Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 10 August 2025Main stream

Stefano Boeri nën akuza për korrupsion në Itali/ PD: Në Shqipëri miqtë e Ramës përjashtohen nga hetimet

10 August 2025 at 11:03

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me skandalin që ka përfshirë arkitektin italian Stefano Boeri në Milanos në Itali, i cili në fund të vitit 2024 iu caktua “arrest në shtëpi” pas akuzve për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me konkursin e Bibliotekës Evropiane të Informacionit dhe Kulturës (BEIC). Në Shqipëri Boeri njihet si […]

The post Stefano Boeri nën akuza për korrupsion në Itali/ PD: Në Shqipëri miqtë e Ramës përjashtohen nga hetimet appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 9 August 2025Main stream

‘Super Deporte’: Shqipëria, destinacioni kryesor i pushimeve

9 August 2025 at 08:43

Nga Gazeta Si- “E pakrahasueshme! Shqipëria, një nga sekretet më të ruajtura të Evropës, është shndërruar në një nga destinacionet më të nxehta të pushimeve verore”, shkruan Rosa Campos në të përditshmen spanjolle “Super Deporte”., duke shtuar se vera është simbol i pushimeve, diellit, plazheve dhe aventurave të paharrueshme.

“Çdo vit, turistët kërkojnë destinacione të reja dhe emocionuese për të eksploruar, dhe Shqipëria kohët e fundit është pozicionuar si një nga vendet kryesore turistike dhe të përballueshme për t’u vizituar”.

SD shkruan se Shqipëria ofron një ndërthurje të historisë, kulturës dhe peizazheve mahnitëse, ku bregdeti, i përshkuar nga detet Adriatik dhe Jon, krenohet me plazhe që rivalizojnë ato të Greqisë dhe Italisë, por pa turma vizitorësh dhe çmime të larta.

Historia dhe kultura

Në Artikull shkruhet se Shqipëria ka një histori të pasur që daton mijëra vjet më parë, me ndikime nga qytetërimet ilire, greke, romake dhe osmane, me qytete si Butrinti, një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, që u ofrojnë vizitorëve mundësinë të zbulojnë të kaluarën e lashtë të vendit.

Natyra dhe aventurat

“Për adhuruesit e natyrës, Shqipëria është një parajsë e vërtetë. Nga malet e Alpeve Shqiptare deri te Liqeni piktoresk i Ohrit, vendi ofron një shumëllojshmëri peizazhesh mahnitëse dhe mundësi për aventura në natyrë”, shkruhet në artikull, ku përmenden ecja në natyrë, çiklizmi, rafting dhe kajaku si disa nga aktivitetet që mund të shijojnë turistët.

Ndërkohë, në artikull përmendet edhe ushqimi, me “pjatat tradicionale si byreku (një lloj brumi i mbushur me djathë, spinaq ose mish) dhe tavë kosi (qengj me kos dhe oriz) janë një domosdoshmëri”.

Ndër destinacionet kryesore turistike në Shqipëri përmenden Tirana, Berati, Saranda, Gjirokastra, Elbasani.

Mikpritja shqiptare

Një nga aspektet më të paharrueshme të vizitës në Shqipëri është mikpritja e popullit të saj, sipas medias spanjolle që shkruan se shqiptarët janë të njohur për mirësjelljen dhe gatishmërinë e tyre për të ndihmuar vizitorët.

“Është e zakonshme që turistët të ftohen në shtëpitë lokale për të ndarë një vakt ose kafe, duke ofruar një mundësi unike për të përjetuar kulturën shqiptare nga afër”.

The post ‘Super Deporte’: Shqipëria, destinacioni kryesor i pushimeve appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

Le Figaro: Shqipëria mes destinacioneve më të mira kulturore për të udhëtuar

7 August 2025 at 10:16

E përditshmja franceze “Le Figaro” e ka renditur Shqipërinë mes pesë destinacioneve kulturore më të mira për të vizituar në një udhëtim të organizuar.

Nga kryeqyteti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës te thesaret e Rilindjes Italiane, duke përfshirë Vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Shqipëri, keto destinacione ofrojne nje nderthurje te peizazhit me kulturen.

Shqipëria dhe thesaret e UNESCO-s

Shqipëria, një perlë e vërtetë e fshehur e Ballkanit, joshëse me pasurinë e historisë së saj dhe diversitetin e peizazheve të saj. Nga Tirana në Gjirokastër, nëpërmjet Beratit dhe Butrintit, ky udhëtim ju çon në gjurmët e qytetërimeve që kanë lënë gjurmë në këto toka: ilirët, grekët, romakët dhe osmanët”, thuhet në artikull.

Ndër të tjera shkruhet se Shqipërinë nuk do ta zbuloni vetëm përmes monumenteve të saj por jeton në mikpritjen e popullit, pasurinë e traditave dhe shijet e gastronomisë.

“Shijoni një byrek krokant, dëgjoni polifonitë shqiptare të listuara në UNESCO dhe eksploroni tregjet, ku ndërthuren aromat mesdhetare dhe ndikimet orientale”.

Shëtitja nëpër rrugët e ngushta të Krujës, një performancë vallesh popullore apo zbulimi i vreshtave lokale janë të gjitha momente që dëshmojnë autenticitetin dhe ngrohtësinë e kësaj toke mikpritëse, sipas Figaro.

Cilat janë destinacionet më të mira kulturore për udhëtime të organizuara?

1-Shqipëria dhe Thesaret e UNESCO-s

2-Një shëtitje në zemër të Uashington DC, Merilendit dhe Virxhinias

3-Salzburg: Mozarti dhe Shkëlqimet e Salzkammergut

4-Madhështitë e Saksonisë: Dresden dhe Leipzig, dy qytete të artit dhe historisë

5-Firence, toka e mjeshtrave: Ekspozita “Fra Angelico” dhe Thesaret e Rilindjes

The post Le Figaro: Shqipëria mes destinacioneve më të mira kulturore për të udhëtuar appeared first on Gazeta Si.

SHBA/ Nisin hetime ndaj ish-prokurorit Jack Smith

By: Ardit
3 August 2025 at 10:33

Një agjenci federale ka nisur zyrtarisht hetime për ish-Prokurorin e Posaçëm, Jack Smith, i cili i ka mbikëqyrur dy hetime penale kundër presidentit amerikan, Donald Trump, pas mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë. Zyra e Këshilltarit të Posaçëm ka konfirmuar për agjenci të lajmeve, përfshirë Reuters dhe Associated Press, se është duke […]

The post SHBA/ Nisin hetime ndaj ish-prokurorit Jack Smith appeared first on BoldNews.al.

Ish-prokurori Jack Smith nën hetim për përfshirje politike kundër Trump gjatë zgjedhjeve 2024

3 August 2025 at 08:23

Zyra e Këshilltarit të Posaçëm në SHBA ka nisur një hetim zyrtar ndaj ish-prokurorit Jack Smith, pas pretendimeve se ka abuzuar me postin për të ndikuar politikisht ndaj presidentit Donald Trump gjatë zgjedhjeve të vitit 2024, shkruajnë mediat amerikane.

Jack Smith ishte emëruar nga Prokurori i Përgjithshëm i Presidentit Biden, Merrick Garland, për të hetuar dy çështje të mëdha ndaj Trump: trajtimin e dokumenteve të klasifikuara dhe rolin e tij në ngjarjet e 6 janarit 2021. Të dy rastet janë hedhur poshtë nga gjykatat pas kthimit të Trump në pushtet.

Hetimi është nisur nga Njësia e Aktit Hatch – një ligj që ndalon zyrtarët federalë të marrin pjesë në aktivitete politike – dhe konfirmohet nga një email i zbuluar nga The New York Post, i shkruar nga këshilltari i lartë Charles Baldis.

Senatori republikan Tom Cotton, i cili kërkoi hetimin, deklaroi: “Askush nuk është mbi ligjin. Veprimet e Smith ishin të qarta: për të dëmtuar fushatën e Trump dhe për të mbështetur Bidenin. Ky është abuzim i pastër i pushtetit”.

Sipas Cotton, Smith ka përshpejtuar qëllimisht hetimet për të ndikuar në momente kyçe të fushatës presidenciale, si kaukuset në Iowa, duke synuar të ndikojë rezultatin e zgjedhjeve. Ai e quajti këtë një “aktivitet të paligjshëm elektoral nga një zyrtar publik”.

Smith ende nuk ka komentuar publikisht mbi hetimin, por më parë ka këmbëngulur se veprimet e tij kanë qenë të pavarura dhe në përputhje me ligjin. Ai dha dorëheqjen në janar 2025, pasi Trump u kthye në detyrë.

Nëse hetimi aktual ndaj Jack Smith për shkelje të mundshme të ligjit dhe përdorim politik të pushtetit si prokuror special çon në ngritjen e një aktakuze ndaj tij, mund të hapet një kapitull i ri edhe për rastin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Natyrisht lind pyetja nëse prokurorja e përgjithshme Pam Bondi, me urdhër të presidentit Trump, do të ndërmarrë veprime për tërheqjen e të gjithë prokurorëve specialë të përfshirë në dosjen kundër Thaçit – të cilët janë të gjithë shtetas amerikanë – në rast se provohet se Smith ka shkelur procedurat gjatë arrestimit të tij.

Thaçi u arrestua në prag të një vizite të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë, ku pritej të nënshkruhej një marrëveshje historike paqeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Akuza se ky arrestim ishte i motivuar politikisht ka qarkulluar më herët në qarqe politike në Ballkan, por tani, me nisjen e hetimeve zyrtare ndaj ish-prokurorit Smith, këto dyshime po marrin një dimension të ri.

Mësoni si do të funksionojë sistemi EES, skema në zbatim nga 12 Tetori

By: Ela
1 August 2025 at 13:55

Vulat në pasaportat do të zëvendësohen me kontrolle biometrike për njerëzit që udhëtojnë brenda dhe jashtë BE-së nga 12 tetori, kanë konfirmuar zyrtarët. Sistemi i Hyrjes/Daljes (EES) do të zëvendësojë kontrollet aktuale në letër. Kjo do të thotë se pasagjerët do të duhet të skanojnë gjurmët e gishtërinjve dhe fytyrën për të kaluar kufirin e […]

The post Mësoni si do të funksionojë sistemi EES, skema në zbatim nga 12 Tetori appeared first on BoldNews.al.

Afera “Bankers”/ Dumani: E ka në dorë Prokuroria e Fierit, nëse do ta sjellë në SPAK

31 July 2025 at 15:36

Gjatë një takimi informal me gazetarët, kreu i Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, Altin Dumani i është përgjigjur pyetjes dhe në lidhje me hetimet për aferën e kompanisë “Bankers Petroleum Albania”, të cilat aktualisht janë në dorë të Prokurorisë së Fierit. Dumani tha se është në dorën e Prokurorisë së Fierit që të vendosë nëse do […]

The post Afera “Bankers”/ Dumani: E ka në dorë Prokuroria e Fierit, nëse do ta sjellë në SPAK appeared first on BoldNews.al.

21 Janari, Dumani: Dosje prioritare, hetime intensive për vrasjet dhe pengimin e zbardhjes së të vërtetës

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani bëri të ditur sot se po kryhen hetime intensive dhe të pandërprera për dosjen e vrasjes së 4 protestuesve para Kryeministrisë në protestën e 21 Janarit 2011.

Gjatë një bashkëbisedimi informal me gazetarët, kreu i SPAK tha se dosja e 21 Janarit është prioritare.

“Po kryhen hetime intensive për 2 vrasje, 3 plagosje dhe pengim të zbardhjes sa të vërtetës.  Është administruar kaseta audiovizive. Ajo është çështje prioritare”, është shprehur Dumani siç dhe raportojnë në medie gazetarët e pranishëm gjatë këtij takimi informal.

Ai theksoi se Prokuroria e Posaçme ka në vëmendje vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në rastin e Aleks Nikës.

“SPAK ka marrë në konsideratë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Strasburgut. Prokurori është ai që vendos si do të hetojë dhe radhën se si do të merren në pyetje personat. Është një nga dosjet prioritare”, tha Dumani.

Në 21 Janar të vitit 2011 gjatë protestës që u zhvillua përpara Kryeministrisë u vranë katër qytetarë: Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedaj.

Në nëntor të vitit 2023 Gjykata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, në Strasburg, e cilësoi 21 Janarin si “krim shtetëror” dhe që duhet hetuar si i tillë.

Pas urdhrit të Gjykatës së Lartë, në korrik 2024, Prokuroria e Posaçme (SPAK) nisi zyrtarisht hetimet për 21 Janarin.

/m.q/r.e/

The post 21 Janari, Dumani: Dosje prioritare, hetime intensive për vrasjet dhe pengimin e zbardhjes së të vërtetës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga Kodi i ri Penal, Krimet zgjedhore tek Veliaj e Gëllçi, çfarë iu tha Altin Dumani gazetarëve

By: Ardit
31 July 2025 at 12:14

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka zhvilluar këtë të enjte një takim informal jashtë kamerave me gazetarët që ndjekin çështjet e drejtësisë dhe mbulojnë institucionin e SPAK. Nga Kodi i ri Penal, kufizimi i konmpetencave të SPAK, apo tek çështjet e Veliajt me Gëllçit, Altin Dumani i është përgjigjur pyetjeve për disa çështje […]

The post Nga Kodi i ri Penal, Krimet zgjedhore tek Veliaj e Gëllçi, çfarë iu tha Altin Dumani gazetarëve appeared first on BoldNews.al.

Nën akuzë pronarët e 8 “Exchange” në Elbasan, sekuestrohen 540 mijë euro dhe dy armë

By: Oldi
30 July 2025 at 12:28

Rreth 540 mijë euro në valuta të ndryshme dhe një armë sportive janë sekuestruar nga Policia, pas një hetimi të zhvilluar ndaj disa subjekteve të këmbimit valutor në Elbasan. Nga verifikimet ka rezultuar se administratorët e këtyre subjekteve nuk deklaronin të ardhurat e përfituara nga veprimtaria ekonomike. Operacioni i koduar “The Script” është zhvilluar në […]

The post Nën akuzë pronarët e 8 “Exchange” në Elbasan, sekuestrohen 540 mijë euro dhe dy armë appeared first on BoldNews.al.

Vullkane aktive, një peizazh mjegulle dhe heshtjeje në Kamçatka (8 orë me avion nga Moska)

30 July 2025 at 13:59

Gazeta Si – Gadishulli Kamçatka, ku një tërmet i fuqishëm goditi në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, është pjesa më lindore e Federatës Ruse, e kufizuar nga Oqeani Paqësor dhe Deti i Okhotsk.

Me një gjatësi prej 1,200 kilometrash, banohet nga pak më shumë se 300,000 njerëz, pothuajse të gjithë rusë etnikë.

Një tokë zjarri, akulli dhe heshtjeje, e izoluar nga pjesa tjetër e vendit, pa lidhje rrugore me Rusinë kontinentale.

Rajoni është një parajsë vullkanike, një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Me mbi 160 vullkane, 30 prej të cilëve janë aktivë, është një nga zonat më sizmike aktive në botë.

Klyuchevskaya Sopka – një kolos prej 4,750 metrash – ngrihet mbi një peizazh llave, mjegulle dhe akullnajash.

Pranë saj, Lugina e famshme e Gejzerëve vlon me avull dhe ujëra sulfurore, duke ofruar një spektakël natyror që pak njerëz mund ta përballojnë ta shohin: jo vetëm për shkak të kostos, por edhe për shkak të logjistikës së ndërlikuar.

Arritja në Kamçatka është një udhëtim drejt të panjohurës. Duhet të paktën një fluturim 8-orësh nga Moska, duke u ulur në Petropavlovsk-Kamçatsky, i vetmi qytet i vërtetë në rajon.

Prej andej, brendësia hapet në një mozaik tundre, pyjesh dhe vargmalesh, ku arinjtë ngjyrë kafe janë më të shumtë se banorët.

Nuk ka hekurudha ose autostrada për të dalë: gadishulli është, në fakt, një ishull.

Për arsye strategjike ushtarake dhe veçanërisht për shkak të afërsisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rajoni ishte i mbyllur, si për të huajt, ashtu edhe për rusët deri në vitet 1990.

Vendndodhja e tij e bënte të përsosur për bazat e nëndetëseve, stacionet e radarëve dhe sitet bërthamore.

Disa pjesë të shtetit janë ende të paarritshme. Megjithatë, sot, shteti po përpiqet të rishpikë veten.

Turizmi i specializuar – duke përfshirë ecjen në vullkan, peshkimin ekstrem dhe vëzhgimin e jetës së egër – tërheq një numër të vogël udhëtarësh çdo vit. Por ekonomia mbetet e brishtë, e mbështetur kryesisht nga peshkimi dhe subvencionet qeveritare.

The post Vullkane aktive, një peizazh mjegulle dhe heshtjeje në Kamçatka (8 orë me avion nga Moska) appeared first on Gazeta Si.

Independent: Shqipëria, vendi më i mirë për aventura

30 July 2025 at 10:46

Nga Gazeta Si- “Është një ide e mirë të ndërroni vendet e njohura dhe me kërkesë të lartë për pushime me rajone në zhvillim e sipër, ose të përfitoni nga vendet ku shpenzimet janë të ulëta. Për fat të mirë, ka mjaft mundësi për të zgjedhur nëse doni të kurseni para pa bërë kompromis me diellin ose cilësinë e përvojave”, shkruan Sarah Marshall në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Independent”.

Nga Spanja në Shqipëri, Independent ka renditur vendet më të mira për plazhe, për familjet, për aventura, për të bërë ski dhe për natyrën.

Kështu, Shqipërinë e ka renditur si vendin më të mirë për aventura.

“Qoftë duke shëtitur nëpër rrugët me kalldrëm, duke zbuluar majat e maleve apo duke notuar në ujërat e kaltra të shndritshme, Shqipëria ka një ngjashmëri të madhe me fqinjën e saj elegante përtej detit Adriatik”, thuhet në artikull, ku ndër të tjera shtohet se krahasuar me Italinë, plazhet janë më të qeta, vendet e fshehura janë më të shumta dhe çmimet janë dukshëm më të lira.

“Mësoni rreth të kaluarës përmes arkitekturës osmane, fashiste dhe sovjetike të kryeqytetit, Tiranës, ecni në shtigjet që të çojnë në Parkun Kombëtar të Valbonës dhe relaksohuni në plazhet e arta të Rivierës Shqiptare”, thuhet në artikull.

 “Independent” rendit vendet më të mira për t’u vizituar në vitin 2025 – për pushime të përballueshme:

1. Vendi më i mirë për aventura: Shqipëria

2. Vendi më i mirë për plazhet: El Gouna, Egjipt

3. Vendi më i mirë për familjet: Galicia, Spanjë

4. Vendi më i mirë për ski: Voss, Norvegji

5. Vendi më i mirë për natyrën: Bosnjë-Hercegovina

The post Independent: Shqipëria, vendi më i mirë për aventura appeared first on Gazeta Si.

Zbulohet pasaporta më e fuqishme në botë

By: gaze tare
28 July 2025 at 17:28

Pasaporta më e fuqishme në botë është zbuluar dhe Mbretëria e Bashkuar ka rënë ndjeshëm në renditje. Dokumenti i udhëtimit që u ofron pasagjerëve udhëtimin ndërkombëtar më pa probleme sipas Indeksit të Pasaportave Henley është pasaporta e Singaporit.

Indeksi i Pasaportave Henley analizon të dhënat nga Autoriteti Ndërkombëtar i Transportit Ajror (IATA) dhe shqyrton 199 pasaporta të ndryshme dhe 227 destinacione.

Japonia dhe Koreja e Jugut pasuan nga afër në vendin e dytë, me dokumentet e udhëtimit që ofrojnë qasje të lehtë në 190 vende të ndryshme. Ndërsa Danimarka, Finlanda , Franca , Gjermania , Irlanda, Italia dhe Spanja u renditën të tretat së bashku.

Pasaportat e të gjitha shtatë vendeve u lejojnë udhëtarëve të vizitojnë 189 destinacione.

Austria, Belgjika, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Portugalia dhe Suedia u renditën të katërtat, së bashku, me qasje në 188 vende të ndryshme. Në vendin e pestë, pasaportat e Greqisë, Zelandës së Re dhe Zvicrës ofrojnë të gjitha qasje në 187 destinacione.

Megjithatë, dokumenti blu i udhëtimit i Mbretërisë së Bashkuar u rendit i gjashti, me të drejta të lehta vizite në 186 vende. Edhe pse mund të duket e lartë, pasaporta u rendit si më e fuqishmja midis viteve 2013 dhe 2015.

Pas Mbretërisë së Bashkuar, Australia, Çekia, Hungaria, Malta dhe Polonia renditen të gjitha në vendin e shtatë, me qasje pa viza në 185 vende. Kanadaja, Estonia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe u renditën të tetat, duke dhënë vizita të lehta në 184 destinacione.

Ndërsa Kroacia, Letonia, Sllovakia dhe Sllovenia u renditën të nëntat. Pasaportat nga këto vende kanë qasje në 183 vende. Në vendin e dhjetë, Islanda, Lituania dhe Shtetet e Bashkuara barazuan me 182 vende. Nga 199 pasaportat e analizuara, Afganistani u rendit i fundit, me pasaportën që ofron qasje pa viza në vetëm 25 vende.

Renditja e pasaportave për udhëtim pa viza

Singapor, 193 destinacione
Japonia dhe Koreja e Jugut, 190 destinacione
Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Irlanda, Italia dhe Spanja, 189 destinacione
Austri, Belgjikë, Luksemburg, Holandë, Norvegji, Portugali dhe Suedi, 188 destinacione
Greqia, Zelanda e Re dhe Zvicra, 187 destinacione
Mbretëria e Bashkuar, 186 destinacione
Australia, Çekia, Hungaria, Malta dhe Polonia, 185 destinacione
Kanada, Estoni, Emiratet e Bashkuara Arabe, 184 destinacione
Kroacia, Letonia, Sllovakia dhe Sllovenia, 183 destinacione
Islanda, Lituania dhe Shtetet e Bashkuara, 182 destinacione

The post Zbulohet pasaporta më e fuqishme në botë appeared first on iconstyle.al.

Travel Radar: Shqipëria një nga 3 destinacionet për 2025

28 July 2025 at 14:32

Nga Gazeta Si- Me çmimet e udhëtimeve në rritje dhe destinacionet popullore të mbipopulluara, shumë udhëtarë po largohen nga pushimet kryesore në kërkim të përvojave të përballueshme ose të panjohura. Nga Europa bregdetare në Afrikën ekuatoriale, ‘Travel Radar’ e rendit Shqipërinë si një nga tre destinacione në zhvillim që mund të jenë ndër zgjedhjet më të mira të vitit 2025.

“Me malet e saj të ashpra, Alpet veriore të paprekura dhe bregdetin bruz Ksamilit, Shqipëria është shndërruar nga një sekret për udhëtarët me çanta shpine në një konkurrente serioze midis vendeve të nxehta turistike alternative të Europës”, shkruan ‘Travel Radar’, duke shtuar se Organizata Botërore e Turizmit e Kombeve të Bashkuara ka raportuar se u rendit i treti vend në rritjen globale të turizmit, me një rritje prej 80 për qind të vizitorëve krahasuar me vitin 2019.

Media e huaj shkruan se Shqipëria po shfaqet si një alternativë e përballueshme ndaj destinacioneve të njohura mesdhetare, duke ofruar peizazhe të larmishme për një gamë të gjerë udhëtarësh.

“Vija bregdetare i përshtatet pushimeve në plazh, ndërsa liqenet, gjiret dhe shtigjet malore u tërheqin vëmendjen eksploruesve të natyrës. Më pak i globalizuar se fqinjët e saj, vendi ka ruajtur mikpritjen e tij tradicionale, me një përzierje kulturore të ndikimeve osmane dhe greke. Muzika popullore, zakonet dhe identiteti i fortë lokal e bëjnë Shqipërinë gjithnjë e më tërheqëse për turistët”, shkruan ‘Travel Radar, teksa shton se plazhet mahnitëse dhe qytetet bregdetare të Rivierës Shqiptare rivalizojnë destinacione si bregdeti i Greqisë, por me një çmim shumë më të ulët.

“Infrastruktura turistike është përmirësuar gjithashtu vitet e fundit. Për më tepër, linjat ajrore kanë zgjeruar shërbimin drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës gjatë pesë viteve të fundit”, shkruhet në artikull.

Në përfundim, shkrimi mbyllet duke thënë se Shqipëria nuk është vetëm një destinacion në zhvillim i përballueshëm me më pak turma por edhe po ripozicionohet në skenën ndërkombëtare.

The post Travel Radar: Shqipëria një nga 3 destinacionet për 2025 appeared first on Gazeta Si.

Forbes i prezanton amerikanëve Shqipërinë: Vendi që dashuron Amerikën!

26 July 2025 at 11:48

Nga Gazeta ‘SI’- Revista prestigjioze e biznesit “Forbes” u sugjeron amerikanëve Shqipërinë si një ndër destinacionet më të mira për t’u vizituar, ku njëherësh e konsideron si një nga vendet ballkanike më miqësore për këta shtetas.

“Teksa turizmi përballet me reagime negative në shtete të tjera, ky komb ballkanik i përqafon dhe i mirëpret amerikanët, duke ofruar mikpritje të pakrahasueshme dhe politika lehtësuese të vizave në rajon.”

“Forbes” shkruan se, me një vijë bregdetare mahnitëse, rrënoja të lashta dhe kosto të ulët jetese, Shqipëria po bën bujë veçanërisht në mesin e udhëtarëve amerikanë dhe nomadëve dixhitalë.

“Riviera Shqiptare është bërë virale në mediat sociale për shkak të ujërave të saj mahnitëse ngjyrë bruz dhe vijës bregdetare të bukur që rivalizon ishujt grekë, por kushton shumë më pak. Qytete si Vlora ofrojnë jetë në bregdet pa turma turistësh ose çmime të fryra të pasurive të patundshme që gjenden diku tjetër në Europë”.

“Megjithatë, ajo që e dallon vërtet Shqipërinë është dashuria e saj e sinqertë për amerikanët. Në vitin 2007, George Ë. Bush u bë presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që vizitoi vendin. Udhëtimi i tij u prit me gëzim”, shkruan revista prestigjioze e biznesit “Forbes”.

“Teksa shumë vende europiane zbatojnë kufizime të rrepta për vizat Shengen, Shqipëria shtron tapetin e kuq. Qytetarët amerikanë mund të qëndrojnë për një vit të plotë pas mbërritjes, pa pasur nevojë për dokumente, tarifa ose aplikim për vizë. Është një ofertë e jashtëzakonshme krahasuar me shumicën e vendeve të tjera, të cilat lejojnë vetëm qëndrim nga 1 deri në 3 muaj”.

Forbes thekson se Shqipëria ka edhe anët e saj negative. Anglishtja nuk flitet gjerësisht jashtë kryeqytetit. Infrastruktura mund të jetë e çrregullt. Rrugët në zonat rurale mund të jenë në gjendje të keqe. Standardet e shërbimit ndaj klientit janë të ndryshme nga ato me të cilat janë mësuar shumica e amerikanëve.

Nuk ka fluturime direkte për në SHBA për momentin, megjithëse kjo mund të ndryshojë së shpejti. Delta Air Lines thuhet se është në bisedime për një linjë direkte Nju Jork-Tiranë. Një aeroport i ri ndërkombëtar në Vlorë, i projektuar për të akomoduar aeroplanë transatlantikë, është gjithashtu në zhvillim e sipër.

Për shumë njerëz, anët pozitive të Shqipërisë i tejkalojnë anët negative. Nuk është pjesë e Zonës Shengen, duke e bërë atë një ndalesë strategjike për këdo që udhëton në Evropë afatgjatë dhe që duhet të rivendosë orën e vizës 90-ditore. Është e sigurt krahasuar me qytetet kryesore të SHBA-së. Kultura e kafeneve është e gjallë dhe kostoja e jetesës është e ulët.

 “Nëse je dikush që dëshiron paqe, më shumë liri dhe një jetë më të lirë, është një mundësi e fortë. Do të duhet të përshtatesh me disa gjëra, por kjo është pjesë e përvojës.”

The post Forbes i prezanton amerikanëve Shqipërinë: Vendi që dashuron Amerikën! appeared first on Gazeta Si.

National Geographic: Këto 9 plazhe të fshehura në Shqipëri janë parajsa e pazbuluar e Europës!

26 July 2025 at 10:25

Nga Gazeta ‘SI’- Prestigjozja “National Geographic” i ka dedikuar një artikull plazheve shqiptare dke i cilësuar si “thesare” ende të fshehura.

Shqipëria, thotë artikulli, ka gjithçka që i nevojitet për t’u bërë destinacioni më i lakmuar europian, me plazhe spektakolare për çdo turist.

Plazhi i Ksamilit: Një sintezë e plazhit të Rivierës Shqiptare

Nëse Shqipëria do të përmblidhej në një plazh të vetëm, fituesi do të ishte Ksamili.

Plazhi me të njëjtin emër dallohet për me rërën e bardhë si borë në një vijë bregdetare të thyer të përshkuar nga katër ishuj (Ishulli Binjak, Ishulli Smerald, Ishulli i Vogël dhe Ishulli i Gurit).

Gjenden disa plazhe të bukura me rërë të bardhë në Ksamil, megjithëse shumica janë private dhe drejtohen nga restorantet.

Fakti që ndodhet në jug të Sarandës, përballë ishullit të Korfuzit, e bën atë një destinacion shumë tërheqës si për shqiptarët ashtu edhe për turistët e huaj – që kalojnë kufirin jugor të vendit ose kalojnë me traget nga Italia ose Greqia.

Sikur të mos kishte arsye të mjaftueshme për të qenë një nga plazhet më të mira në Shqipëri, Ksamili është  vendi ideal për të eksploruar atraksione të tjera shqiptare si Syri i Kaltër dhe Parku Natyror i Butrintit, i shpallur Vend i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO.

Plazhi i Borshit: Disa kilometra i gjatë dhe me ujëra ngjyrë bruz

Rreth një orë larg me makinë nga Saranda përgjatë bregdetit Jon ndodhet plazhi më i gjatë në të gjithë Rivierën Shqiptare, Borshi.

Ky plazh është mbi 6 kilometra i gjatë dhe, përveç madhësisë së tij, shquhet për ujërat e tij të kristalta dhe malet gjigante me bimësi të harlisur që rrethojnë detin blu.

Kjo enklavë njihet për qetësinë dhe karakterin e saj të egër, duke e bërë atë plazhin e preferuar për turistët që kërkojnë të shpëtojnë nga turizmi masiv dhe “i civilizuar” i plazheve fqinje.

Megjithatë, ekzistojnë disa bare dhe restorante aty pranë, si dhe një parking i madh.

Plazhi i Gjipesë: Thesari i egër i Shqipërisë

Një nga thesaret më të çmuara në Rivierën Shqiptare është Plazhi i Gjipesë, një vend panoramik që magjeps me mjedisin e tij të egër natyror dhe perëndimet e diellit dhe lindjet ëndërrimtare, si dhe ujërat e tij të kaltra.

Pavarësisht se është një nga plazhet më të lakmuara, për të arritur atje, vizitorët duhet të ecin për rreth gjysmë ore, duke kaluar midis bunkerëve, duke kapërcyer shpatin e pjerrët dhe duke shmangur shkëmbinjtë e mëdhenj.

I vendosur në fund të kanionit me të njëjtin emër, gjiri i vogël është i rrethuar nga shkëmbinj gjigantë, duke e bërë atë një nga plazhet më piktoreske të Shqipërisë.

Plazhi i Dhërmiut: Urban, natyral dhe lokal

Si një nga plazhet më të mëdha urbane të Shqipërisë, Dhërmiu mirëpret vendasit dhe turistët e huaj që kërkojnë të gjitha lehtësitë që u nevojiten për të kaluar një ditë në plazh.

Qendra e qytetit është e ngritur dhe pranë detit, plazhi dhe shëtitorja janë qendra e aktivitetit veror, me bare dhe restorante, të cilat ofrojnë gjithashtu shezlongje dhe çadra me qira, pasi ka zona publike dhe private.

Drejt veriut, plazhi bëhet më shkëmbor dhe në periferi, mund të vizitoni gjire dhe shpella, duke përfshirë Drimadhes, një gji i bukur me rërë të bardhë me shkëmbinj, i arritshëm duke ndjekur një shteg midis pemëve të ullirit.

Plazhi i Jalës: Dita dhe nata

Në një vendndodhje strategjike midis Himarës dhe Dhërmiut, përtej fshatit Vuno, shtrihet plazhi i Jalës, një nga parajsat e bregdetit Jon, i fshehur midis kodrave të mbushura me ullishte dhe shtëpi.

Shkëmbinjtë e lartë rrethojnë gjiret e vogla të këtij cepi të Mesdheut, ku uji merr ngjyra të papërshkrueshme.

Bukuria e Jalës perceptohet për herë të parë nga kodra e lartë.
Përtej të qenit një vend ideal për t’u çlodhur apo për të praktikuar zhytje dhe sporte ujore, Jala është një destinacion i preferuar për turistët që kërkojnë jetën e natës.

Gjithashtu ka një numër të madh restorantesh dhe baresh aty pranë ku mund të provoni gatimet lokale.

Plazhi i Lukovës: Relaks në Rivierën Shqiptare

Lukovea është ideale për të shijuar qetësinë e Rivierës Shqiptare, pasi ndodhet në një mjedis natyror të pabesueshëm larg vendeve më të lakmuara bregdetare.

Kjo nuk do të thotë që plazhi i saj, Plazhi i Shpellës nuk ofron të gjitha lehtësitë, duke përfshirë qiranë e shezlongjeve dhe çadrave dhe një gamë restorantesh që ndërthurin kuzhinën mesdhetare me peizazhin marramendës.

Kushdo që kërkon një përvojë natyrore duhet vetëm të ngrejë sytë dhe të humbasë në ujërat kristalore dhe kontrastin e tyre me kodrat e gjelbra që ngrihen përreth.

Plazhi i Kakomesë: Gjysmëhëna shqiptare

Plazhi i Kakomesë është një mrekulli natyrore në formën e një gjysmëhëne të rrethuar nga bimësi e harlisur.

Peizazhi dominohet nga ujërat e tij mahnitëse. Përveç kësaj pamjeje idilike, Plazhi i Kakomesë – praktikisht i shkretë – ofron qetësi dhe mundësi për të shijuar panoramën madhështore.

Turistët mund të vizitojnë edhe Manastirin e Shën Marisë së Kakomës, një kompleks bizantin i shekullit XVI.

Porto Palermo: Gjeografikisht unik

Porto Palermo është padyshim një nga vendet më unike në Shqipëri.
I vendosur midis fshatrave të Himarës dhe Qeparosë, ai rrethohet nga një ishull i lidhur me bregdetin.

Pranë tij ndodhet Kalaja e Ali Pashës, nga ku mund të shijoni pamjet më spektakolare të zonës përreth.

Edhe pse bregdeti i Porto Palermos është shumë shkëmbor, ka plazhe të vogla me guralecë ku mund të hyni në ujë pa pasur nevojë të kaloni shkëmbinjtë.

Pavarësisht se është një nga vendet më të njohura në Rivierën Shqiptare, Porto Palermo nuk është prekur ende nga turizmi masiv, duke ruajtur karakterin e egër që e bën të gjithë këtë bregdet një sekret të madh… për momentin.

Plazhi i Qeparosë, shëtitja ideale

Plazhi i Qeparosë ofron disa nga perëndimet e diellit më të bukura në vend.

Është një vend ideal për t’u çlodhur, për të bërë zhytje ose për të notuar, si dhe për të bërë një udhëtim me varkë në shpellat dhe shkëmbinjtë përreth, apo për të ecur  deri në Majën e Çikës – nga ku mund të shijoni pamjet spektakolare.

Plazhi është i rrethuar nga një shëtitore, ku do të gjeni restorante dhe të gjitha lehtësitë për një ditë në plazh.

The post National Geographic: Këto 9 plazhe të fshehura në Shqipëri janë parajsa e pazbuluar e Europës! appeared first on Gazeta Si.

Dosja “Veliaj”/ SPAK i komunikon akuzën Klotilda Bushkës! I pandehur edhe daja i Ajola Xoxës

By: Oldi
23 July 2025 at 17:44

Hetimet e SPAK ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kanë sjellë zhvillime të reja. Përveç Veliajt, Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur edhe 30 persona të tjerë, përfshirë individë dhe shoqëri fizike. Mes të pandehurve është edhe deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, e cila akuzohet për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës […]

The post Dosja “Veliaj”/ SPAK i komunikon akuzën Klotilda Bushkës! I pandehur edhe daja i Ajola Xoxës appeared first on BoldNews.al.

Banorët e Kaçinarit protestojnë para Prokurorisë: “Kallëzimi ndaj HEC-eve nuk u hetua”

17 July 2025 at 16:51

Sipas banorëve, vendimi për pushimin e hetimeve është absurd, pasi koncesioni ka probleme të shumta ligjore që duhej të ishin hetuar. “Kemi pritur 6 vite dhe asnjë hetim nuk është bërë. Madje Prokuroria ka zhdukur edhe shumë dokumente që ne, si komunitet, i kemi vënë në dispozicion,” tha Tonin Beqiri, banor i Kaçinarit. Ai shtoi […]

The post Banorët e Kaçinarit protestojnë para Prokurorisë: “Kallëzimi ndaj HEC-eve nuk u hetua” appeared first on Reporter.al.

Forbes: Pse duhet të planifikoni pushime në Shqipëri

16 July 2025 at 11:08

Nga Gazeta Si- Për dekada të tëra, shkruan Forbes, Mesdheu ka luajtur me të njëjtat destinacione të vjetra: Capri, Saint-Tropez, Mykonos, Ibiza, vende ku jahtet janë më të mëdha se flota lokale e peshkimit, dhe fatura për një drekë buzë detit mund të financojë një vresht modest ballkanik.

Por, ekspertët e udhëtimeve, ata që pëshpëritin emra në darka dhe fshehurazi, dëshirojnë që ju të mos i ndiqni këshillat e tyre, pasi ata kanë tashmë një emër të ri: Shqipëria, shkruan Jordi Lippe-McGraw për prestigjiozen ”Forbes”.

Po, Shqipëria.

Prestigjozja shkruan se “e vendosur midis Greqisë dhe Malit të Zi, me një vijë bregdetare të përshkuar nga Deti Jon, Shqipëria ka qenë për vite me radhë ‘kushërira’ e harruar e klubit të Adriatikut. E lënë në hije nga Kroacia, e keqkuptuar nga Europa Perëndimore dhe e mbyllur prej kohësh nga një regjim i zymtë komunist, ajo mbeti një vend i bardhë në hartën e Mesdheut”.

Sipas Forbes, Shqipëria është pjesa e Mesdheut që nuk i ka kushtuar vëmendje askush, dhe pikërisht për këtë arsye është interesante tani.

“Në bregdetin jugor, keni Rivierën Shqiptare. Ajo shtrihet përgjatë Jonit, me shkëmbinj dhe plazhe me guralecë që, sinqerisht, nuk do të dukeshin të çuditshme në Greqi apo Itali. Por atmosfera është krejtësisht e ndryshme. Nuk ka resorte masive apo klube plazhi me shkëlqim (ende), dhe çmimet janë shumë më të ulëta”, shkruhet në artikull, duke u përmendur plazhi i Palasës, ku mund të bësh seanca joge pranë detit, parashutizëm dhe mund të shohësh perëndimin e diellit në shkëmbinj.

Por vetëm pak kilometra në jug, gjërat duken pak a shumë siç kanë qenë prej vitesh.

Dhërmiu është një vendpushim popullor, i njohur për plazhin e tij të gjatë me guralecë dhe baret që mbushen gjatë verës me muzikë dhe kokteje. Ka edhe hotele të vogla, vende familjare ku merrni një dhomë bazë dhe një pamje, nuk ka spa ose pishinë, por një plazh disa hapa larg dhe ndoshta një kafene poshtë që shërben peshk të pjekur në skarë dhe birrë të ftohtë.

Jala është një tjetër plazh që tërheq të rinjtë, shkruan Forbes, veçanërisht kur zhvillohen festivalet e muzikës verore. Por nëse kërkoni diçka më të qetë, vazhdoni. Gjipeja është e fshehur midis shkëmbinjve, një gji që mund të arrihet vetëm në këmbë ose me varkë. Nuk ka hotel, as rrugë, as shezlongje me qira të rreshtuara në rërë.

“Ajo që e bën Shqipërinë të ndihet ndryshe, të paktën për momentin, është ajo që mungon. Asnjë mega-hotel. Asnjë shezlong 80 euro. Asnjë turmë që të shtyn pranë rrënojave. Është ende pak e paqëndrueshme: rrugët nuk janë të mira, autobusët vonohen, ndonjëherë duhet të ngrihesh kur planet nuk funksionojnë. Por është gjithashtu bujare, pjata të mëdha me mish ose peshk të pjekur në skarë, verë vendase dhe njerëz që këmbëngulin që të provoni rakinë e tyre të bërë në shtëpi, pavarësisht nëse mendoni se mund ta përballoni apo jo. Mund të ecësh në një plazh që duket si diçka e nxjerrë nga një revistë udhëtimesh dhe të gjesh veten pothuajse vetëm, përveç disa vendasve që notojnë në fund të ditës”, shkruhet në artikull.

Megjithatë, ndryshimi po vjen me shpejtësi dhe, vijon Forbes, nëse jeni kuriozë për një pjesë të Mesdheut që ende ndihet si një zbulim, me përzierjen e saj të qyteteve osmane, maleve të egra dhe vijës bregdetare që nuk është gëlltitur nga zhvillimi, Shqipëria ia vlen të vizitohet tani.

Se sa gjatë do të qëndrojë kështu është e panjohur.

The post Forbes: Pse duhet të planifikoni pushime në Shqipëri appeared first on Gazeta Si.

Narta mes 15 lagunave më të bukura të Europës

15 July 2025 at 13:46

Nga Gazeta Si- Kur bëhet fjalë për t’u freskuar gjatë pushimeve verore, zakonisht zgjedhja e parë është një pishinë ose oqeani, por ekziston edhe një mundësi e tretë, shpesh e anashkaluar: lagunat.

Për familjet, lagunat janë një ndryshim rrënjësor: pa dallgë, pa kandil deti, pa vende të fshehura për t’u ulur, vetëm rërë dhe ujë i cekët ku prindërit mund t’i lënë fëmijët të luajnë me qetësi të plotë mendore.

Ato janë gjithashtu më shumë sesa thjesht vende të qeta për not. Këto vende të ndërmjetme, as plotësisht në det dhe as në liqen, shpesh janë miniera ari ekologjike. Flamingot, çafkat dhe zogj të tjerë lulëzojnë në këto zona, dhe ujërat e pasura me lëndë ushqyese mbështesin fermat e gocave të detit dhe midhjeve, ideale për një drekë të freskët, me këmbët në rërë.

The Telegraph ka renditur 15 lagunat më të bukura të Europës, ku mes tyre është edhe laguna e Nartës në Vlorë.

“Narta është një nga sekretet bregdetare më të ruajtura të vendit. Vija e cekët bregdetare e lagunës është e sigurt për kanotazh dhe lojëra në plazh, ndërsa fëmijët më të rritur mund ta eksplorojnë zonën me kajak”, shkruan The Telegraph, duke shtuar se aty mund të shihen edhe flamengot e mëdha, çafkat dhe pelikanët.

“Familjet gjithashtu mund të shëtisin me biçikletë në shtigjet e sheshta përreth lagunës ose të vizitojnë Manastirin e Zvërnecit të shekullit të 13-të, i vendosur në një ishull të vogël që arrihet nga një urë këmbësorësh prej druri. Me pak turma dhe pa resorte të zhurmshme, është një zgjedhje e qetë”, përfundon The Telegraph.

Laguna të tjera që përmenden në shkrim janë laguna blu- Turqi, Mar Menor- Spanjë, Etang de Thau- Francë, Lido di Venezia- Itali, Ria Formosa- Portugali, Sëanpool- Cornwell, Ho Bugt- Danimarkë, Grevelingenmeer- Hollandë, Zaton Bay- Kroaci, Cala Brandinchi- Itali, Praia da Amoreira- Portugali.

The post Narta mes 15 lagunave më të bukura të Europës appeared first on Gazeta Si.

❌
❌