Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 6 August 2025Main stream

Vllaznia afron sulmuesin Lirim Kastrati

6 August 2025 at 20:45

TIRANË, 6 gusht /ATSH/ Klubi i Vllaznisë ka afruar sulmuesin 26-vjeçar, Lirim Kastrati.

Lojtari dikur cilësohej si e ardhmja e sulmit të Kosovës dhe ishte pjesë e skuadrave me emër si Dinamo Zagreb e Legia Varshavë që në moshë të re.

Ai u transferua te Vllaznia si lojtar i lirë, pasi mbylli kontratën me hungarezët e Videoton.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se që nga dita e sotme, Lirim Kastrati është zyrtarisht futbollist kuqeblu. Sulmuesi 26 vjeçar që ka luajtur 17 ndeshje me kombëtaren e Kosovës, pas eksperiencës me ekipe të tilla si Dinamo Zagreb, Legia Varshavë, Lokomotiva Zagreb, Fehervar e Videoton, tashmë do të jetë pjesë e skuadrës tonë. Kastrati ka firmosur me Vllazninë kontratë njëvjeçare, me të drejtë zgjatje edhe një vit tjetër. Mirë se erdhe në familjen kuqeblu Lirim!”, thekson “K.F Vllaznia” në një njoftim.

The post Vllaznia afron sulmuesin Lirim Kastrati appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Lirohen nga detyra dy drejtorë në Komunën e Prishtinës

5 August 2025 at 11:47

Dy drejtorë të Komunës së Prishtinës janë liruar nga detyra.

Kështu kanë konfirmuar për Telegrafin, zyra për komunikim në Komunën e Prishtinës.

“Ju njoftojmë se Vigan Kastrati, Drejtor i Kadastrit, dhe Donjeta Dragusha, Drejtoreshë e Bujqësisë, janë liruar nga detyra”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Po ashtu, ata njoftuan se përkohësisht, udhëheqja e drejtorive do të organizohet si më poshtë:

Drejtorinë e Kadastrit do ta udhëheq u.d z. Florent Maliqi dhe ushtrimin e detyrës në Drejtorinë e Bujqësisë do ta kryejë përkohësisht shefi i sektorit, Fexhri Hyseni. /Telegrafi/

The post Lirohen nga detyra dy drejtorë në Komunën e Prishtinës appeared first on Telegrafi.

Arena e Yjeve – Episodi Jubilar: Rrëfimet më të fuqishme nga Rrudhani, Zyba, Valon Berisha, Korenica dhe Lirim Kastrati

2 August 2025 at 17:15

Në episodin jubilar të podcastit “Arena e Yjeve”, sjellim një përmbledhje të veçantë me disa nga momentet më të fuqishme dhe emocionuese të rrëfyera nga yjet e futbollit shqiptar që kanë qenë pjesë e këtij formati – Donat Rrudhani, Qendrim Zyba, Valon Berisha, Meriton Korenica dhe Lirim Kastrati. Ky episod vjen me përkrahjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.

Nga fëmijëria mes pengesave e deri te rrugëtimi drejt majave të futbollit profesionist, do të rikujtojmë historitë më frymëzuese të këtyre lojtarëve që kanë lënë gjurmë në arenën vendore dhe ndërkombëtare.

Përmes këtij episodi special, dëgjuesit do të kenë mundësi të ndjejnë emocionin e përfaqësimit të Kosovës, të kuptojnë sfidat e transferimeve në ligat më të mëdha evropiane dhe të preken nga betejat personale që kanë formuar karakterin e këtyre sportistëve.

“Arena e Yjeve” nuk është vetëm një podcast, por një platformë që i jep zë dhe hapësirë talentëve shqiptarë, duke ndërtuar një urë mes sportit dhe publikut.

Episodi jubilar do të transmetohet të shtunën (2 gusht) në ora 17:10 në RTV Dukagjini dhe do të jetë i qasshëm gjithashtu në YouTube në kanalin zyrtar të Telegrafit.

Mos e humbisni këtë përmbledhje të jashtëzakonshme – një reflektim mbi rrugëtimin e yjeve tanë dhe fuqinë e pasionit në sport. /Telegrafi/

Arena e Yjeve – Donat Rrudhani – Përfundoi në burg si azilant dhe ngritja në karrierë

Arena e Yjeve – Qëndrim Zyba – Tri herë e refuzoi Ballkanin, historia me djaloshin e verbër

Arena e Yjeve – Valon Berisha – Aventura tek Lazio, goli me Kosovën dhe miqësia me Haaland

Arena e Yjeve – Meriton Korenica – Nga “CR7 i Rahovecit” te transferimi në Cluj

Arena e Yjeve – Lirim Kastrati – Nga transferimi tek Dinamo Zagrebi

The post Arena e Yjeve – Episodi Jubilar: Rrëfimet më të fuqishme nga Rrudhani, Zyba, Valon Berisha, Korenica dhe Lirim Kastrati appeared first on Telegrafi.

Investimet pa transparencë: Katet shtesë dhe 6 kullat e Kastratit te ish-Sheratoni

24 July 2025 at 16:59

Në Tiranë, investimet madhore zhvillohen përmes lejeve jo-transparente që shfrytëzojnë agresivisht hapësirën urbane.

Rasti i ish-hotel Sheratonit, i kthyer në një projekt gjigand ndërtimi nga grupi Kastrati, është ilustrimi tipik i këtij modeli ku mungon transparenca.

Në vend të një zhvillimi në harmoni me Parkun e Liqenit, Kastrati gëzoi rritje intensiteti dhe kate shtesë në projektin që nuk pa asnjë herë leje ndërtimi të zbardhur dhe ndryshoi të paktën dy herë në dy vite.

Pamja e re e “projektit të vjetër”

Prej javësh, puna në kantierin e ish-hotel “Sheraton” mes “Arenës Kombëtare” dhe Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT) është shtuar ndjeshëm.

Nga lart godina qendrore ka nisur të vishet me konceptin zigzag të fasadës së re modulare, konceptuar nga Marco Casamonti, arkitekti italian që “kullëzoi” ish-stadiumin “Qemal Stafa”.

Hoteli simbol i luksit të Tiranës së fillimviteve 2000 nuk do të ketë më fasadën prej xhami dhe do të rrethohet nga një kompleks prej gjashtë kullash të larta deri në 15 kate.

Në të gjitha anët e kantierit dallohen blloqe të mëdha me materialet e fasadave, të cilat janë ndryshe nga ato që reklamohen në renderat e projektit.

Fasada e re e ish-hotelit Sheraton/Citizens.al

Gjithçka nisi në shkurt të vitit 2018 kur Leonardi, djali i sipërmarrësit Shefqet Kastrati, njoftoi në Instagram marrëveshjen për blerjen e ish-Sheratonit.

“Tashmë ish-hotel Sheraton i përket kompanisë Kastrati, sapo u mbyll transaksioni”, njoftoi ai.

Dy muaj përpara shitjes, kompania amerikane e hotelerisë “Sheraton” hoqi emrin nga hoteli i ”MAK Albania-s” duke zyrtarizuar largimin nga Shqipëria.

MAK Albania u themelua në vitin 1992 nga familja kuvajtiane Mohamed Abdulmohsin Al-Karafi, e cila siguroi nga qeveria e kohës troje dhe incentiva si “investitor strategjik” për zhvillime kompleksesh turistike në Tiranë, Dajt dhe bregdetin e Kavajës.

Pjesë e incentivës ishte dhe trualli buzë Parkut të Liqenit, krah UPT-ës. Familja Al-Karafi nisi ta ndërtojë hotelin në vitin 1993, por mundi ta përmbyllë si një filial të markës së njohur “Sheraton” vetëm në fillimvitet 2000.

Në vitin 2018 mediat raportuan se Kastrati e bleu MAK Albanian për 30 milionë euro. Por kontrata e shitjes tregon se objekti u ble për 18 milionë. Pjesa tjetër ishte garanci për të shlyer borxhet dhe huatë e marra ndër vite.

Bilanci i vitit 2017 tregon se MAK Albania kishte rreth 14.5 milionë euro detyrime, por një kapital prej rreth 95 milionë eurosh (rreth 12 miliardë lekë) asete, ndërtesa dhe troje.

Kjo situatë duket se krijoi mundësinë e një ujde për familjen Kastrati, e cila zuri vendin e oligarkëve kuvajtianë.

Në atë periudhë Kastrati hyri fuqimisht në sektorin e ndërtimeve në kryeqytet me projekte të tjera hotelerie, rezidenciash dhe zyrash, ku spikaste projekti “Downtown One” në rrugën e Elbasanit.

Planet aspak transparente të investimeve

Rreth një vit pas blerjes së ish-Sheratonit, Kastrati siguroi leje zhvillimi nga qeveria për një projekt madhor zgjerimi.

Studiot Archea (Marco Casamonti) dhe X-Plan (Ornela Muçaj) propozuan zgjerimin e hotelit ekzistues dhe ngritjen e gjashtë kullave 7-13 kate përreth.

Koncepti fillestar parashikonte 121 mijë m2 ndërtim (69 665 m2 mbi tokë) në 30,000 m2 truall me intensitet 2.32 dhe koeficient shfrytëzimi 44.3%. Projekti parashikonte parkim 3-4 kate nën tokë.

Leja e zhvillimit u sigurua më 8 nëntor 2019. Qeveria ia delegoi kompetencën e lejes së ndërtimit bashkisë Tiranë, e cila nuk i ka bërë asnjëherë publike këto dokumenta.

Sidoqoftë, ligji detyron ndërtuesin ta shfaqë lejen e marrë në një tabelë të dukshme në kantier. Në rastin e Kastratit, ajo nuk është parë kurrë, as pas datës 10 qershor 2021 kur përfitoi leje të re zhvillimi nga qeveria.

Koncepti i ri në lejen e dytë parashikonte shtimin me rreth 36% të sipërfaqes së ndërtimit mbi tokë (nga 69,665 m2 në 108,827 m2) duke shtuar intensitetin në 3.6, me lartësi deri në 15 kate dhe parkingje 5 kate nën tokë.

Nuk është e qartë se kur bashkia Tiranë ia dha lejen e parë të ndërtimit Kastratit – aq më shumë lejen e dytë – por pamjet satelitore dëshmojnë se në kompleksin e ish-“Sheratonit” vinçi ishte ngritur një muaj para se të jepej leja fillestare e zhvillimit nga qeveria: tetor 2019.

Bashkia e Tiranës, kompania Kastrat dhe studiot e arkitekturës nuk iu përgjigjën kërkesave për informim apo koment të Citizens.al rreth kësaj çështje.

Pamje satelitore ku shfaqet vinçi i ngritur në ish-Sheraton që para marrjes së lejes së zhvillimit/Citizens.al

Rasti është i ngjashëm me projektin “Downtown One” te rruga e Elbasanit, po nga Kastrati.

Leja e zhvillimit u dha nga qeveria më 14 prill 2017 për kullë 36 kate me 62,000 m2 sipërfaqe ndërtimi, intensitet 16.26 dhe koeficent shfrytëzimi trualli 45%. Dhënia e lejes së ndërtimit iu delegua bashkisë Tiranë, e cila nuk e bëri publike.

Ajo që dihet është se Kastrati nisi punën paralelisht me gërmimet, që u bënë te ish-parku “7 Xhuxhat” në kuadër të projektit për ndërtimin e parkingut nëntokësor publik.

Projekti në fjalë nisi në janar 2018, rreth tetë muaj pasi Kastrati kishte marrë lejen e zhvillimit për kullën.

Në të njëjtën datë kur përfitoi leje të dytë zhvillimi për ish-Sheratonin, Kastrati përfitoi rishikim të lejes së zhvillimit për “Downtown One”.

Në lejen e re të datës 10 qershor 2021 struktura fitoi 4 kate lartësi, por shtoi vetëm 92 m2 sipërfaqe totale. Për këtë ndryshim Kastrati lëshoi rreth 5% koeficient shfrytëzimi të truallit për qëllime publike për një total prej 60.5%.

Nuk është e qartë se përse është dashur ky rishikim në leje, ku praktikisht nuk është përfituar ndonjë sipërfaqe ndërtimi. Por ka gjasa ajo mund të jetë bërë për të legjitimuar gërmimet jashtë kufirit të pronës në ndërtimin e parkingut të kullës.

Kastrati ka dalë me gërmime deri në rrugën “Fatmir Haxhiu”, pjesë për të cilën ditët e fundit po ripunohet me betonarme (foto 2023; foto 2025).

Brenda kantierit të Downtown One, ku po punohet me betonarme zona fundore/Citizens.al

Shkelje të mundshme konstatohen edhe te projekti i ish-Sheratonit.

Në fillim të vitit 2022 Kastrati rrethoi pjesën para duke vijuar punimet për parkingun nëntokësor.

Pamjet satelitore tregojnë se kompania rrethoi edhe rreth 1,800 metra katrorë përtej rrugës ekzistuese të hotelit. Kjo ndërhyrje nuk ishte parashikuar në asnjë nga dy lejet e zhvillimit – të vetmet dokumente publike.

Një rrugë e re u hap krah UPT-së në atë që hartat e Kadastrës tregojnë të jetë prona 7/18 e Zonës 8160. Kështu Kastrati u zgjerua nëntokë deri në kufi të pronës së tij dhe përfitoi një rrugë që i shkon direkt në hyrjen e parkingut.

Rruga e re dhe pjesa e shtuar e hotelit të Mak-Albanias/Citizens.al

Lëvizjet në hije të “investitorëve strategjikë”

Zhvillimi i ish-Sheratonit është nisur nga Kastrati në ortakëri me sipërmarrësin Samir Mane, por sot nuk kuptohet nëse vijon e njëjta ortakëri.

Leja e parë e zhvillimit për ish-Sheratonin përmendte si zhvillues kompanitë e grupit Kastrati (Kastrati Residences dhe Kastrati Hotels & Tower) dhe Mak Elite Offices (MEO) një kompani e themeluar në vitin 2017 nga Balkan Finance Investment Group (Balfin) e sipërmarrësit Mane.

Dokumentet tregojnë se në shkurt 2018 – pra, kur Kastrati bleu ish-Sheratonin – grupi bleu për 700 mijë lekë edhe 50% të aksioneve të Manes te projekti “Downtown One”, të cilat zotëroheshin nga BFI Invest – tjetër kompani e Balfin-it.

Nuk kuptohet qartë se si Balfin është tërhequr nga një projekt si “Downtown One” për kaq pak para, kur për më tepër kishin nisur punimet.

Nga ana tjetër, për MEO-n mund të themi se nuk ka pasur ecuri të gjatë. Kjo kompani e Balfinit rriti kapitalin me rreth 180 mijë euro në vitin 2020 dhe një vit më pas pezulloi dhe çregjistroi aktivitetin.

Balfin nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga Citizens.al nëse vijonte të ishte e përfshirë në investimin te ish-Sheratoni, edhe pse në lejen e dytë të zhvillimit ajo nuk përmendet më.

Projekti i Kastratit u reklamua bujshëm nga kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj se do të tërhiqte si filiale markat ndërkombëtare të hoteleve Hyatt dhe Hilton. Në një njoftim në faqen e saj, Hilton thoshte se do të mund të niste punën në mjediset e reja nga fundi i vitit 2023.

Të dy markat ndërkombëtare nuk iu përgjigjën kërkesave për koment nga Citizens.al rreth arsyes së shtyrjes së këtij afati dhe periudhës se kur mund të mbarojnë punimet.

Por, rasti i ish-“Sheratonit” tregon se investimet në zemër të Tiranës nuk janë më çështje zhvillimi, por demonstrim influencash dhe pushteti.

Në një shtet ku ligji vepron selektivisht dhe informacioni mbahet i fshehur, fiton më shumë ai që ka akses te pushteti. Humb qyteti, humbin qytetarët.

The post Investimet pa transparencë: Katet shtesë dhe 6 kullat e Kastratit te ish-Sheratoni appeared first on Citizens.al.

E trishtë/ Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në moshë të re pedagogia e njohur (EMRI+FOTO)

By: V K
19 July 2025 at 12:43

Pedagogia Albana Kullolli Kastrati, është ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Agron Kastrati, i cili njoftoi edhe për detajet e ceremonisë mortore që do të zhvillohet në orët në vijim.

Albana Kullolli, ishte një emër i njohur në fushën akademike. Ajo përfundoi studimet në vitin 2004 në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, në Fakultetin Ekonomik, dega Financë–Kontabilitet.

Menjëherë pas diplomimit, nisi rrugëtimin e saj profesional si pedagoge në të njëjtin institucion ku kishte studiuar.

Më pas, ajo vijoi kualifikimet në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua në fushën e Kontabilitetit, ndërsa në vitin 2017 mbrojti gradën shkencore “Doktor i Shkencave”.

Në të njëjtin vit, nisi angazhimin edhe si eksperte pranë Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve në Shkodër, ku kontribuoi në mënyrë aktive në projekte të ndryshme sociale dhe kërkimore, duke dhënë një ndihmesë të çmuar për komunitetin.

Largimi i saj lë një boshllëk të madh në radhët e kolegëve, studentëve dhe të gjithë atyre që e njohën përkushtimin dhe profesionalizmin e saj.

 

The post E trishtë/ Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në moshë të re pedagogia e njohur (EMRI+FOTO) appeared first on Albeu.com.

Pranvera Kastrati drejtoreshë e Sekretariatit të CEFTA-s, Rama: Moment krenarie, do punojë për integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor

By: redi
18 July 2025 at 17:36

Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin që Pranvera Kastrati është drejtoresha e re e Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Europën Qendrore). Teksa e quan një moment krenarie, Rama thekson se një përfaqësuese e Shqipërisë do të punojë në mënyrë efektive me të gjitha palët për zbatimin e Marrëveshjes së CEFTA-s dhe përmbushjen e angazhimeve të përbashkëta drejt integrimit…

Source

Pranvera Kastrati në krye të Sekretariatit të CEFTA-s, Rama: Moment krenarie për të gjithë shqiptarët

TIRANË, 18 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar një moment krenarie për të gjithë shqiptarët emërimin e Pranvera Kastratit në postin e drejtoreshës së re të Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Europën Qendrore).

Në një postim në rrjete sociale, kreu i qeverisë theksoi rëndësinë e këtij emërimi, duke nënvizuar se tashmë një përfaqësuese nga Shqipëria do të ketë një rol kyç në drejtimin e një strukture rajonale me rëndësi strategjike për bashkëpunimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor.

Sipas Kryeministrit Rama, Kastrati do të punojë në mënyrë efektive me të gjitha palët për zbatimin e Marrëveshjes së CEFTA-s, si dhe për përmbushjen e angazhimeve të përbashkëta që synojnë integrimin ekonomik të rajonit dhe përshpejtimin e afrimit me tregun e vetëm të Bashkimit Europian.

“Një moment krenarie për të gjithë, emërimi i shqiptares Pranvera Kastrati, në postin e rëndësishëm të Drejtoreshës së re të Sekretariatit të CEFTA-s. Tashmë një përfaqësuese e Shqipërisë do të punojë në mënyrë efektive me të gjitha palët për zbatimin e Marrëveshjes së CEFTA-s dhe përmbushjen e angazhimeve të përbashkëta drejt integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimit të integrimit me Tregun e Vetëm të BE-së”, u shpreh Rama.

/r.e//a.f/

The post Pranvera Kastrati në krye të Sekretariatit të CEFTA-s, Rama: Moment krenarie për të gjithë shqiptarët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pranvera Kastrati emërohet në krye të Sekretariatit të CEFTA-s

17 July 2025 at 10:28

Pranvera Kastrati është emëruar zyrtarisht Drejtoreshë e re e Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshjes për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore).

Ky vendim erdhi pas një procesi të gjatë dhe transparent përzgjedhjeje, të udhëhequr nga Kosova në cilësinë e saj si kryesuese e CEFTA-s për vitin 2025.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila kryesoi Takimin Special të Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s përmes platformës elektronike, njoftoi se vendimi për emërimin e znj. Kastrati u miratua me konsensus të plotë nga të gjitha palët pjesëmarrëse.

Sipas Hajdarit, ky është një hap i rëndësishëm institucional për CEFTA-n dhe një sukses për Kosovën në skenën rajonale dhe evropiane.

“Emërimi i znj. Kastrati u bë pas një procesi përzgjedhjeje të ndarë në tri faza – skanimi fillestar, intervistat dhe vlerësimi final në Bruksel – me përfshirjen e ekspertëve ndërkombëtarë dhe mbështetjen e Komisionit Evropian”, theksoi ministrja.

Valentina Superti, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, vlerësoi lart procesin dhe theksoi se ky emërim ishte në pritje prej dy vitesh.

Ajo përgëzoi Kosovën për transparencën dhe profesionalizmin e treguar gjatë procesit të përzgjedhjes.

Emërimi i Pranvera Kastrati shihet si një moment i rëndësishëm për vazhdimësinë institucionale të CEFTA-s, veçanërisht në zbatimin e Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM2), që është pjesë kyçe e Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. /Telegrafi/

The post Pranvera Kastrati emërohet në krye të Sekretariatit të CEFTA-s appeared first on Telegrafi.

Elhan Kastrati del lojtar i lirë, portieri largohet nga Cittadella pas pesë sezonesh

By: armand
10 July 2025 at 16:47

Cittadella dhe Elhan Kastrati kanë ndarë rrugët pas pesë vitesh. Portieri i Kombëtares nuk do jetë më pjesë e klubit ku ka luajtur për shumë sezone, kjo pasi Cittadella nga sezoni i ri e sheh veten në Serie C dhe 28-vjeçari po kërkon një aventurë të re. Ndarja u konfirmua në kanalet e komunikimit. “Aventura e Elhan Kastratit te […]

The post Elhan Kastrati del lojtar i lirë, portieri largohet nga Cittadella pas pesë sezonesh appeared first on BoldNews.al.

Jeta e Lirim Kastratit brenda në Trigoria – qendra stërvitore e Romës

5 July 2025 at 21:18

Në episodin e fundit të emisionit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati, i cili ndau rrëfime ekskluzive nga karriera e tij mbresëlënëse që nga ditët në akademinë e Romës, e deri te përfaqësimi i Kosovës dhe sfidat në arenën ndërkombëtare.

Kastrati rrëfeu shumë detaje nga karriera e tij, mes tyre edhe si ishte brenda qendrës stërvitore të Romës.

“Ka qenë shumë vështirë, por në konvikt kam qenë me shumë lojtarë të tjerë”, ka thënë fillimisht Kastrati në “Arena e Yjeve”.

“Kam qenë në Trigoria, në qendrën stërvitore të Romës, kanë qenë kushtet e mira, me shumë lojtarë të tjerë të moshave të ndryshme”.

“Ka qenë shkollë-konvikt, nuk kemi pasur shumë hapësirë për të dalë jashtë ose për diçka tjetër…”, rrëfen më tej lojtari shqiptar.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorit tonë Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

The post Jeta e Lirim Kastratit brenda në Trigoria – qendra stërvitore e Romës appeared first on Telegrafi.

Lirim Kastrati rrëfen rrugëtimin unik në “Arena e Yjeve”: Nga Trigoria te Kosova, mes legjendave dhe sfidave personale

5 July 2025 at 17:15

Në episodin e fundit të emisionit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati, i cili ndau rrëfime ekskluzive nga karriera e tij mbresëlënëse që nga ditët në akademinë e Romës, e deri te përfaqësimi i Kosovës dhe sfidat në arenën ndërkombëtare.

Kastrati përshkroi përvojën e tij si pjesë e akademisë së famshme ‘Trigoria’ në Itali, ku theksoi se përveç talentit në fushë, kërkohej edhe përkushtim në shkollim dhe disiplinë jashtë saj. “Duhej të ishe futbollist dhe nxënës shembullor. Nuk mjaftonte vetëm topi”, tha ai.

Për të, takimi i parë me Francesco Tottin dhe Daniele De Rossin ishte si një ëndërr. “Kur Totti më thirri në emër, nuk po më besohej. U ndjeva menjëherë i pranuar”, kujton Kastrati, i cili kaloi disa javë me ekipin e parë të Romës dhe kishte bashkëlojtarë yje si Salah, Nainggolan dhe Alisson Becker.

Megjithatë, rruga drejt suksesit nuk ishte pa pengesa. Ai zbuloi se si një transferim i mundshëm te Bologna u bllokua për arsye personale nga trajneri Mihajlovic, për të cilin drejtues të klubit i kishin thënë hapur: “Ai e di nga vini ju të dy dhe nuk të do”.

Një tjetër moment kritik në karrierën e tij ishte kur pandemia COVID-19 i ndërpreu një marrëveshje të sigurt për të kaluar në Angli, ndërsa më vonë pati një tjetër rast të humbur për transferim në Bundesliga për shkak të rrethanave jashtë kontrollit të tij.

Kastrati foli edhe për golat e karrierës, duke përmendur një nga më të bukurit që e futi në historinë e klubit të madh hungarez. Ai ndau emocionet e një asisti të paharruar me fanellën e Kosovës, dhe tregoi për eksperiencën e tanishme në Poloni, ku tashmë po këshillon edhe Dion Gallapenin për hapat e parë te Widzew Lodz.

Ky episod i “Arena e Yjeve” ofroi një portret të plotë të Lirim Kastratit: një lojtar i përkushtuar, që ka kaluar përmes akademive më të mëdha evropiane, është përballur me sfida të rënda personale dhe profesionale, por gjithmonë ka qëndruar besnik pasionit për futbollin dhe krenarisë për Kosovën.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorit tonë Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

The post Lirim Kastrati rrëfen rrugëtimin unik në “Arena e Yjeve”: Nga Trigoria te Kosova, mes legjendave dhe sfidave personale appeared first on Telegrafi.

Regjistrimi i bujqësisë pritet të bëhet në vitin 2026, ASK me disa raporte të rëndësishme

3 July 2025 at 12:39

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) pritet të publikojë sot edhe dy raporte të reja tematike nga Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024), ndërsa ka paralajmëruar një sërë raportesh të tjera që do të publikohen deri në vitin 2026. Në mesin e tyre përfshihen parashikimi i popullsisë për 15 vitet e ardhshme, një profil gjithëpërfshirës i komunave, si dhe një anketë demografike dhe shëndetësore që pritet të zhvillohet në vjeshtën e këtij viti.

Gjatë prezantimit të raporteve tematike nga Regjistrimi i Popullsisë, u tha se, regjistrimi i Bujqësisë është planifikuar për tetorin e vitit 2026.

Sipas drejtorit të ASK-së, Avni Kastrati, në total janë planifikuar 24 raporte tematike nga ReKos 2024, raporton kp.

“Planifikohen 24 raporte tematike gjatë viteve 2025-2026. Kemi planifikuar të publikohen të gjitha në vitin 2025, por mund të jetë ndonjë raport që do të publikohet në vitin 2026. Deri më tani janë publikuar katër raporte, ndërsa sot do të mund të shihni edhe dy raporte në webfaqen e ASK-së për banesat, ndërtesat, si dhe të dhënat demografike sipas komunave, d.m.th. edhe sot i lëshojmë dy raporte.

…Për herë të parë do të përgatisim një raport për komunat, që e kemi quajtur profili i komunave, që është vetëm një raport, por janë 38 raporte në nivel komunave, ne e quajmë një raport, por, për secilën komunë do të përgatisim një profil të komunave që do të ju ndihmon juve të keni qasje për shumë indikatorë në komunën tuaj. Kjo është sfidë për ASK-në, sepse gjithë indikatorët për secilën komunë duhet të ndahen”, ka thënë Kastrati.

Një prej raporteve më të rëndësishme që pritet të dalë në fund të vitit është parashikimi i popullsisë për 5, 10 dhe 15 vitet e ardhshme. ASK ka angazhuar ekspertë ndërkombëtarë për këtë proces, duke marrë mbështetje nga partnerë ndërkombëtarë, për shkak të ndjeshmërisë dhe kompleksitetit të këtij raporti, njofton kp.

“Do të keni edhe parashikimin e popullsisë, për pesë, dhjetë, pesëmbëdhjete vite, kjo do të jetë instrument i fuqishëm për të planifikuar të ardhmen…Për këto raporte, janë sfiduese për ne, kemi kërkuar mbështetje ndërkombëtare, sepse janë specifike, shumë shtete në regjion nuk mund t’i përgatisin, sidomos parashikimin e popullsisë, sepse është sensitiv dhe kërkohet vëmendje e shtuar. Ne kemi kërkuar mbështetje, dhe kemi arritur t’i kemi ekspertë ndërkombëtarë. Raporti pritet me dalë në fund të këtij viti, d.m.th para se t’i çojmë gotat për vit të ri, ju do t’i keni këto të dhëna për komunën tuaj, nëse nuk na del ndonjë sfidë madhore gjatë procesit.

Ne si institucion i kemi zakonisht brenda ditës 20 deri në 30 kërkesa të ndryshme nga institucionet, komunat, shfrytëzuesit, nga akademia, ndërkombëtarët, nga studentë, nuk mund gjitha menjëherë, duhet një ekip shtesë. Komuna e Prishtinës dhe disa komuna kërkojnë të dhëna shumë herë, detaje, që ne kurrë nuk i kemi publikuar dhe as nuk i publikojmë. Kështu ju inkurajoj kur keni nevojë ju, sepse qëllimi është t’i shfrytëzojmë ato të dhëna, të jenë të shfrytëzueshme”, ka nënvizuar Kastrati.

Ndërkohë, në shtator të këtij viti, ASK do të realizojë një anketë të madhe demografike dhe shëndetësore në gjithë Kosovën, e njohur si miks, e cila do të përfshijë shumë indikatorë me rëndësi për politikat publike në vend.

Kastrati gjithashtu njoftoi se regjistrimi i Bujqësisë është planifikuar për tetorin e vitit 2026.

“Në vjeshtën e këtij viti, në shtator, e kemi një anketë shumë të madhe në Kosovë, që do ju prek edhe juve, disa ekonomi familjare, quhet miks, që do të grumbullohen shumë indikator, kështu që ju inkurajoj që nëse mostra ka qëlluar në shtëpinë e juaj të jeni bashkëpunueses, sepse ka shumë indiaktor që i nevojiten Kosovës për të ardhmen. Kjo anketë nget të dhëna për çështje sociale me fokus demografike dhe shëndetësore, që janë shumë të rëndësishme për politikbërje.

Është një anketë në gjithë Kosovën, gjithë komunat, dhe inkurajoj të bashkëpunoni nëse do të jeni pjesë e anketës. Regjistrimi i bujqësisë, na nevojitet sërish një koordinim me ju. Kishim plane më herët 2022-2023 që regjistrimi i bujqësisë të jetë në vitin 2025, por për shkak legjislacionit sepse, duhet një ligj, dhe zgjedhjet komunale janë në tetor, e kemi lënë për tetorin e vitit të ardhshëm regjistrimin e bujqësisë, edhe ky kërkon bashkëpunim si i popullsisë, sepse janë rreth 2 mijë e 500 persona. Siç e kemi pas me regjistrimin e popullsisë, pothuajse njëjtë, vetëm pyetësori më duket se ndryshon. Është më kompleks ky pyetësor sepse hyn në detaje”, ka shtuar Kastrati.

Kujtojmë se, sipas statistikave të publikuara Kosova ka 1, 586,659 banorë. Prej tyre 795.046 meshkuj dhe 791.614 femra. Kurse nga gjithsej 38 komuna sa ka vendi 9 prej tyre kishin rritje. Kurse, 29 të tjera kishin zvogëlim të popullsisë.

 

 

The post Regjistrimi i bujqësisë pritet të bëhet në vitin 2026, ASK me disa raporte të rëndësishme appeared first on Telegrafi.

Kush po e teston Urën e Ibrit?, Kastrati: Është qesharake të mos dijë Qeveria për këtë rast

24 June 2025 at 17:44

Ndonëse një vit më parë ishin kryer testime për stabilitetin e infrastrukturës së Urës mbi lumin Ibër, sot po ashtu janë parë punëtorë në terren të cilët po kryejnë inspektime të reja në këtë urë.

I ftuar në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, gjeneral Kadri Kastrati, Gjeneral i FSK-së në pension, ka komentuar raportimet për testimin e fundit të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Ai kujtoi se edhe vitin e kaluar ishin bërë testime nga Qeveria, me pretendimin se ura do të hapej për qarkullim, por pas ndërhyrjes së NATO-s, Brukselit dhe KFOR-it, veprimet ishin ndalur.

“Mu më duket shumë qesharake, por mund të them se ndoshta ka ardhë dikush nga jashtë që po i teston urat këtu brenda – dhe Qeveria e Kosovës nuk e di”, tha Kastrati.

Sipas tij, është e papranueshme që Qeveria të mos jetë në dijeni për lëvizje të tilla, kur vetë Policia e Kosovës, Ministria e Infrastrukturës dhe komunat e Mitrovicës kanë kapacitet të plotë për të kontrolluar çdo aktivitet në atë zonë.

“Ne kemi polici shteti që në çdo moment e di çka ndodh – e sidomos atje. Mos të flasim që Ministria apo zëvendësministri i Infrastrukturës nuk e di. Kjo për mua është jo serioze”, u shpreh ai. Gjenerali Kastrati kërkoi më shumë transparencë dhe koordinim institucional për çështje të tilla që kanë ndjeshmëri të lartë politike dhe sigurisht edhe simbolike në veri të vendit.

Ndryshe, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se nuk është në dijeni për natyrën e punimeve që po zhvillohen aktualisht në urë.

“Sipas të dhënave që kemi si ministri, testimet për stabilitetin e urës janë përfunduar vitin e kaluar dhe rezultatet kanë konfirmuar se ura është në gjendje shumë stabile. Aktualisht nuk kam informacione shtesë për aktivitetet që po zhvillohen ”, ka deklaruar Durmishi.

Nga burime të Telegrafit mësohet se inspektimet po kryhen nga ekspertë të kontraktuar nga Bashkimi Evropian (BE), i cili është financuesi kryesor i ndërtimit dhe revitalizimit të kësaj ure.

Sipas të njëjtave burime, qëllimi i këtyre punimeve është pikërisht inspektimi teknik dhe mirëmbajtja e urës në kuadër të projekteve të mbështetura nga BE-ja.

The post Kush po e teston Urën e Ibrit?, Kastrati: Është qesharake të mos dijë Qeveria për këtë rast appeared first on Telegrafi.

Gjenerali në pension: Ushtrimi “Defender 25” është përgjigje ndaj kërcënimit rus

3 June 2025 at 18:54

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerali në pension Kadri Kastrati, e cilësoi ushtrimin ndërkombëtar “Defender 25” si një nga momentet më të rëndësishme strategjike për FSK-në dhe vetë shtetin e Kosovës.

Kastrati tha se pjesëmarrja në këtë stërvitje masive shumëkombëshe, si dhe fakti që Kosova është nikoqire e Komandës së Divizionit të Ballkanit Perëndimor, përbën një privilegj të madh ushtarak dhe diplomatik:“Ushtrimi ‘Defender 25’ ka një rëndësi të veçantë për Forcën e Sigurisë së Kosovës në veçanti dhe për Kosovën në përgjithësi, sepse kemi një privilegj të madh që jemi nikoqir të Komandës së këtij divizioni – Divizionit 28, i cili mbulon tërë Ballkanin Perëndimor.”

Sipas tij, në këtë ushtrim marrin pjesë rreth 25 mijë trupa nga 28 deri në 29 shtete të ndryshme, dhe ai zhvillohet në tre zona strategjike të Evropës:

“Divizioni i Ballkanit Perëndimor, me seli në Gjakovë, ku ndodhet komanda e këtij divizioni dhe ku jemi nikoqir; pastaj Divizioni i Evropës Lindore, diku në Rumani; dhe Divizioni i Evropës Qendrore, diku në Gjermani.”

Kastrati theksoi se ky ushtrim nuk është vetëm një demonstrim force, por edhe një përgjigje direkte ndaj kërcënimeve të sigurisë të shkaktuara nga agresioni rus në Ukrainë:

“Misioni dhe qëllimi i këtij ushtrimi kaq të madh në Evropë ka të bëjë me faktin se Rusia, me luftën në Ukrainë, ka destabilizuar jo vetëm Ballkanin Perëndimor, por Evropën në përgjithësi. Ushtarakët e NATO-s nuk e dinë nëse Rusia do të ndalet në Ukrainë apo synon të depërtojë më tej në Evropë.”

Sa i përket zhvillimit të kapaciteteve të FSK-së, Kastrati u shpreh se është bërë progres në aspektin e rritjes së numrit të trupave, por ka pasur ngecje në zbatimin e planit zhvillimor të vitit 2013:

“Qeveria në ikje e ka rritur buxhetin për forcat e armatosura, por duhet ta kemi parasysh se është rritur edhe numri i personelit – tash janë mbi 4300 deri në 4400 trupa. Sipas një studimi të bërë gjatë kohës kur unë kam drejtuar këtë forcë, Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës duhet të kenë në strukturën e tyre jo më pak se 5000 trupa aktivë dhe 3000 rezervë,” përfundoi Kastrati.

The post Gjenerali në pension: Ushtrimi “Defender 25” është përgjigje ndaj kërcënimit rus appeared first on Telegrafi.

“Defender Europe 2025” vlerësohet si moment historik për ushtrinë e Kosovës

30 May 2025 at 23:41

Janë bërë gati një javë që kur ka filluar ushtrimi më i madh ndërkombëtar “Defender Europe 2025”, e cila është stërvitja më e madhe vjetore e ushtrisë amerikane. Në zemrën e Ballkanit, Kosova është shndërruar urë bashkëpunimi ushtarak.

Shemsi Syla, zëvendësministër në detyrë i Mbrojtjes, tha pjesëmarrja e Kosovës si nikoqire e ‘Defender Europe 2025’ është një ngjarje më e rëndësishme gjatë rrugëtimit të forcës sonë ushtarake, nga UÇK në TMK, pastaj në FSK, si dhe tani në ushtrinë e sotshme.

Ai tha se SHBA po zhvillojnë ushtrimin më të madh deri më sot në Evropë, i cili ka kapacitete të shumta të shteteve partnere edhe të NATO-s dhe jashtë saj të ngërthyera në një ngjarje tejet të rëndësishme.

“Fati ynë është se ne jemi pjesëmarrës dhe njëkohësisht nikoqir që do të thotë shumë, sepse është një besim që ne të jemi vend nikoqir, ku Shtabi i Divizionit 28 është i dislokuar në Kosovë”, tha Syla.

Ai theksoi se ky ushtrim ka një ndikim të jashtëzakonshëm edhe në ngritjen tonë morale dhe besueshmërinë që ka SHBA ndaj ushtrisë sonë dhe Kosovës.

Syla më tej shtoi se kjo do të ndikojë në ngritjen e vetëdijes sonë dhe të inkurajimit në ngritjen e kapaciteteve tona ushtarake.

Ai, më tej, vuri në dukje se më 2028 do të përfundojë marrëveshja e cila në fokus ka krijimin e ushtrisë së Kosovës.

Kadri Kastrati, njëri ndër ish-komandantët e UÇK-së, ish-komandanti i FSK-së, tha se “Defender Europe 2025”, është një ngjarje e jashtëzakonshme dhe është mesazh i qartë për Serbinë dhe Rusinë.

“Serbia çdo herë bën përpjekje për të destabilizuar rajonin dhe veriun e Kosovës. Ky ushtrim është besimi ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës. Deri këtu kemi ardhur me partnerët tanë, nuk shoh ndonjë problem në këtë ushtrim dhe forca jonë të bashkëveprojë në këtë ushtrim”, theksoi Kastrati në emisionin special në RTK, teksa shtoi se Kosova do të jetë fituese.

Ilir Qeriqi, shef i Stafit në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, tha se ushtrimi ‘Defender Europe 2025’, po shkon sipas planifikimit dhe nuk ka asnjë problem.

Ai tha për RTK, se ky ushtrim do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve të FSK-së. Qeriqi bëri me dije se FSK operon edhe në vende të tjera që janë në kuadër të ushtrimit.

“Motivi ushtarak është shumë i madh, ushtarët tanë kanë bërë trajnime në bazë të trajnimeve që janë me aleatët. Qëllimi është që të testohen kapacitetet dhe performanca e FSK-së dhe çdo gjë po shkon sipas planifikimit”, tha Qeriqi.

“Serbia çdo herë bën përpjekje për të destabilizuar rajonin dhe veriun e Kosovës. Ky ushtrim është besimi ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës. Deri këtu kemi ardhur me partnerët tanë, nuk shoh ndonjë problem në këtë ushtrim dhe forca jonë të bashkëveprojë në këtë ushtrim”, theksoi Kastrati në emisionin special në RTK, teksa shtoi se Kosova do të jetë fituese.

Ndryshe DEFENDER 25, është stërvitja më e madhe vjetore e Ushtrisë Amerikane, afërsisht 180 personel nga Divizioni i 28-të i Këmbësorisë i Gardës Kombëtare të Ushtrisë Amerikane të Pensilvanisë vendosen në Kosovë për të marrë pjesë në Reagimin e Menjëhershëm 25 së bashku me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

I planifikuar nga 26 maji deri më 9 qershor, Reagimi i Menjëhershëm 25 është një nga tre ngjarjet kryesore të trajnimit DEFENDER 25 dhe përfshin më shumë se 12,000 trupa nga SHBA-ja, Aleatët dhe vendet partnere. Aktivitetet përfshijnë tetë vende: Kosovë, Shqipëri, Bullgari, Kroaci, Greqi, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Sllovaki.

Në Kosovë, Divizioni i 28-të i Këmbësorisë dhe FSK do të marrin pjesë në Reagimin e Menjëhershëm 25 si një seli divizioni që mbikëqyr një brigadë shumëkombëshe. Ushtarë nga Divizioni i 28-të i Këmbësorisë, së bashku me anëtarë të Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Ajovës dhe FSK-së, do të marrin pjesë gjithashtu në një stërvitje kombëtare në Zonën e Trajnimit Babaj Bokes (BBTA) më 3 qershor”./RTK/

The post “Defender Europe 2025” vlerësohet si moment historik për ushtrinë e Kosovës appeared first on Telegrafi.

FSK në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve

16 May 2025 at 22:32

Forca e Sigurisë së Kosovës është duke kaluar në fazën e fundit të tranzicionit, që synon transformimin e saj në një ushtri me kapacitete të plota. Ky proces është në trevjeçarin e fundit, ndërsa sipas ministrit në detyrë të Mbrojtjes, transformimi po ecën më shpejt sesa ishte parashikuar. Me përfundimin e tranzicionit 10-vjeçar, FSK pritet të ketë mbi 7,500 trupa, prej të cilëve 5,000 ushtarë të rregullt e 2,500 rezervistë.

Forca e Sigurisë së Kosovës tashmë gjendet në fazën e fundit të tranzicionit 10-vjeçar. Viti 2028 është përcaktuar si momenti përmbyllës i këtij procesi, kur Forca e Republikës pritet të marrë formën përfundimtare të ushtrisë.

Dhe krejt kjo në përputhje me standardet e Aleancës Veri-Atlantike të NATO-s. E duke qenë në trevjeçarin e fundit të këtij tranzicioni, FSK ka intensifikuar përpjekjet për pajisje me armatim të rëndë, mjete luftarake dhe helikopterë ushtarakë.

“Është flota e helikopterëve që duhet të prokurohet gjatë kësaj faze dhe artilerisë fushore, për të cilat ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me partnerët tanë, në veçanti me SHBA-të, por edhe me partnerë të tjerë, në mënyrë që t’i kemi në kohën e duhur për t’i përmbyllur me sukses tranzicionin e FSK”, tha për RTK-në Ejup Maqedonci, ministër në detyrë i Mbrojtjes.

Maqedonci thotë se përveç rekrutimit të personelit më të madh, që ka qenë e planifikuar të bëhet gjatë kësaj faze, përforcimi i artilerisë ushtarake të FSK ka qenë në fokus të veçantë.

“Kemi njësi të reja, duke përfshirë njësit e operimit me fluturakes pa pilot, si dronët Bayraktar, kemi edhe shumë sisteme të artilerisë të zjarrit indirekt, mortajave dhe sisteme të tjera, të cilat janë prokuruar dhe me të cilat po operon FSK”, tha Maqedonci.

Megjithatë, për fluturimin e dronëve Bayraktar mbi Kosovë, të cilët FSK i posedon, duhet paraprakisht koordinim me KFOR-in”, tha Maqedonci.

Pikërisht për këtë, ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, ka kërkuar që të punohet në këtë drejtim dhe që kompetenca të kenë vetë institucionet e vendit.

“Paraprakisht do duhej të ndodhnin përgatitje. Ju e dini që KFOR-i e kontrollon hapësirën ajrore, ne kemi dronë, por dronët nuk mund të ngrihen pa u dakorduar me KFOR-in, bashkë me forcën ndërkombëtare ushtarake në Kosovë. Do duhet të formohet një komision që, bashkë me Kosovën dhe Brukselin, të fillojnë bisedimet për të bartur kompetenca dalëngadalë nga NATO tek Forca e Sigurisë”, tha Kastrati.

Krejt në fund të tranzicionit 10-vjeçar, Forca e Sigurisë së Kosovës parashihet të ketë mbi 7,500 trupa, prej të cilëve 5,000 ushtarë të rregullt e 2,500 rezervistë.

The post FSK në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve appeared first on Telegrafi.

Kryetari i Malishevës takon Drejtorin e Policisë në Gjakovë për forcimin e bashkëpunimit në siguri

15 May 2025 at 14:57

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka zhvilluar një takim me drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, kolonel Lumni Graishta. Gjatë takimit, ata kanë diskutuar mbi mundësitë e përmirësimit të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe avancimin e projekteve të përbashkëta që kanë si objektiv sigurimin e territorit të komunës sw Malishevës.

Kryetari Kastrati ka falënderuar Policinë e Kosovës, përfshirë Stacionin Policor të Malishevës dhe Drejtorinë Rajonale në Gjakovë, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë në realizimin e projekteve që kanë për qëllim zhvillimin e komunës, me theks të veçantë në procesin e lirimit të hapësirave publike në qytetin e Malishevës.

Po ashtu, ata kanë diskutuar edhe për çështje të tjera të sigurisë që ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve të komunës.

Në fund të takimit, të dyja palët u angazhuan për vazhdimin e bashkëpunimit të frytshëm, me qëllim rritjen e sigurisë për qytetarët e Malishevës, duke shprehur gatishmërinë për të shqyrtuar mundësinë e krijimit të mundësive të reja bashkëpunimi, veçanërisht në fushën e sigurisë në shkolla.

The post Kryetari i Malishevës takon Drejtorin e Policisë në Gjakovë për forcimin e bashkëpunimit në siguri appeared first on Telegrafi.

Mashtrimi/ “Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

9 May 2025 at 19:50

Përtej flamujve dhe sloganeve kombëtare, qëndron një rrjet interesash ekonomikë të lidhur me Grupin Kastrati, një koncesion pa garë dhe një kompani ajrore që nuk ekziston realisht. Gjatë ceremonisë për nisjen e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, Kryeministri Edi Rama deklaroi se në Aeroportin e Kukësit do të fillojë operimin një kompani ajrore e re me […]

The post Mashtrimi/ “Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura appeared first on BoldNews.al.

Prezantohen botimet e QSPA-së në 5-vjetorin e themelimit

TIRANË, 9 maj/ATSH/ Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët në 5-vjetorin e krijimit të saj, zhvilloi aktivitetin e promovimit të veprimtarisë dhe botimeve në mjediset e Bibliotekës së Universitetit “Aleksandër Xhuvani”.

Në hapje të këtij aktiviteti fjalën e mbajtën organizatorja e kësaj veprimtarie dr. Aurela Basha, më tej vijoi dekani i Fakultetit të Shkencave Humane, prof. as. dr. Ardian Lami, i cili falenderoi pjesëmarrësit në këtë aktivitet dhe ftoi qendrën në bashkëpunime të tjera në të ardhmen.

Drejtoresha e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), prof. Diana Kastrati bëri prezantimin e punës 4-vjeçare të qendrës dhe tre hullive kryesore në të cilën zhvillohet puna që janë studimet, publikimet dhe aktivitetet kulturologjike.

Më pas u ndal në prezantimin e FEL-it, revistës Continuum, kolanës kushtuar prof. Ernest Koliqit dhe veprës “Jeronim De Rada- Vepra historike dhe filologjike”, e kuruar nga profesor Jup Kastrati”.

1 nga 5

The post Prezantohen botimet e QSPA-së në 5-vjetorin e themelimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prizreni me qendër të re komunitare, nënshkruhet marrëveshja me “Jetimat e Ballkanit”

8 May 2025 at 15:16

Drejtuesi i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka bërë të ditur se edhe Prizreni po bëhet me një projekt të madh humanitar.

Sipas tij, të enjten, është nënshkruar marrëveshja  me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

“’Jetimat e Ballkanit’ po vijnë në Prizren me ndërtimin e një kompleksi gjigant humanitar prej mbi 7,000 m², që do të lehtësojë jetën e shumë qytetarëve. Ky mega projekt përfshinë: Qendër Ditore për të Moshuar; Kuzhinë Humanitare për familjet në nevojë; Bujtinë për Studentë; Amfiteatër për ngjarje kulturor; Selinë Qendrore të Shoqatës”, ka bërë të ditur Kastrati, raporton Telegrafi.

Sipas tij, Komuna e Prizrenit ka dhënë në shfrytëzim ngastrës, dhe se menjëherë pas marrjes së lejes ndërtimore do të nisin punimet.

Oferta e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për shfrytëzimin e hapësirës përkatësisht pronës së Komunës së Prizrenit për ndërtimin e qendrës komunitare është shpallur si e përgjegjshme nga komisioni përkatës para disa muajve.

Dhënia e pronës së Komunës së Prizrenit për ndërtimin e qendrës komunitare bazohet në vendimin e Kuvendit të Komunës të miratuar në korrik të vitit 2024. /Telegrafi/

The post Prizreni me qendër të re komunitare, nënshkruhet marrëveshja me “Jetimat e Ballkanit” appeared first on Telegrafi.

❌
❌