Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 August 2025Main stream

Djalli i fshehtësive: Si humbet besimi në martesë

26 August 2025 at 00:25

Një nga problemet më të mëdha në martesë lind kur njëri prej bashkëshortëve rrëfen vetëm një pjesë të së vërtetës. Me kalimin e kohës, e vërteta e plotë del në pah, dhe atëherë bëhet shumë më e vështirë të rindërtohet besimi

Besimi është një nga shtyllat kryesore të marrëdhënieve në çift. Është aq i rëndësishëm, sa shumë çifte nuk do të martoheshin nëse nuk ekziston ky raport ndërsjellë. Ata që e humbin shpesh përfundojnë duke u ndarë.

“Besimi ndërtohet pikë pas pike…”

Çdo martesë mbështetet mbi bazën e besimit. Kur dy njerëz i premtojnë njëri-tjetrit se do të jenë bashkë në të mirë e në të keq, në shëndet dhe sëmundje, në pasuri dhe varfëri – kjo është një përgjegjësi e madhe. Prandaj, pritshmëria që bashkëshorti të qëndrojë besnik këtij zotimi e bën besimin një element vendimtar.

Një shprehje e njohur thotë: “Besimi ndërtohet pikë pas pike, por humbet si një fuçi e derdhur.” Sa herë e keni dëgjuar këtë thënie? Dhe sa herë jeni bindur për vërtetësinë e saj?

Psikologët japin këshilla se si të mbushni “fuçinë” e madhe të besimit në martesë, siç e përshkruajnë ata me figurë:

1. Mbani premtimet tuaja – kjo forcon besimin

Duket e thjeshtë, por shpesh është e vështirë. Bëni atë që thoni se do ta bëni. Përmbushni detyrimet tuaja. Besimi ndërtohet përmes gjesteve të vogla të përditshme. Çdo ditë kemi me dhjetëra mundësi për të treguar se jemi të besueshëm.

2. Pranoni kur gaboni

Mos i fshihni gabimet. Kur të ndodhë të gaboni, rrëfejini partnerit tuaj. Mund të jetë e pakëndshme për momentin, por pranimi dhe kërkimi i faljes forcon besimin, nëse bëhet në mënyrën e duhur, transmeton Telegrafi.

3. “Ndriçoni me reflektor” situatat

Në punë shpesh përdoret shprehja “ta ndriçosh me reflektor”. Do të thotë ta pranosh hapur kur ke gabuar, harruar diçka ose thjesht ke bërë një gabim. Të gjithë gabojmë! Por nëse fshehim diçka, humbasim besimin. Ndani si virtytet, ashtu edhe dobësitë tuaja me partnerin.

4. Jini plotësisht të sinqertë

Mos tregoni vetëm 50% të së vërtetës, apo edhe 99%. Thoni gjithçka. Një nga problemet më të mëdha në martesë lind pikërisht kur njëri bashkëshort thotë vetëm një pjesë të së vërtetës. Kur pjesa tjetër del në pah më vonë, rindërtimi i besimit është shumë më i vështirë.

5. Mos jepni premtime që nuk mund t’i mbani

Një psikoterapist tregon një shembull: “Në fillim të martesës mësova të mos premtoj gjëra që nuk jam i sigurt se mund t’i mbaj. Njëherë i premtova gruas se do të isha në shtëpi në orën 17:30. U ktheva në 17:45 dhe ajo u zemërua. Problemi nuk ishin 15 minutat, por fakti që nuk e mbajta premtimin. Që atëherë nuk premtoj asgjë nëse nuk jam 100% i sigurt që mund ta realizoj.”

6. Mos ushqeni sekrete

A do t’ia lejonit bashkëshortit tuaj të shihte telefonin, fotografitë ose historinë e kërkimeve tuaja? Këto pyetje i frikësojnë shumë njerëz. Të gjithë kemi gjëra personale, por nëse ndjeni frikë apo pasiguri kur partneri merr telefonin tuaj, atëherë kjo është shenjë se po ushqeni sekrete. Kjo nuk duhet të bëhet zakon, por transparenca është një provë e fortë e besimit.

Në fund, psikologët theksojnë: transparenca ndërton besimin në martesë në çdo nivel. /Telegrafi/

The post Djalli i fshehtësive: Si humbet besimi në martesë appeared first on Telegrafi.

Horoskopi 26 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

By: M C
25 August 2025 at 23:48

Dashi

Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria do të jetë e përmirësuar. Pavarësisht ndikimit të kundërt të Saturnit, shumë shpejtë projektet tuaja do të konkretizohen. Ka ardhur momenti për të përveshur mëngët dhe për të marrë rezultatet që aq shumë dëshironi.

Demi

Kjo e martë do të jetë disi nën ritmin e duhur, ku ju nuk do të jeni aspak në humor. Bëni mirë që të reflektoni me veten, pasi pjesa e dytë e javës do të jetë dukshëm më e mirë dhe do të rezervojë ndonjë surprizë në dashuri. Venusi pas pak ditësh do të jetë në shenjën tuaj.

Binjakët

Jeni duke përjetuar një periudhë të mbushur me tension. Qielli është i favorshëm për të zgjeruar familjen. Nëse jeni me kokë mënjanë me një person, ka ardhur momenti që të hidhni ju hapin e parë drejt pajtimit.

Gaforrja

Kjo e martë do të sjellë rikuperim me vete, ku do të arrini që të gjeni veten dhe të shmangni shpenzimet e tepërta. Fundi i muajit do të jetë shumë pozitiv dhe i mbushur me surpriza sa i takon punës dhe familjes.

Luani

Dita do të jetë e mbushur me ndryshime të bujshme. Situata astrologjike është e shkëlqyer sa i takon jetës sentimentale. Nëse keni diçka që ju mundon, është momenti për ta sqaruar.

Virgjëresha

Paolo Fox parashikon orë të mbushura me sukses, sa i takon sferës profesionale, ku do të arrini që të nxirrni disa projekte që mbani në sirtar dhe duke i prezantuar aty ku do të kenë mundësi që të gjejnë sukses. Kjo është një periudhë shumë e mirë sa i takon rritjes profesionale, ndonëse nuk do të mungojë ndonjë vështirësi në dashuri.

Peshorja

E marta nuk do të jetë aspak e favorshme sa i takon dashurisë, për shkak se do të dalë në pah ndonjë tension me partnerin/en. Reflektoni mirë dhe përqendrohuni në punë, pasi fundi i muajit do të qartësojë çdo gjë lidhur me të ardhmen tuaj.

Akrepi

Ju presin të reja të rëndësishme sa i takon punës. Nëse po mendonit që të ndryshonit pozicion, kjo është java e duhur. Reflektoni dhe ndani mendime me familjarët tuaj, të cilët do të dinë që t’iu tregojnë rrugën më të mirë.

Shigjetari

Kjo periudhë është mjaft e favorshme për të gjithë ata që janë çift. Ndërsa ata që janë vetëm, duhet të dërgojnë atë mesazh që i mundon, duke lënë mënjanë ndrojtjen, pasi yjet janë në anën e tyre.

Bricjapi

Ju presin ditë të bukura, kryesisht në punë. Ndërsa në dashuri bëni durim dhe do të arrini që të bëni për vete njeriun që keni përzemër. Ky është momenti i duhur për të arsyetuar siç duhet.

Ujori

Paolo Fox parashikon për të lindurit e kësaj shenje një qiell intrigues, por kjo gjë do të sjellë edhe lodhje. Nëse keni menduar që të zhvilloni një projekt personal, me siguri jeni përballur me ndonjë vështirësi, ndaj duhet të përvishni mëngët dhe të përqendroheni maksimalisht, shkruan noa.al. Kjo gjë vlen edhe për dashurinë.

Peshqit

Do të përballeni me disa vështirësi gjatë kësaj të marte, por fatmirësisht çdo gjë do të zgjidhet me kalimin e ditëve. Situata astrologjike është mjaft premtuese, sidomos një dashuri e re e cila do të sjellë shumë energji pozitive. Edhe situata ekonomike do të shohë përmirësim.

The post Horoskopi 26 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 25 August 2025Main stream

Kompanitë e Musk padisin Apple dhe OpenAI për pengesë në fushën e inteligjencës artificiale

25 August 2025 at 22:07

Kompanitë e miliarderit amerikan Elon Musk, X dhe xAI, kanë ngritur padi kundër Apple dhe OpenAI, duke i akuzuar ato për pengimin e konkurrencës në fushën e inteligjencës artificiale.

Kompanitë X dhe xAI ngritën padi në gjykatën federale, duke pretenduar se vendimi i Apple për të integruar OpenAI në sistemin operativ të telefonave inteligjentë të iPhone “dëmton konkurrencën dhe i privon konsumatorët nga e drejta për të zgjedhur”.

Në padinë e ngritur në Teksas, pretendohet se Apple dhe OpenAI kanë bllokuar tregun për të ruajtur monopolet e tyre dhe për të parandaluar kompani inovative si X dhe xAI të konkurrojnë.

Sipas padisë, Apple dhe OpenAI kërkojnë të “ndalojnë skemat e tyre antikonkurruese” dhe “të rikuperojnë miliarda dollarë dëmshpërblim”.

Gjithashtu pretendohet se Apple në dyqanin e saj të aplikacioneve është përmbajtur nga paraqitja në pah e aplikacionit X dhe chatbot-it të inteligjencës artificiale Grok të zhvilluar nga xAI për shkak të një marrëveshjeje të veçantë me OpenAI.

Një zëdhënës i OpenAI në një deklaratë lidhur me çështjen tha se padia është “në përputhje me tendencën e vazhdueshëm të ngacmimit të Musk-ut”.

Edhe zëdhënësi i Apple  mbrojti idenë se App Store është projektuar në mënyrën për të qenë “i drejtë dhe i paanshëm” dhe se ai “duke përdorur kritere objektive i ofron aplikacionet përmes listave, rekomandimeve algoritmike dhe renditjeve për përzgjedhura nga ekspertët”.

Këtë muaj, Musk përmes një postimi në llogarinë e kompanisë X me bazë në SHBA tha se “Apple paraqet një sjellje që e bën të pamundur për çdo kompani të IA-së përveç OpenAI të arrijë vendin e parë në App Store. Kjo është shkelje e qartë e antitrustit”.

Ai tha se xAI do të ndërmmarrë veprime ligjore.

Studimi/ Valët e të nxehtit po na plakin më shpejt se duhani apo alkooli

By: e xh
25 August 2025 at 20:01

Një studim i ri thotë se ekspozimi i përsëritur ndaj valëve të të nxehtit po e përshpejton procesin e plakjes te njerëzi, me pasoja që mund të jenë të krahasueshme me dëmet që shkaktojnë pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit, dieta e dobët apo mungesa e aktivitetit fizik.

Sipas shkencëtarëve, temperaturat ekstreme, që po bëhen gjithnjë e më të zakonshme për shkak të krizës klimatike, mund të shkaktojnë dëme afatgjata në shëndetin e miliarda njerëzve në mbarë botën.

Derisa ishte tashmë e ditur se valët e të nxehtit shkaktojnë rritje të menjëhershme të vdekjeve të parakohshme, siç ishte rasti me thuajse 600 vdekje të lidhura me një valë të nxehti në Angli, kjo është një nga analizat e para që shqyrton ndikimin afatgjatë.

Në një studim që përfshiu 25,000 persona në Tajvan për 15 vite, studiuesit krahasuan ekspozimin e tyre ndaj valëve të të nxehtit me moshën biologjike, një tregues i shëndetit të përgjithshëm.

U zbulua se moshimi biologjik rritej me rreth 9 ditë për ata që përjetonin 4 ditë më shumë me temperatura ekstreme brenda një periudhe dyvjeçare. Ndërkohë, punëtorët të cilët kalojnë më shumë kohë jashtë kishin një rritje të moshës biologjike prej 33 ditësh.

Shkencëtarët theksojnë se, edhe pse këto shifra mund të duken të vogla, ato mbulojnë vetëm një periudhë dyvjeçare. Ndikimi gjatë gjithë jetës mund të jetë shumë më i madh. Rritja e moshës biologjike është gjithashtu një tregues i fortë i rrezikut për vdekshmëri të hershme.

“Ekspozimi ndaj valëve të të nxehtit në periudha të gjata mund të ketë pasoja shumë më të rënda se sa kemi raportuar,” tha Dr. Cui Guo nga Universiteti i Hong Kongut, që drejtoi kërkimin. “Dhe për shkak se këto valë janë gjithnjë e më të shpeshta dhe zgjasin më shumë, ndikimet në shëndet mund të përkeqësohen edhe më tej.”

Profesori Paul Beggs nga Universiteti Macquarie në Australi shtoi: “Të gjithë kemi përjetuar valë të nxehti dhe kemi menduar se ia kemi hedhur pa pasoja – por ky studim tregon se këto valë në fakt ndikojnë në mënyrën se si plaket trupi ynë.”

Ai gjithashtu përmendi një zbulim tjetër tronditës nga viti 2024, ku u gjet se ekspozimi ndaj të nxehtit në fëmijëri dëmton zhvillimin e trurit. Të dyja gjetjet tregojnë se nxehtësia ekstreme mund të ndikojë negativisht në çdo moshë dhe ndikimi mund të jetë i përhershëm.

Studimi u botua në revistën Nature Climate Change dhe mat përmes analizave mjekësore të ndryshme  si tensioni i gjakut, niveli i kolesterolit, inflamacioni, funksionet e mushkërive, mëlçisë dhe veshkave për të përcaktuar moshën biologjike të individëve.

Valët e të nxehtit nuk janë thjesht të pakëndshme por ato mund të jenë plakje e padukshme që po na ndodh të gjithëve, dita-ditës.

Galaxy Watch8 i përshtat shëndetin, fitnesin dhe qëllimet e përditshme me ritmin tuaj

25 August 2025 at 20:44

Samsung Galaxy Watch8 është një orë inteligjente dhe një partner që ju ndjek në çdo hap të rrugës.

Në një botë ku detyrimet e përditshme, qëllimet personale dhe kujdesi shëndetësor shpesh duken si tre drejtime të ndryshme, Samsung Galaxy Watch8 sjell një zgjidhje që i përshtat ato në një ritëm të përsosur, transmeton Telegrafi.

Me një dizajn elegant, veçori inteligjente dhe sensorë të përparuar, kjo orë inteligjente bëhet një partner që ju ndjek në çdo hap të rrugës – që nga alarmi i parë në mëngjes, gjatë ditës së punës, deri në momentet e pushimit.

Forma e saj e re “jastëk” me teknologjinë Dynamic Lug System e bën atë të rehatshme dhe të padukshme, kështu që nuk do ta ndjeni as në kyçin tuaj, pavarësisht nëse jeni në një takim, vrapim apo një udhëtim fundjave.

Performanca është në një nivel krejt të ri falë një procesori 3 nm dhe baterisë së optimizuar, që do të thotë se mund të shijoni funksionim të qetë të aplikacionit, reagim të shpejtë dhe përdorim afatgjatë, edhe me ekranin Always-On të ndezur.

Dhe kur dilni jashtë, pavarësisht nëse jeni duke bërë ecje në natyrë apo duke vrapuar nëpër rrugët e qytetit, GPS me dy frekuenca (L1 + L5) gjurmon me saktësi vendndodhjen tuaj, pavarësisht pengesave të tilla si ndërtesat e larta ose pyjet e dendura.

Për entuziastët e fitnesit, ekziston Running Coach, i cili krijon një plan stërvitjeje të personalizuar pas një prove të shkurtër dhe ofron këshilla dhe motivim në kohë reale gjatë ushtrimeve. Pavarësisht nëse po përgatiteni për një gjysmëmaratonë apo thjesht dëshironi të rrisni gjendjen tuaj fizike, ora ju udhëzon drejt qëllimit tuaj, hap pas hapi.

Dhe ndërsa ju kujdeseni për formën tuaj, Galaxy Watch8 kujdeset edhe për pushimin tuaj, funksioni Bedtime Guidance analizon zakonet tuaja të gjumit dhe ju kujton në mënyrë diskrete se kur është koha e duhur për të fjetur, në mënyrë që të zgjoheni më të pushuar dhe të gatshëm për një ditë të re.

Një nga risitë janë metrikat e përparuara të shëndetit si Ngarkesa Vaskulare dhe Indeksi i Antioksidantëve, të cilat ju japin një pasqyrë se si trupi juaj përballon stresin dhe sforcimin fizik, duke hapur mundësinë e reagimit në kohë dhe futjes së ndryshimeve të shëndetshme.

Me veçoritë e Galaxy AI dhe Energy Score, të gjitha informacionet kryesore në lidhje me shëndetin, gjumin dhe rikuperimin tuaj janë mbledhur në një vend, vetëm një vështrim në kyçin tuaj dhe do të dini sa të gatshëm jeni për sfidat e ditës.

Dhe kur bëhet fjalë për situatat e përditshme, Galaxy Watch8 shkëlqen. Ekrani i tij Super AMOLED me deri në 3000 nit shkëlqim mbetet kristal i qartë edhe në rrezet e diellit të forta, dhe ndërfaqja e re One UI 8 dhe integrimi me asistentin Google Gemini lejojnë navigim të shpejtë, komanda të thjeshta dhe qasje në informacion pa përdorur telefonin tuaj.

Galaxy Watch8 sjell një kombinim të ekuilibruar të teknologjisë dhe komoditetit, duke kombinuar ndjekjen e shëndetit, funksionet e fitnesit dhe organizimin e detyrave të përditshme në një pajisje.

Është projektuar për t’u përshtatur me ritmin tuaj, duke ofruar të dhëna të sakta dhe opsione intuitive, në mënyrë që të keni një pamje të qartë të ditës suaj në çdo kohë, nga alarmi i parë deri në gjumin e mbrëmjes.

Edhe nëse nuk keni një pajisje Galaxy, keni mundësinë të përjetoni se si është të punosh, krijosh dhe komunikosh në mënyrën që sjell Galaxy Z Fold7. Vetëm vizitoni trygalaxy.com dhe brenda pak sekondash do të gjendeni brenda një simulimi të ndërfaqes Galaxy, direkt në telefonin tuaj ekzistues.

Atje do të gjeni tutoriale interaktive, demonstrime të veçorive të tilla si Përkthimi i Drejtpërdrejtë, Ndihma për Shënime, Ndihma për Biseda, Ndihma për Foto, si dhe mundësinë për të përjetuar se si është të punosh në një ekran të palosshëm. Një hyrje e lehtë në botën e Galaxy. /Telegrafi/

 

The post Galaxy Watch8 i përshtat shëndetin, fitnesin dhe qëllimet e përditshme me ritmin tuaj appeared first on Telegrafi.

Jaguar Land Rover prezanton skanerë me inteligjencë artificiale për të zbuluar dëmtimet në automjetet e reja

25 August 2025 at 20:44

Skanimi i automjeteve i mundësuar nga inteligjenca artificiale e ka kthyer qiradhënien e makinave nga kompani si Hertz në një dhimbje koke të madhe për shumë klientë në SHBA, por për blerësit e modeleve të reja Jaguar dhe Land Rover, e njëjta teknologji mund të jetë një shtesë e mirëpritur.

Përmes një partneriteti të ri me UVeye, të njëjtën kompani pas skanerëve të Hertz, makinat e reja Jaguar Land Rover në portet kryesore të SHBA-së do të kontrollohen për defekte dhe dëmtime para se të mbërrijnë në sallonet e ekspozitës.

Jaguar Land Rover është marka e parë që përdor teknologjinë në shkallë të gjerë në SHBA. Do të instalojë stacione automatike inspektimi në porte në Brunswick, Georgia; Baltimore, Maryland; dhe Port Hueneme, California, transmeton Telegrafi.

Automjetet kalojnë nëpër stacione me shpejtësi të ulët dhe brenda sekondave sistemi mund të identifikojë dëmtime deri në 20 mm, duke përfshirë gropëza të vogla, gërvishtje dhe dëmtime të tjera që mund të kenë ndodhur gjatë prodhimit ose transportit.

Çdo problem i zbuluar nga sistemi dërgohet menjëherë në sistem, i cili më pas arrin në tabletat e përdorura nga operatorët. Rezultati duhet të jetë një përpunim më i shpejtë i automjeteve dhe më pak gabime manuale që mund të ndodhin kur punonjësit inspektojnë personalisht çdo automjet.

“Së bashku, UVeye dhe JLR po vendosin një standard të ri në logjistikën e automjeteve, duke përdorur inteligjencën artificiale për të përmirësuar kontrollin e cilësisë që nga momenti që një automjet hyn në vend”, tha CEO dhe bashkëthemeluesi i UVeye, Amir Hever.

Stacionet e inspektimit të automjeteve të UVeye janë të pajisura me një sistem skanimi të plotë të pjesës së poshtme të automjetit, analizë të gomave dhe sisteme zbulimi 360 gradë të jashtme. /Telegrafi/

The post Jaguar Land Rover prezanton skanerë me inteligjencë artificiale për të zbuluar dëmtimet në automjetet e reja appeared first on Telegrafi.

Zjarr në Akërni, katër helikopterë në aksion për shuarjen e flakëve

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Një zjarr përfshiu pasditen e sotme pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, në fshatin Akërni, Novoselë, pranë lagunës së Nartës.

Mediet raportojnë se për shkak të terrenit të vështirë dhe rërës që pengon lëvizjen e automjeteve zjarrfikëse, në pyllin e pishave pranë hidrovorit kanë shkuar edhe 4 helikopterë për shuarjen e flakëve, prej të cilëve, dy nga Emiratet e Bashkuara dhe dy të Forcave të Armatosura.

Po ashtu në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Vlorës me 7 punonjës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Era ka bërë zjarri të përhapet në një sipërfaqe më të madhe, ndërsa pjesa më e madhe e pyllit është përfshirë nga zjarri.

Në një intervistë për mediet, kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha tha se zjarri në Pishë-Poro të Vlorës vijon dhe është në një gjatësi 2-3 kilometra.

Dredha u shpreh se dyshohet që është zjarrëvënie e qëllimshme dhe tha se autori duhet që të dalë para drejtësisë.

“Zjarri ka nisur në Delisuf dhe nga atje ka ardhur deri këtu në hidrovor, është 2 deri në 3 km gjatësi zjarri. Terreni nuk është se është shumë i vështirë po ka shumë sipërfaqe pylli me pisha dhe është e vështirë që të operohet. Janë sjellë dy helikopterë nga Forcat e Armatosura dhe dy nga Emiratet Arabe dhe do të vijohet sërish nesër.

Jemi në terren, por dua që t’i bëj thirrje banorëve nëse kanë informacione, sepse ka dyshime që mund të jetë zjarrëvënie e qëllimshme, pse jo, përgjegjësit të vendosen para përgjegjësisë, sepse është rast i përsëritur dhe rrezikohen jetë njerëzish dhe natyra. Nesër në orën 5 në mëngjes do të jetë një grup i organizuar me 40 forca mbështetëse nga Ministria e Mbrojtjes dhe mund të marrim ndihmë edhe nga bashki të tjera”, tha Dredha.

/m.q//r.e/

The post Zjarr në Akërni, katër helikopterë në aksion për shuarjen e flakëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro: Mirëmbajtja e hapësirave të përbashkëta, detyrim qytetar dhe mënyrë jetese

25 August 2025 at 18:45

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Prej datës 15 qershor ka nisur operacioni “Plazhe të pastra”, përmes të cilit Agjencia Kombëtare e Bregdetit mbështet tetë bashki bregdetare në pastrimin e plazheve.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro u shpreh sot në një postim në rrjetet sociale, se “pastrimi i plazheve është sfida e përditshme dhe e përnatshme e ekipeve të bashkive, operatorëve të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit”.

Ministrja Kumbaro tha se falë angazhimit vullnetar të qytetarëve dhe turistëve model po jepet shembulli se si duhen trajtuar hapësirat publike.

Kumbaro u ndal edhe tek ata “që bërtasin “për të pasur plazhe publike”, të cilat këtë vit ishin më shumë se asnjëherë, por sërish plot biznese dhe qytetarë-pushues nuk e kuptojnë që të mirëmbash hapësirat e përbashkëta nuk është zgjedhje personale, por detyrim qytetar dhe mënyrë jetese”.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit u ka shprehur mirënjohjen ekipeve të pastrimit të cilët sipas Kumbaros, “ditë-natë, prej nisjes së Operacionit “Plazhe të Pastra” për të katërtin vit radhazi, kanë qenë në krye të detyrës, për të pastruar dhe mirëmbajtur hapësirat”.

Dyfishimi i hapësirave publike ka shtuar përgjegjësitë e institucioneve vendore për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Po ashtu, bashkitë e qyteteve bregdetare i kanë pajisur të gjitha këto hapësira me sinjalistikën e duhur në terren.

Nga aksioni “Plazhe të pastra”, i projektuar në tetë bashki të vendit
1 nga 8

/e.i//r.e/

The post Kumbaro: Mirëmbajtja e hapësirave të përbashkëta, detyrim qytetar dhe mënyrë jetese appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vendet më të bukura në botë që mund t’i shihni falas

By: D Marku
25 August 2025 at 18:00

Hyrja në shumë vende turistike zakonisht kërkon pagesë, por ka edhe destinacione ku mund të vizitoni atraksione të mrekullueshme pa shpenzuar asgjë. Për shembull, një vizitë familjare në Liqenet e Plitvicës kushton rreth 40 euro për person vetëm për biletën e hyrjes.

Kompania e qirave për pushime Kasago ka publikuar një hulumtim mbi atraksionet turistike më të mira falas në botë, duke përdorur vlerësimet e TripAdvisor. Sipas këtij hulumtimi, qyteti belg Bruges renditet i pari, ku Muzeu Mini Harp dhe sallat e tij të vogla të koncerteve marrin 94.5% vlerësime me pesë yje.
Në vendin e dytë është Muzeu Kombëtar i Forcave Ajrore të SHBA-së në Daytona, i cili ofron ekspozita të ndryshme historike dhe ka marrë 92.85% vlerësime maksimale. Ujëvarat Horseshoe në Kanada renditen e treta, me 92.7% vlerësime me pesë yje.

Lista e dhjetë vendeve të para përfshin gjithashtu Muzeun Kombëtar të Këmbësorisë në Meksikë, Liqenin Bacalar, Tempullin e Artë në Indi, Malin Fitz Roy në Patagon, Varret e Ushtarëve të Panjohur në SHBA, Memorialin Australian të Luftës dhe Lanta, një vendstrehim kafshësh në Tajlandë.

Ky studim tregon se argëtimi dhe vizitat kulturore mund të jenë të aksesueshme për çdo buxhet, edhe kur planifikoni pushime me familjen.

The post Vendet më të bukura në botë që mund t’i shihni falas appeared first on Albeu.com.

Qyteti që do të kufizojë përdorimin e telefonave në vetëm dy orë në ditë

By: e xh
25 August 2025 at 16:05

Qyteti Toyoake në prefekturën Aichi të Japonisë pritet t’u bëjë thirrje të gjithë përdoruesve të smartfonëve që të kufizojnë përdorimin e tyre në vetëm dy orë në ditë jashtë orarit të punës ose shkollës.

Sipas draftit, kufizimi do të jetë vetëm rekomandim dhe nuk do të ketë gjoba apo penalitete për ata që e tejkalojnë.

Kryebashkiaku Masafumi Koki u shpreh se “qëllimi është parandalimi i përdorimit të tepërt të pajisjeve që shkakton probleme fizike dhe mendore, përfshirë edhe çrregullimet e gjumit.”

Sipas propozimit, nxënësve të shkollës fillore do t’u kërkohet të mos përdorin telefonat pas orës 21:00, ndërsa nxënësit e shkollave të mesme dhe më të rriturit pas orës 22:00.  Megjithatë, nisma ka ngjallur revoltë të madhe online, ku shumë qytetarë e cilësuan planin si të paarritshëm. “E kuptoj qëllimin, por dy orë janë të pamundura,” shkroi një përdorues në platformën “X”.

“Në dy orë nuk arrij as të lexoj një libër apo të shoh një film në telefon,” shtoi një tjetër. Disa të tjerë thanë se përdorimi i telefonave duhet të mbetet vendim i familjeve dhe jo i autoriteteve.

Projektligji do të shqyrtohet javën e ardhshme dhe nëse miratohet, do të hyjë në fuqi në tetor. Në vitin 2020, prefektura Kagawa miratoi një vendim të ngjashëm, duke kufizuar fëmijët në një orë lojëra në ditët e javës dhe 90 minuta gjatë pushimeve shkollore, si dhe ndalimin e përdorimit të smartfonëve pas orës 21:00 për moshat 12-15 vjeç dhe pas orës 22:00 për ata mbi 15 vjeç. Sipas një ankete të publikuar në mars nga Agjencia e Fëmijëve dhe Familjeve, të rinjtë japonezë kalojnë mesatarisht mbi pesë orë në ditë online gjatë javës.

Sezoni i Virgjëreshës: Energjitë dhe mundësitë që na presin

By: D Marku
25 August 2025 at 16:53

Muaji i fundit i verës sjell një spektakël të plotë yjor. Nga retrogradet tek eklipset, gjithçka na shtyn të forcojmë fuqinë tonë të brendshme. Ky është momenti për të qenë të vetëdijshëm, praktikë dhe për të mos dyshuar në intuitën tonë. Ditët nga 22 gushti deri më 22 shtator vijnë të mbushura me pasion, kritikë, dhembshuri e perfeksionizëm, një përzierje e fuqishme që do ta ndjejmë të gjithë.

Virgjëresha, shenja e tokës që shquhet për përkushtim dhe mençuri, na mëson se ndihma nuk mungon kurrë kur e kërkojmë. Mësimi kryesor i këtij sezoni është reciprociteti: të japim dhe të marrim energji me të njëjtin intensitet.

Virgjëreshat kanë natyrë analitike dhe shpesh mendojnë thellë mbi çdo situatë, duke i shqyrtuar gjërat nga të gjitha anët. Kjo u jep vendime të kujdesshme, por nganjëherë i bën të tepër-stresuar.

Ky sezon na fton të strukturojmë jetën, të bëjmë hapa të vegjël drejt progresit dhe të lidhemi me thelbin tonë të brendshëm. Por planetët do të na testojnë: eklipsi i plotë hënor në Peshqit më 8 shtator na shtyn të lidhemi më fort me të tjerët, ndërsa eklipsi diellor në Virgjëreshë më 22 shtator na kujton të vëmë veten në plan të parë.

Datat kyçe të sezonit

  • 23 gusht: Dielli dhe Hëna e re në Virgjëreshë → fillime të reja, më shumë empati
  • 26 gusht: Venusi hyn në Luan → romancë dhe pasion
  • 1 shtator: Saturni kthehet në Peshqit → vendos kufij
  • 2 shtator: Merkuri në Virgjëreshë → komunikim i qartë
  • 6 shtator: Uranusi retrograd në Binjakë → rishikim i ideve
  • 8 shtator: Eklipsi i plotë hënor në Peshqit → hapa drejt ëndrrave
  • 18 shtator: Merkuri në Peshore → balancë në fjalë

The post Sezoni i Virgjëreshës: Energjitë dhe mundësitë që na presin appeared first on Albeu.com.

Më pak emigrantë të parregullt, Shqipëria jo më trampolinë drejt Perëndimit për të huajt

By: A R
25 August 2025 at 16:53

Jo vetëm nga shqiptarët… Shqipëria po braktiset edhe nga të huajt. Nga mbi 6 mijë e në 2019-n, vitin e shkuar pati vetëm 104 kërkesa për azil. Krahasuar me vitin 2023, kërkesat për azil janë përgjysmuar.

Më pak emigrantë të parregullt, Shqipëria jo më

Pjesa më e madhe  tyre janë nga Afganistani, ndjekur nga ana nga Siria dhe Pakistani.

Më pak emigrantë të parregullt, Shqipëria jo më

“Kemi disa faktorë. Së pari, Shqipëria nuk është më pjesë e rrugëve prioritare të emigrimit. Mungesa e një strategjie të qartë për integrimin e të huajve dhe perceptimi për pasiguri politike, administrative apo ekonomike, ka ndikuar ndjeshëm”, thotë për A2 CNN Armela Xhaho, studiuese e çështjeve të emigracionit.

Në vitet e fundit, pasaporta shqiptare ishte bërë një alternativë për shumë qytetarë nga vende të treta, për arsye praktike, kulturore apo thjesht për të pasur një dokument shtesë për lëvizje më të lirë. Por ky trend ka ndryshuar. Sipas të dhënave zyrtare, numri i të huajve që aplikojnë për shtetësinë shqiptare është në rënie, jo vetëm përmes martesës apo qëndrimit të zgjatur, por edhe për kategori të veçanta si investitorët apo ish-shtetasit shqiptarë që kërkonin riatdhesim. Numri i tyre në vetëm 919 nga 1 mijë e 382 në 2023-shin.

Më pak emigrantë të parregullt, Shqipëria jo më

“Arsyet janë të shumta: nga mungesa e incentivave konkrete, te klima politike, vonesat procedurale apo edhe mungesa e promovimit institucional për tërheqjen e të huajve. Në një kohë kur disa vende të rajonit ofrojnë modele të qarta për tërheqjen e diasporës apo profesionistëve të huaj, Shqipëria duket se ka mbetur pa një strategji të qartë edhe në këtë drejtim”, thotë Xhaho.

Vitin e shkuar, kryesisht në jug-lindje të vendit, Sarandë e Korçë u kapën 1 mijë e 540 emigrantë të parregullt. Të dhënat nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin tregojnë e në raport me vitin 2023, numri i refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut ka rënë me 77 për qind.

Më pak emigrantë të parregullt, Shqipëria jo më

Ndonëse në rënie, flukset tregojnë se Shqipëria vijon të konsiderohet si “vend transit”.

“Ata e kanë rrugëtim kalimthi Shqipërinë. Nuk kërkojnë azil. ata duan të ikin në Perëndim. aty e kanë destinacionin e synuar. Dhe kryesisht në kufirin Kapshticë-Kakavijë. Ky është një trend ndryshe nga vitet e mëhershme. Më parë kapeshin rëndom edhe brenda territorit të Shqipërisë”, thotë Xhaho.

Më pak emigrantë të parregullt, Shqipëria jo më

Emigrantët, kryesisht nga Siria, Maroku, Algjeria dhe të tjera shtete të varfra ekonomikisht apo në konflikte, hyjnë në vend përmes pikave kufitare me Greqinë. Më pas, përpiqen që nëpërmjet veriut të vendit t’i drejtohen “Rrugës Ballkanike” për t’u stacionuar në “Perëndim”. Që nga 2016-a e deri në fundin e fitit të shkuar në pikat kufitare dhe në brendësi të territorit të vendit janë kapur gati 70 mijë emigrantë të parregullt.

The post Më pak emigrantë të parregullt, Shqipëria jo më trampolinë drejt Perëndimit për të huajt first appeared on JavaNews.al.

Drafti për rivlerësimin e pronave, NAREA propozon tatim 3% për banesat dhe 5% për pasuritë e tjera

By: A R
25 August 2025 at 15:50

Tashmë që projektligji për rivlerësimin e pronave është nxjerrë për konsultim publik, Shoqata e Pasurive të Paluajtshme propozon disa ndryshime.

Sipas drejtorit të NAREA-s, Reinaldo Pipiria, tatimi i të ardhurave nga shitja të vendoset 3%, ndërsa për të gjitha tipologjitë e tjera të jetë 5%.

Për strehimin ne sugjerojmë shumë që të jetë 3 për qind dhe për çdo pronë tjetër të jetë 5 për qind. Pse 3 për qind? Për shkak se ne besojmë që 3-përqindëshi ka funksionuar më së miri në fushatën e fundit të rivlerësimit 2020 dhe mes-2022. Kemi parë që të gjitha palët kanë përfituar kur ka qenë 3 për qind, sidoqoftë; blerësit për herë të parë apo ata të cilët rilokoheshin, pra, shisnin banesën e tyre dhe vendosnin të shkonin në një banesë më të madhe. Në të njëjtën kohë edhe shteti ka përfituar, për shkak se ka arkëtuar mesatarisht 35 deri 40 milionë euro në vit,” shprehet z. Pipiria.

Për të lehtësuar strehimin, Shoqata ka një propozim edhe për sa i përket blerësve për herë të parë.

Në shumicën e vendeve ka një lehtësim, një përjashtim nga taksat kur bëhet fjalë për blerësit për herë të parë, për banesën kryesore dhe për pronësinë afatgjatë. Kështu dekurajohet spekulimi në treg sa më gjatë ta mbash pronën, sidomos nëse është rezidencë kryesore, sidomos nëse ti je blerësi i parë. Të gjitha këto vijnë të atashuara me lehtësi fiskale,” shton z. Pipiria.

Duke u bazuar tek përvoja e viteve të mëparshme, Shoqata e shikon si të pamjaftueshme periudhën 9-mujore për rivlerësim dhe kërkon që kjo kohë të jetë të paktën 12 muaj.

The post Drafti për rivlerësimin e pronave, NAREA propozon tatim 3% për banesat dhe 5% për pasuritë e tjera first appeared on JavaNews.al.

Mbi 21 mijë shtetas të huaj jetojnë në Shqipëri, 54% janë për punë. Kryesojnë Kosova, Italia dhe India

By: A R
25 August 2025 at 15:40

Gjatë vitit 2024, Shqipëria ka pritur një numër gjithnjë e më të madh të huajsh që zgjedhin të jetojnë apo punojnë këtu.

Sipas të dhënave zyrtare, në fund të vitit ndodheshin 21.940 shtetas të huaj me leje qëndrimi, duke shënuar një rritje prej 2,2% krahasuar me 2023.

Meshkujt përbëjnë shumicën, me 61,9%, ndërsa femrat zënë 38,1% të totalit. Grupmosha më e përfaqësuar është ajo 30–39 vjeç, duke treguar se shumica janë në moshë aktive pune.

Dy prej vendeve kryesore nga vijnë aplikantët janë Italia dhe India, të cilat së bashku përbëjnë 28,8% të totalit.

Ndër shtetasit e huaj, shumicën e përbëjnë ata nga Kosova, Italia dhe Turqia.

Arsyeja kryesore e qëndrimit mbetet punësimi, me 54,3% të lejeve të dhëna për këtë qëllim. Pas saj vijnë bashkimi familjar me 24,5% dhe arsye të tjera me 16,3%, ndërsa studimet përbëjnë 4% dhe arsyet humanitare, 0,9%.

Kosovarët mbeten grupi më i madh i të huajve me 4.592 banorë, duke shënuar një rritje prej 23,7% nga viti 2023. Po ashtu, ka pasur rritje të numrit të shtetasve italianë, që e shohin Shqipërinë si mundësi pune dhe investimi. Në vendin e katërt dhe të pestë renditen indianët dhe filipinasit, që vitet e fundit po shtohen ndjeshëm.

Ardhja e tyre shihet si një trend i ri, pasi vendet e origjinës janë larg, por kërkesa për punë po i tërheq drejt tregut shqiptar.

Ky zhvillim tregon se Shqipëria po kthehet në një destinacion gjithnjë e më tërheqës për emigrantët e huaj.

The post Mbi 21 mijë shtetas të huaj jetojnë në Shqipëri, 54% janë për punë. Kryesojnë Kosova, Italia dhe India first appeared on JavaNews.al.

Nis shpërndarja e librave falas, Manastirliu: Mbështetje direkte për familjet

25 August 2025 at 14:40

TIRANË, 25 gusht/ATSH/ Shpërndarja e librave falas për nxënësit e arsimit bazë dhe për kategori në nevojë të nxënësve në shkollat e mesme ka nisur sot në gjithë vendin.

Programi i qeverisë parashikon mbështetje për rreth 236 mijë nxënës në të gjithë vendin, duke garantuar barazi në arsim dhe lehtësi në buxhetet e familjeve.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, nga shkolla 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” në Tiranë, ku ndoqi shpërndarjen e librave, tha se “për këtë program qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion 9 milionë euro, duke siguruar tekste falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën, si dhe për kategori të veçanta në shkollat e mesme, të cilët janë në vështirësi ekonomike ose sociale”.

“Program i qeverisë për shpërndarjen e teksteve shkollore falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin në arsimin parauniversitar ka nisur ditën e sotme dhe është një program mbështetje për të garantuar jo vetëm barazi në arsim, por gjithashtu edhe një lehtësi për familjet. Është një program i cili financohet nga qeveria shqiptare përmes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Janë rreth 9 milion euro të cilat vihen ne dispozicion për të garantuar që nxënësit të kenë librat shkollor falas nga klasa e parë deri në klasën e 9 dhe gjithashtu edhe në gjimnaze për kategoritë specifike, të cilët kanë pamundësi sociale dhe ekonomike”, bëri me dije Manastirliu.

Duke folur për nisjen e vitit të ri shkollor më 8 shtator, Manastirliu u shpreh se përveç shpërndarjes së librave, po finalizohen edhe punimet për rehabilitimin dhe rindërtimin e disa shkollave që do të hapin dyert për vitin e ri shkollor.

Ministrja Manastirliu nënvizoi zgjerimin e programeve digjitale në laboratorët inteligjentë në shkolla, përfshirë kodimin dhe mësimet e para të inteligjencës artificiale në kurrikulën e klasës së katërt.

“Janë më shumë se 340 laboratorë smart në të cilët në do të shtrijmë kurrikulën e teknologjisë dhe informacionit, përmes programit të kodimit codmonkey. E zgjerojmë për klasën e katërt këtë vit për të gjithë nxënësit që janë pjesë e shkollave ku sot smartlab-et janë funksionalë, ku do të kemi një kurrikul të re, duke filluar me mësimet e para të inteligjencës artificiale në librin e klasës së katërt dhe duke i zhvilluar në kurrikulën që jemi duke hartuar si pjesë e modernizimit të kornizës kurrikulare në arsimin parauniversitar”, tha Manastirliu.

Duke folur për masat për vitin e ri shkollor, Manastirliu tha se Programi Kombëtar i Trajnimit dhe Zhvillimit Profesional të Mësuesve do të vijojë.

“Më shumë se 2200 mësues do të trajnohen në bashkëpunim me universitetet publike, me fokus tek metodat inovative të mësimdhënies, tek teknologjia, shkencat e natyrës, TIK-u dhe gjuha”, shtoi ministrja.

Një tjetër prioritet i vitit të ri është plani i sigurisë në shkolla, i cili parashikon trajnimin dhe rritjen e numrit të punonjësve socialë, psikologëve dhe oficerëve të sigurisë, për të garantuar një mjedis sa më të sigurt dhe gjithëpërfshirës për nxënësit.

“Plani i sigurisë në shkolla është një prej komponentëve më të rëndësishëm në të gjithë sistemit tonë arsimor dhe ne do të vijojmë të mbështesim, qoftë me zhvillimin profesional të punonjësit social dhe psikologut në shkolla, por edhe me rritjen e numrit të oficerëve të sigurisë në shkolla, ku parashikojmë jo vetëm të zgjerojmë shkolla të cilat kanë oficerë sigurie, por gjithashtu edhe të rrisim numrin e oficerëve të sigurisë në shkolla të tjera”, theksoi Manastirliu.

Ndër risitë e vitit të ri shkollor 2025-2026, Ministrja Manastirliu përmendi edhe Konkursin Kombëtar të Teatrove për nxënësit e klasave të teta dhe të nënta; Festivalin Kombëtar të Shkencës për gjimnazet, si dhe vijimin e Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe për nxënësit e klasave të nënta.

/m.m/j.p/

The post Nis shpërndarja e librave falas, Manastirliu: Mbështetje direkte për familjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

”New York Times”: Shqipëria vendi që të mahnit me bukuritë natyrore dhe mikpritjen

25 August 2025 at 14:14

NJU JORK, 25 gusht  /ATSH/ – Plazhe mahnitëse, natyrë e paprekur, vende historike të pazakonta dhe çmime të ulëta e kanë kthyer këtë ish-shtet eremit në një nga destinacionet më të reja të Evropës, shkruan Valeriya Safronova për prestigjiozen amerikane ”New York Times”.

Në jug të Shqipërisë, praktikisht shumë afër nga ishulli grek i Korfuzit, qyteti i Butrintit ka qëndruar për mijëra vjet. Rrënojat e tij janë një ëndërr për dashamirët e historisë. Një teatër në natyrë, një pagëzimore bizantine dhe një ujësjellës romak. Dhelpra, skifterë dhe shqiponja enden në parkun kombëtar prej 93 kilometrash katrorë që përfshin thesaret arkeologjike të Butrintit.

Dhjetë minuta me autobus larg Butrintit, në resortin modern bregdetar të Ksamilit, turistët shtrihen mbi shezlongë, vallëzojnë me muzikë elektronike dhe lëvizin me jet ski rreth një gjiri piktoresk, të bërë të famshëm nga influencerët e rrjeteve sociale, të cilët e krahasojnë pamjen e tij të harlisur me Maldivet.

Shqipëria është lloj destinacioni, ku një udhëtar mund ta nisë ditën me një shëtitje nëpër antikitet dhe ta mbyllë me një kërcim mbi rërë.

Kjo mund të jetë një arsye madhore pse kaq shumë njerëz po vijnë këtu.

Vitin e kaluar, 11,7 milionë vizitorë hynë në vend nga 10 milionë një vit më parë dhe ata jo vetëm që shkuan në plazhe dhe vende historike, por gjithashtu eksploruan malet dhe liqenet në veri, si dhe Parkun Kombëtar të Lumit të Egër Vjosë, një nga 52 vendet për t’u vizituar në vitin 2023.

”Shqipëria është ende një vend ekzotik për shumë njerëz”,  tha Frenkli Prengaj, i  cili merret me ture turistike për “Discover Albania” dhe kaloi dy ditë duke më shëtitur.

Vendi, që shtrihet mes Greqisë dhe Malit të Zi përgjatë deteve Adriatik dhe Jon, shpalli pavarësinë nga sundimi osman në vitin 1912 dhe duke filluar nga vitet 1940, kaloi dekada nën një diktaturë staliniste, i izoluar nga pjesa tjetër e botës deri në vitin 1990.

Në fund të viteve ’90, Shqipëria përjetoi një krizë ekonomike të ndjekur nga një periudhë trazirash, por vitet e fundit situata politike është përmirësuar dhe turizmi, i nxitur pjesërisht nga çmimet e ulëta, ka lulëzuar.

Shqipëria e re

Resorti i gjallë i Ksamilit është një shembull i qartë i Shqipërisë së re.

”Gjatë dekadave të diktaturës, një numër i vogël vullnetarësh dërgoheshin në Ksamil për të ngritur komunitete bujqësore”, shpjegon Dorina Dhima, një guidë e pavarur.

”Zona, megjithatë, mbetej e kufizuar, sepse njerëzit mund të arratiseshin duke notuar deri në Korfuz. S’kishte më shumë se katër pallate”, shton ajo.

Ajo epokë ka marrë fund prej kohësh. Unë shijova një drekë të qetë me oktapod (1 800 lekë, rreth 22 dollarë) me pamje nga uji kristal dhe ishujt e gjelbër në një ”beach bar” të quajtur “Freskia e Jonit”.

Por, vizitorët që preferojnë një pushim më të qetë mund të zgjedhin destinacionet bregdetare si Jala, Borshi apo Dhërmiu, një deri në dy orë më në veri.

Kur udhëtova në vitin 2023 në Dhërmi për festivalin e muzikës dhe mirëqenies “Kala”, mbeta e mahnitur nga bukuria natyrore e peizazhit dhe mikpritja lokale.

Rreth 20 minuta larg Ksamilit ose 30 minuta me traget nga Korfuzi (bileta një drejtim nga 14 deri në 33 dollarë), qyteti bregdetar i Sarandës ofron një atmosferë të ngjashme të qetë, plazhe publike, një shëtitore të gjallë që mbushet në mbrëmje me vendas të veshur bukur në xhiro, si dhe shumë mundësi për të ngrënë e pirë me fruta deti të shkëlqyera, si te ”Haxhi” dhe ”Marini”.

Qëndrova në “LaFe Boutique Hotel” në qendër të qytetit dhe kalova një mbrëmje të bukur duke parë familje dhe miq.

Çatitë e kuqe dhe domatet gjithë lëng

Shqipëria ka qenë prej kohësh një urë mes Lindjes dhe Perëndimit, Ballkanit dhe botës mesdhetare. Për shkak të shekujve të sundimit osman dhe pavarësisht dekadave të ateizmit zyrtar gati gjysma e popullsisë identifikohet si myslimane. Vendet historike të vendit pasqyrojnë këtë heterogjenitet historik.

Berati, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s rreth dy orë në jug të Tiranës, shtrihet përgjatë brigjeve të lumit Osum, me çatitë me tjegulla të kuqe të shtëpive që ngjiten në shpatet e buta të luginës, me qindra dritare që shohin jashtë si sy vigjilentë.

Kalaja e Beratit (hyrja falas), një kompleks i hapur mbi qytet, përfshin një kishë bizantine, rrënojat e një prej xhamive të para në Shqipëri dhe një lagje me shtëpi ende të banuara nga shekulli XVIII-XIX, disa prej të cilave janë bujtina.

Po ashtu, aty ndodhet muzeu ikonografik ”Onufri”, i cili ekspozon objekte fetare që datojnë që nga vitet 1300, përfshirë një ikonostas të gdhendur në dru të stolisur (biletë me audioudhëzues 500 lekë).

Kur e vizitova Beratin në fund të qershorit, qyteti ishte i heshtur deri në perëndim, kur rrugët papritur u mbushën me fëmijë me biçikleta, burra që luanin domino dhe shitës që ofronin kupa plastike të mbushura me rrush e qershi për rreth 100 lekë.

Bollëku i përbërësve të freskët e bënte ushqimin në Shqipëri një kënaqësi.

Në “Amalia Homemade Food” në Berat, bëra një duzinë fotosh të tryezës, e thjeshtë dhe e bukur. Sallata me domate ishte aq e lëngshme dhe e gjallë, sa ndjeva sikur kisha zbuluar një dije të humbur prej kohësh mbi shijen e vërtetë të domates.

Pjesa tjetër e menusë përfshinte djathë dhe perime të pjekura në enë balte; speca të mbushur me oriz e barishte; patëllxhan me hudhër, spec dhe domate; byrek me spinaq dhe djathë; dhe biftek vjenez, mish i mbushur me djathë (menu me 11 pjata për dy persona, 28 euro ose 32 dollarë).

Siç është tipike në Shqipëri, vakti u mbyll me një gotë raki, një pije e fortë alkoolike e bërë nga frutat e fermentuara, versione të së cilës janë të zakonshme në gjithë Ballkanin.

“Ata që janë mbi 40 vjeç e pinë pothuajse çdo ditë”,  tha Andi Kallanxhi, punonjës i “Pupa Winery”, 20 minuta me makinë në juglindje të Beratit.

”Dy gota të mëdha në 5 ose 6 të mëngjesit, të shoqëruara me një cigare dhe kafe turke, dy teke rreth orës 10 ose 11, një tjetër pas punës me kafe, dhe pastaj edhe tre a katër të tjera pas punës me salcë kosi e hudhër”, shton ai.

Rakia “te Amalia”, e zbutur me kanellë, ishte një përzierje ngrohtë dhe e fortë për fytin dhe një fund i përsosur i darkës sime.

Do ta pija për mëngjes? Më pyesni kur të kem mbushur 40 vjeçe.

Vizita në një bunker të Luftës së Ftohtë

Ismail Kadare, fitues i çmimit ”Booker International”, e përshkruan  qytetin e Gjirokastrës, rreth dy orë e gjysmë në jug të Beratit, si një “krijesë parahistorike që ngjitet si me grep në shpatin e malit”.

Gjirokastra më dukej më shumë si diçka nga një libër me përralla, shtëpitë e saj prej guri të zbukuruara me gdhendje të hollësishme druri dhe të grumbulluara rreth rrugëve me kalldrëm. Por, ai është një libër me figura me një anë të errët pasi, në qendër të qytetit ndodhet një tunel i Luftës së Ftohtë, një nga mijëra bunkerët që diktatori Enver Hoxha ndërtoi në të gjithë vendin gjatë mbretërimit të tij, nga viti 1944 deri në vitin 1985, nga frika e një sulmi të huaj.

Për t’u bashkuar me një tur prej 200 lekësh, shkoni në agjencinë turistike ”Experience Gjirokastra” në sheshin ”Çerçiz Topulli”.

Nëse ngjiteni përtej qendrës historike të Gjirokastrës, mund të vizitoni një kështjellë shekullore (hyrja 400 lekë), pjesë të së cilës u përdorën si burg, së fundmi gjatë regjimit të Hoxhës.

Qelitë e burgut dhe dhomat e torturave janë lënë kryesisht të paprekura dhe janë një muze magjepsës (200 lekë).

Tarifa shtesë e hyrjes përfshin hyrjen në Muzeun e Armëve si dhe në Muzeun e Gjirokastrës, i cili ofron një histori kompakte, por të plotë të rajonit.

Disa nga muzetë më të papritura dhe interesante në Gjirokastër janë shtëpi të epokës osmane.

Në shtëpinë e Skendulajve, Edlira Skenduli, një pasardhëse e familjes së pasur tregtare që ndërtoi shtëpinë më shumë se 300 vjet më parë, na udhëhoqi në një tur (300 lekë).

“Ka 64 dritare, 44 dyer, gjashtë banjo dhe katër hamame”, shpjegon ajo.

”Dhoma e sigurt e shtëpisë”, tha ajo, ”funksiononte si strehë për 70 persona gjatë Luftërave të Parë dhe të Dytë Botërore. Pikat kryesore të tjera përfshinin një frigorifer natyror, një hapësirë ​​nëntokësore të ftohur nga një cisternë ngjitur, dhe dhomën e dasmës, të dekoruar me dru shege, të pikturuara dhe të gdhendura, me një ballkon të mbrojtur të caktuar për gratë beqare që donin të shikonin ceremoninë”.

Ndërsa zbrisja shpatin nga kështjella drejt hotelit ”Rose Garden”, ku po qëndroja, mund ta shihja diellin duke filluar të perëndonte ngadalë pas maleve, duke lënë vija portokalli dhe rozë të pluhurosura mbi qytetin prej guri.

Një thirrje melodike për lutje mbushi luginën, duke më kujtuar edhe një herë pasurin kulturore të Shqipërisë.

Vendpushimet e zhurmshme të plazhit, në anën tjetër të maleve, dukeshin shekuj larg./ /Ad.Ab./ a.jor.

The post ”New York Times”: Shqipëria vendi që të mahnit me bukuritë natyrore dhe mikpritjen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Malaj: 900 milionë lekë për ofrimin e librave falas në arsimin bazë

25 August 2025 at 14:01

TIRANË, 25 gusht/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj bëri të ditur sot se për ofrimin e librave falas për arsimin bazë do të akordohen 900 milionë lekë nga buxheti i shtetit.

Malaj theksoi se fondet në dispozicion të sektorit të arsimit gjatë këtij viti zënë 3.3% të
PBB-së.

“Mbështetje buxhetore për ofrimin e teksteve shkollore falas për të gjithë nxënësit e arsimit bazë, nga klasa e parë në klasën e nëntë”, u shpreh ai.

Nga programi i ofrimit të librave falas përfitojnë 236 mijë nxënës në të gjithë vendin. Kjo është një mbështetje e përvitshme e qeverisë për fëmijët dhe familjet e tyre në prag të vitit të ri shkollor.

Shpërndarja e librave do të vazhdojë sipas një grafiku të caktuar në koordinim me mësuesit dhe prindërit, duke siguruar që të gjithë nxënësit të marrin tekstet e tyre në kohë.

/m.m/j.p/

The post Malaj: 900 milionë lekë për ofrimin e librave falas në arsimin bazë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Raporti: Papunësia më e madhe tek ata me arsim të mesëm

By: Ela
25 August 2025 at 14:30

Teksa normat më të mëdha të papunësisë në Ballkanin Perëndimor vërehen tek individët me arsim të ulët duket se Shqipëria është përjashtim nga rasti. Një raport i fundit i Bankës Botërore dhe Institutit të Vjenës lidhur me tregun e punës në rajon nënvizon disa fenomene të hasura rast pas rasti. “Kur analizohen normat e papunësisë […]

The post Raporti: Papunësia më e madhe tek ata me arsim të mesëm appeared first on BoldNews.al.

Apple po punon në tri ‘ridizajnime të mëdha’ të iPhone dhe ‘më i madhi’ do të ndodhë më 2027?

25 August 2025 at 14:49

iPhone ka qenë pothuajse njësoj si iPhone 12, por kjo mund të ndryshojë së shpejti.

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple më në fund do të sjellë disa ndryshime të mëdha në dizajn në linjën e iPhone.

Në buletinin e tij Power On, Gurman raporton se Apple ka planifikuar tre vjet ridizajnime të mëdha të iPhone duke filluar me iPhone 17 Air që pritet të lansohet muajin tjetër, shkruan gsmarena, përcjell Telegrafi.

Modeli i hollë Air thuhet se do të zëvendësojë variantin iPhone 16 Plus.

Thuhet se iPhone 17 Air ofron një kamerë të vetme në pjesën e pasme dhe do të ketë modemin e parë të Apple.

Ai do të ofrojë një bateri më të vogël dhe asnjë vend fizik për kartë SIM.

iPhone 17 do të duket i ngjashëm me iPhone 16, por iPhone 17 Pro dhe 17 Pro Max do të kenë një modul të ridizajnuar të kamerës së pasme.

Në vitin 2026, Apple do të lansojë iPhone-in e palosshëm, thekson më tej Gurman.

Thuhet se është i koduar me emrin V68 dhe do të ketë katër kamera në total – dy në pjesën e pasme, një në pjesën e jashtme dhe një brenda.

Prototipet po testohen në ngjyra të zeza dhe të bardha, me modelin e palosshëm të vendosur për të funksionuar me modemin e personalizuar C2 të Apple.

Për ekranin e brendshëm, thuhet se Apple do të përdorë një panel me prekje, i cili duhet të ndihmojë në minimizimin e palosjes, duke përmirësuar njëkohësisht saktësinë e prekjes.

Së fundmi, në vitin 2027, Apple thuhet se do të lansojë iPhone 20 me një dizajn krejtësisht të ri prej xhami të lakuar për të përkujtuar 20-vjetorin e iPhone.

Ai thuhet se do të jetë një ridizajnim i madh dhe do të jetë shumë ndryshe nga ajo që jemi mësuar tani. /Telegrafi/

The post Apple po punon në tri ‘ridizajnime të mëdha’ të iPhone dhe ‘më i madhi’ do të ndodhë më 2027? appeared first on Telegrafi.

Mbrojtja e Thaçit kërkon heqjen e aktakuzës për pengim të drejtësisë

25 August 2025 at 14:27

Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, ka dorëzuar më 18 gusht 2025 një kërkesë ndaj vendimit të Gjykatës Speciale lidhur me kompetencën për të shqyrtuar Rastin 12, që lidhet me akuzën për pengim të drejtësisë.

Në këtë kërkesë, mbrojtja e Thaçit kërkon nga paneli i Apelit që të anulojë vendimin e Gjykatës dhe të deklarojë se gjykatësi paraprak nuk ka qenë kompetent për të nxjerrë aktakuzën për Rastin 12.

Mbrojtja argumenton se Prokuroria Speciale ka filluar procedurat në mënyrë të njëanshme para një gjykatësi të vetëm, duke anashkaluar kompetencat ekskluzive të Panelit të Gjyqtarëve që duhet të mbikëqyrë çështjet që lidhen me gjykimin e drejtë të zotit Thaçi.

Ekipi mbrojtës argumenton se trajtimi i të njëjtave fakte në dy procese të ndryshme rrezikon vendime kontradiktore dhe cenon prezumimin e pafajësisë së ish-presidentit.

Gjykatësi më 19 qershor 2025, kishte refuzuar plotësisht kërkesën e mbrojtjes për moskompetencë, por më pas mbrojtja ka kërkuar leje për kërkesë duke identifikuar katër çështje për shqyrtim dhe certifikim, nga të cilat tri janë miratuar më 23 korrik 2025.

Avokatja Sophie Menegon, që e përfaqëson Thaçin ka kërkuar që të hiqet aktakuza e Rastit 12 dhe të shpallë se gjyqtari i procedurës paraprake nuk kishte kompetent për të lëshuar aktakuzën mbi këtë rast. /Telegrafi/

The post Mbrojtja e Thaçit kërkon heqjen e aktakuzës për pengim të drejtësisë appeared first on Telegrafi.

❌
❌