Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 July 2025Main stream

Ikja e dytë e Skëndër Gegës/ Trajneri jep dorëheqjen nga Partizani pas largimit nga Europa

By: xhir jeta
24 July 2025 at 13:05

Historia u përsërit, dhe siç është proverbi, në mënyrë më të pabukur.

Skënder Gega nuk është më trajner i Partizanit, pasi i paraqiti dorëheqjen presidentit Gazmend Demi, kërkesë që u pranua.

Tekniku 61-vjeçar ikën nga detyra vetëm një javë pas eliminimit të të kuqve nga Liga e Konferencës me ekipin nga Estonia, Kalju, por kjo duket se nuk ka lidhje me disfatën europiane.

Burime pranë klubit pohojnë se Gega ka pasur mosmarrëveshje me disa nga drejtuesit lidhur me transferimet e lojtarëve, sepse nuk kanë pranuar të marrin disa futbollistë të cilët ai I donte.

Kjo është hera e dytë që trajneri largohet, madje në mënyrë të papritur, ndërsa e para ndodhi në qershor 2019, pak ditë pasi fitoi titullin kampion në stolin e Partizanit, të parin pas plot 26 viteve.

Edhe në atë kohë u diskutua për një përplasje me drejtorin e atëhershëm sportiv, Olsi Rama.

Po flasim për një nga figurat më të dashura për tifozët partizanas, si ish-lojtar I viteve 80-të e 90-të.

Gega erdhi në detyrë në mars të këtij viti pas ikjes së trajnerit serb, Aleksandar Veselinovic.

Edhe Veselinoviç pati probleme me klubin pasi kritikoi politikën e transferimeve në janar, kur u larguan 4-5 titullarë dhe nuk u morën zëvendësues të denjë për ta.

Ende nuk dihet se kush do të ulet në stolin e të kuqve, ndërsa skuadra për momentin është pushim./abcnews.al

Before yesterdayMain stream

Skënder Gega i dha “duart” Partizanit, tifozët shpërthejnë kundër drejtuesve të klubit

By: armand
23 July 2025 at 19:44

Pas eleminimit nga Europa, Partizani ka shtuar zhgënjimi për tifozët me një zyrtarizim të fundit. Të kuqtë kanë njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me Skënder Gegën, që nuk do të jetë më trajneri i kësaj skuadre. Sipas njoftimit, Gega ka paraqitur dorëheqjen dhe ka vendosur që të ndajë rrugët me kryeqytetasit, ndërsa ky vendim i tij […]

The post Skënder Gega i dha “duart” Partizanit, tifozët shpërthejnë kundër drejtuesve të klubit appeared first on BoldNews.al.

UBT hap ekspozitën kushtuar inxhinierit të shquar Karl Gega

15 July 2025 at 18:53

UBT ka hapur një ekspozitë të veçantë kushtuar jetës dhe veprës së inxhinierit të njohur të shekullit XIX, Karl Gega, një prej figurave më të rëndësishme në historinë evropiane të inxhinierisë dhe ndërlidhjes ndërkulturore.

Ekspozita u hap në ambientet e Parkut Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Lipjan, duke shënuar një moment të rëndësishëm kulturor dhe shkencor për Kosovën dhe rajonin më gjerë.

Në bashkëpunim me Fondacionin Musei Civici di Venezia, kjo ekspozitë sjell në vëmendje trashëgiminë inxhinierike dhe kulturore të Karl Gegës, i njohur për projektet e tij që ndërlidhën komunitete dhe kultura nëpër Evropë.

Rektori dhe Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, tha se ekspozita është rezultat i një bashkëpunimi të suksesshëm ndërinstitucional dhe dëshmi e përkushtimit të UBT-së për të promovuar dijen, kulturën dhe trashëgiminë përmes një qasjeje akademike dhe inovative.

“Me këtë ekspozitë, ne jo vetëm që përkujtojmë një figurë historike të rëndësishme, por gjithashtu e lidhim të kaluarën me të ardhmen përmes dijes, teknologjisë dhe kreativitetit,” theksoi Hajrizi.

Kontribut të veçantë në realizimin e ekspozitës dhanë studentët dhe stafi akademik nga Fakultetet e Artit dhe Medias Digjitale, Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Dizajnit të Integruar të UBT-së.

Ekspozita përmban dokumente arkivore, plane inxhinierike, vizatime origjinale, si dhe materiale multimediale, duke e kthyer në një përvojë gjithëpërfshirëse që bashkon shkencën me artin dhe trashëgiminë me inovacionin.

Përmes kësaj ngjarjeje, UBT rikonfirmon rolin e tij si institucion lider në ndërlidhjen e shkencës me kulturën, si dhe përkushtimin për të sjellë në Kosovë aktivitete me përmbajtje dhe vlerë ndërkombëtare në arsim dhe kulturë.

The post UBT hap ekspozitën kushtuar inxhinierit të shquar Karl Gega appeared first on Telegrafi.

Sarandë/ U kapën me armë dhe tentuan t’i iknin policisë, lihet në burg ushtari i Admir Tafilit dhe dy tjerët nga Kamza

By: Rovena
14 July 2025 at 19:35

Gjykata e Sarandës ka lënë në burg 3 persona, të cilët lëvizin me armë në një automjet luksoz të premten në mbrëmje. Me kërkesë të Prokurores Hava Memko, Gjyqtari Fatmir Ndreu caktoi sot masën e sigurisë “Arrest në burg” për 27-vjecarin Endrit Doku, 27-vjecarin Ervis Cukali dhe 21-vjecarin Imer Gega, të tre nga Kamza.

Ata u ndaluan mbrëmjen e së premtes nga efektivët e forcave “Shqiponja” të Komisariatit të Sarandës, në rrugën “Butrinti”, teksa lëviznin me një automjet luksoz “Porsche” Panamera. Njëri prej tyre, pikërisht Endrit Doku, tentoi t’i largohej kontrollit duke u hedhur në det bashkë me çantën që mbante në krah.

Ai u arrit të kapej nga skafi i policisë kufitare Sarandë, ndërsa një polumbar gjeti në thellësi çantën bashkë me armën e zjarrit pistoletë brenda saj. Ndaj tij policia ngriti akuzën “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit” dhe “kundërshtim i punonjësit të rendit publik.

Ndërsa dy të tjerët u arrestuan për akuzat “moskallëzimi i krimit” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Cukali ndërkohë rezultoi person në kërkim prej dy vitesh për “sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake”, për një ngjarje të ndodhur në Fier ku u zbuluan 21 kg tritol./abcnews.al

Arrestohen 3 të rinjtë në Sarandë/ I riu që u hodh në det kishte armë, njëri ishte në kërkim (EMRAT)

12 July 2025 at 09:33

Policia ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me ngjarjen e regjistruar mbrëmjen e djeshme në Sarandë, ku u ndalua një automjet luksoz, tip “Porsche Panamera”, në të cilin ndodheshin tre të rinj dhe njëri prej tyre u hodh në det për t’i shpëtuar arrestimit. Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se […]

The post Arrestohen 3 të rinjtë në Sarandë/ I riu që u hodh në det kishte armë, njëri ishte në kërkim (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Gega pas barazimit të Partizanit: Skuka është special, kemi nevojë për përmirësime

By: armand
10 July 2025 at 22:34

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, e ka parë barazimin ndaj Nomme Kalju në transfertë vetëm si hapin e parë drejt kualifikimit të mëtejshëm në Ligën e Konferencës. Tekniku i të kuqve theksoi pas sfidës se nuk kishte mbaruar asgjë dhe se ekipi duhej të çonte punën në fund në ndeshjen e kthimit në Tiranë. “Ndeshje […]

The post Gega pas barazimit të Partizanit: Skuka është special, kemi nevojë për përmirësime appeared first on BoldNews.al.

Kërcënoi një vajzë me foto intime, kapet në Londër shqiptari i kërkuar nga Interpol Tirana

By: Elva
27 June 2025 at 18:50

Flamur Gega, 29 vjeç, është arrestuar në Londër pas një urdhër-ndalimi ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol Tirana, për llogari të drejtësisë shqiptare. Ai akuzohet se ka kërcënuar një vajzë me publikimin e fotove dhe pamjeve intime, në mënyrë që ta frikësonte dhe intimidohej. Sipas Top Channel, ngjarja ka ndodhur më 20 dhjetor 2020, dhe që […]

The post Kërcënoi një vajzë me foto intime, kapet në Londër shqiptari i kërkuar nga Interpol Tirana appeared first on BoldNews.al.

Shkelja në tender, dy zyrtarë dhe një sipërmarrëse shpallen fajtorë

23 June 2025 at 18:28

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli fajtorë dy zyrtarë të bashkisë së Kurbinin si dhe aksioneren e kompanisë “Senka” për vepra penale të shkeljes së barazisë në tendera dhe falsifikim të dokumenteve në lidhje me ujësjellësin e Laçit. Sipas njoftimit të Gjykatës, u deklaruan fajtorë Jeton Cakoni dhe Vlash Gega për […]

The post Shkelja në tender, dy zyrtarë dhe një sipërmarrëse shpallen fajtorë appeared first on Reporter.al.

Luiza Gega refuzon të përfaqësojë Shqipërinë në Evropian: Federata po na kthen 20 vite pas

By: D Marku
22 June 2025 at 20:19

Kampionia evropiane e atletikës Luiza Gega ka zgjedhur të mos përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin Evropian të Atletikës për shtete, që nis të martën në Slloveni. Arsyeja? Një mungesë serioziteti dhe organizimi nga ana e Federatës Shqiptare të Atletikës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Gega ngriti zërin ndaj mënyrës se si ishte planifikuar transporti i ekipit, me autobus, për një rrugë që zgjat 20 orë.

“M’u rikthye ndjesia e para 20 viteve. Nuk ka asgjë të keqe të udhëtosh me autobus, por është një rrugë rraskapitëse që asnjë sportist nuk duhet ta bëjë para një gare,” – shkroi ajo.

Atletja shigjetoi drejtpërdrejt presidentin e ri të federatës, Izmir Smajlaj, ish-sportist i kërcimit së gjati, i cili mori detyrën në maj të këtij viti.

“Në ditën e parë ai tha se do të mbështeste sportistët sepse e kuptonte nga përvoja. Sot e ktheu atletikën 20 vite pas.”

Një tjetër problem që Gega e cilëson si skandaloz, është mungesa e uniformave për ekipin kombëtar. Sipas saj, federata nuk ka siguruar asnjë veshje zyrtare, por sërish pret që atletët të jenë të gatshëm për të garuar.

“Uniformat e vetme i kemi nga dy vite më parë, të blera nga trajneri im me lekët e tij. Kur s’ka fonde, një president i vërtetë duhet të marrë përgjegjësi, edhe nga xhepi i vet.”

The post Luiza Gega refuzon të përfaqësojë Shqipërinë në Evropian: Federata po na kthen 20 vite pas appeared first on Albeu.com.

“Federata po na kthen…”/ Luiza Gega refuzon të përfaqësojë Shqipërinë në Evropian

22 June 2025 at 19:47

Kampionia evropiane e atletikës Luiza Gega ka zgjedhur të mos përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin Evropian të Atletikës për shtete, që nis të martën në Slloveni. Arsyeja? Një mungesë serioziteti dhe organizimi nga ana e Federatës Shqiptare të Atletikës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Gega ngriti zërin ndaj mënyrës se si ishte planifikuar transporti i ekipit, me autobus, për një rrugë që zgjat 20 orë.

“M’u rikthye ndjesia e para 20 viteve. Nuk ka asgjë të keqe të udhëtosh me autobus, por është një rrugë rraskapitëse që asnjë sportist nuk duhet ta bëjë para një gare,” – shkroi ajo.

Atletja shigjetoi drejtpërdrejt presidentin e ri të federatës, Izmir Smajlaj, ish-sportist i kërcimit së gjati, i cili mori detyrën në maj të këtij viti.

“Në ditën e parë ai tha se do të mbështeste sportistët sepse e kuptonte nga përvoja. Sot e ktheu atletikën 20 vite pas.”

Një tjetër problem që Gega e cilëson si skandaloz, është mungesa e uniformave për ekipin kombëtar. Sipas saj, federata nuk ka siguruar asnjë veshje zyrtare, por sërish pret që atletët të jenë të gatshëm për të garuar.

“Uniformat e vetme i kemi nga dy vite më parë, të blera nga trajneri im me lekët e tij. Kur s’ka fonde, një president i vërtetë duhet të marrë përgjegjësi, edhe nga xhepi i vet.”

The post “Federata po na kthen…”/ Luiza Gega refuzon të përfaqësojë Shqipërinë në Evropian appeared first on Sot News | Lajme.

Luiza Gega refuzon të përfaqësojë Shqipërinë në Evropian: Federata po na kthen 20 vite pas

By: gaze tare
22 June 2025 at 19:40

Kampionia evropiane e atletikës Luiza Gega ka zgjedhur të mos përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin Evropian të Atletikës për shtete, që nis të martën në Slloveni. Arsyeja? Një mungesë serioziteti dhe organizimi nga ana e Federatës Shqiptare të Atletikës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Gega ngriti zërin ndaj mënyrës se si ishte planifikuar transporti i ekipit, me autobus, për një rrugë që zgjat 20 orë.

“M’u rikthye ndjesia e para 20 viteve. Nuk ka asgjë të keqe të udhëtosh me autobus, por është një rrugë rraskapitëse që asnjë sportist nuk duhet ta bëjë para një gare,” – shkroi ajo.

Atletja shigjetoi drejtpërdrejt presidentin e ri të federatës, Izmir Smajlaj, ish-sportist i kërcimit së gjati, i cili mori detyrën në maj të këtij viti.

“Në ditën e parë ai tha se do të mbështeste sportistët sepse e kuptonte nga përvoja. Sot e ktheu atletikën 20 vite pas.”

Një tjetër problem që Gega e cilëson si skandaloz, është mungesa e uniformave për ekipin kombëtar. Sipas saj, federata nuk ka siguruar asnjë veshje zyrtare, por sërish pret që atletët të jenë të gatshëm për të garuar.

“Uniformat e vetme i kemi nga dy vite më parë, të blera nga trajneri im me lekët e tij. Kur s’ka fonde, një president i vërtetë duhet të marrë përgjegjësi, edhe nga xhepi i vet.”

The post Luiza Gega refuzon të përfaqësojë Shqipërinë në Evropian: Federata po na kthen 20 vite pas appeared first on iconstyle.al.

Ekspozitë për Karl Gegën, inxhinieri që ndërtoi hekurudhën e parë malore në botë

By: Besnik
16 June 2025 at 19:30

Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë është çelur ekspozita kushtuar Karl Gegës, inxhinierit të shquar me origjinë shqiptare, i njohur për ndërtimin e hekurudhës së parë malore në botë, asaj të Semmeringut në Austri, një vepër e shpallur më vonë pasuri botërore nga UNESCO.

Përmes dokumenteve origjinale, planeve inxhinierike, ilustrimeve të rralla dhe materialeve arkivore, ekspozita sjell në vëmendjen e publikut shqiptar figurën e Karl Gegës si një nga personalitetet më të rëndësishëm të inxhinierisë moderne evropiane, një shqiptar që i dha Evropës një nga veprat më madhore të shekullit XIX.

Ekspozita është kuruar nga historiania dhe albanologia me famë ndërkombëtare Lucia Nadin dhe arkitekti Gjon Radovani, i cili ka ndërtuar konceptin vizual dhe hapësinor të kësaj ekspozite.

“Është një ekspozitë që tregon historinë e Karl Gegës, me origjinë shqiptare, i cili më pas jetoi dhe studioi në Venecia. Ajo dëshmon lidhjet historike mes Venecias dhe Shqipërisë dhe është një rast i mirë për të forcuar këto lidhje të hershme, që reflektojnë historinë e dy vendeve”, tha historiania Lucia Nadin.

Në kuadër të ekspozitës, u zhvillua edhe një konferencë shkencore me pjesëmarrjen e studiuesve, historianëve dhe ekspertëve të inxhinierisë nga Shqipëria dhe vende të tjera, e cila solli në vëmendje rolin kyç të Gegës në historinë e zhvillimit teknik të Evropës.

“Kemi në dispozicion një nga katalogët më seriozë të prodhuar ndonjëherë për këtë figurë kaq të madhe. Kjo ekspozitë përfaqëson një nga ngjarjet kulturore më të rëndësishme të vitit dhe është rezultat i një angazhimi të madh nga të gjithë ata që punuan në projekt. Uroj që përmes saj, publiku shqiptar të njohë jetën dhe veprën e këtij gjeniu shqiptar,” – u shpreh arkeologu Gëzim Hoxha.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 25 qershor dhe është fryt i një bashkëpunimi kulturor ndërkombëtar. Ajo përbën një mundësi të rrallë për të njohur dhe rivlerësuar kontributet shqiptare në historinë evropiane të shkencës dhe teknologjisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ekspozitë për Karl Gegën, inxhinieri që ndërtoi hekurudhën e parë malore në botë appeared first on Euronews Albania.

Partizani planifikon ndryshime pas dështimit të sezonit, merret vendimi për trajnerin Gega

16 May 2025 at 18:58

Sezoni i fundit u konsiderua dështim për Partizanin, skuadër që tradicionalisht synon titullin kampion, por këtë herë u eliminua në gjysmëfinale nga Egnatia. Kjo situatë ka nxitur drejtuesit e klubit të mendojnë për ndryshime të thella për sezonin e ardhshëm, me qëllim përmirësimin e rezultateve.

Në këtë kuadër, është zhvilluar një takim mes presidentit Gazment Demi dhe strukturave drejtuese të klubit, ku u hartua një plan pune për sezonin që vjen. Ky plan përfshin ndryshime në aspektet organizative, teknike dhe të merkatos, si dhe përcaktimin e qartë të roleve dhe përgjegjësive për secilën hallkë të klubit.

Një element kyç i këtij projekti të ri është trajneri Skënder Gega, i cili do të ketë rolin kryesor në vendimmarrjen për përbërjen e skuadrës. Gega do të ketë fjalën e fundit për të ardhmen e lojtarëve aktualë dhe për afrimet e reja, ndërsa drejtuesit do të kenë një rol më shumë sugjerues dhe mbështetës në këtë proces.

The post Partizani planifikon ndryshime pas dështimit të sezonit, merret vendimi për trajnerin Gega appeared first on Sot News | Lajme.

Sherri në Pogradec/ Policia arreston dhe dy nipërit e Luan Tollozhinës, në kërkim 4 të tjerë

11 May 2025 at 19:56

Policia e Pogradecit ka dalë me një komunikatë shtesë për mediat në lidhje me konfliktin e regjistruar ditën e sotme në Pogradec, ku Luan Tollozhina goditi brenda qëndrës së votimit komisionerin e PS-së, Enton Gega, pasi ky i fundit kishte patur një përplasje me vajzën e tij, e cila ishte kryetare e komisionit. Pasi Policia […]

The post Sherri në Pogradec/ Policia arreston dhe dy nipërit e Luan Tollozhinës, në kërkim 4 të tjerë appeared first on BoldNews.al.

Eksponenti i PD, Luan Tollozhina nuk ndalet/ Nipërit shkojë në shtëpinë e komisionerit, i rrahin gruan dhe djalin

By: Rovena
11 May 2025 at 13:49

“Saga” e dhunës nga eksponenti i PD në Pogradec vazhdon. Pasi dhunoi në qendrën e votimit komisionerin Enton Gega, nipërit e eksponentit të arrestuar, Luan Tollozhina i shkojnë në shtëpi dhe i rrahin gruan e djalin. Ky i fundit ndodhet në spital për të marrë kujdesin mjekësor.

“Rreth orës 13:00, në Pogradec shtetasit R. T., dhe E. M., D. M., (nipërit e shtetasit të arrestuar L. T.), pas konfliktit të  ndodhur në qendrën e votimit nr. 3901, kanë shkuar në banesën e shtetasit E. G., 52 vjeç, (komisioner i kësaj qendre votimi), dhe kanë goditur  familjarët e 52-vjeçarit (bashkëshorten dhe djali).

Djali i 52-vjeçarit po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja  e 52-vjeçarit ndodhet në ambientet e Komisariatit për të dhënë kallëzim.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe kapjen dhe shoqërimin e këtyre  shtetasve”, njofton policia./abcnews.al

Dinamo-Partizani, Gega: Sfidë e parëndësishme, do të aktivizoj të rinjtë

By: armand
9 May 2025 at 22:23

Dinamo dhe Partizani do të përballen nesër në finalen e vogël mes tyre, për vendin e tretë për këtë sezon të Superiores. Dinamo u mund 2-1 nga Vllaznia, në një ndeshje mjaft të kontestuar nga blutë përsa i përket abitrimit, ndërsa Partizani barazoi pa gol ndaj Egnatias. Por, duke qenë se në sezonin e rregullt […]

The post Dinamo-Partizani, Gega: Sfidë e parëndësishme, do të aktivizoj të rinjtë appeared first on BoldNews.al.

Qëndistaria e Gjirokastrës, 40 vite pasion dhe trashëgimi

By: Besnik
8 May 2025 at 16:48

Në një shtëpizë tradicionale në lagjen e vjetër “Dunavat” në zemër të Gjirokastrës, qëndistarja Hëna Gega mishëron frymën e një qyteti me histori, tradita dhe elegancë të rrallë.

E lindur dhe rritur në këtë lagje, ajo përfaqëson gruan me një pasion të veçantë për artin e punimeve me gjilpërë, një teknikë delikate që ka zbukuruar për shekuj veshje, perde, mbulesa dhe çarçafë në shtëpitë gjirokastrite.

“Unë këtë zanat e kam mësuar që në moshën 6-vjeçare. Është një punë e veçantë që duhet ta duash, ta dashurosh dhe ta bësh. Nuk bëhet sepse është një punë që duhet të tërheqë për ta bërë. Nuk është si punët e tjera që mund t’i bëjë çdo njeri. Kjo është një gjë shumë e veçantë që duhet ta duash me shpirt për ta mësuar”, thotë Hëna Gega.

Qëndisjet tradicionale me gjilpërë kërkojnë orë të tëra përkushtimi dhe mjeshtëri të lartë. Kjo ka bërë që ndër vite, artizania e saj të jetë simbol i finesës, por gjithashtu një produkt i kërkuar kryesisht nga të huajt.

“Ishte një bum i madh, që nga Greqia kërkonin shumë prodhim të tillë, bënin këllëfë, çentro tabakaje, dhe mua më vinin porositë në shtëpi. Unë i bëja, por nuk është punë që vlerësohet. Është një punë që do shumë kohë dhe nuk ka shumë lekë”, thotë ajo.

Megjithëse e pranon se është vështirë të nxjerrësh të ardhura duke ndjekur pasionin, qëndistarja ende vazhdon të përcjellë këtë vlerë të traditës. Ajo shpreson se interesimi në rritje i turistëve për kulturën dhe artizanatin do të japë frytet e veta dhe do t’u japë kuptim dekadave të punës me gjilpërë ndër breza.

“Unë e kam pasion, unë këtë e kam jetë. Nuk mund të rri nëse jam e shqetësuar apo kam një mërzitje. Nuk mund të rri pa punëdore, nuk mund të rri një ditë pa punëdore. Edhe do ta vazhdoj patjetër”, thotë Hëna Gega.

Artizania gjirokastrite e qëndisjes karakteristike dëshiron që kjo mjeshtëri të mos harrohet, por të transmetohet në breza si një vlerë e çmuar e traditave të Gjirokastrës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Qëndistaria e Gjirokastrës, 40 vite pasion dhe trashëgimi appeared first on Euronews Albania.

“36 javë në vendin e parë, e merituam”: Tetova justifikon barazimin, Gega e pranon

By: user 2
5 May 2025 at 22:58

“Jam i lumtur, një kampionat i gjatë, 36 javë në vendin e parë, e merituam. Kam rezerva për lojën, në 25 metrat e fundit. Daljet nga poshtë kanë qenë mirë.Nga fraksioni i dytë i pjesës së parë. Mendoj që me rastin e Lushkjas në fillim, duhet të kishim shënuar”. Edlir Tetova i gëzohet barazimit pa gola me Partizanin, që e kualifikon në finalen titull me Vllazninë. Egnatia ka kryesuar kampionatin në sezonin e rregullt dhe kthehet të diskutojë titullin për sezonin e dytë radhazi.

Një ndeshje delikate, me Partizanin të detyruar të fitonte. Ky favor rezultoi përcaktues për rrogozhinasit. Tani Tetova pret një provë të fundit nga skuadra e tij, për të bërë të tijin kampionatin. “Guindo më është dashur këto dy ndeshje, për finalen do të shikoj të analizoj dhe të vendos. Ndaj Vllaznisë është një ndeshje finale, nuk shikohet kundërshtari në këto pozita, do të jetë ndeshje e bukur, t’ia lemë fushës, të fitojë më i miri”, deklaroi Edlir Tetova.

GEGA: “E VËSHTIRË KUR LUAN PËR NJË REZULTAT”

Dëshira është e madhe. Jam i kënaqur. Ndryshe dilet kur humbet një ndeshje pa dhënë asgjë, besoj se dhamë gjithçka. Pak e vështirë kur luan me dy rezultate, është edhe pak risk të hapesh nga dëshira për ta mbyllur sa më shpejt. Lodhja duket, lojtarët bënë më të mirën por lodhja e bëri të vetën”. Skënder Gega pranon humbjen, përballë një kundërshtari që kishte luajtur 120 minuta plus penalltitë vetëm tre ditë më parë. Tekniku i të kuqve sidoqoftë nuk duket shumë i zhgënjyer: “A jam i mërzitur? Mërzitë janë të ndryshme, unë dëshpërohem kur nuk luaj mirë futboll, kur nuk japim. Kjo është tjetër mërzi. Patjetër edhe unë kam ëndrrat e mia, edhe tifozët e klubi, çdo njeri ka ëndrra. Por nganjëherë duhet të pranosh realitetin. Është një ndeshje që ne nuk e humbëm, e barazuam, falë edhe asaj që na çoi në vend të katërt e nuk na dha shansin për barazimin që ta kishim ne por e kishin ata. Atyre u uroj suksese, edhe ekipeve të tjera në “Final Four”.

Lexo më tej: Egnatia në finalen titull me Vllazninë: Partizani del jashtë pa u mundur

Gega pastaj foli edhe për të ardhmen: “Të gjithë duhet të bëjmë analizë. Unë për sa kohë sa jam do të bëj analizë e do jem shumë i hapur e i qartë për të ardhmen. Klubi është investim i madh e ndërmarrje e madhe që duhen qartësuar gjërat ku do të ndërhyjmë. Duhet të jemi shumë të sinqertë për pretendimin që ka klubi, për investimin që është bërë. Do të shohim objektivat, do të jenë realiste. Por para se të hyjmë në kampionat, duhet që të jemi 100%, të kemi goditur edhe në ndërhyrje”.

The post “36 javë në vendin e parë, e merituam”: Tetova justifikon barazimin, Gega e pranon appeared first on Lapsi.al.

Izmir Smajlaj zgjidhet President i Federatës Shqiptare të Atletikës, reagon Luiza Gega: U punua fort kundër meje

5 May 2025 at 16:37

Izmir Smajlaj, rekordmeni kombëtar në kërcim së gjati dhe një nga figurat më të njohura të atletikës shqiptare, është zgjedhur President i ri i Federatës Shqiptare të Atletikës. Ai ishte kandidati i vetëm në Asamblenë e Jashtëzakonshme Zgjedhore, pasi ish-presidenti Taulant Stërmasi u tërhoq nga gara. Smajlaj do të drejtojë Federatën për një mandat 4-vjeçar.

Përveç zgjedhjes së presidentit, u miratua edhe përbërja e re e Kryesisë së Federatës. Anëtarët e rinj janë Vaso Selenica, Emiljana Ciko, Gledis Hallunaj, Oltion Luli, Zhuje Bajko dhe Vladimir Gjonaj.

Zhvillimet e fundit kanë ngjallur reagime në komunitetin sportiv, përfshirë edhe nga kampionia Luiza Gega. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Gega tha se e kishte ndjerë që po bëheshin përpjekje për të mos u përfshirë në strukturat drejtuese të atletikës.

“Është punuar fort që të mos votohet për mua. Unë thjesht mbajta një fjalim prezantues, jo se nuk e dinë se kush jam, por që doja t’i shikoja në sy kur të vinte ky momenti. Thashë dhe dy fjalë në fund që vërtetë unë nuk meritoj të jem pjesë sepse unë i bëj gjërat me shpirt, e dua këtë sport dhe duam të ecim para,” – u shpreh Gega.

The post Izmir Smajlaj zgjidhet President i Federatës Shqiptare të Atletikës, reagon Luiza Gega: U punua fort kundër meje appeared first on Sot News | Lajme.

Smajlaj zgjidhet president i Federatës Shqiptare të Atletikës, Luiza Gega: Manipulime, s’më donin në federatë

By: redi
5 May 2025 at 16:02

Me akuza të forta u mbyll procesi i zgjedhjeve në Federatën Shqiptare të Atletikës. Mandatin 4-vjeçar e fitoi sportisti Izmir Smajlaj, i cili në këto zgjedhje ishte kandidat i vetëm pas tërheqjes së Taulant Stërmasit. Ky i fundit, njëkohësisht edhe presidenti të cilit i skadoi mandati, bëri akuza të forta që në nëntor për këtë proçes, duke thënë se Kryesia po manipulonte anëtarët votues.

Source

❌
❌