Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Po blen demokratët me vende pune”/ Deputetja jep deklaratë ‘bombë’: Do patronazhohet dhe opozita

3 July 2025 at 22:16

Sipas Açkës, mazhoranca ka përgatitur lista me demokratë për t’i futur në punë nëpër bashki, për të rrudhur më tej rradhët e opozitës, për të cilën tha se duhet të jetë e përgatitur.

Flutura Açka e ftuar në një studio televizive ka zbuluar atë që ajo e quan dhe projektin e radhës së mazhorancës për të dëmtuar opozitën, për zgjedhjet e ardhshme.

“Nga informacionet që kam, në një bashki është kërkuar që të largohen punonjësit që kanë vokacion të djathtë. Kjo bëhet në formë presioni që të kemi një patronazhim të së djathtës. Nuk është Vlora. Këto gjëra do ndodhin. Këto raprezalje që po bëhen është që të zëvendësohen me demokratë të cikluar që kanë vota nga mbrapa, për të rrudhur demokratët në zgjedhjet e ardhshme.

Shumë demokratë janë në lista për të marrë punë në bashkë, që nesër të rrudhin opozitën. Është një plan i qartë i mazhorancës. Ajo po abuzon dhe me dëshpërimin e opozitës. Ne duhet të kemi një projekt, ndryshe do të jemi të papërgatitur. Duhet të kuptojmë në çfarë zone të errët jemi”, tha Açka.

The post “Po blen demokratët me vende pune”/ Deputetja jep deklaratë ‘bombë’: Do patronazhohet dhe opozita appeared first on Sot News | Lajme.

Trump: Marrëdhënia me Musk ka mbaruar, do të ketë pasoja nëse financon demokratët

7 June 2025 at 20:25

Donald Trump deklaroi të shtunën se marrëdhënia e tij me donatorin e njohur miliarder, Elon Musk, ka përfunduar, duke paralajmëruar se do të ketë “pasoja serioze” nëse Musk vazhdon të mbështesë kandidatët demokratë që sfidojnë republikanët që mbështesin projektligjin gjithëpërfshirës të taksave dhe shpenzimeve të presidentit.

Në një intervistë telefonike për NBC News, Trump e shpjegoi situatën, duke u shprehur se nuk kishte diskutime për ndonjë hetim ndaj Musk, por la të kuptohej se do të kishte pasoja për veprimet e tij, pa dhënë më shumë detaje.

“Do të supozoja se po, marrëdhënia ka mbaruar,” tha Trump, duke konfirmuar kështu fundin e bashkëpunimit me CEO-n e Teslës dhe SpaceX. Kur u pyet nëse do të kishte ndonjë mundësi për të riparuar marrëdhënien, Trump ishte i prerë: “Nuk kam ndërmend të flas me të.”

Sidoqoftë, Trump sqaroi se ai nuk ka ndërmend të ndërpresë kontratat e qeverisë amerikane me kompanitë e Musk, si Starlink dhe SpaceX, që kanë pasur marrëdhënie me Shtëpinë e Bardhë për operacione të ndryshme, përfshirë ofrimin e shërbimeve satelitorë dhe lëshimin e raketave.

Tensionet mes Trump dhe Musk u intensifikuan këtë javë, pasi Musk kritikoi projektligjin e Trump si një “gjë të neveritshme” dhe kundërshtoi përpjekjet për ta miratuar atë në Kongres. Kjo e ka bërë më të vështirë përpjekjen e administratës Trump për të kaluar ligjin në një Kongres ku republikanët mbajnë një shumicë të ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trump: Marrëdhënia me Musk ka mbaruar, do të ketë pasoja nëse financon demokratët appeared first on Euronews Albania.

Ish-zëdhënësja e Bidenit thotë se demokratët e detyruan atë të tërhiqej

4 June 2025 at 20:51

Karine Jean-Pierre, e cila shërbeu si sekretare shtypi e Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, është larguar nga Partia Demokratike për t’u bërë e pavarur, sipas botuesit të librit të saj të ardhshëm.

Jean-Pierre, e cila shërbeu dy herë në Shtëpitë e Bardhë, pritet të detajojë javët që i paraprinë vendimit monumental të Biden për t’u tërhequr nga gara presidenciale e vitit 2024, sipas një parapamjeje të librit, i cili do të botohet këtë vjeshtë, transmeotn Telegrafi.

Libri, i titulluar “I Pavarur: Një Vështrim Brenda një Shtëpie të Bardhë të Thyer, Jashtë Vijave të Partisë”, premton një rrëfim të detajuar të “tre javëve që çuan në braktisjen e Biden nga përpjekja e tij për një mandat të dytë dhe tradhtisë nga Partia Demokratike që çoi në vendimin e tij”.

Libri do të botohet nga Legacy Lit, një shtëpi botuese e Hachette Book Group.

Njoftimi i Jean-Pierre vjen ndërsa partia është detyruar të përballet me vendimin e saj, për të mbështetur fuqimisht vendimin e Biden për të kërkuar një mandat të dytë si presidenti më i vjetër në detyrë në historinë amerikane dhe pavarësisht shqetësimeve të votuesve për moshën dhe mprehtësinë e tij mendore.

Tensionet midis Jean-Pierre dhe korpusit të shtypit të Shtëpisë së Bardhë u tensionuan vitin e kaluar, ndërsa gazetarët kërkuan më shumë qasje dhe transparencë rreth shëndetit të presidentit.

Raportimi i ri mbi presidencën e Biden, paraqet një përshkrim të ashpër të përpjekjeve të stafit të tij të ngushtë dhe aleatëve për të fshehur shkallën e përkeqësimit të tij.

Në mes të debatit, zyra e Biden njoftoi se ai ishte diagnostikuar me një formë agresive të kancerit të prostatës që i është përhapur në kocka.

Në komentet që nga largimi nga Shtëpia e Bardhë, Jean-Pierre e përshkroi përgjigjen e demokratëve ndaj debatit katastrofik të Biden në qershor kundër Trump, në të cilin ai u shfaq i çorientuar dhe i apasionuar, si një “skuadër pushkatimi”.

“Nuk kisha parë kurrë diçka të tillë më parë”, tha ajo gjatë një diskutimi të organizuar nga Instituti i Politikës në Shkollën Harvard Kennedy në fund të shkurtit, duke përshkruar valën në rritje të thirrjeve që kërkonin që ai të braktiste fushatën e tij të rizgjedhjes.

“Ishte vërtet, vërtet për të ardhur keq. Dhe mendoj se na lëndoi më shumë sesa e kuptuan njerëzit”, shtoi ajo.

Jean-Pierre nuk e mori “lehtësisht” vendimin e saj për t’u larguar nga Partia Demokratike, sipas botuesit. Libri, i cilësuar si një “kritikë e fortë, por shpresëdhënëse”, do të argumentojë “pse amerikanët duhet të shkojnë përtej vijave partiake për të përqafuar jetën si të pavarur”.

Në një seri postimesh në Instagram që promovojnë librin e saj, Jean-Pierre tha se ishte “koha të çlirohemi nga kutitë”, duke u bashkuar me një trend në rritje të amerikanëve që nuk identifikohen si Demokratë ose Republikanë.

Sipas sondazhit të fundit të Gallup, shumë më tepër amerikanë – 43% – e konsiderojnë veten të pavarur sesa Demokratë – 28% – ose Republikanë, gjithashtu 28%.

“Si një krijuese historie, nëpunëse publike veterane, analiste politike dhe mendimtare e pavarur, ajo i nxit amerikanët të mendojnë jashtë kutisë blu dhe të kuqe ndërsa shqyrtojmë se çfarë do të bëjmë më pas për të shpëtuar demokracinë tonë”, tha botuesi.

Jean-Pierre ishte gruaja e parë me ngjyrë dhe personi i hapur LGBTQ+ që shërbeu si sekretare shtypi e Shtëpisë së Bardhë, duke marrë rolin pasi Jen Psaki u largua nga pozicioni. /Telegrafi/

 

The post Ish-zëdhënësja e Bidenit thotë se demokratët e detyruan atë të tërhiqej appeared first on Telegrafi.

E paprecedentë! Militantët dhe deputetët e Berishës sulmojnë gazetaren e “Euronews Albania”

By: Oldi
16 May 2025 at 20:13

Deputetë “besnikë” të Partisë Demokratike duke filluar nga Flamur Noka, Edi Paloka dhe duke përfunduar tek Klevis Balliu kanë filluar të ashpërsojnë gjuhën ndaj gazetarëve të terrenit por edhe mediave të cilët i kërkojnë “llogari” opozitës për humbjen e thellë në zgjedhjet e 11 majit. Ndërkohë që po zhvillohet protesta e opozitës, disa nga deputetët […]

The post E paprecedentë! Militantët dhe deputetët e Berishës sulmojnë gazetaren e “Euronews Albania” appeared first on BoldNews.al.

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

13 May 2025 at 08:45

Partia Demokratike ka fituar me rezultat bindës në Bashkinë e Kavajës, e cila njihet si një bastion i të djathtë, ku kanë edhe një ndër të paktat bashki nën udhëheqje, edhe pse duhet theksuar se në listën e sigurt nuk ishte asnjë kandidat nga kjo zonë. Demokratët kanë rezultuar fitues jo vetëm në qytetin e […]

The post PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën appeared first on BoldNews.al.

Plas sherri mes dy grupeve në Dibër, demokratët bllokojnë një makinë: Do shpërndajnë para!

10 May 2025 at 21:32

Vazhdon prej disa ditësh situata e tensionuar në Qarkun e Dibrës, aty ku Edi Rama është shprehur i sigurt se PS-ja do të fitojë për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme. Burime për mediat bëjnë me dije se një grup simptaziantësh të PD-së kanë bllokuar një automjet në fshatin Tomin të Dibrës, ku pretendojnë […]

The post Plas sherri mes dy grupeve në Dibër, demokratët bllokojnë një makinë: Do shpërndajnë para! appeared first on BoldNews.al.

PD kërkon lekë nga demokratët për fushatë: Çdo kontribut është goditje për sistemin!

8 April 2025 at 19:39

Partia Demokratike duket se ndodhet në gjendje t keqe financiare dhe për këtë ka hapur një llogari, ku i kërkon çdo demokrati që të dhurojë një shumë parash, sado që ai mundet, e cila do të përdoret për të financuar fushatën elektorale, e cila zyrtarisht nis më 11 Prill. Lidershipi i PD-së u ka shpërndarë […]

The post PD kërkon lekë nga demokratët për fushatë: Çdo kontribut është goditje për sistemin! appeared first on BoldNews.al.

Berisha: T’i lutemi Zotit që Ramazanin dhe Bajramin tjetër t’i presim siç na do zemra

TIRANË, 28 mars /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një iftar të shtruar për besimtarët myslimanë të Degës 6 Kombinat, nga kandidati i opozitës për Qarkun Tiranë, Akil Kraja.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD theksoi rëndësinë e agjërimit si një akt fisnik që prek sakrificën. Berisha shprehu mirënjohje për imamët dhe punën e tyre frymëzuese për besimtarët, duke theksuar rolin e xhamisë në bamirësinë ndaj shqiptarëve në nevojë.

Kryedemokrati Berisha, tha se bamirësia është një traditë e shquar e shqiptarëve dhe uroi që të gjithë shqiptarët të frymëzohen nga kjo ndjenjë.

“Burra dhe gra që agjëroni Muajin e Madhërueshëm të Ramazanit dhe lutjen time që Zoti t’ua pranojë këtë sakrificë. Zoti t’ua kthejë në mirësi secilit prej jush, familjeve tuaja dhe shqiptarëve në tërësi. Një mirënjohje të veçantë për imamët, zëvendësmyftiun e Tiranës, miqtë e mi të kahershëm, dy imamët e pranishëm këtu, për punën e tyre frymëzuese, për shembullin e tyre frymëzues për besimtarët nga përsosja e shpirtit në sakrificën e tyre.

Dua të them se agjërimi është një akt madhor fisnik i njeriut. Është akt në të cilin çdonjëri prek sakrificën mbi të cilën ndërtohet e gjithë mirësia e jerëzimit dhe e njeriut. Në shqiptarët kemi një traditë e cila po rikthehet me shpejtësi, dhe kjo traditë e lidhur me shpirtmadhësinë, qendron me bamirësinë tonë. Këtu po tregoni për rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm të xhamisë dhe imamëve në bamirësinë ndaj shqiptarëve në nevojë. Uroj dhe shpresoj që të gjithë shqiptarët të frymëzohen nga kjo ndjenjë”, tha Berisha.

Berisha deklaroi më tej se studiuesit që kanë njohur Shqipërinë, kanë folur me admirim të madh për miqësinë e tyre.

“Studiues që kanë njohur kombin tonë, kanë folur me admirim të madh për miqësinë e shqiptarëve. Por më me admirim të madh kanë folur për bamirësinë shqiptare, një bamirësi, thonë atë, ndër më fisniket që ekziston. Ndaj dhe, falënderoj dhe kandidatët që kanë shtruar këtë iftar. Ju uroj nga zemra fat dhe mbarësi për Bajramin dhe t’i lutemi Zotit që Ramazanin tjetër, agjërimin tjetër dhe Bajramin t’i presim dhe t’i festojmë siç na do zemra”, u shpreh ai.

Kryetari i Partisë Demokratike e mbylli fjalën e tij duke shprehur mirënjohjen më të thellë për kandidatët që shtruan iftarin dhe me lutjet se vitin tjetër Ramazani dhe Bajrami do të pritet dhe festohet ashtu siç shqiptarëve ua do zemra.

Berisha gjatë Iftarit të shtruar nga besimtarët myslimanë dhe demokratët e njësisë 6
1 nga 2

/r.e/

The post Berisha: T’i lutemi Zotit që Ramazanin dhe Bajramin tjetër t’i presim siç na do zemra appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama – demokratëve: Votoni numrin 5 jo për t’u bërë socialist, por për Shqipërinë në BE

TIRANË, 23 mars /ATSH/ Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot rëndësinë e votës së shqiptarëve në zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar një moment historik për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Në një status në rrjetet sociale, Rama fton qytetarët, edhe ata demokratë, që të investojnë me votën e tyre në zgjedhjet e 11 majit duke votuar numrin 5, pa u ndikuar nga preferencat politike, majtas apo djathtas.

“Je demokrat? Merr shembull nga rinia demokrate e Vlorës, bashkohu me ta, me mua dhe PS në 11 maj, jo për t’u bërë socialist po për të futur Shqipërinë në Bashkimin Europian”, shkruan Rama.

Kryeministri thekson se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e votimit është një hap i rëndësishëm “për të marrë pasaportën e BE-së, duke u bërë më në fund, europianë të barabartë mes europianëve, me ligj, me zakon, me vulë e flamur”.

/r.e/

The post Rama – demokratëve: Votoni numrin 5 jo për t’u bërë socialist, por për Shqipërinë në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Duhet bashkëpunim institucional me Kosovën dhe shqiptarët e diasporës

By: user7
21 March 2025 at 12:54

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së zhvilluar me gazetarët është ndalur edhe në sektorin e kulturës në vendin tonë.

Berisha tha se çështja e kulturës duhet të pësojë ndryshim rrënjësor. Kreu i PD-së theksoi më tej se duhet bashkërendim me autoritet e Kosovës dhe me shqiptarët e diasporës që të ketë përparim në këtë sektor.

Berisha theksoi se nëse PD vjen në pushtet nismat e përbashkëta në fusha të ndryshme të teatrit, filmit, festivaleve midis Kosovës dhe Shqipërisë do të jenë një ligj në përpjekjen për mbrojtjen e kulturës dhe zhvillimin e saj.

Pjesë nga fjala e Berishës

Çështja e kulturës, në një mënyrë ose tjetër, ndryshon nga një komb në tjetrin, por çështja e kulturës për një komb jetim siç është kombi shqiptar është çështje e ekzistencës së tij sepse ne nuk kemi kushërinj.
Por kjo kërkon një ndryshim rrënjësor në qasjen ndaj këtij problemi.
Kërkon një qasje kombëtare, që nuk njeh kufi.

Një bashkërendim i plotë me autoritetet e Kosovës dhe shqiptarët e diasporës është një kusht për zhvillimin, përparimin e kulturës tonë kombëtare. Midis dy shteteve dhe universit tonë në diasporë duhet të vendoset një bashkëpunim institucional me mekanizma të përcaktuara qartë.

Nismat e përbashkëta në fusha të ndryshme të teatrit, filmit, festivaleve midis Kosovës dhe Shqipërisë duhet të jenë një ligj në përpjekjen tonë për mbrojtjen e kulturës dhe zhvillimin e saj. Sot ne kemi më shumë shqiptarë jashtë Shqipërisë dhe Kosovës se në këto dy vende. Sot jetojmë në një kohë kur mosha dixhitale, distancën e bën virtuale.

Në këtë kuadër, ne zotohemi të bëjmë çdo përpjekje që çdo talent shqiptar kudo të jetë të ndjejë përkrahjen dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare. Të ndjejë interesin e saj. Do krijohen institucione të veçanta për trajtimin. Do ketë statuse të veçanta për eminencat shqiptare në fushën e artit dhe kulturës kudo në botë.

Është shumë e domosdoshme. Shumë vite më parë pata rastin t’u akordoja titullin Nderi i Kombit tre personaliteteve të mëdha, dy prej të cilëve nuk jetonin në Shqipëri. Ismail Kadareja i pari, por Ibrahim Kodra dhe Ernesto Sabato jetonin në Itali dhe Argjentinë. Të dy ata, kolosë të mëdhenj, Ibrahim Kodra ndër piktorët më të mëdhenj, në Italinë mike, Ernesto Sabato, një nga shkrimtarët më të mëdhenj të Argjentinës, por që origjina e tij shqiptare e solli dhe pranoi me kënaqësi titullin Nderi i Kombit.
Ky ishte një akt simbolik, por ne do institucionalizojmë bashkëpunimin me çdo shqiptare e shqiptar që ka krijuar, ka bërë emër kudo që ndodhen.

The post Berisha: Duhet bashkëpunim institucional me Kosovën dhe shqiptarët e diasporës appeared first on Lapsi.al.

“Mesazhe fisnikërie të Gjeneral Piro Ahmetaj mbas Primareve” !!

By: Ardit
5 March 2025 at 10:21

Nga Pirro Ahmetaj Të Dashur demokrate/ë, të Konispolit, Finiqit, Delvinës, Sarandës, Himarës, Selenicës dhe Vlorës ! Së pari, duke j’u garantuar se nuk kam asnjë keqardhje për rezultatin, i falënderoj me të njejtin respekt 2584 votuesit (pro/kundër) si dhe qindra qytetarë të tjerë, për mikëpritjen, diskutimet dhe shqetësimet që ndamë së bashku gjatë kësaj faze, […]

The post “Mesazhe fisnikërie të Gjeneral Piro Ahmetaj mbas Primareve” !! appeared first on BoldNews.al.

Berisha sot në SPAK, demokratët mblidhen përpara Prokurorisë së Posaçme

By: V K
3 March 2025 at 08:12

Këtë të hënë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në orën 10:00, për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, vendosur nga Apeli i GJKKO-së në lidhje me çështjen “Partizani”.

Ndërkohë, strukturat e PD-së në Tiranë kanë njoftuar mbështetësit për t’u mbledhur para Prokurorisë së Posaçme, ashtu si në rastet e mëparshme kur Berisha është paraqitur pranë SPAK.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që mbështetësit e kryedemokratit Berisha, do të jenë në mbështetje të tij gjatë paraqitjes në prokurori, pasi kanë qenë të pranishëm në të gjitha herët që ish-kryeministri ka respektuar masën e sigurisë.

“…Ditën e Hënë, në ora 09:30, sërish Kryetari i PD, Sali Berisha, do jetë në dyert e SKAP it. Ju lutem pjesëmarrja është me rëndësi. Në ora 09:30 përpara selisë së SKAP-it”, thuhej në mesazhin e PD.

The post Berisha sot në SPAK, demokratët mblidhen përpara Prokurorisë së Posaçme appeared first on Albeu.com.

Nga Shemsi Premçi te Bujar Vreto/ Basha cakton 55 kandidatët e parë për “11 Majin”

10 February 2025 at 21:54

Lulzim Basha ka mbledhur ditën e sotme Këshillin Kombëtar të “Demokratëve Euroatlantikë”, ku ka miratuar 55 kandidatët e parë për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, edhe mbetet e paqartë se si do të futen në zgjedhje dhe në cilët qarqe do të kandidojnë. Tek lista e publikuar nga vetë Basha në rrjetet sociale, vihen re […]

The post Nga Shemsi Premçi te Bujar Vreto/ Basha cakton 55 kandidatët e parë për “11 Majin” appeared first on BoldNews.al.

Ligjvënësit demokratë e quajnë të paligjshme mbylljen e USAID-it, futen në zyrat e selisë në Uashington

3 February 2025 at 21:12

Një grup ligjvënësish demokratë kundërshtuan përpjekjet e Trump për të mbyllur departamentin kryesor të ndihmës ndërkombëtare të qeverisë amerikane, duke i quajtur lëvizjet të paligjshme.

Ata gjithashtu vunë në shënjestër Elon Musk, i cili duket se po udhëheq akuzat – një ligjvënës e quajti atë një “oligark miliarder i pazgjedhur”, transmeton Telegrafi.

Demokratët kanë theksuar punën e agjencisë për shpëtimin e jetës, por gjithashtu kanë ngritur shqetësime për sigurinë kombëtare dhe gjeopolitikë – duke vënë në dukje se paratë nga USAID shkojnë për ruajtjen e të burgosurve të Shtetit Islamik dhe se rivalët amerikanë po festojnë trazirat.

Ligjvënësit pretendojnë se mbyllja e agjencisë është kundër ligjit, dhe se ndryshimet mund të bëhen vetëm pas debatit në Kongres.

Ata kanë hyrë në zyrat e USAID-it në Uashington, të ndjekur nga media, stafi dhe disa njerëz të tjerë.

Llogaria X e senatorit Van Hollen fillimisht po transmetonte drejtpërdrejt hyrjen.

🚨Trump’s decision to shut down USAID has frozen critical work to deliver vital assistance around the globe, and put China in the driver’s seat.

We’re at USAID HQ fighting back against Trump’s outrageous assault on dedicated USAID workers. Tune in now: https://t.co/EXyxjqiZXL

— Senator Chris Van Hollen (@ChrisVanHollen) February 3, 2025

Para ndërprerjes së videos, dukej se ligjvënësit kaluan në holl dhe po prisnin te detektorët metalikë.

BREAKING: Massive protests have erupted in front of the USAID building following Donald Trump’s and Elon Musk’s unlawful attempts to shut USAID down. The resistance to Trump and Musk’s incompetence is growing. pic.twitter.com/EvRNmKaX9I

— Democratic Wins Media (@DemocraticWins) February 3, 2025

Të paktën një oficer me “Police DHS” (Departamenti i Sigurisë Kombëtare) dukej para tyre .

Përpara se transmetimi të ndalonte, një punonjës i Senatorit, mund të dëgjohej duke thënë se ligjvënësit mund të mbajnë një konferencë tjetër me mediat më vonë sot. /Telegrafi/

The post Ligjvënësit demokratë e quajnë të paligjshme mbylljen e USAID-it, futen në zyrat e selisë në Uashington appeared first on Telegrafi.

Trump mori detyrën, Bushati: Regjimi i Ramës u forcua nën administratën demokrate

By: Ardit
20 January 2025 at 21:47

Analisti Andi Bushati, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se dëmi që ka bërë administrata amerikane nën drejtimin e demokratëve Biden-Blinken në Shqipëri, vështirë se mund të zhbëhet më. I ftuar në Syri TV, Bushati deklaroi  e sheh me skepticizëm nëse do të ketë përmbysje të regjimit të Ramës në Tiranës, për shkak se siç theksoi […]

The post Trump mori detyrën, Bushati: Regjimi i Ramës u forcua nën administratën demokrate appeared first on BoldNews.al.

Demokratët takim me shqiptarët në Brescia: Vota e diasporës, vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë

By: A M
19 January 2025 at 17:27

Partia Demokratike ka zhvilluar një takim me shqiptarë të cilët jetojnë në zonën e Brescias në Itali.

Të pranishëm në takimi ishin Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti, kryetari i degës së PD-së në Elbasan, Bledi Himçi dhe deputeti demokrat Dashor Sula.

Në fjalën e tij, Noka, deklaroi se vota e diasporës ka një rëndësi kyçe për realizimin e rotacionit politik në zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se vetëm përmes saj mund të nisë ndryshimi që vendi ka nevojë pas pasojave të qeverisjes së Edi Ramës.

Ndërkohë zoti Alizoti vuri theksin te domosdoshmëria e regjistrimit të emigrantëve shqiptarë, proces që përfundon më 4 mars.

Deputeti demokrat Dashnor Sula theksoi se vota e diasporës është bërë një shqetësim i madh për kryeministrin Edi Rama, pasi shqiptarët jashtë vendit janë të pavarur nga presioni apo manipulimi i qeverisë.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike e cilësuan votën e diasporës si një faktor historik për zgjedhjet e 11 majit, duke e vlerësuar atë si vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë.

Berisha nesër në SPAK, demokratët thërrasin sërish protestë para Prokurorisë së Posaçme

By: V K
19 January 2025 at 12:42

Ditën e nesërme, kryedemokrati Sali Berisha, do të paraqitet sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Partia Demokratike, ka thirrur një tjetër protestë para ambienteve të SPAK, teksa pritet që

Në njoftimin e shpërndarë për demokratët, bëhet thirrje që protestuesit të mblidhen sërish para SPAK në orën 9:30.

“Te dashur miq. Diten e Hene eshte data e radhes e percaktuar per tu parqitur Kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha ne SKAP. ..Ndaj ne ora 9:30 perseri te gjithe ne proteste perpara SKAP- it si vegel ne duart e Rames per te perndjekur kundershtaret politik. Faleminderit”, thuhet në mesazhin e shpërndarë me strukturat e PD.

SPAK ka apeluar më herët vendimin e lirimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga arresti shtëpiak, duke kërkuar rikthimin e kësaj mase sigurie.

Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.”

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, pasi SPAK e akuzon për ndërmarrjen e veprimeve konkrete në miratimin e ligjeve dhe akteve nënligjore, që u përshtatën për interesat e pesë familjeve pronare të kompleksit sportiv “Partizani.” Sipas SPAK, nga këto veprime ka përfituar gjithashtu dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi.

The post Berisha nesër në SPAK, demokratët thërrasin sërish protestë para Prokurorisë së Posaçme appeared first on Albeu.com.

Trump i besoi postin e Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth kritikohet nga demokratët për mungesë aftësish

15 January 2025 at 17:53

I emëruari i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për postin e sekretarit të mbrojtjes, Pete Hegseth, u përball të martën me pyetje të ashpra nga demokratët në Komisionin e Senatit për Forcat e Armatosura.

Veterani dhe ish-prezantuesi televiziv Pete Hegseth e vuri theksin tek e kaluara e tij jokonvencionale për një kandidat për Sekretar Mbrojtjeje:

“Është koha t’i jepet timoni dikujt që e ka provuar luftën, dikujt që sjell ndryshim, që nuk ka asnjë interes në kompani të caktuara ose programe të veçanta, apo me një linjë të paracaktuar mendimi. Interesi im i vetëm janë ata që janë në luftë”, tha ai në seancën e së martës.

Në përgjithësi të emëruarit për sekretar mbrojtjeje marrin një mbështetje të gjerë dypartiake. Por jo zoti Hegseth. Senatori Jack Reed është demokrati më i lartë në Komisionin e Senatit për Forcat e Armatosura.

“Kam votuar në favor të të gjithë paraardhësve tuaj, përfshirë në administratën e parë Trump. Fatkeqësisht juve ju mungon karakteri, gjakftohtësia dhe aftësia për të mbajtur postin e sekretarit të mbrojtjes”, tha ai.

Zoti Hegseth u vlerësua nga republikanët të cilët thonë se një Pentagon i përqendruar tek diversiteti, barazia dhe gjithëpërfshirja ka dobësuar fuqinë e ushtrisë.

“Nuk kam asnjë dyshim se ai do ta kthejë Pentagonin në misionin e tij kryesor – gatishmërinë maksimale. Kjo etikë lufte është ajo që do të respektojnë armiqtë tanë. Morali i luftëtarit është ajo që armiqtë tanë do të kenë frikë dhe është ky moral që do të ruajë paqen”, tha anëtari republikan i Kongresit, Michael Waltz.

Demokratët e pyetën atë lidhur me akuzat për sjellje të pahijshme dhe keqtrajtim të grave, dhe mungesën e përvojës menaxheriale.

“Është një prej organizatave më komplekse dhe më të mëdha në botë. Ne jemi si bordi i drejtorëve të punësimit për drejtimin e saj. Nuk di ndonjë bord drejtorësh të një korporate që do të punësonte një drejtues të një kompanie të madhe, nëse do të vinte dhe do të thoshte se ‘ka pasur nën mbikqyerje100 vetë’”, tha senatori demokrat Gary Peters.

Zoti Hegseth tha se përgjigjia ndaj sjelljes agresive të Kinës mbetet një përparësi kryesore e Pentagonit.

“Ne do të punojmë me partnerët dhe aleatët tanë për të frenuar agresionin në Indo-Paqësor nga kinezët komunistë”, tha ai.

Por kur u pyet për aleatët dhe partnerët në bllokun me 10 vende të Indo-Paqësorit ASEAN, zoti Hegseth nuk mundi të kujtonte asnjë prej tyre.

“Zoti Hegseth, asnjë nga vendet që përmendët nuk është pjesë e ASEAN-it. Sugjeroj që të bëni detyrat e shtëpisë për t’u përgatitur për këto lloj negociatash”, tha Senatorja demokrate Tammy Duckworth.

Demokratët dhe republikanët i bënë trysni zotit Hegseth mbi komentet e tij kundër angazhimit të grave në luftime.

“Unë e them hapur se ne nuk duhet të kemi gra në role luftarake. Nuk na ka bërë më efektivë, nuk na ka bërë më të fortë, e ka bërë më të ndërlikuar luftën”, ishte shprehur më parë ai.

“Si Sekretar e Mbrojtjeje, a do të mbështesni gratë që të vazhdojnë të kenë mundësinë për të shërbyer në role luftarake?”, pyeti Senatorja Republikane Joni Ernst, një veterane e ushtrisë.

“Po, gratë do të kenë qasje në rolet luftarake, por pa ulur standardet”, tha zoti Hegseth.

Në një koment për Zërin e Amerikës, Pentagoni tha se “standardet për shërbimin ushtarak nuk janë ulur” dhe konkretisht, “Njësitë luftarake dhe të specializuara respektojnë kritere strikte dhe rigoroze për të garantuar zgjedhjen vetëm të individëve të kualifikuar, pavarësisht nga gjinia”.

Senatorja Elizabeth Warren shprehu shqetësimin se Hegseth ndryshoi retorikën e tij për të siguruar vota për konfirmimin e tij.

“Shpresoj e kuptoni që shumë gra që shërbejnë në ushtri tani mund të mendojnë se nëse i ndryshoni kaq lehtësisht pikëpamjet tuaja në vetëm 32 ditë, 32 ditë pasi të konfirmoheni, ndoshta do t’u ktheheni prapë qëndrimeve tuaja të vjetra sipas së cilave gratë nuk duhet të marrin pjesë në luftime”, tha senatorja demokrate.

Zotit Hegseth i duhet të sigurojë shumicën e votave të Senatit për t’u konfirmuar. Pesëdhjetë e tre nga 100 senatorët amerikanë janë republikanë, por është ende e paqartë se si do të votojë çdo senator./VOA

The post Trump i besoi postin e Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth kritikohet nga demokratët për mungesë aftësish appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha pritet me festë nga demokratët në seli: Rama dhe Soros dështuan përfundimisht!

27 November 2024 at 13:53

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është rikthyer ditën e sotme pas 331 ditësh në zyrën e tij në selinë blu, pasi Gjykata e Posaçme i revokoi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Ai u prit në oborrin e selisë blu nga qindra demokratike mes entuziasmit, këngëve, brohorimave dhe flamujve të PD-së dhe Shqipërisë, teksa […]

The post Berisha pritet me festë nga demokratët në seli: Rama dhe Soros dështuan përfundimisht! appeared first on BoldNews.al.

Demokratët bëjnë analizën e humbjes në zgjedhje

By: Mirgen
17 November 2024 at 20:43

Demokratët po shqyrtojnë arsyet që çuan në humbjen e garës presidenciale më 5 nëntor. Analistët rendisin ekonominë si arsye kryesore për humbjen e Nënpresidentes Kamala Harris, por shtojnë se pas saj qëndrojnë edhe faktorë të tjerë. Korrespondetja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias njofton. Ndërsa demokratët po mësohen gradualisht me realitetin e humbjes së […]

The post Demokratët bëjnë analizën e humbjes në zgjedhje appeared first on BoldNews.al.

❌
❌