Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pse Amerika nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Vëmendja është larg Ballkanit

By: redi
30 June 2025 at 20:58

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi. Për të mungesa e një ambasadori të emëruar zyrtarisht është një luks që vendet e Ballkanit nuk mund ta përballojnë. “Sigurisht që është e rëndësishme që të keni një përfaqësues për të folur me presidentin, kryeministrin apo edhe me vetë popullin. Është një fatkeqësi që…

Source

Berisha “non grata”, diplomati amerikan: Ky legjislacion ka pasur disa probleme!

By: user 5
30 June 2025 at 19:17

Ish-ambasadori dhe diplomati i karrierës në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, njohës shumë i mirë i zhvillimeve në Ballkan, ka deklaruar se sanksionet ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, janë vendosur pa prova konkrete, por në bazë thashethemesh, të përcjella nga ambasada e SHBA në Tiranë për në Amerikë.

Në një intervistë pë A2 CNN Moore vlerëson se programi për shpalljen “non grata” të politikanëve ka shumë të meta dhe duhet të rishikohet. Sipas tij, Berisha nuk është i vetmi në Shqipëri dhe subjekt i këtyre sanksioneve. Ai shton se kjo ka ndodh në vitin 2018 dhe tani jemi 7 vite pas dhe ka shumë njerëz në botë që janë në atë listë që nuk janë marrë nën hetim asnjëherë.

Pjesë nga deklarata e Jonathan Moore gjatë intervistës:

Ky legjislacion që krijoi këtë tip sanksioni u themelua gjatë administratës së parë Trump në vitin 2018 dhe ishte një përpjekje për të gjetur një mënyrë më efeciente për të vënë sanksione mbi njerëz të akuzuar për korrupsion.

Fatkeqësisht, në opinionin tim personal, ka pasur disa probleme kyçe me këtë legjislacion. E para është pikërisht barra e provës. Këto sanksione kërkojnë fakte, detaje, argumente ligjorë dhe transaksione financiare që bllokohen si nga SHBA, por edhe nëpërmjet SHBA-ve. Këto sanksione, përmes Departamentit të Shtetit, prezantuar në vitin 2018, duket se mbështeten kryesisht nga akuzat për korrupsion. Pra, personi i parë i ka thënë personit dy, që i tha ambasadës që dikush është i korruptuar. Pastaj, ka pasur edhe një nxitim për t’i vënë disa njerëz nën sanksione. Zoti Berisha nuk është i vetmi në Shqipëri dhe subjekt i këtyre sanksioneve.

Mendoj se është një pyetje serioze që duhet ngritur sa i përket vlefshmërisë së sanksioneve dhe përmbajtjes së “dëshmive”. Meqënëse kjo ka ndodh në vitin 2018 dhe tani jemi 7 vite pas dhe ka shumë njerëz në botë që janë në atë listë që nuk janë marrë nën hetim asnjëherë. Dhe ngrihet pyetje serioze për sa i përket vlefshmërisë së sanksioneve. Sigurisht që ato mund të sfidohen dhe një problem i dytë me këtë legjislacion është që nuk ka një proces kundërshtimi apo për të parë nëse dikush ka dhënë kontribut pozitiv në interes të SHBA-ve.

/A2Cnn/

The post Berisha “non grata”, diplomati amerikan: Ky legjislacion ka pasur disa probleme! appeared first on Lapsi.al.

Ish-zyrtari i lartë i SHBA: ‘Non Grata’ e Berishës, pa prova! Ja si hiqet masa nga DASH

By: Ardit
30 June 2025 at 17:32

Ish-ambasadori dhe diplomati i karrierës në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, njohës shumë i mirë i zhvillimeve në Ballkan, thekson ekskluzivisht për A2 CNN se sanksionet ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha, janë vendosur pa prova konkrete, por në bazë thashethemesh, të përcjella nga ambasada e SHBA në Tiranë për në Uashington. “Ky legjislacion që krijoi këtë […]

The post Ish-zyrtari i lartë i SHBA: ‘Non Grata’ e Berishës, pa prova! Ja si hiqet masa nga DASH appeared first on BoldNews.al.

Ndërsa shitjet e Tesla-s vazhdojnë të bien, a është koha që Elon Musk të tërhiqet?

27 June 2025 at 09:57

Nga: James Moore / The Independent
Përkthimi: Telegrafi.com

Tesla po fillon të duket si një makinë elektrike që i ka mbaruar bateria në mes të autostradës. Ndihmë! Thirrni shërbimin e ndihmës rrugore!

Prodhuesi i automjeteve elektrike i Elon Muskut, ka raportuar rënien e pestë me radhë të shitjeve mujore në të gjithë Evropën – sipas të dhënave të ACEA-s, Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automjeteve.

Kjo ndodh në një kohë kur shifrat e kësaj organizate tregtare flasin për një rritje të fuqishme të automjeteve elektrike në BE, me regjistrimet e reja që janë rritur me më shumë se një të katërtën (26.1 për qind) që nga fillimi i vitit, dhe me 25 për qind vetëm në maj. Duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet e tjera jashtë BE-së, shitjet në të gjithë Evropën, të automjeteve me bateri, u rritën me 27.2 për qind në maj dhe me 27.8 për qind gjatë gjithë vitit deri tani.

Në anën tjetër, shitjet e Tesla-s janë goditur rëndë. Në këtë vit, regjistrimet e reja në BE ranë me 45.2 për qind gjatë pesë muajve të parë, dhe me 40.5 për qind vetëm në maj. Në të gjithë Evropën, këto shifra ishin përkatësisht 37.1 për qind dhe 27.9 për qind. Rënie e shitjeve në një treg në rritje? Nuk duket gjë e mirë.

Dikur kam shkruar se bebja e Elon Muskut ishte Audi, BMW apo Mercedes i botës së automjeteve elektrike. Një makinë prestigji. Simboli “Shiheni, kam një Tesla” për njerëzit që kanë para. Si ndryshojnë kohët! Po, e dimë se modelet e Tesla-s janë bërë të vjetruara dhe konkurrenca e lirë nga Kina është një kërcënim i vërtetë. Por, ndarjet dhe polarizimi që ka sjellë shefi i saj kanë hedhur baltë mbi logon e Tesla-s. Madje, ka pasur edhe raste vandalizimi të veturave Tesla. Kjo është përçmuese. Të zemëruar për atë që ka thënë apo bërë? Më mirë goditeni aty ku i dhemb më shumë – në xhep – gjë që duket se po bëjnë më me mençuri evropianët duke braktisur këtë markë në mënyrë masive.

Edhe në Mbretërinë e Bashkuar ka nisur rënia, pavarësisht vlerësimit që menaxherët e flotave të makinave kanë për kompaninë. Këtë vit, shitjet ranë me 7.8 për qind, por në maj u fundosën me një rënie prej 36 për qind.

A mund të ndalet kjo rrëshqitje? Dalja e Muskut nga administrata Trump ishte hapi i mirë i parë. Por, po të isha këshilltari i tij për komunikimin strategjik, do t’i rekomandoja të fshihej në zyrë dhe të qëndronte larg X-it. E di, e di, ka pak gjasa të ndodhë. Musk nuk e përmban veten. Atëherë, si alternativë: qëndro jashtë politikës dhe mjaftohu me mburrjet për SpaceX-in, biznesin tjetër të Muskut. Po, edhe ai ka pasur ndonjë rast kur raketat janë përplasur, por prapë po bën gjëra që na mahnitin neve, adhuruesve të fantashkencës. Ndoshta mund të shtojë edhe pak filantropi apolitike për të kompensuar shkurtimet e fondeve të USAID-it dhe përshëndetjet fyese? Plot miliarderë bëjnë zhurmë të madhe për t’u dhënë diçka të tjerëve. Është vetëm një mendim.

Por, çfarë nëse rënia vazhdon? A mund të tërhiqet Musku? Duket e paimagjinueshme, dhe mendoj se është shumë pak e mundshme. Por, më herët këtë vit, Wall Street Journal, një burim i besueshëm në çështjet e biznesit, raportoi se anëtarë të bordit të Tesla-s kishin kontaktuar rekrutues për të shqyrtuar emrat e mundshëm të pasuesve. Raporti u mohua menjëherë dhe fuqishëm, por spekulimet vazhdojnë, dhe në të vërtetë ka një farë logjike në këtë. Musk është një figurë që e ka ndërtuar veten si “shkatërrues i rregullave”. Është kjo që e shtyn atë përpara, dhe ka qenë tipar i karrierës së tij në biznes. Që nga investimi i tij fillestar në Tesla në vitin 2004, ai e ka ndryshuar industrinë e automobilave, duke ndihmuar në përshpejtimin e progresit të automjeteve elektrike dhe duke detyruar konkurrencën të inovojë. Por, tashmë Tesla është pjesë e establishmentit dhe, për të siguruar të ardhmen afatmesme dhe afatgjatë, ndoshta do t’i nevojitej një CEO më konvencional. Dikush pak më i mërzitshëm.

Emra që përfliten? JB Straubel – një bashkëpunëtor i afërt i Muskut dhe sot drejtues i startapit për riciklim baterish, Redwood Materials – përmendet shpesh dhe është pjesë e bordit të Tesla-s. Brenda kompanisë, Omear Ashfar, krahu i djathtë i Muskut, shihet si një figurë premtuese, ashtu si edhe Tom Zhu, i cili ka udhëhequr operacionet në Kinë. Drejtori financiar, Vaibhav Taneja, është një tjetër mundësi, megjithëse kalimi nga CFO në CEO nuk funksionon gjithmonë mirë. Me gjasa më të vogla, por gjithsesi e denjë për t’u marrë në konsideratë, është Gwynne Shotwell, presidente dhe drejtuese operacionale në SpaceX.

Problemi për secilin prej tyre është se sa thellësisht është i lidhur Musku me Tesla-n.

Hija që ai hedh mbi kompaninë është po aq e gjatë sa Kili. Aksionarët e grupit kanë përjetuar kohë të trazuara kohët e fundit. Me një çmim aksioni me pak më shumë se 340 dollarë, ai është larg kulmit prej 480 dollarësh që u arrit në dhjetor, kur Trump po përgatitej të merrte detyrën dhe Musk shihej si miku më i ngushtë i presidentit. Megjithatë, nëse do të kishit investuar para një viti, 100 dollarët tuaj sot do të vlenin 184. Një fitim i mirë.

Aksionet mbështeten nga një ushtri investitorësh të apasionuar, përfshirë menaxherë fondesh të mëdha me miliarda dollarë në administrim. Ata ende presin që Musk të përdorë shkopin magjik dhe të rigjejë rritjen marramendëse të Tesla-s. Gjëra të çuditshme kanë ndodhur. Mund të mos e pëlqeni njeriun, por vetëm një budalla do ta nënvlerësonte.

Krahasimi më i afërt për një largim të mundshëm të Muskut do të ishte ajo që ndodhi kur Steve Jobs u largua nga Apple. Vdekja e parakohshme e themeluesit të gjigantit teknologjik, çoi në ngritjen e Tim Cookut, i cili u dëshmua si një pasardhës i suksesshëm. Por, kur ai u largua herën e parë, gjërat nuk shkuan mirë, dhe Jobs u kthye për të shpëtuar kompaninë.

E panevojshme të thuhet: Tesla është shumë më e varur nga Musku sesa ishte Apple nga Jobsi, edhe në kulmin e fuqisë së këtij të fundit. /Telegrafi/

 

The post Ndërsa shitjet e Tesla-s vazhdojnë të bien, a është koha që Elon Musk të tërhiqet? appeared first on Telegrafi.

Gary Oldman, i penduar për sjelljen ndaj Demi Moore: ”

By: user 10
2 May 2025 at 18:22

Gary Oldman ka zbuluar se i ka kërkuar falje aktores Demi Moore për sjelljen e tij “shkatërruese” gjatë xhirimeve të filmit The Scarlet Letter në vitin 1995.

Aktori fitues i çmimit Oscar tha se problemet e tij me alkoolin ndikuan në mënyrën e tij të sjelljes në set, duke e cilësuar veten si “joprofesional” në atë kohë.

Gjatë një interviste për Radio Times, Oldman, tani 67 vjeç, rrëfeu:

“Pija shumë gjatë pushimit të drekës. Ishte diçka shkatërruese. U ktheva në set për të xhiruar një skenë të madhe, dhe ndonëse e përfundova, isha goxha i dehur.”

Ai shtoi se ishte në një periudhë shumë të errët të jetës dhe ndiente turp për sjelljen e tij. Të nesërmen, i kërkoi falje Demi Moore dhe ajo iu përgjigj:

“Nuk të urrej. Është në rregull. Jam vetëm e zhgënjyer.”

Oldman ka qenë i rehabilituar që prej vitit 1994 dhe ka qenë esëll për 28 vite, duke falënderuar Alcoholics Anonymous për ndihmën që mori.

Pavarësisht së kaluarës, Gary ka shprehur publikisht respektin dhe admirimin për aktoren, duke e quajtur “shumë të veçantë” pas suksesit të saj të fundit në filmin horror The Substance, për të cilin ajo ka fituar një Golden Globe dhe një çmim SAG.

“Nuk kemi qenë shumë në kontakt, por kohët e fundit jam ribashkuar me të sepse e kam parë sërish. Demi është një njeri i mrekullueshëm./Lapsi.al

The post Gary Oldman, i penduar për sjelljen ndaj Demi Moore: ” appeared first on Lapsi.al.

Trailer-i për serialin e ri të Netflix grumbullon mbi tre milionë shikime në vetëm dy ditë

29 April 2025 at 07:30

Netflix ka publikuar një ‘trailer’ për serialin “Sirens”, premiera e të cilit do të jetë më 22 maj 2025.

‘Trailer’- i ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të Netflix.

Në dy ditë, ai mblodhi tre milionë shikime dhe u pasua nga një mori komentesh nga përdoruesit.

Milly Alcock dhe Meghann Fahy

“Do ta shikoj Meghann Fahy fjalë për fjalë në çdo gjë”, “Talenti i Meghann Fahy-t më në fund u mësua”, “Nëse Julianne Moore luan, atëherë patjetër që po e shikoj”, “Mezi po e pres këtë serial”, “Duket origjinale”, janë vetëm disa nga komentet.

Për çfarë flet seriali?

Devon DeWitt (Meghann Fahy) vjen në ishull për të vizituar motrën e saj më të vogël Simone (Milly Alcock) pasi mësoi për diagnozën e babait të saj.

Megjithatë, ai zbulon se Simone është thellësisht e ndikuar nga shefi i saj, enigmatikja Michaela Kell (Julianne Moore).

Devon, në një ishull luksoz plot me zana, kupton se diçka e errët po ndodh, edhe pse në shikim të parë nuk duket kështu.

Devon mendon se motra e saj Simone ka një marrëdhënie vërtet të frikshme me shefin e saj të ri. Jeta e luksoze e Michaela është si një drogë për Simonen dhe Devon vendos se është koha për të ndërhyrë, por ajo nuk e ka idenë se Michaela do të jetë një kundërshtare e frikshme.

Julianne Moore

Përveç Fahy, Alcock dhe Moore, seriali luan gjithashtu Kevin Bacon si Peter Kell, burri i Michaela-s dhe Glenn Howerton si Ethan Corbin II, një fqinj i pasur.

Një thellësi shtesë e historisë është dhënë nga Bill Camp, Felix Solis dhe Josh Segarra në rolet dytësore.

Seriali u krijua nga Molly Smith Metzler, e njohur për serialin e mirënjohur Netflix “Maid” dhe bazohet në lojën e saj skenike Elemeno Pea.

Pjesë nga “Sirens”

Producentët përfshijnë Margot Robbie dhe kompaninë e saj të prodhimit LuckyChap Entertainment, ndërsa Nicole Kassell, e njohur për punën e saj në serialet “Watchmen” dhe “The Leftovers”, drejtoi dy episodet e para.

“Sirens” do të ketë pesë episode. /Telegrafi/

The post Trailer-i për serialin e ri të Netflix grumbullon mbi tre milionë shikime në vetëm dy ditë appeared first on Telegrafi.

Demi Moore rrëfen: Si e “torturoja” trupin për rolet në Hollywood

By: gaze tare
24 April 2025 at 13:48

Në një intervistë ekskluzive për revistën PEOPLE, aktorja Demi Moore ka rrëfyer se në të kaluarën e ka “torturuar” trupin e saj me stërvitje ekstreme dhe dieta të rrepta për të përmbushur standardet e bukurisë në Hollywood. Ajo kujton se gjatë përgatitjeve për rolet në filmat Striptease dhe G.I. Jane, ka bërë stërvitje intensive, përfshirë çiklizëm deri në 26 milje në ditë, duke e përshkruar këtë si një formë ndëshkimi ndaj vetes.

Sot, në moshën 62-vjeçare, Moore ka përqafuar një qasje më të butë dhe intuitive ndaj mirëqenies së saj. Ajo fokusohet në shëndetin afatgjatë, vetëpranimin dhe dëgjimin e nevojave të trupit të saj. Praktikat e saj të përditshme përfshijnë meditimin, mbajtjen e një ditari dhe një dietë vegjetariane të pasur me lëndë ushqyese.

Moore thekson rëndësinë e vlerësimit të trupit për qëndrueshmërinë e tij, përfshirë edhe përvojën e të qenit nënë e tre fëmijëve. Ajo nënvizon se plakja nuk e zvogëlon vlerën e saj personale dhe se është e rëndësishme të pranojmë dhe të kujdesemi për veten me dashuri dhe mirëkuptim.

The post Demi Moore rrëfen: Si e “torturoja” trupin për rolet në Hollywood appeared first on iconstyle.al.

Demi Moore shpallet gruaja më e bukur në botë për vitin 2025!

By: Rovena
23 April 2025 at 17:56

Jo vetëm aftësi mahnitëse në aktrin, por e bekuar dhe tipare të veçanta. E kemi fjalën pikërisht për ikonën e Hollyëood, Demi Moore, një grua në të 60-at e saj e cila duket si një 20-v jeçare. Ajo është shpallur nga revista “People” si gruaja më e bukur në botë.

Demi Moore është nga ato gra që ka folur disa herë për komplekset e saj dhe faktin se sa e ka vuajtur anoreksinë dikur. Por sot ajo rrezaton vetëbesim!/abcnews.al

Shpallet “Gruaja më e bukur në botë” për vitin 2025 (Foto)

23 April 2025 at 11:17

Aktorja e famshme hollywoodiane, Demi Moore, është nderuar me titullin prestigjioz “Gruaja më e bukur në botë” për vitin 2025 nga revista amerikane PEOPLE. Në moshën 62-vjeçare, Moore rrëfen në këtë numër special për rrugëtimin e saj jetësor, duke folur për bukurinë që buron nga përvoja, pjekuria dhe vetëpranimi. Në një intervistë ekskluzive për revistën, ylli i filmit “Ghost” flet me sinqeritet për sfidat që ka kaluar ndër vite nga një fëmijëri e vështirë dhe marrëdhënie të ndërlikuara personale, deri te rrugëtimi si nënë e tre vajzave, Rumer, Scout dhe Tallulah, që i ka me ish-bashkëshortin Bruce Willis.

Moore, e cila së fundmi ka shënuar një rikthim të fuqishëm në kinematografi me filmin horror “The Substance”, ka fituar vlerësime të mëdha për rolin e saj, përfshirë çmimet Golden Globe dhe Screen Actors Guild. Ky sukses, sipas saj, është dëshmi e fuqisë transformuese të vetëbesimit dhe përkushtimit. Familjarët dhe miqtë e saj nuk kanë ngurruar të shprehin krenarinë dhe dashurinë për këtë arritje.

Vajzat e saj kanë publikuar urime të ngrohta në rrjetet sociale, ndërsa Emma Heming Willis, bashkëshortja aktuale e Bruce Willis dhe njëkohësisht mike e afërt e Moore, ka theksuar bukurinë dhe forcën e saj të brendshme. Ky vlerësim nga revista PEOPLE konsiderohet si një triumf për gratë që sfidojnë stereotipet e moshës dhe bukurisë, duke i hapur rrugë një narrative më përfshirëse dhe të vërtetë për feminitetin në të gjitha etapat e jetës.

The post Shpallet “Gruaja më e bukur në botë” për vitin 2025 (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Demi Moore shpallet “Gruaja më e bukur në botë” për vitin 2025 nga revista PEOPLE

By: gaze tare
23 April 2025 at 08:27

Aktorja e njohur Demi Moore është shpallur “Gruaja më e bukur në notë” për vitin 2025 nga revista prestigjioze PEOPLE.

Në moshën 62-vjeçare, Moore rrëfen me sinqeritet për rrugëtimin e saj drejt vetëpranimit, bukurisë së brendshme dhe suksesit të fundit në karrierë me filmin horror “The Substance”, i cili i solli çmime të rëndësishme si Golden Globe dhe Screen Actors Guild.

Në një intervistë për këtë numër special, Moore ndan reflektime të thella mbi jetën e saj, përfshirë një fëmijëri të vështirë, sfidat në marrëdhëniet personale dhe përvojën si nënë e tre vajzave: Rumer, Scout dhe Tallulah, të cilat i ka me ish-bashkëshortin Bruce Willis. Ajo thekson rëndësinë e pranimit të vetvetes dhe bukurisë që vjen nga përvoja dhe pjekuria.

Familja dhe miqtë e saj kanë reaguar me entuziazëm ndaj këtij nderimi. Vajzat e saj kanë shprehur krenarinë dhe dashurinë për nënën e tyre në rrjetet sociale, ndërsa Emma Heming Willis, gruaja aktuale e Bruce Willis dhe mikesha e ngushtë e Moore, ka vlerësuar bukurinë dhe forcën e saj të brendshme.

The post Demi Moore shpallet “Gruaja më e bukur në botë” për vitin 2025 nga revista PEOPLE appeared first on iconstyle.al.

Demi Moore flet për humbjen e Oscar-it: “Nuk isha e zhgënjyer”

By: gaze tare
17 April 2025 at 20:33

Pas humbjes së papritur në ceremoninë e 97-të të Çmimeve Oscar, ku u shpall fituese aktorja Mikey Madison për rolin në filmin “Anora”, Demi Moore ka reaguar për herë të parë. Në një intervistë me revistën Time, aktorja 62-vjeçare ka shprehur se nuk ka ndjerë zhgënjim, pavarësisht pritshmërive të mëdha.

Ajo ka treguar se kishte parashikuar fitoren e Madisons dhe e ka përshkruar veten si të qetë dhe të përqendruar gjatë gjithë procesit. “I thashë menaxherit tim se mendoj se Mikey do të fitojë,” ka thënë Moore. “Nuk isha e zhgënjyer. Nuk ndjeva asgjë të tillë.”

Moore, e cila kishte fituar më parë Golden Globe për rolin në “The Substance”, ka shfaqur një qëndrim të matur dhe të dinjitetshëm pas humbjes. Ajo ka postuar një mesazh në Instagram, ku ka uruar Madisons dhe ka shprehur mirënjohjen për përvojën e saj në këtë sezon çmimesh. “Ishte udhëtimi i jetës sime dhe sapo kemi filluar,” ka shkruar Moore. “Urime Mikey Madison – mezi pres të shoh çfarë do të bësh më pas.”

The post Demi Moore flet për humbjen e Oscar-it: “Nuk isha e zhgënjyer” appeared first on iconstyle.al.

Demi Moore flet për humbjen e cmimit Oscar: E dija

By: user 10
17 April 2025 at 15:12

Demi Moore e dinte se Mikey Madison do ta mundte atë për aktoren më të mirë në Oscar 2025.

Aktorja e  “Substance” zbuloi se kishte  një parandjenjë gjatë pauzës së reklamës, pikërisht përpara çmimit të madh, ndërsa bisedonte me Time.

“Unë u përkula dhe i pëshpërita menaxherit tim, ‘Mendoj se do të fitojë Mikey’, tha Moore, 62 vjeç, për publikimin në një intervistë të botuar të mërkurën. “Nuk e di pse e dija, por e dija”, shtoi ajo.

Edhe pse Moore e pa humbjen që po vinte, audienca ende pa zhgënjimin në fytyrën e saj dhe tensionin ndërsa Madison shkoi në skenë.

Pavarësisht dështimit, Moore këmbënguli se ajo ndihej “aq e përqendruar dhe e qetë” në atë moment.

“Unë nuk u ndjeva e mërzitur. Nuk ndjeva asnjë nga ato lloj gjërash,” shpjegoi më tej ajo. “Unë thjesht i besova dhe i besoj çdo gjëje që do të ndodhë.”

Pavarësisht komenteve të saj për humbjen, burimet thanë se aktorja e  “G.I. Jane” është zemërthyet.

Demi po e përballon shumë rëndë këtë humbje, sepse ajo ndjeu se më në fund ishte shansi i saj për të marrë një çmim Academy Award,” tha një burim.

Edhe pse aktorja ishte padyshim “e entuziazmuar për Mikey dhe të gjitha gratë e tjera të nominuara për këtë çmim”, kjo nuk do të thotë se nuk ishte “një zhgënjim i madh që nuk dëgjoi t’i thërrisnin emrin e saj”.

Pavarësisht humbjes së çmimeve Oscar, Moore doli sërish fitues nga sezoni i çmimeve, duke marrë në shtëpi cmimet Golden Globes, Screen Actors Guild Awards dhe Critics’ Choice Awards./ Lapsi.al

The post Demi Moore flet për humbjen e cmimit Oscar: E dija appeared first on Lapsi.al.

Kevin Costner në një romancë dashurie me Demi Moore?

By: user 10
27 March 2025 at 17:54

Kevin Costner është gati të ecë përpara në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që përfshinte divorcin e tij shumë të publikuar nga Christine Baumgartner.

Sipas burimeve të brendshme, aktori i famshëm i ka vënë sytë shoqes së vjetër ,Demi Moore. RadarOnline.com raporton se Costner ka qenë në heshtje me aktoren 62-vjeçare për muaj të tërë, me përpjekjet e tij të fundit duke përfshirë ngushëllimin e saj pas humbjes në Academy Awards.

Moore, e cila ishte konsideruar si një kryesuese për Aktoren më të Mirë pasi fitoi çmimin Golden Globe dhe SAG për rolin e saj në The Substance, humbi ndaj aktores 26- vjeçare, Mikey Madison.

Humbja thuhet se e lëndoi Moore, me një burim që theksoi: “Nuk është sekret që humbja e çmimit nganjë grua më pak se gjysma e moshës së saj ishte një goditje e rëndë për Demin. Kevin ka bërë gjithçka për t’i kujtuar asaj se ajo është ende një nga gratë më të mrekullueshme në botë. Por ai patjetër ka një motiv të fshehtë”.

Ndërsa aktorët nuk u takuan kurrë në të kaluarën, ata morën pjesë së bashku në audicion për Flashdance të vitit 1983 dhe më vonë ndanë ekranin në thrillerin e vitit 2007, Mr. Brooks.

Pikërisht gjatë atij prodhimi, sipas burimeve, Costner zhvilloi një admirim  për Moore. “Asgjë nuk ka ndodhur kurrë mes tyre,” shpjegoi një burim. “Por nuk është sekret se ai ishte mjaft i mahnitur nga ajo. Sa herë që emri i saj shfaqet, ai nuk kia asgjë tjetër veçse gjëra të mira për të thënë.”

Ndërsa Moore raportohet se është ende duke përpunuar humbjen e saj në Oscar dhe duke u fokusuar në projektet e saj të ardhshme, miqtë afër saj besojnë se flirtimi i ri mund të jetë pikërisht ajo që i nevojitet.

“I takon Demit nëse dëshiron ta çojë më tej flirtin”, tha një person i afërt me aktoren. “Dhe miqtë mendojnë se i duhet patjetër.”

The post Kevin Costner në një romancë dashurie me Demi Moore? appeared first on Lapsi.al.

Demi Moore thyen heshtjen pas humbjes në ‘Oscars’ me një mesazh emocional

4 March 2025 at 22:52

Aktorja e njohur, Demi Moore, ka reaguar për herë të parë pas humbjes së saj tronditëse në ‘Oscars’, ku çmimi për aktoren më të mirë shkoi për talentin e ri Mikey Madison.

62-vjeçarja ishte në garë për interpretimin e saj në filmin “The Substance”, në nominimin e saj të parë për ‘Oscar’, por u mund nga Madison, 25 vjeç, ylli i “Anora”.

Pavarësisht zhgënjimit, Moore mbajti një qëndrim pozitiv dhe ndau një mesazh falënderues në Instagram, shkruan DailyMail.

“Nuk mund të jem më mirënjohëse për këtë udhëtim të jashtëzakonshëm”, shkroi ajo.

“Ka qenë një eksperiencë e paharrueshme dhe ndiej kaq shumë dashuri për ekipin tim, kolegët e nominuar dhe të gjithë ata që e bënë këtë sezon çmimesh kaq të veçantë”.

Aktorja gjithashtu i shprehu mirënjohje regjisores së filmit, “Coralie Fargeat”, dhe bashkë-yllit të saj, Margaret Qualley, duke e cilësuar një “nder” bashkëpunimin me ta.

Ajo uroi edhe fituesen Mikey Madison, duke thënë se mezi pret të shohë çfarë do të sjellë në të ardhmen.

Postimi i saj emocionues u shoqërua me një video ku shfaqej duke u përgatitur për natën madhështore, me qenin e saj Pilaf në prehrin e saj.

Më pas, ajo veshi një fustan joshës argjendi dhe pozoi për kamerat përpara se të nisej për ceremoninë.

Pas eventit, Moore u kthye në shtëpi për të festuar me familjen, duke shijuar një moment të relaksuar me patate të skuqura.

Por nata nuk përfundoi aty – aktorja veshi një tjetër fustan glamuroz, këtë herë në ngjyrë ari, për të marrë pjesë në festën e Vanity Fair, e shoqëruar nga vajzat e saj, Rumer, Tallulah dhe Scout Willis. /Telegrafi/

The post Demi Moore thyen heshtjen pas humbjes në ‘Oscars’ me një mesazh emocional appeared first on Telegrafi.

Demi Moore nuk e fshehu zhgënjimin pasi nuk mori asnjë çmim në Oscars 2025

By: D Marku
3 March 2025 at 17:51

Edhe pse parashikohej të fitonte një Oscar për aktoren më të mirë, Demi Moore mbeti pa çmim dhe reagimi i saj pasi u thirr për Mikey Madison tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve.

Moore, e cila luan rolin kryesor në filmin “Substance”, ishte favoritja më e madhe për një Oscar dhe së fundmi ajo fitoi disa çmime për këtë rol.

Megjithatë, surpriza e mbrëmjes ishte aktorja 25-vjeçare Mikey Madison e cila fitoi çmimin, ndërsa Moore u shfaq e zemëruar gjatë këtij njoftimi.

Demi Moore

Një eksperte e gjuhës së trupit, Nicola Hickling, tha se Moore e tha fjalën “e bukur”, por nuk ishte duke buzëqeshur ndërsa e thoshte atë.

Më tej deklaroi se nuk ishte në përputhje me gjuhën e saj të trupit dhe se ajo “pohoi kokën sikur duhej ta detyronte veten ta thoshte”.

Menjëherë pas shpalljes së çmimit, shumë përdorues të rrjeteve sociale shprehën pakënaqësinë e tyre për vendimin e Akademisë, duke theksuar se Mikey Madison “nuk e meritonte Oscarin dhe se ai ishte vjedhur nga Demi Moore”.

Përveç Mikey (“Anora”) dhe Moore (“Substance”), në të njëjtën kategori përfshihen edhe Cynthia Erivo (“Wicked”), Karla Sofia Gascon (“Emilia Perez”) dhe Fernanda Torres (“I’m still here”).

The post Demi Moore nuk e fshehu zhgënjimin pasi nuk mori asnjë çmim në Oscars 2025 appeared first on Albeu.com.

Yjet e Hollywoodit shkëlqejnë me dukjen në tapetin e kuq të “Oscars 2025”

3 March 2025 at 01:31

Yjet më të mëdhenj të Hollywood-it kanë filluar të mbërrijnë në ceremoninë e Oscars në Los Anxhelos.

Demi Moore, Timothee Chalamet, Ariana Grande, Zoe Saldana dhe Kieran Culkin janë mes të nominuarve të kategorisë A, me garën për çmimet kryesore të këtij viti ende të hapur.

Para se ceremonia në Teatrin Dolby të fillojë zyrtarisht, yjet do të veshin fustanet dhe kostumet e tyre më elegante dhe do të parakalojnë në tapetin e kuq.

Këtu janë disa nga paraqitjet më të mira të të ftuarve të parë. /Telegrafi/

Fernanda Torres

Foto: Reuters

Cynthia Erivo

Foto: Reuters

Mikey Madison

Foto: AP

Demi Moore

Foto: AP

Colman Domingo

Foto: AP

Timothee Chalamet

Foto: AP

Adrien Brody dhe Georgina Chapma

Foto: Reuters

Ariana Grande

Foto: AP

Zoe Saldana

Foto: AP

Selena Gomez

Foto: AP

Raye

Foto: AP

Queen Latifah

Foto: AP

The post Yjet e Hollywoodit shkëlqejnë me dukjen në tapetin e kuq të “Oscars 2025” appeared first on Telegrafi.

Fjalimi i Demi Moore në SAG Awards: Unë isha vajza e vogël që nuk besoja në vetvete

By: gaze tare
24 February 2025 at 11:45

Dje, më 23 shkurt, u zhvillua edicioni i 31-të i Çmimeve SAG 2025 në Auditorium Shrine në Los Angeles. Mikpritëse e mbrëmjes ishte Kristen Bell. Në mesin e të shpërblyerve ishte edhe Demi Moore, e cila mori çmimin për aktoren më të mirë për rolin e saj në filmin “The Substance”.

Aktorja gjeti fjalët e duhura për të shprehur emocionin që ndjeu gjatë fjalimit të saj pas marrjes së çmimit në ceremoninë e djeshme SAG Awards 2025.

62-vjeçarja doli në skenë në ceremoni dhe u duk thellësisht e prekur nga nderimi, të cilin e përshkroi si “të jashtëzakonshëm dhe thellësisht domethënës”. Vihet re se Demi Moore mori kartën e saj SAG në vitin 1978, në moshën 16-vjeçare.

Kjo ndryshoi jetën time sepse më dha kuptim, më dha qëllim dhe më udhëhoqi, pasi isha një fëmijë i vetmuar pa plan për jetën,” shtoi Moore, duke vazhduar: “Nuk dija asgjë për aktrimin, por shikoja, dëgjoja dhe mësoja nga ju”. Ju të gjithë keni qenë mësuesit e mi më të mëdhenj dhe unë jam shumë, kaq mirënjohës që kam vazhduar për kaq shumë vite të përpiqem – dhe ndonjëherë të kem sukses, dhe ndonjëherë të dështoj – por gjithmonë të jem në gjendje të vazhdoj “

Aktorja më pas inkurajoi gjeneratën e re të aktorëve, duke u thënë atyre të “mos humbin lidhjen njerëzore”, duke shpjeguar se “këtu qëndron puna jonë, të jemi të lidhur me njëri-tjetrin”. Gjëja e fundit që do të them është se ekziston kjo ide se ajo që ne besojmë është shumë më e fuqishme se sa mendojmë, dhe fraza “Do ta besoj kur ta shoh”, por realiteti është, kur ta besoj, do ta shoh dhe jam shumë mirënjohës për këtë”

The post Fjalimi i Demi Moore në SAG Awards: Unë isha vajza e vogël që nuk besoja në vetvete appeared first on iconstyle.al.

Ndahet nga jeta muzikanti i madh i Soulit, Sam Moore

By: lia rda
11 January 2025 at 13:31

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare muzikanti i madh amerikan, Sam Moore, i famshëm për hitet e mëdha si pjesë e dyshes legjendare Sam & Dave.

Sipas People Moore, i cili ndikoi muzikantë si Michael Jackson, Al Green dhe Bruce Springsteen, vdiq të premten në Coral Gables, Florida, nga komplikimet gjatë shërimit nga operacioni, tha zëdhënësi i tij Jeremy Westby.

Moore filloi të këndonte në fillim të viteve ’50 dhe së bashku me partnerin e tij kryesor Dave Prater, formuan dyshen që bënë histori në muzikën soul deri në fillim të viteve ’70. Që atëherë, rrugët e dy artistëve u ndryshuan dhe u takuan disa herë.

Shembulli më tipik i punës së tyre ishte legjenda Soul Man, një këngë që vazhdon të dëgjohet pa pushim edhe sot e kësaj dite./abcnews.al

MUZIKË – Vdes Sam Moore ikona e soul-it

11 January 2025 at 09:54

FLORIDA, 11 janar /ATSH/ – Sam Moore, ikona e muzikës soul dhe i njohur për hitet e fundit të epokës si ”Soul Man” dhe ”Hold On, I’m Comin’”, vdiq në moshën 89-vjeçare, sipas ”The Guardian”.

Publicisti Jeremy Westby tha se Moore vdiq të premten në mëngjes në Coral Gables, Florida, për shkak të komplikimeve gjatë shërimit nga operacioni.

Moore, i cili ndikoi te muzikantët duke përfshirë Michael Jackson, Al Green dhe Bruce Springsteen, u fut me Dave Prater në Rock and Roll Hall of Fame që në 1992-shin.

Moore regjistroi disa nga hitet më të qëndrueshme të muzikës soul, të cilat përfshinin gjithashtu ”You Don’t Know Like I Know”, ”When Something is Wrong With My Baby” dhe ”I Thank You”.

Shumica e hiteve janë shkruar dhe prodhuar nga ekipi i Isaac Hayes dhe David Porter dhe i kanë paraqitur me grupin ”Stax House Booker T & the MGs”.

Ashtu si shumë dukuri shpirtërore të epokës së tij, grupi i tij ”Sam & Dave” u zbeh pas viteve 1960.

Por, ”Soul Man” doli sërish në krye të klasifikimeve në fund të viteve 1970, kur ”Blues Brothers”, John Belushi dhe Dan Aykroyd, e regjistruan atë me shumë nga të njëjtët muzikantë.

Moore bëri shumë padi gjyqësore me pretenddimet se industria e diskografisë e kishte mashtruar atë nga përfitimet e pensionit.

Moore dhe artistë të tjerë paditën kompani të shumta diskografike dhe Federatën Amerikane të Artistëve të Televizionit dhe Radios në 1993.

 

Moore shkroi këngën ”Dole Man”, modeluar sipas ”Soul Man”, për fushatën presidenciale të republikanit Bob Dole në 1996.

Në vitin 2017, ai ishte ndër të paktët artistë që performuan për festimet e presidentit  Donald Trump.

Moore u lind më 12 tetor 1935 në Miami dhe filloi të këndonte në kishë që i vogël.

Ai ishte një interpretues i shpeshtë në ”Kennedy Center Honors” dhe performoi për presidentë, përfshirë Obamën.

Moore la pas gruan e tij, Joyce, vajzën, Michell dhe dy nipër e mbesa./  a.jor.

The post MUZIKË – Vdes Sam Moore ikona e soul-it appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Postimi i Demi Moore pas çmimit të saj Golden Globes:U zgjova dhe jam ende e shokuar

By: gaze tare
7 January 2025 at 20:44

Demi Moore bëri postimin e saj të parë në Instagram, pas Golden Globe që fitoi për interpretimin e saj në filmin “The Substance”. Aktorja u nderua për herë të parë në karrierën e saj 45 vjeçare artistike dhe shprehu mirënjohjen për çmimin e saj.

Në një postim që ka bërë në llogarinë e saj personale, Demi Moore ka publikuar një sërë fotosh dhe videosh nga koha e dhënies së çmimit, ndërsa ka falenderuar edhe një herë fansat e saj për mbështetjen. Në një video që ka postuar ndër të tjera, aktorja shihet teksa i tregon çmimin familjes së saj përmes FaceTime ndërsa qesh e emocionuar.

Në një video tjetër, ajo duket e tronditur nga fitorja e saj teksa hyn në dhomën e zhveshjes pas çmimit. Në mbishkrimin shoqërues të postimit të saj, Demi Moore shkroi: “U zgjova këtë mëngjes dhe jam ende në shok, por e mbushur me kaq shumë gëzim, dashuri dhe mirënjohje për këtë nder dhe njohje. Unë jam shumë e përulur”.

Gjatë marrjes së çmimit, aktorja mbajti një fjalim, në të cilin shpjegoi se po nderohet për herë të parë në 45 vite karrierë artistike, duke shprehur mirënjohjen për këtë çmim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Demi Moore (@demimoore)

The post Postimi i Demi Moore pas çmimit të saj Golden Globes:U zgjova dhe jam ende e shokuar appeared first on iconstyle.al.

❌
❌