Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Veliaj në burg/ Rama për revistën gjermane: Partia jonë s’është mburojë mbrojtëse për askënd

Në intervistën e dhënë për revistën e njohur gjermane “ZEITmagazin”, pjesë e grupit mediatik të njohur “DIE ZEIT”, kryeministri Edi Rama është pyetur edhe në lidhje me arrestimin e ish-kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj i cili ndodhet prej 6 muaj në burg.

“Është e qartë se njerëzit në nivele të ndryshme të qeverisjes preken gjithashtu sapo përfshihet korrupsioni. Pra, pyetja nuk është nëse korrupsioni ekziston, por çfarë po bëjmë për ta luftuar atë dhe për të zvogëluar ndikimin e tij në qeveri. Dhe jam krenar që kemi bërë diçka të madhe – radikale: një reformë gjyqësore që, për herë të parë në historinë tonë që nga pavarësia e Shqipërisë në vitin 1912, i solli zyrtarët e lartë para një gjyqësori të pavarur dhe çoi në akuza ose dënime”, shprehet Rama.

Më tej kryeministri nënvizon se është bërë një punë e madhe se është Partia Socialiste nuk është mburojë mbrojtëse për askënd ndërsa shton: “askënd; Shumica jonë në Parlament është vetëm mburoja mbrojtëse e gjyqësorit të pavarur”

Pyetja: Një politikan nga rrethi juaj, ish-kryetari i bashkisë së Tiranës, u arrestua në zyrën e tij disa muaj më parë – ndër të tjera, për ryshfet dhe pastrim parash. A ka arritur korrupsioni në qeverinë tuaj?

Përgjigja: Është e qartë se njerëzit në nivele të ndryshme të qeverisjes preken gjithashtu sapo përfshihet korrupsioni. Pra, pyetja nuk është nëse korrupsioni ekziston, por çfarë po bëjmë për ta luftuar atë dhe për të zvogëluar ndikimin e tij në qeveri. Dhe jam krenar që kemi bërë diçka të madhe – radikale: një reformë gjyqësore që, për herë të parë në historinë tonë që nga pavarësia e Shqipërisë në vitin 1912, i solli zyrtarët e lartë para një gjyqësori të pavarur dhe çoi në akuza ose dënime.

Nga ana tjetër, unë besoj se një organizatë, një kompani ose një shumicë qeverisëse nuk gjykohet nga fakti nëse një ose disa nga anëtarët e saj dyshohen për korrupsion ose janë nën hetim për korrupsion, por nga mënyra se si reagojnë në raste të tilla. Për dekada, përgjigjja ishte të formohej një mburojë mbrojtëse dhe të ofrohej mbështetje politike në përputhje me rrethanat. Ne i kemi dhënë fund kësaj. Partia jonë nuk është një mburojë mbrojtëse për askënd; Shumica jonë në Parlament është vetëm mburoja mbrojtëse e gjyqësorit të pavarur.

/abcnews.al/

Kur 17-vjeçarja Maria Sharapova do të rrëzonte nga froni i Wimbledon-it, Serena Williams, dhe përmbyste rendin

Albert Vataj Ishte viti 2004 kur një vajzë 17-vjeçare, e panjohur për shumicën, përmbysi rendin e vendosur të tenisit botëror. Maria Sharapova jo vetëm që mundi Serena Williams në finalen e Wimbledon-it, por hyri me vrull në një botë ku triumfi i një gruaje të re shpesh kërkon një çmim më të lartë se trofeu. Ajo fitore do të niste jo vetëm një karrierë brilante, por edhe një narrativë të…

Source

Kodi i ri Penal/ Hazizaj: Vjen nga një skutë e errët, Kuvendi nuk duhet ta miratojë!

Prezantimi i Kodit të ri Penal ka hasur në kundërshti të forta nga institucionet e vendit dhe jo vetëm. Avokati Sokol Hazizaj, tha se që para një viti ka patur zëra për një Kod të tillë, të cilin siç tha ai e kanë kundërshtuar që në momentin e parë. Ai e cilësoi Kodin e ri […]

The post Kodi i ri Penal/ Hazizaj: Vjen nga një skutë e errët, Kuvendi nuk duhet ta miratojë! appeared first on BoldNews.al.

Kodi i ri Penal/ Avokati Hazizaj: Është qesharak, por kalimi i draftit në Kuvend do varet nga…

TIRANË- Avokati i njohur, Sokol Hazizaj, i ftuar në emisionin “Real Story” në Abc News u shpreh se drafti i Kodit të ri Penal, i cili u prezantua në publik është i gjithi qesharak.

Ai thotë  se ky draft mund të kalojë në Kuvend, nëse bazohet në atë të artikulon “perceptimi publik”.

Sipas Hazizajt, edhe reforma në drejtësi u miratua me këtë parim kryesor.

“Gjithë Kodi Penal, gjithë drafti, është qesharak. Ne e marrim seriozisht për shkaqe profesionale. Perceptimi publik thotë: ore e bëra mirë me burgun ky”. Ajo që do vendosi kalimi e draftit në Kuvend është perceptimi në publik, se me perceptim publik u bë dhe reforma në drejtësi”, tha ai/abcnews.al

 

Kodi i ri Penal, edhe avokatët kundër/ Hazizaj: Vjen nga një skutë e errët, Kuvendi nuk duhet ta miratojë!

TIRANË- Prezantimi i Kodit të ri Penal ka hasur në kundërshti të forta nga institucionet e vendit dhe jo vetëm.

Avokati Sokol Hazizaj, tha se që para një viti ka patur zëra për një Kod të tillë, të cilin siç tha ai e kanë kundërshtuar që në momentin e parë. Ai e cilësoi Kodin e ri një rrethim për qytetarët.

“Ky draft ka një vit e gjysmë që qarkullon ën sirtarët apo xhepat e atyre që e kanë formatuar këtë. Kur ka dalë para një viti, ne e kemi kundërshtuar atë. Na erdhi në vesh, që po përgatitej një Kod Penal, që e rrethonte njeriun jo më 360 gradë, por e dyfishonte rrethimin. Është një vrimë e zezë, e cila ëstë krijuar nga pamaturia ose për shkak të cinizmit dhe servilizmit të atyre njerëzve që e kanë formatuar këtë gjë”, tha ai

Ai u shpreh në “Real Story”, se Kuvendi i Shqipërisë nuk duhet ta miratojë këtë Kod të ri Penal.

“Uroj që të jetë një stuhi në ditë behari, që mos të miratohet nga Kuvendi, sepse edhe rruga procedurale nga ka ardhur ai, të paktën deri tashmë, asnjë nuk ka mbajtur autorësinë e këtij kodi.  Kemi vetëm një shtrëngim duarsh të ministritë drejtësisë dhe drejtorit të shkollës së magjistraturës.

Vjen nga një skutë e errët. Vjen nga njerëz “no name”, që nuk dihet kush janë, tregon  që kemi epuar shumë lart në rrethin sasior dhe cilësore drejt një diktature të padukshme, në konceptim tim. Janë reduktuar në maksimum dënimet alternative, janë gjithëpërfshirë të gjitha profesionet brenda kodit penal. Janë përfshirë  të gjithë kundërvajtjet administrative dhe janë bërë s faje penale.”, tha ai./abcnews.al

Seanca e prokurorit Kledian Llaho sjell tension në KPA

Në seancën e zhvilluar të mërkurën në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA, pati momente tensioni mes prokurorit të Sarandës, Kledian Llaho dhe drejtuesit të SPAK, Altin Dumani. Pasi Dumani kërkoi shkarkimin nga detyra të Llahos për probleme në të tre kriteret e rivlërësimit, subjekti vijoi me parashtrimet, duke pretenduar se një hetim penal ndaj […]

The post Seanca e prokurorit Kledian Llaho sjell tension në KPA appeared first on Reporter.al.

“Kam preferuar të mos flas për hir të tifozëve”, Manaj largohet me “pengje” nga Sivasspori

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj ditën e djeshme është bërë me ekipi të ri, duke u transferuar nga Sivasspor te Sharjah FC. Pas dy sezonesh dhe 34 golash të shënuar, 28-vjeçari ka ndërmarrë një tjetër aventurë profesionale, atë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Pas zyrtarizimit te Sharjah FC, Manaj i ka shkruar një mesazh […]

The post “Kam preferuar të mos flas për hir të tifozëve”, Manaj largohet me “pengje” nga Sivasspori appeared first on BoldNews.al.

Fatura politike e premtimit të Ramës për Thethin

Më 30 qershor 2024, në një vizitë të zhvilluar në Theth, kryeministri Edi Rama, përballë burrave të fshatit (mes tyre edhe të rinj), u tha se ndërtimet e tyre pa leje mbi tokat e familjes nuk ishin tipikisht ndërtime të bëra për t’ju shmangur ligjit, por nisur nga nevoja.  

Ai pranoi gjithashtu se shtrëngimi i legjislacionit për zonat e mbrojtura e kishte pamundësuar ndërtimin me leje, dhe se shumë banorë kishin ndërtuar për të zhvilluar turizmin familjar, duke u premtuar për pasojë faljen e gjobave.

Në të njëjtin vit, sipas të dhënave që IMT e Shkodrës ka përcjellë për Faktoje.al numri i ndërtimeve pa leje ishte 16.

Më herët në vitin 2023 (zgjedhjet lokale) ishin evidentuar 26 raste të kundraligjshme ndërsa në vitin 2022 vetëm 13 ndërtime të paligjshme.

Një vit më pas

Shifrat e vitit 2025 që IMT e Shkodrës ka përcjellë për Faktoje.al tregojnë një tjetër realitet nga vitet e mëparshme.

”Për vitin 2025 deri në dt. 12.07.2025 Korrik janë konstatuar 50 raste ndërtimesh të kundërligjshme për të cilat janë ezauruar të gjitha proçedurat ligjore duke marrë masa administrative dhe duke i referuar  pranë Prokurorisë se Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër. Është vijuar duke u ndërmarrë aksione për prishjen e objekteve, të cilat për mungese të logjistikës specifike dhe për shkak te kësaj zone nuk janë realizuar. Pas kërkesës për mbështetje IKMT-së Tiranë në dt.04.07.2025 u ndërhy për realizimin e tyre në dt. 07.07.2025 e ditët në vijim”, thuhet në përgjigjen e IMT.

Pyetja që lind është se: A mund të shihet kjo rritje (tre herë më shumë) e ndërtimeve pa leje (vetëm për një vit) jashtë kontekstit të deklaratës së një viti më parë nga kryeministri Edi Rama?

Rrëfimi i banores

Për disa banorë fjalët e kryeministrit u panë si garanci e dhënë me gojë, apo siç preferojnë vetë banorët e Thethit si “fjalë e besës” për të ndërtuar mbi tokat e tyre edhe pse asnjë premtim nuk ishte e reflektuar në ligj.

Më 11 korrik, katër ditë pasi kishte filluar prishja e ndërtimeve, një banore e Thethit rrëfen se si ndërtoi mbi tokën e familjes pas thirrjes së kryeministrit:

“Vjet (2024) erdhi Edi Rama e tha: ‘Mblidhi djemtë ku i ke e ku si ke e mi sill këtu në Shqipni të lënë emigracionin e të vijnë e të investojnë’. Erdhi djali e nisi e investoi vetëm kur më ka ardh policia, unë kam met pa mend. I thashë: ‘Mua më ka thënë Edi Rama’. Më tha: ‘Ke ndërtuar pa leje’. I thashë: ‘Kam ndërtu në tokë teme, e në tok të katragjyshit të burrit tim. I thashe as kam ndërtu tek Rana e Hedhun dhe as kam ndërtu trotuareve të Tiranës. Kam ndërtu në tokë time’. Kjo e para. Dhe e dyta vetë shteti më tha: ‘Ndërtoni dhe jetoni’. Kështu humbim shpresën e të rinjve. Ku është shpresa e të rinjve? Ku është Edi Rama tash?!”, ngriti supet banorja e Thethit.

Rrëfimi i saj nuk ishte një rast i veçuar për të kuptuar se si ishte përcjellë mesazhi i kryeministrit.

Famullitari Dom Vlash Palaj dënoi sjelljen e autoriteteve që, sipas tij, i kishin mashtruar dhe braktisur banorët: “Një konflikt i madh atje në Theth, më vjen shumë keq për ato njerëzit e shkretë sepse i joshën, i rrejtën, i blenë, i shfrytëzuan, i vjelën për nga ana monetare, dhe në fund i hodhën, i tradhtuan, i dogjën, i shkatërruan, do t’i gjobisin e do t’i burgosin”

Votat

Fenomeni i premtimit të faljes se gjobave dhe nxitjes për të ndërtuar në tokë të tyre u reflektua edhe në vota.

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, PS-ja fitoi në Theth 388 vota, 171 partia e afërt me të, PSD, kundrejt 259 votave që mori PD

“…Kam marrë pashaportizimin kët vit në Tiranë dhe e kam sjellë në Theth me i dhan votën Edi Ramës. Mua mu thafshin krahët, mu thafshin dy duart si e kam fut atë votë në atë vend. Po ca më shtini me e fut. Po si me i dhënë votën atij more?! A e shih cfarë më bani. Edhe tri shpija të tjera mi ka prish atje lart. Katër shtëpia më kanë prish…”, vijoi ofshamën banorja e Thethit.

Nga premtimi tek mungesa e ligjit

Kryeministri Edi Rama premtoi një vit më parë (qershor 2024) për banorët e Thethit një paketë ligjore për malet, që në thelb do t’u mundësonte emigrantëve të investonin në vendlindje, edhe pa qenë pronarë me letra, në një marrëdhënie të re me shtetin, me qira simbolike 1 euro.

Por premtimi i Ramës pa reflektime ligjore zgjati 6 muaj. Në janar të këtij viti qeveria miratoi projektligjin për paketën e maleve. Në mars (2025) Kuvendi e miratoi  me procedure të përshpejtuar. Vetëm në fund të muajit qershor bashkitë u vunë në lëvizje përmes një udhëzimi të brendshëm se si duhet të zbatohet ligji.

Kjo periudhë kohore, pa fushatë informuese, i çoi banorët të lëviznin mbi një terren të rrëshqitshëm, duke u reflektuar edhe në shifra. Në fund, përgjegjësia mbeti vetëm mbi ta…

The post Fatura politike e premtimit të Ramës për Thethin appeared first on Faktoje.al.

VIDEO/ Skema e investimeve, ministrja Denaj: Në dispozicon 20 milionë euro, 9 masa mbështetëse deri në 30 shtator

Janë hapur aplikimet për skemën kombëtare të investimeve 2025 për sektorin bujqësor, duke ofruar një paketë financimi të integruar që përfshin kredinë e butë dhe mbështetje financiare përmes granteve. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka përcaktuar edhe sesi do të funksionojë. ”Kredia e butë e nisur prej janarit, me një normë interesi vetëm 2% dhe 70% kolateral nga shteti…

Source

Haradinaj mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së: Kërkesat e tyre janë të drejta

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për protestën e paralajmëruar nga organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një deklaratë publike, Haradinaj ka vlerësuar se kërkesat e këtyre organizatave janë legjitime dhe të drejta, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së vlerave të luftës dhe kontributit të ish-luftëtarëve.

“Në mbështetje të protestës së thirrur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, në kërkesat e tyre legjitime dhe të drejta. Qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftës, në të drejtën e luftëtarëve dhe në të drejtën e popullit. Këto janë themelet mbi të cilat është ndërtuar liria jonë dhe që nuk lëkunden kurrë”, thuhet në reagimin e tij.

Tutje, Haradinaj ka theksuar se obligimi ndaj luftëtarëve të lirisë është i përhershëm, ndërsa shteti ka një detyrim moral dhe kushtetues për kujdesin dhe mbështetjen e tyre.

Ai u ka bërë thirrje institucioneve që të dëgjojnë dhe të trajtojnë me serioz shqetësimet e këtyre organizatave.

The post Haradinaj mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së: Kërkesat e tyre janë të drejta appeared first on Telegrafi.

Mandati sërish jo në duart e tij/ Reagon ashpër Adriatik Lapaj: Pra PSD iu pranua dorëheqja, neve jo! Do vijë dita e asaj që po kërkojmë

✇Albeu
By: M C

Ditën e sotme, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve mandatin e vetëm të “Shqipëria Bëhet” ia kaloi Ana Dajkos, duke ia hequr kushërirës së Lapajt, Kleana Xhuvelit.

KAZ rrëzoi vendimin e Celibashit, dhe ia kaloi mandatin Dajkos e cila është e para në listën e mbyllur të ‘’Nismës Shqipëria Bëhet’’.

Pas vendimit nga KAS, Lapaj ka reaguar ashpër duke e cilësuar vendimin ‘’standard të dyfishtë’’, duke sjellë në vëmendje praktikën e ndjekur nga PSD ku mandati u kaloi kandidatëve në listë të hapur pas dorëheqjeve të listës së mbyllur.

“Pra, PSD-së i pranohen dorëheqjet dhe mandati kalon te lista e hapur. Neve jo që jo! Për ne zbatohet tjetër ligj se ne jemi Gulag.

Jam aq shumë krenar që luftoj për garën e hapur! Do vijë dita e asaj që po kërkojmë. Një ditë ky vend do ketë garë”, – shprehet Lapaj.

The post Mandati sërish jo në duart e tij/ Reagon ashpër Adriatik Lapaj: Pra PSD iu pranua dorëheqja, neve jo! Do vijë dita e asaj që po kërkojmë appeared first on Albeu.com.

Manipulimi i mediave/ Kur Veliajt i kthehet kundër ‘përbindshi’ që ka ushqyer

Tani kur fati i tij politik dhe juridik ka marrë poropotinë, Erion Veliaj, duket sikur e ka gjetur armikun. Pasi SPAK nxorri dosjen mbi 400 faqe që përligjte marrjen si të pandehur, kryebashkiaku në detyrë po tregon me gisht mediat që bëjnë lojën e Prokurorisë së Posaçme duke infiltruar tek lexuesi gjysëm të vërteta që […]

The post Manipulimi i mediave/ Kur Veliajt i kthehet kundër ‘përbindshi’ që ka ushqyer appeared first on BoldNews.al.

KAS i hoqi mandatin “motrës” së tij, reagon Adriatik Lapaj

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriati Lapaj, ka reaguar pas vendimit të KAS që i hoqi mandatin Kleana Xhuveli, goca e tezes së Lapajt, dhe ia dha Ana Dajkos, e cila renditej e para në listën e mbyllur në koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet. Lapaj e cilëson vendimin e KAS standard të dyfishtë, duke sjellë në vëmendje […]

The post KAS i hoqi mandatin “motrës” së tij, reagon Adriatik Lapaj appeared first on BoldNews.al.

Hakeruan kompjuterat e 3 prokurorëve të SPAK, GJKKO rrëzon rekursin e Zambak Gjonit dhe Arnold Rrokajt

GJKKO nuk ka pranuar rekursin e Zambak Gjonit dhe Arnold Rrokajt, të cilët akuzohen se ndërhynë në sistemin e IT në SPAK duke vjedhur dosjet në hetim nga tre prokurorët. Dy të akuzuarit, të cilët kishin qenë pjesë e administratës, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj do të vazhdojnë të hetohen në qeli. “GJKKO 61004-00440-00-2025 ZAMBAK […]

The post Hakeruan kompjuterat e 3 prokurorëve të SPAK, GJKKO rrëzon rekursin e Zambak Gjonit dhe Arnold Rrokajt appeared first on BoldNews.al.

Pas akuzës, reagon Veliaj: Skenar i koordinuar për goditjen time

TIRANË- Përmes një mesazhi të gjatë në rrjetet  sociale kryetari I Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj  i përgjigjet të gjithë atyre që thotë se I kanë dërguar letra  këto muaj që ndodhet në paraburgimin në Durrës.

Veliaj flet për prova të cekta ndaj tij dhe se akuzon  prokurorët po shkelin sekretin hetimor dhe prezumimin e pafajësisë.  Shembull merr  komunikimin e akuzës  javën e kaluar nga agjentët e BKH  në  qeli   pa dijeninë e tij dhe të avokatëve për vizitën.

“Ata kanë prodhuar asgjë më shumë se sa një thashetheme, letra anonime, fletë-rrufe, shpifje, sajesa e supozime për një thriller sherifash, të cilat jam i bindur se nuk do të qëndrojnë as në gjykatë.”

Veliajt shkruan se nuk ka asnjë  shkelje në 2 vjet ministër dhe dhjetë vjet kryetar bashkie dhe I drejton shtatë pyetje SPAK.

“Kush është Nesti Angoni dhe për sa politikanë me letra anonime është bërë ky vetting 20-vjeçar, si në rastin tim? A po përdoret ky hetim dhe persekutim mbi mua si një “eleminim politik”, për t’u kthyer në standard të ri për këdo që shënjestrohet.

Pse të gjitha gjyqtaret e zonja, të cilave u bie shorti për masën time në GJKKO, papritmas sëmuren dhe dorëhiqen? A ka koordinim prokurori-gjykatë për organizimin e këtij sulmi ndaj kryetarit të zgjedhur të bashkisë?”

Veliaj   akuzon prokurorin  e çështjes për  konflikt interesi  dhe thotë se po I ndalohen takimet me avokatat ndërkombëtar.

“A ka konflikt interesi kur njëri nga prokurorët ka shprehur haptazi një pakënaqësi për një leje ndërtimi që ka marrë nga bashkia? Në një shoqëri demokratike, a nuk duhet që çdo i pandehur të ketë të drejtën për një prokuror pa konflikt interesi? Pse më ndalohen takimet me avokatët e mi ndërkombëtarë, të cilët po përgatisin çështjen time për në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, edhe pse Konventa Europiane – ku Shqipëria është palë – garanton qartë të drejtën themelore për t’u mbrojtur dhe zgjedhur lirisht përfaqësim ligjor?”

Nga burgu  Veliaj thotë se do të vijojë të luftojë për Tiranën duke nënkuptuar se nuk do të dorëhiqet nga detyra e krybashkiakut.

“Do të vazhdoj të luftoj për Tiranën, qytetin që e dua kaq shumë, dhe për Shqipërinë, vendin që e dua me gjithë zemër”

Dhe këtu Veliaj ndalet tek protestat para Bashkisë së Tiranës, duke ngritur pikëpyetje pse nuk është hetuar  molotovi para këtij institucioni ndërsa ai si kryetar bashkie po mbahet ende në paraburgim kur hetimi ka përfunduar.

“A u hetua ndonjëherë dhuna 1-vjeçare, me molotovë e zjarr, përpara Bashkisë së Tiranës, e kryer nga individë të maskuar që, sipas raportimeve, transportoheshin nga rrethe të tjera? Kush e koordinoi dhunën që të përkonte me vetting-un tim të paligjshëm? Kush e financoi për 45 javë? Nëse hetimi ka përfunduar, përse vazhdoj të mbahem në paraburgim – larg familjes sime dhe qytetit, të cilit i shërbej? A do të kishte kuptim që unë – Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës – të arratisesha, kur kam lidhje kaq të ngushta familjare, politike dhe shoqërore në Tiranë dhe jam kthyer disa herë në Shqipëri nga jashtë vendit, duke e ditur se kam qenë objekt i këtij hetimi penal?”

Erion Veliaj akuzon  SPAK se po bashkëpunon më aktorë të tjerë kundër kryetarit të bashkisë së Tiranës.

“Pushteti i pamatë i prokurorisë, duke vepruar në mënyrë të koordionuar me aktorë të tjerë, i është mbivendosur dhunshëm dhe në mënyrë të paarsyeshme dhe disproporcionale pushtetit që rrjedh nga populli, me votën sovrane për kryetarin e Bashkisë, në shkelje brutale të Kushtetutës dhe autonomisë vendore.”

Veliaj thotë se do të  denoncojë këto shkelje për Shqipërinë,  por duket se një mesazh e ka dhe pre qeverinë.

“A do të pranohet ndonjëherë në Bashkimin Evropian pa garanci të mirëfillta ligjore? A do të vazhdojnë investitorët dhe turistët të vijnë në Shqipëri, në një vend ku mund t’u nënshtrohen standardeve të tilla të paligjshme?”/abcnews.al

 

KAS nuk njeh dorëheqjet, mandati i kalon Ana Dajkos

Ka marrë një kthesë tjetër odiseja ligjore për një mandat deputeti në Tiranë, i fituar nga koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ e drejtuar nga Adriatik Lapaj e Endrit Shabani, pasi dy krerët e koalicionit u përfshinë në një konflikt publik se kujt i takonte ky mandat. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të mërkurën që të […]

The post KAS nuk njeh dorëheqjet, mandati i kalon Ana Dajkos appeared first on Reporter.al.

KAS e la pa mandat deputeti, reagon Lapaj: Pse PSD-së iu pranuan dorëheqjet?

Nuk ka qetësi në mandatin e vetëm që Nisma ”Shqipëria Bëhet” fitoi në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve u shqyrtua ankimimi ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që i dha mandatin e fituar në qarkun Tiranë vajzës së tezes së Adriatik Lapajt. Por KAS mendon ndryshe dhe vendosi të shpallë fituese Ana Lajkun. Adriatik Lapaj në një reagim të…

Source

Elegancë në çdo detaj – Zbuloni kostumet e dasmave nga Melodia PX

Në botën e modës, shpeshherë vëmendja përqendrohet tek veshjet e vajzave për dasma, por është e rëndësishme të kujtojmë se edhe djemtë duhet të duken po aq elegantë dhe stil.

Melodia PX, një brend me reputacion për cilësinë, është destinacioni i përsosur për çdo mashkull që dëshiron të shfaqë elegancën e tij në një dasmë.

Veshjet e ofruara nga Melodia PX janë një kombinim ideal i elegancës dhe stilit modern.

Çdo detaj është menduar me kujdes për të siguruar që secili të ndihet i veçantë dhe i sofistikuar.

Nga kostumet klasike të prerjes së përsosur deri te aksesorët që kompletojnë pamjen, Melodia PX ka gjithçka që ju nevojitet për të qenë në qendër të vëmendjes.

Një nga elementet më të vlerësuara të veshjeve nga Melodia PX është përdorimi i materialeve të kualitetit të lartë.

Duke zgjedhur vetëm tekstilet më të mira, ata sigurojnë që veshjet të jenë jo vetëm të bukura, por edhe të rehatshme për t’u veshur gjatë gjithë ditës.

Komoditeti është thelbësor, veçanërisht në evente të gjata si dasmat, dhe Melodia PX nuk bën kompromis në këtë aspekt.

Nëse po përgatiteni për një dasmë dhe dëshironi të dukeni dhe të ndiheni në mënyrë të jashtëzakonshme, Melodia PX është vendi ku duhet të drejtoheni.

Vizitoni Melodia PX dhe përgatituni të bëni një përshtypje të paharrueshme në çdo dasmë këtë sezon.

 

The post Elegancë në çdo detaj – Zbuloni kostumet e dasmave nga Melodia PX appeared first on Telegrafi.

Shell Kosova shpërblen konsumatorët besnikë, BMW X3, Motoçikleta Aprilia RS125 e shumë e shumë shpërblime të tjera

Shell Kosova fton qytetaret t’i bashkohen fushatës më të madhe shpërblyese në vend, “Në Shell, çdo blerje ka vlerë!”, duke i dhënë mundësi të artë të gjithë konsumatorëve të hyjnë në garë për të fituar BMW X3, Motoçikleta Aprilia RS125 deri te udhëtime, pako dhuratash dhe voucher për karburant.

Në Shell, çdo blerje ka vlerë!” është kampanja më e madhe në vend e organizuar këtë vit, që ka për qëllim t’i shpërblejë konsumatorët besnikë të Shell.

Kjo kampanjë ka filluar me datën 5 qershor, e do të zgjasë deri me datën 22 dhjetor.

Për t’u bërë pjesë e lojës për të fituar çmimet e lartpërmendura është fare e thjeshtë.

Çdo blerje prej 30€, qoftë karburant, produkte në market apo në restorant, sjell një kupon të vlefshëm për lojën. Pasi të plotësohet, kuponi hidhet në kutinë e lojës, duke e bërë secilin pjesëmarrës një hap më afër super shpërblimit BMW X3.

Sa më shumë kuponë, aq më afër mundësisë për njërin nga çmimet; numri i kuponëve për person është pa limit.

Fushata do të përcillet përmes një serie postimesh mujore në rrjetet sociale dhe mediave online, duke informuar publikun për fituesit dhe shpërblimet e ardhshme.

Ndërsa çmimet kryesore do të ndahen në transmetim direkt në Klan Kosova, me datën 26 dhjetor.

A ka dhuratë më të mirë për fundvit se sa një BMW X3?

Sa më shumë blerje, aq më shumë mundësi për të fituar.

Shell – Mbaje motorin të ndihet si i ri.

 

The post Shell Kosova shpërblen konsumatorët besnikë, BMW X3, Motoçikleta Aprilia RS125 e shumë e shumë shpërblime të tjera appeared first on Telegrafi.

Pse dështoi Kryengritja e Fierit

Me këtë speciale mbyllen kujtimet që studiuesi i njohur dhe krijuesi Aristotel Mici, falë një dhurimi të antropologut dhe patriotit Jakov Milaj, i përgatiti me shumë dashamirësi për publikun shqiptar. Në këtë numër kemi një pasqyrim të njerëzve që gjykuan dhe dënuan dhe karakteristikat e tyre, si edhe fatin e keq të njerëzve që donin të sfidonin një regjim të urryer por edhe jehonën e një kryengritje për të cilën folën shumë kancelaritë e huaja

 Nga Jakov Milaj

Përgatiti Aristotel Mici (4)

Aristotel Mici

Vijon nga numri i shkuar

  Jehona e Kryengritjes

Kryengritja e Fierit, që tronditi themelet e mbretërisë së Zogut, bëri bujë të madhe jo vetëm në të gjithë skajet e Shqipërisë,  por edhe në botën e jashtme. Të huajt, që kishin vizituar  vendin tonë ato vite, dhe kishin parë me sytë e tyre regjimin anakronik, sundimin feudal, varfërinë e tmerrshme të popullit dhe mjerimin e përgjithshëm, e prisnin si një gjë krejt të natyrshme  lëvizjen popullore me armë. Gjithë bota foli për të. Shtypi përparimtar i jashtëm në ditën e parë, kur u mor vesh shpërthimin i  Kryengritjes u shpreh me entuziazëm dhe shkroi në favor të saj, për t’u dhënë zemër  Kryengritjes shqiptarëve, që kishin rrokur pushkët. Po kur u njoftua dështimi i saj,  shtypi pozitiv lozi rolin e avokatit mbrojtës dhe u përpoq që të nxiste optimizmin publik për të ngritur zërin kundër masave barbare që ishte duke kryer Zogu. Të shtytur nga ky opinion, shumë qeveri dhe kryetar shtetesh i dërguan Zogut mesazhe për ta shikuar çështjen në mënyrë njerëzore dhe për të mos marrë masa ekstreme. Disa nga këto mesazhe përmendnin edhe persona të caktuar nga ata që ishin arrestuar dhe torturoheshin në burgjet e Fierit. Shoqata ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut do të dërgonte në Tiranë kryetarin e saj, për të parë në vend gjendje n dhe për të biseduar me qeveritarët  e këtushëm mbi të burgosurit e Fierit (fq.59).

Mehdi Frasheri

Për të treguar edhe më shumë rreth jehonës, që kish  gjetur jashtë vendit  rapresalja e qeverisë zogiste kundër aktivistëve të Lëvizjes së Fierit, Milaj  tregon një episod, që na njeh me delegacionin qeveritar, të kryesuar nga  Mehdi Frashëri, që pat shkuar në Gjenevë, për të mbrojtur pranë Lidhjes së Kombeve çështjen shqiptare kundër akuzave të Greqisë dhe shteteve të tjera përsa i përkiste mbylljes së shkollave minoritare; kur në atë rast mistri i jashtëm i Francës i foli me përçmim kryetarit të delegacionit shqiptar për masat çnjerëzore që po merreshin kundër kryengritësve të Fierit, duke i thënë se aty regjimi zogist kishte ngritur një  kasaphanë (un abation) (fq. 59).

*          *         *

Më 18 gusht 1935 mbreti bëri ndryshime në gjykatë

Më 18 gusht, 1935,  mbreti  bëri ndryshime në përbërjen e gjykatës së posaçme për fajet politike. Dekretoi largimin e kryetarit të mëparshëm dhe të dy anëtarëve. Trupi i ri i gjykatës u formua me këtë përbërje:

Kryetar: kolonel Ali Riza Kosova

Anëtarë ushtarak : Major Hamz Kuçi .                                                         Anëtar  ushtarak Kapiten  Zef Prenushi                                                                                                        Anëtar civil :  Petro Martini .                                                                                                                                 Anëtar civil: Sadri Fasllia .                                                                                                                                               Prokuror: Kiço Bisha .                                                                                                                                                      Ndihmës anëtar : Faik Bregu                                                                                   Gjithashtu u dekretua transferimi i Gjykatës nga Tirana në Fier .

Ali Riza Kosova

Në atë kohë mjaftonte të dëgjoje emrat e këtyre njerëzve për të parashikuar sesi do të vepronte gjykata. Por sot që këta janë harruar, duhen thënë dy fjalë për ta. Ali Rizai, dikur oficer  i Fan Nolit, i martuar me një kushurirë të largët të Zogut, që nuk dinte të fliste veçse  turqisht. Qe si njeri i shkalluar; kënaqësia e vetme e tij ishte të vriste e të torturonte njerëz. Dy anëtarët ushtarakë ishin mjekuar të dy nga nervat për shkak sëmundjesh me origjinë sifilitike.; i pari ishte baxhanjak i Ali Rizait; i dyti vetëm pak javë më parë ishe dalë nga  Çmendina e Vlorës. Nga anëtarët civilë, Petro Martini ishte një mumje, “qorr” na dy sytë, që nuk dinte të jepte asnjë mendim për nënshkrimin e dokumenteve, që i firmoste me dorën që ia mbante sekretari. Sadri Fasllia, gjer atëherë gjyqtar hetues në Durrës, ishte njeri i Lal Krosit dhe i shërbente regjimit edhe me detyra të tjera mbi detyrën kryesore. Prokurori Kiço Bisha ishte i njohur për trillim akuzash të rreme e të rënda kundër kujtdo, që i binte në dorë, sidomos po  të ishte patriot  shqiptar (f.61).

Fuqitë operative dhe forcat e gjindarmarisë në Tiranë e gjetiu arrestuan shumë njerëz, midis të cilëve dhe intelektualë, që s’i honepste regjimi. U bënë mijëra vet të arrestuar. Shumë nga këta u liruan, pasi u torturuan për ditë me radhë. Vetëm në burgjet e Fierit u kalua mbi 2000 persona. Versioni zyrtar i qeverisë i botuar në një deklaratë, i datës 17 shtator 1935 konfirmonte se numri i të pandehurve ishte 539 vetë (fq.61)

Për  t’u gjetur vend gjithë të burgosurve, të sjellë nga të katër anët e Shqipërisë u përdoren godina të sigurta. Përveç  disa lokaleve të përfunduara të nënprefekturës, u kthyen në burgje edhe shkolla e djemve, hoteli  ”Liria”, zyra e postë-telegrafës si edhe një rresht dyqanesh, që ndodheshin përballë kësaj godine .Torturat që u përdorën në “kasapanën” e Fieri qenë të tmerrshme. Druri dhe metoda të tjera barbare qenë i vetmi mjet  për të zbuluar veprimet e kryera nga secili. Hekuran Maneku, për shkak se nuk i duronte dot këto tortura barbare, tentoi të vriste veten, duke shpuar barkun me një gozhdë të ndryshkur, që e gjeti në murin e birucës, ku e mbanin të mbyllur. Ndër kaq plaga e tij e infektuar po keqësohej pa u vizituar nga  ndonjë mjek. Dhe doktori, i cili  më në fund erdhi,  bëri një prognozë të keqe dhe tha hapur se i sëmuri  shpejt do të vdesë. Po vdekja e Hekuran Manekut do të bënte shumë bujë dhe do të vërtetonte gjithçka ishte pëshpëritur brenda vendit, po dhe në botën e jashtme lidhur me torturat dhe seancat gjykimore, për ç’ishte  shkruar rreth  asaj mizorie, që metaforikisht ishte quajtur “kasaphana” e Shqipërisë. Atëherë regjimi, që të shpëtonte nga një diskreditim i madh, vendosi ta zhdukte  Hekuran Manekun, me pretekstin se ai i kishte lyer duart me gjak. Dhe ashtu, pa u vonuar, ekzekutimi  i u bë të nesërmen, më 23 shtator, me varje në një  trekëndësh të ngritur 10-15 metra në jug-perëndim të cepit të godinës, që sot shërben si bankë  shteti . I dënuari mbajti një qëndrim shumë të qetë dhe burrëror, kur u njoftua se do të ekzekutohej. Shokët e qelisë së burgut tregonin  për  vuajtjet e tij jo vetëm fizike, po edhe lëndimet shpirtërore. Oficerët, që e ruanin nuk linin gjë pa i thënë, e shanin dhe e tallnin . I dukej sikur vdekja do ta shpëtonte nga këto tortura dyfishe. Shokët që ndodheshin një birucë me të, u çuditën, kur rojet  e nxorën nga biruca  për ta  ekzekutuar. Ai u përshëndet me ta, ju uroi që shpëtuat jetën dhe i këshilloi që të mbeten  patriotë të ndershëm .Kështu e  sillnin në mendje  të burgosurit e tjerë Hekuranin,të papërkulur, tek do të nisej  për të dhënë shpirt i varur në litar. Kurse një toger matjan, i cili komandonte togën, që e shpuri Hekuranin te trekëndëshi i varjes, ju drejtua të burgosurve, kur u kthye nga ekzekutimi me këto fjalë ofenduese për të:  “ai katil, kur vuni litarin në fyt, thërriti rroftë Shqipnia! Desh m’u shit atdhetar ai që luftoi kundër atdheut, kur ka çue pushkën kundër Nalt-madhënisë së tij! (fq. 61-65).

Po pavarësisht  nga fjalët e togerit të burgut, Hekuran Maneku ishte një nga përfaqësuesit aktiv të Kryengritjes së Fierit. Pra gjyqi i Fierit, që u mbyll më 17 shtator, pas një gjykimi  mizor, që krijoi në qytetin e Fierit, një psikologji terrori, që do të kulmonte ë datën  23 shtator, me varjen në litar të Hekuran Manekut .

Tri katër ditë më vonë, të burgosurit e Fierit  u transportuan në burgun politik të Durrësit, që ishte një godinë e marrë me qira nga një tregtar dibran, që qe i lidhur me regjimin.

Ndër kohë, nuk duhet të lëmë në harresë, Jashar Cakrani, i cili në hetuesi hiqte pikën e zezë mes torturash të ndryshme, aq sa prej tyre ai pësoi  një tronditje  të rëndë nga të rrahurat, sa që u shkatërrua  krejt nga sistemi nervoz. U qëllua aq keq, sa nuk mund të shërohej  edhe jashtë shtetit,ku e shpunë për mjekim. Prej torturave Jashar ishte bërë gjysmak. Kur qante e kur qeshte pa vend. Herë hante pa masë dhe herë nuk fuste gjë në gojë .Më kujtohet se kur ndodheshim të burgosur, të mbyllur në një si zyrë, poshtë telegrafës, Jashari i dërmuar nga goditjet, na thotë ne shokëve të tij, që ndodheshim tok: “E kuptoj se ju shokë çuditeni me sjelljet e mia. Po ja shikoni vetë….” dhe atë çast lëvizi të linjtat, ndërsa ne atëherë, pamë se nën to, ai sikur kish një palë të linta të tjera të zeza të lerosura me një pellg gjaku. Kështu i ishin bërë  mishrat e kofshëve nga të rrahurit .Për këtë person, për Jashar Cakranin, autori i dorëshkrimit ka një konsideratë të veçantë se e kish njohur për karakterin e tij para se të ndodheshin në burg . Ai kish qenë personi më aktiv në zonën e Mallakastrës përsa i përkiste gjetjes dhe mobilizimit të vullnetarëve për ditën e Kryengritjes. Jashari kishte një natyrë të çuditshme. Ishte shumë zemër mirë, gojëmbël, bujar dhe i afruar me fshatarët e çdo shtrese; ai hante e pinte gju më gju me ta. Kishte një natyrë krejt të kundërt me të atin, Sulo Beun, që ishte koprac i madh, zemërgur, që i kishte vënë vetes për detyrë vetëm të fitonte sa më shumë. Kryengritësit, që mblodhi Jashari ishin nga Kreshpani dhe nga fshatra të tjera të Mallakastrës. Jashari e tregoi veten  trim dhe  njeri me karakter si në përpjekjen e Lushnjës, ashtu edhe gjatë  zhvillimit të gjyqit, me gjithë se  u torturua më  shumë se çdo i 10pandehur (fq.44…)

Gjyqi i Fierit  filloi më 21 gusht. Për grupin e parë, që përbëhej prej 21 xhandarësh,  të cilët shin pjesëmarrës në kryengritje, gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura, në një nga zyrat e nënprefekturës. Nga këta u dënuan me vdekje  11 veta, me pushkatim në shpinë; kurse të tjerët morën dënime të ndryshme, nga 15 vjet deri në burgim të përjetshëm. Zbatimi i vendimit u bë pas tri ditësh. Në agim të 24 gushtit u pushkatuan: Kapter Hysen Bektashi, rreshter Qirjako   Çiço, rreshter Ndue Buzi dhe gjindarmët Ahmet Ismaili, Halit  Bektashi, Hysen  Ramadani, Abdurraman Zelka, Sinan Beqiri, Nazif Hamzai dhe Abedin Hasani.

Ekzekutimi u krye në një  arë disa metra larg në juglindje të Bashkisë. Të dënuarit u pyetën sipas zakonit  për dëshirat e fundit dhe të gjithë qëndruan burrërisht. Kur u vendosën rresht me shpinën nga plotori i ekzekutimit, rreshteri Ndue Brozi nga Kthella e Mirditës u bërtiti shokëve, që t’i kthejnë gjoksin  plumbit, ashtu siç është zakoni  trimave. Të gjithë ashtu me duar të lidhura u kthyen drejt plotonit për qitje. Abdurrahman Zelka  prej Tirane thërriti  në çastin e fundit: “Poshtë  Zogu! Rroftë Republika! Dhe gjithë shokët iu përgjigjën me “urra” thirrjes së tij. Fjalët e njëmbëdhjetë dëshmorëve para plotonit të ekzekutimit na i thanë ne të burgosurve të tjerë vetë ushtarët dhe oficerët, që kishin bërë pjesë në atë togë pushkatimi. Më pas mua m’i pat përsëritur dhe papa Polizoi, Ikonomi, që ishte ndodhur prezent, bashkë me hoxhën  dhe priftin katolik të Vlorës, për të kryer shërbimi e fundit fetar. Të burgosurit civil, që u ndodhën në një dhomë me xhandarët, tregonin me habi për gjakftohtësinë e 11 dëshmorëve, kur i morën për t’i ekzekutuar. Të gjithë  u mbajtën trima, u hallallosën, me shokët, që mbeten, lanë amanetet e fundit dhe ndonjë porosi për t’ua shpurë familjeve. Trim mbi trima u tregua rreshteri Ndue  Brozi, i cili  midis të tjerash tha që trupin e tij t’ia çonin në Kthellë, për ta vajtuar çikat e malësisë. (f.63).

Seancat e tjera gjyqësore u zhvilluan në kopshtin e Qemal Vrionit; më parë në një cep  në hijen e pemëve dhe më vonë përpara shtëpisë, në ballkonin  e së cilës kishte zënë vend trupi gjykues, me Ali Riza Topallin në krye (fl. 63).

Meqenëse numri i të pandehurve ishte shumë i madh, gjyqi për ta, në mungesë të ambienti të përshtatshëm, u  vendos të zhvillohej  në oborrin e shtëpisë së Qemal Bej Vrionit, i cili ishte pjesë e grupit që do të gjykohej. Seancat u realizuan  nën hijen e një pjergulle, ku vetiu  të pandehurit ngrinin shpesh herë kokën dhe shihnin veshët e rrushit të pjekur. Më pas kthenin vështrimin nga Qemal Vrioni dhe në çaste të veçanta e shpotisnin me romuze : “i mbarë rrushi këtë vit, Qemal Bej!- Verë apo raki do ta bësh këtë vjeshtë? Vërtetë ironi   dhe paradoks, kur një i pandehur gjykohej  nga një gjykatë, por në shtëpinë e tij.

Musa Juka   

Midis  personave të arrestuar qenë edhe disa  njerëz, që vini nga familje me emër të dëgjuar si Vrioni, Dibra dhe Vlora. Për këta persona gjykata nxori prova të dorës së dytë, që dëshmonin një pakënaqësi të përgjithshme ndaj mbretit, qeverisë dhe disa nëpunësve të lartë të veshur me pushtet si mund të ishin për shembull ministri i brendshëm Musa Juka, ministri  i luftës Xhemal  Aranitasi, si dhe adjutanti i Zogut Abdurrahman Krosi – (Milaj nga fletorja).

Më 26 gusht 1935, u sollën para gjykatës 48 të pandehur nga pjesëtarët, që kishin qenë direkt në Kryengritje. Nga këta, pas tri ditësh, 4 vetë u dënuan me vdekje, 19 me burgim të përjetshëm dhe 14 persona me burgime  të ndryshme . (F.63)

Seanca më e rëndësishme filloi më 29 gusht dhe vendimin e dha  më 9 shtator. Në këtë seancë u paraqit grupi udhëheqës i “Organizatës së fshehtë”, ku përfshiheshin nën oficerë, që kishin qenë ngarkuar për të kryer atentatet e Tiranës, anëtarët e komisionit koordinativ të Fierit dhe disa të tjerë. Prej këtyre të pandehurve  u  dënuan me vdekje 23 vetë, midis të cilëve edhe Hekuran Maneku. (fl.63.)

Më vonë u paraqitën me radhë edhe grupe të tjera, që morën dënime të ndryshme. Nga debatet e  zhvilluara në gjyq, me  interes për anë ideore  bëri përshtypje dhe  pati rëndësi  për kuptimin politik deklarata e Mustafa Kaçaçit .Ai tha  se ishte komunist dhe kishte marrë pushkën kundër regjimit, që të luftonte, për të çliruar  punëtorët  dhe fshatarët . Ai deklaroi gjithashtu  se kurrgjë nuk e  bashkonte me Qemal Vrionin ose me bejlerët dhe çifligarët e tjerë, që po gjykoheshin bashkë me të në një grup .Kjo deklaratë e guximshme nuk ishte dëgjuar ndonjë herë në seancat gjyqësore .Po megjithëse nuk u përmend as “Organizata e fshehtë” as   grupi  komunist, Hasan Reçi dhe Mustafa Gjinishi i mbajtën mëri Mustafës, pse ai përmendifjalën “komunist”.

Po ndërkohë në gjyq prirja për dënime rënda nisi të lehtësohej si efekt i protestë nga opinioni publik i brendshëm dhe i jashtëm (fq. 67). Grupi i fundit u paraqit për gjykim më 16 shtator dhe vendimi u dha të nesërmen, më 17, kur u dënuan  me vdekje dy nga të pandehurit.

Si përfundim, në gjithë seancat që u zhvilluan në Fier u paraqitën  539 persona të arrestuar, prej këtyre  gjykata e posaçme për faje politike dënoi 213 të pandehur, nga të cilët 53 me vdekje dhe të tjerët me burgime të ndryshme .Po duhet thënë se në prag të ekzekutimit, si rezultat i presionit të brendshëm, po sidomos edhe  atij ndërkombëtar, dënimet me vdekje u ndërruan me  burgim të përjetshëm .

Kurse gjyqi për të pandehurit,që ishin arratisur, do të zhvillohej disa muaj më vonë, më 1936….

Duhet të shënojmë se gjatë zhvillimit të hetimeve  dhe seancave gjyqësore trupi gjykues nuk mundi të zbulojë të vërtetën mbi këtë lëvizje të madhe. Kjo ndodhi për tre arsye: e para, se urdhri ishte që vendimet të merreshin sa më parë, me që ngutësia i nevojitej  regjimit për të tronditur popullin; e dyta, se anëtarët e trupit gjykues ishin të paaftë dhe, prandaj  nuk kishin mundësi  që të nxirrnin nga goja e të pandehurve ndonjë fjalë më tepër nga ç’mund të nxirrte dajaku; e treta, që qe më e fortë,  është se të pandehurit, qofshin  këta fshatarë të thjeshtë, a po intelektualë, nuk akuzua njeri tjetrin, veçse në raste të rralla, kur ndodheshin të shtrënguar fortë. Kështu, me këtë mënyrë veprimi, Gjykata nuk mundi të merrte vesh se si ishte organizuar Kryengritja, cilët  qenë pjesëtarët e udhëheqjes së saj, si qenë formuar grupet, pse lëvizja plasi vetëm në Fier. Disa nga këto çështje  u sqaruan më vonë, kur disa  miq të ministrit të ri të  punëve të brendshme Et’hem Toto, i raportuan këtij gjerë e gjatë nga burgu mbi organizimin dhe  udhëheqjen e lëvizjes (fq. 66-67).

Për shkak  se nuk u zbulua e vërteta, Gjykata e posaçme dha dënime të çuditshme. U dënuan me vdekje edhe njerëz, që kishin faje shumë të lehta. S’ka dyshim se edhe miqtë, simpatitë e antipatitë dhe sidomos ryshfetet, që në atë kohë ishin të zakonshme, loznin rolin e tyre në caktimin e dënimeve.

Anësirat dhe ndërhyrjet viheshin re edhe gjatë faljeve mbretërore që bëheshin dhe që kishin  për qëllim të zbusnin acarimin e opinionit publik botëror, që  vazhdonte të kritikonte  mizoritë e Zogut. Ashtu u pa e arsyeshme të faleshin disa të  burgosur nga regjmi i kohës . Kjo gjë ra në sy edhe në amnistinë e vitit 1935, kur në fakt u liruan persona të dënuar me vdekje dhe mbetën në burg njerëz me një ose dy vjet privim lirie (fq.67).

Për këtë veprim  është interesante të dihet se ç’u tha nga Komunikata që dha Agjencia telegrafike  shqiptare (Albageme) në lidhje me faljen mbretërore. Kam parasysh  botimin e gazetës frënge Le Temps, e cila gazetë fliste për bujarinë e mbretit dhe përmendte se midis të falurëve ishte edhe  “princi Nuredin Vlora “. Ky shënim bëhej me qëllim për të zbutur opinionin në boten e jashtme. Le të përmendim një rast: meqenëse për Nuredin Benë kishte shumë ndërhyrje, ai duhej të falej. Ndërhyrjet për faljen e tij nisnin duke filluar nga Duka i Ëindsorit dhe deri te Kalifi, i cili nga Egjypti i dërgonte Zogut një mesazh të shkruar arabisht me ngjyrë të kuqe me anën e të cilit kërkonte që të falej, meqenëse i ati, Ferid Pasha, i kishte bërë shumë shërbime (fq.67)

Gjatë seancave gjyqësore pati edhe të papritura, që të bënin të qeshje. Kështu qe një shembull, kur kryetari i trupit gjykues i  gërthiste një fshatari se ku i kishte fshehur dylbitë  e gjeneral  Gjilardit, kur prokurori akuzonte për këtë një person tjetër.

Populli, kur pa me sytë e tij  seancat gjyqësore, që  po bëheshin në qytetin e Fierit, u llahtaris, sepse gjykimi u zhvillua nën një regjim terrori. Dajaku ishte mjeti kryesor, që përdorej nga  “hetuesit”  e  burgjeve, të cilët praktikonin  tortura nga më mizoret .Kushtet ishin mizerabël. Mjafton të kujtojmë faktin se dhomat dhe lokalet, ku ishin vendosur të arrestuarit, qenë edhe burgje edhe vende torturash. Pra, nga gjithë sa parashtrohet  lidhur me kushtet se si zhvilloheshin skenat hetimore, seancat gjyqësore,  pushkatimet dhe dënimet e rënda që  dha gjyqi politik i Fierit e prishnin përfytyrimin ndërkombëtar të Shqipërisë. Me gjithë  përpjekjet dhe marifetet e nëpunësve të regjimit, për ta mbajtur të fshehur barbarinë e trupit gjykues dhe të xhandarëve xhahil, egërsia e gjyqit u  duk nëpër faqet e  shumë  gazetave  të njohura të shtypit  jashtë vendit, nga të cilat duhen përmendur: Times, Daily Telegraph, Le Petit Parisien, Le Figaro, Journal de Geneve, Pravda, Kathimerini, Vreme, e tj, që shkruan artikuj, që mbajtën qëndrim  kritik rreth shtypjes me dhunë të asaj që u quajt “Drama juridike e Fierit[1]. (Pasqyrën e jehonës së shtypit të huaj  për këtë ngjarje  historike e gjejmë  edhe më të  plotë  nga Prof. Belegu në veprën e tij “Kryengritja antizogiste e Fierit”.) 

Jehona e Kryengritjes së Fierit  do të ndihej në rast përvjetorësh nga një dekadë në tjetrën, sidomos më në zonën e qytetit dhe të qarkut të Fierit . Kështu, me rastin e  85 vjetorit të kësaj ngjarje historiani Ilirian Gjika do ta përkujtonte atë si një “akt të guximshëm historik “ në  gazetën “Orakujt e Tomorrit”, duke shkruar, ai kujton: “Kryengritja e Fierit ishte shprehja më e fuqishme e pakënaqësisë që ekzistonte në vend  kundër mbretit Zog. Kjo lëvizje tronditi seriozisht regjimin” gjë që u pa në zhvillimin e seancave të gjyqit  politik të Fierit, po që u duk dhe në  shkrimet e disa gazetave të ndryshme, madje edhe nga faqet e gazetës proqeveritare si Besa e të tjera” .

          Gjithësesi  atëherë, presioni i brendshëm dhe ai ndërkombëtar e detyroi mbretin Zog, që vetëm  dy muaj më pas, pikërisht për përvjetorin e pavarësisë, më 28  Nëntor 1935, të shpallte një amnisti, e cila i falte një pjesë të dënuarve .Më pas ajo do të pasohej në 31  dhjetor nga një amnisti  tjetër, ku një pjesë tjetër e të dënuare u liruan.

Nuredin bej Vlora

Gjatë gjyqeve, që u zhvilluan në Fier, të pandehurit u mbrojtën dhe nga një numër i madh avokatësh të mbledhur  nga Vlora, Berati e Tirana. Disa nga këta, që përfaqësonin pasanikë, fituan plot para. Disa prej tyre u treguan edhe të poshtër; përfitonin nga sekretet, që nxirrni  prej të pandehurve dhe këto ia  raportonin qeverisë. Si shembull për këtë lloj avokati po japim Sezai Qemalin, i cili për të mbrojtur  klientët e tij, deklaroi se duhen dënuar të rinjtë ekstremistë dhe duhen liruar Nuredin Bej  Vlora, Qemal Bej Vrioni dhe Seit Bej Vrioni, të cilët janë të pasur dhe ndihmojnë shtetin. Ata nuk mund të jenë fajtorë si ekstremistet”. Po karakteri i avokat Sezaiut si shërbëtor hipokrit i regjimit bëhet dhe më konkret, po të lexojmë një letër të tij drejtuar mbretit .Siç dihet, Zogu më 7 prill 1939, iku dhe e la Shqipërinë dhe pallatin. Ata që e pushtuan pallatin më vonë, kur u futën në arkivin e tij, gjetën një raport, që Shezai Qemali i dërgonte mbretit mbi organizimin e “Lëvizjes së Fierit”, sipas informacioneve që kishte mbledhur ai vetë dhe disa avokatë të tjerë nga klientët e pandehur. Ky raport u shumëfishua dhe u shpërnda nga njerëzit, që e gjetën në arkiv. (f. 68-69)  .

Ndryshim në Qeveri

Kryengritja e Fierit ishte shprehja më e fuqishme e pakënaqësisë që ekzistonte në vend kundër Zogut. Megjithëse dështoi, ajo qe një grusht i rëndë për regjimin monarkist. Nga kjo lëvizje u bë e qartë se  mbështetja e këtij regjimi brenda vendit ishte e dobët, dhe, se me një organizim më të mirë,  kryengritësit mund ta kishin rrëzuar atë .Nga mënyra si u zhvilluan ngjarjet pakënaqësia e popullit u shtua dhe më shumë. Për të shmangur revoltën dhe trazirat e mundshme, mbreti manovroi me ndryshimin e qeverisë. Në ato rrethana ai e pa të arsyeshme të shkarkonte qeverinë konservatore të kryeministrit Pandeli  Evangjeli dhe ta zëvendësonte  atë me një qeveri të re liberale e të moderuar të Mehdi Frashërit .Kjo qeveri përbej prej anëtarësh, qe nuk kishin pikëpamje politike të përbashkëta, përveç besnikërisë ndaj fronit adamantinSovranit August . (flet. f.71)

Me anën e qeverisë së re Zogu synonte të arrinte dy qëllime: Të zbuste deridiku  zemërimin e popullit kundër tij  dhe nga ana tjetër, të vazhdonte traktativat me Italinë për të marrë hua, që  të mund të përmirësonte gjendjen .      Gjithsesi me liberalizmin që nisi të duket me qeverinë  e re, në jetën e përditshme u vu re gjallërimi i mendimit demokratik. U ngrit niveli i  shtypit  dhe  dolën një brez autorësh të talentuar e përparimtarë, të cilët  përshkruanin me ngjyra të vërteta varfërinë, korrupsionin e administratës dhe egërsinë e regjimit antipopullor. Atëherë midis shkrimeve pa  ndonjë  vlerë sociale, artikuj ose shkrime të botuara nga njerëz me aberracione ideologjike e politike, si ato që botoheshin në gazetën proqeveritare “Besa”, por midis tyre gjeje dhe materiale përparimtare. Atë kohë shkrime të tilla realiste dilnin sidomos në organe të tilla  shtypi si  “Arbëria”, “Illyria”, “Përpjekja Shqiptare”, revista  “Bota e re” e Korçës si dhe revista jetëshkurtër “A.B.C. e Tiranës, që u drejtua prej Petro Markos dhe Asim Vokshit.

Nga emrat e autorëve më të njohur, që botonin   nëpër këto gazeta dhe revista, ishin autorë të tillë si  Branko Merxhani, Vangjel Koça,  Andrea Varfi, Aleks  Çaçi,  Petro Marko, Asim Vokshi e të tjerë, po kishte edhe  autorë që preferonin të përdornin  pseudonime si Chri-Chri, Kapa,  Harbuti,  Demo Koti, Migjeni .

================================================================

Pse dështoi Kryengritja e Fierit

Historia na tregon se një kryengritje popullore për të arritur qëllimin e caktuar duhet të ketë ide të qartë rreth së cilës të mblidhen  elementë nga shtresa të ndryshme pa lëkundje. Kështu që duheshin sqaruar  njerëzit për idenë antizogiste, për të rrëzuar monarkinë. Duheshin bindur njerëzit dhe t’u sqaroheshin veprimet  e mundshme  për aksione antizogiste. E para ishte pakënaqësia  popullore brenda vendit. E dyta, konjuktura ndërkombëtare qene favor të kryengritjes: Italia qe e angazhuar me pushtimin e Abisinisë, prandaj i kishte duart të zëna dhe nuk mund të ndërhynte ushtarakisht në Shqipëri. Kështu që ishte një situatë në favor të antizogistëve. Arsyet e dështimit janë të qarta. Së pari mungonte ideali i përbashkët .Së dyti, në lëvizje morën pjesë  grupe me interesa të ndryshme, që jo vetëm nuk përkonin, po në shumë raste,  binin në kundërshtime njeri tjetrin. Kështu mund të flitet për diferencat e mëdha midis komunistëve, që përfaqësonin  proletariatin  dhe atij  grupit të bejlerëve, që  luftonin kundër  reformës agrare; ose bajraktarëve, që donin të ruanin sistemin feudal dhe fshatarëve, që kërkonin të shpëtonin nga ai sistem. Si pasojë, elementët jo përparimtarë,  jo vetëm nuk morën pjesë në kryengritje, po krijuan intriga dhe e sabotuan atë.

Edhe brenda  grupit  të “nacionalistëve demokratë” ka pasur shumë politikanë karrieristë, aventurierë e pseudo-demokratë, të  cilët morën pjesë në këtë organizatë kaq të gjërë, pra ishin pjesëmarrës jo si qytetarë të pastër, po sepse mendonin të zinin kolltuqe, të drejtonin shtetin pa ndryshuar sistemin qeveritar, që kishte organizuar Zogu. Të tillë ishin  ideatorët, që përpiqeshin gjoja të prinin masën e popullit kryengritës si Bektash Cakrani, Neki Starova, Kostë Çekrezi, Musa Kranja, Afëz Ali Tarja e të tjerë. Këta drejtues” të lëvizjes formonin atë grupim të bejlerëve, edhe të ca të kamurve,  që nuk kishin ndryshim  të madh parimor me  grupin e bejlerëve të nivelit më superior si Shevqet Vërlacin,  Qemal Vrionin, Nuredin Vlorën, Seit Vrionin e Muhamet Këlcyrën. Këta të fundit  i përkisnin asaj radhe të  bejlerëve ”kryengritës”, që ishin vetëm armiq personal të mbretit. Disa nga këta mezi prisnin që të “kriste” e të shikonin se si do të shkonte puna dhe pastaj të  hynin në valle, për të marrë përfitime. Me një fjalë këta persona nuk arritën të ishin as kryengritës dhe aq më tepër të quheshin pastaj edhe  drejtuesit e Kryengritjes.

Një arsye tjetër, që pengonte frymën e aksionit dhe të revoltës, qe ideja  iluzive se me fillimin e  kryengritjes, me revoltat popullore dhe  me atentatet e para, regjimi zogist do të binte vetiu  pa përdorur ndërhyrjen  me forcë, që ishte ide pacifiste, e cila të shpinte në disfatë .

Kryengritjen  e Fierit nuk  e bënë këta elementë inaktivë dhe konfuzë, po e bënë fshatarët e krahinave të Beratit, Fierit, Lushnjes, Mallakastrës dhe  Skraparit të udhëhequr nga  Riza Cerova, Mustafa Kaçaçi, Hekuran Maneku e të tjerë. Katundarët u paraqitën të gatshëm që të sakrifikonin  edhe jetën. Rreth tyre do të bashkoheshin edhe shume varfanjakë  të viseve të tjera  .Po kjo do të ndodhte vërtetë  sikur të kishte qene një udhëheqje e fortë, që t’ua bënte të qartë pse duhej të luftonin. Pikërisht kjo mungoi.

“Udhëheqja e Organizatës së fshehtë” nuk ishte monolite. Kishte plot mosmarrëveshje midis drejtuesve të saj.         Krerët e Lëvizjes, që  përmendëm më lartë, dhe  që hiqeshin  si ideatorë, e konsideronin veten mbi udhëheqjen kolegjiale, prandaj as qe i zbatonin urdhrat e saj.  I vetmi grup, që mund ta ndryshonte gjendjen, të krijonte dinamikën dhe të drejtonte masat, do të ishte ai i komunistëve;  po edhe në gjirin e këtij grupi, në atë kohë, kishte të meta. Ata prireshin nga metoda e puçeve. Ideonin atentate, pa pasur një  plan për zbatimin e tyre, pa pasur një  organizim më të studiuar me kryengritjen masive të  pjesëmarrësve të  “Organizatës  së fshehtë”. Kështu, dy nga krerët  kryesor të këtyre grupeve, Hasan Reçi, dhe Mustafa  Gjinishi nuk qenë njerëz të vendosur dhe bënë gabime të rënda në komunikimin me njerëzit. (fl. 76)

Për këto arsye dhe të tjera Kryengritja e Fierit dështoi. Përpjekjet, torturat dhe vuajtjet e  qindra njerëzve të thjeshtë, që morën pjesë në këtë Lëvizje  dhe, që u dergjën dhe  nëpër burgje, nuk dhanë rezultat.

Gjaku i 12 dëshmorëve nuk u kujtua për disa kohë.

 

Pas Kryengritjes së Fierit                                                                                  

Megjithëse dështoi, kryengritja e Fierit qe një grusht i rëndë për regjimin zogist. Ajo  e bëri të qartë se mbështetja e këtij regjimi brenda vendit ishte shumë e dobët, dhe, se me një organizim paksa më të mirë kryengritësit mund ta rrëzonin atë. Për të shpëtuar hë për hë nga kjo situatë, regjimi  përpunoi një taktikë të re qeverisjeje. Para së gjithash duhej që me çdo kusht të paqësohej populli. Pakënaqësia e shtresave të ndryshme, që arritën gjer sa të ngrenë krye, duhej  kanalizuar në mënyrë që Zogu personalisht të konsiderohej i pafajshëm për të gjitha të  këqijat, që kishte pësuar vendi. Duhej që fajet e së kaluarës t’i ngarkoheshin dikujt tjetër dhe, prandaj nga pallati mbretëror u përhap parulla se shtypja dhe  shpërdorimet ishin bërë  prej qeverisë, që kishin vepruar, gjoja,  në kundërshtim me vullnetin e sovranit (fl.70).

Për të zbatuar këtë vijë të re në politikën e brendshme,  në tetor 1935, mbreti rrëzoi qeverinë e Pandeli Evagjelit dhe në vendin të saj erdhi qeveria “liberale ose e të rijve” e kryesuar nga Mehdi Frashëri.

Me anën e qeverisë së re Zogu synonte të arrinte dy qëllime: të zbuste deridiku zemërimin popullit kundër tij dhe, nga ana tjetër, të vazhdonte traktativat me Italinë, për të marrë një hua të re, e cila do të qetësonte ashtu gjendjen katastrofike të financave. Pasi të siguronte mbështetjen e jashtme, do ta ndjente veten më të sigurt, dhe kur të vinte koha të merrte masa shtypëse pa pasur frikë se mos rrëzohej nga populli.

Qeveria e re e  Mehdi  Beut u quajt liberale, se në fillim ajo, e shtyjtur  nga interesat e çastit të regjimit, e dha një frymë të tillë ca tolerante. Të ndihmuar nga  ky liberalizëm  fillestar, intelektualë përparimtarë patën disa  mundësi, që nuk mund t’i siguronin në  qeverinë e mëparshme. Grupet komuniste në këtë kohë u zgjeruan me anëtarë të rinj. U shtuan shkrimet që pasqyronin mjerimin dhe ngjyrat e vërteta të varfërisë. Po pikërisht atëherë Zogu u bë më vigjilent për situatën dhe me njerëzit e tij nisi intrigat kundër Mehdi Beut me shokë. Pasi e diskreditoi atë, e detyrojë që të jepte dorëheqjen.

Më gjithë humbjen, nuk mund të thuhet se ndikimi i Kryengritjes së Fierit, qe aq i kufizuar. Zjarri që u ndez nga kjo  Kryengritje nuk u shua as pas ardhjes së Koço Kotës e Musa Jukës  me shokë. Ky zjarr, që u mbajt i ndezur nga elementët përparimtarë, ndikoi edhe në organizimin e demonstratave popullore  para ardhjes së Italisë si dhe në krijimin e grupeve të para antifashiste në Shqipëri.

Është e vërtetë se ngatërresat politike dhe  paqartësitë e  Kryengritjes së Fierit çoroditën mendjet e shumë njerëzve, që morën pjesë në atë lëvizje. Kështu krerët e bejlerëve dhe shumë pjesëtarë të fraksionit nacionalist u bashkuan me organizata reaksionare gjate luftës kundër pushtuesve; kurse  shumë pjesëtarë të shtresave të ulta, fshatarë e punëtorë, që kishin marrë pjesë ne në organizatat e Kryengritjes së Fierit, u bashkuan me Lëvizjen Nacional Çlirimtarë, disa nga ata dhanë edhe jetën, duke luftuar për  kundër okupatorëve fashistë italiane dhe nazistëve gjermanë. Të tillë janë dëshmorët  Mustasfa Kaçaçi, Asim Mero,Mustafa Gjinishi, Jashar Cakrani, Lato Zeqo.

 

PASTHËNIE

Në përmbyllje të këtyre meditimeve  themi se duke lexuar këto kujtime në dorëshkrim të  Dr. J. Milajt për  Kryengritjen e Fierit të 1935, kuptojmë se kemi të bëjmë  me një intelektual të dorës së  parë. Në gjykimet e tij ai del si një përfaqësues i sistemit politik  republikan, antimonarkist,  i frymëzuar nga ide demokratike. Konceptet e reja përparimtare ai duhet t’i ketë  fituar që në rininë e tij, në Shkodër, ku kish vajtur  për të studiuar në gjimnazin e parë të atij qyteti, tek kish drejtor personalitetin e shquar Mirash Ivanain, të cilin e admironte  si patriot të flakët për  mendimet e tij liridashëse . Ndër kohë në  rininë  e vetë të pare, Ai kish përjetuar  edhe ngjarjet  e revolucionit  të qershorit të vitit 1924, të prirur nga idetë fanoliste, që lanë gjurmë sociale në qytetin e Fierit. Mjafton  të kujtojmë  për këtë anë konfliktin midis bejlerëve nga njëra anë dhe tregtarëve, tok me artizanët,  nga ana tjetër, që kish si qëllim zhvendosjen e tregut,  nga qendra e sarajeve të bejlerëve  të Fierit, për ta çuar tregun në fshatin Bishanakë, në lindje të qytetit.

Ky akt i guximshëm bëri diferencimin midis dy shtresave  të qytetit. Tregtarët  arritën ta mbanin  tregun atëherë të veçuar për rreth gjashtë muaj, deri  nga fundi i dhjetorit të vitit 1924, pra kur ra qeveria demokratike e Fan Nolit. Në  këtë lëvizje  me rëndësi sociale u dallua në veçanti revolucionari Naun Prifti (Doko) nga zona e Libofshës, i cili ishte kushuri i afërt me Jakov Milajn. Shembulli i tij me siguri do të ketë ndikuar në formimin  e të kushëririt me ide dhe prirje  guximtare.

Shënojmë gjithashtu se në  rininë e Jakov Milajt në  Fier edhe në zonën për rreth tij po dukeshin  shenjat e një zgjimi ekonomik dhe  kulturor. Qe shtuar rrethi i njerëzve të shkolluar, të cilit kishin ardhur herë  pas here prej Janine nga  gjimnazi Zosimea . Ata sillnin  me vete dhe ide progresive, që i mësonin atje nga  pedagogë  me kulturë  europiane; natyrisht me mundësitë, që u lejonte koha. Këta intelektualë, përmes vështirësive që krijonte regjimi i atyre viteve, do të ishin  xixëllonjat fillestare, që në fshehtësi do të hapnin shkollat e para në Myzeqe. Disa prej atyre do të bëheshim therorë të diturisë për t’u mësuar fëmijëve shkrim e këndim si Kozma Shanku, Papa Spiro  Saqellari, Kovi Saqellari, At Isaia, Thanas Ikonomi . Vazhdën e këtyre martirëve do ta ndiqnin edhe mësues të tjerë të dale prej Zosimeas, ose  prej Normales se Elbasanit apo ndonjë  shkolle tjetër, të cilet,  edhe ata do të ishin patriotë  të pasionuar si Trush Kola, Fani Puka, Xoxi Dhima, Thoma Mici, Kiço Konomi, Izet Vasjari e të tjerë . Krahas tyre  do te dukeshin mësueset e para fierake si Polikseni Gjerazi, Ariste Pogaçe, Goni  Shallvari.                                                                                                                                                    Në dekadën e dytë dhe të tretë të shekullit XX në Fier do të dilnin dhe intelektualë të lartë  të shkolluar  jashtë vendit si Dr. Musa Delvina, Dr. Kostandin Kallogjeri, që pat kryer studimet në Universitetin e Bukureshtit,  juristi Spiro Papa, i  cili, pasi kish mbaruar për avokati në Rumani shkoi pastaj për  kualifikim dhe më të specializuar në universitetin e Berklit në Amerikë; po ashtu Sotir Bitri do të vinte nga Italia si farmacist. Atëherë midis radhës së intelektualëve të rinj të qytetit të Fierit, natyrshëm  filloi të dukej edhe figura e studentit të universitetit të Torinos, Jakov Milaj, i cili kish nisur  qysh nga fillimi i  viteve’30 të botonte artikuj në organet e shtypit të  kohës, po kryesisht në revistën “Përpjekja shqiptare” .                                                                                                                                                           Po ndërkaq  theksojmë se pikërisht në  vitet e formimit intelektual të Jakov Milajt, në qytetin e Fierit dhe përqark tij, siç po rritej numri i njerëzve  me shkollë, nisi dukej edhe një “bum” i  ri ekonomik, me prirje kapitaliste alla perëndimore. Kjo ngritje ekonomike i dedikohej në radhë të parë emigrantëve, kurbetllinjve, që ktheheshin nga Amerika, nga Bostoni, apo  Filadelfia ose qyteteve të tjera. Pra si të thuash kish filluar një erë e re politike dhe  një praktikë  “evropi” dhe si alla amerikane. Mori hov tregtia dhe u shtuan artizanatet. Me të ardhurat e tyre kurbetlinjtë e kthyer nga Amerika po i shtonin hijeshin  Fierit, duke i dhënë atij një pamje urbane të zhvilluar, me rrugë të drejta  e me godina e dyqane të reja, që shpesh ngriheshin dykatëshe, nga të cilat binin më në sy për konstruktimin dhe stilin e tyre, siç ishin  shtëpitë e zotërinjve tregtarë të shquar  si ishin ato të Maj Nitos, Gaq Papës, Vangjel Lules, Vasil Nases, Taq Bozos, Ndin Zotos, Liç Xeges, Tod Shollapi, Nas Shtëmbari, Arqile e Stavri Poros, Nane Panajoti, Tonçi Bufi, Bush Nati e të tjerë.

Ndër kohë edhe në fshatrat për rreth Fierit po dukeshin shenja të ekonomisë kapitaliste, që ishin ndryshe  nga  praktika e traditës feudale e bejlerëve, që mbështetej me të tretën  e prodhimit të tokës. Le te kujtojmë me këtë rast fermën bujqësore alla amerikane në ShënPjetër, ku tre tregtarë, ish kurbetlinj nga Amerika, deshën të praktikonin një lloj të re të ekonomisë bujqësore, pra, ashtu si fermerët në Amerikë, me përfitim të dyanshëm midis zotërve të fermës dhe punonjësve . Pavarësisht  mossuksesit kjo iniciativë vlen të përmendet si përpjekje për ta çuar mënyrën kapitaliste  të  punës edhe në fshat. Në qendër të asaj ferme me hapësira  të mëdha fushore qe ngritur një shtëpi dykatëshe. Atje do të vendoseshin të parët e fisit tim të Micallarëve, të cilët ishin dëbuar prej trojeve të  tyre në  Grizë Godolesh. Nëntë dhjetë vjet më parë, unë do të isha i pari banor, që u linda në atë godine, që qe ndryshe nga gjithë shtëpitë e tjera në fshatra dhe në qytet. Si më kujtohet, ajo qe e ndërtuar me shtylla deri tetë metra të larta. Ato kishin trashësi në formën e një paralelepipedi me faqe shumë të  lëmuara dhe me një barazi dimensionesh të saktë, rreth 35 cm. gjerësi .Po ashtu ishin edhe dërrasat. Të gjitha të faqosura si xham, po dërrasa, ama, shumë të trasha .As brenda në Fier nuk  shikoje një tip të atillë ndërtese .Në fëmijërinë time, i mbetur jetim pa baba, mbaj mend që pyeta një herë Nënën se pse dallonte ndryshe shtëpia jonë nga të tjerat. Dhe ime më, gjysmë analfabete, m’u përgjegj “se kjo shtëpi, siç e kam dëgjuart, është bërë me lëndë deti”  .Me këto fjalë ajo nënkuptonte se shtëpia qe e ndërtuar me lëndë druri  të parafabrikuara në Amerikë prej nga i kishin sjellë deri këtu me det. E tregova edhe  këtë fakt të thjeshtë si  për të konkretizuar idenë se era e politikës amerikane kish filluar të vinte deri në Fier, madje,  dhe në fshatrat  përqark.

Me përpjekjet dhe  sakrificat e tregtarëve, Fieri u bë shpejt një qytet interesant, sa filluan ta lakmonin edhe biznesmenë nga qytete të tjera; kështu do të nguliteshin  në Fier  persona me rëndësi si Xhemil Muçoja nga Taragjasi i Vlorës, Nebi Gjata do të vinte nga Kruja dhe do të ndërtonte fabrikë mielli, Shyqeri Çuçi dhe Idris Byloja do të vinin nga Gjirokastra dhe  do të bënin  atëherë tregtinë e bulmetit.

Ja kështu qe realiteti i Fierit, kur po formohej Jakov Milaj si intelektual në tre dekadat e para të shekullit të kaluar, kur ai do të ndërpriste studimet  universitare në Torino, dhe do t’i bashkohej lëvizjes kryengritëse, që po përgatiste “Organizata e fshehtë”,  e cila qendrën kryesore do ta  kishte në qytetin e Fierit. Jakovi u rrit midis kësaj atmosfere sociale, duke mësuar dhe duke u ndikuar nga ai realitet. Jo më kot disa nga personat e përmendur në fletoren e kujtimeve të tij do të jenë edhe bashkëvuajtës në hetuesi dhe në dhomat e burgimit zogist, siç përmenden  bashkëqytetarët  Spiro Papa, Dr.Kostandin Kallogjeri, Ramis Omari, Jashar Cakrani, Sotir Bitri e të tjerë. Pra në personalitetin e Jakov Milajt qenë shkrirë në një kultura e studimeve dhe jeta me vuajtje  e bashkëqytetarëve të tij fierakë e myzeqarë. Ai u ishte përkushtuar përpjekjeve, që binin aktivistët kundër regjimit zogist. Por edhe pse me  bindje pozitive pro lëvizjes kryengritëse, ai nuk ishte  idealizues  i saj, por  një analizues objektiv i ngjarjeve të atyre ditëve . Në dorëshkrimet e fletores së tij, siç e kemi dëshmuar  në këtë meditim, Milja ka dhe vërejtje lidhur me lëvizjen .Kështu, në mes të kryengritësve, ai shikon më shumë një turmë njerëzish të revoltuar, se sa  një masë   protestuesish të organizuar kundër qeverisë. Këta të revoltuar nuk kishin ndonjë  program të përbashkët politik, për ta mjaftonte të rrëzohej Zogu dhe të zëvendësohej  fjala vjen, si komentohej  atëherë, me Nuredin bej Vlorën, ose  Fuat bej Dibrën… Por ai ndryshim i mundshëm, edhe po të ndodhte, nuk do të sillte ndonjë përmirësim në jetën e popullit të  shumë vuajtur .                                                                                                                                                          Vërejtje kritike  bën në fletore Jakov Milaj edhe për një  pjesë të bejlerëve, që duke qenë në kryesinë e organizatës, synonin, që po të rrëzonin Ahmet Zogun nga froni, që  të përforconin  pozitat për të ruajtur çifliqet e tyre  të paprekura. Ndër kaq, Milaj gjen rast të qortojë edhe  përfaqësuesit, e  ardhur nga grupe ose celula  komuniste, që merrnin  pjesë  dhe vepronin me Kryengritjen e Fierit, të cilët ishin aktivë  në lëvizje, po që taktikën e tyre për fitore e lidhnin  kryesisht me atentate; praktikë e dështuar  kjo, që nuk u kishte dhënë rezultate.

Duke shkruar për të Kryengritjen  e Fierit, Jakov Milajt, si një  analist, i bie në sy edhe një veçanti e kësaj lëvizje: pjesëmarrja vullnetare e njerëzve të thjeshtë .Edhe pse pa kulturë  politike, ata i  kishte zgjuar era e re e lirisë qytetare dhe, ashtu, me vetëdijë, i qenë bashkuar Kryengritjes. Madje njeri nga ata qe  caktuar në patrullat, që  ruanin rendin gjatë ditëve të trazuan vendin. Dhe  ky person, që, veçanërisht, i  pat  tërhequr  vëmendjen Dr. Jakov  Milajt  rreth kësaj  te lëvizjes qytetare, qe Halim Duçja, një cigan tipik nga mjedisi i arixhinjve të  Baltzës afër Fierit; ky shembull flet për përhapjen masive të shpirtit kryengritës deri te shtresa të  lëna jashtë vëmendjes sociale të asaj kohe. Kështu me këtë pohim domethënës po e përmbyll fjalën time rreth fletores në dorëshkrim për Kryengritjen e Fierit të Dr. Jakov  Milajt, duke dashur që në kuadrin e 90-vjetorit të saj, ta përkujtojmë atë  ngjarje historike në optikën e një pjesëmarrësi, i cili qe edhe vetë i dënuar nga gjyqi i regjimit monarkist.

Boston

       Mars 2025

 

 

[1] Shprehje metaforike nga  vepra e Tajar Zavalanit “Histori e Shqipnis”

The post Pse dështoi Kryengritja e Fierit first appeared on JavaNews.al.

❌