Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Protesta masive në Poloni kundër emigrantëve

20 July 2025 at 17:56

Protestat në Poloni kundër emigrantëve nuk kanë ndaluar. Qindra mijëra njerëz dolën në rrugë duke protestuar për gjetjen e një zgjidhjeje ndaj emigrimit të paligjshëm në Poloni.

Demonstratat ishin të mbështetur nga partia populiste e djathtë Konfederacja. Kjo parti polarizon me slogane radikale dhe po fiton gjithnjë e më shumë ndikim.

Sipas raportimeve nga zyrtarët, është vlerësuar se në tubime kanë marrë pjesë rreth 3 000 njerëz.

Gjithashtu demonstrime pati edhe në Varshavë, ndërsa pati edhe të arrestuar nga policia.

Ndërkohë politikanë të krahut të djathtë pretendojnë se Polonia është në rrezik për shkak të emigracionit të paligjshëm. Gjatë viteve të fundit, në vend emigracioni është rritur.

/abcnews.al/

IZRAEL – Mijëra protestues mbushin rrugët e Tel-Avivit, kërkohet marrëveshje për Gazën

TEL-AVIV, 20 korrik /ATSH-ANSA/ Dhjetëra-mijëra izraelitë protestuan mbrëmë në qendër të Tel-Avivit për të kërkuar një marrëveshje që do të garantonte lirimin e të gjithë pengjeve në Rripin e Gazës, sipas medieve izraelite.

E përditshmja ”Yioth Ahronoth” raportoi se protestuesit marshuan nëpër qendër të Tel-Avivit duke mbajtur pankarta dhe duke brohoritur slogane që bënin thirrje për përfundimin e luftës dhe kthimin e menjëhershëm të pengjeve.

Ish-pengjet e liruara nga Hamasi thuhet se morën pjesë gjithashtu në marshim.

Pjesëmarrësit u bënë thirrje të drejtpërdrejta udhëheqësve izraelitë dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump që të punojnë drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.   /os/

The post IZRAEL – Mijëra protestues mbushin rrugët e Tel-Avivit, kërkohet marrëveshje për Gazën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AlbChrome përballet me protesta: Minatorët e Bulqizës kërkojnë rritje pagash

14 July 2025 at 13:24

Prej disa ditësh minatorët e Bulqizës në kompaninë Albchrome po protestojnë për rritjen e pagës. Atyre u është premtuar rritje pagash që prej muajit janar, por kjo nuk ka ndodhur. Për këtë ata bojkotuan punën në mars.

Kompania u kërkoi më tepër kohë dhe tani, në muajin korrik, minatorët gjenden sërish përballë së njëjtës situatë.

Përgjatë këtyre muajve, ata janë ulur disa herë në bisedime me kompaninë, por, sikurse shprehen për Citizens.al: muajt kaluan dhe asgjë nuk po bëhej.

Minatorët kërkojnë plotësimin e premtimit për një rritje page me 10%, teksa kompania Albchrome u ka njoftuar punëtorëve se do të aplikojë një rritje page në masën 5%. Sipas tyre, kjo rritje është e pamjaftueshme.

Javën e kaluar, të mërkurën, një përfaqësi minatorësh u ulën sërish në bisedime me kompaninë për të gjetur një zgjidhje dhe dolën me një vendim për t’i dhënë kohë deri në fund të korrikut. Por ky afat i dakordësuar mes palëve ka tensionuar situatën mes punëtorëve të tjerë që nuk ishin pjesë e mbledhjes.

Mes tensionit, minatori Altin Kola e ka grisur këtë shkresë, dhe kjo ka bërë që ai të pushohet nga puna.

Përmes një shkrese, të firmosur nga administratori turk, Cemil Acar, minatorit iu bë me dije se është pushuar nga puna pasi ka “dëmtuar materiale zyrtare të kompanisë duke ndikuar në përshkallëzimin e marrëdhënieve me punëmarrësit”.

Pushimi nga puna i minatorit Kola ka intimiduar minatorët. Njëri prej tyre i tha Citizens se janë të frikësuar të flasin në këto momente, pasi mund t’i heqin edhe ata nga puna.

“Jemi pjesa më e madhe me kredi, dhe kompania na ka marrë firma me presion për të shkuar në punë, për të mos e vazhduar grevën [protestën]. Kush nuk firmoste, nuk pranohej më në punë”, tha një prej minatorëve për Citizens, i cili kërkoi të mos përmendej me emër.

Ai u shpreh se këtë shkresë të kompanisë e kanë firmosur, pasi “shumica mezi mbyllin muajin, janë me borxhe”.

Një tjetër minator u shpreh përmes një bisede telefonike se kërkesa e tyre është minimale.

“Kërkojmë një rritje page me 10%, çmimet janë rritur dhe nuk i përballojmë dot me rrogat tona, kushte më të sigurta në punë dhe pagesën për ditët e pushimit kemi kërkuar”, u shpreh minatori.

Ai tha se janë ende në bisedime me kompaninë, dhe i kanë dhënë afat deri në fund të muajit.

Kompania Albchrome është kritikuar shpesh për kushte të vështira pune dhe mungesë sigurie, gjë që ka sjellë aksidente, disa edhe fatale.

Minierat e Bulqizës janë ndër burimet më të mëdha të kromit në Shqipëri. Ato u gërmuan gjerësisht pas vitit 1948, duke u lidhur me uzinat e pasurimit dhe ferro-kromit në Burrel e Elbasan, por me rrëzimin e diktaturës dhe vështirësitë ekonomike të viteve 1990-2000, ato u dhanë me koncesion.

Minierat dhe uzinat iu dhanë fillimisht grupit italian Darfo, më pas një grupi austriako-rus, – DCM Deco-Metal dhe Terwngo – grupit Balfin e më tej kompanisë turke të Yildirim International Mining (YIM).

Protestat e fundit tregojnë se problemet për punonjësit e minierave të Bulqizës nuk janë zgjidhur.

Lexoni gjithashtu:

The post AlbChrome përballet me protesta: Minatorët e Bulqizës kërkojnë rritje pagash appeared first on Citizens.al.

Dhunohet një prej protestuesve kundër hidrocentraleve në Kaçinar

10 July 2025 at 17:29

Një banor i fshatit Simon të Mirditës u dhunua mëngjesin e sotëm në Rrëshen mes dyshimeve për hakmarrje ndaj aktivizmit të tij kundër HEC-eve në zonën e Kaçinarit.

Kol Ndoji, 58 vjeç, u sulmua pasi kishte blerë ushqime në tregun e qytetit. Ngjarja ndodhi rreth orës 9:00 kur dy persona iu afruan dhe pasi i tërhoqën vëmendjen e goditën. Njëri prej tyre është ndaluar nga policia, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

Sipas deklaratës së bërë në polici, Ndoji ka mundur t’u largohet, por ata e kanë ndjekur me makinë dhe më pas i kanë bërë pritë pas rrethimit të një banese.

“Aty më kanë dalë para dhe jemi përleshur, më kanë goditur me gurë dhe unë u jam përgjigjur, po me gurë,” ka treguar Ndoji versionin e tij përpara oficerëve të policisë gjyqësore.

Dëshmia iu mor në spitalin e qytetit të Rrëshenit, ku ai u shtrua për të marrë ndihmë mjekësore për plagët e marra në kokë.

Ndoji rezulton ta ketë hasur edhe më parë njërin prej agresorëve: në protestën e 15 prillit në Kaçinar. Sipas 58-vjeçarit, personi në fjalë ndodhej atë ditë “në një fuoristradë të zezë me fenelina policie” që u kishte bllokuar rrugën protestuesve.

Në dëshminë e tij, Ndoji thotë se me këtë person ka shkëmbyer fjalë, të cilat lënë të kuptohet për një përplasje verbale.

“I kam thënë hape rrugën dhe i kam vendosur dorën në qafë. Ai më ka thënë se ‘do të të dalë punë me mua dhe do të shihemi’ dhe pastaj ka hapur rrugë,” ka deklaruar Ndoji.

Prej disa vitesh, banorët e fshatrave të Kaçinarit, rreth 25 kilometra në veri të Rrëshenit, kanë kundërshtuar ndërtimin e katër hidrocentraleve nga kompania “Shpërdhaza sh.p.k”.

Tre muajt e fundit ata kanë përshkallëzuar protestat, duke akuzuar firmën për mungesë transparence dhe dëme mjedisore. Kol Ndoji ka marrë pjesë në to bashkë me të tjerë banorë.

Kjo ka nxitur edhe më shumë dyshimet se ngjarja e fundit ka lidhje me angazhimin e tij si aktivist.

Pas ngjarjes, banorët e zonës u solidarizuan me Kol Ndojin dhe e shoqëruan në spital. Ata e cilësojnë sulmin të paprecedentë dhe si përpjekje për t’i trembur dhe ndalur protestat.

Sipas kryeplakut të fshatit Simon, Gjergj Deda, agresorët janë roje të firmës që po kryen punimet e hidrocentraleve në Kaçinar. Sipas tij nuk ka asgjë personale në aktin e dhunës, veç konfliktit për hidrocentralet.

“Nuk janë të njohur tërë jetën e vetë, vetëm problemi i hidrocentraleve është”, theksoi Deda.

Aktualisht, banorët janë të përfshirë në dy procese gjyqësore me firmën “Shpërdhaza sh.p.k”. Në njërin, ata akuzojnë kompaninë për falsifikim të firmave të banorëve, të cilat i hapën rrugë lejeve.

Në tjetrin, kompania i ka paditur banorët për shpifje. Mes të paditurve është edhe vëllai i Kol Ndojit, i dhunuar së fundmi. Për këtë padi ditën e mërkurë u zhvillua një seancë gjyqësore ku u paraqitën pretendimet mes palëve. Seanca e radhës pritet të mbahet më 6 shtator.

“Ne nuk kemi ofenduar askënd, çfarë kemi folur, e kemi pasur me kompaninë, jo individëve”, shton Deda.

Sipas kryeplakut të fshatit Simon, ndryshimi i administratorëve të kompanisë nuk ndryshon faktin që komuniteti nuk i do hidrocentralet dhe për këtë po përballet me mungesë përgjegjshmërie institucionale.

Dhunimi i Kol Ndojit ngre pikëpyetje të forta mbi sigurinë e qytetarëve dhe komunitetit që ushtron të drejtën për protestë.

Avokati i banorëve në çështjen e HEC-eve, Marash Logu, tha për Citizens se kjo ngjarje është e rëndë dhe se për këtë i janë drejtuar Komisariatit të Policisë Mirditë, Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Prokurorisë Lezhë për hetimin dhe zbardhjen e plotë të saj.

“Edhe më përpara banorët janë përballur me presione, kërcënime, shantazhe dhe kanosje, por deri më sot nuk kishin hasur dhunë fizike,” tha Logu, sipas së cilit konflikti në Kaçinar ka degraduar dhe për këtë nevojitet medoemos pezullimi i punimeve.

“Deri në sqarimin e plotë të situatës ligjore, dokumenteve, lejeve dhe konsultimeve me banorët, që duhet të ishin bërë dhe nuk janë bërë,” theksoi më tej Logu duke kujtuar se kjo çështje e tensionuar vijon prej vitit 2015.

Lexoni gjithashtu:

The post Dhunohet një prej protestuesve kundër hidrocentraleve në Kaçinar appeared first on Citizens.al.

Protesta e PD-së kthehet në sulm ndaj gazetarëve

16 May 2025 at 22:34

Protesta e Partisë Demokratike, zhvilluar pasditen e së premtes për të kontestuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, u shoqërua me një klimë të tensionuar dhe sulme verbale ndaj gazetarëve që raportonin nga terreni.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka dhe anëtari i Kryesisë Aldo Bumçi, së bashku me disa simpatizantë të pranishëm, refuzuan të komunikonin me televizionin Euronews Albania dhe gazetaren Sara Demushi. Ata e përballën atë me fjalë përçmuese si: “Largohu! Të thashë, largohu!” apo “Nuk dua të jap intervistë apo deklaratë”.

Paloka iu drejtua Demushit me akuza politike: “Është ylli që mbajti Edi Rama dhe që mbajti televizioni juaj gjithë kohën, se keni marrë paratë e Ramës”, duke iu referuar bexhës së akreditimit të gazetares, e pajisur nga Këshilli i Evropës për raportimin nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian mbajtur gjatë ditës së sotme në Tiranë.

Situatë e ngjashme u përsërit edhe me ish-deputetin Bumçi dhe më pas ndaj gazetarëve të tjerë si Anesti Bajramemaj dhe Arestina Skëndëri nga A2 CNN, si dhe Daniela Maloku, Esido Brakaj dhe Besar Bajraktaraj.

Gazetarja Sara Demushi u shpreh në një reagim se vuajti “stërkalat e inatit” të përfaqësuesve të PD-së ndërsa ushtronte detyrën vetëm prej bexhës identifikuese si media. Ajo theksoi se retorika agresive ndaj saj, e nxitur veçanërisht nga Paloka, rrezikoi të nxiste edhe një përplasje fizike me protestuesit e pranishëm.

“Fillimisht ishte Z. Paloka, i cili mu hakërrye vetëm se e pyeta përse je në protestë, më pas Z. Bumçi,” tha Demushi, e cila theksoi se ish-ministri i PD-së shpërdoroi kohën televizive duke theksuar disa herë se përse gazetarja nuk e pyeti paraprakisht nëse ishte i disponueshëm për intervistë.

Reagimet nga organizatat mediatike

Ngjarja e ndodhur sot me gazetarët në protestë u dënua gjerësisht nga organizatat e mediave. Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt e konsideroi incidentin si sulm fizik dhe verbal ndaj përfaqësuesve të medias.

Rrjeti përmendi edhe një episod ku Klevis Balliu – i cili pritet të marrë mandatin e deputetit në legjislaturën e ardhshme – iu drejtua me ton përçmues një gazetareje, duke e penguar të ndërvepronte me protestuesit, pavarësisht se ishin këta të fundit që i afroheshin medias dhe ushtronin presion.

Sipas Rrjetit, këto incidente pasqyrojnë një qëndrim shqetësues dhe të paprecedentë ndaj punës së gazetarëve dhe medias gjatë një proteste.

Sulmin ndaj gazetarëve e dënoi edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), i cili e konsideroi shkelje të rëndë të parimeve të demokracisë dhe kujtoi se gazetarët nuk janë palë në konfliktet politike dhe për këtë ata “nuk mund të trajtohen si kundërshtarë për shkak të pyetjeve apo raportimeve që japin”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias i kërkoi PD-së të distancohet publikisht nga çdo akt dhune, duke theksuar se “sulme të tilla përbëjnë kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias dhe të drejtës për informim të paanshëm”.

“Gazetarët, në ushtrimin e misionit të tyre informues, përfaqësojnë një funksion publik në shërbim të qytetarëve”, u shpreh sindikata teksa shtoi se çdo akt që synon të intimidojë apo dhunojë gazetarët, është një shkelje e rëndë ndaj demokracisë dhe duhet të dënohet pa keqkuptime.

The post Protesta e PD-së kthehet në sulm ndaj gazetarëve appeared first on Citizens.al.

Bloomberg: Rama shemb gjysmë milioni ndërtime, protesta dhe zemërim në Theth

By: Elva
18 July 2025 at 14:29

Agjencia amerikane Bloomberg i ka kushtuar një artikull të zgjeruar aksioneve të fundit të qeverisë shqiptare për shembjen e ndërtimeve pa leje, duke theksuar planet ambicioze të Kryeministrit Edi Rama dhe zemërimin në rritje të qytetarëve, sidomos në zonat veriore të vendit. Sipas Bloomberg, Rama po ndjek një plan për të shembur deri në gjysmë […]

The post Bloomberg: Rama shemb gjysmë milioni ndërtime, protesta dhe zemërim në Theth appeared first on BoldNews.al.

Protestuan në mbështetje të Palestinës, arrestohen mbi 70 persona në Britani

By: armand
13 July 2025 at 15:11

Më shumë se shtatëdhjetë pjesëmarrës në protesta u arrestuan në Londër, Mançester dhe Kardif pasi lëvizja pro-palestineze Palestine Action u përfshi në listën e organizatave të ndaluara në vend, thanë agjencitë ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar. Dyzet e një protestues u arrestuan për shprehje mbështetjeje ndaj organizatës së ndaluar; një person tjetër u arrestua për […]

The post Protestuan në mbështetje të Palestinës, arrestohen mbi 70 persona në Britani appeared first on BoldNews.al.

Nesër protestë e bizneseve: Kundër shëmbjeve të paligjshme

By: user7
10 July 2025 at 14:16

Një protestë është thirrur ditën e nesërme në Tiranë kundër shëmbjeve të paligjshme që po kryen nga qeveria. Mësohet se protesta është njoftuar nga vetë qytetarët, të cilët bëjnë thirrje për bashkim, kundër shembjeve të bizneseve që po ndodhin kudo në Shqipëri dhe kryesisht në Theth.

Protesta do të mbahet ditën e nesërme në orën 10:00 para kryeministrisë. Qytetarët e konsiderojnë ndërhyrjen e qeverisë për të shembur, hotelet, baret dhe restorantet në mes të sezonit turistik, të paligjshme dhe që po i bën një dëm të madh imazhit të vendit.

The post Nesër protestë e bizneseve: Kundër shëmbjeve të paligjshme appeared first on Lapsi.al.

Tensione gjatë protestës në Theth, një gruaje i bie të fikët

By: user7
10 July 2025 at 12:16

Një gruaje i ka rënë të fikët ditën e sotme gjatë protestës në Theth. Mësohet se teksa banorët po protestonin kundër urdhërit të Ramës për të shembur strukturat pa leje, një gruaje i ka rënë të fikët.

Ajo është marrë më pas nga banorët e tjerë, të cilët e kanë ndihmuar. Ndërkohë që protesta e banorëve vazhdon, ndërkohë që përplasjet me IKMT dhe policinë nuk kanë munguar.

The post Tensione gjatë protestës në Theth, një gruaje i bie të fikët appeared first on Lapsi.al.

Berisha grindet me DHL: U ble nga Edi Rama, tani protesta

By: xhir jeta
9 July 2025 at 15:20

Njëri në terren, tjetri në seli. Për doktorin çfarë bën Rama nga Vlora në Theth jashtë, ka lidhje me farsën e tij brenda.

“Ka hall të madh. Është zënë në çark, i ka ngecur farsa. Nuk shpëton dot. Ndaj bën këto ai. Qëllimi i tij është hakmarrja elektorale dhe të mbulojë të vetat”

Në denoncimin e ri për farsën e tij, doktori nuk kurseu kompaninë DHL, si të blerë nga PS. Për ta bërë më të besueshme, i shtoi ca doza humori.

“Edi Rama, PS, ka korruptuar gjer në rrënjë DHL-në, sepse DHL për reputacionin e saj botëror nuk mund të bënte kurrë akte të tilla. Urdhëroni çfarë shërbimi. I mban fletët e votimit 3 javë pa ia dorëzuar të zotit. Ia dorëzon në ditët që nuk ka vlerë më. Ja, firma e Edi Ramës, kanë kopjuar firmën e Ramës, janë të pafytyrë. Kjo duket si firma e Taulantit, sdi gjë është apo jo. Ja Eliza kjo”

Pati vetëm një sqarim, më tepër si amnistim.

“Ja, kjo duket si firma e Veliajt, po sthem dot që është e tija, se ai është në burg, sështë e tija”

Për doktorin, prioritet mbetet farsa. Edhe kur duhet të lërë Salianjin në plan të dytë. Ai thotë se ish-deputeti pas lirimit ka me kë të merret.

“Se çfarë posti do të marrë Salianji e cakton anëtarësia, do e merrni vesh. Ccështja Salianji nuk ka mbaruar, vetëm sa ka filluar, do e merrni vesh ju. I shtynë 1 muaj seancën, e dini pse, I kërkonin të deklarojë se nuk do vrasë Fatmir Xhafën ose Geron Xhafën.”

Megjithatë, Berisha në këto ditë të nxehta, vendosi t’ua prishë pak qejfin të vetëve.

“U bëj thirrje të gjithëve, të ngrihen në protesta, brenda dhe jashtë vendit. Pa diskutim do të mbahen, janë të vonuara”

Një sqarim, doktori nuk e kishte seriozisht. Bëhet fjalë pas pushimeve të gushtit, në shtator, kur do të rikthehet dhe vetë./abcnews.al

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, Berisha: Një terror dhe krim i shëmtuar

By: user7
9 July 2025 at 13:01

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi sot gjatë një konference për shtyp se protestat në theth për prishjet e ndërtimeve pa leje. Berisha tha se një terror dhe krim i shëmtuar po ushtrohet mbi banorët dhe turistët e Thethit. Sipas Berishës ajo që po ndodh në Theth bëhet edhe pë të shpërqëndruar vëmendjen nga ajo që e konsideron si farsë elektorale, pra zgjedhejt e 11 majit.

Kryedemokrati tha se kjo nuk është çmenduri sepse është qëllim që bazohet në një urrejtje patologjike të papërmbajtur të një njeriu. Ai tha se asnjë pëllëmbë nuk është ‘tokë e xanun’, dhe se çdo pëllëmbë tokë e atyre fshatarëve është tokë e trashëguar brez pas brezi.

Berisha tha se kontejnerët në livadh duhej të kishin bërë deklaratën, por nuk janë ndërtime pa leje duke shtuar se ndërtime pa leje, sipas vendimit të firmosur nga vetë Rama janë ndërtimet me themele.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Një terror dhe krim i shëmtuar po ushtrohet mbi banorët dhe turistët e Thethit. Në një akt, do të thosha kriminal, Edi Rama në mesin e sezonit turistik ka gjetur hakmarrjen ndaj Thethit për t’ia larguar edhe ata turistë që i shkojnë si burimi i vetëm i të ardhurave për atë komunitet. T’i thuash çmenduri, nuk është çmenduri se është qëllim që bazohet në një urrejtje patologjike të papërmbajtur të një njeriu, përroi psikik i të cilit prodhon në 24 orë urrejtje dhe negativitet. Asnjë pëllëmbë nuk është ‘tokë e xanun’, çdo pëllëmbë tokë e atyre fshatarëve është tokë e trashëguar brez pas brezi. Në rast se ata vërtet në moszbatim të ligjeve, në tokë të tyre kanë vendosur kabina apo kontejnerë, sigurisht ata kanë bërë një shkelje, por jo të ligjit për urbanistikën, sepse ai ligj ndërtimet pa themel nuk i konsideron ndërtime pa leje. I konsideron ndërtime me vetëdeklarim.

Por cilido të ishte situata e tyre, në kulmin e sezonit turistik kanë ardhur të tjerët nga Australia, Gjermania, Izraeli, Egjipti, Franca, Italia. Kanë prenotuar pushimet dhe ky del dhe u dërgon aty banda me uniformë për t’ia çmontuar kabinat apo çfarë janë ato, dhe për të zhvilluar një betejë ku banorë dhe turistë janë bërë së bashku. Ky është një shfryrje urrejtje e një njeriu që përfaqëson një trup urrejtjeje njerëzore. Po në qoftë se aty janë bërë shkelje, ta zëmë, atëherë çdo shtet çon njoftimin e konstatimit dhe nuk ka shtet në botë që ndërhyn në mes të sezonit. Ata kanë kontrata, ata kanë prenotime,ata kanë njoftime. Prit të bjerë sezoni dhe vepro. Po zgjidhet mesi i sezonit si hakmarrje atërore dhe ky është i tëri një shpirtkërmë që riprodhon të atin e tij xhelat dhe dajën e tij xhelat për kundërshtarin. A mundet një njeri të dërgojë hordhi, falanga në Theth dhe t’ia heqë tjetrit kabinën nga oborri i shtëpisë së vet kur e ka plot me turistë dhe ka të tjerë të prenotuar.

Këto i bën vetëm një shpirtkërmë që ka shpirtin e të atit xhelat Kristaq Rama, i cili firmoste varjen e kundërshtarit. Që ka shpirtin e Spiro Kolekës që kërkonte t’u futeshin tanket dhe mitralozët studentëve në dhjetor të vitit 1990. Ai mund të bëjë një akt të tillë ndaj tyre. Ai ka një hall të madh pasi është kapur në çark për vjedhjen e zgjedhjeve, për farsën elektorale, për shkatërrimin e procesit, tani bën çdo gjë që vëmendja e shqiptarëve të shpërqendrohet nga farsa. Por këto janë akte krimi shtetëror, këto që ndodhin… Mos harroni se ai komunitet, ai turizmin ka, nuk ka asnjë të ardhur tjetër. Po të shkoni atje disa parcela toke kaq minimaliste sa nuk ka ku të shkojë. Dhe ju njoftoj se në dallim nga zonat e tjera turistike të vendit, Thethi dhe Valbona, 90 përqind të turistëve i kanë të huaj.

Shikoni tani, kanë dalë të huajt bashkë me fshatarët dhe protestojnë kundër Ramaduros, që nuk njeh asnjë ligj dhe moral dhe sillet si pushtues i egër ndaj banorëve të veriut. Mundet kjo? Kontejnerë në livadhin para derës së shtëpisë. Dakord që duhej të kishin bërë deklaratën, por nuk janë ndërtime pa leje. Ndërtime pa leje, sipas vendimit të firmosur nga vetë Ramaduro janë ndërtimet me themele, etj. Ato janë vendime të vendosura mbi pllaka çimentoje ose mbi trarë druri.

The post Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, Berisha: Një terror dhe krim i shëmtuar appeared first on Lapsi.al.

Protesta në Theth, banori shpërthen në lot: Kam ndërtuar në tokën time

By: user7
9 July 2025 at 11:44

Një banor me aftësi të kufizuara i cili ishte i pranishëm në protestën kundër shembjes së objekteve në Theth tha se ka investuar kursimet e jetës. Mes lotësh banori shprehet se ka ndërtuar pesë shtëpi prej druri në tokën e tij të trashëguar ndër vite dhe se nuk ka bërë asnjë pëllëmbë beton. I pyetur për leje, ai thotë se kanë aplikuar por nuk ua kanë dhënë. Me lot në sy ai kërkon prej shtetit që të mos i prishë objektin sepse dalim në rrugë të madhe.

“Të gjithë shpenzimet e jetës. Kam ndërtuar 5 shtëpia druri pa beton dhe asgjë në tokën time. Kemi kërkuar por thonë nuk ka leje, toka është e imja, është trashëgimtare brez pas brezi. Kërkojmë prej shtetit që të mos i prishë sepse dalim në rrugë të madhe. Veç me vdekur, nuk e di me çfarë ka me jetuar familja ime. Synojmë me na lënë shteti me jetuar. Vetë kanë thënë me investuar, unë nuk jam i ardhur por jam këtu. Toka është e jona 200 vjeçare. Ashtu siç kanë thënë kemi investuar, nuk ka asnjë pëllëmbë beton,” thotë banori.

The post Protesta në Theth, banori shpërthen në lot: Kam ndërtuar në tokën time appeared first on Lapsi.al.

Protesta në Theth, deputetja Bardeli: Kanë të drejtë të protestojnë

By: user7
9 July 2025 at 10:52

Deputetja e Partisë Demokratike, Gerta Bardeli ka marrë pjesë në protestën e banorëve në Theth kundër prishjes së objekteve pa leje

Gjatë protestës ajo debatoi me policinë dhe u shpreh se policia nuk duhet t’i pengojë ata që të protestojnë pasi janë në të drejtën e tyre kushtetuese dhe në tokën e tyre.

“Edhe këto janë në përmbushje të të drejtës së tyre kushtetuese. Asnjë shtyrje atje. Me banorët s’keni punë, kanë të drejtën e tyre kushtetuese për të protestuar. Ata janë në truallin e tyre”, tha ajo

The post Protesta në Theth, deputetja Bardeli: Kanë të drejtë të protestojnë appeared first on Lapsi.al.

Banorët ‘pushtojnë’ bashkinë e Klosit në protestën kundër HEC-it

By: user 4
7 July 2025 at 16:27

Protesta kundër ndërtimit të HEC-it Doma mbi lumin e Lusës në Mat vijoi këtë të hënë, ku dhjetëra banorë të njësisë administrative Suç u mblodhën para Bashkisë së Klosit, duke kërkuar ndërhyrjen e pushtetit vendor për pezullimin e punimeve.

Protesta u shoqërua me tensione, pasi banorët kërkuan të takonin kryetaren e bashkisë, Valbona Kola, por u përballën me bllokimin e hyrjes nga Policia Bashkiake. Situata u përshkallëzua kur protestuesit hynë forcërisht në godinë, duke sjellë më pas ndërhyrjen e forcave të Policisë së Shtetit për të qetësuar situatën.

Pas insistimit të banorëve, kryetarja Kola u takua me ta në një nga sallat e bashkisë, së bashku me disa nga drejtuesit e institucionit. Në një sallë të mbushur me banorë të ardhur nga disa fshatra të zonës, Kola u shpreh se Bashkia Klos nuk ka mundësi ligjore për ta ndalur investimin, pasi është vënë para një fakti të kryer. Ajo dhe zyrtarët bashkiakë ia pasuan përgjegjësinë ish-administratës së djathtë që ka drejtuar bashkinë deri në vitin 2019.

Administrata aktuale paraqiti një kontratë qiraje të firmosur në shtator të vitit 2018 nga ish-kryetari i bashkisë, Basir Çupa, për dhënien me afat 10-vjeçar të një sipërfaqeje pyjore në përdorim të kompanisë që ndërton hidrocentralin. Sipas dokumenteve të bëra publike, qiraja hyn në fuqi nga momenti i pajisjes së subjektit me leje ndërtimi, ndërsa mendimi pozitiv për heqjen nga fondi pyjor është dhënë në vitin 2019 nga Këshilli Bashkiak.

I pyetur nga BIRN për kontratën e qirasë të firmosur në vitin 2018 me “Global Interprise Group” dhe vendimin e Këshillit Bashkiak të Klosit në vitin 2019, ish-kryebashkiaku i Klosit, Basir Çupa tha se vendimet janë marrë në përputhje me ligjin.

“Në atë periudhë, Këshilli Bashkiak në Klos nuk ka qenë vetëm i djathtë, por i përzierë,” tha Çupa, duke theksuar se në atë periudhë nuk ka pasur asnjë ankesë nga komuniteti.

Sipas tij, vendimi është marrë me përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe të firmës ndërtuese, ndërsa ndërtimi është planifikuar poshtë zonës ku banorët marrin ujin për vaditje. Ai shtoi se kundërshtimet nga banorët kanë ardhur më vonë dhe nëse kishte shkelje në kontratën e qirasë, ato mund të ishin korrigjuar nga administratat pasuese, që sipas tij “i kanë në dorë të gjitha pushtetet për vite me radhë”.

Banorët protestues i qëndruan vendimit për të mos lejuar ndërtimin e HEC-it, duke theksuar se projekti kërcënon burimet ujore për vaditje, si dhe do të sjellë dëme të parikuperueshme për ekosistemin dhe natyrën e zonës.

“Kemi kërkuar mbështetje nga IKMT e Dibrës, pasi kemi mungesë të punonjësve në Inspektoriatin Vendor të Mbrojtjes së Territorit. Ata sot janë në terren. Unë e di që Kurdaria është hambari i bujqësisë, ndaj jam në krahun tuaj. Punimet për HEC-in janë aktualisht të pezulluara nga kompania,” premtoi kryebashkiakja e Klosit, Valbona Kola para banorëve.

Ndërtimi i HEC-it Doma në lumin e Lusës në njësinë administrative Suç të Klosit, ka sjellë përplasje të vazhdueshme mes banorëve dhe kompanisë ndërtuese “Global Interprise Group”. Projekti është pjesë e një skeme më të gjerë për ndërtimin e tre hidrocentraleve në këtë lumë. Banorët pretendojnë se nuk janë përfshirë në asnjë proces dëgjese publike. Situata është përshkallëzuar javët e fundit, ku ka pasur përplasjet fizike ndërmjet banorëve dhe përfaqësuesve të kompanisë. Në qëndrime të mëparshme, kompania ndërtuese deklaron se gjurma e HEC-it ndodhet poshtë zonës së banuar dhe nuk prek drejtpërdrejt interesat e banorëve për vaditje./Reporter.al

The post Banorët ‘pushtojnë’ bashkinë e Klosit në protestën kundër HEC-it appeared first on Lapsi.al.

Banorët e Suçit ‘pushtojnë’ bashkinë në protestën kundër HEC-it

7 July 2025 at 15:39

Protesta kundër ndërtimit të HEC-it Doma mbi lumin e Lusës në Mat vijoi këtë të hënë, ku dhjetëra banorë të njësisë administrative Suç u mblodhën para Bashkisë së Klosit, duke kërkuar ndërhyrjen e pushtetit vendor për pezullimin e punimeve. Protesta u shoqërua me tensione, pasi banorët kërkuan të takonin kryetaren e bashkisë, Valbona Kola, por […]

The post Banorët e Suçit ‘pushtojnë’ bashkinë në protestën kundër HEC-it appeared first on Reporter.al.

BEOGRAD – Dhjetëra të arrestuar në protestat kundër korrupsionit

BEOGRAD, 4 korrik /ATSH-DPA/ – Protestat e vazhdueshme kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiç u intensifikuan sot, ndërsa policia arrestoi më shumë demonstrues që pengonin trafikun rrugor.

Protestuesit në Beograd kritikojnë qeverinë si të korruptuar dhe autoritare dhe kërkojnë dorëheqjen e saj dhe zgjedhje të reja.

Sipas zyrtarëve të drejtësisë, 40 persona u arrestuan vetëm në Beograd, krahasuar me 30 të enjten, sipas raporteve të medias.

Arrestime u bënë edhe në qytete të tjera ku disa prej tyre demonstrues u liruan pak më vonë.

Shumë avokatë nga vendi i protestës po ofronin shërbimet e tyre falas, raportoi shoqata e avokatëve.

Lëvizja protestuese e udhëhequr nga studentët filloi pas shembjes vdekjeprurëse të një tende të stacionit hekurudhor të rinovuar rishtazi në Novi Sad më 1 nëntor 2023, e cila vrau 16 persona.

Ekspertë të pavarur dhe politikanë të opozitës fajësuan tragjedinë neglizhencës dhe korrupsionit sistemik nën administratën e Vuçiç.

Ajo që filloi si një pushtim i kampusit është zhvilluar që atëherë në një lëvizje proteste kombëtare, duke tërhequr mijëra njerëz në rrugët e vendit ballkanik./ /os/

The post BEOGRAD – Dhjetëra të arrestuar në protestat kundër korrupsionit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protestat në Serbi/ Qytetarët bllokojnë rrugët

By: user7
4 July 2025 at 13:30

Policia me pajisje për shpërndarjen e protestave po heq bllokadat e trafikut nëpër gjithë Serbinë, ndërsa gazetarët e Radios Evropa e Lirë kanë raportuar edhe për arrestimet e para. Studentët dhe qytetarët nisën të mblidhen herët në mëngjes, më 4 korrik, në Beograd, Novi Sad, Nish dhe qytete të tjera, ku vendosën kontejnerë dhe pengesa të tjera në rrugë.

Forcat e forta të policisë ndërhynë për t’i larguar ata nga rruga. Nuk ka pasur incidente më të mëdha deri tani, pasi protestuesit po largohen vetë në trotuar sapo mbërrin policia. Në qendër të Beogradit janë ndaluar disa pjesëmarrës të bllokadave, ndërsa arrestime janë shënuar edhe në Novi Beograd, afër Fakultetit të Arteve Dramatike.

Studentët në bllokadë kishin bërë thirrje një ditë më parë për një “bllokadë totale të Serbisë për shkak të brutalitetit policor”. Thirrja erdhi pas aksioneve të policisë gjatë natës mes 2 dhe 3 korrikut, kur në disa qytete u arrestuan gati 80 studentë dhe protestues kundër qeverisë.

Qytetarët dhe studentët që nga ora shtatë e mëngjesit kishin bllokuar kryqëzimin pranë Fakultetit Juridik në qendër të Beogradit, u tërhoqën nga rruga kur mbërritën kordonët e policisë.

Pasi policia largoi pengesat metalike dhe kontejnerët nga rruga, protestuesit u zhvendosën në një tjetër vend dhe vazhduan bllokadën, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Edhe nga ajo pikë u tërhoqën kur mbërriti policia. Situatë e ngjashme po ndodh edhe në pjesë të tjera të Beogradit, ku protestuesit po vendosin kontejnerë në rrugë dhe po përballen me forcat e shumta të policisë që i heqin bllokadat.

Studentët e Fakultetit të Arteve Dramatike njoftuan në Instagram se një koleg i tyre është arrestuar përpara këtij fakulteti në Novi Beograd. Në Zemun janë bllokuar disa kryqëzime.

Sipas gazetarëve në teren, ka pasur përplasje verbale të vogla mes protestuesve dhe qytetarëve që kundërshtojnë bllokadat, por incidente më të mëdha nuk janë raportuar. Bllokadat protestuese kanë nisur që në mëngjes edhe në Novi Sad dhe Nish.

Edhe në këto qytete janë të pranishme forcat e forta të policisë që po ndjekin protestuesit dhe po i heqin bllokadat.Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, deklaroi më 4 korrik se policia ka lejuar grumbullimet në disa lokacione në Beograd që nuk janë të një rëndësie jetike për funksionimin e trafikut, ndërsa atje ku ndërhynë, e bën “pa përdorimin e forcës së tepruar”.

“Që në mëngjes, policia është në gjendje gatishmërie, në kuptimin që kemi përcaktuar prioritetet, që të gjitha pikat jetike të qytetit të funksionojnë normalisht”, tha Daçiq për televizionin Pink.

Ai dënoi vazhdimin e bllokadave, duke thënë se “ato rrezikojnë jetën normale të qytetarëve dhe funksionimin e qytetit”. Daçiq tha gjithashtu se gjatë bllokadave të djeshme, policia ka përdorur “shkopin” në disa lokacione, duke shtuar se çdo rast është dokumentuar.

Ministria e Punëve të Brendshme më herët kishte paralajmëruar të gjithë ata që synojnë të organizojnë bllokada të paligjshme se policia, në përputhje me ligjin dhe detyrimet e saj, do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur rendin dhe qetësinë publike.

Në një komunikatë të publikuar më 3 korrik në mbrëmje thuhet gjithashtu se “kundër të gjithë atyre që shkelin ligjin do të ngrihen kallëzime penale dhe për kundërvajtje”.Bllokadat protestuese në qytete në gjithë Serbinë nisën pasi studentët bënë thirrje për mosbindje civile pas protestave në Beograd më 28 qershor.

Kërkesat e tyre janë: shpallja e zgjedhjeve të parakohshme, largimi i kampit nga qendra e qytetit ku sipas tyre qëndrojnë për muaj të tërë persona që kundërshtojnë bllokadat dhe lirimi i studentëve të arrestuar gjatë protestave të 28 qershorit.

Protestat masive dhe bllokadat në fakultete në Serbi nisën pas vdekjes së 16 personave nga rrëzimi i një kulmi në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor, dhe studentët së bashku me qytetarët që i mbështesin kërkojnë përgjegjësi nga pushteti për këtë tragjedi./ REL

The post Protestat në Serbi/ Qytetarët bllokojnë rrugët appeared first on Lapsi.al.

‘Ministria e tymit’: Aktivistët fajësojnë qeverinë për zjarret në fushat e mbetjeve

3 July 2025 at 13:04

Aktivistët e “Qëndresës Qytetare” protestuan të enjten përpara Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit lidhur me zjarrin që përfshiu fushën e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit në fillim të javës, por edhe ndaj rasteve të ngjashme në qytete të tjera të vendit. Aktivistët fajësuan institucionet për mosreagim dhe e quajtën Ministrinë e Mjedisit si “Ministria e […]

The post ‘Ministria e tymit’: Aktivistët fajësojnë qeverinë për zjarret në fushat e mbetjeve appeared first on Reporter.al.

Studenti nga Beogradi rrëfen tmerrin që e përjetoi kur u arrestua nga policia serbe gjatë protestës

By: D Marku
2 July 2025 at 16:11

Studenti i Fakultetit të Shkencave Organizative në Beograd, Matija Sabo Vojniq, u arrestua të dielën pas mesnate, gjatë bllokadës dhe u dërgua në stacionin e policisë.

Matija gjithashtu dëshmoi skenën e tmerrshme në Vozhdovc kur disa makina policie u vërsulën mes qytetarëve, dhe pikërisht atëherë një xhandar iu hodh, e shtyu pas murit dhe e trajtoi sikur të ishte krimineli më i madh.

Në një intervistë për mediat serbe, ai rrëfen gjithçka që ndodhi atë natë dhe thotë se studentët nuk do të frikësohen nga arrestimet masive dhe brutale, dhe se ai është “një njeri i lirë – i lirë edhe në burg”.

Studentët e fakultetit që janë në komunën e Vozhdovcit dhe qytetarët vendosën të ndërmarrin veprime të përbashkëta pas protestës së madhe të Vidovdanit më 28 qershor, si një formë mosbindjeje civile sepse regjimi në Serbi nuk i përmbushi kërkesat që kishin bërë studentët.

Veprimi i parë i tillë ishte një bllokim fizik i rrethrrotullimit në Sheshin e Lirisë, dhe përfshinte gjithashtu një student në Fakultetin e Shkencave Organizative, Matija Sabo Vojniq, i cili u arrestua para agimit.

Matija tha se ai priste disi ndërhyrjen e policisë dhe përpjekjet e tyre për të shtypur bllokadën, kështu që si studentët ashtu edhe qytetarët ishin të gatshëm për të, por ai nuk priste që policia të ishte kaq brutale dhe të kthehej kundër njerëzve të vet.

“Rreth orës pesë të mëngjesit, mbërriti një makinë dhe një inspektor i BIA-s doli prej saj. Na tha se kishim pesë minuta për t’u shpërndarë ose policia do të ndërhynte. Na nënçmoi dhe na ofendoi sepse i bëmë pyetje që nuk i pëlqyen, si pse nuk e shpërndanë Çacilandin, pse policia po përdorte dhunë ndaj qytetarëve, e pyetëm bazuar në pamjet që kishim parë, pse operativi rrëmbeu një koleg nga Fakulteti i Fizikës, gjë që ai e mohoi me forcë dhe tha se duhet të ndalojmë së u marrë me dezinformimin”, përshkruan studenti Matija bisedën e tij me inspektorin e BIA-s para arrestimit të tij.

Shpejt, thotë ai, mbërriti një kordon policie dhe gjithashtu paralajmëroi turmën të shpërndahej brenda dy minutash, përndryshe do të detyroheshin të ndërhynin.

“Kordoni i policisë u nis drejt nesh. Ne filluam të tërhiqeshim në mënyrë paqësore, por policia na futi në rrugën Vojvoda Step. Pasi i ndoqëm rreth 500 metra në këmbë dhe vrapuam pak, mbërritën xhandarët dhe më pas u shfaqën katër makina policie. Menduam se ishte fundi, në kuptimin që ata do të tërhiqeshin sepse ne ishim tërhequr, por ata hipën në ato makina policie, ndezën sirenat dhe filluan të sulmonin drejt studentëve dhe qytetarëve”, përshkruan ai.

Kjo dëshmohet edhe nga videoja që u shfaq shpejt në rrjetet sociale.

Matija, siç thotë ai, filloi të vraponte sa më shpejt që mundi dhe pastaj u kthye në korridorin në të djathtë, për t’u shpëtuar atyre.

“Në një moment, xhandari më sulmoi, gjatë së cilës më përplasi në mur dhe më rrëzoi përtokë. Unë nuk rezistova, as askush prej nesh, ndryshe nga ata që përdorën një sasi të tepruar force. Pastaj na vunë në një shkallë dhe na provokuan, na fyen dhe disa na rrahën. Pasi kontrolluan dokumentet tona të identifikimit, erdhi një makinë policie dhe na çoi katër nga katër në vende të ndryshme në qytet. Isha në stacionin e policisë së Novi Beogradit”, shtoi ai.

Në atë rast, ai pësoi lëndime në dorë. Oficerët e policisë e vendosën atë dhe të tjerët që ishin me të në makinën e policisë në zyrën e inspektorit, ku qëndruan dhe pritën për katër orë të plota.

“Nuk donim të flisnim pa praninë e një avokati. Ne kërkuam të drejtën për të thirrur prindërit dhe avokatët tanë, gjë që e vonuan sa më shumë që të ishte e mundur. Pas katër orësh, inspektori hyri dhe tha se ishim të lirë dhe se një raport kundërvajtjeje ndoshta do të dërgohej në adresat tona të shtëpisë. Dhe aty mbaroi gjithçka”, tha për fund ai.

The post Studenti nga Beogradi rrëfen tmerrin që e përjetoi kur u arrestua nga policia serbe gjatë protestës appeared first on Albeu.com.

❌
❌