Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Arbër Veliaj, njeriu i “punëve të pista” të Erionit, që çuditërisht u fal nga SPAK

15 August 2025 at 12:24

Nga Boldnews.al Në 10 Mars 2025, sipërmarrësi Arbër Veliaj, pranoi publikisht se ai kishte nënshkruar kontratën (300 mijë euro) për t’i siguruar një zyrë këshillimi ligjor amerikane vëllait të tij, Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës, i cili është i arrestuar prej 10 shkurtit të këtij viti, nën akuzat e “korrupsionit”, “pastrimit të parave” dhe “fshehjes […]

The post Arbër Veliaj, njeriu i “punëve të pista” të Erionit, që çuditërisht u fal nga SPAK appeared first on BoldNews.al.

“Përgjigje arrogante dhe tarifime të pajustifikueshme nga ONE Albania”/ Gazetarja: Denonconi rastet!

1 August 2025 at 21:15

Kompania telefonike “One Albania” pothuajse çdo ditë denoncohet për një shërbim skandaloz ndaj klientëve të saj, ndërprerje valësh, si dhe për zhvatje “padrejtësisht” të qytetarëve. Po ashtu, “One Albania” është konstatuar edhe për ndërprerje pa paralajmërim të shërbimit celular ndaj klientëve që vonojnë kryerjen e pagesës mujore ndaj kompanisë së telefonisë së lëvizsshme. Abuzimet e […]

The post “Përgjigje arrogante dhe tarifime të pajustifikueshme nga ONE Albania”/ Gazetarja: Denonconi rastet! appeared first on BoldNews.al.

“Rrëfenjë nga e ardhmja”, Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

By: user 8
26 June 2025 at 15:04

një epokë ku teknologjia është e pranishme çdo aspekt jetës sonë, bota dixhitale ofron mundësi pafundme për lidhje, mësim dhe argëtim. Por ajo duket si një botë magjike, fsheh rreziqe serioze, veçanërisht për fëmijët që lundrojnë shpeshherë pa busull, në një xhungëllidhjesh” e informacioni pa filtër.

Lider në telekomunikacion prej 24 vitesh, Vodafone Albania lançoi fushatën 1 vjeçare PrindërimiDixhital, në vijim të iniciativave me të njëjtin tematikë Vodafone Group në Britaninë e Madhe dheIrlandë, për t’i dhënë prindërve informacionin dhe mjetet e duhura, që fëmijët e tyre ta përdorinteknologjinë dhe internetin në mënyrën më të sigurtë, të përgjegjshme dhe të shëndetshme. Udhërrëfyesidixhital i lançuar nga Vodafone, i disponueshëm në të gjitha kanalet dixhitale të Vodafone Albania, përbëndatabazën më të madhe dhe të besueshme online në Shqipëri dhe përfshin udhëzime praktike, se siprindërit të vendosin kufij për përdorimin e pajisjeve, mbikëqyrjen e përmbajtjes që shikojnë fëmijët dhezhvillimin e një komunikimi të hapur për botën online, duke i ndihmuar njëkohësisht të përfitojnë ngamundësitë që i ofron teknologjia

Vodafone Albania solli një risi në tregun shqiptar në mënyrën e lançimit të fushatës Prindërimi Digjital, me një event jokonvencional, mes dy gjeneratash sallën e Teatrit Kombëtar Kukullave, konceptuar sinjë show triptik, ku u ndërthurën rrëfenja monolog Xhindi nga ekrani – një përrallë nga e ardhmja me magji dhe hije”, një talk show me 6 fëmijë të grupmoshave 9-15 vjeç të intervistuar nga prindërit e tyre, qëpreknin temat e rreziqeve kryesore nga bota dixhitale, si edhe lançim i Udhërryfyesit Prindërimi Digjitaldhe pajisjes monituruese “Happy Talk Kids Watch”.

Në monologun hyrës Na ish një here…të rrëfyer nga Jonida Lakuriqi, Drejtore e Ligjore, e PolitikavePublike & Marrëdhënieve Jashtme, Kryetare e Fondacionit Vodafone Albania, u përcollën mesazhe forta e emocionuese, nëpërmjet simbolikës së Xhindit tashmë nuk del nga Llampa, por nga EkraniMagjik dhe plotëson çdo kërkesë a dëshirë fëmijëve, vetëm me një prekje ekrani, duke i kthyer, në fakt, pa kuptuar ata vetë, në varësinë e Xhindit që nga një shërbëtor i dobishëm po kthehet në një Zot tërrezikshëm, që na komandon jetën. Nëpërmjet paralelizmit midis dy gjeneratave të rritura në epoka ndryshme, kur fëmijëria e prindërve jetohej para televizorit bardh e zi, me fletore prej letre, me lojra oborr e në Teatrin e Kukullave, ku vetë eventi u mbajt, dhe asaj po jetojnë fëmijët sot, me piksela e me avatar, që dalëngadalë, duket sikur po mbyten në dritën blu të ekranit.  

Monologu rrëfenjë i Znj. Lakuriqi u mbyll me mesazhin që përbënte thelbin e konceptit të fushatës sëPrindërimit Dixhital: “Të ruajmë dritën e Llampës magjike. Që kur fëmijët me një prekje ekrani shprehin një dëshirë, të jetë e bukur, me kuptim, besim e shpresë për mirë. Për atë që brezi i Millenials e solli si një premtim. Xhindi i ekranit, si një shërbëtor i jashtëzakonshëm e i dobishëm, çdo herë pasi çontenë vend urdhërat e të Zot’ “kyçejnë Llampë, që ata, njerëzit të ëndërronin, krijonin e dashuronin në jetë tëjetëve. Siç vetëm njerëzit, krijesat më magjike në Univers, dinë!”.

Në panelin e stilit “PiterPan talk showfëmijët Hana Bushati (15 vjeç), Brian Salaj (14 vjeç), Aila Mosho(13 vjeç), Matis e Siena Çibuku (9 vjeç) shkëmbyen eksperienca dhe kuriozitete me prindërit e tyreManjola Bushati Lloja, Blendi Salaj, Viola Puci dhe Jonida Lakuriqi, mbi përdorimin e pajisjeve dherrjeteve sociale; varësinë nga ekrani, shëndeti mendor; ekspozimi ndaj përmbajtjes dhunshme dhebullizmi online; rreziqet nga persona panjohur (Grooming); presioni shoqëror; cënimi i privatësisë dhepërdorimi i dhënave personale. Talk show u shoqërua për secilën temë me video dhe statistika shqetësuese botërore mbi rreziqet e botës dixhitale.

EventiDritëhijet e Botës DigjitaleNjë rrëfenjë nga e ardhmja do të pasohet nga një seri eventesh qëVodafone Albania do të organizojë në kuadrin e fushatësPrindërimi Dixhital”. (Artikull Promocional) 

The post “Rrëfenjë nga e ardhmja”, Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital” appeared first on Lapsi.al.

Vodafone Albania bëhet operatori i parë që do të përdorë teknologjinë hapësinore

By: Besnik
24 June 2025 at 21:11

Vodafone i drejtohet teknologjisë hapësinore për të zgjidhur një sfidë tokësore – si të sigurojë që antenat 4G dhe 5G të vendosura në tokë të jenë gjithmonë të pozicionuara me saktësi, për të garantuar sinjalin më të mirë për përdoruesit.

Zgjidhja e Vodafone për këtë sfidë do të nisë të zbatohet fillimisht në Shqipëri, që nga muaji shtator, përpara se të shtrihet edhe në vende të tjera.

Ajo konsiston në instalimin e sensorëve me guidë satelitore brenda antenave të reja të vendosura në majat e shtyllave celulare.

Me këtë risi, Vodafone bëhet operatori i parë që përdor një teknologji të tillë në një rrjet komercial, duke siguruar që antenat të jenë të orientuara saktë që në fillim dhe të mbeten të tilla edhe më pas.

Nëse antenat mobile nuk janë të orientuara në mënyrë perfekte, për shembull, nëse janë zhvendosur me kalimin e kohës për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike apo aktivitetit sizmik, cilësia e lidhjes mund të përkeqësohet ndjeshëm.

Sensorë të drejtuar nga satelitët

Aktualisht, instalimi i antenave bëhet manualisht dhe ndonëse inxhinierët kanë aftësinë për t’i pozicionuar ato në mënyrë optimale, ky nuk është një proces i thjeshtë.

Në lartësi deri në 50 metra, ata duhet të marrin parasysh azimutin (këndin e orientimit ndaj veriut gjeografik), pjerrësinë për të përcaktuar distancën dhe zonën që mbulon sinjali, si dhe lartësinë mbi nivelin e detit për të shmangur pengesa që mund të ndikojnë në performancën e antenës.

Sfidat rriten edhe më tej kur në të njëjtën shtyllë janë vendosur antena nga operatorë të ndryshëm.

Për të përballuar këto sfida, Vodafone po integron sensorë të posaçëm brenda vetë antenave. Këta sensorë do të mbledhin informacion të bazuar në GPS nga module të vendosura në pika të ndryshme të antenës, së bashku me të dhëna të tjera mbi performancën.

Më pas, të dhënat transmetohen menjëherë në një nga qendrat e operimit të rrjetit të Vodafone, duke u mundësuar inxhinierëve që të ripozicionojnë antenën automatikisht ose të dërgojnë një ekspert në terren për instalime më të ndërlikuara.

Saktësia në rrjet është thelbësore

Alberto Ripepi, Drejtor i Rrjetit në Vodafone, u shpreh: “Ndërsa telefonat smart bëhen gjithnjë e më funksionalë, saktësia e rrjetit bëhet gjithashtu jetike.

Orientimi i saktë i antenave është tashmë një nga elementët më kritikë në instalimin dhe mirëmbajtjen e rrjeteve celulare me performancë të lartë.

Duke integruar sensorë në antenat e reja, ne mund t’i kalibrojmë më lehtë për të ofruar cilësinë më të mirë të sinjalit për klientët tanë.”

Gjatë instalimit, çdo antenë duhet të orientohet në mënyrë të tillë që të mbulojë zonën specifike të synuar, duke minimizuar ndërkohë ndërhyrjet me qelizat fqinje.

Pozicionimi i saktë i antenave ndihmon në eliminimin e zonave pa mbulim, rrit shpejtësinë e të dhënave, përmirëson reagimin e lidhjes dhe redukton numrin e thirrjeve të ndërprera.

Kjo qasje inovative do të zvogëlojë nevojën për ndërhyrje të shumta në terren për rregullime, duke ulur ndjeshëm edhe kostot e mirëmbajtjes me kalimin e kohës.

Vodafone po bashkëpunon ngushtë me furnitorët e saj të rrjetit për të siguruar që informacioni i mbledhur nga sensorët të jetë i lehtë për t’u përpunuar dhe i qëndrueshëm në të gjithë rrjetin pan-evropian, përmes një protokolli të standardizuar të industrisë.

Në perspektivë, qëllimi i Vodafone është të kontrollojë në mënyrë dinamike pozicionin e antenave në përputhje me kërkesat në kohë reale – qoftë për t’Iu shërbyer udhëtarëve në të përditshmen e tyre, tifozëve në stadiume apo pjesëmarrësve  në festivale muzikore.

Rrjeti si sensor

Kjo risi e fundit teknologjike është pjesë e një programi më të gjerë të quajtur “Rrjeti si sensor”, i cili shfrytëzon shtrirjen e gjerë gjeografike të Vodafone me rreth 160,000 shtylla në të gjithë Evropën dhe Afrikën.

Në këtë kuadër, Vodafone po përdor sensorë të vendosur në shtyllat e saj për të parashikuar reshjet dhe kushte të tjera atmosferike në nivel mikro-klime, duke mundësuar njoftimin në kohë të qytetarëve dhe ekipeve të emergjencës për përmbytje apo rreziqe të tjera natyrore dhe të shkaktuara nga njeriu.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vodafone Albania bëhet operatori i parë që do të përdorë teknologjinë hapësinore appeared first on Euronews Albania.

Vodafone Albania bëhet operatori i parë që do të përdorë teknologjinë hapësinore për sinjal edhe më të fortë

By: redi
24 June 2025 at 16:11

Vodafone i drejtohet teknologjisë hapësinore për të zgjidhur një sfidë tokësore – si të sigurojë që antenat 4G dhe 5G të vendosura në tokë të jenë gjithmonë të pozicionuara me saktësi, për të garantuar sinjalin më të mirë për përdoruesit. Zgjidhja e Vodafone për këtë sfidë do të nisë të zbatohet fillimisht në Shqipëri, që nga muaji shtator, përpara se të shtrihet edhe në vende të tjera.

Source

Vodafone, operatori i parë me teknologji hapësinore për sinjal edhe më të fortë

By: user 8
24 June 2025 at 17:21
Vodafone i drejtohet teknologjisë hapësinore për zgjidhur një sfidë tokësoresi sigurojë antenat 4G dhe 5G vendosura tokë jenë gjithmonë pozicionuara me saktësi, për garantuar sinjalin mirë për përdoruesit.

Zgjidhja e Vodafone për këtë sfidë do nisë zbatohet fillimisht Shqipëri, ngamuaji shtator, përpara se shtrihet edhe vende tjera. Ajo konsiston instalimin e sensorëve me guidë satelitore brenda antenave reja vendosura majat e shtyllavecelulare. Me këtë risi, Vodafone bëhet operatori i parë përdor një teknologji tillë një rrjet komercial, duke siguruar antenat jenë orientuara saktë fillim dhe mbeten tilla edhe pas.

Nëse antenat mobile nuk janë orientuara mënyrë perfekte, për shembull, nëse janëzhvendosur me kalimin e kohës për shkak kushteve pafavorshme atmosferike apo aktivitetit sizmik, cilësia e lidhjes mund përkeqësohet ndjeshëm.

Sensorë drejtuar nga satelitët

Aktualisht, instalimi i antenave bëhet manualisht dhe ndonëse inxhinierët kanë aftësinëpër t’i pozicionuar ato mënyrë optimale, ky nuk është një proces i thjeshtë. lartësideri 50 metra, ata duhet marrin parasysh azimutin (këndin e orientimit ndaj veriutgjeografik), pjerrësinë për përcaktuar distancën dhe zonën mbulon sinjali, si dhelartësinë mbi nivelin e detit për shmangur pengesa mund ndikojnë performancën e antenës. Sfidat rriten edhe tej kur njëjtën shtyllë janë vendosurantena nga operatorë ndryshëm.

Për përballuar këto sfida, Vodafone po integron sensorë posaçëm brenda vetëantenave. Këta sensorë do mbledhin informacion bazuar GPS nga module vendosura pika ndryshme antenës, bashku me dhëna tjera mbiperformancën. pas, dhënat transmetohen menjëherë një nga qendrat e operimit rrjetit Vodafone, duke u mundësuar inxhinierëve ripozicionojnë antenënautomatikisht ose dërgojnë një ekspert terren për instalime ndërlikuara.

Saktësia rrjet është thelbësore

Alberto Ripepi, Drejtor i Rrjetit Vodafone, u shpreh: “Ndërsa telefonat smart bëhengjithnjë e funksionalë, saktësia e rrjetit bëhet gjithashtu jetike. Orientimi i saktë iantenave është tashmë një nga elementët kritikë instalimin dhe mirëmbajtjen e rrjeteve celulare me performancë lartë. Duke integruar sensorë antenat e reja, ne mund t’i kalibrojmë lehtë për ofruar cilësinë mirë sinjalit për klientëttanë.”

Gjatë instalimit, çdo antenë duhet orientohet mënyrë tillë mbulojë zonënspecifike synuar, duke minimizuar ndërkohë ndërhyrjet me qelizat fqinje. Pozicionimii saktë i antenave ndihmon eliminimin e zonave pa mbulim, rrit shpejtësinë e dhënave, përmirëson reagimin e lidhjes dhe redukton numrin e thirrjeve ndërprera. Kjoqasje inovative do zvogëlojë nevojën për ndërhyrje shumta terren për rregullime, duke ulur ndjeshëm edhe kostot e mirëmbajtjes me kalimin e kohës.

Vodafone po bashkëpunon ngushtë me furnitorët e saj rrjetit për siguruar informacioni i mbledhur nga sensorët jetë i lehtë për t’u përpunuar dhe i qëndrueshëm gjithë rrjetin pan-evropian, përmes një protokolli standardizuar industrisë. perspektivë, qëllimi i Vodafone është kontrollojë mënyrë dinamike pozicionin e antenave përputhje me kërkesat kohë realeqoftë për t‘Iu shërbyer udhëtarëve përditshmen e tyre, tifozëve stadiume apo pjesëmarrësve festivale muzikore.

Rrjeti si sensor

Kjo risi e fundit teknologjike është pjesë e një programi gjerë quajturRrjeti sisensor”, i cili shfrytëzon shtrirjen e gjerë gjeografike Vodafone me rreth 160,000 shtylla gjithë Evropën dhe Afrikën. këtë kuadër, Vodafone po përdor sensorë vendosur shtyllat e saj për parashikuar reshjet dhe kushte tjera atmosferike nivel mikro-klime, duke mundësuar njoftimin kohë qytetarëve dhe ekipeve emergjencës për përmbytje apo rreziqe tjera natyrore dhe shkaktuara nga njeriu. (Artikull Promocional)  

The post Vodafone, operatori i parë me teknologji hapësinore për sinjal edhe më të fortë appeared first on Lapsi.al.

Të ardhurat e kompanive celulare rriten, ndërsa numri i klientëve tkurret

5 June 2025 at 11:26

Pas disa vitesh situate stanjative të shkaktuara kryesisht nga rënia e popullsisë dhe, rrjedhimisht, rënia e numrit të përdoruesve të telefonisë celulare, kompanitë që operojnë në këtë treg siguruan të ardhura më të larta gjatë vitit 2024, një situatë që sugjeron se kompanitë mund të kenë qenë në gjendje të shesin me çmime më të […]

The post Të ardhurat e kompanive celulare rriten, ndërsa numri i klientëve tkurret appeared first on Reporter.al.

“Downtown One” fiton çmimin e parë në konkursin global “International Gypsum Trophy”, një sukses historik për Shqipërinë

23 May 2025 at 19:06

Shqipëria ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare të ndërtimit, duke u renditur mes fituesve kryesorë në një nga konkurset më prestigjioze të industrisë globale: “International Gypsum Trophy”, në ceremoninë e zhvilluar në Paris. Në pjesëmarrjen e saj të parë në këtë event të nivelit të lartë, Shqipëria u vlerësua me çmimin e parë në kategorinë “Rezidenciale”, përmes projektit vizionar Downtown One Albania, realizuar nga Kastrati Group në bashkëpunim me Saint-Gobain.

Ky ishte edicioni i 14-të i konkursit ndërkombëtar, ku morën pjesë 85 projekte nga 29 vende të botës, duke përfshirë SHBA, Evropën, Azinë dhe Afrikën. Një juri ndërkombëtare, e përbërë nga ekspertë të njohur në ndërtim, arkitekturë dhe dizajn, vlerësoi projektet pjesëmarrëse për kreativitetin, teknologjinë, cilësinë e punimeve dhe qasjen ndaj qëndrueshmërisë.

Downtown One, ndërtesa më e lartë në Tiranë, u cilësua si një model suksesi falë dizajnit të guximshëm, teknologjive të avancuara dhe zbatimit profesional. Përfaqësuesi i Kastrati Group, Drivalb Ponde, e përshkroi këtë arritje si një moment historik:
“Ishte një përvojë sfiduese, vërtet unike dhe një arritje e madhe për ne si Kastrati Group dhe për Shqipërinë në tërësi.”

Përfaqësuesja e Saint-Gobain në Shqipëri, Erisa Latifi, theksoi krenarinë për këtë bashkëpunim:
“Jemi krenarë që kemi qenë pjesë e këtij projekti inovativ, që kemi kontribuar në realizimin e tij dhe që përfaqësojmë vendin tonë të vogël në një garë kaq të rëndësishme. Ka qenë një nder të jemi pjesë e këtij rrugëtimi””

Projekti u veçua edhe për faktin se është i pari rezidencial në Shqipëri me ndarje dhe struktura të brendshme të ndërtuara ekskluzivisht me sisteme moderne gipsi, duke u larguar nga teknikat tradicionale me tulla dhe llaç. Për më tepër, Downtown One është objekti i parë në vend me certifikim LEED, që garanton eficiencë energjetike dhe qëndrueshmëri mjedisore.

Përfaqësuesi i Saint-Gobain, Erens Mema, shprehu emocionet për këtë arritje:
“Për ne ishte si një ëndërr, arritja e një vizioni. Kemi rrëzuar barriera sepse nuk punuam thjesht për një projekt rezidencial të zakonshëm. Duhej të tregonim më shumë se vetëm bukurinë… duhej të arrinimin përsosmërinë si dhe qëndrueshmërinë afatgjatë, sidomos në përdorimin e sistemeve të gipsit. Dhe ja dolëm!”

Ky është një sukses historik, jo vetëm për projektin në vetvete, por edhe për Shqipërinë, e cila për herë të parë mori pjesë në këtë garë ndërkombëtare, përkrah projekteve nga SHBA, Azia, Europa dhe Afrika!”

Ky vlerësim përbën një moment krenarie për Shqipërinë, e cila për herë të parë u përfaqësua denjësisht në një kompeticion të këtij niveli, duke shfaqur potencialin e saj në fushën e ndërtimit modern dhe inovativ.

Projekti Downtown One shënon jo vetëm një triumf për Kastrati Group dhe Saint-Gobain, por edhe një moment referencë për standardet që ndërtimi shqiptar synon të arrijë në të ardhmen.

Rikthehet Think Big – Programi që do t’ju bëjë të mendoni përtej të zakonshmes!

21 May 2025 at 09:41

Pas dy sezoneve të suksesshme që frymëzuan mijëra të rinj dhe profesionistë në mbarë Shqipërinë, programi televiziv Think Big rikthehet me sezonin e tretë, duke sjellë një format edhe më të pasur, më të afërt dhe më të ndikuar nga realiteti i biznesit shqiptar.

Think Big, një prodhim origjinal i Business Magazine Albania, është një program unik që synon të frymëzojë dhe edukojë publikun në fushën e sipërmarrjes, të orientojë në karrierë dhe të promovojë kulturën e sipërmarrjes përmes historive të vërteta të suksesit të bizneseve dhe liderëve të njohur.

Ai fokusohet në pasqyrimin e modelit të zhvillimit të një biznesi të suksesshëm, duke vënë theksin te rrugëtimi i sipërmarrësit apo i kompanisë dhe mënyra se si janë përballuar sfidat, duke u nxjerrë mësime të vlefshme për të tjerët.

Programi i qaset çdo historie nga një këndvështrim i brendshëm.

Ekipi i produksionit hyn brenda bizneseve, ndjek proceset, bisedon me punonjësit dhe drejtuesit, për të kuptuar se si krijohet një produkt apo shërbim që gjen vend në tregun shqiptar.

Në fokus vendoset jo vetëm rrëfimi i sipërmarrësve dhe liderëve, por edhe perspektiva e ekspertëve dhe profesionistëve të industrisë, të cilët analizojnë tendencat dhe zhvillimet e tregut, bazuar në përvojën dhe të dhënat reale.

Sezoni i tretë do të transmetohet në kanalin zyrtar të YouTube të Business Magazine Albania.

Think Big është më shumë se një emision – është një udhëtim në zemrën e ëndrrave sipërmarrëse shqiptare.

Me dy sezone që kanë prekur mendjet dhe zemrat e publikut, programi ka ndërtuar një identitet të veçantë si një dritare që ofron jo vetëm pamjen e produktit final, por edhe procesin, sfidat dhe pasionin që e shoqërojnë.

Kamera ndalet aty ku zakonisht nuk shkon: në duart e punonjësve, në tryezat ku lindin idetë, në makineritë që japin jetë produkteve që përdoren çdo ditë.

Ajo që e veçon programin është ndjeshmëria e tij njerëzore – bisedat e ngrohta me sipërmarrësit dhe liderët që ndajnë historitë e tyre personale, fillimet e vështira, sukseset, gabimet dhe mësimet që ia vlejnë të dëgjohen.

Çdo episod është një ftesë për të menduar ndryshe, për të parë sfidat si mundësi dhe për të kuptuar sektorët që po formësojnë të ardhmen: nga teknologjia dhe inovacioni, te turizmi, prodhimi, ecommerce apo shërbimet profesionale.

Në këtë sezon të tretë, Think Big shkon më tej. Tashmë, në qendër janë jo vetëm drejtuesit, por edhe punonjësit – ata që mbajnë ritmin e përditshëm të kompanive dhe që shpesh mbeten jashtë kamerës.

Episodet pasurohen me zërin e ekspertëve që ofrojnë këndvështrime analitike mbi zhvillimet e tregut të punës dhe profesionet e së ardhmes në Shqipëri.

Cili do të jetë personazhi i parë i këtij sezoni?

The post Rikthehet Think Big – Programi që do t’ju bëjë të mendoni përtej të zakonshmes! appeared first on Telegrafi.

Vodafone Business dhe Fortinet, partneritet global për sigurinë në punët hibride

By: Besnik
7 May 2025 at 20:53

Vodafone Business dhe Fortinet njoftuan një partneritet të gjerë në rang global, duke shtrirë shërbimet e tyre të konverguara të rrjeteve dhe sigurisë kibernetike në më shumë vende në Evropë dhe Azi, si edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Së bashku, këto dy kompani po ndihmojnë bizneset të përmbushin nevojat e ndërlidhjes për fuqinë punëtore hibride apo edhe të përballen me kërcënimet kibernetike gjithmonë në rritje dhe përherë e më të sofistikuara, duke bashkuar rrjetin dhe sigurinë në një shërbim të vetëm e të pandërprerë.

Ndërmarrjet e mëdha dhe të mesme në Gjermani apo tregje të tjera evropiane, si edhe bizneset shumëkombëshe të cilat marrin  shërbim përmes Vodafone Business International, tani mund të përfitojnë nga Shërbimet e Rrjetëzimit të Sigurt të Vodafone Business.

Shërbimet që do të rrjedhin nga ky partneritet integrojnë rrjetin me zonë të gjerë të zhvilluar nga softueri (SD-WAN) i Fortinet, lider në industri, si edhe zgjidhjet e sigurisë me bazë në cloud -in e FortiSASE, që t’iu vijnë në ndihmë organizatave për t’i bërë rrjetet e tyre më të sigurta.

Ato iu ofrojnë punonjësve akses të sigurt e të besueshëm në aplikacionet e punës, pavarësisht vendndodhjes së tyre. Vodafone Business ofron shkallën dhe shtrirjen e nevojshme për të mbështetur transformimin digjital të sigurt në rreth 192 vende në mbarë botën

Ky moment i rëndësishëm vjen në një kohë kur po rriten ndjeshëm rastet e incidenteve të sigurisë kibernetike, përfshirë hakerimet, shkeljet e të dhënave dhe inxhinierinë sociale, të cilat u shtuan ndjeshëm në Bashkimin Evropian gjatë gjysmës së parë të vitit 2024, sipas Agjencisë së Bashkimit Evropian për Sigurinë Kibernetike (ENISA).

Në kuadër të partneritetit mes Vodafone Business dhe Fortinet, bizneset mund të blejnë shërbime të integruara të përshtatura për nevojat e tyre dhe që gëzojnë asistencë dhe suport nga ekspertët e sigurisë kibernetike dhe shërbimit të menaxhuar të rrjetit të Vodafone Business.

Klientët mund të zgjedhin nga katër opsione menaxhimi, duke përfshirë menaxhimin 24/7, rrjetin dhe sigurinë e bashkëmenaxhuar, garanci të ndryshme të nivelit të shërbimit dhe shërbime profesionale që përfshijnë service discovery, dizajnin, zbatimin dhe trajnimin.

Duke kombinuar (bashkuar) shtrirjen e tyre globale dhe ekspertizën e thellë në siguri, Vodafone Business dhe Fortinet fuqizojnë kompanitë të zbulojnë dhe të përgjigjen shpejt ndaj kërcënimeve, duke reduktuar rrezikun ndërkohë që mbrojnë operacionet dhe besimin e klientëve.

Qëllimi i Vodafone është të lidhë për një të ardhme më të mirë, duke përdorur teknologjinë për të përmirësuar jetën, bizneset e për të ndihmuar në përparimin e shoqërive të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Vodafone është i përkushtuar për të reduktuar ndikimin e tij mjedisor dhe për të arritur emetime zero deri në vitin 2040.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vodafone Business dhe Fortinet, partneritet global për sigurinë në punët hibride appeared first on Euronews Albania.

Klientët e Gogel të njëjtë me ata të Bashkisë/ Si u fuqizua në treg kompania e vëllait të Veliajt

23 April 2025 at 21:59

Qeverisja e Bashkisë së Tiranës do të ishte më pak e përfolura në media. Në vend të kullave dhe betonit që po pushtonte kryeqytetin, në ekranet e televizioneve kryebashkiaku do të identifikohej me mbjelljen e pemëve. Pasqyrimin e një realiteti tjetër dhe mungesën e llogaridhënies pa dalë asnjëherë në konferencë për shtyp, Erion Veliaj do […]

The post Klientët e Gogel të njëjtë me ata të Bashkisë/ Si u fuqizua në treg kompania e vëllait të Veliajt appeared first on BoldNews.al.

Sulmi ndaj “One Albania”, policia merr në shqyrtim tabulatet telefonike, zbardhet dëshmia e punonjësve

By: Oldi
28 March 2025 at 10:08

Detaje të reja nga hetimet lidhur me ngjarjen e 25 dhjetorit 2024 në ambientet e kompanisë “One Telecommunication” në Laprakë. Më 25 dhjetor 2024 dy persona të maskuar u futën në katin e tretë të godinës së telefonike, duke thyer drynin e derës së pasme. Nga hetimet e deritanishme rezulton se dy personat nuk ka […]

The post Sulmi ndaj “One Albania”, policia merr në shqyrtim tabulatet telefonike, zbardhet dëshmia e punonjësve appeared first on BoldNews.al.

Sulmi në zyrat e “ONE”/ Zbardhet dëshmia e rojeve private: Ja përse u detyruam ta fshehim ngjarjen

27 March 2025 at 16:03

Është zbardhur dëshmia e rojeve private të dhënë për autoritetet, në lidhje me sulmin e regjistruar rreth orës 02:30 të 25 Dhjetorit të vitit të kaluar, ku dy persona të maskuar u futën në zyrat e kompanisë telefonike “One Albania” në zonën e Laprakës në kryeqytet Ngjarja u mbajt e fshehtë për rreth 3 muaj […]

The post Sulmi në zyrat e “ONE”/ Zbardhet dëshmia e rojeve private: Ja përse u detyruam ta fshehim ngjarjen appeared first on BoldNews.al.

Gazetarja: Kompania e vëllait të Veliajt ka bërë 30 mln euro xhiro, klienti kryesor “One Albania”

13 March 2025 at 22:54

Gazetarja Ola Xama, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku foli për procesin ndaj Erion Veliajt dhe përgjimet e tij në paraburgimin e Durrësit. Xama e konsideroi një skandal faktin që Veliaj u ka dhënë urdhër mediave, të sulmojnë prokurorët dhe gjyqtarët dhe se urdhrat e tij janë pasqyruar në media madje edhe […]

The post Gazetarja: Kompania e vëllait të Veliajt ka bërë 30 mln euro xhiro, klienti kryesor “One Albania” appeared first on BoldNews.al.

KQZ regjistron 15 partitë e para për zgjedhjet e 11 majit

24 February 2025 at 15:25

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të gjitha forcat politike kishin dorëzuar dokumentacionin e plotë, duke nisur nga vërtetimi i lëshuar nga Zyra e Regjistrit të Partive Politike, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor e deri te deklarata e angazhimit solemn me firmën e kryetarit të partisë. Në bazë të këtij vendimi, zyrtarisht parti garuese deri më […]

The post KQZ regjistron 15 partitë e para për zgjedhjet e 11 majit appeared first on Reporter.al.

Monopoli i kompanive celulare/ Konkurrenca nis hetimet ndaj “One” dhe “Vodafone”

13 February 2025 at 17:11

Autoriteti i Konkurrencës njoftoi sot se ka hapur hetim paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve celulare në vend. Sipas këtij institucioni, Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e 29 Janarit, mori në shqyrtim raportin e Sekretariatit të Konkurrencës për hapjen e procedurës së hetimit paraprak ndaj ndërmarrjeve Vodafone Albania dhe One Albania në tregun me […]

The post Monopoli i kompanive celulare/ Konkurrenca nis hetimet ndaj “One” dhe “Vodafone” appeared first on BoldNews.al.

Skemë korruptive “Bashkia Tiranë-One Albania”? SPAK, hetim për rolin e “Gogel” të Arbër Veliajt

By: Ela
13 February 2025 at 09:53

Nga Boldnews.al Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ngritur dyshime mbi një skemë të mundshme trafiku influencash ndërmjet kompanisë telefonike “One” dhe shoqërisë së fushatave promocionale, “Gogel”, të Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. Sipas dokumentave hetimore, kompania “One” paguan Arbër Veliajn për marketing dhe promovim, ndërkohë që fiton tendera (pa […]

The post Skemë korruptive “Bashkia Tiranë-One Albania”? SPAK, hetim për rolin e “Gogel” të Arbër Veliajt appeared first on BoldNews.al.

Vodafone realizon me sukses video-telefonatën e parë hapësinore në botë me satelitin

By: user 6
3 February 2025 at 21:38

Vodafone ka realizuar me sukses video-telefonatën e parë hapësinore në botë duke përdorur telefona inteligjentë 4G/5G dhe satelitë, që do t’u mundësojë përdoruesve të shumtë në zona pa mbulim celular të bëjnë dhe të marrin video call, të kenë akses në internet dhe të përdorin shërbimin e mesazheve online. Kjo është e vetmja teknologji satelitore e llojit të saj e ndërtuar për të ofruar një përvojë të plotë të brezit të gjerë celular, duke i hapur rrugën lidhjeve universale digjitale dhe duke mbyllur boshllëqet e lëna nga mbulimi i kufizuar me rrjet celular.

Video-telefonata u bë midis Rowuan Chesmer, një inxhinier i Vodafone dhe Margherita Della Valle, Drejtoresha Ekzekutive e Vodafone Group, nga një zonë e thellë në Uells të Britanisë së Madhe, duke përdorur satelitë të ndërtuar për të ofruar një përvojë të plotë të brezit të gjerë celular, në bashkëpunim me partnerin e Vodafone, AST SpaceMobile.

Ndryshe nga shërbimet e sotme satelitore, përdoruesit nuk kanë nevojë për një antenë të veçantë satelitore, as për një terminal apo telefon satelitor të shtrenjtë për të përfituar nga lidhja e plotë me brez të gjerë celular. Shërbimi që ata do të marrin bazohet në përvojën ekzistuese të rrjeteve celulare 4G dhe 5G, duke u mundësuar atyre të përdorin telefonat inteligjentë të përditshëm dhe për të kaluar automatikisht nga rrjeti hapësinor tek ai tokësor dhe anasjellas.

“Detyra e Vodafone është të sigurohet se të gjithë janë të lidhur në rrjet, pavarësisht se ku ndodhen. Rrjeti ynë i avancuar evropian 5G tani do të plotësohet me teknologjinë më të avancuar satelitore. Ne po iu sjellim klientëve rrjetin më të mirë dhe po iu sigurojmë akses atyre që nuk e kanë pasur kurrë më parë në komunikimet celulare. Kjo do të reduktojë hendekun digjital, duke mbështetur njerëz nga gjithë Evropa të ruajnë kontaktet me miqtë dhe familjen, si dhe të sigurojnë ndërlidhje në raste urgjencash”, tha Margherita Della Valle, Drejtoresha Ekzekutive e Vodafone Group.

Ky është i vetmi shërbim satelitor sot në botë që operon nga orbita e ulët e Tokës dhe ofron brez të gjerë celular direkt në shumë telefona inteligjentë 4G ose 5G apo funksionon pa probleme si një zgjatim i rrjeteve kryesore të Vodafone në tokë. Sateliti është një teknologji plotësuese, që ofron mbulim të vlefshëm aty ku aktualisht nuk ekziston asnjë alternativë e mundshme celulare ose fikse. Së bashku, shërbimi satelitor dhe rrjeti tokësor do t’i japin Evropës një infrastrukturë komunikimi për përdorim në çdo vend, duke përfshirë malet apo dhe në det të hapur.

Call-i i sotëm është një arritje historike për Evropën në këtë front të ardhshëm emocionues të teknologjisë. Vjen 40 vjet pasi Vodafone bëri thirrjen e parë celulare në Mbretërinë e Bashkuar, kur Michael Harrison telefonoi babain e tij, Sir Ernest Harrison, themeluesin dhe drejtuesin e parë të Vodafone, vetëm pas mesnatës së 1 janarit 1985 nga Sheshi i Parlamentit, Londër.

Vodafone Group synon të ofrojë shërbimin e parë komercial satelitor me brez të gjerë direkt në smartphone brenda 2025-ës ose 2026-ës. /Artikull Promocional

The post Vodafone realizon me sukses video-telefonatën e parë hapësinore në botë me satelitin appeared first on Lapsi.al.

Freeride Albania & Freeride Kosovo hapin sezonin e skijimit në Bjeshkët e Nemuna

19 January 2025 at 21:03

Sezoni i skijimit në Bjeshkët e Nemuna ka nisur zyrtarisht, i ilustruar nga fotografitë mbresëlënëse të realizuara nga Karolina Krasniska, në zonat e Gacaferit në Kosovë dhe Doberdolit në Shqipëri.

Ky është një bashkëpunim i veçantë mes Freeride Albania dhe Freeride Kosovo, të cilat bashkojnë përvojat dhe pasionin për sportet dimërore në këto male unike.

Freeride Kosovo ka çelur sezonin në Bjeshket e Deçanit, duke ofruar guida të posaçme freeride dhe momente adrenaline për të gjithë dashamirësit e sportit dimëror.

Me një përkushtim të vazhdueshëm ndaj turizmit të qëndrueshëm, Freeride Kosovo synon të ruajë bukuritë e paprekura të kësaj zone, ndërkohë që ofron një eksperiencë të paharrueshme për vizitorët.

Në anën tjetër të kufirit, Freeride Albania ka vendosur bazën në fshatin piktoresk të Doberdolit.

Grupi i parë i mysafirëve ka ardhur përmes kompanisë holandeze Epique, duke shijuar peizazhet e papërsëritshme të Alpeve Shqiptare.

Fotografi nga Karolina

Fotografja Karolina Krasinska ka vizituar Bjeshklët e Nemuna, duke dokumentuar momentet më të veçanta të skijimit freeride dhe natyrës së mrekullueshme përreth. Fotot e saj pasqyrojnë jo vetëm emocionet e zbritjeve në dëborë, por edhe harmoninë mes aventurës dhe ruajtjes së ekosistemit malor.

Një sezon i ri, një eksperiencë e re

Duke bashkuar forcat, Freeride Albania dhe Freeride Kosovo synojnë të ofrojnë një spektër të plotë mundësish për entuziastët e skijimit:

Guida Profesionale: Ture freeride dhe shëtitje malore nën kujdesin e instruktorëve të specializuar.

Turizëm i Qëndrueshëm: Praktika miqësore ndaj mjedisit, bashkëpunim me komunitetin lokal dhe ruajtje e traditave të zonës.

Akomodime Autentike: Shtëpi pritëse dhe bujtina që ofrojnë rehati dhe mikpritje tradicionale.

Për të mësuar më shumë rreth Freeride Kosovo vizitoni https://kosovofreeride.com.

Për të mësuar më shumë rreth Freeride Albania vizitoni https://albanianfreeride.com.

Linku per foto: LINK freeride Kosovo, Per freeride Albania LINK

The post Freeride Albania & Freeride Kosovo hapin sezonin e skijimit në Bjeshkët e Nemuna appeared first on Telegrafi.

Viti po mbyllet por e-Albania s’ka asistent me zë dhe figurë

26 December 2024 at 16:43

Kryeministri Edi Rama kishte premtuar se fundi i këtij viti do ta gjente portalin e shërbimeve publike e-Albania me një asistent virtual me zë dhe figurë. Verifikimet tregojnë se platforma ende nuk e ka variantin 2.0 të asistentit virtual, teksa qytetarët shpesh hasin vështirësi për të marrë shërbimet online.

Esmeralda Topi

Dhjetorin e shkuar, kur u prezantua për herë të parë asistenti virtual 1.0 si pjesë e platformës e-Albania, kryeministri premtoi se 2024 do të mbyllej me asistent të ri me zë dhe figurë. 

“Brenda vitit 2024 do të jetë “live” edhe Asistenti Virtual 2.0, i cili do të shfaqet edhe me zë e me figurë dhe do ta bëjë vetë të gjithë procesin e aplikimit për llogari të qytetarit.”, premtoi kryeministri vjet në vigjile të ndërrimit të viteve.

Sipas kryeministrit asistenti virtual ishte një shërbëtor publik në dispozicion të qytetarëve në çdo orë për t’i ndihmuar ata të ndërvepronin me e-Albania e të merrnin shërbime pa pasur nevojë për ndihmë tjetër. 

“Ky asistent nuk është thjeshtë një program kompjuterik, por është udhërrëfyesi dhe ndihmësi i qytetarëve 24 në 7.”, argumentonte Rama.

Fakt

Këtë fundvit, portali i shërbimeve publike e-Albania nuk e ka shërbëtorin publik me zë dhe me figurë, sikurse premtoi kryeministri.

Ndihmësi virtual i krijuar përmes inteligjencës artificiale vijon të jetë në formën e një programi kompjuterik ku qytetarët mund të ndërveprojnë përmes pyetje-përgjigjeve të shkruara.

Gjatë një konference rajonale me fokus teknologjinë, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit Linda Karçanaj deklaroi se versioni i ri 2.0 do të niste vitin e ardhshëm.

Për të mësuar arsyet e shtyrjes së afatit mbi versionin e ‘shërbyesit publik’ me zë dhe figurë, Faktoje.al iu drejtua AKSHI-t.

Deri në një përgjigje zyrtare nga AKSH-i, ju drejtuam edhe të ‘zotit të punës’.

“Unë jam Asistenti virtual 1.0, i krijuar për t’ju ndihmuar për të përdorur shërbimet elektronike në platformën e-Albania. Aktualisht, nuk kam aftësinë për të komunikuar me zë ose të shfaqem në formën e figurës” – u përgjigj asistenti në e-Albania.  

Përfundim

Nisur nga verifikimet e bëra, premtimin e kryeministrit Edi Rama se brenda 2024 asistenti virtual në e-Albania do të ishte me zë dhe figurë, e kategorizojmë të pambajtur.

The post Viti po mbyllet por e-Albania s’ka asistent me zë dhe figurë appeared first on Faktoje.al.

❌
❌