Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 July 2025Main stream

Inceneratori i Tiranës/ Apeli prish vendimin e GJKKO për Alqi Bllakon dhe e kthen çështjen për rigjykim

23 July 2025 at 15:29

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shpallur ditën e sotme vendimin për ish-deputetin socialist Alqi Bllako, i cili kishte ankimuar dënimin e tij për inceneratorin e Tiranës, ndërkohë që seanca u mbajt të enjten e kaluar. Apeli ka prishur vendimin e Gjykatës së Posaçme, duke e rikthyer çështjen për rigjykim në Shkallën e Parë, me […]

The post Inceneratori i Tiranës/ Apeli prish vendimin e GJKKO për Alqi Bllakon dhe e kthen çështjen për rigjykim appeared first on BoldNews.al.

Gjendet i vdekur në pyll një burrë në Gjirokastër, dyshohet se ka qëlluar veten me armë gjahu

23 July 2025 at 13:23

Një burrë është gjetur pa shenja ditën e sotme në zonën e pyllëzuar të fshatit Alipostivan në Gjirokastër. Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasi G. H., 59 vjeç. Sipas autoriteteve, nga hetimet e deritanishme dyshohet se 59-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e vrasjes aksidentale, në këmbë, me armën e gjahut artizanal që përdorte […]

The post Gjendet i vdekur në pyll një burrë në Gjirokastër, dyshohet se ka qëlluar veten me armë gjahu appeared first on BoldNews.al.

GJKKO dërgon për gjykim dosjen e Asllan Dogjanit

23 July 2025 at 11:37

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, i cili akuzohet për fshehje apo mosdeklarim pasurie. Ky vendim është marrë nga GJKKO rreth 8 muaj nga dërgimi fillestar nga SPAK i dosjes për gjykim dhe pasi gjykata ja ka kthyer dy herë dosjen SPAK-ut për mangësi hetimesh. Sipas […]

The post GJKKO dërgon për gjykim dosjen e Asllan Dogjanit appeared first on BoldNews.al.

Dosja “Veliaj”/ SPAK merr të pandehur edhe biznesmenin Mirton Lika të “Sky Tower” në Tiranë

23 July 2025 at 11:22

Në lidhje me dosjen “Veliaj”, Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur edhe shtetasin Mirton Lika, një biznesmen dhe Konsull Nderi i Sri Lankës në Republikën e Shqipërisë. Ai është marrë i pandehur në lidhje me ambientin e ndodhur në katin e 11-të të kullës të quajtur “Sky Tower”, e cila dyshohet se posedohet nga […]

The post Dosja “Veliaj”/ SPAK merr të pandehur edhe biznesmenin Mirton Lika të “Sky Tower” në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

VIDEO-EMRAT/ Rama me aksionin “selektiv” fut në sherr biznesmenët, dhunë barbare ndaj njëri-tjetrit

23 July 2025 at 09:43

Edi Rama ka ndërmarrë një aksion për lirimin e hapësirave publike të “zaptuara” nga bizneset, por përtej propagandës që raporton kryeministri në rrjetet sociale, realiteti në terren është tjetër. Aksioni është selektiv, ku bizneset e “miqve” të pushtetit nuk preken, teksa kjo situatë u raportua pak ditë më parë edhe në media me zonën tek […]

The post VIDEO-EMRAT/ Rama me aksionin “selektiv” fut në sherr biznesmenët, dhunë barbare ndaj njëri-tjetrit appeared first on BoldNews.al.

“Partia-shtet”/ Si e përdor Rama pushtetin politik mbi administratën vendore

23 July 2025 at 07:54

Nisma më e fundit e kryeministrit Edi Rama për të “reformuar” administratën vendore të bashkive, përveçse ngjall shqetësime për shkelje të autonomisë së pushtetit vendor të garantuar me Kushtetutë, shihet nga analistë të politikës edhe si personalizim i të gjitha pushteteve në një dorë dhe rikthim i reminishencave të modelit të partisë-shtet. Mëngjesin e 3 […]

The post “Partia-shtet”/ Si e përdor Rama pushtetin politik mbi administratën vendore appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Temperatura deri në 44 °C, i nxehti ekstrem “mbërthen” Europën

22 July 2025 at 15:27

Mbarë Europa është përfshirë nga një valë e të nxehtit ekstrem. Në Greqi, temperaturat këtë javë pritet të arrijnë 44 gradë Celsius. Këto ekstremitete do të zgjasin për gjashtë ditë, njoftoi Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i vendit. Turistët në Greqi thonë se po përballojnë të nxehtin duke pirë shumë ujë dhe duke kërkuar hije. Ka qenë […]

The post Temperatura deri në 44 °C, i nxehti ekstrem “mbërthen” Europën appeared first on BoldNews.al.

U mor i pandehur/ Avokatët e Veliajt: Të shqetësuar që mediat informohen nga SPAK përpara nesh

22 July 2025 at 15:19

Avokatët e Erion Veliajt kanë reaguar pasi kryebashkiaku i Tiranës është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, teksa akuzat do t’i komunikohen ditën e nesërme në orën 11:00. Në reagimin e tyre, avokatët thonë se janë thellësisht të shqetësuar që informacioni u shkon më përpara mediave, se sa vetë personit nën hetim. Sipas […]

The post U mor i pandehur/ Avokatët e Veliajt: Të shqetësuar që mediat informohen nga SPAK përpara nesh appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Për momentin situata në PD është në rregull, s’ka nevojë për ndryshime

22 July 2025 at 13:28

Shumë demokratë dhe zyrtarë të kësaj force politike kanë kërkuar ndryshim të kupolës drejtuese të PD-së pas humbjes në zgjedhjet e 11 Majit, por duket se Sali Berisha nuk është i këtij mendimi. I pyetur nga gazetarët, Berisha tha se për momentin situata në PD është në rregull dhe sipas tij, nuk ka nevojë për […]

The post Berisha: Për momentin situata në PD është në rregull, s’ka nevojë për ndryshime appeared first on BoldNews.al.

Malli i blerë nga fshatari pa kupon/ Tatimet, gjoba deri në 2 mln lekë ndaj tregtarëve në Korçë

22 July 2025 at 13:15

Një grup kontrolli nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka zbarkuar mëngjesin e sotëm në tregun e shumicës në Korçë, duke vendosur gjoba “të majme” ndaj tregtarëve. Kjo për shkak se produktet bujqësore që ata kanë blerë nga fermerët e zonës e kanë patur pa kupon tatimor. Tregtarët ankohen për mediat se ndaj 5 tregtarëve […]

The post Malli i blerë nga fshatari pa kupon/ Tatimet, gjoba deri në 2 mln lekë ndaj tregtarëve në Korçë appeared first on BoldNews.al.

EMRI-VIDEO/ U grabiste varëset e floririt nga qafa grave në Durrës, arrestohet 29-vjeçari me precedentë

22 July 2025 at 12:55

Një i ri me precedentë penalë dhe i dënuar më parë për vjedhje është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet se u ka grabitur tre grave varëset e floririt nga qafa. Në kuadër të operacionit policor të koduar “July” është vënë në pranga shtetasi Hasan Zylfa, 29 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, i akuzuar […]

The post EMRI-VIDEO/ U grabiste varëset e floririt nga qafa grave në Durrës, arrestohet 29-vjeçari me precedentë appeared first on BoldNews.al.

Vajza nga Amerika Latine për prostitucion në Elbasan, Prokuroria çon për gjykim 13 persona

22 July 2025 at 12:32

Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar dosjen për gjykim ndaj 13 personave, pjesa më e madhe e të cilëve janë nga Amerika Latine, të cilët ushtronin veprimtarinë e ndaluar të prostitucionit. Më konkretisht të pandehur janë marrë shtetasit e huaj F.G. dhe J.G., të cilët kanë qenë tutorët, 8 vajza të […]

The post Vajza nga Amerika Latine për prostitucion në Elbasan, Prokuroria çon për gjykim 13 persona appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti tragjik në Dibër/ Shoferi vdes gjatë transportit për te Trauma, ra me makinë në humnerë

22 July 2025 at 11:50

Ka ndërruar jetë gjatë transportit për tek spitali i Traumës në Tiranës, drejtuesi i automjetit që u aksidentua paraditen e kësaj të marte në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi. Lajmin e ka bërë me dije Policia e Dibrës përmes një komunikate për mediat, teksa viktima është shtetasi me inicialet B.S. Dyshohet se ai ka humbur kontrollin mbi […]

The post Aksidenti tragjik në Dibër/ Shoferi vdes gjatë transportit për te Trauma, ra me makinë në humnerë appeared first on BoldNews.al.

Dibër/ Makina bie në humnerë, plagoset rëndë shoferi, niset me helikopter drejt Traumës

22 July 2025 at 11:28

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar paraditen e kësaj të marte në aksin rrugor Maqellarë–Peshkopi. Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një humnerë. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë shoferi dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Mësohet se ai është dërguar […]

The post Dibër/ Makina bie në humnerë, plagoset rëndë shoferi, niset me helikopter drejt Traumës appeared first on BoldNews.al.

SPAK merr zyrtarisht të pandehur Erion Veliajn

22 July 2025 at 11:12

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka marrë zyrtarisht të pandehur Erion Veliajn dhe kjo gjë u është komunikuar avokatëve të kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Burime për mediat bëjnë me dije se akuzat do t’i komunikohen zyrtarisht Erion Veliajt, ditën e nesërme, (e mërkurë, 23 Korrik), kur ai do të transportohet nga paraburgimi i Durrësit drejt […]

The post SPAK merr zyrtarisht të pandehur Erion Veliajn appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ I riu shkon i plagosur te Traumës, nuk pranon të tregojë autorin dhe shkaqet e ngjarjes

22 July 2025 at 10:55

Një i ri është paraqitur i plagosur me thikë, pak pas mesnatës së kaluar, në spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore. Burime për mediat bëjnë me dije se i plagosur është shtetasi Arben Ujka, 24 vjeç, i cili ka patur plagë të shkaktuara me mjet prerës në gjoks dhe kofshë. Spitali […]

The post EMRI/ I riu shkon i plagosur te Traumës, nuk pranon të tregojë autorin dhe shkaqet e ngjarjes appeared first on BoldNews.al.

Itali/ Me precedent penal për drogë, shqiptari tenton të vrasë të dashurin e gruas

22 July 2025 at 09:37

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane në kufirin e Ventimiglia-s, teksa po kthehej nga Franca. Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë me thikë një 30-vjeçar, bashkëqytetarin e tij, po ashtu shqiptar. Ngjarja ndodhi mëngjesin e 16 Korrikut në parkingun e qendrës tregëtare Gran Reno, […]

The post Itali/ Me precedent penal për drogë, shqiptari tenton të vrasë të dashurin e gruas appeared first on BoldNews.al.

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/ Nga fundi i Europës për vlerën ekonomike të punës

22 July 2025 at 09:05

Të qenit i pasur nuk ka të bëjë vetëm me të ardhurat e larta. Çmimet ndryshojnë nga një vend në tjetrin dhe një pagë modeste mund të ketë më shumë vlerë atje ku kostoja e jetesës është më e ulët. Edhe orët e punës nuk janë të njëjta: në disa vende arrihen të ardhura të […]

The post Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/ Nga fundi i Europës për vlerën ekonomike të punës appeared first on BoldNews.al.

Makina përplaset me dyqanin në aksin Shëngjin-Velipojë, plagosen 4 anëtarë të një familjeje

22 July 2025 at 08:41

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte, rreth orës 07:10, në aksin rrugor Shëngjin-Velipojë, në fshatin Rrjoll. Autoritetet policore raportojnë se shtetasi J. B., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një dyqan. Si pasojë e aksidentit […]

The post Makina përplaset me dyqanin në aksin Shëngjin-Velipojë, plagosen 4 anëtarë të një familjeje appeared first on BoldNews.al.

Këmbimi valutor 22 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

22 July 2025 at 08:19

Në tregun e këmbimit valutor, ditën e sotme (e martë, 22 Korrik), një dollar amerikan do të blihet me 82.6 lekë dhe do të shitet me 83.6 lekë. Euro sot në tregun shqiptar të këmbimit valutor do të blihet me 96.8 lekë dhe do të shitet me 97.8 lekë. Ndërkohë franga zvicerane do të blihet […]

The post Këmbimi valutor 22 Korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

❌
❌