Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Analiza/ Shqipëria, si laborator i migracionit

By: user 6
6 July 2025 at 17:40

Ilir Gëdeshi dhe Russell King prej dekadash merren me studime demografike kryesisht me fokus emigracionin dhe rikthime si në popullsinë e përgjithshme ashtu edhe në emigracionin e trurit. Për King, profesor në Universitetin Sussex në Britani, Shqipëria është kthyer në një rast studimor unik për fenomenin e emigrimit masiv.

Pas dekadash izolimi, shqiptarët u përfshinë në një valë të pandalshme emigrimi, të nxitur nga kriza ekonomike, mungesa e perspektivës dhe dëshira për një jetë më të mirë. Kjo e ka bërë vendin tonë një “laborator” ideal për studiuesit e migracionit, të cilët kanë mundësi të vërejnë forma të ndryshme si emigrimi ekonomik nëpërmjet azilit “brain drain”, migracioni martesor, kthimet e pjesshme dhe lëvizjet e brendshme drejt qendrave urbane.

Gëdeshi tha se shkaqet mbizotëruese të emigrimit aktualisht mbeten kryesisht ekonomike, varfëri, papunësi dhe pagat më të larta jashtë vendit. Por gjithashtu po ndikojnë gjithnjë e më shumë faktorë kulturorë dhe shoqërorë si mungesa e besimit në institucionet, korrupsioni dhe dëshira për “një jetë normale”.

Profilet e emigrantëve janë të ndryshme, nga punëtorë me pak kualifikim, te profesionistë të arsimuar, studentë dhe azilkërkues. Përqindja e “brain drain” është rritur ndjeshëm, rreth 40% e emigrimit në periudhën 2012–2019 përbëhej nga të rinj të diplomuar.

Studiuesit pohojnë se emigracioni shqiptar ka evoluar nga punëtorët e krahut drejt shtresave më të kualifikuara dhe të reja. Gjermania, SHBA dhe Britania janë bërë destinacionet më të preferuara, në vend të Italisë dhe Greqisë.

Gjithashtu është rritur dëshira për arsim dhe trajnim jashtë vendit, sidomos në radhët e të rinjve 18–40 vjeç. Nga një këndvështrim, studiuesit kanë vënë re se në njëfarë mënyre emigracioni ul tensionet sociale dhe papunësinë dhe rrit rezervat valutore nëpërmjet remitancave.

Por sipas tyre, efektet negative janë shumë herë më të mëdha. Emigrimi po ndikon në thellimin e pabarazive rajonale dhe sociale. Vetëm një pjesë e vogël e emigrantëve kthehen në Shqipëri. Kthimet janë më të zakonshme në rastin e azilkërkuesve të refuzuar apo të prekur nga krizat në vendet pritëse.

Ndërkohë, shumica që jetojnë jashtë mbajnë lidhje të forta me Shqipërinë, por nuk planifikojnë kthim për shkak të mungesës së kushteve të favorshme. Sondazhet tregojnë se vetëm 17% e diasporës shkencore dhe 15% e mjekëve duan të kthehen. Shumica përmendin si pengesa mungesën e stabilitetit politik dhe ekonomik, korrupsionin, mungesën e meritokracisë dhe infrastrukturën e dobët.

Ata që kthehen shpesh ndihen si të huaj në vendin e tyre. Studiuesit kanë vënë re se Shqipëria perceptohet si më individualiste dhe më pak komunitare se më parë. Të kthyerit përballen me korrupsion, burokraci, informalitet dhe sfida për të ndërtuar biznese, ndërkohë që zonat rurale boshatisen e Tirana mbingarkohet nga ndërtimet.

Gëdeshi tha se zgjidhjet kërkojnë reforma të thella dhe strategji të synuara. Ndër më kryesoret është rritja e nivelit ekonomik dhe e cilësisë së punës, rritja e besimit tek institucionet dhe lufta kundër korrupsionit.

Ata rekomandojnë politika aktive për kthimin e të kualifikuarve, duke krijuar databaza të specializuara që mundësojnë lidhje me tregun vendas. Studiuesit mendojnë se, perspektiva për kthim masiv mbetet e ulët për sa kohë mungojnë reformat reale dhe çmimet rriten më shpejt se pagat. Nëse Shqipëria synon të kalojë nga eksodi në rikthim, ky ndryshim kërkon më shumë se thjesht politika, kërkon besim të rifituar në të ardhmen e vendit. /Marrë nga Monitor

The post Analiza/ Shqipëria, si laborator i migracionit appeared first on Lapsi.al.

Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme

By: V K
30 June 2025 at 11:15

E ulur në tarracën e një kafeneje në një rrugë të qetë me pemë në Tiranë, Çeljeta Mema, lë telefonin mënjanë dhe hedh një vështrim përreth.

Kjo kafene është një nga vendet e saj të preferuara ku ajo takon miqtë e saj, diçka që po përpiqet ta bëjë sa më shpesh gjatë vizitës së saj në vend.

Për Memën, dëshira për të emigruar nga Shqipëria lindi pasi përfundoi studimet në financë në Universitetin e Tiranës dhe nisi punën me një pagë prej 700 eurosh në muaj.

Shumë shpejt ajo nisi të vërë në pikëpyetje cilësinë e arsimit të marrë dhe të dyshojë nëse do të mund të fitonte ndonjëherë një pagë të denjë.

“Studiova shumë për të marrë provimet. Kur fillova punë, kuptova se nuk dija asgjë”, tha ajo. “Nuk është vetëm çështja e cilësisë, por edhe fakti që pasi përfundon studimet nuk ka shumë vende të lira pune dhe shumë pozicione paguhen shumë pak”.

Vitin e kaluar, në moshën 22-vjeçare, Mema u shpërngul në Gjermani, ku tani ndjek një master në menaxhimin e shitjeve me pakicë dhe të konsumatorit. Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë, INSTAT, mes viteve 2012 dhe 2022, Shqipëria ka humbur mbi 220,000 qytetarë përmes emigrimit.

Kohët e fundit, profili i emigrantëve ka ndryshuar, me shqiptarët e arsimuar si Mema që i bashkohen valës tradicionale të emigrantëve që merreshin kryesisht me punë fizike.

Mema thotë se i mungojnë familja, miqtë dhe kafeja në Tiranë. “Ka një shije ndryshe dhe e dua shumë”, tha ajo për BIRN. Por mundësia për të planifikuar të ardhmen ishte më e rëndësishme.

“Emigrimi është, nga një perspektivë profesionale, si të kesh një karrierë të mirë, të qëndrueshme dhe financa të mira”, tha Gilda Hoxha, pedagoge e shkencave politike në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. “Në Evropë mund të planifikosh pesë vjet përpara; në Shqipëri nuk mundesh ta bësh këtë”.

Të largohesh dhe pastaj të kthehesh

Shpopullimi është i dukshëm në të gjithë Shqipërinë, përveç kryeqytetit. Në Vlorë, qyteti i tretë më i madh në vend, 37-vjeçari punëtor ndërtimi Aulon Harizaj thotë se po planifikon të largohet drejt veriut, në vendet nordike.

Si ndërtues, ai aktualisht punon midis 50 dhe 60 orë në javë, duke fituar më shumë se 2,000 euro në muaj. Megjithatë, Harizaj ndjen se Vlora ka pak për të ofruar në aspektin kulturor dhe zhvillimi i tij profesional është i kufizuar.

Ndërsa shpjegon arsyet pse dëshiron të largohet, Harizaj tha për BIRN: “Arsyeja kryesore është kultura profesionale dhe kultura sipërmarrëse. Do të qëndroja atje nga pesë deri në dhjetë vjet, mjaftueshëm sa për të mprehur aftësitë e mia dhe pastaj t’i sillja ato këtu dhe të krijoja diçka në vendin tim.”

Kjo nuk do të thotë se ai nuk do të kthehet më.

“Jam shumë i lidhur me këtë vend”, tha ai.

“Me detin, me malet, me gjuhën dhe me ushqimin, dhe mendoj se është mëkat ta kaloj pjesën tjetër të jetës larg prej kësaj”.

“Duhet t’ia nisësh nga zeroja”

Më shumë se një e katërta e shqiptarëve të moshës 15 deri në 29 vjeç ishin jashtë punësimit, arsimit apo trajnimit në vitin 2022 – më shumë se dyfishi i mesatares së Bashkimit Evropian prej 11.7 për qind. Shumë përfundojnë duke u shpërngulur në Tiranë, ku perspektivat janë më të mira.

“Nëse gjej një punë të mirë me një pagë të mirë, nuk do të kem nevojë të largohem nga vendi”, tha 20-vjeçarja Anisa Culani, e cila u zhvendos në kryeqytet për të studiuar juridik.

“Nuk është e lehtë të largohesh nga vendi”, tha Culani për BIRN. “Duhet t’ia nisësh nga zeroja, kur nuk ke njerëz që njeh apo familjen tënde”.

Nëse një ditë Shqipëria do të bëhej pjesë e BE-së, Culani tha se ndoshta do ta rimendonte vendimin, duke qenë se do të ishte më e lirë të lëvizte dhe të gjente punë brenda bllokut.

“Kur Shqipëria të jetë në BE, besueshmëria e institucioneve dhe ajo që bën profesionalisht do të vlerësohet njësoj si në vendet e tjera të tregut të punës evropian”, tha Hoxha nga Universiteti Mesdhetar.

Megjithatë, Ilir Kalemaj, pedagog i shkencave politike në Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë, tha për BIRN: “Nuk mendoj se do të ketë një rritje të madhe të emigracionit, nëse Shqipëria hyn në BE”.

“Nëse sheh të dhënat, shumë nga ata që kanë dashur të emigrojnë, tashmë e kanë bërë.”

Të lidhësh të rinjtë me punën

Jona Dundo, menaxhere e programit EU4Youth, i financuar nga BE-ja dhe i zbatuar nga UNICEF dhe UNDP, tha se Shqipëria nuk është e vetme në rajon që përballet me vështirësi për t’u ofruar të rinjve mundësi punësimi, një faktor që ndikon në emigracionin.

“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë problem me sistemimin e të rinjve, prandaj gjetja e vendeve të punës cilësore për ta me paga dhe kushte të mira është gjëja kryesore që po përpiqet të zgjidhë garancia e BE-së”, tha Dundo.

Duke nisur nga viti 2024, skema EU4Youth synon të përmirësojë punësimin dhe integrimin social të të rinjve shqiptarë që nuk janë në punë, arsim apo trajnim.

Dundo theksoi se shumë të rinj shqiptarë përballen me “presionin kulturor” për të marrë një diplomë universitare, ndërkohë që ekonomia po orientohet gjithnjë e më shumë drejt sektorit të turizmit që është në rritje.

Çështje e paadresuar

Emigrimi i të rinjve është një faktor kontribuues në ndryshimet e shpejta demografike, me moshën mesatare në Shqipëri që është rritur nga 35.3 vjeç në vitin 2011 në 42.5 në vitin 2023.

Në këtë drejtim, qeveria e kryeministrit Edi Rama argumenton se Shqipëria nuk ndryshon nga fqinjët e saj në rajon.

Hoxha, megjithatë, thotë se qeveria do të duhet ta adresojë çështjen e emigracionit, me investime në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi për ta bërë Shqipërinë më tërheqëse për ata që jetojnë këtu. Ajo gjithashtu përmendi nevojën për të barazuar mundësitë mes zonave urbane dhe rurale.

“Edhe tani nuk po artikulohet publikisht si problem, por mendoj se shumë shpejt do të bëhet, sepse popullsia po zvogëlohet me shpejtësi dhe njerëzit po shqetësohen për emigracionin masiv”.

Kalemaj shtoi: “Ka shumë qytete ku kanë mbetur vetëm të moshuar, por natyrisht, në Tiranë pamja është e kundërta. Ka shumë të rinj sepse të gjithë ose shkojnë në Tiranë, ose jashtë vendit”.

Ashtu si Harizaj dhe Culani, edhe Mema thotë se e do shumë vendin e saj. Por nëse do të kishte fëmijë, ajo tha se do t’i rriste në Shqipëri vetëm nëse situata do të ndryshonte ndjeshëm.

“Kam pasur një jetë të mirë këtu”, tha Mema. “Por njerëzit gjithmonë duan më shumë dhe duan të kenë një të ardhme më të mirë”./ Nga Gabriel Hilty dhe Martine M. Christensen, BIRN

The post Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme appeared first on Albeu.com.

Pakënaqësitë ndaj Berishës/ Kthupi: Në PD kanë nisur lëvizjet e “nëndheshme” për ta çuar nenin ‘Basha’ në Gjykatë

18 June 2025 at 21:41

TIRANË- Në Partinë Demokratike ka nisur një lëvizje e “nëndheshme”, e cila po përgatitet për ta çuar nenin “Basha” në të që njihet si Gjykata e partisë.

Kështu u shpreh juristi Rezart Kthupi, i cili ishte i ftuar në emisionin “Real Story”, të drejtuar nga gazetari Sokol Balla.

Statuti dhe neni në fjalë parashikon që kryetari i partisë pasi humbet zgjedhjet duhet të largohet nga drejtimi i saj.

“Është lëvizje jo Nga Durrësi, por nga Tirana. Ka një lëvizje kështu underground, nga këto njerëzit që ti nuk i konsideron fare, matrix i PD brenda.

Ka një lëvizje për të çuar një kërkesë në atë që është gjykata e brendshme e partisë, që gjykata të aplikojë nenin Basha apriori.

Këtu është problemi se nuk  aplikon dot se nuk janë certifikuar ende zgjedhjet”, tha ai.

Por çfarë do të ndodhë me Sali Berishën pas humbjes madhështore në zgjedhjet e 11 majit?

Kjo sigurisht është një përgjigje, e cila mund të merret pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, proces ky që po vonohet edhe për shkak të rinumërimit të votave, pas vendimit të KAS./abcnews.al

 

Krizë drejtimi në Kadastrën e Vlorës, drejtori largohet pas vetëm tre muajsh

By: fra nc
6 June 2025 at 11:07

Kadastra e Vlorës përballet sërish me një krizë drejtimi, pasi drejtori i sapoemëruar, Erjon Galanxhi, është larguar nga posti pas vetëm tre muajsh në detyrë.

Galanxhi kishte marrë drejtimin e këtij institucioni në mars të këtij viti, por së fundmi është transferuar në postin e nën-drejtorit të Kadastrës në Shkodër.

Në vend të tij, detyrën e drejtorit të Kadastrës së Vlorës e ka marrë në komandë Paola Sullaj, e cila ka shërbyer më parë si nën-drejtoreshë në të njëjtin institucion.

Ky është ndryshimi i tretë në drejtimin e Kadastrës së Vlorës brenda dy viteve të fundit, pas largimit të Ina Lucit dhe më pas të Ergys Skënderit, që gjithashtu u tërhoqën nga kY pozicion.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Krizë drejtimi në Kadastrën e Vlorës, drejtori largohet pas vetëm tre muajsh appeared first on Euronews Albania.

Elon Musk konfirmon largimin nga Shtëpia e Bardhë, pas zhgënjimit me Trump

29 May 2025 at 09:18

Miliarderi Elon Musk, pas zhgënjimit që ka pësuar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lënë administratën e këtij të fundit. Largimi i tij nuk është dhe kaq i befasishëm, pasi roli i tij në Shtëpinë e Bardhë ishte i përkohshëm. Gjithsesi, ai lajmëron se DOGE nuk do të “zhduket”. Falenderues […]

The post Elon Musk konfirmon largimin nga Shtëpia e Bardhë, pas zhgënjimit me Trump appeared first on BoldNews.al.

Shpopullimi/ Shqipëria po zbrazet nga “truri”, mijëra profesionistë largohen drejt Gjermanisë

By: Oldi
26 May 2025 at 08:31

Ndërsa tregu i punës në Shqipëri po vuan gjithmonë e më shumë ikjen e forcës së punës së kualifikuar, Europa dhe sidomos Gjermania po marrin talentet shqiptare, duke u dhënë atyre karta blu, që është një leje pune dhe qëndrimi për persona me kualifikime të larta nga vendet jo anëtare të Bashkimit Europian (BE). Eurostat […]

The post Shpopullimi/ Shqipëria po zbrazet nga “truri”, mijëra profesionistë largohen drejt Gjermanisë appeared first on BoldNews.al.

Lesi: Berisha nuk krijoi frymë, duhet të ishte larguar! Alimehmeti e Tabaku “fryma” e re e PD

By: Oldi
23 May 2025 at 08:27

Botuesi Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me PD-në pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Sipas Lesit, kreu i PD, ‘Berisha ishte problemi në këto zgjedhje’, teksa argumentoi se kryedemokrati nuk krijoi frymë, besim si në vitin 2024. Sakaq […]

The post Lesi: Berisha nuk krijoi frymë, duhet të ishte larguar! Alimehmeti e Tabaku “fryma” e re e PD appeared first on BoldNews.al.

Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

14 May 2025 at 08:22

Në fillim të vitit 2023, në Bashkimin Europian (BE) jetonin 27.4 milionë persona që nuk ishin qytetarë të Bashkimit Europian, sipas të dhënave të Eurostat. Këta përbënin 6.1% të popullsisë së BE-së. Në vitin 2023, u regjistruan 25 shtetësi jo-BE – që secila përbënte të paktën 1,0 % të gjithë rezidentëve jo-BE në Bashkimin Europian; […]

The post Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë appeared first on BoldNews.al.

Ancelotti drejt largimit nga Reali, kush mund të jetë zëvendësuesi

By: fra nc
22 April 2025 at 11:35

Leverkusen do të mirëpresë çdo vendim të Xabi Alonsos, në rast se spanjolli dëshiron largimin, nuk do të ketë asnjë pengesë. Drejtuesit e aspirinave i kanë dhënë të drejtë teknikut aktual të marrë vendimin për të ardhmen, por këtë gjë duhet ta bëjë në ditët në vijim, pasi më pas do të duhet të punohet për të gjetur zëvendësuesin e tij.

“Nëse një klub për të cilin ai ka luajtur vjen për të negociuar, ne do të ulemi dhe do të flasim pa vënë pengesa. Ne tashmë po planifikojmë përgatitjen dhe skuadrën me Xabi Alonson. Nëse ai do të largohej në fund, ne duhet ta sqarojmë me të në javët e ardhshme. Nuk mund të presim deri në fund të sezonit”, deklaroi presidenti i klubit gjerman.

Alonso dhe Leverkusen kanë firmosur që në fillim në kontratë një pikë të veçantë, ku në rast se tekniku merr ofertë nga ndonjë prej ekipeve ku ka luajtur si futbollist, mund të largohet menjëherë, duke përmendur këtu Liverpool, Bayern dhe Real Madrid. Me gjasa ai do t’i bashkohet Los Blancos, pasi Ancelotti do të largohet në ditët në vijim, për të marrë drejtimin e Brazilit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ancelotti drejt largimit nga Reali, kush mund të jetë zëvendësuesi appeared first on Euronews Albania.

Ancelotti largohet nga Real Madrid pas finales së Kupës së Mbretit

By: fra nc
18 April 2025 at 11:45

Trajneri italian Carlo Ancelotti ka marrë vendimin për t’i dhënë fund aventurës së tij në krye të Real Madridit pas finales së Kupës së Mbretit kundër Barcelonës, e cila do të luhet më 26 prill.

Sipas burimeve pranë klubit, largimi i Ancelottit vjen pas një sërë zhvillimesh të brendshme, përfshirë dhe një ultimatum të vendosur nga presidenti Florentino Perez, i cili kishte kushtëzuar qëndrimin e tij me kualifikimin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, objektiv që nuk u realizua.

Ancelotti, i cili u rikthye në stolin e “Los Blancos” në vitin 2021, largohet pas katër vitesh në krye të skuadrës madrilene. Gjatë kësaj periudhe, ai ka udhëhequr klubin drejt sukseseve të rëndësishme si në arenën vendase, ashtu edhe në atë ndërkombëtare.

Destinacioni i radhës për teknikun italian pritet të jetë drejtimi i Kombëtares së Brazilit, një lëvizje që është përfolur prej kohësh dhe që tashmë duket se po konkretizohet.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ancelotti largohet nga Real Madrid pas finales së Kupës së Mbretit appeared first on Euronews Albania.

RTSH i mbyll emisionin Ermal Peçit, moderatori: Unë nuk do hesht, drejtësia është ende aty!

16 April 2025 at 13:53

Moderatori Ermal Peçi, ka konfirmuar largimin nga Radio Televizioni Shqiptar, duke ngritur zërin kundër mënyrës se si është trajtuar programi i tij. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Peçi ka ndarë zhgënjimin e tij lidhur me pezullimin e emisionit “E Diela Jonë”, i cili sipas tij është ndërprerë papritur dhe në kundërshtim me çdo procedurë […]

The post RTSH i mbyll emisionin Ermal Peçit, moderatori: Unë nuk do hesht, drejtësia është ende aty! appeared first on BoldNews.al.

Kosova në krizë parlamentare, dështon seanca e kostituive: Deputetët s’bëjnë betimin

By: fra nc
15 April 2025 at 12:47

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e mbajtur këtë të martë, ka dështuar për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme për miratimin e raportit të Komisionit për Verifikimin e Mandateve të deputetëve.

Lëvizja Vetëvendosje arriti të sigurojë vetëm 52 vota në favor të raportit, ndërkohë që për miratimin e tij kërkoheshin 61 vota nga deputetët e pranishëm. Në sallë ishin të pranishëm 119 deputetë.

Për pasojë, seanca u ndërpre nga kryesuesi Avni Dehari, i cili njoftoi se do të informojë presidenten Vjosa Osmani për zhvillimet dhe për hapat që do të ndërmerren në vijim.

“Në seancë janë 119 deputetë, por për shkak të rrethanave të caktuara, meqë raporti i Komisionit në seancë nuk mori votat e mjaftueshme, në këto rrethana detyrohemi ta ndërpresim seancën dhe me një letër ta njoftojmë presidenten se si do të veprohet më tutje,” deklaroi Dehari.

Dështimi i seancës bën që deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet e fundit të mos mund të kryejnë betimin dhe të marrin zyrtarisht postet e tyre.

Gjatë mbajtjes së seancës u bë publike edhe dorëheqja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe e kabinetit të tij qeveritar. Letra e dorëheqjes, e cila mban datën 27 mars, është protokolluar sot në Kuvend.

Kjo situatë zvarrit formimin e qeverisë dhe nisjen e legjislaturës së re, ndërkohë që pritet reagimi i Presidentes dhe partive politike për të dalë nga kriza parlamentare.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kosova në krizë parlamentare, dështon seanca e kostituive: Deputetët s’bëjnë betimin appeared first on Euronews Albania.

Shpopullimi/ Rama, të rinjëve: Me pasaportën e BE do të punoni në çdo shtet europian!

28 March 2025 at 16:47

Shqipëria ka pësuar një shpopullim masiv gjatë qeverisjes së Edi Ramës, ku pjesa më e madhe e të larguarve janë rinia, ata që konsiderohen edhe si “truri” i një kombi. Gjithsesi, duket se për Ramën, kjo nuk përbën problem dhe ndoshta ky është qëllimi i tij, shpopullimi i Shqipërisë. Ditën e sotme, Rama ka mbajtur […]

The post Shpopullimi/ Rama, të rinjëve: Me pasaportën e BE do të punoni në çdo shtet europian! appeared first on BoldNews.al.

Zbulohen fjalët e fundit të Eglit para se të largohej nga BBV: Dua të takohem patjetër me Gjestin

By: M C
8 March 2025 at 22:24

Gjatë mbrëmjes së sotme në “Big Brother VIP Albania, u diskutua për ikjen dhe gjendjen shëndetësore të ish banores, Egli Tako.

U zbuluan pamje nga dhoma e rrëfimit, ku aktorja ishte në gjendje të rënduar psikolgjike, ndërsa kishte gjithë ditën me të vjella dhe kërkonte më patjetër të takonte Gjestin.

Duke qarë ajo u shpreh atij, se nuk ka njohur një njeri më të mirë aty brenda dhe se do i mungonte shumë.

Pjesë nga biseda:

Egli: Unë jam shumë e sëmurë, shumë pa qejf, s’e përballoj dot.

Gjesti: Jam i shqetësu, duke vjell gjithë kohën.

Egli: Se kam vetëm nga stresi, por jam sëmurë. Do më marrë malli pavarësisht të gjithave, s’kam lujt asnjë ditë të vetme.

Gjesti: Kur të shihja gjithë kohën duke qajt ka qenë ngarkesë shumë e madhe, ti s’ke ditë kurrë m’u ndal, a më fal.

Egli: Me shpirt të fal.

The post Zbulohen fjalët e fundit të Eglit para se të largohej nga BBV: Dua të takohem patjetër me Gjestin appeared first on Albeu.com.

Rashica zyrtarizon largimin nga Skënderbeu: Lidhja jonë nuk do të shuhet kurrë!

14 February 2025 at 16:52

Kartoni i kuq i marrë në ndeshjen kundër Laçit, duket se nuk e ka çuar aq sa ishte planifikuar aventurën e Ermir Rashicës tek Skënderbeu. Sulmuesi i kombëtares shqiptare U-21 u shit gjatë merkatos së Janarit nga Skënderbeu tek ekipi i Metalist 1925 Kharkiv në Ukrainë për shifrën e rreth 800 mijë eurove dhe ishte […]

The post Rashica zyrtarizon largimin nga Skënderbeu: Lidhja jonë nuk do të shuhet kurrë! appeared first on BoldNews.al.

Vjedhja e fondeve/ PD: KLSH kërkon largimin e Erzen Tolës, pse nuk e dorëzon Manastirliu?

By: Oldi
1 February 2025 at 10:59

Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli denoncoi Ogerta Manastirliun dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Erzen Tola për vjedhjen e fondeve ku ka publikuar ehe dokumentat. Vangjeli tha se Sekretari i Përgjithshëm, përveç të ardhurave nga paga, sigurohet të marrë edhe nja 10 mijë euro pagesa për honorare dhe pjesëmarrja në borde […]

The post Vjedhja e fondeve/ PD: KLSH kërkon largimin e Erzen Tolës, pse nuk e dorëzon Manastirliu? appeared first on BoldNews.al.

Qindra emigrantë të paligjshëm nisen drejt vendeve të origjinës

By: Mirgen
26 January 2025 at 22:18

Autoritetet amerikane po arrestojnë tashmë qindra emigrantë pa dokumente në ditë dhe po i dërgojnë ata në vendet e tyre të origjinës, duke përmbushur premtimin e fushatës së Presidentit Donald Trump në vitin 2024 për të dëbuar emigrantët që kanë hyrë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara. “Ne do të zbatojmë ligjet e emigracionit”, tha Nënpresidenti […]

The post Qindra emigrantë të paligjshëm nisen drejt vendeve të origjinës appeared first on BoldNews.al.

Balluku e “zboi” nga Divjaka/ Braçe: Më larguan pa dëshirë, lajmin e mora vesh nga media

22 January 2025 at 08:52

Erion Braçe ka folur për herë të parë për largimin nga zona e Divjakës, pas përplasjes me drejtuesen e Qarkut të Fierit Belinda Ballukun, të cilën nuk do ta mbulojë për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Braçe deklaroi se e kanë larguar pa dëshirë, pasi ka këmbëngulur prej 1 jave që të mos lëvizë nga […]

The post Balluku e “zboi” nga Divjaka/ Braçe: Më larguan pa dëshirë, lajmin e mora vesh nga media appeared first on BoldNews.al.

Trump firmosi daljen e SHBA-së nga OBSH, reagon shefi i Organizatës

By: fra nc
21 January 2025 at 14:49

Dr Tedros Ghebreysus, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka reaguar për herë të parë ndaj vendimit të Trump, i cili firmosi një urdhër ekzekutiv që e nxjerr SHBA-në nga organizata.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetin “X”, ai shkruan se OBSH-së “i vjen keq për njoftimin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë të tërhiqen nga organizata”.

Ai shton se SHBA-ja ishte ndër anëtarët themelues të OBSH-së dhe që nga ajo kohë ka formësuar punën e saj.

Ghebreysus tha se shpreson që presidenti Trump ta rishqyrtojë vendimin e tij.

“Shpresojmë që Shtetet e Bashkuara të rishqyrtojnë vemdimin dhe presim me padurim angazhimin në dialog konstruktiv për të ruajtur partneritetin midis SHBA-së dhe OBSH-së, për të mirën e shëndetit dhe mirëqenies së miliona njerëzve në mbarë globin”, tha ai.

Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë donatori më i madh i OBSH-së me rreth 18% të buxhetit të saj në vitin 2023.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Trump firmosi daljen e SHBA-së nga OBSH, reagon shefi i Organizatës appeared first on Euronews Albania.

Përse ike nga Partia Demokratike? Jozefina Topalli: Nuk u largova kurrë, qëndrova në hije, s’kam dashur të interferoj

By: V K
18 January 2025 at 13:35

Gjatë një interviste në EuroNews, koordinatorja Kombëtare e Partisë Demokratike për Diasporën, Jozefina Topalli, ka shprehur arsyet e largimit nga Partia Demokratike disa kohë më parë, si dhe ka komentuar rikthimin e saj në stukturat politike të PD-së.

Topalli tregon se e larguan një periudhë të keqe të partisë, por me rithemelimin ajo ishte ndër të parat prezente në PD, ndërsa përgjatë asaj kohë ka mbajtur një profil të ulët për të mos ndikur, apo për të mos qenë e përfshirë në problematikat e partisë në atë kohë.

“Kjo ka qenë një periudhë e vështirë për Partinë Demokratike, nuk jam larguar ndonjëherë, më kanë larguar një periudhë të caktuar por me rithemelimin jam një ndër të parat që kam qenë aty.

Kam punuar në qarkun e Lezhës në strukturat e Partisë Demokratike, kam mbajtur një profil të ulët se nuk kam dashur që interferoj në nasnjë lloj mënyrë brenda probleme që kishte Partia Demokratike.

Tani që PD ka kaluar momentet e saj më të vështira, që vijnë jo vetëm përmes përçarjeve që i janë bërë kohët e kaluara, por vijnë dhe përmes marrjes së vulës, flamurit, të arrestimit të kryetarit të opozitës.

Të gjitha këto kanë qenë ngjarje shumë të rënda jo vetëm për forcën opozitare, por për pluralizmin dhe opozitarizmin në përgjithësi”, tha Josefina Topalli.

The post Përse ike nga Partia Demokratike? Jozefina Topalli: Nuk u largova kurrë, qëndrova në hije, s’kam dashur të interferoj appeared first on Albeu.com.

❌
❌