Skema Kombëtare, mbështetje për uljen e kostove dhe rritjen e rendimentit
TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Ilir Manlliku, në fshatin Vaqarr kultivon prej vitesh rrush dhe domate në 1.5 hektarë serra.
Ai duke bashkuar përvojën me teknologjinë ka arritur të sigurojë prodhim cilësor “Made in Albania”, që shkon i freskët në treg.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ndau në rrjete sociale historinë e tij teksa vuri në dukje se, Iliri është përfitues i Skemës Kombëtare për naftën dhe inputet bujqësore në serra.
“Përmes mbështetjes nga Skema Kombëtare, ai ka ulur kostot dhe rritur rendimentin, duke forcuar ekonominë familjare dhe ndikuar pozitivisht në zhvillimin ekonomik të zonës”, tha Denaj.
Ministrja theksoi angazhimin e qeverisë për rritjen e mbështetjes financiare të fermerëve në të gjithë vendin.
“Përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, me 50% grant dhe mbështetjes nga Kredia e Butë të kombinuar me Garancinë Sovrane, çdo fermer mund të përfitojë financim me normë interesi vetëm 2% dhe mbulim kolateral deri në 70%”, tha ajo. /j.p/





The post Skema Kombëtare, mbështetje për uljen e kostove dhe rritjen e rendimentit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.