Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 3 June 2026Abc News

Dosja Veliaj, SPAK jep pretencën për të pandehurit me gjykim të shkurtuar

By: xhir jeta
3 June 2026 at 14:40

SPAK ka lexuar këtë të mërkurë në GJKKO, pretencën për grupin e dosjes Veliaj. Bëhet fjalë për 11 të pandehurit që kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

SPAK kërkon dënimin e të pandehurve:
Elman Abule- 7 vite burg, 4.8 vite burg
Shoqëria “Ramental shpk”- gjobë 18 milionë lekë , 12 milionë lekë gjykim i shkurtuar
Ina Goxhaj- 7 vit burg, 4.8 vite me gjykim të shkurtuar. Pezullimin e dënimit me sherbum prove për 5 vite.
Fatmir Bektashi- 1 vit burg, 8 muaj burg gjykim i shkurtuar. Pezullim i dënimit në shërbim publik.
Adela Kondakçiu- 7 vite burg, 4.8 burg me gjykim të shkurtuar. Pezullim i dënimit
Klotilda Bushka- 600 mijë lekë gjobë, 400 mijë lekë gjykim i shkuruar
Flutura Xhani: 60 mijë lekë, 40 mijë lekë
Fatjon Baçi- 5 vite burg, 3.4 vite burg . Pezullohet denimi, konvertohet sherbim prove 4 vite
Frosina Bollo – 1 vit, zbret ne 8 muaj, pezullohet, sherbim prove 1.6 vite
Kontakt shpk gjobe 800 mij lek, ulet 1/3
OJF Frobolus gjobe 500 mij lek, ulet 1/3
Adela Kondakciu përjashtohet nga denimi për shkak të statusit bashkëpunëtore e drejtësisë.

Seanca e radhës u caktua më 15 qershor ora 13.30 ku do të bëhet mbrojtja dhe më pas do shpallet vendimi nga GJKKO.

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë!

By: xhir jeta
3 June 2026 at 13:01

Rama: Dihet botërisht se për këtë jemi të respektuar edhe brenda NATO kemi një nga mbrojtjet më të forta kundër terrorit kibernetik, kemi një pasqyrë të plotë se nga vijnë e ku shkojnë është një territory i luftës hibride që zhvillohet, dhe që ka ardhur edhe në vendin tonë.

Janë të panumërta raportet që kanë nxjerrë studime se si forcat kundër BE, organizojnë dhe nxisin dhe orkestrojnë situata të kësaj natyre duke përdorur cështje të ambjentit. Bashkohen vëllezërit e Agimit të Artë që orkestrohen nga ustallarë si ata të Agimit të Artë në emër të Shqipërisë dhe shqiptarëve me qasje atdhdashurie ndaj natyrës që ndihen të lënduar

Është një luftë hibride që nuk ka dyshim se do të mbarojë dhe Shqipëria do marrë të ardhurat që i takon për të rritur ekonominë

Injoranca nuk është argument, dhe për shkak se i druhem injorancës time, lexoj shumë se mbaj përgjegjësi për ato që them. Dhe duhet të përballem edhe me ata që thonë c na duhen resorted luksoze. Resortet luksoze sjellin të ardhurat më të larta në ekonomi nga turizmi. Dhe prodhon të ardhura edhe për atë që nuk mund të shkojë dot në restortin luksoz. Mali I Zi nuk prodhon raketa, nuk prodhon makina, nuk ka ndonjë sektor aq të suksesshëm, cfarë prodhon? Turizmi është motorri më I madh ekonomik në Mal të Zi. Resortet luksoze janë përgjigjja për pagat dhe pensionet më të larta në Mal të Zi. Nuk kam asnjë dilemë të mendoj se me vetëdijen time Shqipërisë i duhet hequr qafe ky projekt.

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

By: xhir jeta
3 June 2026 at 12:50

Kryeministri Edi Rama foli sërish sot për mediat lidhur me zhvillimet në Zvërnec. Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Rama e konsideroi pozitive, nisjen e hetimeve nga SPAK për origjinën e pronës, që sipas tij do i jap fund spekulimeve dhe pretendimeve.

“Kam dalë për një arsye tjetër që nuk ka të bëjë me mbledhjen e qeverisë por me një zhvillim pozitiv lidhur me procesin e verifikimit të transaksionit për blerjen e tokës në Zvërnec. Me sqarimin e plotë dhe përfundimtar të origjinës së fondeve të kaluara përmes bankës dhe clirimin përfundimtar të investitorëve që tanimë janë edhe pronar.

SPAK ka vendosur të mbajë të ngrira fondet pa I lënë të kalojnë të shitësi, për të cilin ka një proces hetimor, kjo në këndvështrimin tim është pozititive për këdo që pretendon pronë në atë territor. Cështja e origjinës së pronës do mbulohet nga një hetim I pavarur përmes SPAK. Rezultati do jetë I padiskutueshëm nga pikëpamja ligjore nga pikëpamja e prentedimeve do I japë fund cdo spekulimi.

Nëse shitësi ka origjinë legjitime të pronës do marrë paratë në të kundërt do i mbeten Republikës së Shqipërisë dhe do përdoren për cilind që do pretendojë se pretendimin për pronën e ka të bazuar.” tha Rama.

“Fitoren e mora me gjak…” Boksieri shqiptar Ermal Hadribeaj një hap larg historisë

By: xhir jeta
3 June 2026 at 12:33

Boksieri shqiptar Ermal Hadribej ka hedhur një tjetër hap gjigant drejt historisë, pas fitores së madhe ndaj Bakady Samake në një duel spektakolar të zhvilluar në Oberhausen të Gjermanisë.
Pas 12 raundesh të forta, të mbushura me shkëmbime të ashpra goditjesh, Hadribej triumfoi me vendim unanim të gjyqtarëve, duke marrë jo vetëm fitoren më të rëndësishme të karrierës, por edhe vendin e kundërshtarit të tij në renditjen prestigjioze të revistës së njohur të boksit “The Ring”.

Edhe pse e mbylli ndeshjen me plagë të shumta në fytyrë dhe trup, boksieri shqiptar nuk u dorëzua për asnjë moment. “Falë përgatitjes sime vendosa të vazhdoja luftën pavarësisht plagëve dhe lodhjes fizike. Për këtë duel jam stërvitur në vapën e Miamit dhe në fund përvoja bëri diferencën”, shprehet kampioni. Sot, Hadribej është sfidanti i detyrueshëm për titullin botëror të WBC-së në peshën super të mesme të lehtë (Junior Middleweight), duke u bërë shqiptari më pranë se kurrë realizimit të ëndrrës për t’u shpallur kampioni i parë botëror shqiptar në boks.
Për boksierin shqiptar, sekreti i suksesit nuk është vetëm forca fizike, por edhe përvoja e fituar ndër vite.

“Pervoja është një diplomë në këtë sport. Ajo të ndihmon të lexosh kundërshtarin, të kontrollosh ritmin dhe të ruash qetësinë në momentet më të vështira. Disa boksierë të rinj mendojnë shumë herët për lavdinë e fitores, ndërsa përvoja të mban me këmbë në tokë.” Pas triumfit ndaj Samake, vëmendja tashmë është përqendruar te objektivi i madh: kampioni aktual i botës, Sebastian Fundora.

“Fundora është një kundërshtar i shkëlqyer dhe një sfidë e madhe për çdo boksier. Mezi pres të përballem me të për titullin botëror.” A do të jetë Ermal Hadribej shqiptari i parë që ngjit flamurin kuqezi në majën e boksit botëror? Përgjigjja mund të vijë shumë shpejt.

“Më mbuluan me shami 12-vjeçe, por vajzat e mia do të… ” Rrëfimi i nënës shqiptare që u bë virale në Turqi

By: xhir jeta
3 June 2026 at 12:32

Nga një vajzë e rritur në një familje tradicionale shqiptare në Shkup, në një sipërmarrëse të suksesshme dhe influencere që numëron mijëra ndjekës në Turqi. Ky është rrugëtimi i Hajrie Mehmetit Kyc, nënës së tre fëmijëve që ka fituar zemrat e publikut me videot e saj plot humor, pozitivitet dhe mesazhe familjare. “E mbaj shaminë me krenari dhe respekt, por shpesh kam pyetur veten nëse do ta zgjidhja vetë po të kisha mundësinë”, rrëfen Hajria, e cila tregon se është mbuluar me shami në moshën 12-vjeçare si pjesë e traditës familjare.

Sot, pas më shumë se 15 vitesh në Turqi, ajo ka ndërtuar një familje të lumtur, një biznes të suksesshëm online dhe një komunitet të madh në rrjetet sociale. Megjithatë, një gjë e thotë me bindje: “Fëmijët e mi nuk do t’i mbuloj kurrë. Dua që ata të jenë të lirë të bëjnë zgjedhjet e tyre”

Hajria kujton me nostalgji fëmijërinë në Shkup, ku u rrit me vlerat e respektit, dashurisë për familjen dhe traditës shqiptare. Në vitin 2011 u largua drejt Turqisë me bursë studimi në degën Ekonomi, pa e ditur se atje do të gjente jo vetëm profesionin, por edhe dashurinë e jetës së saj.

“Gjatë studimeve njoha bashkëshortin tim. Na bashkuan vlerat e përbashkëta dhe respekti për familjen. Sot kemi tre fëmijë dhe një jetë të ndërtuar me shumë punë e sakrifica.”
Paralelisht me jetën familjare, Hajria zhvilloi biznesin e saj online, duke qenë ndër pionieret e tregtisë digjitale në një kohë kur shumë pak njerëz besonin tek ajo. Më pas erdhi edhe suksesi në rrjetet sociale.

“Fillova të bëj video humoristike vetëm para një viti dhe reagimi ishte i jashtëzakonshëm. Njerëzit kanë nevojë të qeshin, të argëtohen dhe të shohin histori reale.”
Në videot e saj shpesh shfaqen edhe tre fëmijët, duke krijuar një atmosferë familjare që publiku e ka përqafuar menjëherë.

Pavarësisht paragjykimeve që ka hasur herë pas here për shkak të shamive, ajo thotë se nuk ka lejuar kurrë që gjykimet e të tjerëve t’i ndryshojnë rrugën. “E rëndësishme është kush je si njeri dhe çfarë vlerash përfaqëson. Fëmijëve të mi u mësoj respektin, ndershmërinë dhe dashurinë për familjen. Dua të jenë njerëz të mirë para se të jenë të suksesshëm.” Një histori frymëzuese e një gruaje shqiptare që balancoi traditën, familjen, biznesin dhe suksesin në botën digjitale, duke u kthyer në një fenomen viral në Turqi.

Samiti i NATO në Ankara/ Pritet të marrë pjesë dhe Donald Trump, mes përplasjeve me Aleancën

By: xhir jeta
3 June 2026 at 12:25

Turqia pret që Presidenti Donald Trump të marrë pjesë në një samit të NATO në Ankara muajin e ardhshëm, ku anëtarët e aleancës pritet të përballen me presion të ri për të rritur shpenzimet e mbrojtjes.

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha për Bloomberg TV se në telefonatat e fundit me presidentin Rexhep Erdogan, Trump kishte dhënë sinjale se planifikon të marrë pjesë në takimin e 7-8 korrikut.

Fidan tha se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj NATO, duke shtuar se nuk ka shenja se Uashingtoni synon të ndërmarrë veprime për t’u tërhequr nga aleanca.

Ai shtoi se aleatët europianë kanë filluar tashmë të rrisin buxhetet e mbrojtjes në përgjigje të presionit amerikan dhe se udhëheqësit do të shqyrtojnë progresin në samit.

Pjesëmarrja e Trump në samit do të ishte një urë paqeje në marrëdhënien e tensionuar të Uashingtonit me aleancën në muajt e fundit, për shkak të luftës në Iran.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë e ka akuzuar aleancën se nuk u gjend krah shteteve të Bashkuara në këtë konflikt, në të cilin NATO zgjodhi të mos bëhet palë.

Trump dhe zyrtarët e tij më të lartë shkuan aq larg sa të konsideronin një tërheqje nga aleanca, por javët e fundit retorika ka qenë më e qetë.

Shtetet anëtare të aleancës veriatlantike janë zotuar tashmë të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të prodhimit të brendshëm bruto, me kërkesë të presidentit amerikan./abcnews.al

Before yesterdayAbc News

Hetimet për 21 janarin/ SPAK dërgon në SHBA kasetën me zërin e Ndrea Prendit

By: xhir jeta
2 June 2026 at 12:25

Kaseta e 21 janarit dërgohet në SHBA.

Në kuadër të hetimeve për dosjen “21 janari” , Prokuroria e Posaçme ka vendosur të dërgojë për ekspertizë të gjithë materialin e komunikimit në radio në kanalin e Gardës së Republikës më 21 janar 2011 ku katër protestues u vranë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Burime pranë SPAK bëjnë me dije se dërgimi i audio-komunikimeve të zinxhirit komandues të Gardës, është dërguar përmes një letër porosie në një laborator të specializuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, falë ndihmës së ofruar nga autoritetet gjyqësore amerikane.

Fillimisht kërkohet verifikimi i autenticitetit të materialit dhe më pas do të kalohet në krahasimin e zërave që janë pjesë e komunikimit.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shkuar kaseta origjinale e dorëzuar nga familjarët e te ndjerit Aleks Nika, një prej viktimave të plumbave në 21 janar.

Prokuroria e Posaçme është në pritje të ardhjes së përgjigjes nga SHBA për të vijuar me veprimet e tjera hetimore.

Garoi fshehtas nga familja dhe u shpall kampion, historia e Rikseld Saliçes mes peshave dhe pasionit

By: xhir jeta
1 June 2026 at 16:16

Kur shumica e të rinjve zgjedhin një sport, Rikseld Saliçe ka vendosur t’i sfidojë kufijtë në disa drejtime njëherësh. Fizioterapist, instruktor noti, sportist i bodybuilding dhe tashmë kampion në powerlifting, ai po ndërton një histori suksesi që bazohet te disiplina, puna dhe këmbëngulja.

Së fundmi, Rikseldi mori pjesë për herë të parë në një kampionat lokal të powerlifting-ut, ku arriti të triumfojë në të tre disiplinat kryesore: squat, deadlift dhe bench press. Me 150 kilogramë në squat, 195 kilogramë në deadlift dhe 135 kilogramë në bench press, ai siguroi vendin e parë për grupmoshën e tij, duke u shpallur kampion në debutimin e tij.

Por ajo që e bën edhe më të veçantë këtë histori është fakti se ai garoi pa dijeninë e familjes. Të afërmit e tij kishin frikë se sporti i forcës mund t’i shkaktonte dëmtime, ndaj Rikseldi vendosi ta mbante pjesëmarrjen sekret deri në fund të garës. Vetëm pasi u shpall fitues, ai ndau lajmin me familjen, duke i kthyer shqetësimet e tyre në krenari.

Megjithatë, suksesi në powerlifting nuk është arritja e vetme e tij. Në vitin 2025 ai provoi veten edhe në bodybuilding, duke marrë pjesë për herë të parë në kategorinë Men Physique. Në atë garë ai arriti të renditej në vendin e tretë, një rezultat që e konsideron ndër momentet më të rëndësishme të karrierës së tij sportive.

Mes peshave të rënda, stërvitjeve intensive dhe garave, Rikseldi vazhdon të investojë edhe në profesionin e tij si fizioterapist. Ai beson se njohuritë që merr në këtë fushë e ndihmojnë të kuptojë më mirë trupin e njeriut dhe të përmirësojë performancën sportive.

Përveç kësaj, ai është edhe instruktor noti, duke dëshmuar se pasioni për sportin nuk kufizohet vetëm në palestrën e forcës. Për Rikseldit, sporti është mënyrë jetese dhe një mundësi për të sfiduar veten çdo ditë./abcnews.al

Miqësore ndaj Izraelit e Luksemburgut/ Ardian Ismajli largohet nga grumbullimi i Kombëtares

By: xhir jeta
1 June 2026 at 16:07

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve miqësore ndaj Izraelit dhe Luksemburgut.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësi Ardian Ismajli është larguar nga grumbullimi pas vlerësimit të gjendjes së tij fizike nga stafi mjekësor i Kombëtares.

Ismajli iu bashkua fillimisht ekipit kombëtar, por duke qenë se vinte pas një problemi muskulor që e kishte mbajtur larg fushave për disa javë dhe ishte rikthyer në lojë vetëm në ndeshjen e fundit të sezonit, ai u paraqit në kushte fizike jo optimale dhe nuk ishte plotësisht i gatshëm për dy ndeshjet miqësore të planifikuara.

Pas konsultimeve ndërmjet stafit teknik dhe lojtarit, si edhe një takimi me trajnerin Rolando Maran, u vendos që Ismajli të rikthehej pranë klubit të tij për të vijuar programin e rikuperimit dhe për t’u kthyer sa më shpejt në formën e tij më të mirë.

Meta, liri për varrimin e babait/ SPAK miraton lejen, do shoqërohet nga policia në Skrapar

By: xhir jeta
1 June 2026 at 14:31

Ilir Meta do të lerë për disa orë qelinë e burgut pas më shumë se një viti e gjysmë qe pas arrestimit.

SPAK i ka miratuar kërkesën për të marrë pjesë në përcjelljen e të atit që është ndarë nga jeta.

Ilir Meta do të shoqërohet me forca të policisë së burgjeve deri në fshatin Çepan të Skraparit, ku do kryehet dhe ceremionia e varrimit të babait të tij 83 vjeçar

 

One Albania përgatit brezin e ri në IT, telekomunikacion dhe siguri kibernetike

By: xhir jeta
1 June 2026 at 13:59

70 studentë nga universitete të ndryshme përfituan trajnim praktik dhe eksperiencë

Zhvillimet e vrullshme në teknologjinë e informacionit, inteligjencën artificiale dhe sigurinë kibernetike po ndryshojnë me shpejtësi mënyrën si funksionon bota digjitale, duke krijuar një kërkesë gjithnjë e më të lartë për profesionistë. Kjo kërkesë nuk është risi për One Albania. Që në vitin 2016, kompania ka nisur të ndërtojë një program të dedikuar për përgatitjen e talenteve të rinj, në një kohë kur ky drejtim sapo po merrte formë në treg.

Akademia e Teknologjisë dhe Sigurisë Kibernetike përmbylli me sukses edicionin e saj më të fundit. 70 studentë u diplomuan pas një muaji intensiv trajnimesh teorike dhe praktike në IT, teknologji dhe siguri kibernetike. Ceremonia mblodhi përfaqësues të kompanisë, mentorë të programit dhe aktorë të botës akademike dhe asaj institucionale.

Ajo që nisi me rreth 40 studentë nga Universiteti Politeknik i Tiranës është shndërruar sot në një program të konsoliduar që çdo vit bashkon studentë nga disiplina të ndryshme si telekomunikacioni, inxhinieria, softueri, siguria kibernetike dhe informatika e biznesit. Në këtë edicion, studentët u angazhuan në 11 sesione teorike, si dhe në punë praktike pranë ekipeve të One Albania-s. Programi u mbështet nga 34 mentorë dhe ekipe të brendshme, të cilët punuan drejtpërdrejt me studentët gjatë gjithë kohëzgjatjes së tij.

Gjatë viteve, programi ka evoluar duke reflektuar vetë transformimin e industrisë. Përveç moduleve bazë në teknologji dhe telekomunikacion, ai përfshin tashmë edhe leksione të dedikuara për sigurinë kibernetike, duke e bërë Akademinë më të afërt me nevojat aktuale të tregut dhe me rreziqet e reja të botës digjitale.

Një nga elementët më domethënës të programit mbetet ndikimi i tij në tregun e punës. Gjatë 10 viteve jetë të kësaj Akademie, një pjesë e studentëve të saj janë punësuar në kompani të ndryshme të sektorit të teknologjisë dhe telekomunikacionit, përfshirë edhe One Albania.

Duke folur në ceremoninë e diplomimit, Zëvendësdrejtoresha Ekzekutive dhe Drejtoresha e Burimeve Njerëzore në One Albania, Irida Bonati, theksoi rëndësinë e programit për zhvillimin e talenteve të reja.
“Teknologjia dhe siguria kibernetike janë sot ndër fushat më dinamike dhe më të kërkuara në treg. Përmes kësaj Akademie ne synojmë të ofrojmë jo vetëm njohuri, por edhe një përvojë reale që i ndihmon të rinjtë të bëhen pjesë aktive e transformimit digjital. Investimi tek ta është investim për të ardhmen.”

Zv.Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj, vlerësoi rolin e sektorit privat në përgatitjen e profesionistëve të rinj për tregun e teknologjisë.

“Iniciativa të tilla krijojnë ura të drejtpërdrejta mes arsimit dhe industrisë. Të rinjtë kanë nevojë për eksperienca konkrete që i përgatisin për një treg pune gjithnjë e më të orientuar drejt teknologjisë dhe sigurisë digjitale.”

Në fund të programit, studentët morën certifikatat e pjesëmarrjes, duke shënuar përfundimin e një cikli që për shumë prej tyre, nuk mbetet vetëm një eksperiencë akademike, por edhe një hap i parë drejt tregut të punës. Në një industri që po transformohet me shpejtësi nga Akademia e Teknologjisë dhe Sigurisë Kibernetike mbetet një nga nismat më konkrete të One Albania për të investuar në talentin e së ardhmes dhe për të ndërtuar lidhjen mes arsimit dhe industrisë.

“Gardh pronës pas lejes së zhvillimit”, Rama për Zvërnecin: Hera e parë që dëgjova për popullsi homogjene greke

By: xhir jeta
1 June 2026 at 10:37

Duke folur për projektin në Zvërnec të Vlorës, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, kryeministri Edi Rama u shpreh se gardhi pronës iu vendos pas lejes së zhvillimi. Duke respektuar të drejtën e protestës Rama tha se pretendimet për pronësinë zgjidhen në gjykata.

“Toka është e regjistruar në hipotekë prej shumë vitesh. Necgociatat me pronarët janë një cështje mes palëve për të cilën nuk kemi patur interest ë hyjmë. Jemi të fokusuar të Sazani për të cilin s kanë përfudnuar negociatat se ne duam interesin e shtetit shqiptar. Rrethimi i pronës është bazuar te leja e zhvillimit, që nuk është një leje ndërtimi. Është e drejtë e cdo pronari kur merr leje zhvillimi.

Për herë të parë dje dëgjova që aty paska një popullsi homogjene greke, këtë nuk e kisha dëgjuar. U mahnita nga deklarata e min jashtme të Greqisë se ishte akt dhune, po jo akt dhune shtetërore sic ndodh me shqiptarët në burgjet e Greqisë. Ishte nga një grup rojesh private. Dhe të ngrihet shteti në këmbë dhe të nënvizojë etninë e protestuesit është dicka që nuk i shërben marrëdhënieve tona. E futa këtu për të thënë dicka tjetër, pretendimet janë legjitime, por ato zgjidhen në gjykata.

Sic ndodhi edhe atje lart në Rrjoll ku toka ishte e blerë nga pronarët që kishin letrat. Po nuk zhvillohet dot vendi nëse mbetet pezull mbi titujt e pronësisë, pas gjithë katrahurës që kemi trashëguar. E drejta për të protestuar nuk mund të vihet në diskutim në asnjë mënyrë në këtë vend e kemi mbrojtur nga dita e parë edhe me koston që të kemi në disa raste dëmtime serioze të forcave të policisë. Sulmet politike mbi projektin nga forca të brendshme, apo nga forca të jashtme nuk e duan këtë projekt, kjo është konkurencë kemi hyrë në territor të ndryshëm nga ai që kemi qenë. Ky projekt e ngre Shqipërinë në një nivel tjetër”, u shpreh Rama./abcnews.al

Zvërneci/ “Një moment mendova largimin”, Rama: Por do qëndroj deri në fund!

By: xhir jeta
1 June 2026 at 10:23

“Janë ditë të habitshme që për herë të parë më kanë bërë të mendoj t’ju përulem thellë dhe për të ikur në katund dhe për tju lënë në duar e atyre që do zgjidhn. Por kam zgjedhur t’ju udhëheq drejt asaj Shqipërie që e dua po aq sa e doni dhe ju dhe t’ju udhëheq për ta përmbyllur atë që kemi nisur falë votës tuaj.” -kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ku po sqaron projektin për Zvërnecin.

“Ndjesë nëse jam shumë i drejpërdrejtë mbase edhe emocional por kjo është ndjesia ime. Janë ditë të habitshme që për herë të parë më kanë bërë të mendoj t’ju përulem thellë dhe për të ikur në katund dhe për tju lënë në duar e atyre që do zgjidhn.

Por kam zgjedhur t’ju udhëheq drejt asaj Shqipërie që e dua po aq sa e doni dhe ju dhe t’ju udhëheq për ta përmbyllur atë që kemi nisur falë votës tuaj. Dhe dua ta bëjmë Shqipërinë vendin që të ketë destinacionin për tu patur zili në rjaon dhe ky projekt është pjesë e kësaj përpjekje.

Zgjodha t’u tregoj anën tjetër të medalies edhe me rrezikun që mos besoni. Kur kam hyrë në atë zyrë kam thënë se zyra është e imja, pushteti i juaji, nuk kam premtuar se nuk do bëjmë gabime, por kam premtuar një gjë që nuk do ju tradhtoj kurrë!”-u shpreh Rama./abcnews.al

Zvërneci/ Rama: Të revoltuarit i mirëkuptoj. Dhuna ndaj protestuesit, e turpshme! Policia të arrestonte rojet e dhunshme!

By: xhir jeta
1 June 2026 at 10:09

Kryeministri Edi Rama ka folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, lidhur me incidentin në Zvërnec mesditën e të shtunës. Rama e konsideroi të neveritshmë aktin e tërheqjes zvarrë të protestuesit, nga policia private.

“Lidhur me situatën e krijuar për investimin e zonës. Dua ta nis  me një mesazh të drejtpërdrejtë për të gjithë ata që janë revoltuar dhe janë rreshtuar edhe kundër meje pas aktit të neveritshëm të tërheqjes zvarrë së protestuesit

Ju kam dëgjuar ju kam lexuar dhe ju kuptoj shumë mirë, ju siguroj se në vendin tuaj edhe unë po njësoj do revoltohesha dhe do rreshtohesha kundër qeverisë dhe kryministrit.

Do më dukej e tmerrshme që disa roje private të ulërinin si kafshë dhe të merrnin një njeri në të drejtën e vet, ta tërhiqnin zbarrë e pastaj policia të thoshtë se u fut vetë në pronën private ndërkohë që duhet të kishte arrestuar në vend ata që morën zvarrë protestuesin,” tha Rama.

Dubioza Kolektiv rikthen hitin që po shoqëron ëndrrën e Bosnjës për Botërorin 2026

By: xhir jeta
30 May 2026 at 08:06

Grupi i njohur boshnjak Dubioza Kolektiv është rikthyer në qendër të vëmendjes me hitin e tyre “U.S.A.”, këngë e cila po përjetohet si një himn jozyrtar nga tifozët e kombëtares së Bosnjes në rrugën drejt Kupës së Botës 2026.

Kënga, e publikuar vite më parë dhe e njohur për refrenin e saj viral “I am from Bosnia, take me to America”, ka shpërthyer sërish në rrjetet sociale, ku mijëra tifozë po e përdorin për të shprehur ëndrrën e pjesëmarrjes së Bosnjës në Botërorin që do të zhvillohet në United States, Canada dhe Mexico.

Video të shumta me tifozë që këndojnë refrenin e famshëm janë bërë virale, ndërsa anëtarët e Dubioza Kolektiv kanë reaguar me humor dhe entuziazëm ndaj popullaritetit të ri që po përjeton kënga e tyre.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TSN (@tsn_official)

Masat për sezonin veror, Lamallari: Deri në 30 vite burg për zjarrvënësit e qëllimshëm

By: xhir jeta
29 May 2026 at 14:47

Gjatë verës, Shërbimi Zjarrfikës e jo vetëm, do të jetë gatishmëri të përforcuar, duke kryer patrullime dhe monitorim të territorit së bashku me agjenci të tjera, si dhe do të ngrihen stacione provizore në zonat turistike dhe zonat me risk të lartë. Në prag të sezonit veror dhe rritjes së riskut për zjarret, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit organizoi një takim koordinues me drejtuesit e strukturave zjarrfikëse nga të 61 bashkitë e vendit, me pjesëmarrjen e Ministrit të Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari. Në të morën pjesë gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, si edhe Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Urgjencës, Skënder Brataj.

“Ministria e Punëve të Brendshme ka hartuar një plan të detajuar masash për parandalimin e zjarreve dhe forcimin e kapaciteteve operacionale gjatë verës. Ky plan synon minimizimin e rasteve të zjarreve, rritjen e reagimit në kohë dhe mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit. Do të ushtrohen kontrolle në hotele, resorte, restorante, beach-bar dhe subjekte të tjera me risk, për të verifikuar masat e sigurisë dhe planet e evakuimit. Në këtë proces nuk ka vend për formalitet. Ka vend vetëm për përgjegjësi”, theksoi ministri Lamallari.

Një tjetër fokus i fjalës së ministrit ishte ashpërsimi i masave penale ndaj zjarrvënësve, pas ndryshimeve të fundit në Kodin Penal.

“Zjarret nuk parandalohen vetëm nga shteti. Ato parandalohen edhe nga ndërgjegjësimi i komunitetit, nga fermeri i kujdesshëm, nga operatori turistik i përgjegjshëm dhe nga çdo qytetar që kupton se mbrojtja e territorit është përgjegjësi e përbashkët. Dua ta them qartë: do të ketë zero tolerancë ndaj zjarrvënies së qëllimshme dhe ndaj kujtdo që cenon pasurinë natyrore dhe sigurinë e komuniteteve tona”, deklaroi Lamallari, duke shtuar se në rastet më të rënda dënimet për zjarrvënësit mund të arrijnë deri në 30 vite burg.

Në fjalën e tij, ministri Lamallari vlerësoi punën dhe sakrificën e efektivëve të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, duke theksuar se ky është një shërbim jetik për sigurinë publike dhe mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit.

“Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi është një nga shtyllat më të rëndësishme të sigurisë publike në vend. Është një shërbim që qytetarët e shohin gjithmonë aty ku ka rrezik, aty ku ka emergjencë dhe aty ku kërkohet sakrificë”, u shpreh Lamallari. Ministri theksoi se mbështetja për këtë shërbim është rritur ndjeshëm, duke bërë të ditur se financimi për vitin 2025 është rritur në 2.8 miliardë lekë, nga 2.3 miliardë lekë një vit më parë.

“Kemi avancuar modernizimin e flotës, kemi mbështetur përmirësimin e trajtimit financiar dhe kemi nisur hapa të rinj për rritjen e kapaciteteve operacionale në të gjithë vendin”, deklaroi ai.

Sipas Lamallarit, aktualisht në strukturat vendore operojnë rreth 170 automjete zjarrfikëse, ndërsa janë planifikuar edhe 130 mjete të reja, si dhe ndërtimi i 4 stacioneve të reja zjarrfikëse në Përrenjas, Mat, Patos dhe Mirditë. Duke u ndalur te masat për sezonin veror, ministri nënvizoi rëndësinë e gatishmërisë dhe koordinimit mes institucioneve përgjegjëse.

“Presim nga çdo bashki që të ketë një plan të qartë veprimi sipas specifikave të territorit të saj. Presim koordinim real mes strukturave zjarrfikëse, Policisë së Shtetit, Emergjencave Civile, shërbimit pyjor dhe strukturave vendore të mbrojtjes civile”, tha Lamallari.

Në përfundim të aktivitetit, disa efektivë të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit u vlerësuan me certifikata mirënjohjeje për profesionalizmin dhe kontributin e tyre në operacione të ndryshme shpëtimi dhe emergjencash, mes tyre edhe efektivë të angazhuar në operacionin për shuarjen e zjarrit në një pallat shumëkatësh në Tiranë.

❌
❌