Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dy “Black Hawk” nga Emiratet zbarkojnë në Shqipëri për betejën kundër flakëve

13 August 2025 at 18:33

Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) i vijnë në ndihmë Shqipërisë për situatën e paprecedentë të zjarreve këtë vit.

Ata dërguan helikopterë Black Hawk të Forcës Ajrore, që janë dislokuar në bazën ajrore të Kuçovës dhe po operojnë efektivisht në zjarret në të gjithë territorin e vendit, duke qenë një ndihmë shumë e madhe në mbështetje të strukturës nga toka për fikjen e zjarreve.

Gjeneral Brigade, Mudhafar Al Amri, Drejtor në Detyrë i Shpëtimit dhe Zjarrfikës, Autoriteti i Mbrojtjes Civile në Abu Dabi, ishte sot në terren për të ndjekur nga afër operacionet për fikjen e zjarreve në zonën e Gramshit, ku theksoi edhe një herë gatishmërinë e vendit të tij për të ofruar ndihmë për Shqipërinë në këtë situatë të rënduar me zjarret, shkruan A2 CNN.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Haki Ҫako e falënderoi për ndihmën konkrete, që po jep rezultat në terren.

The post Dy “Black Hawk” nga Emiratet zbarkojnë në Shqipëri për betejën kundër flakëve appeared first on Telegrafi.

Beteja me zjarret, në operim edhe dy helikopterë nga Emiratet e Bashkuara Arabe

13 August 2025 at 16:14

TIRANË, 13 gusht/ATSH/ Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) i vijnë në ndihmë Shqipërisë për situatën e paprecedentë të zjarreve këtë vit, me dy helikopterë ‘Black Hawk’ të Forcës Ajrore, që janë dislokuar në bazën ajrore të Kuçovës.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bëri të ditur sot se helikopterët po operojnë efektivisht në zjarret në të gjithë territorin e vendit, duke qenë një ndihmë shumë e madhe në mbështetje të strukturës nga toka për fikjen e zjarreve.

Gjeneral brigade, Mudhafar Al Amri, drejtor në Detyrë i Shpëtimit dhe Zjarrfikjes, Autoriteti i Mbrojtjes Civile në Abu-Dabi, ishte sot në terren për të ndjekur nga afër operacionet për fikjen e zjarreve në zonën e Gramshit.

Ai theksoi edhe një herë gatishmërinë e vendit të tij për të ofruar ndihmë për Shqipërinë në këtë situatë të rënduar me zjarret.

Ndërsa drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Haki Ҫako e falënderoi për ndihmën konkrete, që po jep rezultat në terren.

Gjatë orëve të fundit në gjithë territorin e vendit janë evidentuar 37 vatra zjarri aktive, ndërkohë që vijojnë operacionet nga toka dhe nga ajri për neutralizimin e zjarreve.

/m.m/r.e//a.f/

The post Beteja me zjarret, në operim edhe dy helikopterë nga Emiratet e Bashkuara Arabe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dy helikopterë “Black Hawk” nga EBA mbërrijnë për fikjen e zjarreve, avioni kroat ndërhyn në Gramsh

11 August 2025 at 10:43

TIRANË, 11 gusht /ATSH/ Dy helikopterët “Black Hawk” të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë mbërritur sot në Bazën Ajrore të Kuçovës, për t’u angazhuar në operacionet për fikjen e zjarreve në vend.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral-lejtnant Arben Kingji, priti në bazë ekuipazhet dhe stafin e helikopterëve, të cilët do të bashkëpunojnë ngushtë me forcat shqiptare për përballimin e situatës.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, këto mjete ajrore do të forcojnë kapacitetet operacionale në terren, duke ndihmuar në izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit në zona të ndryshme të vendit.

Gjithashtu që prej orëve të para të mëngjesit, avioni kroat Canadair ka nisur të veprojë për izolimin e vatrës së zjarrit në Synej të Rrogozhinës.

Ndërsa helikopterët e Forcës Ajrore çeke dhe asaj kroate që operojnë nga Baza e Kuçovës janë nisur drejt Gramshit për shuarjen e zjarrit.

1 nga 5

/a.f/

The post Dy helikopterë “Black Hawk” nga EBA mbërrijnë për fikjen e zjarreve, avioni kroat ndërhyn në Gramsh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministria e Arsimit distancohet nga zbatimi i projektit “Smart City”

10 August 2025 at 08:33

Ministria e Arsimit dhe Sportit u distancua nga zbatimi i projektit të kushtueshëm “Smart City” përmes një përgjigje për BIRN, pavarësisht se 20 shkolla publike janë parashikuar që të përfitojnë kamera inteligjente dhe detektorë me qëllim rritjen e masave të sigurisë. Sipas Ministrisë së Arsimit, ligji për ratifikimin e marrëveshjes së huasë me Fondin e […]

The post Ministria e Arsimit distancohet nga zbatimi i projektit “Smart City” appeared first on Reporter.al.

Plani i Izraelit për pushtimin e plotë të Gazës, Liga Arabe mban takim urgjent

9 August 2025 at 19:56

Liga Arabe do të zhvillojë një takim urgjent pas vendimit të njoftuar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu për pushtimin e plotë të Gazës.

Takimi do të mbahet të dielën më 10 gusht, ku do të diskutohen mënyrat për t’u përballur me situatën e luftës.

Përfaqësuesi palestinez në Lidhjen Arabe, Mohanad al-Aqlouk tha se se takimi që do të mbahet “do ketë në fokus vendimin e Izraelit për të ripushtuar plotësisht Rripin e Gazës dhe për ta kontrolluar atë plotësisht, si dhe zhvendosjen e detyruar të mëvonshme të popullit palestinez brenda dhe jashtë Rripit”.

Gjithashtu gjatë takimit, Liga Arabe do të shqyrtojë mekanizmat për veprim në nivel arab dhe ndërkombëtar për të adresuar shkeljet izraelite, për të parandaluar vazhdimin e tyre dhe për të ndjekur penalisht autorët para gjykatave ndërkombëtare, thuhet më tej.

/abcnews.al/

FOKUS – Rreth 20 vende arabe dhe myslimane dënojne planin izraelit për të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës

9 August 2025 at 17:48

KAJRO, 9 gusht /ATSH-AFP/- Rreth 20 vende arabe dhe myslimane kanë dënuar planin e Izraelit për të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës, duke e cilësuar atë një përshkallëzim të rrezikshëm.

Vendet, përfshirë Egjiptin, Arabinë Saudite dhe Turqinë, thanë se plani përbënte një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe një përpjekje për të rrënjosur pushtimin e paligjshëm në kundërshtim me legjitimitetin ndërkombëtar.

Qeveria e Benjamin Netanyahut njoftoi dje planin për një pushtim të plotë të territorit të Gazës – pavarësisht kundërshtimit nga udhëheqësit ushtarakë.

Izraeli vlerësohet se kontrollon rreth 75% të territorit të shkatërruar kryesisht, i cili është shtëpia e afërsisht 2 milionë palestinezëve. //a.i/

 

The post FOKUS – Rreth 20 vende arabe dhe myslimane dënojne planin izraelit për të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë (Pikëtakimi: Emiratet e Bashkuara Arabe?)

7 August 2025 at 21:57

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump. Vizita e fundit në Moskë e të dërguarit të Trump-it, Steve Witkoff, duket se ka përshpejtuar ndjeshëm këtë proces. Pas deklaratës optimiste të Trump-it […]

The post Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë (Pikëtakimi: Emiratet e Bashkuara Arabe?) appeared first on BoldNews.al.

Shtetet Arabe kërkojnë që Hamasi të çarmatoset dhe t’i hapë rrugën krijimit të shtetit palestinez

1 August 2025 at 22:30

Për herë të parë, vendet arabe të botës janë bashkuar njëzëri në thirrjen për Hamasin që të heqë dorë nga armët, të lirojë të gjithë pengjet dhe t’i japë fund sundimit të tij në Rripin e Gazës, kushte që, sipas tyre, mund të ndihmojnë në krijimin e një shteti palestinez. Deklarata e papritur, e miratuar […]

The post Shtetet Arabe kërkojnë që Hamasi të çarmatoset dhe t’i hapë rrugën krijimit të shtetit palestinez appeared first on BoldNews.al.

Rey Manaj prezantohet te klubi i ri, befason të gjithë

30 July 2025 at 11:57

Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj është zyrtarizuar tashmë si lojtar i ri i klubit Sharjah FC nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Manaj ka ndryshuar kampionat, duke lënë Superligën e Turqisë, pas dy vitesh të kaluara me Sivassporin.

Sulmuesi lushnjar ka befasuar të gjithë duke zgjedhur transferimin në Emiratet e Bashkuara Arabe te skuadra e Sharjah FC për 2 milionë euro.

 

رسمــياً | ري ماناي 🔥
الهداف الألباني ينضم إلى صفوف المـ👑ـلك بعقد يمتد لموسمين 📝
قادماً من سيفاسبور التركي.. ليستكمل مسيرته التهديفية بقميص الشارقة ⚽

الجماهير الشرجاوية.. رحّبوا معنا بالنجم الجديد 👏#نادي_الشارقة pic.twitter.com/EYdDVr0zFS

— نادي الشارقة لكرة القدم (@SharjahFC) July 29, 2025

“Me një kontratë për dy sezone, sulmuesi shqiptar i bashkohet radhëve të Al-Sharjah. Vjen nga Sivasspor i Turqisë…për të vazhduar karrierën e tij si golashënues me fanellën e Sharjah”

“Tifozët e Al-Sharjah…mirëpresin me ne yllin e ri”, thuhet në njoftimin e klubit arab.

Te Sivasspori, Manaj pati një kohë shumë të mirë, pasi për dy sezone zhvilloi 63 ndeshje, duke shënuar 34 gola dhe duke dhuruar 8 asistime. /Telegrafi/

 

مهاجمنا ري ماناج يستلم القميص رقم (9) من صاحب الرقم التاريخي عبدالعزيز محمد، رمز الهجوم الشرجاوي التاريخي….

الإرث مستمر.. والطموحات تتجدد#نادي_الشارقة pic.twitter.com/9uOaBUpm7x

— نادي الشارقة لكرة القدم (@SharjahFC) July 29, 2025

 

The post Rey Manaj prezantohet te klubi i ri, befason të gjithë appeared first on Telegrafi.

Kamera mbi kamera: Projekti ‘Smart City’ në shkolla ngre pikëpyetje për të dhënat personale

30 July 2025 at 06:50

Një grup ekspertësh të huaj mbërritën në shkollën 9-vjeçare “Jeronim De Rada” në Tiranë në muajin maj dhe pasi vëzhguan sistemin aktual të kamerave të sigurisë, bënë disa matje dhe u larguan nga ambientet e shkollës. Vizita e pazakontë lidhej me projektin e kushtueshëm qeveritar “Smart City”, i cili premton që të instalojë mijëra kamera […]

The post Kamera mbi kamera: Projekti ‘Smart City’ në shkolla ngre pikëpyetje për të dhënat personale appeared first on Reporter.al.

BE dhe Liga Arabe riafirmojnë mbështetjen për zgjidhjen me dy shtete, i bëjnë thirrje Hamasit të çarmatoset

30 July 2025 at 07:45

Bashkimi Evropian dhe Liga Arabe, si dhe disa vende të tjera, përfshirë Britaninë dhe Kanadanë, shprehën angazhimin e tyre për të rikthyer zgjidhjen me dy shtete në një përpjekje për t’i dhënë fund luftës shkatërruese të Izraelit në Gaza.

Përfaqësues të nivelit të lartë u mblodhën në Nju Jork të hënën në një konferencë ndërkombëtare, të bashkëkryesuar nga Franca dhe Arabia Saudite, në selinë e Kombeve të Bashkuara, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Konferenca e Kombeve të Bashkuara (OKB), e cila u shty nga qershori dhe u reduktua nga udhëheqësit botërorë në ministra, krijoi tetë grupe pune të nivelit të lartë për të ofruar propozime mbi një gamë të gjerë temash në lidhje me zgjidhjen me dy shtete.

Kjo rezultoi në një deklaratë shtatëfaqëshe, të quajtur “Deklarata e Nju Jorkut”, e cila përcakton një plan me faza që i nxit vendet të njohin shtetin e Palestinës, bën thirrje për çarmatimin e Hamasit dhe parashikon qeverisjen e Autoritetit Palestinez.

“Në kontekstin e përfundimit të luftës në Gaza, Hamasi duhet t’i japë fund sundimit të tij në Gaza dhe t’ia dorëzojë armët e tij Autoritetit Palestinez, me angazhim dhe mbështetje ndërkombëtare, në përputhje me objektivin e një Shteti Palestinez sovran dhe të pavarur”, thuhej në deklaratë.

Deklarata mbështet gjithashtu vendosjen e një “misioni të përkohshëm ndërkombëtar stabilizimi” nën Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të mbrojtur palestinezët, për të mbikëqyrur transferimin e administratës tek Autoriteti Palestinez dhe për të monitoruar armëpushimin.

Teksti dënon sulmin vdekjeprurës të 7 tetorit nga Hamasi, në të cilin grupi militant vrau rreth 1,200 persona dhe mori peng rreth 250 persona – rreth 50 prej të cilëve ende mbahen peng.

Ky tekst shënon dënimin për herë të parë nga kombet arabe të Hamasit.

Ai gjithashtu dënon ofensivën ushtarake të Izraelit në Gaza, nga e cila u vranë më shumë se 60,000 palestinezë, dhe “rrethimin dhe urinë e tij, të cilat kanë prodhuar një katastrofë shkatërruese humanitare”.

Franca dhe Arabia Saudite, u bënë thirrje të gjitha 193 shteteve anëtare të OKB-së të mbështesin dokumentin para fillimit të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që do të zhvillohet në mesin e shtatorit.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, kundërshton një zgjidhje, duke përmendur shqetësime si nacionaliste ashtu edhe për sigurinë. Shtetet e Bashkuara, një aleat kyç i Izraelit, gjithashtu e bojkotojnë këtë ngjarje.

Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kanë shprehur së fundmi qëllimin e tyre për të njohur shtetin e Palestinës, me të cilën gjë do të bashkoheshin me 147 shtetet anëtare të OKB-së që e kanë bërë tashmë këtë. /Telegrafi/

The post BE dhe Liga Arabe riafirmojnë mbështetjen për zgjidhjen me dy shtete, i bëjnë thirrje Hamasit të çarmatoset appeared first on Telegrafi.

SPAK godet organizatën e trafikut të drogës, sekuestrohen 6 ton kokainë

26 July 2025 at 16:45

Sipas SPAK, ky grup i strukturuar kriminal vepronte përmes një organizimi të sofistikuar dhe trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt disa vendeve të Bashkimit Evropian, si dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Lënda narkotike vinte kryesisht nga Santa Marta (Kolumbi) ose Ekuadori dhe transportohej me kontejnerë detarë drejt porteve të mëdha si Anversa (Belgjikë), Roterdami (Holandë) […]

The post SPAK godet organizatën e trafikut të drogës, sekuestrohen 6 ton kokainë appeared first on Reporter.al.

Vendet e Gjirit me një vizë të re të tipit Shengen

23 July 2025 at 15:37

Një vizë e re turistike do të lansohet së shpejti që do ta bëjë udhëtimin midis vendeve në Gjirin më të lehtë.

Viza e Grand Tours e GCC-së – e njohur edhe si Viza e Unifikuar Turistike ose Viza e Unifikuar e GCC-së – u miratua në vitin 2023.

Kjo do të thotë të jesh në gjendje të vizitosh Bahreinin, Kuvajtin, Omanin, Katarin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me një leje të vetme, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Qëllimi është të përmirësohet udhëtimi në rajon dhe të bëhet më e lehtë eksplorimi i vendeve të shumta në një udhëtim.

Viza e Unifikuar Turistike do të jetë një leje e vetme që u jep hyrje të gjashtë shteteve anëtare të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC).

Për momentin, udhëtarët duhet të aplikojnë për viza të veçanta për secilin vend.

Me sistemin e ri, shtetasit jo-GCC do të jenë në gjendje të zgjedhin të aplikojnë për një opsion për një vend të vetëm ose për shumë vende.

Për të aplikuar, do të krijohet një portal i vetëm, që do të thotë gjithashtu lehtësim i barrës administrative për vizitorët.

Për t’u kualifikuar, qëllimi i vizitës suaj duhet të jetë turizmi, një qëndrim afatshkurtër ose takimi me familjen dhe miqtë.

Viza nuk lejon punësim ose qëndrime afatgjata.

GCC ende nuk e ka konfirmuar periudhën e vlefshmërisë së vizës, por pritet të jetë nga 30 deri në 90 ditë.

Tarifa gjithashtu nuk është njoftuar ende, por autoritetet thonë se opsioni i ri shumëvendësh do të jetë një alternativë me kosto efektive ndaj gjashtë vizave të ndara aktuale për ata që dëshirojnë të vizitojnë të gjitha shtetet anëtare.

Viza e Unifikuar Turistike pritet të lansohet deri në fund të vitit 2025 ose në fillim të vitit 2026. /Telegrafi/

The post Vendet e Gjirit me një vizë të re të tipit Shengen appeared first on Telegrafi.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara në Tiranë, Rama: Mik i vjetër i popullit shqiptar

TIRANË, 17 korrik/ATSH/ Lartësia e Tij, Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nayan, ndodhet sot për vizitë në Tiranë ndërsa mbërriti mbrëmë në aeroportin “Nënë Tereza”.

Kryeministri Edi Rama përcolli në rrjetet sociale momente nga mbërritja në Shqipëri e Presidentit Al Nahyan të cilin e cilësoi “mik të vjetër e të shtrenjtë të popullit shqiptar, këtej e andej bjeshkëve”.

Po ashtu, ndërsa ndau momente nga mbërritja e Presidentit Al Nayan, Rama i shoqëroi me disa vargje të Fan Nolit.

“Flamur që lind Shën Konstandinin,

Pajton Islamn’ e Krishtërimin,

Çpall midis feve vllazërimin,

Flamur bujar për Njerëzi”.

Al Nahyan u prit në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas nga Kryeministri Rama dhe zëvendëskryeministrja e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara shkëmbyen në shkurt të këtij viti marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të bashkëpunimit midis Masdar, TAQA, KESH dhe OST, si dhe nënshkrimin e letrës së angazhimit për Projektin e Qytetit Inteligjent të Shqipërisë me “Presight AI Ltd” në prani të presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, i cili vizitoi Tiranën, dhe kryeministrit Edi Rama.

The post Presidenti i Emirateve të Bashkuara në Tiranë, Rama: Mik i vjetër i popullit shqiptar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Dashuria është në ajër” – çifti martohet në një fluturim mbi re

15 July 2025 at 12:26

Sam Chui, një nga krijuesit më të shquar të përmbajtjes së aviacionit në botë, së fundmi shënoi ditën e tij të veçantë në bordin e një Boeing 747-400.

Chui dhe e dashura e tij Fiona, kurorëzuan dashurinë e tyre duke fluturuar lart me miqtë dhe familjen në bord.

Çifti u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar i Fujairah (FJR) në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Me të ftuarit e tyre në bord, aeroplani fluturoi mbi Gjirin e Omanit për afërsisht 95 minuta para se të kthehej në Fujairah.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sam Chui (@samchui)

Chui e përshkroi ditën si “ditën më të mirë të jetës” dhe ndau momentet kryesore në Instagram, duke shfaqur atmosferën festive në aeroplan.

Një klip video tregonte çiftin, të veshur me të bardha, duke ecur dorë për dore në një qilim të kuq para se të hipte në aeroplan.

“Dashuria është në ajër. Mirë se vini në fluturimin tonë të dasmës 747 Sky. Kujtime të një jete për të dy ne”, ishte mbishkrimi i videos.

Boeing 747-400 u transformua në një vend dasme tërësisht të bardhë, ku miqtë dhe familja u mblodhën për të festuar ditën e veçantë të çiftit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sam Chui (@samchui)

Për të krijuar një hapësirë unike festimi, gati 100 vende u hoqën nga Boeing 747-400, duke i hapur rrugën një korridori, një piste vallëzimi dhe zonave për prerjen e tortës, vallëzimin e parë dhe fjalimet e dasmës.

Mijëra metra lart në ajër, ata kërcyen, ngritën dolli dhe luajtën lojëra së bashku. /Telegrafi/

The post “Dashuria është në ajër” – çifti martohet në një fluturim mbi re appeared first on Telegrafi.

FOKUS – Vendet arabe dënojnë sulmin e Iranit ndaj forcave amerikane në Katar

23 June 2025 at 22:21

KAJRO, 23 qershor /ATSH-DPA/- Disa vende arabe kanë dënuar sulmin iranian me raketa ndaj Bazës Ajrore al-Udeid në Katar, e cila strehon forcat amerikane, dhe kanë kërkuar ndërprerjen e konfliktit në rajon.

“Arabia Saudite e dënon sulmin iranian duke e quajtur atë një shkelje flagrante dhe një akt krejtësisht të papranueshëm që nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme.

Emiratet e Bashkuara Arabe gjithashtu kanë dënuar sulmin dhe kanë bërë thirrje për një zgjidhje diplomatike.

“Dialogu është rruga e vetme për të kapërcyer krizat aktuale dhe për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe sigurinë e popullit”, sipas deklaratës.

Egjipti gjithashtu shprehu shqetësimin e tij për konfliktin e rrezikshëm në rajon dhe bëri thirrje për rritjen e përpjekjeve ndërkombëtare dhe rajonale për të frenuar situatën nga përshkallëzimi.

Në Aman, Ministria e Jashtme jordaneze tha se sulmi përbënte një shkelje të sovranitetit të Katarit dhe kërkoi një kthim në tryezën e negociatave.

Gjatë fundjavës, SHBA-ja goditi tre vende kryesore bërthamore në Iran – në mbështetje të Izraelit, duke shkaktuar hakmarrjen e Iranit. //a.i/

The post FOKUS – Vendet arabe dënojnë sulmin e Iranit ndaj forcave amerikane në Katar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tensionet në Lindjen e Mesme, ambasada në Abu Dhabi numra emergjence në dispozicion të qytetarëve shqiptarë

TIRANË, 23 qershor /ATSH/ Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi ka vënë në dispozicion të qytetarëve shqiptarë që banojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe numrat e telefonit dhe adresën e e-mailit ku mund të kontaktojnë në rast emergjence.

Ambasada Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi bën të ditur se po ndjek evolimin e situatës në koordinim të vazhdueshëm me Njësinë e Krizave në Abu Dhabi.

“Në rast emergjence, bashkatdhetarët që banojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe mund të kontaktojnë Ambasadën e RSH në:

Celulari i emergjencës +971509807881

E-maili i ambasadës: Embassy.uae@mfa.gov.al

Telefoni: +971-2-6582505”, bën të ditur ambasada në një postim në rrjetet sociale. /gj.m/ /j.p/

The post Tensionet në Lindjen e Mesme, ambasada në Abu Dhabi numra emergjence në dispozicion të qytetarëve shqiptarë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shtetet arabe të Gjirit kundërshtojnë përfshirjen e SHBA-së në konfliktin Izrael-Iran

By: user 11
23 June 2025 at 07:14

Vendet arabe të Gjirit, Katari, Kuvajti dhe Arabia Saudite, të gjitha fuqi të rëndësishme në Lindjen e Mesme dhe aleate të Shteteve të Bashkuara, kanë lëshuar deklarata duke dënuar përfshirjen e SHBA-së në konfliktin e vazhdueshëm Izrael-Iran.

Ministria e Punëve të Jashtme e Katarit paralajmëroi se “tensionet e rrezikshme që përjeton rajoni do të çojnë në përshkallëzime katastrofike si në frontin rajonal ashtu edhe në atë ndërkombëtar”. Ministria i bëri thirrje të gjitha palëve të “ushtrojnë mençuri dhe vetëpërmbajtje” dhe të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm që do të ndikonte te njerëzit në një rajon që tashmë është i prekur nga konflikti dhe krizat humanitare.

Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudite i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të shtojë përpjekjet e saj drejt një “zgjidhjeje diplomatike që do të garantonte përfundimin e kësaj krize dhe do të çonte në hapin e ri drejt arritjes së sigurisë dhe stabilitetit në rajon”, në një postim në gjuhën arabe në X.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara thirri një takim urgjent të dielën për të diskutuar zhvillimet e fundit në rajon.

The post Shtetet arabe të Gjirit kundërshtojnë përfshirjen e SHBA-së në konfliktin Izrael-Iran appeared first on Lapsi.al.

Agim Ademi reagon pas zërave për largimin e trajnerit Franco Foda

12 June 2025 at 09:56

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka reaguar duke mohuar raportimet për një largim të mundshëm të përzgjedhësit të Kosovës, Franco Foda.

Gjatë mbrëmjes së djeshme (e mërkurë) u raportua nga mediat e Emirateve Arabe se Foda mund të largohet nga Kosova, pas një oferte nga klubi i njohur i këtij vendi, Al-Wahda.

Largimi i përzgjedhësit gjerman u tha se do të ndodh këtë verë, para nisjes së ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026, duke shkaktuar frikë tek sportdashësit e Kosovës.

Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe ky lajm është mohuar nga i pari i FFK-së, Agim Ademi, i cili ka thënë se nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar nga përfaqësuesit e Fodës dhe synojnë që kontrata të respektohet.

“Pas raportimeve se përzgjedhësi Franco Foda është pranë largimit nga posti i tij në Kombëtaren tonë, dëshiroj të informoj opinionin publik se as unë, si President, dhe as FFK-ja si institucion, nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar nga përfaqësuesit e përzgjedhësit Foda apo nga ndonjë palë tjetër”.

“Foda aktualisht ka obligime kontraktuale me ne dhe presim që ato obligime të përmbushen, veçanërisht tani, në këtë fazë të rëndësishme të fushatës kualifikuese për Kampionatin Botëror, drejt së cilës shkojmë me optimizëm dhe dëshirë të madhe për sukses”, ka shkruar Ademi në profilin e tij. /Telegrafi/

 

The post Agim Ademi reagon pas zërave për largimin e trajnerit Franco Foda appeared first on Telegrafi.

“Dubai ka rënë”, gazetari tregon vendin ku do shkojnë eksponentët shqiptar të krimit

By: Besnik
11 June 2025 at 21:29

I ftuar në “NOW me Erla Mëhillin”, gazetari Eni Ferhati komentoi lidhur me ekstradimin e dy të kërkuarve nga SPAK këtë të mërkurë nga Dubai, vëllait të Nuredin Dumanit, Dashnor Dumani dhe njërit nga personat e akuzuar për pastrimin e parave të vëllezërve Çopja.

Gazetari tha se tashmë Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hapur traun e ekstradimeve dhe tani kontingjenti i gjerë i shqiptarëve që ndodhet atje, dhe që ka akuza edhe më të rënda, është në momente alarmi, pasi ekziston rreziku që të pësojnë të njëjtin fat duke u ekstraduar drejt Shqipërisë.

Gazetari tha se ata po marrin masa për të larguar nga Dubai dhe dha një version që mund të shpërngulen edhe në Rusi.

“Shenjat e para, duke pasur parasysh kontingjentin e gjerë që kemi atje, ndoshta jemi në kushtet që Emiratet kanë hapur traun. Janë gjetur ura komunikimi mes dy vendeve, ndoshta interesat e bashkëpunimit ndërqeveritar me koordinim të Interpolit dhe po i sjellin një nga një. Dubai ka rënë si strehë e sigurt dhe unë kam informacione se disa kanë filluar të marrin masa dhe do ikin nga Dubai. Nuk e di ku do gjejnë vend tjetër, por mund të shkojnë në Rusi për të gjetur një aleancë, ndoshta me Putinin. Janë të çapja, është zbatuar procedura e mirëfilltë të ekstradimit. Ne e kemi thënë që, me sa duket, tashmë Emiratet e Bashkuara Arabe nuk janë më një strehë e sigurt, nisur nga këta precedentë, por edhe nga ndalimet që janë bërë më herët ndaj disa personazheve që janë atje. Për shembull, Durim Bama, një emër i cili nuk rrezikon shumë në Shqipëri, të paktën me këto akuza që ka deri tani – vetëm sigurim kushte dhe mjete materiale për vrasje – është ndaluar atje dhe mbajtur për një periudhë kohore. Por janë personazhe që mund të kërkohen nga SPAK apo autoritetet, sepse mund të kenë mundësi të zbardhin ngjarje në Shqipëri,” tha Ferhati.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Dubai ka rënë”, gazetari tregon vendin ku do shkojnë eksponentët shqiptar të krimit appeared first on Euronews Albania.

❌
❌