Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 July 2025Main stream

Nga “detyrim paraqitjeje” në drejtimin e Portit të Sarandës, Aida Demi rikthehet si kapitene e korrupsionit

By: V K
16 July 2025 at 09:58

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama, shpall me bujë “reformën e pastrimit” të administratës nga zyrtarët e paaftë dhe të korruptuar, në terren ndodh e kundërta.

Në Portin e Sarandës emërohet Aida Demi, një emër i njohur jo për merita profesionale, por për përfshirje në afera të legalizimeve me dokumente të falsifikuara.

Ish-drejtoresha e Kadastrës dhe nën masë sigurie “detyrim paraqitje”, Aida Demi, shfaqet sot si “kapitenia” e re e portit, duke e kthyer reformën në një farsë ku patronazhistët dhe të përfolurit për korrupsion promovohen, jo ndëshkohen.

Pas një “aksioni pastrimi” të paralajmëruar me shumë bujë nga kryeministri Edi Rama ku drejtues të bashkive, drejtorë e zyrtarë dolën rresht për të dorëzuar çelësat e zyrave, qytetarët prisnin një frymë të re në administratë. Por çfarë morën në këmbim? Aida Demin.

Po e njëjta Aida Demi, që është përfshirë në një çështje penale për legalizimin e një objekti me dokumente të falsifikuara.

Ish-drejtoreshë e Kadastrës së Sarandës dhe më herët e Bashkisë, ajo u përball me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërkohë që kolegët e saj shkuan në “arrest shtëpie”.

Por as kjo nuk e pengoi të ngjitej sërish në post, këtë herë si drejtoreshë e Portit të Sarandës.

Ironikisht, një person që është hetuar për abuzim me tokën dhe ndërtime pa leje brenda në det, tani ka në dorë detin e Sarandës të cilën pritet ta gllabërojë.

Burime nga terreni flasin për një “rindërtim të administratës” që më shumë i ngjan një shpërblimi politik për militantët e bindur, sesa një reforme reale.

Aida Demi, e njohur si një nga patronazhistet më të zellshme të PS në Sarandë, duket se ka marrë shpërblimin e saj: një zyrë me pamje nga gjiri, tendera të majmë dhe shumë mundësi për… “të vënë rregull” në port.

E gjithë kjo, pa garë, pa transparencë, pa një minimum morali institucional.

A mund të gllabërohet më shumë se kaq?

Nëse para emërimit, Aida Demi, sipas akuzave, kishte ndërtuar pa leje dhe i kishte legalizuar vetë objektet e saj, tani ka akses në një ndër institucionet më fitimprurëse të Sarandës.

Një histori që e tejkalon edhe ironinë vetë: nga ndërtimet pa leje, në drejtimin e ngarkesave portuale.

Ndërsa qytetarët kërkojnë drejtësi, ndershmëri dhe meritokraci, skenari është i qartë, një pjesë shfaqjeje publike për kamerat, dhe prapa kuintave, emërime që ndjekin të njëjtin qark të mbyllur politik dhe klientelist.

Në vend të ndëshkimit të korrupsionit, kemi riorganizimin e tij në poste të reja.

Në Shqipëri, thonë se “ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”. Me Aida Demin, duket se ujku ka veshur kostumin e drejtoreshës dhe ka marrë timonin e Portit./ InFront.org

The post Nga “detyrim paraqitjeje” në drejtimin e Portit të Sarandës, Aida Demi rikthehet si kapitene e korrupsionit appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Sarandë/ U kapën me armë dhe tentuan t’i iknin policisë, lihet në burg ushtari i Admir Tafilit dhe dy tjerët nga Kamza

By: Rovena
14 July 2025 at 19:35

Gjykata e Sarandës ka lënë në burg 3 persona, të cilët lëvizin me armë në një automjet luksoz të premten në mbrëmje. Me kërkesë të Prokurores Hava Memko, Gjyqtari Fatmir Ndreu caktoi sot masën e sigurisë “Arrest në burg” për 27-vjecarin Endrit Doku, 27-vjecarin Ervis Cukali dhe 21-vjecarin Imer Gega, të tre nga Kamza.

Ata u ndaluan mbrëmjen e së premtes nga efektivët e forcave “Shqiponja” të Komisariatit të Sarandës, në rrugën “Butrinti”, teksa lëviznin me një automjet luksoz “Porsche” Panamera. Njëri prej tyre, pikërisht Endrit Doku, tentoi t’i largohej kontrollit duke u hedhur në det bashkë me çantën që mbante në krah.

Ai u arrit të kapej nga skafi i policisë kufitare Sarandë, ndërsa një polumbar gjeti në thellësi çantën bashkë me armën e zjarrit pistoletë brenda saj. Ndaj tij policia ngriti akuzën “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit” dhe “kundërshtim i punonjësit të rendit publik.

Ndërsa dy të tjerët u arrestuan për akuzat “moskallëzimi i krimit” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Cukali ndërkohë rezultoi person në kërkim prej dy vitesh për “sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake”, për një ngjarje të ndodhur në Fier ku u zbuluan 21 kg tritol./abcnews.al

Hoteli i Korrupsionit! Si Mariel Murati legalizoi pa leje hotelin luksoz në zemër të Sarandës

By: Oldi
2 July 2025 at 09:55

Mariel Murati është një prej figurave më të përfolura në Sarandë vitet e fundit, si për shkak të rolit të tij në administratën publike, ashtu edhe për aktivitetin e tij në ndërtim dhe biznes. I njohur fillimisht si ish-drejtor i ALUIZNI-t në Sarandë dhe më vonë si drejtues i zyrës së ASHK-së (FSDKSH) në të […]

The post Hoteli i Korrupsionit! Si Mariel Murati legalizoi pa leje hotelin luksoz në zemër të Sarandës appeared first on BoldNews.al.

Gonxhja: Në Sinagogën Antike në Sarandë dhe Parkun Arkeologjik të Orikumit, turistët njihen me gjurmët e qytetërimeve të lashta

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, theksoi sot rëndësinë e ndërtimit të një turizmi gjithëpërfshirës që bashkon bukuritë natyrore me trashëgiminë kulturore.

Gonxhja ndau foto nga turistë të shumtë që vizitojnë vendin tonë jo vetëm për plazh, por edhe për sitet arkeologjike.

“Jo vetëm plazh, por edhe trashëgimi kulturore! Saranda dhe Orikumi nuk ofrojnë vetëm detin, por edhe thesare të rralla historike”, shkruan Gonxhja në rrjetet sociale.

“Në Sinagogën Antike në Sarandë dhe Parkun Arkeologjik të Orikumit, turistët njihen me gjurmët e qytetërimeve të lashta që e bëjnë bregdetin shqiptar një përvojë unike”, thekson ministri.

Sinagoga Antike e Sarandës, e vendosur në qendër të qytetit,  daton nga shekulli i V-të dhe pasqyron ndikimin e komunitetit hebraik në rajonin e Jonit.

Mozaikët e saj të ruajtur mirë dhe arkitektura unike e bëjnë këtë monument një atraksion të pazëvendësueshëm për vizitorët vendas dhe ndërkombëtarë që kërkojnë përtej relaksit bregdetar.

Parku Arkeologjik i Orikumit ndodhet në zemër të Gjirit të Vlorës. Ky park mbart gjurmët e një qyteti që ka rrënjë në periudhën ilire dhe romake.

Rrënojat e teatrit antik, rrugët e kalldrëma dhe impiantet publike sjellin në jetë historinë e komuniteteve që e bënë Orikumin një qendër të rëndësishme tregtare dhe kulturore në Mesdhe.

/gj.m/a.f/

The post Gonxhja: Në Sinagogën Antike në Sarandë dhe Parkun Arkeologjik të Orikumit, turistët njihen me gjurmët e qytetërimeve të lashta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Plazhi i lirë”/ Kishin zënë hapësirat publike të plazhit të Vlorës e Sarandës, procedohen dy persona

By: Rovena
24 June 2025 at 14:41

Dy persona janë proceduar penalisht pasi kishin “zbatuar” në mënyrë të paligjshme hapësirat publike në plazhin e Sarandës dhe Vlorës.

Në kuadër të operacionit “Plazhi i lirë”, policia bllokoi aktivitetin e një subjekti (beach bar) në plazhin e Jonufrit dhe sekuestrohen dhjetëra komplete me çadra dhe shezlongë.

“Në plazhin e Jonufrit, Vlorë, u lirua një hapësirë publike që ishte zënë në mënyrë të paligjshme nga shtetasi R. S., i cili kishte vënë disa komplete me çadra dhe shezlongë dhe ushtronte aktivitetin në një beach bar, pa e regjistruar në organet kompetente;

-në bregdetin e Sarandës, në vendin e quajtur “Çentral”, u lirua një hapësirë publike që ishte zënë në mënyrë të paligjshme nga shtetasi J. Ç., duke vënë disa komplete me çadra dhe shezlongë.

Për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në prokuroritë respektive ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. S., 43 vjeç, banues në Vlorë dhe J. Ç., 30 vjeç, banues në Sarandë”, njofton policia.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror./abcnews.al

Apeli lë në fuqi dënimin me burg për ish-prokurorin Sali Hasa

18 June 2025 at 19:12

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të mërkurën që të rikthejë në qeli ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa, pasi e dënoi atë me 2 vjet e 4 muaj burg për veprën penale të korrupsionit. Vendimi u shpall nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Engert Pëllumbi me anëtarë Igerta […]

The post Apeli lë në fuqi dënimin me burg për ish-prokurorin Sali Hasa appeared first on Reporter.al.

Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, arrestohet 24-vjeçari në Sarandë

By: Rovena
16 June 2025 at 15:28

Një 24-vjeçar, banues në Shkodër është arrestuar nga policia, pasi transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës.

“Shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë menjëherë dhe arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin M. O., 24 vjeç, banues në Shkodër. Nga hetimet dyshohet se shtetasi M. O. po i transportonte emigrantët, kundrejt pagesës, me automjetin që e kishte marrë me qira,  me qëllim që ata të kalonin në mënyrë të paligjshme në vendet e Bashkimit Europian.             

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast”, njofton policia.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. /abcnews.al

Kërkoi “arrest shtëpie” për autorin, dy të afërme të viktimës kërcënojnë prokuroren në Sarandë

2 June 2025 at 19:33

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Prokurorinë e Sarandës, ku një prokurore është kanosur brenda zyrës së saj nga dy shtetase. Burime për mediat bëjnë me dije se dy gratë, identiteti i të cilave nuk bëhet ende publik, janë të afërme të një të miture, viktimë e një vepre penale të […]

The post Kërkoi “arrest shtëpie” për autorin, dy të afërme të viktimës kërcënojnë prokuroren në Sarandë appeared first on BoldNews.al.

Nën hetim nga SPAK, KLP largon nga detyra kreun e Prokurorisë së Sarandës

10 April 2025 at 11:34

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka larguar nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Sarandës. Kledian Llaho ndërkohë ishte pezulluar nga detyra me vendim te GJKKO dhe kërkesë të SPAK, i cili ka nisur hetim ndaj tij mbi dyshimet për korrupsion.

Sipas SPAK, magjistrati ka kërkuar përftime të parregullta materiale, nga të cilat do të përfitonte në mënyrë të drejtpërdrejtë vjehrri i tij. Gjithashtu, ka dyshime për veprime të kundërligjshme edhe në raport me persona të tjerë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur pranimin pjesërisht të kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj magjistratit K.Ll., duke caktuar masën “Ulje page në masën 20% për 3 muaj”, përkundër propozimit të ILD për “Ulje page në masën 40% për 1 vit”, ndërsa ka pranuar plotësisht propozimin e ILD për masën “Largimi nga detyra e kryetarit”.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë nisi hetimin disiplinor ndaj magjistratit Ll., në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, bazuar në 6 ankesa të një prokuroreje në të njëjtin institucion, për veprime e sjellje, që përbëjnë shkelje disiplinore nga ana e drejtuesit Ll.

The post Nën hetim nga SPAK, KLP largon nga detyra kreun e Prokurorisë së Sarandës appeared first on Sot News | Lajme.

Shezlongë me çmime stratosferike, por pa asnjë standard – si po degradojnë plazhet shqiptare

3 April 2025 at 11:36

Shezlongë me çmime stratosferike, por pa asnjë standard – si po degradojnë plazhet shqiptare   Menaxhimi i Plazheve në Shqipëri: Problematikat dhe Mungesa e Strategjisë   Shqipëria, me një vijë bregdetare që shtrihet mbi 300 kilometra, përballet ende me sfida të mëdha në menaxhimin e hapësirave publike të plazheve. Pavarësisht potencialit të jashtëzakonshëm turistik, mungesa […]

The post Shezlongë me çmime stratosferike, por pa asnjë standard – si po degradojnë plazhet shqiptare appeared first on Saranda Web.

Qytetarja denoncon: Bashkia Sarandë po na fut në konflikt – VIDEO

24 March 2025 at 19:00

Qytetarja denoncon: Bashkia Sarandë po na fut në konflikt   Qytetarja Aida Bello ka ngritur një shqetësim publik lidhur me ndarjen e hapësirave të plazheve në Sarandë. Ajo deklaron se prej vitesh ka një kontratë me shtetin për administrimin e një sipërfaqeje plazhi dhe për sezonin turistik 2025 ka aplikuar sërish sipas të gjitha kërkesave […]

The post Qytetarja denoncon: Bashkia Sarandë po na fut në konflikt – VIDEO appeared first on Saranda Web.

Plazhet: Nga e mira Publike tek privatizimi i heshtur

12 March 2025 at 18:14

Plazhet: Nga E Mira Publike Tek Privatizimi i Heshtur Vendimi i fundit i qeverisë, i cili u jep të drejtën subjekteve private të ushtrojnë veprimtarinë e tyre në stacionet e plazhit përmes qiradhënies, po kthen edhe një herë në qendër të debatit problemin e përjashtimit të publikut nga hapësirat bregdetare. Me afatin deri më 31 […]

The post Plazhet: Nga e mira Publike tek privatizimi i heshtur appeared first on Saranda Web.

Ndërtoi pa leje në një tokë publike në Ksamil, arrestohet 30-vjeçari në Sarandë

By: Besnik
5 March 2025 at 14:31

Në vijim të operacioneve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e marra, kanë ushtruar kontrolle në zonën e Ksamilit.

Gjatë kontrolleve, u konstatua se shtetasi B. S., 30 vjeç, po ndërtonte pa lejen e organeve kompetente një objekt në tokë publike, në lagjen nr. 1 të Ksamilit.

Pas verifikimit të rastit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin B. S.

Materialet procedurale për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për hetime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ndërtoi pa leje në një tokë publike në Ksamil, arrestohet 30-vjeçari në Sarandë appeared first on Euronews Albania.

Shefi i Komisariatit të Sarandës u arrestua nga SPAK, emërohet pasardhësi i tij (EMRI)

By: V K
4 March 2025 at 13:35

Pas operacionit të SPAK që çoi në shpalljen në kërkim të Elvis Dervishit, ish-Shef i Komisariatit të Policisë së Kufitarit dhe Migracionit Sarandë, sot është emëruar drejtuesi i ri.

Ai është Elvis Shehu, i cili aktualisht mbante postin e Shefit të Stacionit të PKK Qafë-Botë.

Më parë ai ka mbajtur pozicione si Përgjegjës Turni në Portin e Sarandës dhe Qafë-Botë, apo Specialist i Riskut në Komisariatin e Kufirit dhe Migracionit Sarandë.

The post Shefi i Komisariatit të Sarandës u arrestua nga SPAK, emërohet pasardhësi i tij (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Zvarritje e hetimit, ILD vërejtje publike për prokurorin e Sarandës

30 January 2025 at 12:37

TIRANË, 30 janar/ATSH/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e sotme pranoi pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj magjistratit K.Ll., prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, duke i caktuar masën “Vërejtje publike”.

Hetimi disiplinor i ILD-së ndaj magjistratit ka nisur bazuar në ankesën e një qytetareje, të paraqitur përmes formularit online në faqen e ILD-së, me pretendimin për zvarritje të hetimit të procedimit penal nga ana e prokurorit K.Ll.

Hetimi disiplinor konkludoi se nga ana e prokurorit K. Ll. janë ndërmarrë veprime dhe mosveprime, të cilat kanë të bëjnë me mospërmbushje të pajustifikuar të funksioneve gjatë hetimit, duke sjellë zvarritje të pajustifikuar të akteve procedurale, të cilat janë të detyrueshme për zbatim nga ana e magjistratëve; mosveprimet e prokurorit janë kryer me faj me dashje direkt, duke mos përmbushur detyrat e lëna nga gjykatat, duke lënë pa veprime dosjen hetimore për një periudhë mbi 2-vjeçare.

Raporti hetimor i ILD-së vëren, se si pasojë e shkeljes disiplinore të kryer nga ana e magjistratit subjekt hetimi disiplinor është cenuar prestigji i figurës së prokurorit, si dhe është cenuar besimi i publikut të drejtësia, ndërsa kjo sjellje e papërshtatshme mund të krijojë terren për raste të tjera të ngjashme.

Duke marrë në konsideratë se magjistrati nuk ka masë disiplinore dhe nuk ka kryer shkelje tjetër disiplinore, ILD i propozoi KLP-së marrjen masës disiplinore “Ulje e përkohshme e pagës” në masën 40 % për një afat njëvjeçar ndaj prokurorit K.Ll. që u pranua pjesërisht nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që vendosi caktimin e masës “Vërejtje publike” për prokurorin K.Ll.

The post Zvarritje e hetimit, ILD vërejtje publike për prokurorin e Sarandës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Akuzohet për korrupsion/ Pezullohet nga detyra kryeprokurori i Sarandës, Kledian Llaho

By: V K
16 January 2025 at 11:22

Gjykata e Posaçme, ka vendosur pezullimin nga detyra të ndaj kryeprokurorit të Sarandës, Kledian Llaho i cili akuzohet për “korrupsion”.

Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme, ka nisur procedimin penal ndaj magjistratit ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

SPAK bën me dije se nga analiza e veprimeve hetimore rezulton se Kledian Llaho, ka kryer veprime me natyrë korruptive, duke kërkuar përftime të parregullta materiale, nga të cilat do të përfitonte në mënyrë të drejtpërdrejtë vjehrri i tij.

Gjatë arsyetimit të veprës penale, SPAK thekson se magjistrati Kledian Llaho, në cilësinë e prokurorit dyshohet se ka abuzuar me funksionin e tij.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rregjistruar procedimin penal nr.73 të vitit 2024* për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.

Më dt.6 Janar 2025 është bërë regjistrimi i emrit të personit nën hetim, magjistratit K.Ll, me detyrë prokuror dhe njëkohësisht drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”, parashikuar nga nga neni 319/ç i Kodit Penal.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.3, dt. 14.01.2025 ka vendosur: Caktimin e masës së sigurimit personal “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, në ngarkim të personit nën hetim, K.Ll.

Nga analiza e veprimeve hetimore të kryera në kuadër të këtij procedimi penal, në mënyrë të përmbledhur, ka rezultuar se:

Personi nën hetim, magjistrati, K.Ll dyshohet se ka kryer veprime me natyrë korruptive, duke kërkuar përftime të parregullta materiale, nga të cilat do të përfitonte në mënyrë të drejtpërdrejtë vjehrri i tij, shtetasi. V.GJ, si dhe ka dyshime për veprime të kundraligjshme edhe në raport me persona të tjerë. Magjistrati K.Ll, në cilësinë e prokurorit të çështjes penale, nr 774/2021 dhe asaj me nr.720/2024, dyshohet se ka abuzuar me funksionin e tij”, njofton SPAK.

The post Akuzohet për korrupsion/ Pezullohet nga detyra kryeprokurori i Sarandës, Kledian Llaho appeared first on Albeu.com.

Sherri me dy të plagosur në Sarandë, reagon Policia: Pezulluam nga detyra inspektorin! Gjatë përleshjes efektivi mbante në dorë…

By: gsh
2 January 2025 at 17:21

Policia e Vlorës ka reaguar lidhur me sherrin e dhunshëm që u regjistrua pas mesnate sot në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku një konflikt i nisur për shkak të një borxhi, degjeneroi në dhunë me armë zjarri dhe sende të forta.

Screenshot 2025-01-02 170938

Në ngjarje u përfshinë mbi 10 persona, përfshirë katër efektivë policie, një ish-punonjës policie dhe dy persona të dëmtuar.

Nga konflikti i dhunshëm mbetën të palgosur dy persona. Sipas burimeve, të lënduar kanë mbetur vëllezërit Enea dhe Albi Nexhipi, të cilët pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Sarandës janë shoqëruar në Komisariat.

Ndërkohë që policia e Vlorës ka bërë një sqarim lidhur me një video që qarkulloi sot në rrjete social për ngjarjen në fjalë, në të cilën dukej se në përleshje ishte edhe një polic me armë zjarri. Policia njofton se ka pezulluar nga detyra punonjësin e policisë në fjalë. Bëhet fjalë për inspektor A. I., me detyrë trupë shërbimi në Seksionin e Rendit në Komisariatin e Policisë Sarandë.

“Në lidhje me një video të publikuar sot në rrjetet sociale, ku shfaqet një punonjës policie, i angazhuar si trupë shërbimi roje në një pikë bllokimi automjetesh në Ksamil, duke mbajtur në dorë armën e shërbimit gjatë një mosmarrëveshjeje verbale me disa qytetarë, ju sqarojmë se: Me publikimin e rastit, punonjësi i Policisë, inspektor A. I., me detyrë trupë shërbimi në Seksionin e Rendit në Komisariatin e Policisë Sarandë është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë

Në lidhje me një video të publikuar sot në rrjetet sociale, ku shfaqet një punonjës policie, i angazhuar si trupë shërbimi roje në një pikë bllokimi automjetesh në Ksamil, duke mbajtur në dorë armën e shërbimit gjatë një mosmarrëveshjeje verbale me disa qytetarë, ju sqarojmë se:

Me publikimin e rastit, punonjësi i Policisë, inspektor A. I., me detyrë trupë shërbimi në Seksionin e Rendit në Komisariatin e Policisë Sarandë është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon qytetarët dhe mediat që denoncojnë rastet e shkeljeve dhe i fton sërish ata të denoncojnë çdo rast të tillë në numrin 112, duke garantuar anonimat të plotë dhe reagim të paanshëm.

The post Sherri me dy të plagosur në Sarandë, reagon Policia: Pezulluam nga detyra inspektorin! Gjatë përleshjes efektivi mbante në dorë… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Dy të lënduar nga sherri masiv në Sarandë, të përfshirë dhe policë jashtë shërbimit

By: Besnik
2 January 2025 at 09:14

Një sherr masiv me grushta dhe sende të forta ndodhi gjatë natës në fshatin Gjashtë në Sarandë. Mes personave të përfshirë në konflikt kishte dhe disa punonjës policie të cilët në momentin e ngjarjes ishin jashtë orarit të punës.

Nga sherri mbetën të dëmtuar 2 persona të cilët pasi morën ndihmën mjekësore janë shoqëruar në Komisariat. Po ashtu është bërë shoqërimi i disa prej personave të konfliktuar përfshirë dhe punonjësit e policisë.

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 02.01.2025, rreth orës 01:35, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, duke përdorur sende të forta, disa shtetas, ndërmjet tyre dhe punonjës policie jashtë shërbimit.

Si pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit E. N. dhe A. N., të cilët, pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Në Komisariatin e Policisë janë shoqëruar gjithashtu disa prej shtetasve të konfliktuar përfshirë punonjësit e Policisë jashtë shërbimit. Vijon puna për identifikimin dhe shoqërimin e të gjithë shtetasve të tjerë të përfshirë.

Grupi hetimor dhe AMP, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po punojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dy të lënduar nga sherri masiv në Sarandë, të përfshirë dhe policë jashtë shërbimit appeared first on Euronews Albania.

Rriten rastet e të prekurve me grip në Sarandë, shtohen kërkesat për vaksina

5 December 2024 at 17:48

Numri në rritje i personave të prekur nga gripi ka bërë që në Sarandë të nisë aplikimi i vaksinës. Mjeku epidemiolog Milto Çondi pohon se simptomat gripale nuk janë të lehta këtë vit, ndaj edhe aplikimi i vaksinës është rritur ndjeshëm.

“Nga temperaturë me rrufë, me dhimbje koke, me dhimbje trupi, deri te simptomat më të renda, bronkopneumoni, sidomos në traktin respirator, dhe bllokime, pneumoni. Bëhet me i rëndë kur gripi prek personat e sëmurë dhe menyra me efikase per mbrojtje nga gripi është vaksinimi. Ne kemi gjendje vaksinat kundër gripit. Kemi aplikuar rreth 70% të gjendjes së vaksinave”, thotë mjeku Çondi.

Personat me sëmundje kronike dhe moshat e treta këshillohen më shumë nga mjekët për të bërë vaksinën.

“Thirrje u bëjmë personave të moshuar mbi 60 vjeç, personave me sëmundje kronike, personava me imunitet të ulët, personave obezë, gratë shtatëzane, keta janë kontigjenti që e kanë domosdoshmëri vaksinën kundër gripit”.

“Trendi është në rritje, sepse njerëzit ndërgjegjësohen, dhe shohin situatën aktuale që personat që kanë aplikuar vaksinën nuk preken, ose preken me simptoma shumë të lehta, një grip në miniaturë, ndërsa personat e pa vaksinuar kanë simptoma të renda”, tha mjeku Çondi.

Gripi sezonal në këto ditë ka rritur numrin e pacientëve që i drejtohen spitalit të Sarandës për ndihmë mjekësore. Sipas mjekëve afro 30 qytetarë në ditë kërkojnë ndihmën e bluzave të bardha.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rriten rastet e të prekurve me grip në Sarandë, shtohen kërkesat për vaksina appeared first on Euronews Albania.

❌
❌