Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 July 2025Main stream

Laura Fazliu fiton medalje të argjendtë në Lojërat Universitare

By: Kult Plus
24 July 2025 at 18:46

Xhudistja Laura Fazliu sot ka fituar medalje të argjendtë në Lojërat Botërore Universitare në Gjermani.

Xhudistja Fazliu u mposht nga japonezja Naromi Tanioka, në finale të kategorisë deri në 63 kilogram. Deri në finale ajo ka shënuar ti fitore.

Këtë vit, Kosova në Lojërat Botërore Universitare është përfaqësuar nga katër sportistë./ KultPlus.com

Before yesterdayMain stream

Not, Popoviç me rekord europian/ Kampioni rumun vendos kohën 46”71 në turneun U23

By: xhir jeta
21 July 2025 at 13:05

Njihet si djaloshi i artë i Ballkanit. David Popoviç mund të jetë vetëm 20 vjeç, por prej kohësh është një yll i njohur në të gjithë botën, ndërsa po thyen rekorde të notit njërin pas tjetrit.

Notari i shquar rumun theu rekordin europian në 100 metra stil i lirë, padiskutim gara më e shquar dhe më klasike e këtij sporti, ndonëse mori pjesë thjesht në Kampionatin Europian U23.

Në turneun në pishinën e qytetit Shamorin në Sllovaki, Popoviç dha kohën 46”71.

Rivalët nuk patën asnjë shans, me 20-vjeçarin që arriti rezultatin e dytë më të mirë në histori për të gjitha kohët.

Ai ka qenë më parë rekordmen botëror, ndërsa padyshim që do të synojë ta thyejë rekordin që tani e mban kinezi Pan Çan Le me 46”40, pra 31 të qindat më pak se rumuni.

Popoviç mban rekordin botëror për të rinjë në 100 metra, ndërsa në 2022 doli kampion i botës në 100 e 200 metra stil i lirë, i pari notar që ia del në të njëjtin kampionat që nga viti 1973.

Edhe pse nuk shkëlqeu siç duhet në Lojrat Olimpike në Paris vitin e kaluar, rumuni është tepër i ri dhe prej tij priten rekorde dhe medalje të arta të tjera.

Lideri suprem i Iranit shfaqet për herë të parë në publik që nga fillimi i luftës 12-ditëshe

By: Ardit
6 July 2025 at 10:46

Lideri suprem i Iranit, ajatollah Ali Khamenei, është shfaqur për herë të parë në publik që nga fillimi i luftës 12-ditëshe me Izraelin, gjatë së cilës disa prej liderëve më të lartë politikë, ushtarakë dhe shkencorë të Iranit u vranë nga ushtria izraelite. Televizioni shtetëror iranian e shfaqi Khamenein të shtunën duke e përshëndetur turmën […]

The post Lideri suprem i Iranit shfaqet për herë të parë në publik që nga fillimi i luftës 12-ditëshe appeared first on BoldNews.al.

Laura Fazliu fiton medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos

PRISHTINË, 16 qershor/ATSH/ Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu është renditur e treta në Kampionatin Botëror të këtij sporti, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Sikurse vitin e kaluar, edhe këtë vit Laura e ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë e seniorëve.

“Në xhiron e parë ajo ishte e lirë, në xhiron e dytë Laura mposhti Natalia Kropskan nga Polonia, kurse në xhiron e radhës ajo mposhti Carlotta Avanzaton nga Italia. Në çerekfinale Laura u mposht nga Rafaela Silva nga Brazili, duke vazhduar në repasazh me garuesen Enkhriilen Lkhagvatogoo nga Mongolia. Në ndeshjen vendimtare për të bronztë, Laura mposhti me Ippon, Nauana Silvan nga Brazili”, është thënë në njoftimin e Federatës së Xhudos të Kosovës në një postim në Facebook.

Në gusht të vitit të kaluar, xhudistja 24-vjeçare e ka fituar medaljen e parë olimpike në karrierë.

Ajo është shpërblyer me medalje të bronztë në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Kur flitet për xhudon, Kosova është kthyer në emër me nam në botë, sidomos pas fitoreve të njëpasnjëshme të xhudistes Majlinda Kelmendi – tani trajnere – e cila pati shkruar historinë për Kosovën, duke ia siguruar medaljen e parë olimpike në Lojërat e mbajtura në Rio de Zhaneiro më 2016.

Kelmendi pati fituar medalje të artë.

Xhudoja është sporti i vetëm që i ka sjellë Kosovës medalje olimpike deri tani – pesë sosh. /rel/

The post Laura Fazliu fiton medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përplasen 2 mjete në dalje të tunelit të Kalimashit, 3 të plagosur

25 April 2025 at 10:53

Një aksident me pasojë plagosjen e 3 personave ka ndodhur në premten në tunelin e Kalimashit, në Rrugën e Kombit.

Përmes një njoftimi policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 10:15, në tunelin e Kalimashit, ku dyshohet se janë përplasur një automjet i subjektit përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës dhe një automjet tjetër.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit N. B., S. T. dhe E. Sh., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përplasen 2 mjete në dalje të tunelit të Kalimashit, 3 të plagosur appeared first on Euronews Albania.

Distria Krasniqi i siguron Kosovës medalje në Mal të Zi, kualifikohet në finale

By: Kult Plus
23 April 2025 at 14:31

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi është kualifikuar në finalen e Kampionatit Europian për Senior që po mbahet në Podguricë të Malit të Zi.

Ajo në gjysmëfinale mposhti xhudisten nga Spanja, Ariane Toro Soler, shkruan Indeksonline

Krasniqi me këtë fitore ka siguruar një medalje për Kosovën dhe në finale do të luftojë kundër xhudistes së njohur, Odette Giuffrida.

Kujtojmë që në këtë garë të kategorisë -52 kilogram, Krasniqi në raundin e dytë e eliminoi serben, Milica Nikolic, kurse në raundin e tretë holandezen, Naomi van Krevel./Indeksonline/ KultPlus.com

Mundje – Valiev shpallet kampion Europe, dy medalje për Shqipërinë

TIRANË, 9 prill/ATSH/ Shqipëria ka arritur të fitojë sot dy medalje në Kampionatin Evropian të Mundjes që po zhvillohet në Bratislavë të Sllovakisë.

Mundësi i Shqipërisë, Chermen Valiev është shpallur kampion i Europës, në peshën deri në 74 kg. Sportisti kuqezi mposhti në finale rusin Sidakov, me rezultatin 4-2. Ky sukses i Valiev vjen pas medaljes së bronztë në Olimpiadën e Parisit,

Po ashtu medalje ka fituar dhe mundësi tjetër i Shqipërisë, Zelimkhan Abakarov. Ai fitoi medaljen e bronzit. Në peshën deri 61 kg, Abakarov triumfoi në finalen për vendin e tretë ndaj moldavit Colesnic, me një fitore të pastër 11-0.

Kampionati Evropian i Mundjes
1 nga 4
Chermen Valiev
Chermen Valiev
Ekipi shqiptar
Mundësi i Shqipërisë, Chermen Valiev

/a.f/

The post Mundje – Valiev shpallet kampion Europe, dy medalje për Shqipërinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama nderohet me Medaljen Presidenciale të Nderit në Izrael, Herzog: Gjatë Holokaustit, shqiptarët simbol nderi dhe kuraje

TIRANË, 7 prill/ATSH/- Kryeministri Edi Rama u nderua me Medaljen Presidenciale të Nderit akorduar nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, një nderim shumë i posaçëm për personalitete të nivelit më të lartë, sic janë Barack Obama, Angela Merkel, Elie Wiesel, Henry Kissinger, Joe Biden, të cilët janë nderuar më parë me këtë medalje.

Kryeministrit Rama iu dorëzua Medalja e Nderit në një ceremoni të posaçme, organizuar në Rezidencën Presidenciale në Jeruzalem, ku ai ishte i ftuar me bashkëshorten e tij, Linda Rama dhe delegacionin shqiptar që e shoqëron në këtë vizitë.

Presidenti i Izraelit Isaac Herzog u shpreh se “Medalja Presidenciale e Nderit të Izraelit nderon ata si ju, që kanë ndriçuar botën me udhëheqjen e tyre të jashtëzakonshme, qartësinë morale dhe vlerat demokratike dhe ata që kanë dëshmuar miqësinë e tyre të guximshme me popullin hebre dhe shtetin e Izraelit”.

“Kodi shqiptar i besës, betimi i shenjtë i nderit, mbrojtjes dhe integritetit ndihet mjaft i pranishëm në këtë holl. Besa ka udhëhequr kombin shqiptar dhe ka mbajtur pishtarin e dritës në emër të të gjithë njerëzimit në orët e tij më të errëta, gjatë Holokaustit. Populli shqiptar ishte një simbol nderi dhe kuraje. Me kurajë ata iu dhanë strehë grave, burrave hebrenj, të cilët arratiseshin nga pjesë të tjera të Evropës dhe duke e bërë këtë, ndihmuan në mbrojtjen dhe ruajtjen e njerëzimit përballë krimeve më të mëdha midis qenieve njerëzore.  Kjo thirrje integriteti e nderi rrënjosur thellë në popullin tuaj, gjen jehonë fort në udhëheqjen tuaj sot, gjen jehonë në angazhimin tuaj ndaj tolerancës, humanizmit dhe drejtësisë sociale, gjen jehonë në qëndrimin tuaj të pakompromisë kundër antisemitizmit dhe urrejtjes”, theksoi ai.

Presidenti izraelit solli në vëmendje vizitën e tij në Tiranë në shtator duke u shprehur se “unë personalisht u mallëngjeva nga dhimbshuria juaj dhe dhurata prekëse për Idit Ohel, mamanë e Alon Ohel, i cili ende mbahet në bodrumet e Hamasit në shkelje të çdo parimi njerëzor dhe etik. Ne duhet ta kthejmë atë dhe çdo peng tjetër në shtëpi”.

“Si artist, ju keni aftësinë unike ta shihni botën, jo vetëm siç është, por siç mund të jetë dhe në këtë cilësi vizionare, kjo përbën shumë për kombin tuaj, edhe kaq shumë për lidhjet që kombet tona ndajnë aktualisht.  Lidhja jonë po thellohet në kaq shumë fusha dhe sfera. Fluturimi i ri i drejtpërdrejtë midis Tiranës dhe Tel Avivit po thjeshton shumë udhëtimin dhe po ndihmon shkëmbimin e drejtpërdrejtë”, nënvizoi Herzog.

Gjithashtu, presidenti tha se “dua të përgëzoj Sundor Airline që e ka shtyrë përpara këtë zhvillim. Dua t’ju falenderoj personalisht, kryeministër që personalisht i mikpritët izraelitët, të cilët iu bashkuan fluturimit përurues me kaq ngrohtësi e bujari, saqë nuk ndalen së shkruari në whatsApp, se sa e mrekullueshme ishte kjo gjë. Dua të përgëzoj Qendrën Mjekësore Sheba dhe Qeverinë Shqiptare për nënshkrimin e marrëveshjes për të ngritur një projekt të përbashkët mjekësor në Shqipëri. Dua t’ju falenderoj ju, i dashur Edi, dhe mikun tonë të dashur, profesor  Yitshak Kreiss, që është drejtuesi ekzekutiv i Sheba-s për çuarjen e kësaj gjëje përpara”.

Më tej, presidenti i Izraelit foli edhe për rritjen më tej të bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Vizioni i partneritetit dhe miqësisë sonë shkon përtej vetëm dy kombeve. Ai mishëron modelin e partneritetit midis etnive e besimeve fetare, e ja pse kemi me ne sot udhëheqës kaq të rëndësishëm fetarë, të cilët mund të ndihmojnë ta transformojnë Mesdheun Lindor nga një rajon konflikti, në një korridor bashkëpunimi e ndërlidhjeje, e në një model tolerante paqeje për Lindjen e Mesme, Europën e deri në Indi e më tej në Lindjen e largët në Azinë Juglindore e përtej. Tradita hebreje na mëson se bota qëndron mbi tri shtylla të barabarta: Drejtësia, e Vërteta dhe Paqja”, vuri në dukje ai.

Herzog duke iu drejtuar kryeministrit Rama tha se ”kombi juaj, duroi një diktaturë të tmerrshme për 50 vjet. Është e jashtëzakonshme sesi u kthye në një demokraci energjike bazuar në drejtësi dhe të vërtetën që ju po e çoni përpara me kaq shumë sukses. Besoj po ashtu se këto vlera drejtësie së vërtetë e paqeje dhe sinergjia midis tyre, janë baza e udhëheqjes suaj dhe baza e miqësisë Shqipëri-Izrael, që ju keni ndihmuar të farkëtoni më tej”.

Në përfundim, presidenti izraelit bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjitha pengjeve të tyre , të cilët tha ai, “ndërsa flasim, torturohen, në këtë krim të neveritshëm dhe në vazhdimësi kundër njerëzimit, të gjithë ata, deri tek i fundit”.

“E mbyll me shpresën se miqësia midis kombeve tona do të mbetet një fanar vullneti të mirë gjatë këtyre kohërave sfiduese të vështira. Le të na kujtojë se zërat për dinjitet e kurajë janë gjithmonë të pranishëm dhe se një e ardhme e gjallë, e sigurt dhe e paqtë për popujt e rajonit tonë dhe të gjithë botës, është e mundur”, deklaroi presidenti Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog./a.g/

 

The post Rama nderohet me Medaljen Presidenciale të Nderit në Izrael, Herzog: Gjatë Holokaustit, shqiptarët simbol nderi dhe kuraje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria merr medaljet e para të arta në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore

By: xhir jeta
14 March 2025 at 14:37

Shqipëria merr medaljet e para të arta në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore! Lajmin e ka njoftuar ministra e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu përmes një statusi në rrjetet sociale.

“Në debutimin e saj në këtë kompeticion prestigjioz, Skuadra Olimpike Speciale e Shqipërisë ka shkëlqyer me paraqitjen e sportistëve tanë me aftësi të veçanta, duke siguruar dy medalje ari 🥇 Elizon Kacanja në Ski Alpine dhe🥇 Stela Salla në Cross Country Skiing, një medalje Argjendi🥈 Elizon Kacanja në Giant Slalom dhe dy medalje bronzi🥉 Joanis Myrtollaris në Ski Alpine dhe🥉 Joel Gërmenji në Snoëshoeing (50m).

Kjo është një arritje e jashtëzakonshme e sportistëve tanë specialë♥
Urime kampionë! 🇦🇱”- shkruan Manastirliu.

Sportistët shqiptarë, medalje të arta në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore

TIRANË, 14 mars/ATSH/ Shqipëria merr medaljet e para të arta në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore që po zhvillohen në Torino, Itali.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu njoftoi në një postim në rrjetet sociale se “në debutimin e saj në këtë kompeticion prestigjioz, Skuadra Olimpike Speciale e Shqipërisë ka shkëlqyer me paraqitjen e sportistëve tanë me aftësi të veçanta, duke siguruar dy medalje ari Elizon Kacanja në Ski Alpine dhe Stela Salla në Cross Country Skiing, një medalje Argjendi Elizon Kacanja në Giant Slalom dhe dy medalje bronzi Joanis Myrtollaris në Ski Alpine dhe Joel Gërmenji në Snowshoeing (50m)’.

“Kjo është një arritje e jashtëzakonshme e sportistëve tanë specialë”, tha Manastirliu.

Në këtë event Shqipëria po përfaqësohet me 6 atletë me aftësi të kufizuara intelektuale në 3 disiplina sportive dimërore, për herë të parë në historinë e sportit shqiptar.

 

/k.s/j.p/

 

The post Sportistët shqiptarë, medalje të arta në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria fiton 2 medalje në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore

13 March 2025 at 14:26

TIRANË, 13 mars /ATSH/ Shqipëria ka arritur të marrë 2 medalje në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore që po mbahen në Torino të Italisë.

Medalja e parë olimpike e Shqipërisë erdhi nga Elizon Kacanja, e cila fitoi medalje argjendi në garën në Ski Alpine për kategorinë Novice Giant Slalom për vajza.

Ndërsa Joanis Myrtollari fitoi medalje të bronztë në garën në Ski Alpine për kategorinë Novice Giant Slalom për djem.

Në këtë event Shqipëria po përfaqësohet me 6 atletë me aftësi të kufizuara intelektuale në 3 disiplina sportive dimërore, për herë të parë në historinë e sportit shqiptar. /j.p/

1 nga 2

The post Shqipëria fiton 2 medalje në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

La mbrëmjen e djeshme shtëpinë e “BBV”, Danja bën deklaratën e papritur për G Banin!

By: gaze tare
5 March 2025 at 14:28

Danja ka folur me Jozin për G Banin dhe largimin e tij nga shtëpia pasi Ledioni i komunikoi se babai i tij ishte shtruar në spital.

Ditët e fundit Danja ka pasur debate të ashpra dhe të njëpasnjëshme me G Banin ku ky i fundit e ka ofenduar shumë rëndë. Ajo ka deklaruar ditën e sotme se nuk e fal G Banin, pasi askush nuk e ka ofenduar në atë mënyrë dhe në atë gradë që sipas saj G Bani e ka bërë.

Danja:

I thashë ishalla bëhet më mirë babai edhe kaq. Për ta falur nuk e fal G Banin, o për lojë o ku di unë disa gjëra nuk thuhen. Le të më gjykojë gjithë dynjaja, le të më thonë shtrigë. Kurrë nuk më ka ofenduar njeri ashtu në atë gradë, edhe pa i bërë asgjë. Nervat e atij do i haj kjo detektivja e shtëpisë,(Gerta) u bë me atë që të hante ndonjë copë tortë.

The post La mbrëmjen e djeshme shtëpinë e “BBV”, Danja bën deklaratën e papritur për G Banin! appeared first on iconstyle.al.

Ali Ahmeti nderohet me Medaljen e Lirisë dhe Mirënjohje nga Komuna e Rahovecit

27 January 2025 at 20:11

TIRANË, 27 janar/ATSH/ Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, është nderuar sot me Medaljen e Lirisë dhe Mirënjohjen e Komunës së Rahovecit, në kuadër të aktiviteteve për 35-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit, Nesimi Elshani, Halim Hoti, Agron Fetahu dhe Hilmi Krasniqi.

Ky nderim i është dedikuar Ahmetit për kontributin e tij në mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe historike.

Në një postim në rrjetet sociale, Ahmeti falenderoi Kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi, për këtë vlerësim, duke theksuar se është një inkurajim për të vazhduar rrugën e tij në mbrojtjen e lirisë dhe integritetit kombëtar.

“Në pamundësi për të marrë pjesë në ceremoninë solemne, Medalja e Lirisë dhe Mirënjohja që ishte dedikuar për mua, iu dorëzua Nënë Stanës, Nënës së UÇK-së, nënës së tre ushtarëve të Zonës Operative të Karadakut, e cila gjatë luftës çdoherë na priti duke na dhënë bukë e ujë, duke na siguruar strehim dhe fjetje, pastrim të rrobeve dhe mirëmbajtje e deponim të armatimit, bashkë me mbi 300 luftëtarëve të lirisë, ushtar të UÇK-së!”, shkruan Ahmeti.

Ahmeti përmendi gjithashtu me respekt dëshmorët e kombit dhe kontribuesit e tjerë të cilët dhanë jetën për lirinë e atdheut, duke përfunduar me një mesazh krenarie dhe nderimi për çdo nënë dhe baba që sakrifikuan fëmijët e tyre për këtë kauzë.

“Lavdi për dëshmorët dhe respekt për çdo nënë e babë që dha fëmijët për lirinë e atdheut!” shkruante Ahmeti në postimin e tij.

1 nga 3

/a.f/

The post Ali Ahmeti nderohet me Medaljen e Lirisë dhe Mirënjohje nga Komuna e Rahovecit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Cilësi e dobët, 100 sportistë kthejnë medaljet e fituara në Paris 2024

By: Kult Plus
14 January 2025 at 19:14

Një jetë për t`u përgatitur, disa sekonda apo centimetra diferencë për sukses dhe disa javë për të parë transformimin e plotë të medaljes së lakmuar.

Janë 100 sportistë fitues në Lojërat Olimpike të Parisit, të cilët kanë kthyer medaljet e tyre olimpike pesë muaj pas pjesëmarrjes.

Problemi është përkeqësimi serioz i medaljeve, shqetësim për cilësinë e dobët që i ka lënë vendin kritikave dhe polemikave të ashpra.

Ai që e trazoi situatën ishte amerikani Nyjah Huston, që fitoi medaljen e bronztë në Paris 2024, i cili në rrjetet sociale tregoi gjendjen e tmerrshme në të cilën ndodhet medalja e tij. Një lëvizje që vuri në lëvizje edhe sportistë të tjerë të bëjnë të njëjtën gjë, duke treguar medaljet e ndryshkura dhe thuajse të panjohura, sigurisht që nuk shkëlqejnë dhe të shfaqen me krenari ashtu siç duhet.

“Kur ato janë krejt të reja, këto medalje janë fantastike. Por gjithçka që duhet të bëni është t’i mbani ato pak, ndoshta me pak djersë, dhe me sa duket cilësia nuk është aq e lartë”, tha Huston.

Por çfarë ndodhi? Problemet u ngritën për shkak të ndalimit të përdorimit të një komponenti kimik dhe kohës së kufizuar në dispozicion për të testuar zgjidhjet e reja.

Drejtuesit e Monnaie de Paris u shkarkuan. Medaljet e bronzit janë një përzierje e bakrit, zinkut dhe kallajit dhe bronzi tenton të oksidohet nëse ekspozohet ndaj ajrit dhe lagështisë. Përdorimi i një metali më të lirë përshpejton kohën e përkeqësimit./rtsh/ KultPlus.com

Joe Biden nderon Papa Françeskun me Medaljen Presidenciale të Lirisë

By: Mirgen
11 January 2025 at 22:05

Presidenti ende në detyrë i SHBA, Joe Biden, ka nderuar Papa Françeskun me Medaljen Presidenciale të Lirisë, çmimi më i lartë civil i dhënë nga presidenti, duke thënë se Papa ishte “një dritë besimi, shprese dhe dashurie që shkëlqen në të gjithë botën.” Biden ishte planifikuar t’i jepte medaljen Papës personalisht të shtunën në Romë, […]

The post Joe Biden nderon Papa Françeskun me Medaljen Presidenciale të Lirisë appeared first on BoldNews.al.

Bie sistemi në doganën maqedonase në Qafë Thanë, krijohet fluks makinash në hyrje e në dalje të Shqipërisë

4 January 2025 at 16:17

Bie sistemi në doganën Maqedonase në Qafë Thanë, krijohet fluks automjetesh në hyrje dhe në dalje të Shqipërisë. Siç raportohet nga autoritetet, edhe pse ka probleme me sistemin pala maqedonase, mjetet vijojnë të kalojnë, por me ngadalë. Autoritetet kanë hapur të gjitha sportelet për të shmangur fluksin e krijuar deri në normalizim të situatës.

Gjithashtu, autoritetet sqarojnë se situata është drejt normalizimit. Sipas informacioneve nga kufiri, në Qafë Thanë po punohet me 3 sportele në dalje dhe po 3 në hyrje. Për shkak të problemeve me internetin nga pala maqedonase, u krijua për disa minuta fluks por situata po normalizohet.

The post Bie sistemi në doganën maqedonase në Qafë Thanë, krijohet fluks makinash në hyrje e në dalje të Shqipërisë appeared first on Sot News | Lajme.

SHBA – Biden do të nderojë me “Medaljen Presidenciale të Lirisë” Bono, Messi dhe Wintour

4 January 2025 at 12:43

UASHINGTON, 4 janar /ATSH-DPA/- Presidenti amerikan Joe Biden do të nderojë sot 19 figura të famshme me Medaljen Presidenciale të Lirisë, përpara përfundimit të mandatit të tij.

“Çmimi – nderimi më i lartë civil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – do t’i jepet yllit të futbollit Lionel Messi, legjendës së basketbollit Earvin “Magic” Johnson, stilistit Ralph Lauren, aktorëve Michael J Fox dhe Denzel Washington, dhe muzikantit te rock-ut Bono nga grupi U2, ndër të tjera”, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë.

“Çmimi prestigjioz u jepet individëve që kanë dhënë kontribute shembullore për prosperitetin, vlerat ose sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, paqen botërore ose përpjekje të tjera të rëndësishme shoqërore, publike ose private”, thuhet në deklaratë.

Përfituesit e këtij viti përfshijnë gjithashtu konservatoren Jane Goodall, filantropistin George Soros, ikonën e modës Anna Wintour dhe ish-kandidaten presidenciale demokrate Hillary Clinton – një nga anëtaret e partisë së Biden.

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të zëvendësojë Biden më 20 janar. //a.i/

The post SHBA – Biden do të nderojë me “Medaljen Presidenciale të Lirisë” Bono, Messi dhe Wintour appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidenti Biden nderon 20 amerikanë me Medaljen Presidenciale të Qytetarisë, mes tyre ata që hetuan Trump

2 January 2025 at 15:53

Presidenti amerikan Joe Biden do t’u japë 20 amerikanëve nderimin e dytë më të lartë civil të vendit në një ceremoni që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë të enjten.

Në këtë grup përfshihen ligjvënësi Bennie Thompson dhe ish-ligjvënësja republikane Elizabeth Cheney, të cilët drejtuan hetimet e Kongresit për sulmin e 6 janarit të vitit 2021 në Kapitol. Sulmi i 6 janarit u bë nga një turmë e mbështetësve të zotit Donald Trump në përpjekje për të mos lejuar certifikimin e fitores së zotit Biden në zgjedhjet e vitit 2020.

Presidenti i zgjedhur Trump, që fitoi zgjedhjet e vitit 2024 për një mandat të ri që fillon më 20 janar, ka thënë se zoti Thompson dhe zonja Cheney duhet të burgosen.

Deklarata e Shtëpisë së Bardhë për të nderuarit e së enjtes thekson se republikania Cheney, “ngriti zërin e saj dhe u bë bashkë me palën kundërshtare në politikë për të mbrojtur vendin tonë dhe idealet mbi të cilat ne qëndrojmë: Lirinë. Dinjitetin dhe Integritetin”.

E krijuar në vitin 1969, Medalja Presidenciale e Qytetarisë nderon shtetasit amerikanë“që kanë kryer vepra shembullore për vendin e tyre ose bashkëqytetarët e tyre”.

“Presidenti Biden beson se këta amerikanë kanë të përbashkët integritetin dhe përkushtimin e tyre për t’u shërbyer të tjerëve. Vendi ynë është më i mirë për shkak të përkushtimit dhe sakrificës së tyre”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Në mesin e atyre që do të nderohen janë edhe Mary Bonauto dhe Evan Wolfson, të cilët u angazhuan për legalizimin e së drejtës për martesë mes personave të së njëjtës gjini në Shtetet e Bashkuara.

Frank Butler është një tjetër fitues i medaljes për përpjekjet e tij për të përmirësuar teknikat e ndihmës së shpejtë për ushtarët e plagosur në fushën e betejës.

Mitsuye Endo Tsutsumi do të nderohet për padinë e saj të suksesshme ligjore kundër burgosjes së japonezëve amerikanë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Presidenti Biden do të nderojë edhe zonjën Eleanor Smeal për punën e saj në udhëheqjen e protestave për të drejtat e grave dhe për paga të barabarta për gratë.

Medalje do t’u jepen edhe ish ligjvënëses Carolyn McCarthy, si dhe një grupi ish-senatorësh: Bill Bradley, Chris Dodd, Nancy Kassebaum dhe Ted Kaufman.

Në mesin e të nderuarve përfshihen edhe Diane Carlson Evans, themeluese e Fondacionit të Përkujtimit të Grave të Vietnamit, korrespondentin nga zonat e luftës Joseph Galloway, avokatin e të drejtave civile Louis Redding dhe fotografin Bobby Sager.

Në këtë grup janë edhe gjykatësi Collins Seitz, themeluesi i Universitetit Fulbright të Vietnamit, Thomas Vallely, aktivisti i studimeve mbi kancerin e gjirit, Frances Visco dhe themeluesja e Fakulteti të Artit dhe Dizajnit në Savannah, Paula Wallace./ VOA

The post Presidenti Biden nderon 20 amerikanë me Medaljen Presidenciale të Qytetarisë, mes tyre ata që hetuan Trump appeared first on Sot News | Lajme.

Beci: Sportistët, ambasadorë të qytetit dhe vlerë e shtuar për Shkodrën

18 December 2024 at 13:05

TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci përshëndeti gjatë ceremonisë së dorëzimit çmimeve për “10 sportistët më të mirë të vitit”, një aktivitet i organizuar nga Gazeta “Shkodra Sport” dhe Bashkia Shkodër dhe që u mbajt në kinema Republika.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, i cili i dorëzoi çmimin kampionit të boksit Nelson Hysa u shpreh se “sportistët janë ambasadorë të qytetit dhe një vlerë e shtuar për Shkodrën”.

Për drejtuesin e gazetës “Shkodra Sport”, Gjergj Kola, kjo ceremoni është një moment i veçantë për të nderuar më të mirët.

Aktiviteti “10 sportistët më të mirë të vitit” është kthyer tashmë në një traditë për Shkodrën duke nderuar sportistët kampionë në të gjitha disiplinat.

Më të mirët 2024 u shpallën Bruno Rrotani, Nora Deda, Senad Drini, Mateo Balaj, Kasandra Kovaçi, Bernada Rreshpja, Esmeralda Franja, Bekim Balaj, Franko Burraj, Nelson Hysa. /j.p/

The post Beci: Sportistët, ambasadorë të qytetit dhe vlerë e shtuar për Shkodrën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kontingjenti XVI i FA merr detyrën në Camp Adazi, dekorohen dy ushtarakë shqiptarë

30 November 2024 at 18:04

TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Ministria e Mbrojtjes tha sot se në ambientet e Camp Adazi në Letoni është zhvilluar ceremonia e dorëzimit të komandës midis kontingjentit XV dhe XVI të Forcave të Armatosura Shqiptare, pjesë e brigadës shumëkombëshe në kuadër të misionit të NATO-s, Enhanced Forward Presence.

“Komandanti i kontingjentit XV, major Klodian Nuredini dhe oficeri i shtabit për sigurinë, kapiten Ervis Tema, u vlerësuan me medalje merite dhe certifikatë mirënjohjeje, duke konfirmuar edhe një herë profesionalizmin dhe përkushtimin e efektivave shqiptarë në këtë mision të rëndësishëm.

Kontingjenti XVI ka marrë detyrën, duke shprehur angazhimin për të vijuar me dinjitet dhe përkushtim misionin. Ministria e Mbrojtjes iu uron mision të suksesshëm trupave tanë në këtë mision shumë të rëndësishëm për sigurinë dhe paqen në botë”, thuhet në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Momente nga ceremonia në ambientet e Camp Adazi në Letoni
1 nga 6

/r.e/

The post Kontingjenti XVI i FA merr detyrën në Camp Adazi, dekorohen dy ushtarakë shqiptarë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌