Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 14 July 2025Main stream

Skandaloze: Luis Enrique sulmon yllin e Chelseat pas përfundimit të ndeshjes

By: S SH
13 July 2025 at 23:52

Chelsea mori një fitore të thellë me rezultat 3-0 ndaj Paris Saint-Germainit në finale të Kupës së Botës për Klube.

Që nga minuta e parë ‘Blutë e Londrës’ treguan vendosmëri në këtë ndeshje, duke mos lënë në dyshim çështjen e fituesit.

Cole Palmer me dy gola dhe Joao Pedro me një tjetër ishin ata që u përkujdesën për epilogun përfundimtar të kësaj sfide.

I’m crying at Luis Enrique headloss 😭pic.twitter.com/gHl3kmPffZ

— WolfRMFC (@WolfRMFC) July 13, 2025

Sidoqoftë, pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit situata eskaloi në fushë me të dy taboret që u përplasën me njëri-tjetrin.

Në fakt ishte trajneri Luis Enrique ai i cili u përfshi në një përplasje me ekipin e Chelseat, duke sulmuar Joao Pedron.

Kështu u desh intervenimi i sigurimit në mënyrë që situata të mos eskalonte më tutje.

The post Skandaloze: Luis Enrique sulmon yllin e Chelseat pas përfundimit të ndeshjes appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Uji i pijshëm, 57% ujësjellësve nuk kanë laborator për analizat që të mbikëqyrin sigurinë

11 July 2025 at 07:57

Nga 14 shoqëri ujësjellës-kanalizimesh të paktën 8 prej tyre, ose 57%, nuk kanë një laborator për të kryer analizat e ujit të pijshëm. Mungesa e kësaj hallke cenon sigurinë e ujit që mbërrin në shtëpitë e qytetarëve. Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit pranë Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve nënvizon ndër të tjera […]

The post Uji i pijshëm, 57% ujësjellësve nuk kanë laborator për analizat që të mbikëqyrin sigurinë appeared first on BoldNews.al.

Merr flakë banesa pranë Pazarit të Ri në Tiranë/ VIDEO

By: Oldi
10 July 2025 at 16:23

Pasditen e së enjtes është përfshirë nga flakët një banesë private në Tiranë, pranë zonës së Pazarit të Ri. Siç shikohet nga pamjet, flakët duket se kanë përfshirë gjithë banesën e cila po shkrumbohet. Nuk dihen ende pasojat e kësaj ngjarjeje, ndërsa forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes.

The post Merr flakë banesa pranë Pazarit të Ri në Tiranë/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Aksioni në Theth/ Shembet objekti dy katësh që ishte në ndërtim e sipër (VIDEO)

By: Oldi
9 July 2025 at 20:19

Aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e fshatit turistik të Thethit vijon. Ditën e sotme, IKMT ka hedhur në tokë një objekt dy katësh që ishte në ndërtim e sipër. Sipas IKMT, ky objekt po ndërtohej pa leje por natyrshëm lind pyetja retorike se deri në këtë moment ku ishin autoritetet dhe […]

The post Aksioni në Theth/ Shembet objekti dy katësh që ishte në ndërtim e sipër (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara

9 July 2025 at 08:34

Kosova numëron gjithsej 581,095 banesa, prej të cilave 356,959 janë të banuara, ndërsa 207,165 banesa, ose 35.7%, janë të pabanuara.

Këto të fundit përfshijnë banesat e destinuara për shitje, dhënie me qira apo përdorime të tjera. Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin me të dhëna të detajuara për banesat dhe ndërtesat sipas komunave, në kuadër të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2024.

Ky publikim ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse mbi strukturën e banesave në nivel kombëtar dhe komunal, duke përfshirë tregues të rëndësishëm që ndihmojnë në analizimin e zhvillimeve në sektorin e banimit dhe planifikimin urban.

Sipas të dhënave të publikuara, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 581,095 banesa, nga të cilat 356,959 janë të banuara nga një ose më shumë banorë.

Ndërkohë, 207,165 banesa, që përbëjnë 35.7% të totalit, rezultojnë të pabanuara — përfshirë ato të destinuara për shitje, dhënie me qira apo përdorime të tjera.

“Raporti përfshin informacione të detajuara për: Numrin e përgjithshëm të banesave sipas komunave. Shpërndarjen e banesave në vendbanime urbane dhe rurale. Klasifikimin e banesave në të banuara dhe të pabanuara.

Llojin e furnizimit me ujë. Llojin e sistemit të shkarkimit të ujërave të zeza. Mënyrat e ngrohjes në banesa. Numrin e dhomave në banesat e zakonshme”. 08ac217e-59da-47b2-a933-f9da9d73a868.pdf

ASK thotë se këto të dhëna janë një burim i rëndësishëm për politikat zhvillimore, si dhe për hartimin e strategjive për përmirësimin e kushteve të banimit dhe menaxhimin e qëndrueshëm të hapësirës.

Analiza e shpërndarjes së banesave të banuara dhe të pabanuara shërben gjithashtu për të kuptuar trendët e zhvillimit urban dhe rural, duke ndihmuar komunat në planifikimin e nevojave të ardhshme për infrastrukturë dhe shërbime publike.

Kurse, çmimi i një metri katror të banesave në Prishtinë aktualisht sillet nga 1,200 deri në 2,500 euro.

Sipas të dhënave nga agjencitë imobiliare, një metër katror në kryeqytet kushton nga 1,200 euro deri në 2,500 euro, varësisht nga lokacioni, ndërtimi dhe cilësia e objektit.

Zonat më të shtrenjta mbeten qendra e qytetit, lagjja “Arbëria” dhe “Pejton”, ku çmimet shpesh e tejkalojnë kufirin prej 2,000 euro për metër katror.

Çmimi i banesave në Prishtinë arrin deri në 2,500 euro për metër

Në Zonën e Prishtinës së Re çmimi i një metri katror të banesave aktualisht është 1,200 euro. Në rrugën C, metri katror i një banese sillet nga 1,400 deri në 1,500 euro, ndërsa në rrugën B për ta blerë aktualisht një banesë duhet paguar 1,500 deri në 1,700 euro për metër katror. Dhe, pastaj vjen pjesa e kryeqytetit me zona ndjeshëm më të shtrenjta të banesave.

Zonat më të shtrenjta në kryeqytet janë qendra e qytetit, lagjja Arbëria dhe Pejtoni, ku çmimet shpesh tejkalojnë 2,000 euro për metër katror.

Sipas të dhënave statistikore të Agjencisë së Statistikave edhe sipas ndërtimtarëve është evidente ngritja e kostos së ndërtimit në muajt e deritashëm të 2025-tës.

Sipas të dhënave të publikuara nga ASK-ja të Indeksit të Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e parë (TM1) 2025, “kostoja e ndërtimit në Kosovë pati rritje për 1,7 për qind në tremujorin e parë të 2025-tës, krahasuar me tremujorin e fundit të 2024 -tës”. Ndërsa krahasuar me tremujorin e parë të sivjetshëm me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 6,5 për qind.

ASK-ja ka evidencuar se në këtë periudhë, pagat e punonjësve në sektorin e ndërtimtarisë janë rritur 2,4 për qind, ndërsa materialet e ndërtimit prej 1,9 për qind ishin ndikim në rritjen e kostos së ndërtimit, dhe shpenzimet e tjera në këtë sektor në tremujorin e parë janë rritur për 1,8 për qind.

Për 13 vjet – nga 2011-ta deri më 2024 – numri i banesave dhe shtëpive në Kosovë është rritur për 43 për qind.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se vendi, me rreth 1.6 milion banorë, ka 590 mijë banesa apo shtëpi të banueshme.

Të dhënat e dala nga regjistrimi i popullsisë, vitin e kaluar, tregojnë po ashtu se mbi 96 për qind e familjeve janë pronare të shtëpive ku jetojnë.

Vëzhguesit e këtij trendi thonë se mentaliteti i qytetarëve është që investimi në objekte banimi, siguron zgjidhje afatgjate për mirëqenien e familjes.

Çmimet e banesave në Kosovë nisën të rriten në vitin 2021, për shkak të çrregullimeve në tregjet ndërkombëtare të shkaktuara nga pandemia COVID-19. Me rritjen e çmimeve të materialeve ndërtimore, banesat u shtrenjtuan mbi 20%./ Monitor

The post Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara appeared first on Sot News | Lajme.

Champions League/ Egnatia publikon listën e lojtarëve, tre mungesa të rëndësishme

By: armand
7 July 2025 at 17:11

Egnatia do të nisë rrugëtimin europian mbrëmjen e nesërme. Klubi rrogozhinas do të përballet me Breidablik në orën 21:00 të mbrëmjes në “Arena Egnatia”. Në prag të nisjes së “ëndrrës” Champions League, trajneri Edlir Tetova ka publikuar dhe listën e futbollistëve që ka grumbulluar në kualifikuese. Vihet re mungesa e Redi Kasës, François Dulysse dhe […]

The post Champions League/ Egnatia publikon listën e lojtarëve, tre mungesa të rëndësishme appeared first on BoldNews.al.

Berat/ Zjarret rrezikojnë banesat

By: user 8
6 July 2025 at 16:24

Dy vatra zjarri janë regjistruar këtë fundjavë në qarkun e Beratit duke shkaktuar dëme në sipërfaqe pyjore.

Një nga zjarret ka rënë në fshatin Mbrakull, Njësia Administrative Mbrakull, në Bashkinë Poliçan. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me pisha dhe vazhdojnë të përhapen për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta.

Ndërhyrja e zjarrfikësve është bërë e vështirë për shkak të terrenit malor, që nuk lejon futjen e mjeteve zjarrfikëse në zonë. Si pasojë, forcat zjarrfikëse po punojnë me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine për të lokalizuar dhe shuar flakët.

Një tjetër vatër zjarri është shënuar në fshatin Virjon, Njësia Administrative Otllak në Bashkinë Berat, ku dyshohet se shkaku ka qenë një defekt në linjën elektrike.

Zjarri rrezikoi tre banesa dhe parcela me dru frutorë, por falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës me dy mjete dhe gjashtë efektivë u bë e mundur lokalizimi dhe shuarja e flakëve, duke vënë situatën nën kontroll.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar gjatë ditëve të nxehta, pasi rreziku për zjarre mbetet i lartë, veçanërisht në zonat me pyje dhe bimësi të dendur.

The post Berat/ Zjarret rrezikojnë banesat appeared first on Lapsi.al.

Pagesa e Gjestit në koncerte kap shifra marramendëse! Ja sa paguhet për një natë

By: V K
5 July 2025 at 14:10

Fituesi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania 4”, Gjesti, po e shijon jetën pas këtij rrugëtimi.

Ai po zhvillon koncerte të njëpasnjëshme, dhe jo vetëm në Kosovë, derisa puna e tij po lulëzon dita-ditës më shumë.

Gazetari Redjon Shtylla, gjatë emisionit “Weekend” , zbuloi se sa paguhet artisti në këto koncerte.

“Me sa e di unë shifra që paguhet kap shifrën pesëshifrore”, tha Shtylla.

The post Pagesa e Gjestit në koncerte kap shifra marramendëse! Ja sa paguhet për një natë appeared first on Albeu.com.

Jota dhe vëllai i tij u varrosen në Porto, familja dhe shokët e tyre i përcollën për në prehjen e përjetshme

5 July 2025 at 13:58

Sot (e shtunë), futbollistët portugezë Diogo Jota dhe Andre Silva u varrosën në Porto, ndërsa ylli i Liverpoolit dhe futbollisti Penafiel u përcollën për në prehjen e përjetshme nga familja dhe shokët e ekipit.

Funerali i futbollistit u mbajt në Gondomar, një vend 7 kilometra larg qendrës së Portos, dhe pothuajse të gjithë futbollistët e Liverpoolit, disa lojtarë të kombëtares portugeze, si dhe disa ish-lojtarë të Liverpoolit erdhën për t’i dhënë lamtumirën ish-shokut të tyre të skuadrës.

Në funeralin e Jotës dhe Silvës morën pjesë lojtarët aktualë dhe ish-lojtarët e Liverpoolit, Virgil van Dijk, Andrew Robertson, Cody Gakpo, Conor Bradley, Ryan Gravenberch, Federico Chiesa, Jordan Henderson, James Milner, lojtarët e kombëtares portugeze, Bernardo Silva, Joao Cancelo dhe Nelson Semedo, trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, menaxheri i Jotës, Jorge Mendes dhe shumë të tjerë.

Ceremonitë filluan në Capela da Resurreição dhe, pas një periudhe të shkurtër, procesioni i varrimit u drejtua për në Igreja Matriz de Gondomar, me miqtë dhe familjarët e dy lojtarëve që ndihmuan në transportimin e arkivoleve.

Mesha u zhvillua atje, e cila u dëgjua edhe nga njerëzit që ishin të pranishëm jashtë kishës, pasi ishin vendosur disa altoparlantë në mënyrë që të gjithë të dinin se çfarë po ndodhte brenda.

Pas përfundimit të ceremonisë mortore dhe meshës, arkivolet shkuan drejt varrezave në afërsi të kishës dhe në prani të familjarëve dhe miqve të ngushtë ata u varrosen. /Telegrafi/

 

The post Jota dhe vëllai i tij u varrosen në Porto, familja dhe shokët e tyre i përcollën për në prehjen e përjetshme appeared first on Telegrafi.

Studim i ri: Ankesat e shumta mund të “shkurtojnë” jetën tonë

By: gaze tare
5 July 2025 at 11:47

Të ankuarit pa pushim nuk ndikon vetëm në humorin dhe marrëdhëniet tona, por sipas një studimi të ri, mund të ndikojë edhe në jetëgjatësinë tonë.

Sipas ekspertëve të shëndetit mendor dhe emocional, njerëzit që kalojnë një pjesë të madhe të ditës duke u ankuar për gjëra të vogla apo të mëdha, përjetojnë më shumë stres kronik. Ky stres, në afatgjatë, ndikon negativisht në shëndetin e zemrës, të trurit dhe të sistemit imunitar.

Studiuesit kanë llogaritur se, në mënyrë mesatare, ankesat dhe negativiteti i tepërt mund të na “heqin” disa vite nga jetëgjatësia e pritshme, duke përshpejtuar proceset e plakjes.

Ndaj, ata këshillojnë të fokusohemi më shumë te zgjidhjet sesa te problemet, të praktikojmë mirënjohjen dhe të rrethojmë veten me energji pozitive.

Në fund të fundit, jeta është shumë e shkurtër për t’u humbur në ankesa të pafundme.

The post Studim i ri: Ankesat e shumta mund të “shkurtojnë” jetën tonë appeared first on iconstyle.al.

Shembet ndërtesa, shtatë persona të vdekur dhe tetë të plagosur në Pakistan

By: user 5
4 July 2025 at 18:58

Të paktën shtatë persona u vranë dhe tetë u plagosën kur një ndërtesë pesëkatëshe u shemb në qytetin më të madh të Pakistanit. Sipas mediav të huaja reth 100 persona jetonin në ndërtesë dhe reth 8 ose 10 persona mund të jenë të bllokuar nën rrënoja. Gjithashtu banorët e qytetit kanë shkuar në vendngjarje duke u përpjekur t’i të shpëtojnë personat nën rrënoja.

“Gruaja ime më telefonoi dhe tha që ndërtesa po çahej dhe unë i thashë të dilte menjëherë”, tha një person, duke qëndruar para rrënojave të ndërtesës së apartamenteve.

Po ashtu ekipet e shpëtimit nxorën shtatë trupa nga rrënojat.

“E gjithë familja ime u varros nën rrënoja dhe e vetmja gjë që mund të bëj është të lutem që të gjenden gjallë”,tha një person tjetër.

Në qershor të vitit 2020, të paktën 18 persona humbën jetën kur një ndërtesë me 40 apartamente u shemb në të njëjtën zonë. Shembjet e çatisë dhe të ndërtesave janë të zakonshme në Pakistan, kryesisht për shkak të rregulloreve të dobëta të sigurisë dhe materialeve të ndërtimit me cilësi të dobët të përdorura në vendin e Azisë Jugore me më shumë se 240 milionë banorë.

The post Shembet ndërtesa, shtatë persona të vdekur dhe tetë të plagosur në Pakistan appeared first on Lapsi.al.

FOTO/ Masakër mjedisore! Lumi Fan bëhet i kuq nga ndotja e fabrikës së bakrit! Ngordhin gjallesat

By: Ardit
4 July 2025 at 16:10

Pamjet e fundit të siguruara nga banorët e Fushë-Arrëzit tregojnë një situatë dramatike pasi fabrika e pasurimit të bakrit po shkarkon mbetje toksike direkt e në lumin Fan.. Siç shihet në fotot e dërguara për JOQ, uji ka marrë ngjyrë ndryshku për shkak të derdhjes së mbetjeve të rrezikshme. Lumi Fan, burimi i ujit dhe […]

The post FOTO/ Masakër mjedisore! Lumi Fan bëhet i kuq nga ndotja e fabrikës së bakrit! Ngordhin gjallesat appeared first on BoldNews.al.

Shembet ndërtesa 5-katëshe në Karaçi, 7 të vdekur dhe 10 të të plagosur

4 July 2025 at 15:19

Të paktën shtatë persona u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën kur një ndërtesë pesëkatëshe u shemb në qytetin portual të Karaçit në jug të Pakistanit, thanë zyrtarët e policisë.

Ata i thanë Xinhuas se më shumë se 30 persona ishin të bllokuar nën rrënoja dhe se operacionet e shpëtimit ishin duke u zhvilluar.

Zyrtarët thanë se po përdoreshin makineri të rënda për të ndihmuar në largimin e rrënojave nga ndërtesa e shembur, e cila tashmë ishte etiketuar si e pasigurt.

Dy ndërtesa fqinje u evakuuan për arsye sigurie.

Dëshmitarët okularë thanë se ndërtesa u shemb pas disa dridhjeve të cilat banorët i ngatërruan me tërmet.

Është ngritur një komision për të hetuar aksidentin.

 

 

The post Shembet ndërtesa 5-katëshe në Karaçi, 7 të vdekur dhe 10 të të plagosur appeared first on Euronews Albania.

Ka fituar titullin me Tiranën dhe Kukësin, mesfushori shkodran firmos me Besën

By: armand
3 July 2025 at 22:09

Besa e Kavajës duket se është futur fuqishëm në këtë merkato. Pasi arritën akordin me futbollistin brazilian Uilliam Kordeiro Melo, skuadra e drejtuar nga Emiljano Çela, ditën e sotme siguroi edhe shërbimet e mesfushorit shkodran, Edon Hasani. 33-vjeçari, i cili ka fituar 5 trofe në futbollin shqiptar, ka firmosur me Besën. Një përforcim ky i […]

The post Ka fituar titullin me Tiranën dhe Kukësin, mesfushori shkodran firmos me Besën appeared first on BoldNews.al.

Meta e Kryemadhi shpenzuan 240 mijë dollarë nga karta e biznesmenit, ja ku u kryen pagesat

By: Oldi
1 July 2025 at 10:35

Zbulohet shuma që SPAK dyshon për episod të ri korrupsioni ish-çiftin Meta-Kryemadhi. Me kartën e dytë bankare që ishte vënë në dispozicion nga biznesmeni shqiptaro-amerikan Adrian Shatku, Meta dhe Kryemadhi kanë shpenzuar rreth 240 mijë dollarë. Kjo është shuma që është arritur të dokumentohet deri me tani pasi dyshohet se vlera mund të jetë më […]

The post Meta e Kryemadhi shpenzuan 240 mijë dollarë nga karta e biznesmenit, ja ku u kryen pagesat appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në Patos/ Flakët i afrohen depozitave të naftës, rrezikohen edhe banesat

By: Oldi
29 June 2025 at 20:11

Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në kodrat me ullishte të fshatit Rërëz në bashkinë Patos. Të favorizuara nga era flakët janë përhapur me shpejtësi duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe shkurre. Flakët iu janë afruar edhe banesave , një kabine elektrike dhe depozitave të vjetra të naftës. Operacioni për […]

The post Zjarr në Patos/ Flakët i afrohen depozitave të naftës, rrezikohen edhe banesat appeared first on BoldNews.al.

“4 ditë kërkime”, 15-vjeçarja dhe bashkëmoshatari i saj nga Korça gjenden në Tiranë

By: Besnik
29 June 2025 at 16:02

Policia e Shtetit ka arritur të lokalizojë dhe të gjejë dy të rinjtë që ishin larguar para 4 ditësh nga banesat e tyre në fshatrat Zvirinë dhe Leminot në Korçë.

Djali dhe vajza, të dy 15-vjeçarë, janë gjetur në kryeqytet, pas informacioneve të marra në rrugë operative nga policia e Maliqit, e cila në bashkëpunim me uniformat blu të Tiranës, ka mundur të gjejë të miturit që ishin larguar së bashku nga banesat e tyre.

Të miturit u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore, në afërsi të një qendre tregtare në Tiranë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “4 ditë kërkime”, 15-vjeçarja dhe bashkëmoshatari i saj nga Korça gjenden në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

Paguan miliarda e s’morën shërbim, zyrtarët e bashkive japin shpjegime për kontratën me “ECO-ELB”

By: Ardit
29 June 2025 at 09:40

Nga 10 zyrtarët e thirur tek 8 bashkitë e qarkun të Elbasanit, ditën e Premte janë paraqitur vetëm 3 në prokurorinë e qytetit, duke dhënë shpjegime para oficerit të policisë gjyqësore që po ndjek dinamikën e hetimit të dosjes me Nr. 1417. Kjo është një çështje voluminoze, e cila u hap në vitin 2024 për […]

The post Paguan miliarda e s’morën shërbim, zyrtarët e bashkive japin shpjegime për kontratën me “ECO-ELB” appeared first on BoldNews.al.

Forcat ruse godasin një pallat në Odesa, humbin jetën dy persona, plagosen 9 të tjerë

28 June 2025 at 09:03

Dy persona kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi rus gjatë natës në një ndërtesë banimi 21-katëshe në qytetin bregdetar të Odesës, në jug të Ukrainës.

Sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës, shpërthimi shkaktoi një zjarr masiv që përfshiu katet e 7-të, 8-të dhe 9-të të godinës. “Njerëzit mbetën të bllokuar në apartamentet e tyre. Pesë persona u shpëtuan nga ekipet e emergjencës, përfshirë një fëmijë të vogël,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Kryetari i bashkisë së Odesës konfirmoi se viktimat ishin një çift i martuar që ndodhej në apartamentin e tyre në momentin e sulmit. Ndërkohë, autoritetet vendase njoftuan se mes të plagosurve janë edhe dy fëmijë të moshës 3 dhe 7 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tyre nuk është bërë ende publike.

The post Forcat ruse godasin një pallat në Odesa, humbin jetën dy persona, plagosen 9 të tjerë appeared first on Sot News | Lajme.

‘Bum’ kreditimi për banesa dhe pasuri te paluajtshme/ Zbulohen shifrat qe japin bankat

26 June 2025 at 17:30

51% e totalit të kredisë të dhënë nga sektori bankar deri në fund të vitit 2024, për individët dhe bizneset, është dhënë për blerje banesash ose pasuri të tjera të paluajtshme.

Stoku total i kredisë në fund të vitit 2024 rezulton 779.5 miliardë lekë, ose afro 7.9 mld euro, ku kredia për biznesin vijon të zërë peshën kryesore me 60.3%, ndërsa pjesa tjetër është kredia për individët.

Ne raportin e fundit te nxjerre nga Banka Qendrore, deri në fund të vitit 2024, bankat kanë dhënë 400 miliardë lekë, ose 4 miliardë euro kredi për biznesit dhe individët për blerje pronash.

Ecuria flet për rritje te ndjeshme te saj, gjate dy viteve te fundit, çka detyroi Bankën e Shqipërisë që të ndërhyjë me disa kufizime rregullatore për kredinë hipotekore.

Në bazë të këtyre ndryshimeve, nga 1 korriku 2025 kreditë bankare për shtëpi do të kenë tavan në raport me vlerën e financimit për banesën, si edhe një tavan për kredinë në raport me të ardhurat e kredimarrësit.

The post ‘Bum’ kreditimi për banesa dhe pasuri te paluajtshme/ Zbulohen shifrat qe japin bankat appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌