I mbijetuari i vetëm i aksidentit të tmerrshëm të Air India po përndiqet nga ankthet, po i sheh ‘të gjithë duke vdekur’ – ka thënë familja e tij
I mbijetuari i vetëm britanik i aksidentit të tmerrshëm të Air India përndiqet nga ankthet ku sheh ‘të gjithë duke vdekur’, ka thënë familja e tij.
Vishwash Kumar Ramesh, 40 vjeç, i cili ishte ulur në sediljen 11A, u largua vetëm me prerje në fytyrë dhe disa lëndime në gjoks, përcjell Telegrafi.
Ai është quajtur ‘njeriu i mrekullisë’ dhe një ‘simbol i shpresës’ nga mediat indiane, dhe vendasit e quajnë ‘njeriu që nuk mund të vritet’.
Por ai është i shkatërruar ndërsa përballet me realitetin e të qenit i vetmi person nga 242 pasagjerë dhe ekuipazh që i mbijetoi aksidentit pasi aeroplani u përplas në tokë dhe shpërtheu në flakë.
Ai mezi fle natën, sipas një anëtari të familjes së tij të zgjeruar, Krunal Keshave, 24 vjeç, nga Leicester.
‘Ai fle, por nuk fle siç duhet. Kur fle, ëndërron sikur është në fluturim. Ai kujton se i ka parë të gjithë të vdesin para syve të tij’.
Ai më parë kishte thënë se ndihet ‘tmerrshëm’ që nuk mundi ta shpëtonte vëllanë e tij Ajay, 35 vjeç, dhe ndihet i munduar nga faji për vdekjen e tij.
Dyshja drejtonte një biznes peshkimi në Diu, Indi dhe do të jetonte atje gjatë sezonit të peshkimit – i cili fillon në shtator dhe përfundon në maj – pastaj do të kthehej në Leicester për sezonin e pushimit.
“Ai e sheh kudo… Ai flet, por nuk flet për aksidentin. Ai aktualisht po përpiqet të ketë një jetë normale, por nuk po del shumë. Ai po kalon kohë në shtëpi me familjen”.
Një i afërm tjetër tha: “Ai ndihet fajtor që është i vetmi që ka mbijetuar kur të gjithë të tjerët, përfshirë vëllain e tij, vdiqën…”.
Kujtojmë se 40-vjeçari kishte thënë më parë: “Është një mrekulli që mbijetova. Jam mirë fizikisht, por ndihem tmerrësisht keq që nuk munda ta shpëtoja Ajay-n”. /Telegrafi/
The post I mbijetuari i vetëm i aksidentit të tmerrshëm të Air India po përndiqet nga ankthet, po i sheh ‘të gjithë duke vdekur’ – ka thënë familja e tij appeared first on Telegrafi.