Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ersekë, maturanti që nuk shikon emocionon në tapetin e kuq

3 July 2025 at 17:36

Tapeti i kuq i maturës së këtij viti në Ersekë nuk ishte thjesht një moment mode dhe fotografie, por edhe një dëshmi e ndjeshmërisë, miqësisë dhe dinjitetit.

Një nga të rinjtë që tërhoqi vëmendjen duke emocionuar të gjithë ishte Enea Laho, i ri i cili vuan nga mungesa e shikimi, por i shoqëruar nga shoqja e tij e ngushtë, Parashqevi Mitre, ai kaloi me krenari në tapetin e kuq.

Miqësia e tyre ka lindur që në fillim të gjimnazit dhe ka qëndruar e fortë deri në këtë ditë të veçantë, kur të dy i japin fund një kapitulli dhe nisin rrugë të reja në jetë.

“Unë kam 3 vite me Enean në bankë dhe e kam shok të ngushtë dhe e kisha qejf të isha më të sot. Me ka ndihmuar shumë për mësimet, me ka mbajtur afër. E kanë mbajtur afër të gjithë. Lidhur me Enea kjo ditë do jetë e veçantë për ne të dy, nuk do e harrojmë kurrë njeri tjetrin. I uroj suksese në jetë”, thotw Parashqevi Mitre.

Enea mes emocionesh ka dy fjalë shkurt, kur i falënderon shokët e klasës që e kanë trajtuar plot dinjitet

“Po, u kënaqa. Emocione jo se s’kam fare, por nuk kam shumë. Fatmirësisht jo, gjithmonë me kanë mbajtur shumë afër. Ajo çka dua t’u them është që unë ju falënderoj për kujdesin e trajtimin aq shumë të mirë që kanë bërë ndaj meje”, shprehet maturanti.

Një shembull i bukur, një histori që frymëzon dhe një kujtim që do të mbetet gjatë jo vetëm për Enea dhe Parashqevinë, por edhe një mësim jete se çdokush meriton të trajtohet me respekt e dinjitet, e sidomos për të qenë i barabartë me këdo

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ersekë, maturanti që nuk shikon emocionon në tapetin e kuq appeared first on Euronews Albania.

Lagjja në Ersekë pa rrugë dhe mes plehrave, Erion Isai “vjel” taksat por nuk vë dorë në infrastrukturë

By: Oldi
21 June 2025 at 12:57

Rruga në lagjen Evrenezas të Ersekës, 700 metra larg qendrës së qytetit ndodhet në një gjendje të mjerueshme dhe copë-copë. Banorët e zonës shprehin indinjatën për mungesën e infrastrukturës. Siç shihet edhe nga pamjet e dërguara në redaksi, rruga vetëm rrugë që nuk mund të quhet, kjo për shkak të mungesës së një asfalti, gropave […]

The post Lagjja në Ersekë pa rrugë dhe mes plehrave, Erion Isai “vjel” taksat por nuk vë dorë në infrastrukturë appeared first on BoldNews.al.

Nga rrënjët e maleve, në art, Jorgo Liço i jep frymë drurit në Ersekë

20 June 2025 at 18:22

Çdokush gjen frymëzim në mënyra të ndryshme. Për Jorgo Liçon, qetësia shpirtërore vjen nga kontakti me natyrën dhe veçanërisht me drurin.

Duararti nga Erseka trungjet dhe rrënjët e pemëve të prera i kthen në skulptura dhe objekte artistike me vlera të veçanta.

“Mua rastësisht para disa vitesh duke punuar në mal me punë të ndryshme pashe diçka që me tërhoqi nga ana figurative, e mora, e pastrova, e rregullova”,-tha Jorgo Liço.

“Unë e marr nga natyra, të ndërtuar nga natyra, unë thjesht i jap frymë. Është në gjendje kome në mal dhe unë këtu i jap frymë, e pastroj, e zbukuroj, i heq pisllëqet, milingonat, mizat, e stazhornoj dhe e bëj që të flasë.”

Të kthesh drurin në art është tejet e vështirë, pasi kërkon vëmendje të veçantë dhe kohë.

“Është jashtë mase e vështirë, se në pamje të parë duken se çfarë janë këto. Është shumë e vështirë se e marr fillimisht, filloj me pastrimin deri në detaj, do kohe shumë, kjo është e ndërthurur aq çrregullisht, sepse është rrënjë nuk janë degë, imagjino toka çfarë u ka bërë. Ka dhe, ka lëkurë, ka gurë, ka shumë detaje që duhen pastruar. Kanë shumë punë. 1:07 të gjithë këto janë të stazhiornuara me djegie, në formë të atillë që të zhduket çdo parazit i drurit “

Artisti i frymëzuar nga natyra tregon se ata që e pëlqejnë punën e tij janë të shumtë.

“Unë kam dalë shpesh herë në panair dhe me beso jam lutur Zotit qe mos dalë dikush të ma blejë. Nuk dua të ma blejnë se skam dëshirë ta marrin, është diçka që të fut ne pasion, e sheh dhe kënaqesh. Këto i kanë kërkuar shumë.

Njerëzit thonë që janë gjëra të veçanta, si e ke bere, këto nuk janë futur torno. 1:35 me thonë që këtu nuk marrim vesh, edhe unë nuk marr vesh, por ka shumë njerëz në fushën e artit që mahniten nga këto dru “

Në duart e Jorgo Liços, natyra nuk vdes, por rilind. Rrënjët e lashta të pyjeve kthehen në dëshmi të gjalla të pasionit dhe artit të një njeriu që di të dëgjojë çka druri ka për të thënë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Nga rrënjët e maleve, në art, Jorgo Liço i jep frymë drurit në Ersekë appeared first on Euronews Albania.

Ersekë/ 40-vjeçari dhunon vjehrrën, procedohet

By: Ela
8 June 2025 at 15:10

Një 40-vjeçar nga Erseka është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së tij. Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. I., 40 vjeç, banues në Ersekë, pasi […]

The post Ersekë/ 40-vjeçari dhunon vjehrrën, procedohet appeared first on BoldNews.al.

U godit nga rrufeja, humb jetën 65-vjeçari në Ersekë

4 June 2025 at 19:05

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Qinam të Ersekës, ku një banor është goditur nga rrufeja, duke humbur jetën në vend.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është një 65-vjeçar me inicialet A.A., i cili dyshohet se u godit nga rrufeja.

Forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të hetuar rrethanat e incidentit dhe për të bërë të mundur transportimin e trupit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 18:30, në fshatin Qinam, Ersekë, dyshohet se si pasojë e goditjes nga rrufeja, ka ndërruar jetë shtetasi A. A., 66 vjeç, i cili ishte duke punuar në tokën në pronësi të tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U godit nga rrufeja, humb jetën 65-vjeçari në Ersekë appeared first on Euronews Albania.

Ersekë, 65-vjeçari goditet nga rrufeja, ndërron jetë në vend

By: user 5
4 June 2025 at 19:57

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Qinam të Ersekës, ku një banor është goditur nga rrufeja, duke humbur jetën në vend.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është një 65-vjeçar me inicialet A.A., i cili dyshohet se u godit nga rrufeja.

Forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të hetuar rrethanat e incidentit dhe për të bërë të mundur transportimin e trupit.

The post Ersekë, 65-vjeçari goditet nga rrufeja, ndërron jetë në vend appeared first on Lapsi.al.

Aksident i rëndë në aksin Korçë–Ersekë, dyshohet për të plagosur

8 May 2025 at 20:56

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë–Ersekë, pranë fshatit Dvoran.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në tokat anësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e ambulancës dhe policisë, ndërsa dyshohet për persona të plagosur rëndë. Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e saj.

The post Aksident i rëndë në aksin Korçë–Ersekë, dyshohet për të plagosur appeared first on Sot News | Lajme.

Aksident në Korçë/ Makina del nga rruga, plagoset rëndë shoferi

8 May 2025 at 21:10

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte, rreth orës 20:35 në aksin rrugor “Korçë- Ersekë”, në fshatin Dvoran. Autoritetet policore raportojnë se shtetasi V. Sh., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka […]

The post Aksident në Korçë/ Makina del nga rruga, plagoset rëndë shoferi appeared first on BoldNews.al.

Aksident në aksin Korçë – Ersekë, dyshohet për të plagosur rëndë

By: Rovena
8 May 2025 at 20:58

Korçë : Aksident i rëndë në aksin Korçë – Ersekë, në afërsi të fshatit Dvoran. Në vendngjarje sapo ka mbërritur ambulanca dhe policia, dyshohet për të plagosur rëndë. Një mjet ka përfunduar në tokat anës rrugës. Nuk dihen ende rrethanat

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, mjeti përfundon në parcela anës rrugës

By: M C
8 May 2025 at 21:00

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Dvoran. Mësohet se një mjet ka përfunduar në parcelat anës rrugës.

Ndërkohë në vendngjarje sapo ka mbërritur ambulanca dhe policia. Megjithatë ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë.

The post Aksident në aksin Korçë-Ersekë, mjeti përfundon në parcela anës rrugës appeared first on Albeu.com.

Shqipëria drejt pavarësisë energjetike, Rama dhe Balluku në parkun fotovoltaik “Erseka Solar Park”


TIRANË, 19 prill/ATSH/ Erseka ka tashmë një nga investimet më të mëdha në energjinë diellore në Shqipëri. Parku fotovoltaik “Erseka Solar Park” i shtrirë në një sipërfaqe prej 120 hektarësh, përdor teknologjinë më të fundit në prodhimin dhe monitorimin e energjisë, duke kontribuar ndjeshëm në diversifikimin e burimeve energjetike të vendit.

Ky investim është pjesë e një strategjie kombëtare për të arritur pavarësinë energjetike deri në vitin 2028, duke iu bashkuar poleve të tjerë energjetikë në zhvillim si ai i Fierit, Karavastasë dhe Delvinës.
Gjatë vizitës në këtë park, sëbashku me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cilësoi këtë investim si një nga iniciativat më të rëndësishme dhe më të guximshme në sektorin e energjisë.

“Kemi një nga parqet më të mëdha fotovoltaike në vend, me teknologji të avancuar jo vetëm në prodhim, por edhe në sistemet e monitorimit. Ky është një pol i ri energjetik, që e shtrin rrezatimin diellor të juglindjes në një përfitim konkret për vendin”, theksoi ministrja Balluku.

Parku aktualisht prodhon energji me kapacitet deri në 100 megavat dhe është i pajisur me tre sisteme të monitorimit SCADA, përfshirë teknologjinë nga Siemens, që ndjek automatikisht pozicionin e diellit për të maksimizuar prodhimin. Inxhinierët raportuan se vetëm në një ditë me kushte optimale, parku arrin të prodhojë 20 megavat.

Projekti ka gjeneruar një numër të konsiderueshëm vendesh pune, me paga që fillojnë nga 1,000 euro. Gjithashtu përmirësimi i infrastrukturës rrugore ka qenë vendimtar për realizimin e punimeve në kohë rekord.

Përveç rëndësisë energjetike, ky investim dërgon edhe një sinjal pozitiv për klimën e biznesit dhe bashkëpunimin ndërmjet sektorit publik dhe privat. “Fillimisht kishte skepticizëm, por bashkëpunimi me institucionet tona tregoi se reformat kanë krijuar një mjedis të favorshëm për investime strategjike”, theksoi ministrja Balluku.

Parku fotovoltaik i Ersekës është një dëshmi konkrete se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe të gjelbër, duke e kthyer potencialin natyror të diellit në një burim të sigurt të energjisë./j.p/

The post Shqipëria drejt pavarësisë energjetike, Rama dhe Balluku në parkun fotovoltaik “Erseka Solar Park” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama në rrugën e re të Vjosës: Ne kemi barrën të ndërtojmë, të tjerët hedhin baltë

19 April 2025 at 16:15

TIRANË, 19 prill /ATSH/ Kryeministri njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Ersekë në rrugën e re të Vjosës, që do të lidhë bregdetin me juglindjen.

Në fjalën e tij Rama tha se, ky është një tjetër projekt i rëndësishëm zhvillimi që e vendos Vjosën aty ku e meriton.

Rama u shpreh se, “kur kjo rrugë pësoi një shembje diku dhe m’u kujtuan sesi gjithë speciet e kënetës m’u turrën “ra rruga, iku rruga, s’ka më rrugë”, ndërkohë që ai ishte një aksident nga ato që edhe ndodhin brenda garancisë ku rruga ende nuk ishte dorëzuar dhe të gjitha shpenzimet kokërr më kokërr i mbuloi vetë kompania”.

Rama u shpreh se e kujton këtë detaj, sepse tha ai, “tanimë u bë një kohë jo e shkurtër që jemi në këtë rrugëtim të përbashkët dhe besoj se është në sytë e të gjithë shqiptarëve që edhe punët dhe detyrat janë të ndara, por edhe kjo histori është e ndarë”.

“Ne kemi barrën që të ëndërrojmë, të projektojmë, të përpiqemi të ndërtojmë, pastaj të ndërtojmë dhe disa të tjerë janë aty vetëm për të na penguar, për të na sulmuar për të na hedhur baltë, në një përpjekje që nuk kursen as Shqipërinë. Edhe Shqipërinë kjo përpjekje e ulët nuk e kursen”, u shpreh Rama.

Ky, theksoi Rama, “është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm në këtë rrugëtim të përbashkët. Në rrugëtimin e përbashkët të shqiptarëve drejt një destinacioni që këtu u përmend çfarë është thënë në Kolonjë nga ata që e bënë Kolonjën të thotë që pa ne s’ka Korçë. Një destinacion i përcaktuar edhe përpara tyre, që nga koha e Skënderbeut, i cili është quajtur me të drejtë profeti i historisë sonë kombëtare, sepse ai vendosi pikën e referimit të të gjithë kombit tonë kur u bë mburojë e perëndimit”. /j.p/

The post Rama në rrugën e re të Vjosës: Ne kemi barrën të ndërtojmë, të tjerët hedhin baltë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Agroturizmi buzë rrugës Ersekë-Leskovik, Rama: Kolonjari i rikthyer në tokën e të parëve për të hapur rrugë të re në jetë

TIRANË, 17 prill/ATSH/ Ngritja e agroturizmave po kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale duke stimuluar edhe krijimin e vendeve të punës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto të ”KULM Resort”, një agroturizëm i sapohapur buzë rrugës Ersekë-Leskovik nga një i ri kolonjar, i rikthyer nga emigrimi.

“”KULM Resort”, një agroturizëm i sapohapur buzë rrugës Ersekë-Leskovik nga Erioni, një i ri kolonjar i rikthyer në tokën e të parëve për të hapur një rrugë të re në jetën e tij, aty ku tanimë po rritet pa pushim numri i vizitorëve e turistëve dhe falë investimeve në infrastrukturë, janë bërë të arritshme lehtësisht peizazhe përrallore”, u shpreh Rama.

Politikat e qeverisë shqiptare për zhvillimin e agroturizmit janë të fokusuara në përmirësimin e kushteve për fermerët dhe në shfrytëzimin e potencialit të bujqësisë dhe natyrës shqiptare për tërheqjen e vizitorëve dhe zhvillimin e turizmit në zonat rurale.

Qeveria ka miratuar një sërë masash që synojnë mbështetje financiare, përmirësimin e infrastrukturës dhe promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik agroturistik. /j.p/

The post Agroturizmi buzë rrugës Ersekë-Leskovik, Rama: Kolonjari i rikthyer në tokën e të parëve për të hapur rrugë të re në jetë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarr në një banesë në Ersekë, plagoset i moshuari

15 April 2025 at 21:02

Një banesë në fshatin Sanjollas të Ersekë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së mërkurës.

Policia tha se zjarri ka rënë në banesën e shtetasit S. B., 82 vjeç, i cili gjatë tentativës për të shuar zjarrin në momentet e rënies ka pësuar dëmtime të lehta jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet zjarrfikëse dhe Policia bënë të mundur neutralizimin e flakëve dhe  shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave  dhe shkakut të rënies së zjarrit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zjarr në një banesë në Ersekë, plagoset i moshuari appeared first on Euronews Albania.

VIDEO/ Aksidenti në Kolonjë, shoferi i plagosur dërgohet me helikopter drejt Traumës

21 February 2025 at 10:10

Është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, drejtuesi i automjetit, shtetasi E.I.. i cili mbeti i plagosur në aksidentin e regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor “Ersekë-Korçë”, në dalje të urës së Selenicës. Ai fillimisht u dërgua me ambulancë drejt spitalit të Korçës dhe më pas mjekët kanë […]

The post VIDEO/ Aksidenti në Kolonjë, shoferi i plagosur dërgohet me helikopter drejt Traumës appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Kolonjë/ Makina përplaset me barrierën e betonit, plagoset çifti i bashkëshortëve

21 February 2025 at 08:03

Një aksident automobilistik është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm ë aksin rrugor “Ersekë-Korçë”, në dalje të urës së Selenicës në rruga e re. Mësojhet se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat prej betoni anës rrugës. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur një çift bashkëshortësh, […]

The post Aksident në Kolonjë/ Makina përplaset me barrierën e betonit, plagoset çifti i bashkëshortëve appeared first on BoldNews.al.

Humb jetën punëtori nga India në një gurore në Shqipëri

8 February 2025 at 21:41

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Pepellash të Ersekës.

Mësohet se një shtetas indian ka humbur jetën në vendin e punës.

Viktima punonte pranë gurores në këtë zonë.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por policia po kryen veprimet për zbardhjen e saj.

Ndërkohë, priten që të merren në pyetje edhe administratorët e gurores./A2 CNN

The post Humb jetën punëtori nga India në një gurore në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Ishte duke punuar dhe ra aksidentalisht nga skela, ndërron jetë 70-vjeçari në Ersekë

6 February 2025 at 15:51

Ersekë- Një 70-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga skela, ndërsa ishte duke punuar në një objekt.

Fatkeqësisht i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al/

E rëndë në Ersekë/ I moshuari bie nga skela, humb jetën në vendin e punës

By: V K
6 February 2025 at 15:33

Këtë pasdite një ngjarje tragjike ka ndodhur në Ersekë, ku një 70-vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë aksidentalisht nga një skelë ndërtimi.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 14:30, në bllokun nr. 4 të qytetit, shtetasi Dh. P., 70-vjeç, ka pësuar një aksident fatal teksa po punonte në një objekt.

Për pasojë, ai ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

The post E rëndë në Ersekë/ I moshuari bie nga skela, humb jetën në vendin e punës appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Ersekë, 70-vjeçari bie nga skela dhe humb jetën (Emri)

By: Ardit
6 February 2025 at 15:23

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë kësaj të enjte në Ersekë, ku një 70-vjeçar ka humbur jetën në vendin e punës. U mësua se bëhet fjalë për Dhimitraq Peçi, i cili po punonte në një objekt, ku dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga skela dhe ka humbur jetën. “Rreth orës 14:30, në bllokun nr. […]

The post E rëndë në Ersekë, 70-vjeçari bie nga skela dhe humb jetën (Emri) appeared first on BoldNews.al.

❌
❌