Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 28 July 2025Main stream

Vajza që sfidoi mjekët: Nga operacionet në sy te titulli evropian – rrëfimi mahnitës i Hannah Hampton

27 July 2025 at 23:59

Hannah Hampton ka shkruar një kapitull të jashtëzakonshëm në historinë e futbollit evropian, duke u bërë heroinë e Anglisë në finalen e Euro 2025 kundër Spanjës.

Portierja 24-vjeçare, e cila në fëmijëri u këshillua nga mjekët të mos luante kurrë futboll për shkak të një problemi serioz në sy, sot i udhëhoqi “Luaneshat” drejt titullit, duke pritur dy penallti vendimtare.

E diagnostikuar me strabizëm që në lindje dhe pas disa operacioneve për të përmirësuar shikimin, Hampton kurrë nuk ka pasur një perceptim të plotë të thellësisë – një problem serioz për çdo sportist, e veçanërisht për një portiere. Por ajo refuzoi të dorëzohej dhe e ktheu çdo pengesë në motivim.

 

Hannah Hampton was once told she’d never play football due to a serious eye condition, undergoing multiple operations as a child.

She’s just saved two penalties to win England the Euros. An inspiration to all 🏆❤ pic.twitter.com/FRV2XjRR2j

— Football on TNT Sports (@footballontnt) July 27, 2025

“Nga e vogël më është thënë se futbolli nuk ishte për mua. Por gjithmonë kam dashur të provoj të kundërtën”, kishte deklaruar Hampton para turneut.

Dhe sot, ajo e vërtetoi më shumë se kurrë. Në një finale dramatike që u vendos pas penalltive, Hampton priti goditjet e Mariona Caldentey dhe Aitana Bonamati, ndërsa Salma Paralluelo fjuajti jashtë, duke e mbyllur serinë me vetëm një gol të pësuar dhe duke siguruar titullin e dytë radhazi për Anglinë në Evropë.

 

🧱 England’s hero: Hannah Hampton 🧱 pic.twitter.com/czoi59vDJ5

— B/R Football (@brfootball) July 27, 2025

Rrugëtimi i saj deri këtu ka qenë i mbushur me sfida. E përjashtuar për një kohë nga kombëtarja pas triumfit në Euro 2022, Hampton kaloi momente të vështira edhe jashtë fushës. U përball me kritika për sjelljen dhe për pak sa nuk u tërhoq nga sporti. Por në vend që të dorëzohej, ajo punoi në heshtje dhe riktheu vetëbesimin nën drejtimin e trajneres Emma Hayes te Chelsea.

Me një sezon të jashtëzakonshëm në klub – ku ndihmoi Chelsean të fitojë tripletën pa asnjë humbje – Hampton u rikthye fuqishëm në kombëtare dhe në maj u konfirmua si portierja numër një e Anglisë, duke trashëguar dorezat nga legjenda Mary Earps.

 

back to back. pic.twitter.com/UztquqXGcL

— Hannah Hampton (@hannahhampton_) July 27, 2025

Fitorja e Anglisë 3-1 në penallti ishte fryt i një përpjekjeje ekipore, por ishte guximi, qetësia dhe reflekset e Hannah Hampton që vendosën ndeshjen. Nga një vajzë që iu tha të mos luante kurrë futboll, në simbol të qëndresës, inspirimit dhe suksesit – ky është rrëfimi i një kampioneje të vërtetë. /Telegrafi/ 

The post Vajza që sfidoi mjekët: Nga operacionet në sy te titulli evropian – rrëfimi mahnitës i Hannah Hampton appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

EURO 2025 – Anglia mbretëresha e re e futbollit femëror evropian

BAZEL, 27 korrik /ATSH/ – Anglia u shpall sonte kampione e Evropës, pasi mundi me penallti (3-1) në finale ekipin e Spanjës, sipas pamjeve televizive.

E gjithë ndeshja, së bashku me shtesat u mbyll në barazim 1-1.

Në ndeshjen e luajtur në stadiumin ”St. Jacob Park” të Bazelit, nën drejtimin e arbitres franceze, Stephanie Frappart, ishin spanjollet që shënuan të parat.

Në pjesën e parë Caldentey shënoi me kokë në minutën e 25-të.

Anglezet u kundërpërgjigjën po me një gol me kokë në minutën e 57-të me anë të Russos./  a.jor.

 

 

The post EURO 2025 – Anglia mbretëresha e re e futbollit femëror evropian appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Finalja është Spanjë-Angli/ Europiani i femrave, “furitë e kuqe” kalojnë Gjermaninë

By: xhir jeta
24 July 2025 at 13:08

Duan t’i shtojnë punës deri në fund.

Spanja jo më kot është kampione e botës në fuqi në futboll për femra, dhe këtë e tregoi në fitoren ndaj Gjermanisë në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian.

Kjo sfidë në katërshe ishte një tabu e vërtetë për “Furitë e Kuqe”, pasi nuk kishin fituar asnjë ndeshje ndaj këtij kundërshtari në histori.

Kjo u ndje gjatë 120 minutave, pasi u deshën kohët shtesë për të përcaktuar fituesin.

E kuptueshme, sepse përballë patën një ekip që është 8 herë kampion I kontinentit.

Spanja luajti më mirë, mbajti topin plot 67 për qind, besnike e filozofisë së famshme iberike të zotërimit të lojës, siç ndodh edhe tek djemtë, një traditë e Barcelonës.

Edhe gjuajtjet ishin më shumë për kampionet e botës, 22 ndaj 15, e në kuadrat 9 me 4.

Gjithsesi, u deshën edhe pritet e portieres Kati që të shmangej humbja dhe eliminimi.

Në fushë, “Furitë e Kuqe” ishin me disa nga yjet më të rëndësishëm si Putejas apo Aitana Bonmati, që të dyja katalanase, dhe ishte pikërisht kjo e fundit që të shënonte golin e fitores në minutën e 113-të.

Finalja do të jetë Angli-Spanjë, ashtu siç ndodhi edhe në Kampionatin e fundit Botëror kur iberiket u shpallën kampione të planetit.

Spanja – Anglia, finalja e madhe e Kampionatit Evropian për femra

23 July 2025 at 23:50

Ekipi kombëtar i Spanjës në futbollin e femrave është kualifikuar për herë të parë në finalen e Kampionatit Evropian, pas një fitoreje dramatike 1-0 ndaj Gjermanisë në gjysmëfinale, duke iu bashkuar Anglisë.

Ndeshja u zhvillua në Cyrih para 22 mijë tifozëve dhe u vendos në minutën e 113-të nga Aitana Bonmati, pas kohës shtesë.

Spanjollet, kampione në fuqi të botës, dominuan ndeshjen, por nuk arritën të kalonin portieren gjermane Ann-Katrin Berger gjatë 90 minutave të rregullta.

 

🇪🇸 Spain are in the #WEURO2025 final! 💪 pic.twitter.com/8Yi8SAwcH1

— UEFA Women’s EURO 2025 (@WEURO2025) July 23, 2025

Kapitenja Irene Paredes ishte pranë golit në pjesën e parë, kur goditi shtyllën në minutën e 40-të.

Finalja do të luhet më 27 korrik në Bazel dhe do të jetë një përballje mes Spanjës dhe Anglisë – një ripërsëritje e finales së Kupës së Botës 2023, ku Spanja fitoi 2-1.

Anglia, që mposhti Italinë 2-1 pas kohës shtesë në gjysmëfinalen tjetër, do të luajë finalen e katërt në histori dhe të dytën radhazi. Deri më tani, anglezet kanë triumfuar vetëm një herë – në vitin 2022.

 

🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 England book their place in the #WEURO2025 final! 👏 pic.twitter.com/pcB1d358Wd

— UEFA Women’s EURO 2025 (@WEURO2025) July 22, 2025

Ndërkohë, kjo do të jetë finalja e parë evropiane për Spanjën. /Telegrafi/ 

The post Spanja – Anglia, finalja e madhe e Kampionatit Evropian për femra appeared first on Telegrafi.

A ke qarë ndonjëherë për një skenë filmi? Ja pse kjo s’është aspak e çuditshme

By: gaze tare
19 July 2025 at 19:03

Studimet tregojnë se gratë që preken nga skenat emocionale kanë nivele më të larta empatie dhe inteligjence emocionale.

Truri yt ndjen thellë, edhe kur bëhet fjalë për histori të trilluara dhe kjo s’është dobësi, është ndërlidhje njerëzore.

Pra nëse ke qarë ndonjëherë për një personazh vizatimor apo je ndier e goditur nga një romancë në film nuk je vetëm.

Në fakt, kjo të bën emocionalisht më të mençur se ç’mendon.

The post A ke qarë ndonjëherë për një skenë filmi? Ja pse kjo s’është aspak e çuditshme appeared first on iconstyle.al.

Kardiologu: Sporti nuk shkakton sëmundje të zemrës, përkundrazi i parandalon ato

By: Oldi
13 July 2025 at 22:40

Në ditët e nxehta të verës, zemra punon më shumë, duke rritur rrezikun për infarkte dhe probleme të tjera kardiovaskulare. Kardiologun Aurel Demiraj tha se rritja e temperaturave shton problemet kardiovaskulare, pasi me të nxehurin organizmi përpiqet të adaptohet duke shtuar punën në muskujt kardiakë dhe kështu rritet probabiliteti i pacientëve me probleme. Mjeku tha […]

The post Kardiologu: Sporti nuk shkakton sëmundje të zemrës, përkundrazi i parandalon ato appeared first on BoldNews.al.

Vapa ‘armik’ i shëndetit të zemrës/ Temperaturat e larta po rrisin rrezikun, ja si të mbroheni

6 July 2025 at 22:18

Luhatjet e motit duket se kanë përfunduar duke i lënë vendin temperaturave përvëluese. Këto temperatura janë më të papërballueshme sidomos për fëmijët dhe moshat e thyera.

Por vapa e madhe është tepër e rrezikshme sidomos për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Si ndikon vapa tek organizmi

Temperatura e trupit nuk duhet të jetë as shumë e nxehtë dhe as shumë e ftohtë. Sipas të dhënave, nëse temperatura rritet ndjeshëm, proteinat që e mbrojnë organizmin dhe që janë përgjegjëse për çdo proces të tij reshtin së funksionuari.

Trupi i njeriut arrin të përballet me nxehtësinë e lartë në dy mënyra të cilat e stresojnë zemrën.

Rrezatimi

Nxehtësia në trup kalon nga zonat e ngrohta tek ato më të ftohta. Për sa kohë ajri përreth është më i ftohtë se trupi, organizmi rrezaton nxehtësi në ajër.

Ky rrezatim ndalon që në momentin kur temperatura e ajrit i përafrohet asaj të trupit. Rrezatimi është një proces që kërkon një qarkullim më të centralizuar të gjakut sidomos në zonën e lëkurës.

Kjo e bën zemrën të rrahë më shpejtë dhe të pompojë më shumë gjak.

Në një ditë të nxehtë, zemra qarkullon dy ose katër herë më shumë gjak në minutë se në një ditë të freskët.

Avullimi

Çdo molekulë djerse që avullon nga lëkura merr me vete nxehtësinë e tepërt. Në një ditë pa lagështi, avullimi i djersës (një sasi e barazvlefshme me një lugë çaji) e freskon ndjeshëm të gjithë gjakun.

Por kur lagështia rritet në mbi 75%, avullimi i djersës bëhet tepër i vështirë.

Avullimi i djersës rrit presionin në sistemin kardiovaskular.

Sipas të dhënave, djersa merr më shumë nxehtësi nga trupi, bashkë me shumë minerale të dobishme për nervat, muskujt dhe ekuilibrat e lëngjeve.

Kjo e detyron trupin të çlirojë më shumë hormone të cilat e ndihmojnë organizmin të mbajë më shumë ujë dhe të minimizojë humbjen e mineraleve.

Shëndeti i zemrës dhe përballja me vapën

Njerëzit e shëndetshëm arrijnë të kenë një tolerancë më të lartë ndaj ndryshimeve të temperaturave. Njerëzit që kanë probleme me zemrën kanë një organizëm më të stresuar dhe rrjedhimisht goditen më fort nga vapa.

Zemra tek njerëzit që kanë pësuar një atak e ka më të vështirë të pompojë mjaftueshëm gjak për tu përballur me vapën.

Enët e bllokuara të gjakut si pasojë e kolesterolit kanë një qarkullim të dobët të gjakut në lëkurë. Ishemia, Parkinsoni, Alzheimeri, Diabeti e të tjerë ndikojnë negativisht në reagimin e trurit ndaj dehidratimit.

Kësisoj, truri nuk arrin të dërgojë sinjalet e etjes dhe trupi vuan pasojat.

Si të luftoni vapën

Ekspertët rekomandojnë që njerëzit që kryejnë aktivitet fizik, ta bëjnë atë në mëngjes herët ose në mbrëmje vonë. Në pikun e vapës, sigurohuni që të qëndroni në një ambient me ajër të kondicionuar, të bëni banjë ose të vendosni kompresa të ftohta nën sqetulla.

Këshillohet që në ditët e nxehta të siguroheni që të pini ujë çdo një orë. Mos pini lëngje të gazuara, me sheqer, alkool ose kafeinë të cilat përkeqësojnë dehidratimin.

The post Vapa ‘armik’ i shëndetit të zemrës/ Temperaturat e larta po rrisin rrezikun, ja si të mbroheni appeared first on Sot News | Lajme.

I nxehti “pushton” vendin/ Kardiologia: Ja problemet që shkaktojnë temperaturat e larta

By: Oldi
5 July 2025 at 10:24

Kardiologia Eva Duraku foli në lidhje me problematikat me të cilat përballen qytetarët që vuajnë nga tensioni, në një kohë kur prej ditësh temperaturat e larta kanë “pushtuar” vendin. Doktoresha ka deklaruar se probleme hasen sidomos me pacientët që trajtohen prej kohësh me medikamente, ku nën ndikimin e vapës mund të kenë tension të ulët […]

The post I nxehti “pushton” vendin/ Kardiologia: Ja problemet që shkaktojnë temperaturat e larta appeared first on BoldNews.al.

Spanja e nis si kampione/ “Furitë e Kuqe” fitojnë 5-0 derbin femëror me Portugalinë

By: xhir jeta
4 July 2025 at 12:41

Nuk janë kampione të kontinentit, por diçka më shumë. Kombëtarja e femrave të Spanjës në futboll është kampione e botës në fuqi, dhe me këtë status është padyshim favorite për të fituar Kampionatin Europian për vajza.

Pretendimet e iberikeve u konfirmuan që në ndeshjen e parë në grup, atë ndaj Portugalisë që e fituan 5-0. Një diferencë e frikshme, dhe “Furitë e Kuqe” sikur morën hakun e kombëtares së djemve që u mund nga “luzitanët” e Ronaldos në finalen e Ligës së Kombeve pak javë më parë.

Ester Gonzales u shpall lojtarja më e mirë e ndeshjes në stadiumin “Vankdorf” të Bernës, ku jo më kot biletë kishin blerë më shumë se 29 500 tifozë.

Golat e tjerë u shënuan nga Viki Lopez, Aleksia Putejas dhe Kristina Martin-Prieto. Vajzat e trajneres Montserrat Tome mbajtën topin 72 për qind si dhe patën 22 gjuajtje ndaj 7 të rivaleve, me kornet që ishin në kontrastin e thellë me shifrat 10-1.

Në pritje të Anglisë e Gjermanisë, Spanja ishte me të vërtetë e frikshme. Shumë më pak entuziazmuese Italia, por që gjithsesi e bëri detyrën. Vajzat e kaltra fituan 1-0 ndaj Belgjikës, në një sukses të merituar edhe pse të vështirë.

Goli I vetëm I ndeshjes u shënua nga Ariana Karuzo në fund të pjesës së parë. Italia nuk ka emrin e Spanjës, të Gjermanisë apo të Shteteve të Bashkuara, duke qenë se prej gati 30 vitesh nuk njeh suksese në arenën ndërkombëtare.

Gjithsesi, objektivi është çerekfinalja, dhe më pas çdo gjë do të ishte bonus./abcnews.al

Zvicra e femrave humbet 7-1 ndaj djemve 14-vjeçarë, federata u përpoq të fshihte rezultatin

By: armand
26 June 2025 at 20:32

Kombëtarja zvicerane e futbollit për femra pësoi një humbje të rëndë 7-1 në një ndeshje miqësore kundër ekipit të moshave të deri 14-vjeç të Luzernit të djemve, në një ndeshje që ishte e mbyllur për publikun. Edhe pse ndeshje të tilla janë pjesë e përgatitjeve të rregullta për gara të mëdha si Kampionati Europian i […]

The post Zvicra e femrave humbet 7-1 ndaj djemve 14-vjeçarë, federata u përpoq të fshihte rezultatin appeared first on BoldNews.al.

Studimi: Meshkujt bien në dashuri më shpejt se femrat

By: gaze tare
25 June 2025 at 10:13

Një studim i fundit nga Australian National University ka zbuluar se meshkujt priren të bien në dashuri dukshëm më herët se femrat.

Në një anketë me 808 të rinj nga 33 vende të ndryshme, u vu re se burrat zakonisht shprehin fjalët “Të dua” që brenda muajit të parë të lidhjes, ndërsa femrat presin pothuajse dyfishin e kohës për të ndarë të njëjtën ndjenjë.

Megjithatë, studimi tregon se femrat kanë tendencën të përjetojnë ndjenja më të thella dhe të mendojnë më shpesh për partnerin, pasi bien realisht në dashuri.

Sipas ekspertëve, këto rezultate lidhen jo vetëm me biologjinë, por edhe me pritshmëritë shoqërore që ndikojnë në mënyrën si secili gjini përjeton dhe shpreh ndjenjat.

The post Studimi: Meshkujt bien në dashuri më shpejt se femrat appeared first on iconstyle.al.

Zemra po “vret” shqiptarët, mjekja: Rriten rastet e vdekjeve, ulet mosha e pacientëve

By: Oldi
21 June 2025 at 12:41

Sëmundjet e zemrës mbeten shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri. Sipas të dhënave të fundit nga INSTAT, sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut zunë 52,9% të totalit të vdekjeve në 2024, nga 51,7% në vitin 2023. Por cilët janë disa nga faktorët që ndikojnë në sëmundjet e zemrës sipas mjekëve specialistë? “Shkaqet kryesore të […]

The post Zemra po “vret” shqiptarët, mjekja: Rriten rastet e vdekjeve, ulet mosha e pacientëve appeared first on BoldNews.al.

Fibrilacioni atrial/ Cilët janë shkaktarët dhe si mund ta parandaloni

By: Ardit
19 June 2025 at 22:52

Fibrilacioni atrial (FA) është aritmia e shpeshtë e zemrës, që prek reth 2-4% të popullatës. Është një çrregullim i ritmit të zemrës, gjë që nuk lejon tkurrjen efikase të dhomave të zemrës duke shkaktuar insufiçencë kardike ose pamjaftueshëmri të punës që zemra bën. Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me shkaktarët dhe simptomat më të zakonshme […]

The post Fibrilacioni atrial/ Cilët janë shkaktarët dhe si mund ta parandaloni appeared first on BoldNews.al.

97.8 meshkuj për 100 femra, gratë po dominojnë raportin gjinor në Shqipëri

15 June 2025 at 13:55

Për çdo 100 femra, sot në vendin tonë ka 97.8 meshkuj. Të dhënat e fundit për popullsinë, të nxjerra nga INSTAT, flasin për një raport pothuajse të balancuar, megjithatë në raport me vitet e kaluara, po vihet re një thyerje e balancës në favor të femrave.

Dy vite më parë, në vitin 2023, të dhënat nga censusi i popullsisë treguan se në Shqipëri kishte afërsisht 1.36 milionë burra dhe 1.39 milionë gra. Kjo përkthehet në një raport prej 102 grash për çdo 100 burra, që do të thotë se kishte rreth 2% më shumë gra sesa burra.

Nëse e krahasojmë me Bashkimin Europian, më 1 janar 2023, në BE kishte 229 milionë gra dhe 219 milionë burra. Kjo korrespondon me një raport prej 104.6 gra për 100 burra.

Gjatë dy dekadave të fundit, Shqipëria renditet ndër vendet europiane me rritjen më të lartë të raportit gjinor në favor të grave.

Ajo çka vihet re ndër vite është se, edhe pse në norma të qëndrueshme, raporti i meshkujve dhe femrave në vendin tonë po shfaq ulje nga viti në vit. Kjo mund të jetë si pasojë e disa faktorëve, si ulja e lindshmërisë dhe emigrimi i gjinisë mashkullore.

The post 97.8 meshkuj për 100 femra, gratë po dominojnë raportin gjinor në Shqipëri appeared first on Euronews Albania.

“Dua që zemra e djalit tim të dhurohet”, dëshira e babait shqiptar në Greqi

By: user 5
14 June 2025 at 12:49

Lule dhe letra me mesazhe kanë lënë në bregun e lumit Arahtho të Artës shokët e dy fëmijëve që janë nxjerrë pa ndjenja nga uji para dy ditësh dhe ndodheshin në gjendje kritike për jetën.

“Do ju kujtojmë gjithnjë, ikët si heronj. Shoqëria”, thuhet në to.

Megjithë përpjekjet e mjekëve në spitalin e Rios në Patra, Spiros dhe Kleoni mesditën e së premtes, nuk ja dolën dhe u konsideruan të vdekur klinikisht.

Menjëherë, në fillim prindërit e 14-vjeçarit grek Spyros kanë vendosur të dhurojnë organet e fëmijës fatkeq, dhe më pas edhe prindërit shqiptarë të Kleonit, një akt që i ka dhënë kësaj ngjarje nota të tjera humane.

“Falenderoj shtetin grek, doktorët e gjithë Greqisë që bënë të pamundurën për djalin tim. Djali imi iku nga kjo jetë , e morri Zoti, por zemra e tij mbeti në Greqi t’i dhurohet një fëmije tjetër e ti shtojë jetën që do bënte djali im”, babai i Kleonit.

“Falenderoj shtetin grek. Gjithë mjekët bënë të pamundurën, por nuk e shpëtuan dot. Ju faleminderit shumë”, deklaroi nëna e Kleonit.

Para kamerave nuk ka mbajtur dot ngashërimin edhe drejtori i reanimacionit që luftoi bashkë me kolegët e tij për 48 orë që të mbanin në jetë dy fëmijët.

Andreas Iliadhis drejtor i Reanimacionit spitali Rio: Kleoni i vogël dhe Spiros, së bashku, aty pranë tek shtretërit e reanimacionit, sot hapin flatrat e tyre. Hapin flatrat dhe japin jetë tek shumë fëmijë të tjerë. Përfundimisht zemrat… nuk kanë ngjyrë.

Duke i kërkuar ndjesë prindërve të 14-vjecarit grek Spiros, që u hodh në ujë për të shpëtuar 12-vjecarin shqiptar, babai i Kleonit ka shprehur edhe një dëshirë tjetër.

“Kur të vijë dita që të mësoj se kush e morri zemrën e djalit tim , le të bëjë tek zemra shqiponjën e Shqipërisë. Ju faleminderit jam shumë i pikëlluar nuk mund të flas më“, u shpreh babai i Kleonit.

Dhe ka falenderuar edhe emigrantin shqiptar Letian Gega që është zhytur në ujërat e thella të lumit për t’i nxjerrë fëmijët që i kishte marrë rryma.

“Falenderoj Leon nga Berati që u mundua të shpëtonte jetën e djalit tim megjithëse Zoti e morri se e donte për vete”, vijoi më tej i ati i të vogëlushit.

Megjithë fundin tragjik të kësaj ngjarjeje, ishte hera e pare që në mediat greke ju dha një vend kaq i madh veprimit heroik të emigrant shqiptar që u hodh në lumë për të shpëtuar dy fëmijët, por edhe dhurimit të organeve nga prindërit shqiptarë të Kleonit të vogël.

The post “Dua që zemra e djalit tim të dhurohet”, dëshira e babait shqiptar në Greqi appeared first on Lapsi.al.

Cilat janë vendet më të mira evropiane për gratë për të punuar dhe jetuar në vitin 2025?

By: gaze tare
12 June 2025 at 22:53

Tre vende nordike kryesojnë listën për gratë ku mund të punojnë dhe jetojnë, ndërsa dy vende të Evropës Jugore janë në fund, sipas një studimi të kohëve të fundit.

Një studim i ri zbuloi se Danimarka, Finlanda dhe Suedia janë tre vendet e para midis 16 vendeve evropiane të renditura për nga favorizimi i tyre ndaj grave në vendin e punës dhe kushtet e jetesës në vitin 2025.

Hulumtimi nga një kompani lojërash fati online, CasinooftheKings, mblodhi të dhëna nga Eurostat, OECD, Organizata Ndërkombëtare e Punës dhe Instituti Evropian për Barazi Gjinore për të analizuar treguesit ekonomikë dhe socialë të lidhur me gjininë në 16 vende.

10 treguesit kryesorë përfshijnë hendekun gjinor të pagave, pronësinë e llogarisë bankare dhe pjesën e grave që janë sipërmarrëse. Danimarka kryeson listën, me një rezultat jetësor prej 83, duke reflektuar boshllëqe më të vogla në punësim dhe barazi të lartë gjinore.

Vendi ofron lejen më të gjatë të lehonisë në renditje, me 18 muaj, dhe ka një indeks të lartë të barazisë gjinore prej 0.78. Danimarka ka gjithashtu hendekun më të vogël gjinor në pozicionet menaxheriale, me 27.9%.

Në vendin e dytë është Finlanda, me një rezultat jetësor prej 80. Vendi ka më shumë sipërmarrëse femra sesa Danimarka, me 1.9%, dhe hendekun më të vogël të punësimit në renditje, me 1.5%. Megjithatë, ajo mbetet prapa në disponueshmërinë e lejes së lindjes dhe hendekun gjinor të pagave.

Suedia renditet e treta në listën e vendeve më të mira për gratë për të punuar dhe jetuar në vitin 2025, duke marrë 79 pikë. Vendi ka hendekun më të gjerë gjinor në pozicionet menaxheriale në 10 vendet e para, me 42.3%, por dallohet me një hendek të vogël pagash prej 7.3% dhe një vit të plotë leje lindjeje.

Nga ana tjetër, Italia dhe Greqia janë në fund të listës, me rezultate jetese prej 52 dhe 56. Italia ka hendekun më të lartë të punësimit midis të gjitha vendeve të analizuara, e ndjekur nga Greqia.

Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar ka përqindjen më të vogël të grave sipërmarrëse, dhe Franca ka hendekun më të gjerë mesatar të pagave gjinore, me 22.2%.

The post Cilat janë vendet më të mira evropiane për gratë për të punuar dhe jetuar në vitin 2025? appeared first on iconstyle.al.

Ushqimet që duhet të shmangni nëse keni tension të ulët të gjakut

By: Mirgen
4 June 2025 at 08:34

Presioni i ulët i gjakut, i njohur si hipotension, mund të shkaktojë simptoma të tilla si marramendje, lodhje, dobësi dhe vështirësi në përqendrim. Ushqimet e konservuara, ushqimet e lehta, patatet e skuqura dhe ushqimet e shpejta shpesh përmbajnë sasi të mëdha natriumi, të cilat mund të çojnë në mbajtjen e ujit dhe luhatje të presionit […]

The post Ushqimet që duhet të shmangni nëse keni tension të ulët të gjakut appeared first on BoldNews.al.

A e dëmton kafeja zemrën? Ja çfarë thotë studimi

By: Ardit
30 May 2025 at 14:40

Konsumi i kafesë nuk shoqërohet me një rrezik në rritje të fibrilacionit atrial, i cili është forma më e zakonshme e aritmisë kardiake, sipas një studimi të ri shkencor suedez. Studiuesit, të cilët publikuan artikullin përkatës në revistën mjekësore “BMC Medicine”, vlerësuan (meta-analizë) të gjitha hulumtimet e publikuara deri më tani mbi marrëdhënien midis kafesë […]

The post A e dëmton kafeja zemrën? Ja çfarë thotë studimi appeared first on BoldNews.al.

Arsenali mposht Barcelonën në finale të Ligës së Kampionëve për femra

24 May 2025 at 21:15

Përpjekjet e ekipit të femrave të Barcelonës për të triumfuar për herë të tretë radhazi në Ligën e Kampionëve, janë ndalur nga Arsenali.

Ekipi i udhëhequr nga Pere Romeu hyri në finale që u zhvillua në Portugali si favorit i fortë për të fituar finalen pas një tjetër sezoni ku dëshmuan dominimin e tyre.

Gjiganti katalanas e mbrojti titullin në Liga F si dhe në Superkupën e Spanjës, teksa do të luajnë finale e Kupës së Mbretit ndaj Real Madridit.

Sidoqoftë, nuk do të ketë një ripërsëritje të vitit 2024 ku fituan katër trofe, pasi vashat e Arsenalit befasuan të gjithë në kryeqytetin portugez duke fituar me rezultat 1-0.

CHAMPIONS OF EUROPE. THE ONLY IN THE LAND ❤ pic.twitter.com/6HELAUEn23

— Arsenal Women (@ArsenalWFC) May 24, 2025

Disfata që pësuan ndaj Arsenalit do të thotë se Barcelona Femeni mbetet me tre tituj të Ligës së Kampionëve të fituar në 2021, 2023 dhe 2024.

Kjo i mban katalanasit si ekipin e tretë më të suksesshëm në histori të kësaj gare mbrapa Eintracht Frankfurtit me katër dhe Lyonit me tetë sosh.

Barcelona do të ketë edhe dy ndeshje më shumë për t’i luajtur këtë sezon, pasi do të përballen me Real Madridin më datë 7 qershor në Kupën e Mbretit në Huesca./Telegrafi/

THE CROWNING MOMENT IN N5 🏆 pic.twitter.com/MCWvYVmulg

— Arsenal Women (@ArsenalWFC) May 24, 2025

The post Arsenali mposht Barcelonën në finale të Ligës së Kampionëve për femra appeared first on Telegrafi.

Goditja e rrjetit të kokainës, zbardhen emrat e shqiptarëve të përfshirë

21 May 2025 at 11:30

Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër një rrjeti të strukturuar kriminal të trafikut të drogës është zhvilluar këtë të mërkurë nga autoritetet italiane në Bari, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet shqiptare të drejtësisë dhe rendit.

Në kuadër të këtij aksioni të përbashkët janë lëshuar 52 urdhër-arreste, si dhe janë urdhëruar sekuestrime të pasurive me vlerë disa miliona euro në të dy vendet. Këto masa godasin drejtpërdrejt bazën financiare të organizatës kriminale, e cila dyshohet për trafik të kokainës dhe heroinës në një itinerar që përshkonte Ballkanin, Puglinë italiane dhe Evropën Veriore.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, ndër të dyshuarit ka edhe punonjës policie dhe avokatë, të përfshirë në rrjetin kriminal, ndërsa në Shqipëri konfirmohen aktualisht dy arrestime në Vlorë dhe një në Fier. Duke iu referuar dosjes hetimore, ka siguruar ekskluzivisht emrat e personave të përfshirë në këtë operacion të bujshëm. Ata janë:

Gertin Aliu
Adi Çoba
Ervis Deti
Agron Ganaj
Nuredin Kiptiu
Arsen Leskaj
Erigels Presi
Leonard Shakaj
Zenit Shtraza
Genci Telollari
Redi Tusha
Ervis Doçi (i njohur edhe si “Visi i Pojës”)
Ekil Nderjaku
Indrit Tafili

Operacioni është pjesë e një hetimi të përbashkët të koordinuar nga Drejtoria Antimafia e Barit, SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), si dhe institucione të tjera si Eurojust, Interpol, dhe Policia e Shtetit. Qëllimi i këtij hetimi afatgjatë është goditja e organizatave mafioze shqiptare të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve.

The post Goditja e rrjetit të kokainës, zbardhen emrat e shqiptarëve të përfshirë appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌