Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Projekti që i jep fund propagandës së gjelbër me Farkën

29 July 2025 at 16:37

Ndërsa propagandohej si parku i dytë i madh i Tiranës, liqeni i Farkës u shndërrua në zonë vilash dhe kullash eksluzive. Në dekadën e fundit, kodrat e gjelbra rreth liqenit u shndërruan në kantiere të mëdha ndërtimi.

Projekti më i fundit “Albora’s Lake” parashikon plot 17 kulla dhe dhjetëra rezidenca e vila private, në atë që duket se i jep fund një herë e përgjithmonë konceptit të publikes në parkun e madh të Farkës.

Një masiv ndërtesash buzë liqenit

Projekti “Albora’s Lake” u paraqit në festivalin kontrovers të arkitekturës “Bread & Heart” që u mbajt në qershor.

Lexo editorialin: “Bukë, zemër dhe beton“.

Ai është realizuar nga studioja e arkitektit britanik Amin Taha, Groupwork, i cili ishte gjithashtu prezent në festival si i ftuar.

“Albora’s lake” parashikon një kompleks “të frikshëm” ndërtimi të shtrirë në rreth 30-35 hektarë tokë në verilindje të Liqenit të Farkës.

Sipas maketeve të shqyrtuara nga Citizens.al aty parashikohet të ndërtohen të paktën pesë rreshta me rreth 70 vila, 40 pallate (pesë deri në dhjetë kate), një impiant me qendër tregtare, galeri dhe pishinë olimpike, një park dhe pak më tutje një masiv prej 17 kullash 30-katëshe.

Pamje nga maketet e Albora’s Lake dhe etiketa shpjeguese/Citizens.al

Në etiketën shpjeguese të maketit theksohej se lejet për këtë koncept janë siguruar në periudhën 2024-2025 dhe se puna ka nisur me periudhë përmbyllëse vitet 2027-30.

Aktualisht i vetmi dokument publik që flet për këtë projekt është një rend dite i mbledhjeve të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit. Në mbledhjen e 28 janarit 2025, KKTU shpreh shkurtimisht se parashikohet miratimi i lejes së zhvillimit.

Nuk është e qartë nëse ky projekt realisht ka nisur të ndërtohet. Në të njëjtën zonë po ndërton edhe grupi Balfin, i sipërmarrësit Samir Mane.

Prej vitit 2023, kompania e sipërmarrësit Mane po zhvillon projektin e “Rolling Hills Liqeni” me hyrje-dalje direkte në anën lindore të “Unazës së Madhe”. 

Sipas broshurës prezantuese për shitjet (fq 14-15), kuptohet se në zonën ku mendohet të shtrihet projekti i “Albora’s Lake” është konceptuar faza e dytë e vilave dhe komplekseve rezidenciale të Balfinit.

Kush është zhvilluesi?

Projekti i “Albora’s Lake” është porositur nga “Lion Construction shpk” e sipërmarrësve Erion Gina dhe Bardhjus Bushaj, të cilët kanë një portofol të rëndësishëm ndërtimesh në Tiranë dhe bregdet dhe gëzojnë lidhje dhe kontakte me sipërmarrës të tjerë si Aleksandër Frangaj, Florenc Gjikuria, etj.

Kompania “Lion Construction” është e njohur për projektin në ish-restorantin “Lion Park” në hyrjen verilindore të Liqenit Artificial të Tiranës, që pas vitit 2019 u shndërrua në kullën 14-katëshe “Lion Residence”.

Në maj të vitit 2022, Gina dhe Bushaj i blenë Samir Manes për rreth 250 mijë euro kompaninë “Urbalb Construction”, e cila në dhjetor të atij viti mori leje ndërtimi për shndërrimin e ish-“Shkollës së Partisë” në Laprakë në një kullë 34-katëshe.

Projekti, i konceptuar nga “ylli i arkitekturës”, italiani Giacomo Garziano (GG-Loop), tanimë quhet “Lion Residence II”, në 2025 leja u rishikuar, duke shtuar një kat nëntokë.

Gina dhe Bushaj zotërojnë gjithashtu kompani të tjera si “Top Realty Albania”, “Golden Key”, “Seaside Construction”, apo “EBG Group”, me të cilat ata kanë zhvilluar projekte të tjera ndërtimi si “Drymades Village, njohur si Santorini” (2021), “Village Square” (2023), apo dhe “Park Houses Mjull-Bathore”. 

Pamje satelitore të Farkës/Google, 2015.

Farka – Nga park publik, në park rezidencial

Liqeni i Farkës ndodhet rreth 10 km nga qendra e Tiranës dhe 10 vitet e fundit është promovuar si “parku i dytë” i qytetit. Por ai ka pasur vetëm 1.1 hektarë hapësirë publike, sipas Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

Pjesa më e madhe e sipërfaqes së parkut është liqeni, pra pjesa ujore, rreth 75 hektarë.

Për krahasim, Parku i Liqenit Artificial, shtrihet në rreth 157 hektarë tokë dhe ka një liqen me sipërfaqe rreth 45 hektarë.

Kjo mangësi në sipërfaqe toke ka bërë që Farka të promovohej kryesisht për rekreacionet e ujit, si peshkimi, kanotazhi dhe noti.

Por në 10 vitet e fundit, investimet e bashkisë u kufizuan në shëtitore, pemë, rrugë për biçikleta dhe jo zgjerim të parkut.

Ndërkohë ndërtimet zunë kodrat përreth duke zbehur krejtësisht propagandën e gjelbër me mbjellje pemësh.

Pamjet satelitore të Google tregojnë se në vitin 2015, vetëm 3% e truallit rreth liqenit ishin të urbanizuara; ndërsa sot, ndërtimet zënë rreth 20% të kodrave dhe plani i “Albora’s Lake” synon ta çojë deri në 35%.

Në një perimetër prej rreth 195 hektarësh përgjatë liqenit 10 vite më parë kishte rreth 6 hektarë parcela trojesh me ndërtime. Pra, 97% e kodrave të Farkës ishte e gjelbër.

Sot, pamjet satelitore tregojnë për një katrahurë ndërtimesh. Kodrave u janë shtuar rreth 39 hektarë me parcela ndërtimore, të cilat zënë 20% të së njëjtës hapësirë të dikurshme.

Nëse marrim të mirëqenë se parcela që kërkon projekti “Albora’s Lake” është rreth 30 hektarë, përqindja e kodrave të urbanizuara shkon në 35% duke shuar përgjithmonë vizionin e një parku publik.

Gjurmët e urbanizimit të Farkës/Citizens.al

Parku i premtuar i Farkës ishte në fakt pronë private, e cila nuk u ble e as nuk u tjetërsua nga bashkia e Tiranës për ti shërbyer publikut.

Investimet e bashkisë për shëtitore, dekor dhe mbjellje pemësh rreth liqenit duken sot si një plan i mirëmenduar për t’i shërbyer komplekseve private dhe jo qytetarëve të Tiranës.

Ndërkohë duket e paqartë se si do të mund të ushqehet me infrastrukturë dhe shërbime kjo dyndje e madhe rezidenciale në një zonë të konsideruar “rekreative”.

The post Projekti që i jep fund propagandës së gjelbër me Farkën appeared first on Citizens.al.

Green Coast Hotel – MGallery Collection: Një kapitull i ri për turizmin elitar shqiptar

Një prej projekteve më ambicioze në turizmin elitar shqiptar merr jetë këtë sezon veror me hapjen zyrtare të Green Coast Hotel – MGallery Collection, në plazhin e Green Coast, një nga perlat bregdetare të rivierës shqiptare.

Ky hotel është rezultat i një investimi të Grupit BALFIN, një nga grupet më të mëdha dhe më të diversifikuara në rajon, duke bashkëpunuar ngushtë me Grupin Accor, një nga rrjetet më të njohura globale në hoteleri dhe turizëm. Hoteli operon nën markën MGallery Collection, e njohur për elegancën, identitetin unik të çdo destinacioni dhe përvojat autentike që ofron për vizitorët në të gjithë botën.

Përurimi i këtij hoteli, në mbrëmjen e datës 30 qershor, u shënua nga prezenca e Lartësisë së saj Sheika Al Mayassa bint Hamad bin Khalifa Al Thani, nga prania e Maud Bailly, CEO-s së Sofitel, MGallery & Emblems, të cilat janë pjesë të Grupit Accor, Zëvendës Kryeministres Belinda Balluku, Ministres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, ndërsa nuk munguan politikanë të tjerë, ambasadorë, drejtues ekzekutivë bankarë, bashkëpunëtorë biznesi, si dhe mjaft figura të njohura të skenës së artit dhe kulturës.

Nën muzgun e detit Jon, fjalën e parë përshëndetëse e mbajti themeluesi dhe Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane.  Ai e vlerësoi Green Coast Hotel – MGallery Collection “një hap strategjik për ta pozicionuar Shqipërinë në hartën e botës si një destinacion turistik elitar”. Ai nënvizoi “se projekti është rezultat i përkushtimit të Grupit BALFIN për të ndërtuar jo vetëm infrastrukturë, por edhe mundësi punësimi dhe zhvillim lokal”.

Ndërsa e cilësoi partneritetin e Grupit me institucionet financiare Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) dhe Intesa San Paolo si “një mbështetje që flet shumë për potencialin e turizmit në Shqipëri”Mane  e përfundoi fjalën e tij duke  thënë se “Green Coast Hotel – MGallery është dëshmia më e fundit e asaj që mund të arrihet kur vizioni takohet me zbatimin”.

Maud Bailly, CEO i Sofitel, MGallery & Emblems, në fjalën e saj, u ndal në partneritetin mes Grupit Accor dhe BALFIN dhe në arsyet përse ky zinxhir i njohur hotelier i besoi vizionit të Grupit BALFIN për të sjellë në Shqipëri hotelin e parë nën brand-in MGallery.

“ Tek BALFIN ndihet zemra dhe pasioni, qasja pionere për t’i sjellë Shqipërisë një brand të ri si MGAllery, për ta orientuar drejt një ere të re, dhe që Europa ta njohë atë për potencialin e saj të vërtetë. Kjo është pikërisht arsyeja përse Accor zgjodhi BALFIN si partner. Industria e mikpritjes nuk është një ecje përgjatë parkut; është një sfidë e vërtetë, por jeta meriton të jetohet me ëndrra të mëdha dhe Green Coast Hotel – MGallery Collection është vërtet një ëndërr e tillë”,  – tha Maud Bailly.

Fjalë përshëndetëse pati edhe Zëvendës Kryeministrja Belinda Balluku,  e cila ndër të tjera u shpreh se “me Green Coast Hotel – MGallery Collection, Shqipëria tregon se është një vend i vogël, por me ambicie të madhe dhe mbi të gjitha në rrugën e duhur për të qenë një pikë referimi në Europë përsa i takon turizmit.”

Pas fjalimeve, ceremonia vazhdoi me prerjen simbolike të shiritit nga Presidenti i Grupit BALFIN, CEO-ja e Sofitel, MGallery & Emblems, Maud Bailly, dhe Zëvendës Presidenti i BALFIN, Martin Mane. Mbrëmja u përmbyll me një spektakël mahnitës dronësh, që krijoi një atmosferë festive në bregun e detit Jon.

Green Coast Hotel-MGallery Collection ofron një standard të ri pushimi dhe mikpritjeje, me cilësi ndërkombëtare. Ka 131 dhoma dhe suita, të gjitha me pamje nga deti Jon, një spa moderne me pesë nivele, si dhe ofron katër koncepte të rafinuara gastronomike – Mosaic Restaurant, Mente Lobby Bar, Vela Beach Bar dhe Bliss by the Pool.

Ndodhur në një nga plazhet e rralla në Shqipëri të certifikuara me “Blue Flag”, hoteli mishëron konceptin e turizmit rigjenerativ, me një arkitekturë moderne që reflekton stilin mesdhetar, si dhe përkushtimin për ruajtjen e natyrës dhe trashëgiminë e zonës.

Green Coast Hotel – MGallery Collection ka punësuar në formë direkte 150 punonjës, përfshirë këtu profesionistë me përvojë në pozicione kyce, si dhe ka krijuar mbi 350 vende pune shtesë përmes kontraktorëve dhe furnitorëve lokalë. Nën synimin për të operuar jo vetëm përgjatë sezonit veror, hoteli ofron mundësi të qëndrueshme punësimi dhe trajnime të vazhdueshme, duke krijuar hapësira reale për zhvillim karriere në sektorin e mikpritjes.

Ky angazhim konkret në integrimin e komunitetit lokal dhe fuqizimin e burimeve njerëzore dëshmon misionin e Grupit BALFIN për të ndikuar pozitivisht në ekonominë e zonës jugore të vendit dhe për ta pozicionuar Shqipërinë si një destinacion reference për turizmin elitar ndërkombëtar.

default

The post Green Coast Hotel – MGallery Collection: Një kapitull i ri për turizmin elitar shqiptar appeared first on Telegrafi.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi merren të pandehur

27 May 2025 at 18:13

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka marrë të pandehur  për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie ish-presidentin dhe kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, si dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. SPAK i bëri me dije BIRN mbrëmjen e të martës se “ka marrë zyrtarisht të pandehur shtetasit Ilir […]

The post Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi merren të pandehur appeared first on Reporter.al.

Samir Mane në samitin global FII PRIORITY Europe që po organizohet në Tiranë

By: redi
17 May 2025 at 16:23

Tirana mirëpriti një nga forumet më prestigjioze ndërkombëtare, FII PRIORITY Europe, i zhvilluar për herë të parë në Tiranë më 16-17 maj 2025. Ky samit mbledh së bashku liderë botërorë nga fusha të ndryshme, qeveri, ekonomi, shkencë, teknologji dhe filantropi, për të diskutuar prioritetet globale që formësojnë të ardhmen, në një moment vendimtar për njerëzimin. Fokusi kryesor i edicionit evropian…

Source

Samir Mane, i vetmi sipërmarrës nga rajoni në panelet e diskutimit të samitit global FII PRIORITY Europe që po organizohet në Tiranë

17 May 2025 at 12:08

Kryeqyteti shqiptar mirëpriti një nga forumet më prestigjioze ndërkombëtare, FII PRIORITY Europe, i zhvilluar për herë të parë në Tiranë më 16–17 maj 2025.

Ky samit mbledh së bashku liderë botërorë nga fusha të ndryshme, qeveri, ekonomi, shkencë, teknologji dhe filantropi, për të diskutuar prioritetet globale që formësojnë të ardhmen, në një moment vendimtar për njerëzimin. Fokusi kryesor i edicionit evropian të FII PRIORITY është: “Renditja e prioriteteve për një të ardhme më të qëndrueshme, më të drejtë dhe më të begatë”.

Samir Mane, President i BALFIN Group, ishte i vetmi përfaqësues nga Shqipëria i ftuar zyrtarisht në panelet e diskutimit mes figurave më të njohura globale. Ai mori pjesë në panelin kryesor të titulluar “Board of Changemakers: Can Capital Connect a Fractured World?”, duke ndarë skenën me liderë ndërkombëtarë të politikës dhe financës.

Gjatë samitit, ai zhvilloi takime dhe bisedime me personalitete të nivelit të lartë si Matteo Renzi, ish-kryeministër i Italisë, Bernard Mensah, President i Bank of America International, Henri Poupart-Lafarge, CEO i Alstom, etj.

Pjesëmarrja e Mane në panelet e diskutimit si përfaqësues i zërit të biznesit të rajonit në këtë ngjarje thekson rolin e tij personal por edhe rëndësinë e rajonit në zhvillimet e ardhshme në Evropë dhe më gjerë.

FII PRIORITY Europe Summit është pjesë e një serie forumesh globale që promovojnë dialogun ndërsektorial dhe nxitin veprimin konkret për të adresuar sfidat më urgjente të kohës sonë, përfshirë ndryshimet klimatike, zhvillimin e qëndrueshëm dhe transformimin teknologjik.

 

The post Samir Mane, i vetmi sipërmarrës nga rajoni në panelet e diskutimit të samitit global FII PRIORITY Europe që po organizohet në Tiranë appeared first on Telegrafi.

Balfin Austria: 100 milionë euro investime

13 May 2025 at 11:26

Balfin Austria, një nga kompanitë më të suksesshme të Grupit BALFIN, po forcon gjithnjë e më shumë pozitat e saj në tregun austriak të pasurive të paluajtshme, duke investuar në disa nga zonat më të njohura dhe turistike të Austrisë.

Investimet e BALFIN në Austri, në fushën e zhvillimit të pasurive të paluajtshme kapin mbi 100 milionë euro vlerë në volum. Këto investime vijnë si përgjigje ndaj kërkesës në rritje për akomodim dhe mikpritje, duke ofruar standarde të larta për jetesë dhe pushime.

Në një intervistë të fundit, Drejtori i Balfin Austria, Alban Caslli, ka ndarë detaje mbi projektet e përfunduara, veçoritë e tyre dhe investimet që priten të konkretizohen në të ardhmen.

Ai gjithashtu ka shpjeguar kushtet aktuale të tregut të pasurive të paluajtshme në Austri, ndërsa ka bërë të ditur se vizioni i Balfin Austria është të zgjerojë më tej aktivitetin, duke eksploruar tregje dhe sektorë të rinj, e duke shkuar përtej kufijve të Austrisë.

Me investimet e fundit, portofoli i Balfin Austria ka arritur vlerën e 100 milionë eurove. Sa parashikohet rritja e vlerës së portofolit deri në fund të vitit dhe në një perspektivë afatmesme?

Deri në fund të vitit, Grupi Balfin synon të zgjerojë më tej praninë e tij në tregun austriak, me objektivin për të rritur portofolin në një vlerë prej 150 deri në 200 milionë euro. Kjo pritet të realizohet përmes investimeve të zgjedhura në qytete të mëdha si Vjena, Linz, Graz dhe Salzburg, por gjithashtu dhe në zona turistike, të rrethuara nga bukuri natyrore dhe tipare atraktive.  Në një perspektivë afatmesme, synimi është rritja e mëtejshme e portofolit, përmes zgjerimit gjithashtu në prona të reja komerciale apo projekte me funksione të përziera (mixed-use). Kjo do të jetë pjesë e një strategjie më të gjerë për diversifikimin e investimeve, duke ruajtur fokusin në tregjet me rritje të qëndrueshme dhe potencial të lartë zhvillimi. Paralelisht, do t’i kushtohet vëmendje edhe trendeve të reja në sektorin imobiliar, si ndërtimi eco-friendly, si dhe integrimi i koncepteve të zhvillimit urban inteligjent.

Le të ndalemi pak tek projektet e përfunduara të Balfin Austria… Sa numërohen dhe çfarë i dallon nga njëra-tjetra? 

Balfin Austria ka përfunduar me sukses dy projekte të rëndësishme dhe aktualisht ndodhet në fazën e zhvillimit të katër projekteve të reja. Çdo projekt i realizuar është unik dhe dallohet për nga qëllimi, tipologjia funksionale, arkitektura, vendndodhja dhe cilësia ndërtimore – duke reflektuar një strategji dhe  pozicionim të fortë të kompanisë në tregun austriak.

Projektet e përfunduara janë:

Luv und Lee

Ky është projekti i parë i përfunduar nga Balfin Austria dhe ndodhet në një nga zonat më tërheqëse turistike të Austrisë, në liqenin Traunsee në Gmunden. Me një volum investimi prej 6, 8 milionë euro, Balfin nisi me këtë projekt serinë e investimeve luksoze të sukseshme në zonën turistike të Gmunden.

Green Hill Suites

I vendosur në një nga zonat më të kërkuara dhe prestigjioze të Vjenës – 1180/1190 Wien – ky projekt banimi mbulon një sipërfaqe prej 1,352 m² dhe përfaqëson një shembull ekselence në ndërtim dhe stil jetese. Me një vlerë investimi prej 11,4 milionë euro, Green Hill Suites është pozicionuar si një nga projektet më cilësore në Vjenë për vitin 2024, falë arkitekturës moderne, privatësisë së garantuar, dhe pamjeve panoramike te qytetit që ofron.

Balfin Austria e ka shtrirë aktivitetin në tregun austriak të pasurive të paluajtshme kryesisht në zonat urbane dhe turistike, pranë liqeneve e lumenjve, me një miks projektesh rezidenciale. Përse janë zgjedhur pikërisht këto zona në Austri? 

Ne jemi të fokusuar në zhvillimin e projekteve rezidenciale si në zonat urbane të Austrisë, ashtu edhe në ato turistike pranë liqeneve, me qëllim krijimin e një portofoli të diversifikuar dhe të qëndrueshëm.

Kjo strategji i përgjigjet kërkesave të ndryshme të tregut dhe ofron potencial për investime të sigurta dhe afatgjata. Në qytete si Vjena, Balfin Austria përqendrohet në lagje ekskluzive me potencial për rritje të qëndrueshme, ku kërkesa për banesa mbetet e lartë falë infrastrukturës së zhvilluar, aksesit të lehtë në shërbime, afërsisë me qendrat e punës dhe mundësisë për një stil jete modern dhe privat.

Përmes projekteve të saj, kompania zgjedh me kujdes zona që ofrojnë komoditet dhe standard të lartë jetese, e cila pasqyrohet dhe në ndertim më vonë. Ndërkohë, në zonat turistike pranë liqeneve, fokusi është në zhvillimin e projekteve ekskluzive që u përgjigjen blerësve me të ardhura të larta, investitorëve që kërkojnë shtëpi pushimi ose prona të dyta.

Këto prona karakterizohen nga vendndodhje piktoreske, privatësi, qasje të shpejtë në qytetet të mëdha dhe një kombinim perfekt mes natyrës dhe luksit bashkëkohor.

Kështu, duke ndjekur një strategji të mirëpërcaktuar midis zonave urbane dhe atyre turistike, Balfin Austria jo vetëm që plotëson nevoja të ndryshme të tregut, por njëkohësisht ul ndjeshëm ekspozimin ndaj rrezikut dhe garanton qëndrueshmëri të portofolit në planin afatmesëm dhe afatgjatë.

Mund të ndani disa prej projekteve të Balfin Austria të cilat pritet të finalizohen në një të ardhme të afërt?

Po, patjetër. Aktualisht, Balfin Austria ka katër projekte në zhvillim, për të cilat po ndalem si më poshtë:

Bright Side është një projekt ekskluziv i vendosur në qytetin piktoresk dhe historik të Gmunden. Me pamje panoramike të liqenit Traunsee, Bright Side ofron apartamente luksoze pushimi të ndërtuara me standarde të larta arkitekturore, teknologji bashkëkohore dhe materiale premium.

Me një volum investimi prej 12,5 milionë euro, projekti i drejtohet blerësve strategjikë dhe investitorëve që kërkojnë një stil jetese të qetë, të rrethuar nga natyra, luksi dhe eleganca.

ANDEA – Parkside Residences është një godinë banimi që ndodhet në zemër të Vjenës, midis qendrës historike dhe një prej nyjeve kryesore të transportit publik.

Një kombinim elegant i apartamenteve rezidenciale dhe zyrave të klasit A, ANDEA përfaqëson vizionin e Balfin Austria për transformimin e ndërtesave ekzistuese në projekte me identitet të ri.

Me një vlerë prej rreth 27,7 milionë euro, projekti përfaqëson një sintezë të elegancës klasike me funksionalitetin modern urban.

Riverside Forest Residences, një projekt tjetër unik, i vendosur pranë një lumi, në mes të një peizazhi pyjor në Gmunden.

Ky projekt ofron banesa të qëndrueshme me ndërtim ekologjik, të përshtatshme si për përdorim të përhershëm ashtu edhe si shtëpi pushimi.

Vlera e investimit arrin në 13,1 milionë euro, dhe synon ata që kërkojnë qetësinë dhe natyrën pa hequr dorë nga aksesueshmëria ndaj shërbimeve urbane.

Ndërsa Effinger është projekti më i ri i Balfin Austria në qytetin e Vjenës, i konceptuar si një kompleks rezidencial i segmentit të mesëm.

Qëllimi është të ofrohen njësi banimi moderne dhe funksionale për familje dhe blerës që kërkojnë zgjidhje të përballueshme në një zonë të qetë familjare me lidhje të mira transporti.

Volumi i projektit është rreth 27,5 milionë euro dhe plotëson portofolin e Balfin me produkte të ndryshme për tregje të ndryshme.

Së fundmi, konstatohet se portofoli i Balfin Austria është shumëfishuar në sektorin e menaxhimit të aseteve të paluajtshme. Si u gjend Balfin Austria në një sektor të tillë?

Ky zgjerim është pjesë e strategjisë afatgjatë dhe vizionit të Balfin Austria për të optimizuar menaxhimin e portofolit ekzistues të pasurive të paluajtshme.

Ai reflekton qasjen proaktive të Grupit BALFIN ndaj një kërkese në rritje për menaxhim e aseteve – jo vetëm për ta mbrojtur vlerën e tyre, por dhe per rritje në mënyrë të qëndrueshme. Përmes eksperiencës së fituar në zhvillim dhe investim, Balfin Austria është pozicionuar natyrshëm për të kaluar në fazën e menaxhimit aktiv të aseteve.

Kjo lejon jo vetëm një mbikëqyrje më efektive të investimeve ekzistuese, por edhe maksimizimin e potencialit të tyre në tregun e pasurive të paluajtshme. Objektivi ynë është të gjenerojmë kthime të qëndrueshme dhe të sigurojmë që çdo pronë të operojë në përputhje me standardet më të larta të eficiencës, cilësisë dhe kërkesave të tregut në zhvillim.

Austria duket se po tërheq gjithnjë e më shumë të rinj që duan të ndjekin studimet universitare në Vjenë. Ka menduar Balfin Austria që ta shikojë këtë si mundësi për të rritur aktivitetin e saj në kryeqytetin austriak? 

Vjena po pozicionohet gjithnjë e më shumë si një nga qytetet më tërheqëse për të rinjtë dhe studentët ndërkombëtarë, duke gjeneruar një kërkesë të madhe për hapësira banimi.

Balfin Austria e sheh këtë zhvillim si një mundësi strategjike për të zgjeruar më tej aktivitetin  në sektorin rezidencial dhe të mikpritjes. Në këtë kuadër, ne po shqyrtojmë mundësitë për të investuar në projekte që ofrojnë akomodim cilësor për studentë – objekte moderne, të mirëorganizuara, të ndërtuara sipas standardeve ndërkombëtare, me çmime të përballueshme dhe të projektuar në mënyrë të qëndrueshme.

Këto investime jo vetëm që përforcojnë pozicionin e Balfin Austria në tregun imobiliar austriak, por edhe hapin rrugën për diversifikimin e mëtejshëm të portofolit në një sektor të ri.

Cilat janë, sipas vëzhgimeve tuaja, kushtet aktuale të tregut të pasurive të paluajtshme në Austri?

Tregu i pasurive të paluajtshme në Austri ndikohet si nga faktorë lokalë, ashtu edhe nga zhvillimet ndërkombëtare.

Rritja e vazhdueshme e popullsisë dhe statusi i Vjenës si një qendër ekonomike, kulturore dhe biznesi në Europë kanë sjellë një kërkesë të lartë për prona rezidenciale dhe komerciale. Kjo kërkesë, e kombinuar me ofertën e kufizuar dhe reputacionin e qytetit si një nga më të jetueshmit në botë, ka bërë që çmimet të vazhdojnë të rriten, veçanërisht në zonat qendrore. 

Në të njëjtën kohë, po rritet ndjeshëm interesi për prona në qytete më të vogla, të pozicionuara pranë natyrës dhe ujit. Zona të tilla turistike, ofrojnë një kombinim të rrallë midis qetësisë natyrore dhe aksesit të shpejtë ndaj qendrave urbane.

Ato janë gjithnjë e më tërheqëse për blerësit që kërkojnë cilësi më të lartë jetese, shtëpi të dytë për pushime, apo prona luksoze me përdorim turistik dhe afarist. Rritja e kërkesës për vila, apartamente pushimi apo rezidenca të qëndrueshme në këto zona, po i shndërron ato në pika strategjike për investime në pasuri të paluajtshme.

Ka ndonjë treg të ri ose sektor që kompania po eksploron në shtete të tjera?

Balfin Austria ka nisur së fundmi të shqyrtojë mundësitë për zgjerim në tregjet e Gjermanisë dhe Zvicrës.

Kompania po eksploron projekte ku ndërtesat ekzistuese mund të rikonstruktohen dhe të përshtaten për qëllime banimi ose biznesi. Krahas tyre, po shqyrtohen edhe mundësitë për ndërtimin e projekteve të reja nga themelet, pra zhvillime të reja në toka të lira.

Vëmendje e veçantë po i kushtohet rajonit jugor të Gjermanisë, kryesisht Bavarisë, një nga zonat më të zhvilluara ekonomikisht në vend dhe me potencial të lartë për investime të qëndrueshme në pasuri të paluajtshme.

Ky drejtim strategjik pasqyron synimin e Balfin Austria për të hyrë në tregun gjerman me perspektivë të fortë rritjeje.

The post Balfin Austria: 100 milionë euro investime appeared first on Telegrafi.

Dikur refugjat në Austri, tani miliarderi i parë i Shqipërisë – rrëfimi i Samir Manes

21 April 2025 at 21:43

Revista e njohur Forbes i ka kushtuar një artikull të veçantë miliarderit të parë shqiptar Samir Mane, i cili thotë ishte larguar nga regjimi komunist i Shqipërisë në fillim të viteve të 90-ta – duke emigruar në Austri – atje ku edhe krijoi pasurinë e tij të parë. Tani pas rikthimit të tij në Shqipëri, ai ka shtrirë perandorinë me biznesin e patundshmërisë në tërë Ballkanin Perëndimorë dhe më gjerë.

Në një ditë me diell tetori në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, Samir Mane rrezatohet teksa ecën nëpër qendrën tregtare Tirana East Gate Mall, një tempull 1.2 milionë metra katrorë drejt kapitalizmit me marka ndërkombëtare që variojnë nga Adidas dhe Swarovski te Burger King dhe KFC.

Qendra tregtare më e madhe në Shqipëri, nuk dallohet nga komplekset e shumta tregtare, prej xhami dhe çeliku në çdo qytet të madh evropian—dhe kjo është çështja, transmeton Telegrafi.

“Ky është aktivi ynë kryesor. Është 100% i dhënë me qira”, mburret ai, duke treguar një listë të qiramarrësve, duke përfshirë shitësit e veshjeve H&M dhe Zara, plus restorantin e parë të sushit në Shqipëri dhe disa nga bizneset e tij, duke përfshirë një shitës me pakicë veshjesh, një dyqan lodrash dhe një zinxhir të pajisjeve elektronike të konsumit.

“Njerëzit duan të jenë në gjendje të prekin produktet. Ne kemi çdo biznes të prekshëm në Shqipëri”, tha ai.

I veshur me një xhaketë sportive blu të errët mbi një polo të zezë Lacoste, Mane mund t’i kalonte një prej blerësve që shëtisnin të hënën në mëngjes.

Por 57-vjeçari është miliarderi i parë dhe i vetëm në Shqipëri, personi më i pasur në këtë vend të vogël mesdhetar me vetëm 2.8 milionë banorë.

Falë investimeve të tij në shitje me pakicë, pasuri të paluajtshme dhe banka, ai ka ndërtuar një pasuri prej 1.4 miliardë dollarësh, sipas vlerësimeve të Forbes, duke i dhënë atij një vend në listën e miliarderëve në botë të Forbes 2025.

Nuk është diçka që ai e priste ndonjëherë si një refugjat 23-vjeçar duke ikur nga regjimi komunist i Shqipërisë në vitin 1991.

“Nuk e mendoja kurrë se ishte e mundur. Ëndrra ime ishte të kisha shtëpinë time ose të kisha një makinë”, thotë ai.

Tani, konglomerati i tij BALFIN Group operon në 10 vende dhe regjistroi një fitim neto prej 120 milionë dollarësh nga shitjet prej 880 milionë dollarësh në vitin 2024, përkatësisht 31% dhe 14% më shumë nga viti 2023.

Rreth 62% e të ardhurave vijnë nga tregtia me pakicë, e ndjekur nga pasuritë e paluajtshme me 20%, bankat me 9% dhe logjistika dhe menaxhimi i aktiveve përbëjnë pjesën tjetër.

Mane i zotëron të gjitha, por ai ka sjellë partnerë në qendrat e tij tregtare, zinxhirët e shitjes me pakicë dhe projektet e zhvillimit të pasurive të paluajtshme.

Gjurma e tij është e dukshme në të gjithë kryeqytetin e Shqipërisë, ku ai ka jetuar që nga kthimi në vendin e tij në vitin 2005. Ai zotëron Tirana Bank, banka e pestë më e madhe në Shqipëri; zinxhiri i tij elektronik Neptun është më i madhi në vend; dhe zotëronte zinxhirin më të madh të supermarketeve derisa e shiti për 48 milionë dollarë në mars.

Duke u shëtitur nëpër qytet me SUV-in e tij të zi Mercedes-Maybach, ai drejton shoferin e tij drejt Rolling Hills, një kompleks banimi luksoz që ai ndërtoi ku ai zotëron gjithashtu një vilë 33,000 metra katrorë.

“E bleva tokën në 2008, ishte shumë e lirë në atë kohë”, thotë ai, duke parë një hapësirë ​​prej 153 vilash të stilit neoklasik me pamje nga malet përreth Skënderbeut.

Vlera e tokës në zonë është rritur më shumë se dhjetëfish gjatë asaj kohe dhe Mane ka vazhduar të ndërtojë. Pranë është një tjetër zhvillim në pronësi të Balfin, Collina Verde, dhe Mane ka një tjetër në ndërtim pranë një liqeni artificial që pritet të kushtojë 240 milionë dollarë dhe do të përfundojë në vitin 2028.

Pasuria e Manes nuk ndalet në kufijtë e Shqipërisë. Ai zotëron dyqane me pakicë në të gjithë Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë Skopje East Gate, qendrën tregtare më të madhe në Maqedoninë e Veriut.

Përtej Ballkanit Perëndimor, ai gjithashtu ka filluar të investojë në ndërtesa apartamentesh dhe zyra në Austri dhe Kanada plus Nju Jork dhe Nju Xhersi.

Duke shpjeguar qasjen e tij, ai tregon mësimet që ka mësuar duke lexuar libra nga ikona të biznesit amerikan, si ish-CEO për një kohë të gjatë të General Electric, Jack Ëelch.

“Shqipëria është e vogël, ndaj menduam, pse të mos shkojmë në vende të tjera dhe industri të tjera”, tha ai.

Mane lindi në vitin 1967 në qytetin jugor të Shqipërisë, Korçë, gjatë mbretërimit të Enver Hoxhës, njeriu i fortë komunist i vendit. Udhëtimet e brendshme ishin shumë të kufizuara dhe Mane rrallë largohej nga qyteti i tij derisa shkoi në universitet në Tiranë në moshën 18-vjeçare, ku studioi gjeologji.

“Unë nuk zgjodha gjeologjinë. Ishte partia komuniste ajo që vendosi se çfarë studioje”, kujton ai.

Gjatë viteve të kolegjit, Mane blinte mish për të bërë qofte dhe ua shiste studentëve për të fituar para shtesë – derisa pas gjashtë muajsh nga nxitimi i tij, autoritetet e ndaluan atë.

Në vitin 1991, kur ishte ende student, vendosi të largohej nga vendi për të kërkuar një jetë më të mirë. Ai mori një vizë austriake nga një agjenci udhëtimesh dhe bëri një udhëtim 36 orësh pa ndalesë me autobus për në Vjenë, ku u regjistrua si refugjat. (Ai më vonë mësoi se viza e lëshuar nga agjencia ishte false, por askush nuk e ndaloi.)

Ai kaloi më shumë se gjashtë muaj në një kamp refugjatësh, duke studiuar vetë gjermanisht, derisa u bë mjaft i mirë për të aplikuar në Universitetin Teknik të Vjenës për të vazhduar diplomën e tij në gjeologji. Në vitin 1992, regjimi komunist i Shqipërisë u ra.

“Shqipëria u hap pak dhe njerëzit vinin në Vjenë për të blerë pajisje elektronike. Kështu që pashë një mundësi”, thotë ai.

Ai e la universitetin në vitin 1993 dhe filloi të përkthente për disa eksportues përpara se të merrej vetë me këtë biznes. Po atë vit ai ngriti një biznes të quajtur Alba-Trade, i cili bleu videoregjistrues, radio, TV dhe pajisje shtëpiake në Austri dhe i dërgoi në Shqipëri.

I ngarkonte vetë kamionët dhe më pas bënte udhëtimin dyditor nga Vjena në Tiranë, duke fjetur në kamion për të kursyer para dhe për të mbrojtur mallin. Ai do të gjente një vend në Tiranë, do të parkonte kamionin e tij dhe klientët sapo u shfaqën.

“Ne i shitëm të gjitha [mallrat] në kamion në tre orë. Por në Austri, pashë se ishte e mundur të shiteshin produktet në mënyrën e duhur në dyqane”, tha ai.

Për të kuptuar biznesin, Mane lexoi libra jo vetëm nga Jack Ëelch, por edhe nga themeluesi i Ëalmart, Sam Ëalton.

“Njëri prej tyre më mësoi se si të drejtoja biznesin e shitjes me pakicë dhe tjetri më mësoi se si të drejtoja një korporatë”, shtoi ai.

Ai hapi dyqanin e parë Neptun që shiste televizorë dhe pajisje shtëpiake në Tiranë në vitin 1996. Dy vjet më vonë ai u zgjerua në Maqedoninë e Veriut dhe më pas në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, duke u bërë një nga të huajt e parë që hyri në ato tregje ndërsa vendet e reja dolën nga shpërbërja e Jugosllavisë në fillim të viteve të 90-ta.

“Ai është një vizionar për të pasur konceptin e duhur në kohën e duhur. Ai identifikoi nevojën për pajisje në Ballkanin Perëndimor kur ne nuk kishim lavatriçe”, thotë Edlira Muka, CEO e BALFIN.

Suksesi i Mane pasqyroi gjithashtu bumin ekonomik në ato vende teksa ato u zhvendosën në kapitalizëm.

“Ai përfaqëson një nga konglomeratet më të mëdhenj në Shqipëri dhe është një shenjë e rritjes ekonomike dhe ndryshimit që ka parë vendi”, tha Martin Mata, bashkëdrejtor ekzekutiv i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve (AAEF), një fond investimi jofitimprurës i krijuar për të ndihmuar ekonominë e Shqipërisë në vitin 1995.

Nga fillimi i viteve 2000, Mane kishte ndërtuar një perandori të elektronikës së konsumit në të gjithë Ballkanin Perëndimor, me 19 dyqane dhe 50 milionë dollarë të ardhura, duke siguruar shumicën e mallrave të tij nga Azia.

Por duke parë suksesin e markave perëndimore dhe qendrave tregtare në Evropën Lindore postkomuniste, ai mendoi se mund të bënte të njëjtën gjë edhe në Shqipëri.

Në vitin 2005, ai zhvendosi familjen e tij nga Vjena në Tiranë për të hapur qendrën e parë tregtare të vendit në periferi të kryeqytetit.

Për të ankoruar qendrën tregtare, atij i duhej një dyqan ushqimor. Kështu Mane udhëtoi nëpër Evropë duke takuar krerët e rrjeteve të supermarketeve për t’i bindur ata të hapnin dyqane në Shqipëri.

“Ata thanë, ‘Zoti Mane, ne i shohim shifrat e GDP-së. Askush nuk po vjen. (GDP-ja e Shqipërisë në atë kohë ishte vetëm 8 miliardë dollarë, krahasuar me 24 miliardë dollarë aktuale). Kështu që vendosa të hap vetë një rrjet supermarketesh. Punësova një djalë francez nga Carrefour dhe ndërtova dyqanin e parë ushqimor modern në Shqipëri”, kujton ai.

Ishte një veprim ambicioz. Në atë kohë, më shumë se 30% e ekonomisë së Shqipërisë ishte informale, duke punuar në industri të parregulluara që nuk paguanin taksa.

Mane kishte nevojë të bindte legjionet e konsumatorëve që të konvertoheshin në kapitalizmin e stilit perëndimor dhe të paguanin mallra në një qendër tregtare dhe jo në tregjet e lagjeve.

“Askush, madje as babai im, nuk besonte se do të funksiononte. Ata thanë, ‘pse dikush duhet të udhëtojë dy orë me makinë për të blerë domate’”, tha Mane.

Në fillim, Mane u përpoq të gjente investitorë, madje edhe fondet që e kanë mbështetur atë, ishin skeptikë për planet e tij në atë kohë. “Ne nuk ishim të bindur,” thotë Aleksandër Sarapuli, bashkë-CEO i AADF.

Mane përfundimisht e bindi Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, një bankë zhvillimi me bazë në Paris, të investonte 15 milionë dollarë në financim borxhi dhe kapitali për dyqanin e tij ushqimor.

Në tetor 2005, ai hapi Qendrën Tregtare Univers (Qendra Tregtare Univers në anglisht) në Tiranë, me një dyqan elektronik Neptun dhe postin e parë të zinxhirit të tij ushqimor Euromax.

Rrugët ishin të mbushura me makina në ditën e hapjes dhe Mane u hodh dhe drejtoi trafikun në parkingun e vogël.

“Me gjithë skeptikët, kishim mijëra njerëz që prisnin në autostradë”, shtoi Steven Grunerud, shefi financiar kanadez i BALFIN, të cilin Mane e punësoi në vitin 2007 nga banka austriake Raiffeisen për të profesionalizuar biznesin e tij.

Kur Mane më vonë vendosi të hapte qendrën tregtare edhe më të madhe Tirana East Gate, ai kishte provuar konceptin e tij dhe kishte fituar më shumë investitorë se më parë.

“Ai nuk pretendoi të dinte se si drejtohet një qendër tregtare, por mori ekspertizë, ndoqi modelin dhe dëgjoi njerëz që dinin ta bënin atë”, thotë Mata i AADF, i cili vlerëson se fondi trefishoi investimin e tij kur ia shiti aksionet e tij në qendër Mane në mars.

Mane e ndërtoi atë sukses duke marrë një rol gjithnjë e më të madh në ekonominë e Shqipërisë. Shumë nga investimet kanë përfunduar: Ai bleu Tirana Bank në 2019 dhe 2020 nga huadhënësi me probleme greke Piraeus Bank për 64 milionë dollarë dhe banka, me 1.7 miliardë dollarë aktive, tani ka një vlerë prej rreth 155 milionë dollarë.

Sipërmarrjet e tjera nuk kanë qenë aq të suksesshme. Mane mori rrjetin e lajmeve financiare me bazë në Tiranë Scan TV në vitin 2022, por e shiti atë një vit më vonë me një humbje rreth 2.2 milionë dollarë. /Telegrafi/

 

The post Dikur refugjat në Austri, tani miliarderi i parë i Shqipërisë – rrëfimi i Samir Manes appeared first on Telegrafi.

“Nuk pranoi t’i paguaja drekën”, Samir Mane tregon takimin me përfaqësuesin e Forbes: Pagoi vetëm pjatën e tij

By: M C
7 April 2025 at 22:39

Biznesmeni Samir Mane është renditur në listën e revistës prestigjioze Forbes si një nga miliarderët e botës, i pari në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, me një pasuri prej 1.4 miliardë Dollarë.

Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, biznesmeni Mane ka treguar se si e mësoi lajmin për renditjen në listën e Forbes, sa kohë ju desh revistës që të bënte analizat financiare dhe a kishin ardhur në Shqipëri përfaqësues të tyre.

Madje, Samir Mane ka treguar edhe një episod me përfaqësuesin kryesor të grupit të punës së Forbes që u mor me analizat financiare të kompanive që zotërohen prej biznesmenit.

Blendi Fevziu: Sa e mendon pasurinë tënde? E mendon 1.4 miliardë Dollarë, më shumë, më pak?

Samir Mane: Mund të jetë aty, mund të jetë pak më pak, mund të jetë pak më shumë. Por diku te ato vlera duhet të jetë patjetër.

Blendi Fevziu: Pra milionat kur je miliarder nuk kanë më aq vlerë të madhe?

Samir Mane: Jo, nuk kanë ndonjë vlerë. Siç e sheh, sot këta kanë humbur 2 miliardë ose kanë fituar 2 miliardë.

Blendi Fevziu: Ku ishit dhe si e morët vesh lajmin që ishit miliarderi i parë në historinë e Shqipërisë dhe i pari në Ballkanin Perëndimor?

Samir Mane: Isha në Amerikë në fakt për punët e bizneseve të mia dhe aty një nga punonjësit e bizneseve, presidenti i kompanisë, më çoi një urim dhe më tha që nga sot je në listën Forbes me një pasuri prej 1.4 miliardë Dollarë.

Blendi Fevziu: Nuk ju kishte ardhur asnjë njoftim nga Forbes?

Samir Mane: Asnjë njoftim. Natyrisht, Forbes ka bërë prej 6 muajsh kërkime të detajuara dhe të thelluara në kompanitë e mia të biznesit kudo ku unë kam biznese.

Blendi Fevziu: Po këtu në Shqipëri kishte përfaqësues Forbes që erdhën?

Samir Mane: Kanë ardhur dhe këtu përfaqësues të Forbes, kanë qëndruar gjatë në kohë, kanë parë pasqyrat tona financiare, të cilat janë të deklaruara sipas standardeve më të mëdha dhe më të mira që bota sot njeh në raport të transparencës financiare.

Blendi Fevziu: Edhe juve ju kanë kontaktuar?

Samir Mane: Na kanë kontaktuar pasi kanë marrë pasqyrat tona financiare, për sqarime në raport me pasqyrat tona financiare. Edhe mua më kanë kontaktuar 1 muaj pasi kanë parë pasqyrat tona financiare. E çuditshme ishte që pas një takimi shkuam të hamë drekë dhe dreka bënte diku 80 Dollarë, ai e pagoi vetë drekën.

Blendi Fevziu: Bënte 80 Dollarë dhe ti deshe ta paguaje?

Samir Mane: Normal, dhe unë i thashë që ky është një kod shqiptari. Jo tha, më vjen keq, unë duhet ta paguaj drekën vetë. Nxorri kartën e kreditit.

Blendi Fevziu: Se nuk e lejonte kompania që t’i paguaje drekën.

Samir Mane: Ndoshta prej asaj gjëje. Unë i thashë që do ta bëj publike këtë fakt, bëje tha, s’kam asnjë lloj problemi.

Blendi Fevziu: Pra ai erdhi të numëronte sa miliarda ishin këtu dhe 80 Dollarë të drekës e pagoi vetë.

Samir Mane: 20, sepse 80 bënte gjithë dreka. 20 Dollarë të vetat i pagoi vetë. Tonat nuk i pagoi.

Blendi Fevziu: Dhe nuk pranoi që t’ia paguaje ti as 20 Dollarëshin?

Samir Mane: Po.

Blendi Fevziu: Sa ishte ekipi i Forbes që erdhi dhe bëri kërkime në Shqipëri?

Samir Mane: Nuk e di sa janë marrë me analizën, por 1 që ishte kryesori u mor gjatë me analizën, me shumë pyetje, natyrisht me stafin tim jo me mua, për pyetje-përgjigje në raport me pasqyrimet që kishim ne në pasqyrat financiare.

Blendi Fevziu: Sa zgjati ky proces i Forbes?

Samir Mane: Besoj që ka zgjatur 6 muaj.

Blendi Fevziu: Ata morën vetëm pasqyrat financiare të kompanive në Shqipëri apo dhe të kompanive tuaja jashtë?

Samir Mane: Të gjitha kompanive në çdo cep të planetit ku jemi, në Amerikë, në Kanada.

The post “Nuk pranoi t’i paguaja drekën”, Samir Mane tregon takimin me përfaqësuesin e Forbes: Pagoi vetëm pjatën e tij appeared first on Albeu.com.

Etja për ujë e resorteve ‘strategjike’ përplas qeverinë me komunitetet lokale

3 April 2025 at 07:11

Në një mëngjes me diell më 20 mars, zhurma e ujit që buron dhe rrjedh përmes gjelbërimit është e vetmja muzikë që dëgjon në sheshin buzë burimit të Izvorit në fshatin piktoresk të Tragjasit në Vlorë. Dy-tre familje po pinë kafen e mëngjesit. Të rriturit bisedojnë ulur, ndërsa fëmijët vrapojnë pas ndonjë rose. Burimet që […]

The post Etja për ujë e resorteve ‘strategjike’ përplas qeverinë me komunitetet lokale appeared first on Reporter.al.

Samir Mane, miliarderi i parë shqiptar në listën e Forbes

1 April 2025 at 21:25

Revista Forbes futi në listën e njerëzve më të pasur të botës për herë të parë një sipërmarrës shqiptar.

Ai është Samir Mane, themeluesi dhe presidenti i Balfin Group, i cili është renditur në vendin e 2356 me një pasuri prej 1.4 miliardë dollarë.

“Diku tjetër në Evropë, Shqipëria ka miliarderin e saj të parë këtë vit, me hyrjen e re Samir Mane, i cili ka ndërtuar një pasuri të vlerësuar prej 1.4 miliardë dollarësh nga investimet në qendra tregtare, dyqane elektronike dhe pasuri të patundshme luksoze në mbarë Ballkanin”.

Kjo është pasuria më e madhe e certifikuar ndonjëherë për një sipërmarrës shqiptar nga revista prestigjioze Forbes, e cila e ka bërë traditë publikimin e listës së njerëzve më të pasur të globit, prej vitit 1987.

Me një aktivitet të nisur në vitin 1993, Mane themeloi më pas grupin Balfin, duke e shndërruar atë një ndër grupet më të mëdha investuese në rajon, e që tashme ka zgjedhuar investimet edhe në Austri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.

Forbes shkruan se tani ka më shumë se 3 mijë miliarderë në mbarë botën dhe se ata janë më të pasur se kurrë, me një pasuri të përbashkët prej 16.1 trilionë dollarësh.

Vetëm tre vende përbëjnë më shumë se 50% të të gjithë miliarderëve.

Thuajse një e treta e listës së këtij viti vjen nga Shtetet e Bashkuara, që renditet me 813 miliarderë.

Kina mban sërish vendin e dytë me 450 miliarderë dhe India në vendin e tretë me 205 miliarderë.

Në Europë vendin e parë e mban Gjermania me 171 miliarderë.

The post Samir Mane, miliarderi i parë shqiptar në listën e Forbes appeared first on Telegrafi.

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

14 March 2025 at 14:47

Fundway ka nisur një epokë të re zhvillimi nëpërmjet një marrëveshjeje strategjike me BALFIN Group, një nga investitorët më prestigjiozë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në qendër të kësaj marrëveshjeje është HyperActive, kompania lidere në tregun e argëtimit në Kosovë dhe rajon.

Ky bashkëpunim vjen pasi BALFIN Group ka siguruar 40% të aksioneve në HyperActive, duke krijuar mundësi të reja për zgjerim ndërkombëtar dhe inovacion në fushën e argëtimit.

Si pjesë e kompanisë ndërkombëtare Fundway, HyperActive tashmë ka krijuar një emër të fuqishëm në tregun e argëtimit, duke qenë destinacioni më i madh në Kosovë dhe rajon për aktivitete argëtuese dhe përvoja unike.

Duke ofruar shërbime dhe atraksione të shumta për të gjitha grupmoshat, HyperActive është bërë pikë referimi për familje, kompani dhe turistë që kërkojnë argëtim të cilësisë së lartë.

Nga ana tjetër, BALFIN Group sjell në këtë bashkëpunim një eksperiencë të gjerë dhe të diversifikuar në shumë fusha si patundshmëri, tregti, sektor bankar, turizëm, energji, logjistikë dhe arsim.

Me një histori suksesi në projekte të shumta dhe investime strategjike në rajon dhe më gjerë, ky partneritet do të ndihmojë HyperActive të rrisë kapacitetet e saj operative, si dhe të zgjerojë ofertën e saj në tregjet e reja.

Ky kombinim unik ekspertizash dhe vizionesh pritet t’i japë HyperActive një shtysë të rëndësishme drejt realizimit të objektivit të saj për t’u bërë një brend i njohur globalisht, duke ofruar përvoja të paharrueshme për miliona klientë në mbarë botën.

Samir Mane, president i BALFIN Group, deklaroi: “Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të madh! Së shpejti do të sjellim eksperiencën unike të HyperActive në Tiranë dhe Shkup, dhe nga viti i ardhshëm, do të zgjerohemi edhe në zemrën e Europës.

Ky koncept inovativ i argëtimit do të pushtojë kryeqytetet evropiane, duke krijuar destinacione të reja për adhuruesit e emocioneve dhe aventurës!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Samir Mane (@samirmane_official)

 

Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi ambicioz, që premton të sjellë inovacion, mundësi të reja biznesi dhe zgjerim të konsiderueshëm në industrinë globale të argëtimit.

Instagram:hyperactive.ks

Linkedin: fundway-l-l-c

Linkedin:Balfingroup

 

The post Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë! appeared first on Telegrafi.

73 milionë euro fondi i pagave të Grupit BALFIN, rritet ndjeshëm kontributi për punonjësit dhe shtetin

11 March 2025 at 16:26

Grupi BALFIN, një nga konglomeratet më të mëdha në rajon, ka deklaruar një shifër rekord në fondin e pagave për vitin e kaluar.

Në një postim në rrjetet sociale, grupi i drejtuar nga sipërmarrësi Samir Mane, bëri të ditur se fondi i pagave për vitin 2024 ka qenë  73 milionë euro, një rritje prej afro 25% krahasuar me vitin e mëparshëm.

Por rritja nuk ndalet vetëm tek pagat. Sipas burimeve zyrtare, BALFIN ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm edhe për shtetin.

Totali i pagesave për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të bëra nga grupi në vitin 2024 arriti në 16,5 milionë euro, një shifër shumë më e lartë se ajo e vitit 2023, kur BALFIN kishte paguar 12,2 milionë euro.

Me një forcë punëtore prej 5,483 punonjësish, Grupi BALFIN konfirmon edhe një herë pozicionin e tij si një nga punëdhënësit më të mëdhenj.

Këto të dhëna tregojnë qartë rritjen e vazhdueshme të grupit dhe ndikimin e tij ekonomik në tregjet ku operon.

A do të vijojë ky trend rritjeje edhe në vitet në vijim? Duke parë ambiciet e BALFIN-it dhe vizionin e Samir Manes, gjithçka duket e mundur.

The post 73 milionë euro fondi i pagave të Grupit BALFIN, rritet ndjeshëm kontributi për punonjësit dhe shtetin appeared first on Telegrafi.

‘Kukull me çorape’: Faqja anonime në Instagram shpërndan dezinformimin për Lëvizjen Bashkë

31 January 2025 at 07:00

“Çdo gjë është e qartë, Sali Berisha dhe Arlind Qorri janë bashkë,” deklaron një video e shkurtër – e njohur në zhargonin e medias sociale si ‘reel’, e postuar në Instagram më 20 Janar, ditën kur Lëvizja Bashkë thirri një protestë përpara Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë për të kërkuar transparencë për tentativën […]

The post ‘Kukull me çorape’: Faqja anonime në Instagram shpërndan dezinformimin për Lëvizjen Bashkë appeared first on Reporter.al.

Protesta e Lëvizjes Bashkë/ Berisha: Nuk duhet krijuar zhurmë aty ku s’ka qartësi

By: user 8
20 January 2025 at 14:07

Sali Berisha theksoi mbështetjen për protestën që do të zhvillohet, duke sqaruar se ato nuk lidhen me asnjë motiv të veçantë, por me dy raste tragjike të vrasjeve, ato të Egli Progës dhe Martin Canit.

Gjatë konferencës me gazetarët, Sali Berisha u pyet nga gazetari i MCN TV, lidhur me ngjarjen e rëndë të policit Azbi Spahiu i cili u lodh nga lartësia pak ditë më parë.

Gazetari e pyeti lidhur me protestën që do të zhvillohet ditën e sotme dhe faktin se përse Partia Demokratike dhe vetë Berisha, nuk flet për këtë ngjarje, duke qenë se është i njëjti polic që pak ditë më parë kishte ndaluar djalin e biznesmenit Samir Mane, ndërkohë që policia nuk bëri transparencë për ngjarjen.

Berisha tha se ka bërë mirë që nuk ka folur, pasi polici ka patur problemet e veta dhe për këtë shkak është hedhur nga lartësia dhe se askush nuk i ka bërë presion.

Berisha foli edhe për djalin e Manes, duke thënë se gjysma e njerëzve që drejtojnë automjete janë të dehur.

“Në rastin konkret, ndodhi ngjarja. Mediat në vend të thoshin po e fsheh policia, thanë po e fsheh Berisha. Berisha nuk po flet, mirë. Unë po e ndiqja. E kisha të thjeshtë të thoja të zbatohet ligji. Prita komunikatën e policisë. Asnjë komunikatë policia. Ishin dëmtuar dy makina, gjë që them se dëmtim makinash ma merr mendja po të bësh një kronologji, ndodhin çdo orë. U hodh polici, shyqyr që shptoi, është polici që e arrestoi. I bën presion? Vetëm hamendje. Ja që doli familja dhe u tha të gjithëve mos na bini në qafë, se ato që thoni janë të pavërteta, se ne kemi hallin tonë. A duhet që ne për mendime të ndryshme apo për tendenca, të lëndojmë një familje dhe një njeri?

Protesta nuk ka asnjë lidhje me një ngjarje e cila sipas familjarëve është gjithçka trillim. Çka lë me kuptu që njeriu i tyre mund të ketë një problem momental të shëndetit mendor, por ata luten të mos na rëndëojnë situatën tonë, sepse nuk ka lidhje me asnjë lloj presioni. Çfarë hy këtu unë në këtë?

Ishte i dehur apo jo? Të garantoj që të paktën gjysma e atyre që ulen në timon, po t’ua çosh atë tub dalin me një sasi të papërshtatshme. Kur familja thotë se nuk ka lidhje ngjarja pse do e lidh unë? Familja po të kishte lidhje do ta thoshte.

Nuk duhet të krijojmë zhurma aty ku nuk kemi qartësi. Ja pra që ky paska probleme të vetat. Protestën e kam mbështetur për dy rastet e tjera (të Egli Progës dhe Martin Canit)” – tha Berisha.

The post Protesta e Lëvizjes Bashkë/ Berisha: Nuk duhet krijuar zhurmë aty ku s’ka qartësi appeared first on Lapsi.al.

Gjergj Luca dhe Samir Mane, “oligarkët” në qylymin e kuq të Pallatit të Brigadave

By: berti
18 January 2025 at 15:35

Sërish është ai Gjergj Luca, i cili ka gjithnjë diçka për të thënë, në mënyrën e tij, e jo ndryshe. Kësaj here ai flet nga tapeti i kuq, “qylymi i kuq” siç e quan ai, në Pallatin e Brigadave, ku gazetarja Anila Basha kremton 10-vjetorin e NewsBomb. Ishte vërtetë një takim “bombë” i dy personazheve të rëndësishëm të sipërmarrjes së suksesshme shqiptare, të cilin e bën të tillë, vetëm ai…

Source

Kur oligarku nënshtron shtetin dhe shoqërinë/ Si e shtynë drejt tentativës së vetëvrasjes policin që arrestoi djalin e Samir Manes – Historia

By: 27 ok
17 January 2025 at 16:37

Histori e tentativës së vetëvrasjes së efektivit të policisë Azbi Spahiu, i cili ndaloi djalin e Samir Manes, tregon edhe njëherë nënshtrimin e shtetit përballë fuqisë së oligarkut.

Ngjarja nis orët e vona të së dielës, kur Martin Mane, nën drejtimin e një automjeti, përplas dy makina të parkuara në rrugën “Xhorxh Bush” në kryeqytet, pranë parlamentit.

Aty pranë ndodhej një patrullë policie e komisariatit numër 1 që ka konstatuar aksidentin. Veprimet e mëtejshme proceduriale kanë dashur që të njoftohet oficeri i policisë gjyqësore. Në vendngjarje mbërriti Azbi Spahiu, i cili ka kërkuar që sipas procedurës, meqë kemi të bëjmë me aksident rrugor, të bëhet testi i alkoolit për drejtuesin e mjetit. Djali i Samir Manes ka kundërshtuar. Në këto kushte, Spahiu ka kërkuar që Martin Mane të shoqërohej në komisariat.

Burime thanë për “Gijotina” se ka pasur një hezitim nga ana e efektivëve të tjerë për të shoqëruar djalin e oligarkut.

Në fund, testi është kryer dhe është konstatuar se Martin Mane ishte i dehur në timon kur përplasi dy mjete të tjera të parkuara.

Favorizimi i djalit të oligarkut

Megjithatë, Martin Mane është shoqëruar, por fill më pas, çuditërisht, është lënë i lirë.

Në raste të ngjashme, standardi është i tillë: Shoferët që konstatohen të dehur në timon arrestohen dhe më pas është gjykata e cila vendos vijimin e arrestit, apo cakton një masë më të butë sigurie duke liruar të dyshuarin. Kodi Penal përcakton që i ndaluari del për masë në gjykatën kompetente (në rastin konkret Gjykata e Tiranës) brenda 48 orëve nga momenti i arrestimit.

Por, me djalin e Samir Manes ndodhi ndryshe. Siç mëson Gijotina, Martian Mane u lirua me urgjencë mëngjesin e së hënës pas një urdhri të prokurorisë së Tiranës, vetëm pak orë pasi aksidentoi dy mjete në gjendje të dehur.

“Gijotina” foli me ekspertë të fushës, të cilët ngritën dyshime se në këtë rast kemi bëtë bëjmë me favorizimin e drejtuesit të mjetit, duke shkelur ligjin.

Policia mungesë transparence

Ngjarja u raportua fillimisht nga mediat dhe vetëm disa orë më pas, policia e Tiranës doli me një njoftim të shkurtër mbi atë që kishte ndodhur.

Duke iu referuar me iniciale Martin Manes, në njoftimin e shpërndarë për mediat, policia deklaroi: “M.M., 28 vjeç, pasi në rrugën “Xhorxh Bush”, duke drejtuar automjetin, ka përplasur 2 automjete të parkuara dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Disa metra më tej, pas ndalimit nga punonjësit e Policisë, 28-vjeçari i ka kundërshtuar ata për kryerjen e testit të alkoolit, nga i cili rezultoi në gjendje të dehur; Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

Policia e Tiranës nuk sqaroi se pse Martin Mane u la i lirë fill pasi “u arrestua” dhe as nuk përcaktoi akuzat penale që u ngritën ndaj djalit të oligarkut.

Presioni që çoi në tentativën e vetëvrasjes

Ajo që ndodhi më pas është akoma më alarmante. “Gijotina” mëson se  Azbi Spahiu, i cili u mor me ‘letrat’ e ngjarjes, është thirrur të raportojë nga eprorët. Burime thanë se atij i është ushtruar presion vetëm sepse kishte zbatuar detyrën që ia përcakton ligji dhe nuk kishte mbyllur një sy për djalin e oligarkut.

Presioni dhe kërcënimet që mori nga shefat kanë rënduar psikololigjikisht efektivin, i cili ndërmorri më pas aktin e rëndë që mund ti merrte jetën.

Ai dyshohet se u hodh nga lartësia në një përpjekje për ti dhënë fund jetës, por ndoshta një fuqi hyjnore deshi që efekti të mbetej në jetë. Azbi Spahiu i mbijetoi rënies dhe ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Edhe në këtë rast, policia reagoi me një njoftim të ‘thatë’ vetëm pas raportimit të rastit në media.

“Më datë 15.01.2025, në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’, dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati shtetasi A.S, rreth 57 vjeç, me detyrë Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes”, tha policia në një komunikatë që ngre dyshime se ka dashur të fshehë ngjarjen, duke e paraqitur si aksidentale dhe jo një tentativë vetëvrasje.

E vërteta në fakt, është ndryshe, të paktën siç formësohet nga të dhënat e rastit. Akti nga efektivi është marrë në kushte të rënduara psikologjike, i shtyrë nga presioni që është ushtruar ndaj tij për arrestimin e djalit të oligarkut. Burime thanë për “Gijotina” se këtë hipotezë e mbështesin edhe komunikimet me djalin e tij që jeton jashtë vendit, të cilit efektivi i ka zbuluar se ka pasur presione e kërcënime.

Gazetarja Klodiana Lala, e cila raporton mbi zhvillet në drejtësi dhe kronikën e zezë, konfirmoi në një emision televiziv mbrëmjen e djeshme këtë version të fakteve. Ajo deklaroi se Azbi Spahiu, para se të hidhej nga lartësia, i ka dërguar mesazhe të birit, ku i thotë se duan t’i shkatërrojnë karrierën.

Heshtje nga institucionet

E gjithë historia është mjegulluar me një heshtje në sinkron të autoriteteve të rastit.

Policia ka dalë me reagime të vonuara dhe të cunguara, ndërsa prokuroria që urdhëroi lirimin e djalit të oligarkut, nuk ka denjuar të bëjë asnjë reagim për rastin. Prokuroria nuk ka sqaruar se cili ishte prokurori që liroi djalin e Samir Manes dhe p ë r cilat arsye ligjore. Mungesë e plotë transparence!

Agjencia e Mbikëqyrje Policore gjithashtu. Në disa media online u raportua se kishte nisur një hetim disiplinor për efektivin që guxoi të arrestonte të birin e Samir Manes. AMP nuk i konfirmoi dhe as i mohoi raportimet. Institucioni, nga një ent që ka për detyrë të kontrollojë sjelljen ligjore të policisë, u kthye në të dyshuar si shantazhues ndaj efektivit Azbi Spahiu.

Historia nuk u përcoll për publikun nga pjesa dërrmuese e mediave. Televizione kombëtare, gazeta dhe shumë media online nuk raportuan asnjë resht për djalin e oligarkut që i dehur në timon u bë shkaktar i një aksidenti, për policin i cili u shty drejt vetëvrasjes vetëm sepse kreu detyrën. Paratë ndoshta, i vlerësuan më shumë se sa misioni për të thënë të vërtetën.

Nuk u ndjenë as shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të efektivë të policisë, Avokati i Popullit, deputetët që pretendojnë se përfaqësojnë zgjedhësit, apo selitë e huaja diplomatike që flasin për suksese në sistemin e drejtësisë.

Për çudi heshti edhe opozita, ajo që në prag fushate, premton se pasuritë e vjedhura nga oligarkët, do t’ua kthejë shqiptarëve.

Polici që ndaloi djalin e Samir Manes u hodh nga lartësia, Lala zbulon detaje: Para se të hidhej i dërgoi mesazh të birit

By: admin
16 January 2025 at 23:50

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për ngjarjen e rëndë, ku një polic i qarkullimit rrugor u hodh nga lartësia.

Lala konfirmoi se polici, Azbi Spahiu, ka qenë në grupin e personave që kanë ndaluar djalin e biznesmenit Samir Mane, pasi ky i fundit ka përplasur disa mjete dhe ka kundështuar kryerjen e testit të alkoolit. Më pas polici është thirrur nga AMP dhe sipas gazetares i është kërkuar llogari për veprimet që ka kryer.

Gazetarja tha se ngjarja kërkon një hetim urgjent se çfarë ka ndodhur, ndërkohë që deklaroi se Azbi Spahiu, para se të hidhej nga lartësia ka dërguar mesazhe të birit, ku i thotë se duan t’i shkatërrojnë karrierën.

“Azbi Spahiu është 57 vjeç dhe është në Reanimacionin e Traumës, gjendja tashmë është e stabilizuar.

Azbi Spahiu ka trajtuar rastin e djalit të Samir Manes, i cili ka goditur disa mjete të parkuara në rrugë. Është konstatuar nga punonjësit e policisë. Nuk ka pranuar të bëjë testin e alkoolit dhe normalisht si rregull, kur një individ refuzon ka mekanizma se si mund të bëhet testi i alkoolit.

Është vendosur të arrestohet dhe është shoqëruar në bllokun e sigurisë. Nuk ka qëndruar gjatë sepse ka pretenduar se nuk është mirë dhe është transferuar në spital. Të nesërmen është liruar nga prokurori që e ka konsideruar arrestimin të paligjshëm. Nuk është dokumentuar historia. Azbi Spahiu është thirrur nga zyrtarë të AMP dhe i është kërkuar llogari pse është bërë. Gjendur në kushte presioni ai i ka shkruar të birit, duke thënë se po i shkatërronin karrierën me lojëra, dhe pastaj është hedhur nga lartësia.

Është një çështje që duhet hetuar. Nëse Martin Mane është arrestuar dhe ka qenë nën efektin e alkoolit duhej bërë testi i alkoolit dhe të mbahej përgjegjësi. Nëse Martin Mane është arrestuar në mënyrë të paligjshme dhe vetëm se është djali i biznesmenti, atëherë mund të ngremë dyshime se ndoshta struktura bën shantazh. Në të dyja drejtimet po ta kapim, duhet një hetim. Sot jam në krahun e Azbiut sepse ai është hallka më e dobët, ku është tentuar të shkarkohet e gjithë përgjegjësia.

Nëse është arrestuar dhe është favorizuar ka nevojë për hetim. Nëse është arrestuar në mënyrë të paligjshme dhe është tentuar sulm ndaj Samir Manes, duhet sërish hetim. Heshtja e insitucioneve më bën të dyshoj se nuk është një situatë bardhë e zi.

AMP nuk ka asnjë hetim penal në lidhje me këtë situatë. Nëse punonjësit e policisë e kanë shkelur, pse nuk ka procedurë hetimore?

Mjegullnaja që është hedhur ngre dyshime. Duke e parë Azbiun si hallkën më të dobët, por duke i njohur edhe integritetin, në të gjithë kërkimet që kam bërë dhe bisedat qëazbi kam patur me kolegët e tij, e shohin dhe e pikturojnë si njeri me ndërgjegje të lartë profesionale, me etikë profesionale, prandaj jam krah Azbiut por kundër llumit që ka mbërthyer Policinë e Shtetit.

Kam pyetur dhe kam bisedat me zyrtarë të policisë dhe asnjë nuk jepte shpjegime as për arsyet e shoqërimit të Martin Manes dhe as për lirimin e tij. Policia nuk ka patur kurajon të bëjë një njoftim sqarues por thjesht kanë thënë punonjësi i policisë është hedhur”, tha Lala.

The post Polici që ndaloi djalin e Samir Manes u hodh nga lartësia, Lala zbulon detaje: Para se të hidhej i dërgoi mesazh të birit appeared first on Albeu.com.

Kush ishte polici 57-vjeçar që ra sot nga kati i shtatë i një pallati?!

By: admin
15 January 2025 at 19:18

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Tiranë ku polici 57-vjeçar, Azbi Spahiu, ka rënë nga kati i shtatë i një pallati.

Sipas burimeve, polici Spahiu pak ditë më parë arrestoi djalin e Samir Manes, pasi ky i fundit ishte i dehur në timon dhe përplasi disa makina dhe pas kesaj ngjarje, APM-ja Tiranë nisi hetim ndaj tij oficerit për ekspertim të rremë në rastin e djalit të Samir Manes.

Njoftimi i sotëm i Policisë

Me datë 15.01.2025, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati shtetasi A.S, rreth 57 vjeç, me detyrë Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Burime për Maska.al bëjnë me dije se APM-ja Tiranë nisi hetim ndaj tij oficerit për ekspertim të remë në rastin e djalit të Samir Manes.

Bëhet e ditur gjithashtu që në rastin e parë kur u arrestua djali i Manes, polici reagoi shumë vonë për njoftimin e ngjarjes.

The post Kush ishte polici 57-vjeçar që ra sot nga kati i shtatë i një pallati?! appeared first on Albeu.com.

Revista Time nderon figurat më me ndikim për vitin 2024, mes tyre është edhe sipërmarrësi i suksesshëm shqiptar

9 January 2025 at 12:10

Revista prestigjioze TIME në botimin e saj special për “Njeriun e Vitit”, ka përzgjedhur mes emrave të njohur dhe me ndikim në skenën globale edhe një shqiptar; ai është sipërmarrësi Samir Mane, themelues dhe President i Grupit BALFIN.

Revista Time ka një traditë të gjatë të përzgjedhjes së “Njeriut të Vitit,” që daton prej vitit 1927. Ky çmim nderon një individ ose lëvizje që ka ndikuar ndjeshëm në ngjarjet gjatë vitit. Në vitin 2024, Time ka zgjedhur Donald Trump si “Njeriun e Vitit,” duke shënuar për të herën e dytë që e merr këtë çmim, nën motivacionin e “nxitjes së një ndryshimi politik breznor, për riformësimin e presidencës amerikane dhe transformimin e rolit të kombit në arenën globale”. Hera e parë shënohet në vitin 2016, kur arriti të fitonte zgjedhjet presidenciale në SHBA përballë demokrates Hillary Clinton.

Çmimet e Revistës Time për vitin 2024, të ndara si më poshtë:

“Njeriu i Vitit” shkon për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump;

“CEO i Vitit” shkon për Drejtoreshën Ekzekutive të korporatës shumëkombëshe dhe teknologjike Advanced Micro Devices (AMD), Lisa Su;

“Atletja e Vitit” shkon për yllin e basketbollit, Caitlin Clark;

“Ikona e Vitit”, për legjendën e muzikës Elton John.

Ndërsa secila figurë është vlerësuar për kontributin e dhënë në sfera të ndryshme të jetës, Time e cilëson rrugëtimin e sipërmarrësit Samir Mane kështu: “Me një karrierë që nisi në fillim të viteve ’90, Mane ka ndërtuar një konglomerat global që operon në 11 vende dhe 2 kontinente, duke sjellë inovacion dhe ndikim të qëndrueshëm ekonomik.”

Pikërisht në këtë mënyrë hapet intervista ekskluzive e Manes, ku ky i fundit ndalet në të shkuarën, në sfidat e kohës dhe në vendosmërinë dhe këmbënguljen e tij për t’u identifikuar nga hera si një vizionar në botën e biznesit, duke ndërtuar dhe fuqizuar Grupin BALFIN.

Kur i kërkohet të ndajë një moment të rëndësishëm që për të ka qenë një pikë kthese, Mane shprehet se “suksesi i një biznesi rrallëherë është rezultat i një momenti të vetëm përcaktues, por më shumë një zinxhir vendimesh dhe veprimesh”.  

Si hallka të këtij zinxhiri, ai përmend krijimin e qendrës së parë tregtare në Shqipëri, QTU, ndërtimin e destinacionit elitar turistik Green Coast, dhe hyrjen në tregjet e SHBA-s dhe Kanadasë përgjatë viteve 2023-2024. “Këto momente dhe shumë të tjera ndërmjet tyre, theksojnë aftësinë për të kapur mundësitë, për t’u përshtatur dhe për të avancuar”, thekson Mane.

Grupi BALFIN operon në industri të ndryshme si në: pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistem bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë. Për sipërmarrësin Mane, portofoli i larmishëm i Grupit është njëherazi avantazhi më i madh që mund të ketë. “Kjo na ka lejuar të zbusim rreziqet, të shfrytëzojmë sinergjitë, të kapim mundësitë në tregje dinamike dhe të krijojmë një rrjet të mirë partnerësh ndërkombëtarë dhe vendas”, shprehet Mane.

Në përmbyllje të intervistës, Mane ndan vizionin e tij për të ardhmen e Grupit BALFIN, duke vënë në qendër rëndësinë e përgjegjësisë sociale dhe ndikimit pozitiv në komunitetet që grupi operon. Ai nuk ngurron të nënvizojë rolin strategjik të Fondacionit Mane, sikurse të shprehë vlerësimin e tij për punonjësit, partnerët dhe palët e interesit.

“Grupi BALFIN synon jo vetëm të zgjerojë ndikimin e tij ekonomik, por edhe të rrisë ndikimin pozitiv në komunitetet që shërben. Fondacioni Mane do të luajë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në këtë udhëtim, duke mishëruar angazhimin tonë për përgjegjësi sociale”, thotë Mane.

Megjithatë, suksesi nuk është kurrë një përpjekje individuale. Arritjet e BALFIN janë rezultat i një përpjekjeje kolektive, të formuar nga përkushtimi i punonjësve tanë, besimi i partnerëve dhe mbështetja e aktorëve tanë të interesit”, përfundon ai.

 

 

The post Revista Time nderon figurat më me ndikim për vitin 2024, mes tyre është edhe sipërmarrësi i suksesshëm shqiptar appeared first on Telegrafi.

❌
❌