, siç është e ditur, nga një kritikë e teorisë kantiane të njohjes, veçanërisht të dallimit mes aparencës dhe gjësë në vete. Në një fragment të vitit 1888, bota e aparencës është paraqitur si një efekt i domosdoshëm i perspektivizmit dhe është e pandashme nga jeta dhe përtej së cilës nuk është e mendueshme asnjë botë e vërtetë:
Vizioni perspektiv i jep karakter aparencës. Sikurse të mbetej ende bota pasi të abstrahohet perspektiva. Me këtë do të suprimohej relativiteti. Çdo qendër e forcës ka për gjithë pjesën tjetër perspektivën e saj, do të thotë vlerësimin e saj specifik, mënyrën e saj të veprimit dhe të rezistencës. Bota aparente tkurret kësodore një mënyrë specifike të veprimit mbi botën, duke u nisur nga një qendër. Por s’ka mënyrë tjetër veprimi dhe bota është vetëm fjalë për lojën kompleksive të këtij veprimi. Nuk ka asnjë të drejtë të flitet këtu për aparencën.
Pikërisht ngase perspektiva koincidon me po atë vullnet të fuqisë, përpjekja e kritikës kantiane për ta eliminuar perspektivizmin është domosdoshmërisht e destinuar të dështojë: «Urtësia», shkruan Niçe, «si përpjekje për t’i tejkaluar vlerësimet perspektive, do të thotë vullnetin e fuqisë: një parim armiqësor ndaj jetës dhe davaritës, simptomë e dobësimit të zotësisë së përvetësimit».
Nga ana tjetër, «një botë në ardhje nuk mund të njihet. Vetëm në masën që intelekti njohës gjen një botë tashmë të formuar dhe të përbërë prej aparencash të pastra të ngulitura […] vetëm për këtë mund të ketë njohje, do të thotë një matje reciproke të gabimeve të mëparshme».
Çfarëdo ideje të një Gleichheit, të një identiteti të një bote të qëndrueshme dhe të vërtetë, të një gjëje në vete, është pra fryt i një gabimi të domosdoshëm. (Në një fragment, Niçe madje arrin ta përkufizojë gjënë në vete si Grundphänomen, aparenca themeluese). Prandaj ai mund të shkruajë se «vullneti i Gleichheit është vullnet i fuqisë», ashtu siç në një vend tjetër kishte shkruar se vullneti i fuqisë është vullnet i Schein, i aparencës, i asaj që vjen. Këtu mund të shihet me qartësi se si Niçe nuk kufizohet thjesht të bëjë aparencën të luajë kundër gjësë në vete, artin kundër të së vërtetës, por përkundrazi vë në pah ndërvarësinë absolute të këtyre dy koncepteve, shkatërrimin e tyre reciprok në dritën e perspektivizmit fundamental të çdo jete.
Në një fragment më të vonë që mban titullin Rikapitullim, si ajo që vjen si qenia përkufizohen si një «falsifikim»:
Rikapitullim: t’i japësh asaj që vjen karakterin e qenies: ky është vullneti i epërm i fuqisë: falsifikim i dyfishtë: duke u nisur nga ndjenjat dhe duke u nisur nga shpirti, për ta mbajtur një botë të qenies, të qëndrueshmërisë, të barasvlerës [Gleichwertig]. Që gjithçka të rikthehet: ja përafrimi i skajshëm i një bote të asaj që vjen në një botë të qenies.
Të ndalemi për pak çaste te ky fragment. Ai nuk nënkupton absolutisht se bota e asaj që vjen është e dhëna zanafillore mbi të cilën, siç shkruan Niçe në një fragment tjetër, vullneti i fuqisë brumos karakterin, imazhin (Abbild) e qenies. Po të ishte kështu, Niçe do të bënte këtu tamam gabimin për të cilin e qortonte Kantin, pra atë të besimit se mund ë çlirohej nga vizioni perspektiv i vullnetit të fuqisë. Një interpretim i ngjashëm – që duket se nganjëherë e mbështet edhe Heideggeri – është përjashtuar edhe nga një fragment tjetër, ku Niçe pohon me qartësi: «Nuk qe në fillim Kaosi e pastaj një lëvizje rrethore harmonike dhe e qëndrueshme e të gjitha forcave: më parë gjithçka është e përjetshme, jo-që vjen [Ungewordenes] […] Rrethi nuk është ajo që vjen, është Urgesetz, ligji zanafillor». Vetëm në këtë mënyrë falsifikimi i dyfishtë për të cilin flet Niçe merr kuptimin e tij të vërtetë: nuk bëhet fjalë për falsifikim që ushtrohet mbi atë që vjen që është e dhëna zanafillore e shqisave, duke e shndërruar në diçka të qëndrueshme. Falsifikimi është më i hollë dhe më i pakalueshëm, ngase ekziston para çdo të dhëne, ai vetë është ligji zanafillor. Në këtë kuptim, nuk ka asgjë për të falsifikuar; nuk ka fillim një qenie imazhi i së cilës duhet të ngulitet në atë që vjen: qenia lind përkundër vetëm duke u nisur nga ky imazh. Po s’ka as të ardhme këtu si një e dhënë zanafillore që përshtypja e shndërron në qenie, ngase përndryshe perspektivizmi do të tejkalohej.
Paradoksi që Niçe këtu na fton ta mendojmë është ai i një imazhi që paraprin sa atë imazh i së cilës është po aq atë mbi të cilën ngulitet, i një ngjashmërie që i paralajmëron termat që u ngjajnë njëri-tjetrit. Jo vetëm kaq, pra, mendimi i rikthimit të përjetshëm përmban një imazh, por ky imazh është origjinali, që i paraprin si qenien si atë që vjen, si subjektin ashtu edhe gjënë. Po si mundet një imazh ta paralajmërojë atë imazh i së cilës është? Si mund të mendojmë një ngjashmëri, një homoiōsis, që i paraprin asaj që i ngjan? Si mundet përshtypja të jetë më zanafillore se subjekti që e pëson?
Të provojmë ta përkufizojmë paradoksin që Niçe po mundohet ta mendojë. Imazhi, që është këtu në çështje, nuk është imazh asgjëje, është përsosshmërisht vetëreferencial. Vullneti për fuqi është Wille zur Gleichheit, vullnet i një ngjashmërie të pastër pa subjekt as objekt: imazh i vetes, përshtypje e vetes mbi veten, vetëdashuri e pastër. Ajo që rrethi vicioz i rikthimit të përjetshëm risjell përjetësisht pra nuk është vitium, defekt dhe mungesë, por është virtus, dynamis dhe fuqi e pafund. Fuqi që, duke qenë pa subjekt dhe objekt, ushtrohet mbi vetveten, priret kah vetvetja, dhe i bashkon pra në vete të dy domethëniet e dynamisit aristotelik: potentia pasive, pasivitetet dhe perceptueshmëri, dhe potentia aktive, tension drejt aktit dhe spontanitetit.
Nëse është e vërtetë, megjithatë, siç sugjeron Heideggeri, se Niçe është mendimtari i subjektivizmit absolut, atëherë paradoksi i fuqisë që ai ia ofron këtu mendimit është po ai në të cilin parashtrohet në filozofinë perëndimore fundamenti humneror i subjektivitetit si vetëdashuri e pastër.
Tek Altpreussische Monatschrift, Niçe do të mund t’i kishte lexuar fragmentet e veprës postume të kantit të botuara pjesërisht mes viteve 1882-1884, nga Reicke dhe Arnold. Nëse, siç ma ha mendja mua të ketë ndodhur, do t’i kishte lexuar, me siguri do të kishte qenë shumë i befasuar duke parë se shënjestra e preferuar e shumë kritikave të tij, mendimtari që e ndante në mënyrë të prerë gjënë në vete dhe fenomenin, kishte arritur, te shënimet monotone dhe pothuajse obsesive të Opus postumum, ta formulonte të njëjtin paradoks që e shqetësonte gjatë viteve sa po punonte në veprën Umwertung aller Werte dhe që, në këtë mënyrë, një lidhje nëntokësore i bashkonte te dy veprat.
Kanti, që te Kritika e parë ishte kujdesur fort që perceptueshmëria dhe spontaniteti të mbeteshin në vete të zbrazëta dhe të përfitonin një objekt vetëm përmes bashkimit të tyre në përvojë, paraqet këtu idenë e një «fenomeni të fenomenit», të kuptuar si vetëdashuri e pastër që i paraprin çdo objekti dhe mendimi dhe ku të dy Grundquellen, dy burimet origjinale të njohjes bashkohen në një dashuri ndaj vetes që e hershon dhe themelon çdo përvojë. Kësodore Niçe do të mund të kishte lexuar te Opus postumum këtë përkufizim absolutisht «nieçan» të gjësë në vete:
Gjëja në vete nuk është objekt tjetër, përkundrazi një relacion tjetër i përfytyrimit të saj në të njëjtin objekt, për ta menduar këtë të fundit jo në mënyrë analitike, por në mënyrë sintetike, si kompleks të përfytyrimeve intuitive si fenomene, do të thotë të përfytyrimeve të tilla që përmbajnë një fundament vetëm objektiv të përfytyrimeve në bashkësinë e intuitave. Ens rationis = X është pozicioni i vetes sipas parimit të identitetit, ku subjekti mendohet si afficiente me vetveten, prandaj, për shkak të formës, vetëm si fenomen.
Këtu, si tek Abbildi i vullnetit për fuqi niçean, subjekti është i prekur jo nga një objekt, por nga vetvetja: ai nuk mendon për tjetër pos perceptueshmërisë së vet të pastër si vetëdashuri origjinale dhe, në të këtë mënyrë, i jepet vetvetes, e vuan veten, pasionohet dhe i hapet botës.
Ky paradoks i fuqisë – ose, siç do të mund ta quanim tash, i pasionit për veten – është në të vërtetë edhe më i vjetër dhe është buron nga vetë origjina e metafizikës perëndimore. Te De anima, Aristoteli mendon në të vërtetë në këtë mënyrë dimensionin e subjektivitetit të pastër:
I ashtuquajturi nous [intelekti] i shpirtit […] nuk është në veprim në asnjë prej enteve para se të mendojë […]. Edhe kur vihet në veprim secili prej enteve […] ai mbetet edhe atëherë në njëfarë mënyre në pushtet […] dhe atëherë mund të mendojë veten […]. Por si do të mendojë, nëse të menduarit është pësim i një lloj pasioni? […] Meqë mendimi është në pushtet, çdonjëra prej intelegjibileve, por nuk është në veprim asnjëra prej tyre para se të mendojë. Duhet të jetë si te një pllakëz shkrimi, ku nuk gjendet shkrimi në veprim [429 a 22-430 a 2].
Kjo sipërfaqe dylli ku s’ka asgjë të shkruar, kjo fuqi e padallueshme që i bashkon në vete pasivitetin dhe spontanitetin, pushtetin dhe veprimin, nuk është diçka e thjeshtë. Ngase ca rreshta më lartë Aristoteli e përkufizon paradoksin e këtij pasioni të vetes:
Të vuajturit nuk është term i thjeshtë, por, nga njëra anë, është njëfarë shkatërrimi në vepër i së kundërtës, nga ana tjetër, është më tepër shpëtim [sōtēria] i asaj që është në fuqi nga ana e asaj që është në veprim dhe e ngjashme me të, si fuqia në krahasim me veprimin […] dhe kjo nuk është të bëhesh diçka tjetër nga vetja, por këtu kemi dhurim [epidosis] ndaj vetes dhe ndaj tjetrit [417 b 2-7].
A kemi shkuar ne përtej këtij paradoksi të pasionit, të këtij dhurimi nga vetja te vetja, të këtij epidosis eis auto që paraqet aurën e çdo njohjeje dhe të një subjektiviteti? Mendimi bashkëkohor, duke u munduar të thyejë rrethin e subjektivitetit, të zgjidhë nyjën që shtrëngon në të potentia activa dhe potentia passiva, e ka privilegjuar dhe çuar në skaj polaritetin e potentia passiva, të pasivitetit. Këtu më shkon mendja te Bataille dhe te koncepti i tij i ekstazës, te Lévinasi dhe ideja e tij e pasivitetit, te Derrida që, me gjurmën e tij zanafillore, ka paraqitur me rreptësi të re paradoksin aristotelik të pllakzës për të shkruar dhe te hulumtimet e mrekullueshme të Nancy-t mbi subjektivitetin që dridhet. Por më shkon mendja edhe te Heideggeri, te të qenët-për-vdekjen dhe te vendosmëria autentike në Sein und Zeit, ku është menduar një dimension i «pasionuar» që hershon çdo mundësi dhe në të cilën sidoqoftë ende nuk i është dhënë asgjë Dasein-it. Në këtë mënyrë mendimi bashkëkohor mendon formën më të skajshme të subjektivitetit: të qëndruarit-poshtë i pastër, pathosi absolut, pllakëza për të shkruar ku nuk ka asgjë të shkruar. Po a nuk është pikërisht kjo ajo që Niçe është munduar të mendojë në rikthimin e përjetshëm të Gleich-it dhe në vullnetin e fuqisë? A jemi të sigurt se nuk jemi ende në brendi të mendimit niçean të fuqisë?
Jemi mësuar ta mendojmë vullnetin për fuqi vetëm në mënyrën e potentia activa. Por fuqia është para së gjithash potentia passiva, pasivitet ose pasion. Te rikthimi i përjetshëm, Niçe është munduar tamam ta mendojë përputhshmërinë e këtyre dy fuqive, vullnetin për fuqi si pasion që e pëson veten.
Pesëdhjetë vjet më parë, duke u munduar ta mendojë të njëjtin paradoks, Schellingu kishte hasur në idenë e të Pakujtueshmës. Nëse duam ta mendojmë fuqinë e të qenit, shkruan ai, ne duhet ta mendojmë si fuqi të pastër, pra si pushtet të pastër pa qenë. Por ne mund ta bëjmë atë vetëm nëse ajo vetë është tashmë, në vete dhe para vetes, ekzistuesja e pastër. «Si fuqi e pastër e të qenit, ajo do të depërtonte kështu te qenia para çdo mendimi ose, siç e thotë shkëlqyeshëm gjermanishtja, [unvordenklich]». Pasioni i pastër, si përputhje e fuqisë pasive dhe e fuqisë aktive, është e stërlashtë. Gleich-i, imazhi që përbotësisht kthehet, nuk mund të mbahet në mend. Rikthimi i tij i përjetshëm është pasioni i tij, ku mes shkrimit dhe fshirjes së tij nuk ka, shkruan Niçe, asnjë kohë, keine Zeit. Në këtë kuptim, Campana kishte të drejtë kur shkruante se «në xhiron e rikthimit të përjetshëm marramendës imazhi vdes menjëherë». Si imazh i asgjësë, Gleich zhduket në vetë të qëndruarit e vet, shkatërrohet nga vetë shpëtimi i vet. Por, për t’iu rikthyer edhe njëherë një shprehjeje të Campanës: «ky kujtim që nuk kujton asgjë është kujtimi më i fortë».
Shënim:
Immemorabile – i stërlashtë, që nuk mbahet mend, që nuk kujtohet, pra që po ashtu vjen nga kohët përtej përvojës sonë.
/Marrë nga Giorgio Agamben, ‘La potenza del pensiero’, Neri Pozza, 2025 /Përkthimi: Gazeta Express/ KultPlus.com
ditën e sotme, zëdhënësja e antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, ka zhvilluar një deklaratë për mediat, ku shprehet se qytetarja Betulla Veli Dhana përpara pak ditësh, paraqiti pranë Partisë Demokratike denoncimin lidhur me pasurinë e saj në Lagjen Gurra në Lezhë.
Ajo thekson se kjo pronë e ligjshme e saj, u shfrytëzua qetësisht si njësi tregtare nga Dhana deri në momentin kur ka rënë tërmeti në vitin 2019.
Vangjeli shton gjithashtu, se lokali nuk ishte dëmtuar sa për tu shembur dhe kjo theksohet edhe sipas verifikimeve të komisioneve përkatëse.
Ajo tha së në këtë truall, u rindërtua i njëjti pallat dhe në katin e parë njësia tregtare qëndron bosh që nga momenti i rindërtimit.
Në pritje të rimarrjes së pronës së saj ligjore dhe si i vetmi mjet me të cilin siguron të ardhurat familjare, Dhana nëpërmjet avokatit të saj i është drejtuar fillimisht Bashkisë Lezhë, dhe përfaqësuesve të institucioneve të tjera dhe përgjigja e tyre ishtese do dali vendimi i qeverisë se si do veprohet me këtë njësi tregtare.
Vangjeli thekson se Simonele Floriri, drejtoresha e Rindërtimi pranë Bashkisë Lezhë, i ka shpjeguar verbalisht të interesuarës se kjo njësi tregtare, do të bëhej çerdhe për komunitetin dhe për këtë është marrë vendim nga institucioni i Bashkisë.
Deklarata e zëdhënëses së antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:
Procesi i rindërtimit si për shumë shtetas të tjerë dëmtoi edhe një qytetare të Lezhës. Znj. Betulla Veli Dhana përpara pak ditësh paraqiti pranë Partisë Demokratike denoncimin lidhur me pasurinë e saj me sipërfaqe 56 m2, me vendndodhje në katin e parë të pallatit nr. 98 në Lagjen Gurra, Lezhë, vërtetuar nga certifikata e pronësisë.
Kjo pronë e ligjshme e saj u shfrytëzua qetësisht si njësi tregtare nga znj.Dhana deri në momentin kur ka rënë tërmeti në vitin 2019, i cili e dëmtoi sipas verifikimeve të komisioneve përkatëse, ndonëse lokali sipas denoncueses nuk ishte dëmtuar aq sa për tu prishur.
Kështu u rindërtua i njëjti pallat që ka patur nr. 98, në katin e parë të së cilit e njëjta njësi tregtare gjithashtu, e cila qëndron bosh që nga momenti i rindërtimit. Në pritje të rimarrjes së pronës së saj ligjore dhe si i vetmi mjet me të cilin siguron të ardhurat familjare, znj. Dhana nëpërmjet avokatit të saj i është drejtuar fillimisht Bashkisë Lezhë, dhe përfaqësuesve të institucioneve të tjera dhe përgjigja e tyre ishte: Do dali vendimi i qeverisë se si do veprohet me këtë njësi tregtare.
E njëjta kërkesë i është drejtuar Kryeministrit Rama dhe premtimi ishte se do merrnin përgjigje së shpejti… Topi ping pong me pronën dhe bukën e qytetares së thjeshtë vazhdoi…. Znj. Simonele Floriri prezantuar si Drejtoresha e Rindërtimi pranë Bashkisë Lezhë i ka shpjeguar verbalisht të interesuarës se kjo njësi tregtare, do të bëhej çerdhe për komunitetin dhe për këtë është marrë vendim nga institucioni i Bashkisë, e për informacion të mëtejshëm znj. Dhana duhej të drejtohej me shkrim.
Sipas kësaj porosie, denoncuesja dërgoi kërkesë për informacion e cila përfundoi në dorën e drejtorit të zyrë së Urbanistikës pranë Bashkisë Lezhë, por pa sukses, përgjigja ishte e njëjtë: duhet të dilte vendimi i qeverisë.
Atëherë zonja i ridrejtohet KM Rama por edhe pas përgjigjes, asnjë zgjidhje për rimarrjen e pronës njësi tregtare të znj. Dhana. Ajo theksoi se ka mësuar nga burime jozyrtare se prona e saj do të bëhet çerdhe për fëmijë dhe në vendin ku ka qenë çerdhja do ndërtohet një pallat.
Së fundi znj. Dhana i është drejtur organeve të hetimit për shkeljet e evidentuara. Që shteti shqiptar nën drejtimin e Edi Ramës nuk mbron pronën e qytetarëve përkundrazi ky është fakt. Edi Rama me programin e tij të “suksesshëm” të rindërtimit të japi përgjigje pyetjes: Çfarë duhet të bëjë znj. Bedulla Veli Dhana për t’ju rikthyer prona e saj legjitime me të cilën ushqehet? Edi Rama për veten e tij jeton në saraje por njerëzve të thjeshtë nuk i jep çfarë i takon …
Partia Demokratike ka publikuar denoncimin e një qytetareje nga Lezha, Betulla Dhana, së cilës Bashkia e drejtuar nga Pjerin Ndreu i ka rrëmbyer një pronë për ta bërë çerdhe për komunitetin, pasi trualli ku ndodhet çerdhja aktualishtit është dhënë për të ndërtuar pallate. Më konkretisht, bëhet fjalë për një ipërfaqe 56 m2, me vendndodhje në […]
Autoritetet policore në Rimini të Italisë kanë arrestuar një 40-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për dhunë seksuale, plagosje, rrëmbim, zhvatje, përndjekje dhe shpërndarje të videove seksuale të partneres së tij pasi e filmonte për persona të tjerë. Mediat italiane raportojnë se partnerja e shqiptarit ishte paraqitur në komisariat ditët e fundit, duke shfaqur mavijosje të dukshme […]