Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Kapak për tenxhere”: Për fajin e kujt mund të mbetet Komuna e Prishtinës pa para?

11 July 2025 at 13:56

Në përplasjet tashmë disamujore mes Komunës së Prishtinës dhe Qeverisë në detyrë të Kosovës, kryesisht për buxhetin e së parës, u inkuadrua – nga ministri në detyrë i Financave – edhe inteligjenca artificiale. Përdorimi i ChatGPT-së nga Hekuran Murati për ta përcaktuar fajtorin u përqesh gjerësisht në rrjetet sociale.

Ku, realisht, qëndron problemi? Kush ia hapi rrugën kaosit?

“Hakmarrje politike”, “rrenë”, “gjej punë tjetër pas tetorit” dhe “zhbllokoje buxhetin” janë vetëm disa prej shprehjeve që i kanë përdorur publikisht kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe zyrtarë të Qeverisë në detyrë të Kosovës, në disa episode zënkash mes tyre në muajt e fundit.

Buxheti komunal duket se është kryefjala e mosdurimit mes pushtetit qendror, që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe pushtetit lokal në kryeqytet, që drejtohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Por, për të kuptuar fillin e tij, le të kthehemi mbrapa në kohë.

Ligji për menaxhimin e financave publike në Kosovë përcakton se komunat kanë afat deri më 30 shtator për ta miratuar buxhetin e vet për vitin pasues fiskal. Nëse nuk e respektojnë këtë afat, ato humbin të drejtën për ta propozuar vetë buxhetin për vitin e ardhshëm, ndërsa Ministria e Financave e harton një version të buxhetit për to, i cili zakonisht bazohet në shifrat e buxhetit ekzistues.

Çfarë ka bërë Komuna e Prishtinës? Më 9 dhjetor të vitit 2024 – pra me vonesë – e ka miratuar buxhetin për vitin 2025 në vlerë prej 128 milionë eurosh, rreth 6 milionë euro më i lartë sesa ai i vitit paraprak.

Edhe Gjilani dhe Zubin Potoku janë vonuar njëjtë, dhe bashkë me Prishtinën janë komunat e vetme në këtë situatë. Buxhetet e reja të tyre nuk janë përfshirë në Ligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2025, i cili është miratuar paraprakisht në nëntor nga Kuvendi i Kosovës.

Bekim Salihu, nga Instituti për Studime të Avancuara (GAP), thotë për Radion Evropa e Lirë se këtu nis “historia e buxhetit”.

Sipas tij, “gabimi ka rrjedhur nga një lloj papjekurie e këtyre komunave, të cilat kanë insistuar të marrin shumën e buxhetit në total, dhe jo të miratojnë buxhetin paraprak. Nëse do ta ndiqnin rrugën e dytë, do ta shmangnin procedurën e Qeverisë dhe Kuvendit”.

Meqë buxheti i Komunës së Prishtinës është miratuar pasi është miratuar Ligji për buxhetin, është kërkuar të ndryshohet ky ligj, i cili ka kaluar në Qeveri, por jo edhe në Kuvend të Kosovës. Por, ai tani as nuk mund të kalojë, sepse Kosova vazhdon të mos e ketë të konstituuar institucionin ligjvënës.

A ka mundur Kuvendi t’i miratojë këto ndryshime në periudhën dhjetor 2024 – shkurt 2025? Ish-nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu, beson se po, nëse Qeveria në detyrë nuk do ta kishte stil të veprimit “fërkimin me këdo që i del përpara”.

“Qeveria e ka votuar buxhetin, dhe e kuptoj kur thotë nuk mund ta dërgonte në rishikim në shkurt, por rrethanat kanë qenë të jashtëzakonshme. E kemi ditur që ka zgjedhje, dhe rrjedhimisht është dashur të bëhet një rrugëzgjidhje, para se të shpërbëhej Kuvendi”.

Sipas Sejdiut, e gjithë zhurma e krijuar është më tepër për tërheqje të vëmendjes nga mungesa e performancës.

“E vetmja mënyrë për të krijuar temë publike nuk është përmes punëve që janë kryer apo me të cilat janë marrë, por me akuza, arsyetime dhe në fund ankesa. Siç do të thoshte populli, kapak për tenxhere”.

Qeveria “po luan politikisht”

As Salihu nuk mund t’i drejtojë gishtin vetëm njërës palë.

“Këtu është një e vërtetë: që edhe Qeveria po luan. Këtu nuk ka asnjë diskutim. Por, po luan politikisht, duke u mbuluar ligjërisht”.

Si po e bën këtë?

Sipas Ligjit për menaxhimin e financave publike, kur buxheti i ri i një komune nuk përfshihet në Ligjin për buxhetin, për shkak të vonesës në miratimin e tij, Ministria e Financave autorizon shpenzime mujore në nivelin e një të dymbëdhjetës së buxhetit të vitit të kaluar për çdo muaj, deri në fund të muajit qershor.

Pas kësaj periudhe, nuk mund të autorizohen fonde për kategori të tjera, përveç pagave dhe obligimeve të detyrueshme, dhe ato kërkojnë miratim nga kuvendi komunal çdo muaj.

Kategoritë, si investimet kapitale, mallrat, shërbimet dhe subvencionet, mbesin të bllokuara.

Për Salihun, Qeveria në detyrë po e ndjek logjikën e këtij ligji, duke e harruar që ekziston edhe Ligji për buxhetin, të cilin e ka për detyrim ta zbatojë.

Në këtë ligj, buxheti për Komunën e Prishtinës është i paraparë sikurse ai i vitit 2024, pra bëhet fjalë për vetëm 6 milionë euro më pak, të cilat komuna ka të drejtë t’i shfrytëzojë.

Por, Ministria, sipas tij, po përdor një arsyetim tjetër për mosndryshim të qasjes.

“Ministria po thotë ‘jo, sepse kuvendi komunal ka miratuar buxhet tjetër, e për ta zbatuar Ligjin për buxhetin, duhet të bëhen ndryshime edhe në Kuvend’”.

Për dallim prej fajtorit, viktima identifikohet lehtë.

“Komuna e Prishtinës dhe qytetarët e saj do ta shohin që asnjë investim dhe ndryshim nuk do të mund të bëhet për periudhën tutje, nëse Ministria e Financave nuk e ndryshon kursin. Edhe këto investime që po bëhen në terren do të bllokohen. Do të ketë pasoja zinxhirore, sistemore dhe afatgjata, dhe në fund të ditës do të humbë qytetari”, thotë Salihu.

Për Sejdiun, përveç mospunës, këto ankesa janë edhe sinjale të një fushate të hershme për zgjedhjet lokale.

“Është fatkeqësi që janë bllokuar kështu me njëri-tjetrin, por ndoshta edhe këtu e kemi një lajm të mirë, sepse nuk harxhohen paratë kot në investime kapitale, për t’u dëshmuar që po punohet nga dikush që për tri vjet nuk ka punuar asgjë”.

The post “Kapak për tenxhere”: Për fajin e kujt mund të mbetet Komuna e Prishtinës pa para? appeared first on Telegrafi.

Murati: Është për keqardhje qëndrimi i vazhdueshëm i partive opozitare

5 July 2025 at 21:05

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati njëherit ministër i financave në detyrë pas dështimit për herën e 42-të të seancës konstituive, ka reaguar ndaj pretendimeve të opozitës për shkelje të Kushtetutës.

Murati i ka quajtur të pabazuara dhe shpifje deklarimet e opozitës, duke theksuar se rendi i ditës nuk është ndryshuar.

Sipas tij, bëhet fjalë për pikën e tretë të rendit të ditës, që është votimi për kryetarin e Kuvendit, dhe se gjithçka është zhvilluar në përputhje me rregulloren dhe Kushtetutën.

“Është për keqardhje qëndrimi i vazhdueshëm i partive opozitare dhe shkelja e Kushtetutës në vazhdimësi”, deklaroi Murati.

Ai shtoi se “kryesuesi e ka sqaruar qartë se nuk ka pasur ndryshim të rendit të ditës dhe se pretendimet për shkelje janë të pavërteta dhe tentim për të uzurpuar foltoren”, ka thënë ai.

The post Murati: Është për keqardhje qëndrimi i vazhdueshëm i partive opozitare appeared first on Telegrafi.

​Murati: Nuk e di pse opozita vjen dhe nuk voton

5 July 2025 at 13:39

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se në vazhdimin e seancës konstituive, e cila nis në orën 20:00, ka thënë se presin reflektim dhe konsolidim të Kuvendit.

“Presim me reflektu dhe me u konsoliduar Kuvendi, përndryshe ne nuk kishim ardhur. Unë nuk e di pse opozita vjen dhe nuk voton“, tha ai.

Murati është pyetur nëse ka frikë pas paralajmërimit për bombë në Kuvend, por nuk është përgjigjur duke thënë se çka është kjo pyetje. /kp/

The post ​Murati: Nuk e di pse opozita vjen dhe nuk voton appeared first on Telegrafi.

Valon Murati: Kriza në Kuvend është dramatike, institucionet duhet të zhbllokohen

4 July 2025 at 18:41

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka vlerësuar si tejet shqetësuese situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës, duke e quajtur atë një krizë të rëndë institucionale me pasoja të thella për vendin.

Në një intervistë në RTK, Murati tha se më e keqja në këtë situatë është normalizimi i bllokadës, në një kohë kur vendi ka nevojë urgjente për institucione funksionale, sidomos përballë dinamikave të reja gjeopolitike.

“Ne kemi ngecur që në hapin e parë, në konstituimin e Kuvendit. Në vend që të gjendet një zgjidhje përmes konsensusit, po shkojmë drejt një zvarritjeje të gjatë, ku për çdo hap po kërkohet interpretim nga Gjykata Kushtetuese. Kjo po e vendos edhe vetë Gjykatën në pozitë të vështirë, duke i kërkuar të zgjidhë çështje që janë thelbësisht politike”, u shpreh Murati.

Ai shtoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese kërkon vazhdimin e procedurave dhe zbatimin e praktikave të mëparshme parlamentare, si votimi i hapur.

Por, sipas tij, ekziston hapësira që përmes konsensusit të zbatohen edhe forma të tjera të pranueshme.

“Nuk do të duhej fare të ishte çështje për Gjykatën Kushtetuese. Do të duhej të ishte një procedurë e thjeshtë, bazuar në normat parlamentare dhe vullnetin për zgjidhje. Të gjitha partitë kanë përgjegjësi, por natyrisht më e madhja bie mbi ato që kanë marrë më shumë vota nga sovrani,” theksoi ai, duke u bërë thirrje edhe opozitës që të kontribuojë në tejkalimin e ngërçit.

Situata e krijuar në Kuvend vazhdon të mbetet pa një zgjidhje konkrete, ndërsa me afrimin e seancave të ardhshme rritet edhe pasiguria rreth formimit të institucioneve të reja.

The post Valon Murati: Kriza në Kuvend është dramatike, institucionet duhet të zhbllokohen appeared first on Telegrafi.

Malaj dhe Murati: Dogana Morinë-Vërmicë, një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit

TIRANË, 4 korrik/ATSH/- Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilloi një takim me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, Hekuran Murati.

Ky takim u zhvillua në kuadër të një vizite të përbashkët inspektimi që dy ministrat patën në degën doganore Morinë-Vermicë, një nga pikat më të rëndësishme doganore mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ministri Malaj vlerësoi se ndër vite bashkëpunimi mes dy vendeve tona ka qenë i qëndrueshëm dhe gjithnjë në rritje, ndërsa rezultate konkrete dhe të prekshme janë shënuar në shumë sektorë.

Falë këtij bashkëpunimi, tha Malaj, rezultate konkrete janë shënuar edhe sa i përket doganave, çka ka sjellë lehtësim të tregtisë mes dy vendeve, standardizim të procedurave mes tyre dhe si rrjedhojë më shumë zhvillim ekonomik.

“Shembulli më i mirë i bashkëpunimit është On Stop Shop, i cili ka lehtësuar procesimin e udhëtarëve dhe të mallrave. Gjithashtu, edhe procedurat e përbashkëta të tranzitit apo deklaratat e thjeshtuara kanë ulur ndjeshëm kohën e zhdoganimit duke përmirësuar klimën e të bërit biznes nga të dy krahët”, u shpreh ministri Malaj.

Nga ana e tij, ministri Hekuran Murati theksoi se lehtësitë sa i përket procedurave dhe ulja e kostove janë ndjerë nga ana e bizneseve dhe tregtarëve, çka ka ndikuar në rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve tona. Murati tha se Shqipëria është ndër partnerët kryesorë tregtarë për Republikën e Kosovës dhe ky bashkëpunim pritet të thellohet edhe më shumë.

“Shqipëria është ndër partnerët kryesorë tregtarë të Republikës së Kosovës dhe qarkullimi i njerëzve veçse ka qenë në nivele të larta, por tani gjithnjë e më tepër ka integrim, ka ndërthurje, ka bashkëpunim më të madh dhe të njerëzve, që besoj se edhe rruga e infrastruktura e ka lehtësuar. Besoj kjo do të thellohet, sidomos edhe me planin që kemi për ndërtimin e hekurudhës së përbashkët Prishtinë-Durrës”, deklaroi ministri Murati.

Gjatë vizitës, Ministrat Malaj dhe Murati shoqëroheshin nga drejtuesit respektivë të doganave të dy vendeve, Gent Gazheli dhe Agron Llugaliu.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë vlerësoi se procedurat e përshpejtuara dhe pika unikale One Stop Shop në Morinë kanë ndikuar në rritjen e volumit tregtar mes dy vendeve dhe të fluksit të pasagjerëve.

Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës vlerësoi se falë lehtësimit të procedurave është arritur që të ulen kostot financiare dhe kohët e pritjes, në një kohë që vëmendja duhet të kushtohet drejt zgjerimit të kapaciteteve të procesimit dhe dixhitalizimit.

The post Malaj dhe Murati: Dogana Morinë-Vërmicë, një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Revolucion në rekrutime! Mira Murati ofron paga deri në gjysmë milioni dollarë

By: gaze tare
2 July 2025 at 17:49

Thinking Machines Lab, startup-i i ri i Mira Muratit, ka tërhequr vëmendje për pagat jashtëzakonisht të larta që u jep specialistëve të teknologjisë. Para lançimit të produkteve, kompania po investon në ndërtimin e një ekipi elitar në fushën e inteligjencës artificiale.

Thinking Machines Lab, startup-i shumë i përfolur i inteligjencës artificiale, i themeluar në fillim të këtij viti nga ish-drejtoresha kryesore e teknologjisë së OpenAI, Mira Murati, ka shpenzuar shumë para për talentet teknike përpara se të lançojë ndonjë produkt.

Kështu raportojnë media të huaja, sipas të cilave, TML po u paguan dy anëtarëve të stafit të saj teknik 450,000 dollarë pagë, ndërsa një tjetër po merr 500,000 dollarë, sipas të dhënave nga Business Insider. Kurse një punonjës i katërt, i listuar si “bashkëthemelues/specialist i mësimit automatik”, merr 450,000 dollarë në vit.

Të dhënat vijnë nga dosjet federale që kompanitë duhet të plotësojnë kur punësojnë një banor joamerikan me një vizë H-1B, që u lejon atyre të marrin në punë 85,000 punëtorë të specializuar përmes një lotarie vjetore.

Meqenëse kompanitë rrallë zbulojnë të dhëna për pagat, shifrat ofrojnë një pamje të rrallë të asaj që kandidatët po fitojnë në këtë treg pune. Vlerat përfshijnë vetëm pagat bazë, jo bonuset fitimprurëse të hyrjes dhe shpërblimet e kapitalit që shpesh janë vendi ku fitohen shumat e mëdha.

Të dhënat thuhet se janë nga tremujori i parë i këtij viti, përpara se Murati të mblidhte 2 miliardë dollarë në financimin fillestar me një vlerësim prej 10 miliardë dollarësh, sipas Business Insider.

Murati kaloi 6 vjet e gjysmë në OpenAI, ku punoi në zhvillimin e ChatGPT dhe iniciativave të tjera kërkimore të inteligjencës artificiale. Ajo u emërua shkurtimisht CEO e përkohshme në nëntor 2023 pasi bordi i OpenAI shkarkoi papritur Sam Altman, një veprim që shkaktoi trazira brenda kompanisë. Pas rikthimit të Altman në detyrë si CEO, Murati rifilloi rolin e saj si shefe e sektorit të teknologjisë.

The post Revolucion në rekrutime! Mira Murati ofron paga deri në gjysmë milioni dollarë appeared first on iconstyle.al.

Hoteli i Korrupsionit! Si Mariel Murati legalizoi pa leje hotelin luksoz në zemër të Sarandës

By: Oldi
2 July 2025 at 09:55

Mariel Murati është një prej figurave më të përfolura në Sarandë vitet e fundit, si për shkak të rolit të tij në administratën publike, ashtu edhe për aktivitetin e tij në ndërtim dhe biznes. I njohur fillimisht si ish-drejtor i ALUIZNI-t në Sarandë dhe më vonë si drejtues i zyrës së ASHK-së (FSDKSH) në të […]

The post Hoteli i Korrupsionit! Si Mariel Murati legalizoi pa leje hotelin luksoz në zemër të Sarandës appeared first on BoldNews.al.

Zyrtarizimi i kandidatëve për Ferizaj dhe Gjilan – nga kush do të sfidohen kryetarët aktualë Agim Aliu dhe Alban Hyseni

1 July 2025 at 11:31

Subjektet politike kanë nisur tashmë përgatitjet për zgjedhjet lokale të vitit 2025, duke zyrtarizuar disa prej kandidatëve për kryetarë komunash.

Gara pritet të jetë veçanërisht interesante në komunë e Ferizajt dhe Gjilanit, ku kryetarët aktualë synojnë të sigurojnë një mandat të ri. Ndërkohë, kandidatët e rinj janë të vendosur të sfidojnë pushtetin aktual dhe të arrijnë fitoren në zgjedhjet që do të mbahen në vjeshtë, transmeton Telegrafi.

Në Gjilan, kryetari aktual Alban Hyseni, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), do të garojë për një mandat të dytë. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me Arbër Ismailin si kandidat, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të përfaqësohet nga Riad Rashiti. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vendosur që në këtë garë të hyjë me kandidatin Nazim Gagica.

Kush ka udhëhequr deri tani me komunën e Gjilanit?

Komuna e Gjilanit ka qenë nën drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës që nga viti 2014 deri në vitin 2021 me Lutfi Hazirin kryetar. Ndërsa, në vitin 2021, udhëheqjen e komunës e mori LVV, me Alban Hysenin, i cili aktualisht është në fund të mandatit të tij të parë, dhe po ashtu synon mandatin e dytë.

Gara për Ferizaj;

Ndërkohë, në Ferizaj, kryetari aktual Agim Aliu do të kërkojë një tjetër mandat, duke garuar sërish si kandidat i PDK-së. LDK do ta konfirmojë Visar Azemin si kandidatin e saj për zgjedhjet që do të mbahen më 12 tetor, ndërsa AAK do të përfaqësohet nga kandidatja Xhemile Murati.

Kush ka udhëhequr deri tani me komunën e Ferizajt?

Në 10 vitet e fundit, Ferizajn e kanë drejtuar dy kryetarë: Muharrem Svarqa (LDK) deri më 2017, dhe Agim Aliu (PDK) prej 2017 e deri më sot (2025), aktualisht në fund të mandatit të dytë dhe në garë për të tretin.

Përgatitjet për zgjedhjet nga KQZ;

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur procesin e aplikimit për certifikimin e subjekteve politike për Zgjedhjet Lokale 2025.

Subjektet politike mund të aplikojnë deri më 13 gusht.

“Duke filluar nga dita e sotme, 26 qershor dhe deri më 13 gusht 2025, subjektet politike mund të aplikojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë edhe listën me emrat e kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale”, ka deklaruar për Telegrafin, Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Zgjedhjet Lokale të vitit 2025 do të mbahen më 12 tetor dhe do të përcaktojnë përbërjen e re të Kuvendeve Komunale si dhe Kryetarët e rinj të Komunave në të gjithë vendin. /Telegrafi/

 

 

 

The post Zyrtarizimi i kandidatëve për Ferizaj dhe Gjilan – nga kush do të sfidohen kryetarët aktualë Agim Aliu dhe Alban Hyseni appeared first on Telegrafi.

Përplasjet mes Kurtit e Ramës – përfshihen Murati, Guri dhe Halimi me akuza dhe fyerje

30 June 2025 at 13:23

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u përballën sot me njëri-tjetrin gjatë vendosjes së gurthemelit të çerdhes në Bardhosh.

Ishte i pari i Prishtinës ai që gjatë adresimit për media iu lut kryeministrit në detyrë që ta zhbllokonte buxhetin e kryeqytetit, duke përmendur projektet e mëdha të ngecura për shkak të mungesës së bashkëpunimit.

E Kurti iu kundërpërgjigj, duke e kritikuar Ramën për mënyrën si i cilësoi projektet dhe duke aluduar në humbjen e tij në zgjedhjet lokale, duke thënë se “, kryetari Rama pas vjeshtës duhet të gjejë një punë tjetër”.

E në këtë përplasje mes tyre janë përfshirë edhe deputeti i LDK-së, Paris Guri, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati dhe drejtoresha e Kulturës në Prishtinë, Sibel Halimi

Deputeti Guri e komentoi me një postim në Facebook deklaratën e sotme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ku i tha se Rama duhet të gjejë një punë tjetër në vjeshtë.

“Qështu i thojshin edhe para 4 vjete Përparimit, po i vetmi që e ka pas ndërru vendin e punës ka qenë Arben Vitia”, shkroi Guri, duke kujtuar se Arben Vitia, i kthyer në Ministrinë e Shëndetësisë, përkohësisht ishte bërë udhëheqës i një laboratori privat, pasi i kishte humbur zgjedhjet për kryetar të Prishtinës.

E ministri në detyrë, Hekuran Murati tha se opozita është fajtore që ka mbetur pezull edhe ndryshim plotësimi i Ligjit të Buxhetit.

“Për shkak se opozita po e bllokon konstituimin e Kuvendit, ka mbetur pezull edhe ndryshim plotësimi i Ligjit të Buxhetit, që do të përfshinte buxhetet e tri komunave të cilat ishin vonuar në miratimin e buxheteve komunale sipas afateve ligjore – pra buxhetet komunale janë miratuar në asambletë përkatëse tek pas votimit të Ligjit të Buxhetit në Kuvend dhe kësisoj ato buxhete ende nuk janë në fuqi.  Njëra ndër këto komuna që është vonuar me miratim të buxhetit është edhe Prishtina”, ka shkruar Murati.

Murati tha se Rama duhet të ankohet tek partia e tij, LDK-ja e cila po vonon plotësimin e Ligjit të Buxhetit duke mos e votuar.

“Pra kur Përparim Rama kërkon zhbllokimin e buxhetit komunal, adresa e duhur për ankesë është pikërisht partia e tij LDK, e cila duke mos votuar për konstituimin e Kuvendit, po e vonon edhe plotësimin e Ligjit të Buxhetit, për ta përfshirë edhe buxhetin e Komunës së Prishtinës si pjesë përbërëse.  Megjithatë, mos-hyrja në fuqi e Buxhetit të Komunës së Prishtinës, nuk e ka ndalur Përparim Ramën dhe LDK-në që të nënshkruajnë kontrata milionëshe e të shpallin tenderë milionësh pa kurrfarë mbulese në stilin “aksham-pazar”, duke shkelur kështu Ligjin për Financa Publike dhe atë të Prokurimit Publik”, ka shkruar ministri në detyrë i Financave.

Ai ka theksuar se për këto shkelje, do të duhej qëmoti të ishte aktivizuar prokuroria, “por deri më tani nuk kemi parë asnjë veprim nga ana e tyre”.

Në këtë përplasje është përfshirë edhe drejtoresha për kulturë në komunën e Prishtinës, Sibel Halimi e cila e ka quajtur shpellar Albin Kurtin.

“Mendësi shpelle, ky është realiteti që vazhdon të mbysë çdo ide, çdo iniciativë dhe çdo përpjekje për ta bërë Kryeqytetin një vend më të jetueshëm dhe më dinjitoz. Në vend që të mbështesin punën dhe përkushtimin, gjejnë kohë vetëm për cinizëm të paskrupullt dhe bllokada të vazhdueshme. Është e pabesueshme ku kemi përfunduar: pa Parlament, me institucione të paralizuara dhe me barriera të vendosura me qëllim, vetëm për ta mbajtur vendin peng të një mentaliteti të kalbur”, ka shkruar Halimi. /Telegrafi/

 

The post Përplasjet mes Kurtit e Ramës – përfshihen Murati, Guri dhe Halimi me akuza dhe fyerje appeared first on Telegrafi.

Eva Murati shkëlqen në tapetin e kuq me një pamje elegante

28 June 2025 at 17:45

Eva Murati, moderatorja e njohur shqiptare, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj mahnitëse në tapetin e kuq të një eventi të rëndësishëm mbrëmjen e djeshme.

E veshur me një fustan të zi elegant me stil korseje të punuar me detaje dantelle, Eva tregoi edhe një herë se si të kombinosh klasin dhe sensualitetin.

Veshja e theksuar në pjesën e bustit, prerjet dhe pjesa e lirshme te duart, e bënin pamjen edhe më dramatike dhe të sofistikuar.

Foto: Eva Murati/Instagram

Ajo e kompletoi dukjen me sandale të zeza me taka, një çantë klasike Chanel dhe një orë elegante në kyçin e dorës, duke ruajtur një balancë mes thjeshtësisë dhe glamurit.

Flokët voluminozë dhe të valëzuar të lëshuar lirshëm, së bashku me një grim të rafinuar me fokus te sytë, e plotësuan këtë paraqitje të kuruar deri në detaj.

Foto: Eva Murati/Instagram

Dukja e saj u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ku fansat dhe ndjekësit e vlerësuan për stilin, qëndrimin dhe hijeshinë që përcolli në këtë event.

Eva Murati vazhdon të dëshmojë se është një nga figurat më të konsoliduara dhe me ndikim në skenën publike shqiptare, jo vetëm për angazhimet e saj profesionale, por edhe për prezencën e saj të spikatur në çdo paraqitje. /Telegrafi/

Foto: Eva Murati/Instagram
Foto: Eva Murati/Instagram
Foto: Eva Murati/Instagram
Foto: Eva Murati/Instagram

The post Eva Murati shkëlqen në tapetin e kuq me një pamje elegante appeared first on Telegrafi.

HIBRID: Deklarata e ministrit Murati se opozita refuzoi votimin e marrëveshjes për kredinë 90 milionë euro nuk është plotësisht e saktë

26 June 2025 at 15:39

Hekuran Murati, ministri në detyrë i Financave, ka deklaruar se nga moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës, vendi rrezikon t’i humb 90 milionë euro hua pa kamatë, të alokuara nga Banka Botërore për Kosovën, të cilat sipas tij, po presin ratifikimin nga Kuvendi që nga maji 2024.

Ai me anë të dy statuseve në llogarinë e tij në Facebook, ka pretenduar se partitë opozitare gjatë legjislaturës së kaluar kishin refuzuar të votonin ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

Por, cila është e vërteta e këtij pretendimi?

Hibrid.info ka gjetur se në fakt marrëveshja nuk u votua në Kuvend, në mungesë kuorumi.

Të dy këto postime ku ai ka përmendur mos votimin e opozitës për marrëveshjen në fjalë, i ka publikuar më 23 qershor (shih këtu dhe këtu).

Analiza:

Murati ka deklaruar se kjo marrëveshje pret ratifikimin në Kuvend, që nga maji i vitit të kaluar. Hibrid.info ka kontrolluar ueb-faqen e Kuvendit të Kosovës, për të gjetur informacione për seancat e këtij institucioni, në majin e vitit 2024 (shih këtu).

Seanca kur ishte shqyrtuar marrëveshja ishte mbajtur më 23 maj 2024. “Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim” nuk ishte paraparë në rendin e ditës së kësaj seance (shih këtu).

Por, nga procesverbali i kësaj seance kuptohet se shqyrtimi i këtij projekligji ishte vendosur të bëhet me shmangie nga afatet procedurale të parapara me Rregulloren e Kuvendit, që do të thotë se për votimin (për 77, kundër 11, abstenime 0) e kësaj marrëveshjeje ishte vendosur gjatë seancës (faqet 4 dhe 5 nga procesverbali shih këtu)

Në dokumentin e projektligjit, në nenin 2, paragrafi 3, shkruan se “Marrëveshja Financiare do të sigurojë përkrahje buxhetore për Republikën e Kosovës në vlerë prej nëntëdhjetë milionë e treqind mijë euro (90,300,000€) në formë të përkrahjes buxhetore. Sa i përket kushteve të financimit, kredia ka maturitet 12 vjet, me 6 vjet grejs periudhë. Kredia nuk ka interes apo tarifa tjera të shërbimit” (shih këtu).

Edhe nga faqet 15 dhe 16 të transkriptit të seancës, në bazë të deklarimeve të atëhershme të ministrit Murati dhe kryetarit të Komisionit për Buxhet, Armend Muja, kuptohet se bëhet fjalë për të njëjtën marrëveshje që ministri në detyrë i është referuar në postimet e tij të fundit. Të dy kanë përmendur se bëhet fjalë për 90 milionë euro me normë efektive 0%. (shih këtu).

Megjithatë, faqja e 17-të e transkriptit tregon se kjo marrëveshje nuk kishte kaluar për shkak të mungesës së kuorumit, ndonëse kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë këtij votimi kishte konstatuar se të pranishëm ishin 84 deputetë, por që një pjesë e tyre nuk kishin votuar (shih këtu). Për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare kërkohet vota pro e dy të tretave (80) të deputetëve të Kuvendit, që do të thotë se kuorumi i nevojshëm për votim është më shumë se 80 deputetë.

Në transkriptë mungojnë të dhënat për deputetët që kishin votuar.

Hibrid.info ka hulumtuar për të gjetur videon e kësaj seance plenare. Nga videoja e hasur në kanalin e agjencisë së lajmeve “KosovaPress” në Youtube, është gjetur se votimi i kësaj marrëveshjeje është bërë me ngritje dore (shih këtu). Pro kanë votuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Deputetët nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë marrë pjesë në votim.

 

Se nga kush u pamundësua kuorumi në këtë seancë, është e vështirë të kuptohet nga pamjet, por ajo që shihet nga transkripti, është se të gjitha marrëveshjet tjera ndëkombëtare të parapara në këtë seancë kishin marrë dritën e gjelbër nga deputetët, me përjashtim të kësaj marrëveshjeje. Këtë gjë e vërteton edhe ky raport i përgatitur atëherë nga televizioni “Klan Kosova” (shih këtu).

Një tjetër zhvillim që e hedh poshtë pretendimin e Muratit, është edhe takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurtit, njëherit liderit të LVV-së, bashkë me Memli Krasniqin, kryetarin e PDK-së, i zhvilluar dhjetë ditë para kësaj seance (13 maj).

Në këtë takim ishte diskutuar mundësia e bashkëpunimit për votimin e 13 marrëveshjeve ndërkombëtare (shih këtu dhe këtu), votimin e të cilave e kishte premtuar dy ditë më vonë (15 maj) Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet 9 shkurtit (shih këtu).

Si votohen marrëveshjet ndërkombëtare?

Neni 10 i Ligji NR. 04/L-052 për Marrëveshjet Ndërkombëtare përcakton se: “1. Kuvendi i Republikës së Kosovës me votat e dy të tretave (2/3) të të gjithë deputetëve ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare për këto çështje: 1.1. territori, paqja, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake; 1.2. të drejtat dhe liritë fundamentale; 1.3. anëtarësimi i Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare; 1.4. marrja e obligimeve financiare nga Republika e Kosovës.”

Tutje, në paragrafin 2, 3 dhe 4 të këtij ligji thuhet se: “2. Marrëveshjet ndërkombëtare të referuara në paragrafin 1. të këtij neni ratifikohen me ligj të votuar nga dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. 3. Marrëveshjet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës të referuara në paragrafin 1. të këtij neni i dorëzohen Kuvendit me iniciativë të vet ose pas propozimit nga Qeveria. 4. Marrëveshjet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, përveç atyre në paragrafin 1. të këtij neni, ratifikohen pas nënshkrimit nga Presidenti.”

Vlen të theksohet se, në legjislativin e kaluar nga partitë shqiptare LVV kishte 55 deputetë, PDK 18 deputetë, LDK 17 deputetë dhe AAK nëntë deputetë (shih këtu).

Përfundimi:

Deklarata e ministrit në detyrë Hekuran Murati, sipas së cilës partitë opozitare në legjislaturën e kaluar kishin refuzuar të votonin ratifikimin e marrëveshjes për 90 milionë euro hua pa kamatë nga Banka Botërore, nuk qëndron. Kjo pasi marrëveshja nuk u ratifikua për shkak të mungesës së kuorumit, e jo për shkak të votimit kundër nga partitë opozitare, nga të cilat vetëm LDK nuk mori pjesë në votim, ndërsa PDK dhe AAK votuan pro.

Në përputhje me kriteret e kategorizimit të deklaratave që lidhen me fakte objektive dhe të verifikueshme, deklarata Muratit hyn në kategorinë e vërtetësisë.

Bazuar në metodologjinë e kontrollit të deklaratave, e njëjta vlerësohet si “gjysmë e vërtetë”.

Arsyetimi:

Në kategorinë e vërtetësisë, vlerësohen ato deklarata që përmbajnë thënie që lidhen me fakte objektive, saktësia e të cilave mund të përcaktohet me anë të verifikimit objektiv. Deklaratat e trajtuara në këtë kategori marrin vlerësimin – deklaratë e pavërtetë, gjysmë e vërtetë, apo edhe deklaratë e vërtetë.

 

The post HIBRID: Deklarata e ministrit Murati se opozita refuzoi votimin e marrëveshjes për kredinë 90 milionë euro nuk është plotësisht e saktë appeared first on Telegrafi.

Bajrami i reagon Muratit: LDK-së pesë herë në ditë i çojnë fjalë “A po vjen me bashkëqeverisë’

26 June 2025 at 13:55

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi deputeti i LVV-së, Hekuran Murati, ka deklaruar se LDK ende shpreson për bashkëpunim me Listën Serbe.

Bajrami ka thënë se është hipokrizi ajo se çfarë thotë Murati, derisa shtoi se LVV është ajo që e fton LDK-në për bashkëpunim, transmeton Telegrafi.

“I paska quajtur partitë shqiptare parlamentare bashkëpunëtore të Listës Serbe, ndërkohë që njerës prej tyre – LDK-së pesë herë në ditë i çojnë fjalë: “A po vjen me bashkëqeverisë”. Në anën tjetër, Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje e ka pasur një shans të artë për ta shpallur Listën Serbe organizatë terroriste pas sulmit në Banjskë ku ra dëshmor Afrim Bunjaku, por nuk e ka bërë një gjë të tillë, sepse të gjithëve na kujtohen inqizimet e shefes së grupit, Mimoza Kusari, duke u koordinuar për pagat e veteranëve me Listën Serbe “Allo brate”. Dhe e fundit, tashmë të gjithë e kanë të qartë se sa herë që i vjen erë korrupsion krejt Lëvizjes Vetëvendosje, ata provojnë me luajtë ”patriotin”, kinse të tjerët janë me Serbinë”, ka shkruar Bajrami.

Ajo tutje ka shkruar “Tregona Hekuran, si ndodhi që në qeverinë tuaj EFT-ja e Vuk Hamoviqit i monopolizoi të gjitha linjat e transmetimit të energjisë: Mal i Zi – Kosovë, Maqedoni e Veriut – Kosovë, dhe anasjelltas?”.

“Dhe si ka mundësi që Kosova ka paguar deri në 798.32 Euro për transportin një MWh energji elektrike”, vijon reagimi.

Ndryshe, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se partia e tij është e përcaktuar që për postin e nënkryetarit të Kuvendit ta zgjedhin dikë që nuk vjen nga Lista Serbe.

Murati ka pohuar se për këtë nismë kanë ftuar edhe subjektet tjera politike, por që ende nuk kanë marrë përgjigje pozitive.

Ai gjithashtu ka akuzuar partitë politike PDK, LDK dhe AAK se ende shpresojnë për bashkëpunim me Listën Serbe. /Telegrafi/

The post Bajrami i reagon Muratit: LDK-së pesë herë në ditë i çojnë fjalë “A po vjen me bashkëqeverisë’ appeared first on Telegrafi.

Murati: Dalin shtesat me rritje, lehonat marrin 325.9 euro

25 June 2025 at 17:36

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar sot se janë ekzekutuar pagesat me rritje për lehonat në Kosovë.

Sipas tij, nga ky muaj, shuma mujore që përfitojnë lehonat është rritur në 325.9 euro, nga 170 euro sa ishte deri muajin e kaluar.

“Sot është bërë pagesa me rritje e shtesave për lehona – 325.9 euro/muaj, nga 170 euro më parë. Kur e mendon që deri para katër vitesh mbështetja nga shteti për gratë lehona ka qenë zero, e kupton se sa pak është vlerësuar roli dhe mirëqenia e familjes nga qeveritë e kaluara”, ka deklaruar Murati përmes një postimi në rrjete sociale.

Kjo rritje, sipas ministrit, është një dëshmi e angazhimit të qeverisë për të mbështetur gratë dhe familjet e reja, si pjesë e politikave sociale për përmirësimin e mirëqenies.

Programi i shtesave për lehonat është pjesë e skemave të mbështetjes direkte që Ministria e Financave ka implementuar gjatë mandatit të saj./Telegrafi/

The post Murati: Dalin shtesat me rritje, lehonat marrin 325.9 euro appeared first on Telegrafi.

Franceska Murati thyen heshtjen pas zjarrit në banesë: Ja e vërteta

By: Elva
24 June 2025 at 22:50

Pas lajmit se brenda banesës së saj kishte rënë zjarr, Franceska Murati ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku qetësoi ndjekësit duke shkruar: “Gjithçka është në rregull. Dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë ata që më shkruajtën për të parë nëse isha mirë  mbështetja juaj më preku shumë. Thjesht duhet të jemi pak […]

The post Franceska Murati thyen heshtjen pas zjarrit në banesë: Ja e vërteta appeared first on BoldNews.al.

I ra zjarr ne apartament, vjen reagimi i pare nga Franceska Murati: U tmerrova kur…

24 June 2025 at 21:31

Françeska Murati ka bërë reagimin e parë publik pasi në rrjet u tha se shtëpia e saj e re në Tiranë përfundoi në flakë dy ditë më parë.

Megjithatë, Françeska bën të ditur se në fakt nuk bëhet fjalë për shtëpinë e saj, pasi zjarri “ishte një kat më poshtë”.

Në postimin e saj, ajo shkruan:

“Gjithçka është në rregull. Dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë ata që më shkruajtën për të parë nëse isha mirë — mbështetja juaj më preku shumë.Lexo ne PP.HILSN.COM

Thjesht të gjithë duhet të jemi pak më të kujdesshëm, mos të hapim panik kot me video të tilla.

Pikë së pari, nuk ishte kati im, por gjithsesi gjithçka u vu në kontroll për punë minutash, falë administratës fantastike që kujdeset për ne. Tani gjithçka është krejtësisht në rregull.”

 

The post I ra zjarr ne apartament, vjen reagimi i pare nga Franceska Murati: U tmerrova kur… appeared first on Sot News | Lajme.

Zjarri në banesën e saj, reagon Franceska Murati: Ju falenderoj që më shkruajtët

By: gaze tare
24 June 2025 at 21:37

Franceska Murati ka reaguar pas lajmit se brenda shtëpisë së saj kishte rënë zjarr. Përmes një postimi në Instagram, Franceska qetësoi ndjekësit duke shkruar:

“Gjithçka është në rregull. Dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë ata që më shkruajtën për të parë nëse isha mirë, mbështetja juaj më preku shumë.”

Ajo theksoi se nuk kishte vend për panik, duke sqaruar se:

“Nuk ishte kati im dhe gjithçka u vu nën kontroll brenda minutash, falë administratës fantastike që kujdeset për ne.”

Ndërkohë, videoja që shoqëron postimin e saj shfaq Franceskën pranë ndërtesës së saj luksoze, duke treguar edhe përmirësimet e fundit në ambientin ku ajo banon.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Franceska Murati (@franceska_murati)

The post Zjarri në banesën e saj, reagon Franceska Murati: Ju falenderoj që më shkruajtët appeared first on iconstyle.al.

VIDEO/ Një cigare e ndezur dyshohet se shkaktoi zjarrin tek apartamenti luksoz i Françeska Muratit

23 June 2025 at 15:15

Janë zbardhur detaje të reja nga zjarri që përfshiu apartamentin luksoz të ish-banores së “Big Brother VIP Albania”, Françeksa Muratit, në një kompleks pranë liqenit artificial në Tiranë. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregonin një situatë dramatike: flakët që shpërthenin në ballkonin e apartamentit dhe tymi i dendur që përhapet nëpër korridoret e godinës. Mësohet […]

The post VIDEO/ Një cigare e ndezur dyshohet se shkaktoi zjarrin tek apartamenti luksoz i Françeska Muratit appeared first on BoldNews.al.

Qeveria shqiptare dha 10 mln euro/ Mira Murati siguron fonde prej 2 mld eurosh për start-up-in e saj të ri në ‘IA’

23 June 2025 at 12:00

Shqiptarja Mira Murati, ish-drejtuese në OpenAI, ka tërhequr vëmendjen e botës së teknologjisë pas suksesit të start-up-it të saj të ri në fushën e inteligjencës artificiale, i cili, vetëm gjashtë muaj pas krijimit, ka siguruar një nga invenstimet fillestare më të mëdha në historinë e Silicon Valley – 2 miliardë dollarë, duke e çuar vlerësimin e kompanisë në 10 miliardë.

Ish-drejtuesja e teknologjisë në OpenAI, Mira Murati, ka siguruar 2 miliardë dollarë për start-up-in e saj të ri në fushën e inteligjencës artificiale, përmes një marrëveshjeje që e vlerëson kompaninë e krijuar vetëm gjashtë muaj më parë dhe të mbajtur larg syrit të publikut, në 10 miliardë dollarë. Marrëveshja, e mbyllur së fundmi sipas disa personave të njohur me transaksionin, përfaqëson një nga raundet më të mëdha të financimit fillestar (“seed”) në historinë e Silicon Valley.

Thinking Machines, me bazë në San Francisko, nuk ka zbuluar ende se çfarë po zhvillon, duke u mbështetur në emrin dhe reputacionin e Muratit për të tërhequr investitorët, sipas burimeve të afërta me fushatën e financimit. Ky financim tregon interesin e jashtëzakonshëm të investitorëve për inteligjencën artificiale dhe besimin e tyre në vizionin e themeluesve me profil të lartë, që konkurrojnë me kompani si OpenAI dhe Anthropic, si dhe me gjigantët e teknologjisë si Google dhe Meta.

Murati, 36 vjeç, u largua nga OpenAI në shtator, pasi kishte drejtuar zhvillimin e produkteve si ChatGPT, gjeneratori i imazheve Dall-E dhe modalitetit zanor. Më parë, ajo ka qenë menaxhere e lartë produkti në Tesla, ku ka punuar për Model X. Sipas disa burimeve, ajo ishte një ndër drejtueset që kishte ngritur shqetësime për lidershipin e Sam Altman-it para përpjekjes së dështuar të bordit për ta shkarkuar atë në nëntor 2023. Për një kohë të shkurtër, Murati u emërua drejtore e përkohshme ekzekutive, përpara se Altman të rikthehej shpejt në detyrë.

Thinking Machines ka rekrutuar gjithashtu disa ish-punonjës të OpenAI, përfshirë bashkëthemeluesin John Schulman, ish-drejtuesin e projekteve speciale Jonathan Lachman, dhe ish-nënkryetarët Barret Zoph dhe Lilian Weng.

“Ka një grup shumë të kufizuar themeluesish dhe njerëz jashtëzakonisht të zgjuar,” tha një investitor. “Ekipi që Murati ka mbledhur është jashtëzakonisht bindës.”

Megjithatë, informacioni për atë çfarë po zhvillon kompania mbetet minimal. Në shkurt, ajo deklaroi se synon të bëjë “sistemet e inteligjencës artificiale më të kuptueshme, të personalizueshme dhe në përgjithësi më të afta”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Për shkak të natyrës shumë të fshehtë të projektit, disa fonde që Murati i kishte kontaktuar nuk pranuan të investojnë. Njëri prej tyre tha se prezantimi i Muratit nuk përmbante asnjë informacion konkret mbi një produkt ose plan financiar. Një tjetër person tha se Thinking Machines po punon në zhvillimin e “inteligjencës së përgjithshme artificiale”, një koncept hipotetik në të cilin kompjuterët arrijnë nivele inteligjence të barabarta ose më të larta se ato njerëzore. Megjithatë, sipas tij, aktualisht grupi është ende në fazën e ndërtimit të strategjisë.

Pas këtij raundi financimi, Murati do të ketë të drejtën e votës në bord, që i jep epërsi absolute ndaj të gjithë anëtarëve të tjerë, duke i garantuar asaj fjalën e fundit për çdo vendim të rëndësishëm në kompani, sipas personave të njohur me marrëveshjen. Struktura e votimit është raportuar për herë të parë nga The Information. Mungesa e një produkti konkret nuk ka penguar gjithashtu investitorët të mbështesin edhe bashkëthemeluesin tjetër të OpenAI, Ilya Sutskever, i cili në prill grumbulloi 2 miliardë dollarë për start-up-in e tij “Safe Superintelligence”, me një vlerësim 32 miliardë dollarë.

Qeveria shqiptare kontribuoi me 10 mln euro

Qeveria shqiptare ka hynë me një kontrobust modest në start-up e sipërmarres me origjinë shqiptare, Mira Murati. Në fillim të muajit qershor, qeveria ndryshoi buxhetin 2025, për të mundësuar alokimin e një fondi prej 1 miliard lekësh (10 mln euro) pranë Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Fondi i është akorduar Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit në cilësinë e aksionerit të vetëm të Korporatës së Investimeve Shqiptare, për financimin e pjesëmarrjes së qeverisë shqiptare në startup-in “Machine Thinking Lab”.

Gjatë fjalës së tij në në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat, ku po prezantohej ndryshimi Ministri i financave, Petrit Malaj theksoi se një investim i tillë duhet parë edhe nga pikëpamja e përfitimeve më afatgjata, qofshin ato ekonomike, por edhe të një historie suksesi që vjen nga një sipërmarrëse shqiptare me kontribut të rëndësishëm botëror në fushën e inteligjencës artificiale. Ai tha se përfshirja e qeverisë shqiptare në këtë fazë të hershme ofron potencial të konsiderueshëm fitimi, veçanërisht nëse Thinking Machines Lab realizon një dalje të suksesshme në bursat ndërkombëtare (IPO apo blerje)./ Monitor

The post Qeveria shqiptare dha 10 mln euro/ Mira Murati siguron fonde prej 2 mld eurosh për start-up-in e saj të ri në ‘IA’ appeared first on Sot News | Lajme.

VIDEO/ E bleu pak kohë më parë, përfshihet nga zjarri apartamenti luksoz i Françeska Muratit

22 June 2025 at 22:19

Një apartament është përfshirë nga zjarri këtë të dielë, në një kompleks luksoz, pranë liqenit artificial në Tiranë. Mediat raportojnë se bëhet fjalë për apartamentin e ish-banores së “Big Brother VIP Albania”, Françeksa Muratit, e cila e bleu vetëm pak kohë më parë dhe e reklamonte në rrjetet sociale, ku tërhoqi vëmendje për shkak të […]

The post VIDEO/ E bleu pak kohë më parë, përfshihet nga zjarri apartamenti luksoz i Françeska Muratit appeared first on BoldNews.al.

Humbje e madhe për ish-banoren e Big Brother/ Apartamenti i sapo blerë, digjet plotësisht nga zjarri

22 June 2025 at 21:30

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në një nga zonat më të njohura rezidenciale të kryeqytetit. Sipas burimeve, apartamenti i ish-banores së Big Brother, Françeska Murati, është përfshirë nga flakët në zonën Lake View, vetëm pak ditë pasi ajo kishte finalizuar blerjen e tij.

Mësohet se banesa, e blerë për një vlerë rreth 500 mijë euro, është dëmtuar, ndërsa deri tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit.

Nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale. Autoritetet janë në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e flakëve.

The post Humbje e madhe për ish-banoren e Big Brother/ Apartamenti i sapo blerë, digjet plotësisht nga zjarri appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌