❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

VLEN: “Bota serbe” njĂ« lajm i rremĂ«, Arben Fetai zbuloi fushatĂ«n e manipulimit tĂ« orkestruar nga BDI

“PĂ«rfaqĂ«suesit e “BotĂ«s serbe” dhe mjeshtrit e dezinformatave, tashmĂ« tĂ« njohur nga listat e zeza amerikane, sot sĂ«rish kanĂ« shpĂ«rndarĂ« lajme tĂ« rreme, duke inskenuar njĂ« “shqetĂ«sim” pĂ«r faktin se njĂ« organizatĂ« joqeveritare maqedonase nuk e kishte pĂ«rfshirĂ« gjuhĂ«n shqipe nĂ« njĂ« anketĂ« tĂ« dedikuar pĂ«r diasporĂ«n”, thonĂ« nga koalicioni VLEN.

Informacionet pĂ«r “botĂ«n serbe nĂ« Maqedoni”, nga VLEN u quajnĂ« lajme tĂ« rrejshme tĂ« publikuara nga BDI.

Reagimi i plotë:

Si gjithmonë, edhe ky rast doli të jetë një fake news klasik, një tjetër blof i dalë nga repertori i propagandës së vjetër. Anketa në fjalë është hartuar nga një shoqatë plotësisht e pavarur, joqeveritare, dhe nuk ka asnjë lidhje me Qeverinë. Madje, ndryshe nga sa pretendojnë shpifësit profesionistë, anketa është në dispozicion edhe në gjuhën shqipe.

Edhe zëvendëskryeministri Arben Fetai ka demaskuar fushatën e orkestruar të BDI-së dhe satelitëve të saj mediatikë, të cilët dje tentuan të manipulojnë opinionin publik me një tjetër gënjeshtër ordinere.

PĂ«rfaqĂ«suesit e “non gratave” po pĂ«rpiqen me çdo kusht tĂ« shpikin lajme, sepse fabrikimi i gĂ«njeshtrave u ka mbetur si mjeti i fundit pĂ«r tĂ« fituar ndonjĂ« pikĂ« politike. Por faktet janĂ« tĂ« qarta dhe nuk zhbĂ«hen me zhurmĂ«.

Përkundrazi, sot, falë qeverisjes sonë, konkretisht zëvendësministrit të Arsimit, Lulzim Aliu, është hapur për herë të parë në Berlin klasa për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e mërgatës sonë, një hap historik që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në të kaluarën. Ky është realiteti që i dhemb atyre që për dekada e lanë pas dore gjuhën, identitetin dhe diasporën shqiptare.

U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e propagandës së ulët, por të qëndrojnë të përkushtuar ndaj të vërtetës dhe vlerave që i bashkojnë.
Shpifjet nuk do të mbulojnë dështimet. Përgjigjen më të mirë ndaj gënjeshtrave dhe bllokimeve, qytetarët do ta japin në zgjedhjet e tetorit, aty ku vendoset e ardhmja.

The post VLEN: “Bota serbe” njĂ« lajm i rremĂ«, Arben Fetai zbuloi fushatĂ«n e manipulimit tĂ« orkestruar nga BDI appeared first on Telegrafi.

SPAK godet organizatën e trafikut të drogës, sekuestrohen 6 ton kokainë

Sipas SPAK, ky grup i strukturuar kriminal vepronte përmes një organizimi të sofistikuar dhe trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt disa vendeve të Bashkimit Evropian, si dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Lënda narkotike vinte kryesisht nga Santa Marta (Kolumbi) ose Ekuadori dhe transportohej me kontejnerë detarë drejt porteve të mëdha si Anversa (Belgjikë), Roterdami (Holandë) [
]

The post SPAK godet organizatën e trafikut të drogës, sekuestrohen 6 ton kokainë appeared first on Reporter.al.

Milani fiton trilerin ndaj Liverpoolit në miqësoren e luksit

Si pjesë e përgatitjeve për sezonin e ri, Liverpooli dhe Milani luajtën një ndeshje miqësore tërheqëse në Hong Kong, në të cilën Rossonerët fituan me rezultat 4-2.

Edhe pse Liverpooli kishte më shumë pjesë të lojës, Milani ishte më efikas dhe konkret, dhe në fund festoi me meritë.

Në minutën e 10-të, Rafael Leao, pas një depërtimi të shkëlqyer, e mposhti Alissonin me një gjuajtje të saktë dhe i dha Milanit një epërsi të hershme 0-1.

Liverpooli u përgjigj me anë të Dominik Szoboszlai, i cili barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 26-të me një gjuajtje të bukur nga kufiri i zonës së penalltisë.

 

A strong showing against the English champions đŸ’Ș pic.twitter.com/4yU3lc2YgW

— AC Milan (@acmilan) July 26, 2025

Milani mori përsëri epërsinë në pjesën e dytë. Ruben Loftus-Cheek shfrytëzoi një shans në minutën e 52-të dhe e kaloi Alissonin për herë të dytë duke e bërë rezultatin 1-2.

Edhe pse Reds kishin iniciativën në fushë dhe dominuan posedimin e topit, ata nuk arritën të krijonin ndonjë rast serioz para portës së ekipit italian, dhe çështja e fituesit u zgjidh në minutën e 59-të kur Noah Okafor e bëri rezultatin 1-3 me një gjuajtje brilante nga 16 metra.

Reds shënuan golin e dytë në kohën shtesë kur Coady Gakpo shënoi me kokë një gol të bukur për 2-3, por pikërisht kur koha po kalonte, Okafor shfrytëzoi një gabim të madh të mbrojtjes së Liverpoolit dhe e bëri rezultatin përfundimtar 2-4. /Telegrafi/

The post Milani fiton trilerin ndaj Liverpoolit në miqësoren e luksit appeared first on Telegrafi.

Krim i rëndë në familje/ Vëllai vret vëllanë dhe nipin, pas një debati për transportin e turistëve

✇Albeu
By: V K

Mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00, një ngjarje e rëndë tronditi qytetin bregdetar të Budvës në Mal të Zi, ku një vrasje e dyfishtë ndodhi pas një konflikti familjar për biznesin e transportit të turistëve me anije.

Të vrarë mbetën babai dhe djali i tij, ndërsa autori i dyshuar është S.S., 65-vjeç, vëllai i viktimës dhe xhaxhai i djalit të vrarë.

Ngjarja ndodhi pranë një lokali në plazhin Slovenska obala, ku dy palët kishin stenda turistike.

Sipas burimeve policore dhe raportimeve të mediave vendase, vrasjes i ka paraprirë një mosmarrëveshje shumëvjeçare për ndarjen e punës në aktivitetin e përbashkët të transportit me anije.

NjĂ« ditĂ« para krimit, S.S. thuhet se kishte kĂ«rcĂ«nuar familjarĂ«t se do tĂ« “mbyllte hesapet”.

Të nesërmen në mëngjes, ai është paraqitur me armë zjarri, ka qëlluar për vdekje të vëllanë dhe një nga djemtë e tij, ndërsa djali tjetër arriti të shpëtojë.

Pas krimit, i dyshuari është ulur në një lokal aty pranë dhe ka pritur arrestimin nga policia, ku sekuestroi armën dhe e ndaloi menjëherë.

Autoritetet janë në pritje të ekspertizës së plotë, ku po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve.

The post Krim i rëndë në familje/ Vëllai vret vëllanë dhe nipin, pas një debati për transportin e turistëve appeared first on Albeu.com.

Nga Ekuadori në Dubai: Rrënjët shqiptare në trafikun global të kokainës

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r dokumentarin “Pa rregulla, pa kufij”, ekspertja e sigurisĂ« Fatjona Mejdini analizon ndikimin qĂ« ka krimi i organizuar shqiptar nĂ« ekonominĂ« dhe shoqĂ«rinĂ«, si brenda vendit, ashtu edhe nĂ« arenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare.

Mejdini thekson se grupet shqiptare kanĂ« kaluar nga trafikimi i qenieve njerĂ«zore dhe kanabisit nĂ« vitet ’90, nĂ« kontrollin e tregtisĂ« ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« kokainĂ«s. Sipas saj, pas viteve 2000, kĂ«to grupe nisĂ«n tĂ« krijojnĂ« baza nĂ« AmerikĂ«n Latine, sidomos nĂ« Ekuador dhe Kolumbi, duke u bĂ«rĂ« pjesĂ« e pesĂ« rrjeteve mĂ« tĂ« mĂ«dha kriminale nĂ« EvropĂ«.

“Ata tanimĂ« nuk janĂ« mĂ« vetĂ«m transportues, por aktorĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m qĂ« kontrollojnĂ« aleanca, çmime dhe tregje tĂ« kokainĂ«s,” thotĂ« Mejdini, drejtuese e Observatorit tĂ« EvropĂ«s Juglindore, nĂ« IniciativĂ«n Globale KundĂ«r Krimit tĂ« Organizuar Transnacional (GI-TOC).

Sipas saj, paratë e narkotikëve po injektohen masivisht në ekonominë shqiptare përmes ndërtimit, sektorit të energjisë dhe pasurive të paluajtshme.

“NdĂ«rtimi i kullave nuk pasqyron kĂ«rkesĂ« reale, por nevojĂ«n pĂ«r tĂ« pastruar para,” thotĂ« ajo, duke shtuar se ky fenomen po shkatĂ«rron konkurrencĂ«n dhe po forcon korrupsionin.

Mejdini, autore e një raporti skrupuloz rreth lidhjeve të grupeve nga Ballkani me grupet e Amerikës latine, paralajmëron se Shqipëria rrezikon të përjetojë skenarin e këtyre vendeve, ku trafiku i drogës solli dhunë, destabilitet dhe varfëri.

Ajo nënvizon se krimi shqiptar ka ndërtuar lidhje të forta me grupet lokale të këtij kontinenti përmes aleancave biznesi dhe martesave me familje kriminale vendase. Kjo strategji, sipas saj, u ka dhënë shqiptarëve avantazh të fortë në zinxhirin e trafikut.

Ndërkohë, ajo sheh me shqetësim edhe pastrimin e parave në Dubai dhe përdorimin e kriptomonedhave, që sipas saj po bëhen mjete për të shmangur kontrollin ligjor.

Drejtuesja rajonale e GI-TOC, paralajmëron se përveç pasojave ekonomike, krimi po ndikon edhe në modelet sociale përmes glorifikimit të jetës kriminale në rrjetet sociale. Ajo kërkon një reagim të fortë shoqëror për të frenuar këtë fenomen, veçanërisht ndaj rekrutimit të të rinjve.

“NĂ«se nuk ndĂ«rhyjmĂ«, rrezikojmĂ« qĂ« paratĂ« e krimit tĂ« bĂ«hen normĂ« e ekonomisĂ« sonĂ«,” pĂ«rfundon Mejdini.

Lexoni gjithashtu:

The post Nga Ekuadori në Dubai: Rrënjët shqiptare në trafikun global të kokainës appeared first on Citizens.al.

Kjo Ă«shtĂ« vajza “katile” qĂ« mbyti babain me tel dhe tentoi tĂ« fshihte krimin

Vajza qĂ« shikoni nĂ« foton e mĂ«sipĂ«rme Ă«shtĂ« 26-vjeçarja Emanilda Rama, e cila u arrestua ditĂ«n e djeshme, pasi akuzohet se ka vrarĂ« babain e saj, 56-vjeçarit Anesti Rama nĂ« fshatin FrashĂ«r tĂ« Fierit. BashkĂ« me tĂ« u arrestua dhe e Ă«ma e saj dhe bashkĂ«shortja e viktimĂ«s, 53-vjeçarja, Valbona Rama, pasi dyshohet se pas vrasjes, [
]

The post Kjo Ă«shtĂ« vajza “katile” qĂ« mbyti babain me tel dhe tentoi tĂ« fshihte krimin appeared first on BoldNews.al.

Dhënia në përdorim e kalave për kafene rrezikon privatizimin e trashëgimisë kulturore

NĂ« mesin e korrikut Ministria e EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit shpalli dy thirrje publike pĂ«r dhĂ«nien nĂ« pĂ«rdorim pĂ«r njĂ« fat 20-vjeçar tĂ« ambienteve brenda KalasĂ« sĂ« LĂ«kurĂ«sit, SarandĂ« dhe asaj tĂ« RozafĂ«s nĂ« ShkodĂ«r. Sipas njoftimeve bĂ«het fjalĂ« pĂ«r dhĂ«nien nĂ« pĂ«rdorim tĂ« kĂ«tyre pasurive kulturore publike pĂ«r ambiente shĂ«rbimi, 892 metra katrorĂ« brenda [
]

The post Dhënia në përdorim e kalave për kafene rrezikon privatizimin e trashëgimisë kulturore appeared first on Reporter.al.

Vajza mbyt me tel babanë, bashkë me nënën i pastruan trupin. E inskenuan ngjarjen si aksidentale

TronditĂ«s Ă«shtĂ« krimi i kryer nĂ« familjen Rama nĂ« Fier. Vajza Emanilda Rama, 26-vjeç ka mbytur me tel babain e saj, Anesti Rama 56-vjeç. Sipas njoftimit tĂ« PolicisĂ«, ajo e raportoi ngjarjen nĂ« Komisariat si aksidentale. NĂ« kĂ«tĂ« krim Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« edhe nĂ«na e vajzĂ«s. ”26-vjeçarja dyshohet se nĂ« bashkĂ«punim me nĂ«nĂ«n e saj, njĂ«kohĂ«sisht bashkĂ«shorte e shtetasit A. R., shtetasen V. R., 53 vjeçe


Source

Netflix pĂ«rdor inteligjencĂ«n artificiale pĂ«r seriale – njĂ« tashmĂ« e kemi parĂ« tĂ« gjithĂ«

Netflix zyrtarisht ka konfirmuar se po përdor inteligjencën artificiale gjenerative në prodhimin e saj, dhe rezultati i parë tashmë po shfaqet për shikuesit në mbarë botën.

BĂ«het fjalĂ« pĂ«r serialin “El Eternauta”, njĂ« adaptim shkencor-fantastik argjentinas i njĂ« komiku kult, ku njĂ« skenĂ« e shembjes sĂ« njĂ« ndĂ«rtese Ă«shtĂ« gjeneruar tĂ«rĂ«sisht nga AI.

Sipas deklaratës së Ted Sarandos, njëri prej drejtorëve ekzekutivë të kompanisë, falë inteligjencës artificiale kjo skenë është përfunduar dhjetë herë më shpejt se sa do të ishte e mundur me metodat klasike të efekteve vizuale, dhe me një buxhet më të ulët.

Ekipi i brendshëm i prodhimit i Netflixit ka punuar së bashku me krijuesit e serialit për të integruar këtë teknologji drejtpërdrejt në materialin përfundimtar. Sipas kompanisë, ky hap nuk ka për qëllim të zëvendësojë njerëzit, por të fuqizojë autorët me mjete më të mira.

Sarandos thotë se inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në para-vizualizimin e skenave, planifikimin e kuadrove dhe efektet që më parë ishin të rezervuara për projekte shumë të kushtueshme, siç është rinia digjitale e aktorëve.

Kolegu i tij, Greg Peters, shtoi se AI po përdoret edhe jashtë vetë prodhimit. Netflix tashmë përdor kërkimin me AI, personalizimin e përmbajtjes dhe reklamimin, ndërsa në gjysmën e dytë të vitit planifikon të prezantojë edhe reklama interaktive të drejtuara nga inteligjenca artificiale.

Në raportin e biznesit për tremujorin e dytë, Netflix regjistroi të ardhura prej 11.08 miliardë dollarësh, që është një rritje prej 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Fitimi arriti në 3.13 miliardë, dhe përdoruesit në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 kanë shikuar mbi 95 miliardë orë përmbajtje, ku titujt jo në gjuhën angleze përbënin një të tretën e të gjitha shikimeve.

Netflix tani, me ndihmĂ«n e AI-sĂ«, po krijon pĂ«rmbajtje mĂ« shpejt dhe mĂ« efikas se kurrĂ« mĂ« parĂ«. Pyetja Ă«shtĂ« vetĂ«m – pĂ«r sa kohĂ« do tĂ« mund tĂ« dallojmĂ« çfarĂ« Ă«shtĂ« reale dhe çfarĂ« jo. /Telegrafi/

The post Netflix pĂ«rdor inteligjencĂ«n artificiale pĂ«r seriale – njĂ« tashmĂ« e kemi parĂ« tĂ« gjithĂ« appeared first on Telegrafi.

Ekstradohet nga Dubai një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar

TIRANË, 23 korrik /ATSH/ Policia e Shtetit njoftoi sot se nĂ« vijim tĂ« bashkĂ«punimit intensiv tĂ« Interpol TiranĂ«s me homologĂ«t nĂ« Emiratet e Bashkuara Arabe, nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit policor ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« koduar “The Wanted”, rreth orĂ«s 16:30, u finalizuan procedurat pĂ«r ekstradimin nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, nĂ« ShqipĂ«ri, tĂ« shtetasit shqiptar Denis Bajri 37 vjeç. 

Sipas PolicisĂ«, ky shtetas ishte shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar, pasi Gjykata e Posaçme e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar TiranĂ« i ka caktuar masĂ«n e sigurisĂ« “Arrest nĂ« burg”, pĂ«r veprat penale: “Vrasja me paramendim”, kryer nĂ« formĂ« tĂ« veçantĂ« tĂ« bashkĂ«punimit, atĂ« tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armĂ«ve luftarake dhe municioneve”; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”; dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale pĂ«r tĂ« kryer vrasje”, kryer nĂ« formĂ«n e veçantĂ« tĂ« bashkĂ«punimit, atĂ« tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal. 

NĂ« njoftim thuhet se “Denis Bajri, nĂ« pĂ«rfundim tĂ« procedurave iu dorĂ«zua DrejtorisĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme sĂ« Burgjeve”. 

/e.i//r.e/

The post Ekstradohet nga Dubai një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

OpenAI: Përdoruesit e ChatGPT dërgojnë 2.5 miliardë kërkesa në ditë

ChatGPT merr 2.5 miliardë kërkesa nga përdoruesit globalë çdo ditë, tha OpenAI.

Rreth 330 milionë prej tyre vijnë nga përdorues në SHBA, shkruajnë mediat e huaja.

Këto shifra tregojnë se sa i kudondodhur po bëhet produkti kryesor i OpenAI.

Kompania mëmë e Google, Alphabet, nuk publikon të dhëna të përditshme kërkimi, por kohët e fundit zbuloi se Google merr 5 trilionë kërkesa në vit, që mesatarisht është pak më pak se 14 miliardë kërkime ditore.

Hulumtuesit e pavarur kanë gjetur trende të ngjashme.

Neil Patel i NP Digital vlerĂ«son se Google merr 13.7 miliardĂ« kĂ«rkime çdo ditĂ«, ndĂ«rsa hulumtimi nga SparkToro dhe Datos – dy kompani tĂ« marketingut dixhital – vlerĂ«son se shifra Ă«shtĂ« rreth 16.4 miliardĂ« nĂ« ditĂ«.

Megjithatë, ChatGPT ka treguar një rritje mbresëlënëse të shpejtë.

Në dhjetor, CEO i OpenAI, Sam Altman, tha se përdoruesit dërgojnë mbi 1 miliard kërkesa në ChatGPT çdo ditë.

Sipas fjalëve të Altman, vëllimi i kërkimit të kompanisë është më shumë se dyfishuar në rreth tetë muaj./KultPlus.com

Fetai: Nga 1 janari 2026 hiqen termet “bashkĂ«punĂ«tor i ri” dhe “referent i ri” nĂ« administratĂ«n shtetĂ«rore

Zv.kryeministri pĂ«r Qeverisje tĂ« MirĂ«, Arben Fetai, sot nĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp tha se nga 1 janari 2026 do tĂ« hyjnĂ« nĂ« fuqi ligje tĂ« reja pĂ«r administratĂ«n publike, me tĂ« cilat do tĂ« shfuqizohet titulli “bashkĂ«punĂ«tor i ri” dhe “referent i ri”. Ai tha se kĂ«to dy terme kanĂ« poshtĂ«ruar shqiptarĂ«t nĂ« çdo zyrĂ« shtetĂ«rore.

“Qeveria VLEN ka marrĂ« njĂ« vendim historik nĂ« kuadĂ«r tĂ« reformĂ«s sĂ« administratĂ«s publike. Me ligjet e reja pĂ«r administratĂ«n publike, do tĂ« shfuqizohen pĂ«rfundimisht titujt diskriminues “pomlad sorabotnik” dhe “pomlad referent”, qĂ« pĂ«r dy dekada poshtruan shqiptarĂ«t nĂ« çdo zyrĂ« shtetĂ«rore. Me VLEN, nuk ka mĂ« “bashkĂ«punĂ«tor tĂ« ri”! Nuk ka mĂ« “referent tĂ« ri”!”.

“Duke filluar nga 1 janari 2026, tĂ« gjithĂ« tĂ« punĂ«suarit me titullin “bashkĂ«punĂ«tor i ri” do tĂ« avancohen automatikisht nĂ« gradĂ«n “bashkĂ«punĂ«tor”. TĂ« punĂ«suarit me titullin “bashkĂ«punĂ«tor” do tĂ« bĂ«hen “bashkĂ«punĂ«tor profesional”. Ata me arsim tĂ« mesĂ«m qĂ« mbajnĂ« titullin “referent i ri” ose “referent” do tĂ« avancohen nĂ« gradĂ«n “referent i lartĂ«â€. Titulli “referent i lartĂ«â€ do tĂ« zĂ«vendĂ«sohet me “referent i pavarur”. TĂ« gjitha kĂ«to ndodhin automatikisht, me fuqinĂ« e ligjit, pa procedura shtesĂ«. KĂ«to janĂ« vendim i qartĂ« pĂ«r dinjitetin e nĂ«punĂ«sve administrativ”.

Ai theksoi se BDI kishte gjithĂ« kohĂ«n ta bĂ«nte kĂ«tĂ« gjĂ«, por nuk deshi apo nuk mundi”.

“Kjo nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m drejtĂ«si administrative. ËshtĂ« korrigjim i njĂ« padrejtĂ«sie historike. ËshtĂ« politikĂ« me integritet. KĂ«tu bĂ«het fjalĂ« pĂ«r fuqizimin e shqiptarĂ«ve nĂ« institucione. KĂ«shtu japim njĂ« mesazh tĂ« qartĂ«: se koha e nĂ«nçmimit ka pĂ«rfunduar.
Tash Ă«shtĂ« koha e respektit dhe e barazisĂ«. Sepse pĂ«r ne, barazia nuk Ă«shtĂ« slogan fushate, por thelbi i pushtetit. Dhe kĂ«tĂ« pushtet ne nuk e pĂ«rdorim pĂ«r tĂ« sunduar, nĂ«nshtruar apo kushtĂ«zua. Pushteti pĂ«r ne pĂ«rdoret pĂ«r tĂ« çliruar potencialin e shqiptarĂ«ve, pĂ«r t’ua kthyer shqiptarĂ«ve dinjitetin e cunguar”, tha mes tjerash Fetai./Telegrafi/

The post Fetai: Nga 1 janari 2026 hiqen termet “bashkĂ«punĂ«tor i ri” dhe “referent i ri” nĂ« administratĂ«n shtetĂ«rore appeared first on Telegrafi.

Operacioni “The Wanted”, pritet gjatĂ« ditĂ«s ekstradimi nga Dubai i tĂ« akuzuarit pĂ«r vrasje

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Policia e Shtetit vijon operacionin policor ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« koduar “The Wanted”, pĂ«r kapjen dhe ekstradimin e shtetasve tĂ« shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar.

Si rezultat i bashkĂ«punimit shumĂ« tĂ« ngushtĂ« tĂ« Interpol TiranĂ«s me Interpol Abu Dhabi dhe me partnerĂ«t nĂ« Emiratet e Bashkuara Arabe, nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit policor ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« koduar “The Wanted”, pritet qĂ« gjatĂ« ditĂ«s sĂ« sotme tĂ« finalizohen procedurat pĂ«r ekstradimin nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, nĂ« ShqipĂ«ri, tĂ« shtetasit shqiptar D. B., 37 vjeç, shtetas i shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar, me rrezikshmĂ«ri shumĂ« tĂ« lartĂ« shoqĂ«rore, i akuzuar pĂ«r njĂ« sĂ«rĂ« veprash penale nĂ« fushĂ«n e krimeve kundĂ«r personit, tĂ« kryera nĂ« formĂ«n e grupit tĂ« strukturuar kriminal dhe pĂ«r armĂ«mbajtje pa leje.

Ky shtetas ishte i shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar, pasi Gjykata e Posaçme e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar TiranĂ« i ka caktuar masĂ«n e sigurisĂ« “Arrest nĂ« burg”, pĂ«r veprat penale: “Vrasja me paramendim”, kryer nĂ« formĂ« tĂ« veçantĂ« tĂ« bashkĂ«punimit, atĂ« tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armĂ«ve luftarake dhe municioneve”; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”; dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale pĂ«r tĂ« kryer vrasje”, kryer nĂ« formĂ«n e veçantĂ« tĂ« bashkĂ«punimit, atĂ« tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal.

The post Operacioni “The Wanted”, pritet gjatĂ« ditĂ«s ekstradimi nga Dubai i tĂ« akuzuarit pĂ«r vrasje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

I akuzuar pĂ«r vepra tĂ« rĂ«nda kriminale/ Nga Dubai drejt ShqipĂ«risĂ«, pritet ekstradimi i pjesĂ«tarit tĂ« “Bajrave” (EMRI)

✇Albeu
By: V K

KĂ«tĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ«, nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit policor ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« koduar “The Wanted”, si rezultat i bashkĂ«punimit shumĂ« tĂ« ngushtĂ« tĂ« Interpol TiranĂ«s me Interpol Abu Dhabi dhe me partnerĂ«t nĂ« Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet tĂ« finalizohen procedurat pĂ«r ekstradimin nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, nĂ« ShqipĂ«ri, tĂ« shtetasit shqiptar Denis Bajri., 37-vjeç, shtetas i shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar, me rrezikshmĂ«ri shumĂ« tĂ« lartĂ« shoqĂ«rore, i akuzuar pĂ«r njĂ« sĂ«rĂ« veprash penale nĂ« fushĂ«n e krimeve kundĂ«r personit, tĂ« kryera nĂ« formĂ«n e grupit tĂ« strukturuar kriminal dhe pĂ«r armĂ«mbajtje pa leje.

Ky shtetas, ishte i shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar, pasi Gjykata e Posaçme e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar TiranĂ« i ka caktuar masĂ«n e sigurisĂ« “Arrest nĂ« burg”, pĂ«r veprat penale: “Vrasja me paramendim”, kryer nĂ« formĂ« tĂ« veçantĂ« tĂ« bashkĂ«punimit, atĂ« tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armĂ«ve luftarake dhe municioneve”; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”; dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale pĂ«r tĂ« kryer vrasje”, kryer nĂ« formĂ«n e veçantĂ« tĂ« bashkĂ«punimit, atĂ« tĂ« grupit tĂ« strukturuar kriminal.

Në lidhje me orën e mbërritjes, do të ketë një njoftim tjetër.

The post I akuzuar pĂ«r vepra tĂ« rĂ«nda kriminale/ Nga Dubai drejt ShqipĂ«risĂ«, pritet ekstradimi i pjesĂ«tarit tĂ« “Bajrave” (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Pritet ekstradimi nga Dubai/ Pjesë e grupit Bajri, kush është Denis Brajoviç i akuzuar për vrasje dhe lidhja me Ervis Martinajn

TIRANË-Personi nĂ« foto Ă«shtĂ« Denis Brajoviç, i arrestuar nĂ« Emiratet e Bashkuara Arabe, nĂ« muajin shkurt 2024, rreth 7 muaj pasi SPAK e shpalli atĂ« nĂ« kĂ«rkim nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit “Metamorfoza”.

36-vjeçari dyshohet se është autori i vrasjes së Gjin Boriçit, më 9 Gusht të vitit 2020. Arrestimi i Brajoviç, u bë falë shkëmbimit të informacioneve mes Interpol Tirana dhe autoriteteve të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Roli i 36-vjeçarit në ngjarjen për të cilën akuzohet u zbulua pas zbërthimit të aplikacionit SKY ECC, nga ku rezultoi se porositës i vrasjes së Boriçit ishte Ervis Martinaj.

Konkretisht ky i fundit përmes biznesmenit Pëllumb Gjoka i kishte kërkuar Behar Bajrit, gjithashtu i arrestuar në operacionin Metamorfoza, të ekzekutonte Gjin Ndoj Boriçin.

Kështu Behar Bajri i cili edhe pse rezulton të ketë patur marrëdhënie shoqërore me Boriçin, i jep porosi Denis Brajoviçit për të finalizuar ekzekutimin.

Në këmbim të vrasjes së tij, Ervis Martinaj do të realizonte vrasjen e Kleant Musabelliut, ngjarje kjo që nuk u krye.

Për ekzekutimin e Musabelliut ishte i interesuar biznesmeni Gjoka, pasi kishte tentuar ta vriste këtë të fundit në vitin 2017./abcnews.al

Modelja e “Porta Potty” gjendet me shtyllĂ« kurrizore tĂ« thyer nĂ« mes tĂ« Dubait/ RrĂ«fimi tronditĂ«s

Një modele ukrainase e OnlyFans, e cila u zhduk për më shumë se një javë në Dubai dhe u gjet më pas me lëndime të rënda trupore, ka thyer më në fund heshtjen, mes frikës se ishte rrëmbyer për trafik seksual.

Maria Kovalchuk, 20 vjeçe, pĂ«soi dĂ«mtime tĂ« tmerrshme pĂ«rfshirĂ« frakturĂ« nĂ« shtyllĂ«n kurrizore dhe gjymtyrĂ« dhe u gjet pranĂ« vdekjes nĂ« anĂ« tĂ« rrugĂ«s. Aktualisht ajo lĂ«viz me karrocĂ«. Pas gjetjes, Maria qĂ«ndroi nĂ« koma, pasi dyshohet se kishte “rĂ«nĂ« nga njĂ« lartĂ«si”.

Dyshimet pĂ«r njĂ« histori tĂ« errĂ«t nisĂ«n nga dĂ«shmitĂ« e miqve, qĂ« aluduan se ajo mund tĂ« kishte rĂ«nĂ« viktimĂ« e njĂ« prej festave tĂ« famshme “Porta Potty” nĂ« Dubai pĂ«r tĂ« cilat ‘Iconstyle’ ju ka folur prej kohĂ«sh, organizime nga burra tĂ« pasur qĂ« paguajnĂ« shuma tĂ« mĂ«dha pĂ«r tĂ« abuzuar dhe poshtĂ«ruar (pĂ«rfshirĂ« edhe kosum jashtĂ«qitjesh) vajza tĂ« reja tĂ« bukura, shpesh tĂ« njohura nĂ« rrjete sociale.

Maria, e cila nuk kishte folur më parë, tregoi se aktualisht ndodhet në Norvegji, ku jeton nëna e saj dhe po përpiqet të rikuperohet nga trauma. Ajo mban ende një plagë të dukshme në ballë pas disa ndërhyrjeve kirurgjikale.

Modelja tregoi se nĂ« fakt, “fĂ«mijĂ« tĂ« pasur rusĂ«â€ abuzuan me tĂ« pas njĂ« feste nĂ« njĂ« hotel.

Ajo shprehu gjithashtu habinĂ« se trajtimi i saj mjekĂ«sor, me kosto shumĂ« tĂ« lartĂ«, ishte mbuluar nga autoritetet e Dubait. “Nuk e di sa kanĂ« paguar, shuma ishte kolosale, miliona,” tha nĂ«na e saj, Anna.

“NĂ« kĂ«mbim, ajo u kĂ«rkua tĂ« mos thoshte asgjĂ« qĂ« mund tĂ« nxirrte autoritetet e Emirateve nĂ« njĂ« dritĂ« negative,” raportoi media ruse Ostorozhno, Novosti, e cila e intervistoi Marian nĂ« Norvegji.

Maria rrĂ«feu: “PĂ«rdor kryesisht karrocĂ«n dhe patericat. Kam ende njĂ« frakturĂ« nĂ« kĂ«mbĂ« qĂ« po shĂ«rohet. Po mĂ«sohem sĂ«rish tĂ« ec me paterica, por pĂ«r momentin, karroca Ă«shtĂ« mjeti im kryesor pĂ«r tĂ« lĂ«vizur.”

Sipas saj, ajo kishte udhëtuar në Dubai për të krijuar përmbajtje për OnlyFans, por humbi fluturimin lidhës drejt Tajlandës pasi i kishte zënë gjumi.

Ajo kujton se takoi një djalë të ri në hollin e hotelit Five Jumeirah Village, të cilin e kishte njohur më parë në një bar karaoke.

Maria tha se djali i ofroi të qëndronte në dhomën e tij, duke i premtuar se babai i tij mund ta dërgonte në Tajlandë me avion privat.

Ajo pranoi, me shpresën për një udhëtim falas, por gjithçka mori kthesë të errët kur shkoi në një festë në dhomën e djalit, bashkë me fëmijë biznesmenësh të pasur rusë dhe ukrainas.

Maria tregoi “Filluan tĂ« mĂ« ngacmonin, duke mĂ« pyetur pse nuk po pija. MĂ« pas filluan shtyrjet agresive nĂ« shpatulla.”

“Pastaj filluan tĂ« talleshin me mua, duke thĂ«nĂ« ‘ti je e jona, do tĂ« bĂ«jmĂ« ç’tĂ« duam’. U pĂ«rpoqa ta merrja si shaka, sepse situata ishte shumĂ« e çuditshme. MĂ« pas nisĂ«n tĂ« silleshin nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« çmendur, duke thyer shishe nĂ« dysheme. I gjithĂ« kati ishte mbushur me qelq tĂ« thyer, ishte e pamundur tĂ« ecje atje. Pastaj filluan tĂ« mĂ« trembnin duke thyer qelq. Pas kĂ«saj, mĂ« morĂ«n sendet personale, pĂ«rfshirĂ« pasaportĂ«n.”

“NjĂ« nga vajzat
 veshi rrobat e mia dhe thjesht iku me to, megjithĂ«se mĂ« parĂ« i kĂ«rkova tĂ« mos i merrte dhe tĂ« mĂ« linte gjĂ«rat. Askush nuk mĂ« dĂ«gjoi. Ajo thjesht u largua nga hoteli me fustanin tim.”

Maria tregoi se djemtĂ« nisĂ«n tĂ« bĂ«nin pĂ«rpjekje pĂ«r ta ngacmuar seksualisht. “UnĂ« nuk u pĂ«rgjigja ndaj tyre dhe kjo i bĂ«ri edhe mĂ« agresivĂ«,” tha ajo.

Sipas raportit, Maria tentoi tĂ« arratisej gjatĂ« episodit tĂ« dhunshĂ«m. “Por djemtĂ« mĂ« tĂ«rhoqĂ«n pĂ«rsĂ«ri nĂ« dhomĂ«,” shtoi ajo.

Më pas, kur ata dolën në ballkon, ajo përfitoi për të ikur dhe u fsheh në një kantier ndërtimi aty pranë.

Por burrat, tashmĂ« jashtĂ« kontrollit, e gjetĂ«n nĂ« kantier dhe e sulmuan. “I shqyen praktikisht lĂ«kurĂ«n e kokĂ«s dhe mĂ« pas e hodhĂ«n nga njĂ« lartĂ«si drejt rrugĂ«s,” tregohet nĂ« rrĂ«fim.

“Ika me vrap. Pastaj, kur dola nĂ« rrugĂ«, nuk i pashĂ« mĂ«, por e dija qĂ« po mĂ« ndiqnin,” kujtoi Maria. “Vrapova drejt ndĂ«rtesĂ«s mĂ« tĂ« afĂ«rt, e trembur dhe u fsheha brenda. Ishte njĂ« ndĂ«rtesĂ« e papĂ«rfunduar, e hapur.”

Maria nuk mban mend momentin kur u dhunua, dhe sipas saj, pamjet e kamerave të sigurisë janë fshirë qëllimisht.

“Kaluan tre muaj, policia priti derisa kamerat tĂ« fshiheshin automatikisht [pas kĂ«tij afati]. Tani nuk ka asnjĂ« provĂ«,” shpjegoi ajo.

“Me shumĂ« gjasĂ«, mĂ« Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« njĂ« goditje nĂ« kokĂ«. Skena tjetĂ«r qĂ« mbaj mend Ă«shtĂ« kur i kĂ«rkova ndihmĂ« njĂ« makine qĂ« po kalonte, e cila ndaloi dhe thirri ambulancĂ«n dhe policinĂ«.”

Ajo kishte ikur nga hoteli vetĂ«m me pelerinĂ«n e bardhĂ«. Shtoi: “Mendoj se ndoshta mĂ« hodhĂ«n. Ose mĂ« rrahĂ«n. NjĂ«ra nga kĂ«to tĂ« dyja, sepse dĂ«mtimet ngjanin ose me goditje ose me rĂ«nie.”

Raporti thekson se burrat që Maria akuzon u ndaluan nga policia e Dubait vetëm për një ditë.

Ata tani pretendojnë se kishin tentuar ta ndihmonin Marian dhe se ajo kishte kërkuar vetë të shkonte në festë. Nuk është ngritur asnjë akuzë ndaj tyre.

“TĂ« nesĂ«rmen çështja u mbyll, ata u liruan. Dhe gjithçka u mbyll,” tha nĂ«na e saj, Anna.

Anna ndau gjithashtu gjetjet tronditĂ«se tĂ« hetimit: “Policia e Dubait ka dokumentuar se Maria ka thĂ«nĂ« se po ikte nga dhuna seksuale dhe mĂ« pas, pĂ«r tĂ« ruajtur dinjitetin, kishte vendosur tĂ« bĂ«nte vetĂ«vrasje.”

Anna e mohoi me forcĂ« kĂ«tĂ« deklaratĂ«: “Ky Ă«shtĂ« falsifikim.” Ajo hodhi poshtĂ« çdo sugjerim qĂ« Maria kishte tentuar vetĂ«vrasje apo ishte e dehur, duke shtuar se analizat mjekĂ«sore vĂ«rtetuan se nuk kishte alkool nĂ« trupin e saj.

The post Modelja e “Porta Potty” gjendet me shtyllĂ« kurrizore tĂ« thyer nĂ« mes tĂ« Dubait/ RrĂ«fimi tronditĂ«s appeared first on iconstyle.al.

ChatGPT po fiton terren ndaj Google, Open AI publikon shifrat e kërkesave ditore

ChatGPT i OpenAI po rritet me njĂ« shpejtĂ«si marramĂ«ndĂ«se duke pĂ«rpunuar tani mĂ« shumĂ« se 2.5 miliardĂ« kĂ«rkesa çdo ditĂ«. Nga kĂ«to, 330 milionĂ« kĂ«rkesa ditore vijnĂ« vetĂ«m nga pĂ«rdoruesit amerikanĂ«, sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« ndara nga Axios dhe tĂ« konfirmuara nga OpenAI. GjatĂ« njĂ« viti, kjo arrin nĂ« mbi 912 miliardĂ« kĂ«rkesa nga chatbot, [
]

The post ChatGPT po fiton terren ndaj Google, Open AI publikon shifrat e kërkesave ditore appeared first on BoldNews.al.

Përdoruesit e ChatGPT dërgojnë 2.5 miliardë kërkesa në ditë

ChatGPT merr 2.5 miliardë kërkesa nga përdoruesit globalë çdo ditë, tha OpenAI.

Rreth 330 milionë prej tyre vijnë nga përdorues në SHBA, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Këto shifra tregojnë se sa i kudondodhur po bëhet produkti kryesor i OpenAI.

Kompania mëmë e Google, Alphabet, nuk publikon të dhëna të përditshme kërkimi, por kohët e fundit zbuloi se Google merr 5 trilionë kërkesa në vit, që mesatarisht është pak më pak se 14 miliardë kërkime ditore.

Hulumtuesit e pavarur kanë gjetur trende të ngjashme.

Neil Patel i NP Digital vlerĂ«son se Google merr 13.7 miliardĂ« kĂ«rkime çdo ditĂ«, ndĂ«rsa hulumtimi nga SparkToro dhe Datos – dy kompani tĂ« marketingut dixhital – vlerĂ«son se shifra Ă«shtĂ« rreth 16.4 miliardĂ« nĂ« ditĂ«.

Megjithatë, ChatGPT ka treguar një rritje mbresëlënëse të shpejtë. Në dhjetor, CEO i OpenAI, Sam Altman, tha se përdoruesit dërgojnë mbi 1 miliard kërkesa në ChatGPT çdo ditë.

Sipas fjalëve të Altman, vëllimi i kërkimit të kompanisë është më shumë se dyfishuar në rreth tetë muaj.

Britania dhe OpenAI lidhin partneritet për të forcuar pozitat në garën globale të inteligjencës artificiale

Qeveria britanike ka njoftuar tĂ« hĂ«nĂ«n njĂ« marrĂ«veshje strategjike me OpenAI – kompania qĂ« qĂ«ndron pas ChatGPT – pĂ«r tĂ« pĂ«rforcuar bashkĂ«punimin nĂ« kĂ«rkimin mbi sigurinĂ« e inteligjencĂ«s artificiale (AI) dhe pĂ«r tĂ« eksploruar mundĂ«si investimi nĂ« infrastrukturĂ«n teknologjike tĂ« MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar, pĂ«rfshirĂ« qendrat e tĂ« dhĂ«nave.

“Inteligjenca artificiale do tĂ« jetĂ« vendimtare pĂ«r transformimet qĂ« synojmĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin – qoftĂ« nĂ« shĂ«ndetĂ«si, nĂ« krijimin e mundĂ«sive tĂ« reja apo nĂ« nxitjen e rritjes ekonomike,” deklaroi Sekretari i Shtetit pĂ«r TeknologjinĂ«, Peter Kyle. Ai shtoi se roli i kompanive si OpenAI Ă«shtĂ« thelbĂ«sor pĂ«r ta bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« realitet, dhe se ky partneritet do tĂ« krijojĂ« mĂ« shumĂ« hapĂ«sira pĂ«r zhvillimin e punĂ«s kĂ«rkimore tĂ« OpenAI nĂ« Britani.

MarrĂ«veshja vjen nĂ« njĂ« moment kur Britania synon tĂ« zĂ«rĂ« njĂ« vend qendror nĂ« fushĂ«n e AI-sĂ«, pĂ«rballĂ« konkurrencĂ«s nĂ« rritje nga SHBA, Kina dhe India – vende qĂ« po udhĂ«heqin zhvillimin teknologjik dhe po rrisin presionin ndaj vendeve evropiane pĂ«r tĂ« mos mbetur prapa.

Qeveria britanike ka premtuar një investim prej 1 miliard funte për të përmirësuar kapacitetet kompjuterike në shërbim të zhvillimit të inteligjencës artificiale. Objektivi është që, brenda pesë viteve të ardhshme, kapaciteti publik për përpunimin e të dhënave të rritet 20 herë.

Partneriteti me OpenAI, e cila bashkĂ«punon ngushtĂ« me Microsoft – njĂ« lidhje qĂ« mĂ« parĂ« ka tĂ«rhequr vĂ«mendjen e autoritetit britanik tĂ« konkurrencĂ«s – pritet tĂ« pĂ«rfshijĂ« zgjerimin e pranisĂ« sĂ« saj nĂ« LondĂ«r dhe angazhimin nĂ« fusha tĂ« ndjeshme si drejtĂ«sia, mbrojtja, siguria kombĂ«tare dhe arsimi.

Drejtuesi i OpenAI, Sam Altman, nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n deklaratĂ« vlerĂ«soi qeverinĂ« britanike pĂ«r qasjen e saj proaktive, duke theksuar se ishte ndĂ«r tĂ« parat qĂ« njohu rĂ«ndĂ«sinĂ« strategjike tĂ« AI-sĂ« pĂ«rmes “Planit tĂ« Veprimit pĂ«r MundĂ«sitĂ« e AI-sĂ«â€ – njĂ« iniciativĂ« e promovuar nga Kryeministri Keir Starmer me synimin pĂ«r ta kthyer BritaninĂ« nĂ« njĂ« superfuqi tĂ« AI-sĂ«.

Teknologjia, sipas qeverisĂ« laburiste, pĂ«rfaqĂ«son njĂ« mjet kyç pĂ«r tĂ« rritur produktivitetin ekonomik nĂ« njĂ« periudhĂ« ku ekonomia nuk ka arritur ende stabilitetin e dĂ«shiruar. Sipas vlerĂ«simeve zyrtare, AI mund tĂ« rrisĂ« produktivitetin me 1.5% çdo vit – njĂ« pĂ«rmirĂ«sim qĂ« pĂ«rkthehet nĂ« 47 miliardĂ« paund shtesĂ« pĂ«r ekonominĂ« britanike çdo vit gjatĂ« njĂ« dekade./abcnews.al

Ndërhyrjet në Spaç: Qeveria mbron projektin, aktivistët kërkojnë të pezullohet

Ministri i EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka reaguar ndaj kritikave pĂ«r ndĂ«rhyrjet e nisura nĂ« ish-burgun e Spaçit, duke i cilĂ«suar pretendimet e aktivistĂ«ve si “tymnajĂ« e panevojshme” dhe akuzat pĂ«r manipulim tĂ« kujtesĂ«s historike si “keqinformime dashakeqe”.

Deklarata e tij vjen pas nisjes së një peticioni publik nga një grup qytetarësh dhe aktivistësh që kundërshtojnë mënyrën e ndërhyrjes në një nga simbolet më të errëta të diktaturës komuniste në Shqipëri.

Ata pretendojnë se punimet janë bërë pa transparencë dhe në kundërshtim me standardet për ruajtjen e trashëgimisë.

Projekti për rehabilitimin e Spaçit, tashmë i besuar organizatës CHwB Albania, përfshin ndërhyrje konservuese dhe funksionalizimin e disa godinave, me synimin për ta kthyer zonën në muze. Mirëpo paralelisht një pjesë e këtij projekti duket të jetë çuar para për të ndihmuar në realizimin e një filmi.

Gonxhja: Pretendimet, tymnajë e panevojshme

Ministri i EkonomisĂ«, KulturĂ«s dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i konsideroi punimet e nisura nĂ« muajin maj nĂ« ish-burgun e Spaçit “pjesĂ« tĂ« njĂ« strategjie mĂ« tĂ« gjerĂ«â€ qĂ« synon “rehabilitimin e vlerave dhe peizazhit nĂ« gjendjen sa mĂ« origjinale”.

Në një reagim në Facebook, të premten, ai hodhi poshtë pretendimet për tjetërsim të historisë, apo qokë, kinse punimet po bëhen për hir të filmit të Namik Ajazit dhe Visar Zhitit. Gonxhja.

Ministri kujtoi miratimin e planit tĂ« menaxhimit (2024), qĂ« synon ta kthejĂ« Spaçin muze. Ai theksoi se ky plan Ă«shtĂ« miratuar pas “njĂ« raundi konsultimesh me grupe interesi” qĂ« pĂ«rfshinin mĂ« shumĂ« se 58 persona, ish-tĂ« burgosur politikĂ«, profesorĂ«, muzeologĂ«, profesionistĂ« tĂ« ruajtjes sĂ« kujtesĂ«s, pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« komunitetit, etj.

Por, sipas Gonxhes, plani për realizimin e muzeut kërkon një kohë shumë më të gjatë se ajo që ka parashikuar për xhirimet grupi i kineastëve shqiptaro-italian me në krye regjisorin Ajazi dhe shkrimtarin Zhiti, të cilët kanë qenë gjithashtu ish-të përndjekur dhe të burgosur gjatë diktaturës.

PĂ«r kĂ«tĂ«, ai tha se ishte kĂ«rkuar realizimi me prioritet i disa ndĂ«rhyrjeve pĂ«rforcuese tĂ« pjesshme qĂ« do ta mundĂ«sonin sigurinĂ« dhe rikrijimin e atmosferĂ«s sĂ« vitit 1973 kur u krye revolta nĂ« ish-burgun e Spaçit. Ministri theksoi se buxheti dhe ndĂ«rhyrjet “janĂ« minimale”.

Postimi i tij u shoqërua me disa foto nga vendi, përfshirë një godinë me dritare blu, për të cilën ai pyeti se pse nuk ka pasur reagime në të kaluarën kur u vendosën ato elemente.

“Ky projekt nuk ka pĂ«r qĂ«llim modifikimin e kujtesĂ«s historike, pĂ«rkundrazi – synon tĂ« sigurojĂ« vazhdimĂ«sinĂ« e saj,” tha Gonxhja, i cili e pĂ«rmbylli reagimin duke etiketuar njĂ« pjesĂ« tĂ« aktivistĂ«ve si “Sanço Panço tĂ« politikĂ«s sĂ« vjetĂ«r”.

Ish-burgu i Spaçit, me katin e parë me dritare blu/Foto Blendi Gonxhja, Facebook.

Reagime ndaj ndërhyrjeve: Kujtesa kolektive përballë rikonstruksionit estetik

Arkitektë dhe aktivistë të zëshëm në çshtjet publike kanë reaguar ashpër ndaj ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit, por edhe për gjuhën dhe argumentet e përdorura nga ministri Gonxhja.

Urbanistja Doriana Musai i cilĂ«soi kĂ«to veprime si “art-washing institucional”, ku arti pĂ«rdoret si mbulesĂ« pĂ«r shkeljen e parimeve tĂ« ruajtjes sĂ« trashĂ«gimisĂ« kulturore.

Sipas saj, suvatimi dhe rilyerja e mureve “tĂ« njĂ« kampi torture pĂ«r hir tĂ« estetikĂ«s filmike Ă«shtĂ« njĂ«soj si tĂ« zbukurosh Auschwitz-in pĂ«r tĂ« xhiruar njĂ« dramĂ« mĂ« realiste”. Ajo e konsideroi kĂ«tĂ« ndĂ«rhyrje si formĂ« tĂ« re dhune ndaj kujtesĂ«s, qĂ« pĂ«rpiqet tĂ« zĂ«vendĂ«sojĂ« autenticitetin historik me njĂ« version tĂ« sterilizuar dhe politikisht tĂ« kontrolluar tĂ« sĂ« kaluarĂ«s.

Musai theksoi se pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« morale pĂ«r ruajtjen e Spaçit e ka pushteti aktual, si trashĂ«gimtar politik i PartisĂ« sĂ« PunĂ«s qĂ« ndĂ«rtuan kampin dhe sistemin represiv. NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, reagimin e Ministrit Gonxhja ajo e cilĂ«son si “pĂ«rçmues dhe tĂ« cekĂ«t”, duke kritikuar mungesĂ«n e transparencĂ«s dhe refuzimin pĂ«r t’u pĂ«rballur me kritikat e shoqĂ«risĂ« civile dhe komunitetit tĂ« ish-tĂ« pĂ«rndjekurve.

Arkitekti Arnen Sula kritikoi ashpër gjuhën përçmuese të përdorur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ndaj kritikëve dhe theksoi se ndërhyrjet aktuale bien ndesh me planin e miratuar të menaxhimit, duke transformuar vendin nga një hapësirë e kujtesës në një skenografi të gënjeshtërt.

Edhe QĂ«ndresa Qytetare e kundĂ«rshtoi rikonstruksionin, duke paralajmĂ«ruar se Spaçi po rrezikon tĂ« banalizohet nĂ« formĂ«n e njĂ« “kioske makinash me qira”, ndĂ«rsa kĂ«rkohet njĂ« projekt serioz me garanci ligjore dhe profesionale qĂ« ruan autenticitetin dhe nderon vuajtjet njerĂ«zore.

Sidorela Vatnikaj, e cila Ă«shtĂ« marrĂ« me njĂ« pjesĂ« tĂ« organizimeve pĂ«r tĂ« adresuar shqetĂ«simet pĂ«r kĂ«tĂ« çështje e konsideroi reagimin e ministrit si “tĂ« turpshĂ«m” dhe konfirmues se “Spaçi po shkatĂ«rrohet dhe qytetarĂ«t duhet ta mbrojnĂ«â€. Vatnikaj i bĂ«ri thirrje ministrit Gonxhja pĂ«r pjesĂ«marrje nĂ« njĂ« takim me qytetarĂ«t, tĂ« shtunĂ«n nĂ« Spaç, takim qĂ« ajo e cilĂ«soi “konsultimi publik qĂ« nuk u bĂ« nga qeveria”.

Të katërta reagimet theksojnë nevojën për ndjeshmëri, respekt dhe dinjitet në trajtimin e kësaj hapësire të ngarkuar me dhimbje historike.

Aktivistët nisin peticion: Dëmtohet kujtesa historike

Një peticion publik i nisur nga një grup aktivistësh dhe qytetarësh të angazhuar në mbrojtjen e kujtesës historike, ka nxitur debat mbi ndërhyrjet që po kryhen në ish-burgun famëkeq të Spaçit. Sipas tyre, punimet po zhvillohen pa konsultuar dhe po dëmtojnë autenticitetin e një prej simboleve të dhunës së diktaturës komuniste.

NĂ« tekstin e peticionit, tĂ« publikuar nga platforma “Qytetarin.com”, theksohet se suvatimet, lyerjet dhe transformimet e brendshme janĂ« realizuar pa transparencĂ«, pa njĂ« konsultim me publikun dhe nĂ« kundĂ«rshtim me standardet pĂ«r ruajtjen e trashĂ«gimisĂ« kulturore. FirmĂ«tarĂ«t kĂ«rkojnĂ« pezullimin e menjĂ«hershĂ«m tĂ« ndĂ«rhyrjeve dhe pĂ«rfshirjen e ish-tĂ« pĂ«rndjekurve, studiuesve dhe pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« shoqĂ«risĂ« civile nĂ« procesin e vendimmarrjes pĂ«r tĂ« ardhmen e Spaçit.

Aktivistët kanë paralajmëruar një deklaratë publike në vetë ish-burgun e Spaçit të shtunën, më 7 qershor, ku do të denoncojnë dëmet e shkaktuara dhe do të kërkojnë llogaridhënie institucionale. Ata kanë ftuar qytetarë, gazetarë dhe përfaqësues të institucioneve që të marrin pjesë për të parë nga afër gjendjen aktuale të vendit.

Spaçi u hap në vitin 1968 si kamp i punës së detyruar për mbi 1 mijë të burgosur, të cilët u angazhuan në minierën e bakrit. Në fillim të viteve 90-të kampi iu kalua plotësisht minierës dhe më pas u braktis dhe vandalizua.

KĂ«rkesat pĂ«r ta kthyer nĂ« muze vijuan ndĂ«r vite. Zona, e pĂ«rbĂ«rĂ« nga rreth 7 godina, mori statusin e “Monumentit tĂ« KulturĂ«s, Kategoria II” vetĂ«m nĂ« vitin 2007. Projekti i fundit, i vitit 2023, duket tĂ« ketĂ« marrĂ« mbĂ«shtetje pĂ«r t’u konkretizuar, pas vendimit tĂ« qeverisĂ« pĂ«r t’ia besuar menaxhimin OrganizatĂ«s “TrashĂ«gimia Kulturore pa Kufij” (CHwB Albania).

ÇfarĂ« parashikon projekti?

NĂ« njĂ« artikull tĂ« mĂ«parshĂ«m, Citizens.al, ka treguar detajet e ndĂ«rhyrjeve tĂ« parashikuara nga Instituti KombĂ«tar i TrashĂ«gimisĂ« Kulturore (IKTK) nĂ« strukturat e Spaçit. Projekti me vlerĂ« rreth 100 mijĂ« euro, po zbatohet nga “Martini Konstruksion & Real Estate”.

Nga janari deri në fund të muajit mars, IKTK anuloi të paktën tre herë tenderin për mungesë ofertash.

Projekti parashikon meremetime në të paktën 8 hapësira: vendroja, komanda, dhoma e takimeve, infermieria, kuzhina/mensa, fjetorja, vendi i apelit dhe tualetet.

NĂ« relacionin teknik grupi i projektit, drejtuar nga arkitektĂ«t Genci Tufi e Klejdia Kore dhe inxhinieri Sokol Ismaili, e konsideron ndĂ«rhyrjen e nevojshme pĂ«r ta bĂ«rĂ« zonĂ«n “tĂ« vizitueshme dhe tĂ« sigurt pĂ«r vizitorĂ«t”.

Ndërhyrjet cilësohen të pjesshme dhe përshkruhen kryesisht si plotësime muresh, riparime shkallësh, vendosje parmakësh, dyersh dhe dritaresh.

Paralelisht është planifikuar ngritja e një kulle vrojtimi, vendosja e një porte hekuri në hyrje dhe rrethimi me tela me gjemba i disa hapësirave, si për shembull oborri i brendshëm, apo vendi ku bëhej apeli.

Ndërhyrja më kryesore konsiderohet rindërtimi i tualeteve dhe krijimi sipër tyre i vendit të ajrosjes së të burgosurve zonë kjo e rrënuar për shkak të vandalizimit dhe degradimit ndër vite.

The post Ndërhyrjet në Spaç: Qeveria mbron projektin, aktivistët kërkojnë të pezullohet appeared first on Citizens.al.

❌