Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vrau efektivin e “Shqiponjave” Novruz Cenalia, dënohet me burgim të përjetshëm Azgan Mërnica

✇Albeu
By: V K

Gjykata e Fierit, ka pranuar pretencën e Prokurorisë dhe ka dënuar me burgim të përjetshëm Azgan Mërnicën.

Ai është shpallur fajtor për kryerjen e veprave penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Azgan Mernica, ekzekutoi me plumb në kokë efektivin e “Shqiponjave”, Novruz Cenalia, ku krimi dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy të rinjëve mesditën e 13 Majit të vitit të kaluar në fshatin Baltëz të Fierit.

Sipas organit të akuzës, shkaku i sherrit ka qenë futja e Azgan Mernicës me automjet me shpejtësi në kthesë dhe pa kontrolluar rrugën, duke rrezikuar jetën e banorëve të zonës.

“Nga hetimi dhe gjykimi , u provua tej çdo dyshimi të arsyeshëm se, në datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, i pandehuri Azgan Mërnica ka vrarë me armë zjarri punonjësin e Policisë së Shtetit Novruz Cenalia, i cili mbante veshur uniformën e Forcave Speciale “Shqiponja” që e bënte lehtësisht të shqueshme cilësinë e tij. Konflikti mes viktimës dhe të pandehurit ka lindur për shkak se ky i fundit, ndërsa drejtonte automjetin e tij, është futur në kthesë me shpejtësi, pa kontrolluar rrugën, duke përbërë rrezik për përdoruesit e rrugës.

Viktima i ka tërhequr vëmendjen të pandehurit për këtë veprim, shkak për të cilin i pandehuri ka ndaluar automjetin e tij, ka zbritur prej tij me çantën ku kishte armën e zjarrit dhe ndërsa shkonte drejt viktimës, i cili nuk kishte dalë nga mjeti i tij, ka nxjerrë armën e zjarrit dhe e ka mbushur atë dhe më tej situata ka përshkallëzuar ku i pandehuri Azgan Mërnica duke përdorur armën e zjarrit të llojit pistoletë ka shtënë drejt fytyrës së viktimës Nevruz Cenalia duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme”, – thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

Sherri dyshohet se ka nisur për kalimin e një rruge të ngushtë në fshatin Baltëz, ku jetonte viktima, ndërsa autori i cili jetonte në fshatin pranë, Sulaj, kalonte shpesh.

Azgan Mërnica, e ka qëlluar me plumb në kokë efektivin, i cili ishte i veshur me uniformë, pasi ishte nisur për të marrë shërbimin.

Autori ndodhej me një automjet tip “Audi” bashkë me nënën e tij, Ajete Mërnica, teksa pas krimit është arratisur, ndërsa automjetin e kishte lënë tek shtëpia e dajës, rreth 4 km larg vendit të krimit.

Prej dy ditësh, Azgan Mërnica ishte në kërkim, teksa Policia kishte ofruar edhe 30 mijë euro shpërblim për këdo që jepte informacion të vlefshëm për kapjen e tij. Ai u vetëdorëzua pas negociatave me Policinë, teksa fshihej në fshatin Dërmenas.

The post Vrau efektivin e “Shqiponjave” Novruz Cenalia, dënohet me burgim të përjetshëm Azgan Mërnica appeared first on Albeu.com.

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, Policia: Personi ende të paidentifikuar

✇Albeu
By: M C

Një trup i pajetë është gjetur sot rreth orës 16:00 në Kukës pranë “Urës së Drinit të Zi”. Policia bën me dije se personi i pajetë është ende të paidentifikuar, por i përket i gjinisë mashkullore. Gjithashtu në njoftim thuhet se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi:

Kukës / Informacion paraprak
Rreth orës 16:00, Salla Operative e DVP Kukës ka marrë njoftim se pranë “Urës së Drinit të Zi” është konstatuar trupi i pajetë i një shtetasi ende të paidentifikuar, i gjinisë mashkullore. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

The post Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, Policia: Personi ende të paidentifikuar appeared first on Albeu.com.

Gjendet një person i pajetë pranë Urës së Drinit të Zi

Një person është gjetur i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, pasditen e sotme, rreth orës 16:00. Policia bën të ditur se trupi i pajetës është i gjinisë mashkullore. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa policia po vijon hetimet dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. “Rreth orës 16:00, Salla Operative […]

The post Gjendet një person i pajetë pranë Urës së Drinit të Zi appeared first on BoldNews.al.

U fut për t’u larë në Sarandë, por humbi kontaktet me miqtë/ Gjendet trupi i pajetë i turistit portugez

SARANDË- Gjendet trupi i pajetë i turistit 57- vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në det, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit” në Sarandë.

Shërbimet e Policisë Kufitare, kanë bërë të mundur gjetjen në det të trupit të pajetë të portugezit, në afërsi të zonës ku ai ishte parë për herë të fundit.

Trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e autopsisë, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes, e cila dyshohet paraprakisht të jetë shkaktuar nga mbytja në det.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Zhdukja e Jan Prengës, Apeli konfirmon burgimin e përjetshëm për kopshtarin e Altin Hajrit

Gjykata e Posaçme e Apelit ka konfirmuar dënimin me burgim të përjetshëm të dhënë nga Shkalla e Parë e GJKKO-së për kopshtarin e kompleksit “Golden” të Altin Hajrit në Shijak, Festim Bexhdili, i shpallur fajtor për rrëmbimin e Jan Prengës më 17 Janar të vitit 2020 në Kamëz. Vendimi në Apel është marrë nga trupa […]

The post Zhdukja e Jan Prengës, Apeli konfirmon burgimin e përjetshëm për kopshtarin e Altin Hajrit appeared first on BoldNews.al.

Rradhë kilometrike në kufirin Shqipëri-Kosovë, merret një masë kufizuese që ndalon qarkullimin e mjeteve

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Kosovës ka marrë një masë kufizuese që ndalon qarkullimin e automjeteve me peshë mbi 15 tonë në rrugët kryesore të vendit, përfshirë autostradat, rrugët nacionale dhe rajonale, në orarin prej 11:00 deri në 17:00, nga data 23 korrik deri më 28 korrik 2025. Masat janë ndërmarrë për të mbrojtur infrastrukturën rrugore dhe për të…

Source

Ben Blushi: Ku t’i gjejnë studentët universitetet tona?

  Nga Ben Blushi KU MUND T’I GJEJNË STUDENTËT UNIVERSITETET TONA Gati një vit më parë isha i ftuar për një bisedë me studentë të gjuhë letërsisë në Universitetin e Korcës. Nuk ishin më shumë se 12 nxënës. Njëzet vjet më parë, në atë degë studionin disa qindra djem dhe vajza që besonin se një […]

GJERMANI – ”Mercedes” tërheq 223 mijë makina për probleme me airbag-un

HANOVER, 21 korrik /ATSH-AA/ – Prodhuesi gjerman i automjeteve ”Mercedes-Benz” thuhet se do të tërheqë rreth 223 000 automjete komerciale në të gjithë botën për shkak të një defekti në airbag.

Sipas një liste në uebfaqen e Autoritetit Federal Gjerman të Automjeteve Motorike (KBA), Mercedes-Benz do të tërheqë 223 000 automjete në të gjithë botën, 60 246 prej të cilave në Gjermani.

Deklarata e përfshirë në listë tha se pasagjerët mund të preken në “një aksident në të cilin aktivizohet airbag-u” në modelet e furgonëve ”Viano” dhe ”Vito” të prodhuara midis dhjetorit 2002 dhe shkurtit 2006.

Sipas raporteve të mediave gjermane në këto automjete, “gjeneratori i gazit mund të shpërthejë në një aksident ku aktivizohet airbag-u” dhe në këtë rast, airbag-u nuk do të ofrojë më siguri dhe ekziston rreziku i lëndimit të pasagjerëve për shkak të thyerjes së pjesëve të gjeneratorit të gazit./   /os/

The post GJERMANI – ”Mercedes” tërheq 223 mijë makina për probleme me airbag-un appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndahet nga jeta At Nikolla Marku, prifti i Kishës Ortodokse “Shën Maria” në Elbasan

Mbrëmjen e së shtunës, më 19 korrik 2025, në orën 22:00, u nda nga jeta në moshën 77 vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë At Nikolla Marku, prifti i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare “Shën Maria” në Elbasan. Një humbje e madhe jo vetëm për komunitetin ortodoks, por për të gjithë qytetin e […]

The post Ndahet nga jeta At Nikolla Marku, prifti i Kishës Ortodokse “Shën Maria” në Elbasan appeared first on BoldNews.al.

Tragjedi në futbollin amerikan, kampioni i Superbowl vdes në moshën 38-vjeçare

Ish-lojtari i Philadelphia Eagles dhe kampioni i Super Bowl, Bryan Braman, ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare. Lajmin e trishtë e ka konfirmuar agjenti i tij, duke bërë të ditur se Braman u nda nga jeta ditën e enjte. Ish-futbollisti, i cili ka luajtur edhe për Houston Texans, lë pas dy vajzat e tij, Blakely […]

The post Tragjedi në futbollin amerikan, kampioni i Superbowl vdes në moshën 38-vjeçare appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Renis Dobra, babai rrëfen bisedën e fundit me të birin: Me tha po nisem për në shtëpi

Një javë më parë një ngjarje e rëndë tronditi Matin, ku Renis Dobra u vra e më pas u trupi i tij i pajetë u hodh së bashku me automjetin në ujërat e liqenit e Ulzës. Babai i Renisit ka treguar bisedën e fundit me të birin ku ka zbuluar se ai i kishte thënë […]

The post Vrasja e Renis Dobra, babai rrëfen bisedën e fundit me të birin: Me tha po nisem për në shtëpi appeared first on BoldNews.al.

Rritet përdorimi i automjeteve elektrike

TIRANË, 16 korrik/ATSH/ Në gjysmën e parë të këtij viti, Shqipëria ka regjistruar një rritje të ndjeshme të mjeteve elektrike, me një total prej 2,323 automjetesh të regjistruara, duke shënuar një rritje prej 82% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Referuar të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), gjatë periudhës Janar-Qershor 2025, 25,2 % e mjeteve të regjistruara për herë të parë janë elektrike, një tregues i fuqishëm se përdoruesit po preferojnë gjithnjë e më shumë teknologjinë elektrike.

Flota e mjeteve elektrike ka arritur numrin prej 8701 automjetesh në qershor 2025, që përbën një rritje prej 36% krahasuar me vitin 2024.

Ndërsa numri i automjeteve hibride gjithashtu kanë shënuar rritje. Aktualisht 51% e automjeteve të regjistruara për herë të parë gjatë këtij viti janë me teknologji elektrike apo hibride plug-in.

Në këtë mënyrë është shënuar një ulje e konsiderueshme e emetimeve të CO2, me një reduktim prej 11 milionë kg CO2 në vit, duke ndihmuar në pastrimin e ajrit.

Përveç kësaj, kjo ka kontribuar në një përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së ajrit, me një ulje prej gati 383 metra kub të ndotësve atmosferikë, që është një hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së mjedisit.

Sipas DPSHTRR-së 74% e autoveturave të regjistruara gjatë periudhës janar-qershor 2025 janë Euro 5 ose standarde më të avancuara, duke treguar një progres të konsiderueshëm në përdorimin e automjeteve më ekologjike dhe më të pastra. /j.p/

1 nga 4

The post Rritet përdorimi i automjeteve elektrike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

EMRI/ Ky është 20-vjeçari që humbi jetën në Dhërmi, duke luajtur volejboll

Në foton e mësipërme është 20-vjeçari Anid Hoxha nga Rahoveci i Kosovës, i cili humbi jetën ditën e djeshme duke luajtur volejboll në Dhërmi. I riu kishte ardhur me shoqërinë për psuhime në Shqipëri, teksa sipas Policisë, dyshohet se ai humbi jetën për shkaqe natyrale. “Specialistët e Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materiale për vlerësim, […]

The post EMRI/ Ky është 20-vjeçari që humbi jetën në Dhërmi, duke luajtur volejboll appeared first on BoldNews.al.

Rritet me 48,2% flota e mjeteve në Shqipëri, gati 9 mijë të gjeneratës së fundit

TIRANË, 15 korrik /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) njofton se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 është shënuar një rritje e ndjeshme e flotës aktive të mjeteve në Shqipëri, me 48,2% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Sipas DPSHTRR, gjatë periudhës janar-qershor 2025 janë regjistruar 47.459 mjete, nga të cilat 81,5% janë autovetura. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, ky numër përfaqëson një rritje prej 136.8%.

Sa i takon origjinës së mjeteve të regjistruara, kryeson Korea e Jugut me 20,5%, pasuar nga Italia me 16%, Gjermania me 15,5%, Zvicra me 8,8%, SHBA me 7,9% dhe Kina me 7,8%.

Gjithashtu, raporti evidenton se flota është rinovuar me 8862 mjete të gjeneratës së fundit (0-3 vite), duke shënuar një rritje prej 68% të regjistrimeve në krahasim me janar-qershorin e vitit 2023.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 3796 çregjistrime të përhershme, ose 18,3% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

DPSHTRR u bën thirrje të gjithë drejtuesve të rinj dhe ekzistues të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të kryejnë kontrollet periodike të mjeteve dhe, përpara se të importojnë një mjet, të verifikojnë kategorinë mjedisore të tij.

Tabela të publikuara nga DPSHTR
1 nga 4

/a.f//r.e/

The post Rritet me 48,2% flota e mjeteve në Shqipëri, gati 9 mijë të gjeneratës së fundit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndërron jetë në Durrës ish-ambasadori gjerman, Werner Daum

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Ish-ambasadori i Gjermanisë, Werner Daum ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

Ai është gjetur i pajetë në një hotel në Durrës.

Ish-diplomati ndodhej për një vizitë në Shqipëri, dhe dy ditë më parë, mori pjesë së bashku me Sali Berishën në inaugurimin e shtatores së dëshmorit të demokracisë, Josif Budo në Kavajë.

Werner Daum shërbeu si ambasador në Shqipëri nga viti 1987 deri në vitin 1990, pikërisht në kohën kur nisi lëvizja kundër regjimit komunist.

Ai hapi dyert e ambasadës gjermane për shqiptarët, duke dalë kundër udhëzimeve të qeverisë së tij.

Në një intervistë të dhënë më vonë, ai pranoi se bëri këtë gjë qëllimisht, duke e ditur se eksodi masiv i shqiptarëve do sillte edhe rrëzimin e regjimit komunist.

Ish-ambasadori Daum mbërriti në Shqipëri pak ditë më parë për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së Josif Budos në Kavajë, ku ishte i pranishëm edhe kreu i PD, Sali Berisha.

Daum u nderua me një Certifikatë Mirënjohjeje nga kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, për kontributin e tij në momentet historike të vitit 1990. /j.p/

The post Ndërron jetë në Durrës ish-ambasadori gjerman, Werner Daum appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndërron jetë në det/ 59-vjeçari pëson arrest kardiak në plazhin e Qerretit

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në plazhin e Qerretit, Kavajë, ku një 59-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht.

Sipas burimeve paraprake, rreth orës 12:00, shtetasi K. Gj., banues në Tiranë, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak në momentin që ka hyrë në det. Për fat të keq, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar plotësisht shkaqet e vdekjes së 59-vjeçarit.

The post Ndërron jetë në det/ 59-vjeçari pëson arrest kardiak në plazhin e Qerretit appeared first on Sot News | Lajme.

Vrau efektivin e “Shqiponjave” Novruz Cenalia, Prokuroria kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për Asllan Mernicën

✇Albeu
By: V K

Prokuroria e Fierit, ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për Asllan (Azgan) Mernicën, i cili qëlloi me plumb në kokë efektivin e “Shqiponjave” Novruz Cenalia, krim i ndodhur më 13 Maj 2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz.

“Nga hetimi dhe gjykimi mbi procedimin penal nr. 689, të vitit 2024, u provua tej çdo dyshimi të arsyeshëm se, në datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, i pandehuri A.M. ka vrarë me armë zjarri punonjësin e Policisë së Shtetit N.C, i cili mbante veshur uniformën e Forcave Speciale “Shqiponja” që e bënte lehtësisht të shqueshme cilësinë e tij”, informon organi i akuzës.

Sipas Prokurorisë, konflikti mes efektivit të Shqiponjave dhe Asllan Mërnicës, ka lindur për shkak se ky i fundit, ndërsa drejtonte automjetin e tij, është futur në kthesë me shpejtësi, pa kontrolluar rrugën, duke përbërë rrezik për përdoruesit e rrugës.

Novruz Cenalia, i ka tërhequr vëmendjen të pandehurit për këtë veprim dhe në atë çast Asllan Mërnica ka ndaluar makinën e tij, ka zbritur me çantën ku kishte armën e zjarrit dhe ndërsa shkoi drejt viktimës, i cili nuk kishte dalë nga mjeti i tij, ka nxjerrë armën e zjarrit dhe e ka mbushur duke qëlluar me plumb në fytyrë efektivin, që i shkaktoi vdekjen e menjëhershme.

Ndaj autorit rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Vrau efektivin e Forcave Speciale “Shqiponja”, Prokuroria Fier kërkon dënimin me burgim të përjetshëm të shtetasit A.M.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkon dënimin me burgim të përjetshëm të shtetasit A.M. për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 79/b, 278 prg. I dhe 291 të Kodit Penal, kryer ndaj viktimës N.C.

Nga hetimi dhe gjykimi mbi procedimin penal nr. 689, të vitit 2024, u provua tej çdo dyshimi të arsyeshëm se, në datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, i pandehuri A.M. ka vrarë me armë zjarri punonjësin e Policisë së Shtetit N.C, i cili mbante veshur uniformën e Forcave Speciale “Shqiponja” që e bënte lehtësisht të shqueshme cilësinë e tij. Konflikti mes viktimës dhe të pandehurit ka lindur për shkak se ky i fundit, ndërsa drejtonte automjetin e tij, është futur në kthesë me shpejtësi, pa kontrolluar rrugën, duke përbërë rrezik për përdoruesit e rrugës.

Viktima i ka tërhequr vëmendjen të pandehurit për këtë veprim, shkak për të cilin i pandehuri ka ndaluar automjetin e tij, ka zbritur prej tij me çantën ku kishte armën e zjarrit dhe ndërsa shkonte drejt viktimës, i cili nuk kishte dalë nga mjeti i tij, ka nxjerrë armën e zjarrit dhe e ka mbushur atë dhe më tej situata ka përshkallëzuar ku i pandehuri A.M duke përdorur armën e zjarrit të llojit pistoletë ka shtënë drejt fytyrës së viktimës N.C duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Në përfundim të gjykimit të këtij procedimi penal, sot në datë 10.07.2025, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në diskutimet përfundimtare kërkoi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit M. për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
Deklarimin fajtor të të pandehurit M. për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 prg. I i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit M. për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit M. me burgim të përjetshëm.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë krime kundër jetës dhe autoritetit të shtetit.

The post Vrau efektivin e “Shqiponjave” Novruz Cenalia, Prokuroria kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për Asllan Mernicën appeared first on Albeu.com.

Rrezikoi për të shpëtuar dy turistët/ Pas 48 orësh kërkime, gjendet trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali

Pas rreth 48 orësh kërkime, është gjetur trupi i pajetë i kapitenit të anijes turistike, Arben Anamali, i cili u mbyt pasi arriti që të shpëtonte dy turistë të huaj në liqenin e Shkodrës, por s’mund të dilte vetë.

Trupi u gjet gjatë ditës së tretë të operacionit të kërkimit, që nisi rreth orës 05:00 të mëngjesit së të enjtes.

Mësohet se trupi i pajetë i të ndjerit është gjetur rreth një kilometër matanë Shirokës, në vendin ku u mbyt.

The post Rrezikoi për të shpëtuar dy turistët/ Pas 48 orësh kërkime, gjendet trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali appeared first on Sot News | Lajme.

Tragjedi e dyfishtë brenda familjes! Nuk përballoi vdekjen e të birit, humb jetën edhe babai brenda pak orësh

Një tragjedi e dyfishtë ka goditur një familje të njohur në Apeninet e Modenës, pronarë të Hotel del Corso në Sestola (Modena).

Fabio Marchioni, 36 vjeç, vdiq pas një aksidenti në lumin Dardagna. Disa orë më vonë, babai i tij, Aurelio Marchioni, u gjet i vdekur nën urën Leo në Fanano, me sa duket i paaftë të përballonte lajmin e vdekjes së të birit. Kjo familje ishte prekur tashmë nga një tragjedi tjetër shumë vite më parë, vdekja e një vajze.

I gjithë komuniteti—i udhëhequr nga kryetari i bashkisë Fabio Magnani—është i tronditur dhe po mendojnë të shpallin një ditë zie. Disa ngjarje zyrtare janë anuluar tashmë.

Fabio Marchioni ishte i njohur. Alarmi për vdekjen e tij u dha pasditen e së martës, më 8 korrik, kur trupi i një burri u pa në lumin Dardagna, pranë ujëvarave pranë urës mbi Porrettana (SP 324), në kufirin midis provincave të Modenës dhe Bolonjës. Me sa duket, një grup turistësh anglezë që ndodheshin përgjatë përroit në atë kohë dhanë alarmin.

Pasi trupi u nxor nga zjarrfikësit, u bë menjëherë e qartë se nuk kishte mundësi ringjalljeje. Ai ishte pa shenja jete dhe me një traumë të rëndë në kokë.

Karabinierët kryen hetime deri në mbrëmje për të përcaktuar rrethanat e incidentit. Nga ajo që ka dalë në dritë, duket se ka qenë një aksident tragjik. I riu ishte zhytur në lumë, por goditja në kokën e tij ishte aq e dhunshme saqë ai humbi menjëherë ndjenjat dhe nuk mundi të shpëtonte. Përfshirja e palëve të treta në incident është përjashtuar, megjithëse mundësia e një akti ekstrem nuk është përjashtuar plotësisht.

Viktima është djali i një familjeje hotelierësh.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Fabio Marchionit ka shkaktuar pikëllim të thellë në Sestola. Ai ishte djali i Aurelios, pronarit të hotelit historik Del Corso në qendër të qytetit, ku kishte ndihmuar në drejtimin e biznesit për vite me radhë. Prindërit e tij kishin humbur një vajzë tjetër para kohe vite më parë.

Megjithatë, disa orë më vonë, u bë një tjetër zbulim i tmerrshëm. Aurelio Marchioni, babai i 36-vjeçarit, u gjet gjithashtu i vdekur nën një urë në Apeninet e Modenës, në zonën e Fananos. Hidhërimi për humbjen e të birit thuhet se e ka mbërthyer. Karabinierët po kryejnë hetime për të rindërtuar rrethanat e sakta të incidentit.

The post Tragjedi e dyfishtë brenda familjes! Nuk përballoi vdekjen e të birit, humb jetën edhe babai brenda pak orësh appeared first on Sot News | Lajme.

❌