SARANDË- Rreth 50 forca policore nga Tirana, Vlora e Saranda po zhvillojnë prej disa orësh një operacion për kapjen e 43-vjeçarit të shumëkërkuar, Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj.
I kërkuari është autor i tentativës së goditjes me armë së dy personave ditën e enjte, ndaj të cilëve hapi zjarr 4 herë duke i lënë të plagosur në një rrugë kryesore të lagjes nr.4 në Sarandë.
Kontrollet e forcave operacionale, FNSH dhe “Shqiponja” janë zhvilluar ditën e djeshme në fshatin Gjashtë dhe sot në orët e para në disa banesa në rrugën “Butrinti” në Sarandë, por pa sukses.
Ramadan Zoto i njohur si “Dane”, plagosi me pistoletë Gëzim Hajdaraj 33 vjeç dhe Ernest Lama 25 vjeç, të dy nga Kamza, pas një konflikti të mbartur.
Edhe Hajdaraj ishte gjithashtu i armatosur por nuk arriti të kundërpërgjigjej. Dy të plagosurit u transportuan në gjendje të rëndë me helikopter drejt Tiranës.
Po ashtu, po sot u bë arrestimi i Artan Murtaj, i cili akuzohen për përkrahje e autorit që plagosi dy persona/abcnews.al
Prej disa vitesh, Kamzës po i transformohet peisazhi urban. Procesi, që përngjan me atë që u ndoq në Tiranë, është shtrirë jo vetëm në boshtin kryesor të qytetit, por dhe në lagjet e brendshme. Një nga zonat që e përfaqëson më mirë këtë ndryshim thelbësor është fusha që rrethonte ish-kompleksin sportiv “Rinia” dhe shtrihej deri në rrugën kombëtare.
Këtë fushë e përdornim për vite me radhë – gjatë pandemisë dhe viteve më pas – bashkë me aktorë të “Grupit Ata”, ku zhvillonim provat dhe shfaqjet për komunitetin. Por pas vitit 2022, hapësira u rrethua dhe u kthye në një kantier të madh ndërtimi.
Pavarësisht se ishte tokë private, ajo kishte rëndësi publike për aktivitetin e gjallë që i shërbente komunitetit. Duke analizuar zonën, vlen të rikujtojmë se në hartat zyrtare, kjo njësi strukturore figuron si “KZ UB A2 14/257”, e rrethuar nga rrugët “Stockholm”, “Nënë Tereza”, “Teuta” dhe “OSBE”.
“Grupi Ata” në prova për shfaqje në një nga fushat rreth ish-kompleksit sportiv “Rinia”, Kamëz/Foto R.Qema.
Një pasdite në pallatet e reja: Zëri i banorëve
Në fushat pranë ish-kompleksit tashmë janë ngritur dy ndërtesa rezidenciale, secila 9-katëshe, ndërtuar nga kompania “Mëhillaj” sh.p.k. Godina e dytë – me lejen nr. 4595 – mori miratimin nga kryetari i Bashkisë, Rakip Suli, më 23 dhjetor 2022, katër muaj përpara miratimit të Planit të Detajuar Vendor.
Plani i Detajuar Vendor për këtë territor u firmos po nga Suli më 25 prill 2023. Një shqyrtim i lejeve dhe dokumenteve të zhvillimit tregon se numri i kateve, koeficienti i shfrytëzimit të truallit dhe norma e gjelbërimit janë në limitet maksimale por në përputhje me planin.
Megjithatë, sapo banorët u zhvendosën në dy pallatet e reja, doli në pah një problematikë e rëndësishme: mungesa e vendparkimeve, hapësirave publike dhe infrastrukturës për një jetesë cilësore.
Për të kuptuar më shumë rreth shqetësimeve të banorëve, kalova një pasdite në zonë. Shefqet Dina, pronari i një ushqimoreje pranë një prej pallateve – me origjinë nga Hasi dhe ish-sipërmarrës në Divjakë – tregoi për ndryshimin mes jetës rurale dhe asaj urbane.
“Me aq lekë blen 3-4 makina,” tregon ai përballë pyetjes për çmimin e vend-parkimeve nëntokë (15–20,000 euro), shifër që ai thotë se është shumë e lartë.
Pamje e zonës para ndërtimeve/Citizens.al
Pikërisht vendparkimi duket problemi i parë. Nëntokë pallatet ofrojnë rreth 40 vende, shumë më pak se numri minimal i kërkuar nga Plani i Përgjithshëm Vendor i Kamzës – edhe për qëllim fitimi. Në Nenin 29 të këtij plani thuhet se minimalisht duhet “një vend parkimi për njësi banimi”.
Çmimi i qirasë për një vendparkim është i lartë, duke zënë deri 30 % të qirasë mujore të një apartamenti.
Fatos Demaj, një tjetër banor që jeton në Greqi dhe kthehet herë pas herë në banesën e tij me qera, tregon se parkimin e paguan muaj për muaj “vetëm për ato pak netë që kalon në Shqipëri”.
“Nuk kam kohë dhe nerva të shpenzoj gjysëm ore a më shumë për të gjetur vend parkimi,” thekson ai.
Kjo është gjendja e jetës urbane në lagjet e reja të Kamzës që vërvitet mes nevojës për infrastrukturë publike dhe shpërfilljes prej investimeve private.
Mes hapësirës pallateve, tre djem luanin me njëri tjetrin në një hapësirë që duket më shumë si në mes të një kantieri ndërtimi.
Pamje e zonës pas ndërtimeve/Citizens.al
“Imagjino po të kishim një fushë?!” ngriti si pyetje retorike njëri prej tyre pasi atyre u thashë se ekzistonte mundësia që për ta të ishte parashikuar diçka në projektin e zhvillimit.
Fëmijët që banojnë në këtë zonë bënë krahasimin me zonat e pa-urbanizuara dhe situatës aktuale që ata shohin në lagjen e tyre dhe shpresonin për një kënd lojërash apo fushë futbolli.
Projeksionet 3D të projektit në tabelën e punimeve tregojnë me vështirësi një park të vogël lojërash, por në realitet – pasi banorët u zhvendosën në hyrjet e reja – hapësira përreth mbeti e papunuar, me dhe të kuq e mbetje ndërtimi.
Nën lupën e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH)
Proceset administrative të miratimit të këtyre godinve në këtë njjësi strukturore në Kamëz iu nënshtruan një auditimi nga KLSH. Kontrolli, i cili përpiloi një raport përfundimtar në prill 2024, tregoi për parregullsi:
Mungesë të 334 m² parkim në raport me kërkesat minimale;
Distancë 13 metra ndërmjet godinave (nga 15 metra e lejuar);
Dokumentacion i paplotë për godinën në “Rruga Roma”;
Llogaritje të gabuar të “Taksa Ndikimit në Infrastrukturë” në nëntë raste;
Mos-konsultim me Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST) për ndryshime në linjat ekzistuese.
Pas këtij kontrolli dhe raporti, KLSH ka kërkuar procedime disiplinore për 34 punonjës, përfshirë nënkryetaren Migena Habibi dhe drejtorin e Drejtorisë së Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit (PKZHT) Erlend Baballëku.
Zona mes pallateve në Kamëz/Foto R.Qema.
Bashkia Kamëz kundërshton pjesërisht gjetjet për distancën, duke argumentuar se gjithçka është brenda kufijve të VKM-së nr. 408 duke qënë se “objekti nuk rezulton të jetë ndërtuar me leje ndërtimi apo disponon certifikatë përdorimi”. Por kjo lë pasoja në përditshmërinë dhe jetën e qytetarëve në këtë zonë, të cilëve u privohet “e drejta për diell dhe qiell”.
Paralelisht KLSH ka konstatuar pasaktësi në llogaritjen e taksave të ndikimit në infrastrukturë, ku përveç projektit në rrugën “Roma”, kjo duket të ketë ndodhur edhe në tetë raste të tjera. KLSH thekson se kjo praktikë ka ndikuar negativisht në buxhetin e bashkisë.
Nevoja për llogaridhënie: Bashkia hesht
Për t’u njohur me reagimin e institucionit mbi raportin e KLSH-së, por edhe me qasjen e zhvillimit urban, iu drejtuam Bashkisë Kamëz.
Në hyrje, përballëm një atmosferë refuzuese ku një kërkesë për intervistë me drejtorin e PKZHT-së, kalon në disa hallka shqyrtimi për miratim nga përgjegjësja për komunikimin, te kryetari Suli.
“Ta diskutoj edhe me Kryetarin, se cilin do vendosë, për t’iu përgjigjur pyetjeve.[…] Unë do ia lë shënim dhe do të më telefonojë,” tha përgjegjësja e komunikimit.
Pas dy javësh pritje të një përgjigjeje miratimi ose jo, nuk erdhi asnjë përgjigje. E njëjta histori përsëritet nga i njëjti institucion që refuzoi kërkesën për një reagim të ngjashëm edhe në janar 2023.
Tiranizimi i Kamzës
Kamza po merr pamjen e një qyteti me simptomat urbane të Tiranës: mungesë hapësirash publike, rrjet trafiku të mbingarkuar, parkingje të pamjaftueshme, probleme me menaxhimin e mbetjeve dhe mungesë llogaridhënie.
Banderola e “Grupit Ata” kundër mënyrës së zhvillimit në Kamëz/Foto R.Qema.
Kjo pasqyron një model zhvillimi ku interesi privat merr përparësi mbi mirëqenien e komunitetit.
Aktivistët e qytetit e kanë kundërshtuar këtë zhvillim urban. Grupi Ata, gjatë Javës së Arkitekturës në vitin 2023, i priti vizitorët që vinin prej kryeqytetit në një tur në njësitë Bathore dhe Paksuqan me një banderolë ku shprehej kundërshtia ndaj ndërtimit të pakontrolluar në Kamëz dhe politikave urbane të diktuara prej pushtetarëve.
Pa ndërhyrje urgjente institucionale, Kamza do mbetet një shembull i “tiranizmit” urban.
Tirana ka 16 linja urbane dhe mbi 300 autobusë, por për banorët e Treshit – një zonë periferike në Njësinë Administrative Nr. 11 – transporti publik mbetet luks i paarritshëm. Me një popullsi prej mbi 65 mijë banorësh, kjo zonë nuk ka qasje të drejtpërdrejtë në asnjë nga linjat ekzistuese.
Banorët kujtojnë për Citizens.al se dikur kanë pasur linjë autobusi, por pas vitit 2020 ajo u hoq.
“Na vunë një herë një autobus të vogël, linja e Bërxullit [njësi e Bashkisë Vorë]… as dy vjet nuk na e lanë,” thotë Xhelali, një nga banorët e zonës. “Pastaj ishte një autobus i linjës së Institutit [Bashkia Kamëz], që u fut te lagjja jonë, pak kohë e lanë edhe atë, para 4-5 vitesh.”
Për të arritur stacionin më të afërt, te Treshi, pranë shinave në rrethin ku bëhen bashkë rrugët “Lunxheri-Kastriotet”, atyre u duhet mbi gjysmë orë ecje, një sfidë që përkeqëson aksesin në arsim, punë e shërbime bazë.
Institucionet përgjegjëse – Bashkia Tiranë, Bashkia Vorë dhe ajo e Kamzës – bëjnë ping-pong me përgjegjësinë, ndërkohë që asnjë zgjidhje konkrete nuk është ofruar që prej ndërprerjes së linjës Kashar-Bërxullë në vitin 2023.
“[…] para pandemisë ka pasur linjë të transportit publik por jo e licencuar nga Bashkia Vorë.” tha kjo bashki për Citizens.al ndërsa nuk shpjegon arsyet se përse nuk u ofrohet një zgjidhje banorëve duke licencuar një kompani.
Qytetarë duke hipur në autobusin e linjës Kamëz-Qendër (Tiranë)/Shinat e Trenit tek Treshit, në kryeqytet.
Banorët flasin për një neglizhencë të thellë: “Janë tallur me ne në këto 30 vite, gjithë jetën në këmbë,” thekson Xhelali.
“Vijnë vetëm për vota,” shprehet e zhgënjyer Rita, një nënë e dy fëmijëve, të cilët ndjekin shkollën në Laprakë – mbi 3 kilometra larg – sepse zona nuk ka gjimnaz.
“E kanë harruar këtë lagjen tonë!” thekson më tej ajo.
Kjo mungesë e qasjes në transport përbën një problematikë serioze të barazisë sociale dhe urbanistike në Tiranë.
Dashnor Memaj, kryetar i Shoqatës së Transportit Urban, konfirmoi për Citizens.al se te zona e ashtuquajtur “Shinat e Trenit” te Treshi, kalojnë linjat “Institut-Qendër” dhe “Kamëz-Qendër”. Ndërkohë rreth 1.2 kilometra më tutje atyre u shërben linja “Vorë-Qendër” te qendra tregtare “Casa Italia”.
“Dal me fëmijët, pasi kanë qejf të shkojnë te lodrat, por na zë frika,” thotë Silva, një tjetër banore, e cila tregon se i druhen faktit se fëmijët lodhen të dalin deri në rrugën kryesore, teksa taksitë kërkojnë 300-400 lekë vetëm për një rrugë.
“Fëmija im shkon në shkollë në këmbë, unë përditë në këmbë, nuk e di si nuk menduan njëherë për ne,” vijoi ajo.
Qytetarë duke ecur në këmbë dhe automjete në rrugën Princ Vidi, ku mungon një linjë e transportit publik.
Bashkia Vorë i tha Citizens.al se për zonën që mbulon “nuk ka pasur ankesa nga banorët për shtim linje të re”.
Citizens iu drejtua Bashkisë Kamëz, e cila tha se “zona te rruga ‘Princ Vidi’ rrugicat përreth, deri në Bërxullë, nuk janë pjesë e juridiksionit të saj”.
Kryetari i Shoqatës së Transportit Qytetas, Kostandin Foni, sugjeroi që për këtë çështje t’i drejtoheshim Drejtorisë së Transportit Publik pranë Bashkisë Tiranë, pasi ajo harton mbulimin me linjat urbane.
Bashkia Tiranë pranoi se për linjën “Kashar-Bërxullë” në periudhën 2018-2023 qe lidhur kontratë shërbimi me kompaninë “Denisi Trans”, por që pas përfundimit të kontratës nuk e ka rinovuar atë.
Njësoj si dy bashkitë e tjera, edhe Bashkia Tiranë nuk sqaroi nëse ka pasur ndonjë studim për këtë komunitet apo për përshtatjen e linjave të tjera për ta mbuluar dhe zonën e Treshit duke e lënë çështjen pa zgjidhje.
Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar në Kamëz, i cili siguronte kokainë dhe pasi e ndante në doza në banesën e tij, e shiste në zona të ndryshme të qytetit.
Shtetasi G. D., banues në Kodër Kamëz, u ndalua nga forcat e rendit teksa lëvizte me automjet në kryqëzimin e rrugëve “Skënderbej” dhe “Iliria”.
Gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike të llojit kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.
Njoftimi i plotë i policisë
“Siguronte lëndë narkotike Kokainë, e ndante në doza në banesën e tij dhe e shiste në qytet, identifikohet dhe kapet 29-vjeçari në Kamëz.
Sekuestrohet sasi e kësaj lënde që iu gjet të arrestuarit, me vete dhe në banesë.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në lidhje me një shtetas që shiste lëndë narkotike, në doza, në zona të ndryshme të qytetit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 mundësuan identifikimin dhe kapjen e tij, konkretisht shtetasit G. D., 29 vjeç, banues në Kodër Kamëz.
Ai u ndalua teksa lëvizte me automjet, në kryqëzimin e rrugës “Skënderbej” me rrugën “Iliria”.
Gjatë kontrolleve, atij iu gjet me vete dhe në banesë, sasi lënde narkotike Kokainë, e ndarë në doza, me qëllim shitjen.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar paraditen e sotme në Kamëz. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri dyshohet se një person ka mbetur i plagosur.
Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Megjithatë ende nuk dihen motivet dhe rrethanat e ngjarjes.
Tirana është shkundur nga një tërmet me magnitudë 4.4 ballë në orët e para të mëngjesit të sotëm Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare, epiqendra e tërmetit është regjistruar, pranë zonës së Kamzës, në një thellësi prej vetëm 5 kilometrash.
Ajo ishte 16 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 12 kilometra në jug-jugperëndim të Krujës. Lëkundjet janë ndjerë në kryeqytet dhe në zonat përreth, si edhe në Durrës. Tërmeti është shoqëruar nga tre paslëkundje, të regjistruara brenda 10 minutave pas goditjes së parë, me magnituda 2.2, 2.2 dhe 3.1 ballë.
Deri në këtë moment, nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.
TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Nisi sot zbatimi i modelit të ri të Shkollës Verore në 10 shkolla publike në Tiranë, Kamëz dhe Durrës. Ky program përfshin fëmijët nga klasa e parë deri në të pestën, duke kombinuar mësimin me argëtimin, kujdesin dhe socializimin.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ishte sot në shkollën “Emin Duraku”, një nga shkollat ku ka nisur zbatimi i programit.
“Sapo kemi nisur me Shkollën Verore, ku për dy javë, nisur nga sot, në 10 shkolla, 8 në Tiranë, 2 në Kamëz dhe Durrës, ne do të pilotojmë modelin e ri të Shkollës Verore pranë strukturave tona të arsimit parauniversitar. Një kërkesë padyshim e prindërve, por edhe një nevojë e kohës për të mobilizuar të gjitha forcat tona me mësuesit, por edhe me mbështetjen e partnerëve tanë”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Shkolla Verore do të zhvillohet çdo ditë nga ora 08:00 deri në 13:00 për një periudhë dyjavore në secilën shkollë. Gjatë kësaj kohe, fëmijët do të marrin pjesë në një sërë aktivitetesh si: art dhe zeje, mësim i gjuhëve të huaja, kodim, sport, lojëra kreative, projekte STEM, diskutime mbi libra dhe biseda me të ftuar nga fusha të ndryshme të jetës publike e sociale. Veçanti e programit është ofrimi i vakteve ushqimore të shëndetshme për të gjithë nxënësit.
Ministrja Manastirliu tha se në zbatimin e programit janë angazhuar punonjës psiko-socialë, oficerë sigurie, infermierë por edhe të rinj vullnetarë nga gjimnazet e Tiranës.
“Do të jenë 1000 fëmijë që do të përfitojnë, do të jenë gjithashtu edhe vullnetarë nga gjimnazet të cilët janë angazhuar. Janë 100 të rinj nga gjimnazet e Tiranës, janë 150 mësues, oficerë sigurie, punonjës socialë, psikologë dhe infermierë që janë angazhuar në kampet e verës në shkollat tona.”
Shkolla Verore është pjesë e një plani më të gjerë të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të nxitur përfshirjen sociale dhe zhvillimin e fëmijëve.
“Ky është një projekt që po pilotohet për të parë mundësinë për ta shtrirë në vitet e ardhshme edhe në shkolla të tjera. Lehtëson shumë prindërit gjatë verës për t’i sjellë fëmijët pikërisht në ambientet ku ata janë mësuar, në shkollat e tyre. Ne kemi organizuar aktivitete të shumta, janë rreth 10 klube argëtimi apo edhe të mësuarit përmes lojës, hapësira të sigurta për fëmijët, por mbi të gjitha hapësira ku fëmijët të edukohen, shoqërohen me njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha të kalojnë periudhën e verës nën kujdesin e mësuesve.”, theksoi Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu. Ky program i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit që po pilotohet në 10 shkolla në Tiranë, Kamëz dhe Durrës, mbështetet nga World Vision Albania.
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuri me vlerë të përllogaritur rreth 500 mijë euro, në pronësi të një shtetasi shqiptar të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar për kultivim bimësh narkotike me llamba.
Në kuadër të operacionit “Source” janë sekuestruar pasuritë në emër të shtetasit B.LL dhe familjarëve të tij në zonën e Kamzës, të cilat përfshijnë një objekt banimi, dy automjete, si dhe një objekt për shitje, blerje dhe riparim makinash.
Njoftimi i plotë
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Source”.
Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 500 000 euro, në pronësi të një shtetasi të dënuar në Mbretëri të Bashkuar, për kultivim të bimëve narkotike, me llamba.
Si rezultat i hetimeve të ndjekura nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Prokuroria e Tiranës, në bazë të një procedimi të regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, u finalizua operacioni “Source”.
Në kuadër të operacionit, u ekzekutua vendimi për sekuestrimin e pasurive të shtetasit B. Ll. (të dënuar në Mbretëri të Bashkuar, për kultivim të bimëve narkotike, në ambient të mbyllur) dhe të familjarëve të tij. Pasuritë e sekuestruara, me vlerë rreth 500 000 euro, që ndodhen në Kamzë, janë:
-1 objekt banimi;
-2 automjete të tipeve “Jeep” dhe “Opel Corsa”;
-1 aktivitet tregtar me objekt blerjen, shitjen dhe riparimin e automjeteve.
Vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
Prokuroria e Tiranës, ka sekuestruar pasuri me vlerë 500 mijë euro të Bujar Lleshit, i dënuar në Britani për drogë.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Source”.
Sekuestrohen pasuri me vlerë rreth 500 000 euro, në pronësi të një shtetasi të dënuar në Mbretëri të Bashkuar, për kultivim të bimëve narkotike, me llamba.
Si rezultat i hetimeve të ndjekura nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Prokuroria e Tiranës, në bazë të një procedimi të regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, u finalizua operacioni “Source”.
Në kuadër të operacionit, u ekzekutua vendimi për sekuestrimin e pasurive të shtetasit B. Ll. (të dënuar në Mbretëri të Bashkuar, për kultivim të bimëve narkotike, në ambient të mbyllur) dhe të familjarëve të tij. Pasuritë e sekuestruara, me vlerë rreth 500 000 euro, që ndodhen në Kamzë, janë:
-1 objekt banimi;
-2 automjete të tipeve “Jeep” dhe “Opel Corsa”;
-1 aktivitet tregtar me objekt blerjen, shitjen dhe riparimin e automjeteve.
Vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Në Gjykatën e Apelit të Posaçëm po mbahet seanca ndaj Festim Bexhdilit i dyshuar si një nga personat për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar të 2020 në Kamëz.
Bexhdili fillimisht u dënua me burg përjetë, por vendimi u rrëzua nga Gjykata e Lartë dhe çështja u kthye për rigjykim në Apel. Në seancën e së mërkurës, Avokati Ilir Murati ka kërkuar pyetjen e bashkë të pandehurve Aldo Majnishta dhe Dritan Rexhepin ndërsa SPAK pretendon se Bexhdili ka patur një telefon Encro Chat, por nuk është zbërthyer. Sipas avokatit Bexhdili pretendon se nuk ka përdorur Encro Chat.
Avokati thotë se janë zbërthyer komunikimet në SKY ECC dhe Altin Hajri nuk ka komunikime me Festim Bexhdilit, ndërsa sipas SPAK Komunikimet e Hajrit janë me te pandehurin Dritan Funiqi i cili udhëzon që Festim Bexhdili te mbyllë gojën. Avokati kërkon thirrjen e një eksperti që të interpretojë pamjet filmike.
Nga ana tjetër SPAK thotë se Bexhdilit iu sekuestrua telefoni i enkriptuar në momentin e arrestimit dhe prandaj mungojnë komunikimet me personat e tjerë te përfshirë. Gjithashtu Prokuroria i kërkon gjykatës që të mos pranohet kërkesa për thirrjen e një eksperti për analizimin e kamerave të sigurisë.
Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e avokatit Ilir Muratit për të marrë në pyetje shtetasen E.K në lidhje me përfshrijne e Festim Bexhdilit në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Po ashtu edhe kërkesa tjetër për thirrjen e ekspertit për të parë kamerat u rrëzua nga togat e zeza. /euronewsalbania/
Një incident i rëndë ka ndodhur në Kamëz, ku dy punonjës të Ujësjellës-Kanalizimeve dyshohet se janë kanosur në krye të detyrës.
Më të rëndë faktin e bën që një nga punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve ka denoncuar se një prej autorëve të kanosjes ka tentuar gjithashtu ta përplasë me makinë.
Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka arrestuar një 33-vjeçar si dhe ka proceduar një 53-vjeçar, të cilët janë denoncuar nga punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve se i kanë kanosur në momentin kur po inspektonin lidhjen e ujit në subjektin që bashkadministronin këta shtetas.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin V. L., 33 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 53 vjeç, pasi dyshohet se kanë kanosur për shkak të detyrës dy punonjës të Ujësjellës-Kanalizime Kamëz, të cilët po inspektonin lidhjen e ujit në subjektin që bashkadministronin këta shtetas. Njëri nga punonjësit ka kallëzuar gjithashtu se 33-vjeçari ka tentuar ta përplasë me automjet. Nën drejtimin e Prokurorisë po punohet për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit”, njofton policia.
Një aksident rrugor ka ndodhur në segmentin Institut-Kamëz, ku një automjet ka përplasur një këmbësor në momentin që ky i fundit po kalonte vijat e bardha.
I lënduari është transportu ar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjendja e tij shëndetësore ende nuk është bërë e ditur.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Institut-Kamëz, ku një makinë ka përplasur një këmbësor. Mjeti ka përplasur këmbësorin teksa ky i fundit po kalonte vijat e bardha. I lënduari është dërguar në spital, ndërsa policia dhe grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Shoqëria “IdentiTek” e prodhimit të dokumenteve të identitetit njoftoi sot se zyrat e aplikimit në bashkitë Tiranë, Vorë, Kamzë dhe Krujë do të jenë të mbyllura në datat 15 dhe 16 maj 2025. Vendimi për mbylljen e zyrave të IdentiTek vjen për shkak të masave të marra nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, […]
Mbyllet procesi i numërimit në Kamëz në të dyja Zaz-të. Koalicioni Partia Demokratike Shqipëria Madhështore, fiton Kamzën me 1511 vota më shumë sa Partia Socialiste.
Edhe pse Partia Demokratike është duke fituar në Kamëz, Partia Socialiste ka fituar për herë zonën e Paskuqanit në 35 vjet, teksa është mbyllur numërimi në këtë njësi. Gjithsesi, diferenca mes PS dhe PD ka qenë vetëm 45 vota, ku përmbysja ka ardhur vetëm në kutitë e fundit. Forcë e tretë në këtë zonë ka […]
Një incident i lehtë është shënuar pak më parë në Kamëz. Siguresa e kapakut të një kutie votimi ishte e dëmtuar dhe për pasojë komisioni e cilësoi të parregullt. Pritet të vendoset nëse do të numërohen votat apo do të quhen të pavlefshme.
Nga Artan Rama Në 21 mars, Këshilli Bashkiak i Kamzës miratoi planin e ri të menaxhimit të mbetjeve. Gjatë mbledhjes nuk pati asnjë diskutim. I vetmi që pyeti për planin ishte anëtari Alfred Halili (PD), por nuk mori përgjigje. Gazetarët nuk u lejuan që të merrnin pjesë. Dy javë më vonë, nëpërmjet një emaili, bashkia […]