Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Detajet e tmerrshme/ Si u zbulua abuzimi i Zamir Metës me vajzën e tij të mitur

By: user 8
4 July 2025 at 17:32

Prokuroria e Fierit, zyrtarisht ka regjistruar procedim penal për Zamir Metën për dy vepra penale, pas dyshimeve për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me vajzën e tij të mitur.

Përmes një njoftimi zyrtar, organi i akuzës thotë se ndaj personit nën hetim Zamir Meta, ka nisur procedimi për dy vepra penale: “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”.

Prokuroria e Fierit thekson se, nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se Zamir Meta është paraqitur pranë Stacionit të Policisë Patos për të kallëzuar largimin nga banesa të vajzës së tij të mitur.

‘Me marrjen e këtij kallëzimi, janë kryer veprimet e para hetimore të cilat kanë bërë të mundur që viktima e mitur të gjendet në banesën e shtetasit B.B. Gjatë intervistimit të viktimës së mitur ka rezultuar se, shkak për largimin e saj nga banesa ishte babai i saj, personi nën hetim Z.M., i cili, sipas saj, kishte filluar të kryente marrëdhënie seksuale me të që kur ishte 5 vjeç dhe vazhdonte ende. Personi nën hetim Z.M. ka pranuar të ketë kryer vetëm një herë marrëdhënie seksuale me të bijën e tij të mitur’, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Fierit.

Njoftimi:

Kreu marrëdhënie seksuale me të bijën e mitur, Prokuroria Fier procedon penalisht babain për dy vepra penale

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar procedimin penal nr.927, datë 01.07.2025 në ngarkim të personit nën hetim Z.M, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” të parashikuara nga nenet 100 prg. 2 dhe 106 të K.Penal, mbi bazën e kallëzimit të bërë në Komisariatin e Policisë Fier nga viktima e mitur P.M.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se, personi nën hetim Z.M., është paraqitur pranë Stacionit të Policisë Patos për të kallëzuar largimin nga banesa të vajzës së tij të mitur P.M, e vitlindjes 2013. Me marrjen e këtij kallëzimi, janë kryer veprimet e para hetimore të cilat kanë bërë të mundur që viktima e mitur të gjendet në banesën e shtetasit B.B. Gjatë intervistimit të viktimës së mitur ka rezultuar se, shkak për largimin e saj nga banesa ishte babai i saj, personi nën hetim Z.M., i cili, sipas saj, kishte filluar të kryente marrëdhënie seksuale me të që kur ishte 5 vjeç dhe vazhdonte ende. Personi nën hetim Z.M. ka pranuar të ketë kryer vetëm një herë marrëdhënie seksuale me të bijën e tij të mitur.

Pas regjistrimit të procedimit penal dhe kryerjes së veprimeve të para hetimore, në datë 01.07.2025 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka paraqitur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkesën për vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin ndaj personit nën hetim Z.M masën e sigurimit personal shtrëngues “Arrest në burg”.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me vendimin nr.62-205-3964, ka pranuar kërkesat e Prokurorisë, duke caktuar ndaj personit nën hetim Z.M. masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

The post Detajet e tmerrshme/ Si u zbulua abuzimi i Zamir Metës me vajzën e tij të mitur appeared first on Lapsi.al.

Nëna e 12-vjeçares së abuzuar seksualisht: Po ta dija do ta kisha vrarë vetë

By: gaze tare
2 July 2025 at 13:16

Një ngjarje tronditëse ka dalë në dritë në Patos, ku një 36-vjeçar është arrestuar nën dyshimet për abuzim seksual ndaj vajzës së tij 12-vjeçare. Nëna e vajzës, në një intervistë emocionale me gazetaren Luçiana Hulej, ka thyer heshtjen dhe ka rrëfyer përballjen e saj të parë me akuzat në komisariat.

“Vajza tregonte që ‘babai më prekte dhe më kapte’. Më ra si bombë… nuk kisha parë gjë me sytë e mi. Para syve të mi nuk ka ndodhur asgjë, prapa krahëve të mi nuk di gjë,” tha ajo.

Gruaja tregon se ka qenë e martuar për 13 vite me të dyshuarin dhe se bashkë kanë 7 fëmijë. Ajo thotë se nuk ka pasur asnjë dyshim për sjelljet e bashkëshortit:
“Burri ikën në 6 të mëngjesit, vjen në 6 pasdite. Ai e mbante shtëpinë.”

Ndërkohë, për të mbrojtur fëmijët e tjerë nga e vërteta e rëndë, ajo tregon se u ka thënë se babai është larguar për në Gjermani dhe se motra do të kthehet.

“Po ta dija, do e kisha vrarë vetë me duart e mia. Do i dilja në mbrojtje vajzës. Nëse e ka pranuar, të kalbet në burg,” u shpreh ajo me dhimbje.

“Unë jam nënë me 7 fëmijë. Shteti të vërë dorën në zemër e të më ndihmojë.”

The post Nëna e 12-vjeçares së abuzuar seksualisht: Po ta dija do ta kisha vrarë vetë appeared first on iconstyle.al.

Abuzoi s*ksualisht me vajzën e tij 12 vjeçare, gjykata merr vendimin për babain ‘mostër’

2 July 2025 at 12:50

Ka përfunduar me masën e sigurisë “arrest me burg” seanca për 36-vjeçarin Zamir Meta, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12-vjeçare. Vendimi u mor vetëm pak çaste më parë nga Gjykata e Fierit.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, abuzimi ndaj të miturës është kryer disa herë, çka përforcon akuzat ndaj të dyshuarit. Në fazën e hetimeve paraprake, Meta ka pranuar ngjarjen gjatë marrjes në pyetje si person nën hetim. Në seancën e sotme, ai nuk ka folur, por ka tundur kokën në shenjë pohimi kur u pyet për akuzat. Ndaj 36-vjeçarit rëndon akuza për marrëdhënie seksuale me të mitur, vepër që dënohet rëndë nga Kodi Penal. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

The post Abuzoi s*ksualisht me vajzën e tij 12 vjeçare, gjykata merr vendimin për babain ‘mostër’ appeared first on Sot News | Lajme.

Abuzoi seksualisht me te bijën për vite me rradhë/ Momenti kur 36-vjeçari hyn në gjykatë (Foto)

2 July 2025 at 10:26

Këtë të mërkurë pritet të zhvllohet seanca për masën e sigurisë ndaj Zamir Metës.

Me pranga në duar, i shoqëruar nga efektivë, ai ka mbërritur në gjykatë.

Ai akuzohet nga e bija 12 vjecare se ka abuzuar seksualisht me te.

Në polici, Meta ka deklaruar se ai ka abuzuar me të bijën një herë, në makinë, kur po kthehej me vajzën nga Tirana.

The post Abuzoi seksualisht me te bijën për vite me rradhë/ Momenti kur 36-vjeçari hyn në gjykatë (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

“Ndodhi vetëm një herë”/ Babai pranon abuzimin seksual me të bijën, zbardhet dëshmia e 12-vjeçares: Që kur isha 5 vjeç…

1 July 2025 at 11:46

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Fier, ku një 36-vjeçar u arrestua pasi u akuzua nga e bija vetëm 12-vjeç, se e kishte përdhunuar.

Burimet policore bëjnë me dije se denoncimi në polici është bëre nga vetë e mitura. Pasi është shoqëruar në komisariat pas njoftimit të fqinjëve, 12- vjeçarja në prani të psikologes ka pohuar se është përdhunuar nga babai i saj.

Ndërkohë ajo ka thënë gjithashtu se e njëjta gjë ka ndodhur edhe një vit më parë kur familja ndodhej në Gjermani, por ka pranuar gjithashtu se ka qenë abuzim sistematik që në moshën 5- vjeçare.

Ndërkohë, babai i saj, ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij, por ka ndodhur vetëm një herë.

Aktualisht e mitura ndodhet në Tiranë, në Qendrën Rehabilituese për viktimat e dhunës seksuale, në Tiranë, “Lilium”.

The post “Ndodhi vetëm një herë”/ Babai pranon abuzimin seksual me të bijën, zbardhet dëshmia e 12-vjeçares: Që kur isha 5 vjeç… appeared first on Sot News | Lajme.

Skandal/ 26-vjeçari u arrestua për abuzime se*suale me të mitur, thirrje për kontrolle mjekësore tek 1200 fëmijë

1 July 2025 at 11:46

Autoritetet australiane kanë nisur një hetim të gjerë dhe po bëjnë thirrje për testime shëndetësore ndaj rreth 1,200 fëmijëve në shtetin e Viktorias, pas akuzave tronditëse për abuzim seksual ndaj një punonjësi të kujdesit për fëmijë.

Joshua Brown, 26 vjeç, nga Melbourne, u arrestua në maj dhe është akuzuar për më shumë se 70 vepra penale, që përfshijnë tetë viktima të dyshuara. Viktimat janë fëmijë të moshës pesë muaj deri në dy vjeç, që kanë ndjekur Qendrën e Mësimit të Hershëm të Kopshtit Kreativ gjatë periudhës prill 2022 – janar 2023.

Hetimi nisi pasi autoritetet zbuluan materiale abuzimi, dhe jo si pasojë e ndonjë ankese nga viktimat. Policia ka konfirmuar se Brown ka punuar në të paktën 20 qendra kujdesi për fëmijë në Melbourne nga viti 2017 deri në maj 2025. Po hetohet gjithashtu një incident i dytë i mundshëm në një qendër tjetër në veri të qytetit.

Drejtori Ekzekutiv i Shëndetit në Viktoria, Christian McGrath, deklaroi në një konferencë për shtyp se janë njoftuar 2,600 familje dhe 1,200 fëmijë janë këshilluar të bëjnë testime për sëmundje infektive. Ai theksoi se masat janë parandaluese dhe rreziku konsiderohet i ulët.

“Ky është një zhvillim tejet shqetësues. Ne po e trajtojmë situatën me kujdes maksimal për sigurinë e fëmijëve dhe për qetësinë e prindërve,” tha McGrath.

Komisionerja e Policisë, Janet Stevenson, sqaroi se Joshua Brown nuk ishte më parë në radarët e autoriteteve dhe kishte marrë leje zyrtare për të punuar me fëmijë, leje e cila u anulua pas arrestimit. Ajo tha gjithashtu se ndalimi për publikimin e identitetit të tij u hoq me qëllim që prindërit të mund të identifikojnë çdo kontakt të mundshëm të fëmijëve të tyre me të dyshuarin.

Brown mbetet në paraburgim dhe pritet të dalë sërish përpara gjykatës më 15 shtator, ndërsa hetimet nga policia dhe shërbimet sociale vazhdojnë me intensitet. Skandali ka shkaktuar valë shqetësimi dhe zemërimi në gjithë vendin.

The post Skandal/ 26-vjeçari u arrestua për abuzime se*suale me të mitur, thirrje për kontrolle mjekësore tek 1200 fëmijë appeared first on Sot News | Lajme.

Del FOTO/ Kush është 36-vjeçari që dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e tij në Patos

By: Oldi
1 July 2025 at 11:17

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Sheqishtë të Patosit ku babai dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 12 vjeçare. Bëhet fjalë për shtetasin e identifikuar si Zamir Meta (36 vjeç) baba i 7 fëmijëve i cili dyshohet se ka abuzuar me vajzën e tij që kur ishte 5 vjeç Në […]

The post Del FOTO/ Kush është 36-vjeçari që dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e tij në Patos appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Fier! Babai abuzon seksualisht me vajzën 12-vjeçare

By: gaze tare
1 July 2025 at 10:36

Një rast i rëndë i abuzimit seksual me të mitur është regjistruar në fshatin Sheqishtë në Patos. Një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga babai i saj, i cili tashmë ka rënë në prangat e policisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 36 vjeç, banues në fshatin Sheqishtë, Patos, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

The post E rëndë në Fier! Babai abuzon seksualisht me vajzën 12-vjeçare appeared first on iconstyle.al.

Diddy dhe djali i tij akuzohen për p*rdhunim

By: user 10
27 June 2025 at 18:50

Justin Combs akuzohet se ka  bindur një grua nga Luiziana të udhëtonte në Los Angeles për t’u përdhunuar në grup nga babai i tij, Sean “Diddy” Combs, dhe dy “burra të tjerë të maskuar”.

Sipas një padie të siguruar nga Page Six, Justin dyshohet se e ka bindur gruan e paidentifikuar të udhëtojë për në Kaliforni në prill 2017 me pretekstin se do t’i siguronte asaj një punë në industrinë e argëtimit.

Gruaja pretendoi se ishte strehuar në një shtëpi në Beverly Hills për disa ditë dhe në fund u përdhunua nga disa burra, përfshirë themeluesin e Bad Boy Records. Ajo pretendoi se kishte kontaktuar me Justin, tani 31 vjeç, në vitin 2017 nëpërmjet Snapchat dhe pretendoi se ai i kërkoi asaj foto eksplicite, të cilat ajo i dërhoi.

Sipas dokumenteve, disa ditë më vonë, pretendoi gruaja, Justin e ftoi atë në Kaliforni për një fundjavë për të diskutuar karrierën e saj të ardhshme. Ajo rrëfeu se Justin i tha se mund t’i siguronte një punë nëpërmjet lidhjeve të Diddy-t.

Kur gruaja mbërriti në Los Angeles, u mor nga një shofer dhe u dërgua në një shtëpi, ku dyshohet se qëndroi natën e parë me Justin.

Sipas padisë,  ajo dhe Justin “u relaksuan” dhe “folën”, dhe kur ajo pyeti nëse do të largoheshin nga shtëpia, ai dyshohet se tha: “Jo”.

Në njërën nga ditët, gruaja pretendoi se ai i ofroi alkool, pilula dhe marihuanë. Pasi mori drogën, tre burra mbërritën në shtëpi me maska, njëri prej të cilëve dyshohet se ishte Diddy, tani 55 vjeç.

Gruaja pretendoi se e dinte se ishte reperi i “I’ll Be Missing You” nga “sjelljet” e tij, duke shtuar se Justin e quante “Pops”. Më pas u shoqërua në një dhomë gjumi dhe i thanë: “Më mirë ta lejosh këtë të ndodhë. Përndryshe.”

“Pavarësisht se sa padi ngrihen, kjo nuk do ta ndryshojë faktin se Z. Combs nuk ka sulmuar seksualisht ose trafikuar kurrë askënd – burrë apo grua, të rritur apo të mitur”, tha një avokat i reperit.

“Ne jetojmë në një botë ku kushdo mund të ngrejë një padi për çfarëdo arsye. Për fat të mirë, ekziston një proces gjyqësor i drejtë dhe i paanshëm për të gjetur të vërtetën, dhe Z. Combs është i bindur se do të fitojë në gjykatë.”

The post Diddy dhe djali i tij akuzohen për p*rdhunim appeared first on Lapsi.al.

Abuzuan me 38-vjeçaren me aftësi të kufizuara, arrestohen dy persona

27 June 2025 at 14:54

Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të premte dy persona A. B., 61 vjeç dhe V. T., 66 vjeç, pas kallëzimit të bërë nga vëllai i një 38-vjeçareje me aftësi të kufizuara, e cila dyshohet se është abuzuar seksualisht nga të arrestuarit.

Sipas kallëzuesit, motra e tij, e cila është e pazotë për t’u mbrojtur, ka qenë viktimë e marrëdhënieve seksuale të kryera nga dy shtetasit e sipërpërmendur. Gjithashtu, ai dyshon se 61-vjeçari A. B. e ka shfrytëzuar atë për prostitucion.

Policia bën me dije se hetimet janë në vijim për të verifikuar tërësisht pretendimet e bëra në kallëzim dhe për të dokumentuar çdo provë të mundshme mbi rastin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Abuzuan me 38-vjeçaren me aftësi të kufizuara, arrestohen dy persona appeared first on Euronews Albania.

Prokurorët në gjyqin kundër Diddy-t: Mjafton një rast i provuar për të shpallur fajtor për trafik seksual

By: gaze tare
26 June 2025 at 21:44

Prokurorja Christy Slavik i tha jurisë se nëse gjykata gjen vetëm një rast ku Diddy përdori forcë, mashtrim ose kërcënim për trafik seksual, atëherë ai duhet të shpallet fajtor.

Slavik sqaroi se nuk po pretendojnë që të gjitha marrëdhëniet seksuale të Diddy-t me ish-partneret Cassie Ventura dhe “Jane” janë trafikim seksual, por nëse vetëm një prej tyre ishte me përdorim të dhunës ose manipulimit, kjo mjafton për dënim.

Sa i përket “Jane”-it, prokurorja përmendi tre raste:

1.Shtator 2023 – Diddy e mashtroi “Jane”-in duke i premtuar një fundjavë me shëtitje dhe darka romantike në New York, por në fakt i organizoi marrëdhënie seksuale me eskorta pa dijeninë e saj.

2.Tetor 2023 – “Jane” i shkroi mesazh Diddy-t se nuk dëshironte më marrëdhënie të tilla, duke thënë: “Nuk jam një kafshë, nuk jam aktore porno.” Por disa ditë më pas, ajo kishte marrëdhënie me dy eskorta dhe u detyrua të kishte edhe me një të tretë.

3.Qershor 2024 – Pas një sherri të dhunshëm në shtëpinë në Los Anxhelos, Diddy përdori kërcënimin e ndalimit të pagesës së qirasë për ta detyruar “Jane”-in të kishte marrëdhënie me një eskortë, të cilin e ftoi ai vetë përmes telefonit të saj.

Prokurorja theksoi se këto prova tregojnë përfshirjen e Diddy-t në trafik seksual me forcë dhe manipulim.

The post Prokurorët në gjyqin kundër Diddy-t: Mjafton një rast i provuar për të shpallur fajtor për trafik seksual appeared first on iconstyle.al.

Abuzonte seksualisht me pacientët, dënohet me 21 vite burg mjeku në Norvegji

By: Rovena
6 June 2025 at 21:40

Një mjek familjar në Norvegji është dënuar me 21 vite burgim për abuzim seksual sistematik ndaj pacienteve të tij, në një nga çështjet më tronditëse të viteve të fundit për sistemin shëndetësor norvegjez.

Arvid B., 55 vjeç, është shpallur fajtor nga Gjykata e Qarkut Trøndelag për mbi 150 vepra penale, përfshirë përdhunim, sulm seksual dhe keqpërdorim të pozitës së tij si profesionist mjekësor. Rastet e abuzimit shtrihen në një periudhë prej më shumë se 18 vjetësh dhe përfshijnë 94 gra të moshave të ndryshme, disa prej të cilave ishin adoleshente në momentin e ngjarjeve.

Sipas aktakuzës, shumica e rasteve kanë ndodhur gjatë vizitave rutinë në një qendër shëndetësore në komunën e vogël Verndal, ku Arvid B. kishte ndërtuar një reputacion të besueshëm mes banorëve. Hetimet nisën në vitin 2022, pas një sinjalizimi nga autoritetet shëndetësore që vunë re sjellje të dyshimta. Më vonë, policia zbuloi se ai kishte instaluar pajisje përgjuese në dhomën e konsultave, duke regjistruar në fshehtësi vizitat e pacienteve për vite me radhë.

Gjykata dëgjoi dëshmi rrëqethëse gjatë një procesi katërmujor, ku viktimat rrëfyen për prekjet e papërshtatshme, ekzaminimet e paligjshme dhe përdorimin e objekteve të jashtme gjatë kontrolleve, që në shumë raste përbënin formë përdhunimi sipas ligjeve norvegjeze. Në disa raste, B. kishte përdorur edhe substanca për të shtuar ndjeshmërinë fizike të pacienteve, pa dijeninë apo miratimin e tyre.

Në vendimin e dhënë, gjyqtari kryesor theksoi se “besimi i një qytetari te një profesionist mjekësor është themeli i sistemit shëndetësor. Shkelja e këtij besimi në mënyrë të tillë përbën një dëm të thellë individual dhe shoqëror.”

Mjekut i është ndaluar përjetësisht ushtrimi i profesionit, ndërsa është urdhëruar të paguajë dëmshpërblime financiare për viktimat. Prokuroria, e cila kishte kërkuar dënimin maksimal, u shpreh e kënaqur me vendimin, por nuk përjashtoi apelimin për të përfshirë edhe disa akuza shtesë që nuk u përfshinë në dënimin përfundimtar.

Avokatët e të pandehurit kërkuan një dënim më të ulët, duke argumentuar bashkëpunimin e klientit të tyre dhe pranimin e disa veprave, por gjykata vlerësoi se përmasat dhe natyra e krimeve nuk lejonin asnjë formë lehtësimi.

Ky rast ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik norvegjez, me shumë qytetarë dhe organizata që kërkojnë rishikimin e mekanizmave të mbikëqyrjes profesionale në institucionet shëndetësore./abcnews.al

Russell Brand mohon fajësinë për akuzat e përdhunimit dhe sulmit seksual

By: Rovena
30 May 2025 at 11:58

Aktori dhe komediani britanik Russell Brand ka mohuar fajësinë për pesë akuza të përdhunimit, sulmit seksual dhe sulmit të padëshiruar gjatë një seance gjyqësore në Londër. Ai u paraqit në Gjykatën e Kurorës Southwark, ku i mohoi të gjitha akuzat për herë të parë.

Akuzat përfshijnë një rast përdhunimi në vitin 1999, një tjetër në vitin 2004, si dhe dy akuza për sulm seksual dhe një për sulm të padëshiruar në vitin 2001. Të katër viktimat janë gra, dhe ngjarjet dyshohet se kanë ndodhur midis viteve 1999 dhe 2005.

Brand, 49 vjeç, do të qëndrojë në burg me kusht deri në fillimin e gjykimit, i cili është planifikuar për më 3 qershor 2026. Pas ngritjes së akuzave në prill, ai publikoi një video duke mohuar akuzat dhe duke theksuar se nuk ka angazhuar kurrë në aktivitete seksuale pa pëlqimin e palës tjetër.

Russell Brand është i njohur për karrierën e tij si komedian dhe prezantues në Britani, si dhe për rolet në filma si Forgetting Sarah Marshall dhe Get Him to the Greek. Ai ka pasur gjithashtu një ndikim të madh në mediat sociale dhe ka një numër të madh ndjekësish.

Procesi gjyqësor pritet të tërheqë vëmendjen e gjerë, duke pasur parasysh statusin publik të të akuzuarit dhe natyrën e akuzave të ngritura./abcnews.al

Arrestohet 71-vjeçari që hiqej si gjinekolog/ 135 vajza bien pre e klinikës së rreme, filmime të fshehta dhe abuzim…

8 May 2025 at 09:50

Një radiolog 71-vjeçar në pension dhe një 42-vjeçar tjetër janë vendosur në arrest shtëpiak me akuzën për përdhunim në grup, në Milano. Sipas hetimeve të kryera nga Karabinierët, që nga viti 2016, dy burrat kanë vendosur reklama online në të cilat ofronin role në “video promovuese për një klinikë”, duke u premtuar vajzave pagesë dhe mundësi për t’u bërë aktore. Në realitet, viktimat ishin joshur përmes mashtrimit dhe më pas ishin abuzuar gjatë vizitave të rreme mjekësore, të cilat përfshinin edhe filmime pa dijeninë e tyre.

Dyshja dyshohet se ka mashtruar dhe abuzuar seksualisht me vajza të shumta duke u shtirur si staf i një klinike të rreme gjinekologjike, që në fakt nuk ekzistonte. emri i supozuar i klinikës  u zbulua se të paktën 135 vajza kishin rënë pre e kësaj skeme. Nga këto, gjashtë vajza u nënshtuan vizitave të rreme dhe të paktën tre u kthyen për takime të përsëritura. Sipas gjykatës, disa viktima kuptuan natyrën e vërtetë të asaj që po ndodhte dhe refuzuan të vazhdonin, ndërsa për të tjera, ende nuk është e qartë nëse kontaktet vijuan në mënyra të tjera përtej email-it.

Abuzimet dyshohet se janë kryer në një ambient të marrë me qira në qendër të Milanos, i prezantuar si klinikë e ligjshme. Hetimet zbuluan se dy burrat vepronin në mënyrë të përsëritur për vite me radhë dhe se gjithçka ishte planifikuar në detaje. Përveç regjistrimeve të fshehta gjatë “vizitave”, ata frekuentonin edhe dhoma video-chati me përmbajtje të nxehtë dhe komunikonin me viktimat duke përdorur emra femërorë në email-e, duke pretenduar se në klinikë kishte mjeke gra.

Hetimi nisi në qershor 2024, pas një kallëzimi nga një vajzë e re. Autoritetet sekuestruan materiale kompjuterike që përmbanin prova të rënda, përfshirë video të dhunës seksuale dhe shumë regjistrime të tjera të ngjashme. Rasti ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, ndërsa hetimet po vijojnë për të identifikuar të gjitha viktimat dhe për të sqaruar përmasat e plota të ngjarjes.

The post Arrestohet 71-vjeçari që hiqej si gjinekolog/ 135 vajza bien pre e klinikës së rreme, filmime të fshehta dhe abuzim… appeared first on Sot News | Lajme.

Plasin polemikat/ Një kardinal i akuzuar për abuzim seksual shfaqet në Vatikan

By: user 6
2 May 2025 at 23:15

“Të gjithë kardinalët kanë të drejtë të marrin pjesë në kongregacionet para Konklavës”, – shkroi Papa Gjon Pali II në kushtetutën e tij apostolike “Universi Dominici Gregis” (“E të gjithë grigjës së Zotit”). Por prej ditësh ka pasur polemika rreth pranisë në Kongregacionet Romane të Kardinalit Juan Luis Cipriani Thorne, Kryepeshkop Emeritus i Limës, i cili gjithsesi do të përjashtohet nga Konklava finale sepse është 81 vjeç. Kardinali ishte subjekt i një urdhri penal nga Vatikani për akuzat e bëra në vitin 2018, për abuzim të dyshuar të një 17-vjeçareje (në atë kohë) në vitin 1983.

Pas pranimit të dorëheqjes së tij si Kryepeshkop i Limës, Kardinalit iu vendosën masa disiplinore në lidhje me aktivitetin e tij publik, vendbanimin dhe përdorimin e “insignia”-ve. Dispozita u nënshkrua dhe u pranua edhe nga Cipriani dhe ky parim është ende në fuqi.
Por këto ditë kardinali, i dënuar vetëm sipas ligjit kanonik, por që nuk është gjykuar kurrë në Peru, është në Romë, i veshur si kardinal. “Viktima” e tij, emri i së cilës mbrohet nga anonimiteti, u ankua për këtë në një intervistë në gazetën spanjolle “El Pais”.

“Jam e indinjuar nga mungesa e veprimeve nga Selia e Shenjtë, e cila lejon shkelje të tilla të kufizimeve të vendosura ndaj Ciprianit” – u shpreh ajo. Sipas saj, mesazhi që po jepet është se sapo Papa vdes, festa fillon përsëri.

“Ishte një surprizë ta shihje të shfaqej sepse sipas sanksioneve që ai vetë nënshkroi, ai nuk mund të shfaqet në dokumente publike dhe është skandaloze ta shohësh të veshur si kardinal. Ai po tallet me Kishën” – tha ajo.

Sipas zëdhënësit të Zyrës së Shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni, “rasti është i njohur. Nëse nuk janë marrë masa, nxirrni përfundimet tuaja”.

Kardinali, tani me banim në Madrid, ka lëshuar një deklaratë janarin e kaluar në të cilën i përcaktoi akuzat si “plotësisht të rreme. Unë nuk kam kryer asnjë krim, as nuk kam abuzuar seksualisht me askënd në vitin 1983, para ose pas. Dhe përsëris refuzimin dhe neverinë time të plotë ndaj abuzimit seksual të të miturve dhe personave të cenueshëm”.

Ai shpjegon se në vitin 2018 mësoi se kishte një ankesë kundër tij. Pastaj thotë se “pa u dëgjuar, pa ditur më shumë dhe pa u hapur një proces, më 18 dhjetor 2019, Nunci Apostolik më njoftoi gojarisht se Kongregata për Doktrinën e Fesë më kishte dhënë një sërë dënimesh, duke më kufizuar shërbesën time priftërore dhe duke më kërkuar të kisha një vendbanim të qëndrueshëm jashtë Perusë. Më kërkuan gjithashtu të heshtja, gjë që e kam bërë deri më tani. Por është serioze që po publikohen informacione që duket se vijnë nga dokumentacion konfidencial.”

Prelati shton: “Më 4 shkurt 2020, pata një audiencë me Papa Françeskun dhe Ati i Shenjtë më lejoi të rifilloja detyrat e mia baritore. Kjo dëshmohet nga aktiviteti im i gjerë baritor i zhvilluar vitet e fundit, duke predikuar tërheqje shpirtërore, duke administruar sakramentet etj. Gjatë këtyre viteve jashtë Limës, jetova në Romë, duke iu përkushtuar detyrave të mia si kardinal derisa dola në pension nga të gjitha detyrat në Kurinë Romane dhe u transferova në Madrid”. ©LAPSI.al

The post Plasin polemikat/ Një kardinal i akuzuar për abuzim seksual shfaqet në Vatikan appeared first on Lapsi.al.

Raporti i IWF: Imazhet e inteligjencës artificiale të abuzimit seksual të fëmijëve po bëhen dukshëm më realiste me…

23 April 2025 at 11:04

Imazhet e inteligjencës artificiale të abuzimit seksual të fëmijëve po bëhen dukshëm më realiste. Raporti i Fondacionit Internet Watch tregon rritje 380% të imazheve të paligjshme të krijuara nga AI në 2024, shumica e tyre ‘kategoria A’.

Fondacioni Internet Watch (IWF) tha se në vitin 2024, cilësia e videove të krijuara nga AI u përmirësua në mënyrë eksponenciale dhe të gjitha llojet e imazheve të AI të vlerësuara dukeshin dukshëm më realiste me zhvillimin e teknologjisë. IWF zbuloi në raportin e saj vjetor se mori 245 raporte për imazhe të abuzimit seksual të fëmijëve të krijuara nga AI që shkelin ligjin e Mbretërisë së Bashkuar në 2024 – një rritje prej 380% nga 51 që shiheshin në 2023.

Raportet barazoheshin me 7644 imazhe dhe një numër të vogël videosh, duke pasqyruar faktin se një URL e materialit të paligjshëm mund të përmbajë shembuj të shumtë. Pjesa më e madhe e atyre imazheve ishte materiali i “kategorisë A”, termi për llojin më ekstrem të përmbajtjes së abuzimit seksual të fëmijëve që përfshin aktivitet seksual ose sadizëm. Kjo përbënte 39% të materialit të zbatueshëm të AI të parë nga IWF.

Qeveria britanike njoftoi në shkurt se do të bëhet e paligjshme zotërimi, krijimi ose shpërndarja e mjeteve të inteligjencës artificiale të krijuara për të gjeneruar materiale të abuzimit seksual të fëmijëve, duke mbyllur një boshllëk ligjor që kishte alarmuar policinë dhe aktivistët e sigurisë në internet. Do të bëhet gjithashtu e paligjshme për këdo që të ketë manuale që i mësojnë njerëzit se si të përdorin mjetet e AI për të bërë imazhe abuzive ose për t’i ndihmuar ata të abuzojnë me fëmijët.

IWF tha se imazhet e krijuara nga AI po shfaqen gjithnjë e më shumë në internetin e hapur dhe jo vetëm në “web-in e errët” – një zonë e internetit që aksesohet nga shfletues të specializuar. Ai tha se materiali më bindës i krijuar nga AI mund të jetë i padallueshëm nga imazhet dhe videot reale, madje edhe për analistët e trajnuar të IWF.

Raporti vjetor i mbikëqyrësit njoftoi gjithashtu nivele rekord të faqeve të internetit që kanë imazhe të abuzimit seksual të fëmijëve në vitin 2024. IWF tha se kishte 291,273 raporte të imazheve të abuzimit seksual të fëmijëve vitin e kaluar, një rritje prej 6% në vitin 2023. Shumica e viktimave në raporte ishin vajza.

IWF gjithashtu njoftoi se po vinte një mjet të ri sigurie në dispozicion falas për faqet e internetit më të vogla, për t’i ndihmuar ata të zbulojnë dhe parandalojnë përhapjen e materialeve të abuzimit në platformat e tyre.

The post Raporti i IWF: Imazhet e inteligjencës artificiale të abuzimit seksual të fëmijëve po bëhen dukshëm më realiste me… appeared first on Sot News | Lajme.

“The Guardian”: Skandalet me fëmijët, hijet që njollosën papatin e Franceskut

By: user 6
23 April 2025 at 00:11

Në vitin 2002, gazeta amerikane “Boston Globe” botoi një seri artikujsh që ekspozonin shkallën e abuzimit seksual të fëmijëve në kishën katolike lokale. Më pas erdhi “Spotlight” (Në qendër të vëmendjes), një film i bazuar mbi këto hetime mbi sekretet e errëta të turpshme të kishës. 11 vjet më vonë, Françesku u bë Papë. Zbulimet e herëpashershme treguan se abuzimet vazhduan të përplaseshin në dyert e Vatikanit mes zemërimit dhe neverisë në rritje mes besimtarëve dhe më gjerë. Çështja kërcënoi të prishte papatin e Françeskut dhe të dominonte udhëtimet e tij jashtë vendit.

Ai ishte i ngadaltë për të kuptuar shkallën dhe natyrën sistematike të çështjes dhe me sa duket hezitonte të merrte veprime të vendosura për t’u marrë me abuzuesit dhe ata që mbulonin abuzimin.

Brenda pak orëve nga vdekja e Françeskut të hënën, të mbijetuarit e abuzimit seksual klerik shpërndanë një notë mospëlqimi për homazhet luksoze. Ata thanë se Papa dështoi të ndryshonte rrënjësisht kulturën që lejoi abuzuesit të lulëzojnë dhe nuk arriti të kryente veprime vendimtare. Ishte “tragjedia e papatit të tij”, – u shpreh një nga organizatat.

Ndër skandalet që shpërthyen në gjysmën e parë të papatit të Françeskut ishin një raport mbi abuzimin seksual të mijëra fëmijëve potencialisht nga priftërinjtë në Pensilvani dhe mbulimin e mëvonshëm nga kisha; dorëheqja si kardinal (dhe më vonë shkarkimi) i Theodore McCarrick, një ish-kryepeshkop i Uashingtonit, për sulme seksuale; një bastisje e policisë në selinë e kishës katolike në Kili dhe dënimi i një kryepeshkopi australian për mbulimin e abuzimit të fëmijëve.

Në vitin 2018, George Pell, një kardinal dhe aleat i Papa Françeskut, u bë katoliku i rangut më të lartë që u dënua për abuzim seksual të fëmijëve. Ai kaloi një vit në burg në Australi përpara se dënimi i tij të rrëzohehej në vitin 2020. Ai vdiq në vitin 2023. Në një tjetër goditje dërrmuese ishte ajo kur një kryepeshkop dhe kardinal francez, Philippe Barbarin, u shpall fajtor për fshehjen e abuzimit seksual të fëmijëve në vitin 2019. Ai u lirua më vonë në Apel.

Në Kili, Françesku mbrojti një peshkop, Juan Barros, i cili ishte akuzuar si bashkëpunëtor i priftit pedofil më famëkeq të atij vendi, Fernando Karadima. Françesku e ndryshoi qëndrimin e tij vetëm pas një udhëtimi katastrofik në Kili në janar 2018. Ai pranoi “gabimet e rënda” të gjykimit dhe thirri të gjithë peshkopët kilianë në Romë dhe kërkoi dorëheqjen e tyre në masë.

Më vonë atë vit, udhëtimi dyditor i Papa Françeskut në Irlandë, dikur një vend devotshëm katolik, u dominua nga protesta nga të mbijetuarit e abuzimeve, të cilët kërkuan që Papa të merrte përgjegjësinë për dështimet e kishës. Françesku bëri lutje të përsëritura për falje në ngjarje publike.

Kur udhëtimi i tij përfundoi, kryepeshkopi Carlo Maria Viganò, një diplomat në pension i Vatikanit, kërkoi dorëheqjen e Françeskut, duke pretenduar se ai nuk kishte vepruar në lidhje me akuzat për abuzime kundër një figure të shquar në hierarkinë e kishës.
Pas denoncimeve për Pensilvaninë, Françesku publikoi një letër prej 2000 fjalësh për anëtarët e kishës globale. Ai fliste për pikëllimin dhe turpin për mizoritë e kryera nga priftërinjtë dhe lutej për falje.

Një vit më pas, ai thirri peshkopët nga e gjithë bota në Romë për një samit mbi abuzimin seksual të klerikëve. Ai u tha atyre se të mbijetuarit meritonin të shihnin “masa konkrete dhe efikase”, jo thjesht dënime. Kjo u pasua nga një dekret që të gjithë priftërinjtë dhe murgeshat katolikë duhet të raportojnë abuzimin seksual apo dhe fshehjen e tij tek autoritetet e kishës – edhe pse jo në polici.

Por për të mbijetuarit ishte shumë pak dhe tepër vonë. Shoqata për “Dhënien Fund të Abuzimit të Klerikëve” (ECA) tha pas vdekjes së Françeskut se papati i tij “nuk arriti të kryente veprimet vendimtare të nevojshme”. Deklarata shtonte: “Fjalët pa veprim tingëllojnë boshe. Nën udhëheqjen [e Françeskut], kisha dështoi t’i bënte peshkopët përgjegjës për rolet e tyre në mundësimin, fshehjen dhe përjetësimin e abuzimit. Ndryshimi i sistemit nuk u arrit.

Dorëheqja e disa prelatëve pas dyerve të mbyllura nuk është zëvendësim për përgjegjësinë publike. Refuzimi i tij për të hequr ose disiplinuar ata që ishin bashkëpunëtorë në fshehje tradhtoi detyrimin moral të kishës për të mbrojtur të pambrojturit” – thuhej në deklaratë.
“Snap”, Rrjeti i të mbijetuarve të atyre që u abuzuan nga priftërinjtë, u shpreh se viktimat dhe të mbijetuarit po vajtonin “tragjedinë e papatit të [Françeskut]” për fëmijët dhe të rriturit e pambrojtur që u abuzuan gjatë mandatit të tij”.

Shaun Dougherty, presidenti i Snap, tha: “Peshkopët e botës, duke përfshirë 137 kardinalët që do të zgjedhin papën e ardhshëm, zotërojnë kolektivisht njohuri për mijëra priftërinj abuzues që ende shërbejnë në famulli dhe shkolla. Një politikë e vërtetë e tolerancës zero do të nënkuptonte heqjen e këtyre shkelësve menjëherë dhe bërjen përgjegjës të peshkopëve”.

Anne Barrett Doyle, bashkëdrejtoreshë e grupit BishopAccountability me bazë në SHBA, tha se Françesku kishte “fuqi supreme” por “refuzoi të bënte ndryshimet e nevojshme”. Mitchell Garabedian, një avokat në Boston që përfaqëson qindra të mbijetuar të abuzimit, i tha BBC-së: “Në të vërtetë nuk ka pasur ndonjë ndryshim thelbësor brenda kishës katolike. Nuk ka pasur asnjë transparencë. Papa Françesku tha gjërat e duhura, ai donte të thoshte gjënë e duhur, por burokracia thjesht e mundi atë.”

Ka pasur më pak skandale dhe zbulime në vitet e fundit, por zemërimi dhe dhimbja e të mbijetuarve është e pashuar dhe pasojat për kishën vazhdojnë të jehojnë. Anëtarët e konklavës që do të takohen në ditët në vijim për të zgjedhur një pasardhës të Françeskut duhet ta dinë se të mbijetuarit do të vëzhgojnë nga afër.

“Papa i ardhshëm duhet të veprojë aty ku nuk bëri Papa Françesku. Ai duhet të zbatojë një politikë universale të tolerancës zero – një politikë që i mban klerikët plotësisht përgjegjës për abuzimin dhe fshehjen e tij. Ai duhet të refuzojë fshehtësinë dhe bashkëpunimin dhe të vendosë mbrojtjen e fëmijëve dhe të rriturve vulnerabël në qendër të misionit të kishës”, tha ECA.

“Ne nuk mund të përballojmë një papat tjetër që bën premtime, por nuk arrin të sigurojë mbrojtje të vërtetë për fëmijët dhe drejtësi për të mbijetuarit” – tha Dougherty. ©The Guardian LAPSI.al

The post “The Guardian”: Skandalet me fëmijët, hijet që njollosën papatin e Franceskut appeared first on Lapsi.al.

Itali/ 51-vjeçari shqiptar dënohet me burg për dhunë në familje dhe abuzim seksual

By: Ela
4 April 2025 at 16:55

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një shqiptar 51-vjeçar. Mësohet se i arrestuari është me precedentë penalë të mëparshëm. Mediat italiane raportojnë se shqiptari u prangos për dhunë në familje dhe gjithashtu abuzim seksual. Më tej bëhet me dije se ai është dënuar me 6 vite e 6 muaj. Arrestimi u bë pas denoncimit nga gruaja […]

The post Itali/ 51-vjeçari shqiptar dënohet me burg për dhunë në familje dhe abuzim seksual appeared first on BoldNews.al.

Ish-shefi i Abercrombie, 80 – vjeçari Mike Jeffries, akuza për abuzim me 40 burra

By: Mirgen
21 March 2025 at 21:48

Më shumë se 40 burra janë paraqitur tani duke akuzuar ish-shefin ekzekutiv të Abercrombie & Fitch (A&F) për përdhunim, sulm seksual ose drogë, kanë thënë avokatët për BBC. Mike Jeffries, i cili u akuzua për trafik seksual në tetor, po përballet me padi të shumta civile që pretendojnë se ai sulmoi burrat nën maskën e […]

The post Ish-shefi i Abercrombie, 80 – vjeçari Mike Jeffries, akuza për abuzim me 40 burra appeared first on BoldNews.al.

SHBA/ Një mësuese dënohet për abuzim seksual me një nxënës 16-vjeçar

By: lia rda
12 February 2025 at 15:58

Një mësuese amerikane e akuzuar se ka abuzuar seksualisht me një nxënës 16-vjeçar dhe e ka urdhëruar atë të sillte një armë në shkollë për të qëlluar kolegun e saj është dënuar me katër vjet burg, njoftuan mediat.

Siç dëgjoi gjykata, 28-vjeçarja Kay Yuer abuzoi me besimin që kishte me një nxënës me nevoja të veçanta dhe e detyroi atë të kryente marrëdhënie në mënyrë të përsëritur gjatë disa javësh.

Mësuesja i dërgoi mijëra mesazhe ku thoshte se donte që ai të sillte një armë për të qëlluar në këmbë një nga anëtarët e stafit mësimor.

Sjellja e saj u ekspozua, megjithatë, kur një mësuese në një shkollë në Lakewood, Kolorado, vuri re mesazhe të papërshtatshme që ajo kishte shkruar në librin e punës së një studenti, ia raportoi atë autoriteteve.

Yuer u dënua pasi u deklarua fajtor për abuzim seksual me një fëmijë./abcnews.al

❌
❌