Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vengu: Xheniot e FA, pjesë e stërvitjes së brigadës shumëkombëshe të NATO-s në Letoni

TIRANË, 14 gusht /ATSH/ Forcat e Armatosura të Shqipërisë marrin pjesë në stërvitjen VERBOOM të Brigadës Shumëkombëshe të NATO-s në Letoni.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ndau sot foto nga pjesëmarrja e xheniove të Forcave të Armatosura në ushtrimin intensiv me qëllim shkëmbimin e eksperiencës në terren midis vendeve aleate dhe promovimin e sigurisë kolektive në Evropë.

“Forcat tona në stërvitjen VERBOOM të Brigadës Shumëkombëshe të NATO-s në Letoni. Xheniot e Forcat e Armatosura të Shqipërisë pjesë e ushtrimit intensiv me qëllim shkëmbimin e eksperiencës në terren midis vendeve aleate dhe promovimin e sigurisë kolektive në Evropë”, shkroi Vengu në një postim në rrjetet sociale.

1 nga 5

/gj.m/j.p/

The post Vengu: Xheniot e FA, pjesë e stërvitjes së brigadës shumëkombëshe të NATO-s në Letoni appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Si të flini më shpejt: Gjashtë lëvizje të thjeshta relaksuese për një gjumë të thellë dhe pa stres

Metoda të thjeshta për qetësimin e trupit dhe mendjes, që ju ndihmojnë të pushoni menjëherë

Shumë njerëz e kanë të vështirë të flenë sapo shtrihen. Orët e gjata duke u rrotulluar në shtrat jo vetëm që janë të lodhshme, por edhe e dëmtojnë cilësinë e gjumit.

Një zgjidhje e thjeshtë dhe pa ilaçe mund të jetë joga relaksuese para gjumit, e cila ndihmon në uljen e tensionit dhe përgatit trupin për pushim.

Këto gjashtë pozicione mund t’i bëni pa u ngritur nga shtrati, duke shfrytëzuar jastëkët për rehati dhe duke i kombinuar me frymëmarrje të thellë.

1. Këmbët lart në mur

Si bëhet: Shtrihuni pranë murit me një jastëk nën bel. Ngrini këmbët lart derisa thembrat dhe gjunjët të jenë në një vijë të drejtë. Duart shtrini pranë trupit, me pëllëmbët lart.

Kohëzgjatja: 2 minuta.

Përfitimi: Zvogëlon lodhjen e këmbëve, përmirëson qarkullimin dhe relakson muskujt.

2. Shtrirje me bark

Si bëhet: Shtrihuni me bark mbi një jastëk të butë. Bashkoni gishtat e duarve pas shpinës dhe merrni frymë thellë, duke ngritur gjoksin dhe shtrirë shpatullat.

Përsëritje: 5–10 herë.

Përfitimi: Çliron tensionin në shpinë dhe qafë, ndihmon në hapjen e gjoksit për frymëmarrje më të thellë.

3. Shtrirë me këmbët hapur

Si bëhet: Shtrihuni dhe hapni këmbët në një kënd të rehatshëm. Vendosni një jastëk përpara, drejtoni shpinën, merrni frymë thellë dhe, duke e nxjerrë frymën ngadalë, shtrihuni mbi jastëk me krahët përpara.

Cikli: 10 frymëmarrje të plota.

Përfitimi: Relakson muskujt e shpinës së poshtme dhe këmbëve, ndihmon në lirimin e presionit nga legeni.

4. Pozicioni i fluturës

Si bëhet: Shtrihuni mbi shpinë, me një jastëk nën shtyllën kurrizore dhe bashkoni shputat e këmbëve, ndërsa gjunjët bien natyrshëm anash.

Kohëzgjatja: 3 minuta.

Përfitimi: Hapja e legenit, qetësimi i muskujve të barkut dhe relaksimi i sistemit nervor.

5. Rrotullimi anash

Si bëhet: Shtrihuni me gjunjët e përkulur dhe këmbët bashkë. Rrotullojini gjunjët ngadalë në njërën anë dhe mbajeni për 1 minutë, pastaj në anën tjetër.

Përsëritje: 2 herë në secilën anë.

Përfitimi: Relakson shtyllën kurrizore dhe ul tensionin në shpinën e poshtme.

6. Pozicioni i qetësisë

Si bëhet: Shtrihuni drejt me një jastëk poshtë shpinës, këmbët pak të hapura, duart anash me pëllëmbët lart. Mbani shtyllën dhe kokën në një vijë të drejtë.

Frymëmarrja: 3 frymëmarrje të thella përmes hundës dhe nxjerrje të ngadalta, pastaj 4 frymëmarrje të zakonshme.

Përfitimi: Aktivizon përgjigjen e relaksimit dhe përgatit trupin për gjumë të thellë.

💡 Këshilla shtesë për efekt maksimal:

▪ Mbani dhomën të freskët dhe të errët.
▪ Largoni telefonin dhe pajisjet elektronike të paktën 30 minuta para gjumit.
▪ Pini një çaj të ngrohtë bimor (si kamomil ose lavandë) rreth 20 minuta para se të filloni ushtrimet.

Praktikoni këto lëvizje çdo natë për të krijuar një rutinë që trupi e njeh si sinjal për gjumë. /Telegrafi/

The post Si të flini më shpejt: Gjashtë lëvizje të thjeshta relaksuese për një gjumë të thellë dhe pa stres appeared first on Telegrafi.

Serbia dhe Kina i përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake

Pjesëtarët e Brigadës së 72-të për Operacione Speciale në ushtrinë serbe dhe njëra prej brigadave speciale në ushtrinë e Kinës, i kanë kryer stërvitjet e përbashkëta në provincën Hebei të Kinës në periudhën 19-28 korrik. “Stërvitjet i ka dhënë shtysë forcimit të bashkëpunimit ushtarak dhe e kanë përmirësuar aftësinë e ndërsjellë të ekipeve luftarake për […]

The post Serbia dhe Kina i përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë gjatë stërvitjes, gjimnasti italian përfundon në koma

Gjimnasti italian, Lorenzo Bonicelli, ka pësuar një aksident të rëndë në Lojërat Botërore Verore Universitare FISU, të njohura edhe si Universiada Verore. Teksa po stërvitej për garën ekipore mbi unaza, 23-vjeçari është rrëzuar duke pësuar një dëmtim serioz në qafë. Ende i vetëdijshëm, Bonicelli u transportua në Spitalin Universitar në Esen, ku po zhvillohet gara, […]

The post Aksident i rëndë gjatë stërvitjes, gjimnasti italian përfundon në koma appeared first on BoldNews.al.

Brenda kampeve stërvitore ruse në Ballkan për “destabilizimin” e Moldavisë

Maxim Roșca tha se ishte rekrutuar nga një bashkëpunëtor biznesi i gruas së tij. “A nuk dëshiron të shkosh?” kujton ai t’i ketë thënë burri, Anatolii Prizenko. “Të mësosh të mbrosh veten.” Kjo bisedë e çoi Roșcën 41-vjeçar nga Moldavia e tij drejt Ballkanit, ku ai u stërvit me instruktorë rusë në kampe paramilitare të […]

The post Brenda kampeve stërvitore ruse në Ballkan për “destabilizimin” e Moldavisë appeared first on Reporter.al.

Dinamo rikthehet në “Selman Stërmasi”, blutë vijojnë përgatitjet për sfidat në Europë

Pas dy ditësh pushim në fundjavë, dinamovitët kanë rifilluar stërvitjen, tashmë në kryeqytet, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja janë të gjithë futbollistët, me përjashtim të Bruno Ditës, i cili ka punuar i diferencuar për shkak të një shqetësimi muskulor. Stafi teknik dhe grupi i lojtarëve është i impenjuar maksimalisht, që […]

The post Dinamo rikthehet në “Selman Stërmasi”, blutë vijojnë përgatitjet për sfidat në Europë appeared first on BoldNews.al.

Australia organizon stërvitjen më të madhe ushtarake ndonjëherë

Stërvitjet më të mëdha të luftës në Australi, Ushtrimi Talisman Sabre, janë duke u zhvilluar dhe pritet të tërheqin vëmendjen e anijeve spiune kineze. Australia lëshoi raketa nga Sistemi i saj i Raketave të Artilerisë me Lëvizshmëri të Lartë M142, i njohur si HIMARS, gjatë ushtrimeve me zjarr të vërtetë në Zonën e Stërvitjes Shoalwater Bay, një hapësirë prej 4,500 kilometrash katrorë në shtetin Queensland.

HIMARS u blenë së fundmi nga SHBA.
“Sot ishte hera e parë që Ushtria Australiane ka qëlluar me zjarr të vërtetë platformat tona me rreze të gjatë veprimi, të cilat janë HIMARS, kështu që është një ditë e jashtëzakonshme”, tha Nick Wilson.

Talisman Sabre filloi në vitin 2005 si një stërvitje e përbashkët dyvjeçare midis SHBA-së dhe Australisë.

Bëhet e ditur se këtë vit, më shumë se 35,000 personel ushtarak nga 19 vende, duke përfshirë Kanadanë, Fixhin, Francën, Gjermaninë, Indinë, Indonezinë, Japoninë, Holandën, Zelandën e Re, Norvegjinë, Papua Guinenë e Re, Filipinet, Korenë e Jugut, Singaporin, Tajlandën, Tongën dhe Mbretërinë e Bashkuar, do të marrin pjesë gjatë tre javëve.

Malajzia dhe Vietnami po marrin pjesë gjithashtu si vëzhgues.

Stërvitja do të zhvillohet gjithashtu në Papua Guinenë e Re, fqinjin më të afërt të Australisë, duke shënuar kështu herën e parë që aktivitetet e Talisman Sabre mbahen jashtë Australisë.

Ndryshe, stërvitja filloi zyrtarisht të dielën me një ceremoni në Sydney.

Kingji: Stërvitje mes strukturave të sigurisë detare

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Në hapësirën detare ndërmjet portit të Durrësit dhe Kepit të Palit po zhvillohen stërvitjet “Durrësi SAREX 25” dhe “Redoni Blu 25”, të cilat synojnë forcimin e bashkëpunimit dhe ndërveprueshmërisë ndërmjet të gjitha strukturave që operojnë në det.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji bëri sot të ditur se të angazhuara në këto stërvitje janë Forca Detare, Forca Ajrore, Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit, Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare, Policia Kufitare dhe e Migracionit, Drejtoria e Përgjithshme Detare, Autoriteti Portual Durrës dhe Antikontrabanda Detare.

Kingji nënvizoi se këto stërvitje organizohen në zbatim të Planit Kombëtar për Operacionet e Kërkim-Shpëtimit dhe Planit Kombëtar të Emergjencave për Reagimin ndaj Ndotjeve Detare.

“Siguria detare është përgjegjësi e përbashkët. Forcat tona janë të angazhuara për të garantuar ndërveprim efektiv dhe gatishmëri maksimale”, u shpreh ai.

/m.m/r.e/

The post Kingji: Stërvitje mes strukturave të sigurisë detare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosovë – Ushtarët e FSK-së stërviten krah atyre amerikanë

PRISHTINË, 17 qershor/ATSH/ Ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës po marrin pjesë në stërvitjen ushtarake të përbashkët “JRTC 25-08” në ShBA, ku iu bashkuan Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Iowa-s dhe njësive mbështetëse të tjera për të zhvilluar aftësitë e tyre në një mjedis të simuluar të luftës në shkallë të gjerë.

Në një postim të Iowa National Guard bëhet e ditur se çdo element është duke u testuar në një mjedis me ritëm të shpejtë, me presion të lartë, të dizajnuar për të replikuar luftimet në shkallë të gjerë.

Trajnimi është dizajnuar për të testuar bashkëpunimin ndërkombëtar, gatishmërinë dhe reagimin në situata të konfliktit apo sulmit.


/Kosovapress/

The post Kosovë – Ushtarët e FSK-së stërviten krah atyre amerikanë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Situata me zjarret/ Kryhen stërvitje ndaj sezonit turistik, SHBA ndihmë Forcave Ajrore Shqiptare

Në kuadër të përgatitjeve për sezonin veror dhe emergjencat që mund të sjellë ai, siç janë zjarret masive, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një njoftim në faqen zyrtare në Facebook, ku njofton për fillimin e trajnimeve të përbashkëta me Forcat Ajrore Shqiptare.

“Sezoni veror ka filluar – këshilltarët e Ushtrisë Amerikane po ndihmojnë Forcat Ajrore Shqiptare të arrijnë potencialin e tyre maksimal përmes trajnimeve të specializuara për reagimin ndaj zjarreve, përfshirë edhe fikjen ajrore të zjarreve me “Bambi buckets.””

Stërvitjet po zhvillohen në Bazën Ajrore të Farkës dhe përfshijnë përdorimin e mjeteve ajrore për fikjen e zjarreve.

“Stërvitjet në Bazën Ajrore të Farkës theksojnë bashkëpunimin gjithnjë në rritje midis ushtrisë amerikane dhe shqiptare për të forcuar gatishmërinë rajonale ndaj situatave të krizës.”

Ky bashkëpunim është pjesë e mbështetjes së vazhdueshme që SHBA i ofron Shqipërisë në rritjen e kapaciteteve të sigurisë dhe menaxhimit të emergjencave, në një kohë kur ndryshimet klimatike dhe rreziqet natyrore kërkojnë përgatitje dhe koordinim të lartë ndërinstitucional.

The post Situata me zjarret/ Kryhen stërvitje ndaj sezonit turistik, SHBA ndihmë Forcave Ajrore Shqiptare appeared first on Sot News | Lajme.

“Reagimi ndaj zjarreve masive”, strukturat e mbrojtjes civile stërvitje në Gjirokastër

TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Strukturat e mbrojtjes civile zhvilluan në Gjirokastër stërvitjen “Reagimi ndaj zjarreve masive 2025”, ku demonstruan angazhimin maksimal për të qenë të përgatitura për sezonin e verës.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot në rrjetet sociale momente nga kjo stërvitje.

“Falë bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbështetjes nga UNDP dhe partnerët ndërkombëtarë, ky trajnim është një test i rëndësishëm i gatishmërisë operacionale, në një kohë kur rreziku nga zjarret është në rritje për shkak të ndryshimeve klimatike dhe ndërhyrjeve të pakujdesshme njerëzore në shumë raste”, theksoi Vengu.

Vengu u shpreh se “90% e zjarreve shkaktohen nga faktori njeri, ndaj kujdesi dhe ndërgjegjësimi janë vendimtarë”.

“Vigjilenca dhe përgjegjësia janë arma më e fortë kundër fatkeqësive natyrore”, tha Vengu.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijojnë punën për forcimin e kapaciteteve parandaluese dhe reagimin e shpejtë në terren.

/k.s/j.p/

The post “Reagimi ndaj zjarreve masive”, strukturat e mbrojtjes civile stërvitje në Gjirokastër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOTO/ Vëmendja kthehet te Letonia, Shqipëria zhvillon seancën e parë stërvitore

Kombëtarja ka nisur përgatitjet për ndeshjen me Letoninë, që do të luhet më 10 qershor në transfertë. Paraditen e sotme, në “Shtëpinë e Futbollit”, trajneri Silvinjo e ndau grupin në dy pjesë. Lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Serbisë zhvilluan një seancë të plotë, e fokusuar më shumë te puna me topin dhe situatat e […]

The post FOTO/ Vëmendja kthehet te Letonia, Shqipëria zhvillon seancën e parë stërvitore appeared first on BoldNews.al.

“SHBA 2026”- Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet për ndeshjen ndaj Serbisë

TIRANË, 6 qershor/ATSH/ Kombëtarja Kuqezi ka vijuar përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë, që do të luhet të shtunën në mbrëmje në “Air Albania”, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit “SHBA 2026”.

Kombëtarja ka mbyllur sot seancën e tretë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit. Të besuarit e trajnerit Silvinjo u angazhuan në përgatitje atletike dhe taktike.

Shqetësim për trajnerin brazilian përbën gjendja e sulmuesit Rej Manaj, i cili mungoi dje në seancën stërvitore për shkak të një gjendje gripale, ndërsa sot u stërvit i veçuar nga pjesa tjetër.

Ndeshja me Serbinë do të jetë e treta për kuqezinjtë në kualifikueset e Botërorit. Kombëtarja shqiptare fillimisht humbi me Anglinë në transfertë dhe më tej fitoi ndaj Andorrës në ndeshjen e luajtur në Tiranë.

Takimi ndaj Serbisë do të luhet më 7 qershor ora 20:45. Kjo do të jetë përballja e parë mes dy skuadrave në Tiranë, pikërisht në “Arenën Kombëtare”.

Kombëtarja Shqiptare seancë stërvitore për sfidën ndaj Serbisë - Foto: Florian Abazaj
1 nga 10
Stërvitje
Trajneri i Kombëtares, Silvinjo
Stërvitje
Stërvitje
Stërvitje
Stërvitje
Stërvitje
Stërvitje
Stërvitje
Stërvitje

The post “SHBA 2026”- Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet për ndeshjen ndaj Serbisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vijon stërvitja “Defender ’25” në Bizë, Vengu: Konsolidojmë ndërveprimin me aleatët

TIRANË, 4 qershor /ATSH/ Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen “Defender ’25” në zonën stërvitore të Bizës.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau sot foto nga momentet e kësaj stërvitjeje, teksa theksoi se nëpërmjet saj konsolidohet ndërveprimi me aleatët.

“Konsolidojmë ndërveprimin me aleatët dhe rrisim gatishmërinë operacionale të trupave”, shkroi Vengu në një postim në rrjetet sociale.

Kjo stërvitje ndërkombëtare, një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë, zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Evropiane të SHBA (EUCOM), në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s.

Shqipëria, si një nga vendet pritëse kryesore, luan një rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve dhe zhvillimeve të planifikuara.

“Defender Europe ‘25” synon rritjen e ndërveprimit mes forcave të armatosura aleate, forcimin e gatishmërisë ushtarake dhe aftësive për të reaguar shpejt ndaj çdo kërcënimi të mundshëm në hapësirën euroatlantike.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë mbeten të angazhuara për të siguruar një mjedis operacional të suksesshëm dhe për të kontribuar në mbrojtjen kolektive, stabilitetin rajonal dhe paqen ndërkombëtare. /j.p/

The post Vijon stërvitja “Defender ’25” në Bizë, Vengu: Konsolidojmë ndërveprimin me aleatët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“SHBA 2026” – Kombëtarja zhvillon seancën e dytë, Manaj nuk stërvitet me grupin

TIRANË, 3 qershor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e sotme seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Serbisë dhe Letonisë.

Të gjithë lojtarët i janë bashkuar ekipit në grumbullim. Në stërvitjen e sotme nuk mori pjesë vetëm Rey Manaj, i cili po kalon një gjendje gripale dhe po mbahet në monitorim nga stafi mjekësor i Kombëtares.

Stafi teknik i drejtuar nga trajneri Silvinjo zhvilloi stërvitje tekniko-taktike me lojtarët.

Ditën e nesërme, ekipi do të zhvillojë stërvitjen e radhës, e cila do të jetë e hapur për mediat në 15 minutat e para.

/a.f/

The post “SHBA 2026” – Kombëtarja zhvillon seancën e dytë, Manaj nuk stërvitet me grupin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Shpata e Artë 2025”, FSK-ja për herë të parë në stërvitje me KFOR-in, EULEX-in dhe Policinë

PRISHTINË, 3 qershor/ATSH/ Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, EULEX-i dhe Policia e Kosovës do të kryejnë aktivitete trajnimi së bashku, në kuadër të ushtrimit “Shpata e Artë 2025” në Kampin Vrellë, më 9 dhe 10 qershor 2025. E për herë të parë në këtë ushtrim do të marrë pjesë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

“Ushtrimi do të testojë zbatimin e procedurave të menaxhimit të krizave në skenarë të ndryshëm të sigurisë dhe do të ndihmojë në rritjen e aftësisë së subjekteve të ndryshme për të vepruar së bashku”, njoftoi KFOR-i.

Ushtrimi do të përfshijë personel prej mbi 600 pjesëtarësh, sipas njoftimit.

“Shpata e Artë 2025” është një tjetër demonstrim i prekshëm i bashkëpunimit të zhvilluar mirë dhe afatgjatë midis KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës. Për herë të parë, Forca e Sigurisë së Kosovës do të marrë pjesë gjithashtu në këtë ushtrim, në përputhje me mandatin e saj origjinal të mbrojtjes civile, përmes aktiviteteve të trajnimit mbi trajtimin dhe asgjësimin e sigurt të municioneve shpërthyese dhe materialeve të rrezikshme”, thuhet në njoftim. /KosovaPress/

The post “Shpata e Artë 2025”, FSK-ja për herë të parë në stërvitje me KFOR-in, EULEX-in dhe Policinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndeshja me Serbinë/ Jenisheri i dërgon letër Sylvinhos: Më jepni mundësi që të stërvis futbollistët

Ish-deputeti Selami Jenisheri, i njohur si një personazh memesh në rrjet, i është drejtuar me një letër trajnerit të kombëtares shqiptare Sylvinho. Jenisheri pretendon se ai disponon një lloj stërvitje për me i aftësu futbollistët teknikisht dhe që është në nivel më të lartë se ajo e FIFA-s dhe se ajo që di teknik brezilian. […]

The post Ndeshja me Serbinë/ Jenisheri i dërgon letër Sylvinhos: Më jepni mundësi që të stërvis futbollistët appeared first on BoldNews.al.

“Defender Europe 2025”, Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri thotë se për herë të parë përfshihet detashmenti i mjeteve ajrore pa pilot

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka bërë të ditur se Forca Ajrore Shqiptare është angazhuar në stërvitjen ndërkombëtare “Defender Europe 25”, duke luajtur një rol kyç në ndërtimin e një force shumëkombëshe të aftë për të vepruar në mjedise komplekse operacionale.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se për herë të pare në një stërvitje të tillë është përfshirë detashmenti i mjeteve ajrore pa pilot në këtë nivel.

“Nga kërkim-shpëtimi me helikopterët Cougar dhe Blackhawk të Bazës Ajrore Farkë, deri te mbështetja e operacioneve tokësore dhe gatishmëria për evakuime mjekësore MEDEVAC/CASEVAC. Bashkëpunimi rajonal dhe koordinimi me institucione civile si Albcontrol dhe partnerë ndërkombëtarë si FSK në Kosovë, e bën këtë stërvitje një hap të rëndësishëm për rritjen e sigurisë dhe gatishmërisë në rajon”, thuhet në postim. /Telegrafi/

The post “Defender Europe 2025”, Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri thotë se për herë të parë përfshihet detashmenti i mjeteve ajrore pa pilot appeared first on Telegrafi.

“Defender Europe ‘25”, Rama: Shqipëria, rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve

TIRANË, 27 maj/ATSH/ Stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe ’25” ka nisur zyrtarisht sot në orët e para të mëngjesit në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga nisja e kësaj stërvitjeje, të cilën e cilësoi si një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit.

“Kjo stërvitje zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA-së (EUCOM), në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-Shqipëria, si një nga vendet pritëse kryesore, luan një rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve dhe zhvillimeve të planifikuara”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “Defender Europe ’25” synon rritjen e ndërveprimit mes forcave të armatosura aleate, forcimin e gatishmërisë ushtarake dhe aftësive për të reaguar shpejt ndaj çdo kërcënimi të mundshëm në hapësirën euroatlantike”.

Trupat ushtarake u nisën nga Zall-Herri drejt Qendrës së Stërvitjes në Bizë, ku po  zhvillohen fazat intensive të manovrave ushtarake, përfshirë operacione mësymëse, mbrojtëse dhe dislokime strategjike në terren të vështirë.

E drejtuar nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (USEUCOM) dhe e zhvilluar në bashkëpunim me vendet aleate të NATO-s dhe partnerët strategjikë, stërvitja do të zgjasë deri më 9 qershor 2025.

/k.s/a.f/r.e/

The post “Defender Europe ‘25”, Rama: Shqipëria, rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis në Shqipëri stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25”

TIRANË, 26 maj /ATSH/ Dje nisi zyrtarisht, stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25”, e drejtuar nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (USEUCOM), një nga stërvitjet ushtarake më të mëdha dhe më komplekse në dekadat e fundit në Evropë dhe Afrikë.

Kjo stërvitje, e cila nisi nga Shqipëria do të zgjasë deri më 9 qershor. Ajo synon të rrisë gatishmërinë, ndërveprueshmërinë dhe aftësinë për të vepruar në mënyrë të koordinuar ndërmjet forcave të SHBA-së, NATO-s dhe vendeve partnere.

“Defender Europe 25” përfshin një sërë aktivitetesh luftarake të shkallës së gjerë, që shtrihen në disa vende të Evropës dhe është ndërtuar sipas skenarit të Nenit 5 të NATO-s, që simulon mbrojtjen kolektive të aleatëve. Skenari stërvitor do të përfshijë trajnimet për mbrojtjen e objekteve të rëndësishme, sigurimin e pikave të imbarkimit, si dhe operacione mësymëse dhe mbrojtëse në rajone strategjike të Shqipërisë dhe Kosovës.

Një nga objektivat kryesore të stërvitjes është demonstrimi i aftësisë për të dislokuar me shpejtësi trupa dhe pajisje nga Amerika e Veriut drejt Evropës, në një mjedis të ndërlikuar operativ.

“Defender Europë 25” do të demonstrojnë angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj aleatëve dhe partnerëve tanë në NATO-s, si dhe një mundësi për të treguar gatishmërinë e Forcave tona të Armatosura për të shërbyer në krah të partnerëve tanë strategjikë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropë.

Kjo stërvitje përfaqëson një mesazh të qartë ndaj çdo kundërshtari të mundshëm: NATO është e bashkuar, e përgatitur dhe e gatshme të mbrojë çdo centimetër të territorit të saj. Në të njëjtën kohë, ajo synon të sigurojë opinionin publik në vendet aleate se përkushtimi i SHBA-së dhe NATO-s për sigurinë euroatlantike mbetet i palëkundur.

/r.e/

The post Nis në Shqipëri stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌