Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Restaurohet plotësisht një nga shtëpitë më të vjetra të Prishtinës

By: Kult Plus
22 July 2025 at 09:01

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar për restaurimin e plotë të Shtëpisë së familjes Sylejmani, e cila gjendet në Qendrën Historike të Prishtinës. Kjo shtëpi e ndërtuar në vitin 1880, njihet si një prej ndërtesave më të vjetra dhe më autentike të kryeqytetit.

“Nga shkatërrimi në restaurim të plotë. Shtëpia e familjes Sylejmani në Qendrën Historike të Prishtinës. Përveç vlerës historike, këto shtëpi janë pjesë e identitetit të qytetit dhe pika të rëndësishme për turizmin kulturor”, ka shkruar ministri Çeku në një postim në rrjetet sociale, përcjellë KultPlus.

Sipas tij, ky restaurim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të institucioneve për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore të vendit. Me kthimin e saj në gjendjen origjinale, shtëpia e familjes Sylejmani pritet të shërbejë si një atraksion i ri për vizitorët dhe një qendër simbolike për historinë urbane të Prishtinës.

Kjo ndërtesë tradicionale, me elemente të arkitekturës otomane dhe vendore, ka pasur për dekada me radhë një rëndësi të veçantë në memorien kolektive të banorëve të qytetit.

Ministria e Kulturës ka paralajmëruar se projekte të ngjashme do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim të mbrojtjes dhe restaurimit të objekteve të tjera me vlerë historike në mbarë vendin./KultPlus.com

“Edhe një herë, mos më harro!”

25 June 2025 at 17:10

Piramida e Tiranës u hap në vitin 1988, e ndërtuar në kujtim të ish-diktatorit shqiptar Enver Hoxha, për të qenë një muze i jetës së tij. Dikur më tha: “Mos më harro.”

Këto fjalë ishin shkruar me spraj mbi fasadën e saj prej mermeri të zbehtë si një lutje për mbijetesë. Piramida qëndroi dhe u rinovua, por një pjesë e magjisë së saj u zhduk gjatë këtij procesi.

Megjithatë, kjo lutje më vlon ende në kokë teksa ec nëpër rrugët e pjesës më të vjetër të qytetit, në lindje të qendrës moderne. Shumë prej vilave të braktisura osmane dhe të fillimshekullit të njëzetë duket sikur thonë të njëjtën gjë, duke i lutur kalimtarët të mos i harrojnë, të mos i lënë të shkatërrohen, të mos u hedhin beton në themelet e tyre.

Përtej rrethimeve të metalta gri, çatia e një vile osmane është flakur tej. Brendësia e saj ka dalë jashtë. Qeramika ende e ngjitur dhe e shtresuar njëra mbi tjetrën është shkatërruar.

Druri, qindra vjeçar, është ekspozuar ndaj elementeve natyrorë. Uji dhe barishtet mbushin një dhomë ndenjeje. Suvaja çahet dhe bie në tokë, e zhveshur nga lëkura e saj e brendshme. Dritaret prej druri varen në një fije metali dhe kalbëzimi përhapet. Graviteti e tërheq drejt tokës.

Tirana është një vend që mund t’i sjellë ndjesinë e mallit për shtëpinë edhe një qytetari që ka jetuar aty gjithë jetën. Zhvillimi i shpejtë dhe i furishëm e ka bërë qytetin të huaj. Një hapësirë ku dikur luanin fëmijët është zhdukur nën një kullë postmoderne; parku ku dikur ulesha, në siklet pranë burrave që luanin domino, është rrethuar si kantier ndërtimi.

Këto vende, janë viktima të bumit të ndërtimit në lartësi të Tiranës. Në vendin e një vile të vjetër, që mbante fantazmat e jetëve të kaluara, shkruhet: “jetesë luksoze që vjen së shpejti”. Shkëlqimi i një ëndrre që pak mund ta prekin.

Një numër tronditës vilash të vjetra tiranase janë humbur në këtë bum ndërtimi; disa prej tyre ishin monumente historike të mbrojtura. Këto vila mund të jenë rrënuar për shkak të pronësisë së paqartë pas komunizmit, ose ndoshta pronarët janë larguar jashtë vendit.

Shpesh familja që zotëron vilën pranon ndërtimin e ri në këmbim të disa apartamenteve në pallatin që do të ngrihet. Ka vende që përpiqen të rezistojnë, që përpiqen të përmbajnë lëvizjen lart të qytetit, por gjithmonë ndërpriten. Zëri i një pëllumbi në një oborr të vjetër mbivendoset me atë të një vinçi mekanik që lëviz nëpër qiell, lart e poshtë, djathtas e majtas dhe përsëri lart. Duke u kthyer herë pas here. Krahu i gjatë i “progresit”.

Kam shkruar më parë për nevojën që Shqipëria të ndërtojë mbi rrënjët e saj. Të mbështesë dhe vlerësojë atë që është vendase dhe të ndërtojë qytetet dhe vendbanimet e saj mbi këto vlera dhe këtë histori. Por Tirana është kthyer tashmë në një park lojërash për arkitektët e famshëm ndërkombëtarë.

Kullat e reja të Tiranës shfaqin një lloj nacionalizmi të çuditshëm, “kitsch”. Godina me emrin “Downtown One” ka struktura të dala në fasadë që formojnë një hartë të çuditshme dhe të pixelizuar të Shqipërisë. Një tjetër ndërtesë është e veshur me ngjyrat kuq e zi të flamurit shqiptar, ndërsa forma e një tjetër godine pasqyron profilin e Skënderbeut, heroit kombëtar. Tingëllon qesharake, por është turpëruese.

Janë lloje idesh që mund t’i kesh pas disa gotash në një bar, ato që kritiku i arkitekturës Oliver Wainwright i quan “krijesa të karikaturizuara që duken sikur janë marrë nga thellësitë e një rafti në një dyqan shakash”. Ai nuk gabon në këtë vlerësim. Por përtej arkitekturës, apartamentet që po ndërtohen nuk adresojnë asnjë nga problemet reale të banimit në Shqipëri.

Çmimet gjithnjë në rritje për të blerë ose për të marrë me qira, kushtet e dobëta dhe të mbingarkuara të banimit për shumë njerëz në periferi, dhe cilësia e mjedisit përreth. Këto apartamente nuk bëjnë gjë tjetër veçse përfundojnë në portofole investimesh, si shumë apartamente të reja në qytete të mëdha anembanë botës (dhe shpesh si mjete për pastrim parash). Natën, dritat në këto ndërtesa janë të fikura. Askush nuk banon aty.

Çdo copë toke e rrafshuar dhe çdo copë dheu e gërryer pa dëshirë nga toka na thotë të mos e harrojmë. Kujtesa dhe rrëfimi janë fuqi të mëdha. Ato thonë: “Gjërat nuk kanë qenë gjithmonë kështu; nuk kanë pse të jenë kështu.” Kujto si çelnin dahlitë, imagjino jaseminët me qumësht që mbulonin murin, shiko dallëndyshet që fluturonin përherë nga këtu andej.

Qershitë ishin plot me fruta, frutat binin mbi kalldrëm dhe shtypeshin nën këmbë. Kujto kur hapej kanata para shëtitjes së mbrëmjes, kur dielli ishte gati të hynte sërish në shtëpi. Ndjej ngrohtësinë. Ndjej ngrohtësinë.

Jashtë në bulevard kalon një grup turistësh. Udhërrëfyesi u thotë në anglisht: “Shikoni, këtu do të ndërtohet një teatër krejt i ri!” dhe turistët murmurisin me miratim. Kthehem për t’u treguar historinë e vërtetë, sesi ndërtesat historike binjake të teatrit u shembën kundër vullnetit të qytetarëve, në orën 4 të mëngjesit, ditën e fundit të karantinës, por ata tashmë janë larguar.

Nëse historitë e vërteta nuk tregohen, atëherë narrativa zbutet nga qeveria dhe media. E vetmja histori që tregohet është ajo e progresit të pandalshëm dhe zhvillimit ekonomik. Jo shfrytëzimi i tokës që gërryhet dhe mbushet me beton, jo dhimbjet e strehimit që ndiejnë shumë qytetarë, dhe as paratë e mëdha që pastrohen dhe që nuk i sjellin asgjë popullit vendas.

Rezistenca qëndron në mos harrim. Të mos harruarit kurrë. Rezistenca qëndron në të ndenjurit me dhimbjen.

Kjo rezistencë lind në punën e studiuesve dhe gazetarëve që kanë hartuar vlerën historike dhe kulturore të vilave të humbura dhe çfarë është ndërtuar në vend të tyre. Kjo na mundëson të shohim qytetin siç ka qenë dikur. Të vazhdojmë të ecim nëpër rrugët e tij, duke imagjinuar dhe kujtuar ku rridhte lumi dikur, ku luanin fëmijët, ku shtigjet dhe rrugicat ishin formuar nga e ecura hap pas hapi.

Të dëgjosh zërat e lojtarëve të dominove dhe të ndjesh hijen e freskët të hardhive që vareshin sipër. Të kujtosh festën në oborr teksa nata afrohej dhe ndriçimi ngadalë shtohej. Burrat që vallëzonin dhe kërcenin me gjunjët lart vallen e Kukësit. Rakia që rridhte nga goja dhe zbrazej në fyt, duke ngrohur barkun dhe mendjen.

Ky është syri i mendjes që do të jetë rezistenca. Kjo kërkon ndjeshmëri ndaj së kaluarës, aftësi për të parë qytetin njëkohësisht përmes lentes së së tashmes dhe së dikurshmes, për të hartuar çfarë ka qenë qyteti.

Nën hotelin“ Tirana International” gjendet gjurma e një shtëpie të zhdukur nga komunistët. Fryma e njerëzve të saj është ende aty. Historitë ekzistojnë ende, por duhet të tregohen e ritregohen brez pas brezi.

Mendja harron vetëm kur pushon së kujtuari. Kjo është një formë aktive dhe shpresëplotë nostalgjie. Të vendosësh emocionin, dhe ndonjëherë edhe dhimbjen, në punë. Për të luftuar amnezinë që bllokon trurin dhe për të shqetësuar sigurinë e rreme të së tashmes.

Por kjo kërkon që qytetarët t’i përgjigjen thirrjes gjithnjë e më të fortë të qytetit: “Mos më harro.”

The post “Edhe një herë, mos më harro!” appeared first on Citizens.al.

Rama me shqiptarë të Maqedonisë së Veriut te Çarshia e Vjetër e Shkupit

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në Shkup ditën e sotme u takua me shqiptarë të Maqedonisë së Veriut te Çarshia e Vjetër e Shkupit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka ndarë me ndjekësit e tij momentet e vizitës, ku ishte në shoqërinë e ish-ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Gjithashtu, Kryeministri Rama ishte në krah të ambasadorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Denion Mejdani, si dhe të ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

Kryeministri Rama mori pjesë sot në Takimin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian kushtuar Planit të Rritjes për rajonin, që u zhvillua në Shkup, Maqedoni e Veriut, me një agjendë diskutimesh mbi bashkëpunimin ekonomik, reformat dhe integrimin drejt tregut të përbashkët rajonal.

Kryeministri Edi Rama dhe liderë të tjerë të rajonit u mirëpritën sot nga Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në nisje të punimeve të takimit kryesor me temë “Stabilitet, Unitet, e Ardhme”, ku kryeministri Mickoski dhe Komisionerja për Zgjerimin e BE, Marta Kos iu drejtuan pjesëmarrësve me një fjalë.

Fokusi kryesor i bisedimeve ishte vlerësimi i Planit të Rritjes, propozimet për iniciativa të reja dhe bashkëpunimin ekonomik përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, të konceptuara në dy panele diskutimi.

Paneli i parë: “Plani i Rritjes: Vlerësimi, hapat e ardhshëm dhe komunikimi”, ku u bë vlerësimi i Planit të Rritjes në të gjitha shtyllat e tij, si dhe diskutohet mbi iniciativat e propozuara në Shtyllën 1 (Turizmi, mbrojtja e konsumatorit dhe “Autostrada” e Tregut të Përbashkët) dhe lidhjet me Tregun e Përbashkët Rajonal.

Kryeministri Edi Rama dhe liderë të tjerë do të jenë pjesë e këtij paneli diskutimi.

Ndërsa paneli i dytë: “Thellimi në Shtyllat e Planit të Rritjes” do të bëjë bashkë ministrat për Çështjet e BE-së, përfaqësues të BE-së, organizatave rajonale dhe partnerë zbatues.

/gj.m//r.e//a.f/

The post Rama me shqiptarë të Maqedonisë së Veriut te Çarshia e Vjetër e Shkupit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOTO/ Rama shëtit me shqiptarët tek Çarshia e Vjetër e Shkupit, pritje e madhe nga qytetarët

By: redi
1 July 2025 at 17:26

Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në Shkup, këtë të martë u takua me shqiptarë të Maqedonisë së Veriut te Çarshia e Vjetër e Shkupit. Rama ka postuar foto nga takimet e zhvilluara te Çarshia e Vjetër e Shkupit. Kreu i qeverisë mori pjesë sot në Takimin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian kushtuar Planit të Rritjes për rajonin, që u zhvillua në…

Source

Aksident në Vlorë, makina merr përpara 2 turistë

By: Elva
30 June 2025 at 12:53

Një automjet ka përplasur një çift turistësh të huaj të huaj ditën e sotme në zonën e “Plazhit të vjetër” në Vlorë. Raportohet se turistja ka pësuar kontuzione në kokë. Të dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe aktualisht po spitalit rajonal të Vlorës.

The post Aksident në Vlorë, makina merr përpara 2 turistë appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Vlorë/ Makina përplas çiftin e turistëve të huaj tek “Plazhi i Vjetër”, dërgohen me urgjencë në spital, njëri me dëmtime në kokë

By: V K
30 June 2025 at 13:23

Ditën e sotme, një aksident ka ndodhur në zonën e “Plazhit të vjetër” në Vlorë, ku mbetën  të  plagosur 2 shtetas të huaj.

Një automjet në lëvizje përplasi dy këmbësorë, çift turistësh të huaj. Mësohet se nga përplasja, turistja ka pësuar kontuzione (dëmtime) në kokë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë Rrugore të Vlorës, që kanë nisur hetimet për ngjarjen.

Të dy personat e plagosur, kanë marrë fillimisht ndihmën e parë mjekësore në qendrën shëndetësore verore në zonën e plazhit të vjetër, ndërsa më pas me autoambulancë janë dërguar drejt spitalit rajonal të qytetit, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Policia ka nisur veprimet hetimore për rrethanat dhe shkaqet, si dhe për drejtuesin e mjetit.

The post Aksident në Vlorë/ Makina përplas çiftin e turistëve të huaj tek “Plazhi i Vjetër”, dërgohen me urgjencë në spital, njëri me dëmtime në kokë appeared first on Albeu.com.

Bumerangu më i vjetër në botë nuk kthehej mbrapsht!

By: Kult Plus
28 June 2025 at 22:34

Bumerangu më i vjetër në botë është më i vjetër nga sa mendohej më parë, duke hedhur dritë të re mbi zgjuarsinë e njerëzve në atë kohë, shkruan BBC.

Vegla, e gjetur në një shpellë në Poloni në vitin 1985, tani vlerësohet të jetë 40 000-vjeçare.

Arkeologët thonë se bumerangu është punuar nga një dhëmbë mamuthi me një nivel të mahnitshëm aftësish.

Nga forma e saj, studiuesit arritën në përfundimin se objekti do të kishte fluturuar pasi të hidhej, por nuk do të ishte kthyer te ai që e kishte hedhur.

Me shumë mundësi është përdorur për gjueti, megjithëse mund të ketë pasur vlerë edhe kulturore apo artistike.

Bumerangu i fildishtë i mamuthit u gjet në shpellën e Oblazowas në Poloninë jugore.

Fillimisht mendohej të ishte rreth 30 000-vjeçar.

Por, datimi i ri dhe më i besueshëm me radiokarbon i kockave njerëzore dhe shtazore të gjetura në vend e vendos atë midis 39 000 dhe 42 000-vjeçare.

“Është bumerangu më i vjetër në botë dhe i vetmi i kësaj forme dhe gjatësie i gjetur në Poloni”, theksoi Dr. Sahra Talamo e Universitetit të Bolonjës në Itali.

Ofron “një pasqyrë të jashtëzakonshme” mbi sjelljen njerëzore, tha ajo, veçanërisht se si Homo sapiens, i cili jetoi deri në 42 000 vjet më parë, mundi të krijonte “një objekt kaq të përsosur” me dijeninë se mund të përdorej për të gjuajtur kafshë.

Bumerangu është ruajtur jashtëzakonisht mirë, me shenja prerjeje që sugjerojnë se ishte lëmuar dhe gdhendur për t’u përdorur nga një individ me dorën e djathtë.

Bumerangu në përgjithësi shoqërohet me kulturën aborigjene australiane.

Megjithatë, gjetjet e rralla në të dhënat historike jashtë Australisë sugjerojnë se ato janë përdorur në kontinente të shumta.

Bumerangu më i vjetër i njohur në Australi daton rreth 10 500 vjet më parë dhe ishte bërë prej druri.

”Megjithatë, imazhet më të vjetra të bumerangut në Australi janë piktura shpellash që datojnë 20 000 vjet më parë”, sipas Muzeut Kombëtar të Australisë.

Një bumerang druri 7 000-vjeçar u gjet në Jutland, një gadishull midis Danimarkës dhe Gjermanisë, ndërsa fragmente të një bumerang lisi 2 000-vjeçar  u gjetën në Holandë./ atsh/ KultPlus.com

SOFT NEWS – Bumerangu më i vjetër në botë nuk kthehej mbrapsht!

BOLONJË, 26 qershor /ATSH/ – Bumerangu më i vjetër në botë është më i vjetër nga sa mendohej më parë, duke hedhur dritë të re mbi zgjuarsinë e njerëzve në atë kohë, shkruan BBC.

Vegla, e gjetur në një shpellë në Poloni në vitin 1985, tani vlerësohet të jetë 40 000-vjeçare.

Arkeologët thonë se bumerangu është punuar nga një dhëmbë mamuthi me një nivel të mahnitshëm aftësish.

Nga forma e saj, studiuesit arritën në përfundimin se objekti do të kishte fluturuar pasi të hidhej, por nuk do të ishte kthyer te ai që e kishte hedhur.

Me shumë mundësi është përdorur për gjueti, megjithëse mund të ketë pasur vlerë edhe kulturore apo artistike.

Bumerangu i fildishtë i mamuthit u gjet në shpellën e Oblazowas në Poloninë jugore.

Fillimisht mendohej të ishte rreth 30 000-vjeçar.

Por, datimi i ri dhe më i besueshëm me radiokarbon i kockave njerëzore dhe shtazore të gjetura në vend e vendos atë midis 39 000 dhe 42 000-vjeçare.

“Është bumerangu më i vjetër në botë dhe i vetmi i kësaj forme dhe gjatësie i gjetur në Poloni”, theksoi Dr. Sahra Talamo e Universitetit të Bolonjës në Itali.

Ofron “një pasqyrë të jashtëzakonshme” mbi sjelljen njerëzore, tha ajo, veçanërisht se si Homo sapiens, i cili jetoi deri në 42 000 vjet më parë, mundi të krijonte “një objekt kaq të përsosur” me dijeninë se mund të përdorej për të gjuajtur kafshë.

Bumerangu është ruajtur jashtëzakonisht mirë, me shenja prerjeje që sugjerojnë se ishte lëmuar dhe gdhendur për t’u përdorur nga një individ me dorën e djathtë.

Bumerangu në përgjithësi shoqërohet me kulturën aborigjene australiane.

Megjithatë, gjetjet e rralla në të dhënat historike jashtë Australisë sugjerojnë se ato janë përdorur në kontinente të shumta.

Bumerangu më i vjetër i njohur në Australi daton rreth 10 500 vjet më parë dhe ishte bërë prej druri.

”Megjithatë, imazhet më të vjetra të bumerangut në Australi janë piktura shpellash që datojnë 20 000 vjet më parë”, sipas Muzeut Kombëtar të Australisë.

Një bumerang druri 7 000-vjeçar u gjet në Jutland, një gadishull midis Danimarkës dhe Gjermanisë, ndërsa fragmente të një bumerang lisi 2 000-vjeçar  u gjetën në Holandë./  /os/

 

The post SOFT NEWS – Bumerangu më i vjetër në botë nuk kthehej mbrapsht! appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zëri i nostalgjisë: Armend Rexhepagiqi publikon albumin e ri “Dashni e vjetër” (VIDEO)

By: Kult Plus
4 June 2025 at 18:03

Artisti i njohur kosovar, Armend Rexhepagiqi, është rikthyer fuqishëm në skenën muzikore vendore me albumin e tij më të ri, “Dashni e vjetër”. Ky rikthim është pritur me shumë emocion nga publiku, pasi Rexhepagiqi është një nga emrat më të dashur dhe më të respektuar të muzikës shqiptare. Albumi i ri sjell një ndjesi nostalgjie, por njëkohësisht pasqyron maturimin artistik të këngëtarit, i cili prej dekadash ka qenë një zë i rëndësishëm në skenën muzikore.

Armend Rexhepagiqi njihet për zërin e tij karakteristik dhe për mënyrën autentike me të cilën arrin të përcjellë emocione të forta. Ai është i njohur jo vetëm si interpretues, por edhe si autor i shumë këngëve që janë bërë hite dhe që kanë lënë gjurmë në memorien kolektive të dëgjuesve shqiptarë. Muzika e tij është përplot ndjenjë, tekstet shpeshherë të thella dhe meloditë të paharrueshme, çka e bën Rexhepagiqin një artist të kompletuar.

Albumi “Dashni e vjetër” vjen pas një periudhe të gjatë mungese në skenën vendore, duke e bërë këtë projekt edhe më të veçantë. Titulli i albumit sugjeron rikthimin te ndjenjat e dikurshme, dashuritë që nuk harrohen, dhe meloditë që kanë shoqëruar breza të tërë. Ky projekt i ri pritet të jetë një përzierje mes tingujve klasikë që kanë karakterizuar stilin e tij dhe elementeve moderne që e bëjnë të afërt edhe për publikun e ri.

Në repertorin e tij të pasur përfshihen këngë të paharrueshme si “Qaforja”, “Ajo”, “Në radio”, “Kaçurrele”, “Shko”, “Te furra e Qerimit”, dhe shumë të tjera që kanë mbetur si pjesë e rëndësishme e historisë muzikore shqiptare.

Me rikthimin e tij dhe albumin “Dashni e vjetër”, Armend Rexhepagiqi jo vetëm që rigjen lidhjen me publikun e tij besnik, por njëkohësisht prezanton veten si një artist që di të ecë me kohën, duke ruajtur thelbin e tij artistik./ KultPlus.com

José Mujica, ‘ish-presidenti më i varfër’ në botë/ Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare

14 May 2025 at 14:54

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, ish-presidenti uruguaian, José Mujica. Nga viti 2010 deri në vitin 2015 njihej si “presidenti më i varfër” në botë për shkak të stilit të tij modest të jetesës. Presidenti aktual Yamandú Orsi njoftoi vdekjen e paraardhësit të tij në X, duke shkruar: “faleminderit për gjithçka që na dhatë dhe për dashurinë tuaj të thellë për popullin tuaj”.

Mujica u bë një figurë politike e njohur në Amerikën Latine dhe më gjerë. Popullariteti i tij global është i pazakontë për një president të Uruguait, një vend me vetëm 3.4 milionë banorë ku trashëgimia e tij ka gjeneruar gjithashtu disa polemika. Popullariteti i tij global është i pazakontë për një president të Uruguait, një vend me vetëm 3.4 milionë banorë ku trashëgimia e tij ka gjeneruar gjithashtu disa polemika.

Shkaku i vdekjes së politikanit nuk dihet, por ai vuante nga kanceri në ezofag. Për shkak të mënyrës së thjeshtë të jetesës së tij si president, kritikave të tij ndaj konsumizmit dhe reformave sociale që promovoi të cilat, ndër të tjera, bënë që Uruguai të bëhej vendi i parë që legalizoi përdorimin rekreativ të marijuanës. Në fakt, edhe pse shumë njerëz kishin tendencën ta shihnin Mujicën si dikë jashtë klasës politike, nuk ishte kështu. Ai tha se pasioni i tij për politikën, si dhe për librat dhe punën me tokën, ia kishte transmetuar nëna e tij, e cila e rriti në një shtëpi të klasës së mesme në Montevideo, kryeqytetin.

Si i ri, Mujica ishte anëtar i Partisë Kombëtare, një nga forcat politike tradicionale të Uruguait, e cila më vonë u bë opozita e qendrës së djathtë ndaj qeverisë së tij. Në vitet 1960, ai ndihmoi në krijimin e Lëvizjes Kombëtare Çlirimtare Tupamaros (MLN-T), një grup guerilas urban i majtë që kryente sulme, rrëmbime dhe ekzekutime, megjithëse ai gjithmonë pohonte se nuk kishte kryer asnjë vrasje.

I ndikuar nga revolucioni kubanez dhe socializmi ndërkombëtar, MLN-T nisi një fushatë rezistence klandestine kundër qeverisë uruguaiane, e cila në atë kohë ishte kushtetuese dhe demokratike, megjithëse e majta e akuzoi atë si gjithnjë e më autoritare.

The post José Mujica, ‘ish-presidenti më i varfër’ në botë/ Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare appeared first on Sot News | Lajme.

“I takon edhe posti i nënkryetarit”/ Analisti Çupi: Berisha, deputeti më i vjetër duhet të…

12 May 2025 at 21:52

“Deputeti më i vjetër i takon që të çelë seancën parlamentare”, kështu u shpreh analisti Çupi për kreun e PD-së Sali Berisha.

“Ose njërën pozitë ose tjetrën do ta mbajë Saliu. I takon edhe të hapë Kuvendin edhe të jetë nënkryetar Kuvendi. Unë besoj se do të jetë nënkryetar i Kuvendit, për të krijuar imunitet, për të krijuar zhurmë nëpër botë që nënkryetar i Kuvendit do të çohet në burg”, tha Çupi.

The post “I takon edhe posti i nënkryetarit”/ Analisti Çupi: Berisha, deputeti më i vjetër duhet të… appeared first on Sot News | Lajme.

“Kazerma e vjetër” në Prizren po restaurohet

By: Kult Plus
20 March 2025 at 22:50

“Kazerma e vjetër” në Prizren është duke u restauruar, dhe ky projekt kap vlerën e 500 mijë eurove.

Në një postim në Facebook, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka deklaruar se ky objekt do të rikthehet tek komunitetit.

“Pas restaurimit, një nga funksionet e kësaj ndërtese do të jetë akomodimi i institucionit të Arkivit ndër-komunal të Prizrenit”, ka thënë Çeku.

Ai shtoi se sot i vizituan punimet bashkë me Kurtin. /KultPlus.com

Vdes në moshën 105-vjeçare piloti i fundit i mbijetuar i Betejës së Britanisë

By: Besnik
18 March 2025 at 08:08

Piloti i fundit i mbijetuar i Betejës Britanike, John “Paddy” Hemingway, ka vdekur në moshën 105-vjeçare.

Z. Hemingway, i cili ishte me origjinë nga Dublini, iu bashkua Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) si adoleshent para Luftës së Dytë Botërore.

Në moshën 21-vjeçare, ai ishte pilot luftarak në Betejën e Britanisë, një periudhë tre mujore kur personeli i forcave ajrore mbronte qiellin kundër një sulmi në shkallë të gjerë nga forcat ajrore gjermane, Luftwaffe.

Kryeministri Sir Keir Starmer i bëri homazhe zotit Hemingway, duke thënë se guximi i tij dhe i të gjithë pilotëve të RAF “ka ndihmuar në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore dhe sigurimin e lirisë sonë”.

The post Vdes në moshën 105-vjeçare piloti i fundit i mbijetuar i Betejës së Britanisë appeared first on Euronews Albania.

Prishtina mirëpret Ramazanin me drita dekorative në pjesën e vjetër të qytetit

2 March 2025 at 19:59

Ashtu siç tashmë është bërë traditë, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, sonte janë ndezur dritat dekorative në pjesën e vjetër të Prishtinës, duke sjellë një atmosferë festive në kryeqytet.

Në ceremoninë e ndezjes së dritave morën pjesë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, me bashkëpunëtorë, si dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Myftiu Tërnava tha se tashmë është bërë traditë që në fillim të Ramazanit një pjesë e Prishtinës të dekorohet për të shprehur madhështinë e këtij muaji.

Ai falënderoi kryetarin Rama dhe familjen Hertica për kontributin e tyre në këtë nismë.

Gjithashtu, ai uroi të gjithë besimtarët myslimanë për ardhjen e muajit të shenjtë, duke lutur Zotin që t’ua pranojë ibadetet dhe adhurimet.

Nga ana tjetër, kryetari Rama deklaroi se komuna po punon që ditëve në vijim të ndezë drita edhe në pjesë të tjera të Prishtinës për ta bërë këtë muaj edhe më madhështor.

Ai gjithashtu uroi besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit, duke iu dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar.

The post Prishtina mirëpret Ramazanin me drita dekorative në pjesën e vjetër të qytetit appeared first on Telegrafi.

EMRI/ Tritoli ndaj lokalit “Brazili i vjetër” në Fushë Krujë, shpallet në kërkim autori

7 February 2025 at 12:40

Policia e Krujes ka zbardhur ngjarjen e regjistruar në orët e para të mëngjesit të 31 Janarit në Fushë Krujë, ku iu vendos tritol lokalit “Brazili i vjetër” në pronësi të Bledar Talit. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autori i vendosjes së tritolit është 41-vjeçari Mondi Topalli nga fshati Tapizë, i cili është […]

The post EMRI/ Tritoli ndaj lokalit “Brazili i vjetër” në Fushë Krujë, shpallet në kërkim autori appeared first on BoldNews.al.

Koliqi, Asdreni, Fishta dhe Lasgushi në një fotografi të rrallë

By: Kult Plus
26 January 2025 at 22:53

Kjo është fotografia e rrallë në të cilën shihen disa nga emrat e mëdhenj të letërsisë shqipe në një fotografi të përbashkët, shkruan KultPlus.

Marie Lasgush Pogradeci, pati publikuar një fotografi të realizuar në shkurt të vitit 1938 gjatë festimeve në Shkodër, në Kinemanë Rozafa.

Në këtë fotografi mund të shihni të ulur Ernest Koliqin, tutje Asdrenin, Fishtën dhe Lasgushin. / KultPlus.com

Manifestimi për inaugurimin e presidentit të SHBA-së, organizohet edhe nga nxënësit në Ferizaj

20 January 2025 at 13:20

Donald Trumpi do të betohet gjatë ditës, si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por në Komunën e Ferizajt, pikërisht në shkollën e fshatit të Vjetër, si katër vjet më parë është organizuar një ceremoni e nxënësve të shkollës “Muharrem Shemsedini”.

Faton Haxhisalihu, përfaqësues i fshatit, ka thënë për Telegrafin se fshati i tyre tashmë e ka traditë që çdo katër vjet organizon aktivitete të tilla sa herë që SHBA-ja zgjedh presidentin e ri.

Ai ka thënë se Kosova dhe Ferizaj është gjithmonë mirënjohës për SHBA-në, për mbështetjen që ua ka bërë qytetarëve gjatë kohës së luftës.

“I kemi vendosur 47 flamuj amerikan për nder të inaugurimit të presidentit të 47 të SHBA-së. Si qytetar të fshatit e kemi bërë tashmë traditë dhe do ta festojmë gjithmonë. Është një shqetësim se sivjet nuk kanë qenë të pranishëm pjestarët e KFOR-it amerikan edhe pse ne si këshill i fshatit ua kemi dërguar ftesën. Katër vjet më parë edhe pse ishte kohë pandemie, KFOR-i amerikan patën marrë pjesë në ceremoninë tonë”, ka thënë Haxhisalihu.

Kujtojmë, se Ceremonia zyrtare e inaugurimit të Trumpit do të zhvillohet pasdite brenda Kapitolit të SHBA-së, por kësaj here betimi i Trumpit do të bëhet në ambiente të mbyllura për herë të parë pas 40 vitesh për shkak të të ftohtit ekstrem.

Në këtë ceremoni të betimit janë ftuar udhëheqës të huaj, përfshirë edhe disa figura nga Kosova si: Ramush Raradinaj, Behgjet Pacolli, dhe Përparim Rama.

 

Po ashtu kujtojmë se gjatë fushatës së tij, Trumpi pati premtuar se do t’i japë fund luftës së Rusisë në Ukrain, megjithatë këshilltarët e tij kanë pranuar se çdo marrëveshje paqeje do të marrë së paku muaj.

The post Manifestimi për inaugurimin e presidentit të SHBA-së, organizohet edhe nga nxënësit në Ferizaj appeared first on Telegrafi.

Cila është gjuha më e vjetër në botë?

By: gaze tare
12 January 2025 at 21:42

Globi gumëzhon me mijëra gjuhë. Por kur njerëzit krijuan për herë të parë një sistem të strukturuar për të komunikuar, një sistem që ishte i dallueshëm për një zonë të caktuar?

Shkencëtarët janë të vetëdijshëm për më shumë se 7100 gjuhë që përdoren sot. Gati 40 për qind e tyre konsiderohen të rrezikuar, që do të thotë se kanë një numër në rënie të folësve dhe rrezikojnë të “vdesin”. Disa gjuhë fliten nga më pak se 1000 njerëz, ndërsa më shumë se gjysma e popullsisë së botës përdor një nga vetëm 23 gjuhët.

Këto gjuhë dhe ato të vdekura që nuk fliten më, thurin së bashku mijëvjeçarë ndërveprimesh njerëzore. Kjo do të thotë se detyra e përcaktimit të gjuhës më të vjetër në botë është më shumë se një kuriozitet gjuhësor. Për shembull, për të deshifruar mbishkrimet e pllakave prej balte ose për të gjurmuar evolucionin e gjuhëve të gjalla, gjuhëtarët duhet të përballen me pyetje që shkojnë përtej gjuhës. Duke bërë këtë, hulumtimi i tyre zbulon disa nga sekretet e qytetërimeve të lashta dhe madje ndez debate që ndërthurin shkencën dhe kulturën.

“Gjuhët e lashta, ashtu si gjuhët bashkëkohore, janë vendimtare për të kuptuar të kaluarën. Ne mund të gjurmojmë historinë e migrimeve dhe kontakteve njerëzore përmes gjuhëve. Dhe në disa raste, informacioni i gjuhës është burimi ynë i vetëm i besueshëm i informacionit për të kaluarën,” thotë Claire Bowern, një profesoreshë e gjuhësisë në Universitetin Yale. “Fjalët që mund t’i gjurmojmë në kohë na japin një pamje të kulturës së shoqërive të kaluara.”

Gjuha vjen në forma të ndryshme – duke përfshirë të folurit, gjestet dhe shkrimin – të cilat jo të gjitha lënë pas prova përfundimtare. Dhe ekspertët përdorin qasje të ndryshme për të përcaktuar moshën e një gjuhe.

Gjurmimi i gjuhës më të vjetër është “një detyrë mashtruese e ndërlikuar”, thotë Danny Hieber, një gjuhëtar që studion gjuhët e rrezikuara. Një mënyrë për të identifikuar origjinën e një gjuhe është të gjesh pikën në të cilën një gjuhë e vetme me dialekte të ndryshme u bë dy gjuhë krejtësisht të ndryshme, në mënyrë që njerëzit që flisnin ato dialekte nuk mund ta kuptonin më njëri-tjetrin. “Për shembull, sa larg historisë do t’ju duhej të shkonit që anglishtfolësit të kuptojnë gjermanisht folësit?” thotë ai. Kjo pikë në kohë do të shënonte origjinën e anglishtes dhe gjermanishtes si gjuhë të dallueshme, duke u degëzuar nga një gjuhë e përbashkët proto-gjermanike.

Gjuha më e vjetër në botë nuk është e lehtë të përcaktohet, pasi ka shumë teori dhe të dhëna të ndryshme që lidhen me këtë temë. Megjithatë, disa gjuhë që shpesh përmenden si ndër më të vjetrat janë:

1.Gjuha Sumeriane: Gjuha e përdorur nga civilizata sumere në Mesopotami (rreth vitit 3100 p.k.) është një nga gjuhët më të vjetra të njohura për shkencën. Ajo nuk është e lidhur me asnjë grup gjuhësor tjetër dhe konsiderohet si një gjuhë izolate.

2.Gjuha Egjiptiane e Vjetër: Gjuha e përdorur në Egjiptin e lashtë, që ka lënë pas shkrime të vjetra (si hieroglifët), është një tjetër gjuhë shumë e vjetër. Ajo ka evoluar gjatë shekujve dhe është pasuar nga dialekte të tjera egjiptiane.

3.Gjuha Sanskrite: Gjuha sanskrite është një nga gjuhët më të lashta indo-evropiane dhe ka një trashëgimi të pasur letrare dhe filozofike, duke filluar rreth 1500-1200 p.k.

4.Gjuha Hebraike e Vjetër: Gjuha hebraike është një nga gjuhët semite më të vjetra dhe ka një histori të gjatë, që daton që nga periudha biblike.

The post Cila është gjuha më e vjetër në botë? appeared first on iconstyle.al.

“Zonja e re”, Juventusi në top 10 ekipet me moshën më të ulët mesatare

10 January 2025 at 12:30
Pseudonimin e ka “Zonja e Vjetër”, por ky është një term që për Juventusin e Tiago Motës mund edhe mos përdoret. Më shumë se sa i vjetër, ky Juventus është i ri. Ardhja e Tiago Motës sigurisht që ka sjellë shumë ndryshime në krahasim me trajnerët e mëparshëm. Projekti i ri i Juventusit ka përfshirë

Dhjetëra shpendë të ngordhur në Vlorë, Shërbimi Veterinar: Mblodhëm mostra për analizat

5 January 2025 at 13:30

Shpendë të ngordhur janë konstatuar në zonën e Plazhit të Vjetër në qytetin e Vlorës, duke ngritur shqetësime për një shpërthim të mundshëm të gripit të shpendëve.

Tre grupe specialistësh veterinerë janë vënë menjëherë në terren në zonat e Plazhit të Vjetër, grykëderdhjen e Vjosës dhe ne Lagunën e Nartës për të marrë mostra nga shpendët e ngordhur, me qëllim përcaktimin e shkakut të ngordhjeve.

Sipas autoriteteve veterinare, dyshohet për praninë e gripit të shpendëve, një sëmundje shumë infektive që mund të prekë shpendët e egër dhe ata shtëpiakë. Mostrat janë dërguar në laboratorin e Tiranës Rezultatet pritet të mbërrijnë brenda tri ditëve.

Gripi i shpendëve është një sëmundje virale që transmetohet shpejt mes shpendëve dhe mund të shkaktojë dëme të mëdha për faunën dhe bujqësinë lokale.

The post Dhjetëra shpendë të ngordhur në Vlorë, Shërbimi Veterinar: Mblodhëm mostra për analizat appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌