Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 August 2025Main stream

“Eshtë lodhur ai robi, po flen gjum te malli”/ Bisedat në SKY ECC për vila 1 mln $ e resortin “Ajman Park” në Shijak! Si trafikantët tregonin fotografitë e rezidencave

By: M C
11 August 2025 at 17:39

Bisedat në SKY ECC nxorën zbuluar grupin kriminal që drejtohej nga Ervis Çela dhe Franc Çopja dhe trafikonin kokaine nga Amerika Latine drejt Europës. Syri Tv ditën e sotme ka publikuar një pjesë nga dosja e hetimeve. Siç u raportua kokaina blihej në Amerikën Latine për tregun e Europës dhe fitimet miliona euro pastroheshin duke ndërtuar rezidenca luksoze.

Në dosje janë bisedat në SKY ECC të Franc Çopës dhe Ervis Çelës dhe këtij të fundit me të vëllanë. Franc Çopja, i njohur dhe me mbiemrin Gergeli i çon një foto ku ai është i shtrirë mbi ngarkesën me kokainë. Ndërsa Çela më pas i dërgon foton të vëllait duke i treguar dhe objektivin e tij për ti blerë të vëllait një vilë 1 milionë dollarëshe si dhuratë për lindjen e djalit.

Në dosje shkruhet se nga konteksti i bisedës dhe nga terësia e komunikimeve dyshohet së ngarkesat me lëndë narkotike i ka nxjerrë Franc Gergely, të cilin në komunikime i referohen me termat “elb, elbasani”, për shkak të vendlindjes së tij.

Pjesë nga dosja

11.36.30. Në vijim në orën 18:49:40, Franc Gergely i dërgon Ervisit një fotografi, e cila dyshohet se paraqet një sasi të konsiderueshme lënde narkotike e dyshuar kokainë e paketuar në çanta prej letre dhe një person i shtrirë mbi to dhe pas kësaj fotografie i shkruan “Ja shif e fol…Sa marun me emtalin…

Ervisi në vijim i shkruan “Dolen tomon?; De harbohet tregu; Ahahahahahaha; Qeka shiri lari; Si puna ime siper paletit…”.

11.36.31. Në orën 18:51:49, Ervis Çela komunikon me Riza Çela të cilit i dërgon fotografinë në vijim dhe i shkruan mesazhin “…Se mos kujton qe te rrej un… Esht lodhur ai robi… Po flen gjum te malli…”. Rizai e pyet vëllain e tij “Ore elb e nzorri”, pyetje të cilën Ervisi e pokon.

Javen qe vjen mor até shpin per çunin… Te kam thon qe e bleva?… Shpi për Xhem… 1 mln $… Dhuratë pëer çunin … Esht shum e modhe… Vile shum e bukur… Duhet te bosh 50 çuna të marojnë lekët e mia… 50 mln vëllai sot.

Në dosje gjithashtu janë edhe bisedat mes Ervis Çelës dhe Fadil Ballës i cili ka në pronësi kompaninë AMR shpk që zotëron dhe kompleksin “Ajman Park Resort” në Xhafzotaj, i cili u sekuestrua nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK. Gjatë bisedave në SKY ECC ata flasin për çmimin e kokainës. Ai thotë se i është ofruar një sasi prej 15 kg kokainë me 31.5 mijë euro çmimin. Gjatë bisedës ai i tregon fotografi të kompleksit Ajman Park në Shijak.

Pjesë nga dosja ku flitet për Resorti në Shijak

…Ka ra bro por ja te flas…Me 31.5 ma dha bobo para ca ditesh e sja mora se kishte ja 150 buk se me aq ishte pernaj them…”.

Ervisi i përgjigjet “E di un te 28 rrafin cekicat ty”, në vijim Ervisi pyet Fadilin për sasinë që kërkon të marrë

“Sa copa do…Mos u bon tafmaqar…”. Fadili nuk i përcakton sasinë që kërkon të marrë, duke ja lenë në dorë Ervisit, Fadili i shkruan “500…Dyqind…një qind…

Sa dush o bro…Shyqyr kan dal tjerat ca dush ti sa dush ti…” dhe në vijim i dërgon një fotografi të punimeve të cilat dyshohet që Fadil Balla po realizon për ndërtimin e kompleksit “Ajman Park” në Shijak dhe i shkruan “Me more ne qaf…Tashti nuk naloi mo un…”, duke lënë të kuptohet që të ardhurat nga trafikimi dhe shitja e lëndeve narkotike do t’i investojë në në kompleksin “Ajman Park”.

The post “Eshtë lodhur ai robi, po flen gjum te malli”/ Bisedat në SKY ECC për vila 1 mln $ e resortin “Ajman Park” në Shijak! Si trafikantët tregonin fotografitë e rezidencave appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

8 August 2025 at 22:37

Fadil alias Julian Balla, i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e grupit Çopja në Elbasan, rezulton pronar i disa bizneseve. Jo vetëm kompleksi Ajman Park, i sekuestruar nga SPAK, por Julian Balla është gjithashtu pronar i kompanisë AMR shpk, e cila vetëm pak muaj më parë fitoi një tender me vlerë 1.2 miliardë lekë […]

The post Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak appeared first on BoldNews.al.

SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge

8 August 2025 at 18:08

“AJMAN PARK” Resort e vendosur në Xhafzotaj të Durrësit është sekuestruar nga SPAK në kuadër të operacionit për goditjen e organizatës kriminale të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, e drejtuar nga Franc Gergely alias Franc Çopja dhe vëllezërit Ervis dhe Ardian Çela. “AJMAN PARK” Resort është në pronësi të shtetasit Fadil Balla alias Julian (Jul) […]

The post SPAK sekuestron “Ajman Park” të Fadil Ballës, dyshohet se është ndërtuar me para droge appeared first on BoldNews.al.

Gëzon Gonxhe/ Pista e garave në Elbasan do t’u kushtojë shqiptarëve 190 milionë euro

By: Ela
2 August 2025 at 21:07

Nga Klodian Tomorri Në mars të këtij viti, vetëm një muaj e gjysmë para zgjedhjeve, Edi Rama shkoi në Elbasan bashkë me ministrin e tij të ekonomisë, Blendi Gonxhe dhe atë të pushteti lokal, Arbjan Mazniku. Qëllimi i vizitës ishte prezantimi i projektit final të Auto Moto Parkut, që po ndërtohet në Krastë të Elbasanit. […]

The post Gëzon Gonxhe/ Pista e garave në Elbasan do t’u kushtojë shqiptarëve 190 milionë euro appeared first on BoldNews.al.

Parku fotovoltaik në Belsh/ Firmoset marrëveshja, Balluku: Shqipëria, një nga vendet më tërheqëse për energjinë e rinovueshme

By: xhir jeta
22 July 2025 at 13:39

Nënshkruhet marrëveshja për kredinë dhe grantin e financimit të projektit për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Belshit. Në fjalën e saj, zv/kryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se parku do të furnizojë me energji mbi 16 100 abonentë

“Ndryshimet e thella klimaterike kanë vënë Botën para një fakti, por edhe Shqipërinë, se duhet të punojmë sa më shumë sa i përket energjisë, pavarësisë së saj.

Sot jemi të vetëdijshmë se e ardhmja nuk mund të mbështetet më mbi modele të vjetra, por mbi një vizion të ri, të bazuar në qëndrueshmëri, inovacion, partneritet dhe mbi të gjitha në pavarësinë energjitike.

Në sektorin energjitik, Shqipëria ka zgjedhur të ecë përpara me hapa të matshëm dhe ambiciozë duke synuar jo vetëm të rrisë qëndrueshmërinë e sistemit tonë.

Qeveria shqiptare nën vizionin e kryeministrit Rama e ka treguar qartë se diversifikimi I burimeve energjitike është prioritet strategjik dhe këtë nuk e kemi lënë thjesht në letër. Sot Shqipëria ka rritur kapacitetet e saj prodhuese nga burime të tjera të rinovueshme me 500 megaëat.

Shqipëria është një nga vendet më tërheqëse për energjinë e rinovueshme. Përtej sektorit privat, KESh ka marrë rolin që i takon dhe ka nisur një sërë projektesh konkrete që do të transformojnë mishelën energjitike të vendit tonë. Pas impiantit diellor në digën e Qyrsaqit, janë në zhvillim dy impiante të tjera, inovatore. Një në Vaun e Dejës dhe një tjetër në digën Zadejës.

“ndryshimet e thella klimaterike kanë vënë Botën para një fakti, por edhe Shqipërinë, se duhet të punojmë sa më shumë sa i përket energjisë, pavarësisë së saj.

Sot jemi të vetëdijshmë se e ardhmja nuk mund të mbështetet më mbi modele të vjetra, por mbi një vizion të ri, të bazuar në qëndrueshmëri, inovacion, partneritet dhe mbi të gjitha në pavarësinë energjitike.

Në sektorin energjitik, Shqipëria ka zgjedhur të ecë përpara me hapa të matshëm dhe ambiciozë duke synuar jo vetëm të rrisë qëndrueshmërinë e sistemit tonë.

Qeveria shqiptare nën vizionin e kryeministrit Rama e ka treguar qartë se diversifikimi I burimeve energjitike është prioritet strategjik dhe këtë nuk e kemi lënë thjesht në letër. Sot Shqipëria ka rritur kapacitetet e saj prodhuese nga burime të tjera të rinovueshme me 500 megaëat.

Këto nuk janë vetëm panele lundruese, por janë shembuj të përdorimit inteligjent të hapësirës dhe teknologjisë për qëllime kombëtare pa dëmtuar mjedisin dhe pa prekur komunitetet. Partneriteti me Emiratet e Bashkuara parashikon ndërtimin e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme, prej 3 gigaëat që janë një sinjal i qartë I ambicies tonë.

Projektet e kapaciteteve eksportuese të vendit, si ajo nga Maqedonia e Veriut, që shpresojmë të marrë rrugë sa më parë nga ana maqedonase, duke qenë se gjithë ndërtimi në territorin shqiptar duhet të përfundojë sipas kontratës në simestrin e parë të 2026, nga ana tjetër jemi duke punuar me qeverinë greke deri në trefishim të kapaciteteve për linjat e transmetimit.

Jemi krenar për negociatat me Italinë për linjën e transmetimit nënujor të energjisë.

Në këtë kuadër vjen një tjetër projekt, sot do të firmosim një marrëveshje për financimin nga BERZH të një projekti për park fotovoltaik në zonën e Belshit. Që do ofrojë energji për 16 100 abonentë ose rreth 50 mijë qytetarë të Republikës. Do të reduktojnë më 50 mijë ton CO2 çdo vit. Të gjitha zonat ku do të ngrihen këto projekte janë të mirë studiuara” u shpreh Balluku./abcnews.al

Park fotovoltaik diellor 50 MWp në bashkinë e Belshit

TIRANË, 12 korrik/ATSH/ Në Belsh do të ndërtohet një park diellor 50 MWp, me financim nga BERZH dhe KESH, në një hap të rëndësishëm drejt diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë.

Këshilli i Ministrave miratoi këtë javë në parim marrëveshjen e garancisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Kjo marrëveshje i hap rrugë financimit të ndërtimit të impiantit diellor me kapacitet prej 50 MWp në zonën e Belshit.

Projekti, me një kosto totale prej 40 milionë euro, do të financohet përmes një kredie prej 30 milionë eurosh nga BERZH, ku shteti shqiptar do të jetë garantues.

Përveç kësaj, një grant prej 8 milionë euro do të sigurohet nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF), ndërsa pjesa tjetër prej 2 milionë euro do të vijë si injeksion kapitali nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).

Parku fotovoltaik do të ndërtohet në një sipërfaqe prej rreth 60 hektarësh në territorin e bashkisë së Belshit. Ai do të lidhet me rrjetin elektrik nëpërmjet një linje të re 110 kV, me gjatësi rreth 9 km, që do të shkojë në nënstacionin ekzistues në Kajan, i cili do të zgjerohet për nevojat e projektit.

Sipas BERZH, energjia e prodhuar nga ky impiant do të ndihmojë rritjen e kapacitetit të gjenerimit të KESH-it. /j.p/

The post Park fotovoltaik diellor 50 MWp në bashkinë e Belshit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Stadiumi që priti ngjarje të mëdha sportive për më shumë se 100 vjet u shemb pas një incidenti shkatërrues

5 July 2025 at 22:52

Një stadium multifunksional që ka pritur ngjarje madhore sportive për më shumë se 100 vjet u braktis pas një katastrofe natyrore shkatërruese. 

Lancaster Park, i vendosur në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, ishte mikpritës i  kriketit, futbollit dhe atletikës që nga hapja e tij në vitin 1881. 

Fillimisht u shfrytëzua si fushë me patate gjatë Luftës së Parë Botërore, por më vonë u zgjerua dhe u rinovua disa herë, derisa arriti të kishte një kapacitet prej mbi 38,000 vendesh. 

Në vitin 1930, stadiumi priti ndeshjen e parë të kriketit në histori për Zelandën e Re, përballë Anglisë, dhe vazhdoi të ishte një nga arenat e preferuara të federatës kombëtare të kriketit deri në vitin 2011. 

Lancaster Park ishte gjithashtu shtëpia e 48 ndeshjeve të testit në ragbi për All Blacks, dhe ishte planifikuar të priste shtatë ndeshje të Kupës së Botës në ragbi në vitin 2011. 

Në futboll, stadiumi priti dy ndeshje të elitës australiane me pjesëmarrjen e ekipit Wellington Phoenix në vitin 2010. 

Stadiumi u përdor gjithashtu për koncerte muzikore, ku artistë të mëdhenj si Tina Turner, U2 dhe Billy Joel performuan përpara turmave të mëdha. 

Mbretëresha Elizabeth II dhe bashkëshorti i saj, Princi Philip, gjithashtu vizituan dikur këtë stadium historik. 

Por, gjithçka ndryshoi kur një tërmet me magnitudë 6.2 goditi qytetin Christchurch në shkurt të vitit 2011, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në stadium. 

Një tërmet me magnitudë mbi 6 konsiderohet si “i fortë” dhe mund të shkaktojë dëme të mëdha në zonat e populluara. 

Nga kjo fatkeqësi humbën jetën 185 persona, përfshirë 115 që ndodheshin në ndërtesën e Televizionit të Canterbury, e cila u shemb dhe më pas u përfshi nga flakët. 

Një nga faktorët kryesorë që kontribuoi në dëmet e mëdha ishte edhe fakti se një tërmet më i fuqishëm, me magnitudë 7.1, kishte goditur Canterbury në shtator të vitit 2010, duke dëmtuar dhe dobësuar ndërtesat që më pas u shembën nga goditja e dytë./Telegrafi/

The post Stadiumi që priti ngjarje të mëdha sportive për më shumë se 100 vjet u shemb pas një incidenti shkatërrues appeared first on Telegrafi.

Rama: Thethi zgjohet çdo ditë plot me vizitorë që eksplorojnë dhe shijojnë Alpet

Tiranë, 26 qershor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një përshëndetje të shkurtër nga Thethi, një nga destinacionet më të frekuentuara të turizmit alpin në vend, i cili po njeh një rritje të vazhdueshme të vizitorëve gjatë sezonit veror.

“Nga Thethi që zgjohet çdo ditë plot me vizitorë që eksplorojnë dhe shijojnë përvojat në Alpe”, shkruan Kryeministri në një postim në rrjetet sociale, të shoqëruar me pamje nga natyra malore dhe atmosfera turistike e zonës.

Thethi, pjesë e Alpeve Shqiptare, është kthyer vitet e fundit në një pikë referimi për turizmin e aventurës dhe natyrës, duke tërhequr vizitorë vendas dhe të huaj që kërkojnë eksperienca autentike në zemër të maleve.

Thethi, bashkë me Lëpushën, Vukël-Nikçin, Rragamin, Çeremin dhe Currajn e Epërm bën pjesë në kategorinë e tretë të lokaliteteve që është emërtuar si “Porta të atraksionit turistik”.

Vitet e fundit, në Theth janë shtuar strukturat mikpritëse. Në shumicën e rasteve, janë kullat e vendasve të kthyera në bujtina, që kanë pritur vizitorë nga të gjitha anët e globit.

Parku Kombëtar i Thethit, i themeluar në vitin 1966, mbulon 2630 ha (26,3 km2) dhe është vendosur në qendër të Alpeve Shqiptare, duke përfshirë pjesën më të madhe të Luginës së Shalës. Parku është themeluar për të mbrojtur ekosisteme të ndryshme, biodiversitetin dhe trashëgiminë kulturore dhe historike të rajonit. Thethi gjendet në mes të Alpeve në veri të Shqipërisë, i mbrojtur nga tre male: Radohima, Sheniku, Papluku me lartësi mbi 2500 m mbi nivelin e detit.

Organizata ndërkombëtare IUCN (Unioni për Ruajtjen e Natyrës) e ka vlerësuar Thethin si park të Kategorisë II, i vlerësuar veçanërisht si zonë e rëndësishme për shpendët e bimësinë. Në 2017 Thethi u shpall Qendër Historike e Mbrojtur.

Kryesisht turistët e huaj që vizitojnë Thethin, preferojnë të përshkojnë një shteg që kalon në lartësinë 1795 metrave, për të shkuar në Valbonë ose anasjelltas. Ndërsa fshati shtrihet në lartësinë 850 metra mbi nivelin e detit. Si shumica e Alpeve Shqiptare, parku mbizotërohet nga shkëmbinj gëlqerorësh dhe dolomitesh.

Thethi ka një histori 2800-vjeçare, muza e studiuesve të huaj që prej vitit 1905, në 1966 është shpallur Park Kombëtare.

Pikat kryesore që turistët vizitojnë në Theth janë Monumenti e Natyrës si Syri i Kaltër, vaskat në Ndërlysë, Ujëvara e Grunasit, kanioni i Grunasit, shtegu Theth-Valbonë, shpella e Arapit, Shtegu i Bjeshkëve të Namuna etj.

Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.

/r.e/

The post Rama: Thethi zgjohet çdo ditë plot me vizitorë që eksplorojnë dhe shijojnë Alpet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tronditëse/ Gjenden në një park trupat e pajetë të një gruaje dhe një foshnje 6-muajshe, nisin menjëherë hetimet

By: V K
8 June 2025 at 10:09

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje tronditëse është regjistruar në Romë në parkun Villa Pamphili, ku u gjetën trupat e pajetë të një gruaje dhe një foshnje rreth gjashtë muajsh.

Sipas dëshmive të para, zbulimi i dy trupave ndodhi në dy pika të ndryshme të parkut, të ndara mes tyre nga një distancë prej më pak se 200 metrash.

Ngjarja ka tronditur banorët e zonës dhe ka vënë në lëvizje hetuesit italianë në kërkim të së vërtetës, pas këtij misteri të errët.

Dy kalimtare fillimisht menduan se bëhej fjalë për një kukull, por pas afrohen një burri, e kuptuan të vërtetën tronditëse.

Foshnja ishte lakuriq, me shenja traume në krahun dhe këmbën e djathtë.

Vetëm katër orë më vonë dhe rreth 100 metra larg, një tjetër zbulim makabër: trupi i një gruaje, i fshehur në një thes të zi nën një rresht me oleandra.

Gruaja ishte e veshur, por pa dokumente identifikimi.

Një lidhje e mundshme: nënë dhe bijë?

Hetuesit dyshojnë se të dy viktimat mund të jenë të lidhura, ndoshta nënë e bijë dhe se të dy trupat janë braktisur nga i njëjti person.

Është një histori absurde”, deklaroi prokurori Antonio Verdi, që mbërriti në vendin e ngjarjes mbrëmjen vonë.

Ai shtoi se do të bëhen analiza ADN-je, për të përcaktuar lidhjen mes viktimave dhe për të ndriçuar shkaqet e vdekjes.

Sipas vlerësimeve të para mjeko-ligjore, gruaja ka ndërruar jetë më parë se foshnja, por nxehtësia brenda çantës ku u gjet, mund të ketë përshpejtuar dekompozimin e trupit të saj.

Dëshmi, dyshime dhe kamera sigurie

Një familje që po luante volejboll në park zbuloi trupin e gruas kur topi përfundoi në shkurre. Njëri prej tyre, Giacinto Tito, tha se ndjenin një erë të keqe dhe menjëherë lajmëruan policinë.

Disa metra më tutje ndodhet një gardh i dëmtuar që shikon nga një rrugë e jashtme – një pikë e mundshme hyrjeje për personin që braktisi trupat.

Ndërkohë, hetuesit kanë sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë përreth parkut për të identifikuar lëvizjet e dyshimta në ditët e fundit.

Po ashtu, po kontrollohen spitalet për të parë nëse ndonjëra prej viktimave është paraqitur më herët për trajtim mjekësor.

Gruaja e panjohur në urë një pistë e re?

Rreth orës 18:40, dy gra që po shëtisnin në park, panë një grua të re në gjendje të hutuar mbi një urë në qendër të parkut.

“Ajo mbante duart në tëmtha dhe tundte kokën. Ishte me një fustan të errët dhe flokë ngjyrë kafe të çelët”, tha njëra prej dëshmitareve për gazetën La Repubblica.

Ky dëshmitar, mund të jetë çelësi për të kuptuar më shumë rreth identitetit të viktimave, apo personit përgjegjës.

Përfundimi i një dite makthi

Në orën 21:30, parkut iu shtuan dritat e forta të zjarrfikësve për të ndihmuar hetuesit dhe mjekun ligjor gjatë inspektimeve.

Disa kalimtarë, të hutuar nga prania e shiritave të policisë, pyetën nëse po xhirohej ndonjë film. Por të vërtetën e hidhur e mësuan vetëm kur u afruan më shumë.

Villa Doria Pamphili, një nga parqet më të dashura të Romës, është tashmë skenë e një hetimi të ndërlikuar, me shumë pyetje të hapura dhe me vetëm disa fije shprese për të zbuluar çfarë ndodhi vërtetë.

The post Tronditëse/ Gjenden në një park trupat e pajetë të një gruaje dhe një foshnje 6-muajshe, nisin menjëherë hetimet appeared first on Albeu.com.

E rëndë/ Sulm me armë zjarri në mes të parkut, raportohet për disa të plagosur

29 May 2025 at 20:22

Shtatë persona janë qëlluar me armë zjarri në Washington të Shteteve të Bashkuara. Siç shkruajnë mediat e huaja, ngjarja ka ndodhur në parkun Harry Todd në periferi të Tacoma-s dhe se tre nga të plagosurit janë në gjendje kritike shëndetësore.

Ende nuk dihet se sa persona ishin të përfshirë në këtë sulm dhe se a ishin të plagosurit “shënjestra”. Më shumë se 100 persona ndodheshin në park në momentin e të shtënave

The post E rëndë/ Sulm me armë zjarri në mes të parkut, raportohet për disa të plagosur appeared first on Sot News | Lajme.

Projekti “Auto – Moto Park” në Elbasan, qeveria miraton shpronësimet

TIRANË, 21 maj /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Auto – Moto Park”, Bashkia Elbasan.

Shpronësimi bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Pronarët e pasurisë të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, për pasurinë e llojit “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 347 372 260 lekësh.

Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.

Pronarët e pasurisë së paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Elbasan, brenda 30 ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të shtetit, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, për pasurinë e shpronësuar, sipas këtij vendimi.

Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Elbasan, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/r.e/

The post Projekti “Auto – Moto Park” në Elbasan, qeveria miraton shpronësimet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Auto-Moto Park-u” në Elbasan/ Qeveria miraton shpronësimin e pronarëve, sa është vlera totale

21 May 2025 at 21:49

Qeveria ka miratuar vendimin për shpronësimin e pronarëve që preken nga realizimi i projektit “Auto-Moto Park” në Elbasan, që do t’u kushtojë taksa paguesve shqiptarë miliarda lekë. Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, shpronësimi i pasurisë do të financohet nga buxheti i shtetit, përmes llogarisë “Fondi i shpronësimeve” në […]

The post “Auto-Moto Park-u” në Elbasan/ Qeveria miraton shpronësimin e pronarëve, sa është vlera totale appeared first on BoldNews.al.

Një kopsht, park dhe sinjalistikë e munguar/Pasojat e një vendimi financiar nga Bashkia e Vlorës

By: FAKTOJE
21 May 2025 at 14:00

Nga Afrovita Hysaj Në fund të muajit Prill, në kulmin e fushatës elektorale, pas kalimit (më herët) të Ujësjellësit të Vlorës nga Bashkia tek Ministria e Infrastrukturës, Këshilli Bashkiak i këtij qyteti miratoi një marrëveshje për të paguar me këste borxhin e papaguar që Ujësjellësi i kishte Bashkisë.

Marrëveshja do t’i shërbente edhe zgjidhjes së ngërçit financiar të krijuar mes dy institucioneve qysh prej vitit 2018 pasi Ujësjellësi nuk derdhte rregullisht në buxhetin e Bashkisë të ardhurat që grumbullonte nga taksat si ajo e pastrimit apo gjelbërimit.

Negociatat ndërkohë për pagesën e detyrimeve kishin një vit që kishin nisur.

Borxhi

Një grup pune i ngritur më herët kishte llogaritur se shuma e borxhit ishte 261 milionë lekë, nga të cilat 70 milionë lekë të rinj janë kamat vonesa dhe 191 milionë lekë principal.

Ujësjellësi propozoi që ndërmarrja të njohë borxhin sa i takon principalit (duke e paguar me këste), por jo kamatvonesën.

Propozimi më pas kaloi për diskutim në Këshillin Bashkiak me datë 29 Prill  

Kundërshtia

Demokratët e kundërshtuan marrëveshjen në mbledhjen e Këshillit Bashkiak me argumentin se, bashkia nuk mund të falë lekët që Ujësjellësi ka mbledhur, dhe që nuk u shkojnë qytetarëve.

Pasojat

Ish-kryetari i Bashkisë Gëzim Zilja si dhe këshilltari aktual demokrat Gjergji Nika dhanë shembuj konkretë për Faktoje.al se çfarë mund të financohej me 70 milion lekë të reja në shërbime publike.

Gjergji Nika tha se një shumë e tillë do të shërbente për investimin e një kopshti ose shkolle në zonat rurale.

Ndërsa Gëzim Zilja tha se shuma e papërfshirë në marrëveshje dhe ‘indirekt e falur’ do shërbente për përmirësimin e sinjalistikës rrugore dhe vendosjen e semaforëve në akset kryesore të qytetit; ripërtëritjen e Pyllit të Sodës; krijimin e lulishteve të vogla katërkëndore përgjatë Lungomares, një parku para ish-shkollës së Marinës; ndërtimin e banesave sociale për të pastrehët si dhe krijimi i fushave sportive publike për fëmijë dhe të rinj.

Reagimi

Drejtori juridik i Bashkisë Vlorë Dorian Demiri tha se borxhi (70 milion lekë të reja) nuk do të falet, por në vijim do të gjendet një rrugë për të kërkuar shlyerjen e kamatvonesës në gjykatë përmes një vendimi të dytë. Ky sqarim nga PD është cilësuar si orvatje pa rezultat.

Vendimi

Anëtari i PD-së në Këshillin Bashkiak, Gjergji Nika, tha se vendimi i miratuar në Këshillin Bashkiak (30 pro, 6 kundër dhe 1 abstenim) që nuk përfshin kamat-vonesat mund të përdoret në gjykatë kundër vetë Bashkisë.

“Sa i përket kamat- vonesave në momentin që ti miraton një kontratë, dhe bie dakord për t’ju përmbajtur një kontrate, plus voton në Këshill një projektvendim ku nuk përmendet kamat- vonesa, por kërkon pagimin vetëm për principalin  atëherë paraqitja në gjykatë është e pavlefshme pasi Bashkia si institucion ka rënë dakord paraprakisht me këtë vlerë dhe gjykata e rrëzon kërkesën e kamatvonesës duke qenë se në fuqi mbetet vendimi i fundit i miratuar (që është ai i fundit pra pa kamatvonesën)”, tha Nika.

Sipas tij, shuma e kamat- vonesave do qëndrojë në librat kontabël të Bashkisë deri në faljen e tyre me ligj ose me urdhër të brendshëm.

The post Një kopsht, park dhe sinjalistikë e munguar/Pasojat e një vendimi financiar nga Bashkia e Vlorës appeared first on Faktoje.al.

Rrufeja godet fushën, rrëzohen përtokë lojtarët e Fiorentinës: frikë në Viola Park

By: user 2
7 May 2025 at 21:28

Një shpërthim i shurdhër dhe një frikë e madhe. Momente hutimi në Viola Park, qendra sportive e Fiorentinës, për shkak të një rrufeje që goditi fushën e lojës ndërkohë që skuadra U18 e Fiorentinës po stërvitej. Për fat të mirë, askush nga të pranishmit nuk pësoi pasoja të rënda, megjithëse disa prej futbollistëve mbetën të trullosur nga pasojat e këtij fenomeni atmosferik.

Rrufe gjatë stërvitjes së Fiorentinës U18

Videoja e asaj që ndodhi është mbresëlënëse dhe tregon sa me fat kanë qenë të pranishmit. Fiorentina U18 po zhvillonte ndeshjen klasike stërvitore të brendshme në fushën e kompleksit në Bagno a Ripoli, pranë Firences. Mot i keq u bë kërcënues, por seanca vazhdoi deri në momentin kur ndodhi “incidenti”.

Çfarë ndodhi dhe pasojat e rrufesë në Viola Park

Ndërsa njëra nga dy skuadrat e përfshira po përpiqej të ndërtonte një aksion duke nisur nga gjysma e vet e fushës, nën një shi të rrëmbyeshëm, rrufeja goditi pranë zonës së penalltisë, pikërisht afër një mbrojtësi. Shkarkesa elektrike e dukshme me sy të lirë dhe e filmuar nga kamerat e pranishme, u shoqërua nga një bubullimë shumë e fortë.

Pasojat e fenomenit atmosferik mbi të pranishmit u bënë menjëherë të dukshme. Djali më afër rrufesë u rrëzua në tokë, i kapur nga një përzierje frike dhe hutimi për shkak edhe të shpërthimit. Pasi lëvizi për pak kohë në gjunjë, nuk arriti të ngrihej menjëherë në këmbë, i dukshëm i trullosur.

Edhe portieri vuri duart në kokë, i tronditur nga ajo që ndodhi. Për disa sekonda pas ngjarjes, lojtarët u dukën të hutuar: një tronditje, me vetëdijen se gjithçka mund të kishte përfunduar shumë më keq për të gjithë. Vetëm pak metra më afër dhe mund të ishte konkretizuar një tragjedi. Nuk mungojnë, në fakt, precedentë të tmerrshëm të lidhur me ngjarje të tilla.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by StormchasingTV (@stormchasing_tv)

The post Rrufeja godet fushën, rrëzohen përtokë lojtarët e Fiorentinës: frikë në Viola Park appeared first on Lapsi.al.

Plan i ri menaxhimi për parkun natyror “Bredhi i Sotirës”

TIRANË, 5 maj /ATSH/ Parku natyror “Bredhi i Sotirës”, i shtrirë në bashkinë e Dropullit, qarku Gjirokastër, është një nga zonat pilot ku EU4Nature po ndërhyn për të forcuar mbrojtjen dhe menaxhimin efektiv të vlerave natyrore.

Zona, e shpallur Park Natyror në janar 2022 pas zgjerimit dhe ndryshimit të statusit të mëparshëm si Monument Natyre, përfaqëson një habitat pyjor me rëndësi të veçantë, ku mbizotërojnë bredhi dhe gështenja e butë, si edhe lloje të tjera me interes të lartë për ruajtje.

Në këtë park janë identifikuar 9 tipe habitatesh natyrore dhe një numër i konsiderueshëm i llojeve floristikë dhe faunistikë të mbrojtur, përfshirë edhe specie endemike si Manushaqja e Epirit (Viola epirota), Kokoçeli i Epirit (Centaurea epirota) dhe lloje të Listës së Kuqe të IUCN.

Megjithatë, mungesa e një plani menaxhimi dhe kapacitetet e kufizuara administrative paraqesin sfida për ruajtjen e ekosistemeve të tij.

Për të adresuar këto problematika, EU4Nature do të mbështesë hartimin e planit të parë të menaxhimit për parkun, forcimin e kapaciteteve të stafit përmes trajnimeve, si dhe pajisjen me infrastrukturën dhe mjetet e nevojshme për një administrim të qëndrueshëm dhe mbrojtje efektive të zonës.

1 nga 4

/r.e/a.f/

The post Plan i ri menaxhimi për parkun natyror “Bredhi i Sotirës” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Talenti i skive Margot Simond humb jetën: 18vjeçarja rrëzohet fatalisht në stërvitje

By: user 2
25 April 2025 at 10:54

Bota e skive qan Margot Simond, atleten e re franceze që humbi tragjikisht jetën në moshën vetëm 18-vjeçare pas një aksidenti me ski. Skiatorja ishte viktimë e një rrëzimi fatal gjatë një seance stërvitore për Red Bull Alpine Park, një aktivitet që do të duhej të zhvillohej këtë fundjavë në zonën e Envers de Bellevarde, në Val d’Isère.

Aksidenti ndodhi të enjten më 24 prill, pak para orës 13:00, siç është konfirmuar nga stacioni lokal i skive: “Me shumë trishtim morëm lajmin për vdekjen e sportistes së re dhe të talentuar Margot Simond, në një aksident me ski.” Menjëherë pas aksidentit, një mjek emergjence ndërhyri në vendngjarje, por çdo përpjekje për ta reanimuar rezultoi e kotë. “Nuk ishte e mundur të ringjallej,” sqaroi sërish stacioni i Val d’Isère.

[#Hommage]
Le CNOSF a appris avec tristesse le décès de Margot Simond, jeune skieuse des Saisies et espoir du ski alpin, tragiquement disparue ce jour à Val d’Isère. Margot avait notamment représenté la France au sein de notre délégation lors des FOJE de Bakuriani 2025, en… pic.twitter.com/7Pkff5wHZn

— FranceOlympique (@FranceOlympique) April 24, 2025

Si ndodhi aksidenti?

Sipas asaj që ka raportuar prokuroria e Albertville, shkaku i tragjedisë lidhet me një “rrëzim”, i ndodhur në kushte që dukeshin të favorshme. Pista në të cilën Margot po stërvitej ishte më pak impenjuese krahasuar me edicionin e kaluar, por pavarësisht kësaj, u shndërrua në skenën e një ngjarjeje fatale. Është hapur një hetim për të sqaruar dinamikën e saktë të ngjarjes.

Dhimbja për humbjen është e ndjeshme në të gjithë komunitetin francez të skive. Federata Franceze e Skive, së bashku me Komitetin e Savojës dhe klubin Les Saisies, shprehën ngushëllimet e tyre përmes një mesazhi publik: “I bëjmë homazh një skiatorje të re në ngjitje”.

Kush ishte Margot Simond?

Margot Simond ishte rritur sportivisht mes portave të Aillons-Margériaz, por prej katër vitesh ishte pjesë e klubit Les Saisies, me të cilin kishte arritur rezultate të rëndësishme. Triumfi i saj i fundit ishte në marsin e kaluar, kur fitoi titullin kampione franceze në slalom për kategorinë U18 në Les Menuires, duke lënë pas rivaleve më shumë se një sekondë e gjysmë diferencë. Në Red Bull Alpine Park, Margot do të merrte pjesë në cilësinë e “rookie”, një përzgjedhje e talenteve të rinj që garonin përkrah emrave të mëdhenj të skive botërore si Clément Noël, Steven Amiez dhe Marie Lamure. Aktiviteti u anulua menjëherë pas aksidentit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Val d’Isère (@valdisere)

The post Talenti i skive Margot Simond humb jetën: 18vjeçarja rrëzohet fatalisht në stërvitje appeared first on Lapsi.al.

Tragjedi në botën e skive, talentja 18-vjeçare ndërron jetë gjatë stërvitjes

By: Besnik
25 April 2025 at 08:49

Margot Simond, kampionia franceze e sllallomit U18, vdiq të enjten në moshën 18-vjeçare pas një aksidenti tragjik me ski gjatë stërvitjes në Red Bull Alpine Park në Val d’Isère, Francë.

Simond ishte duke u stërvitur në shpatin e Envers de Bellevarde, pak para orës 13:00, kur ndodhi përplasja. Një mjek i urgjencës arriti menjëherë në vendngjarje, por përpjekjet për ta shpëtuar ishin të pasuksesshme.

Eventi, i krijuar nga kampioni olimpik Clément Noël, ishte planifikuar për këtë fundjavë dhe përfshinte gara, argëtim dhe muzikë live. Ky ngjarje, që përfshinte një kurs të kombinuar sllallom dhe stil të lirë, u anullua pas aksidentit tragjik.

Simond ishte një shpresë e madhe për skitë alpine franceze. Ajo u vlerësua për energjinë, vendosmërinë dhe pasionin që tregonte për sportin, duke fituar respektin e trajnerëve, shokëve të skuadrës dhe rivalëve.

Margot Simond

Komuniteti i skijimit në Francë dhe më gjerë është në pikëllim për humbjen e një talenti të jashtëzakonshëm që iku shumë shpejt. “Mendimet tona janë me familjen e Simond, miqtë dhe të gjithë komunitetin francez të skive,” deklaruan ata.

Kjo tragjedi i kujton atij të Matilde Lorenzit, skiatores italiane të ekipit kombëtar të të rinjve, e cila humbi jetën në një aksident gjatë stërvitjes në Alto Adige, dhe ngre sërish shqetësimin për sigurinë në botën e skive alpine.

Prokuroria Publike e Albertville ka hapur një hetim për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Val d’Isère, një nga vendpushimet më të njohura për ski në Alpet Franceze, ndodhet pranë kufirit italian. Pistat e skive, përfshirë Face de Bellevarde (pistë e vlerësuar me ngjyrë të zezë) dhe akullnaja Grande Motte, janë të famshme për mundësitë e skijimit veror. Qafa malore Col de l’Iseran është gjithashtu një destinacion popullor për biçiklistët gjatë verës, ndërsa qyteti ofron baret dhe restorantet e tij rreth Avenue Olympique.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tragjedi në botën e skive, talentja 18-vjeçare ndërron jetë gjatë stërvitjes appeared first on Euronews Albania.

Shqipëria drejt pavarësisë energjetike, Rama dhe Balluku në parkun fotovoltaik “Erseka Solar Park”


TIRANË, 19 prill/ATSH/ Erseka ka tashmë një nga investimet më të mëdha në energjinë diellore në Shqipëri. Parku fotovoltaik “Erseka Solar Park” i shtrirë në një sipërfaqe prej 120 hektarësh, përdor teknologjinë më të fundit në prodhimin dhe monitorimin e energjisë, duke kontribuar ndjeshëm në diversifikimin e burimeve energjetike të vendit.

Ky investim është pjesë e një strategjie kombëtare për të arritur pavarësinë energjetike deri në vitin 2028, duke iu bashkuar poleve të tjerë energjetikë në zhvillim si ai i Fierit, Karavastasë dhe Delvinës.
Gjatë vizitës në këtë park, sëbashku me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cilësoi këtë investim si një nga iniciativat më të rëndësishme dhe më të guximshme në sektorin e energjisë.

“Kemi një nga parqet më të mëdha fotovoltaike në vend, me teknologji të avancuar jo vetëm në prodhim, por edhe në sistemet e monitorimit. Ky është një pol i ri energjetik, që e shtrin rrezatimin diellor të juglindjes në një përfitim konkret për vendin”, theksoi ministrja Balluku.

Parku aktualisht prodhon energji me kapacitet deri në 100 megavat dhe është i pajisur me tre sisteme të monitorimit SCADA, përfshirë teknologjinë nga Siemens, që ndjek automatikisht pozicionin e diellit për të maksimizuar prodhimin. Inxhinierët raportuan se vetëm në një ditë me kushte optimale, parku arrin të prodhojë 20 megavat.

Projekti ka gjeneruar një numër të konsiderueshëm vendesh pune, me paga që fillojnë nga 1,000 euro. Gjithashtu përmirësimi i infrastrukturës rrugore ka qenë vendimtar për realizimin e punimeve në kohë rekord.

Përveç rëndësisë energjetike, ky investim dërgon edhe një sinjal pozitiv për klimën e biznesit dhe bashkëpunimin ndërmjet sektorit publik dhe privat. “Fillimisht kishte skepticizëm, por bashkëpunimi me institucionet tona tregoi se reformat kanë krijuar një mjedis të favorshëm për investime strategjike”, theksoi ministrja Balluku.

Parku fotovoltaik i Ersekës është një dëshmi konkrete se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe të gjelbër, duke e kthyer potencialin natyror të diellit në një burim të sigurt të energjisë./j.p/

The post Shqipëria drejt pavarësisë energjetike, Rama dhe Balluku në parkun fotovoltaik “Erseka Solar Park” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Emra dhe prova të reja në aferën “Eco Park” të Durrësit/ Partia Demokratike: Hetim urgjent nga SPAK

By: V K
19 April 2025 at 10:29

Përmes një deklarate për media  , zëdhënësja Antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli, u shpreh se Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK, një kallëzim penal ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me aferën korruptive “Eco Park”.

Ajo bëri me dije se kallëzimit i janë shtuar fakte të reja, që e implikojnë edhe më tej kryeministrin.

Sipas Vangjelit, veprimet e dokumentuara tregojnë për një plan të mirorganizuar korruptiv në bashkëpunim me kompaninë e inceneratorëve.

PD i kërkon SPAK të hetojë në mënyrë të thelluar këtë çështje, në interes të transparencës dhe llogaridhënies.

Deklarata:

Më 18 Mars 2024 Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK, kryeministri Edi Rama e të tjerë për aferën korruptive të Eco Park.

Një shtesë kallëzimi përgatiti PD me fakte të reja për të njëjtën aferë që inkriminojnë edhe më shumë KM Edi Rama.

Kronologjia e ngjarjeve vijoi kështu:

Edi Rama në bashkëpunim me koncesionarin e inceneratorit të Tiranës ‘Integrated Energy bv SPV’, 6 muaj përpara se të hapej procedura tenderuese për ‘Mbylljen e vendepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta EKO-Park Durrës’ kontraktoi Cassanova Hernandes në cilësinë e projektuesit për këtë investim në Porto Romano.

Më pas në Tetor 2019 drejtuesi i AKUM, Alqi Bllako shpalli tenderin me vlerë 1.9 miliard lekë.

Në 2 Dhjetor 2019 Ministria e Financave e kohës Anila Denaj i drejtohet me shkresë AKUM-it duke kërkuar anulimin e procedurës me justifikimin se fondet do të përdoreshin për tërmetin e datës 26 Nëntor.

Anulimi i procedurës publikohet në buletinin e APP-së të datës 16 Dhjetor dhe po në të njëjtën ditë Edi Rama në cilësinë e Kryetari të Komitetit të Emergjencave urdhëron që mbetjet inerte të tërmetit të depozitohen në Porto-Romano dhe AKUM tashmë të rihap me procedurë të përshpejtuar tenderin për ndërtimin e ECO PARK.

Në datën 27 Dhjetor lidhet kontrata me subjektet DE MARE srl dhe VICTORIA INVEST.

Ndërkohë para pak ditësh në median SYRI TV u transmetua një video inkriminuese që mbante datën 7 Dhjetor 2019 ku shfaqet kryeministri Edi Rama duke vizituar kantierin tashmë të hapur në Porto Romano ku kishin filluar depozitimet e mbetjeve të tërmetit e mbi të gjitha në video Rama komunikon me Elton Buallin i cili është drejtues i kompanisë së inceneratorit të Tiranës.

Rama në këtë takim shfaqet duke urdhëruar punonjësit e inceneratorit që të zbatojnë punimet sipas projektit dhe duke këmbëngulur që ECO PARK të hapet në datën 1 Qershor 2021.

Drejtuesi politik i qarkut Durrës, z.Oerd Bylykbashi kërkoi përsëri nga SPAK të hetojë aferën duke konsideruar faktet e reja.

Çfarë pune kishin punonjësit e ‘Integrated Energy BV’ në kantierin e Porto Romanos kur ishte në zhvillim e sipër procedura tenderuese???

Për transparencën e publikut dhe si fakt shtesë që vërteton se kjo aferë që i ka kushtuar buxhetit të shtetit 1.9 miliard lekë si dhe shumë të tjera e kanë emrin Edi Rama bëjmë me dije se:

Në dosjen e SPAK për Veliaj – Xoxa është publikuar një komunikim me shkrim i znj.Xoxa me shtetasin me iniscialet D. Z., ku përmendet një emër Jesus Herndandez…

Personazhi Jesus Hernandez Mayor është njëri nga pronarët e kompanisë Casanova Hernandez Architects degë e shoqërisë së huaj e regjistruar edhe në Shqipëri në vitin 2018 me objekt kryesor të veprimtarisë në fushën e projektimit, zbatimit, konsulencës, ndërtimit dhe mbikëqyrjes në punime të ndryshme.

Kjo kompani ka kryer në Shqipëri gjithësej 21 projekte shumë të mëdha dhe sipas spending data ka përfituar deri tani 949 mijë euro.

Njëri nga këto projekte është edhe Eco Park Durrës. Partia Demokratike ngulmon në apelin e saj drejtuar Spak që hetojë faktet sepse pas aferave korruptive qëndron vetë Edi Rama.

 

 

The post Emra dhe prova të reja në aferën “Eco Park” të Durrësit/ Partia Demokratike: Hetim urgjent nga SPAK appeared first on Albeu.com.

Emra dhe prova të reja në aferën Eco Park të Durrësit, PD: Hetim urgjent nga SPAK

By: Oldi
19 April 2025 at 10:32

Zëdhënësja e Antikorrupsionit, Genta Vangjeli, në një deklaratë për media u shpreh se Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK një kallëzim penal ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me aferën korruptive “Eco Park”. Ajo bëri me dije se kallëzimit i janë shtuar fakte të reja që e implikojnë edhe më tej kryeministrin. Sipas Vangjelit, veprimet e […]

The post Emra dhe prova të reja në aferën Eco Park të Durrësit, PD: Hetim urgjent nga SPAK appeared first on BoldNews.al.

❌
❌