SPAK sekuestron 25 pasuri të një grupi kriminal të dënuar në Belgjikë
TIRANË, 1 gusht /ATSH/ Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi sot sekuestrimin e 25 pasurive të një grupi kriminal të dënuar në Belgjikë, përfshirë para cash, objekte me vlerë dhe sende luksi.
Pasuritë u sekuestruar u kryen në kuadër të procedimit pasuror ndaj D.D dhe familjarët e tij, D.S., B. A., A. H, L.V., dhe D. H.
Sipas SPAK “këta shtetas janë subjekte të hetimit pasuror pasi rezultojnë të dënuar në Mbretërinë e Belgjikës për veprat penale të “Vjedhjes”, në bashkëpunim në formën “Grupit të strukturuar kriminal”, “Grupit të strukturuar kriminal””.
“Bazuar në dispozitat e ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 janë identifikuar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të personave nën hetim pasuror dhe të personave të lidhur me ta, të cilat sipas hetimeve të deritanishme rezultojnë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe prezumohen se janë rezultat i veprimtarisë kriminale së tyre”, njoftoi SPAK.
Pasuri të sekuestruara:
Pasuri të paluajtshme: 9; Subjekte tregtare: 1 (“GUARD SECURITY”); Automjete dhe mjete motorike: 6 (3 automjete + 3 motorë).
Shuma monetare: Euro: 77,360 €; Lekë: 2,055,000 lekë; Paund britanik: 1,150 £
Orë dore të markave të ndryshme: 52; Bizhuteri: mbi 35 copë; Monedha ari: 32; Pajisje elektronike: 15; Laptopë: 2; iPad: 5; Kamera/aparate fotografike: 8.
SPAK thekson se sendet me vlerë, si ora, bizhuteri, monedha ari, automjete dhe mjete motorike janë sekuestruar me parë në kuadër te ekzekutimit te kontrolleve të banesave të këtyre shtetasve për llogari të kërkesave për ndihme juridike të autoriteteve belge.
Për ekzekutimin e sekuestros u kryen veprimet nga ana e policisë gjyqësore në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale, së bashku me Administratorin e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara Tiranë.
/m.q//a.f/
The post SPAK sekuestron 25 pasuri të një grupi kriminal të dënuar në Belgjikë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.