Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Merr flakë banesa pranë Pazarit të Ri në Tiranë/ VIDEO

By: Oldi
10 July 2025 at 16:23

Pasditen e së enjtes është përfshirë nga flakët një banesë private në Tiranë, pranë zonës së Pazarit të Ri. Siç shikohet nga pamjet, flakët duket se kanë përfshirë gjithë banesën e cila po shkrumbohet. Nuk dihen ende pasojat e kësaj ngjarjeje, ndërsa forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes.

The post Merr flakë banesa pranë Pazarit të Ri në Tiranë/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

Kiara Tito ndan pamje të transformimit të shtëpisë me Luizin: Nga ambient bosh në një super luksoz

By: D Marku
25 June 2025 at 13:28

Moderatorja dhe influencuesja e njohur, Kiara Tito, ka ndarë me ndjekësit në Instagram një video mjaft të veçantë dhe emocionale, ku dokumenton transformimin e shtëpisë që ndan me partnerin e saj, këngëtarin Luiz Ejlli.

Videoja tregon rrugëtimin nga një hapësirë bosh e paformuar, në një shtëpi moderne, të ngrohtë dhe të personalizuar, që reflekton stilin e çiftit.

Në fillim të videos, Kiara shfaq pamjet e para të shtëpisë – një ambient i zbrazët, me mure të thjeshta dhe pa mobilie. Hapësira dukej neutrale dhe pa jetë, duke i dhënë ndjekësve një ide të qartë të gjendjes në të cilën e kanë marrë shtëpinë.

Me kalimin e sekondave, vjen transformimi – një proces që duket se është bërë me kujdes. Ngjyra të buta, mobilie elegante, ndriçim i menduar mirë dhe elemente dekorative minimaliste janë ndër detajet që e kanë shndërruar ambientin në një vend të rehatshëm. Shtimi i elementeve si tapete moderne, vazo me lule, pasqyra dhe art muror, krijojnë një ndjesi të qartë qetësie dhe përkatësie.

Kiara dhe Luizi vazhdojnë të ruajnë një lidhje të fortë me publikun, jo vetëm përmes projekteve të tyre, por edhe përmes momenteve personale që zgjedhin t’i ndajnë me ndjekësit.

Transformimi i shtëpisë së tyre është më shumë se thjesht një ndryshim vizual, është një simbol i dashurisë, përkushtimit dhe jetës së re që po ndërtojnë së bashku

The post Kiara Tito ndan pamje të transformimit të shtëpisë me Luizin: Nga ambient bosh në një super luksoz appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Kanali vaditës i papastruar, përmbytet shtëpia në Vlorë! Banori: Emergjencat janë pushim

By: Ardit
6 June 2025 at 17:56

Një banor nga fshati Xhyerin i Vlorës ka kërkuar ndihmë emergjente, pasi shtëpia e tij është përmbytur pasditen e kësaj të premte. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur kur disa punonjës kanë lëshuar ujin në kanalin vaditës i cili ishte i papastruar nga mbetjet e dimrit. Rrjedha e ujit ka dalë jashtë kontrollit dhe është drejtuar […]

The post VIDEO/ Kanali vaditës i papastruar, përmbytet shtëpia në Vlorë! Banori: Emergjencat janë pushim appeared first on BoldNews.al.

Digjet shtëpia në Vlorë, e moshuara harroi sobën ndezur, zjarrfikësja në vendin e ngjarjes

By: M C
4 June 2025 at 19:41

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në lagjen 1 Maji në Vlorë. Sipas raportimeve, një e moshuar e cila jetonte në këtë banesë kishte harruar sobën ndezur.

Flakët janë përhapur në banesë ndërsa fatmirësisht e moshuara nuk është lënduar nga zjarri pasi ka dalë në kohë jashtë shtëpisë.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes.

The post Digjet shtëpia në Vlorë, e moshuara harroi sobën ndezur, zjarrfikësja në vendin e ngjarjes appeared first on Albeu.com.

Importet e hidrosanitareve rriten me 29% në janar-prill

By: Oldi
4 June 2025 at 08:17

Për periudhën janar-prill 2025 importet e grupit të qeramikës, arrijnë në një total prej mbi 102 mln kg, duke iu afruar niveleve të fillim viteve 2000, ku vendi u përball me fillimet e një bumi ndërtimor. Ky është niveli më i lartë i regjistruar për 4 mujorin në pothuajse 16 vitet e fundit, duke tejkaluar […]

The post Importet e hidrosanitareve rriten me 29% në janar-prill appeared first on BoldNews.al.

Zjarr i madh në Skenderaj – shkaktohen dëme të mëdha materiale

25 May 2025 at 09:25

Një incident është raportuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në fshatin Abri e Poshtme të komunës së Skenderajt, ku një zjarr i madh ka përfshirë disa objekte dhe mjete.

Sipas raportimeve të ankuesit, nga zjarri janë përfshirë stalla, shtëpia, një garazhë, një veturë, një traktor, disa pajisje pune si dhe disa lopë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Njësitë e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë arritur të lokalizojnë zjarrin, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente. /Telegrafi/

The post Zjarr i madh në Skenderaj – shkaktohen dëme të mëdha materiale appeared first on Telegrafi.

SPAK sekuestron hyrjen ngjitur me banesën e Veliajt tek “Kodra e Diellit”

By: user 4
22 May 2025 at 17:18

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një procedim tjetër penal për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie ndaj Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. Sipas SPAK, dyshohet se zotëronin realisht dy prona pranë rezidencës në “Kodrën e Diellit”, ku edhe banojnë, por që nuk i kanë deklaruar.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme, është vendosur sekuestro preventive ndaj një pasurie të regjistruar në emër të kompanisë “A.K.” shpk, që sipas hetimeve është fshehur si pjesë e këtij subjekti tregtar.

Veprat penale përfshijnë korrupsionin aktiv dhe pasiv të funksionarëve të lartë, pastrimin e parave dhe deklarimet e rreme të pasurisë, si dhe pengim të drejtësisë.

Njoftimi i plotë i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal Nr. 27 të vitit 2024, që bën fjalë për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 260, 245, 287/2, 257/a/2, 305/b e 301 i Kodit Penal.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka arritur në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete që të çojnë në dyshimin e arsyeshëm se shtetasit nën hetim Erjon Veliaj dhe Ajola Xoxa kanë konsumuar edhe elementët e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal. Për këtë shkak, më datë 20.05.2025 emrat e këtyre shtetasve janë regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale, duke i atribuuar veprën penale cituar më lart.

Në vijim, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme të datës 20.05.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 342 Akti datë 22.05.2025 ka vendosur:

1. Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, mbi pasurinë e paluajtshme:
Pasuria nr. dhe shtesë me numër pasurie, ‏regjistruar në ASHK në emër të subjektit tregtar “A. K.” shpk;

Nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit nën hetim E. V. dhe A. X. kanë interesa pasurore faktike mbi dy pasuri (njëra prej të cilave shtesë pasurie), të cilat janë fqinje me apartamentin që ndodhet në Selitë, (rezidenca Kodra e Diellit), ku aktualisht këta shtetas jetojnë.

The post SPAK sekuestron hyrjen ngjitur me banesën e Veliajt tek “Kodra e Diellit” appeared first on Lapsi.al.

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon del në shitje me çmimin fillestar prej 250,000$

19 May 2025 at 17:45

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV, Papa i parë amerikan në histori, po del në shitje përmes një ankandi luksoz, pas një rritjeje të papritur të interesit të publikut pasi u emërua Papë më 8 Maj.

Prona ndodhet rreth 32 kilometra në jug të qendrës së Çikagos dhe përfshin tre dhoma gjumi. Ankandi do të hapë ofertat me një çmim fillestar prej 250,000 dollarësh, ndërsa shitësi është i hapur për të pranuar një ofertë në çdo kohë para përfundimit të ankandit më 18 qershor.

Shtëpia ishte fillimisht një pronë tipike banimi dhe u listua në janar për 219,000 dollarë, pas një rinovimi të plotë nga një investitor i pasurive të paluajtshme, i cili e bleu atë për 66,000 dollarë një vit më parë.

Pavarësisht një uljeje të mëvonshme në 199,000 dollarë, shtëpia qëndroi në treg për disa muaj por pa interes të madh.

Më 8 maj, vetëm disa orë pasi Kardinali Robert Francis Prevost, 69 vjeç, u zgjodh Papë dhe mori emrin Papa Leon XIV, shitësi hoqi menjëherë shtëpinë nga tregu, pasi brenda disa orësh kishte marrë tetë oferta.

Interesi për shtëpinë u rrit kur u zbulua se Papa i sapozgjedhur kishte kaluar dy dekada të fëmijërisë së tij në këtë shtëpi, bashkë me babain e tij Louis, një mësues, nënën Mildred, një bibliotekare, dhe dy vëllezërit e tij.

Ekspertët e pasurive të paluajtshme thonë se ankandet luksoze po bëhen gjithnjë e më të zakonshme për prona që nuk përshtaten në parametrat tradicionalë të tregut.

“Kjo është një pronë unike, me vlerë simbolike dhe historike. Ankandet luksoze janë një mënyrë për të përcaktuar vlerën reale të tregut kur kemi të bëjmë me histori të tilla të jashtëzakonshme,” – u shpreh përfaqësuesi i ankandit, Haghani.

Ndërsa Vatikani përgatitet për një kapitull të ri nën udhëheqjen e Papa Leon XIV, shtëpia ku filloi rruga e tij drejt papatit mund të bëhet jo vetëm një trofe për blerësin e ri, por edhe një copëz e rrallë e historisë amerikane në Kishën Katolike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon del në shitje me çmimin fillestar prej 250,000$ appeared first on Euronews Albania.

Një gardh prej 350 eurosh me fqinjin i kushton të moshuares britanike me shtëpi: Jam e detyruar ta shes për të paguar gjyqin

19 May 2025 at 15:09

Një e vejë 79-vjeçare nga Pontyclun, në South Wales të Mbretërisë së Bashkuar, thotë se është detyruar të shesë shtëpinë e saj pas një konflikti të ashpër ligjor me fqinjën e saj rreth një gardhi prej vetëm 300£ (rreth 350 euro).

Muriel Middle kishte jetuar në mënyrë të qetë në shtëpinë e saj për më shumë se 20 vite, por gjithçka ndryshoi kur biznesmeni Alexander Miles hoqi një pjesë të gardhit ndarës për të pasur qasje te një tub uji që ndodhej fillimisht në anën e zonjës Middle, përcjell Telegrafi.

Ajo e rivendosi gardhin, por ky veprim çoi në kërcënime për padi nga ana e fqinjit, i cili pretendoi se ajo i kishte bllokuar hyrjen dhe dobësuar strukturën.

Pasi dështuan ta zgjidhnin konfliktin mes tyre, çështja përfundoi në gjykatë.

Zonja Middle dhe vajza e saj nuk mundën të përballonin një avokat, ndërsa fqinjët e tyre kishin përfaqësim ligjor të plotë.

Gjykata e njohu zotërinë Miles si pronar të gardhit dhe urdhëroi zonjën Middle të paguante rreth 15,000£ (rreth 17,500 euro) për shpenzimet ligjore të tij.

Shuma tani ka arritur në rreth 20,000£ (rreth 23,500 euro) për shkak të interesit dhe kostove shtesë.

Në pamundësi për të marrë një kredi të re për shkak të moshës, zonja Middle po shet shtëpinë e saj te vajza për të mbledhur fondet e nevojshme.

“Ky konflikt na ka shkatërruar emocionalisht”, tha vajza e saj. “Nëna ime ka punuar gjithë jetën, dhe tani po detyrohet të largohet nga shtëpia e saj për shkak të një cope të vogël gardhi. Kjo nuk duhet të kishte ndodhur kurrë”. /Telegrafi/

The post Një gardh prej 350 eurosh me fqinjin i kushton të moshuares britanike me shtëpi: Jam e detyruar ta shes për të paguar gjyqin appeared first on Telegrafi.

Gjermania “nënkampione” e Evropës në punën nga shtëpia – zbulohet edhe “kampioni”

19 May 2025 at 13:11

Gjermanët punojnë mbi mesataren nga shtëpia në një numër ditësh të javës. Por mesatarja gjermane është gjithashtu e lartë në krahasimin global.

Puna nga shtëpia është mjaft e popullarizuar në Gjermani.

Në këtë vend, njerëzit mesatarisht punojnë nga shtëpia veçanërisht shpesh krahasuat me vendet e tjera.

Këtë e tregon një analizë e re e Institutit të Ekonomisë, ifo mes punonjësve që kanë përfunduar universitetin në 40 vende.

Sipas saj, njerëzit në Gjermani punojnë nga shtëpia mesatarisht 1.6 ditë në javë.

Kurse mesatarja globale është 1.2 ditë në javë e punës me kohë të plotë të paktën gjashtë orë në ditë.

“Pavarësisht shembujve të spikatur të kompanive që rikthejnë punonjësit e tyre në zyrë, rezultatet tona tregojnë se ruajtja e trenidt të punës nga shtëpia ka qenë e qëndrueshme në botë që nga viti 2023,” thotë studiuesi i ifo, Mathias Dolls.

Prindërit preferojnë punën nga shtëpia nëse munden

Në Evropë, vetëm Finlanda ka një përqindje më të lartë të akademikëve që punojnë nga shtëpia (mesatarisht 1.7 ditë në javë).

Kurse në mbarë botën, puna nga shtëpia është mjaft e përhapur në Kanada (1.9 ditë) dhe Mbretërinë e Bashkuar (1.8 ditë).

Në SHBA dhe Indi, njerëzit gjithashtu punojnë nga shtëpia rreth 1.6 ditë në javë.

Puna nga shtëpia është më pak e përhapur në Korenë e Jugut (0,5 ditë), Kinë dhe Greqi (0,6 ditë secila).

Kurse nga kategoritë e punonjësve, ata me fëmijë të vegjël ka më shumë gjasa të ndajnë javën e tyre të punës midis “zyrës së shtëpisë” dhe vendit të punës tek punëdhënësi.

Ata pa fëmijë kanë më shumë gjasa të punojnë ose plotësisht nga distanca ose plotësisht në vend.

Pothuajse në të gjitha vendet, tendenca e punës shtëpiake është e ngjashme për burrat dhe gratë.

Kurse dëshira për të punuar nga shtëpia është më e theksuar te gratë me fëmijë sesa tek gratë pa fëmijë. /DW/

The post Gjermania “nënkampione” e Evropës në punën nga shtëpia – zbulohet edhe “kampioni” appeared first on Telegrafi.

Punë nga shtëpia, ja vendi që kryeson dhe kush kategori e preferon më shumë

By: Mirgen
19 May 2025 at 09:47

Gjermanët punojnë mbi mesataren nga shtëpia në një numër ditësh të javës. Në Evropë, vetëm finlandezët punojnë më shumë nga shtëpia. Por mesatarja gjermane është gjithashtu e lartë në krahasimin global. Puna nga shtëpia është mjaft e popullarizuar në Gjermani. Në këtë vend, njerëzit mesatarisht punojnë nga shtëpia veçanërisht shpesh krahasuat me vendet e tjera. […]

The post Punë nga shtëpia, ja vendi që kryeson dhe kush kategori e preferon më shumë appeared first on BoldNews.al.

Shkrumbohet një banesë në Rrilë të Lezhës/ Ja dyshimet e para, si ka ndodhur ngjarja…?

13 May 2025 at 11:17

Në orët e para të mëngjesit të së martës në fshatin Rrilë, në Lezhë, një banesë njëkatëshe është përfshirë nga flakët. dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, por grupi hetimor në bashkëpunim me specialistët e shërbimit zjarrfikës, po punon për të përcaktuar shkaqet e sakta.

Zjarri ka shkrumbuar plotësisht banesën, duke dëmtuar rëndë mobiliet, pajisjet shtëpiake dhe gjithçka ndodhej brenda. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, nuk ka qenë e mundur të shmanget djegia e plotë e banesës.

Banesa është në pronësi të shtetasit Ndrec Rrushaj. Fatmirësisht, familjarët kanë arritur të dalin në kohë nga ambientet e shtëpisë dhe nuk kanë pësuar lëndime.

The post Shkrumbohet një banesë në Rrilë të Lezhës/ Ja dyshimet e para, si ka ndodhur ngjarja…? appeared first on Sot News | Lajme.

Miley Cyrus zbulon se është mirënjohëse kur u dogj shtëpia të cilën e ndante me ish-partnerin Liam Hemsworth

By: D Marku
8 May 2025 at 12:18

Miley Cyrus ka reflektuar së fundmi mbi një periudhë të errët të jetës së saj, kur ajo dhe ish-bashkëshorti Liam Hemsworth humbën shtëpinë e tyre në Malibu me vlerë 2.5 milionë dollarë gjatë zjarrit shkatërrues në vitin 2018, vetëm një muaj përpara se të martoheshin.

“Kur më dogj shtëpia, në fakt ishte bekimi më i madh që kam pasur ndonjëherë në jetën time”, tha këngëtarja 32-vjeçare gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në eventin e saj Something Beautiful.
“Humbja e gjithçkaje dhe mundësia për të rindërtuar nga e para, për të bërë zgjedhje të qëllimshme për çdo gjë që do të grumbulloj në jetën time – qoftë objekte apo njerëz – ishte një përvojë transformuese,” shtoi ajo.
Ajo vazhdoi duke theksuar: “Kur më dogj shtëpia, shumë nga marrëdhëniet e mia gjithashtu morën fund. Por kjo më çoi drejt magjisë dhe një ndjenje të thellë mirënjohjeje”.

Cyrus dhe aktori australian Liam Hemsworth, të cilët kishin një marrëdhënie të gjatë 10-vjeçare, u divorcuan vetëm tetë muaj më pas, në vitin 2020.


“Nëse do t’i flisja vetes sime më të re, do t’i thosha të vlerësojë kohët e errëta, sepse ato të çojnë drejt dritës”, theksoi ajo gjatë fjalimit në Metrograph në Manhattan.

Në vitin 2023, Miley zbuloi se kishte përjetuar sulme ankthi për shkak të kujtimeve nga ai moment, pasi ndodhej në xhirimet në Afrikën e Jugut për serialin Black Mirror të Netflix-it kur mori lajmin se shtëpia e saj dykatëshe ishte shkatërruar.

The post Miley Cyrus zbulon se është mirënjohëse kur u dogj shtëpia të cilën e ndante me ish-partnerin Liam Hemsworth appeared first on Albeu.com.

Një shtëpi në shitje në Angli, me “një surprizë të pazakontë” brenda, ka lënë njerëzit pa fjalë

13 April 2025 at 17:50

Një shtëpi në shitje me “një surprizë të pazakontë” brenda ka lënë njerëzit pa fjalë.

Prona e gjërë me gjashtë dhoma gjumi në fshatin Thornage pranë Holt në Norfolk të Anglisë është aktualisht në treg për 800,000 funte (rreth 920 mijë euro).

Prona e shkëputur mburret me dy hambare të bollshme dhe strehë shoqëruese, ndërsa zona elegante e ngrënies së kuzhinës ka një furrë, përcjell Telegrafi.

Aktualisht po tregtohet nga Pointens Estate Agents, të cilët e përshkruajnë atë si një ‘shtëpi të konsiderueshme fshati’ e cila është ‘e vendosur në heshtje’ dy milje larg Holt, me një kopsht të pasmë të rrethuar me mure dhe livadh ngjitur.

Ajo që atëherë ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve në rrjetet sociale, me një person që thotë ‘nuk do ta besoni se çfarë është këtu’ dhe se prona nuk ishte ‘fare’ ajo që ata prisnin. /Telegrafi/

The post Një shtëpi në shitje në Angli, me “një surprizë të pazakontë” brenda, ka lënë njerëzit pa fjalë appeared first on Telegrafi.

32-vjeçarja ngre alarmin në Polici: Më ka ikur burri nga shtëpia!

26 March 2025 at 16:45

Një 31-vjeçar është larguar nga banesa e tij në Tiranë dhe nuk është kthyer më, ku ka humbur kontaktet me familjarët. Ka qenë bashkëshortja e tij, ajo e cila ka bërë kallëzim në Polici dhe kërkon ndihmën e autoriteteve për gjetjen e bashkëshortit. “Me datë 25.03.2025, shtetasja Z. Sh., 32 vjeçe, kallëzon se është larguar […]

The post 32-vjeçarja ngre alarmin në Polici: Më ka ikur burri nga shtëpia! appeared first on BoldNews.al.

“E ka bërë babai”/ Ndërtojnë shtëpi bashkë, vëllai e zapton dhe nxjerr të tjerët

By: Oldi
7 March 2025 at 21:33

Emisioni “Stop” ndodhet në Elbasan, për problemin e krijuar për shkak të një ndërtese 4 katëshe. Leonard Niçe tregon se është trashëgimtar i Pavlinës dhe Jorgjit, të cilët kishin 6 fëmijë. Të gjithë fëmijët ranë dakord, që ta shembnin shtëpinë e vjetër për të ngritur të renë, për të cilën bëhet edhe konflikti. “Një padrejtësi […]

The post “E ka bërë babai”/ Ndërtojnë shtëpi bashkë, vëllai e zapton dhe nxjerr të tjerët appeared first on BoldNews.al.

Çnjerëzore! E dëbon vajza nga shtëpia, e moshuara jeton në kushte primitive në hyrje të pallatit

26 February 2025 at 21:38

Merita Taollari prej 3 muajsh jeton në shkallët e pallatit pasi vajza e saj e nxori nga shtëpia që kishte në të njëjtën ndërtesë. Merita tregon për emisionin “Stop” se fle aty në hyrje të ndërtesës në të ftohtë. Vajzat nuk i flasin, por ajo shprehet se e ka marrë malli për fëmijët e nipërit. […]

The post Çnjerëzore! E dëbon vajza nga shtëpia, e moshuara jeton në kushte primitive në hyrje të pallatit appeared first on BoldNews.al.

“Qërova tët’ëmë, shushkat e derrit! Ju shqyej”/ Gjyshja e xhaxhai kërcënojnë e përzënë mbesat jetime

25 February 2025 at 21:19

Senada dhe Serena Mullaymeri, 17 dhe 19 vjeçe, jetonin në një shtëpi në Kamëz së bashku me nënën dhe babain deri kur humbasin të atin në një aksident. Në atë kohë i ndjeri, Lavdi Mullaymeri kishte filluar procedurën për legalizimin e shtëpisë, por e veja së bashku me dy vajzat detyrohen të largohen nga shtëpia […]

The post “Qërova tët’ëmë, shushkat e derrit! Ju shqyej”/ Gjyshja e xhaxhai kërcënojnë e përzënë mbesat jetime appeared first on BoldNews.al.

Shtëpia e barit në Vlorë, në ndjekje penale një faturist dhe dy elektricistë

By: E.K
20 February 2025 at 14:33

Për shtëpinë e barit të zbuluar një ditë më parë në qytetin e Vlorës, policia ka shoqëruar dhe po heton në gjendje të lirë një faturist dhe dy elektricistë në qytetin bregdetar. Ata akuzohen se kanë lejuar vjedhjen e energjisë elektrike përgjatë një viti. Gjatë operacionit brenda shtëpisë së barit u arrestua një 24 vjeçar […]

The post Shtëpia e barit në Vlorë, në ndjekje penale një faturist dhe dy elektricistë appeared first on FaxWeb.

Nga zyra në laptop, moda e re e punës së shqiptarëve

By: Oldi
1 February 2025 at 08:40

Puna freelance për kompani të huaja, si arriti “moda” në Shqipëri. A ka jetëgjatësi puna e palidhur me një punëdhënës apo vend të caktuar? Ekspertët pohojnë se ka sfida, që lidhen me formalizimin apo qëndrueshmërinë financiare… Në vitet e fundit, Shqipëria ka parë një transformim të rëndësishëm në tregun e punës, ku gjithnjë e më […]

The post Nga zyra në laptop, moda e re e punës së shqiptarëve appeared first on BoldNews.al.

❌
❌