Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

A mund të shpëtohet mburoja e centralit bërthamor të Çernobilt?

12 July 2025 at 09:50

Gjatë dimrit një dron rus dëmtoi mbulesën mbrojtëse të centralit bërthamor të mbyllur Çernobil. Ekspertët tani kanë zhvilluar një koncept për të paktën restaurim të pjesshëm të sistemit shumë kompleks. Rusia i ka shtuar sulmet kundër Ukrainës në mënyrë masive, po në shkurt lajmi nga vendi i shkatërruar nga lufta tronditi të gjithë Evropën.  Një dron kamikaz rus, […]

The post A mund të shpëtohet mburoja e centralit bërthamor të Çernobilt? appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – Rusia nis sulmin e saj më të madh me dronë dhe raketa kundër Ukrainës

MOSKË, 9 korrik /ATSH-AFP/ – Ukraina pretendoi sot se Rusia nisi sulmin e saj më të madh me dronë dhe raketa gjatë natës që nga fillimi i pushtimit në shkurt 2022, mes përshkallëzimit të sulmeve ruse dhe një ngërçi diplomatik.

Ky raund i ri sulmesh vjen pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi të hënën se po dërgonte “më shumë armë” në Kiev, kryesisht armë “mbrojtëse”, dhe të nesërmen akuzoi Vladimir Putinin se po fliste “budallallëqe” për Ukrainën.

“Rusia nisi 728 dronë dhe 13 raketa”, sipas Forcave Ajrore Ukrainase, të cilat pretenduan se kishin kapur ose shkatërruar përkatësisht 711 dhe shtatë prej tyre.

Sulmet e natës lanë një person të vdekur në rajonin Khmelnytskyi (perëndim) dhe tetë të plagosur në Kiev, Sumy (verilindje), Zaporizhzhia (jug) dhe Kherson (jug), sipas autoriteteve lokale.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili mbërriti sot në Romë për bisedime me homologun e tij italian, Sergio Mattarella, papa Leonen XIV dhe të dërguarin e SHBA-së Keith Kellogg, denoncoi refuzimin e Rusisë për të rënë dakord për një armëpushim.

Ai bëri thirrje edhe një herë për “sanksione të ashpra” kundër Moskës dhe ekonomisë së saj, veçanërisht sektorit të naftës, “i cili ka ushqyer makinën e luftës së Moskës për më shumë se tre vjet”.

“Të gjithë ata që duan paqe duhet të veprojnë”, këmbënguli ai.

Kievi ka akuzuar edhe Pekinin për shumë muaj se furnizon Moskën me pjesë thelbësore për programin e raketave dhe dronëve të Rusisë dhe do të donte të shihte sanksione perëndimore kundër Kinës.
Shërbimi i Sigurisë Ukrainase (SBU) njoftoi sot arrestimin e dy shtetasve kinezë, babë dhe bir, të dyshuar për spiunazh në lidhje me prodhimin e raketave ukrainase kundër anijeve “Neptune”.
Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi se kishte shënjestruar dhe “goditur” disa objekte të aviacionit ushtarak në Ukrainë gjatë natës, përveç rrëzimit të 86 dronëve ukrainas në territorin e saj.
Ndërkohë, sulmet ruse vranë tetë civilë sot në mëngjes në rajonin e Donetskut në Ukrainën lindore, sipas zyrës së prokurorit rajonal./ /os/

The post FOKUS – Rusia nis sulmin e saj më të madh me dronë dhe raketa kundër Ukrainës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SOFT NEWS – Ukrainasi gjen një dron luftarak rus në… kopshtin e tij të perimeve!

KIEV, 6 korrik /ATSH-DPA/ – Një banor i qytetit lindor ukrainas të Kharkivit zbuloi një dron luftarak rus, të paprekur, mes domateve dhe kastravecave të mbjella në kopshtin e tij me zarzavate.

Droni, i identifikuar si një model ”Molniya-2”, nuk kishte shpërthyer dhe në vend të kësaj kishte rënë pa u vënë re në kopsht.

”Objekti i rrezikshëm u çaktivizua përfundimisht nga specialistët”, sipas administratorit ushtarak Oleh Syniehubov në Telegram.

Gjatë sulmeve të natës nga tufa të mëdha dronësh rusë, mbrojtja ajrore ukrainase vendos kundërmasa, të cilat çaktivizojnë sistemin elektronik të dronëve.

Këto dronë zakonisht rrëzohen, shpesh duke u ulur në fusha të hapura ose pyje pa shkaktuar dëme.

Kështu mund të kishte përfunduar mjeti pa pilot në kopshtin me perime./ a.jor.

The post SOFT NEWS – Ukrainasi gjen një dron luftarak rus në… kopshtin e tij të perimeve! appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sulm me dron ukrainas në fabrikën ushtarake të Rusisë, 3 të vrarë dhe 35 të plagosur

1 July 2025 at 14:52

Tre persona kanë humbur jetën dhe 35 të tjerë janë dërguar në spital pas një sulmi me dron nga Ukraina në një fabrikë ushtarake në qytetin e Izhevskut, më shumë se 1,000 kilometra larg kufirit me Ukrainën, njoftojnë autoritetet ruse.

Guvernatori i Udmurtisë, Aleksandr Bechalov, deklaroi se nga të plagosurit, dhjetë persona kanë marrë lëndime serioze. Ai shtoi se ka informuar presidentin Vladimir Putin për sulmin.

Objekti i sulmuar është Uzina Elektromekanike Kupol, e njohur për prodhimin e sistemeve raketore tokë-ajër Tor dhe stacioneve të radarit. Gjithashtu, fabrika specializohet në prodhimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore Osa dhe zhvillon dronë, sipas mediave ukrainase.

Një zyrtar ukrainas konfirmoi se dy dronë me rreze të gjatë veprimi, operuar nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU), goditën fabrikën nga një distancë prej rreth 1,300 kilometra. Sipas tij, sulmet e tilla synojnë të zvogëlojnë kapacitetin ofensiv të Rusisë dhe të dëmtojnë zinxhirët e prodhimit ushtarak, duke treguar se as në thellësi të territorit rus nuk ka zona të sigurta për infrastrukturën ushtarake.

Një video e publikuar në mediat sociale dhe e verifikuar nga BBC tregon një shpërthim në çatinë e një ndërtese, ndjekur nga një re e madhe tymi të zi që ngrihej mbi një oxhak të fabrikës.

Pas sulmit, rregullatori i aviacionit civil të Rusisë, Rosaviatsia, vendosi kufizime për operacionet në aeroportin e Izhevskut, por ato u hoqën disa orë më vonë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulm me dron ukrainas në fabrikën ushtarake të Rusisë, 3 të vrarë dhe 35 të plagosur appeared first on Euronews Albania.

Spiunë, dronë dhe IA/ Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin

18 June 2025 at 07:58

Izraeli e ka tronditur Iranin javën e kaluar në momentin që ka nisur një operacion ushtarak dhe të inteligjencës, të përgatitur ndër vite, që ka rezultuar me sulme precize kundrejt shënjestrave të nivelit të lartë.

E udhëzuar nga spiunët dhe inteligjenca artificiale, ushtria izraelite ka nisur zjarr në terrin e natës përmes aeroplanëve luftarakë dhe dronëve të kontrabanduar, duke ia gjymtuar Iranit një pjesë të sistemeve raketore dhe atyre për mbrojtje ajrore.

Me një liri më të madhe për të fluturuar mbi Iran, Izraeli ka bombarduar më pas qendra bërthamore dhe ka vrarë gjeneralë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë iranianë.

Derisa Irani është mobilizuar për t’u hakmarrë disa orë më vonë, kapaciteti i tij – veçse i dobësuar nga sulmet e mëparshme izraelite – është rrënuar edhe më tepër.

Situata është përshkruar kështu pas diskutimeve me 10 zyrtarët dhe ish-zyrtarë izraelitë të inteligjencës dhe sektorit ushtarak, disa prej të cilëve kanë folur për agjencinë e lajmeve Associated Press në kushtet anonime, në mënyrë që të mund të japin më shumë informacione për operacionet.

Disa prej pretendimeve të tyre nuk kanë mundur të verifikohen. Mirëpo ish-udhëheqësja e kërkimeve në agjencinë izraelite të spiunimit, Mossad, Sima Shine ka konfirmuar skeletin e sulmit, duke thënë se ka pasur informacione të brendshme se si është planifikuar dhe ekzekutuar ai.

“Sulmi është kulminacion i shumë viteve të punës së Mossadit për të shënjestruar programin bërthamor të Iranit”, ka thënë Sima Shine, ish-drejtoreshë për kërkime në Mossad, dhe tani është analiste në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare.

Doza e befasisë është shtuar për shkak të bindjeve të zyrtarëve iranianë se Izraeli nuk do të kryente ndonjë sulm, përderisa Irani ka qenë i angazhuar në bisedime me Shtetet e Bashkuara lidhur me programin e avancuar bërthamor.

Ndonëse ishte planifikuar një rund i gjashtë i takimeve mes dy vendeve të dielën në Oman, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka aktivizuar operacionin “Luani në ngritje” të premten.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka qenë i njoftuar për nisje të sulmit.

Netanyahu ka thënë ndër vite se neutralizimi i programit bërthamor të Iranit është jetik për sigurinë e Izraelit, prandaj Izraeli ka ndërmarrë veprime për të dobësuar kapacitetet e Iranit për pasurim të uraniumit në gradën ushtarake.

Megjithatë, Netanyahu ka thënë se një sulm më agresiv ka qenë i domosdoshëm, pasi Irani ka vazhduar të pasurojë programin e vet, pavarësisht përpjekjeve diplomatike amerikane dhe paralajmërimeve prej vëzhguesve të Kombeve të Bashkuara.

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khameini, ka bërë thirrje të vazhdueshme për shkatërrim të Izraelit. Liderët politikë iranianë kanë thënë se programi i tyre bërthamor është për qëllime të mbrojtjes, ndonëse është shteti i vetëm pa bombë që pasuron uranium në nivele pothuajse të kategorisë ushtarake.

Kontrabandimi i dronëve në Iran
Mossadi dhe ushtria izraelite kanë punuar së bashku për të paktën tre vjet për të krijuar themelin e operacionit, sipas një ish-zyrtari të inteligjencës, i cili ka thënë se ka njohuri për sulmin.

Sulmi është planifikuar edhe në bazë të informacioneve që ka mbledhur Izraeli gjatë valës së sulmeve ajrore në tetorin e vitit të kaluar, përgjatë së cilës “është vënë në pah dobësia e sistemeve iraniane për mbrojtje”, ka thënë Naysan Rafati, analist për Iranin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.

Për të shkatërruar edhe më tepër mbrojtje ajrore iraniane dhe sistemet raketore në nisje të sulmit të javës së kaluar, agjentët e Mossadit kanë kontrabanduar armë me precizitet të lartë brenda Iranit, të cilat kanë goditur shënjestrat prej afërsisë, sipas dy zyrtarëve të sigurisë, që kanë folur në kushte anonimiteti.

Në mesin e këtyre armëve ka pasur dronë të vegjël, të cilët agjentët i kanë futur në shtet me makina, sipas një ish-zyrtari të inteligjencës.

Agjentët e Mossadit kanë stacionuar armë shumë afër qendrave për nisjen e raketave iraniane tokë-ajër, ka thënë Shine.

Sipas saj, agjencia punon me një mori njerëzish, lokalë dhe izraelitë.

Përdorimi i inteligjencës njerëzore dhe asaj artificiale për t’i selektuar shënjestrat
Për të analizuar informacionin e mbledhur prej burimeve të ndryshme, Izraeli e ka përdorur inteligjencën artificiale, ka thënë një zyrtar i inteligjencës, i përfshirë në selektim të individëve dhe qendrave që janë shënjestruar.

Ai ka thënë se inteligjenca artificiale është përdorur për t’iu ndihmuar izraelitëve që të shoshitnin thesarin e të dhënave që posedonin.

Puna ka nisur në tetorin e vitit të kaluar, sipas një zyrtari që ka folur në kushte anonime, pasi nuk ka qenë i autorizuar që të flasë për mediat; do të thotë një muaj përpara sesa Netanyahu ka deklaruar se ka urdhëruar planet për sulme.

Një hulumtim i Associated Press më herët këtë vit ka shpërfaqur se ushtria izraelite përdor modele amerikane të inteligjencës artificiale në luftë, për t’i përgjuar komunikimet dhe për t’i mësuar lëvizjet e armiqve.

Këto modele janë përdorur në luftërat me Hamasin në Gazë dhe Hezbollahun në Liban.

Si Hamasi, ashtu edhe Hezbollahu, janë organizata të shpallura terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera.

Zyrtari i inteligjencës që është përfshirë në identifikimin e shënjestrave të mundshme, ka thënë se fillimisht opsione kanë qenë figura të larta të udhëheqësisë, ushtrisë, pastaj ato civile si dhe infrastruktura.

Shënjestrat janë përzgjedhur nëse është vërtetuar se përbëjnë kërcënim për Izraelin – shembull nëse janë të përfshirë thellë në Gardën Revolucionare Islamike – forcë paramilitare që kontrollon raketat balistike të Iranit.

Ky zyrtar ka thënë se e ka pasur detyrë që të krijojë një listë me gjeneralë iranianë, përfshirë hollësitë për ta, sikurse ku punojnë dhe si e kalojnë kohën e lirë.

Në mesin e zyrtarëve të lartë ushtarakë të vrarë prej të premtes është edhe gjenerali Hossein Salami, udhëheqës i Gardës Revolucionare të Iranit dhe gjenerali Mohammed Bagheri, shef i stafit të forcave të armatosura të Iranit.

Përveç inteligjencës artificiale, Mossadi është mbështetur edhe në spiunë për t’i identifikuar shkencëtarët kryesorë bërthamorë dhe pjesëtarët e Gardës Revolucionare të Iranit, sipas një zyrtari të sigurisë. Të paktën tetë anëtarë të Gardës, përfshirë kreun e programit bërthamor janë vrarë në një sulm izraelit në një bunker nëntokësor.

Shënjestrimi i pajisjeve iraniane
Një tjetër aspekt i sulmit ka qenë goditja e pajisjeve iraniane që përdoren për të transportuar dhe nisur raketat.

Shine ka thënë se strategjia ka qenë e ngjashme me operacionet ukrainase më herët gjatë këtij muaji në Rusi. Në atë operacion, pothuajse një e treta e bombarduesve strategjikë të Moskës janë shkatërruar apo dëmtuar me dronë të prodhuar me pak para, të cilët kanë depërtuar në territorin rus, sipas zyrtarëve ukrainas.

Në një intervistë për televizionin shtetëror iranian, shefi i policisë shtetërore, gjenerali Ahmadreza Radan, ka thënë se “janë zbuluar shumë pajisje që bartnin dronë të vegjël dhe disa dronë taktikë”.

Sipas tij, “një numër tradhtarësh janë duke tentuar të prekin sistemin ajror për mbrojtje duke fluturuar mini-dronë”.

Sa larg shkon e gjithë kjo?
Mossadi besohet të ketë kryer një mori sulmesh në fshehtësi në programin bërthamor iranian në vjetët e fundit, përfshirë sulmet kibernetike dhe vrasjet e shkencëtarëve bërthamorë iranianë.

Megjithatë, rrallë e ka pranuar se ka qenë mbrapa atyre operacioneve.

Në fillim të vitit 2000 e më pas, centrifugat iraniane të përdorura për pasurim të uraniumit janë shkatërruar nga i ashtuquajturi Stuxnet – virus kompjuterik – që besohet të jetë krijuar nga izraelitët dhe amerikanët.

Më 2018, Izraeli pati vjedhur arkivin e kërkimeve bërthamore të Iranit, që përfshinte dhjetëra mijëra dokumente, ka thënë Yossi Kuperwasser, gjeneral i pensionuar dhe ish-hulumtues i inteligjencës ushtarake që tani drejton Institutin e Jerusalemit për Strategji dhe Siguri.

Në korrik të vitit 2024, Izraeli e ka vrarë një lider të lartë të Hamasit, Ismail Haniyehun, me një bombë në dhomën e gjumit për mysafirë në shtëpinë e një zyrtari në Teheran.

Sulmi i Izraelit javën e kaluar në zemër të programit bërthamor të Iranit dhe strukturave ushtarake nuk ka ardhur pa plan, ka thënë gjenerali i pensionuar izraelit, Amir Avivi, i cili udhëheq institutin Forumi i Izraelit për Mbrojtje dhe Siguri.

Ai ka thënë se ky operacion ka qenë rezultat i “inteligjencës izraelite dhe punës që është bërë ndër vite në Iran, dhe krijimit të një prezence të madhe”./ REL

The post Spiunë, dronë dhe IA/ Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin appeared first on Sot News | Lajme.

Në Kosovë po ndërtohet superdroni F-22/ Me një shpejtësi që i kalon 300 km/h, droni i përparuar që do fluturojë pa pilot

By: Re Nato
17 June 2025 at 08:37

Në Kosovë po ndërtohet superdroni F-22, që mund të kalojë shpejtësinë 300 km/h dhe të të fluturojë pa pilot.

Inxhineri IT, Ridvan Aliu deklaroi se ndërtimi ka filluar prej disa muajsh dhe është përdorur inteligjenca artificiale.

“Kemi filluar ndërtimet mbi 1 vit. E kemi nisur me studentë, u kam dhënë një detyrë. Kemi filluar edhe ndërtimin, për një avion të vogël pa pilot. Kjo shkon më shpejt se droni, 3.00 km/h, plus ka teknologjinë tonë, identifikimin e objekteve, për të dhënë komanda të ndryshme. Kemi dron i cili bën manovrime të shpejta, por avioni tejkalon tjetër masë. Është shumë më i shpejt se droni. Ermin dhe formën e finales jemi ende duke e përpunuar. E komandon se ku je, edhe pse nuk e sheh syri, përmes hartës. Shkon vetë në koordinatat që ti jep, shkon dhe vjen pa pilot. E gjitha është me inteligjencë artificiale”, theksoi ai./abcnews.al

Sulmet me dron/ SHBA-të presin një përgjigje masive nga Rusia, në pritje të hakmarrjes së Putinit

8 June 2025 at 19:50

Koha e një përgjigjeje të plotë ruse është e paqartë, me një burim që thotë se pritet brenda ditësh, ndërsa një tjetër tha se hakmarrja ka të ngjarë të përfshijë një kombinim të sulmeve masive me raketa dhe dronë.

Shtetet e Bashkuara besojnë se kërcënimi i Presidentit rus Vladimir Putin për hakmarrje ndaj Ukrainës për sulmin me dron të fundjavës së kaluar ende nuk është materializuar dhe presin që ai të jetë një sulm i rëndësishëm dhe shumëplanësh, thanë zyrtarët amerikanë për Reuters.

Zyrtarët nuk thanë se cilat objektiva besonte komuniteti i inteligjencës amerikane se do të synonte Rusia, por njëri tha se sulmi i Moskës do të ishte “asimetrik”, që do të thotë se nuk do të synonte vetëm një objektiv, gjë që do të përputhej me sulmin e Ukrainës ndaj avionëve luftarakë rusë.

Rusia nisi një breshëri zjarri intensive ndaj Kievit të premten, pas së cilës Ministria Ruse e Mbrojtjes tha se sulmi ndaj objektivave ushtarake dhe atyre të lidhura me ushtrinë ishte në përgjigje të asaj që e quajti “akte terrorizmi” ukrainase kundër Rusisë, por zyrtarët amerikanë thonë se përgjigjja e vërtetë ruse ende nuk ka ardhur.

Një tjetër diplomat i lartë perëndimor parashikoi një sulm të mëtejshëm shkatërrues nga Moska dhe tha se do të ishte “i madh, i egër dhe i pamëshirshëm”.

Michael Koffman, një ekspert për Rusinë në Carnegie Endowment for International Peace, tha se pret që Moska të përpiqet të ndëshkojë agjencinë e sigurisë së brendshme të Ukrainës, SBU-në, për rolin e saj në sulmin e fundjavës së kaluar.

Presidenti rus Vladimir Putin i tha Presidentit të SHBA-së Donald Trump në një bisedë telefonike se Moska do të duhej t’i përgjigjej sulmit, tha Trump në atë kohë, duke shtuar se “nuk do të jetë i këndshëm”.

The post Sulmet me dron/ SHBA-të presin një përgjigje masive nga Rusia, në pritje të hakmarrjes së Putinit appeared first on Sot News | Lajme.

Shpërthen fabrika e bitumit në Rusi, dyshohet për sulm me dron

7 June 2025 at 16:33

Një zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin e Nizhny Novgorod në Federatën Ruse, duke përfshirë një fabrikë bitumi, ndërkohë që disa media dhe faqe publike sugjerojnë mundësinë e një sulmi me dron.

Zjarri ka shpërthyer në zonën industriale të qytetit të Kstovos, dhe po digjen rezervuarët e bitumit, raportojnë mediat lokale.

Sipas informacionit të shpërndarë nga ekipet ruse të shpëtimit, një njësi prodhimi bitumi me një vëllim të përgjithshëm prej 200 metrash kub është përfshirë nga flakët, ndërkohë që produkti ka shpërthyer gjithashtu. Deri më tani mediat ruse dyshojnë se mund të jetë një sulm i mundshëm me dron, duke përfshirë në raportet e tyre gjithashtu një përmendje të mundshme të rafinerisë Lukoil si objektivi i sulmit. Megjithatë, ky informacion ende nuk është konfirmuar nga burime zyrtare.

Ekipet e shpëtimit janë duke punuar për të shuar flakët dhe për të vlerësuar shkallën e dëmeve, ndërkohë që autoritetet ruse janë duke hetuar shkaqet e mundshme të këtij incidenti.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shpërthen fabrika e bitumit në Rusi, dyshohet për sulm me dron appeared first on Euronews Albania.

Sulmet me dronë në aeroportet ruse, Kellogg: Rriten rreziqet e luftës

By: Mirgen
4 June 2025 at 09:44

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ukrainën, Keith Kellogg, ka ngritur shqetësime për rrezikun e përshkallëzimit të luftës pas sulmeve me dronë që shkatërruan 41 avionë rusë nga Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU). Gjatë një interviste për Fox News, Kellogg theksoi se sulme të tilla, që prekin objektivat bërthamore të një shteti, rrisin […]

The post Sulmet me dronë në aeroportet ruse, Kellogg: Rriten rreziqet e luftës appeared first on BoldNews.al.

Parandaluan një sulm me dron, Nikonorova: Qytetarët të shpërblehen

3 June 2025 at 07:28

Personat që u përpoqën të parandalonin një sulm me dron në rajonin siberian të Irkutskut në Rusi duhet të shpërblehen, tha Natalya Nikonorova, anëtare e Komitetit për Punët e Jashtme të Këshillit të Federatës.

Më herët, një video u bë virale në mediat sociale që tregonte disa njerëz sipër një kamioni duke u përpjekur të parandalonin dronët që të dilnin nga automjeti.

“Pa dyshim, veprime të tilla të guximshme dhe të guximshme ia vlejnë një shpërblim. Donbasi e di mirë se jo të gjithë heronjtë veshin pelerina, pasi shpesh njerëzit e zakonshëm shpëtojnë të tjerët gjatë sulmeve me bombardime, shpërndajnë ndihmë humanitare në zonat nën zjarr dhe ndihmojnë të plagosurit”, tha për TASS Nikonorova, e cila përfaqëson Republikën Popullore të Donetskut në Këshillin e Federatës.

Sipas saj, njerëzit që u përpoqën të ndalonin sulmin me dron “treguan guxim dhe zgjuarsi ushtarake”. “Ata janë heronj të vërtetë”, theksoi senatorja.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Parandaluan një sulm me dron, Nikonorova: Qytetarët të shpërblehen appeared first on Euronews Albania.

Superndeshja Shqipëri-Serbi/ Masa të jashtëzakonshme sigurie, nga prezenca e njësive antiterror te antidroni, ja plani

28 May 2025 at 09:52

Në datën 7 qershor 2025 në orën 20:45, në Tiranë Kombëtarja e futbollit do të përballet me Serbinë në kualifikueset e Botërorit 2026. Kjo përballje mbart edhe dimensione historike, edhe politike, që kanë ngjallur emocion dhe tension mes tifozëve dhe opinionit publik.

Bazuar në këto indicie, autoritetet shqiptare kanë mobilizuar masa të jashtëzakonshme sigurie për të garantuar një mbrëmje sportive të qetë dhe pa incidente. Mësohet se Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me Shërbimet e Sigurisë së Shtetit, Policinë dhe agjenci të tjera, po implementojnë masa të avancuara sigurie në stadium. Në media shkruhet se në stadiumin “Arena Kombëtare” po instalohen sisteme moderne sigurie që përfshijnë kamera me njohje fytyre “face recognition” dhe kamera të lëvizshme shtesë, që do të monitorojnë çdo lëvizje në tribuna dhe rreth stadiumit në kohë reale.

Gjithashtu Policia ka përgatitur një plan të detajuar kontrolli, që përfshin verifikimin e imtësishëm të biletave dhe dokumenteve të identifikimit të çdo personi që hyn në stadium. Biletat duhet të jenë me emrin dhe mbiemrin e mbajtësit, duke parandaluar kështu trafikun dhe abuzimin me to. Po ashtu mësohet se për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm, të gjitha rrugët që çojnë drejt stadiumit do të jenë të bllokuara plotësisht, ndërsa zona përreth do të mbrohet me pajisje antidron, për të shmangur mundësinë e ndonjë ndërhyrjeje të jashtme. Bëhet me dije se në stadium do ketë prezencë të lartë të forcave të policisë dhe njësive antiterror.

The post Superndeshja Shqipëri-Serbi/ Masa të jashtëzakonshme sigurie, nga prezenca e njësive antiterror te antidroni, ja plani appeared first on Sot News | Lajme.

VIDEO-EMRI/ Droni zbulon një parcelë me kanabis në Thumanë, kapet në flagrancë 28-vjeçari

24 May 2025 at 10:59

Policia e Krujës, në vijim të kontrollit me dron të territorit në kuadër të operacionit “Koordinata” ka zbuluar një parcelë me kanabisi në Thumanë. Si rezultat, është arrestuar 28-vjeçari Florjan Aliu, i cili është kapur duke u kujdesur për bimët narkotike. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, gjatë kontrollit të territorit, nga toka dhe nga […]

The post VIDEO-EMRI/ Droni zbulon një parcelë me kanabis në Thumanë, kapet në flagrancë 28-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Rusia rrëzon 105 dronë ukrainas, 35 prej tyre mbi rajonin e Moskës

By: Mirgen
22 May 2025 at 09:50

Rusia njoftoi të enjten se mbrojtja ajrore e saj ka rrëzuar 105 dronë ukrainas mbi disa rajone të vendit, përfshirë 35 që ishin drejtuar drejt Moskës. Ky sulm është pjesë e intensifikimit të luftës me dronë, ndërkohë që fuqitë perëndimore dhe aktorët ndërkombëtarë po shqyrtojnë mundësitë për të përfunduar konfliktin që ka zgjatur më shumë […]

The post Rusia rrëzon 105 dronë ukrainas, 35 prej tyre mbi rajonin e Moskës appeared first on BoldNews.al.

Mbyllen aeroportet e Moskës/ Rusia akuzon Ukrainën për sulme me dron…

6 May 2025 at 07:53

Duke synuar Moskën për natën e dytë radhazi, Rusia thotë se Ukraina ka nisur një sulm me dron gjatë natës. Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha në mediat sociale se të paktën 19 dronë ukrainas ishin shkatërruar para se të arrinin në qytet “nga drejtime të ndryshme”.

Ai tha se disa nga mbeturinat kishin rënë në njërën nga autostradat kryesore që të çojnë në qytet, por nuk pati viktima. Të katër aeroportet kryesore të kryeqytetit u mbyllën për disa orë për të garantuar sigurinë, por më vonë u rihapën, tha në Telegram agjencia mbikëqyrëse e aviacionit të Rusisë, Rosaviatsia.

Ukraina nuk ka komentuar ende. Por kryebashkiaku i Kharkiv tha se Rusia kishte kryer gjithashtu sulme me dronë në qytet gjatë natës, si dhe në zonën e Kievit. Guvernatori i rajonit të Odesës në Ukrainë, Oleh Kiper, tha se një person u vra në një sulm me dron.

The post Mbyllen aeroportet e Moskës/ Rusia akuzon Ukrainën për sulme me dron… appeared first on Sot News | Lajme.

Ina Zhupa publikon pamjet me dron: Zonat e mbrojtura po shkatërrohen njësoj si Gjiri i Manastirit, PD do të anulojë ligjin e investimeve strategjike

By: V K
5 May 2025 at 15:54

Kandidatja e PD në Qarkun e Vlorës, Ina Zhupa, ka publikuar pamjet me dron nga bregdeti i Jonit, ku tregohet sipas saj, se si zonat e mbrojtura po shkatërrohen.

Në video duket një kompleks vilash i ndërtuar në Gjirin e Manastirit, pranë Sarandës.

“Si kjo pikë e vogël po mbushet gjithë Shqipëria, me investime grabitje strategjike të dhëna për klientët e pushtetit”, shprehet Zhupa.

Deputetja e PD paralajmëron se qeveria e ardhshme, nëse demokratët do të fitojnë në 11 maj, do të anulojë ligjin e investimeve strategjike.

“Sot kjo pronë rrëmbehet nga investitorët strategjik, zona e mbrojtura shkatërrohen siç është shkatërruar Gjiri i Manastirit. Me 11 Maj Ju mund të zgjidhni alternativën e Partisë Demokratike që premton dhe garanton anullimin e ligjit të investimeve strategjike”, shprehet ajo.

Postimi:

Mbrapa meje është pika e vogël e Mirela Kumbaros. Ja shikojeni pak -Pamje me dron! Si kjo pikë e vogël po mbushet gjithë Shqipëria, me investime grabitje strategjike të dhëna për klientët e pushtetit. Por Ju e keni në dorë!

Me 11 Maj Ju mund të zgjidhni alternativën e Partisë Demokratike që premton dhe garanton anullimin e ligjit të investimeve strategjike.

Që premton dhe garanton që do të mbroj zonat e mbrojtura.

Që premton dhe garanton që do mbroj pronën private të çdo qytetari shqiptar.

Sot kjo pronë rrëmbehet nga investitorët strategjik, zona e mbrojtura shkatërrohen siç është shkatërruar Gjiri i Manastirit.

Në 11 Maj bëni zgjedhjen e duhur! Bëni zgjedhjen që i shërben interesave tuaja dhe jo interesave të investitorëve klient të pushtetit.

VOTONI NR 1!VOTONI PARTINË DEMOKRATIKE – ALEANCËN PËR SHQIPËRINË MADHËSHTORE!

 

The post Ina Zhupa publikon pamjet me dron: Zonat e mbrojtura po shkatërrohen njësoj si Gjiri i Manastirit, PD do të anulojë ligjin e investimeve strategjike appeared first on Albeu.com.

Sulm me dron nga Ukraina kundër Moskës, mbyllet aeroporti Damadiyeva

By: Oldi
5 May 2025 at 08:21

Njësitë ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan katër mjete ajrore pa pilot ukrainase që po shkonin drejt Moskës, njoftoi kryebashkiaku i kryeqytetit rus Sergei Sabyanin nëpërmjet Telegramit në orët e para të mëngjesit. Sipas informacionit fillestar, ende paraprak, nuk pati të lënduar nga mbeturinat që binin nga dronët, shtoi kryebashkiaku. Agjencia ruse e aviacionit civil Rosaviatsia […]

The post Sulm me dron nga Ukraina kundër Moskës, mbyllet aeroporti Damadiyeva appeared first on BoldNews.al.

Sulmi rus me dronë lë të lënduar 29 persona në Zaporizhzhia të Ukrainës

By: Rovena
2 May 2025 at 15:18

Një sulm me dronë i Rusisë në mbrëmjen e së enjtes ka shkaktuar zjarr në disa ndërtesa në qytetin jug-lindor ukrainas të Zaporizhzhia, duke lënë të lënduar 29 persona, përfshirë fëmijë, ka bërë të ditur guvernatori i rajonit, Ivan Fedorov.

Ai ka thënë se forcat ruse kishin kryer të paktën 10 sulme në qytet, duke dëmtuar shtëpi private, dhjetëra ndërtesa të larta banimi, institucione arsimore dhe objekte infrastrukturore, transmeton Reuters.

Tre persona u nxorën nga rrënojat, teksa 12 të tjerë u trajtuan në spital, ka shtuar Fedorov.

Forca Ajrore e Ukrainës ka njoftuar se ka rrëzuar 64 prej 150 dronëve të lëshuar nga Rusia brenda natës. 62 dronë nuk e kanë arritur shënjestrën e caktuar, ndërkaq nuk është specifikuar se çfarë ka ndodhur me 24 dronët e tjerë.

VIDEO/ Zbulohen me dron rreth 3 mijë bimë kanabisi në Vaun e Dejës, asnjë i arrestuar

28 April 2025 at 11:57

Policia e Vaut të Dejës ka goditur dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Autoritetet policore raportojnë se në dy zona të fshatit Vig janë gjetur 2200 bimë narkotike kanabis sativa të kultivuara në tokë dhe 578 fidanë narkotikë kanabis sativa të kultivuar në kubikë. Policia thotë se parcelat me kanabis janë zbuluar […]

The post VIDEO/ Zbulohen me dron rreth 3 mijë bimë kanabisi në Vaun e Dejës, asnjë i arrestuar appeared first on BoldNews.al.

Parakalimet e rrezikshme, rreth 2 mijë shkelje të kapura me dron në 10 ditë

By: user 5
21 April 2025 at 21:41

Policia Rrugore ka vënë në qendër të vëmendjes parakalimet e gabuara, duke intensifikuar monitorimin e akseve rrugore përmes dronëve gjatë 10 ditëve të fundit.

Aksioni është ndërmarrë nga Njësia Operacionale me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit, duke krijuar rrezik për aksidente.

Si rezultat i këtij monitorimi, janë evidentuar 1,988 raste të parakalimeve të gabuara, për të cilat janë vendosur masa administrative prej 3,000 lekësh të rinj për secilin shkelës.

Ndërkohë, janë konstatuar edhe 367 raste të qarkullimit kundravajtje në karrexhatë, përfshirë kthesa, rakordime konvekse apo segmente me fushëpamje të kufizuar. Për këto shkelje janë vendosur gjoba prej 12,000 lekësh dhe janë hequr nga 10 pikë nga Leja e Drejtimit.

The post Parakalimet e rrezikshme, rreth 2 mijë shkelje të kapura me dron në 10 ditë appeared first on Lapsi.al.

Sulm me dron në Kiev, plagosen 12 persona

By: user7
10 April 2025 at 15:10

Dronët rusë sulmuan kryeqytetin ukrainas Kiev dhe qytetin jugor Mykolaiv gjatë natës, duke plagosur të paktën 12 persona, thanë autoritetet të enjten.

Dy gra u plagosën në kryeqytet, ku dronët shkaktuan gjithashtu një zjarr në një magazinë dhe dëmtuan ndërtesa banimi, sipas administratës ushtarake të qytetit të Kievit.

Forcat ajrore ukrainase njoftuan se kanë rrëzuar 85 nga 145 dronët e lëshuar nga Rusia gjatë sulmit të natës. Sipas tyre, 49 të tjerë nuk arritën në objektivat e tyre, ndoshta për shkak të masave kundër-dronëve përmes luftës elektronike.

The post Sulm me dron në Kiev, plagosen 12 persona appeared first on Lapsi.al.

❌
❌